PROGRAMET MASTER - UMSH

15
NDËRTOJMË TË ARDHMEN! PROGRAMET MASTER 1

Transcript of PROGRAMET MASTER - UMSH

Page 1: PROGRAMET MASTER - UMSH

ND

ËR

TO

JM

Ë T

Ë A

RD

HM

EN

!

P R O G R A M E T

MASTER

1

Page 2: PROGRAMET MASTER - UMSH

SHTATOR 2020

MISIONI M isioni i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është

përgatitja e specialistëve, liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës, gjenerimi

i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale si dhe perspektivave të zhvillimit të vendit dhe rajonit. Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është ndërtimi i një komuniteti mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjesëtar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

VENDNDODHJAT ë studiosh në Universitetin Mesdhetar do të thotë t’i

bësh vitet e tua të shkollës së lartë një eksperiencë unike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në

një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë. Salla mësimore moderne, laboratorë mësimorë të pajisur me teknologji të avancuar, bibliotekë të pasur,ambiente të përshtatshme për aktivitete promovuese, janë një nga pikat më të forta të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë.

PSE MESDHETARIN?S ot 3000 studentë na kanë besuar edukimin e tyre në

3 fakultetet tona: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhenieve Ndërkombëtare; Fakulteti

i Shkencave Ekonomike; Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike. Ata kanë zgjedhur Mesdhetarin si i vetmi Institucion i arsimit të lartë që ofron kurrikulat mësimore në përputhje të plotë me mundësitë reale që ofron sot tregu i punës. Universiteti Mesdhetar prej 10 vitesh i ka dhënë përparësi cilësisë në dije. Është zgjeruar çdo vit dhe sot ofron 29 programe studimi në Bachelor dhe Master. Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, përmes praktikave mësimore në Institucione publike dhe private me të cillat bashkëpunojmë, ju jeni të përgatitur për karrierën tuaj ende pa përfunduar studimet.

» Staf akademik elitar i diplomuar jashtë shtetit.

» Mjedise bashkëkohore studimi në një godinë të re moderne.

» Praktika mësimore të vlefshme për punësimin e sigurtë pas diplomimit.

» 85% e studentëve që kanë përfunduar studimet në Universitetin Mesdhetar janë të punësuar në institucione publike dhe private.

PROGRAMET MASTER

Program Studimi i Ciklit të Dytë në: Financë Bankë

Program Studimi i Ciklit të Dytë Master Profesional në: Menaxhim Biznesi me profile

Program Studimi i Ciklit të Dytë Master i Shkencave në Administrim Biznesi me profile: Sipërmarrja dhe Inovacioni dhe Marketing, Shitje dhe Komunikim

Program Studimi i Ciklit të Dytë në Master Profesional në: Sistemet e Informacionit në Biznes

Program Studimi i Ciklit të Dytë, Master i Shkencave në: Sistemet e Informacionit në Biznes

Program Studimi i Ciklit të Dytë Master i shkencave në: E drejtë Civile dhe Tregtare

Program Studimi i Ciklit të Dytë Master i Shkencave në: E Drejtë Publike

Program Studimi i Ciklit të Dytë në: Marrëdhënie Ndërkombëtare

Program Studimi i Ciklit të Dytë në Psikologji me dy Profile: Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare

Program Studimi i Ciklit të Dytë në: Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me profile “Administratë Publike”, “Politika Sociale” dhe “Qeverisje Vendore”.

Program Studimi i Ciklit të Dytë në: Shkenca Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit

4

6

8

10

12

14

16

18

20

22

24

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

FAKULTETI I SHKENCAVE PSIKOLOGJIKE, SOCIALE DHE POLITIKE

2 3

Page 3: PROGRAMET MASTER - UMSH

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Program Studimi i Ciklit të Dytë në Financë Bankë

PROGRAM INOVATIV

Programi Master i Shkencave në Financë-Bankë në UMSH është hartuar në mënyrë të tillë që ti përgjigjet dhe ti paraprijë nevojave që paraqet tregu i punës jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon e më gjerë. Ky program ofron një thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe praktike, aftësive për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Programi promovon zhvillimin e lire të studimit, procesit mësimor dhe kërkimit shkencor, bashkëpunimin në shkallë të gjerë me institucione të arsimit të lartë dhe të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare, me synim zhvillimin e mëtejshëm të karakterit filantropik të institucionit duke u kthyer në një qendër të rëndësishme të zhvillimit arsimor dhe shkencor të kryeqytetit. Ky program studimi synon pajisjen e studentëve me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike-shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimin e një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.Fokusi i programit Master i Shkencave në Financë-Bankë qëndron në faktin e gërshetimit të njohurive teorike dhe praktike

për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues, t’i ekspozojë studentët drejt çështjeve bashkëkohore në fushën e financave dhe bankave, kjo nëpërmjet një modeli mësimdhënieje të mbështetur në praktika shkencore dhe hulumtuese.Ky program është projektuar si një kartë vlerash dhe është fryt i akumulimit progresiv të përvojave më të mira, të konsoliduar tashmë në panorama akademike kombëtare dhe mesdhetare. Këto vlera do të shërbejnë për të zhvilluar identitetin akademiko-didaktik të këtij programi. UMSH inicioi këtë program, pasi në botën e sotme të globalizuar të financave, kërkohet që profesionistët financiarë dhe bankierët e së ardhmes të jenë të aftë në këto fusha si dhe të përgatitur për një sukses dhe karrierë të sigurt.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE MASTER I SHKENCAVE NË FINANCË-BANKË JANË:1. Formimi i ekspertëve dhe spe-cialistëve të mirëfilltë në fushën e financave dhe të sistemit bankar. Njohja e studentëve me faktorët që ndikojnë në vendimmarrjen financiare në ambientin ekono-miko-financiar. 2. T’ju japë studentëve mundësinë për të zhvilluar af-tësitë analitike të zbatueshme për interesat e tyre profesionale në financat e njësive të ndryshme ekonomike, sektorin bankar,sek-torin e investimeve vendase dhe

të huaja,tregun e sigurimeve si dhe në financat ndërkombëtare.3. Kualifikimi i financierëve dhe bankierëve të rinj, duke gërshetuar njohuritë e marra në auditor, formimin shkencor dhe standardet akademike me nevojat në aspektin praktik. Njohjen me konceptet kryesore bankare, teknikat e llogaritjes së interesave të depozitave, llogarive rrjedhëse, kredive etj.4. Pajisja e studentit me kom-petenca që sigurojnë parime kul-turore e profesionale, duke zhvil-luar aftësi për mendim të thelluar analitik dhe të pavarur, vlerësim kritik dhe profesional, aftësi për të zgjidhur probleme, komplekse në sfidat që duhet të përballojnë.5. Të rrisë njohuritë e çdo studenti, aftësitë personale dhe profesionale si dhe të rrisë vetëbesimin e tij dhe rrjedhimisht punësimin duke synuar rritje në karrierën profesionale.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER I SHKENCAVE NË FINANCË-BANKË KONSISTOJNË NË:1. Bankat Qendrore dhe Bankat Tregtare krahasuar me rajonin e më gjerë. Ky program jep njohuri në drejtimin e teknikave bankare dhe sigurimeve si dhe tregjeve dhe ndërmjetësimit financiar në tërësi. Mbi menaxhimin bankar dhe të strategjive të marketingut bankar. Përdorimit dhe interpreti-mit të pasqyrave financiare, anal-izës së riskut dhe investimeve, në çështjet e etikës financiare si dhe në menaxhimin strategjik të institucioneve financiare.2. Në financat ndërkombëtare dhe financat e korporatave,

auditim të institucioneve private dhe publike, si dhe në kontabilitet financiar. Zhvillon aftësitë e nev-ojshme organizative për të shër-byer në sistemin publik dhe privat dhe institucioneve të ndryshme financiare.3. Sistemet informatike-te-knologji bashkëkohore, në ndihmë të çdo sistemi që një financier apo bankier duhet të këtë njohuri praktike kur mbaron këtë cikël studimi.4. Njohja me kornizën koncep-tuale të riskut financiar, ngjarjet e riskut, tolerancën ndaj tij, matjes së ndikimit të faktorëve të riskut si edhe të humbjeve nga rreziqet financiare. Përdorimi i metodave sasiore për të matur riskun finan-ciar siç është: risku i normës së interesit; risku i kredisë; risku i monedhës; risku i likuiditetit; risku operacional etj.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masteri Shkencave në Financë-Bankë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë do të kenë mundësinë për të kryer praktikën pranë:Bankës së Shqipërisë; Bankave Tregtare në vend; Shoqëritë e Sigurimeve; Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë; Komisionin e Lartë të Shtetit; Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si dhe korporatat dhe bizneset e ndryshme që operojnë në vendin tonë. Kjo mundësi për studentët vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme.Njohuritë praktike që studentët do të marrin pranë këtyre

të hapura u krijojnë mundësi studentëve të përfitojnë nga përvojat unike të çdo lektori si dhe njohuri praktike të profesionit të tyre.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Akademik. Prof. Dr. Anastas

Angjeli

• Akademik i Asociuar Prof. Dr. Adrian Civici

• Prof. Dr. Dhimitër Tole• Prof. Asoc. Dr. Greta Angjeli• Dr. Rudina Qurku• Dr. Vladimir Mici• Dr. Orkida Ilollari• Dr. Niko Pano• Dr. Ira Gjika• PHD. Vebina Resuli• PHD. Florian Bombaj

institucioneve do të jetë gjithashtu edhe puna kryesore e çdo studenti për kryerjen e temës së diplomës si dhe një mundësi punësimi në të ardhmen pas diplomimit.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master i Shkencave në Financë BankëTë diplomuarit në këtë program studimi do të jenë ata profesionistë, ku tregu i punës do t’i përthithë gjithnjë e më shumë, do të jenë nga më të përgatiturit, pasi ky program është i ndërthurur edhe me pjesën praktike. Masteri i Shkencave në Financë-Bankë është konsultuar dhe përgatitur me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe specialistëve më të mirë të Institucioneve Financiare dhe Bankare në vend. Gjithashtu ai është ndërtuar edhe në bazë të kërkesave dhe tendencave të tregut të punës. Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale ose akademike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALEPas përfundimit të këtij programi studimi, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert në financë-bankë, me një nivel të lartë njohurish shkencore-teorike dhe njohuri praktike.

Kjo diplomë do të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, banka, institucione financiare, kompani (publike apo private), korporata të ndryshme, shoqëri sigurimesh etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit financiar. Pasi të jenë diplomuar në këtë program, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karrierë të suksesshme si profesionist dhe pa u kufizuar në profesionet si më poshtë cituar:• Analist Financiar• Analist i Pasqyrave Financiare• Analist Kredie• Analist Risku• Audit• Bankier• Bursa• Këshilltar Financiar• Këshilltar Fiskal i

Sipërmarrjeve• Konsulent Financiar• Marketing Bankar• Menaxher Financiar• Menaxher Projektesh• Ndërmjetësi i Letrave me Vlerë• Planifikues Financiar• Specialist i Ndërtimit të

Sistemeve të Kontabilitetit• Tregu i Sigurimeve• etj.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë çdo semestër të dy viteve të programit Masteri i Shkencave në Financë -Bankë, studentët do të marrin leksione edhe nga profesionistët më të mire në treg, drejtues të institucioneve bankare dhe financiare. Këto leksione

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMIT

Viti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 8

2 Strategjitë e Marketingut Bankar 8

3 Drejtim i Avancuar Financiar 8

4 Menaxhim Strategjik i institucioneve financiare 8

5 Teknika Bankare 8

6 6.1 Financa e Korporatave6.2 Investime

6

7 Kontabilitet Financiar7.1 Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit7.2 Standardet Kombëtare të Kontabilitetit

8

8 8.1 Sistemet informatike-teknologji bashkëkohore8.2. Menaxhim dhe financim projektesh

6

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat Bashkëkohore të Analizës Financiare 8

2 Auditim2.1 Auditim i Brendshëm2.2 Auditim i Jashtëm

8

3 Financat Ndërkombëtare 8

4 4.1 Menaxhim Bankar4.2 Kreditim dhe Analizë Kredie (Analizë Risku) 4.3 Drejtim Financiar i Organizatave PublikeLëndë me zgjedhje (zgjidhet 1 lëndë nga studenti)

6

5 Praktikë 12

6 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 kredite ECTS

w w w . u m s h . e d u . a l

4 5

Page 4: PROGRAMET MASTER - UMSH

Program Studimi i Ciklit të DytëMaster Profesional në Menaxhim

Biznesi me profile

PROGRAM INOVATIV DHE PRAKTIKProgrami Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtime: Menaxhim i shëndetit, Menaxhim i arsimit, Menaxhim i artit, Menaxhim i turizmit, Menaxhim i pasurisë së paluajtshme, ka si qëllim formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e menaxhimit të biznesit në profilet përkatëse. Programi realizohet me ndjekje të mësimit me kohë të plotë, për një vit akademik me dy semestra. Për një periudhë të shkurtër kohe studentët pajisen me njohuri të përgjithshme dhe të specializuara në fushën e menaxhimit për profilin e përzgjedhur dhe përgatiten për t’u angazhuar në pozicione menaxhimi e drejtimi në institucione private dhe publike.Profilet e programit - shëndetësia, arsimi, turizmi, infrastruktura, arti- përkojnë me fusha në të cilat ka mundësi zhvillimi dhe punësimi në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë. Për rrjedhojë pajisja me njohuri teorike dhe praktike si dhe zhvillimi i kompetencave te studentët është objektiv i programit që buron nga strategjia e zhvillimit të tij.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE MASTER PROFESIONAL NË MENAXHIM BIZNESI ME PROFILEKy program studimi është ideuar dhe realizohet për të kontribuar në:1. Formimin e specialistëve të rinj dhe në ri-kualifikimin e të diplomuarve në vitet e mëparshme, që kanë nevojë për specializim të mëtejshëm në fus-hat me interes për t’u punësuar në pozicione menaxhimi.2. Pajisjen e studentëve me një edukim dhe trajnim të avancuar dhe cilësor nëpërmjet mësim-dhënies me metoda bashkë-kohore dhe mjete moderne të teknologjisë së informacionit dhe nxitjes.3. Aftësimin e specialistëve të ardhshëm për të kuptuar dhe analizuar fenomenet ekonomike në tërësi dhe problematikat e menaxhimit të biznesit në veçanti, duke u mbështetur në njohuritë më të reja në fushat përkatëse.4. Pajisjen jo thjesht me dije teorike, por me mekanizma të përdorshme praktikisht në spe-cialitetin përkatës, me qëllim që studentët të zbatojnë lehtësisht dhe me kreativitet në punën e tyre metodat e mësuara në auditor.5. Nxitjen dhe zhvillimin tek stu-dentët të frymës së sipërmarrjes, pasi në fushat e këtij programi, sidomos në tregun shqiptar, ka vend për nisma individuale që

mund të realizohen nga pozicioni i të vetëpunësuarit.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER PROFESIONAL NË MENAXHIM BIZNESI ME PROFILE KONSISTOJNË NË:1. Formimi teorik dhe baza për thellimin në profilet e programit jepet nga disiplinat e strategjive të marketingut, menaxhimit në nivel strategjik, drejtimit financiar dhe menaxhimit te projekteve. Nëpërmjet tyre studentët plotës-ojnë njohuritë e fushës ekono-mike të ciklit të parë me elementë të të menduarit në mënyrë stra-tegjike dhe gjithëpërfshirëse për organizatën. Thellohen në metoda dhe teknika të analizës dhe ven-dimmarrjes për fusha funksionale si marketingu dhe financa, fitojnë aftësi menaxheriale dhe shprehi praktike për të realizuar aktivitete të veçanta mbi baza etike dhe me përgjegjësi sociale. 2. Profili Menaxhimi i Shëndetit jep njohuri të thelluara mbi ekonominë e shëndetit, sigurimin dhe përkujdesjen shëndetësore, politikat e zhvillimit të kësaj fushe në Shqipëri dhe mbi menaxhimin e sistemeve të informacionit në shëndetësi. Studentët aftësohen për të analizuar dhe marrë ven-dime në organizata publike dhe private, si edhe për të zbatuar politika shëndetësore në instituci-one me nivel qendror e lokal.3. Në profilin Menaxhim Turizmi jepen njohuri që mundësojnë një zhvillim të integruar të ele-mentëve marketing - promocion

- komunikim, të nevojshëm për profesionistët në pozicione me-naxhimi në organizatat e turizmit, ku përfshihen akomodimi dhe ushqimi, agjensitë turistike dhe tour operatore, guida dhe shër-bime te tjera turistike. Formimi i tyre plotësohet me konceptet kyçe të organizimit në fushën e hoteleri restoranterisë, me theks të veçantë në sigurinë ushqimore dhe standardet e cilësisë. Siste-met e informacionit në turizëm marrin trajtim të thelluar, në funk-sion të një dixhitalizimi gjithnjë e më të madh edhe në tregun turistik shqiptar dhe rajonal. 4. Lëndët që zhvillohen në profilin Menaxhim Arsimi i për-gatisin studentët nga pikëpamja menaxheriale, me qëllim që ata të jenë të aftë të drejtojnë me sukses institucionet arsimore në aspektin ekonomik dhe financiar. Ata thellohen në metodat mod-erne të menaxhimit dhe aplikimin e tyre në sistemin arsimor, në zhvillimin bashkëkohor të buri-meve njerëzore dhe në çështje që kanë lidhje me diversitetin në shkollë. Njihen e aftësohen edhe për përdorimin e sistemeve të in-formacionit në arsim, në funksion të një dixhitalizimi gjithnjë e më të madhe dhe në sektorin e arsimit.5. Profili Menaxhim Arti, i njeh studentët me konceptet e artit dhe krijimtarisë në kuadrin e menaxhimit të aktivitetit artistik në institucione, organizata ose nga individet, duke theksuar dallimin nga aktivitete të tjera të biznesit. Jepen njohuri mbi organizimin, planifikimin dhe menaxhimin e

eventeve në fushat e artit, që zhvillohen në një mjedis specifik. Studentët pajisen me njohuri mbi konceptet bashkëkohore të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, si dhe me pronësinë intelektuale.6. Studentët në profilin Menax-him i Pasurive të Paluajtshme njihen me konceptet dhe metodat e vlerësimit të këtyre pasurive, me standardet ndërkombëtare të aplikueshme dhe me aspektet ekonomike të tregut të pasurive të paluajtshme. Aftësohen për të bërë vlerësime të pasurive të pa-luajtshme dhe për vendim-marrje lidhur me investimet dhe me-naxhimin e pronave. Teknologjia e informacionit dhe sistemet e menaxhimit të tij janë pjesë e formimit profesional të të diplo-muarve si menaxhues të pasurive të paluajtshme, si domosdoshmëri në epokën dixhitale.

PRAKTIKAT PROFESIONALERealizimi i programit mbështetet në bashkëpunimin e universitetit me biznesin dhe institucionet e tjera publike e private, të specializuara në fushat përkatëse. Kështu studentëve ju mundësohet kryerja e praktikës profesionale sipas profilit të zgjedhur në sistemin e arsimit, shëndetësi, turizëm, organizata të angazhuara në fushën e artit dhe institucione që lidhen me menaxhimin e pasurive të paluajtshme. Praktika profesionale, si pjesë përbërëse e planit mësimor, i ndihmon studentët të venë në zbatim dijet e përvetësuara gjatë studimeve dhe i parapërgatit për punësimin e tyre të ardhshëm.

REZULTATET E DIPLOMIMITEmërtimi i Diplomës: Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtime: • Menaxhim i Arsimit• Menaxhim i Artit• Menaxhim i Pasurisë së

Paluajtshme• Menaxhim i Shëndetit• Menaxhim i TurizmitStudentët e diplomuar në këtë program përfitojnë një edukim cilësor të qëndrueshëm për çdo profil dhe zhvillojnë aftësitë aplikative, duke u mbështetur

në arritjet më të mira të dijes dhe të shkencës ekonomike, eksperiencën e programeve në nivel ndërkombëtar dhe partneriteteve në tregun e punës.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALEPas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet si menaxher me një nivel të lartë njohurish teorike, praktike dhe profesionale. Mundësitë e punësimit i gjen si në sektorin privat dhe në atë publik, në nivel qendror dhe lokal, sipas profileve:• Menaxherë të kompanive

turistike• Menaxherë të kompanive

artistike• Menaxherë dhe administratorë

në fushën e arsimit në sektorin publik e privat

• Menaxherë dhe administratorë në fushën e shëndetit në sektorin publik e privat

• Në fushën e menaxhimit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve

• Mundësi të mira vetëpunësimi në fushat e specialitetit

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi u mundëson të diplomuarve rritjen e shanseve për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë përputhje me karakterin aplikativ të programit dhe lëndëve që ai përfshin, në orët në auditor trajtohen situata konkrete nga përvoja e profileve përkatëse dhe sillen shembuj nga bizneset shqiptare. Kjo realizohet edhe me leksione të hapura, nga specialistë të fushave nga biznesi, institucionet publike dhe akademia.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof Assoc. Dr. Alqi Naqellari• Dr. Ira Gjika • Dr. Nikollaq Pano• PhD. Ferjolt Ozuni• PhD. Florjan Bombaj• Dr. Majlinda Shehu• PhD. Valter Hoxha• PhD. Vebina Resuli

PLANI MËSIMOR I VITIT TË STUDIMITViti i parë: Semestri I – Lëndë të përbashkëtaNr Lëndët ECTS

1 Strategjitë e marketingut 7

2 Drejtim financiar 7

3 Menaxhim i avancuar strategjik 7

4 Menaxhim i projekteve 7

Viti i parë: Semestri II - Profili MENAXHIM SHËNDETINr Lëndët ECTS

5 Ekonomia e shëndetit 6

6 Sistemet informatike në shëndetësi 6

7 Politikat e shëndetit 6

8 Praktika 6

9 Provimi përfundimtar/diploma 8

Viti i parë: Semestri II - Profili MENAXHIM ARSIMINr Lëndët ECTS

5 Sistemet informatike në arsim 6

6 Menaxhimi i institucioneve arsimore 6

7 Menaxhimi shkencor 6

8 Praktika 6

9 Provimi përfundimtar/diploma 8

Viti i parë: Semestri II - Profili MENAXHIM TURIZMINr Lëndët ECTS

5 IT në turizëm 6

6 Promocioni në turizëm 6

7 Sigurimi dhe higjiena në ushqim – sistemet hotelerike dhe restoranteria

6

8 Praktika 6

9 Provimi përfundimtar/diploma 8

Viti i parë: Semestri II - Profili MENAXHIM I PASURISË SË PALUAJTSHMENr Lëndët ECTS

5 Sistemet informatike në pasuritë e paluajtshme 6

6 Ekonomiksi i pasurisë së paluajtshme 6

7 Menaxhimi i pasurisë së paluajtshme 6

8 Praktika 6

9 Provimi përfundimtar/ diploma 8

Viti i parë: Semestri II - Profili MENAXHIM ARTINr Lëndët ECTS

5 E drejta e pronësisë intelektuale 6

6 Marrëdhënie me publikun 6

7 Menaxhim i eventeve 6

8 Praktika 6

9 Provimi përfundimtar/ diploma 8

Totali i planit mësimor: 60 Kredite (ECTS) w w w . u m s h . e d u . a l

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

6 7

Page 5: PROGRAMET MASTER - UMSH

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Program Studimi i Ciklit të DytëMaster i Shkencave në Administrim Biznesi me profile:

“Sipërmarrja dhe Inovacioni”dhe “Marketing, Shitje dhe Komunikim”

PROGRAM INOVATIVProgrami i studimit Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MScAB) me profile i pajis studentët me një sistem të thelluar njohurish dhe i formon ata në fushën e menaxhimit dhe shkencave ekonomike. Qëllimi i Programit MScAB është formimi i ekspertëve dhe kërkuesve, në fushën e administrimit të biznesit, të aftë të drejtojnë kompani dhe institucione me profesionalizëm, integritet dhe aftësi inovative. Programi ka një shtrirje dyvjeçare, ju ofron studentëve një numër lëndësh dhe njohurish të thelluara në disa disiplina, në përfundim të të cilave ata përfitojnë 120 ECTS. Përcjellja tek studentët e dijeve të nevojshme teorike dhe praktike, si dhe nxitja e frymës sipërmarrëse individuale, karakteristike për këtë program, janë elementët kyç për përgatitjen e specialistëve të fushës së administrimit dhe menaxhimit, për të gjithë sektorët e ekonomisë, si dhe për gjenerimin e ideve në fusha me rëndësi dhe perspektivë për zhvillimin e vendit.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE MASTER I SHKENCAVE NË ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE:

1. Programi është i konceptuar që përgjatë zhvillimit të lëndëve, të zgjerojë njohjen e karakter-istikave më të reja në fushën e biznesit, duke ju mundësuar stu-dentëve t’i realizojnë.2. Orientimin drejt menaxhimit gjithëpërfshirës për t’i përgatitur ata për pozicione drejtuese në biznese dhe institucione.3. Ndërtimin e politikave që kanë të bëjnë me rritjen e imazhit të shoqërive, përmirësimin e komu-nikimit me klientët dhe konsuma-torët; shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe mjeteve te komuni-kimit publik në mënyrë shkencore dhe etike. 4. Ndërtimin e politikave mar-ketore të shoqërive në tregun shqiptar me qëllim rritjen e shit-jeve, të eksporteve, të futjes se produkteve të reja, etj,.5. Ndërtimin e sistemeve të shpërndarjes mbështetur në llojet e produkteve, karakteristikat e tregut, veçoritë rajonale të popul-latës dhe nivelit të konsumit.6. Përdorimin e metodave në ndërtimin e politikës së çmimeve, të kushtëzuara nga niveli i zh-villimit të tregut, cikli i jetës së produktit dhe pozicioni i shoqërisë në treg.7. Konceptimin e politikave promocionale nga reklamat televizive, deri tek mjetet më të thjeshta të promocionit në vendin e shitjes.8. Kuptimin dhe zhvillimin e shpirtit sipërmarrës, sidomos nëpërmjet shoqërive start-up, lab-oratorëve të biznesit dhe formave të reja të financimit në to.

9. Ndryshimin e nivelit sipër-marrës të shoqërive, duke krijuar aktivitete të reja ose duke gjetur tregje të rinj, nëpërmjet eksportit, shitjeve në internet apo shitjeve direkt.10. Mundësinë e futjes nëpërmjet tregut dixhital në profesione të reja marketore ose në forma të reja biznesi siç është industria 4.0.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER I SHKENCAVE NË ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE “SIPËRMARRJA DHE INOVACIONI” DHE “MARKETING, SHITJE DHE KOMUNIKIM”.1. Formimi teorik dhe baza për thellimin në profilet e programit jepet nga disiplinat e strategjive të marketingut, menaxhimit në nivel strategjik, drejtimit finan-ciar, kontabilitetit menaxherial, etj. Nëpërmjet tyre, studentët plotësojnë njohuritë e fushës ekonomike të ciklit të parë, me elementë të të menduarit në mënyrë strategjike dhe gjithëpërfshirëse për organizatën. Thellohen në metoda dhe teknika të analizës dhe vendimmarrjes, për fusha funksionale si: mar-ketingu; financa; kontabiliteti; prodhimi/shërbimi. Fitojnë aftësi menaxheriale dhe shprehi prak-tike, për të realizuar aktivitete të veçanta mbi baza etike dhe me përgjegjësi sociale. 2. Orientimi shkencor mundëso-het nëpërmjet studimit të meto-dave të kërkimit në biznes, eko-

nomiksit menaxherial, metodave sasiore, modeleve statistikore dhe bazave të simulimit në biznes. Kështu konsolidohet baza shken-core për studimin e profilizuar dhe për përgatitjen e temës së diplomës. 3. Për drejtimin “Sipërmarrja dhe Inovacioni”, programi përmban këto lëndë profilizuese: “Sipër-marrja dhe krijimi i bizneseve të reja”, “Produktet e reja dhe ino-vacioni”, “Menaxhimi i projekteve dhe dixhitalizimi”, “Vlerësimi i Veprimtarisë Ekonomike të Sho-qërisë” si dhe dy lëndë me zgjed-hje : “Lidership” dhe “Strategjitë e komunikimit”.4. Për drejtimin “Marketing, shitje dhe komunikim”, programi i profilizon studentët me zhvil-limin e lëndëve: “Menaxhimi i kanaleve të shpërndarjes dhe marrdhënieve me klientët”, “Sjell-ja konsumatore”, “Menaxhimi i shitjeve”, “Vlerësimi i veprimtarisë ekonomike të shoqërisë”, si dhe dy lëndë me zgjedhje: “Marketing ndërkombëtar” dhe “Promocioni dhe komunikimi në marketing”. 5. Profilizimi mbështetet në njo-huritë dhe në metodat më bash-këkohore. Për profilin “Sipërmar-rja dhe inovacioni” në vitin e dytë, mundësohen veprimtari kreative dhe simulime mbi mënyrën sesi të jesh sipërmarrës dhe sesi përdoret inovacioni në tregun konkurrues lokal, rajonal dhe global. Për profilin “Marketing, shitje dhe komunikim”, mundëso-hen veprimtari në ekonomi eksperimentale mbi sjelljen kon-sumatore dhe reagimin në treg.

PRAKTIKAT PROFESIONALERealizimi i programit mbështetet në bashkëpunimin e universitetit me biznesin dhe institucionet e tjera publike e private, të fushave të ndryshme. Kështu studentëve ju mundësohet kryerja e praktikës profesionale në organizata sipas profilit të zgjedhur. Praktika profesionale, si pjesë përbërëse e planit mësimor, i ndihmon studentët të venë në zbatim dijet e përvetësuara gjatë studimeve dhe të përgatisin temën e diplomës.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master i Shkencave në Administrim Biznesi me profile “Sipërmarrja dhe Inovacioni” dhe “Marketing, Shitje dhe Komunikim”.

Studentët e diplomuar në këtë program përfitojnë një edukim cilësor të qëndrueshëm për çdo profil dhe zhvillojnë aftësitë aplikative për të analizuar situata dhe për të zgjidhur probleme nëpërmjet vendimmarrjeve racionale. Të pajisur me një sistem dijesh të përdorshme, ata mund të integrohen më shpejt dhe më lehtësisht në tregun e punës.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALEProgrami formon një profil punonjësi që ka të gjitha aftësitë për të punuar në biznese të mëdha, të mesme dhe të vogla në një gamë të gjerë sektorësh si: shitjet, blerjet, marketingu, komunikimi me

klientët, prokurimet, administrimi logjistik, menaxhimi i prodhimit dhe shërbimeve, menaxhimi i burimeve njerëzore, sipërmarrja individuale, etj. Ata mund të punojnë në të gjitha organizatat në pozicione administrimi dhe menaxhimi të lartë, përfshirë administratën publike qendrore dhe pushtetin lokal.Përfundimi me sukses i këtij programi studimi u mundëson të diplomuarve rritjen e shanseve për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale dhe asaj akademike, duke vijuar studimet doktorale.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORKombinimi i natyrës shkencore të programit me karakterin aplikativ të tij realizohet përmes trajtimit në auditor të situatave konkrete dhe përvojave nga bizneset, në tërësinë e aktiviteteve të tyre dhe sipas profileve që ofron programi. Kjo realizohet edhe me leksione të hapura, nga specialistë të fushave nga biznesi, institucionet publike dhe akademia.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof Assoc. Dr. Greta ANGJELI• Prof Assoc. Dr. Alqi

NAQELLARI• Dr. Ira GJIKA • Dr. Nikollaq PANO• PhD. Ferjolt OZUNI• PhD. Florjan BOMBAJ• Dr. Majlinda SHEHU• PhD. Valter HOXHA• PhD. Vebina RESULI

PLANI MËSIMORPlani Mësimor / Viti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e kërkimit në biznes 5

2 Strategjitë e marketingut 7

3 Ekonomiksi menaxherial 6

4 Lëndë me zgjedhje (Zgjidhet 1 lëndë nga studenti)1. Statistikë në biznes2. Metoda sasiore

5

5 Menaxhimi i sistemeve të informacionit 6

6 Menaxhim i avancuar strategjik 7

7 Kontabilitet menaxherial 6

8 Marketing dixhital 6

9 Drejtim financiar 7

10 Lëndë me Zgjedhje (zgjidhet një lëndë nga studenti)1.Modelime dhe simulime në biznes2. E drejtë tregtare e thelluar

5

Plani Mësimor / Viti i dytë: Profili: Sipërmarrja dhe Inovacioni

Nr Lëndët ECTS

1 Sipërmarrja dhe krijimi i bizneseve të reja 7

2 Produktet e reja dhe inovacioni 7

3 Menaxhimi i projekteve dhe dixhitalizimi 6

4 Vlerësimi i veprimtarisë ekonomike të shoqërisë 6

5 Lëndë me Zgjedhje (zgjidhet një lëndë nga studenti)1. Lidership2. Strategjitë e komunikimit

6

6 Praktika 10

7 Diploma 18

Plani Mësimor / Viti i dytë: Profili: Marketing, Shitje dhe Komunikim

Nr Lëndët ECTS

1 Menaxhimi i kanaleve të shpërndarjes dhe marrëdhënieve me klientët

7

2 Sjellja konsumatore 7

3 Menaxhimi i shitjeve 6

4 Vlerësimi i veprimtarisë ekonomike të shoqërisë 6

5 Lëndë me Zgjedhje (zgjidhet 1 lëndë nga studenti)1. Marketing ndërkombëtar2. Promocioni dhe komunikimi në marketing

6

6 Praktika 10

7 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 kredite (ECTS)

w w w . u m s h . e d u . a l

8 9

Page 6: PROGRAMET MASTER - UMSH

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Program Studimi i Ciklit të Dytë në Master Profesional në Sistemet e Informacionit në Biznes”

PROGRAM INOVATIVProgrami i studimit në Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, është ndërtuar mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Ligji për Arsimin e Lartë, Standardet Shtetërore të Cilësisë, Karta e Bolonjës, ZEAL (Zona Europiane e Arsimit të Lartë) nga Udhëzimet e MASR dhe të ASCAL. Ky program, ofrohet nga Departamenti i Informatikës dhe Formimit Shkencor UMSH, ka 60 ECTS dhe shtrihet gjatë një viti akademik. Duke qenë se UMSH e kanë vëmendje përshtatjen e studentëve me tregun e punës, kurrikula e programit MP në Sistemet e Informacionit në Biznes, është ndërtuar në përputhje me këto kërkesa.Cikli i dytë i studimeve Master Profesional në “Sisteme Informacioni në Biznes”, është vazhdim i ciklit të pare të studimeve Bachelor në Informatikë Biznesi dhe një pasurim i dijeve të studentit me njohuritë thelluara në Sistemet e Informacionit në Ekonomi. Gjithashtu, ky program ofron mundësi dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur. Programi Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, synon pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme për ndërtimin dhe zbatimin e sistemeve të

informacionit në subjektet e biznesit të tregut shqiptar. Ai garanton njëkohësisht sigurimin, informimin dhe kërkimin e vazhdueshëm në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ekonomisë, krijimin dhe përhapjen e ideve të reja dhe të dobishme për shoqërinë në tërësi dhe komunitetin akademik në veçanti, si edhe ideimin, ndërtimin dhe vendosjen në praktikë të sistemeve dhe programeve sipas trendeve më të fundit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ekonomisë.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES” JANË:1. Pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme për ndër-timin dhe zbatimin e sistemeve të informacionit në subjektet e biz-nesit të tregut shqiptar. Formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e teknologjisë së Informacionit. 2. Garanton njëkohësisht sig-urimin e informimit dhe kërkimit të vazhdueshëm në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ekonomisë.3. Krijimin dhe përhapjen e ideve të reja dhe të dobishme për sho-qërinë në tërësi dhe komunitetin akademik në veçanti.4. Idejimin, ndërtimin dhe ven-dosjen në praktikë të sistemeve dhe programeve sipas trendeve më të fundit në fushën e te-knologjisë së informacionit dhe ekonomisë.

5. Aplikimin e software-ve të ndryshëm në fusha si financë, sigurime etj.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER PROFESIONAL NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES”, KONSISTOJNË NË:Programi i studimit Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes” për sa i përket drejtimit informatik, është ndërtuar në dy shtylla kryesore, në Analizë dhe Projektim të Sistemeve të Informacionit si edhe në Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave. Këto dy lëndë përbëjnë themelet teorike të të gjithë mekanizmave praktik që mësohen në lëndët e tjera. Në këtë mënyrë, realizohet lidhja horizontale me lëndët e Programimit të Avancuar në Web, E-Bussines Studime të Thelluara dhe Siguria e Sistemeve të Informacionit. E gjithë kjo dije mund të aplikohet edhe për aparatura të lëvizshme duke realizuar programe të zbatueshme në fushën e Kontabilitetit, Menaxhimit dhe Shitjeve. Një vend të veçantë zë dhe Komunikimi i të Dhënave të Biznesit në Rrjeta, element ky shumë i nevojshëm në zhvillimet e reja të tregut shqiptar. Ndërsa në drejtimin ekonomik, studentët marrin të gjithë njohuritë e nevojshme nga lëndët e mëposhtme: Modelime dhe Simulime në Biznes, Kontabilitet Kosto Drejtimi, Sisteme Informacioni në Kontabilitet, të cilat ju shërbejnë për të ndërtuar baza ekzakte në ndërtimin e

aplikacioneve të përshtatshme ekonomike.

PRAKTIKAT PROFESIONALEPër zhvillimin e praktikës profesionale është ngarkuar një pedagog i brendshëm i departamentit që merret me administrimin e gjithë lëndës së praktikës. Studentët mund ta bëjnë praktikën ose aty ku janë të punësuar ose në institucionet me të cilat UMSH kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master Profesional në Siste-met e Informacionit në Biznes

Nisur nga kërkesa që sektori publik dhe privat ka për specialistë të sektorit IT, studentët pas përfundimit të studimeve në Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, kanë mundësi të shumta punësimi. Ky program studimi, garanton zhvillimin e aftësive të veçanta, në fushën e teknologjisë së informacionit, në mënyrë që t’i përgatisë studentët me njohuri aplikative në këtë fushë, si dhe në disiplinat mbështetëse, të formojë specialistë me kompetenca të zgjeruara praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe specialistë në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALEPas përfundimit të studimeve në programin Master Profesional

w w w . u m s h . e d u . a l

në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, në saj të njohurive të marra, studenti mund të punësohet në sektorin publik ose privat, në pozicione të tilla si: specialist informatike për biznesin, specialist në menaxhimin e sistemeve të informacionit, zhvillues i faqeve të internetit, zhvillues programesh aplikative, programues, mirëmbajtje database, menaxhim rrjeti etj.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORGjatë zhvillimit të programit Master Profesional në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, studentët do jenë pjesë e orëve të leksioneve nga profesionistët më të mire në treg, drejtues të institucioneve dhe kompanive më në zë në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Këto leksione

PLANI MËSIMOR Nr Lëndët ECTS

1 Siguria e Sistemeve të Informacionit 6

2 Lëndë me zgjedhje1. Menaxhimi i projekteve2. Modulime dhe Simulime në Biznes3. Analiza e pasqyrave financiare

4

3 Programim i Avancuar në Web 5

4 Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave 7

5 Aplikime Mobile 5

6 Analiza dhe Projektimi i Sistemeve të Informacionit 6

7 E-Biznes Studime të Thelluara 6

8 Lëndë me zgjedhje1. Komunikimi i të dhënave në biznes2. Kontabilitet kosto drejtimi3. Sistemet e informacionit në kontabilitet

5

9 Praktika 6

10 Provimi i përgjithshëm përfundimtar 10

Totali i planit mësimor: 60 Kredite (ECTS)

të hapura u krijojnë mundësi studentëve të përfitojnë nga përvojat unike dhe njohuritë praktike të çdo lektori.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof. Asoc. Dr. Greta Angjeli• Dr. Teuta Xhindi• Dr. Olgerta Idrizi• Dr. Dolantina Hyka• Dr(p) Elis Pelivani

10 11

Page 7: PROGRAMET MASTER - UMSH

FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Program Studimi i Ciklit të Dytë, Master i Shkencave në“Sistemet e Informacionit në Biznes”

PROGRAM INOVATIVUMSH ka si prioritet ofrimin e një mësimdhënie cilësore dhe bashkëkohore. Për këtë, synohet ndërtimi i kurrikulave në përputhje me eksperiencën më të mirë të universiteteve perëndimore, kërkesave të “Kartës së Bolonjës” dhe përshtatjen e tyre me ndryshimet social-ekonomike dhe zhvillimet e tregut.Programi i studimit në Master i Shkencave në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, ofrohet nga Departamenti i Informatikës dhe Formimit Shkencor UMSH. Ky program është i ndarë në dy vite akademike dhe gjithsej ka 120 kredite (ECTS). Lëndët janë të ndara në: lëndë të formimit të përgjithshëm, lëndë specifike të programit, lëndë me zgjedhje dhe lëndë plotësuese.Qëllimi i këtij programi është të përgatisë specialistë të Teknologjisë së Informacionit me njohuri nga fusha e ekonomisë. Studentët që mbarojnë këtë program studimi do jenë të aftë të kontribuojnë në arritjen e objektivave në mënyrë efiçentë në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme. Në këtë cikël studimi, studentët marrin njohuritë themelore për kërkimin shkencor, të cilat thellohen më tej në ciklin e tretë të studimeve.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES JANË”:1. Të pajisë studentët me njohuri dhe koncepte të avancuara në fushën e teknologjisë së infor-macionit.2. Të pajisë studentët me njo-huritë e nevojshme për ndërtimin dhe zbatimin e sistemeve të infor-macionit në subjektet e biznesit të tregut shqiptar.3. Të pajisë studentët me aftësi për aplikimin e softuerë-ve të ndryshme në pjesë të punës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, në fushën financiare, aktuaristikë etj. 4. Të pajisë studentët me aftësi drejt një profesioni apo licence profesionale;5. Të pajisë studentët me aftësi analitike që do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në situata praktike;6. Të pajisë studentët me aftësi për veprimtari kërkimore shken-core;7. Të pajisë studentët me aftësi të përgjithshme praktike për zg-jidhjen e problemeve komplekse në situata të ndryshme;8. T’i aftësojë studentët për pro-movimin personal.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER SHKENCOR NË “SISTEMET E INFORMACIONIT NË BIZNES”, KONSISTOJNË NË:Programi i studimit Master Shkencor në “Sistemet e

Informacionit në Biznes” për sa i përket drejtimit informatik, është ndërtuar në dy shtylla kryesore, në Analizë dhe Projektim të Sistemeve të Informacionit si edhe në Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave. Këto dy lëndë përbëjnë themelet teorike të të gjithë mekanizmave praktik që mësohen në lëndët e tjera. Në këtë mënyrë, realizohet lidhja horizontale me lëndët e Programimit të Avancuar në Web, E-Bussines Studime të Thelluara dhe Siguria e Sistemeve të Informacionit. E gjithë kjo dije mund të aplikohet edhe për aparatura të lëvizshme duke realizuar programe të zbatueshme në fushën e Kontabilitetit, Menaxhimit dhe Shitjeve. Një vend të veçantë zë dhe Komunikimi i të Dhënave të Biznesit në Rrjeta, element ky shumë i nevojshëm në zhvillimet e reja të tregut shqiptar. Ndërsa në drejtimin ekonomik, studentët marrin të gjithë njohuritë e nevojshme nga lëndët e mëposhtme: Modele të rritjes Ekonomike, Modelime dhe simulime në biznes, Metodat sasiore, Kontabilitet kosto drejtimi, Sisteme informacioni në kontabilitet, Sistemet e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientët, të cilat ju shërbejnë për të ndërtuar baza ekzakte në ndërtimin e aplikacioneve të përshtatshme ekonomike.

PRAKTIKAT PROFESIONALEPër zhvillimin e praktikës profesionale është ngarkuar një pedagog i brendshëm i departamentit që merret me

administrimin e gjithë lëndës së praktikës. Studentët mund ta bëjnë praktikën ose aty ku janë të punësuar ose në institucionet me të cilat UMSH kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master i Shkencave në Sistemet e Informacionit në BiznesDuke qenë se bizneset janë bërë shumë të varur nga teknologjia, ka një kërkesë të shtuar për specialistë që të kuptojnë dhe analizojnë sistemet e informacionit. Kështu, ata studentë që ndjekin dhe diplomohen në këtë fushë, kanë mundësi të mëdha të gjejnë punë pas mbarimit të studimeve. Më pas, studentët mund të vijojnë studimet në programet e ciklit të doktoraturës, duke thelluar më tej njohuritë dhe kërkimin në fusha të veçanta me interes personal.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALEProgrami i studimit Master i Shkencave në “Sistemet e Informacionit në Biznes”, siguron përgatitjen e një brezi të ri programuesish, analistësh dhe manaxhuesish projektesh të cilët janë të gatshëm të përthithen direkt nga tregu i punës në Shqipëri e më gjerë. Pas përfundimit të këtij programi studimi, studentët janë të gatshëm për të ndërtuar karrierën e tyre si menaxherë të departamenteve IT dhe drejtues projektesh. Ata kanë mundësi w w w . u m s h . e d u . a l

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMIT /VITIT MËSIMORViti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 6

2 Sistemet e Menaxhimit të Informacionit 7

3 Programim i Avancuar në Web dhe Aplikime Mobile 12

4 Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave 1 5

5 Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave 2 5

6 Analiza dhe Projektimi i Sistemeve të Informacionit dhe Inteligjenca Artificiale

13

7 Komunikimi i të Dhënave në Biznes 7

8 E-Biznes Studime të Thelluara 6

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 Modulime dhe Simulime në Biznes 6

2 Lëndë me ZgjedhjeMenaxhimi i projekteve të TISiguria e sistemeve të informacionitMetodat sasiore

7

3 Modele të Rritjes Ekonomike 5

4 Inxhinieri Softuerësh 6

5 Lëndë me zgjedhje1. Sistemet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientin2. Kontabilitet kosto drejtimi3. Sistemet e informacionit në kontabilitet

6

6 Praktika 12

7 Projekti kërkimor dhe Teza 17

Totali i planit mësimor: 120 kredite(ECTS)

të ndryshme në industri dhe mund të punojnë si në biznese private, organizata jo fitimprurëse ose agjenci qeveritare. Kompanitë e teknologjisë dhe telekomunikacionit i punësojnë këta ekspertë për të mbikëqyrur rrjete të shumta informacioni. Gjithashtu, të diplomuarit mund të punojnë si konsulentë ose mund të zgjedhin të krijojnë kompanitë e tyre private.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë mënyrë që studentët të njihen me tendencat e fundit në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe zbatime të sistemeve të informacionit në biznes, në UMSH organizohen herë pas here leksione të hapura me ekspertë dhe personalitete të fushës. Këta të fundit ndajnë me studentët njohuritë, eksperiencën dhe idetë personale, duke ju përgjigjur gjithashtu edhe pyetjeve që ju bëhen.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Akademik i Asociuar Prof. Dr.

Adrian Civici• Prof. Asoc. Dr. Greta Angjeli• Dr.Teuta Xhindi• Dr.Olgerta Idrizi• Dr.Dolantina Hyka• Dr(p) Elis Pelivani

12 13

Page 8: PROGRAMET MASTER - UMSH

Program Studimi i Ciklit të Dytë Master i shkencave në “E drejtë Civile dhe Tregtare”

PROGRAM INOVATIVProgrami Master i Shkencave në E Drejtë Civile dhe Tregtare është pjesë e kurrikulës së Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ofrohet nga Departamenti i së Drejtës Civile. Ky program studimi në veprimtarinë e tij paraqitet në përputhje me planin e zhvillimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në përgjigje të nevojave të tregut për profesionistë, si dhe prioriteteve të integrimit europian të Shqipërisë, me qëllim përgatitjen e kapaciteteve konkuruese në fushën e legjislacionit shqiptar dhe përafrimit të tij me atë europian. Kjo qasje vjen edhe për arsyen se Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në fokusin e kornizës kurrikulare lëndë specifike, që trajtojnë pjesën e legjislacionit të së Drejtës Private Europiane. Ky program është projektuar si një tërësi integrale vlerash shkencore dhe akademike dhe është fryt i akumulimit progresiv të përvojave më të mira, të konsoliduara tashmë në fushën akademike në nivel kombëtar, rajonal e më gjerë. Këto vlera do të shërbejnë për të zhvilluar në vazhdimësi identitetin akademiko-mësimor dhe didaktik për realizimin e këtij programi, si pjesë integrale e aktivitetit dhe strategjisë që realizon institucioni ynë.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE” JANË:1. Të promovojë studimin dhe kërkimin e fushave kryesore të së drejtës, siç është e drejta tregtare dhe kontraktore, duke i trajtuar ato në një këndvështrim modern, në përputhje me risitë në vendin tonë dhe zhvillimet aktuale globale.2. Të formojë specialistë në fus-hat e së drejtës, si ajo e të drejtës së detyrimeve, të drejtës së fali-mentit, si dhe të çështjeve të reja juridike, që janë shfaqur tashmë në fushën e së drejtës civile, të para këto edhe në këndvësh-trimin krahasues e të praktikës gjyqësore.3. Të aftësojë studentët për t’iu përgjigjur kërkesave të reja të kohës, veçanërisht në përafrimin e legjislacionit civil shqiptar me atë të komunitetit europian. 4. Të bashkëpunojë, nëpërmjet instrumenteve të programuar, për lidhjen e marrëveshjeve me ente publike e private, apo institucione homologe brenda e jashtë vendit, për rritjen e nivelit të programeve, shkëmbimin e përvojës dhe kërkimin shkencor.5. Të synojë t’i pajisë studentët me një trajtim sa më koherent të së drejtës civile dhe tregtare, nëpërmjet disiplinave si: E drejtë private europiane; Procedurë civile e thelluar, E drejtë kontrak-tore, E drejtë e falimentit, E drejtë tregtare ndërkombëtare, E drejtë tregtare e BE-së etj.

6. T’u ofrojë studentëve për-vetësimin e kulturës ligjore bazë, si dhe pajisjen me instrumentet themelore të nevojshme për të përditësuar aftësitë e tyre. Kjo do të përmbushet përmes thellimit të njohurive, përfshirë ato his-torike, të cilat lejojnë vlerësimin e instituteve të së drejtës pozitive, duke mbajtur parasysh evoluimin e tyre. Organizimi i aktiviteteve plotësuese ekstrakurrikulare do të zhvillojë më tej aftësitë e veçanta dhe kapacitetet interpretuese të studentëve.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE” KONSISTOJNË NË:1. Thellimin e studimit të së Dre-jtës Private Evropiane, në përgjig-je të nevojave të tregut për pro-fesionistë, si dhe prioriteteve të integrimit europian të Shqipërisë. 2. Zhvillimet e fundit në legjisla-cionin vendas dhe ndërkombëtar (kryesisht të BE-së) në të drejtën tregtare, si një nga fushat në të cilën nevojitet përgatitja e spe-cialistëve të shumëkërkuar të së drejtës së shoqërive tregtare (e drejta e korporatave). 3. Zhvillimet aktuale në të drejtën e falimentit si një nga institutet më të rëndësishme të shoqërive tregtare. Studimi i rasteve prak-tike të procedurave të falimentit të hasura në Shqipëri (institut pak i studiuar në Shqipëri). 4. Të drejtën civile dhe Proçedurën civile të thelluar, si degët kryesore të së drejtës pri-vate. Gërshetimi i dijeve teorike w w w . u m s h . e d u . a l

Të diplomuarit në këtë program studimi do të jenë ata profesionistë, të cilët tregu i punës do t’i përthithë gjithnjë e më shumë, do të jenë nga më të përgatiturit, pasi ky program është i ndërthurur edhe me pjesën praktike. Masteri i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare” është konsultuar dhe përgatitur me pjesëmarrjen e juristëve ekspertë më të mirë të institucioneve të administratës publike, sistemit gjyqësor dhe juristëve-praktikantë (avokatë) më në zë në vend. Gjithashtu ai është ndërtuar edhe në bazë kërkesave dhe tendencave të tregut të punës. Përfundimi me sukses i këtij programi studimi u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të Doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale ose akademike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALE Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka bërë një studim nëpërmjet analizës të tregut dhe ka arritur në përfundimin se Masteri i Shkencave E Drejtë Civile dhe Tregtare është një program i kërkuar veçanërisht nga juristë, të cilët duan të përfitojnë studime të thelluara në fushën e të drejtës civile dhe tregtare, me qëllim punësimin

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMIT Viti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Antropologji Socio Juridike dhe Globalizëm 6

2 E drejtë private Europiane 8

3 Organizim gjyqësor 8

4 E drejta kontraktore 8

5 E drejtë tregtare e thelluar 8

6 Metodat e kërkimit shkencor 6

7 E drejta e falimentit 8

8 Lëndë me zgjedhje: 1. E drejta penale tregtare 2. Zgjidhje alternativave e mosmarrëveshjeve

8

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 E drejta civile e krahasuar 7

2 Proçedurë civile e BE-së 8

3 E drejtë tregtare ndërkombëtare 7

4 E drejtë tregtare e BE-së 8

5 Internship 12

6 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 kredite (ECTS)/60 kredite (ECTS)

me praktikën gjyqësore sillet në auditor nëpërmjet pedagogëve tanë juristë-praktikantë.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masterin e Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare” në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të kenë mundësinë për të kryer pratikën pranë: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, institucioneve publike dhe jo-publike, ose pranë organeve të ndërmjetësimit dhe përmbarimit, zyrave të avokatisë dhe noterisë, personave juridik dhe shoqërive tregtare private, sistemit bankar etj. Kjo mundësi për studentët vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme, si dhe me shoqëritë tregtare, zyrat e avokatisë etj. Njohuritë praktike që studentët do të marrin pranë këtyre institucioneve do të jetë gjithashtu edhe puna kryesore e çdo studenti për kryerjen e temës së diplomës si dhe një mundësi punësimi në të ardhmen pas diplomimit.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Diplomë e ciklit të dytë të studimeve Master i Shken-cave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

pranë institucioneve publike dhe jo-publike, ose pranë organeve të administratës gjyqësore, në fushën e ndërmjetësimit dhe përmbarimit, zyrave të avokatisë dhe noterisë, personave juridik dhe shoqërive tregtare private, sistemit bankar,etj. Në përfundim të këtij programi, në bazë të njohurive të thelluara të përfituara nga studentët, ata kanë treguar se janë të gatshëm të pozicionohen sa më saktë në karrierën e tyre profesionale, të vijojnë studimet e mëtejshme në Shkollën e Magjistraturës, apo Shkollën Kombëtare të Avokatisë, si edhe të ndjekin më tej studimet e avancuara të Doktoraturës. Gjithashtu kanë treguar, që janë bërë pjesë e projekteve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit si dhe janë të aftë në drejtimin e organizatave joqeveritare.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë çdo semester, të dy viteve të studimit të programit të Masterit të Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, studentët do të marrin leksione edhe nga profesionistët më të mirë të fushës, juristë praktikantë, avokatë të njohur, drejtues apo anëtarë të institucioneve të Vetting-ut, gjykatës, profesorë të huaj të ftuar nga UMSH. Këto leksione të hapura, u krijojnë mundësi studentëve të përfitojnë nga përvojat unike të çdo lektori si dhe njohuri praktike të profesionit të tyre.

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof. Asoc. Dr. Kosta Gazeli • Prof. Asoc Dr. Përparim Kabo• Prof. Asoc. Dr. Ervin Karamuço

• PhD. Julian Çollaku• PhD. Ardita Buna• PhD. Fiona Tako• PhD. Besmir Premalaj• Dr. Erjola Aliaj• Dr. Besmir Alushi

14 15

Page 9: PROGRAMET MASTER - UMSH

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Program Studimi i Ciklit të Dytë Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”

PROGRAM INOVATIVProgrami i studimit “Master i Shkencave në E Drejtë Publike” ofrohet nga Departamenti i së Drejtës Publike në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ky program është i organizuar në lëndë mësimore, të cilat janë të vlerësuara me kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve të formimit në arsimin e lartë (ECTS). Veprimtaria e tij përputhet tërësisht me planin strategjik afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit të “Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë”, gjithashtu i përgjigjet nevojave të tregut për të patur juristë të aftë dhe të kualifikuar; për të punuar me profesionalizëm, si dhe prioriteteve të Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Misioni i “Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë” është ofrimi i një edukimi cilësor i kombinuar me rezultatet e sukseshme të kërkimeve shkencore. Ky mision synohet të arrihet dhe të perfeksionohet përmes mësimëdhënies, krijmtarisë, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si edhe ndërtimit të partneriteteve me tregun e punës. Programi i studimit “Master i Shkencave në E Drejtë Publike” ka si objekt studimin dhe trajtimin e thelluar

dhe të avancuar të çështjeve më kryesore të së drejtës publike, duke sjellë një trajtim shkencor dhe bashkëkohor, jo vetëm të çështjeve klasike të së drejtës publike, vecanërisht në fushën e të drejtës kushtetuese dhe asaj administrative, por dhe i trajton ato në një këndvështrim modern, në përputhje me ndryshimet dhe risitë në Shqipëri.Ky program studimi plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar, me qëllim aftësimin e studentit për një kërkim të pavarur shkencor, në fushën e studimeve të së drejtës publike, synon t’u japë studentëve një trajtim sa më koherent të së drejtës publike.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PUBLIKE”:1. Të promovojë studimin dhe kërkimin shkencor, jo vetëm në çështje klasike të së drejtës publike, veçanërisht në fushën e të drejtës kushtetuese, adminis-trative, ndërkombëtare dhe euro-piane, por dhe t’i trajtojë ato në një këndvështrim krahasimor e të thelluar, në përputhje me risitë në vendin tonë dhe zhvillimet aktuale globale.2. Të formojë specialistë në fushat e së drejtës kushtetuese, administrative, penale, ndërkom-bëtare dhe europiane.3. Të formojë studentë të kuali-fikuar dhe të aftë profesionalisht, në mënyrë që të kenë mundësi punësimi në profesione të

ndryshme që ofron tregu i punës p.sh.: jurist në administratë publike, asistent avokat, jurist në sistemin bankar, apo jurist në shoqëritë tregtare, staf akademik, si edhe të vijojnë studimet e mëtejshme në Shkollën e Magjis-traturës, apo Shkollën Kombëtare të Avokatisë.4. T’u ofrojë studentëve për-vetësimin e kulturës ligjore bazë, kombëtare, ndërkombëtare dhe europiane, si dhe pajisjen me instrumentet themelore të nevo-jshme, për të përditësuar aftësitë e tyre. Kjo do të përmbushet përmes thellimit të njohurive, përfshirë ato historike, të cilat lejojnë vlerësimin e instituteve të së drejtës publike, duke mbajtur parasysh evoluimin e tyre.5. Zhvillimi civil dhe kulturor, sensi i lartë i etikës, respektimi i ligjit dhe lufta kundër shkeljeve ligjore, janë objektivat primare formuese, pa lënë pas lirinë e sjelljes dhe të mendimit, zhvillimin e konkurencës, etj.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PUBLIKE” KONSISTOJNË NË:1. Ndryshimet më të fundit të legjislacionit të brendshëm dhe të atij ndërkombëtar në fusha të tilla si: E Drejta Kushtetuese, E Drejta Administrative, e Drejta Penale, E Drejta Ndërkombëtare Publike etj. 2. Reformimi i sistemit gjyqësor në kuadër të Vetting-ut; baza ligjore e funksionimit të organeve të reja të ngritura në kuadër të realizimit të reformës në drejtësi w w w . u m s h . e d u . a l

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Diplomë e ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”

Të diplomuarit në këtë program studimi, do të jenë ata profesionistë, të cilët tregu i punës do t’i përthithë gjithnjë e më shumë, do të jenë nga më të përgatiturit, pasi ky program është i ndërthurur edhe me pjesën praktike. Masteri i Shkencave në “E Drejtë Publike” është konsultuar dhe përgatitur me pjesëmarrjen e juristëve ekspertë më të mirë të institucioneve të administratës publike, sistemit gjyqësor dhe juristëve-praktikantë (avokatë) më në zë në vend. Gjithashtu ai është ndërtuar edhe në bazë kërkesave dhe tendencave të tregut të punës. Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të Doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale ose akademike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALE Objektivi i programit të studimit “Master i Shkencave në E Drejtë Publike”, është të formojë studentë të kualifikuar dhe të aftë profesionalisht, në

si KLP, KLGJ, BKH, SPAK etj.3. E Drejtë Kushtetuese e Thel-luar: Drejtësi Kushtetuese. Ndry-shimet më të fundit kushtetuese në kuadër të reformimit të orga-nizimit gjyqësor dhe paragjyqësor. 4. Risitë që sjell reforma në drejtësi në të drejtën penale. Ndryshimet e fundit në Kodin pe-nal dhe atë të Procedurës penale të Republikës së Shqipërisë.5. Zhvillimet e fundit në të dre-jtën administrative. Gjykata Admi-nistrative dhe Kontrolli Ligjor mbi Administratën.6. Problemet aktuale të së dre-jtës ndërkombëtare publike.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masterin e Shkencave në “E Drejtë Publike” në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të kenë mundësinë për të kryer praktikën pranë: Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve etj. Kjo mundësi për studentët, vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme. Njohuritë praktike që studentët do të marrin pranë këtyre institucioneve, do të jetë gjithashtu edhe puna kryesore e çdo studenti për kryerjen e temës së diplomës si dhe një mundësi punësimi në të ardhmen pas diplomimit.

mënyrë që të kenë mundësi punësimi në profesione të ndryshme, që ofron tregu i punës p.sh. jurist në administratë publike, asistent avokat, jurist në sistemin bankar, apo jurist në shoqëritë tregtare, staf akademik, si edhe të vijojnë studimet e mëtejshme në Shkollën e Magjistraturës, apo Shkollën Kombëtare të Avokatisë. Në përfundim të këtij programi, në bazë të njohurive të thelluara dhe të përfituara nga studentët, ata kanë treguar se janë të gatshëm dhe të aftë të pozicionohen sa më mirë në karrierën e tyre profesionale, si dhe për të vazhduar me tej studimet e avancuara të doktoraturës. Gjithashtu, kanë treguar që janë bërë pjesë e projekteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe të aftë në drejtimin e organizatave joqeveritare.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë çdo semester të dy viteve të studimit të programit të Masterit të Shkencave në “E Drejtë Publike”, studentët do të marrin leksione edhe nga profesionistët më të mirë në fushës, juristë praktikantë, avokatë të njohur, drejtues apo anëtarë të institucioneve të Vetting-ut, gjykatës, profesorë të huaj të ftuar nga UMSH. Këto leksione të hapura u krijojnë mundësi studentëve, të përfitojnë nga përvojat unike të çdo lektori si dhe njohuri praktike të profesionit të tyre.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof. Dr. Ksenofon Krisafi• Prof. Asoc.Dr. Kosta Gazeli• Prof. Asoc.Dr. Përparim Kabo• Prof. Asoc.Dr. Alketa Elezi

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMIT Viti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Antropologji Socio-Juridike & Globalizëm 6

2 E Drejtë Kushtetuese e Thelluar: Drejtësia Kushtetuese 8

3 Aspekte Kushtetuese të së Drejtës së BE-së 8

4 Organizimi Gjyqësor 8

5 E Drejtë Parlamentare 8

6 Metodat e Kërkimit Shkencor 6

7 E Drejtë Ndërkombëtare Humanitare 8

8 Lëndë me zgjedhje 1.E Drejtë Penale Tregtare 2.Të Drejtat e Njeriut Studime të Thelluara

8

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 E Drejtë Penale Ndërkombëtare 7

2 Teknikë Legjislative e Thelluar 8

3 Gjykata Administrative dhe Kontrolli Ligjor mbi Administratën

7

4 Kontratat Administrative dhe Procedimi Përkatës 8

5 Intership (Kualifikim Profesional) 12

6 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 kredite (ECTS)/60 kredite (ECTS)

• Prof. Asoc.Dr. Ervin Karamuço• PhD. Edvana Tiri• PhD. Fiona Tako • PhD. Redion Luli • Dr. Luljeta Kodra• Dr. Indrit Shtupi• Dr. Arben Prifti

16 17

Page 10: PROGRAMET MASTER - UMSH

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Program Studimi i Ciklit të Dytë në Marrëdhënie Ndërkombëtare

PROGRAM INOVATIVProgrami i Masterit Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në UMSH, ofron një thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësive për kërkim të avancuar, të pavarur dhe natyrisht shkencor. Gjithashtu synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike-shkencore, për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë, si dhe krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë nga ana tjetër. Një ndër synimet kryesore, mbi të cilin UMSH ka një përparësi të veçantë, është përgatitja e atyre kandidatëve që, nëpërmjet Masterit Shkencor në fjalë, kanë ambicjen të thellojnë përgatitjen e tyre akademike drejt ciklit doktoral.Programi i Masterit Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare është i organizuar sipër modelit klasik, në të cilin ndërthuren njohuritë teorike dhe qasja praktike, me qëllim për të nxitur tek studenti mendimin kritik dhe aftësitë analitike.Synimi qendror i ndërmarrjes së këtij programi shkencor studimesh, nga ana e UMSH-së, është oferta e një linje studimesh bashkëkohore dhe në vazhdimësi me traditën më të mirë të universiteteve perëndimore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe trajtimit

akademik të çështjeve të lidhura me politikën e jashtme.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE MASTER SHKENCOR NË MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE JANË:1. Pajisja e kandidatëve me një bosht të përditësuar njohurish teorike dhe aftësimi në zbatimin e tyre. 2. Vëzhgimi i dinamikës bashkë-kohore rajonale, kontinentale dhe më gjerë ndërkombëtare, si dhe përvetësimi i mjeteve të duhura analitike për të zotëruar një gjy-kim analitik në lidhje me to. 3. Përgatitja e kandidatëve në fushën e ligjërimit shkencor dhe të hulumtimit vetjak mbi tematikat qendrore të zhvillimeve historike dhe atyre bashkëkohore në lëmin e gjeopolitikës dhe të mar-rëdhënieve ndërkombëtare. 4. Thellimi i njohurive që kandi-datët kanë marrë në ciklet para-prake, duke synuar një pasurim të mëtejshëm të tyre. 5. Formimi i profileve të konsol-iduara profesionale, që nga gaze-taria analizuese deri tek diploma-cia e karrierës, që vërtiten përreth nocioneve dhe përpunimeve te-orike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare politike, juridike dhe ekonomike.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER SHKENCOR NË MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

MBËSHTETEN NË:1. Njohuri doktrinore dhe insti-tucionale mbi zhvillimin e men-dimit politik, teorizimeve kryesore dhe debateve më aktuale mbi rrymat mbizotëruese në shkenca politike dhe marrëdhënie ndër-kombëtare. Në këtë aspekt, një vëmendje e konsiderueshme do t’i jepet subjektit të Shtetit, si aktor qendror pavarësisht se jo më ekskluzive në marrëdhëniet ndërkombëtare. 2. Njohuri të thelluara mbi funk-sionimin e mekanizmave më të rëndësishëm të ekonomisë dhe financave ndërkombëtare, me fokus mbi tregjet ndërkombëtare dhe ndërveprimin e tyre me ak-torët politikë kryesorë në arenën globale. 3. Një bosht të plotë njohurish dhe konceptesh doktrinore, shoqëruar nga casus-et më të rëndësishme, në fushën e së drejtës ndërkombëtare, publike dhe private, si dhe të traktateve ndërkombëtare. Në këtë vazhdë, rëndësi të veçantë merr trajtimi i organizatave ndërkombëtare, si subjekt gjithnjë i pranishëm dhe i rëndësishëm në zhvillimet globale. 4. Ndërthurje të njohurive, që kanë në qendër të tyre çështjet e gjithanshme të integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh funksion-imin e tregut të përbashkët evro-pian, historinë e integrimit evro-pian, në aspektet e rëndësishme juridike dhe politike të lidhura me Ballkanin Perëndimor, si studimin e thelluar të kuadrit ligjor, rreth të cilit është organizuar jeta e

w w w . u m s h . e d u . a l

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master i Shkencave në Marrëdhënie NdërkombëtareTë diplomuarit në këtë program studimi do të jenë ata profesionistë, që vëmendja e sektorëve përkatës do t’i tërheqë në bashkëpunim, siç na tregon dhe një përvojë më shumë se 10-vjeçare që kemi në këtë drejtim. Masteri Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare është ngritur në vijim të studimit të tregut të punës, si dhe konsultimit të vazhdueshëm që kemi me specialistët më të mirë të fushës në vend, partnerë të huaj dhe pjesëtarët e grupit Alumni.Përfundimi me sukses i këtij programi studimi u mundëson studentëve ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale ose akademike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALEPas përfundimit të këtij programi studimi, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme me një nivel të lartë njohurish shkencore-teorike dhe njohurish praktike. Kjo diplomë do të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, organe mediatike, organizata ndërkombëtare,

familjes evropiane të vendeve anëtare.5. Politika e jashtme e Repub-likës së Shqipërisë, që nga orga-nizimi i saj institucional, deri tek ngritja e çështjeve më të rëndë-sishme, të cilat kanë ndjekur ecurinë 100-vjeçare të Shtetit shqiptar në arenën ndërkom-bëtare, me një fokus të veçantë në përparësitë euro-atlantike të tri dekadave të fundit.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masterin Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të kenë mundësinë për të kryer pratikën pranë institucioneve të mëposhtme publike dhe në zyrat përkatëse të marrëdhënieve me jashtë: Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme; Ministrinë e Brendshme; Kuvendin e Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, Bashkia e Tiranës dhe të tjera institucione të pushtetit lokal, si dhe një gamë e gjerë partnerësh të sektorit jo-publik, të cilët kanë vënë në dispozicion të studentëve të UMSH-së zyrat e tyre të marrëdhënieve me jashtë. Kjo mundësi për studentët vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme. Njohuritë praktike që studentët do të marrin pranë këtyre institucioneve, do të jetë gjithashtu edhe puna kryesore e çdo studenti për kryerjen e temës së diplomës, si dhe një mundësi punësimi në të ardhmen pas diplomimit.

kompani, OJF, korporata të ndryshme, etj., si specialiste të fushës përkatëse të studimit. Pasi të jenë diplomuar në këtë program, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme si profesionist dhe pa u kufizuar në profesionet si më poshtë cituar:• Diplomaci Karriere• Administratë Publike / Pushtet

Qendror dhe Lokal• Institute Studimore dhe Think-

Tanks• Media• Shtëpi Botuese• Organizata Ndërkombëtare• Organizata jo-Fitimprurëse• Këshillim Strategjik për

Sipërmarrjet• Këshillim Politik për

Institucione Publike ose Jo• Ekspertizë Gjeopolitike dhe

Gjeostrategjike• Institucione të Sigurimit dhe

Bashkëpunimit• Menaxher Projektesh• etj.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë çdo semester të dy viteve të programit të Masterit Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare, studentët do të marrin leksione nga profesionistët më të mirë, ish-diplomatë karriere dhe përfaqësues institucionalë me përvojë në politikën e jashtme. Këto leksione të hapura u krijojnë mundësi studentëve të përfitojnë nga përvojat unike të çdo lektori, si dhe njohuri praktike të profesionit të tyre.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:

• Akademik i Asociuar Prof. Dr. Adrian Civici

• Prof. Dr. Ksenofon Krisafi • Prof. Dr. Paskal Milo

• Prof. Asoc. Nevila Rama • Dr. Edon Qesari • Dr. Indrit Shtupi • Dr. Holta Heba • Dr. Xhuljeta Krasta • Dr. Morena Çitozi • Dr. Arjeta Veshi• Dr. Ilir Aliaj

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMITViti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 8

2 Marrëdhëniet Ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë 7

3 E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe Sfidat Bashkëkohore

7

4 OKB dhe Rendi i Ri Botëror 8

5 Krizat Ndërkombëtare dhe Zgjidhja Paqesore e Tyre 8

6 Teori Politike të Shtetit 7

7 Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare dhe Krizat Bashkëkohore

7

8 Politika Ekonomike ë Krahasuara 8

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare 6

2 Teoritë e Integrimit Rajonal dhe Global2.1 Doktrinat Themelore të Rendit Botëror2.2 Teoritë e Integrimit Europian

12

3 Negociatat, Arbitrazhi dhe Gjykata Ndërkombëtare 6

4 Teori dhe Praktikë Diplomatike 6

5 Praktika 12

6 Teza/Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 Kredite (ECTS)

18 19

Page 11: PROGRAMET MASTER - UMSH

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike

PROGRAM INOVATIVProgrami i Masterit të Shkencave në Psikologji me dy profile Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare në UMSH, ofron thellimin dhe specializimin e njohurive teorike të përftuara gjatë ciklit të parë, si edhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Programi i Masterit të Shkencave në Psikologji ka në fokusin e përgjithshëm të tij aftësimin në profesion dhe në kërkim shkencor të studentit. Rëndësia e këtij programi qëndron në faktin e ndërthurjes së njohurive teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik, analitik dhe krijues. Gjithashtu, të plotësojë studentët me njohuri më të thelluara dhe të formimit shkencor nga ato që janë përftuar në nivelin bachelor dhe t`i specializojë më tej studentët me njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike në fushën e Psikologjisë Organizative dhe Psikologjisë Komunitare. Ky program ofron përvetësimin e dijeve sa më koherente jo vetëm në psikologji dhe metodat e kërkimit, por edhe për çështje dhe problematika të tjera shoqërore, ekonomike, politike, të studiuara këto nga këndvështrimi i psikologut. Më konkretisht, specializimi në Programin Master i Shkencave në Psikologji me dy profile në Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare konsiston në përvetësimin e kulturës së këshillimit psikologjik me orientim organizativ dhe komunitar; thellimin e njohurive në aspektin diagnostikues; thellimin e njohurive

në aspektin vlerësues; thellimin e njohurive në aspektin këshillues; thellimin e njohurive trajtuese dhe riintegrurese në shoqëri; zhvillimin e kapaciteve empatizuese me nevojat individuale; respektimin e etikës profesionale si edhe respektimin e të drejtave të njeriut.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE MASTER I SHKENCAVE NË PSIKOLOGJI ME DY PROFILE PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE DHE KOMUNITARE JANË:1. Pajisjen e studentëve me një formim sa më bashkëkohor në Psikologji si edhe formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e Psikologjisë Organizative dhe Komunitare. 2. Përvetësimin nga studentët të kulturës së këshillimit psikologjik me orientim organizativ dhe komunitar si dhe përvetësimin e instrumentave themelorë të nevojshme për të për-ditësuar aftësitë e tyre. 3. Zhvillimin e kapaciteve klinike, të këshillimit, të empatizimit me nevojat e individit dhe etikës profe-sionale.4. Promovimin e zhvillimit të lirë të studimit, procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor.5. Thellimin e njohurive të çdo stu-denti, zhvillimin e aftësive për men-dim të thelluar analitik-kritik, si edhe zhvillimin e aftësive personale dhe profesionale në fushën e psikolog-jisë organizative dhe komunitare.6. Zhvillimin e aftësive praktike me qëllim trajtimin me efikasitet të çështjeve që lidhen me deviancat sociale, problematikat e integrimit në komunitet të diferencave etnike dhe kulturore si dhe zhvillimin e balancuar të shtresave sociale, grupeve të diskriminuara dhe atyre vulnerabël.7. Promovimin e kapaciteteve

hulumtuese si edhe përgatitjen e specialistëve të aftë në fushën e psikologjisë organizative dhe ko-munitare.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER I SHKENCAVE NË PSIKOLOGJI ME DY PROFILE: PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE DHE KOMUNITARE, KONSISTOJNË NË:1. Plotësimin e nevojave për infor-macion jo vetëm në fushat specifike të psikologjisë organizative dhe komunitare por edhe të fushave të antropologjisë së tregut, të drejtave të njeriut, promovimit individual dhe bashkëveprimit global si dhe të as-pekteve që lidhen me dixhitalizimit e jetës së individit të sotëm.2. Zhvillimin e aftësive të nevo-jshme profesionale të psikologut organizativ që janë përftuar gjatë këtij programi studimi, që i refero-hen personave në vështirësi, ku tra-jtohen ҫështje të lidhura me stresin në ambjentin e punës, Burnout-in, presionin psikologjik në ambjentet e punës, mangësitë në orientim ose dështimet në përshtatjen me grupin social apo kulturor të cilit i përket. 3. Zotërimin e njohurive për tes-timin dhe vlerësimin e zbatuar në fushën e psikologjisë organizative; përzgjedhjes dhe përdorimit të instrumenteve të përshtatshëm të testimit dhe vlerësimit; analizës dhe përdorimit të të dhënave për testim dhe vlerësim.4. Përfshirjen e të diplomuarve edhe në komunitetin më të gjerë duke promovuar marrëdhëniet harmonike ndërmjet kulturave të ndryshme. Në këtë aspekt përdoren kryesisht mjetet e psikologjisë sociale dhe psikologjisë së komuni-kimit, si edhe zbatimi i vlerësimeve të veçanta, parandalimi, komunikimi dhe ndërhyrja.5. Rritjen e kompetencave psikoso-ciale në fushën e psikologjisë

komunitare, përfshirë parandalimin e problematikave shoqërore, pro-movimin e ndryshimit në shoqëri, së bashku me optimizimin e mirëqënies së individit në komunitet në linjë me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.6. Përvetësimin e aftësive teorike dhe metodologjike të psikologjisë së komunitetit, me referencë të veçantë për analizën e marrëdhënieve midis grupeve dhe dinamikën psikosociale në jetën e komunitetit. Roli i psikolo-gut në kontekstin e jetës shoqërore, instrumentave në dispozicion të tij dhe strategjive të ndryshme të ndërhyrjes.7. Njohuri dhe aftësi praktike lidhur me parandalimin e fenomeneve të varësisë nga droga, bullizmit dhe dhunës me qëllim favorizimin e bashkëjetesës civile, përmirësimit të kushteve të jetës dhe mirëqënies kolektive.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masterin e Shkencave në Psikologji me dy profile Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë do të kenë mundësinë për të kryer pratikën pranë:Institucioneve publike, Bizneseve private, Qendrave komunitare, Qendrave shëndetësore, Spitaleve, Klinikave të shëndetit mendor, Shkollave apo Institucioneve të arsimit (parashkollor, 9 vjeçar dhe të mesëm), Insitucioneve të vuajtjes së dënimit etj. Kjo mundësi për studentët vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme. Departamenti Psikologji - Sociologji ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet publike, organizatat jo fitimprurëse dhe me tregun e biznesit, të cilët janë më të interesuar për studentët me formim Master i Shkencave në Psikologji me dy profile: Psikologji Organizative w w w . u m s h . e d u . a l

dhe Psikologji Komunitare. Në këtë kuadër bashkëpunohet gjerësisht me përfaqësues të institucioneve kryesisht në funksion të realizimit të detyrave që i ngarkohen studentit në kuadër të praktikës profesionale. Studentët të programit të studimit Master i Shkencave në Psikologji me profil në Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare zhvillojnë praktikat e tyre profesionale në disa institucione shtetërore dhe private. Në të gjitha këto institucione dhe organizata studentët janë të atashuar për të marrë eksperiencat më të mira të punës si edhe për të vënë në praktikë njohuritë e tyre të përvetësuara gjatë studimeve universitare.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master i Shkencave në Psikolog-ji me profil në Psikologji Organi-zative dhe Psikologji KomunitareProgrami i studimit Master i Shkencave në Psikologji është konceptuar dhe realizuar i tillë, që kombinon funksionalisht mësimnxënien me kërkimin shkencor duke nxitur në mënyrë të veçantë përdorimin e metodave sasiore dhe cilësore të studimit në terren. Gjithashtu, ky program studimi është ndërtuar edhe në bazë kërkesave dhe tendencave të tregut të punës. Ky program ka përgatitur në nivel të lartë studentë që prej vitesh kontribuojnë në institucionet shtetërore dhe atyre të shoqërisë civile. Duke qenë se ka një përputhueshmëri mes programit, nevojave dhe interesave që shpreh tregu për rekrutimet e reja, studentët të cilët përfundojnë këtë program studimi do të jenë ata profesionistë të cilët do të jenë të mirëpritur në tregun e punës. Në përfundim të këtij programi studimi, të diplomuarit mund të ndjekin ciklin e tretë të studimeve, atë të doktoraturës duke synuar ndjekjen e karrierës akademike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALE Duke qenë se programi i studimit Master i Shkencave në Psikologji është konceptuar dhe realizuar i tillë, që kombinon formimin shkencor dhe standardet akademike me nevojat dhe aftësitë aplikative, në përfundim të këtij programi studimi, studenti ka përftuar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert. Aftësitë për këshillimin psikologjik me orientim organizativ dhe komunitar, si edhe me njohuri sidomos në aspektin diagnostikues, vlerësues, këshillimor dhe trajtues, të cilat karakterizojnë

aspektet profesionale dhe aplikative të specializimit në Psikologji. Kjo diplomë do të përgatisë specialistë të aftë dhe kompetentë që janë mirëpritur dhe konsideruar në tregun e punës brenda vendit dhe në rajon. Do të mundësojë punësimin në institucione të ndryshme si Institucione publike, Biznese private, Qëndra komunitare, Qëndra shëndetësore, Shkolla, Spitale, Klinika të shëndetit mendor, Insitucione të vuajtjes së dënimit etj. Pasi të jetë diplomuar në këtë program, studenti aftësohet për zhvillimin e një karrierë të suksesshme në fushën e këshillimit psikologjik me orientim organizativ dhe komunitar. Në varësi të trajnimeve, eksperiencave, preferencave vetjake, psikologët komunitarë mund të punojnë si këshillues, vlerësues dhe kërkues shkencorë në organizata të ndryshme, universitete etj, me qëllim promovimin e mirëqënies së shëndetit mendor në komunitet. Nga ana tjetër, psikologët organizativë mund të punojnë në organizata/kompani të ndryshme ku do të trajtojnë çështje të lidhura me stresin në ambjentin e punës, Burnout-in, presionin psikologjik, çështje të rekrutimit të stafit, vlerësime të performancës, nxitjen e motivimit dhe sistemit të shpërblimit, si edhe rritjen e cilësisë së jetesës në ambjentet e punës.

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORGjatë dy viteve akademike të programit të Masterit të Shkencave në Psikologji me dy profile në Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare, studentët marrin leksione të hapura edhe nga ekspertët psikologë më të mirë në treg, si profesionistë në fushën klinike, ligjore, të këshillimit, psikoanalizës, terapisë sistemike, etj. Auditore të hapura janë organizuar me lektrime nga personalitete që kanë ndihmuar në formimin e përgjithshëm të studentëve. Nëpërmjet leksioneve të hapura, studentët kanë përftuar njohuri praktike në fushat përkatëse.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof. Asoc. Dr. Përparim Kabo• Dr. Klodiana Rafti• PhD. Manjola Çollaku• PhD. Mimoza Ahmeti• PhD. Ilda Kashami• Dr. Fleura Shkëmbi• Dr. Arjan Curi• PhD. Inis Shkreli

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMITMaster i Shkencave me Profil: Psikologji OrganizativeViti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Psikologji klinike e avancuar 8

2 Terapia sistemike 7

3 Metodat e avancuara të kërkimit shkencor 8

4 Zhvillimi me mikrokreditë/Interkultura 7

5 Psikologji ndërpersonale 8

6 Antropologji e tregut 8

7 Dinamika e grupit social dhe menaxhimi i diferencave brenda tij

7

8 Burime njerëzore dhe këshillim karriere 7

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 Etikë këshillimi 5

2 Testimi dhe vlerësimi në organizata 7

3 Marketingu social në tregun e lirë 6

4 Oratori dhe marrëdhënie me publikun 6

5 Kultura pop, komunikimi dixhital dhe globalizmi 6

6 Praktikë 12

7 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 Kredite (ECTS)

Master i Shkencave me Profil: Psikologji KomunitareViti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Psikologji klinike e avancuar 8

2 Terapia sistemike 7

3 Metodat e avancuara të kërkimit shkencor 8

4 Zhvillimi me mikrokreditë/Interkultura 7

5 Psikologji ndërpersonale 8

6 Psikopatologjia e zhvillimit 8

7 Psikologjia komunitare dhe planifikimi i ndërhyrjes 7

8 Psikologji klinike e deviancave 7

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 Etikë këshillimi 5

2 Psikologji e shëndetit 7

3 Etniciteti dhe psikologji e integrimit 6

4 Parandalimi i rreziqeve dhe promovimi i mirëqënies tek të rinjtë në shkolla

6

5 Shteti ligjor, rendi publik dhe të drejtat e njeriut 6

6 Praktikë 12

7 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 Kredite (ECTS)

Program Studimi i Ciklit të Dytë në Psikologji me dy Profile:Psikologji Organizative dhe Psikologji Komunitare

20 21

Page 12: PROGRAMET MASTER - UMSH

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike

Program Studimi i Ciklit të Dytë në: Master Profesional në Shkenca Politike dhe

Administrative me profile: Administratë Publike, Politika Sociale dhe Qeverisje Vendore.

PROGRAM INOVATIVProgrami Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Publike, Qeverisje Vendore, Politikat Sociale ka si objekt studimi politikën sociale në të gjitha dimensionet e saj dhe administratën publike në nivel qëndror dhe atë lokal. Programi ka si qëllim formimin e ekspertëve dhe specialistëve që planifikojnë dhe implementojnë politikat në një karakter ndër-shkencor në fushën e politikave sociale dhe eksperteve dhe specialisteve në fushën e administratës publike dhe qeverisjes vendore të ndarë në 2 disiplina kryesore: a) drejtësia dhe kryesisht e drejta administrative dhe ajo kushtetuese dhe b) shkenca administrative. Për këtë arsye ky Program Master i është përmbajtur një logjike multi-disiplinore duke respektuar në këtë mënyrë natyrën e shkencave sociale dhe administrative në përgjithësi, por pa neglizhuar karakteristikat e veçanta të secilës fushë. Objektivi kryesor i këtij programi është të pajisë studentët me njohuri shkencore të thelluara mbi: Politikën sociale si nocion teorik; Politikën sociale të zbatuar; Institucionet e politikës sociale; Politikën sociale të Shqipërisë të krahasuar me eksperiencat ndërkombëtare; Decentralizimin dhe qeverisjen vendore;

Institucionet kushtetuese etj.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE ME PROFILE: ADMINISTRATË PUBLIKE, QEVERISJE VENDORE, POLITIKAT SOCIALE JANË:1. Pajisja e gjeneratave të reja të aspirantëve me dije të nivelit të lartë, me aftësi për t’u përshtatur në tregun e punës. 2. Qëllimi dhe misioni i programit të studimit Master Profesional në Shkenca Politike dhe Admin-istrative me profile: Administratë Publike, Qeverisje Vendore, Poli-tikat Sociale është të përgatisë politologë, administratorë dhe funksionarë publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës politike si edhe në modernizmin dhe performancën e adminstratës publike në Shqipëri, si dhe për-gatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, stud-juesëve të shkencave politike dhe administratës publike.3. Formimi i ekspertëve dhe specialistëve për Administratën publike shqiptare në nivel qën-dror e lokal. Studentët të njihen me Shkencën administrative; të drejtën administrative dhe kushtetuese; sistemet adminis-trative të vendeve të zhvilluara; administratën e BE etj.4. T’ju japë studentëve formimin e thelluar për të zhvilluar aftësitë praktike dhe analitike në lidhje me politikën sociale si nocion

teorik; politikën sociale të zbatuar; institucionet e politikës sociale; politikën sociale të Shqipërisë të krahasuar me eksperiencat ndër-kombëtare; decentralizimin dhe qeverisjen vendore; Institucionet kushtetuese etj.5. Të rrisë njohuritë e çdo studen-ti, aftësitë personale dhe profe-sionale si dhe të rrisë vetëbesimin e tij dhe rrjedhimisht punësimin duke synuar rritje në karrierën profesionale.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER PROFESIONAL NË SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE ME PROFILE: ADMINISTRATË PUBLIKE, QEVERISJE VENDORE, POLITIKAT SOCIALE, KONSISTOJNË NË:Programi i studimit Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Publike, Qeverisje Vendore dhe Politikat Sociale i pajisë studentët të cilët zotërojnë diplomën bachelor dhe ndjekin këtë cikël studimesh me njohuri të thelluara teorike dhe i ndihmon ata në kërkimin shkencor. Gjatë ciklit të studimeve studentët angazhohen në kërkime shkencore, udhëhiqen në përdorimin e bibliotekës, u jepen refernca në përgatitjen e temës së diplomës. Objektivi i këtij programi të studimit Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Publike, Qeverisje Vendore dhe Politikat Sociale është ti pajisë studentët me njohuri të thelluara teoriko-

aplikative dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës nëpërmjet disiplinave si:• Njohuri të thelluara për

Studimin e Grupeve dhe Institucioneve të Shoqërisë.

• Njohuri të thelluara mbi Krahasimin e Sistemeve Politike.

• Studime të thelluara mbi Politikat Sociale.

• Programimi dhe Buxhetimi i Politikave Sociale në Shqipëri.

• Studime të thelluara mbi Shkencën dhe të Drejtën Administrative.

• Organizimi dhe Funksionimi i Administratës Publike në Shoqëri.

• Decentralizimi, Qeverisja Dhe Administrata Vendore.

• Globalizimi, Lëvizjet Sociale dhe Politikat Sociale.

• Studime të thelluara mbi Politikat Sociale.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masterin Shkencor në Shkenca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Publike, Qeverisje Vendore dhe Politikat Sociale në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë do të kenë mundësinë për të kryer pratikën pranë institucioneve publike si : në institucionet qëndrore, Ministritë e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Shqipërisë; në institucionet lokale si: Bashkia e Tiranës si edhe të gjitha bashkitë në Republikën e Shqipërisë, por edhe në institucionet e pavarura, Banka e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Instituti i Statistikave w w w . u m s h . e d u . a l

të Shqipërisë. Gjithashtu edhe në institucione të kujdesit social. Kjo mundësi për studentët vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve institucionale që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master Profesional në Shken-ca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Pub-like, Qeverisje Vendore dhe Politikat SocialeKy program është hartuar duke u mbështetur në eksperiencat më të mira të univeriteteve europiane si edhe të atyre me të cilat Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka marrëveshje bashkëpunimi. Në të njëjtën kohë ky program masteri është konsultuar dhe përgatitur me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe specialistëve më të mirë të fushave përkatëse. Të diplomuarit në këtë program studimi do të jenë ata profesionistë ku tregu i punës do ti përthithë gjithnjë e më shumë, do të jenë nga më të përgatiturit, pasi ky program është i ndërthurur edhe me pjesën praktike. Kërkesat, tendencat dhe nevojat e tregut të tregut të punës janë marrë parasysh për ndërtimin e programit në mënyrë që të diplomuarit të jenë sa më të aftë dhe konkurues. Ky aspekt është i dukshëm në përmbajtjen e programit dhe të syllabuseve të lëndëve specifike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALE Punësimi është një nga objektivat kryesore të studimeve në Universitetin Medhetar të Shqipërisë dhe për këtë ajo aktivizon të gjitha strukturat në ndihmë të studentëve. Shumë nga të diplomuarit tanë janë punësuar në institucione publike të rëndësishme në vend, në shoqëri të mëdha të sektorit privat dhe në mjaft raste kryejnë funksione drejtuese. UMSH zhvillon aktivitete me institucione shtetërore, kompani private dhe zyrat e punës që synojnë nxitjen e punësimit të studentëve. Ato janë një pikë kontakti për punësimin, praktikat profesionale dhe internshipet e studentëve. Në këtë kuadër, në realizimin me sukses të programit të studimit

Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Publike, Qeverisje Vendore dhe Politika Sociale institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione qeveritare, arsimore dhe organizata profesionale të cilat bejnë të mundur zhvillimin e praktikave mësimore ku ata vënë në praktikë të gjitha njohuritë teorike të fituarë gjatë ciklit të studimit. Këto marrëveshje bashkëpunimi shërbejnë në mjaft raste dhe si mundësi potenciale punësimi në të ardhmen. Pasi të jenë diplomuar në këtë program, në sajë të njohurive të marra, studentët aftësohen për zhvillimin e një karriere të suksesshme si profesionist dhe pa u kufizuar në profesionet si:• Në Administratën Publike• Në Administratën e

Institucioneve Private• Në Organizata Ndërkombëtare• Në Organizata Rezidente në

Shqipëri• Në Organizata të Shoqërisë

Civile

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORGjatë semestrit të parë të programit Masterit Profesional Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me profile: Administratë Publike, Politika Sociale dhe Qeverisje Vendore, studentët do të marrin leksione edhe nga profesionistët më të mirë në tregun privat (administrator të spikatur të kompanive private), drejtues të institucioneve qëndrore dhe lokale, të institucioneve të pavarura etj. Këto leksione të hapura, realizohen në saj të bashkëpunime institucionale që Universiteti Mesdhetar ka me institucionet në fjalë, u krijojnë mundësi studentëve të përfitojnë nga përvojat unike të çdo lektori si dhe njohuri praktike të profesionit të tyre.

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Prof.Asoc. Dr. Nexhmi Dumani• Dr. Skënder Demaliaj• Dr. Emilio Çika• Dr. Holta Heba• PhD (c) Kriton Kuçi• MSc Gertjan Veshaj

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMIT /VITIT MËSIMORMaster Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me Profil: Politika Sociale / Viti akademik

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 8

2Njohuri të thelluara për Studimin e Grupeve dhe Institucioneve të Shoqërisë

7

3 Njohuri të thelluara mbi Krahasimin e Sistemeve Politike 7

4 Globalizimi, Lëvizjet Sociale dhe Politikat Sociale 7

5 Studime të thelluara mbi Politikat Sociale 6

6 Shteti i Mirëqënies-Analizë Krahasuese 6

7Programimi dhe Buxhetimi i Politikave Sociale në Shqipëri

6

8 Praktikë 5

9 Provimi Formimi 8

Totali i planit mësimor: 60 Kredite (ECTS)

Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative me Profil: Administratë Publike / Viti akademik

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 8

2 Njohuri të thelluara për Studimin e Grupeve dhe Institucioneve të Shoqërisë

7

3 Njohuri të thelluara mbi Krahasimin e Sistemeve Politike 7

4 Globalizimi, Lëvizjet Sociale dhe Politikat Sociale 7

5 Studime të thelluara mbi Shkencën dhe të Drejtën Administrative

6

6 Organizimi dhe Funksionimi i Administratës Publike në Shoqëri

6

7 Decentralizimi, Qeverisja Dhe Administrata Vendore 6

8 Praktika 5

9 Provimi Formimi 8

Totali i planit mësimor: 60 Kredite (ECTS)

Master profesional në shkenca politike dhe administrative me profil: Qeverisje Vendore / Viti akademik

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 8

2 Njohuri të Thelluara për Studimin e Grupeve dhe Institucioneve të Shoqërisë

7

3 Njohuri të Thelluara mbi Krahasimin e Sistemeve Politike 7

4 Globalizimi, Lëvizjet Sociale dhe Politikat Sociale 7

5 Studime të Thelluara mbi Shkencën dhe të Drejtën Administrative

6

6 Organizimi dhe Funksionimi i Administratës Publike në Shoqëri

6

7 Decentralizimi, Qeverisja dhe Administrata Vendore 6

8 Praktikë 5

9 Provim Formimi 8

Totali i planit mësimor: 60 Kredite (ECTS)

22 23

Page 13: PROGRAMET MASTER - UMSH

Program Studimi i Ciklit të Dytë në: Shkenca Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit

PROGRAM INOVATIVMaster i Shkencave në Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit ka si objekt studimi fenomenin politik në të gjitha stadet dhe në të gjitha format që ai shfaqet. Shkenca politike është një pjesë e rëndësishme e shkencave sociale, shkenca kryesore siç e ka karakterizuar Aristoteli. Si rrjedhojë marrëdhënia e saj me fushat e tjera të shkencave sociale por edhe të atyre të planifikimit zhvillimor socio-ekonomik është shumë e afërt. Studimi i politikës si shkencë por edhe si art, studimi i teorive politike dhe sociale, studimi i komunikimit politik, studimi i rrymave të ndryshme të mendimit politik dhe historisë së mendimit, studimi i lëvizjeve sociale dhe rëndësisë që ato kanë patur për historinë politike dhe zhvillimin e formave të ndryshme të shtetit, politikat ekonomike të Shqipërisë si edhe ato evropiane janë disa nga kornizat nëpërmjet të cilave do të studiohet fenomeni politik gjatë semestrave të këtij program master. Zhvillimi ekonomik është një element thelbësor në botën e globalizuar. Për këtë arsye lind nevoja e krijimit të strategjive për një zhvillim të qëndrueshëm dhe multidimensional, të përputhur

me kushtet dhe nevojat e çdo vendi. Kjo është dhe arsyeja se pse ky program studimi është hartuar në përputhje me zhvillimin politik dhe socio-ekonomik aktual dhe nevojat e mëtejshme të Shqipërisë, në mënyrë të tillë që të aftësoj studentët me aparatin teorik dhe praktik për prespektivën e tyre drejt tregut të punës.

OBJEKTIVAT KRYESORE FORMUESE TË PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE MASTER SHKENCOR NË SHKENCA POLITIKE DHE STRATEGJITË EKONOMIKE TË ZHVILLIMIT JANË:1. Qëllimi dhe misioni i programit është të përgatisë, studentë në nivel specialistësh, ekspertë në fushën e studimeve politike dhe politikave zhvillimore, dhe atyre ekonomike të cilët tashmë janë të mirëpritur dhe vlerësuar në tregun e punës brënda dhe jashtë vendit.2. Të përgatisë politologë, ad-ministratorë dhe funksionarë publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës politike si edhe në modernizmin dhe perfor-mancën e administratës publike në Shqipëri si edhe në përgatitjen e ekspertëve në sektorin privat.3. Objekti i pogramit është rritja e nivelit të kërkimit shkencor. Të diplomuarit në bazë të aftësive të përfituara gjatë viteve të studimit janë orientuar në mënyrë të saktë në tregun e punës. Kurikulat janë pjesë kryesore e njësive dre-jtuese në këtë institucion, duke e bërë programin bashkëkohor,

ambicioz dhe në ripërtëritje të vashdueshme. Angazhimi i një stafi me përvojë dhe me grada shkencore bën të mundur real-izimin konkret të percjelljes së dijeve teorike dhe praktike tek studentët.

NJOHURITË KRYESORE TË PROGRAMIT MASTER SHKENCOR NË SHKENCA POLITIKE DHE STRATEGJITË EKONOMIKE TË ZHVILLIMIT KONSISTOJNË NË:Programi Master i Shkencave në Shkenca Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit ka si objekt studimin dhe kërkimin shkencor duke prekur të gjitha fushat e politikës dhe ato të zhvillimit ekonomik, si dhe t’i trajtojë ato në një këndvështrim modern, në përputhje me risitë në vendin tonë dhe zhvillimet aktuale globale. Programi i studimit Master i Shkencave në Shkenca Politike, i pajisë studentët me një trajtim sa më koherent të studimeve politike, nëpërmjet disiplinave si:• Njohuri të thelluara për

studimin e grupeve dhe institucioneve të shoqërisë.

• Njohuri të thelluara mbi krahasimin e sistemeve politike.

• Globalizimi, lëvizjet sociale dhe politikat sociale.

• Analizë Politike.• Politikat Ekonomike të

Krahasuara.• Teoritë e Shtetit.• Sistemet Politike dhe Partitë

Politike në Shqipëri. • Komunikimi Politik.• Institucionet dhe Administrata

e BE-së.

PRAKTIKAT PROFESIONALEStudentët që do të ndjekin Masterin Shkencor në Shkenca Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë do të kenë mundësinë për të kryer pratikën pranë institucioneve publike si: në institucionet qëndrore, Ministritë e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Shqipërisë; në institucionet lokale si: Bashkia e Tiranës si edhe të gjitha bashkitë në Republikën e Shqipërisë, por edhe në institucionet e pavarura, Banka e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Instituti i Statistikave të Shqipërisë. Gjithashtu edhe në koorporatat dhe bizneset e ndryshme që operojnë në vendin tonë. Kjo mundësi për studentët vjen falë bashkëpunimit dhe marrëveshjeve institucionale që UMSH ka me këto institucione të rëndësishme. Njohuritë praktike që studentët do të marrin pranë këtyre institucioneve do të jenë gjithashtu edhe puna kryesore e çdo studenti për kryerjen e temës së diplomës si dhe një mundësi punësimi në të ardhmen pas diplomimit.

REZULTATET E DIPLOMIMIT Emërtimi i Diplomës: Master i Shkencave në Shken-ca Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit.

Ky program është hartuar duke u mbështetur në eksperiencat më të mira të univeriteteve europiane si edhe të atyre me të cilat Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka marrëveshje w w w . u m s h . e d u . a l

bashkëpunimi. Në të njëjtën kohë ky program masteri është konsultuar dhe përgatitur me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe specialistëve më të mirë të fushave përkatëse. Të diplomuarit në këtë program studimi do të jenë ata profesionistë ku tregu i punës do t’i përthithë gjithnjë e më shumë, do të jenë nga më të përgatiturit, pasi ky program është i ndërthurur edhe me pjesën praktike. Kërkesat, tendencat dhe nevojat e tregut të tregut të punës janë marrë parasysh për ndërtimin e programit në mënyrë që të diplomuarit të jenë sa më të aftë dhe konkurues. Ky aspekt është i dukshëm në përmbajtjen e programit dhe të syllabuseve të lëndëve specifike. Në të njëjtën kohë, programi është ndërtuar në mënyrë të tillë që studentët në përfundim të studimeve lehtësisht mund të aplikojnë në institucione rajonale dhe më gjerë për studime të mëtejshme ose të përafërta të krahasuara, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale dhe akademike.

MUNDËSITË E PUNËSIMIT DHE KARRIERË PROFESIONALE Programi i studimit Master i Shkencave në Shkenca Politike, në mënyrën e ndërtimit përmban dy komponentë:

Aftësimin teoriko-aplikativ nëpërmjet praktikave në auditor, si dhe Internship-in. Kerkimin shkencor nëpërmjet punës së pavarur të finalizuar me përgatitjen e temës së diplomës. Në përfundim të këtij programi, në bazë të njohurive të thelluara të përfituara nga studentët, ata kanë treguar se janë të gatshëm të pozicionohen sa më saktë në karrierën e tyre profesionale si dhe për të vazhduar me tej studimet e avancuara të doktoraturës. Pasi të jenë diplomuar në këtë program, në sajë të njohurive të marra, studentët aftësohen për zhvillimin e një karriere të suksesshme si profesionist dhe pa u kufizuar në profesionet si :• Në Administratën Publike• Në Administratën e

institucioneve Private• Në Organizata Ndërkombëtare• Në Organizata Rezidente në

Shqipëri• Në Organizata të Shoqërisë

Civile• Këshilltar për Politikat

Zhvillimore dhe ato Ekonomike

LEKSIONET E HAPURA NË AUDITORNë çdo semester të dy viteve të programit të Masterit Shkencor në Shkenca Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit, studentët do të marrin leksione edhe nga profesionistët më të mirë në tregun privat (administrator të spikatur të kompanive private), drejtues

të institucioneve qëndrore dhe lokale, të institucioneve të pavarura etj. Këto leksione të hapura, realizohen në saj të bashkëpunime institucionale që Universiteti Mesdhetar ka me institucionet në fjalë, u krijojnë mundësi studentëve të përfitojnë nga përvojat unike të çdo lektori si dhe njohuri praktike të profesionit të tyre.

PLANI MËSIMOR I DY VITEVE TË STUDIMITVITIT MËSIMORViti i parë

Nr Lëndët ECTS

1 Metodat e Kërkimit Shkencor 8

2 Njohur të Thelluara për Studimin e Grupeve 7

3Njohuri të Thelluara mbi Krahasimin e Sistemeve Politike

7

4 Globalizmi, Lëvizjet Sociale dhe Politikat Sociale 8

5 Analizë Politike 8

6 Politikat Ekonomike të Krahasuara 8

7 Institucionet dhe Administrata e BE-së 7

8 Teoritë e Shtetit 7

Viti i dytë

Nr Lëndët ECTS

1 Sistemet Politike dhe Partitë Politike në Shqipëri 7

2 Politikat Ekonomike të BE-së 8

3 Komunikimi Politik 7

4 Ekonomi Zhvillimi 8

5 Praktika 12

6 Diploma 18

Totali i planit mësimor: 120 Kredite (ECTS)

PEDAGOGËT QË LEKTOJNË NË KËTË PROGRAM STUDIMI JANË:• Akademik i Asociuar Prof. Dr.

Adrian Civici• Prof.Asoc.Dr. Nevila Xhindi• Dr. Skënder Demaliaj• Dr. Emilio Çika• Dr. Holta Heba• Dr. Ilir Aliaj• Dr. Arjeta Veshaj

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike

24 25

Page 14: PROGRAMET MASTER - UMSH

85% e studentëve që kanë përfunduar studimet në Universitetin Mesdhetar janë të punësuar në institucione shtetërore, publike dhe private.

26 27

Page 15: PROGRAMET MASTER - UMSH

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Adresa: Blv. Gjergj Fishta, Nr.52,

Kodi Postar: 1023, Tiranë

Tel: +355 (4) 2421774

Cel: +355 68 50 47301

Email: [email protected]

Rrjetet tona sociale

Fb: Universiteti Mesdhetar i Shqiperise

In: @universitetimesdhetar

PROG

RAM

ET M

ASTE

R