Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

32
1 Performanca dhe indekset tatimore Europën Qendrore dhe Jugore

Transcript of Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Page 1: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

1

Performancadhe

indekset tatimorenë

Europën Qendrore dhe Jugore

Page 2: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

2

AL-Tax CenterDokumente Fiskale,Nr. 2013/02/[email protected]ë 14.02.2013Tiranë, Shqipëri

Performanca e administrimit tatimordhe indekset e tatimeve në vendeteuropiane jugore dhe qëndrore, 2012Metodologjia dhe termat mbi performancën tatimore në vitin fiskal 2011.Situata në 15 vende europiane, në Shqipëri dhe 14 vendet e tjera.Krahasimi midis tyre dhe renditja sipas nivelit të performancës.

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me syniminqë të kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme metatimet në zbatimin e praktikave të tyre.Autorësia është e ©ALTAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë material, kërkohet të shënojëautorësinë si referencë në materialet që do të përdorë.Dokumenti gjendet te faqja në internet www.altax.alNëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini tek [email protected]

Page 3: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

3

PËRMBLEDHJE

Qendra ALTax (Albanian Taxation Association) e prezanton për herë të dytë studimin lidhur metreguesit e performancës së tatimeve shqiptare dhe vendeve te Europës Jugore dhe Qendrorenë një analizë krahasuese. Në këtë aspekt, prezantimi i përvojave të 16 shteteve fqinje meShqipërinë dhe që janë pjesë e Ballkanit dhe Europës Qendrore, të përpunuara për qëllimeanalize tenton të identifikojë çfarë funksionon dhe çfarë jo, ku funksionon më mirë dhe ku jomirë duke krahasuar kritere që janë objekt për diskutim nga gjithë ekspertët fiskalistë.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve, qeverisjesvendore dhe qendrore, si dhe medias dhe kritikëve që mund të mos e pëlqejnë këtë analizë apomund të kenë pyetje në lidhje me metodologjinë.

Bazuar në të dhënat që janë marrë nga burime të ndryshme, të cituara në këtë analizë u zbatuanedhe mënyrat e llogaritjes dhe raporteve ashtu si janë sqaruar në fund të dokumentit.

Pregatitur dhe shpërndarë

nga AL-Tax

Page 4: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

4

©ALTaxDokumente fiskale

Shkurt 2013

Përshkrim i përgjithshëm

Një mënyrë, me të cilën i është përgjigjur disa prej dilemave ekonomike dhe fiskale të periudhës që

kalojnë vendet europiane dhe të mbarë botës është edhe analiza studimore që prezantohet për herë të

dytë në kuadër të Forumit mbi Administrimin Fiskal, që është hapur nga Qendra AL-TAX, në fundin e vitit

2011. Kjo analizë është vendosur në një projeksion krahasimi horizontal dhe vertikal duke paraqitur ecurinë

fiskale për tatimet kryesore të sistemit tatimor në vendet e rajonit ballkanik, të Europës Qendrore dhe më

gjerë. Ky dokument është punuar në grup me disa nga studiot fiskale në Shqipëri dhe vende të rajonit në

një bashkëpunim disa mujor përgjatë vitit 2012.

Informacioni statistikor i përdorur në dokument lidhet me rezultatet e shërbimeve fiskale të vendeve të

ndryshme si dhe të Shqipërisë, të publikuara në faqet zyrtare të financave të vendeve të përfshira, por

edhe nga organizatat botërore të Bankës Botërore, Fondit Monetar dhe organizatës tatimore

ndëreuropiane. Vlerësimi i performancave mund të ketë gabime rezultati me një shmangie deri 5 përqind,

nisur nga përdorimi i disa burimeve.

Mendime dhe komente janë të mirëpritura nga biznese, ekspertë, studiuesë dhe staf akademik, apo palë

të interesuara për të arritur në vlerësimin më të saktë të mundshëm bazuar në metodologjinë tipike dhe

të dhënat korrekte. Raporti studimor është ndarë në katër pjesë. Për komente mbi raportin apo

metodologjinë e përdorur, ju mund të kontaktoni [email protected]

Fjalëkyç: performanca tatimore, administrim tatimor, produktivitet fiskal, 4përjashtim tatimore, Shqipëri,

europe, ballkan, tatime, taksa, tvsh, tap

Page 5: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

5

PËRMBAJTJA

Parathënie Faqe 5

1. Të dhëna mbi kapacitetet administrative Faqe 6

1.1 Treguesë makroekonomikë në 15 shtetet dhe në kontinentin europian Faqe 6

1.2 Struktura e administrimit dhe funksionaliteti Faqe 6

1.3 Treguesë fiskalë në 15 shtetet dhe në kontinentin europian Faqe 7

1.4 Raportet e performancës të të ardhurave Faqe 7

1.5 Kostoja e administrimit tatimor dhe strukturës Faqe 8

2. Struktura dhe performanca e tatimit mbi vlerën e shtuar Faqe 11

2.1. Pragu dhe shkallët e tatimit mbi vlerën e shtuar Faqe 11

2.2. Produktiviteti i tatimit mbi vlerën e shtuar Faqe 12

2.3. Performanca optimale e tatimit mbi vlerën e shtuar Faqe 15

3. Struktura dhe performanca e tatimit mbi fitimin Faqe 16

3.1. Pragu dhe shkallët e tatimit mbi fitimin Faqe 16

3.2. Produktiviteti i tatimit mbi fitimin Faqe 17

3.3. Performanca optimale e tatimit mbi fitimin Faqe 17

4. Struktura dhe performanca e tatimit mbi të ardhurat Faqe 19personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe

4.1.shëndetësorePragu dhe shkallët Faqe 19

4.2. Produktiviteti Faqe 19

4.3. Tendenca e tatimeve të punës Faqe 21

Përmbledhje Faqe 22

Sqarim i Treguesve Tatimorë dhe termave të tabelave Faqe 26

Page 6: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

6

Parathënie

Arsyeja e zhvillimit të temës mbi performancën e administrimit tatimor mbështetet në

synimin, që nëpërmjet analizimit të zhvillimeve fiskale, performancës të të ardhurave,

strukturave funksionale të promovohen vlerat dhe arritjet më të mira fiskale, që të

shërbejnë si një orientim përvoje të përshtatshme për nivelin e administrimit tatimor në

shtetet e banuara nga shqiptarët. Përzgjedhja e shteteve i shërben pikërisht një analize

të performancës fiskale të gjithë shteteve që rrethojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

Me ndryshimet e shpejta të klimës ekonomike, si dhe rritjes së prezencës së

partneritetit të sektorit publik me atë privat, administratat tatimore u është kërkuar nga

qeveritë e tyre të bëjnë më shumë dhe të marrin ngarkesa të reja duke synuar që të

garantojnë buxhetet me të ardhurat e nevojshme për të realizuar programet

ekonomike dhe sociale në përfitim të produkteve prej qytetarëve dhe tatimpaguesve.

Kriza e fundit ekonomike botërore dhe e rajonit ka influencuar dhe ndikuar në këtë

administrim fiskal duke u diktuar gjithë qeverive të rritin më shumë performancën

tatimore në drejtim të minimizimit të informalitetit dhe luftës ndaj evazionit fiskal.

Të dhënat janë marrë nga buletine elektronike të OECD, Bankës Botërore, USAID, IOTA,

INSTAT (për të dhëna mbi Shqipërinë), si dhe nga Ministria e Financave dhe ALTax Center

ka ruajtur të drejtën e autenticitetit të tyre me vendosjen e burimit të informacionit në

çdo tabelë të kësaj analize. Pikët dhe renditja janë llogaritur nga ALTax, sipas

6përjashtimet6 që lidhen me nivelin e pajtueshmërisë. Analiza krahasuese përmbledh 15

shtete europiane.

Treguesit e tabelave i përkasin vitit fiskal 2011.

Page 7: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

7

2. Të dhëna mbi kapacitetet administrative

2.3. Treguesë makroekonomikë në 15 shtetet dhe në kontinentin europian

Prodhimi i Brendshëm Bruto për vitin 2011 në grupin e shteteve është 2,64 triliard Euro

(12% e totalit të PBB-së së kontinentit europian dhe sa 3,8% e PBB-së botërore).

Të ardhurat mesatare për frymë për 15 shtetet është 12,900 euro në vit. Nivelin më të

ulët të të ardhurave për frymë e kanë Bosnja dhe Kosova (5,120 euro në vit) të ndjekura

nga Shqipëria (6,590 euro në vit). Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë e ka

Italia (23,640 euro në vit) e ndjekur nga Greqia (22,950 euro në vit).

Konsumi privat final është në nivelin mesatar të 69,3% të totalit të PBB-së së 15

shteteve. Nivelin më të ulët të 7konsumit privat e ka Çekia me 51 % të PBB-së e pasuar

nga Sllovakia dhe Sllovenia me 57 % të PBB-së. Nivelin më të lartë të konsumit privat e

ka Kosova me 93 % të PBB-së e ndjekur nga Shqipëria me 89 % të PBB-së.

1.2. Struktura e administrimit dhe funksionaliteti

Administratat tatimore në shtetet e përfshira në studim operojnë mbi funksionet

tatimore. Kjo mënyrë funksionimi të administratave mbështetet mbi një strukturë

organizative të bazuara në funksionet e shërbimeve tatimore si: regjistrimi, vlerësimi i

vetëdeklarimeve, kontrolli tatimor, mbledhja e tatimeve, apeli tatimor, dhe funksionet e

teknologjisë informatike, si dhe funksione të tjera në shërbim të funksioneve kryesore

operacionale të administratave. Secila nga administratat ka të organizuar si strukturë të

veçantë, Zyrën e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Asnjë nga administratat tatimore nuk është një agjensi publike e pavarur. Modeli i

7institucionale të raportimit të performancës është i bazuar mbi lidhjen me Ministrinë

e Financave. Në Europë tatimet kanë një strukturë të pavarur në nivel ministrie vetëm në

shtetin e Ukrainës.

Page 8: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

8

1.3. Treguesë fiskalë në 15 shtetet dhe në kontinentin europian

Raporti i tatimeve të paguara (TAXPBB) duke përfshirë edhe kontributet e sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore (barra tatimore) ndaj PBB-së është në nivelin mesatar

32,3% të PBB-së. Ky raport është 3% më i ulët se mesatarja e barrës tatimore të vendeve

anëtare të Bashkimit Europian (36,3 % e PBB-së).

Numri i tatimpaguesve që deklarojnë dhe paguajnë tatim mbi të ardhurat personale dhe

individuale është 74,4 milion (21,7% e totalit të deklaruesve të Europës).

Numri i tatimpaguesve që deklarojnë dhe paguajnë tatim mbi fitimin është 5,1 milion

(29,6% e totalit të deklaruesve të Europës).

Numri i tatimpaguesve që deklarojnë dhe paguajnë tatimin e vlerës së shtuar është 10,2

milion (33% e totalit të deklaruesve të Europës).

Numri i punonjësve që punojnë në administratën tatimore është 136,8 mijë (23.3 % të

gjithë nëpunësve tatimorë në Europë).

1.4. Raportet e performancës të të ardhurave

Shuma e totalit të tatimeve të paguara duke përfshirë edhe kontributet e sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore (barra tatimore) është 1,02 triliard Euro (12,9% e barrës

tatimore të Europës).

TVSH-ja që kanë paguar tatimpaguesit në buxhet është 175,1 miliard euro (6,6 % e

totalit të PBB-së në 15 shtetet, apo 28% të totalit të tatimeve të paguara).

Tatimi mbi Fitimin që kanë paguar tatimpaguesit në buxhet është 152,1 miliard euro

(10% të totalit të tatimeve të paguara).

Tatimi mbi të Ardhurat Personale që kanë paguar tatimpaguesit në buxhet është 208,6

miliard euro (12% të totalit të tatimeve të paguara).

Page 9: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

9

Shuma e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore që kanë paguar 9 në

fondet e pensioneve dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore janë 330,5 miliard

euro (32% të totalit të tatimeve të paguara).

Tatime dhe taksa të tjera ( tatime në burim, taksa lokale dhe nacionale), që janë pjesë e

totalit të tatimeve të paguara (barrës tatimore) nga tatimpaguesit janë 176,4 miliard

euro (18% të totalit të tatimeve të paguara).

1.5. Kostoja e administrimit tatimor dhe strukturës

Kostoja e administrimit tatimor është mesatarisht në nivelin 1,06 % (1,06 Euro të

shpenzuara për 100 euro të mbledhura). Kostoja më e ulët e administrimit është në 4

shtete ballkanike me 0,8 %, ndërsa kostoja më e lartë është në nivelin 1,6 %.

Treguesi “PUNONJTAT”, që është raporti i numrit të punonjësve të administratës tatimore

për 1000 banorë të vendit është në nivelin mesatar 1 punonjës për 1000 banorë. Sa

më i ulët të jetë ky tregues, aq më pak kosto ka administrimi tatimor dhe mbledhja e

tatimeve, si dhe e kundërta. Nga krahasimi i treguesit për shtetet e ndryshme mund

të analizohet jo vetëm pozicioni që mban shteti që krahasohet me shtetet e tjera, por nga

drejtuesit e administratës dhe hartuesit e politikave të burimeve njerëzore vlen për të

parë se sa efektiv është ky tregues po të plotësohet edhe me treguesin e efektivitetit të

të ardhurave të mbledhura, si dhe tregues të tjerë të performancës. Nivelin më të ulët e

mban Shqipëria me tregues 0,4, ndërsa nivelin më të lartë e mban Çekia me tregues 1.8.

Treguesi”TPPUNONJ”, që është raporti i numrit të tatimpaguesve ndaj numrit të

punonjësve të administratës tatimore është në nivelin mesatar 48 tatimpaguesë për tu

administruar nga cdo punonjës i administratës. Nga krahasimi i treguesit për shtetet e

ndryshme arrihet që të analizohet ngarkesa mesatare e dosjeve të tatimpaguesve për

Page 10: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

10

secilin punonjës të administratës. Ky tregues pasqyron një nivel të përgjithshëm

ngarkese pune, pa synuar të hyjë në analizën e problematikave të dosjes së tatimpaguesit.

Nga analiza krahasuese mund të nxirren konkluzione lidhur me efektivitetin e punës së

punonjësve, që nuk është gjithnjë në proporcion të drejtë me ngarkesën.

Më poshtë janë tabelat që pasqyrojnë treguesit e përmendur për secilin nga shtetet e

analizuara në grupin prej 15 shtetesh, si dhe për të dhënat e numrit të tatimpaguesve

për gjithë shtetet europiane.

Tabela e performancës tatimore e krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-se*

VITI Vendi Nr. PunonjesishTatimpagues

TVSH TAXPBB KOSTAD UNONJTA TPPUNONJTAFRYM

(€) PRIVKONSPBB

(milion €)

20

11

Bosnjë-Hercegovina 2,450 51,000 41.2 1.0 0.57 21 5,120 80 14,036Bullgaria 7,600 190,600 34.4 1.1 1.07 25 10,470 61.0 41,740

Çekia 13,400 532,000 36.3 1.1 1.85 40 19,850 51.0 166,806

Greqia 11,900 1,464,900 30.0 1.3 1.11 123 22,950 75.0 231,996

Hungaria 15,200 567,000 39.1 1.1 1.53 37 14,570 64.0 108,762

Italia 33,300 5,122,000 42.6 1.1 0.6 154 23,640 61.0 1,704,443

Kosova 750 61,100 23.1 1.6 0.32 81 5,120 93.0 5,038

Kroacia 4,300 183,600 26.6 1.2 1.10 43 13,490 59.0 48,394

Mali i Zi 620 23,300 28.0 0.8 0.94 38 7,850 84.0 3,516

Maqedonia 1,380 36,500 29.3 1.0 0.63 26 7,520 77.0 7,883

Rumania 30,200 535,600 28.1 1.2 1.40 18 8,990 59.0 147,113

Serbia 6,100 115,700 34.1 0.8 0.90 19 8,500 72.0 33,577

Shqipëria 1,600 32,000 23.1 0.8 0.40 20 6,590 89.0 9,300

Sllovakia 5,500 200,500 29.5 1.1 1.03 36 17,050 57.0 74,487

Sllovenia 2,450 99,000 39.3 0.8 1.17 40 21,860 57.0 39,015* Burimi i Informacionit: Raportet e FMN, USAID, IOTA

Page 11: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

11

Numri (baza) i tatimpaguesve sipas tatimit, 2011 numër

Shtetet TAP TF TVSH

Bosnjë – Herzegovinë 80,000 50,728 50,728

Bullgari 1,036,940 499,461 190,609

Çeki 2,940,874 462,340 532,055

Greqi 11,659,135 656,493 2,464,914

Hungari 4,675,767 536,927 567,000

Itali 41,547,228 1,198,284 5,121,915

Kosovë 62,911 5,400 5,400

Kroaci 121,735 119,754 183,633

Mali i Zi 17,306 29,493 23,271

Maqedoni 302,728 119,250 36,492

Rumani 6,416,294 896,630 535,640

Serbia 225,416 98,806 115,697

Shqipëri 128,000 20,408 32,580

Sllovaki 2,676,557 220,748 200,437

Slloveni 2,498,902 202,356 98,970Burimi: IOTA, ATK, FMN

Tatimet gjithsej, TVSH, TAP, TF dhe SSH&SH dhe pesha e tyre ndaj tatimeve gjithsej milion €

VITI VendiTatimetGjithsej TVSH Pesha tvsh TF Pesha TF ssh

PeshaSSH&SH TAP Pesha TAP

20

11

Bosnjë-Hercegovina 5.783 1.263 22% 281 5% 2.232 39% 407 7%Bullgaria 14.359 3.733 26% 835 6% 2.546 18% 1.210 8%Çekia 60.551 11.843 20% 5.671 9% 25.688 42% 6.672 11%Greqia 69.599 17.400 25% 19.308 28% 30.855 44% 9.280 13%Hungaria 42.526 8.375 20% 1.740 4% 14.248 34% 4.350 10%Italia 726.093 101.653 14% 116.333 16% 216.464 30% 174.499 24%Kosova 1.060 524 49% 166 16% 110 10% 202 19%Kroacia 12.873 4.597 36% 1.065 8% 5.614 44% 1.355 11%Mali i Zi 984 345 35% 176 18% 334 34% 141 14%Maqedonia 2.310 741 32% 71 3% 639 28% 166 7%Rumania 41.339 12.210 30% 2.795 7% 12.946 31% 5.002 12%Serbia 11.450 3.492 30% 369 3% 3.425 30% 1.477 13%Shqipëria 2.171 846 39% 160 7% 404 19% 197 9%Sllovakia 21.974 4.991 23% 1.937 9% 9.311 42% 1.862 8%Sllovenia 15.333 3.121 20% 1.186 8% 5.696 37% 1779 12%

* Burimi i Informacionit: Raportet e FMN, USAID, IOTA

Page 12: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

12

2. Struktura dhe performanca e tatimit mbi vlerën e shtuar

2.1. Pragu dhe shkallët e tatimit mbi vlerën e shtuar

TVSH ka filluar të zbatohet në botë duke filluar nga viti 1954 në nivel kombëtar në

Francë (Kathryn James, 2011). Deri në fund të vitit 2011 ky tatim është më popullori në

botë duke gjetur zbatim në sistemet tatimore të 140 shteteve. Në grupin e shteteve të

përzgjedhur Italia (1973) e ka filluar ta zbatojë TVSH-në më herët nga të gjithë, si dhe

pas më shumë se një dekade më vonë TVSH-ja hyri edhe në sistemin tatimor të Greqisë

(1987) dhe Hungarisë (1988). Të 12 shtetet e tjerë e kanë futur në zbatim TVSH-në pas

viteve ’90, që përkon edhe me ndërtimin e sistemeve tatimore të reja, pas regjimeve me

bazë ekonomike dhe sistem planifikimi të ardhurash dhe shpenzimesh të bazuara në

modelin socialist. Shtetet që kanë filluar zbatimin e TVSH-së me vonë janë Bosnjë-

Hercegovina (2006) dhe Serbia (2006). Të gjitha shtetet zbatojnë modelin e

taksimit bazuar mbi vlerën e faturës tatimore duke ndjekur parimin e destinacionit.

VITI Vendi VITTVSH TVSHSTAND TVSHRED Emertimi aktiviteteve TVSHRED

2011

Bosnjë-Hercegovina 2006 17 -Bullgaria 1994 20 9 hoteleriÇekia 1993 20 14 ushqim, libra, 12ërja, transport publikGreqia 1987 25 13…6,5 12ërja, hoteleriHungaria 1988 27 18…5 ushqim baze, libra, 12ërja, hoteleriItalia 1973 21 10…4 libra, 12ërja, ushqim per stafin, lende 12ërjash per popullatenKosova 2001 16 -Kroacia 1998 22 10 gazeta dhe revista, hoteleriMali i Zi 2003 17 -

Maqedonia 2000 18 5 furnizim me uje, ushqime, kompjuterat, 12ërja, vaj ushqimor per prodhimushqime, hoteleri, shitjet e 12ërjashtim per here te pare

Rumania 1993 24 9…5 blerje apartamenti per here te pare, 12ërja, libraSerbia 2006 18* 8 libra, gazeta, 12ërja, ushqim, dru zjarri, gaz natyral, hoteleriShqipëria 1996 20 10 ilaceSllovakia 1993 20 10 ilace

Sllovenia 1999 20 8,5furnizim me uje, ushqime, agrikultura, transporti pasagjereve, lojra fati,12ërjashti e siguracioneve, 12ërja, edukimi, radio-televizioni publik, hoteleri,12ërjasht mjekesore, kultura, sporti, ceremoni

* ndryshuar ne 20% nga Tetori 2012

Page 13: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

13

Nga grupi i shteteve, tre shtete (Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi) që kanë vetëm

një shkallë të TVSH-së (shkallë 0%), të tjerët kanë futur në skemat e tyre të taksimit edhe

shkallë të reduktuara. Qëllimi kryesor për futjen në zbatim të shkallëve të reduktuara

synon të gjallërojë sektorët ekonomikë ku aplikohet, si dhe fuqizim të politikave sociale

dhe kombëtare, sipas specifikave social-ekonomike, por edhe përpjekjeve për t’ju

përshtatur tregut rajonal dhe më të gjerë se kaq.

Shkalla standarte me nivelin më të lartë zbatohet në Hungari (27%). Shkalla standarte

me nivelin më të ulët zbatohet në Kosovë (16).

Shkalla e reduktuar me nivelin më të lartë zbatohet në Çeki (14 %). Shkalla standarte me

nivelin më të ulët zbatohet në Itali (4 %).

2.2. Produktiviteti i tatimit mbi vlerën e shtuar

Në kolonën e parë të tabelës janë paraqitur nivelet e pajtueshmërisë bruto të TVSH-së

(PBTVSH) . Në grupin e shteteve niveli mesatar i pajtueshmërisë bruto është 74,6 %.

Nivelin e pajtueshmërisë bruto më të lartë e ka Kroacia (89,3 %), e pasuar nga Bullgaria

(88 %) dhe Serbia (86,7 %). Nivelin e pajtueshmërisë bruto më të ulët e ka Greqia (50 %),

e pasuar nga Italia (56,3 %) dhe Hungaria (56,6 %).

Nga renditja e shteteve duke filluar nga niveli më i ulët i pajtueshmërisë drejt nivelit më

të lartë, mund të shihet se Shqipëria (62,2 %)mban vendin e katërt, ndërsa Kosova (81,1

%) mban vendin e dhjetë.

Analiza e vetëm një treguesi nuk mjafton për të parë dimensionin e një tatimi brenda

sistemit fiskal. Në nxjerrjen e konkluzionit lidhur me nivelin e zbatimit në praktikë të

sistemit fiskal të miratuar në secilin shtet nevojitet të shikohet ekspozimi i treguesve për

një tatim dhe efekti që tatimi ka në ndërthurje me tatimet e tjera që përbëjnë gjithë

sistemin fiskal.

Page 14: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

14

Në analizën e treguesit të vendosur në kolonën e dytë (PRODTVSH) shikohet pesha që

mban TVSH-ja në buxhet. Niveli mesatar i treguesit për grupin e shteteve është 0,43. Në

këtë nivel kuptohet se shtetet janë të varura kryesisht nga TVSH-ja, si burimi më i madh i

të ardhurave publike të shtetit. Në shtetet që TVSH-në e kanë pjesën më kryesore (mbi

1/3) të të ardhurave të buxhetit janë 12 prej tyre. Poshtë këtij niveli janë Greqia (0,3),

Hungaria (0,29) dhe Italia (0,28) që ka treguesin më të ulët.

Nivelin më të lartë të treguesit e ka Kosova (0,65) e ndjekur nga Mali i Zi (0,58).

Shqipëria ka një nivel prej 0,46 duke mbajtur vendin e dhjetë në renditjen që fillon nga

treguesi me nivelin më të ulët. Në pesë renditjet e fundit janë gjithë shtetet fqinje me

Shqipërinë, përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovinën.

Tabela e performancës së TVSH e krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-se*

VITI Shteti VITTVSH TVSHSTAND TVSHRED PBTVSH PRODTVSH TVSHPBB PRAGTVSH PotencialiTVSH

BoshllekuTVSH

20

11

Bosnjë-Hercegovina 2006 17 - 77.4 0.53 9.0 25,475 1,632 23%Bullgaria 1994 20 9 88.0 0.45 8.9 25,565 4,244 12%Çekia 1993 20 14 83.5 0.36 7.1 40,851 14,179 16%Greqia 1987 25 13…6,5 50.0 0.30 7.5 5,000 34,799 50%Hungaria 1988 27 18…5 56.6 0.29 7.7 18,328 14,798 43%Italia 1973 21 10…4 56.3 0.28 6.0 30,000 180,446 44%Kosova 2001 16 - 81.1 0.65 10.4 51,064 646 19%Kroacia 1998 22 10 89.3 0.43 9.5 11,760 5,149 11%Mali i Zi 2003 17 - 80.3 0.58 9.8 18,000 429 20%Maqedonia 2000 18 5 80.0 0.52 9.4 21,170 926 20%Rumania 1993 24 9…5 72.7 0.35 8.3 28,249 16,799 27%Serbia 2006 20 8 86.7 0.52 10.4 42,650 4,029 13%Shqipëria 1996 20 10 60.7 0.45 9.0 35,970 1,394 39%Sllovakia 1993 20 10 70.5 0.34 6.7 45,790 7,076 29%Sllovenia 1999 20 8,5 84.2 0.40 8.0 25,000 3,706 16%

* Burimi i Informacionit: Raportet e Bankes Boterore, USAID

Në kolonën e tretë, treguesi TVSHPBB është i rëndësishëm për të parë peshën ë TVSH-së

në PBB. Pesha mesatare e treguesit për grupin e shteteve është sa 8,5 % e PBB-së. Shtetet,

ku TVSH-ja mban peshën më të madhe në të ardhurat buxhetore e janë Serbia

Page 15: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

15

dhe Kosova (10,4 % të PBB). Shtetet, ku TVSH-ja mban peshën më të vogël në të ardhurat

buxhetore e janë Italia (6 % të PBB) dhe Sllovakia (6,7 % të PBB).

Në Shqipëri, ky tregues është sa 9 % e PBB-së.

Nëse kombinojmë renditjen e shteteve për këtë tregues me renditjen e tyre për

treguesin më lart (PRODTVSH), por duke marrë në konsideratë edhe vitin e futjes për

zbatim të TVSH-së vërehet se ka një lidhje të fortë dhe të ngushtë midis tyre.

Shtetet që kanë futur në zbatim skemën e TVSH-së më herët (Itali, Greqi dhe Hungari)

kanë një peshë më të ulët të TVSH-së në PBB, por edhe në të ardhurat buxhetore. Kjo

tregon për një pjekuri të politikave fiskale duke ndikuar në strukturimin e bazës së të

ardhurave të buxhetit në drejtim të tatimeve direkte në krahasim me tatimet indirekte.

Gjithashtu, kjo tregon edhe nivel aplikimi të mirë të politikave fiskale duke mos e lënë të

varur sistemin vetëm te një tatim kryesor. Kjo politikë ndikon realisht në ndikimin e ulët

të tatimeve në 15përjashtimet të biznesit dhe individëve për kursime dhe investime. Por

nëse e krahasojmë treguesin TVSHPBB me PBTVSH, vërehet se pjekuria e politikave fiskale

nuk do të thotë domosdoshmërisht për një rritje të nivelit të administrimit të TVSH-së.

Nëse shikojmë shtetet që kanë futur në zbatim më herët nga të gjithë TVSH-në kanë

nivelin më të ulët të pajtueshmërisë bruto të saj. Pra, një politikë fiskale ka nevojë për të

njëjtin nivel performance edhe në zbatimin praktik.

Në kolonën e pestë janë vendosur nivelet kufizuese të qarkullimit (PRAGTVSH), të cilat

janë të vendosura nga secili shtet sipas një modeli rrisku për të ardhurat tatimore, për ti

shërbyer një niveli administrimi sa më të mirë. Poshtë pragut të qarkullimit që nuk merret

në konsideratë zakonisht përfshihen ato nivele qarkullimi që përbëjnë peshë të ulët në të

ardhurat, të tilla si: qarkullimi që realizohet nga biznesi i vogël, individët e vetëpunësuar

dhe sektorë ekonomie që kanë nevojë për lehtësim të barrës duke u nisur nga qëllime të

interesit kombëtar, apo konkurueshmërie në tregun rajonal. Megjithatë, nëse krahasojmë

treguesit sipas secilës kolonë të tabelës me treguesin PRAGTVSH nuk

Page 16: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

16

gjejmë një lidhje logjike të pragut të ulët me të ardhura më të mëdha, apo pajtueshmëri

më të lartë dhe e kundërta. Kjo 16lidhet me faktin e niveleve të zbatimit të politikave, me

16përjashtimet e ndryshme nga tatimi, si dhe me aplikime shkallësh tatimore në nivelet

optimale që i përshtaten stadit ekonomik.

2.3. Performanca optimale e tatimit mbi vlerën e shtuar

Në kolonën e fundit shikohet shuma e TVSH-se (PTCTVSH), që mendohet si niveli

optimal i të ardhurave prej këtij tatimi. Ky tregues llogaritet si rezultat i shumës së

Konsumit Final Privat me shkallën standarte të TVSH-së dhe shprehet si raport ndaj të

ardhurave tatimore gjithsej. Treguesi i potencialit optimal bruto të TVSH-së për grupin e

shteteve llogaritet si mesatare në nivelin 38 %. Në tabelë janë vendosur gjithë shtetet dhe

potencialet e mundshme bruto, që ekonomia ka potencial të gjenerojë TVSH. Nga

krahasimi i PTCTVSH me nivelin aktual të peshës së TVSH-së rezultojnë diferenca që

shprehin rezervat bruto për TVSH-në, që presupozohet se është ende e fshehur në

mekanizmat e sistemit fiskal dhe nuk është arkëtuar në buxhet.

Diferenca më e madhe është në Shqipëri (26 %), e pasuar nga Greqia (25 %). Diferenca

më e vogël është në Slloveni, Çeki, Bullgari dhe Kroaci (4 %).

Një studim i mëparshëm lidhur me boshllëkun tatimor ka analizuar faktorët që ndikojnë

në këtë fenomen, si dhe diferencat në vlerë si pasojë e evazionit dhe elementëve të

tjerë që ndikojnë në krijimin e boshllëkut tatimor (shih

www.altax.al ).

Page 17: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

17

VITI Vendi TFSTAND MINTAP MAXTAP WITHHOL

2011

Bosnjë-Hercegovina 10 5

Bullgaria 10 5

Çekia 20 15

Greqia 25 15 40 25; 40

Hungaria 16 18 36 0

Italia 28 23 45 12.5; 20; 30

Kosova 10 4 10 10

Kroacia 20 15 40 12; 15; 20

Mali i Zi 9 12 9

Maqedonia 10

Rumania 16

Serbia 10 15 20

Shqipëria 10

Sllovakia 19

Sllovenia 20 16 41 15

3. Struktura dhe performanca e tatimit mbi fitimin

3.1. Pragu dhe shkallët e tatimit mbi fitimin

Shkallët e tatimit mbi fitimin janë të përcaktuara mbi bazën e politikave fiskale në

fushën e të ardhurave dhe kapitalit për disa segmente tatimpaguesish. Qëllimi i

politikave makroekonomike dhe fiskale gjen një formë kryesore të shprehjes së vullnetit

të politikës me shkallët tatimore duke kërkuar që nëpërmjet aplikimit të tyre të arrijnë

në thithjen e investimeve të huaja, nxitjen e investimeve të brendshme, por edhe në

mbajtjen e një norme zhvillimi pa ndërhyrë në vendimmarrjen e shoqërivetregtare.

Në këtë drejtim,

politikanët kanë filluar të

miratojnë shkallë tatimi

të ulëta, duke hyrë në

një garë midis shteteve

për uljen sa më shumë

të shkallës tatimore.

Veprimi më i fundit në

këtë drejtim ndodhi në

Malin e Zi, ku Parlamenti

që nga viti 2007 miratoi

shkallën më të ulët të

tatimit mbi fitimin

grupin e shteteve.

Shkalla e Tatim Fitimit, TAP dhe tatimeve në burim

* Burimi i Informacionit: Raportet e Bankes Boterore, USAID

në %

Page 18: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

18

Mjaft shtete të tjera filluan të miratojnë shkallë tatimore të ulta, ku më e përhapura është

shkalla 10% (Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë - Hercegovinë dhe Bullgari).

Shkalla më e lartë të tatimit mbi fitimin gjendet në Itali ( 27,5 %), e ndjekur nga Greqia (25

%).

3.2. Produktiviteti i tatimit mbi fitimin

Në analizën e treguesit PRODTF, pesha që mban tatimi mbi fitimin në buxhet është i

rëndësishëm për krahasimin e tij me shkallët tatimore të zbatuara prej shteteve. Niveli

mesatar i treguesit për grupin e shteteve është 0,2.

Nivelin më të lartë të treguesit e ka Mali i Zi (0,56). Kosova dhe Greqia kanë një nivel

prej 0,33 të këtij treguesi, të ndjekura nga Italia me nivelin 0,25. Gjithë shtetet e tjera kanë

një diapazon të nivelit 0,11 deri 0,20. Shqipëria ka një nivel prej 0,17 duke mbajtur vendin

e nëntë në renditjen që fillon nga treguesi me nivelin më të ulët. Nga krahasimi midis

shkallës tatimore me produktivitetin e tatim fitimit, në shtetet që kanë shkallën standarte

prej 10 %, niveli i produktivitetit në Shqipëri dhe Kosovë është 0,17, në Maqedoni është

0,09, në Bosnjë-Hercegovinë është 0,2, në Bullgari është 0,13, në Serbi është 0,04. Nga ky

krahasim, që edhe pse ka të njëjtën shkallë tatimore në zbatim nuk ka të njëjtin nivel

produktiviteti, apo të afërt me njëri-tjetrin. Një diferencë e këtij niveli mund të jetë një

objekt i thelluar analize për zbatuesit e politikave fiskale për tu argumentuar ligjvënësve

nevojat për ndryshime, për ato politika, që nuk përshtaten me zhvillimet e ekonomisë dhe

nevoja për zgjerim të bazës së tatimit mbi fitimin.

3.3. Performanca optimale e tatimit mbi fitimin

Komenti i optimalitetit të tatimit mbi fitimin është i lidhur ngushtësisht me zhvillimin

dhe rritjen e ekonomisë dhe investimet. Krahasimi i peshës së ka në PBB tatim fitimi

Page 19: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

19

(TFARK) tregon se fitimet e bizneseve në këto shtete janë prekur ndjeshëm nga kriza e

konsumit dhe rënia e fitimeve e rritje të deklarimeve të humbjeve të bizneseve, që

mund të shikohet edhe nga ritmet e PBB-së në vitin 2011.

Performancën më të ulët të tatim fitimit e ka Maqedonia (0,9 %). Performancën më të

lartë e ka Greqia (8,3 %).

Produktiviteti i TF, TAP dhe SSH&SH në %

VITI Vendi TFSTAND PRODTF TFARK TAPPROD TAPARK SSHSH SPESHA

2011

Bosnjë-Hercegovina 10% 0.20 2.0% 0.39 2.9% 41.5 46.1Bullgaria 10% 0.20 2.0% 0.39 2.9% 22.4 32.4Çekia 20% 0.17 3.4% 0.27 4.0% 28.0 30.4Greqia 25% 0.33 8.3% 0.15 4.0% 28.0 26.7Hungaria 16% 0.10 1.6% 0.15 4.0% 43.0 61.0Italia 28% 0.24 6.8% 0.35 10.2% 32.7 48.8Kosova 10% 0.33 3.3% 0.50 4.0% 10.0 11.8Kroacia 20% 0.11 2.2% 0.15 2.8% 30.0 40.8Mali i Zi 9% 0.56 5.0% 0.38 4.0% 36.1 46.0Maqedonia 10% 0.09 0.9% 0.21 2.1% 32.0 40.0Rumania 16% 0.12 1.9% 0.21 3.4% 38.5 54.3Serbia 10% 0.11 1.1% 0.25 4.4% 22.0 22.0Shqipëria 10% 0.17 1.7% 0.21 2.1% 29.7 39.7

Sllovakia 19% 0.14 2.6% 0.13 2.5% 28.0 28.0Sllovenia 20% 0.15 3.0% 0.19 4.6% 24.5 37.9

* Burimi i Informacionit: Raportet e Bankes Boterore, USAID

Page 20: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

20

4. Struktura dhe performanca e tatimit mbi të ardhurat personale dhe

kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

4.1. Pragu dhe shkallët

Tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore përbëjnë së

bashku tatimin mbi punën. Nëse tatim fitimi është një tatim që kryesisht taton kapitalin,

me politikën e tatimit të të ardhurave personale (ku përfshihet edhe të ardhurt nga

punësimi) dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore plotësohet

sistemi tatimor me tatimet kryesore që përbëjnë shumicën e tij.

Shkallët e tatimit mbi të ardhurat personale kanë qenë objekti më i prekshëm i

politikave të tatimit duke qenë se ato prekin më shumë se cdo tatim tjetër shumicën e

popullsisë. Skemat e tatimit të individëve janë teorikisht objekt i zbatimit të tre

mënyrave të shkallëve tatimore: (a) shkalla proporcionale (e sheshtë); (b) shkallët

progresive; (c) shkallët regresive.

Në grupin e shteteve që janë objekt analize janë duke u zbatuar shkallët e tatimit sipas

mënyrës (a) në 9 shtete (Bullgari, Çeki, Sllovaki, Rumani, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri,

Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë) dhe sipas mënyrës (b) në 6 shtete (Slloveni, Itali, Kroaci,

Greqi, Kosovë, Hungari). Në këto grupimë nuk përfshihen shkallët e tatimit në burim.

4.2. Produktiviteti

Në analizën e produktivitetit të TAP, nëse shikojmë treguesin TAPPROD ka një renditje

që fillon nga niveli më i ulët i peshës së TAP në buxhet deri te niveli më i lartë. Niveli më

i ulët është në Greqi, Hungari dhe Kroaci (0,15). Niveli më i lartë është në Kosovë (0,5),

Page 21: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

21

Bullgari, Bosnjë-Hercegovinë (0,39) dhe Mali i Zi (0,38). Nëse e shikojmë produktivitetin

e TAP të lidhur me zbatimin e mënyrës së shkallëve të TAP, mund të thuhet se shtetet

me nivel të lartë produktiviteti kanë aplikim të shkallëve të TAP sipas mënyrës (a) me

shkallë të ulta taksimi (≤ 10%). Shtetet e Maqedonisë, Shqipërisë që kanë të njëjtën

mënyrë zbatimit të TAP (a) dhe kanë të njëjtën shkallë tatimi (10%) kanë të njëjtin nivel

produktiviteti (0,21). Shtetet e tjera që zbatojnë mënyrën (b) të TAP dhe me shkallët

maksimale dhe minimale kufi të TAP kanë tregues të produktivitetit të ndryshme që

variojnë nga 0,15 deri 0,50.

E njëjta tendencë dhe efekt në PBB shkon në të njëjtin drejtim edhe treguesi TAPARK,

duke mos patur dallim nga ecuria e TAPPROD.

VITI Shtetet TFSTAND MINTAP MAXTAP WITHHOL TAPPROD TAPARK SSHSH SPESHA TPUNPROD

2011

Bosnjë-Hercegovina 10 5 0.39 2.9% 41.5 0.19 0.57Bullgaria 10 5 0.39 2.9% 22.4 0.09 0.48Çekia 20 15 0.27 4.0% 28.0 0.19 0.46Greqia 25 15 40 25; 40 0.15 4.0% 28.0 0.17 0.32Hungaria 16 18 36 0 0.15 4.0% 43.0 0.17 0.32Italia 28 23 45 12.5; 20; 30 0.35 10.2% 32.7 0.23 0.58Kosova 10 4 10 10 0.50 4.0% 10.0 0.06 0.56Kroacia 20 15 40 12; 15; 20 0.15 2.8% 30.0 0.14 0.30Mali i Zi 9 12 9 0.38 4.0% 36.1 0.14 0.52Maqedonia 10 0.21 2.1% 32.0 0.10 0.31Rumania 16 0.21 3.4% 38.5 0.12 0.33Serbia 10 15 20 0.25 4.4% 22.0 0.15 0.40Shqipëria 10 0.21 2.1% 29.7 0.06 0.27Sllovakia 19 0.13 2.5% 28.0 0.15 0.28Sllovenia 20 16 41 15 0.19 4.6% 24.5 0.19 0.38

* Burimi i Informacionit: Raportet e Bankes Boterore, USAID

Në treguesin e shkallës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

(SSHSH) shkalla më e lartë i përket Hungarisë (43 %), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina

(41,5 %). Shkalla më e ulët i përket Kosovës (10 %), e ndjekur nga Serbia (22 %). Në

renditjen e shteteve sipas treguesit SPESHA niveli më i lartë është në Itali (0,23), i

ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, Çekia dhe Sllovenia (0,19).

Page 22: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

22

Niveli më i ulët i treguesit SPESHA është në Kosovë dhe Shqipëri (0,6), të ndjekura nga

Bullgaria (0,9). Edhe nëse krahasojmë nivelin e këtij treguesi me shkallën e kontributeve

nuk ka një përputhje midis nivelit të lartë të shkallës me nivel të lartë të treguesit dhe e

kundërta.

4.3. Tendenca e tatimeve të punës

Tatimi mbi punën që përfshin TAP dhe kontributet është një ndër tatimet që ndërthur

politikën fiskale me atë sociale. Në secilin nga shtetet e Ballkanit shikohet se është

ndjekur politika e shkallëve sa më të ulta në raport me shtetet e tjera fqinje. Pesha e

tatimeve të punës në buxhet, sipas treguesit TPUNPROD është më e lartë në Itali (0,58),

në Bosnjë-Hercegovinë (0,57) dhe në Kosovë (0,56). Më i ulët ky tregues shfaqet në

Shqipëri (0,27), Slloveni (0,28) dhe në Kroaci (0,3).

Page 23: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

23

Përmbledhje

Nga gjithë analiza krahasuese më lart, mund të shihet se shtetet e përfshira në këtë studim

kanë karakteristika të ngjashme të politikave fiskale dhe administrimit, ku përfshihen edhe

aplikimet e shkallëve tatimore.

Nëse shikojmë peshën që mban barra tatimore në secilin nga vendet e analizuara, nivelin

më të lartë të barrës e gjejmë në Itali dhe Bosnjë-Hercegovinë. Por, kur barrën tatimore e

krahasojmë edhe me koston e administrimit shikohet se shërbimi i mbledhjes së tatimeve

për buxhetin në këto vende ka një kosto të lartë, që në fund të fundit shprehet në një

nivel efektiviteti me tregues të pafavorshëm për të ardhmen e administrimit. Nëse kësaj

analize do ti shtonim edhe treguesin e numrit të punonjësve tatimorë për 1000 banorë

apo numrin e tatimpaguesve për punonjës tatimorë do të ishte me mjaft efekt për

menaxhimin e lartë. Një analizë e ngjashme mund të vijohet për secilin nga shtetet e

përmbledhura në këtë studim duke ndjekur tendencën për barrë të ulët tatimore, kosto

të ulët administrimi dhe bazë të gjerë tatimpaguesish të cilët janë objekt i shkallëve

tatimore në nivele mesatare botërore.

Nisur nga analiza krahasuese midis treguesve dhe raporteve të natyrës së ngjashme, nga

ky studim dalin disa konkluzione:

Së pari, shkallët tatimore janë konkuruese midis shteteve, përsa lidhet me politikën

fiskale të shprehur në harmonizimin e shkallëve sipas tatimit.

Për tatimet direkte: Nivel shkalle tatimore të njëjtë për tatimin korporativ dhe tatimin mbi

të ardhurat personale (përfshirë edhe tatimin në burim) aplikojnë Shqipëria, Rumania,

Çekia, dhe Maqedonia. Ky nivel aplikimi konsiderohet i plotë, si aplikim i shkallës së

sheshtë në tatimet direkte. Shtete të tjera që aplikojnë shkallë tatimore të

Page 24: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

24

njëjtë (të sheshtë) për tatim fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale (jo tatimet në

burim) janë Bosnjë-Hercegovina dhe Bullgaria. Shtetet e tjera i kanë zbatuar parimin e

shkallëve tatimore të ndryshme për tipe tatimi të ndryshëm (Tatim fitimin, tatimin mbi

të ardhurat personale dhe tatimet në burim).

Në krahasimin e produktivitetit të tatimeve direkte për shtete që aplikojnë nivele të njëjta

të shkallëve të tatimit me madhësi popullsie të përafërt dhe bazës së tatimit (numri i

tatimpaguesve) ka tendenca që tregojnë diferencat në administrimin e tatimit. P.sh.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë baza tatimore (tatim fitimi dhe tatim mbi të ardhurat

personale) të ndryshme nga njëra - tjetra, por produktiviteti i dy tatimeve së bashku është

më i lartë në Shqipëri se në Maqedoni. Krahasime të tjera të natyrës së njëtë mund të

bëhen në vijimësi.

Për tatimet indirekte: Nivelin e shkallës tatimore të TVSH, poshtë 20% e aplikojnë

Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Shkallën tatimore të TVSH 20% e

aplikojnë Bullgaria, Çekia, Shqipëria, Sllovakia, Sllovenia. Mbi këtë shkallë tatimore

aplikojnë nivel më të lartë Hungaria, Greqia, Kroacia, Rumania dhe Italia.

Në krahasimin e produktivitetit të tatimeve indirekte për shtete që aplikojnë nivele të

njëjta të shkallëve të tatimit me madhësi popullsie të përafërt dhe bazës së tatimit (numri

i tatimpaguesve) ka tendenca që tregojnë diferencat në administrimin e tatimit. P.sh.,

nëse përsëri krahasojmë Maqedoninë dhe Shqipërinë, produktiviteti dhe pajtueshmëria

e TVSH-së është më e lartë në Maqedoni se në Shqipëri. Krahasime të tjera të natyrës së

njëjtë mund të bëhen në vijimësi.

Së dyti, produktiviteti i lartë i tatimeve indirekte ka ndodhur në shtetet me shkallë

tatimore më të ulët dhe e kundërta; Produktiviteti i lartë i tatimeve direkte ka ndodhur

në Kosovë, Bullgari, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Italia; Produktiviteti i ulët i

Page 25: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

25

tatimeve direkte ka ndodhur në Sllovaki, Greqi, Hungari dhe Kroaci. Në një nivel të

mesëm produktiviteti (që tregon edhe një pikë neutraliteti të efektit të shkallës tatimore

dhe administrimit të saj) shikohet në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Rumani Çeki.

Së treti, niveli i pajtueshmërisë së TVSH-së është më i ulët në Greqi, Itali dhe Hungari

dhe më i lartë në Kroaci, Bullgari, Serbi dhe Slloveni. Shqipëria është më pranë

shteteve me nivel pajtueshmërie të ulët. Kosova është më pranë shteteve me nivel

pajtueshmërie të lartë. Nëse mund të analizojmë shkakun e nivelit të pajtueshmërisë

nisur nga pragu i xhiros për të qenë pjesë e skemës së TVSH-së nuk ka efekte të

drejtpërdrejta ndërmjet dy treguesve. Analiza e treguesit të pajtueshmërisë së TVSH ka

nevojë të krahasohet me treguesin e produktivitetit të tatimeve direkte, me qëllim që të

shihet shpërndarja e barrës tatimore sipas tatimeve dhe të jetë e krahasueshme me

nivelin e pajtueshmërisë dhe boshllëkun tatimor. Nga ky nivel i ri krahasimi me tre tregues

në të njëjtën linjë krahasimi (TVSH, TAP dhe TF) shikohet se Italia dhe Greqia përveç

produktivitetit të ulët në TVSH nuk kanë të njëjtin nivel produktiviteti edhe për tatimin

mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimin. Nëpërmjet këtij krahasimi menaxhimi duhet

të qartësojë më mirë ndërthurjen e politikës fiskale për TVSH-në me nivelin e

administrimit për këtë tatim duke tentuar të arrijë në nivelet e produktivitetit të dy

tatimeve të tjera. Ndërsa, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova ruajnë nivele

produktiviteti të nivelit të lartë në të tre tatimet. Shqipëria nuk është në asnjërin grup

duke mbajtur një nivel produktiviteti që tregon rezerva administrimi dhe politikash

fiskale për të arritur nivelet e larta që kanë shtetet ngjitur me të.

Së katërti, boshllëku i TVSH-së është më ulët se niveli 20% në Kroaci, Bullgari, Serbi,

Slloveni, Çeki dhe Kosovë; sa ky nivel e deri në nivelin 33% boshllëku i TVSH-së është në

Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Rumani dhe Sllovaki; mbi nivelin 33%

boshllëku i TVSH-së është Shqipëria, Hungaria, Italia dhe Greqia. Niveli i boshllëkut

tatimor është në raport të zhdrejtë me pajtueshmërinë tatimore. Shtetet që kanë nivel

Page 26: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

26

pajtueshmërie të lartë kanë boshllëk tatimor të ulët dhe e kundërta (Për më tepër për

këtë tregues shih studimin “Boshllëku tatimor (tax gap) në Shqipëri dhe në Botë, 2012,

www.al-tax.org)

Së pesti, mbetet të bëhet një analizim i detajuar lidhur me efektet kombinuese të

shkallëve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me TAP për tu bërë grupi i

tatimeve të punësimit më konkurues me shkallët e taksimit duke u krahasuar me

përvojat e mira dhe të konsoliduara të rajonit lidhur me taksat e punës. Natyrisht, që kjo

lidhet edhe me reformat e qeverisë në sektorin e sigurimeve dhe taksave të punës.

Page 27: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

27

Sqarim i Treguesve Tatimorë dhe termave të tabelave

Grupet e treguesve tatimorë janë të përmbledhur te:

1. Krahasueshmëria. Keta tregues referuesë nuk matin performancen apo cilesine eadministrates tatimore, por japin nje panorame krahasuese me referencat nderkombetare tekrahasueshme.

2. Struktura e administratës. Kjo kategori përfshin treguesit sasiorë dhe cilesorë te organizimitdhe madhesise se administrates.

3. Performanca e të ardhurave tatimore. Keta tregues sasiorë japin nje panorame tetendences se efektivitetit te administrates tatimore ne funksion te realizimit te te ardhuravetatimore.

4. Struktura e tatimeve. Keta tregues sasiorë paraqesin strukturën materiale te ligjit tatimor nenje menyre krahasuese dhe te thjeshte.

1. Krahasueshmeria

Kostua e administrates tatimore (KOSTATQ)Ky tregues performance lidhet me koston e administrimit te sistemit tatimor per te gjitha te ardhurattatimore te mbledhura nga administrata tatimore. P.sh. nese buxheti i administrates tatimore eshte 2miliard leke dhe ajo mbledh 155 miliard leke, ky indikator do te jete 1.2%, ose 1.2 leke per cdo 100 leke tembledhur.

Sa me i ulet te jete ky indikator, akoma me eficiente eshte administrata tatimore dhe gjithe sistemitatimor ne mbledhjen e tatimeve. Ky tregues mund te ndikohet nga produktiviteti tatimor per te gjithetatimet kryesore.

Të Ardhurat Tatimore Total (TATT)Ky është një tregues referues. Ai tregon gjithë të ardhurat tatimore dhe jo tatimore të mbledhura ngaadministrata tatimore qendrore, doganore, vendore dhe institutet shoqerore (sigurimeve dheshendetesori) si përqindje e PBB-së.

Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale (TATAP)Ky eshte nje tregues referues. Ai paraqet nivelin e TAP si perqindje te PBB.

Arkëtimet e tatimit mbi fitimin (ATF)Ky është një tregues referues. Ai është tregues i të ardhurave të tatim fitimit si përqindje e PBB-së.

Arkëtimet e TVSH (ATVSH)Ky eshte nje tregues referues. Ai paraqet nivelin e te ardhurave neto te arketuara nga TVSH si perqindje ePBB.

Page 28: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

28

Viti hyrjes në fuqi (VHF)Ky është një tregues referues. Ai paraqet vitin në të cilin ka hyrë në fuqi zbatimi i cdo tatimi, duke u njohurme moshën e sistemit të TVSH-së në vend.

2. Struktura e administrates

Administratë funksionale (ADMINFUNKSION)Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Administrata Tatimore është e organizuarsipas funksioneve. Kjo do të thotë se linjat funksionale administrojnë gjithë tatimet dhe taksat e vendit.Përvoja organizative deri më sot në shumë vende me zhvillime ekonomike të ndryshme.

Varësia administrative (VADMIN)Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Në mjaft vende administrimi tatimor ështëgjysëm i pavarur në administrimin tatimor. Në disa vende të tjera është i varur tërësisht. Në vende të tjeraështë i pavarur dhe i grupuar me funksione të tjera të shtetit (thesari, hipotekat etj.). Në rastin e ATQ-sënë Shqipëri sipas këtij treguesi ajo është te niveli “I varur” nga Ministria e Financave.

Struktura e Tatimpaguesve të Mëdhenj (ORGTM)Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Përvoja botërore e strukturës organizative tëadministrimit të tatimpaguesve të mëdhenj është i ndarë në tre nivele. Ka vende që kanë njësi tëtatimpaguesve të mëdhenj, si një segmentim brenda strukturës. Vende të tjera kanë një segment tëpavarur nga segmentet e tjera të administratës. Ndërsa ka edhe vende që nuk kanë të ngirutr një njësistruktuore të fokusuar me tatimpaguesit e mëdhenj.

Tatimorë për individë (TATINDIVID)Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ky tregues mat madhësinë e administratëstatimore (qendrore dhe vendore) në raport me madhësinë e popullsisë së vendit. TATINDIVID ështëraporti i numrit total të punonjësve të administratës tatimore për 1000 banorë. P.sh. nëse administratatatimore në Shqipëri është 2,500 punonjës dhe numri total i popullsisë është 2,800,000 banorë, atëherëTATINDIVID do të jetë 0.89 punonjës administrate për 1,000 banorë.

Tatimpagues për tatimorë (TPTAT)Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ai tregon numrin e punonjësve të administratëstatimore ndaj numrit të tatimpaguesve aktivë në vend. Një tatimpagues aktiv është ai, që vitin e funditfiskal ka ushtruar veprimtari, pra ka dorëzuar deklaratat tatimore dhe/ose nuk ka dorëzuar deklarata paveprimtari, dhe/ose në rastet kur tatimpaguesi nuk deklaron dhe miraton zyrtarisht pezullimin eveprimtarisë tregtare sipas specifikimeve të bëra në ligj. Ndryshe, tatimpagues aktiv është ai person,organizatë apo institucion, që bën deklarime dhe raportime të dokumenteve tatimore apo paguan mbi bazatë rregullta. Në administratat që mbështeten gjerësisht te TAP, i cili mbahet në burim nga pagat dhe ligji idetyron të deklarojnë të ardhurat e tyre, ky tregues mund të jetë i lartë. Në administratat ku është ekundërta, pra TVSH etj. kanë një dominim në strukturën e të ardhurave tatimore, ky tregues ështëi ulët.

Page 29: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

29

Numri i tatimpaguesve (NRTP)Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ai tregon numrin total të tatimpaguesveaktivë, në raport me numrin e popullsisë në vend. Ai përfshin persona,organizata, institucione qëdekalrojnë rregullisht apo paguajnë rregullisht. Në vende ku tatimi direkt është i rëndësishm në tëardhurat tatimore, ky tregues tenton të jetë i lartë. Në administratat ku TVSH dominon në strukturën e tëardhurave tatimore, ky tregues tenton të jetë i ulët.

3. Performanca e të ardhurave tatimore

Produktiviteti i te ardhurave nga tatimi mbi te ardhurat personale (PRODTAP)Ky është një tregues performance. Ky indikator synon te japë tendencën e ecurisë se te ardhurave te këtijtatimi. Llogaritet si raport midis te ardhurave te realizuara nga ky tatim me PBB (TTAP). Për gjithë vendetPRODTAP luhatet midis 0 dhe 1.

Produktiviteti i te ardhurave te tatimit mbi fitimin (PRODTF)Ky është një indikator i performances se te ardhurave tatimore. Ai paraqet efektivitetin e tatimit mbifitimin ne kuadër te produktit mbi te ardhurat, sipas shkallës tatimore. Ai llogaritet duke pjestuarrezultatin e raportit te te ardhurave te tatimit mbi fitimin ndaj PBB-së me shkallen tatimore te tatimfitimit.

Pesha Bruto e Përmbushjes së TVSH-së (PBPTVSH)Ky është një tregues performance i të ardhurave. Ky tregues është i njëjtë me PRODTVSH, por dukedalluar nga ai në lidhje me faktin e mosmarrjes në konsideratë vetëm parimin e konsumatorit final. Kytregues llogaritet duke pjesëtuar rezultatin e raportit të TVSH-së neto ndaj konsumit privat në ekonomi meshkallën tatimore të TVSH-së. P.sh. nëse raporti TVSH neto ndaj konsumit privat rezulton 5% dhe shkallastandarte e TVSH-së është 20%, atëherë PBPTVSH është 25%. Kjo do të thotë se PBPTVSH është raporti ITVSH-së së mbledhur me TVSH potencialisht të mbledhshme (shprehur ne %).

PBPTVSH është i ngjashëm me treguesin e efektivitetit të mbledhjes së të ardhurave, me dallimin e vetëmqë treguesi i efektivitetit të mbledhjes së TVSH-së lidhet me shpenzimet publike, përvecse konsumit privat.Nisur nga fakti se shpenzimet publike janë kryesisht, paga dhe të lidhura me to, PBPTVSH tregon se ështënjë tregues më pranë realitetit të situatës së performancës.

Produktiviteti i TVSH-së (PRODTVSH)Ky është një tregues performance për të ardhurat. Ai mat se sa peshë ka TVSH në të ardhurat e buxhetit,sipas shkallës tatimore. Ai llogaritet duke pjestuar rezultatin e raportit te te ardhurave te TVSH-së Netondaj PBB-së me shkallen tatimore standarte te TVSH-së.

Page 30: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

30

4. Struktura e tatimeve

Niveli minimal i bazës se tatueshme për tatimin mbi te ardhurat personale (MINBTTAP)Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ai është niveli me i ulet i bazës se tatueshme mbi te cilinaplikohet ShMINTAP, i shumëzuar me te ardhurat për fryme. P.sh. Nëse niveli me i ulet i bazës setatueshme është 10,000 leke dhe te ardhurat për fryme ne 2011 ishin 410,000 leke, atëherë ky indikatordo te jete 0.024.

Nëse kemi një sistem te tatimit te sheshte, pra me një shkalle tatimore te vetme, për te gjitha te ardhuratpersonale, ky indikator do te jete vlera e shpenzimit personal baze te zbritshëm, i shumëzuar me teardhurat për fryme.

Niveli maksimal i bazës se tatueshme për tatimin mbi te ardhurat personale(MAXBTTAP)Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ai është niveli me i larte i bazës se tatueshme mbi te cilinaplikohet ShMAXTAP, i shumezuar me te ardhurat për fryme. P.sh. Nëse niveli me i larte i bazës setatueshme është bazuar mbi grupet e te ardhurave dhe te ardhurat për fryme ne 2011 ishin 410,000 leke,atëherë ky indikator do te jete ne varësi te pjesëtimit. Nëse kemi një sistem te tatimit te sheshte, pra menjë shkalle tatimore te vetme, për te gjitha te ardhurat personale, ky tregues do te jete i njëjte si përMINBTTAP, po ashtu edhe për MAXBTTAP.

Shkalla e tatimit mbi fitimin (TF)Ky është një tregues i strukturës se tatimeve. Ai paraqet shkallen e tatimit qe zbatohet për tatimin mbifitimin. Ne mjaft vende zbatohet vetëm një shkalle tatimore.

Shkalla maksimale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale (MAXTAP)

Ky është një tregues i strukturës se te ardhurave. Ai paraqet shkallen me te larte te tatimit mbi teardhurat personale.

Shkalla minimale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale (MINTAP)Ky është një tregues i strukturës se te ardhurave. Ai paraqet shkallen me te ulet te tatimit mbi te ardhuratpersonale.

Shkalla e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)Ky është një tregues i strukturës tatimore. Shkalla standarte e TVSH-së është ajo që aplikohet mbishumicën e mallrave dhe shërbimeve në vend. Përveç saj, në shumë vende aplikohet edhe shkallatatimore e reduktuar për mallra dhe shërbime të caktuara. Në Shqipëri një shkallë të reduktuar egzistonnga viti 2011 për medikamentet dhe pajisjet mjekësore. Gjithashtu, në gjithë vendet për mallrat eeksportit ka një shkallë tatimore zero përqind.

Kufiri për te hyre ne skemen e TVSH (PRAGTVSH)Ky është një tregues i strukturës se tatimeve, konkretisht te TVSH dhe shprehet ne Leke. Ai tregonshumen e qarkullimit vjetor (furnizimet ne shitje/blerje te mallrave dhe shërbimeve) qe personi i tatueshëmduhet te behet objekt i skemës për vete deklarim te TVSH. Ai paraqet edhe kufirin, te cilin ne rast se kalohetdetyron personin e tatueshëm te regjistrohet ne TVSH.

Page 31: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

31

Pesha e kontributeve të sigurimeve (PSR)Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ky tregues nuk i bashkëlidhet asnjë treguesi performance tëardhurash tatimore. Ai paraqet pagesat e kryera të përqindjeve të kontributeve të sigurimeve shoqëroredhe shëndetësore, që zbatohen mbi të ardhurat bruto të punëmarrësve dhe punëdhënësve, mbi bazapersonale. Ky tregues përfaqëson kombinimin e pagesave të kontributeve të detyrueshme për tu paguarnga punëmarrësi dhe punëdhënësi, zakonisht të mbajtura në burim nga punëdhënësi (përveç rasteve tëvetëpunësimit). Ky tregues shprehet si një përqindje e pagës bruto. Ai nuk përfshin të ardhura të tjera (nga interesat, shitje e kapitalit, etj.), përveç asaj që lidhen me pagën dhe janë baza e llogaritjes sëkontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Tatimi mbi punën (TmP)Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ky tregues nuk i bashkëlidhet asnjë treguesi performance tëardhurash tatimore. Tatimi mbi punën është një përpjekje për të vlerësuar gjithshka që përfshin tatiminmbi vlerën e shtuar prej punës, i prezantuar si një përqindje e pagës bruto. Ai përfshin kontributet esigurimeve dhe tatimin mbi të ardhurën personale.

Nëse niveli minimal i bazës së TAP është më i madh se të ardhurat për frymë, atëherë TmP do të llogaritet injëjtë me peshën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Page 32: Performanca dhe indekset tatimore në Europën Qendrore dhe ...

Law. Fiscal. Transparency

32