PËR NJË SHËNDETËSI TË...

32
Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDUR Struktura 1. Politika të gabuara që paracaktuan dështimin – vlerësimi i politikave shëndetësore; a. Gjendja aktuale e sistemit shëndetësor – treguesit kryesorë shëndetësore; b. Problematika kryesore e sistemit shëndetësor; c. Organizimi, rregullimi dhe decentralizimi; d. Menaxhimi Financiar; e. Menaxhimi institucional; f. Menaxhimi i burimeve njerëzore; 2. Shërbim shëndetësor i degraduar e që po lëngon – vlerësim teknik i shërbimeve shëndetësore; a. Shërbimi i Shëndetit Publik; b. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Parësor; c. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Spitalor; d. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore; e. Shërbimi Stomatologjik; f. Shërbimi Farmaceutik; g. Shërbimi shëndetësor privat, marrëdhëniet publik – privat. 3. Vizioni i rilindjes së shëndetësisë – sistemi shëndetësor kombëtar a. Pse është e domosdoshme të ndryshoje modeli i sistemit shëndetësor; b. Parimet bazë të sistemit të ri shëndetësor; c. Decentralizimi – bazë për një sistem shëndetësor, të arritshëm, cilësor e efikas. d. Reformimi i sistemit të financimit të shëndetësisë; e. Reformimi i menaxhimit të institucioneve shëndetësore; f. Reformimi i menaxhimit të burimeve njerëzore në shëndetësi; g. Reformimi i shërbimeve shëndetësore.

Transcript of PËR NJË SHËNDETËSI TË...

Page 1: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDUR

Struktura

1. Politika të gabuara që paracaktuan dështimin – vlerësimi i politikave

shëndetësore; a. Gjendja aktuale e sistemit shëndetësor – treguesit kryesorë

shëndetësore;

b. Problematika kryesore e sistemit shëndetësor; c. Organizimi, rregullimi dhe decentralizimi;

d. Menaxhimi Financiar; e. Menaxhimi institucional; f. Menaxhimi i burimeve njerëzore;

2. Shërbim shëndetësor i degraduar e që po lëngon – vlerësim teknik i

shërbimeve shëndetësore; a. Shërbimi i Shëndetit Publik; b. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Parësor;

c. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Spitalor; d. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore; e. Shërbimi Stomatologjik;

f. Shërbimi Farmaceutik; g. Shërbimi shëndetësor privat, marrëdhëniet publik – privat.

3. Vizioni i rilindjes së shëndetësisë – sistemi shëndetësor kombëtar

a. Pse është e domosdoshme të ndryshoje modeli i sistemit

shëndetësor; b. Parimet bazë të sistemit të ri shëndetësor; c. Decentralizimi – bazë për një sistem shëndetësor, të arritshëm,

cilësor e efikas. d. Reformimi i sistemit të financimit të shëndetësisë;

e. Reformimi i menaxhimit të institucioneve shëndetësore; f. Reformimi i menaxhimit të burimeve njerëzore në shëndetësi; g. Reformimi i shërbimeve shëndetësore.

Page 2: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Vështrim i përgjithshëm

Është i njohur fakti që në sistemet shoqërore diktatoriale ose gjysmë demokratike, vlerësimi i jetës në vend vizatohet nga dy realitete; njeri është

realiteti virtual i përshkruar me ngjyra të ndezura, të bukura, plot dritë e begati i parë me syrin e qeverisjes aktuale dhe realiteti tjetër, ai i vërtetë i ndjerë deri në palcë nga qytetaret e atij vendi që është i zymtë, i vështirë e i

mbushur plot varfëri e dhimbje. Edhe ne shqiptaret kemi “fatin” në këto vite të provojmë këtë çudi, pra të jetojmë në dy realitete. Më shumë se kudo kjo diferencë vlerësimi ndeshet në

vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës e për pasojë të sistemit tonë shëndetësor. E parë me sytë e qeveritarëve të sotëm të shëndetësisë, gjendja e

sistemit tonë shëndetësor sot përshkruhet gati-gati si një parajsë shëndetësore, “me reforma të gjithanshme, të vrullshme, super të suksesshme që po zhvillohet gjithandej” me “suksese të jashtëzakonshme në të gjithë sektorët e

shëndetësisë”, që e kanë shndërruar sistemin tonë shëndetësor lider në rajon e bile të krahasueshëm edhe me vendet e zhvilluara të BE e të tjera marrëzira të

këtilla. Klithmat vetëmburrese të këtyre drejtuesëve të sistemit të sotëm shëndetësor bezdisin deri në dhimbje veshët e shqiptarëve në mediet e shkruara dhe sidomos disa televizione me një propagandë permanente por

boshe mbi arritjet e mëdha që kanë ndodhur sidomos “këto vitet e fundit” të mbretërimit të tyre në sistemin shëndetësor. Nga zelli i madh për të pushtuar mediet janë bërë edhe qesharakë para shqiptarëve kur i shohim të dalin edhe

për ceremoni banale inaugurimesh si riparime të rëndomta godinash apo të japin këshilla deri edhe se si duhet përdorur facoleta. Se ç’ka të bëjë përdorimi

i facoletes me politikat e reformat shëndetësore këtë vetëm drejtuesit aktuale të Ministrisë se Shëndetësisë mund ta shpjegojnë. Mirëpo parë me sytë e miliona qytetareve anekënd këtij vendi, të atyre dhjetëra

mijëra të sëmurëve që provojnë mbi kurrizin e tyre këtë “parajsë” shëndetësore të sistemit tonë shëndetësor, realiteti është krejtësisht ndryshe. Janë vetë qytetaret shqiptarë ata që sot më shumë se kurrë provojnë mbi lëkurën e tyre

këtë dështim, duke marrë një shërbim jo cilësor, me mungesa të theksuara edhe në ato me elementaret si barnat, reagjentët e kushtet higjieno – sanitare,

e duke e ndjerë thellë në shpirtin e kuletën e tyre zhvatjen me lloj-lloj pagesash e korrupsioni ekstrem. Mirëpo ka edhe “një palë të tretë” e cila është e saktë, e ftohtë, e paanshme,

shkencore, e pagabueshme; këto janë treguesit statistikore. E këta tregues e bëjnë të shfryhet tullumbacja boshe e sukseseve të qeverisjes dhe e rendisin

sistemin tonë shëndetësor në bisht të Evropës, pra jo të krahasohemi me vendet e zhvilluara të BE por edhe të fundit në rajon. Për këtë mjafton të përmendim se treguesit baze statistikore (marrë nga database i OBSH-së) si

vdekshmëria foshnjore, numri i mjekeve, shtretërve spitalore, vizitave, shfrytëzimit të shtratit, etj., janë shumë më të dobët krahasuar me ato të Bashkimit Evropian por edhe me shtetet e tjerë të rajonit tonë.

Page 3: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Statistika krahasimore të treguesve kryesore shëndetësore:

Shteti

Jetëgjatësia mesatare

në vite

Vdekshmëria Foshnjore

/1000 lindje

Vdekjet nga sëmundjet e

qarkullimit/100000 banorë

Shqipëria 73 13 418

Europa 77 9 385

EU 80 4 225

68 70 72 74 76 78 80

Vitet

Shqiperi

Rajoni

Europian

EU

Ven

di

Jetegjatesia mesatare ne vite

Jeta mes.

0

2

4

6

8

10

12

14

Vdekjet

Shqiperi Rajoni

Europian

EU

Vendi

Vdekshmeria foshnjore per 1000 lindje te gjalla

Vd. Foshnj.

Page 4: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Shteti Spitale

për

100000

banorë

Shtretër

spitalore

për

100000

banorë

Mjekë

për

100000

banorë

Infermierë

për

100000

banorë

Shpenzimet

shëndetësi

si % e GDP

Shpenzimet

publike si %

e totalit të

shpenzimeve

në shëndetësi

Shqipëria 1.38 276 115 389.9 6.88 41

Europa 3.37 649 330 812 8.24 69

EU 2.67 529 330 824 9.76 75

Spitale per 100000 banore

0 1 2 3 4

Shqiperi

Rajoni

Europian

EU

Vend

i

Numri

Spitale

0100

200300

400500600

700800

900

Numri

Shtreter Mjeke Infermjere

Treguesi

Shtreter spitalore, Mjeke dhe Infermjere per

100000 banore

Shqiperi

Rajoni Europian

EU

Page 5: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

0

2

4

6

8

10

% e GDP

Shqiperi Rajoni

Europian

EU

Vendi

% e GDP qe shpenzohet per shendetesine

GDP shend.

0 20 40 60 80

Shpenzimet publike ne %

Shqiperi

Rajoni

Europian

EU

Ven

di

Shpenzimet publike ne shendetesi ne % ndaj

totalit

Shpenzimet publike %

Komente:

a. Shqiptaret sot jetojnë 7 vite me pak se qytetarët e BE;

b. Në Shqipëri, nga 1000 foshnja të lindura gjallë, vdesin brenda vitit të pare të jetës 3.4 herë më shumë se në BE;

c. Shqiptarët vdesin 1.8 herë më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare se

qytetarët e BE; d. Shqiptarët kanë sot rreth 2 herë më pak spitale dhe shtretër spitalore,

2.5 herë më pak mjekë e infermierë se qytetarët e BE; e. Shqiptarët paguajnë nga xhepat e tyre sot 60% të shpenzimeve për

shëndetin e tyre krahasuar me 25% që paguajnë qytetarët e BE.

Page 6: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Problematika kryesore e sistemit shëndetësor

Në vlerësimin tonë problemet më të mprehta me të cilat ndeshet sot sistemi ynë shëndetësor janë si me poshtë:

Aksesi i mangët dhe /ose i munguar i popullatës për shërbim

shëndetësor të të gjitha niveleve; shëndet publik, kujdes shëndetësor

parësor, kujdes spitalor, kujdes dentar, shërbim farmaceutik e me radhë. Është më se evidente që prej shumë vitesh zona gjeografike sidomos ato veriore dhe verilindore por jo vetëm, kanë mangësi të theksuara ose i

mungon fare shërbimi shëndetësore bazë, qendrat shëndetësore e ambulancat, mjekët, infermierët, laboratorët, spitalet. Ndërsa për

shërbime si ai stomatologjik dhe farmaceutik, situata është gati mesjetare; është e zakonshme që një banor i zonave rurale i duhet të bëjë edhe 6–12 orë rrugë për të blere një pako paracetamol në farmaci ose për

të mjekuar dhëmbin e sëmurë tek dentisti në qytetin më të afërt.

Cilësi e dobët e shërbimit shëndetësor të ofruar nga institucionet shëndetësore publike por jo vetëm. Në shumë anketime popullsia shprehet shumë e pakënaqur nga cilësia e shërbimit shëndetësor që i

ofrohet në institucionet shëndetësore në vend. Nga ana tjetër, edhe nga ballafaqimi i treguesve shëndetësor me standartet e përparuara botërore, tregon që cilësia e shërbimit tonë shëndetësor është shumë larg këtyre

standardeve. Është kjo arsyeja kryesore që i detyron mijëra shqiptare ti drejtohen spitaleve në vendet e tjera si Itali, Gjermani, Francë, Turqi, e

me larg duke shpenzuar çdo vit afërsisht 40 milionë euro për këtë qëllim.

Efikasitet i ulët i shërbimit shëndetësor publik, që do të thotë se me

sasinë e parave publike dhe private që shpenzohen në sistem prodhohet pak shëndet. Kjo lidhet jo vetëm me modelet primitive të menaxhimit në institucionet shëndetësore por edhe me korrupsionin galopant të

drejtuesëve të sistemit shëndetësor e më gjerë. Si pasojë e keqmenaxhimit, edhe ato pak para publike që shpenzohen në sistemin

shëndetësor të përfundojnë në shumicë në gropat e zeza të korrupsionit e duke bërë që sistemi ynë shëndetësor të renditet ndër vendet me eficiencë më të ulët në Evropë.

Page 7: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

A. Organizimi, rregullimi dhe decentralizimi:

1. Pavarësisht ndryshimeve kozmetike, sistemi ynë shëndetësor vazhdon të jetë shumë i centralizuar. Me gjithë rekomandimet e

përsëritura të organizmave ndërkombëtare eksperte në politikat shëndetësore, Ministria jonë e shëndetësisë, vazhdon të përqendrojë në duart e saj veç funksioneve politikëbërëse edhe

funksione menaxhuese të shërbimeve shëndetësore. Këto i realizon në mënyrë te drejtpërdrejtë me superkompetencat që ende mban Ministri dhe drejtues të lartë të Ministrisë se Shëndetësisë ose në

mënyrë të tërthortë, duke e vënë veten në pozicionet e kryetarëve të bordeve drejtuese të institucioneve shëndetësore kombëtare

(Ministri është kryetar i bordit të QSUT- se, etj.). 2. Prodhohen ligje por ato në shumicën dërrmuese mbeten në letër e

nuk zbatohen ose zbatohet keq si p.sh. ligji i duhanit, etj.

3. Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në drejtim të hartimit të politikave shëndetësore si pasojë e politikave

militantiste të punësimit të njerëzve pa formimin e duhur profesional.

4. Struktura organizative e Ministrisë se Shëndetësise ka mangësi në

formulimin e politikave shëndetësore në sektorë të rëndësishëm si politikave të sigurimeve shëndetësore, përmirësimit të cilësisë së shërbimit, nxitjes dhe standardizimit të sektorit shëndetësor privat

etj.

B. Menaxhimi Financiar:

1. Financimi i dobët është tashmë një sëmundje kronike e sistemit

tonë shëndetësor. 2. Skema e sigurimeve shëndetësore, modeli Bismark, që po

funksionon në vendin tonë që prej 17 vitesh, siguron më pak se

24% të financimit publik të shëndetësisë, pra shumë pak. Në vendet ku modeli Bismark aplikohet drejt skemat e sigurimeve

shëndetësore sigurojnë rreth 70-80% të financimit. 3. Pagesat nga xhepi llogariten në rreth 60% të financimit te sistemit

tone shëndetësor. Shkaku kryesor i këtyre pagesave stratosferike

nga xhepat e qytetareve janë shërbimet e munguara shëndetësore nga sistemi shëndetësor publik. Këto pagesa ndeshen si pagesa në

shërbimin shëndetësor privat (legale), pagesa e bashkëpagesa në shërbimin shëndetësor publik (legale) dhe korrupsion (ilegale). Kjo shifër është më shumë se alarmante pasi rëndon xhepat e

pacientëve dhe familjarët e tyre duke i çuar familjet e tyre jo rrallë në rrënim financiar. Vlen për të theksuar se pagesat nga xhepi në vendet me sisteme të konsoliduara shëndetësore të Evropës si

Francë, Britani, Gjermani, etj. luhaten midis 6% deri në 15%. Nga ana tjetër, ky fakt implikon drejpërsëdrejti drejtuesit politikë të

Page 8: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

sistemit shëndetësor të cilët ne mënyrë të hapur e të përsëritur kanë nxitur publikisht një zhvillim të tillë të përshtatshëm vetëm

në xhungël.

C. Menaxhimi institucional: Është e trishtueshme të konstatosh që institucionet tona shëndetësore

veçanërisht spitalet, edhe pas më shumë se 20 vitesh demokraci, vazhdojnë të drejtohen me modele e metoda të vjetra e demode menaxhimi.

1. Ndryshimet e financimit të tyre nga skema e sigurimet deri tani ka rezultuar një fasadë pasi në thelb ato (spitalet) vazhdojnë të

financohen me buxhete vjetore, pra me një model që nuk stimulon cilësinë dhe produktivitetit e shërbimit shëndetësor por vetëm parazitizmin.

2. Të njëjtin vlerësim meritojnë edhe ato pak përpjekje për të futur metoda të reja të mbledhjes dhe përpunimit të informacionit

shëndetësor pasi ky informacion në shumicën dërrmuese të rasteve nuk shfrytëzohet nga drejtuesit e paaftë të institucioneve shëndetësore.

3. Vazhdon me “heroizëm dhe vendosmëri” politika e vendosjes në pozicionet menaxhuese të individëve pa formimin e duhur profesional, mjafton që të jenë militante të partisë që ka pushtetin

dhe të dinë mirë si bëhet korrupsioni. 4. Për më keq, edhe ata pak specialistë të menaxhimit të trajnuar

jashtë vendit janë lënë në harresë, janë refuzuar e përzënë nga puna me brutalitet.

D. Menaxhimi i burimeve njerëzore:

1. Pjesa me e keqtrajtuar dhe e menaxhuar egërsisht janë burimet

njerëzore në sistemin shëndetësor të cilët, siç u përmend më sipër vuajnë politikat primitive të politikave të drejtuesëve të rradhës së

sistemit shëndetësor. 2. Pavarësisht cilësimit deri në ngjirje si prioritet, Ministria e

Shëndetësisë, pra kupola e sistemit shëndetësor në këto 7 vitet e

fundit më keq se kurdoherë është trajtuar si një “plaçkë tregu” ose thënë në mënyrë më të moderuar si një “qerasje” politike për

kryeministrin i cili në 6 vite e gjysme ka ndërruar 4 ministra. Këta të fundit, si çifligarë të vegjël, me tagrin e sulltanit të Qeverisë dhe atij të partisë kanë bërë kasaphanën monstruoze të zëvendësimit të

të gjithë strukturës drejtuese të sistemit shëndetësor me militante të partisë së tyre. Le të kujtojmë këtu se në këtë periudhë vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që është edhe

zemra e sistemit tonë shëndetësor janë ndërruar 5 drejtorë, gati një në çdo vit. Këto eksperimente që ende vazhdojnë kanë sjellë një

Page 9: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

dem shumë të madh në zhvillimin e sistemit shëndetësor. Po drejtuesit e spitaleve rajonale e ato të rretheve sa herë janë

ndërruar e cilët janë kriteret e emërimit të tyre. Sa prej drejtorëve aktuale të spitaleve apo drejtorive të shëndetit publik kanë teserën

e LSI? Për çfarë reforme mund të flitet kur Ministri apo drejtori ndërrohet çdo vit? Është i njohur fakti që një reforme në sistemin shëndetësor të kryhet e plotë dhe me sukses kërkon minimalisht 4

vite, pra që të kesh mundësi të punosh e të arrish e të shohësh rezultatet konkrete.

3. Teknikisht ende profesioni i menaxherit të shëndetësisë është i

nënvleftësuar dhe nuk përfillet. Është e rëndësishme të theksohet fakti se menaxheret zënë vetëm 0.34% të të gjithë burimeve

njerëzore në sistemin tonë shëndetësor. Pas kësaj komentet janë të tepërta.

4. Po ashtu, ende nuk ka institucionalizim dhe standardizim të

kualifikimit dhe përgatitjes së specialistëve të menaxhimit shëndetësor. Shkollat e përgatitjes së tyre mungojnë ose janë fare

të dobëta, ndërsa për shkollim jashtë shtetit me bursa shtetërore as që mendohet.

5. Sot, infermierët, laborantët dhe teknikët (janë rreth 12000

infermierë dhe 3000 laborantë e teknicienë) përbejnë rreth 70% të burimeve njerëzore në sistemin tonë shëndetësor. Problemet e kësaj armate të punonjësve të shëndetësise janë të shumta e

serioze si: i. mungesa e standarteve në arsimimin e tyre (shumë lloje

shkollash me afate kohore dhe kurrikula të ndryshme), ii. Standardet të vjetëruara (nr. i infermiereve i vogël në raport

me nr. e pacientëve ne një shërbim spitalor apo në raport me

nr. e popullatës në zonat e thella. Nr. i infermiereve i shpërndarë në mënyrë jo të barabartë dhe jo korrekt sipas specifikave të shërbimeve.

iii. punësim abuziv sipas interesave korruptive të drejtuesve të institucioneve shëndetësore në kundërshtim flagrant me

ligjet dhe rregulloret, iv. mungesë stimujsh e motivimi dhe kategorizimi sipas aftësive

dhe përvojës në punë,

v. mungesë e protokolleve të kujdeseve infermierore. Janë bërë vetëm disa protokolle nga një grup infermieresh të

specializuar brenda dhe jashtë shtetit, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, të aprovuara nga shefat e shërbimeve dhe jo nga një komision ekspertësh në këtë

fushë. vi. mungesë e indikatorëve të kontrollit të cilësisë se kujdeseve

infermierore, kontrollet bëhen me metoda të vjetëruara nga

persona të paspecializuar në këtë fushë të cilët kontrollojnë shërbimet spitalore apo poliklinikat duke hedhur një sy

Page 10: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

rreth e rrotull në mënyrë rudimentare. Mungesëë kontrolli lidhur me sasinë dhe cilësinë e shërbimeve infermierore.

vii. mungesë e sistemit të edukimit në vazhdim, etj.

Page 11: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Shërbim shëndetësor i degraduar e që po lëngon

a. Shërbimi i Shëndetit Publik;

Situata Shërbimi i shëndetit publik në vendin tonë përbëhet nga një rrjet i gjerë

institucionesh higjieno-sanitare të përqëndruara në Drejtoritë e shëndetit publik në rrethe, Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë në rajone, Instituti i Shëndetit Publik “Sulo Hadërri” në Tiranëë dhe Drejtoria e Shëndetit Publik në

Ministrinë e Shëndetësisë. Shërbimi i Shëndetit Publik në vendin tonë trashëgoi një formë organizimi e funksionimi me rrjetin higjieno – sanitar e

epidemiologjik të shpërndarë në mbarë vendin. Nga ana tjeter, në këto vite të tranzicionit, organizma të huaja si OBSH, Banka Botërore, dhe shumë institucione homologe të vendeve të zhvilluara si Zvicër, Hollandë, Francë, Itali,

Britani, SHBA, etj., kanë dhënë një shumë të rëndësishme në teknikë e në pajisje për krijimin e një sistemi të mbikëqyrjes epidemiologjike në mënyrë

bashkëkohorë e shumë efikase. Pavarësisht nga sa më sipër, si rezultat i politikave pa vizion, nënvleftësuese dhe abuzive, Shërbimi i Shëndetit Publik sot po përjeton një krizë të thellë e të

gjithanshme. Kjo krizë pasqyrohet së pari në paqartësinë e drejtuesëve të shëndetësisë për mënyrën se si do të funksionojë ky shërbim, si do të transformohet ai në një sistem të ri të tipit perëndimor nga inspektorë sanitarë

dhe epidemiologë në shëndet publik modern, me inteligjenca sanitare, bordet rajonale të shëndetit publik, programet e shëndetit publik, pozicionimin e

inspektoriatit sanitar, funsionet e këtij shërbim, nga do të menaxhohet, nga do të varet, etj. Tabloja e zymtë e krizës së shëndetit tonë publik sot plotësohet nga gjendja

shëndetësore e popullsisë sonë dhe sidomos rritja e sëmundjeve si Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) ku nën këto infeksione do të rendisim dhe infeksione të tilla si sifilizi, i zhdukur deri në vitin 1993 apo infeksioneve të

reja si HIV/AIDS/. Vihet re një shtim i sëmundjeve zoonotike (brucelozë, ethe hemorragjike, leshmanie etj), sëmundje që transmetohen nga kafshët tek

njeriu, që edhe këto sëmundje përpara 20 viteve ishin drejt eliminimit të tyre. Po ashtu janë shtuar shpërthimet e shpeshta epidemike të lidhura me ujin dhe ushqimet (salmonelozat, shigelozat, hepatitet si pasojë e kontrollit të mangët të

ujit dhe ushqimeve dhe paqartësisë organizative), aq sa në disa raste rrezikojnë shëndetin e popullatës, por edhe turizmin.

Rritja e theksuar e sëmundshmerise dhe vdekshmërisë nga sëmundjet kronike jo-infektive, si sëmundjet kardio-vaskulare (sëmundjet kardiake dhe cerebrale) dhe neoplazike (kanceri i pulmonit, i gjirit, qafës së mitrës dhe zorrës) të

lidhura ngushtësisht me stilin e jetesës, është bërë fokusi kryesor i punës së shëndetit publik në botë. Fatkeqësisht, megjithë treguesit statistikore gjithnjë e më kërcënuesë, si p.sh. vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri

janë pothuajse 2 herë më të larta së në vendet e BE, angazhimi i Shëndetit tonë

Page 12: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

publik është pothuajse inegzistent në këto drejtime. Mungojnë programet e kapjes së hershme të sëmundjeve kronike.

Shëndeti i nënës dhe fëmijës ngelet një problem madhor, vdekshmëria foshnjore, fëminore dhe amtare janë nga me të larta në krahasim me rajonin.

Problem shumë i mprehtë janë numri i lartë i aborteve, të cilat vijnë dhe si rezultat i kulturës së mangët shëndetësore (përdorimi i kondomëve është në shifra shumë të ulta) por dhe si mjet i planifikimit familjar – fatkeqësisht. Në

studimin e fundit të UNICEF thuhet se kequshqyerja e fëmijëve vijon të ngelet problem në Shqipëri. Vendi ynë renditet në vendet me akses më të ulët në shërbime, akses rreth 2

herë më të ulët se vendet e rajonit dhe deri në 4 herë më i ulët se i BE. Po ashtu, aksidentet automobilistike dhe traumat po rriten me ritme të

frikshme duke u bërë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në vendin tonë. Statistikat tregojnë se Shqipëria zë vendin e parë në rajon për vdekjet dhe gjymtimet nga aksidentet automobilistike krahasuar me popullatën, apo

siguria në punë. Këto janë fusha krejtësisht të neglizhuara që pothuajse nuk ekzistojnë në programet e Shëndetit Publik.

Gjithashtu duhet të theksojmë se asgjë nuk është bërë për moshën e tretë, njerëzit e kësaj moshe në mungesë të një familjari që kujdeset për to janë totalisht të harruar nga shoqëria apo programet e shëndetit publik.

Sëmundjet mendore (ankthi, depresioni, suicidet) dhe vdekjet dhe lëndimet nga aktet e dhunshme në shoqëri dhe brenda familjes kanë një efekt negativ mbi gjendjen shëndetësore të popullsisë shqiptare. Pavarësisht propagandës së

qeveritareve të shëndetësise për suksese të mëdha në shëndetin mendor, është fakt që gjatë këtyre viteve ka dyfishim të vetëvrasjeve, që 9% e të rinjve u

ofrohet drogë në mjediset e shkollës, rreth 50% e nxënësve të shkollave rezultojnë përdorues të rregullt të alkoolit. Është e njohur që nga koha e Hipokratit shprehja e famshme që “është më

lehte (dhe më lirë) të parandalosh se të mjekosh”. Mirëpo politikat nënvleftësuese dhe abuzive të pushtetit të sotëm në fushën e shëndetit publik parapëlqejnë, medikalizimin e shëndetësisë pasi aty ka më shumë tenderë e

influencë. Këto politika reflektohen më shumë se kudo në financimin tepër të ulët të shëndetit publik që zë vetëm 3.7% të shpenzimeve të përgjithshme të

shëndetësisë, pra një pjesë fare të vogël të buxhetit të shëndetësisë. Të gjitha problemet e shërbimit të shëndetit publik do të vazhdojnë të thellohen e përkeqësohen nëse nuk do të financohet si duhet.

Shëndeti publik është sektori që vuan më shumë se të gjithë sektorët e shëndetësisë mungesën e mjekëve specialistë. Ka 20 vjet që numri i

specializantëve për shëndet publik ka ardhur duke u pakësuar, aq sa 5 vitet e fundit nuk ka dalë më shumë se 1 specialist i shëndetit publik në vit, shifër kjo më shumë se skandaloze.

Problematika e Shërbimit të shëndetit publik:

1. politika pa vizion, menaxhimi i dobët e abuziv i shërbimit të shëndetit publik nga drejtues militantë partiakë;

Page 13: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

2. financim i ulët dhe krejtësisht i pamjaftueshëm i shërbimit të shëndetit publik;

3. nënvleftësimi ekstrem dhe mungesa e stimujve të profesionit të specialistit të shëndetit publik;

4. rritje të sëmundshmërisë infektive edhe të atyre sëmundjeve që ishin minimizuar ose pothuajse zhdukur më parë;

5. neglizhim e mefshtësi në studimin e sëmundshmërisë kronike

(sëmundjeve kardiovaskulare, neoplazive) sëmundjeve mendore, aksidenteve nga trafiku, etj si problemet më të mëdha të shëndetit publik sot në botë por edhe tek ne;

6. infrastruktura gjithnjë e më e dobët, mungesë e theksuar investimesh, pajisiesh e aparaturash bashkëkohore;

Vizioni ynë:

Politikat e PS në fushën e shërbimit të shëndetit publik do të synojnë të ruajnë, të përmirësojnë e modernizojnë shërbimin e shëndetit publik si rruga më e

mirë, më efektive dhe më efikase për një popullate të shëndetshme. Ky synim do të arrihet nëpërmjet:

1. Përmirësimi dhe fuqizimi i mëtejshëm i rrjetit kombëtar të shërbimit të shëndetit publik duke harmonizuar ndërhyrjeve vertikale me programe kombëtare si ai i imunizimit, i shëndetit riprodhues, mbikëqyrjes

epidemiologjike etj. me rrjetin higjieno – sanitar e epidemiologjik lokal. 2. Përmirësimin e mëtejshëm të komunikim – informim – edukimit të

popullatës nëpërmjet fushatave të promocionit shëndetësor të fokusuara veçanërisht në përmirësimin e stilit të jetës, parandalimit të aksidenteve automobilistike e akteve të dhunës, drogave, alkoolit etj.

3. Përmirësim rrënjësor i financimit të shërbimit të shëndetit publik si një investim i mençur e efikas për një popullate te shëndetshme.

4. Fuqizim i kapaciteteve kombëtare në fushën e shëndetit publik me anë

të vlerësimit, rregullimit dhe stimulimit të rolit dhe profesionit të specialistit të shëndetit publik dhe karrierës se tij bazuar ne meritokraci

dhe dinjitet si dhe i edukimit bazë e në vazhdim të specialistëve të shërbimit të shëndetit publik.

5. Prioritet i punës së shëndetit publik do të jenë studimi i shkaqeve,

shpërndarjes dhe masave të parandalimit të sëmundjeve kronike me pasoja të rënda në shëndetin e popullatës si ato kardio – vaskulare,

neoplazike, sëmundjet degjenerative, sëmundjet mendore, aksidentet automobilistike, etj. si edhe i sëmundjeve infektive me peshë në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë si TBC, HIV/AIDS, SST, diarrheike,

respiratore, etj. 6. Përgjegjësia e funksioneve të shëndetit publik do të mbetet në nivelin

qendror/rajonal të cilat sigurojnë implementimin e programeve

kombëtare të shëndetit. Do të përmirësohet ndjeshëm koordinimi i punës së institucioneve të shëndetit publik me organet e pushtetit lokal për të

Page 14: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

zgjidhur më mirë e më shpejt problemet e sigurimit të ujit të pijshëm, përpunimit të mbeturinave, ndotjes së mjediseve urbane dhe rurale,

krijimit të sipërfaqeve të gjelbërta, si edhe duke ndikuar në problemet sociomjekësore si duhanpirja, alkoolizmi, përdorimi i drogave etj.

b. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Parësor;

Për te gjithë ekspertet e shëndetësise dhe jo vetëm, është e njohur që në vendet me sisteme shëndetësore bashkëkohore dhe të konsoliduara, shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor, pra mjeku i familjes, zgjidh deri në 90% të

problemeve shëndetësore të popullatës. Mjafton ky fakt që të arrish në përfundimin që duke zgjidhur shumicën dërrmuese të problemeve

shëndetësore të popullatës, ky shërbim lehtëson hallkat e tjera të sistemit shëndetësor si shërbimin spitalor nga ngarkesa e tepërt dhe jo reale, rrit ndjeshëm efikasitetin e sistemit shëndetësor duke prodhuar me shumë

shëndet me sasinë e parave që janë në dispozicion, pasi ka kosto shumë më të ulët se shërbimi spitalor dytësor e tretësor, zvogëlon vuajtjet e sorollatjen e

pacientëve nëpër dyert e spitaleve, etj. Të gjitha këto që përmenden më sipër janë pa dyshim më se të mjaftueshme për ta quajtur shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor themelin e sistemit shëndetësor të një vendi.

Po në vendin tonë cili është realiteti? Si pasojë e politikave shëndetësore pa vizion, të pabalancuara e abuzive, me keqardhje duhet të pranojmë se shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor tek ne tradicionalisht mbetet i nënvleftësuar dhe

si aneks i shërbimit shëndetësor spitalor, dhe ndeshet me probleme të rënda. Për këtë mjafton të përmendim statistikat e organizmave të huaja të

specializuara në politikat shëndetësore, të cilat kanë llogaritur se shërbimi shëndetësor parësor tek ne zgjidh vetëm 20 deri në 25% të problemeve shëndetësore të popullatës.

Gjendja aktuale: Rrjeti i shërbimit të shëndetit parësor në vendin tonë përbëhet nga rreth 475 qendra shëndetësore e 1927 ambulanca me rreth 1600

mjekë nga të cilët vetëm 6% janë të trajnuar e diplomuar për mjekë familje, dhe 7000 infermierë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor realizon rreth 6.5

milion vizita në vit me një tregues të kontaktit për person në vit 2.04 i cili është rreth 4 herë më i vogël se mesatarja evropiane. Megjithë milionat e harxhuara çdo vit për ndërtimin, ristrukturimin e pajisjen e qendrave shëndetësore dhe

ambulancave, konstatohet se ato kanë probleme serioze në infrastrukturë, kushtet higjieno sanitare, pajisjet të vjetruara e që shpesh jashtë funksionimit,

që e detyrojnë popullatën ti drejtohet niveleve më të larta të shërbimit shëndetësor si poliklinikave dhe spitaleve, duke ulur efikasitetin e sistemit dhe rrënuar xhepat e qytetareve.

Cilët janë problemet më të mprehta të shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor sot tek ne?

Cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor qe i ofrohet popullatës. Njerëzit janë të pakënaqur për nivelin e cilësisë së shërbimit shëndetësor

Page 15: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

që i ofrohet në shërbimin parësor dhe kjo ka shpjegimet e veta; nga afro 1700 mjekë të shërbimit parësor që ka vendi ynë vetëm më pak se 10% e

tyre kanë trajnimin përkatës për të qenë mjekë të familjes. Mbulimi i mangët i territorit me shërbim shëndetësor parësor kjo e

shprehur në të dy ekstremet, si në zonat verilindore ashtu edhe ne zonat e mbipopulluara të periferive të Tiranës, Durrësit etj.

Pajisjet e aparaturat e vjetra e të papërshtatshme të qendrave

shëndetësore dhe ambulancave lënë shumë për të dëshiruar, ndërsa teknologjitë e reja thuajse mungojnë. Kjo shton pakënaqësitë e popullatës për shërbimin e munguar, fluksin e tyre drejt poliklinikave

dhe spitaleve e për rrjedhoje deformimin e sistemit dhe rrënimin financiar të qytetareve.

Produktivitet tepër i ulët i mjekeve të shërbimit parësor e lidhur kjo me faktorë objektivë dhe subjektivë. Në bazë të vrojtimeve që janë bërë rezulton që një qendër shëndetësore në fshat kryen mesatarisht 9 vizita

në ditë ndërsa një qendër shëndetësore në qytet kryen 14 vizita në ditë. Stimujt për rritjen e cilësisë së shërbimit etj., janë shumë të dobët e

nuk e realizojnë qëllimin e tyre. Nën trysninë e organizmave të huaja që na asistojnë në fushën e reformave shëndetësore janë bërë përpjekje minimale për të krijuar një sistem vlerash e stimujsh të cilësisë dhe

produktivitetit të punës por për fat të keq këto janë ose të pamjaftueshme ose shpesh vetëm në letër, pra për demagogji.

Cili është vizioni ynë për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor?

Sistemi Shëndetësor Kombëtar të cilit PS do t’i përmbahet kur të vijë në pushtet është një model i shkëlqyer i organizimit dhe funksionimit të mjekut të familjes si hallkë shumë e rëndësishme të sistemit shëndetësor. Le të kujtojmë

këtu shprehjen e famshme britanike për rolin e mjekut të familjes si “gatekeeper” pra si e sistemit shëndetësor në kuptimin e garantit të cilësisë, mirëfunksionimit dhe efikasitetit të sistemit shëndetësor. Në këtë këndvështrim

ne do ta bëjmë mjekun e familjes themelin e vërtetë të sistemit shëndetësor të vendit. Kjo do të arrihet nëpërmjet:

1. Ridimensionimit të rolit të mjekut të familjes për t’i dhënë atij atributet dhe dinjitetin që i takon, rishikim të kuadrit rregullator – ligjor.

2. Përmirësim rrënjësor i eksesit të popullatës për shërbimin shëndetësor

parësor nëpërmjet aplikimit të orareve të përshtatshme për jo vetëm vizita por edhe konsulta të ndryshme për çështjë të ruajtjes së shëndetit

dhe parandalimit të sëmundjeve, duke përshtatur orarin e punës të qendrave shëndetësore dhe hapjen e tyre ditëve të shtuna e të diela, etj.

3. Stimulim maksimal të mjekëve të familjes nëpërmjet dhënies së statusit

të profesionistit të lirë dhe punonjësit publik, kjo në vartësi të zonës dhe konkurrencës reale.

4. Ngritjen dhe funksionimin e një sistemi prioritar trajnimesh për mjeket e

familjes duke synuar sistemin e trajnimit në vazhdim për ata që aktualisht punojnë ne këtë sektor, etj. Me fjalë të tjera, do të fuqizojmë

Page 16: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

ndjeshëm kapacitetet e Fakultetit të Mjekësisë dhe shkollave te tjera universitare për të prodhuar mjekë familje dhe do te krijojmë një sistem

edukimi në vazhdim për të trajnuar mjeket e përgjithshëm që janë në funksion. Kjo do të bëjë që në një kohë relativisht të shkurtër të gjithë

mjekët e shërbimit tonë shëndetësor parësor të jenë të trajnuar për mjekë familje.

5. Rritje e ndjeshme të investimeve në shërbimin shëndetësor parësor me

synim standardizimin e pajisjeve, aparaturave dhe funksionalitetit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave sipas standardeve më të mira të përcaktuara nga OBSH dhe praktika e vendeve të BE.

Ne besojmë në vizionin, modelin e ekspertizën tonë për të ndërtuar një sistem shëndetësor cilësor për të gjithë e dinjitoz.

c. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Spitalor;

Situata

Në vendin tone, shërbimet mjekësore sekondare dhe terciare jepen kryesisht publikisht nga 48 poliklinika të specializuara si edhe nga 44 spitale të tri

kategorive, rrethi, rajonale dhe terciare, me rreth 8799 shtretër, të cilat gjenden kryesisht në zonat urbane. Përveç shërbimit publik, shërbim dytësor ofrojnë edhe një numër klinikash e spitalesh private të cila funksionojnë tërësisht në

zonat urbane. Numri i shtretërve në raport me popullsinë është 2.76 për 1000 banorë, e cila është gati 2 herë më e ulët se ajo e BE. Shfrytëzimi i shtretërve

spitalore në nivel kombëtar është rreth 46.3%, e si i tille është rreth 2 herë më i ulet se mesatarja e vendeve të BE. Ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve në spitalet tona publike është mesatarisht 5.8 ditë, e cila gjithashtu është shifër

më e ulet se mesatarja e vendeve të BE. Shfrytëzimi i shtratit është në shifra të ulta, bile në zona të caktuara arrin në shifra fare minimale, në shkallë vendi është 33%, në nivel spitali rajonal është 47% dhe në nivel spitalesh rrethi 29%,

tregues ky mjaft i ulët dhe larg mesatares së vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që është rreth 73%, ku vetëm QSUT ka shifra të krahasueshme. Fakti

që kemi pak shtretër spitalorë dhe i shfytëzojme ato pak duket paradoksal dhe logjikisht ka vetëm dy shpjegime: ose shqiptarët janë spartanë e sëmuren rrallë, ose kushtet e spitaleve janë aq të vështira dhe cilësia e kujdesit

shëndetësor është aq e dobët sa që shqiptaret përfundojnë në spital vetëm kur gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rëndë. Ne mendojmë se shpjegimi i

dytë është i vërteti. Le te jemi më konkretë: Megjithë zbukurimet kozmetike e propagandistike, shërbimi spitalor në vendin

tonë ka një infrastrukture shumë të dobët e nën standartet bashkëkohore. Në shumicën dërmuese të spitaleve, ndërtesat janë të amortizuara, me kushte higjieno – sanitare të vështira, me lagështirë, pa energji elektrike, ngrohje e ujë

të rrjedhshëm non stop, me pajisje e aparatura të vjetëruara dhe jashtë standardit të cilat shumicën e kohës rrinë të prishura duke e trafikuar

Page 17: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

pacientin në spitalet private. Është e turpshme, që në QSUT, shërbimet e kirurgjisë abdominale, reanimacionit kirurgjikal dhe urologjisë, të cilat

shërbejnë edhe si qendra reference kombëtare, me numrin më të madh të ndërhyrjeve, dergjen në ambiente që vetëm spitalore nuk mund të quhen.

Megjithe deklaratat pa fund për rritje të financimit të spitaleve tona, mungesa e ilaçeve, e mjeteve të tjera të mjekimit nga më të domosdoshmet e jetike është pa dyshim turpi i spitaleve tona, turp ky që merr përmasa biblike e nuk mund

e nuk do të harrohet lehtë. Një nga “reformat” qe proklamohet fortë nga drejtuesit e sotëm të Ministrisë së Shëndetësise është reforma në financimin e spitaleve nga skema e sigurimeve

shëndetësore. Kjo reformë që ka nisur në fund të vitit 2009, është një flluske sapuni, një reformë vetëm në letër pasi spitalet tona publike vazhdojnë të

financohen me linjë buxhetore historike, mënyrë kjo primitive që nxit status quo-në dhe parazitizmin në spitale. Ajo që ka ndryshuar realisht është vetëm banka nga dalin paratë; nga Ministria e Shëndetësise kaloi në ISKSH. Kjo

mënyrë financimi e vjetruar e primitive është një arsye e rëndësishme e nivelit të thelle të nënfinancimit të spitaleve tona publike.

Cilësia e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga spitalet tona është e dobët. Kjo e konfirmuar rregullisht nga anketimet e kryera në popullatë edhe nga organizma të huaja me ekspertizë të padiskutueshme në fushën e shëndetësisë

si OBSH, USAID, BB, etj. Nga ana tjetër, edhe gama e shërbimeve trajtuese dhe diagnostiko që ofrojnë spitalet tona është e mangët dhe shumë nga trajtimet e specializuara dhe ndërhyrjet kirurgjikale nuk realizohen dot. Janë pikërisht

cilësia e dobët dhe mungesat e disa shërbimeve, para se gjithash, që i detyron qindra shqiptare të kërkojnë zgjidhje në spitalet e vendeve të huaja kryesisht,

Itali, Turqi, Gjermani, France, Austri, et., duke shpenzuar çdo vit rreth 40 milionë euro për këtë qëllim. Nëse ka një element që me të vërtetë është pothuajse i njëjtë, bile ndoshta me

primitiv, ai është menaxhimi i spitaleve tona publike. Mungesa e modeleve moderne të menaxhimit spitalor, mungesa e sistemeve bashkëkohore të informacionit shëndetësor janë karakteristikat kryesore të menaxhimit te

spitaleve tona publike sot. Drejtuesi i rradhës i Ministrisë se Shëndetësisë, pa frikë, pa droje e pa skrupuj, vrapon të emërojë drejtues të spitaleve publike

militante të partisë së tij, pa zbatuar e respektuar kurrfarë procesi zgjedhje publike në baze kriteresh e me procedura transparente, pavarësisht arsimimit, aftësive menaxheriale, e programeve konkrete e të tjera kriteresh si këto që

zbaton bota e qytetëruar. Me teorinë e vendosjes së menaxhereve në drejtimin e spitaleve, ata u mbushen spitalet publike me drejtues, formimi i te cilëve vetëm

me mjekësinë nuk ka të bëjë, që nga ekonomistë agrarë, inxhinierë, mësues, ish-biznesmenë, etj., domethënë me kë të shohë të arsyeshëm partia apo me kë e “kish mirë” me partinë e rradhës. Për Ministrinë e për partinë e tij kritere janë

vetëm militantizmi e aftësia për të bërë korrupsion e shpërdoruar paranë publike. Si konkluzion, spitalet publike janë institucionet shëndetësore më të

pareformuara, më të keqfinancuara e me të keqmenaxhuara në tërë piramidën

Page 18: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

e sistemit tonë shëndetësor. Kjo gjendje nuk mund të vazhdoje më kështu por duhet të ndryshojë.

Problemet

a. Performance e dobët, numër i vogël spitalesh e shtretërish spitalore; b. Mungesë e dukshme e standardeve të cilësisë së ndihmës se ofruar edhe

brenda spitaleve me të njëjtën nomenklaturë; c. Mungesa deri në dhimbje e ilaçeve, materialeve të mjekimit dhe e mjeteve

elementare të punës;

d. Model financimi kunderproduktiv, i vjetëruar e parazitar që nuk nxit punën e cilësinë e kujdesit shëndetësor;

e. Mungesë e autonomisë spitalore, menaxhim primitiv me modele të vjetëruara, e drejtues të paaftë, e të korruptuar;

f. Infrastrukturë spitalore e dobët, kushte higjieno-sanitare të vështira;

g. Mungesa e normave të personelit mjekësor e ndihmës; h. Mungesa e protokolleve të standardizuara të mjekimit;

i. Mungesa e llogaritjes së kostove reale të shërbimit; j. Mungon një sistem i plotë informacioni për evidentimin e saktë dhe

vlerësimin e aktivitetit të spitaleve;

k. Amullia në sektorin spitalor privat, dhe mungesa e organizmave qe kontrollojnë cilësinë e shërbimit dhe mbrojnë interesat e qytetareve edhe në këtë sistem;

l. Nëpërkëmbje e dinjitetit të pacientit e personelit mjekësor, motivim i pamjaftueshëm i tyre;

Vizioni ynë: Ne konsiderojmë reformën në shërbimin spitalor si një nga pjesët më të

rëndësishme por edhe me të vështira të reformimit të sistemit shëndetësor. Për këtë do të realizojmë:

a. Do të hartojmë një plan kombëtar të shërbimit spitalor, ku do të përcaktohet qartë shpërndarja e shërbimeve spitalore dhe niveli i

spitaleve sipas zonave të ndryshme gjeografike (spitalet e rrethit, të rajoneve dhe terciare), standardet e ndihmës mjekësore, të pajisjeve dhe cilësisë së shërbimit që duhet të ofrojë, në përputhje me ligjin e spitaleve.

b. Do të krijojmë spitalet publike autonome, të drejtuara nga borde spitalore me përbërje të gjerë dhe të drejtuar nga menaxherë

profesionistë, sipas modeleve bashkëkohore të vendeve të BE. Spitalet do të marrin statusin e një enti autonom, publik, jofitimprurës, që drejtohet nga këshilla administrativë, te cilët kontrollojnë e drejtojnë burimet

financiare dhe bëjnë politika profesionale, ata duhet të transformohen ne ndërmarrje spitalore dhe të kenë të drejtë të vetadministrohen duke shfrytëzuar sipas nevojave të tyre të ardhurat që sigurojnë nga shërbimi

që do t’i ofrojnë pacientëve.

Page 19: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

c. Do të aplikojmë modelet bashkëkohore e transparente e të mbështetur në kriteret të qarta profesionale në përzgjedhjen e menaxherëve të spitaleve

publike, thelbin e të cilave do ta përbëjë formimi i tyre profesional menaxherial e mjekësor, programi konkret i tyre me objektiva të qarta e

kohore, rishikimi i realizimit të këtyre objektivave, etj. Përzgjedhja e drejtuesëve duhet të bëhet me konkurs publik, mbështetur në kritere të qarta profesionale, duke vlerësuar projektin e secilit konkurrent për

zhvillimin e institucionit përkatës. Ata duhet të kenë mandat disa vjeçar, për t’i dhënë kohë të zbatojnë projektet që kanë marrë përsipër, do të kryhet rishikimi periodik i realizimit të objektivave dhe duhet të kenë

formim si menaxherë mjekësore ose të jenë mjekë. d. Do të përmirësojmë ndjeshëm financimin e spitaleve publike duke futur

mekanizmin e DRG –se si një garanci për rritje të efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor spitalor. Financimi i spitaleve duhet të bazohet mbi tipin e shërbimeve të ofruara, numrin dhe llojin e pacienteve të

pranuar, si dhe indikatorët e cilësisë dhe performancës. Prioritet themelor do të jetë përllogaritja dhe përcaktimi i kostove të shërbimit, qe

do të përmirësojë mekanizmat financuese dhe menaxhuese të spitaleve, duke qartësuar plotësisht kostot e financimit te tij. Digjitalizimi i informacionit, nëpërmjet implementimit të sistemeve të informatizuar

spitalore (HIS), mendojmë se është një nga rrugët e sigurta që mundëson përllogaritjen e kostove të shërbimit, siguron vlerësimin e cilësisë, rrit transparencën, ul korrupsionin dhe influencon ndjeshëm në

modernizimin e sistemit. e. Do të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve spitalore duke

ngritur sisteme të sigurimit të cilësisë së shërbimit, të cilat do të kenë standardet e përparuara dhe strukturat përkatëse për monitorimin dhe zbatimin e tyre;

f. Do të motivojmë më mirë personelin shëndetësor në spitale nëpërmjet promovimit të sistemit të profesonializmit dhe meritokracisë. Mënyra e re e financimit të spitaleve publike do të synojë që edhe sistemi i

shpërblimit të personelit mjekësor të përcaktohet nga këto cilësi dhe sasi

e shëndetit të prodhuar, çka do ti bëjë edhe vetë ata të interesuar për të

ofruar një shërbim sa më cilësor e të kualifikuar. g. Do të nxisim bashkëpunimin harmonik dhe transparent te shërbimit

spitalor privat, ofrimin e shërbimeve shëndetësore si plotësuese e shërbimit publik, për t’i bërë ata pjesë integrale të sistemit tonë shëndetësor dhe rolet e tyre të jenë të ndërlidhura, alternative,

përforcuese dhe paralele. Do të ngremë një institucion të pavarur për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e legjislacionit dhe cilësinë e

shërbimet e ofruara, dhe gjithë problematiken e shërbimit shëndetësor privat.

h. Do të krijojmë një klime të re besimi, respekti dhe bashkëpunimi midis

personelit mjekësor dhe publikut, sepse profesioni i mjekut ka në themel

Page 20: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

të tij dy elementë, besimin e të sëmurit ndaj mjekut dhe respektin e mjekut për pacientin.

i. Shërbimi i Urgjencës Mjekësore; Shërbimi i urgjencës mjekësore është një degë e shërbimeve i përkushtuar për

të dhënë kujdes mjekësor akut jashtë spitalit dhe/ose transport ne vendin e kujdesit mjekësor përfundimtar ndaj pacienteve me sëmundje dhe dëmtime të cilat përbëjnë një emergjence mjekësore. Qëllimi i Shërbimit të urgjencës

mjekësore është ose të japë mjekim ndaj atyre që kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent, me synim që të trajtojnë sëmundjen me sukses, ose të

rregullojnë zhvendosjen e shpejtë të pacientit në pikën më të afërt të mjekimit përfundimtar në departamentin e emergjencave në një spital. Termi Shërbimi i urgjencës mjekësore pasqyron një ndryshim nga një transport i thjeshtë në një

sistem në të cilin jepet kujdes shëndetësor plus transportit. Në disa vende në zhvillim shërbimi nuk jep mjekim por vetëm transport deri në spital. Shërbimi i

urgjencës mjekësore ekziston për të përmbushur parimet bazë të ndihmës së parë, të cilat janë Ruajtja e Jetës, Parandalimi i Dëmtimit të Mëtejshëm dhe Promovimi i Shërimit.

Nivelet e shërbimit të SHUM-it klasifikohen në tri kategori: 1. Mbështetja Bazë e Jetës, 2. Mbështetja e Avancuar e Jetës, dhe

3. Kujdesi nga profesionistët të kujdesit shëndetësor, që do të thotë infermierë dhe/ose mjekë që punojnë në kushte paraspitalore ose edhe

në ambulanca. Situata e shërbimit të urgjencës në vendin tonë – “më parë mbërrin

funerali se urgjenca”

Shërbimi i urgjencës mjekësore është lakuar shumë në vitet e fundit nga

drejtuesit e shumtë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ka pasur shumë trysni e ndihmë nga organizmat ndërkombëtare të specializuara në shëndetësi si OBSH

etj. Për këtë janë hartuar edhe strategji të cilat janë reklamuar me shumë bujë e zhurmë po cili është realiteti? Fatkeqësisht, e gjithë kjo ka mbetur vetëm një furtunë në gotë, e asgjë më shumë. Ballafaquar me standardet e botës së

zhvilluar, Shërbimi i Urgjencës mjekësore te ne është në kushte primitive, mbërrin me vonesë (disa orë) jashtë çdo standardi normal (8 deri në 15 minuta

nga koha e njoftimit), është i pajisur keq pa mjetet e shpëtimit të jetës, personel i pakualifikuar, etj. Ndaj dhe populli ka nxjerrë shprehjen se “më parë mbërrin funerali se urgjenca”.

Problemet:

1. Niveli i përgatitjes profesionale të ekipeve të urgjencës; 2. Pajisja me aparaturat dhe mjetet e nevojshme të shpëtimit të jetës;

Page 21: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

3. Aksesi i popullatës për këtë shërbim (komunikimi); 4. Mënyra e organizimit dhe mbulimit te territorit gjeografik;

5. Infrastruktura rrugore për lëvizje të shpejtë; 6. Kombinimi me shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset;

7. Kosto-eficienca e këtij shërbimi; Zgjidhjet e propozuara:

Duhet një reformim rrënjësor i këtij shërbimi:

1. Ristrukturim i sistemit të shërbimit te urgjencës mjekësore sipas

standardeve bashkëkohore, pra në tri nivelet e përcaktuara me sipër; 2. Pajisja e shërbimit të urgjencës mjekësore me aparaturat moderne të

shpëtimit të jetës, kombinimi i lëvizjeve tokësore me shërbimin ajror si më rezultativ duke marrë në konsiderate kushtet gjeografike e infrastrukturore të vendit tonë;

3. Profil i veçantë i përgatitjes së stafit të shërbimit të urgjencës mjekësore; mjekë, infermierë, paramedikë në shkollat mjekësore;

4. Ngritja e një sistemi të kombinuar të komunikimit midis shërbimit të urgjencës mjekësore, policisë dhe zjarrfikësve;

5. Shpërndarja më e drejtë gjeografike e shërbimit të urgjencës mjekësore

duke synuar mbulimin e plote të territorit sipas parimit të decentralizimit të funksioneve, pre policentrizmi, kjo sidomos në qytetet e mëdha si Tirana;

6. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore për të lehtësuar lëvizjen e shpejtë të ambulancave të shërbimit t urgjencës mjekësore;

7. Rregullimi i raporteve midis Shërbimit të urgjencës mjekësore dhe shërbimit të urgjencës spitalore për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të pasur rezultate më të mira në shërbimin ndaj të sëmurëve.

j. Shërbimi Stomatologjik

Situata

Organizimi i shërbimi stomatologjik në vendin tonë mbështetet në ekzistencën e shërbimit stomatologjik privat, që zë më shumë se 70% dhe të shërbimit

stomatologjik publik, në 30%. Shërbimi stomatologjik privat ushtrohet në klinikat private të përqëndruara

kryesisht në zonat urbane të vendit sidomos në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora, Korca, etj. Nga ana tjetër, shqetësues është fakti që në zonat rurale, të cilat gjeografikisht zënë pjesën më të madhe të vendit dhe

në të cilat jeton më shumë se gjysma e popullsisë, shërbimi stomatologjik është i mangët dhe / ose mungon fare. Niveli i organizimit dhe shërbimit të këtyre klinikave, duke vlerësuar

infrastrukturën, kushtet higjeno-sanitare, kushtet fiziko-ambjentale, cilësinë e pajisjeve, aparaturave dhe materialeve të përdorura, profesionalizmin e

Page 22: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

mjekëve stomatologë etj., variojnë nga më modernet dhe cilësoret, deri tek ato me një sërë mangësish dhe problemesh, duke iu referuar të gjithë parametrave

bashkëkohorë të ndertimit dhe funksionimit të klinikave stomatologjike. Problem madhor me impakt të madh negativ në shërbimin stomatologjik është

mënyra e financimit të tij. Financimi me pagesë direkte të pacientëve, pra out–of–pocket, është mënyra më e keqe e financimit e përdorshme kryesisht në vendet e varfra të botës, si në Afrikë apo në disa vende të Azisë. Kjo mënyrë

financimi dëmton rëndë aksesin e pacientëve për shërbim stomatologjik pasi mundëson këtë shërbim vetëm për ata që kanë para për të paguar, ndërsa shtresat e varfëra duhet t’u drejtohen metodave popullore ose rastësisë.

Financimi me pagesë direkte nga xhepi është me pasoja negative edhe për vetë dentistët pasi u pakëson punen.

Gjithashtu një problem janë çmimet e larta dhe të pastandartizuara të shërbimeve të ofruara, shpesh herë të paperballueshme për popullatën.

Shërbimi publik stomatologjik në vendin tonë është ngritur e konsiston në organizimin e një shërbimi me karakter profilaktiko-kurativ në përputhje dhe

me rekomandimet e OBSH. Ky shërbim është i organizuar në qendra të parandalimit, nëpër shkolla dhe në punkte dentare të përqendruara ku dhe janë grumbulluar të gjithë mjekët stomatologë. Për fat të keq, misioni i këtij

shërbimi është deformuar dhe realizuar dobët. Problemet

1. Shpërndarje e pabarabartë e shërbimit duke krijuar vështirësi aksesi në zonat rurale,

2. Funksionet parandaluese të nënvleftësuara e jo rezultative, 3. Mungesa e sigurimeve shëndetësore në shërbimin stomatologjik

me pasoja negative në akses dhe produktivitet.

4. Tregu i shërbimit është i pakontrolluar përsa i përket çmimeve, 5. Probleme me infrastrukturën, kushteve higjieno – sanitare, pajisjet

dhe aparaturat, gjendjen fizike dhe rregullat teknike të disa

klinikave dentare private,

Vizioni ynë:

Krijimi i hartës kombëtare të shërbimit dentar në vend me synim arritjen

e aksesit të plotë për këtë shërbim në gjithë vendin, duke plotësuar me shërbim publik ato zona të harruara nga shërbimi privat.

Mbulimi gradual i shërbimeve dentare për popullsinë nga sigurimi shëndetësor kombëtar duke filluar me fëmijët, shërbimet urgjente, bazë, e me radhë.

Forcim i rolit profilaktik të shërbimit stomatologjike duke përdorur mekanizma efektive financiare për depistim, edukimi e promocioni shëndetësor stomatologjik, veçanërisht kjo në shkolla.

Sistemi shëndetësor kombëtar të negociojë çmimet me profesionistët e stomatologjisë duke synuar uljen dhe standartizimin e tyre.

Page 23: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Vendosje e standardeve bashkohore të cilësisë dhe sigurisë së shërbimit stomatologjik dhe monitorim e kontroll të rrepte nga strukturat e

inspektimit të aktivitetit te shërbimit stomatologjik. Krijimi i një database on-line të shërbimit stomatologjik kombëtar me

informacione të përditësuar mbi aktivitetin etj.

k. Shërbimi Farmaceutik Situata

Sistemi farmaceutik në vendin tonë përbëhet nga rrjeti i agjencive

farmaceutike, farmacive të rrjetit të hapur, depove importuese dhe shpërndarëse farmaceutike, dhe fabrikave të prodhimit farmaceutik. Praktikisht sot i gjithë ky rrjet është i privatizuar totalisht.

Zbatimi i politikave të privatizimit të shërbimit farmaceutik në të gjithë komponentet e tij, prodhimin, importimin e shpërndarjen, si edhe hartimi i një

kuadri ligjor rregullator bashkëkohor, u shoqërua me rezultate të dukshme në drejtim të furnizimit të tregut me barnat e shumta e të shumëllojshme për plotësimin e nevojave të popullatës dhe institucioneve shëndetësore për to,

rregjistrim sipas standardeve ndërkombetare, monitorim e kontroll më të rreptë të cilësisë dhe sigurisë së këtyre barnave, krijimi i sistemeve të informacionit, riaktivizimi i prodhimit vendas e eksportimi i disa prej barnave të prodhuara,

etj. Megjithatë duhet theksuar se krahas këtyre anëve pozitive, zhvillimet në

shërbimin farmaceutik në vendin tonë janë shoqëruar edhe me një serë problemesh e mangësish serioze. Mungesat e përfitimit të publikut nga shërbimi farmaceutik janë pasojë e moszbatimit të legjislacionit ekzistues, si

dhe korrupsionit në hallkat drejtuese të sistemit farmaceutik. Pavaresisht numrit relativisht të madh të farmacive të rrjetit të shpërndarjes së barnave është shqetesues fakti që këto institucione janë përqëndruar kryesisht

në zonat urbane e veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, etj. Për më keq, zonat rurale, në të cilat jeton mbi 50% e

popullsisë dhe zënë mbi 70% të territorit gjeografik janë të mbuluara keq dhe/ose janë pa shërbim farmaceutik. Ndërhyrjet e qëllimshme dhe të padomosdoshme në legjislacionin farmaceutik shqiptar, janë hapa mbrapa që

kanë krijuar kaosin në hapjen e farmacive, duke bërë që popullsia në mjaft zona të vendit të mbetet pa shërbimin e domosdoshëm me barna. Po ashtu,

vendosja e TVSH dhe mos aplikimi i sistemit të referimit dhe negocimit për çmimet e barnave tregon për politikat e gabuara dhe tashmë janë të pranuara nga vetë qeverisja aktuale kane çuar në rritje të çmimit të barnave për

popullatën. Politikat farmaceutike që duhet të jenë kombëtare, kanë ardhur duke u transformuar në politika personale. Ministrat e radhës, të cilët janë ndërruar

shpesh, kanë bërë thjesht politika personale, për të siguruar përfitimet e tyre dhe të partive që ata përfaqësojnë.

Page 24: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Ndërhyrjet e qëllimshme dhe të panevojshme në legjislacionin farmaceutik shqiptar, janë hapa prapa që kanë krijuar kaos në hapjen pa kritere të

farmacive, duke bërë që popullsia jo vetëm në mjaft zona të vendit të mbetet pa shërbimin e domosdoshëm me barna, por dhe në qytete mbizotëron fenomeni i

grumbullimit të farmacive rreth spitaleve dhe qendrave shëndetësore, duke lënë zbuluar zona të tjera periferike. Kjo dukuri është më shqetësuese në kryeqytet.

Niveli i formimit bazë të profesionistëve në shkollat e larta dhe shërbimi i joprofesionistëve në farmaci dhe spitale, po cënon rëndë marrjen e shërbimit të kualifikuar.

Duhet të theksohet se ligjvënësit dhe vendimmarrësit e sotëm, jo vetëm nuk e kanë vlerësuar rëndësinë dhe peshën që ka shërbimi farmaceutik në sistemin

shëndetësor, por nga mungesa e vizionit apo interesat e ngushta korruptive, kanë hartuar madje dhe ligje e vendime në kundërshtim me direktivat e komunitetit ku duam të integrohemi, por dhe vlerësimin tonë për kujdesin

farmaceutik si sfidë e së ardhmes. Mungesat e përfitimit të publikut nga shërbimi farmaceutik janë pasojë e

moszbatimit të legjislacionit farmaceutik ekzistues, si dhe korrupsionit në institucionet e drejtimit dhe kontrollit në të gjitha hallkat e sistemit farmaceutik.

Bashkëpunimi me të gjithë aktorët e sistemit, për hartimin e një legjislacioni bashkëkohor dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe zbatimi me korrektësi i tyre, ka munguar dhe nuk është marrë asnjëherë mendimi

profesional i aktorëve të sistemit farmaceutik. Vlerësimi i rolit të profesionistëve farmacistë si dhe sistemit të vlerave

profesionale, etikës dhe deontologjisë farmaceutike, por dhe kujdesit farmaceutik si garancia për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj publikut, është injoruar totalisht.

Problemet:

1. Akses i dobët dhe/ose i munguar i popullsisë për shërbim farmaceutik kjo e theksuar në zonat ruale por edhe më gjerë;

2. Moszbatimi i legjislacionit ekzistues, si dhe korrupsionit në hallkat drejtuese të sistemit farmaceutik.

3. Rritje e çmimit të barnave për popullatën si pasojë e vendosjes së TVSH

dhe mos aplikimi i sistemit të referimit dhe negocimit për çmimet e barnave;

4. Mungesë e një strategjie të mirëpërcaktuar në sistemin farmaceutik. 5. Shërbimi i jo profesionistëve në farmacitë spitalore dhe të rrjetit të

hapur.

6. Moszbatimi i legjislacionit ekzistues, si dhe korrupsionit në hallkat drejtuese të sistemit farmaceutik.

7. Niveli i dobët i formimit bazë të profesionistëve në shkollat e larta,

sidomos “prodhimet” e universiteteve private;

Page 25: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

8. Monitorimi e kontrolli i dobët i prodhimit, ruajtjes dhe tregtimit të barnave.

9. Fabrikimi dhe tregtimi i barnave jo sipas rregullave te praktikes se mire. 10. Mangësi në legjislacionin aktual farmaceutik.

Vizioni ynë:

Synimi i PS është të krijojë një shërbim farmaceutik modern e të aftë të plotësojë nevojat e popullatës me barna të sigurta, cilësore e me çmime të pranueshme.

Ky synim do të realizohet nëpërmjet këtyre masave: a. Hartimi i një legjislacioni në përputhje me normat dhe direktivat e BE

për sistemin farmaceutik. b. Cilësia, efikasiteti dhe siguria do të jenë tri shtyllat bazë të programit

farmaceutik të PS.

c. Reformim i thellë në sistemin e shërbimit farmaceutik të rrjetit të hapur, shërbimit farmaceutik spitalor, prodhimin vendas, dhe

arsimimin dhe zhvillimit të edukimit në vazhdim. d. Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore,

duke garantuar procesin e regjistrimit, kontrollin e cilësisë dhe

qarkullimit të barnave dhe materialeve mjekësore sipas praktikave që zbatojnë vendet e Komunitetit Evropian.

e. Politika transparente për çmimet e barnave, aplikimi i referencave dhe

negocimit, heqja e TVSH dhe manipulime të tjera mbi ambalazhin, që ndikojnë në rritjen e çmimit të tyre.

f. Ridimensionim të figurës dhe rolit të farmacistit në sistemin e kujdesit shëndetësor shqiptar.

g. Një listë barnash të rimbursueshme gjithëpërfshirëse, gjithëpërfituese

efikase në favor të gjitha shtresave, por edhe të shërbimit. h. Politika transparente për çmimet e barnave, aplikimi i referencave dhe

negocimit, heqja e TVSH dhe manipulime të tjera mbi ambalazhin, që

ndikojnë në rritjen e çmimit të tyre. i. Hartimi i kuadrit të munguar legjislativ për dispozitivet dhe

diagnositikesit si dhe futja në këtë rrjedhë e barnave për parandalimin e sëmundjeve (farmacia alternative si homeopatia dhe fitoterapia).

j. Informatizimin e të gjitha hallkave të sistemit farmaceutik për të

siguruar gjurmimin e barnave që në momentin e hyrjes në doganë e deri te marrja nga pacienti duke u zbatuar një sistem efikas

farmakovigjilence. k. Forcimi i strukturave të Urdhrit të Farmacisteve si një partner i

rëndësishëm në ruajtjen e pastërtisë së etikes profesionale.

l. Hartimi dhe miratimi GPP (Good Pharmacy Practice) m. Hartimi dhe miratimi i GDP (Good Distribution and Storage Practice). n. Hartimi dhe funksionimi i ligjit për sigurinë e barit

(Farmakovigjilenca)

Page 26: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

o. Sanksionimi i një kapitulli të veçantë në ligj për sistemin farmaceutik spitalor.

p. Vendosja e kritereve profesionale dhe normave teknike të punësimit të farmacistëve në farmaci për t’u larguar nga koncepti i sotëm, një

farmacist për një farmaci.

l. Shërbimi shëndetësor privat, marrëdhëniet publik – privat Situata

Një nga karakteristikat më të spikatura të tranzicionit të sistemit tonë

shëndetësor është zhvillimi i vrullshëm i shërbimit shëndetësor privat. Të bindur për nevojën e zhvillimit të shërbimit shëndetësor privat si shërbim shëndetësor alternativ për atë publik por edhe si stimulues sidomos në krijimin

e modeleve eficente bashkëkohore të menaxhimit, politikat shëndetësore të viteve të tranzicionit, me të drejtë, synuan, mundësuan dhe nxiten krijimin dhe

zhvillimin e këtij shërbimi shëndetësor në vendin tonë. Nga një vend i socializuar totalisht, me 100% të shërbimit shëndetësor publik, në këto 20 vite, me ritme jashtëzakonisht të shpejta, u krijua një strukturë e gjerë dhe

komplekse e shërbimeve shëndetësore private e përbërë nga klinika, e laboratorë mjekësore, klinika stomatologjike, farmaci e depo farmaceutike, spitale, etj. Për të gjykuar për ritmet e rritjes së këtij sektori mjafton të

përmendim qe aktualisht vetëm farmaci me kontrate me ISKSH-ne janë rreth 840 e rreth 82 depo farmaceutike. Pra vlerësohet se në total, shërbimi

shëndetësor privat sot përbëhet nga disa mijëra entitete shëndetësore private siç u përmenden me sipër. Karakteristike tjetër e zhvillimit të shërbimit shëndetësor privat tek ne është

edhe zhvillimi i tij kaotik, pa një strategji të menduar mire, pa një sistem rregullator bashkëkohor që do të ndihmonte në zhvillimin e shëndetshëm e sipas standardeve moderne të sotme. Mjafton të përmendim këtu që megjithëse

ky sistem qarkullon më shumë se 3.5% të GDP-së së vendit pra disa qindra milionë Euro në vit, nuk ka ende një set të plotë ligjor e rregullator për të

monitoruar e standardizuar këtë megabiznes. Ende nuk ka struktura të specializuara për monitorimin e cilësisë së shërbimit dhe aktivitetit të shërbimit shëndetësor privat e bile për më keq, raportimet e

këtyre institucioneve në institucionet publike të autorizuara për mbledhjen e informacionit është i mangët ose mungon fare. Mund të thotë njeri se cili është

aktiviteti real i këtyre institucioneve për të llogaritur sëmundshmërinë e popullsisë, dhe ku raportojnë ato konkretisht? Pavarësisht kësaj rritjeje marramendëse që në thelb është për tu përshëndetur,

fatkeqësisht, shërbimi shëndetësor privat është ngritur e funksionon kryesisht pranë zonave urbane, e pothuajse 90% e tij në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Korça, Vlora, etj. Kjo ka bërë që zonat rurale, që ende

kanë më shumë se 50% të popullsisë dhe 70% të territorit të privohen nga ky shërbim alternativ. Nga ana tjetër, mungesa e kuadrit të plotë rregullator dhe e

Page 27: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

strukturave të posaçme të monitorimit ka çuar në bashkëjetesën e klinikave, laboratorëve, farmacive e bile spitaleve me infrastrukture e pajisje moderne me

klinika, laboratorë, farmaci e spitale ndërtuar në godina e mjedise të papërshtatshme, të vogla e me kushte higjieno-sanitare të dobëta, krejtësisht

jashtë standardeve të sotme të ndërtimit dhe funksionimit të këtyre strukturave mjekësore. Shenjë e papjekurisë dhe amatorizmit është edhe mënyra primitive e financimit

të shërbimit shëndetësor privat në vendin tonë. Ende tani pas 20 vitesh, ky shërbim financohet totalisht me mënyrën më primitive, pagesa direkt nga xhepi i qytetareve. Kjo mënyrë financimi e denjë vetëm për skenarët afrikanë, dëmton

shumë zhvillimin e këtij shërbimi, duke e bërë atë të ngurtë e regresiv, dëmton rëndë eksesin e qytetarëve për të marrë shërbim shëndetësor, duke ia

mundësuar këtë vetëm një pakice të pasur të popullsisë, por edhe sistem fiskal te vendit duke shmangur taksimin real të këtyre bizneseve. Për fat të keq, një pjesë jo e vogël e institucioneve shëndetësore private

“ushqehen” në mënyrë parazitare nga institucionet publike me burimevnjerëzore bile edhe brenda orarit të punës, me pacientë të trafikuar,

bile edhe me kite, reagentë e aparatura. Një nga treguesit e karakterit human të shërbimit shëndetësor edhe atij privat në vendet e përparuara të botës është prania e institucioneve shëndetësore me

natyrë non–for–profit, pra klinika, laboratorë, e spitale që ngrihen nga fondacione, shoqata apo filantrope me qëllim jo fitimprurës. Kjo në realitetin e sotëm në vendin tonë pothuajse nuk ekziston pasi vetëm një përqindje e pa

përfillshme e institucioneve shëndetësore private janë me natyrë jo fitimprurëse. Në Gjermani, Francë, e shumë vende të tjera perëndimore

shtretërit e spitaleve me natyrë jo fitimprurës zënë pothuajse 50% të të gjithë shtretërve të institucioneve private, e kjo duhet të na bëjë ne shqiptarëve të skuqemi për realitetin tonë.

Problematika:

1. Sistemi rregullator/ligjor për shërbimin e shëndetësise private ende është i mangët ose mungon.

2. Mungojnë strukturat e duhura të monitorimit dhe kontrollit të standardeve dhe cilësisë se shërbimi të institucioneve shëndetësore private.

3. Sistemi i financimit me para në dorë është primitiv dhe pengesë e madhe për progresin e këtij shërbimi. Duhen sa më parë të futen sigurimet

shëndetësore. 4. Shpërndarja gjeografike e shërbimit shëndetësor privat është arbitrare

dhe krejtësisht kundërprodhuese.

5. Infrastruktura, kushtet higjieno – sanitare dhe pajisjet e aparaturat ende në disa raste janë të vjetra e jashtë standardit.

6. Mungon fytyra humane e këtij shërbimi shëndetësor.

Page 28: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Vizioni ynë

Partia Socialiste e Shqipërisë e konsideron shërbimin shëndetësor privat si një aset shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm të zhvillimit të sistemit

shëndetësor të vendit, një partner me vlera të mëdha komplementare, konkurruese dhe nxitëse e shërbimit shëndetësor publik. Këtë synim të rëndësishëm do ta realizojmë nëpërmjet këtyre strategjive:

1. Do të përmirësojmë në mënyrë rrënjësore sistemin rregullator duke hartuar e miratuar ligje e rregullore tërësisht të mbështetura në përvojën dhe legjislacionin e BE për aktivitetin e shërbimit shëndetësor privat;

2. Do të krijojmë të gjitha lehtësirat e duhura që aktiviteti i shërbimit shëndetësor privat të zhvillohet sipas standardeve më të përparuara të

BE duke marrë ekspertizën e tyre dhe duke shfrytëzuar përvojën e tyre më të mirë në këtë drejtim.

3. Do të krijojmë struktura të posaçme të specializuara për monitorimin e

standardeve të aktivitetit dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor të ofruar popullatës, duke iu dhënë atyre kompetencat e duhura në këtë drejtim.

4. Do të përmirësojmë partneritetin shërbim publik shërbim privat duke respektuar me shumë korrektesë konkurrencën e ndershme dhe harmoninë midis tyre.

5. Do të fusim gradualisht financimin publik edhe në shërbimin shëndetësor privat duke aplikuar kritere e standarde të qarta profesionale për cilësinë e shërbimit të ofruar.

6. Do të nxisim shpërndarje më të drejte me shërbim shëndetësor privat në zonat rurale duke përdorur me efikasitet stimuj financiarë.

7. Do të nxisim krijimin e institucioneve shëndetësore private jofitimprurëse duke i mbështetur ato fuqimisht.

8. Për të siguruar aksesin e duhur të popullatës për shërbim shëndetësor

mjekësor, dentar, farmaceutik, etj. do të plotësojmë me shërbim publik të gjitha ato zona të cilat nuk do të jenë atraktive për shërbimin shëndetësor privat.

Page 29: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Vizioni i rilindjes së shëndetësisë – sistemi shëndetësor kombëtar

Në Preambulen e Kartës Kushtetuese të Organizatës Botërore e Shëndetësise që u krijua në 22 Korrik 1946 në konferencen e posacme të Organizates së

Kombeve të Bashkuara në Neë York ndër të tjerat thuhet:

“Zotërimi i një gjendje shëndetësore më të mirë përbën një nga të drejtat themelore të çdo qenieje njerëzore, pavarësisht nga raca, besimi, opinioni politik dhe gjendja ekonomiko-shoqerore”; e më tej: “Qeveritë kanë përgjegjësinë e shëndetit të popujve të tyre dhe duhet të marrin masat e duhura shëndetësore e shoqërore”.

Pse modeli i sistemit shëndetësor kombëtar? Në analizën e sistemit të sotëm shëndetësor në krye të këtij programi ne

diagnostikuam tri problemet kryesore nga te cilat vuan sistemi ynë shëndetësor që ishin: Aksesi i mangët dhe /ose i kufizuar për shërbim shëndetësor, cilësia e

dobët e shërbimeve shëndetësore të ofruara dhe efikasiteti i ulët i sistemit shëndetësor aktual. Ne kemi bindjen se trajtimi më i mirë, rezultativ dhe rilindës i sistemit tonë shëndetësor është modelimi i tij sipas modelit të sistemit

shëndetësor kombëtar. Të ndërgjegjshëm për këtë detyrim madhor, njerëzor e fisnik të Preambulës së

Kartës Kushtetuese të Organizatës Botërore të Shëndetësise dhe në zbatim të vendimit të programit të Kongresit të 5 Nëntorit të Partisë Socialiste, ne do të ndërtojmë Sistemin Shëndetësor Kombëtar si modelin me të suksesshëm të

sistemeve shëndetësore aktuale i cili do të sigurojë:

1. Akses universal e të plotë për të gjithë shtetasit;

2. Shërbim shëndetësor me cilësi të lartë, pa pagesë dhe në përgjigje të nevojave të pacientëve;

3. Kujdes shëndetësor cilësor e efektiv për rezultate më të mira; 4. Përdorim efikas të burimeve financiare e njerëzore.

Parimet bazë të organizimit dhe funksionimit të sistemit shëndetësor do të jenë:

mbrojtja e dinjitetit njerëzor;

barazia në dhënien e shërbimit shëndetësor; mbrojtja dhe promovimi i shëndetit; solidariteti me njerëzit me të

prekshëm; eficienca dhe kosto – efektiviteti në sistemin shëndetësor.

Ne realizimin e këtij synimi ne do të jemi realistë e praktikë. Modeli të cilit ne i referohemi e që u përcaktua edhe në programin e PS në

Kongresin e 5 Nëntorit, është modeli i sistemit shëndetësor kombëtar i cili funksionon me sukses të plotë në shumë vende të botës si Britani e Madhe, Irlandë, Spanjë, Danimarkë, Finlandë, Itali, Portugali, etj. Ky model nëse

Page 30: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

zbatohet me korrektesë siguron një shërbim shëndetësor gjithëpërfshirës, shumë cilësor dhe efikas. Pra, me aplikimin e këtij modeli, çdo qytetar shqiptar

do të marrë shërbim shëndetësor bazë e me cilësi të kënaqshme nga sistemi shëndetësor. Kjo përputhet plotësisht me filozofinë e politikat sociale të partisë

sonë. Nga ana tjetër, ky model është shumë efikas e pak i kushtueshëm. Për këtë duhet ti referohemi fakteve; Britania e Madhe, Italia, Spanja, Portugalia, Kanadaja, Australia, vendet nordike, etj. shpenzojnë rreth 8.5% të GDP-së për

shëndetësinë ndërsa SHBA që ka model tjetër shpenzon rreth 16% të GDP-së, pra 2 herë më shumë, Gjermania e Franca me modelin Bismark shpenzojnë rreth 11% të GDP-së së tyre për shëndetësinë etj. Nga ana tjetër, sistemi

shëndetësor britanik është vlerësuar shumë më mirë se ai amerikan në vlerësimin e Organizatës Botërore të Shëndetësise (OBSH). Pra të kesh para

është e domosdoshme, por më e rëndësishme është të dish ti menaxhosh paratë. Në vendin tonë sistemi ynë shëndetësor ka arritur në këtë gjendje nga keqmenaxhimi i militantëve të partive të cilave u është “dhuruar” shëndetësisa,

si prikë e dasmave politike. Si përfundim, unë theksoj se aplikimi i modelit të ri me njerëzit e metodat e bashkohore të menaxhimit, do të bëjë të mundur

menaxhimin me efikas të parave të shqiptareve për të pasur një sistem shëndetësor më dinjitoz e cilësor. Reformat kryesore që do të bëhen me modelin e ri do të jenë në këto drejtime:

Financimi i shëndetësisë do të behet kryesisht nëpërmjet taksimit të përgjithshëm të popullsisë. Kjo do të siguroje një financim të qëndrueshëm e të

sigurtë të sistemit tonë shëndetësor duke “mjekuar” kështu sëmundjen kronike të financimit të pamjaftueshëm të sistemit shëndetësor. Nga ana tjetër, kjo

metodë e re financimi do të ulë burokracinë dhe shpenzimet e panevojshme administrative që bëhen në këtë drejtim sot. Burimet e financimit të sistemit shëndetësor do të jenë si më poshtë:

1. Taksimi i përgjithshëm – kryesori duke synuar që në fund të 4 vjeçarit të arrijë në 80% të financimit të përgjithshëm;

2. Kontributet nga autoritetet rajonale/lokale;

3. Bashkëpagesat/pagesat direkte vetëm për shërbimet jo jetike si kozmetike, optike, etj.

4. Aktivitetet ndihmese te institucioneve shëndetësore si parkimet, etj. 5. Donacione dhe ndihma të huaja

Reformë tjetër shumë e rëndësishme e me efekte të mëdha pozitive në zhvillimin e sistemit shëndetësor do të jetë decentralizimi i thellë i tij me anë

të funksionimit të ASHR-ve në rajone. Kjo do të bëjë të mundur që planifikimi, organizimi, monitorimi e funksione të tjera të bëhen më të sakta, më cilësore e më efikase sipas problematikës dhe mundësive të rajonit përkatës. E kush më

mirë se pushteti lokal dhe vetë popullata i di nevojat shëndetësore për qendra shëndetësore, ambulanca, klinika mjekësor e stomatologjike, për farmaci e laboratorë e spitale, për mjekë, dentistë, farmacistë, infermierë e laborantë?

Reformë shumë e rëndësishme do të jetë forcimi i rolit të mjekut të familjes me synimin e vënies se tij në rolin e promotorit të sistemit shëndetësor. Përvoja

Page 31: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

shumë e pasur e pozitive britanike mbi rolin e mjekut të familjes “gatekeeper” është garanci për të bërë sistemin shëndetësor me cilësor, më pranë nevojave te

qytetarit e më kosto–efektiv. Reforma të rëndësishme do të realizohen në të gjithë komponentët e tjerë të

sistemit shëndetësor shëndeti publik, shërbimi spitalor, shërbimi stomatologjik, shërbimi farmaceutik etj. Jemi plotësisht të bindur që programin e detajuar që po harton grupi ynë i

punës i përbërë nga ekspertë nga me të mirët që ka vendi, në fushën e politikave dhe menaxhimit shëndetësor, me formim profesional e përvojë te gjate është vizionar e plotësisht i realizueshëm.

Page 32: PËR NJË SHËNDETËSI TË RILINDURshendetesiaps.weebly.com/uploads/1/2/2/6/12265313/programi_i_ps... · 2. Shërbim ... Ministria e shëndetësisë ka kapacitete të dobëta në

Draft - Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste

Suksesi i Programit

Reforma në sistemin shëndetësor është shume komplekse dhe e vështirë për vetë specifikat e këtij sistemi, interesat e mëdha që ndeshen, karakterin

human të shëndetësisë, etj. Këto vështirësi shumëfishohen kur synohet jo thjesht përmirësimi i sistemit por ndryshimi rrënjësor i tij, pra zëvendësimi me një model tjetër që për mendimin tonë është më i përshtatshëm e rezultativ për

vendin tonë. Ne kemi bindje se suksesi i reformës sonë duhet të mbështetet në:

Vullnetin politik. Barren e rëndë të implementimit të reformave

shëndetësore nuk e mbajnë dot “supet” e një grupi pune. Ato kërkojnë një angazhimin të plote të forcës politike, pra të Partisë Socialiste si

partia më e madhe, më progresiste, më afër njerëzve. Ne kemi besim të plotë se PS e ka vullnetin politik por edhe kapacitetet e nevojshme për të realizuar këtë reformë madhore të sistemit shëndetësor.

Mirëkuptimi dhe mbështetja e popullsisë. Popullsia është objekti dhe

subjekti i reformës, është ajo që do të përfitojë nga implementimi i suksesshëm i saj prandaj është e domosdoshme të realizohet një fushatë e gjerë sqaruese e bindëse duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, mediat

e shkruara dhe elektronike, bisedat, takimet etj. Konsensusi i gjerë. Tradicionalisht, mjekët klinicistë janë kundërshtarë

të ndryshimeve të mëdha si dhe partizanë të ruajtjes së status quo-se. Rrjedhimisht, është e nevojshme që të përshihen sa më tepër në procesin

e diskutimit dhe zbatimit të reformes, pasi shpesh herë edhe thjesht përfshirja shmang mundësinë e kundërvënies. Njëkohësisht, duhen bërë për vete edhe përfaqësues e aktorë të tjerë të interesuar si ata të

pushtetit lokal, organizatave të huaja multinacionale dhe bilaterale, mass-mediave, biznesit etj.

Duke punuar të gjithë bashkë, mjekë, dentistë, farmacistë, infermierë, teknikë

e pa dyshim menaxherë në bashkëpunim të ngushte me komunitetin të punojmë për të ndërtuar një sistem shëndetësor gjithpërfshires, cilësor dhe kosto–efikas.

Ne besojmë ne vizionin tone, le të punojmë se bashku!