MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE...

13
PROҪES VERBAL I DËGJESËS PUBLIKE MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak Shkodër, u organizua dëgjesa publike lidhur me sistemet e pikëzimit mbi programet sociale të strehimit. Në fjalën e saj hapëse, Kryetarja e Bashkisë, zhvilloi një diskutim të detajuar mbi programet sociale të strehimit, si dhe theksoi vlerën e rëndësishme që kanë konsultimet me publikun, në lidhje me vendimmarrjet që kanë të bëjnë direkt me interesin e tij. Ajo theksoi se janë respektuar të gjitha afatet ligjore për konsultimin e informacionit dhe shpjegoi në mënyrë të detajuar të gjitha hapat e ndërmarra nga Komisioni i Strehimit, duke filluar që nga konstituimi i tij e deri tek përgatitja e këtyre sistemeve të pikëzimit për të cilat u zhvillua dhe kjo dëgjesë publike. Gjithashtu në fjalën e saj, Kryetarja e Bashkisë citoi dhe hapësirën e re që gjendet në faqen web të Bashkisë, në të cilën për efekt transparence, gjendet i publikuar çdo material që paraqitet për konsultim publik. Mbas fjalës hyrëse të Kryetares, vijoi prezantimi i detajuar për secilin program strehimi, nga një prej anëtareve të Komisionit të Strehimit, znj. Vilma Shiroka,e cila u ndal pikë për pikë, duke shpjeguar edhe menyrën e ndarjes së pikëve për kategoritë përfituese si dhe modalitet e mbledhjes së tyre në fund, për progamet e banesave sociale me qira, banesave sociale me qira të ndërtuara pranë ish-konviktit të shkollës pyjore, bonusit të strehimit, banesave me kosto të ulët dhe subvencionimit të interesave të kredisë nga shteti. Përsëri në vijim, diskutimi vijoi nga Kryetarja e Bashkisë, e cila theksoi se programi i banesave sociale me qira të ndërtuara pranë ish-konviktit të Shkollës Pyjore, i diktuar nga akt-marrëveshja e lidhur me Ministrinë e Zhvillimit Urban, na kushtëzon në hartimin e një sistemi pikëzimi të vecantë, i cili përfshin vetëm dy kategori të cilave u jep prioritet; jetimët dhe familjet një prindërore në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale. Në të njëjtën linjë vazhdoi edhe znj. Shiroka e cila në intepretimin e saj gjithashtu theksoi se në këtë rast kemi një sistem pikëzimi të orientuar nga akt-marrëveshja me Ministrinë. Mbas përfundimit të prezantimit të këtyre sistemeve Kryetarja e Bashkisë, u ndal të theksojë që aktualisht në Bashkinë Shkodër, janë në zbatim dy nga këto programe sociale, që janë banesat sociale me qira pranë ish-konviktit të Shkollës Pyjore dhe bonusi i strehimit. Znj. Ademi gjithashtu shpjegoi edhe arsyet përse ne nuk kemi aplikuar pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban për bonusin e strehimit, pasi kanë munguar sistemet e pikëzimit, dhe për të cilat u zhvillua edhe kjo dëgjesë publike. Mbas prezantimeve të bëra nga Kryetarja e Bashkisë dhe anëtarja e Komisionit të Strehimit znj. Shiroka, diskutimi vijoi me pyetje nga të pranishmit. Ndër pyetjet e para që u bënë ishte ajo që kishte të bëntë me numrin e banesave sociale për të cilat diskutohet. Në përgjigje të kësaj pyetje, është z. Filip Vila, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, ai i cili theksoi se janë aktualisht rreth 26 banesa të ndërtuara, nga të cilat 18 tip garsoniere dhe 8 të tjera me strukturën e apartamenteve.

Transcript of MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE...

Page 1: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

PROҪES VERBAL I DËGJESËS PUBLIKE

MBI

SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak Shkodër, u organizua dëgjesa

publike lidhur me sistemet e pikëzimit mbi programet sociale të strehimit.

Në fjalën e saj hapëse, Kryetarja e Bashkisë, zhvilloi një diskutim të detajuar mbi programet

sociale të strehimit, si dhe theksoi vlerën e rëndësishme që kanë konsultimet me publikun, në

lidhje me vendimmarrjet që kanë të bëjnë direkt me interesin e tij. Ajo theksoi se janë

respektuar të gjitha afatet ligjore për konsultimin e informacionit dhe shpjegoi në mënyrë të

detajuar të gjitha hapat e ndërmarra nga Komisioni i Strehimit, duke filluar që nga

konstituimi i tij e deri tek përgatitja e këtyre sistemeve të pikëzimit për të cilat u zhvillua dhe

kjo dëgjesë publike. Gjithashtu në fjalën e saj, Kryetarja e Bashkisë citoi dhe hapësirën e re

që gjendet në faqen web të Bashkisë, në të cilën për efekt transparence, gjendet i publikuar

çdo material që paraqitet për konsultim publik.

Mbas fjalës hyrëse të Kryetares, vijoi prezantimi i detajuar për secilin program strehimi, nga

një prej anëtareve të Komisionit të Strehimit, znj. Vilma Shiroka,e cila u ndal pikë për pikë,

duke shpjeguar edhe menyrën e ndarjes së pikëve për kategoritë përfituese si dhe modalitet e

mbledhjes së tyre në fund, për progamet e banesave sociale me qira, banesave sociale me qira

të ndërtuara pranë ish-konviktit të shkollës pyjore, bonusit të strehimit, banesave me kosto të

ulët dhe subvencionimit të interesave të kredisë nga shteti.

Përsëri në vijim, diskutimi vijoi nga Kryetarja e Bashkisë, e cila theksoi se programi i

banesave sociale me qira të ndërtuara pranë ish-konviktit të Shkollës Pyjore, i diktuar nga

akt-marrëveshja e lidhur me Ministrinë e Zhvillimit Urban, na kushtëzon në hartimin e një

sistemi pikëzimi të vecantë, i cili përfshin vetëm dy kategori të cilave u jep prioritet; jetimët

dhe familjet një prindërore në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale. Në të njëjtën linjë

vazhdoi edhe znj. Shiroka e cila në intepretimin e saj gjithashtu theksoi se në këtë rast kemi

një sistem pikëzimi të orientuar nga akt-marrëveshja me Ministrinë.

Mbas përfundimit të prezantimit të këtyre sistemeve Kryetarja e Bashkisë, u ndal të theksojë

që aktualisht në Bashkinë Shkodër, janë në zbatim dy nga këto programe sociale, që janë

banesat sociale me qira pranë ish-konviktit të Shkollës Pyjore dhe bonusi i strehimit. Znj.

Ademi gjithashtu shpjegoi edhe arsyet përse ne nuk kemi aplikuar pranë Ministrisë së

Zhvillimit Urban për bonusin e strehimit, pasi kanë munguar sistemet e pikëzimit, dhe për të

cilat u zhvillua edhe kjo dëgjesë publike.

Mbas prezantimeve të bëra nga Kryetarja e Bashkisë dhe anëtarja e Komisionit të Strehimit

znj. Shiroka, diskutimi vijoi me pyetje nga të pranishmit.

Ndër pyetjet e para që u bënë ishte ajo që kishte të bëntë me numrin e banesave sociale për të

cilat diskutohet. Në përgjigje të kësaj pyetje, është z. Filip Vila, Drejtor i Drejtorisë së

Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, ai i cili theksoi se janë aktualisht rreth

26 banesa të ndërtuara, nga të cilat 18 tip garsoniere dhe 8 të tjera me strukturën e

apartamenteve.

Page 2: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

2

Z. Vila theksoi se këto banesa do të jenë të përkohshme për personat që do sistemohen në to,

me logjikën që në momentin që këta persona do arrijnë në një fuqizim ekonomik dhe social,

do të mund të lëvizin drejt hapësirave të tjera. Pra në thelb do të shërbejnë si banesa për

kalimin e situatave të emergjencës. Rregullimi ligjor i sistemimit të tyre do të bëhet me anë të

kontratave një vjecare, në të cilat do të përcaktohen qartësisht përfitimet dhe njëkohësisht

detyrimet e përfituesve, të cilat vetem mbas vlerësimeve të rastit do të kenë të drejtë rinovimi.

Znj. Gjina Ndou përfaqësuese e organizatës së para-tetraplegjikeve, në fjalën e saj ngriti

problemin se me sa pikë janë vlerësuar kategoria e personave me aftësi të kufizuara në

sistemet e pikëzimit. Po ashtu zonja në fjalë kërkoi të dijë se cilat kategori marrin pikët më të

larta nga këto sisteme pikëzimi, si dhe a do të hapen dosjet e aplikuesve që prej vitit 2010 e

deri më sot. Shqetësim tjetër i ngritur nga zonja në fjalë ishte fakti i problemeve me

transportin publik që has kjo kategori, si dhe mungesa e vendeve të parkimit të rezervuara për

shtresën në fjalë.

Në vijim të pyetjeve të ngritura më sipër, Kryetarja e Bashkisë siguroi zonjën në fjalë se në

kuadër edhe të sygjerimeve nga organizatat e tjera të personave me aftësi të kufizuar, javën e

ardhshme do të fillojë vijëzimi në qytet i hapësirave për parking për personat me aftësi

ndryshe, dhe një hartë e këtyre vendeve do ti dërgohet edhe shërbimit të policisë rrugore në

mënyrë që të shmangen problematika të bllokimit të këtyre hapësirave. Gjithashtu në vijim të

përgjigjeve për shqetsimet e ngritura, Kryetarja e Bashkisë theksoi se është shpallur në faqen

ëeb njoftimi për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për sigurimin e

transportit publik, ku padyshim që do merren në konsideratë edhe shqetsimet e ngritura si dhe

do të këtë një sistem të vlerësimit të performancës për këtë shërbim.

Në serinë e diskutimeve pati edhe pyetje të tjera sic ishte kerkesa që shprehu z. Mirsad Tula

lidhur me faktin që pse duhet ti jepet prioritet një kategorie sic janë gratë e dhunuara, duke

ngritur edhe dyshime që ato mund të abuzojnë me atë status, dhe jo çifteve të reja. Në

përgjigje të saj, znj. Ademi, i shpjegoi përsëri edhe zotërisë në fjalë, që çiftet e reja e gjejnë

shumë mirë veten të përfaqsuar në sistemet e pikëzimit, pasi nga kombimini i kritereve të

mbledhjes së pikëve ata favorizohen që të jenë përfituesa potencialë. Gjithashtu në vijim të

kësaj çështje të ngritur, znj. Ademi theksoi se mirpresim çdo propozim lidhur me ndryshimin

e vlerësimit me pikë për kategorinë e sipërcituar.

Në të njëjtën linjën me z. Tula ishte dhe znj. Helga Smakaj, përsa i përket pretendimeve

lidhur me çiftet e reja, e cila më tej mori dhe shpjegimet e nevojshme edhe nga Znj.

Marçelina Gjeluci, Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe e Menaxhimit të Aseteve dhe

Aksioneve të Ndërmarrjeve.

Në përfundim të dëgjesës Znj. Ademi ftoi të gjithë të pranishmit të paraqesin propozime me

shkrim, vërejtje, sygjerime apo ndryshime të mundshme lidhur me këto sisteme pikëzimi, në

mënyrë që të përfshihen në dokument, para se të kalojë për miratim në Këshill Bashkiak.

Pjesë e këtij proces verbali është Lista e Pjesëmarrësve si edhe foto nga takimi.

Page 3: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

3

Page 4: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

4

Page 5: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

5

Page 6: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

6

Page 7: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

7

Page 8: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

8

Page 9: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

9

Page 10: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

10

Page 11: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak

11

Mbajti Proces-Verbalin

Dhimitri Sovjani

Suel Hadri

Page 12: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak
Page 13: MBI SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË …SISTEMET E PIKËZIMIT PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT Me datë 04.09.2017, ora 18:00, në sallen e Këshillit Bashkiak