Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e...

12
Elona Dhëmbo | Tiranë 2014 IDM ALBANIA Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Transcript of Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e...

Page 1: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

Elona Dhëmbo | Tiranë 2014

IDM

ALBANIA

Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë

dhe atij në vazhdim

Page 2: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

1

Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Përmbajtja

I. Hyrje ...................................................................................................................................................... 2

II. Edukimi për profesionistë me etikë dhe integritet: rëndësia e kurrikulës së Shkollës Bazë të

Policisë. ......................................................................................................................................................... 2

III. Edukimi mbi etikën dhe integritetin policor në shkollën bazë dhe në edukimin në vazhdim në

Shqipëri ......................................................................................................................................................... 4

IV. Një rast: Përdorimi i tepëruar i forcës si një nga shkeljet më të shpeshta ...................................... 7

V. Përfundime dhe rekomandime ............................................................................................................. 9

Etika dhe integriteti në edukimin policor ................................................................................................. 9

Përmbajtja, burimet, ekspertiza dhe zbatimi i kurrikulës ....................................................................... 10

Vazhdimësia ............................................................................................................................................ 10

VI. Referenca ........................................................................................................................................ 11

Page 3: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

2

I. Hyrje

Korrupsioni është një fenomen i cili nuk mund të zhduket duke fituar një betejë, por ai duhet të

adresohet në mënyrë të vazhdueshme. Siç synohet edhe në Projekt-strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, në adresimin e tij kërkohet një kombinim midis masave parandaluese, ndëshkimore dhe ndërgjegjësuese. Edukimi me vlerat anti-korrupsion qëndron në themel të ndërgjegjësimit dhe parandalimit. Kështu çdo investim në edukim jo vetëm ka përfitime shumëdimensionale, por sjell me një kosto më të ulët uljen potenciale të korrupsionit përmes parandalim dhe ndërgjegjësimit për dëmet që ai shkakton dhe edukimit të vlerave dhe qëndrimeve që e bëjnë një profesionist më rezistent ndaj korrupsionit apo sjelljeve jo-etike. Policimi nuk përbën ndonjë përjashtim. Edhe në fushën e policimit, studime të ndryshme kanë evidentuar rëndësinë e arsimimit dhe edukimit në një kuptim më të gjerë dhe të shtrirë gjatë gjithë jetës për të pasur një polici me integritet, etikë profesionale dhe më pak vulnerabël ndaj korrupsionit apo formave të tjera të praktikave jo të mira në vendin e punës. Ndonëse karakteri dhe qëndrimi pro-etik nuk mund të mësohen, ato që mund dhe duhet të mësohen janë gjykimi i drejtë, të qenit diskret dhe asertiv, të cilat çojnë drejt sjelljeve etike1 dhe vullnetit dhe ndërgjegjes për të ecur drejt ndërtimit të integritetit profesional. Ky dokument merr nxitje nga studimi që IDM ka realizuar përgjatë vitit 20142 mbi integritetin dhe korrupsionin në polici në Shqipëri dhe ka për qëllim evidentimin e rëndësisë së edukimit policor (bazë dhe në vazhdim) për ndërtimin e një policie me integritet dhe etikë si një parakusht themelor për një polici pa korrupsion. Dokumenti synon të thellojë të kuptuarit mbi disa prej gjetjeve kryesore të studimit si dhe të ofrojë disa rekomandime konkrete lidhur me përforcimin e rolit dhe peshës së edukimit policor në luftën anti-korrupsion. Për të realizuar këtë qëllim në këtë dokument parashtrohet: së pari, një pasqyrë mbi rëndësinë e edukimit për integritetin policor dhe ecurinë e saj në Shqipëri; së dyti, përmes targetimit të një prej problematikave të identifikuara nga sondazhi me policinë e shtetit – përdorimi i tepruar i forcës, sillet një rast sesi trajtohen dhe përcillet tek profesionistët përmes edukimit bazë dhe në vazhdim çështje me rëndësi në raport me etikën dhe integritetin policor. Këto realizohen përmes një rishikimi të literaturës në këtë fushë, konsultimit të kurrikulës bazë të Qendrës së Formimit Policor në Tiranë si dhe intervistave të thelluara me informatorë kyç – instruktorë dhe ish-instruktorë.

II. Edukimi për profesionistë me etikë dhe integritet: rëndësia e

kurrikulës së Shkollës Bazë të Policisë.

Teoritë dhe evidencat në fushën e studimeve të sigurisë dhe atyre të policimit në veçanti, sugjerojnë

se edukimi dhe kërkimi mbi etikën në polici janë prioritare për një shërbim efektiv, etik dhe me integritet. Autorë të ndryshëm që kanë hulumtuar çështjet e integriteti dhe etikës në shumë profesione, përfshi edhe policimin, konkludojnë se integriteti mund të arrihet vetëm nëse një person

1 Beech, B. (2000) Ethics in Policing: Not Just Shoulds, Coulds, and Ought To’s

2 Dyrmishi et al (2014) Integriteti dhe korrupsioni policor në Shqipëri, IDM Albania

Page 4: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

3

përpiqet me vullnet dhe ndërgjegje për ta arritur atë.3 Ka një konsensus relativisht të gjerë se karakteri dhe qëndrimi pro-etik nuk mund të mësohen, por mund dhe duhet të mësohen: gjykimi i drejtë, të qenit diskret dhe asertiv që çojnë drejt sjelljeve etike4 dhe vullnetit dhe ndërgjegjes për të ecur drejt ndërtimit të integritetit profesional. Për këtë një sërë faktorësh duhet të gjejnë harmonizim duke përfshirë edukimin dhe trajnimin e duhur mbi etikën policore5. Në kushtet e një ndryshimi thelbësor në paradigmën e policimit nga ai klasik drejt një policimi me dhe për komunitetin që kërkon një përqasje pro-aktive në parandalim, profesionalizëm, inovacion dhe zgjidhje-problemesh, edukimi dhe trajnimi jo vetëm i aftësive, por edhe i vlerave parimeve merr një rëndësi edhe më të madhe6. Një sërë autorësh7 nënvizojnë se aspiratat e policisë për t’u profesionalizuar kalojnë përmes një sërë kërkesash si: përmes një shkalle më të lartë autonomie, kërkesa për edukim më të lartë, standarde më të larta të ushtrimit të profesionit dhe të vetë-rregullimit. Sigurisht që korrupsioni apo forma të tjera të devijimit në ushtrimin e këtij profesioni shkojnë në kundërshti me këto kërkesa në rritje dhe vështirësojnë ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me komunitetin. Besimi i publikut në forcat e policisë është esencial për performancën e saj në çdo shoqëri. Nga ana tjetër, policimi me etikë dhe integritet është përcaktues për ndërtimin e besimit. Performanca etike është në të mirë të qytetarëve, por mbi të gjitha është në të mirë të vetë forcave të policisë të cilat për të realizuar misionin e tyre kanë nevojë për besimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve. Ndërtimi i një policie me etikë dhe integritet është një nga përqasjet madhore për të luftuar korrupsionin. Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato edukuese janë më efektivet në kuadër të “parandalimit sesa kurimit” të problematikave, përfshi ato të trajtimit të korrupsionit në polici. Studimet në këtë fushë evidentojnë se mungesa e trajnimit dhe edukimit të duhur përbën një faktor kryesor përgjegjës për mossukses8. Korrupsioni, krimi dhe sjellja jo-etike janë shpesh të vështira për t’u diferencuar ndaj një edukim me baza të forta dhe mjetet e duhura mund të ndihmojë në qartësimin e tyre në kontekste diverse9. Në një perspektivë historike, është e lehtë të evidentohet se në përgjithësi një përqasje që shkon përtej rregullit/ligjit dhe ndëshkimit ka munguar10. Besimi se profesionalizmi në polici shkon përtej rregullit dhe ndëshkimit ka ardhur duke u përforcuar me ndryshime të paradigmën e policimit.

3 Pagon, M. (2003), ‘‘The need for a paradigm shift’’, in: Adlam, R. & Villiers, P. (eds) Leadership in the Twenty-

first Century: Philosophy, Doctrine and Developments ,Waterside Press,Winchester. 4 Beech, B. (2000) Ethics in Policing: Not Just Shoulds, Coulds, and Ought To’s

5 Të tjerë faktorë të rëndësishëm janë një klimë e shëndoshë morale në organizatën policore, mbështetje dhe

rrjetet e duhura sociale dhe një klimë besimi. Të gjitha këto mund të motivojnë dhe shtyjnë policët drejt ndërtimit të integritetit (Pagon, 2003). 6 Duffy, M. K., Ganster, D. C., & Pagon, M. (1998). Social undermining and social support in theworkplace. Fifty-

eighth Annual Meeting of the Academy of Management, San Diego, California,August 7-12. 7 Hahn, P. (1998) Emerging Criminal Justice: Three Pillars for a Proactive Justice System Thousand Oaks: Sage

Fry dhe Berkes, (1983) The Paramilitary Police Model: An Organizational Misfit, Human Organization, 42, 225-234. 8 Beech, B. (2000) Ethics in Policing: Not Just Shoulds, Coulds, and Ought To’s

9 DCAF (2012) Pakoja e instrumenteve mbi integritetin e policisë, DCAF.

10 Sykes, G. W. (October, 1993). Why police ethics? The Ethics Roll Call, 1(1), 4. Plano, TX: Center for Law

Enforcement Ethics.

Page 5: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

4

Përgjigjja për një profesionalitet me të lartë dhe me integritet qëndron pikërisht në llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë individuale sesa në ndëshkimet dhe kontrollet e jashtme11. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se vetëm oficerë policie të edukuar dhe trajnuar si duhet mund të jenë në gjendje që të përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj dilemave morale dhe etike të profesionit të tyre. Vetëm një oficer policie i aftësuar për të zgjidhur këto dilema mund të performojë si duhet në detyrën e tij/saj në të mirë të komunitetit. Për këtë nuk mund të pritet që ai/ajo të mbështetet vetëm në intuitën apo eksperiencën personale. Oficeri i policisë ka nevojë të jetë i/e njohur mirë me principet e policimit etik dhe të jetë i/e mirëtrajnuar në të arsyetuarit të moralshëm dhe vendimmarrjes etike duke pasur të qarta standardet e një ushtrimi etik të profesionit të tij. Kështu parimet e etikës profesionale, standardet dhe detyrimet kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të përshkruajnë dhe jenë të integruara si në kurrikulën bazë të përgatitjes së forcave të policisë ashtu edhe përgjatë edukimit në vazhdim të tyre.

III. Edukimi mbi etikën dhe integritetin policor në shkollën bazë

dhe në edukimin në vazhdim në Shqipëri

Etika policore, edhe në arenën ndërkombëtare, është hapa mbrapa në zhvillimin e saj akademik

krahasuar me stadin e zhvillimit të saj në profesione të tjera (p.sh. mjekësia, biznesi etj). Ka një sërë arsyesh për këtë vonesë. Kryesorja ndër to është filozofia paramilitare e policisë dhe keqkuptimi i nevojës për etikë në polici12.

Së pari, duke iu referuar filozofisë paramilitare, oficerëve të policisë zakonisht u janë dhënë role që lidhen vetëm me ekzekutimin e urdhrave të supervizorëve të tyre dhe duke qenë se ata nuk pritet t’i venë në diskutim ato nuk ka shumë nevojë as për reflektime, vlerësime dhe diskutime morale. Kjo ka bërë që virtyti kryesor që kultivohet tek oficeri i policisë të jetë bindja ndaj autoritetit/urdhrit. Së dyti, drejtuesit e organizatave të policisë operojnë në një mjedis që nuk favorizon gjallërimin e debateve etike dhe morale. Zakonisht atyre ose nuk u nevojitet të japin llogari diku tjetër ose kur e bëjnë këtë e bëjnë vetëm për partinë në pushtet, me të cilën duhet të operojnë në një mënyrë simbiotike. Së fundi, një pjesë besojnë se në kushtet kur një oficer policie e bën detyrën e tij sipas ligjit, nuk ka se çfarë i duhet etika në policim. Ithtarët e këtij këndvështrimi nuk do u linin hapësirë oficerëve të policisë as për të pasur gjykime. Por, siç mund ta gjykojë gjithkush, kur janë duke kryer detyrën dhe përballen me situata diverse dhe dilema etike, ligjet nuk janë shumë ndihmuese13.

11

Ibid 12 Kutnjak I. et al. (2000). Police Integrity and the Code of Silence: A Case of the Slovenian Police Force. In

Mesko, G. (Ed.). Corruption in Central and Eastern Europe at the Turn of Millennium. Ljubljana, Slovenia: College of Police and Security Studies. Pp. 85-102. 13

Ibid

Page 6: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

5

Megjithatë, me përforcimin e hapave drejt një filozofie të re të policimit, asaj në komunitet, gjykimi dhe vendimmarrja po pranohet gjerësisht si një domosdoshmëri në punën e çdo oficeri policie. Për pasojë, edhe etika në policim po merr një rëndësi të veçantë. Sot është e vështirë të gjesh ndonjë kurrikulë të shkollave bazë të policisë që të mos kenë të integruar elementë të etikës në polici. Ajo që bën diferencën është mënyra sesi ajo është e integruar, pesha që zë, si dhe mënyra sesi përcillet testohet dhe rifreskohet tek oficerët e policisë. Kështu, edhe në kurrikulën e formimit bazë policor në vendin tonë, çështjet e etikës përbëjnë një komponent të rëndësishëm. Ajo ka qenë pjesë si në kurrikulën që ka përgatitur efektivët që janë aktivë sot edhe në kurrikulë që po përditësohet, apo në atë ç’ka mund të jetë një program i rikonceptuar nesër. Megjithatë, edhe nga vetë natyra e programit ekzistues, ajo është e trajtuar në formën e moduleve dhe jo të një lënde të plotë. Duke konsultuar kurrikulën aktuale, gjejmë se etika e policimit shfaqet për herë të parë si fjalë kyç në nivel objektivash ku kursanti synohet që në fund të modulit përkatës: “të arrijë të ketë një gjykim dhe vendimmarrje të shëndoshë, të mbështetur në etikën dhe vlerat e kërkuara për të bërë të mundur ndërhyrjen e parë në përshtatje me mjedisin, rrethanat, shpesh të ndjeshme për komunitetin dhe grupe te ndryshme si të miturit, viktimat e ngjarjeve kriminale, etj.” Modulet që targetojnë çështjet e etikës zënë rreth 9% të ngarkesës (në orë) në kurrikulën e shkollimit bazë policor.

Kështu në kurrikulën 44 javëshe të organizuar në 723 orë module teorike dhe 880 orë module praktike trajtohen çështje të etikës duke filluar që nga parimet e deri tek çështje të korrupsionit.

27 orë (3.7%) mbi parimet, kodin e sjelljes, etikën policore, parimet e policimit demokratik, të drejtat e njeriut.

9 orë (1.2%) çështjet gjinore, diversiteti dhe përballimi i stresit (vetëm 3 orë ndonëse një nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e performancës)

24 orë (3.3%) vepra kudër integritetit seksual, dhuna në familje dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

3 orë (0.4%) përmbledhje mbi etikën (korrupsioni/ryshfetet).

9%

91%

Grafiku 1. Ndarja e kurrikulës sipas tematikave (në orë)

mbi etikën të tjera

Page 7: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

6

Ndërtimi i besimit të komunitetit, puna më të rinjtë dhe fëmijët, puna me krimet nga urrejtja si dhe komponentë të rëndësishëm të viktimologjisë nuk shfaqen përgjatë tematikave apo objektivave të synuara. Kurrikula është e ndërtuar mbi bazë kompetencash dhe shpesh nuk lejon hapësirë për t’u thelluar në çështje parimore dhe të kuadrit ligjor. Edhe pse argumentohet dhe sillen shembuj se etika e profesionit dhe integriteti profesional janë të integruara përgjatë gjithë kurrikulës, është e vështirë të kuptosh sesi ato ndërtohen duke kaluar nga një modul në një tjetër dhe sesi përvetësimi dhe ndërtimi i tyre vlerësohet tek gjithsecili. Përtej konstatimit se etika e policimit është zhvilluar relativisht më vonë, nuk mungojnë modelet dhe orientimet për përfshirjen dhe integrimin e saj në kurrikulat bazë dhe në vazhdim. Më poshtë paraqitet grafikisht ajo që duhet të jetë harmonizuar në kurrikulat bazë të policisë.

Figura 1. Modeli i rekomanduar për trajtimit e etikës në kurrikulat bazë

Të mësuarit dhe të nxënit në raport me etikën duhet të trajtohet si një komponent i integruar dhe jo i veçuar. Ato sugjerohet të lëvizin nga aftësitë bazë për të mundësuar suksesin në mënyrë etike, tek aplikimi i këtyre aftësive në kontekste sensitive dhe më pas drejt ndërtimit të një kuadri të plotë teorik dhe praktik mbi vlerat dhe etikën e policimit demokratik14. Këto linja kryesore mund të identifikohen edhe në renditjen e tematikave të moduleve të paraqitura me sipër. Megjithatë, realizimi i objektivave përmes këtij ndërtimi hap pas hapi duket i vështirë. Akademitë duhet të pajisin studentët e tyre me udhëzimet e përgjithshme etike dhe duhet t’i inkurajojnë ata të përfshihen në dialogë sfiduese për mendimet individuale (edhe problematike) që ata sjellin me vete në klasë. Por duke ju referuar çështjes me interes për ne, korrupsionit, ai rezulton të trajtohet në 3 orë përsëritje të tematikave të etikës policore duke i dhënë pak vëmendje dhe

14 Matthew, J. dhe Slyke V. (2007) Police ethics training: preferred models of teaching in higher education law enforcement

Vlerat dhe etika e policimit

demokratik

Aplikimi ityre në

kontektstesensitive

Aftësitëbazë për tëmundësuar

suksesin

Page 8: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

7

peshë specifike në kurrikulë si dhe duke mos lënë hapësirë për ndërtim, konsolidim dhe aplikim të njohurive dhe aftësive në nivelet e paraqitura në diagramë. Megjithatë, kurrikula e trajnimit bazë ka themele mbi të cilat mund të vazhdohet të ndërtohet dhe përmirësohet të mësuarit dhe të përgatiturit e profesionistëve me integritet dhe etikë profesionale. Ajo që rezulton të jetë më problematike është vijueshmëria e përditësimit të njohurive dhe aftësive në këtë drejtim. Në përgjithësi, edukimi në vazhdim duket se ka çaluar. Konceptimi i një shkolle bazë me një kurrikulë të ndërtuar rreth kompetencave merr të mirëqenë se ato pasohen me trajnime të specializuara dhe ato të avancuara. Trajnimet dhe kualifikimet e avancuara janë thuajse inekzistente dhe ato të specializuara aksesoren nga një përqindje e vogël e oficerëve të policisë. Edukim në vazhdim është i kufizuar ndër të tjera edhe si pasojë e mosshfrytëzimit të mundësive dhe hapësirave ekzistuese. Në nivel rajonesh, ekziston mundësia për identifikimin e nevojave dhe planifikimin për edukim në vazhdim. Në përgjithësi, ka pak diferenca në planet që hartohen dhe propozohen duke e kthyer këtë në një punë rutinë dhe një barë për oficerë të ngarkuar ndërkohe me detyra dhe përgjegjësi të tjera.

IV. Një rast: Përdorimi i tepëruar i forcës si një nga shkeljet më

të shpeshta

Korrupsioni në polici nuk kufizohet vetëm tek përfitimi financiar, por edhe tek forma të tjera si

dhënia dhe marrja e favoreve, përfitimet nga mjetet dhe burimet e policisë, manipulimi i provave, përdorimi i tepëruar të forcës, etj. Përdorimi i forcës së tepëruar ose ‘brutaliteti’ mund të përfshijë që nga trajtimi i ashpër - gjatë kontrolleve fizike - deri tek sulmi fizik, tortura apo vrasja. Në këtë kategori përfshihen edhe abuzimi verbal, frikësimi, kërcënimi me përdorim të dhunës, ndjekja me shpejtësi të lartë nga patrullat e lëvizshme, të qëlluarit me armë ndaj të dyshuarve që tentojnë të largohen, etj. Normalisht, kompetenca e policisë për të përdorur forcë në rastet e ndërhyrjes për të mbrojtur qytetarët, për të arrestuar të dyshuar që rezistojnë apo për vetëmbrojtje, kufizohet në ‘minimale’, ‘e arsyeshme’ ose ‘proporcionale’. Kur abuzimi me detyrën dhe përdorimi i forcës së tepëruar sjellin përfitim personal, një punonjës policie ka kryer një akt korruptiv.15 Policia ka të drejtën legjitime për përdorimin e forcës. Në paradigmën dominuese të organizimit klasik të policisë si pothuajse ushtarake ka bërë që për shumë kohë të ndërtohet një imazh dhe marrëdhënie armiqësore polici-publik. Një pasojë që mund të rezultojë nga kjo është përdorimi i tepëruar i forcës. Një nga format e shkeljes ligjore e parashikuara në Kodin e Etikës është detyrimi për përdorimin e forcës sipas dispozitave ligjore.16 Ligji për Policinë e Shtetit e përkufizon përdorimin e forcës mbi personat si ‘veprimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet forcës fizike, pajisjeve, mjeteve të tjera apo armëve të zjarrit’.17 Po kështu ligji parashikon përdorimin e forcës në ‘nivelin minimal të forcës së nevojshme’ dhe ‘në përputhje me parimin e përpjesëtueshmërisë’18.Rregullorja e Disiplinës e cilëson

15

Dyrmishi et. al. (2014) Integriteti dhe korrupsioni policor në Shqipëri, IDM. 16

Kodi i Etikës, Neni 10 17

Ligji PSH, Neni 118 18

Ligji PSH, Neni 118

Page 9: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

8

‘përdorimin e paligjshëm ose të paarsyeshëm të forcës’ si shkelje të rëndë,19 për të cilën ‘punonjësi i policisë mund ndëshkohen me të gjitha masat disiplinore përfshirë dhe përjashtimin nga policia’.20 Studimi i IDM (2014) paraqet gjetje që tregojnë për një tolerancë të përgjithshme ndaj shkeljeve, por ndër to ka një tolerancë më të madhe apo një nënvlerësim të përdorimit të tepëruar të forcës si një shkelje e rëndë. Përgjigjedhënësit në studim kanë pritshmërinë që në situata të tilla do të jepet “vërejtje me gojë” ndonëse ata personalisht besonin se duhet të jepet “vërejtje me shkrim”. Por në të dy dimensionet qëndrimet ndaj kësaj shkelje nuk janë në përputhje me Rregulloren e Disiplinës e cila e cilëson përdorimin e paarsyeshëm i forcës si “shkelje të rëndë”,21 të dënueshme me “përjashtim nga policia”.22 Ashtu si për etikën dhe integritetin në polici edhe për përdorimin e forcës IDM iu rikthye kurrikulës bazë në përmbajtje dhe proces si dhe u informua lidhur me edukimin në vazhdim për të kuptuar më shumë lidhur me ndërtimin e njohurive, vlerave dhe qëndrimeve në raport me këtë komponent. Në kurrikulë gjejmë rreth 38 orë të dedikuar për përdorimin e forcës dhe teknikat specifike. Nga këto 35 orë janë të orientuara totalisht në aspektet teknike (padyshim shumë të rëndësishme) dhe aftësimin për përdorimin me efikasitet të tyre, por vetëm 3 orë synojnë t’i njohin kursantët me çështjen e përdorimit të forcës siç parashikohet në Rregulloren e Shërbimeve dhe Procedurave të Policisë së Shtetit Shqiptar.

19

Rregullorja e Disiplinës, Neni 11 20

Rregullorja e Disiplinës, Neni 10 21

Rregullorja e Disiplinës, Neni 11, pika 14 22

Rregullorja e Disiplinës, Neni 10, pika 2

të tjerat95%

teknikat e përdorimit të shkopit, për mbrojtje

1%

teknikat e prangosjes1%

teknikat e kontrollit të ashpër vetëm me duar

1%

teknika të kontrollit të butë vetëm me duar

1%

përdorimi I forcës dhe politika e

PSHSH1%

ndjekjet me automjet

dhe në këmbë

0%

ruajtja e zotërimit të

armës0%

përdorimi i forcës, 38

Grafiku 2. Përdorimi i forcës në kurrikulën bazë

Page 10: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

9

Nga ana tjetër objektivat e të nxënit gjithashtu nënvizojnë dhe ilustrojnë më së miri faktin se kurrikula bazohet kryesisht në kompetenca dhe ku njohuritë, të kuptuarit dhe të menduarit kritik reduktohen në:

Përkufizimin e termit forcë dhe përmbledhje të udhëzuesit “Përdorimi i Forcës”;

Identifikimin e rrethanave kur përdorimi i forcës është i lejuar, faktorët që ndikojnë në llojin e rezistencës që mund të haset si dhe identifikimin e niveleve të kontrollit të rezistencës (forcës) që mund të përdoret nga ana e punonjësit të policisë ndaj subjektit.

Në udhëzimet dhe modelet e mira të trajtimit të forcës dhe armëve të zjarrit23 ndër objektivat e rëndësishme të të nxënit lidhur me këtë komponent janë njohja me standardet dhe praktikat ndërkombëtare të harmonizuara me kuadrin ligjor kombëtar. Një komponent ky, që të paktën në nivel objektivash, duket se mungon edhe në kurrikulën bazë të policisë duke lënë një hendek në një kuadër të përgjithshëm të mirë perceptuar nga kursanti. Nga intervistat me instruktorë dhe ish-instruktorë rezulton se kalimi në nivelin e aplikimit të aftësive bëhet përmes shembujve. Megjithatë, këto mbeten sporadike dhe spontane. Përdorimi i vazhdueshëm i skenarëve të mirë-konceptuar është i domosdoshëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër, skenarët nuk mund thjesht të ‘importohen’, përkundrazi, duhet të funksionojë mirë shkëmbimi midis akademisë dhe terrenit për të sjellë shembuj dhe skenarë relevantë. Kjo e fundit has mangësi nga paqartësia e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe nga mungesa e një qarkullimi të vazhdueshëm të instruktorëve nga akademia në terren.

V. Përfundime dhe rekomandime

Etika dhe integriteti në edukimin policor Etika dhe integriteti janë një pjesë e rëndësishme e edukimit policor në Shqipëri. Në të

përfshihen çështjet themelore dhe ka një kombinim të njohurive konceptuale e teorike me situata praktike.

Pavarësisht kësaj, një përqasje që e sheh etikën dhe integritetin si elemente integrale dhe të ndërthurur përgjatë ciklit të edukimit bazë ashtu edhe atij në vazhdim duket se mungon. Gjithashtu, përmbajtja e tematikave specifike kërkon një pasurim dhe përditësim të vazhdueshëm, qoftë për edukimin bazë dhe veçanërisht për atë në vazhdim për të shkuar në linjë me ndryshimet drejt paradigmës se të policimit në komunitet ku besimi dhe partneriteti me të gjitha target-grupet është i domosdoshëm.

Rekomandime: 1. Në kuadër të një paradigmë të re të policimit në komunitet, partneriteti publik-polici duhet të

marrë një rëndësi të veçantë në kurrikulën bazë dhe edukimin në vazhdim. Shprehitë dhe etika e punës me të rinjtë dhe fëmijët ka nevojë të përfshihet ashtu siç tragetohen edhe grupe të tjera sociale. Gjithashtu duhet të adresohet mungesa e trajtimit të krimeve të urrejtjes (p.sh. atyre me bazë orientimit seksual, atyre me bazë racore etj.)

23

Shiko OSCE 2009 http://www.osce.org/secretariat/109933?download=true

Page 11: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

10

2. Parimet etike duhet të integrohen në të gjithë kurrikulën dhe çështje të viktimologjisë duhet të trajtohen për një policim etik dhe me integritet në intervistimin e viktimave, kontrollin e banesave dhe trajtimin e provave.

Përmbajtja, burimet, ekspertiza dhe zbatimi i kurrikulës Në vite janë bërë përpjekje për përmirësimin dhe pasurimin e kurrikulës bazë si dhe është

punuar për kualifikimin e burimeve njerëzore të përfshira në instruktim. Zbatimi i kurrikulës ka ecur drejt një modeli më interaktiv që kombinon njohuritë dhe aftësitë me praktikimin e tyre.

Pavarësisht kësaj, ende mungon specializimi i mirëfilltë i burimeve njerëzore të përfshira në instruktim. Një pjesë e tematikava që duhet të trajtohen nga ekspertë të fushave të tjera (ligjore, psikologjike etj) vazhdojnë të mbulohen së brendshmi. Gjithashtu, përdorimi i skenarëve të përditësuar, që vijnë nga kontekste relevante, zë pak hapësirë në të nxënit interaktiv, të menduarit kritik dhe gjykimin e shëndoshë.

Rekomandime: 1. Përmbajtja kurrikulare nuk është tjetër veçse guri i parë në ndërtimin e një policie me

integritet dhe etikë profesionale. Ajo duhet të kombinohet me ekspertizë të specializuar dhe në kontakt me praktikën e punës. Për këtë të fundit qarkullimi midis akademisë dhe terrenit duhet të jetë i rrjedhshëm.

2. Praktikimi i aftësive në situata (skenarë) konkrete është thelbësor. Për këtë kërkohet të përforcohet komunikimi midis akademisë dhe terrenit duke përcaktuar qartë dhe duke bërë të detyrueshëm informimin me raste dhe situata të përditësuara nga terreni.

3. Vlerësimi i aftësive dhe njohurive duhet të jetë më i qartë dhe i matshëm. Përveç formularëve të detajuar të vlerësimit, vetë procesi ka nevojë për përmirësime, veçanërisht vlerësime të tilla si testi psikologjik që duhet të bëhet nga profesionistë (dhe jo nga instruktorë siç mund të ketë ndodhur).

Vazhdimësia Edukimi në vazhdim është gjithashtu prioritar. Ndërtimi i një policie me etikë dhe integritet

nuk përfundon me shkollimin bazë. Kjo në parim është e pranuar dhe janë krijuar hapësira për të pasur komponentë të edukimit në vazhdim edhe për policinë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, rezulton se këto hapësira herë janë të pakta, herë të paidentifikuara mirë si dhe shpesh të keq-shfrytëzuara duke u fokusuar më shumë tek procesi dhe dokumentet planifikuese për rekorde sesa një vlerësim dhe planifikim të bazuar në evidenca dhe të monitoruar për sa i takon zbatueshmërisë dhe rezultateve të arritura.

Rekomandime: 1. Rishikimi dhe përforcimi i edukimit në vazhdim është një domosdoshmëri. 2. Vlerësimet dhe planifikimet për edukimin në vazhdim duhet të jenë të bazuara në evidence

dhe të mirë-koordinuara në nivel rajoni dhe në nivel kombëtar. 3. Mundësitë për edukim në vazhdim nuk duhet të jenë rastësore; pjesë e edukimit në vazhdim

dhe të drejtën për informim e përditësim njohurish dhe aftësish duhet ta ketë çdo punonjës policie. Kjo e fundit do të ndihmonte edhe në mbylljen e hendeqeve (në njohuri, mentalitet etj) që potencialisht mund të ekzistojnë midis oficerëve me diferenca moshore, gjinore etj.

Page 12: Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e ...idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/12/Komponenti-3-Edukimi-per... · Përtej metodave ligjore dhe administrative, ato

IDM Albania, 2014

11

VI. Referenca

Beech, B. (2000) Ethics in Policing: Not Just Shoulds, Coulds, and Ought To’s

https://www.fdle.state.fl.us/Content/getdoc/84fec71c-556a-4827-946d-

24db6d5cef93/Beech-bonnie-paper.aspx

DCAF (2012) Pakoja e instrumenteve mbi integritetin e policisë, DCAF.

Hahn, P. (1998) Emerging Criminal Justice: Three Pillars for a Proactive Justice System

Thousand Oaks: Sage

Duffy, M. K., Ganster, D. C., dhe M. Pagon, (1998). Social undermining and social support in

the work place. Fifty-eighth Annual Meeting of the Academy of Management, San Diego,

California, August 7-12.

Dyrmishi et. al. (2014) Integriteti dhe korrupsioni policor në Shqipëri, IDM Albania

Fry, L. W. dhe L. J. Berkes, (1983), The Paramilitary Police Model: An Organizational Misfit,

Human Organization, 42, 225-234.

Kodi i Etikës së Policisë së Shtettit Shqiptar

Kutnjak Ivkovich, S., Klockars, C. B., Lobnikar, B., and M. Pagon (2000). Police Integrity and

the Code of Silence: A Case of the Slovenian Police Force. In Mesko, G. (Ed.). Corruption in

Central and Eastern Europe at the Turn of Millennium. Ljubljana, Slovenia: College of Police

and Security Studies. Pp. 85-102.

Matthew, J. dhe Slyke V. (2007) Police ethics training: preferred models of teaching in higher

education law enforcement http://repositories.lib.utexas.edu/handle/2152/3705?show=full

OSCE (2009) Good Practices in Basic Police Training – Curricula Aspects

http://www.osce.org/secretariat/109933?download=true

Pagon, M. (2003), ‘‘The need for a paradigm shift’’, in: Adlam, R. & Villiers, P. (eds) Leadership

in the Twenty-first Century: Philosophy, Doctrine and Developments, Waterside Press,

Winchester.

Rregullorja e Disiplinës së Policisë së Shtetit Shqiptar

Sykes, G. W. (1993). Why police ethics? The Ethics Roll Call, 1(1), 4. Plano, TX: Center for Law

Enforcement Ethics.