Paketë Edukative - britishcouncil.al · shijes, tapiceritë i pashë të varura vetëm në shtëpi...

32
GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE www.britishcouncil.al Paketë Edukative

Transcript of Paketë Edukative - britishcouncil.al · shijes, tapiceritë i pashë të varura vetëm në shtëpi...

GALERIAKOMBËTAREE ARTEVE

www.britishcouncil.al

Paketë Edukative

Përmbajtja e paketës:

© t

he

art

ist.

Art

s C

ou

ncil

Co

llectio

n,

So

uth

ba

nk C

en

tre

, Lo

nd

on

an

d B

ritish

Cou

ncil.

Gift

of

Te

levis

ion

, th

e A

rt F

un

d a

nd

Sfu

ma

to F

oun

da

tion

with

ad

ditio

na

l su

pp

ort

fro

m A

lix P

art

ners

. (d

eta

il) 2

01

2

of

Cha

nn

el 4

Exp

uls

ion

fro

m N

um

ber

8 E

de

n C

lose

Gra

yson

Pe

rry

the

art

ist a

nd

Vic

tori

a M

iro

Ga

llery

with

the

sup

po

rt

Si ta përdorni këtë paketë Temat dhe idetë e projektit Faqe 03 Faqe 13

Hyrje në ekspozitë Informata rreth gjashtë tapicerive Faqe 04 Faqe 22

Gjashtë tapiceritë Biografia e Grayson Perry Faqe 06 Faqe 30

Ide për aktivitet Lexime të mëtejshme dhe Faqe 12 burime informacioni Faqe 31

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 02

Si ta përdorni këtë paketë Kjo paketë është projektuar për përdorim nga mësuesit, personeli edukativ i galerisë dhe edukatorë të tjerë. Ajo prezanton punën e artistit Grayson Perry dhe eksploron serinë e tapicerive Kotësia e dallimeve të vogla përmes një numri të temave të ndryshme të frymëzuara nga vepra, duke ofruar ide për projekte dhe aktivitete edukative:

Tapiceritë japin frymëzim të pasur për të mësuar në një numër fushash kurrikulare duke përfshirë artin, anglisht, gjeografi e qytetari dhe për zhvillimin e aftësive bazë.

Aktivitetet e sugjeruara synojnë kryesisht nxënës të moshës 7-14 vjeç, edhe pse mund të përshtaten për nxënësit më të rritur ose më të vegjël.

Aktivitetet mund të jenë pjesë e një projekti para, gjatë ose pas vizitimit të tapicerive, ose të zhvillohen në shkollë duke përdorur imazhet e tapicerive në këtë paketë ose informacionin në Koleksionin e British Council online.

Kini parasysh se kjo paketë është menduar si një burim privat, që do të përdoret vetëm për qëllime të brendshme edukative. Si të tillë, imazhet e përfshira në këtë paketë janë vetëm për përdorim të brendshëm dhe nuk mund të kopjohen, shpërndahen ose të përdoren për ndonjë qëllim tjetër, pa kërkuar lejet e duhura.

Është përshtatur nga burimi i porositur nga Arts Council Collection, Southbank Centre, që është hulumtuar dhe shkruar nga Fiona Godfrey, konsulente arti dhe edukimi (www.fionagodfrey.org.uk).

Koleksioni i Këshillit Britanik

Nga viti 1938, Këshilli Britanik koleksionon vepra arti,

artizanat dhe disenj për të promovuar në mbarë botën

arritjet e artistëve, artizanëve dhe dizajnerëve më të

mirë britanikë.

Në vitin 2012, Koleksioni i Këshillit Britanik, bashkë me

Koleksionin e Këshillit të Arteve, shpalli blerjen e

përbashkët të veprës së Grayson Perry-t Kotësia e

dallimeve të vogla. Channel 4 Television, Art Fund Art

dhe Sfumato Foundation e mbështetën këtë vepër

madhore, e cila iu dhurua Koleksionit të Këshillit të

Arteve dhe Këshillit Britanik nga artisti dhe Galeria

Victoria Miro, Londër.

Atëherë, Grayson Perry pati thënë: "Jam

jashtëzakonisht i kënaqur dhe krenar që Kotësia e

dallimeve të vogla do të ndahet nga Këshilli i Arteve

dhe Koleksioni i Këshillit Britanik, sepse kjo do të thotë

se vepra do të jetë në gjendje të udhëtojnë në gjithë

Mbretërinë e Bashkuar dhe nëpër botë."

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 03

Konteksti i ekspozitës

Gjashtë tapiceritë në ekspozitën Kotësia e dallimeve të vogla lindën si rezultat i realizimit nga artisti Grayson Perry i një serie dokumentarësh me Channel 4 Television në Mbretërinë e Bashkuar. Titulli i ekspozitës vjen nga shprehja "narcisizëm i dallimeve të vogla", e përdorur nga Sigmund Freud në Qytetërimi dhe Pakënaqësitë e tij (1929-30), duke aluduar në faktin se shpesh jemi më të ndjeshëm ndaj individualitetit tonë kur duam të theksojmë dallimin nga ata që janë shumë të ngjashëm me ne. Në tre programet televizive, Perry hetoi shijen e atyre që tradicionalisht konsiderohen si "klasa punëtore, "shtresa e mesme" dhe "shtresa e lartë". (Mund të gjeni më shumë në lidhje me klasat shoqërore në Mbretërinë e Bashkuar këtu https://en.wikipedia.org/wiki/Social_structure_of_the_United_Kingdom). Hetimet e Perry-t përfshinë vizita në komunitete të klasës punëtore në Sunderland në veri të Anglisë, shtresës së mesme në Tunbridge Wells në juglindje të Anglisë, dhe në familje të shtresës së lartë që jetojnë në vila të rënda në Cotswolds në jugperëndim të Anglisë.

Perry shqyrton me interes të posaçëm lidhjet emocionale që krijojmë me objektet, dhe si gjykimet që bëjmë për shijen tonë dhe të njerëzve të tjerë janë shpesh të përcaktuara në vija klasore. Për të mbledhur material, ai shpenzoi kohë në shoqërinë e grupeve të ndryshme, duke i intervistuar, fotografuar dhe duke bërë vizatime e mbajtur shënime. Në Sunderland, kishte kuriozitet të hetonte aspekte të shijes së klasës punëtore në Mbretërinë e Bashkuar, që ndonjëherë konsiderohen 'pa shije' nga të tjerët. Ai vëzhgoi kënaqësinë që ndiejnë gratë kur përgatiten për të dalë darkave, dhe kënaqësinë e të rinjve në paraqitjen e makinave të tyre. Ai vuri re se këto shfaqje krijojnë një ndjenjë thuajse fisnore të përkatësisë. Ai zbuloi sa shumë lidhen njerëzit emocionalisht me objektet në shtëpitë e tyre, e gjithashtu pa një besnikëri të qëndrueshme dhe nostalgjike për industritë që i kanë dhënë qytetit një ndjenjë të unitetit në të kaluarën. Në Tunbridge Wells-in e shtresës së mesme, Perry zbuloi dy fise të veçanta 'shijesh'. Grupi i parë me të cilin shpenzoi kohë ishte klasa e re e mesme, shtëpitë e të cilëve ishin të mbushura me shenja të pasurisë. Këtu, theksi ishte shpesh në zotërimin e produkteve të reja të markave të dizajnit. Njerëzit në këtë grup dukeshin të interesuar që të përshtaten, duke u rrethuar me objekte që i përgjigjen një norme sociale të personifikuar nga prerja elegante dhe risia. Përndryshe, grupi i dytë i klasës së mesme që Perry identifikoi, rëndonte kah individualiteti; duke u rrethuar vetëm me produkte vintage, organike dhe punim dore. Mes këtij grupi, ai ndjeu dëshirën për individualitet; por edhe ky individ duhej të përshtatej me një sërë normash të veçanta. Në mesin e këtij grupi, ai vuri re shumë ankth në lidhje me shëndetin dhe mjedisin. Po ashtu, ai dalloi se grupi i dytë i jepte më shumë vlerë zotërimit të librave se grupi i parë.

Ndër çifilqet e shtresës së lartë në Cotswolds, Perry gjeti një ndjenjë të varfërisë dhe kalbjes. Ky ishte një grup i njerëzve që dukeshin të kënaqur me jetën mes pluhurit të antikitetit. Këtu, ai u takua me familjet e ngarkuara nga pasuritë e tyre, të gjymtuar nga taksat dhe që u mungojnë paratë e nevojshme për të ndalur rrënimin e ndërtesave të tyre apo për të shijuar rehatin e tyre. Ai ndjeu peshën e madhe të përgjegjësisë, të vendosur mbi këtë klasë me trashëgiminë e tyre. Ai u takua edhe me ata që ishin të vendosur për të gjetur mënyra të reja për të sjellë jetë të re, kreativitet dhe investime në ndërtesat historike në pronësinë e tyre.

Fotografitë dhe vizatimet e Perry-t si rezultat i këtyre hetimeve, u shkrinë në një seri kompozimesh. Secili prej këtyre gjashtë kompozimeve u interpretua më pas si tapiceri. Këto u dizajnuan në Photoshop dhe u thurën nga makineri të operuara me kompjuter në Flanders Tapestries në Belgjikë. Puna për realizimin e tapicerive filloi me dizajnin, dhe Perry-t iu deshën rreth dy javë për t'i kthyer vizatimet e tij në kompozime. Pastaj, u deshën tre muaj për të përshtatur file-n e tij kompjuterik, dhe për të programuar kompjuterët që kontrollojnë tezgjahun. Fijet u porositën dhe lyen posaçërisht që t'u përshtateshin ngjyrave të vizatimeve të Perry-t. U desh të provohen kombinime të ndryshme fijesh për të siguruar përshtatje të mirë të ngjyrave. Mbushja e tezgjahut për thurje mori rreth 4 ditë. Me finalizimin e dizajnit, vetë procesi i thurjes së secilës tapiceri mori rreth 5 orë. Pastaj, u prodhuan kopje të secilës tapiceri.

Vendimi i Perry-t që t'i përjetësojë vizitat dhe vëzhgimet e tij në një seri tapicerish u frymëzua pjesërisht nga historia e prodhimit të tapicerive si mjet tradicional i ruajtjes së historive, si dhe nga ndërlidhja e tyre me pasurinë dhe madhështinë.

‘'Pse tapiceri? Gjithmonë punoj me mjete shprehëse tradicionale. Çdo kategori historike objektesh, me kalimin e kohës ka akumuluar bagazh emocional dhe intelektual. Prej kësaj varet modulimi i përmbajtjes së veprave. Tapiceria është forma e artit të shtëpive të mëdha. Në safarin tim televiziv të shijes, tapiceritë i pashë të varura vetëm në shtëpi madhështore. Ato përshkruajnë mite klasike, skena historike dhe fetare apo betejat epike si kalimi i Alpeve nga Hannibali. Më pëlqen ideja e përdorimit të këtij mjeti të kushtueshëm dhe të lashtë, për të treguar dramat e zakonshme të jetës moderne britanike.'1

1. http://www.channel4.com/programmes/in-the-best-possible-taste-grayson-perry

Gjashtë tapiceritë tregojnë një histori të lëvizshmërisë sociale të shekullit 21 në Mbretërinë e Bashkuar. Ato paraqesin Tim Rakewell; një burrë me origjinë nga klasa punëtore, që fiton para, martohet në klasat e mesme, përjeton barrën dërrmuese financiare të klasave të larta, dhe më në fund vdes një vdekje të parakohshme.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 04

Tapiceritë e Perry-t i referohen drejtpërdrejtë serisë së pikturave të titulluar Historia e djalit plangprishës nga artisti britanik William Hogarth (1697-1764), që ruhet në Muzeun e Sir John Soane në Londër. Tetë pikturat në serinë e Hogarth-it tregojnë historinë e Tom Rakewell, një i ri që trashëgon pasurinë nga babai i tij dhe që e shkapërderdh trashëgiminë e tij. Tom martohet për para, humbet pasurinë e tij të dytë në kumar, burgoset për borxhet e tij dhe përfundon jetën në çmendinë.

Tapiceritë janë homazh edhe për pikturën e hershme të Rilindjes, një formë tjetër arti e preferuar e Perry-t.

Çfarë të bëni: kur shikoni tapiceritë Këto sugjerime për pika të përgjithshme diskutimi dhe aktivitete mund të jenë të dobishme kur shikoni tapiceritë në galeri apo riprodhimet në klasë. Pikat e diskutimit Përdorni frazën hyrëse: "Unë shoh ..." për të ftuar

nxënësit që të shohin me kujdes detajet e secilës tapiceri.

Sfidoni nxënësit që të vazhdojnë të gjejnë gjithnjë e më

shumë detaje. (Kjo pikënisje është e mirë për zhvillimin e

kompetencave të vëzhgimit të kujdesshëm.)

Përdorni frazën hyrëse ‘Ndiej se...’ për të ftuar nxënësit që të ndajnë reagimet e tyre emocionale ndaj një ose më shumë prej tapicerive. (Kjo pikënisje është e mirë për inkurajimin e nxënësve që t'i njohin reagimet e ndjera dhe të shprehin përgjigjet e tyre.)

Përdorni frazën hyrëse ‘Mendoj se...’ për të ftuar nxënësit që të ndajnë idetë e tyre në lidhje me tapiceritë. (Kjo pikënisje është e mirë për të inkurajuar nxënësit të shprehin mendimet dhe idetë rreth veprave të artit dhe pse realizohen ato.)

Përdorni frazën hyrëse ‘Pyes veten....’ për të ftuar nxënësit që të ngrenë pyetje në lidhje me tapiceritë. Mbështesni nxënësit duke sugjeruar fjalë pyetëse që ata mund të përdorin si 'ku...', 'si...', 'kush...', 'pse'... etj. (Kjo pikënisje është e mirë për nxitjen e kureshtjes dhe kërkimeve të mëtejshme.)

Flisni për njerëz të ndryshëm të përfaqësuar në gjashtë tapiceritë. Zbuloni çfarë kuptojnë vetë nxënësit në lidhje me klasat shoqërore dhe diskutoni mendimet e tyre në lidhje me shijen e çdo klase. Si i kuptojnë nxënësit klasat e ndryshme shoqërore? Si lidhet kjo me shoqërinë në vendin e tyre?

Gjashtë imazhet e mëposhtme tregojnë tapiceritë në

renditjen e njejtë siq janë të paraqitura në ekspozitë:

1. Adhurimi i boksierëve në kafaz

2 Agoni në Parkim

3. Dëbimi nga Nr. 8 Eden Close

4. Shpallja e ujdisë me Virgin

5. Shtresa e lartë në rrethim

6. #Vajtimi

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 05

Përparimi I Rake IV: Arrestimi 1733. Marrur nga Trustees of Sir John Soane's Museum, Londër

Gra

yso

n P

erry

: Ko

tësia

e d

allim

eve të

vo

gla

Paketa

Edukativ

e

06

Schools

On

line

Grayson Perry Adhurimi i boksierëve në kafaz 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me

përkrahje shtesë nga Alix Partners.

Gra

yso

n P

erry

: Ko

tësia

e d

allim

eve të

vo

gla

Paketa

Edukativ

e

07

Schools

On

line

Grayson Perry Agoni në Parkim 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje

shtesë nga Alix Partners.

Gra

yso

n P

erry

: Ko

tësia

e d

allim

eve të

vo

gla

Paketa

Edukativ

e

08

Schools

On

line

Grayson Perry Dëbimi nga Nr. 8 Eden Close 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me

përkrahje shtesë nga Alix Partners.

Gra

yso

n P

erry

: Ko

tësia

e d

allim

eve të

vo

gla

Paketa

Edukativ

e

09

Schools

On

line

Grayson Perry Shpallja e ujdisë me Virgin 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me

përkrahje shtesë nga Alix Partners.

10

Schools

On

line

Grayson Perry Shtresa e lartë në rrethim 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me

përkrahje shtesë nga Alix Partners.

Gra

yso

n P

erry

: Ko

tësia

e d

allim

eve të

vo

gla

Paketa

Edukativ

e

Gra

yso

n P

erry

: Ko

tësia

e d

allim

eve të

vo

gla

Paketa

Edukativ

e

11

Schools

On

line

Grayson Perry #Vajtimi 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga

Alix Partners.

Ide për aktivitete • Nëse jeni në galeri, kërkojini nxënësve të qëndrojnë pranë tapicerisë që u pëlqen më shumë. Nëse jeni duke punuar në klasë, printoni dhe shfaqni versionet A3 të gjashtë imazheve në banka të ndryshme dhe kërkoni nga nxënësit të qëndrojnë pranë bankave me imazhin e tyre të preferuar.

• Ftojini të reagojnë ndaj objekteve dhe mjedisit në tapiceri në drejtim të asaj që i intereson ose tërheq. Nxënësit mund të shënojnë dhe të bëjnë vizatime në fletore të objekteve që i tërheqin. Vëzhgoni si grupohen nxënësit. Inkurajoni çdo grup të flasin për atë që u pëlqen në tapicerinë që kanë zgjedhur. A lidhen zgjedhjet e tyre në një farë mënyre? Çfarë fjalësh do të përdorin për të përshkruar botën e portretizuar në tapicerinë që kanë zgjedhur? • Kërkojuni nxënësve të zgjedhin një nga tapiceritë dhe të krijojnë një ide për një tregim vetiak. Ftojini të identifikojnë se çfarë stili tregimi mund të sugjerojë tapiceria - telenovelë, komedi apo tragjedi për shembull. Bëjini të mendojnë për një titull, personazhe dhe skenar. Mund t'i sfidoni të tregojnë një histori të improvizuar në vend, ose mund të krijojnë një histori së bashku duke shkuar rreth grupit dhe duke shtuar një fjali secili. Historia e tyre mund të shkruhet në më shumë detaje në një datë të mëvonshme. • Nxënësit mund të pajisen me kartolina ose printime nga veprat historike të artit të cilave u referohet Grayson Perry kur dizajnon tapiceritë, duke përfshirë pikturat e 'Historisë djalit plangprishës' nga Hogarth. Pyetini nxënësit nëse mund të dallojnë cilave elemente të secilës prej këtyre pikturave u referohet Perry në tapiceri.

Partner School Activities If you are working with a partner school you could:

Exchange thoughts about their favourite tapestry and

the objects that particularly interested them.

Share their stories inspired by the tapestries.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 12

Temat dhe idetë e projektit

Kjo pjesë e paketës përshkruan disa nga temat e eksploruara në

tapiceri që mund të hetohen më tej përmes projekteve në klasë.

Çdo seksion ofron informata dhe ide për pikat e diskutimit dhe

aktivitetet.

Idetë e aktiviteti janë menduar kryesisht për nxënës të moshës

7-14 vjeç. Temat janë si më poshtë:

1. Objektet, zgjedhjet, fiset dhe përkatësia 2. Figura njerëzore- karakteri dhe emocioni 3. Vendet, traditat dhe kultura lokale

4. Botë dhe tregime imagjinare 5. Tradita e tapicerisë Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla në Muzeun Pera, Turqi. © Pera Museum

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 13

Lidhjet me kurrikulën: Art, dramë, anglisht,

edukim personal, shoqëror dhe shëndetësor

Aftësitë themelore: Kreativiteti dhe imagjinata,

komunikimi dhe bashkëpunimi, zhvillimi personal

Objektet, zgjedhjet, fiset dhe përkatësia

Ide për eksplorim

Në tapiceritë e tij, Grayson Perry shqyrton "fiset" ose grupet e ndryshme të cilave mund t'u përkasim, dhe si zgjedhjet tona në veshje dhe sende na japin një ndjenjë të besnikërisë apo përkatësisë.

Dy tapiceritë e para tregojnë atë që ai e sheh si shije e klasës punëtore në Mbretërinë e Bashkuar. Gratë vishen për një natë jashtë, ndërsa burrat shfaqin makinat e tyre. Njerëzit mbledhin objekte për shtëpitë e tyre që kanë një shtojcë sentimentale për ta. Ata gëzojnë duke bërë deklarata dhe duke dhënë shfaqje.

Dy tapiceritë pasuese përshkruajnë shijen e shtresës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo klasë është e ndarë sipas zgjedhjeve të tyre kulturore. Nga njëra anë janë ata që gëzojnë blerjen e shtëpive dhe sendeve të bukura, që i përkasin klubit të golfit dhe veshin rroba dizajneri. Për këtë grup, ka një element konformiteti, rregulli dhe përsosmërie. Pastaj është grupi tjetër; ata që kërkojnë individualitet në shtëpi, sende vintage dhe ushqime organike.

Tapiceria e pestë dhe ajo e gjashtë në seri përshkruajnë shijen e shtresave të larta në Mbretërinë e Bashkuar. Shpesh, mesa duket, shija e shtresës së lartë është e bazuar në të vjetrën dhe atë që ka qenë në familje për vite me radhë. Traditat e lashta dhe pasuria e nëntheksuar janë më shumë se shfaqje të mburrjes.

Në mesin e të tre grupeve, objektet që njerëzit zgjedhin të kenë rreth vetes, u japin ndjenjën e përkatësisë në një grup apo fis të veçantë. Duket se, qoftë nëse zgjedhin të veshim ngjyrat e një ekipi të veçantë të futbollit, të drejtojmë një makinë të veçantë ose t'i mbushim kuzhinat tona me një stil të veçantë enësh, më shpesh ndikohemi me ose pa vetëdije nga "fisi" ose grupi i veçantë të cilit ndiejmë se i përkasim.

Ka shumë shembuj portretesh në historinë e artit, ku subjekti është pikturuar në një mjedis, ose i rrethuar nga objekte, që i tregojnë shikuesit diçka në lidhje me pasurinë, statusin apo interesat e tyre.

Ka edhe ngjashmëri mes mënyrave si fise të ndryshme në mbarë botën i tregojnë aleancat e tyre. Në disa vende ka tradita që përkatësinë fisnore e përcaktojnë ne forma të veçanta të veshjes, bizhuterive, tatuazheve ose shenjave në lëkurë.

Pikat e diskutimit • Nxënësit mund të ftohen të diskutojnë zgjedhjet e tyre në aspektin e rrobave, dekorit dhe objekteve që i rrethojnë. Cilat objekte që ata çmojnë tregojnë diçka nga kush janë ata? Kush i ndikon zgjedhjet e tyre? Shoqëria? Familja e tyre? Nxënësit mund të diskutojnë përvojat e tyre të ndjenjës se i përkasin një grupi, ose të qenit i huaj. Diskutoni si grupet në shkollë formojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë, ndoshta me veshje, gjuhë apo sjellje.

Diskutoni me nxënësit etikën e shenjave fisnore. Në disa vende, për shembull, fëmijët shënjohen në lëkurë në moshë të re për të treguar fisin të cilit i përkasin. Çfarë pikëpamjesh kanë nxënësit për tatuazhet në vendin e tyre?

Ide për aktivitete Nxënësit mund të presin fotot e objekteve nga revistat dhe të eksplorojnë mendimet e tyre në lidhje me atë që ata e konsiderojnë shije në modë dhe e dëshirueshme, ose e keqe dhe e padëshirueshme? Si mendojnë nxënësit se i kanë fituar këto pikëpamje? Çfarë i ndikon zgjedhjet e tyre? A preferojnë gjërat e vjetra përpara të rejave? A ka marrëveshje në të gjithë grupin? A e respektojnë ndryshimin apo kanë paragjykime në lidhje me shijen e njerëzve të tjerë?

Nxënësve mund t'u kërkohet të bëjnë fotografi ose një autoportret veshur me rrobat dhe sende që thonë diçka rreth tyre. Ata mund të shikojnë Portret i Arnolfinit nga Jan van Eyck si pikënisje dhe të mësojnë mbi objektet në pikturë që tregojnë pasurinë dhe statusin.

Nxënësve mund t'u kërkohet të njihen me traditën e

natyrës së vdekur, dhe të vendosin në formë natyre të vdekur

një sërë objektesh që thonë diçka për ta. Ata mund të

punojnë në grupe e të bien dakord për një përzgjedhje të

objekteve që thotë diçka në lidhje me jetën e tyre sot. Si

aktivitet vizatimi/detyra shtëpie, ata mund të vizatojnë objektet

në shtëpinë e tyre ose dhomën e gjumit që ata e konsiderojnë

të veçantë.

Nxënësve mund t'u kërkohet të sjellin një objekt që ka një vlerë të veçantë për ta (si një arush pelushi të vjetër apo një dhuratë të veçantë ditëlindjeje). Ata mund ta vizatojnë objektin e tyre dhe të shkruajnë për tregimet dhe lidhjet që i japin vlerë objektit për ta.

Nxënësit mund të hulumtojnë traditat fisnore të një vendi të caktuar, duke përfshirë praktikat bashkëkohore dhe antike. Si mund ta tregojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë njerëzit në mbarë botën? Ata mund të punojnë në grupe duke u fokusuar në tema të ndryshme, si veshja, këpucët, bizhuteritë, shenjat në trup apo lyerja.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 14

Aktivitete të shkollës partnere

Nëse jeni duke punuar me një shkollë partnere ju

mund të:

• Shkëmbeni ide rreth modës dhe shijes në vendin e

tyre.

• Ndani historitë e tyre në lidhje me objektet që janë

të rëndësishme, si dhe fotot e autoportreteve dhe

koleksionin e natyrave të vdekura.

Burime të dobishme Imazhe të objekteve të kulturave të ndryshme mund të

gjenden në bazën e të dhënave të koleksioneve të Muzeut

Britanik në:

http://www.britishmuseum.org/research/search_the_collecti

on_ database.aspx

Burimet nga Galeria Kombëtare e Portretit në Londër, mund

të gjenden në: http://www.npg.org.uk/learning/digital/

Informacion në lidhje me Portretin e Arnolfinit nga Jan van

Eyck në Galerinë Kombëtare në Londër, mund të gjendet në:

https:// www.nationalgallery.org.uk/paintings/jan-van-eyck-the-

arnolfini-portrait Paketat edukative të Këshillit Britanik, Të flasim rreth artit

dhe Siri, hapësira e tretë, kanë burime të ndërlidhura,

sidomos për portrete dhe objekte të veçanta dhe mund të

gjenden në lidhjet e mëposhtme:

https://schoolsonline.britishcouncil.

org/sites/default/files/f198_schools_online_arts_pack_

final_hi_res.pdf https://schoolsonline.britishcouncil.org/sites/default/

files/syria_third_space_teacher_resources_-_print.pdf

Aktivitetet e mëtejshme në lidhje me temat e identitetit

dhe përkatësisë janë hulumtuar në paketën Shekspiri

jeton në shkolla, e cila mund të gjendet në: https://

schoolsonline.britishcouncil.org/sites/default/files/

identity_and_equality.pdf

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 15

Paraqitja e figurës njerëzore - karakteri dhe emocioni

Lidhjet me kurrikulën: Art, dramë, anglisht, edukim

personal, shoqëror dhe shëndetësor, edukim fetar

Aftësitë themelore: Kreativiteti dhe imagjinata,

komunikimi dhe bashkëpunimi, zhvillimi

personal

Ide për eksplorim

Në tapiceritë e tij, Grayson Perry përdor qëndrimet dhe shprehjen e fytyrës për të treguar humorin, ndjenjat dhe personalitetin e personazheve që ai përshkruan. Një shembull është këngëtari i portretizuar në Agoni në parkim, që derdh emocion në këngën e tij. Për të kapur këto momente të ndjenjës dhe dramës, Perry punoi me fotografitë e njerëzve që takoi, teksa ata merreshin me jetën e tyre.

Ka një histori të gjatë në art të përpjekjeve të artistëve për të kapur emocionin në veprat e tyre. Perry përshkruan një gamë të tërë të emocioneve, nga dashuria, afërsia dhe krenaria tek nostalgjia, ankthi, tmerri dhe pikëllimi.

Disa artistë janë përqendruar në kapjen e vuajtjeve njerëzore.

Shumë piktura në traditën e krishterë (duke përfshirë edhe

disa nga ato që frymëzuan Perry-n gjatë dizajnimit të

tapicerive) kërkonin t'i ndihmonin njerëzit e zakonshëm të

njiheshin me vuajtjet që kishte kaluar Krishti. Ka edhe shumë

artistë në kohët më të fundit që janë përpjekur të kapin

ndjenjat e trishtimit dhe vuajtjes. Mendoni për autoportretet e

Frieda Kahlo-s, që kapin dhimbjen fizike që ajo duroi, pikturën

e famshme Klithma të Edward Munch, apo Vajtuesja të

Pikasos. Artistë të tjerë janë përpjekut të tërheqin vëmendjen

e njerëzve mbi vuajtjet e shkaktuara nga njeriu mbi njeri

tjetrin. Shembujt e portretizimit të luftës nga Goya apo

vizatimet dhe gdhendjet e fuqishme nga artistja gjermane

Käthe Kollwitz.

Ka edhe shumë artistë të cilët janë përpjekur të kapin emocionet e paqes, dashurisë, afërsisë dhe gëzimit. Shembuj të mirë janë Marc Chagall dhe Gustav Klimt, të cilët shpesh portretizonin të dashuruar. Në traditën e krishterë, ka shumë shembuj të artit që përshkruan ndjenjat fetare si shenjtërimi, lumturimi dhe qetësia. Në traditën e artit socialist rus, shprehja e kënaqësisë, lumturisë dhe krenarisë janë përdorur si propagandë, në një përpjekje për të bindur njerëzit për lavditë e të jetuarit në regjimin sovjetik. Mund edhe të mendojmë për mënyrën si përshkruhen emocionet pozitive në reklama.

Pikat e diskutimit

Diskutoni me nxënësit sa të aftë janë t'i gjykojnë emocionet e njerëzve. A mund të përshkruajnë ndryshimet e fytyrës që krijojnë shprehje dhe gjendje të ndryshme?

Cilat emocione mendojnë nxënësit se mund të

identifikojnë në tapiceritë e Perry-t? Diskutoni me nxënësit

tregimet dhe dinamikën emocionale të përshkruar në

tapiceri. Cilat detaje të qëndrimit dhe shprehjes së fytyrës

krijojnë përshtypjen e gjendjeve të ndryshme emocionale?

Diskutoni me nxënësit çështjet etike që lindin kur përshkrimi i emocioneve përdoret për t'i bindur njerëzit për një këndvështrim të veçantë, si për shembull në artin e propagandës dhe në reklama. Si krahasohen këto shembuj me llojin e pikturave fetare ku u frymëzua Perry për tapiceritë e tij?

Ide për aktivitete

Duke përdorur fletore vizatimi, nxënësve mund t'u kërkohet të vizatojnë të gjitha shprehjet e ndryshme të fytyrave në tapiceritë e Perry-t dhe t'i shoqërojnë me shënime në lidhje me ndjenjat e përfaqësuara. Kërkojuni të përdorin procesin e tyre të vizatimit për të kuptuar si Perry ka krijuar një shprehje të veçantë.

Mund t'i ftoni nxënësit të vëzhgojnë detajet e tapicerive të Grayson Perry dhe të zgjedhin një personazh të vetëm. Pastaj, kërkojuni që të përdorin imagjinatën e tyre për të shkruar një përshkrim të këtij personi, ndihmuar nga të dhënat e tapicerive. Inkurajoini që t'i vënë emër personazhit, disa karakteristika të jashtme dhe të brendshme - janë të gjatë apo të shkurtër, të dashur apo të sertë? Inkurajoini që të përdorin krahasime në shkrimet e tyre dhe t'i japin personazhit një sekret që askush tjetër nuk e di!

Nxënësit mund të kërkojnë në internet për shembuj veprash arti, në të cilat njerëzit janë përshkruar në një mënyrë që kap humorin apo personalitetin. Cilat janë emocionet që përcjellin? Mund të ftohen edhe të mbledhin shembuj të fytyrave që tregojnë emocione të ndryshme në gazeta dhe revista. (Faqet sportive janë tepër të mira.) Duke përdorur fletore vizatimi, nxënësit mund të vizatojnë njëri-tjetrit, (ose veten duke përdorur një pasqyrë) për të praktikuar vizatim fytyrash që tregojnë emocione të ndryshme.

Mund t'i ftoni nxënësit të vishen si personazhe të ndryshme dhe të marrin poza që kapin diçka nga humori ose personaliteti i atij personazhi. Me kronometër, ftoni nxënësit të bëjnë vizatime të shpejta shprehëse të njëri-tjetrit që përpiqen të shprehin këtë.

Nxënësit mund të sfidohen që të dizajnojnë një poster që përdor shprehjen e fytyrës dhe emocion për të bindur një publik për një këndvështrim të caktuar.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 16

Aktivitetet e Shkollës Partnere

Nëse jeni duke punuar me një shkollë partnere ju mund të:

• Shkëmbeni vizatimet, përshkrimet dhe posterat me shkollën tuaj partnere.

• Diskutoni si emocionet e përcjella nga posterat ndihmojnë për të bindur publikun për këndvështrime të caktuara.

Burime të dobishme Galeria Kombëtare e Portretit ka një koleksion në

internet, që është një pikënisje e mirë për të kërkuar dhe

krahasuar portrete: http://www.npg.org.uk/collections.php Ka shumë portrete ndër shembujt e pikturave në

Koleksionin e Këshillit Britanik: http://visualarts.britishcouncil.org/collection Faqja The BBC has Your Paintings: http://www.bbc.co.uk/arts/yourpaintings/ Mund ta vlerësoni aftësinë tuaj për të gjykuar

emocionet duke parë shprehjet e fytyrave dhe

qëndrimet në një numër të testeve online falas duke

përfshirë: http://greatergood.berkeley.edu/ei_quiz/ http://www.dnalc.org/view/867-Reading-Faces.html Në vitin 1980, psikologu Robert Plutchik shpikur një rrotë që

ilustron të gjitha emocionet e ndryshme dhe variacionet e

tyre. http://whatis.techtarget.com/definition/Plutchiks-Wheel-

of-Emotions

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 17

Vendet, traditat dhe kultura lokale Lidhjet me kurrikulën: Art, qytetari, gjeografi, histori Aftësitë themelore: Komunikimi dhe bashkëpunimi, të

menduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve, njohuri digjitale

Ide për eksplorim

Secila nga tapiceritë përshkruan dhe feston një lokalitet dhe historinë e tij. Dy tapiceritë e para (Adhurimi i boksierëve në kafaz dhe Agoni në Parkim) u bazuan në vizitën e Perry-t në Sunderland në Anglinë verilindore. Qyteti është i famshëm për ekipin e tij të futbollit, dhe popullohet nga komunitete të mëdha të klasës punëtore.

Historia industriale e Sunderland-it përfshin një histori të fortë të ndërtimit të anijeve, me regjistra të kompanive të ndërtimit të anijeve prej shekullit 14.

Dy tapiceritë pasuese të Perry-t (Dëbimi nga Nr. 8 Eden Close dhe Shpallja e ujdisë me Virgin) janë të bazuara në vizitën e Perry-t në Tunbridge Wells në Anglinë juglindore. Këtu, ai ishte veçanërisht i interesuar të vizitonte Kings Hill, një projekt i ri i strehimit që është ndërtuar në vitin 1989. Kings Hill është identifikuar nga gazeta Guardian në vitin 2004, si një nga vendet më të pasura në Britani sa i përket të ardhurave mesatare familjare.

Ndryshe nga shumë komunitete më të vendosura, Kings Hill nuk ka kishë të dedikuar, edhe pse shumë shërbime të tjera janë të integruara në projekt, duke përfshirë një pub, supermarkete, dy shkolla fillore, një klinikë kirurgjike, restorante, një klub shëndetësor, një klub kriketi dhe një klub golfi. Vepra arti publik ishin porositur si pjesë e projektit. Në vizitën e tij, Perry mësoi se nga pronarët e shtëpive në Kings Hill pritet në përgjithësi t'i mirëmbajnë shtëpitë dhe kopshtet e tyre.

Për tapicerinë e tij të pestë (Shtresa e lartë në rrethim, ose Vrasja e një specie të rrezikuar) Perry shkoi Cotswolds in Gloucestershire. Këtu ai u takua me banorët e disa rezidencave madhështore (shtëpi e madhe dhe mbresëlënëse ku banon ose banonte më parë një familje aristokratike) dhe u takua me familjet që jetojnë një jetë shumë më të izoluar. Këto çifliqe që zënë sipërfaqe të mëdha të fshatit, dh janë me kilometra larg nga fqinjët; banorët e tyre mbështeten në makina për të udhëtuar në qytete të vegjël për ushqim dhe shërbime.

Ide për aktivitete

• Nxënësve mund të sigurohet qasje në harta apo software të tilla si Google Earth që tregon secilën nga zonat që vizitoi Perry. Kërkojuni nxënësve të identifikojnë tre vendet në një hartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe të përdorin aftësitë e tyre kërkimore dhe të leximit të hartës për të zbuluar çka munden të dijnë për karakteristikat e secilës prej këtyre zonave dhe të krahasojnë rezultatet e tyre me mënyrën se si lokalitetet janë përshkruar në tapiceri. Ata mund të krahasojnë të tre lokalitetet, duke identifikuar ngjashmëritë dhe ndryshimet në tiparet e këtyre zonave; krahasoni afërsinë e lumenjve me vendndodhjen e qyteteve, ose si kjo mund të ketë qenë e diktuar nga topografia. • Nxënësit mund të hulumtojnë dhe të realizojnë një tekstil në bashkëpunim që përshkruan dhe feston zonën e tyre. Kjo mund të përshkruajë ndërtesat e njohura, njerëzit, bukuritë apo diçka të historisë vendore të zonës. Ata mund të eksperimentojnë me kompozimet duke përdorur vizatim ose kolazh. Mund ta përfshijnë veten në punim. • Nxënësve mund t'u kërkohet të gjejnë harta të pazakonta që nuk u përmbahen konventave standarde. Këto mund të përfshijnë harta nga periudha dhe kultura të ndryshme apo harta artistike, që i paraqesin lokalitetet në mënyrë më imagjinative. Mund të sfidohen të realizojnë një hartë të pazakontë të zonës së tyre.

• Nxënësit mund të punojnë në bashkëpunim që të shpikin dhe të vizatojnë një hartë të një lokaliteti që do të ishte ideal për ta; duke përfshirë edhe lehtësitë që janë të rëndësishme për ta. Ata mund të përdorin njohuritë e tyre të simboleve hartografike për të krijuar hartën e tyre, ose të trillojnë të tyret dhe të sigurojnë një legjendë.

Aktivitetet e Shkollës Partnere Nëse jeni duke punuar me një shkollë partnere ju mund të:

Ndani kërkimin tuaj në lidhje me zonat që vizitoi Grayson Perry

Ndihmoni njëri-tjetrin për të mësuar më shumë rreth lokalitetit të shkollës suaj partnere dhe përdoreni këtë informacion për të krijuar harta të ilustruara apo punime tekstili për zonën

Pikat e diskutimit • Diskutoni me nxënësit se çfarë lloj vendi mendojnë se

përshkruan secila prej tapicerive. Çfarë mund të tregohet

nga secila tapiceri rreth lokaliteteve që vizitoi Perry?

• Diskutoni për çfarë është e njohur zona e tyre? Cilat janë shfaqjet e saja të veçantë? Çfarë ndryshimesh të mëdha kanë ndodhur në historinë e zonës? Për çfarë njihen njerëzit apo grupet e zonës së tyre? Çfarë mund të përfshihet në një tapiceri që përshkruan zonën e nxënësve?

Burime të dobishme Ka shumë shembuj të artistëve bashkëkohorë që realizojnë

vepra artit në bazë të hartave në bazën e të dhënave Axis të

artit bashkëkohor. (Kërkoni ‘map’ në ‘artworks’.) http://www.axisweb.org/ The Agile Rabbit Book of Historical and Curious Maps(Pepin Press, 2005) është një koleksion i hartave të pazakonta nga të gjithë kohërat dhe kulturat dhe përfshin një CD të imazheve.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 18

Botë dhe identitete imagjinare

Lidhjet me kurrikulën: Art, qytetari, gjeografi,

histori, TIK, anglisht, edukim personal, shoqëror

dhe shëndetësor

Aftësitë themelore: Kreativiteti dhe imagjinata, komunikimi dhe bashkëpunimi, njohuri digjitale, qytetari

Ide për eksplorim

Tapiceritë kanë qenë prej kohësh të lidhura me tregimin e historive, qoftë reale apo imagjinare. Tapiceria Bayeux në Normandi, Francë, tregon version pothuajse të vizatuar të pushtimit Norman të Britanisë dhe Betejën e Hastings në 1066. Si në tapiceritë e Grayson Perry, fjalët janë përdorur për të shtuar detaje dhe sqarime të skenave të përshkruara. Seria flamande e gjashtë tapicerive e njohur si Zonja dhe Njëbrirëshi përshkruan shqisat.

Në secilën nga gjashtë tapiceritë e tij, Perry krijon përshtypjen e një bote duke shkrirë fragmente që ai ka vërejtur dhe fotografuar. Vizatimet e tij janë një pjesë e rëndësishme e procesit. Ai punon me penë, duke luajtur dhe plotësuar kompozimin e tij me objekte, ndërtesa, njerëz dhe ngjyra; në të njëjtën kohë edhe eksperimenton me ndryshime apo ekzagjerime të punës së tij.

Prej fëmijërisë së hershme deri sa mbushi pesëmbëdhjetë vjeç, Perry shpenzonte shumicën e kohës duke krijuar rreth vetes një botë imagjinare. Arushi i tij Alan (Fruthi) Measles është një karakter qendror që mbretëroi suprem, me Breshkën (një breshkë lodër e thurur dhe e mbushur me karton) si nënkomandant. Bota e Perry-t përbëhej nga katër ishuj; një ishull në formë peshku i quajtur Shark Island, një ishull i rrumbullakët malor i quajtur Round Island, një ishull i shkretë bosh i quajtur Elfin Island dhe një ishull i pyllëzuar evropian i quajtur Tree Island (shtëpia e Alan Fruthit'). Ky ishull kishte luginën e fshehtë (dhoma e gjumit e Grayson Perry), ku Alan Fruthi jetonte në një shtëpi të nëndheshme me ushtrinë përreth. Një nga rolet kryesore të Perry-t ishte të projektonte instrumentet e luftës dhe rebelimit, në bazë të urdhrit nga Alan Fruthi. Një pjesë tjetër e rolit të Perry-t ishte si reporter dhe dokumentues i fitoreve dhe aventurave të Alan Fruthit. Ishte në këtë vend të gënjeshtërt që Perry fshihej nga vështirësitë e fëmijërisë së tij.

Ka shumë artistë që e kanë bazuar punën e tyre në vende imagjinare. Artisti skocez Charles Avery e ka bazuar të gjithë artin e tij në hulumtimet e një ishulli imagjinar. Paul Noble, një tjetër artist skocez, krijon vizatime të detajuara teknike me laps të qytetit të vet fiktiv Nobson. Këto jepen me imtësi; të ngjashme në disa mënyra me realizmin shqetësues të artistëve Hieronymus Bosch, ose Richard Dadd. Artisti Henry Darger, nga i cili Perry u frymëzua shumë, ka përshkruar peisazhe të imagjinuara.

Pikat e diskutimit

• Çfarë mbiemrash mund të përdoren për të përshkruar botët e treguara në secilën nga tapiceritë? • Diskutoni me nxënësit si artistë dhe shkrimtarë shpesh përshkruajnë botën reale në punën e tyre, ndërsa të tjerë krijojnë botë imagjinare. A njohin ata artistë nga vendi dhe kultura e tyre që veprojnë kështu në punën e tyre? • Ndonjëherë artistët zgjedhin ta shtrembërojnë ose ekzagjerojnë botën reale, duke luajtur me perceptimet tona të realitetit. Diskutoni me nxënësit cilat elemente ata i konsiderojnë të jenë të vërtetë, të imagjinuar apo të ekzagjeruar në tapiceritë e Perry-t? • Diskutoni me nxënësit si e krijoi Perry botën e vet imagjinare si një arratisje nga vështirësitë e fëmijërisë. Si munden nxënësit të gjejnë shpëtim nga sfidat e botës reale kur iu duhet? Çfarë bëjnë ata për t'u çlodhur ose zvogëluar shqetësimet e tyre?

Ide për aktivitete

Duke marrë frymëzim nga mënyra si Perry tregon historinë e Tim Rakewell me gjashtë tapiceritë e tij, nxënësve mund t'u jepet një histori (një përrallë tradicionale apo histori për shembull) dhe t'u kërkohet ta tregojnë historinë në një seri prej gjashtë vizatimesh, pikturash apo kolazhesh. Si munden ata të krijojnë një skenar që izolon momentet kyçe dramatike për të treguar historinë e tyre?

• Nxënësit mund të punojnë së bashku, në mënyrë individuale ose në grupe për të krijuar vizatime të ishujve imagjinare. Ata gjithashtu mund t'i krijojnë si modele 3D. Si do jetë klima dhe topografia e ishullit të tyre? Si do ta mbrojnë ishullin e tyre nga sulmet? Cilat krijesa imagjinare mund të jetojnë atje? Si sundimtar i ishullit, cilat ligje do të vendosin? • Nxënësve mund t'u kërkohet të gjejnë shembuj të veprave të artit të cilat përshkruajnë botëve reale, imagjinare apo të shtrembëruar. Nxënësit mund të krijojnë versionin e tyre të ndryshuar të botës reale duke përdorur kolazh ose TIK-un. Ky mund të jetë një vizion i botës së tyre në të ardhmen, apo si ata do të donin të ndryshonin mjedisin e tyre.

• Pupils could be asked photograph their face and then

combine this with collage or painting to depict themselves

as their fantasy character or superhero. (Pupils may also

be interested to see the work of artist Cindy Sherman who

dresses up and photographs herself as many different

characters.)

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 19

Aktivitetet e Shkollës Partnere

Nëse jeni duke punuar me një shkollë partnere ju mund të:

• Shkëmbeni informacionit në lidhje shkrimtarë dhe artistë

nga vendet e tyre që kanë shpikur botë imagjinare.

• Ndani fotot dhe përshkrimet e ishujve tuaj imagjinare

apo karaktereve fantazi.

Burime të dobishme

Shembuj të veprave të Henry Darger mund të gjenden në: www.folkartmuseum.org/darger Informacion në lidhje me tapicerinë Bayeux mund të gjendet në: http://www.bayeuxmuseum.com/en/la_tapisserie_de_ bayeux_en.html

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla në Muzeun Pera, Turqi. © Pera Museum

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 20

Tradita e tapicerisë

Lidhjet me kurrikulën: Art, dizajn dhe teknologji,

gjeografi, histori

Aftësitë themelore: Kreativiteti dhe imagjinata,

njohuri digjitale, komunikimi dhe bashkëpunimi,

të menduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve.

Ide për eksplorim Tapiceria është një formë e endjes. Në një pëlhurë të thurur, fijet e mbajtëse shkojnë nga lart poshtë, kurse të mbushjes horizontalisht. Në shumë lloj pëlhurash, fijet mbushëse

vazhdojnë nga njëra anë epunimit deri tek cepi tjetër, duke

krijuar vija apo kuti. Në një tapiceri, fijet mbushin blloqet e ngjyrave për të krijuar forma dhe imazhe. Tapiceria zakonisht i referohet një pëlhure të endur, në të cilën kjo metodë është përdorur për të krijuar një tablo.

Tradicionalisht, tapiceritë janë punuar me dorë në vegjë. Megjithatë, edhe pëlhurat e bëra me qëndisje janë përshkruar si tapiceri. Për shembull, Tapiceria Bayeux është qepur mbi një pëlhurë sfond. Tradita e prodhimit të tapicerive shtrihet në kohë dhe kultura.

Në fillim të shekullit 19, endësi francez Joseph Marie Jacquard demonstroi për herë të parë tezgjahun e tij mekanik, i njohur si tezgjahu Jacquard. Tapiceritë e Grayson Perry u thurën me tezgjah Jacquard nga kompania Flanders Tapestries. Tradicionalisht, ky tezgjah operonte me një seri kartash me vrima, secila prej të cilave i përgjigjej një rreshti të endjes. Vrima në kartë përcaktojnë ku mund të depërtojnë grepat që të kapin fijen. Në këtë mënyrë mund të krijohen blloqe të ngjyrës. Përdorimi i kartave me vrima për tezgjahun Jacquard ishte i vendimtar në evolucionin e hershëm të kompjuterit! Tezgjahët modernë Jacquard operohen nga kompjuterët. Krahasuar me procesin e mundimshëm të endjes me dorë, ato punojnë me shpejtësi të pabesueshme.

Pikat e diskutimit • Zbuloni çfarë dinë nxënësit për tapicerinë dhe si prodhohet. A ka një traditë të tapicerisë në vendin dhe kulturën e tyre? • Ftoni nxënësit të flasin për tekstilet që kanë parë. Cilat janë të endura? Cilat janë mënyrat e tjera të tekstileve (p.sh. thurje me shtiza, qëndisjeprodhimi i shajakut)? Ku gjenden më shpesh? Pse është kështu sipas nxënësve?

Ide për aktivitete • Nxënësit mund të eksplorojnë historinë e tapicerisë. Grupe të vogla mund të punojnë së bashku për të kryer kërkime mbi

traditat në periudha dhe rajone kulturore të ndryshme. Secili grup mund të ndajë rezultatet e tyre si një prezantim me pjesën tjetër të klasës. • Nxënësit mund të ftohen të provojnë teknika të ndryshme thurjeje me letër ose lesh. Shembuj dhe lidhje me burime dhe teknika të ndryshme mund të gjenden në fund të këtij seksioni. Le të vendosin një kohë për përfundimin e një madhësie të caktuar, ose të masin sa arrijnë të endin në një kohë të caktuar, të themi 15 minuta. Ftojini të përdorin aftësitë e tyre matematikore për të llogaritur afërsisht sa kohë do iu duhej për të prodhuar një tapiceri me madhësinë e asaj të Grayson Perry, 200cm x 400 cm. • Nxënësit mund të ftohen të imagjinojnë se jetojnë në një kështjellë apo shtëpi të madhe dhe t'u kërkohet të dizajnojnë një tapiceri që do të varet në një mur në shtëpinë e tyre. Ata mund të përdorin pena për dizajnin (siç bën Grayson Perry) ose kolazh për të eksperimentuar me blloqe ngjyrash të forta. Ftojini t'i shohin planet e tyre nga një distancë, si dhe nga afër, për të vlerësuar ndikimin e tyre vizual dhe për të marrë reagime të dobishme nga njëri-tjetri.

Nxënësit mund të eksplorojnë si mund të kombinohen ngjyrat e ndryshme për të krijuar ngjyra të reja. Kjo është një mënyrë e dobishme për të eksploruar përzierjen e ngjyrave. Duke përdorur për shembull laps me ngjyrë, stilolaps ose bojëra uji, nxënësit mund të bëjnë eksperimente vizatimi për kombinimin e fijeve. Ata mund të fillojnë me të njëjtën ngjyrë vertikalisht, pastaj të eksperimentojnë duke shtuar ngjyra të ndryshme horizontalisht.

• Nxënësit mund të krijojnë dizajne tapicerish në shkallë të gjerë me gërshetim në rrjetë plastike (si rrjetat plastikike që shiten në dyqanet e materialeve të ndërtimit) duke përdorur materiale të riciklueshme të tilla si shirita të prerë nga qese plastike me ngjyrë. Ata mund të krijojë një dizajn me ngjyra të forta fillimisht në letër duke përdorur furça të mëdha që

përdoren si udhëzues për plotësimin e thurjes.

Aktivitetet e Shkollës Partnere

Nëse jeni duke punuar me një shkollë partnere ju mund të:

• Shkëmbeni informacionin në lidhje me traditat e

tapicerive në vendet tuaja. • Fotografoni dhe ndani dizajnet dhe punimet tuaja të

tapicerisë.

Burime të dobishme Shembuj të tapicerive të ndryshme mund të gjenden në

koleksionin online të V&A’së në:

http://collections.vam.ac.uk/

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 21

Informata për gjashtë tapiceritë

Ky seksion jep informacion të detajuar mbi secilën prej tapicerive, së bashku me shpjegimet e veprave të artit që i frymëzuan ato. Citimet në shkrim të pjerrët janë përshkrime të vetë Grayson Perry.

Të gjitha tapiceritë kanë përmasat 200 x 400 cm.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla në Muzeun Pera, Turqi. © Pera Museum

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 22

1. Adhurimi i boksierëve në kafaz

Grayson Perry Adhurimi i boksierëve në kafaz 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti

dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga Alix Partners

"Skena është dhoma e pritjes e stërgjyshes së Timit. Foshnja Tim zgjatet drejt telefonit të nënës së tij - rivali i tij për vëmendjen e saj. Ajo është e veshur, gati për një natë jashtë me katër shoqe... Dy entuziastë të arteve marciale i japin foshnjes ikonat e identitetit fisnor: një bluzë futbolli e Sunderland AFC dhe një llambë minatori. Në mënyrën e pikturës të hershëm të krishterë, Tim shfaqet për herë të dytë në vepër: në shkallë, si një katër vjeçar që përballet me një tjetër mbrëmje vetëm përballë ekranit. Edhe pse kjo seri e imazheve u zhvillua në mënyrë shumë organike, me pak metodë të qëndrueshme, referenca fetare ishte këtu nga fillimi: Ndiej jehonën e pikturave të tilla si "Adhurimi i barinjve", nga Andrea Mantegna (rreth 1450).

Tekst (në zërin e nënës së Timit): "Mund të kisha shkuar në Uni**, por bëra sa munda, duke ditur se babai i tij na la. Ai (Tim) ishte gjithmonë një djalë i zgjuar; e di ai si të më kurdisë. Nënës time i pëlqente gota, edhe babait. Ish minator, burrë i vërtetë, i hapur me dashurinë dhe zemërimin e tij. Nana*** është flori, djali e do shumë. E kaloi tërë jetën duke u kujdesur për të tjerët. Nuk ka më punë këtu, vetëm palestër dhe futboll. Një familje normale, një divorc ose dy, sëmundje mendore, varësi, dhunë në familje... të zakonshmet... Miqtë m'i ruajnë mendtë... dalin me mua... më dëgjojnë... një natë në qytet në fundjavë është një ritual i çmuar."

* Luftimi në kafaz është një formë e artit të përzier marcial që ndodh në një kafaz apo arenë të mbyllur në mënyrë të ngjashme. . ** Universitet ***Gjyshja

Referencat e artit historik

Andrea Mantegna Adhurimi i barinjve c. 1450 Metropolitan Museum

of Art © photo SCALA, Firencë.

Kompozimi i Perry-t u frymëzua nga piktura biblike e artistit italian të shekullit 15 Andrea Mantegna, Adhurimi i barinjve. Në këtë skenë, Maria adhuron të porsalindurun e saj, ndërsa Jozefi fle në të majtë të pikturës. Pema e zhveshur që qëndron mbi barinjtë në të djathtë të pikturës ndoshta sugjeron kryqin në të cilën jeta e Jezuit do të përfundojë. Mantegna ishte një gjeni i hershëm i Rilindjes italiane. Në atë kohë, artistët sapo filluan të kuptojnë si ta përdorin perspektivën për të krijuar një ndjenjë të distancës. Edhe pse perspektiva është me të meta në disa vende, për shembull shufrat në ndërtesë, mund të shohim se Mantegna eksperimentonte dhe demonstronte aftësitë e tij. Ai përdor detaje arkitektonike në plan të parë për të treguar afërsinë dhe një peizazh të detajuar me kujdes për të treguar distancën. Mënyra si shfaqet skena është tipike e prirjes së kohës që inkurajonte besimtarët të mendonin për skenat biblike në terma të përditshme. Prandaj barinjtë janë me rrecka. Mënyra si ai portretizon familjen e shenjtë gjithashtu tregon dashurinë e tij ndaj artit "klasik" të grekëve të lashtë, të cilët ishin të interesuar në idealet e bukurisë njerëzore, përsosmërisë dhe perfeksionit arkitektonik.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 23

2. Agoni në Parkim

Grayson Perry Agoni në parkim 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria

Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga Alix Partners

"Ky imazh është një i afërm i largët i veprës së Giovanni Bellini "Agoni në Kopsht (rreth 1465). Skena është një kodër jashtë Sunderland - në distancë është Stadium of Light*. Figura qendrore, njerku i Timit, një këngëtar klubesh, të kujton veprën e altarit të Matthias Grunewald në Isenheim. Një vinç fëminor qëndron në vend të kryqit, me nënën Timit si Maria - edhe një herë në grahmat e një pasioni tokësor. Tim, në uniformë shkolle, bllokon veshët e tij, ngërdheshet në siklet. Një revistë kompjuteri del nga çanta e tij, duke treguar entuziazmin e tij të hershëm për software. Në të majtë, një Tim më i ri luan i lumtur me gjyshin nga njerku... Në të djathtë, të rinj me makinat e tyre të modifikuara mblidhen në parkingun e klubit social Heppie's.

Tekst (në zërin e njerkut të Timit): "Fillova si çirak* në kantier. Ndoqa hapat e babait tim. Tani babi ka pëllumbat dhe e do djalin [Tim]. Ndërtimi i anijeve e bashkonte qytetin si një fe. Kur Thaçeri** mbylli kantieret, i plasi zemra komunitetit. Mund të kisha qenë në një bandë roku. E takova nënën e djalit në klub. Këndoj të shtunën mes Bingos dhe lotarisë së mishit. Tani punoj në një qendër thirrjesh, bosi thotë se jam material për menaxher. Paratë janë mirë, mund të blej shtëpinë time komunale, pastaj ta shes dhe të zhdukem. Votova Tory *** herën e fundit". *Stadium Football, shtëpia e Sunderland AFC në verilindje të Anglisë

**Kryeministrja Margaret Thaçer

***Partia Politike Konservatore

Referencat e artit historik

Giovanni Bellini Agoni në kopsht c.1465 Marrur nga the National Gallery, London,

UK/Bridgeman Images.

Kjo është pikturë e Giovanni Bellini e skenës biblike agonia

në kopsht, nga e cilat Perry mori frymëzimin. Bellini ishte një

artist italian i cili ka punuar në Venecia nga 1459 e tutje. Ai

është admiruar për pikturat e tij të ndjeshme të Virgjëreshës

Mari. Tabloja portretizon Krishtin e gjunjëzuar në lutje në Malin e Ullinjve, duke e ditur për arrestimin e tij të afërt dhe kryqëzimin, ndërsa Juda dhe ushtarët afrohen përmes peisazhit të largët. Një engjëll shfaqet në qiell, duke mbajtur një kupë, si një simbol i fuqisë dhe rehatit. Edhe pse fokusi qendror i pikturës është Krishti në shkëmb, edhe qyteti i bardhë italian në të majtë të tablosë është në fokus, ndoshta duke sugjeruar qytetin qiellor. Ndërkohë, nën këtë skenë qiellore, flenë dishepujt Pjetër, Jakob dhe Gjoni, të rraskapitur dhe në gjumë. Bellini ishte veçanërisht i aftë në realizimin e efektit të dritës, dhe drita e agimit krijon një atmosferë hyjnore.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 24

3. Përjashtim nga Numri 8 Eden Close

Grayson Perry Përjashtim nga Numri 8 Eden Close 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga Alix Partners.

"Tim është në universitet duke studiuar shkenca kompjuterike, dhe del me një vajzë të bukur nga Tunbridge Wells. Në të majtë, shohim nënën dhe njerkun e Timit, i cili tani jeton në një ndërtim privat dhe zotëron një makinë luksoze. Ajo fshin lëndinën plastike me fshesë me korent, ai kthehet nga një lojë golfi. Ka pasur një sherr dhe Timi me të dashurën po ikin. Kalojnë përmes një ylberi, teksa Jamie Oliver,* i sheh nga lart. Ata janë fajtorë për një mëkat, ashtu si Adami dhe Eva në veprën e Masaccio-s Dëbimi nga Kopshti i Edenit (rreth 1425). Në të djathtë, po fillon një darkë. Prindërit e të dashurës së Timit dhe të ftuarit ngrenë dolli për të ardhurin e ri'.

Tekst (në zërin e të dashurës së Timit): "E takova Timin në Kolegjin; ishte komplet "i humbur". ** Më çoi të takojmë nënën e tij dhe njerkun. Shtëpia e tyre ishte aq e pastër dhe e rregullt, asnjë pikë pluhur... as libra, përveç zotit të saj, Jamie.*** Ajo thotë se e kam kthyer Timin në snob ****. Prindërit e tij nuk e vlerësojnë sa i mprehtë***** është. Babai im qeshi me theksin e Timit, por e mirëpriti në rrafshnaltat plot diell të klasës së mesme. Shpresoj që Timi ta humbasë fiksimin pas parasë".

* shef gatimi I famshëm

** person jo i modës apo i paaftë për shoqëri *** Jamie Oliver shef i famshëm kuzhine **** person me një respekt të ekzagjeruar për pozita të larta shoqërore apo pasuri e që kërkon të lidhet me shtresat e larta duke i konsideruar si inferiorë ata më poshtë

*****i zgjuar

Referencat e artit historik Në figurat e Timit dhe të dashurës së tij, Perry i referohet drejtpërdrejtë pikturës biblike të Tommaso Masaccio, Adami dhe Eva të dëbuar nga Parajsa.Masaccio ishte një tjetër artist italian i Rilindjes së hershme të shekullit 15, i cili jetoi vetëm deri në moshën 27 vjeçare. Gjatë jetës së tij të shkurtër, interesi i tij i veçantë ishte zotërimi i figurës njerëzore, duke krijuar efektin e fortësisë përmes përdorimit të dritës dhe hijes.

Këto afreske të kapelës Brancacci në Firence, Itali, të pikturuara me Masolino mes viteve1420, konsiderohen si kryevepra e tij. Në këtë afresk, Adami dhe Eva janë dëbuar nga kopshti I Edenit, pasi kanë shijuar frutin e ndaluar. Mbi to fluturon një engjëll që tregon drejt botës së jashtme. Pendimi dhe tmerri janë treguar qartë në fytyrat dhe qëndrimin e tyre. Eva përjeton në

mënyrë të qartë pikëllimin, si dhe turpin për lakuriqësi e saj, ndërsa Adami mbulon fytyrën e tij në pendim. Puna e Masaccio-s simbolizoi një lëvizje të re në art në atë kohë, nga portretizimet statike të figurave njerëzore tek një theks më i madh në emocion, shprehje dhe muskulaturë.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 25

Tommaso Masaccio

Përjashtimi I Evës dhe

Adamit nga Parajsa c. 1425

Marrur nga Brancacci

Chapel, Santa Maria

del Carmine, Flirencë, Itali

Bridgeman Images.

4. Shpallja e ujdisë me Virgin

Grayson Perry Shpallja e ujdisë me Virgin 2012 © artisti. Koleksioni i Arts Council, Southbank Centre, London dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga Alix Partners.

"Tim po relaksohet me familjen e tij në kuzhinën e shtëpisë së tij (të dytë) të madhe në fshat. Partneri i tij i biznesit sapo i ka thënë se ai tani është një njeri jashtëzakonisht i pasur, pasi ia kanë shitur biznesin e tyre software Richard Branson-it*. Në tryezë është një natyrë e vdekur që demonstron të mirat kulturore të jetesës së tij të pasur. Në të majtë, vjehrrit lexojnë dhe fëmija i tij i madh luan në qilim. Në të djathtë, Tim lëkund beben, ndërsa gruaja ka hyrë në Twitter. Ky imazh përfshin referenca për tri piktura të ndryshme të Shpalljes nga Carlo Crivelli (perimet) Matthias Grunewald (shprehje e kolegut të tij) dhe Robert Campin (kana e zambakëve). Pasqyra e mysët dhe këpucët e hedhura përkujtojnë shfaqjen e pasurisë dhe statusit në pikturë, portreti i Arnolfini (1434) nga Jan van Eyck.’

Tekst (në zërin e të partnerit të biznesit të Timit):

"Kam punuar me Tim për një dekadë, një gjeni, por me këmbë në tokë. Timi është tepër këmbëngulës, nuk ndihet kurrë i suksesshëm. Është më i qetë qëkur i vdiq e ëma. Ka bërë shumë terapi. Ai dëshiron të jetë i mirë". Në një kopje të gazetës Guardian të përdorur për të mbështjellë perime organike është artikulli "Progresi i një geek-u, Tim Rakewell: rritje pa gjurmë." Në iPad lexohet artikulli 'Virgin blen Rakewell për 270 milionë paund" * Një biznesmen britanik

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative

25

Referencat e artit historik

Në këtë tapiceri, Perry i referohet pikturës së famshme Portret i Arnolfinit nga artisti belg i shekullit 15 Jan van Eyck, që tregon një shfaqje të vetëdijshme të pasurisë. Pasqyra dhe llambadari janë të vendosur në nivel qendror, dhe u jepet vëmendje pëlhurave të pasura me të cilat është i veshur çifti. Portokallet (nën dritare) ishin një fryt shumë i shtrenjtë dhe i çmuar në atë kohë. Qeni i vogël është një simbol i besnikërisë, dhe racë e rrallë (një affenpinscher)

gjithashtu sugjeron pasuri. Teksti mbi pasqyrë fjalë për fjalë përkthehet nga latinishtja si "Jan Van Eyck ishte këtu", që lidhet edhe me përdorimin e tekstit në tapiceri nga Grayson Perry.

Në këtë tapiceri, Perry po ashtu u referohet tre pikturave të ndryshme të shpalljeve biblike. Përfshirja e frutave dhe perimeve i referohet këtij detaji nga piktura italiane e shekullit 15 nga Carlo Crivelli mbi këtë temë.

26

Jan van Eyck Portret i Arnolfinit c. 1434

Marrur nga National Gallery, Londër,

UK/Bridgeman Images.

Carlo Crivelli Shpallja, me Shën Emidius c.1486 Marrur nga the National Gallery,

Londër, UK/Bridgeman Images.

Vazhdim i referencave të artit historik Në këtë tapiceri, Perry po ashtu u referohet tre pikturave të ndryshme të shpalljeve biblike. Përfshirja e frutave dhe perimeve i referohet këtij detaji nga piktura italiane e shekullit 15 nga Carlo Crivelli mbi këtë temë.

Shprehja në fytyrën e kolegut të Timit është ndikuar nga piktura Shpallja dhe ringjallja e artistit gjerman të shekullit 15 Matthias Grunewald. Piktura është një panel me dymbëdhjetë pjesë që shërben si vepër altari në manastirin e Shën Antonit në Isenheim, Francë. Krahët e jashtme hapen për festivale të rëndësishme, dhe Shpallja është në krahun e majtë. Në të, Virgjëresha Mari tregohet në një kapelë, duke reflektuar mbi natyrën e shenjtë të ngjarjes.

Kana e zambakëve i referohet versionit të Shpalljes të artistit holandez Robert Campin. Shumë prej objekteve në pikturën e tij janë zgjedhur për simbolizmin e tyre. Këtu, zambakët në enë qeramike përfaqësojnë virgjërinë e Marisë.

Punëtoria e Robert Campin Paneli qendron i triptikut “Shpallja” (Merode Altarpiece) c.

1427–32 Marrur nga the Metropolitan Museum of Art, New York, USA/ De Agostini

Picture Library/Bridgeman Images.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 27

Matthias Grünewald Shpallja dhe ringjallja c. 1515 Marrur nga De Agostini

Picture Library/G. Dagli Orti/Bridgeman Images.

5. Shtresat e larta në rrethim, ose

vrasja e një specie të rrezikuar

Grayson Perry Shtresat e larta në rrethim 2012 © artisti. Koleksion i Arts Council, Southbank Centre, Londër dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje

nga Televizioni Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga Alix Partners

"Tim Rakewell dhe gruaja e tij po i lënë pas të dyzetat dhe fëmijët e tyre janë rritur. Ata shëtisin, si Z. dhe Znj. Andrews në portretin e famshëm të Gainsborough të Fisnikëve me toka (rreth 1750), nëpër pronën e tyre në Cotswolds. Ata janë pasanikë të rinj, dhe kurrë nuk do bëhen shtresë e lartë. Nën dritën e perëndimit, ata shohin drerin e vjetër aristokratik me lëkurë të rrjepur që ndiqet nga qentë e tatimit, ndryshimit shoqëror, mirëmbajtjes dhe faturave të karburantit. Fara e vjetër e pronarëve të tokave po shuhet. Tim ka problemet e veta; si një "oligark" ai ka tërhequr zemërimin e një proteste me stil Occupy*, që ka ngritur kampin jashtë shtëpisë së tij. Protestuesi në siluetë mes brirëve të drerit, i referohet pikturave të vizionit të Shën Hubertit, që u konvertua në një vegim të një kryqi mbi kokën e një drerit'.

* lëvizje proteste kundër pabarazisë sociale

Referencat e artit historik

Në Shtresa e lartë në rrezik, Tim Rakewell dhe gruaja e tij shëtisin si Z. dhe Znj. Andrews në pikturë e famshme të shekullit 18 të artistit britanik Thomas Gainsborough, Z. dhe Znj. Andrews. Pikturuar shpejt pas martesës së tyre, Gainsborough tregon çiftin në çiflik. Janë në stil të shpenguar bisede, një zhanër në modë në shekullin e tetëmbëdhjetë, duke treguar grupet e njerëzve në një mjedis rural ose në familje. Zona e madhe e livadheve dhe kodrinave në të djathtë i lejoi Gainsborough të tregojë aftësitë e tij si piktor peizazh, çka ishte e pazakontë në atë kohë. Znj. Andrews është ulur në një stol të punuar dhe është sugjeruar se seksioni i papërfunduar në prehrin e saj mund të ketë qenë i destinuara për një fëmijë. Prapa çiftit qëndron një pemë lisi, një simbol i stabilitetit dhe vazhdimësisë, dhe, në të majtë të tyre, duajt e grurit, një simbol i pjellorisë.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 28

Thomas Gainsborough Z dhe Znj Andrews, c.1750 Marrur nga the National

Gallery, Londër, UK/Bridgeman Images.

6. #Vajtimi

Grayson Perry #Vajtimi 2012 © artisti. Koleksion i Arts Council, Southbank Centre, Londër dhe British Council. Dhuratë nga artisti dhe Galeria Victoria Miro me përkrahje nga Televizioni

Channel 4, Art Fund dhe Fondacioni Sfumato me përkrahje shtesë nga Alix Partners

"Skena është pasoja e një aksidenti me makinë pranë një qendre tregtare. Tim shtrihet i vdekur në krahët e një të huaje. Gruaja e tij e dytë joshëse qëndron e tronditur dhe me njolla gjaku tek Ferrari i bërë copë. Në të djathtë, ndihma e shpejtë përgatitet të heqë trupin e tij. Në të majtë, policia dhe zjarrfikësit regjistrojnë dhe pastrojnë skenën. Kalimtarët fotografojnë me telefona që t'i hedhin në internet. Qeni i tij shtrihet i vdekur. Përmbajtja e çantës së shtrenjtë të gruas së tij është derdhur mbi një kopje të revistës Hello që paraqet atë dhe Timin në kopertinë. Në pjesën e poshtme të Vajtimit nga Rogier van der Weyden (rreth 1441), piktura që frymëzoi këtë imazh, është një kafkë; e kam zëvendësuar me një smartphone të thyer. Kjo skenë po ashtu i bën jehonë pikturës së fundit të Hogarth në historinë e djalit plangprishës, ku Tom Rakewell vdes lakuriq në Çmendinë".

Tekst (në zërin e një femre kalimtare): "Ishim duke ecur për shtëpi pas një nate jashtë, na kaluan këto dy makina në garë të shpejtë. Mesoburra që shesin mend, e kuqja doli nga kontrolli. Shoferi nuk kishte vënë rrip. S'kishte shanse. Pasagjerja ishte në rregull, por katatonike nga tronditja. Unë jam infermiere. U përpoqa ta shpëtoj, por më vdiq në krahë. Vetëm më pas e kuptova se ishte ai tipi i famshëm i kompjuterëve, Rakewell. Më tha vetëm "Nënë". Gjithë ato para dhe vdes në buzë të rrugës".

Referencat e artit historik

Rogier van der Weyden Pietà c. 1441 © Royal Museums of Fine Arts of Belgium,

Brussels / photo: J. Geleyns - Ro scan

Tapiceria finale e Perry-t #Vajtimi bazohet në paraqitjen e të njejtës temë biblike nga artisti belg i shekullit 15 Rogier van der Weyden, pikturuar rreth vitit 1441. Virgjëra Mari dhe Gjon Ungjillori mbajnë trupin e Krishtit të kryqëzuar. Maria Magdalena shikon, dhe mban zi. Kafka në plan të parë na kujton se ne jemi në Golgota (që përkthehet si "vendi i kafkës").

Van der Weyden u bë i njohur për patosin dhe natyralizmin që ai përdorte në portretet e tij dhe subjektet fetare. Arti i vonë fetar mesjetar përshkruan shpesh humanizmin e Jezusit në një mënyrë që nxiste ndjenjat dhe të kuptuarit nga shikuesi.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 29

Biografia e

Grayson Perry Grayson Perry ra në vëmendjen e publikut kur fitoi Çmimin prestigjioz Turner në vitin 2003. Ky është një çmim vjetor që i jepet një artisti vizual britanik nën moshën 50 vjeç. Ai u lind në një familje të klasës punëtore në vitin 1960, dhe i kaloi vitet e para të jetës së tij në Chelmsford, Essex. U regjistrua në kursin e Art Foundation në Braintree FE College dhe pastaj aplikoi për një BA në Arte të Bukura në Portsmouth Polytechnic.

Perry flet hapur për kohët e vështira të fëmijërisë së tij dhe si e kanë ushqyer punën e tij këto përvoja. Njerku i tij krijoi një botë të dhunës dhe frikës dhe taktika e mbijetesës së Perry-t ishte që të tërhiqej në një botë imagjinare të lojës; një botë e mbretërive ishullore, luftëra dhe kryengritje, në të cilën heroi qendror ishte arush i tij Alan Fruthi. Në këtë botë, shpirti krijues i Perry-t lulëzoi si shpikës, krijues dhe projektues - armësh, aeroplanësh, vinçash dhe automjetesh. Mes moshës pesë dhe pesëmbëdhjetë vjeç, kjo ishe streha e Perry-t nga bota e paqëndrueshme dhe ndonjëherë e dhunshme e familjes së tij. Ai gjithashtu zbuloi aftësinë e tij për ta treguar këtë botë me aftësitë e tij në vizatim. Një tjetër ndikim në krijimtarinë e Perry-t ishte kujtesa e hershme e kasolles së babait të tij.

Kjo ishte një botë e dollapëve dhe sirtarëve të bashkuar më doreza të ndryshme, mjeteve të improvizuara dhe një muri plot ngjyra, ku babai i tij testonte ngjyra të ndryshme. Në autobiografinë e tij, Perry përshkruan si u formua vlerësimi dhe shijimi i krijimtarisë së tij nga këto përvoja.

'Kreativiteti dhe praktika ime artistike kanë qenë një strehë

mendore - një vend i shenjtë, si dhe një vend i veprimit - ku

tërhiqesha për të bërë gjëra. Më jep një ndjenjë të sigurisë në

një vend të sigurt të mbyllur, teksa shoh botën nga dritarja."*

Një ndikim në punën e Perry-t gjatë kohës së tij në Kolegjin e Arteve ishte puna e ashtuquajturve artistë "të jashtëm". Një ekspozitë e quajtur Të jashtmit u shfaq në Galerinë Hayward në vitin 1979. Ekspozita përmbante foto dhe skulptura nga njerëzit pa trajnim formal arti, shumë prej tyre jetonin jashtë shoqërisë, disa të sëmurë mendorë, të çuditshëm apo të mbyllur. Perry e pa ekspozitën dhe e tërhoqi në veçanti punën e Henry Darger; një eksentrik i mbyllur, që pjesën më të madhe e fëmijërisë e kishte kaluar në një azil mendor.

Përvoja e parë e suksesit si artist për Perry-n erdhi në vitin 1980, në fund të vitit të tij të parë në Art College, kur ai bëri një skulpturë të vogël që dukej si peshk i çarë ose një varkë, me çati kashte. Kjo u pranuar për një ekspozitë vjetore të punimeve të studentëve të organizuar nga Instituti i Arteve Bashkëkohore, e titulluar Bashkëkohësit e rinj.

Në vitin 1982, Perry u regjistrua në klasë qeramikë, dhe shijoi aftësitë, teknikat dhe mundësitë e qeramikës, si dhe zbuloi një thesar të shembujve të qeramikës dekorative, në vende si muzeu V & A. Vepra e Perry-t në këtë kohë ishte provokuese dhe e zemëruar; copa skulpturore që inkorporonin pjesë qeramike dhe qelqi të thyer. Kjo vepër është shfaqur në një ekspozitë të përzier në një galeri të vogël përballë Muzeut Britanik në Londër.

Puna e tij u zhvillua me realizimin e enëve të mëdha për të cilat ai është ndoshta më i njohur, dhe që shiten për mijëra paund. Këto janë vepra unike, shpesh në shkallë të madhe, të ndërtuara me dorë me metodën tradicionale. Ai përdor glazura plot ngjyra dhe ngjyra nën glazurë, llustra dhe transferta fotografike për të dekoruar enët e tij me motive dhe figura që shpesh sugjerojnë tregime, harta dhe pemë familjare. Këto kombinime simbolike shpesh përmbledhin përvojat e absurditetit, kuriozitetit dhe dhimbjes së përvojës së përditshme të njeriut. Ai përshkruan në autobiografinë e tij se nuk i pëlqen të bëjë prova. Provat zhvillohen mbi vazo, ndoshta në një kombinim të ri të ngjyrave, glazurës dhe transferimeve. Ai shpesh i mbulon gabimet me shkëlqim të artë, kur diçka shkon keq. Këtë e sheh si pjesë e të qenit njeri.

Edhe pse qeramika vazhdon të luajë një rol qendror në punën e Perry-t, ai realizon punime edhe duke përdorur një gamë të gjerë të formave të tjera të artit, duke përfshirë printet, filmin dhe qëndisjen. Vepra e tij e parë me tapiceri ishte në vitin 2009. Tapiceria Walthamstow është një përshkrim i hollësishëm i jetës moderne, duke përfshirë qindra emra markash të njohura.

Ekspozita e parë vetjake e Perry-t ishte në Amsterdam në vitin 2002, e ndjekur nga një tjetër në Barbican në Londër, në të njëjtin vit. Ai ka pasur ekspozita vetjake në Pitsburg (2006), Japoni (2007) dhe Luksemburg (2008). Në vitin 2008, Perry kuroi ekspozitën Kultura jopopullore, duke zgjedhur vepra nga Koleksioni i Këshillit të Arteve. Në vitin 2011, kuroi ekspozitën Varri i zejtarit të panjohur në British Museum. Kjo kombinoi punimet e Perry-t në qeramikë, tekstile dhe skulpturë me objekte nga mjeshtrit dhe gratë e panjohura në koleksionin e muzeut. Në të njëjtin vit, u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore të Arteve.

Perry jeton në Londër me gruan e tij Philippa dhe vajzën e tyre Florence, si dhe kalon kohë në Eastbourne, ku ka një vilë dhe studio. Ai është pothuajse po aq i njohur edhe për nën-personalitetin e tij Claire, pasi ai shpesh vishet publikisht si Claire me veshje të ekzagjeruara vajzash të vogla me baluket me kaçurrela.

* Jones, Wendy Grayson Perry, Portret i artistit si vajzë e vogël, Vintage 2007 faqe 23

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 30

Lexime të mëtejshme dhe burime informacioni

Katalog i ekspozitës

Kotësia e dallimeve të vogla, Grayson Perry, Hayward Publishing 2013

Librat Grayson Perry, Jacky Klein, Thames and Hudson 2009 Grayson Perry, Portrait of the Artist as a Young

Girl, Wendy Jones, Vintage 2007

Faqet e internetit Programet e Channel Gjithçka me shije perfekte që

dokumentojnë hulumtimin, dizajnin dhe realizimin e

tapicerive janë në dispozicion në http://www.channel4.com/

programmes/in-the-best-possible-taste-grayson-perry Grayson Perry mund të dëgjohet në disqet Desert Island (2007) në http://www.bbc.co.uk/radio4/features/desert-island-discs/castaway/377f2ab0

Informacione të mëtejshme mbi Grayson Perry mund të gjenden në faqen e Galerisë Victoria Miro në http://www.victoria-miro.com/artists/_12/

Informacion mbi serinë e Hogarth që frymëzoi tapiceritë e Perry-t mund të gjenden në http://www.soane.org/ collections_legacy/the_soane_hogarths/rakes_progress

Grayson Perry diskuton shijen dhe tapiceritë për revistën

online të Akademisë Mbretërore në

http://www.royalacademy.org.uk/ra-magazine/ summer-

2012/opinion-grayson- perry-on-taste,362, RAMA.html

Ndiqni Alan (Fruthi) Measles në

Twitter në https://twitter.com/Alan_Measles Paketa edukative Të flasim rreth artit përmban pjesë të ndryshme të veprave nga Koleksioni i Këshillit Britanik që eksplorojnë aspektet e ndryshme të Britanisë. https://schoolsonline.britishcouncil.org/sites/default/

files/f198_schools_online_arts_pack_final_hi_res.pdf Çdo vit Galeria Kombëtare në Londër fton shkolla fillore të

përdorin një nga pikturat e saj, si stimul për të mësuar në të

gjithë kurrikulën. Për vitin 2016, u zgjedh si frymëzim vepra

e Thomas Gainsborough Z. dhe Znj. Andrews. Informacione

të mëtejshme mund të gjeni këtu: https://www.nationalgallery.org.uk/about-us/press-and-

media/press-releases/take-one-picture-6

Grayson Perry Reith, Ligjërata

http://www.bbc.co.uk/programmes/b03969vt Në të parën nga katër ligjëratat, të regjistruara përballë një audience në Tate Modern në Londër, artisti Grayson Perry reflekton mbi idenë e cilësisë dhe shqyrton se kush dhe çfarë përcakton atë që ne shohim dhe vlerësojmë si art.

http://www.bbc.co.uk/programmes/b03dsk4d Grayson Perry pyet nëse është e vërtetë se çdo gjë mund të jetë art.

http://www.bbc.co.uk/programmes/b03f9bg7 Grayson Perry pyet nëse revolucioni është një ide e përcaktuar në art, apo ka marrë fund?

http://www.bbc.co.uk/programmes/b03g9mn1 Grayson Perry

diskuton jetën e tij në botën e artit; udhëtimin nga fëmija e

pavetëdijshme kur luante me ngjyra tek artisti i suksesshëm i

vlerësuar me çmime që është sot.

Grayson Perry: Kotësia e dallimeve të vogla Paketa Edukative 31

© British Council 2017 The British Council is the United Kingdom’s international organisation for cultural relations and educational opportunities.