plan biznesi nga eri

21
REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E DREJTESISE Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme PLAN BIZNESI 2006 - 2010

Transcript of plan biznesi nga eri

Page 1: plan biznesi nga eri

REPUBLIKA E SHQIPERISEMINISTRIA E DREJTESISE

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

PLAN BIZNESI2006 - 2010

Page 2: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Dhjetor 2006

PLAN BIZNESIPer

Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

Hyrje nga Ministri

Ne vitin 1993 Qeveria Shqiptare miratoi nje Plan Veprimi per nje Sistem Regjistrimi te Pasurive te Paluajtshme dhe per aktivitetet e tjera te tregut te tokes. Nje nga hapat e pare ne transformimin ne ekonomi te orientuar nga tregu ne Shqiperi ka qene privatizimi masiv i pasurive te shtetit, qe solli kthimin e ketyre pasurive ne prone private. Privatizimi i pasurive te paluajtshme u realizua nepermjet programeve te ndryshme dhe legjislacionit mbeshtetes.

Programet qeveritare per privatizimin filluan ne vitin 1991, ndersa ne vitin 1992 programet e shumta dhe numri i madh i pronareve te pasurive tejkalonin kapacitetet ekzistuese institucionale per regjistrimin e te drejtave te reja mbi pasurine e paluajtshme dhe transaksioneve me te, qe rrjedhin nga zhvillimi i tregut. Ishte e qarte qe lindte nevoja, si kudo ne boten e zhvilluar, per te ngritur nje institucion qeveritar te unifikuar per garantimin nepermjet regjistrimit te te drejtave te reja private mbi token dhe pasurine, si dhe per te bere te mundur e per te nxitur transferimin e sigurte dhe pa shpenzime te te drejtave te pronesise ne baze te zhvillimit te tregut te tokes.

Ne baze te ligjit 7843, date 13 Korrik 1994 “Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme” u ngrit nje institucion i ri. Tashme eshte regjistruar nje pjese e madhe e pronave private dhe eshte ne proces programi per regjistrimin fillestar te te gjithe pasurive ne Shqiperi. Si rezultat, besimi ne te drejtat e pronesise private eshte rritur dukshem dhe numri i transaksioneve ne tregun e tokes dhe ate te barrave hipotekore eshte ne rritje te vazhdueshme.

Tashme eshte e domosdoshme te garantohet kapaciteti i ketij institucioni te perballet me sfidat, qe lindin nga zhvillimi i vazhdueshem i tregut te pasurive te paluajtshme dhe rritja e pergjegjesive institucionale. Kam kenaqesine te mbeshtes kete Plan Biznesi, ne te cilin percaktohen drejtimet e ardhshme te ZRPP. Eshte propozuar qe gradualisht Agjensise t’i jepet liri administrative per te menaxhuar ne menyre efektive financat e veta dhe per te permiresuar punen, duke mbetur nje institucion shteteror dhe brenda kuadrit financiar qeveritar. Ky dokument propozon marredheniet ndermjet Qeverise dhe Agjensise, nepermjet te cilave do te percaktohen ne menyre transparente objektivat funksionale, financiare si dhe ne lidhje me sherbimin me klientet.

Shpreh bindjen se Kryeregjistruesi dhe stafi i tij jane te perkushtuar per te permiresuar sherbimet e rendesishme qe ky institucion i ofron publikut dhe biznesit dhe ju uroj atyre suksese ne permbushjen e detyrave ne kuader te zbatimit te ketij dokumenti.

2

Page 3: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Ilir RusmaliMinister i Drejtesise

1. ZRPP

1.1 Statusi dhe Funksionet

Titulli dhe Data e ThemelimitAgjensia u krijua me 1994 si Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Baza LigjoreLigji nr 7843, date 13 Korrik 1994 “Per regjistrimin e Pasurive te paluajtshme” (i ndryshuar) i jep ZRPP autoritetin per te permbushur funksionet e saj.

Funksionet LigjoreFunksioni kryesor i Agjensise eshte te mbaje dhe te ruaje nje regjister te sakte dhe te garantuar te tokes, ku regjistrohen interesat ligjore mbi token dhe pronen ne Shqiperi. Agjensia siguron per te gjithe te interesuarit informacion mbi pronesine dhe te drejtat e tjera qe ekzistojne mbi token. Ajo kryen regjistrimin e te drejtave te krijuara, ndryshuara apo fshira me ane te transaksioneve me pasurite e paluajtshme.

KryregjistruesiLigji per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme ngarkon me pergjegjesi per drejtimin e puneve ne fushen e regjistrimit te pasurive Kryeregjistruesin e Republikes, titullar i emeruar nga Kryeministri me propozim te Ministrit te Drejtesise.

Pergjegjesite e QeveriseMinistri i Drejtesise eshte pergjegjes per Agjensine dhe per emerimin e Kryregjistruesit. Ai promovon interesat e Agjensise ne Keshillin e Ministrave, vecanerisht ne lidhje me financimin, legjislacionin, si dhe politikat.

1.2 Qellimet dhe Objektivat

Qellimet kryesore te Agjensise jane:

Te garantoje titujt ne lidhje me pasurite e paluajtshme sipas kuadrit ligjor te pasurive te paluajtshme;

Te mirembaje dhe zhvilloje sistem te sigurte te regjistrimit te pasurive ne te gjithe Shqiperine, si baze per funksionimin e tregut te pasurive te paluajtshme;

Te siguroje akses ne nje informacion te azhornuar dhe garantuar mbi pasurite e paluajtshme;

3

Page 4: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Te permbushe objektivat financiare dhe objektivat e tjera te vendosura nga Keshilli i Ministrave, nepermjet Ministrit te Drejtesise;

Te veproje sipas rregullave ekzistuese te Qeverise ne fushen e sherbimeve publike.

Per te mbeshtetur keto qellime Agjensia duhet te ndjeke objektivat e meposhtme strategjike:

Te siguroje qe sherbimet e ofruara te jene sa me te shpejta dhe te sakta dhe te permbushin nevojat ne rritje te tregut te tokes dhe te atyre qe e perdorin dhe varen nga keto sherbime;

Te nxise vendosjen e tarifave ne nivelet me te ulta te mundshme per perballimin e shpenzimeve vjetore, duke perfshire mirembajtjen dhe sigurimin e nje sherbimi cilesor ne fushen e regjistrimit;

Te siguroje vazhdimesine e integrimit dhe zhvillimit te regjistrit kombetar te pasurive te paluajtshme, gjate gjithe procesit te regjistrimit fillestar.

Te zhvilloje dhe siguroje indeks te azhornuar te te dhenave te hartave per pasurite e paluajtshme ne te gjithe Shqiperine.

Aty ku eshte e mundur, te zgjerohet perdorimi i kompjuterizimit per te permiresuar menyren e mbajtjes se te dhenave, azhornimin dhe aksesin ne to;

Te siguroje kushte te mira pune per stafin, vecanerisht bazuar ne logjistiken e zyrave, per te stimuluar nje nivel te larte morali dhe motivimi.

1.3 Pergjegjshmeria dhe Marredheniet me Qeverine

Ministri i Drejtesise, pas konsultimit dhe diskutimit me Kryregjistruesin:

Bie dakort per propozimet e percaktuara ne Planin e Biznesit;

Vendos dhe miraton objektivat finanaciare dhe ato te ecurise per Agjensine;

Percakton nivelin e tarifave sipas rekomandimeve te Kryeregjistruesit dhe aprovimit te Ministrise se Financave, dhe i paraqet ato ne Keshillin e Ministrave per aprovim;

Monitoron permbushjen e qellimeve dhe objektivave;

Percakton dhe aprovon pagen dhe kushtet e sherbimit te Kryeregjistruesit.

Kryeregjistruesi

Eshte pergjegjes per te gjitha detyrimet e tij te percaktuara ne ligj;

Eshte pergjegjes para Ministrit te Drejtesise per punen dhe perdorimin efikas te burimeve dhe per zhvillimin strategjik, drejtimin dhe udheheqjen e Agjensise;

4

Page 5: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Paraqet raport vjetor para Ministrit te Drejtesise, ku pasqyrohen rezultatet aktuale sipas qellimeve kryesore, progresi ne zhvillimet e reja si dhe strategjite e ardhshme. Raporti permban informacion te pergjithshem te volumit vjetor te aplikimeve, tarifave te arketuara, shpenzimeve, stafit te punesuar, shpejtesise se sherbimeve dhe ankesave te marra.

Mban marredhenie pune produktive me institucione qeveritare dhe profesionale te perfshira ne tregun e tokes me qellim lehtesimin dhe permiresimin e vazhdueshem te transferimit te pasurive te paluajtshme dhe proçedurave te informacionit mbi keto pasuri;

Nxit sigurimin e besimit me te larte te publikut mbi funksionimin, paanshmerine dhe emrin e mire te Agjensise;

Eshte pergjegjes per zhvillimin dhe mireqenien e stafit te tij.

1.4 Marredheniet Financiare me Qeverine

Sipas marredhenieve ekzistuese financiare ne korrik 2006 shpenzimet e ZRPP – se jane realizuar pjeserisht sipas nje buxheti vjetor te miratuar nga Qeveria dhe pjeserisht nga 60% e te ardhurave nga tarifat e regjistrimit dhe sherbimeve te tjera, te kerkuara dhe te paguara nga klientet. Pjesa tjeter e te ardhurave (40%) i eshte transferuar Qeverise. ZRPP mban 90% te te ardhurave nga tarifa e regjistrimit te veçante (sporadik - regjistrimi i veçante per pasurite qe nuk i jane nenshtruar proçesit te regjistrimit fillestar), 1% e takses se pulles dhe 5% e takses se pasurise, te mbledhura nga institucioni.

Nga 1 Korrik 2006 marredheniet financiare per ZRPP ndryshuan, duke mbajtur vetem 90% te te ardhurave nga regjistrimi i barrave hipotekore dhe 90% nga tarifa e regjistrimit te veçante.

ZRPP ka qene e varur nga financimet e jashtme, si nga ndihmat e huaja ashtu dhe nga qeveria, per perfundimin e regjistrimit fillestar ne Shqiperi si dhe per çdo investim kapital kryesor per ambjente dhe kompjuterizim.

Marreveshja e meparshme financiare eshte ilustruar nga shifrat e shpenzimeve per vitin 2005 ne tabelen e meposhtme:

SHPENZIMET E 2005 DHE BURIMET E FONDEVE

Financuar nga buxheti i shtetit Vetefinancuar nga te ardhurat e ZRPP Totali

Pershkrimi Te gjitha Pershkrimi Te gjitha Te gjitha

Paga 74.159.329 Paga 33.445.893 107.605.222

Sigurimet Shoqerore 21.614.448 Sigurimet Shoqerore 5.472.456 27.086.904

Kosto operative 9.000.000 Kosto operative 66.397.918 75.397.918

Investimet 0 Investimet 44.001.072 44.001.072

5

Page 6: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Totale 104.773.777 149.317.339 254.091.116

Marreveshja financiare ekzistuese eshte e ilustruar ne tabelen e meposhtme:

SHPENZIMET DHE BURIMET E FONDEVE Korrik - Tetor 2006

Financuar nga Buxheti i shtetit Vete financuar, nga te ardhurat e ZRPP Totali

Pershkrimi Shuma Pershkrimi Shuma

Paga 120.545.707

Paga 22.096.879 142.642.586

Sigurimet Shoqerore 28.760.517 Sigurimet Shoqerore 5.088.178 33.848.695Kosto operative 6.162.145 Kosto operative 62.768383 68.930.528

Investimet 0 Investimet 46.250.224 46.250.224

Totale 155.468.369

136.156.128 291.672.033

1.5 Volumi i Punes dhe te Ardhurat

Njesia aktuale e matjes se nivelit te punes ne sistemin e regjistrimit eshte “aplikimi”. Ne kete kontekst nje “aplikim” eshte çdo transaksion qe ndodh ne zyren e regjistrimit, kur kerkohet nje kopje e karteles, nje kerkese per leshimin e çertifikates, nje kerkese per regjistrimin e nje dokumenti apo ndonje kerkese tjeter. Tabela e meposhtme dhe grafiku tregojne nivelet e ngarkeses se punes ne sistem gjate 6 viteve te fundit, bazuar ne numrin e aplikimeve.

Aplikimet ne total ne te gjitha zyrat vendore

0

100000

200000

300000

400000

500000

600000

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006

SRPP

Hipoteka

Totali

Keto shifra tregojne nje tendence te rritjes se volumit te punes dhe paralelisht te ngarkeses se punes. Me kete tendence jane perballuar shume zyra regjistrimi dhe ne rastin e Shqiperise shkak eshte regjistrimi gradual i tokes ne ZRPP, ndarjeve dhe shitjes se tokes, ndertimit dhe shitjes se apartamenteve te reja, dhe te rritjes se aktivitetit ekonomik ne pergjithesi. Keto shifra nuk perfshijne

6

Page 7: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

kerkesat per informacion mbi pronesine per pasurine e paluajtshme. Gjate vitit 2005 ka patur 42.357 kerkesa te tilla.

Ne proporcion me rritjen e nivelit te biznesit ka ardhur edhe rritja e nivelit te te ardhurave, me shume nga tarifat e aplikimeve. Kjo eshte ilustruar ne grafikun e meposhtem.

Permbledhje e te ardhurave dhe shpenzimeve

0

100000000

200000000

300000000

400000000

500000000

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006

Shpenzimet

Te ardhurat

Ky grafik tregon jo vetem nje rritje te vrullshme te te ardhurave te gjeneruara nga ZRPP, por edhe rritjen e tejkalimit te te ardhurave ndaj shpenzimeve.

1.6 Klientet dhe Perdoruesit

ZRPP punon me nje rreth te gjere klientesh, ku perfshihen:

Te gjithe personat qe kane interes mbi burimet e pasurive te paluajtshme te vendit apo per informacion mbi keto burime, perfshire individet, shoqerite tregtare e industriale (qe operojne ne fushat e finances, zhvillimit te pasurive, dhe te pasurive te paluajtshme) dhe profesionet e lira si ato ligjore, kontrolluese dhe vleresuese.

Agjensite Qeveritare, institucionet e tjera publike dhe qeveria lokale.

7

Page 8: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

N 2. VIZIONI PER TE ARDHMEN

3. SFIDAT

3.1 Problemet

8

Qytetaret dhe Institucionet Shqiptare perfitojne te mira sociale dhe ekonomike qe

rrjedhin nga nje sistem efikas te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ku:

Kartelat permbajne informacion te qarte dhe te sakte te pronesise mbi te

gjitha pasurite e paluajtshme si dhe mbi interesa te tjera mbi to ne Shqiperi;

Kartelat pasqyrojne shtrirjen ligjore te pronesise mbi pasurite e paluajtshme,

ne perputhje me hartat treguese te regjistrimit te azhornuara rregullisht;

I gjithe informacioni i kartelave dhe hartave eshte i gatshem dhe i

disponueshem per publikun;

Regjistrimi i transaksioneve mbi token dhe pasurite eshte i shpetje;

Eshte zhvilluar perdorimi i mjeteve elektronike per te permiresuar cilesine

dhe menyren e dhenies se sherbimit.

Page 9: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Ceshtjet kryesore qe perballon ZRPP ne arritjen e qellimeve dhe objektivave te veta jane:

1. Sistemi i regjistrimit te pasurive te paluajtshme eshte i paploteEkziston akoma nje sasi e konsiderueshme pasurish te paregjistruara – vleresuar ne 1.2 milione parcela. ZRPP nuk ka perfunduar akoma funksionin e saj ligjor per te mirembajtur dhe garantuar regjistrin e pasurive te paluajtshme te interesave ligjore mbi pasurite e paluajtshme ne Shqiperi. Numri dhe vendosja e zonave kadastrale qe duhet te plotesohen eshte pasqyruar ne aneksin 1.

2. Mangesite e trajnimit te stafit dhe te udhezuesve te proceduraveKjo ndikon ne cilesine dhe eficencen ne pune.

3.Organizimi jo i mire i Shperndarjes se Sherbimeve Procedurat per pritjen dhe pergjigjen e kerkesave te klienteve nuk perputhen me standardet e nje institucioni modern sherbimesh.

4. Rritja e ngarkeses se punesVolumi gjithnje e ne rritje i punes kerkon permiresime te vazhdueshme ne proçesin e punes.

5. Mungesa e informacionit te azhornuar dixhitalKartela dhe indeksi i hartave jane prodhuar fillimisht ne forme dixhitale, por baza e te dhenave dixhitale nuk azhornohet pas ndryshimeve te ndodhura. Keto te dhena dixhitale formojne bazat per automatizimin e ardhshem te sistemit, prandaj eshte e domosdoshme qe te mirembahen.

6. Cilesia e dobet e hartave ne leterHartat ne leter jane demtuar nga azhornimet e shumta dhe ne te njejten kohe jane duke u amortizuar edhe nga kushtet e ruajtjes.

7. Menaxhim i papershtatshem i kontabilitetitStruktura e kontabilitetit dhe te dhenave financiare nuk krijon hapesira per krijimin e nje menaxhimi financiar dhe per sigurimin e mjeteve menaxhuese financiare.

8. Jo te gjitha marreveshjet me pasurine e paluajtshme regjistrohen ne sistemEkzistenca e nje sistemi informal jashte sistemit te regjistrimit ben qe informacioni i sistemit te regjistrimit te mos azhornohet dhe te mos perputhet me realitetin.

9. Shperndaja e burimeve (staf dhe fonde) ne zyrat vendore bere mbi baza ad hocShperndarja e stafit dhe e buxhetit nuk perkon gjithmone me ngarkesen e punes.

10. Mungesa e burimeve fizikeShume zyra vendore kane veshtiresi ne kryerjen e punes per shkak te ambienteve te papershtatshme dhe mungeses se pajisjeve.

11. Nevoja e ZRPP per te permbushur funksione per institucione te tjeraFunksionet shtese qe zyrat vendore realizojne per agjensite e tjera ndikojne ne kapacitetin e tyre per te permbushur funksionet kryesore.

3.2 Zgjidhja

Tabela e meposhtme permbledh problemet dhe percakton veprimet e nevojshme per zgjidhen e tyre:

9

Page 10: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

PROBLEMET PERMIRESIMET

1. Sistemi i regjistrimit i paperfunduar Sigurimi i asistences per perfundimin e regjistrimit

fillestar2. Mungesa e trajnimit dhe e udhezuesve Zhvillimi i programeve formale te trajnimit dhe e

manualeve te procedurave3. Kohezgjatja e papershtatshme e sherbimit Permiresimi i proceseve dhe i mekanizmave te

sherbimit, percaktimi i qellimeve te sherbimit4. Rritja e ngarkeses se punes Permiresimi i proceseve, rritja e eficences,

permiresimi i motivimit te stafit5. Azhornimi i informacionit dixhital Perdorimi i sektorit privat per azhornim fillestar,

zhvillimi i programeve te trajnimit dhe i udhezuesve

per stafin.6. Cilesia e hartave leter Azhornimi i hartave dixhitale dhe printimi i hartave

te reja7. Menaxhim i papershtatshem financiar Rizhvillimi i sistemit financiar dhe automatizimi8. Tranasaksione informale te pasurive Permiresimi dhe promovimi i sherbimeve, inkurajimi

i perpilimit te dokumentacionit te rregullt.9. Shperndarja e burimeve ne zyra Permiresimi i masave te punes10. Mungesa e burimeve fizike Kerkimi per fonde per permiresimin e ndertesave dhe

pajisjeve11. Nevoja per te kryer funksione te jashtme Negociimi per heqjen e pergjegjesive te vendosura

nga agjensite e tjera.

4. STRATEGJIA PER TE ARDHMEN

4.1 Statusi i Institucionit

Propozohet qe Agjensia te kete statusin e nje institucioni vete-financues, krijuar sipas ligjit “Per regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”, nr. 7843 date 13 Korrik 1994, ndersa politikat dhe drejtimi financiar te percaktohen me akt ligjor Qeveritar. Agjensia pergjigjet para Keshillit te Ministrave.

Vete-financimi i agjensive te veçanta te sektorit publik eshte pjese e procesit te reformes se sektorit publik, me objektiv rritjen e efektivitetit te dhenies se sherbimeve publike, nepermjet nje menaxhimi me te mire operativ dhe financiar. Vete-financimi kontribuon ne rritjen ekonomike ne te gjithe vendin nepermjet reduktimit te kostos se pergjithshme te sherbimeve publike. Liri me te madhe ne menaxhim mund t’i jepet ketyre organizatave kundrejt rritjes se eficences dhe nje sherbimi me te mire. Agjensite e perzgjedhura mund te konsiderohen si “agjensi ekzekutive”, “ndermarrje tregtare shteterore” apo “ndermarrje shteterore biznesi” sipas varianteve te ndryshme ekzistuese ne te gjithe boten. Mbi keto baza operojne nje sere agjensish kadastrale apo regjistrimi pasurish ne te gjithe boten.

10

Page 11: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Disa nga avantazhet e pritshme per ZRPP nga ky ndryshim jane:

Rritja e shkalles se pavaresise se Agjensise ne fushen organizative dhe te menaxhimit Rritja e pavaresise ne paga, ne motivimin e punonjesve dhe ne sigurimin e stafit te kualifikuar Inkurajimi per perqendrim me te madh ne eficencen e punes.

Ne kete kuader, eshte shume e pershtatshme qe te ndryshohet emri i institucionit nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Agjensi Kombetare e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Duke iu referuar ketij ndryshimi ne emer dhe status te institucionit, pozicioni i Kryeregjistruesit duhet te emerohet Drejtor i Pergjithshem.

Paketa e projekteve ligjore, qe do t’i japin forme ketyre propozimeve tashme eshte pergatitur.

Modeli i propozuar dhe parimet operative per agjensine vetefinancuese jane percaktuar ne Aneksin 2.

4.2 Marredheniet Financiare

Marredheniet aktuale, sipas te cilave Agjensia merr por edhe dorezon para nga Qeveria, mund te strukturohen ne menyre qe te lehtesohen shpenzimet qeveritare. Ky ristrukturim do te forcoje Agjensine, duke e bere te afte per te realizuar kerkesat e programit te saj per promovimin e nje tregu pasurish aktiv dhe funksional.

Qellimi eshte te zhvillohen struktura financimi dhe tarifash, ne menyre qe Agjensia te behet nje organizate totalisht vetefinancuese ne perputhje me operimin normal dhe me kostot variable. Per te arritur kete kjo agjensi duhet te shkeputet nga varesia buxhetore e shtetit dhe duhet te lejohet per te mbajtur tarifat e veta dhe te ardhura te tjera per te permbushur te gjitha veprimtarite e veta normale, operacionale dhe kostot variable. Aktualisht te ardhurat e agjensise jane te mjaftueshme per te mbuluar keto kosto. Agjensia duhet te lejohet te rrise tarifat e veta sa here te jete e nevojshme per te mbuluar rritjen e paevitueshme te kostove apo nivelet e kerkuara te investimeve te nevojshme per permiresimin e sherbimeve. Nivelet e tarifave duhet te vendosen nga Keshilli Mbikeqyres.

Projekt buxheti per 2007 tregon si me poshte:

Te ardhura 469.358.000Shpenzime 410.000.000Surplus 59.358.000

Kjo tregon qe ZRPP eshte ne pozite per te vepruar e pavarur nga buxheti i shtetit dhe per t’i kthyer shtetit nje dividend, pas sigurimit te rezervave. Kjo eshte treguar me tej nga parashikimet per te ardhurat dhe shpenzimet per 2007 – 2010 qe perfshihen ne modelin e vetefinancimit ne Aneksin 2.

Kjo marredhenie financiare merr te mireqene nje vazhdimesi afatshkurter dhe afatmesme te financimeve te jashtme, si nga donatoret ashtu edhe nga Qeveria, per perfundimin e regjistrimit fillestar ne Shqiperi dhe per cdo investim tjeter te madh ne kompjuterizim dhe rikonstruksion. Eshte parashikuar qe me perfundimin e regjistrimit fillestar dhe me rritjen progresive te nivelit te punes, agjensia duhet te jete e afte te financoje te gjitha investimet e ardhshme.

11

Page 12: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Per te qene e sukseshme ne rrugen e vetefinancimit, ZRPP do te rregulloje te gjithe strukturen e kontabilitetit dhe mbajtjes se llogarive te te dhenave te tjera financiare si dhe te vendose baza per krijimin e nje kontabiliteti menaxherial, qe do te beje te mundur sigurimin e instrumentave te menaxhimit financiar dhe informacionit te nevojshem.

4.3 Struktura Organizative

Struktura e rishikuar organizative qe perfshin 311 personel te perhershem dhe 43 personel me kontrate pune afatshkurter, eshte aprovur nga qeveria. Kjo strukture duhet te rishikohet ne menyre periodike dhe te rregullohet sipas ndryshimit te rrethanave, si per shembull:

Nevoja per disa shtesa ne personel per te plotesuar kerkesat e rritjes ne ngarkesen e punes; Nevoja per te perballuar cdo disbalancim ne personel dhe ngarkese pune ndermjet zyrave te

ndryshme vendore si dhe brenda zyrave; Nevoja per te decentralizuar kompetencat dhe pergjegjesite; Nevoja qe dalin nga pergjegjesite per koordinimin dhe menaxhimin e projekteve te regjistrimit

fillestar. Mbeshtetja ne te ardhmen ne teknologjine e informacionit per proceset operative te zyres.

Do te rishikohet struktura e brendshme e zyrave vendore, si dhe do te aprovohen nje sere rregullash te qarta per delegimin e autoritetit per te trajtuar aplikime te llojeve te ndryshme. Gjithashtu duhet te qartesohet ndarja e pergjegjesive ndermjet zyrave vendore dhe zyres qendrore.

Rregullime te metejshme ne strukturen organizative duhet te asistohen nga sisteme me te mira monitorimi te aktiviteteve dhe perdorimi i punonjesve me kontrata afatshkurtra.

4.4 Personeli

Eshte me se e qarte se forca e punes do te konsistoje ne nje staf te kualifikuar dhe te motivuar, i afte dhe i trajnuar per te funksionuar me eficence dhe efikasitet ne nje mjedis te ndryshueshem pune. Agjensia do te percaktoje dhe do te ndjeke praktikat me te mira per marrjen ne pune te personelit, zhvillimin dhe trajnimin e stafit, vleresimin, daljen ne pension dhe heqjen nga puna. Politikat dhe procedurat ne kete fushe do te publikohen ne nje manual, i cili do t’i vihet ne dispozicion te gjithe stafit.

Politika e burimeve njerezore konsiston ne:

Respektimin e normave te ligjit “Per sherbimin e nepunesit civil ne Republiken e Shqiperise” Rishikimin dhe zhvillimin e strategjive te trajnimit dhe zhvillimit profesional te personelit te

regjistrimit, per sigurimin e perfitimeve maksimale nga aftesite e personelit Rishikimin e kualifikimeve te personelit per te siguruar balancim te duhur te aftesive dhe

kualifikimit profesional te tij Përzgjedhjen e punonjesve ne baze lajmerimesh publike nepemjet nje konkurrimi te lire dhe te

hapur. Perzgjedhja duhet te organizohet ne baze te kritereve te miratuara per cdo pozicion, duke marre parasysh edukimin, moshen, eksperiencen, testimet etj.

12

Page 13: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Organizimin e trajnimeve te rregullta, ne baze lokale, rajonale dhe kombetare me stafet sipas pozicioneve dhe detyrave te tyre

Pergatitjen e punonjesve te rinj te kualifikuar per funksionet e regjistrimit, duke organizuar kurse formuese trajnimi

Marrjen ne pune te personave te kualifikuar ne sektorin e menaxhimit, me nje integritet moral te larte, duke zgjedhur kandidatet me aftesi menaxhimi te provuara si dhe me kualifikime profesionale

Pergatitjen dhe publikimin e nje Kodi Sjelljeje dhe Etike te Agjensise, qe do te perfshije nje deklarate te Kryeregjistruesit per korrupsion.

Ne fushen e politikave te burimeve njerezore, Projekti i Menaxhimit dhe Administrimit te Tokes do te mbeshtese zhvillimin e nje plani menaxhimi te burimeve njerezore.

Niveli i pageses se personelit kohet e fundit eshte rishikuar ne menyre qe te rritet niveli i saj si nje mjet motivimi per punonjesit per nje pune me te mire, duke eliminuar cdo tendence per praktika korruptive dhe per te terhequr personel me nivel te larte kualifikimi.

4.5 Trajnimet

Per cdo vit do te pergatitet nje plan vjetor trajnimi, duke patur parasysh nevojat aktuale. Pervec trajnimeve te rregullta per te punesuarit e rinj dhe kurseve te nevojshme rifreskuese, do te organizohen seminare prezantuese, ne shkalle kombetare dhe rajonale, per te familjarizuar personelin per ceshtje te vecanta si:

Ligji dhe statusi i AKRPP dhe marredheniet me institucionet e tjera Interpretimi i tarifave te reja dhe i marredhenieve me kartelat Struktura e re organizative, pershkrimet e punes dhe rregullat e rekrutimit Sherbimi me klientet Kontrolli i cilesise Sistemi i ri i kompjuterizuar Aftesi përdorimi te kompjuterit

Projekti i Menaxhimit dhe Administrimit te Tokes do te mbeshtese krijimin e nje qendre trajnimi, perfshire sigurimin e logjistikes dhe te pajisjeve per trajnimin e stafit te ZRPP - se. Projekti do te mbeshtese vleresimin e nevojave per trajnim per te identifikuar aftesite aktuale dhe nevojat per trajnim per personelin e ZRPP-se dhe do te mbeshtese trajnimet per anen menaxheriale dhe teknike.

4.6 Marredheniet me Institucione te Tjera

Agjensia duhet te mbaje marredhenie formale me institucionet e tjera publike dhe private te cilat merren me ceshtjet e tokes, transferimin e te drejtave te pasurive te paluajtshme dhe te dhenave te regjistruara mbi pasurite. Kryeregjistruesi duhet te inkurajoje keshillimin per te gjitha ceshtjet qe ndikojne ne zhvillimin e tregut te tokes, ne rastet kur agjensite e tjera kane nevoje. Gjithashtu mund te krijohet nje Komitet Konsultativ per te shkembyer informacionin e duhur per politikat, praktikat dhe te diskutoje problemet qe ekzistojne.

Agjensia do te vazhdoje gjithashtu vendosjen e lidhjeve me agjensite e tjera per koordinimin e menaxhimit, depozitimin e te dhenave dhe ndarjen e informacionit mbi pasurine.

13

Page 14: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Gjithashtu agjensia do te inkurajoje gjykatat dhe agjensite e tjera administrative, qe leshojne urdhra apo ndermarrin veprime te tjera qe ndryshojne pronesine e pasurive te paluajtshme apo te drejta te tjera, t’i dergojne dokumentat direkt ne regjister ne menyre qe ata te sigurohen per marrjen e tyre nga regjistri.

Ne menyre qe te kufizohen pergjegjesite e zyrave vendore ne trajtimin e dokumentave te transaksioneve dhe dhenien e informacioneve te regjistrit, Agjensia do te negocioje per heqjen e pergjegjesive te vendosura mbi regjistrin nga njesite e tjera qeveritare.

4.7 Klientet dhe Perdoruesit

Masa te reja do te ndermerren per ta cuar perpara sherbimin e ofruar klienteve. Ketu perfshihen:

Trajnimi i personelit ne sherbimin ndaj klienteve Vendosja dhe shpallja e afateve kohore per dhenien e sherbimeve Vendosja e nje linje direkte per ankesat e qytetareve Ndermarrja e sondazheve me klientet per te monitoruar plotesimin e sherbimeve Zhvillimi i informimit me te mire per publikun, perfshire broshura, udhezues dhe adrese

interneti te Agjensise. Permiresimi i ambjenteve me zona te permiresuara per sherbimet ndaj klienteve.

Projekti per Administrimin dhe Menaxhmin e Tokes do te mbeshtese ndermarrjen e ketyre masave.

Ne vazhdim te ketyre masave specifike, permiresimet ne sistemin e regjistrimit do te pershpejtojne procedimet dhe do te mundesojne akses me te mire ne informacion, duke forcuar sherbimin qe i ofrohet publikut.

Agjensia do te punoje per te vendosur nje marredhenie me te ngushte me “grupet me te medha te perdoruesve”. Keto jane shoqatat e ndertuesve, agjensite e pasurive te paluajtshme, vleresuesit, avokatet qe merren me pasurite e paluajtshme, institucionet kredidhenese dhe hartografet qe merren me plane rilevimi. Takime bashkepunimi me perfaqesuesit e ketyre grupeve do te ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve te perbashkta dhe ne zhvillimin e metodave te reja.

Agjensia do te nxise gjithashtu vendosjen e nje marredhenieje te ngushte me noteret ne menyre qe te inkurajohet praktika e verifikimit direkt te dokumentave pas pergatitjes, ne menyre qe te sigurohet realizimi i regjistrimit, si dhe te nxitet perdorimi i formave standarte per dokumentat ne lidhje me transaksionet e pasurive te paluajtshme.

Si nje hap fillestar ne permiresimin e sherbimit, afatet kohore te meposhtme jane percaktuar si indikatore te nivelit te sherbimit. Keto afate duhet te rishikohen kur sistemi te permiresohet.

14

Page 15: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

TREGUESIT E NIVELIT TE SHERBIMEVE

15

Sherbimet qe zgjasin deri ne tre dite1. Kerkesa per konsultimin e kartelave dhe te te dhenave te tjera per pasurite e paluajtshme;2. Kerkesa per leshimin e nje kopjeje te certifikates se pasurive te paluajtshme;3. Kerkesa per fotokopje te dokumentave te pronesise, per faqe;4. Kerkesa per pergatitjen e dokumentacionit per gjyq apo per ndonje organ tjeter administrativ.

Sherbime qe zgjasin deri ne kater dite1. Kerkesa per kontroll zyrtar te regjistrimit te pasurive te paluajtshme;2. Kerkesa per leshimin e kopjes se kartelave, e hartes treguese apo te nje pjese te saj;3. Kerkesa per regjistrimin e barrave hipotekore apo te hipotekave ligjore;4. Kerkesa per fshirjen e hipotekave ligjore apo zhbllokimeve;

Sherbime qe zgjasin deri ne pese dite1. Kerkesa per regjistrimin e transferimit te pasurive, kontratave te qerave, nenqerave te pasurive te paluajtshme si

dhe te deshmive te trashegimise;2. Kerkese per regjistrim per fshirje sipas nje vendimi gjykate;3. Kerkese per regjistrimin e nje akti administrativ;4. Kerkese per ndryshimin e perfaqesuesve te familjes bujqesore;5. Kerkese per regjistrimin e nje sherbimi, nje marreveshjeje kufizuese;6. Kerkese per regjistrimin e fshirjes se nje servituti, marreveshjeje kufizuese;7. Leshimi i certifikatave te pronesise dhe i vertetimeve te pronesise nga regjistrat hipotekore;8. Leshimi i certifikatave per karabinate.

Sherbime qe zgjasin deri ne tete dite1. Regjistrime te kerkesave per heqjen dore nga te drejtat e pronesise per pasurine e paluajtshme;2. Kerkesa per korrigjimin e gabimeve te rendesishme ne kartele.

Sherbime qe zgjasin deri ne 12 dite1. Kerkese per regjistrimin e titujve te pronesise per pasurite e paluajtshme, ne perputhje me procedurat e

regjistrimit fillestar;2. Kerkesa per regjistrimin e ndarjes, pjesetimit apo bashkimit sipas procedurave te regjistrimit fillestar;3. Regjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme ne zonat urbane, pa rilevim dhe azhornim nga stafi i ZRPP;4. Regjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme ne zonat urbane me rilevim dhe azhornim nga stafi i ZRPP;5. Kerkese per regjistrimin e karabinave;6. Kerkese per saktesim kufijsh;7. Regjistrim fillestar i vecante i pasurive te paluajtshme ne zonat rurale.

Page 16: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

4.8 Sistemi i Regjistrimit

Per permiresimin dhe azhornimin e sistemit te regjistrimit do te ndermerren nje sere masash te detajuara.

1) Puna do te vazhdoje ne drejtim te regjistrimit fillestar, duke theksuar regjistrimin fillestar sistematik. Kjo pune eshte perqendruar dhe do te vazhdoje intensivisht ne drejtim te regjistrimit fillestar ne zonat urbane dhe ato me prioritet zhvillimi (ne turizem, infrastrukture, apo ato zona qe kane nje tendence rritjeje per zhvillimin demografik). Financimet per kete aktivitet jane siguruar nga Banka Boterore dhe SIDA per te mbeshtetur perfundimin e regjistrimit fillestar ne rreth 500.000 pasuri, kryesisht ne zonat urbane dhe periurbane gjate 4 viteve te ardhshme.

2) Do te merren masa per te siguruar qe te dhenat dixhitale per kartelat dhe hartat treguese te regjistrimit te azhornohen vazhdimisht. Dixhitalizimi i te dhenave formon bazat per automatizimin e ardhshem te sistemit, prandaj eshte e domosdoshme vazhdimesia e këtij procesi. Detyra per te azhornuar te dhenat ekzistuese nepermjet mbledhjes dhe hyrjes se informacioneve te azhornuara do te ndermerret nga sektori privat. Pas azhornimit te dhenat do te ruhen nga stafi i zyres. Aty ku eshte e nevojshme, stafi do te trajnohet dhe do te sigurohen udhezues per ndermarrjen e procesit te azhornimit.

Strategjia e Modernizimit te ZRPP siguron nje strategji te pergjithshme per azhornimin e te dhenave dixhitale, si shkresore ashtu edhe grafike, perfshire jo vetem azhornimin e te dhenave deri ne ditet e sotme por gjithashtu edhe vazhdimesine e mirembajtjes se te dhenave aktuale. Kjo strategji do te zbatohet ne kuadër te Projektit te propozuar per Menaxhimin dhe Administrimin e Tokes me qellim perfundimin e tij Brenda dy vjetesh.

3) Hartat treguese te regjistrimit (ne leter), shume prej te cilat tejet te konsumuara dhe me shume ndryshime si pasoje e azhornimeve, do te zevendesohen me harta te reja te printuara nga hartat dixhitale te azhornuara.

4) Do te merren masa per te zhvilluar dhe perdorur forma standarte per dokumentat qe paraqiten per

regjistrim, ne menyre qe te lehtesohet kerkimi i dokumentave dhe mbledhja e te dhenave.

5) Do te punohet ne drejtim te zhvillimit te standarteve per mbledhjen, ruajtjen dhe shperndarjen e informacionit dixhital. Kjo do te realizohet si pjese e Strategjise se Modernizimit per t’u zbatuar ne kuadër te Projektit te Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes.

6) Do te filloje kompjuterizimi i sistemit te regjistrimit ne menyre qe te mundesohet akses me i mire ne informacion, lehtësim ne procesin e leshimit te certifikatave dhe automatizim te funksioneve te regjistrimit per te permiresuar efiçencen e sherbimit. Te dhenat baze per ndertimin e sistemit do te perftohen nga informacioni dixhital, i mbledhur nga regjistrimi fillestar. Strategjia e Modernizimit te ZRPP parashikon kompjuterizimin e 10 Zyrave te Regjistrimit per nje periudhe prej dy vjetesh, duke filluar me zyren e Tiranes. Kjo do te zbatohet ne kuadrin e Projektit te Administrimit dhe Menaxhimit te Tokes.

7) Do te punohet ne drejtim te krijimit te lidhjes ndermjet karteles dixhitale dhe hartave dixhitale ne menyre qe te lehtesohet marrja e informacionit dhe te sigurohet nje game e gjere e produkteve te informacionit mbi pasurite. Kjo do te realizohet si pjese e Strategjise se Modernizimit per azhornimin e te dhenave tekstuale dhe ato grafike, qe do te zbatohen ne kuadër te Projektit te Administrimit te Tokes.

16

Page 17: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

8) Do te punohet ne drejtim te zhvillimit te politikave dhe parimeve qe do te aplikohen ne sistemin e regjistrimit. Ne problemet qe kerkojne qartesim përfshihen efekti i regjistrimit, nevoja per “te shkuar pertej regjistrit” dhe roli i sistemit te regjistrimit ne zbatimin e kufizimeve dhe kërkesave te jashtme.

9) Do te punohet ne drejtim te promovimit te sistemit te regjistrimit, me qellim rritjen e ndergjegjesimit publik ne lidhje me sistemin dhe me avantazhet e regjistrimit ne menyre qe te ulet niveli i transaksioneve informale me token dhe te zvogelohet hendeku i krijuar ne mungese te informacionit te fresket mbi sistemin e regjistrimit. Projekti i Menaxhimit dhe Administrimit te Tokes do te mbeshtese nje fushate publicitare.

10) Zyrat vendore do te rikonstruktohen apo zevendesohen aty ku eshte e mundur dhe pajisjet e zyrave do te rinovohen. Projekti i Menaxhimit dhe Administrimit te Tokes do te mbeshtese kete program per zyrat e perzgjedhura.

11) Per permiresimin e sistemit te regjistrimit do te kontribuojne gjithashtu strategji te tjera te permendura me pare siç janë:

Permiresimi i cilesise dhe motivimit te fuqise punetore (Strategjia 4) Permiresimi i aftesive te fuqise punetore (Strategjia 4 dhe 5) Percaktimi me i mire i numrit te stafit ne perputhje me zyrat vendore (Strategjia 3)

5. QELLIMET E PRITSHME

1. Te ardhurat dhe shpenzimet

Viti 2007 2008 2009 2010Te ardhurat 469.358.000 572.617.000 584.069.000 595.751.000Shpenzimet 410.000.000 499.749.000 513.485.000 527.720.000Surplus 59.358.000 72.868.000 70.584.000 68.031.000

2. Aplikimet per punonjes ne dite

Viti 2007 2008 2009 2010Aplikimet 7.2 7.4 7.6 8.0

3. Regjistrimi Fillestar sistematik per vit

Viti 2007 2008 2009 2010Parcelat 50.000 100.000 150.000 150.000

4. Regjistrat e automatizuar

Viti 2007 2008 2009 2010Nr. i regjistrave 1 4 10 10

5. Perqindja e aplikimeve ne raport me treguesit e niveleve te sherbimit

Viti 2007 2008 2009 2010% aplikime

17

Page 18: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

6. RREZIQET

1. Renia e Nivelit te Punes

Aktualisht niveli i punes dhe i te ardhurave eshte rritur nga viti ne vit. Megjithate renia ekonomike normalisht rezulton ne uljen e numrit te transaksioneve me token qe ndikon ne te ardhurat e fituara nga regjistrimi i pasurive. Kjo mund te ndikoje ne funksionimin e ZRPP si nje agjensi vetefinancuese. Megjithate, ndonëse ndikimi mund te jete i nje niveli mesatar rreziku eshte vleresuar te jete i ulet.

2. Qeveria nuk aprovon vetefinancimin

Kjo nuk pengon ZRPP te permbushe programet e saj kryesore por do te kete ndikim ne fleksibilitetin e menaxhimit dhe ne përqendrimin tek efiçenca e punes. Ndikimi do te jete i nje niveli te mesem ashtu si dhe rreziku.

3. Vonesa ne fillimin e Projektit te Menaxhimit dhe Administrimit te Tokes (PMAT)

Shume nga permiresimet e propozuara ne ofrimin e sherbimeve varen nga masat qe do te zbatohen ne kuadër te PMAT. Cdo shtyrje ne zbatim te tyre do te kete ndikim te madh ne strategjite e Planit te Biznesit. Sidoqofte, ndersa ndikimi mendohet te jete i nivelit te larte, rreziku eshte i ulet.

4. Stafi ka tendence penguese per zhvillimin e kompjuterizimit.

Ndikimi mund te jete i larte por rreziku eshte i vogel dhe mund te neutralizohet me inkurajim, trajnim dhe mbeshtetje.

18

Page 19: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Aneksi 1INVENTARI I REGJISTRIMIT FILLESTAR (RF)

Nr. Rrethet

ZK total

ZK fshat me RF te

pambaruar

ZK fshat

ne proce

s

ZK fshat me RF

te mbarua

r

ZK fshat me RF

te mbaruar OSCE

ZK fshat me RF

te mbarua

r nga ARD

ZK qytet

pa RF

ZK qytet me

RF te mbarua

r nga ARD

ZK qytet me

RF te mbarua

r nga OSCE

ZK qytet ARD

& OSC

E

ZK qytet KE

1 Berat 128 122 62 Bulqizë 63 8 1 52 23 Delvinë 39 12 23 3 14 Devoll 46 45 15 Dibër 141 13 2 119 6 16 Durrës 71 5 1 56 1 6 27 Elbasan 185 16 24 135 8 28 Fier 115 7 103 3 29 Gjirokastër 98 2 1 90 2 3

10 Gramsh 92 91 111 Has 30 22 7 112 Kavajë 68 3 61 413 Kolonjë 78 2 1 74 114 Korçë 157 10 1 141 1 1 315 Krujë 43 1 39 316 Kukës 86 5 2 78 117 Kurbin 28 1 25 1 118 Kuçovë 17 16 119 Lezhë 65 2 49 12 220 Librazhd 79 3 74 221 Lushnje 125 112 10 322 Mallakastër 39 8 30 123 Malësi e Madhe 56 19 14 22 124 Mat 80 76 425 Mirditë 83 3 3 76 126 Peqin 50 3 2 44 127 Pogradec 73 1 70 228 Pukë 76 1 71 3 129 Përmet 99 53 45 130 Sarandë 65 2 11 40 10 231 Shkodër 141 26 3 98 7 6 132 Skrapar 102 96 4 233 Tepelenë 78 1 1 75 134 Tiranë 182 7 6 144 21 3 135 Tropojë 70 22 47 136 Vlorë 107 29 1 68 3 3 2 1

Total3055 282 79 2514 4 62 94 13 3 1 3

19

Page 20: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Aneksi 1MODELI I VETEFINANCIMIT TE ZRPP

Parimet e aktiviteteve

1. ZRPP duhet te shnderrohet ne nje agjensi jo buxhetore me vetefinancim, e krijuar ne baze te ligjit nr. 7843 date 13. 07. 1994 “Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme” (te ndryshuar). Kompetencat dhe detyrimet e kesaj agjensie duhet te specifikohen ne kete ligj.

2. Duhet ndryshuar emertimi i zyres ne Agjensi Kombetare te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe Kryeregjistruesi duhet te emertohet Drejtori i Pergjithshem.

3. Agjensia duhet te raportoje ne Keshillin e Ministrave.

4. Agjensia duhet te jete nen mbikqyrjen e nje Keshilli Mbikqyres, ku perfshihet Drejtori i Pergjithshem dhe 4 anetare te tjere, dy perfaqesues te qeverise dhe dy perfaqesues te grupeve profesionale dhe te perdoruesve te lidhur me agjensine, emeruar nga Keshilli i Ministrave.

5. Agjensia do te operoje ne baza jofitimprurese, sipas se ciles duhen strukturuar financat e saj, ne menyre qe te ruhet nje nivel te ardhurash mbi shpenzimet per te parashikuar rezerva per: Luhatjet ne volumin e punes Investimet ne te ardhmen

6. Cdo teprice tjeter duhet te kthehet ne buxhetin e shtetit.

7. Niveli i te ardhurave mbi shpenzimet, parashikimet per rezervat dhe derdhjet ne buxhetin e shtetit duhet te percaktohen ne nje Marreveshjeje me Qeverine.

8. Duke qene nje agjensi vetefinacuese qe operon mbi baza komerciale, ajo do te funksionoje mbi bazen e pagesave te perdoruesve – kostoja e sherbimit te dhene nga ZRPP do te paguhet nga agjensi te tjera qe perdorin sherbimet e ZRPP, si mbledhjen e taksave, sigurimin e informacionit etj.

9. Struktura organizative dhe niveli i stafit te ZRPP duhet te percaktohen nga Keshilli Mbikeqyres ne perputhje me kushtet e punes dhe me menaxhimin eficent.

10. Niveli i tarifave duhet te percaktohet nga Keshilli Mbikeqyres, duke patur parasysh nevojen per te mbuluar koston e sigurimit te sherbimit dhe ne te njejten kohe per te siguruar menaxhimin efikas.

Seria e aktiviteteve te nevojshme

1. Aprovimi ne parim i modelit te vetefinancimit.2. Amendimi i ligjit nr. 7843 “Per regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”3. Caktimi i Keshillit Mbikqyres4. Perfundimi i Marreveshjes me Qeverine per mbajtjen e rezervave dhe kthimin e teprices5. Krijimi i nje bilanci dhe i buxhetit6. Krijimi i nje llogarie bankare7. Marrja e nje kredie nga shteti per te plotesuar nevojen fillestare me mjete monetare8. Mbyllja e pasqyrave ekzistuese financiare dhe fillimi i marredhenieve te reja.

20

Page 21: plan biznesi nga eri

Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Plani i Biznesit 2006 - 2010

Modeli i te Ardhurave dhe i Shpenzimeve

Te ardhurat Transaksionet Regjistrimi Fillestar Nr. i veprimeve me

bankat Totali i Transaksioneve Mbledhja e taksave

Totali i te ardhurave

Shpenzimet

Paga Sigurimet Kosto operative Investime

Shpenzimet Totale

BUXHETOR JO BUXHETOR2005

Aktuale2006

Aktuale2007

Buxheti2008

Buxheti2009

Buxheti2010

Buxheti

492.13519.49313.926525.554

445.359

107.60527.08775.39744.001

254.090

516.39516.99416.133549.522

460.155

142.64333.84968.93046.250

291.672

518.45014.46017.746550.656

469.358

248.00049.00083.00030.000

410.000

529.29913.73718.634561.6693.500

572.617

260.99451.60587.150100.000

499.749

540.28713.05019.565572.9033.500

584.069

268.82453.15391.508100.000

513.485

551.42012.39820.544584.3613.500

595.751

276.88954.74896.083100.000

527.720

Shenime per parashikimet buxhetore:

1. Bazohen ne hipotezen qe ZRPP mund te kthehet ne institucion jo buxhetor ne 01/01/2008

2. Parashikimet per te ardhmen jane te bazuara ne nivelet e tarifave ekzistuese dhe ne 2% rritje vjetore te volumit te punes mbi ate te vitit 2006.

Aneksi 2

3. Te ardhurat e regjistrimit fillestar zvogelohen me 5% ne vit per shkak te renies se kerkeses (zevendesuar nga regjistrimi fillestar sistematik).

4. Si nje agjensi e vetëfinancuar ZRPP mund te kerkoje nje tarife sherbimi per mbledhjen e taksave dhe te ardhurat e vleresuara jane te bazuara ne nje tarife prej 1% te totalit te taksave.

5. Rritja vjetore e parashikuar e pagave prej 3%, duke filluar qe nga 01/01/2008.

6. Disa kosto investimesh do te mbulohen nga PMAT, por parashikimet jane bere per investime jashte veprimtarise se këtij Projekti.

7. Rritja e numrit te stafit me 40, duke filluar qe nga 01/01/2008.

21