Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti...

33
Organizata Ndërkombëtare e Punës Ekipi i Mbështetjes Teknike për Punë të Denjë dhe Zyra Vendore për Evropën Qendrore dhe Lindore Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi në Shqipëri dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre Përgatitur nga Biznes Albania

Transcript of Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti...

Page 1: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

Vështrim krahasues mbi punësimin informal në shqipëri, bosnje dhe hercegoVinë, moldaVi dhe malin e Zi

i

Organizata Ndërkombëtare e Punës

Ekipi i Mbështetjes Teknike për Punë të Denjë dhe Zyra Vendore për Evropën Qendrore dhe Lindore

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi në Shqipëri dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Përgatitur nga Biznes Albania

Page 2: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

1

Identifikimi i problemeve dhe

barrierave që hasen nga biznesi në

Shqipëri dhe përcaktimi i rrugëve

për heqjen e tyre

Page 3: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

2

Ky studim është përgatitur në kuadër të projektit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Konsolidimi i themeleve ligjore dhe institucionale të dialogut social në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Gusht-Nëntor 2011

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

_______________________

Ky raport është përgatitur nga Biznes Albania me mbështetjen teknike dhe financiare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Opinionet e shprehura në këtë studim nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat zyrtare të ILO ose të Qeverisë Austriake.

Raporti është përgatitur mes një procesi konsultimesh të ekspertëve të BiznesAlbania dhe të një grupi të njohur ekspertësh të organizatave të biznesit shqiptar, nën koordinimin dhe mbikqyrjen e z. Bardhi Sejdarasi, Drejtor i Përgjithshëm i BiznesAlbania.

E gjithë puna llogaritëse, nëse nuk thuhet ndryshe, është bazuar në të dhënat e mbledhura nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, INSTAT, ACIT, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, baza e të dhënave të BiznesAlbania dhe në llogaritjet e stafit të BiznesAlbania.

Për informacion të mëtejshëm dhe më të detajuar mbi përmbajtjen e këtij raporti, ju lutem kontaktoni BiznesAlbania

Blv. “Dëshmorët e Kombit”

Kullat Binjake, Kulla nr 2, Kati IX, Tirana, Albania

Tel: +355 422 80 222

E-mail: [email protected];

www.biznesalbania.org.al

Stamp: GEER, Tirana

Page 4: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

3

PËRMBAJTJA

FALENDERIM 5

HYRJE 6

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

PYETËSORI 12

CILAT JANË BARRIERAT MË TË MËDHA QË NDIKOJNË

NË EFEKTIVITETIN E BIZNESIT 23

KONKLUZIONET 27

REKOMANDIME 30

ANEKS 32

Page 5: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

4

Page 6: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

5

FALENDERIM

Studimi për barrierat e biznesit, që organizata BiznesAlbania i ofron tregut dhe sipërmarrjes private, është një përpjekje serioze dhe njëherësh, një kontribut i rëndësishëm që organizata jonë, i bën angazhimit publik dhe privat, për të krijuar një mjedis nxitës dhe stimulues për biznes të qëndrueshëm dhe konkurrencial në Shqipëri.

Për të realizuar një mjedis të tillë, sigurisht duhen konsideruar dy vullnete, një për të njohur dhe evidentuar problematikat që ka biznesi dhe një vullnet tjetër, për të marrë masa korrigjuese, duke i zgjidhur dhe sistemuar në mënyrën më të leverdisshme ato.

Studimi, që BiznesAlbania po i sjell tregut sot, realizon vullnetin e parë, që do të thotë se, në mënyrë të skanuar, ne i themi institucioneve vendimmarrëse se ja ku janë barrierat administrative që mërzisin biznesin, ja ku janë pengesat që lodhin padrejtësisht biznesin, ja ku janë stërkëmbëshat që torturojnë biznesin, ja ku janë zvarritjet që ulin rendimentin e biznesit. Dhe jo vetëm kaq.

Nga takimet që janë organizuar me sipërmarrës, grupe të ndryshme interesi, me specialistë e studiues, rezulton se, aq sa pengesa ka, aq janë dhe mundësitë për t’i zbutur dhe eleminuar ato.

Në këtë botim gjenden në formën e rekomandimeve propozime e sugjerime, të cilat jo vetëm e kompletojnë studimin e organizatës, por do t’i bëjnë institucionet përgjegjëse më shumë përgjegjëse, që, përse nuk ulen dhe të mendojnë e zgjidhin përfundimisht këto problematika, të cilat janë absolutisht të eleminueshme.

Në këtë kuptim, ky studim i vjen në ndihmë jo vetëm organizatës BiznesAlbania, jo vetëm ndërmarrjeve dhe kompanive private, por dhe institucioneve vendimmarrëse, që përgjigjen për të administruar në mënyrë pozitive mjedisin për të bërë biznes në Shqipëri.

Ky sondazh është realizuar me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) me financim nga projekti i Agjencisë Austriake për Zhvillim “Konsolidimi i themeleve ligjore dhe institucionale të dialogut social në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavi”, të cilët dua t’i falenderoj në emër të BiznesAlbania.

Luan BregasiPresident i BiznesAlbania

Page 7: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

6

Objektivat dhe mostra e anketimit

Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe BiznesAlbania planifikuan dhe realizuan kryerjen e një studimi për identifikimin e problemeve dhe barrierave që has biznesi shqiptar dhe mbi përcaktimin e rrugëve për heqjen e tyre.

Studimi synonte një ndërhyrje efektive për problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohet biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL).

Studimi synonte mbledhjen dhe analizimin e të dhënave mbi problemet dhe pengesat që hasen për zhvillimin efikas të sipërmarrjes shqiptare dhe që pengojnë rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë dhe ai është hartuar për të identifikuar/ndërtuar treguesit e duhur për të matur perceptimin e biznesit ndaj këtyre faktorëve.

Ky studim adresohet në faktorët e brendshëm të qeverisë dhe të biznesit për të parë ndikimin që kompanitë kanë sjellë për efektivitetin e pengesave ligjore dhe administrative dhe mungesën e reformave për zhvillimin cilësor të ekonomisë.

Të dhënat përkatëse janë mbledhur përmes intervistave me grupet e interesit, sipas një metodologjie të zgjedhur dhe të miratuar nga ILO, me qëllim grumbullimin e informacionit mbi pengesat kryesore për të bërë biznes në Shqipëri.

Zhvillimi i sektorit privat konsiderohet si faktori kryesor i rritjes ekonomike dhe trendi i zhvillimit industrial dhe prodhimit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) është i një rëndësie shumë të madhe.

Bazuar në këtë këndvështrim të përgjithshëm, qëllimi i hulumtimit dhe studimit është që të shërbejë si udhëzues për të vazhduar të japë një vlerësim të situatës së përgjithshme të sektorit industrial dhe të shërbimeve, duke përfshirë edhe sektorin e prodhimit në Shqipëri, si dhe të bëjë rekomandime për palët e interesuara, duke filluar nga ministritë e linjës, për të përmirësuar funksionimin e ekonomisë.

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi

i rrugëve për heqjen e tyre

HYRJE

Shqipëria ka qenë një histori zhvillimi e suksesshme në shumë aspekte. Gjatë dy dekadave të fundit vendi ka bërë hapa gjigandë në vendosjen e një demokracie të besueshme shumëpartiake dhe të ekonomisë së tregut, si dhe po riintegrohet me shpejtësi në komunitetin ndërkombëtar dhe europian.

Që nga viti 1998, ekonomia shqiptare ka përjetuar një proces të rritjes ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme dhe, në ndryshim nga shtetet e tjera të Ballkanit e shumë vende të Bashkimit Europian, ka paraqitur një nivel pozitiv rritjeje edhe gjatë krizës ekonomike botërore - edhe pse me reduktim të konsiderueshëm - gjatë viteve 2009-2010. Deri më tani, ndikimi i krizës është ndjerë kryesisht në zvogëlimin e nivelit të remitancave dhe tregtisë.

Siç mund të shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm, i cili tregon evolucionin e PBB në vitet 1997-2008, niveli i rritjes ka pësuar një ngadalësim në vitin 2009, duke kaluar nga 7,7% që ishte në 2008 në 3,3 %.

Burimi: Banka e Shqipërisë, INSTAT

Page 8: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

7

Gjatë dekadës së fundit ekonomia shqiptare ka njohur një progres të qëndrueshem dhe relativisht të kënaqshëm krahasuar me vendet e rajonit. Proçeset e transformimit ekonomik dhe ristrukturimit, si dhe politikat makroekonomike të ndjekura në dhjetë vitet e fundit, kanë rezultuar në një nga ritmet e rritjes më të larta në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.6 %, PBB për frymë është rritur me rreth 2.3 herë gjatë periudhës 2000-2010 (nga 171 mijë Lekë në vitin 2000 në 385 mijë Lekë për banor në vitin 2010).

Ndërsa PBB për frymë e shprehur në dollarë amerikanë të indeksuar me Paritetin e Fuqisë Blerëse (USD-PPP) është rritur me rreth 2.5 herë gjatë kësaj periudhe (nga 3,500 USD-PPP në vitin 2000 në 8,900 USD-PPP në vitin 2010).

Ulja e barrës tatimore dhe lehtësirat administrative kanë ndihmuar biznesin për të rritur produktivitetin e tij. Zhvillimet pozitive në sektorin e biznesit, veçanërisht në atë industrial dhe në atë të orientuar drejt shërbimeve, kanë rezultuar në një rritje të punësimit dhe të të ardhurave familjare. Të ardhurat në rritje, të mbështetura edhe nga zgjerimi i kredisë në ekonomi, kanë kontribuar për një kërkesë të fortë të brendshme, e cila ka sjellë nxitjen e investimeve kapitale dhe zgjerimin e prodhimit.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, ekonomia shqiptare do të përmirësohet në vitet në vazhdim dhe niveli i rritjes ekonomike do të fillojë rritjen që nga viti 2011.

Shqipëria, duke qënë një vend me një ekonomi në zhvillim që karakterizohet nga një paqëndrueshmëri e lartë e çmimeve, duhet të gjejë ekuilibrin në ekonominë e tregut dhe të garantojë konvergjencën strukturore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Megjithë nivelin e lartë të rritjes, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfëra të Europës, me rreth 25 % të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, në krahasim me një mesatare prej mbi 10,000 dollarë në vendet e tjera të rajonit ballkanik. E gjithë kjo sjell një varësi të vendit nga ekonomitë e huaja, qoftë përsa i përket nevojës për import të pjesës më të madhe të mallrave (si rrjedhim me një deficit tregtar negativ), qoftë dërgesave (remitancave) të emigrantëve (rreth 15 % e PBB), të investimeve dhe të huave të drejtpërdrejta (rreth 7 % e PBB) dhe të ndihmave ndërkombëtare.

Rritja mbresëlënse ekonomike e Shqipërisë gjatë dekadës së fundit është një arritje e rëndësishme. Megjithatë, kriza ka ekspozuar një varësi nga dërgesat nga jashtë, një nivel të ulët të diversifikimit të tregtisë dhe nevojën për të rritur konkurrencën, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Pengesat për investime përfshijnë të drejtat e munguara të pronës, korrupsionin e përhapur dhe infrastrukturën ende të pazhvilluar, përmirësimin e kuadrit rregullator, lehtësimin e tregtisë dhe promovimin e investimeve për rritje përfshirëse dhe të qëndrueshme.

Kjo, për të rritur aftësinë konkurruese duke zhvilluar kapacitetet e institucioneve ekonomike, nxitjen e zhvillimit të tregut dhe duke mbështetur futjen dhe zbatimin e politikave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së.

Page 9: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

8

Klima e tregtisë dhe biznesit kërkohet të përmirësohet përmes nxitjes së bashkëpunimit midis qeverisë dhe biznesit, kapaciteteve në rritje për zbatimin e praktikave më të mira në lehtësimin e tregtisë, shërbimeve, etj.

Në vitin 2009, Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian (BE), por nuk e përfitoi këtë status për vitet 2009-2011. Raporti i fundit i Progresit i BE, i publikuar në 12 tetor 2011, theksoi se “edhe pse është bërë përparim në disa nga 12 prioritetet kyçe të indentifikuara në Opinionin e 2010-ës mbi aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, kushtet për hapjen e negociatave nuk janë plotësuar ende”.

Gjatë viteve të krizës dhe pas krizës ekonomike globale (2009-2011), stabiliteti makro-ekonomik në vend ka ndjerë presionet negative të saj, megjithatë është arritur të ruhet në parametra relativisht të kënaqshëm. Gjatë secilit prej viteve 2009-2011 u arrit të evitohet recesioni ekonomik, i cili u përjetua në pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit dhe më gjerë, dhe ekonomia shqiptare vijoi të performojë me ritme pozitive rritjeje. Rritja mesatare ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 2000-2008 (periudha para krizës) ishte në nivelin 6.2%, duke qënë mbi mesataren prej 5.3% të vendeve të EQL, ndërsa norma e inflacionit mesatar për këtë periudhë ishte 2.7%, ndjeshëm poshtë mesatares prej 8.5% të vendeve të EQL. Gjatë viteve 2009-2011 (periudha e krizës dhe pas saj) ekonomia e Shqipërisë ka performuar me një rritje mesatare prej rreth 3.1%, dukshëm mbi rritjen mesatare prej 0% të vendeve të EQL, ndërsa inflacioni mesatar ka qënë në nivelin 3.2%, pra poshtë inflacionit mesatar prej 3.7% të vendeve të EQL.

(Për më tepër shih Situata makroekonomike dhe buxhetore gjate vitit 2010 – 2011, Projekt buxheti 2012, www.minfin.gov.al )

Page 10: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

9

Treguesit kryesorë të ekonomisë në dhjetëvjeçarin e fundit 2001-2010

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Norma reale e rritjes së PBB-së

7.9 % 4.2 % 5,8 % 5.7 % 5.7 % 5.4 % 5.9 % 7.7 % 3.3 % 3.5 %

PBB nominale 583.369 622.711 694.098 750.785 814.797 882.209 967.670 1.088.132 1.143.610 1.206.100

Volumi i tregtise**

234.811 254.689 279.867 296.892 326.023 375.720 474.602 551.622 534.564,3 641.200

*Eksporte 43.758 46.188 54.487 62.121 65.818 77.441 97.155 112.539 103.438,9 161.009

*Importe 191.053 208.501 225.380 234.770 260.205 298.279 377.447 439.083 431.107,5 480.191

Deficiti tregtar 147.295 162.313 170.893 172.649 194.387 220.838 280.292 326.544 327.669 319.182

Rritja e eksporteve

18.1 % 5.6 % 18.0 % 14.0 % 6.0 % 17.7 % 25.5 % 15.8 % -8.1 % 55.7 %

Rritja e importeve

23.8 % 9.1 % 8.1 % 4.2 % 10.8 % 14.6 % 26.5 % 16.3 % -1.8 % 11.4 %

Rritja e volumit të tregtisë

22.7 % 8.5 % 9.9 % 6.1 % 9.2 % 15.2 % 26.3 % 16.2 % -3.1 % 20.0 %

Indeksi i Hapjes ***

40.3 % 40.9 % 40.3 % 39.5 % 40.0 % 42.6 % 49.0 % 5-.7 % 46.7 % 52.3 %

Deficit tregtar/PBB

25.2 % 26.1 % 24.6 % 23.0 % 23.9 % 25.0 % 29.0 % 30.0 % 28.7 % 26.0 %

Importe/PBB 32.7 % 33.5 % 32.5 % 31.3 % 31.9 % 33.8 % 39.0 % 40.4 % 37.7 % 39.2 %

Eksporte/PBB 7.5 % 7.4 % 7.9 % 8.3 % 8.1 % 8.8 % 10.0 % 10.3 % 9.0 % 13.1 %

Mbulim i Importeve (Eksp/Imp)

22.9 % 22.2 % 24.2 % 26.5 % 25.3 % 26.0 % 25.7 % 25.6 % 24.0 % 33.5 %

* Vlerësime të INSTAT, mbështetur në rritjen tremujore të PBB-së me çmime konstante

**Vetëm tregtia e mallrave; ***norma e volumit të tregtisë ndaj PBB nominale, shprehur në ALL

TREGUESIT FISKALE

Të ardhurat buxhetore dhe shpenzimet publike arritën respektivisht në 324,000,000,000 dhe 363,000,000,000 lekë, që përbëjnë 26.5% dhe 29.6% të PBB. Deficiti buxhetor u zgjerua, sidomos pas tremujorit të pare të vitit 2010, duke arritur në rreth 3,1% (2009: 7%) e PBB-së deri në fund të vitit. Burimet kryesore të financimit të deficitit ishin të ardhurat nga privatizimet. Në nëntor 2009 janë emetuar eurobono me vlerë prej 300 milionë Euro. Një pjesë e të ardhurave janë përdorur për të paguar kredinë sindikale të marrë në vitin 2009. Të ardhurat u rritën me 8.4% në vitin 2010, rritje kjo që u atribuohet kryesisht vendimeve të autoritetit fiskal dhe jo të ardhurave nga taksat.

Page 11: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

10

Të ardhurat nga TVSH dhe akcizat për vitin 2010 janë rritur respektivisht me 3.6% dhe 15.8%. Me përjashtim të akcizës, tatimet e tjera janë rritur me një përqindje më të ulët në krahasim me periudhën 2005-2008.

TREGUESIT MONETARË

Norma bazë e interesit gjatë vitit 2010 ka rënë me 0.25 për një pikë përqindje në krahasim me 2009, ku ajo ishte në nivelin 5.75.

Kredia për sektorin privat tregon një rritje të moderuar gjatë vitit 2010. Rritja vjetore ishte 10% në fund të vitit, nga 20% në vitin e kaluar. Kredia për sektorin privat u rrit me 1.7 pikë përqindje në raport me PBB, duke arritur në 38.7%.

Norma e interesit të depozitave ka mbetur në nivele relativisht të larta. Kursi i këmbimit ka vazhduar të zhvlerësohet gjatë vitit 2010, për shkak të një ndryshimi në raportin kërkesë/ofertë.

Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë mbi përbërjen e portofolit në sektorin bankar dhe zhvillimet relative gjatë gjashtë viteve të fundit.

Përbërja e portofolit në sektorin bankar dhe zhvillimet relative 2005-2010

(në milionë lekë)

2005 2006 2007 2008 2009 2010

Kreditë 121.94 192.2 287.5 388.6 431.0 472.6

Individuale 38.44 64.4 102.6 134.7 139.8 142.2

Të biznesit 83.5 127.8 180.9 253.9 291.2 330.4

Në % të depozitave

28.66 35.6 47.7 62.7 65.1 60.2

Në % të PBB 15.7 22.3 31.9 39.8 42.8 45.3

(në milionë lekë)

Paratë jashtë bankave

150 163 155 196 209 195

Burimi: BOGA Association

Page 12: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

11

Metodologjia

Metodologjia përfshiu 500 ndërmarrje nga i gjithë vendi, duke përfaqësuar sektorë të ndryshëm në faza të ndryshme të zhvillimit. Përzgjedhja e sektorëve u bë mbi bazën e studimit të ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), nisur nga pesha e sektorëve ekonomikë. Në këtë përzgjedhje u mbajt parasysh edhe përbërja e BiznesAlbania, pra tipi i organizatave anëtare dhe lloji i produktit apo shërbimeve që ofrojnë. Në përgjigjen e pyetësorëve kanë ndihmuar organizatat e biznesit si më poshtë:

Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Ushqimit dhe Pijeve, Shoqata Shqiptare e Turizmit dhe Shoqata e Hoteleve dhe Restoranteve të Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, Shoqata e Shefave të Kuzhinës Shqiptare, Konfindustria Shqiptare, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtare Rrugorë –ANALTIR, Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Konfederata e Prodhuesve të Materialeve të Ndërtimit, Shoqata e Prodhuesve të Miellit, Dhoma e Tregtisë e Italisë në Shqipëri, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Këpucëve, Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, Bashkimi Kombëtar i Rojeve Civile, Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare, Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, Bashkimi i Industrialistëve dhe Investitorëve, Shoqata e Përpunuesve të Drurit, Shoqata e Bujqësisë Organike,Shoqata Mjedisore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Racional, etj.

Si u përzgjodhën bizneset

Puna në terren për këtë anketim u krye gjatë muajve shtator-tetor 2011, duke marrë si përfaqësuese 500 SME nga mbarë vendi, përfshirë këtu kompani që i përkisnin sektorëve prioritarë ekonomikë të përzgjedhur, sipas anëtarsimit në organizatat e sipërpërmendura. Tabela tregon peshën në përqindje të sektorëve ekonomikë, mbi bazën e të cilave u orientuan përfshirja në vëzhgim e kompanive. Kjo

peshë është realizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, financuar nga BE.

Page 13: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

12

Përgjigjet e pyetësorëve u realizuan: 45% në intervistim të drejpërdrejtë, 13% në intervista telefonike, 31% me postë dhe 11% me postë elektronike.

Anketimi, mbledhja e të dhënave dhe ky raport strukturohen si më poshtë:

■ Pjesa 1 mbulon të dhënat e përgjithshme të ekonomisë shqiptare deri në fund të vitit 2010 si dhe gjendjen e biznesit për këtë periudhë.

■ Pjesa 2 mbulon metodologjinë e realizimit të vëzhgimit. Ajo ndahet në katër nëntipe të ndryshme sipas seksioneve.

■ Pjesa 3 liston tabela dhe grafikë me të dhënat e përfituara nga vëzhgimi

PYETËSORI

Struktura e pyetësorit përfshinte 16 çështje, ku pyetjet ishin me një/disa zgjedhje. Pyetësori ishte i ndarë në seksione, secili prej tyre i fokusuar në fusha specifike të vrojtimit:

Pjesa I - Analiza e strukturës së ndërmarrjeve dhe statusit ligjor të tyre.

Pjesa II - Identifikimi i barrierave që ndikonin në efektivitetin e biznesit dhe projektimi i zgjidhjeve për to.

Pjesa III - Vlerësimi për organizatat e biznesit dhe ide për përmirësimin e punës së tyre.

Tabela1: Pesha e sektorëve ekonomikë (në përqindje)

PESHA E SEKTORËVE EKONOMIKË (%)

Sektorët Krahinat Total

QENDËRTiranë, Durrës, Krujë

JUGLINDJEKorçë,

Pogradec, Elbasan

VERIShkodër,

Lezhë, Kukës, Dibër

QENDËR-JUGFier, Berat,

Mallakastër, Lushnjë

JUGPERËNDIMGjirokastër,

Sarandë, Vlorë

%

Përpunim Ushqimi 40 15 10 20 10 100

Tekstil (Fason) 40 - 40 40 20 100

Ndërtim 50 15 10 15 10 100

Turizëm 40 15 5 - 40 100

Lëkurë-Këpucë 50 20 20 5 5 100

Burimi: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE)

Page 14: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

13

SEKTORI I NVM-ve SHQIPTARE (NVM – 2010)

Historik i shkurtër i ndërmarrjeve private në Shqipëri

Forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik shqiptar është sektori privat. Ky sektor është në rritje të vazhdueshme, prodhon 75% të PBB dhe punëson 83% të fuqisë punëtore.

Sektori privat karakterizohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, klasifikimi i të cilave kryhet në bazë të numrit të të punësuarëve, të xhiros vjetore dhe/ose të bilancit vjetor. Klasifikimi në bazë të numrit të të punësuarëve është si vijon:

• Mikrondërmarrje: deri në 9 punonjës;

• Ndërmarrje e vogël: 10-49 punonjës;

• Ndërmarrje e mesme: 50 – 249 punonjës.

Kjo ndarje është bërë sipas legjislacionit të Bashkimit Europian që konsideron si ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) ato që kanë më pak se 250 punonjës (përpara këtij ligji në Shqipëri konsideroheshin si ndërmarrje të vogla dhe të mesme ato me më pak se 80 punonjës), me një xhiro vjetore jo më shumë se 50 milionë euro dhe/ose me një bilanc total që nuk i kalon 43 milionë euro.

Mbi bazën e këtij klasifikimi, NMV-të përfaqësojnë 99,6% të ndërmarrjeve aktive (96,20 janë mikrondërmarrje) duke kontribuar në formimin e 72,9% të PBB dhe punësojnë 71,4% të fuqisë punëtore.

Sipas të dhënave të INSTAT, 80.78% e NVM janë të rregjistruara si shoqëri partneritetit dhe 19.22 % e shoqërive të kapitalit rezulton e përbërë në këtë mënyrë: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk-89.75%), ndërmarrje publike (5.88%), shoqëri aksionere (2.88%), dhe të tjera (2.27%).

Nga këndvështrimi sektorial, sistemi i NVM përbëhet 84.42% nga ofrues shërbimesh (tregti, hotele, bare, restorante, transport dhe telekomunikacion, shërbime të tjera) dhe vetëm 15.18% nga prodhues (bujqësi, peshkim, industri, ndërtim).

Ndërmarrjet private kanë filluar të themelohen pas vitit 1990, ndërkaq rritje të theksuar në themelimin e NVM-ve shënohet në vitet 2005-2009. Pas kësaj periudhe, themelimi i tyre fillon të shënojë rënie të ndjeshme.

Sektori i NVM-ve në Shqipëri ka një strukturë të një shkalle relativisht të vogël. Pjesa që zënë mikrondërmarrjet në totalin e ndërmarrjeve është rreth 96,2%, duke qenë më e madhe se mesatarja e BE27 (92%).

Kontributi i NVM-ve shqiptare në ekonomi, siç është matur dhe nga vlera e shtuar (75%), është më i madh se mesatarja e BE27 (58%). Duke ndjekur të njëjtin model, kontributi i mikrondërmarrjeve shqiptare në punësim është 48%, më i madh se mesatarja europiane (30%).

Si rrjedhojë, kontributi total i sektorit të NVM-ve shqiptare në punësim është 83%, më i madh se mesatarja e BE-së (67%).

Page 15: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

14

Referuar të dhënave të INSTAT dhe METE, numri i subjekteve aktive deri në fund të vitit 2010 arriti në 100,687, gjë që tregon një ulje të lehtë krahasuar me vitin 2009.

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta aktive në Shqipëri përbëjnë 2.9% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në vend. Krahasuar me vitin 2009 shohim një rritje prej 7%.

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur ndërmarrjet aktive sipas vitit të krijimit. Nga viti 2005 në vitin 2010 ndërmarrjet në Shqipëri janë rritur me rreth 65%.

Të dhëna mbi ndërmarjet e vogla dhe NVM në Shqipëri

Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Numri total i ndërmarrjeve aktive

64,710 77,814 87,484 104,750 106,477 100,687

Burimi: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE)

Kontributi i NVM

Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Në raport me PPB 64 % 64 % 64 % 64 % 80 % 75 %

INë raport me numrin e të punësuarëve

60 % 67 % 66 % 66 % 82 % 83 %

Page 16: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

15

Referuar strukturës së tyre, ndërmarrjet aktive për vitin 2010: mikrondërmarrjet me 1 deri në 9 të punësuar përbëjnë 95.7% të numrit total të ndërmarrjeve aktive, ndërmarrjet e vogla me 10 deri në 49 të punësuar përbëjnë 3.5%, ndërmarrjet e mesme me 50 deri në 249 punonjës zënë 0.7%, dhe ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 punonjës zënë vetëm 0.1% të ndërmarrjeve aktive në vend.

Nga të dhënat e mësipërme shohim një rënie të lehtë të mikrondërmarrjeve krahasuar me vitin 2009 si dhe

një rritje me 5% të ndërmarrjeve të vogla. Ndërmarrjet e mëdha ngelin të pa ndryshuara krahasuar me vitin 2009.

Përqëndrimi më i madh i ndërmarrjve është në sektorin e tregtisë (47.14%), ndërsa më i vogël në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit (1.21%).

Ndërmarrjet aktive për vitin 2010: Burimi: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE)

Page 17: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

16

Qarku i Tiranës, Shqipëria qendrore dhe zonat bregdetare karakterizohen nga një prani e madhe e NVM-ve. 50,35% e ndërmarrjeve gjenden në korridorin Tiranë-Durrës, që po zhvillohet si një zonë e rëndësishme ekonomike. Zona të tjera me një prani të lartë të NVM-ve janë rrethet e Fierit, Vlorës, Korçës, ku vepron 24.62% e ndërmarrjeve.

Në pjesën tjetër të vendit, veçanërisht në zonat veriore, veprimtaria e biznesit është shumë e dobët për shkak të mungesave infrastrukturore, të problemeve të lidhura me një klimë jo shumë të zhvilluar të biznesit, si dhe të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Page 18: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

17

Shpërndarja e ndërmarrjeve aktive sipas sektorit ekonomik është: tregtia 44.4%, hotele, kafe, restorante 15.6%, shërbime të tjera 13.9%, transporti dhe komunikacioni 10.3%, industria 9.9%, ndërtimi 4.2%, bujqësia dhe peshkimi 1.7%. Krahasuar me vitin 2009 rënie më të madhe ka pësuar sektori i tregtisë me rreth 2.9%, ndërsa rritjen më të madhe sektori i sektori i transportit me 0.7% dhe sektori i hotele, kafe, restorante me 0.5%.

Nga sektori prodhues që zë 15.8% të numrit total të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri, dominon sektori i industrisë me 62.6%, ndërtimi zë 26.7%, ndërsa sektori i bujqësisë dhe peshkimit 10.7%.

Nga sektori i shërbimeve që zë 84.2% të numrit total të ndërmarrjeve aktive në vend, dominon tregtia, e cila zë 52.7%, hotele dhe restorante 18.5%, transporti dhe komunikacioni 12.2% dhe shërbime të tjera 16.6%.

Page 19: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

18

Struktura e NVM-ve sipas madhësisë së tyre në sektorin e shërbimeve, jepet grafikisht më poshtë:

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta aktive në Shqipëri janë 2,924 dhe përbëjnë 2.9% të numrit te përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në vend. Nga grafiku vihet re se ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta dominojnë në tregti me 31.4%, në industri me 24.6% dhe në shërbime të tjera me rreth 24%.

Sektori i shërbimeve përbën pjesën më të madhë të PBB (56.7%), ashtu si në BE27 (71.7%)-(OECD-Factbook 2010) ndërsa bujqësia përbën akoma 18.5% të PBB (në krahasim me 1.8% të BE27). Ky sektor, pavarësisht nga rëndësia që ka në formimin e PBB, kontribuon në rritjen e tij vetëm për 1.5%. Ky fenomen është ndoshta për shkak të një prodhimi pak të larmishëm dhe të pazhvilluar. Shkaku i këtij fenomeni duhet të kërkohet në mungesën e inovacionit teknologjik, në qasjen e limituar ndaj kredisë bankare dhe fragmentarizimin e lartë të tokës.

Sektori industrial është shumë pak i zhvilluar dhe përbën një nga pikat e dobta kryesore të sistemit ekonomik shqiptar. Ky sektor përfaqëson në fakt vetëm 9.8% të PBB (në dallim nga 18.4% të BE27) dhe përbëhet në 8.7% nga industria prodhuese, e karakterizuar pothuajse vetëm nga prodhimi i produkteve të ndërmjetme të destinuara për eksport dhe vetëm 1% nga industria minerare.

Karakteristikat e strukturës prodhuese ndikojnë edhe në strukturën e punësimit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe Banka Botërore, në fakt 58% e popullsisë të aftë për punë është e punësuar në bujqësi, 28.4% në shërbime dhe vetëm 13.5% në industri.

Page 20: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

19

VLERËSIM I MJEDISIT TË BIZNESIT NË SHQIPËRI

Raporte të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian, vërejnë se mjedisi i biznesit për NVM në Shqipëri ka patur përmirësime të mira, veçanërisht në lidhje me regjistrimin e kompanive dhe aksesit të financave.

Megjithatë, mangësi të konsiderueshme mbeten përsa i përket zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe kapacitetit teknologjik, duke penguar aftësinë e kompanive shqiptare për të konkurruar siç duhet me NVM e BE dhe t’i mbijetojnë kështu konkurrencës së tregut të BE.

Page 21: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

20

Sipas raportit “Të bësh biznes 2012” të Bankës Botërore, Shqipëria e ka bërë regjistrimin e pronave më të lehtë, duke vendosur afate kohore për regjistrimin e tapive në regjistrin e tokave. Nga ana tjetër, marrja e lejeve të ndërtimit në Shqipëri është bërë më e vështirë, për shkak se autoriteti kryesor që përgjigjet për dhënien e lejeve të ndërtimit nuk është mbledhur qysh nga prilli i vitit 2009. Nga ky tregues Shqipëria ka humbur 5 vende në renditjen e përgjithshme në krahasim me një vit më parë.

Ja disa të dhëna krahasuese 2011-2012 në fushën e reformave që prekin biznesin, sipas raportit “Të bësh biznes 2012”

Renditja e Shqipërisë sipas raportit “Të bësh biznes” 2011-2012Vitet

2011 2012

Ease of Doing Business/ Lehtësia e të bërit biznes 82 143

Starting a Business/ Fillimi i një biznesiProcedures(number)/ Procedura (numri)Time (days)/ Koha (ditë)Cost (% of income per capita)/ Kosto (% e të ardhurave për frymë)Min. capital (% of income per capita)/ Kapitalit min. (% e të ardhurave për frymë)

4555

16.80.0

6155

29.00.0

Dealing with Construction Permits/ Marrja e lejeve të ndërtimitProcedures(number)/ Procedura (numri)Time (days)/ Koha (ditë)Cost (% of income per capita) / Kosto (% e të ardhurave për frymë)

17024

331381.3

183Pa praktikëPa praktikëPa praktikë

Registering Property/ Regjistrimi i PronësProcedures(number)/ Procedura (numri)Time (days)/ Koha (ditë)Cost (% of income per capita)/ Kosto (% e të ardhurave për frymë)

726

423.4

1186

3311.9

Getting Credit/ Marrja e kredisëStrength of legal rights index (0-10)/ Forca e indeksit të drejtat ligjore (0-10)Depth of credit information index (0-6)/ Thellësia e informacionit ind. kredisë (0-6)

159

4

249

4

Paying Taxes/Pagimi i taksavePayments (number per Year)/Pagesat (numri në vit)Time (hours per year)Koha (orë në vit)Total tax rate (% of profit)/ Shkalla e përgjithshme e tatimit (në % të fitimit)

14944

36040.6

15244

37138.5

Page 22: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

21

Trading Acrosss Borders/Tregtia ndërkufitareDocuments to export (number)/Dokumentet për eksport (numri)Time to export (days)/ Koha e eksportit(ditet)Cost to export (US$ per container)/Kosto e eksportit (US$ per konteiner)Documents to import (number)/Dokumentet për të importuar (numri)Time to import (days) Koha e importit (ditët)Cost to import (US$ per container)/ Kosto e importit (US$ për konteiner)

757

19725

918

710

767

19745

818

730

Enforcing Constracts/Zbatimi i kontrataveProcedures (number)/ Procedurat (numri)Time (days)/Koha (ditët)Cost (% of claim)/ Kosto (në % të kërkesës)

8939

39035.7

8539

39035.7

Burimi: Banka Botërore 2010-2011

Renditja e vendeve të Ballkanit në varësi të indekseve të Doing Business 2011

Renditja e vendeve të Ballkanit në varësi të indekseve të Doing Business 2011

Shqipëria Bosnja Kroacia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia

Lehtësia e të bërit biznes 82 124 84 119 38 66 89

Fillimi i një biznesi 45 160 56 163 5 51 83

Marrja e lejeve të ndërtimit 170 139 132 173 136 161 176

Regjistrimi i pronës 72 103 110 65 69 116 100

Marrja e kredisë 15 65 65 32 46 32 15

Mbrojtja e investitorëve 15 93 132 173 20 28 74

Pagimi i taksave 149 127 42 41 33 139 138

Tregtia ndërkufitare 75 71 98 130 66 34 74

Zbatimi i kontratave 89 124 47 155 65 135 94

Mbyllja e veprimtarisë 183 73 89 31 116 47 86

SEKTORI I ANKETUAR

Shumica e ndërmarrjeve të anketuara (44.4%), kanë si veprimtari të tyre kryesore tregtinë, ndërsa 15.8% e tyre janë ndërmarrje prodhimi, ku përfshihen edhe disa sektorë të tjerë (industria, ndërtimi dhe peshkimi).

Sikundër është përmendur, ndërmarrjet aktive në sektorin e tregtisë zënë pjesën kryesore në totalin e ndërmarrjeve aktive, ndërsa kanë pësuar rënie në krahasim me një vit më parë sektorët e tregtisë, të transportit dhe sektori i hoteleri-kafe-restorante.

Page 23: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

22

OPERIMI

Në qarkun e Tiranës dhe Durrësit operojnë mbi 50% të ndërmarrjeve në Shqipëri, ndërsa Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokastra dhe Lezha kanë pësuar rënie.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të përfshira në anketim (72.4%) veprojnë vetëm në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.

STATUSI LIGJOR

Statusi ligjor i ndërmarrjeve të anketuara ka strukturën si vijon: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk 47.7%), (totali i tyre-89.75%); Shoqëri Aksionere (sha 1.9%), (totali i tyre 2.88 %) dhe të tjera 2.1% (totali i tyre 2.27%).

PUNËSIMI

NMV në përqindje sipas numrit të të punësuarëve

2005 2006 2007 2008 2009 2010

1-80 të punësuar 99 % 99 % 99 % 99 % 99.9 % 99.9 %

1-4 të punësuar - - - 93 % 92 % 92 %

Si parashikohet numri i të punësuarve për vitin 2012?

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Do të rritet Nuk ndryshon

Do të pësojë rënie

Si parashikohet numri i të punësuarve për vitin 2012? 12 % 36 % 52 %

Si parashikohet zhvillimi i investimeve tuaja për vitin 2012 në krahasim me vitin 2011?

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Do të rritet Nuk ndryshon

Do të pësojë rënie

Si parashikohet zhvillimi i investimeve tuaja për vitin 2012 në krahasim me vitin 2011? 44=8.9 % 345=69 % 111=22.1 %

Barrierat me intensitet më të lartë në aktivitetin aktual të ndërmarrjeve private janë:

• Efikasiteti i ulët i administratës shtetërore dhe gjyqësori;• Korrupsioni; • Niveli i presionit ndaj biznesit, i mitmarrjes, arbitraritetit dhe kontrolleve për

efekt presioni;

Page 24: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

23

• Vështirësitë në kreditim (normat e larta të interesit); • Numri i lejeve që kërkohen për të hapur/mbyllur një biznes.

Dy problemet më serioze janë të lidhura me implementimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Sipërmarrësit gjithashtu vlerësojnë mungesën e burimeve të financimit si barrierë serioze dhe i lidhin vështirësitë në kreditim me normat e larta të interesit.

Ndonëse numri i lejeve që kërkojen për të hapur/mbyllur një biznes hyn në grupin e barrierave kryesore, intensiteti i tyre duket se ka lidhje më shumë me barrierat në mbylljen e biznesit se sa në hapjen e tij. Kjo për shkak se reformat kanë zgjidhur procesin e regjistrimit të biznesit.

Bizneset e reja regjistrohen vetëm në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ku të gjitha procedurat janë të rregulluara dhe mirëpërcaktuara (One-stop-shop). Regjistrimi zgjat vetëm një ditë (në vend të 28 ditëve në të kaluarën) dhe kostot e regjistrimit janë ulur në vetëm 100 lekë (0.81 Euro). Si rezultat i reformave, Shqipëria ka mundur të ndërtojë një regjistër modern dhe efikas të regjistrimit të biznesit. Reforma ka shkurtuar me sukses kohën e përpunimit dhe shpenzimet lidhur me regjistrimin e biznesit.

CILAT JANË BARRIERAT MË TË MËDHA QË NDIKOJNË NË EFEKTIVITETIN E BIZNESIT

Cilat janë barrierat më të mëdha që ndikojnë në efektivitetin e biznesit në Shqipëri Përgjigje

Numri i lejeve që kërkohën për të hapur/mbyllur një biznes 253/50.6%

Burokracia e tepërt që shton koston e hapjes/zgjerimit të biznesit 34/6.8%

Politikat fiskale (taksat e larta dhe tarifat) 45/9 %

Kontributet e sigurimeve shoqërore 125/25 %

Efikasiteti i ulët i administratës shtetërore dhe gjyqësori 440/88 %

Niveli i presionit ndaj biznesit, i mitmarrjes, arbitraritetit dhe kontrolleve për efekt presioni 380/76 %

Mungesa e burimeve të favorshme të financimit 178/35.6%

Vështirësitë në kreditim (normat e larta të interesit) 312/62.4%

Infrastruktura e papërshtatshme 12/2.4%

Çmimi i energjisë (elektrike, karburant etj) 142/28.4%

Luajaliteti i munguar i konkurrueshmërisë (ekonomia informale zvogëlon çmimin e kompanive në ekonomi formale)

89/17.8%

Koordinim i ulët i Qeverisë me sektorin privat 155/31%

Mungesa e masave nxitëse dhe e lehtësive në biznes 143/28.6%

Doganat 34/6.9%

Konkurrueshmëria e mallrave dhe shërbimeve të huaja 56/11.2%

Pamundësia e qasjes në tregje të reja 156/31.2%

Korrupsioni dhe krimi i organizuar 489/97.8%

Page 25: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

24

BARRIERAT dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Anketuesit i janë përgjigjur në shumicën e pyetësorëve edhe pyetjes se “në çfarë mënyre pengesat e njohura kanë ndikuar në biznesin e tyre”. Afro gjysma e të pyeturve pohojnë se janë rritur kostot e të bërit biznes, pa i specifikuar këto kosto.

Pjesa tjetër prej 40% pohojnë se paguajnë nën dorë për të përfituar një shërbim, si rrugën më të efektshme për të mos u penalizuar, 5% pranojnë se në bizneset e tyre nuk ka asnjë pengesë, ndërsa 5% të tjerë nuk dëshirojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Të pyetur se cila është mënyra më e mirë për të zgjidhur pengesat e deklaruara, 53% e të pyeturve nuk shohin ndonjë mënyrë tjetër përveç respektimit të ligjit, 37% deklarojnë se kanë kosto më të ulta nëse paguajnë nën dorë, ndërsa rreth 10% nuk shohin asnjë mënyrë zgjidhjeje afatshkurtër.

Kur kërkohet përgjigja për një zgjidhje që do të sillte heqjen e pengesave të identifikuara nga bizneset si barriera në kostot shtesë të biznesit, numri më i madh i të pyeturve ofron zgjidhjen ligjore nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të Gjykatës Administrative (83% e të anketuarëve) dhe pjesa tjetër nuk specifikojnë një zgjidhje (17%).

Page 26: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

25

QEVERIA PËR KRIJIMIN E KUSHTEVE TË BIZNESIT

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Ka bërë mjaftueshëm

Aq sa ka pasur

mundësi

Nuk ka bërë sa duhej

Nuk ka bërë asgjë

Sipas mendimit tuaj, sa ka bërë Këshilli i Ministrave në krijimin e kushteve për biznes për periudhën 2005-2011?

265.2%

11222.4%

22144.2%

14128.2%

QEVERIA DHE LEHTËSIMI I BARRËS PËR TË BËRË BIZNES

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Po, në mënyrë të

plotë

Jo Mjaftueshëm/dobët

Pjesërisht

Sipas mendimit tuaj, a është Këshilli i Ministrave i gatshëm të lehtësojë barrën për të bërë biznes?

11122.22 %

14228.4 %

7515 %

17234.4 %

RRUGËT MË TË MIRA PËR HEQJEN E BARRËS NDAJ BIZNESIT

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Kontakti direkt me ministrat

Nëpërmjet Këshillit

Kombëtar të Punës

Nëpërmjet Biznes

Albania

Mënyrë tjetër

Cilat janë rrugët më të mira për heqjen e barrës ndaj biznesit?

173.4 %

23446.8 %

15430.8 %

9519 %

KESHILLI KONSULTATIV I BIZNESIT SI NJË INSTRUMENT I MIRË PËR TË SYNUAR ULJEN DHE LARGIMIN E BARRËS NDAJ BIZNESIT

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

Po Jo Tjetër

A e konsideroni ju Këshillin Konsultativ të Biznesit si një instrument të mirë për të synuar uljen dhe largimin e barrës ndaj biznesit dhe krijimin e një mjedisi favorizues ndaj tij?

12325.4 %

31362.6 %

6412 %

Page 27: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

26

VLERËSIMI I PUNËS SË SHOQATAVE TË PUNËDHËNËSVE TË SHQIPËRISË

Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe përcaktimi i rrugëve për heqjen e tyre

KOPSH BUSINESSALBANIA KOP

A jeni të kënaqur me punën e Shoqatave të Punëdhënësve të Shqipërisë?

7631 %

14559 %

2410 %

ANËTARËSIMI NË SHOQATAT E BIZNESIT

Më pak se gjysma e të anketuarëve (49%) kanë raportuar se janë anëtarë të një shoqate biznesi. Ndërmarrjet e mesme duket se më shumë preferojnë anëtarësimin në shoqatat e biznesit (80%), ndërsa tek mikrondërmarrjet kjo preferohet më pak (39%). Më pak se 12% e ndërmarrjeve të anketuara janë anëtarë të dhomave publike të tregtisë dhe industrisë.

Sipas sektorëve, duket se firmat prodhuese më shumë janë të anëtarsuara në shoqatat e biznesit (60.4%), kurse ndërmarrjet tregtare më pak (43%).

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të anketuara (70.4%) janë të mendimit se anëtarësimi në shoqatat e biznesit duhet të jetë vullnetar.

Page 28: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

27

KONKLUZIONET

1. Në Shqipëri, korrupsioni shihet si pengesa kryesore që ndikon në efektivitetin e biznesit. 97.8% e të pyeturve e shënojnë këtë barrierë si kryesoren në pengesat që dëmtojnë sipërmarrjen. Edhe pse vlerësohen disa nga reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria, nuk ka ndryshim përsa i përket perceptimit të korrupsionit, krahasuar edhe me vitet e tjera, përkundrazi ka një rritje të këtij perceptimi.

2. Efikasiteti i ulët i administratës publike, por edhe gjyqësorit, vlerësohen nga rreth 90% e të pyeturve. Kjo pengesë që vjen për sipërmarrjen nga administrimi publik dhe sidomos nga ai gjyqësor, reflektohet në sistemin e tatim-taksave dhe në kërkesën për krijimin e një sistemi gjyqësor të administrimit dhe zgjidhjeve të problemeve të biznesit, i cili mungon në Shqipëri.

3. Niveli i presionit ndaj biznesit, i mitmarrjes, arbitraritetit dhe kontrolleve për efekt presioni mbetet një nga problemet më të mprehta që pengojnë rritjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes. Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një reformë të gjithanshme për përmirësimin e klimës së biznesit, reduktimin e pengesave administrative dhe zbatimin e Kartës Europiane të SME. Rregjistrimi online i biznesit, pagimi online i detyrimeve fiskale, rregjistrimi dhe licensimi elektronik janë disa nga hapat e vlerësuara edhe nga sipërmarrja, por administrimi fiskal lë për të dëshiruar, pasi i ndikuar nga politika, ai sjell pabarazi në trajtimin e sipërmarrjeve, mungesë të konkurrencës së ndershme dhe trajtim preferencial politik të biznesve të veçanta. Kjo bën që në anketim 76% e të pyeturve të shprehen të shqetësuar për presionin e administratës publike.

4. Financimi i NVM vlerёsohet si një nga pengesat kryesore në rritjen dhe zhvillimin e NVM. 62.4% e të pyeturve theksojnë vështirësitë në kreditim, pra normat e larta të interesit të kredidhënies. Qëndrueshmëria ekonomike është esenciale në përmirësimin e aksesit në financa të NVM, si dhe për krijimin e sektorit financiar miqësor ndaj bizneseve. Nga anketimi del se për të përmirёsuar financimin e NVM nevojitet: (i) rritja e nivelit të kreditimit; (ii) ulja e kostos së kreditimit; (iii) forcimi i bashkëpunimit mes biznesit të kredituar dhe biznesit kreditues, bankave të nivelit të dytë, bashkëpunim i cili mungon pothuajse plotësisht. Meqë kostot e larta të transaksionit janë një nga barrierat mё të rëndësishme në zhvillimin e tyre, reduktimi i tyre do të nxiste zgjerimin e NVM dhe në veçanti do të inkurajonte mikrondёrrmarrjet të zgjeroheshin. Mungesa e burimeve të favorshme të financimit është një tjetër barrierë që ndikon në efikasitetin e ulët të NVM, me rreth 35.6% të të pyeturve.

Page 29: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

28

5. Megjithë përmirësimet në uljen e barrierave për hapjen e një biznesi, sipërmarrja vlerëson si negative, në më shumë se 50% të të pyeturve, barrierat në mbylljen e biznesit. Kosto e këtyre barrierave është bërë e papërballueshme për bizneset që kanë deklaruar falimentimin. Nevojiten politika lehtësuese për një proces më të lehtësuar administrativ në mbylljen e sipërmarrjeve jo rezultative.

6. Pamundësia e qasjes në tregjet e reja është një problem shqetësues për sipërmarrjen, me efekte të rënda në të ardhmen e tyre. Kompanitë vlerësojnë konkurueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve të huaja, ndërsa theksojnë mungesën e masave nxitëse dhe të lehtësive në biznes për të qënë konkurrues në tregun rajonal e më gjerë.

7. Në përgjithësi vetëm 9% ose 45 kompani, vlerësojnë si të larta taksat dhe tarifat si detyrime ndaj shtetit, por kjo shifër është mjaft e lartë në përgjigjen e pyetjes për nivelin e kontributeve të sigurimeve shoqërore. 25% e të pyeturve e quajnë atë të lartë (theksojmë se kjo dukuri vërehet në sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv, ku kosto e punës vlerësohet të përbëjë rreth 75% të shpenzimeve totale dhe ku është e njohur dukuria që kontributet e përbashkëta të punëdhënësit dhe të punëmarrësit, i paguajnë vetëm punëdhënësit).

8. Anketuesit i janë përgjigjur në shumicën e pyetësorëve edhe pyetjes se “në çfarë mënyre pengesat e njohura kanë ndikuar në biznesin e tyre”. Afro gjysma e të pyeturve pohojnë se janë rritur kostot e të bërit biznes, pa i specifikuar këto kosto.

9. Më shumë se 40% e të pyeturve pohojnë se paguajnë nën dorë për të përfituar një shërbim, si rrugën më të efektshme për të mos u penalizuar, 5% pranojnë se në bizneset e tyre nuk ka asnjë pengesë, ndërsa 5% të tjerë nuk dëshirojnë t’i përgjigjen kësaj pyetje.

10. Zgjidhja nëpërmjet respektimit të ligjit të pengesave të deklaruara, vlerësohet si mënyra më e mirë nga 53% e të pyeturve, të cilët nuk shohin ndonjë mënyrë tjetër përveç saj.

11. Rreth 37% e biznesve të anketuara deklarojnë se kanë kosto më të ulta nëse paguajnë nën dorë, ndërsa rreth 10% nuk shohin asnjë mënyrë zgjidhjeje afatshkurtër.

12. Zgjidhja ligjore nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të Gjykatës Administrative, që do të sillte heqjen e pengesave të identifikuara nga bizneset si barriera në kostot shtesë të biznesit, merr 83% të të anketuarëve. Pjesa tjetër nuk specifikojnë një zgjidhje (17%).

Page 30: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

29

13. Më shumë se gjysma e kompanive të anketuara vlerësojnë se do të ketë ulje të numrit të të punësuarëve në sektorin privat gjatë vitit 2012. Vetëm 12% e të pyeturve parashikojnë rritje të punësimit.

14. Pyetjes “Si parashikohet zhvillimi i investimeve tuaja në vitin 2012, krahasuar me vitin 2011”, 111 biznese, (ose 22,1% e të pyeturve) i përgjigjen se do të ulen, ndërsa 345 biznese, (ose 69 %) pranojnë se nuk do të kenë rritje të investimeve.

15. Kompanitë kanë vlerësuar edhe entet shtetërore ku ato përfaqësohen. Të pyetur në mënyrë eksplicite për Këshillin Konsultativ të Biznesit, 313 të pyetur, (ose 62,6%) vlerësojnë se ky këshill nuk ka ndikuar për një mjedis më të favorshëm biznesi dhe për uljen e barrës ndaj biznesit.

Page 31: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

30

REKOMANDIME

I. BiznesAlbania sheh si nevojë imediate luftën pa kompromis kundër korrupsionit. BiznesAlbania i rekomandon qeverisë dhe ligjvënësve shqiptarë miratimin sa më të shpejtë të ligjit për Gjykatën Administrative. BiznesAlbania kërkon rishikimin e ligjit për “Prokurimin Publik” me synim përmirësimin e tij. BiznesAlbania kërkon krijimin e funksionimin e Agjencisë së Arbitrazhit, sipas njërit prej modeleve të vendeve të rajonit, si një ent kombëtar për zhvillimin e dialogut social dhe zgjidhjen e konflikteve midis aktorëve të tripartitizmit.

II. BiznesAlbania i rekomandon Qeverisë Shqiptare rritjen dhe forcimin e rolit të enteve shtetërore që mundësojnë realizimin e dialogut social dhe të partneritetit publik-privat. BiznesAlbania rekomandon studimin e përvojave dhe realizimin e Komitetit Ekonomik e Social të Shqipërisë, si bashkim i natyrshëm i Këshillit Konsultativ të Biznesit dhe Këshillit Kombëtar të Punës, i cili të funksionojë në bazë të një ligji specifik, bazuar në eksperiencën e vendeve të BE-së.

III. BiznesAlbania vlerëson politikat e ndërmarra nga Qeveria për uljen e ngarkesës fiskale të biznesit dhe sidomos rritjen e formalizimit të punësimit nga reduktimi i taksave të punës. BiznesAlbania i rekomandon Qeverisë Shqiptare të vazhdojë të ulë barrën fiskale të sipërmarrjes, ose në rastin më të mirë, ta barazojë atë me nivelin e vendeve të rajonit dhe BE-së, për t’i bërë bizneset shqiptare konkurruese në rajon e më gjerë. Një biznesi në Shqipëri sot i duhet të paguajë 38.5% të fitimit që ai realizon si taksë në arkën e shtetit. Vitin e kaluar kjo shifër ka qënë më e lartë. Përsëri ky tregues është në një nga nivelet më të larta të të gjitha vendeve, duke lënë pas vetëm disa vende të ish-republikave sovjetike. BiznesAlbania këmbëngul që Qeveria Shqiptare, në kushtet e krizës ekonomike botërore, të studiojë mundësitë dhe kushtet për t’i ofruar sipërmarrjes incentiva në këmbim të rritjes së punësimit dhe krijimit të kapitaleve të reja investuese. Në fakt, Shqipëria ka ulur tatimin mbi fitimin, ndoshta në nivelet më të ulëta në Europë, por në realitet barra rëndohet nga taksat e tjera. Por, përveç kësaj, një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe përdorimi masiv i referencave, që rrisin barrën fiskale të biznesit. Rekomandojmë zbatimin e kërkesës së BE-së për çmimet e referencës në dogana.

IV. BiznesAlbania konkludon se kredia për ekonominë është mjaft e shtrenjtë dhe bankat e nivelit të dytë po shtojnë normat e fitimit, në mungesë të kreditimit të ekonomisë dhe të biznesit, duke aplikuar tarifa shërbimi dhe kosto kreditmi nga më të lartat. BiznesAlbania rekomandon që Qeveria duhet të ndërhyjë me mekanizma ligjore për të shmangur këtë pabarazi dhe diskriminim të bizneseve, që kanë nevojë për kapital bankar. Eshtë koha për një moratorium të biznesit të bankave me biznesin që kreditohet, pra për një marrëdhënie të re të sipërmarrjes me bankat tregtare. BiznesAlbania i propozon Qeverisë krijimin e fondeve të investimeve me para publike ose të donatorëve për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrjes në kushtet e krizës globale.

Page 32: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

31

V. BiznesAlbania i kërkon Bankës së Shqipërisë, si autoriteti i vetëm mbikqyrës i tregut monetar, të ndikojë nëpërmjet mekanizmave ligjore në uljen e kostos së kreditimit dhe të shërbimeve të bankave.

VI. BiznesAlbania, duke vlerësuar maturinë e sipërmarrjeve shqiptare dhe asaj të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, kërkon që, nëpërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Legjislativit shqiptar, të shikohet mundësia e ndryshimeve ligjore në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” në kontekstin e përbërjes së Këshillit Mbikqyrës të tij, si dhe të pjesëmarrjes së biznesit në këtë Këshill, me synim monitorimin më të mirë të politikave monetare dhe të kreditimit, politika që ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e biznesit dhe të ekonomisë në tërësi.

VII. BiznesAlbania vlerëson performancën e administratës publike, sikundër është kritike ndaj segmenteve të caktuara të saj. BiznesAlbania i kërkon Qeverisë Shqiptare të respektojë investimet miliona dollarëshe të donatorëve dhe institucioneve të huaja për trainimin e burimeve njerëzore të administratës publike, dhe në këtë kuadër respektimin rigoroz dhe pa ekuivoke të Statusit të Nëpunësit Civil. BiznesAlbania propozon përfshirjen e saj në autoritetin e Shërbimit Civil të Republikës.

Page 33: Identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga ... i... · biznesi shqiptar, në veçanti në organizatat e përfshira në organizatën BiznesAlbania (BIZAL). Studimi synonte

32

ANEKS

Treguesit kryesorë makroekonomikë

Treguesit Njësia 2008 2009 2010 2011 2012Para. Para.

Popullsia Milion 3.17 3.18 3.19 3.21 3.22

Norma e inflacionit (mesatar) % 3.4 2.3 3.6 3.5 3.0 Deflatori i PBB % 4.7 2.3 3.0 3.2 1.1 Kursi i këmbimit (mesatar) Lek / USD 83.9 95.0 103.9 101.2 102.0 Kursi i këmbimit (mesatar) Lek / Euro 122.8 131.6 137.7 140.4 139.7

Rritja reale e PBB % 7.5 3.3 3.8 3.9 4.3 PBB Lek miliarde 1,089.3 1,151.0 1,231.1 1,319.3 1,389.8 PBB USD miliarde 13.0 12.1 11.8 13.0 13.6 PBB Euro miliard 8.9 8.7 8.9 9.4 9.9 PBB për banor Lek mije 343.8 361.4 385.4 411.5 432.0 PBB për banor USD 4,098.6 3,804.9 3,707.9 4,066.4 4,235.1 PBB për banor Euro 2,800.8 2,746.5 2,798.7 2,930.4 3,092.2 PBB për banor USD-PPP 7,996.3 8,405.2 8,961.9 9,570.1 10,045.9 Norma e papunësise % 12.7 13.8 13.5 12.9 11.8

Llogaria korente % te PBB -15.6 -15.1 -11.8 -12.4 -11.9Bilanci i mallrave % te PBB -26.6 -24.3 -21.3 -21.3 -18.4Bilanci i shërbimeve % te PBB 0.8 2.0 2.0 1.4 3.0Bilanci i pagesave % te PBB 2.1 -0.3 2.0 0.7 1.5

Burimi: INSTAT, Banka e Shqipёrisё, Ministria e Financave