new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca...

26
Projekti financohet nga Projekti zbatohet nga Referenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809 Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni në Shqipëri si pjesë e programit Instrumenti për Shoqërinë Civile Komponenti “Iniciativat Civile dhe Rritja e Kapaciteteve” Autoriteti i Nën-Granteve: Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) Udhëzime për Aplikantët (për nën-grantet 5,000-10,000 EUR) Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit--PACT Fondi PACT – Raundi 3 Page of 2017 – Udhezime per Nen-Grantet nga PACT-Partnere Se Bashku Kunder Korrupsionit

Transcript of new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca...

Page 1: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

Projekti financohet nga Projekti zbatohet nga

Referenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809

Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni në Shqipëri si pjesë e programit Instrumenti për Shoqërinë Civile

Komponenti “Iniciativat Civile dhe Rritja e Kapaciteteve”

Autoriteti i Nën-Granteve: Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike

(ANTTARC)

Udhëzime për Aplikantët(për nën-grantet 5,000-10,000 EUR)

Partnerë së Bashku Kundër Korrupsionit--PACTFondi PACT – Raundi 3

Afati për pranimin e aplikimit të plotë: 25 Tetor 2017

Aplikuesit janë të lutur të informojnë Autoritetin Kontraktues brenda datës 10 tetor 2017 nëse janë të interesuar të aplikojnë për këtë Thirrje për Propozime duke dërguar një email

tek: [email protected]

Page of

2017 – Udhezime per Nen-Grantet nga PACT-Partnere Se Bashku Kunder Korrupsionit

Page 2: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

ShënimKjo është një thirrje e hapur për propozime, ku të gjithë dokumentat duhet të mblidhen dhe të dërgohen së bashku. Në momentin e parë bëhet kontrolli administrativ i paketës së aplikimit. Më pas, do të vlerësohen teknikisht aplikimet të cilët kalojnë kontrollin administrativ--vetëm aplikimet që përmbushin kushtet e pranimit do të shqyrtohen. Vlerësimi i propozimeve do të shqyrtohet në bazë të dokumentacionit të kërkuar nga Autoriteti i Nën-Granteve dhe të publikuar së bashku me aplikimin.

Nëse është e mundur, aplikantët janë të inkurajuar të informojnë Autoritetin e Nën-grantit nëse ata kanë për qëllim të paraqesin një aplikim për këtë Thirrje për Propozime duke dërguar një email në [email protected], brenda datës 10 tetor 2017. Kjo nuk është e detyrueshme dhe dërgimi apo mos-dërgimi nuk ndikon në vlerësimin e aplikimit. Njoftimi do t`i mundësonte Autoritetit të Nën-granteve të mobilizojë burimet e nevojshme për vlerësimin e aplikimeve.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 3: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

Tabela e përmbajtjes

1. NËN-GRANTET E PACT PËR QENDRAT DHE SHOQATAT NË SHQIPËRINË E VERIUT 41.1. Informacion i përgjithshëm......................................................................................................41.2. Objektivat e Thirrjes dhe Çështjet prioritare............................................................................41.3. Alokimi financiar i dhënë nga autoriteti kontraktues...............................................................5

2. Rregullat për këtë Thirrje për Propozime 62.1.Kriteret për pranueshmërinë......................................................................................................6

2.1.1. Aplikantët që pranohen 62.1.2.Veprimtaritë e pranueshme: veprimtaritë për të cilat mund të aplikohet 72.1.3. Kostot e pranueshme që mund të përfshihen 9

2.2 Si të aplikohet dhe procedurat që duhen ndjekur....................................................................112.2.1 Format e Aplikimit 112.2.2 Ku dhe si të dërgoni Aplikimet 122.2.3 Afatet për dërgimin e Aplikimeve 132.2.4 Informacione të tjera rreth Aplikimeve 13

2.3 Vlerësimi dhe përzgjedhja e Aplikimeve................................................................................132.4 Njoftimi nga Autoriteti i Nën-granteve (Kontraktues) për vendimin e marrë.........................16

2.4.1 Përmbajtja e vendimit 162.4.2 Kalendari tregues 17

2.5 Kushtet për zbatimin e projektit pas marrjes së vendimit të Autoritetit Kontraktues............173. LISTA E ANEKSEVE 17

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 4: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

1. FONDI PACT: NËN-GRANTET PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË SHQIPËRINË E VERIUT

PERMBLEDHJA

Projekti PACT synon mbështetjen e aktorëve të shoqërisë civile nga katër qarqet e Veriut të Shqipërisë--Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër. Objektivat e përgjithshme të projektit PACT janë: (1) Të fuqizojë rolin e shoqërisë civile në promovimin e qeverisjes së mirë dhe të luftojë korrupsionin në nivel lokal në Shqipëri; dhe (2) Të kontribuojë në promovimin e qeverisjes së mirë dhe sundimin e ligjit në nivel lokal në Shqipëri. Objektivi specifik i projektit është: Të rritet angazhimi i OSHC-ve në 15 bashkitë e Shqipërisë së Veriut në çështjet e qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke financuar iniciativat e tyre.

Rezultatet e pritshme janë: (1) OSHC-të kanë rritur kapacitetin e tyre në manaxhimin organizativ, zhvillimin e projektit, avokatësi dhe lobim si dhe çështjet e qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit; (2) OSHC-të kanë avokuar me sukses për qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin duke përfshirë dhe përmirësimin e legjislacionit aktual dhe zbatimin e tij, veçanërisht në nivel lokal; (3) Iniciativat relevante dhe efektive të shoqërisë civile që promovojnë qeverisjen e mirë dhe luftojnë korrupsionin në nivel lokal janë zbatuar me efektivitet nëpërmjet Fondit PACT; dhe (4) Praktikat më të mira në qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin në nivel lokal janë shpërndarë në nivel kombëtar, kapitalizuar dhe përdoren edhe nga të tjerët. Projekti ka tre komponentë që do të zbatohen në mënyrë të integruar: (1) Zhvillimi i kapaciteteve të shoqërisë civile; (2) Avokatësia dhe rrjetëzimi për qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit në nivel lokal; dhe (3) Mbështetja e nismave të shoqërisë civile lidhur me qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit në nivel lokal nëpërmjet nën-granteve.

Përfituesit direkt të projektit PACT përfshijnë më shumë se 80 aktorë nga 15 bashki të 4 qarqeve të Shqipërisë së Veriut--Kukës, Dibër, Shkodër, dhe Lezhë--përfshirë OSHC-të, grupe qytetarësh dhe të rinjsh, media lokale dhe gazetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Kohëzgjatja e projektit është Janar 2016 - Dhjetor 2018. Projekti zbatohet nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në partneritet me Fondacionin Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe Qendrën Vepro për Shoqërinë (AfS).

Për zbatimin e komponentit 3, projekti PACT ka krijuar fondin PACT prej 500,000 EURO. Nëpërmjet Fondit PACT, projekti financon projektet dhe iniciativat e shoqërisë civile të fokusuara në qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin në nivel lokal nëpërmjet 3 raundeve të nën-granteve. Të paktën 41 projekte do të financohen. Buxheti i caktuar për këtë Thirrje të tretë për Propozime është 160,000 Euro. Rreth 18 organizata të shoqërisë civile do të mbështeten gjatë këtij raundi të nën-granteve.

OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE ÇËSHTJET PRIORITARE

Objektivat e përgjithshëm të kësaj thirrjeje janë: (1) Të fuqizojë rolin e shoqërisë civile në promovimin e qeverisjes së mirë dhe të luftojë korrupsionin në nivel lokal në Shqipëri; dhe (2) Të kontribuojë në promovimin e qeverisjes së mirë dhe sundimin e ligjit në nivel lokal në Shqipëri. Objektivi specifik është: Të rritet angazhimi i OSHC-ve në 15 bashkitë e Shqipërisë së Veriut në çeshtjet e qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit duke forcuar kapacitetet e tyre dhe financimin e iniciativave të tyre.

Page of

2017 – Udhezime per Nen-Grantet nga PACT-Partnere Se Bashku Kunder Korrupsionit

Page 5: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

Prioritetet: Organizatat aplikuese duhet të jenë aktive në aktivitetet e mëposhtme (prioritete) në mënyrë që aplikimi të merret në konsideratë:

- Veprimet që promovojnë rritje të ndërgjegjësimit, lobim dhe avokim për çështje që lidhen me fushat kryesore të ndërhyrjes;

- Veprime lokale të zbatuara nëpërmjet procesit të pjesëmarrjes me përfshirjen aktive të popullsisë lokale nëpërmjet iniciativave që lidhen me qeverisjen e mirë dhe çështjet e anti-korrupsionit;

- Trajnime praktike dhe të përshtatshme (si pjesë e qasjes së ndërhyrjes), aktivitete informimi, nëse ato vijnë me veprime në terren dhe nëse kane kapacitet strukturues në një rrjet të OJF-ve, në fshat, qytet, bashki, qark;

- Aktivitete të cilat mund të nxisin ofrimin e shërbimeve më të mira publike për komunitetin.

Thirrja aktuale për Propozime synon të mbështesë qendrat dhe organizatat që janë aktive dhe të vendosura në rajonet e synuara të cilat punojnë në fushat e mëposhtme tematike:

Temat e pranueshme do të jenë ato në lidhje me qeverisjen e mirë dhe luftën ndaj korrupsionit në nivel lokal ashtu si dhe ato që promovojnë promovimin e zbatimit të ligjit. Qeverisja e mirë dhe anti-korrupsioni janë fushat kryesore të ndërhyrjes së fondit të PACT. Prioritet do ju jepen temave:

- Aktivitete monitorimi (watch dog activities) për monitorimin e performancës së Bashkisë, Këshillit Bashkiak, njësive administrative, dhe/ose institucioneve të de-centralizuara; Monitorimi i shërbimeve të ofruara nga Bashkitë dhe nga institucione të tjera lokale. Monitorimin e zbatimit të legjislacionit aktual;

- Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendimmarrjen lokale, vendosja e prioriteteve, zhvillimi i buxhetit dhe implementimi i tij, investimet publike dhe shpërndarja e shërbimeve;

- Monitorimi dhe vigjilenca e qytetarëve për të kërkuar përgjegjësi dhe luftuar kundër korrupsionit në shërbimet e ofruara falas;

- Mobilizimi i komunitetit për angazhim konstruktiv me institucionet publike për të përmirësuar përgjegjshmërinë; Dëgjesat publike; Raportimi qytetar;

- Fushata ndërgjegjësimi dhe informimi të fokusuara në të drejtat e qytetarëve, përfshirë këtu dhe informacionin e duhur që ndihmon në marrjen e shërbimeve më të mira;

- Forcimi i medias dhe fushatat në media; - Studime vlerësimi/kërkime dhe mbi politikat; etj.

ALOKIMI FINANCIAR I DHËNË NGA AUTORITETI KONTRAKTUES

Shuma e përgjithshme e caktuar në dispozicion për këtë thirrje për propozime është 140,000 EURO. Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën për të mos t’i dhënë të gjithë fondet në dispozicion.

Madhësia e Grantit: Buxheti i përgjithshëm i projektit (duke përfshirë edhe kontributin e vet) për çdo grant të kërkuar sipas kësaj Thirrje për Propozime duhet të jetë midis shumave minimale dhe maksimale të mëposhtme:

Shuma minimale: 5,000 EURO Shuma maksimale: 10,000 EURO

Bashkë-financimi: Çdo Aplikant duhet të sigurojë një minimum prej 5% të kontributit të tij në projekt. Projekti PACT do të financojë nëpërmjet fondit PACT deri në 95% të buxhetit të projektit. Psh, nëse buxheti total i projektit është 10,000 Euro, minimumi i kontributit që kërkohet nga aplikanti duhet të jetë 500 Euro.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 6: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

2. REGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROPOZIME

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për dorëzimin, përzgjedhjen dhe zbatimin e operacioneve të financuara nga kjo thirrje, në përputhje me guidën praktike për të kontraktuar procedurat për veprimet, të cilat janë të zbatueshme për këtë thirrje (gjenden në Internet në këtë adresë: http://anttarc.org).

2.1 KRITERET E PRANUESHMËRISË

Janë tre grupe të kritereve për pranim të lidhura me:(1) aktorët:

Aplikanti, d.m.th. entiteti që dorëzon formularin e aplikimit. (2.1.1)(2) projektet:

Projektet për të cilat mund të jepen nën-grantet (2.1.2);(3) shpenzimet:

Llojet e kostove që mund të merren parasysh në përcaktimin e shumës së grantit (2.1.3).

2.1.1 Pranueshmëria e aplikantëve

Aplikantët potencial për Fondin PACT të nën-granteve do të jenë organizata të shoqërisë civile nga bashkitë e Veriut të Shqipërisë, rajonet Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër, që janë aktive në fushat e qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit në nivel lokal.

Aplikantët potencialë janë organizatat e formalizuara që dorëzojnë:

- Regjistrimin në gjykatë;- Statutin e organizatës;- Regjistrimin në zyrën e tatim taksave/NIPT; - Formularin e Entitetit Ligjor (shiko shtojcën D) të plotësuar dhe e firmosur nga

aplikanti;- Formularin e Identifikimit Financiar (shiko Shtojcën D), të certifikuar nga banka në të

cilën do të bëhen pagesat.

Iniciativat e aktorëve të shoqërisë civile të paregjistruar siç janë organizatat me bazë komunitare, grupet e qytetarëve dhe të rinjve, gazetarët lokalë dhe aktivistët e shoqërisë civile mund të mbështeten nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile të formalizuara. Këta aktorë inkurajohen për të zhvilluar iniciativat e tyre në kuader të organizatave të formalizuara të shoqërise civile, duke demonstruar gjithashtu kapacitetet e tyre për bashkëpunim dhe rrjetëzim me qëllim arritjen e objektivave te tyre.

2.1.2 Aktivitet e lejueshme: veprimet për të cilat mund të bëhet një aplikim

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e planifikuar e projektit mbi të cilin jepet nën-granti nuk mund të jetë me pak se 6 muaj dhe nuk mund të jetë më shumë se 12 muaj.

Fushat/Temat

Strategjitë e propozuara duhet të fokusohen në arritjen e rezultateve kundrejt objektivave të përshkruara në seksionin 1.2 dhe të fushave përkatëse:

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 7: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

Qeverisja e mirë dhe anti-korrupsioni janë fushat kryesore të ndërhyrjes të Fondit PACT.Prioritet do të kenë temat e mëposhtme:

- Aktivitete monitorimi (watch dog activities,) për monitorimin e performancës së Bashkisë, Këshillit Bashkiak, njësive administrative, dhe/ose institucionet e de-centralizuara;

- Monitorimi i shërbimeve të ofruara nga Bashkitë dhe nga institucione të tjera lokale ; Monitorimi i zbatimit të legjislacionit aktual;

- Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendimmarrjen lokale, vendosja e prioriteteve, zhvillimi i buxhetit dhe implementimi i tij, investimet publike dhe shpërndarja e shërbimeve;

- Monitorimi dhe vigjilenca e qytetarëve për të kërkuar përgjegjësi dhe për luftën kundër korrupsionit në shërbimet e ofruara falas;

- Mobilizimi i komunitetit për angazhim konstruktiv me institucionet publike për të përmirësuar përgjegjshmërinë, dëgjesat publike dhe raportimi qytetar;

- Fushata ndërgjegjësimi dhe informimi të fokusuara në të drejtat e qytetarëve, përfshirë këtu dhe informacionin e duhur që ndihmon në marrjen e shërbimeve më të mira;

- Forcimi i medias dhe fushatat në media; - Studime vlerësimi/kërkime dhe mbi politikat publike; etj.

Vendndodhja

Projektet duhet të zbatohen në të paktën njërin nga katër qarqet e Veriut të Shqipërisë përfshirë Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër.

Llojet e Aktiviteteve

Për t’u kualifikuar për një grant, aplikantët nën këtë thirrje duhet të kryejnë një pjesë të llojeve të mëposhtme të aktiviteteve:

- Veprimet që promovojnë rritje të ndërgjegjësimit, lobim dhe avokim për çështje që lidhen me fushat kryesore të ndërhyrjes;

- Veprime lokale të zbatuara nëpërmjet procesit të pjesëmarrjes me përfshirjen aktive të popullsisë lokale nëpërmjet iniciativave që lidhen me qeverisjen e mirë dhe çështjet e anti-korrupsionit;

- Trajnime praktike dhe të përshtatshme (si pjesë e qasjes së ndërhyrjes), aktivitete informimi, nëse ato vijnë me veprime në terren dhe nëse kanë kapacitet strukturues në një rrjet të OJF-ve, në fshat, qytet, bashki, qark;

- Aktivitete të cilat mund të monitorojne dhe nxisin ofrimin e shërbimeve më të mira publike për komunitetet lokale.

Llojet e mëposhtme të Aktiviteteve nuk kualifikohen për mbështetjen financiare:

- Aktivitete të lidhura vetëm ose kryesisht me sponsorizime individuale për pjesëmarrje në workshope, seminare, konferenca dhe kongrese.

- Aktivitete të lidhura vetëm ose kryesisht me bursa individuale studimi ose kurse trajnimi.- Konferenca: konferencat mund të financohen vetëm nëse (1) janë të justifikuara siç duhet

dhe përputhen me qëllimet e objektivave të thirrjes për propozim; dhe (2) ato janë pjesë e një game të gjerë të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë kohës së projektit. Për këtë qëllim, aktivitetet përgatitore për konferencën dhe publikimin e punimeve të një konference në vetvete nuk përbëjnë atë që përfshihet tek “aktivitete më të gjera”.

- Projekte që konsistojnë tërësisht, ose në pjesën më të madhe, në punë përgatitore ose studime.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 8: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

- Bashkë-financimi i projekteve të tjera.- Projekte që mbështesin partitë politike apo aktivitete jo-ligjore.- Financime thelbësore (core) për aplikantët ose (kur është relevante) partnerët e tij.- Financimi i deficitit dhe dhurimet kapitale.- Subvencionimi financiar i organizatave të tjera.- Blerje toke, ndërtese dhe zyre.- Financim prapaveprues për projekte që janë tashmë në zbatim ose të përfunduara.- Projekte që janë jashtë rajoneve të targetuara.- Blerje e pajisjeve (përveçse kur duhet për ekzekutimin e projektit dhe nën 15% të buxhetit).- Aktivitete humanitare.

Mb ë shtetja financiare p ë r pal ë t e treta

Aplikantët nuk mund të financojnë/japin nën-grante për një palë të tretë përmes këtij nën-granti.

Procedurat p ë r dh ë nien e kontrat ë s

Kur zbatimi i projektit kërkon dhënien e një kontrate prokurimi, përfituesi duhet t’ia japë kontratën ofertës ekonomikisht më të leverdisshme, pra ofertës që ofron vlerën më të madhe për paratë, duke respektuar parimet e transparencës dhe trajtimit të barabartë të kontraktorëve potencialë dhe të sigurojë që nuk ka konflikt interesi.

Monitorimi dhe vler ë simi

Monitorimi dhe vlerësimi i projektit të miratuar do të drejtohet nga PACT/ANTTARC.

Vizibiliteti

Aplikantët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të publikuar faktin që Bashkimi Evropian është duke financuar Aksionin/veprimin nëpërmjet projektit të PACT të zbatuar nga ANTTARC. Sa më shumë të jetë e mundur, propozimet që janë pjesërisht ose tërësisht të financuara nga Bashkimi Europian duhet të përmbajnë informacion dhe aktivitete komunikimi të dizenjuar për të rritur ndërgjegjësimin e një publiku të përgjithshëm ose të veçantë rreth arsyeve të aktiviteteve të projektit dhe të mbështetjes së Bashkimit Europian, në nivel lokal apo rajonal, si dhe rezultatin dhe ndikimin e kësaj mbështetjeje. Aplikantët duhet të veprojnë në përputhje me objektivat dhe prioritetet dhe të garantojnë vizibilitetin e financimit të Bashkimit Evropian (shih manualin për komunikim dhe vizibilitet për veprimet e jashtme të Bashkimit Evropian, të specifikuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian në http://ec.europa.eu/europeaid/ëork/visibility/index_en.htm).

Numri i aplikimeve dhe grantet për aplikant

Aplikanti nuk mund të paraqesë më shumë se një aplikim nën këtë Thirrje për Propozime.

Aplikanti nuk mund të jetë bashkë-aplikant në një aplikim tjetër në të njëjtën kohë.

Një bashkë-aplikant nuk mund të marrë pjesë në më shumë se një aplikim nën këtë Thirrje për Propozime.

Shënime:

Fondi PACT do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile nga bashkitë e Shqipërisë së Veriut që janë aktive në çështjet e qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit gjatë tre raundeve të nën-granteve. Një organizatë mund të përfitojë vetëm një herë nga Fondi PACT. OSHC-ve që iu është dhënë

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 9: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

një nën-grant gjatë raundit të parë të aplikimit, nën projektin e PACT, nuk janë të lejuar të aplikojnë për një tjetër grant nën thirrjet e tjera për propozime (raundet 2 &3).

IDM është gjithashtu duke zbatuar një projekt nën-grantesh (CIVILISC), të financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Civil Society Facility/Civic Initiatives and Capacity Building. OSHC-të që marrin grant nga IDM/CIVILISC (financuar nga i njëjti buxhet nën Thirrjen për Propozime me Nr. reference EuropeAid/137239/DD/ACT/AL), nuk mund të aplikojnë për grant tek PACT.

2.1.3 Shpenzimet e lejueshme

Vetëm ‘shpenzimet e lejueshme’ mund të mbulohen nga granti. Kategoritë e shpenzimeve që janë të lejueshme janë dhënë më poshtë. Buxheti i paraqitur konsiderohet si një vlerësim i kostos dhe si një tavan për ‘shpenzimet e lejueshme’.

Rimbursimi i shpenzimeve të lejueshme bazohet në buxhetin e rënë dakord, të përcaktuar në njësitë dhe koston për njësi.

Në Shtojcën B, kolona e dytë e fletës së punës nr.2, "Arsyetimi i kostos së paraqitur," për secilën linjë të buxhetit aplikanti duhet të:

Përshkruajë informacionin dhe metodat e përdorura për të përcaktuar koston për njësi, kostot e padetajuara (lump sums) dhe/ose normat e fiksuara (flat rates), të kostove që ato iu referohen.

Shpjegojë qartë formulat e përdorura për llogaritjen e shumave finale të lejueshme.

Në fazën e kontraktimit, ANTTARC vendos nëse do pranojë shumat e propozuara ose normat në bazë të buxhetit fillestar të paraqitur nga aplikanti, duke analizuar të dhënat faktike të granteve të kryera nga aplikanti ose të projekteve të ngjashme.

Rekomandimet për të dhënë një grant, janë gjithmonë subjekt i kushtit që kontrollet paraprake që i paraprijnë nënshkrimit të kontratës nuk nxjerrin probleme që kërkojnë ndryshime në buxhet (siç mund të jenë gabime aritmetike, pasaktësi, shpenzime joreale dhe shpenzime të papranueshme). Kontrollet mund të çojnë në kërkesa për sqarime dhe mund të detyrojnë ANTTARC të bëjë ndryshime ose reduktime për të adresuar gabimet apo pasaktesitë. Nuk është e mundur që të rritet granti ose përqindja e financimit të ANTTARC si rezultat i këtyre korigjimeve.

Prandaj, është në interesin e aplikantit të zhvillojë një buxhet realist dhe me kosto-efektive.

Shpenzimet direkte t ë pranueshme :

Shpenzimet e pranueshme janë kostot e realizuara/shkaktuara nga zbatuesi(sit), të cilët plotësojnë të gjithë kriteret e mëposhtme:

a. Ato janë bërë gjatë zbatimit të veprimit

- Shpenzimet në lidhje me shërbimet dhe punët duhet të lidhen me aktivitetet e kryera gjatë periudhës së zbatimit. Shpenzimet që lidhen me furnizimet duhet të lidhen me shpërndarjen dhe instalimin e artikujve gjatë periudhës së zbatimit. Nënshkrimi i një kontrate, një porosie, ose çdo angazhimi për shpenzime gjatë periudhës së zbatimit për ofrimin në të ardhmen të shërbimeve, punëve ose pajisjeve pas përfundimit të periudhës së zbatimit nuk i plotësojnë këto kërkesa;

- Shpenzimet e kryera duhet të paguhen para datës së mbylljes së projektit.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 10: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

b. Janë përfshirë në buxhetin e përgjithshëm të projektit; c. Janë të domosdoshme për zbatimin e projektit; d. Janë të verifikueshme dhe të identifikueshme, veçanërisht të regjistruara në regjistrin e llogarive

të zbatuesit dhe të përcaktuara në përputhje me standartet e kontabilitetit dhe me praktikat e zakonshme të kontabilitetit të aplikuara nga zbatuesi(sit);

e. Janë në përputhje me kërkesat e legjislacionit fiskal dhe social;f. Janë të arsyeshme, të justifikuara dhe në përputhje me kërkesat e menaxhimit financiar, në

veçanti për sa i përket anës ekonomike dhe efikasitetit.

Kontributet në natyrë

Kontributi në natyrë do të thotë ofrimi i të mirave ose shërbimeve falas nga një palë e tretë për zbatuesin e projektit. Meqënëse kontributet në natyrë nuk përfshijnë ndonjë shpenzim për zbatuesin, ato nuk janë shpenzime të pranueshme për këtë aplikim.

Kontributet në natyrë nuk mund të trajtohen si bashkëfinancim. Megjithatë, nëse përshkrimi i projektit siç është propozuar përfshin kontribute në natyrë, ato duhet të realizohen.

Shpenzime të papranueshme

Këto shpenzime nuk janë të pranueshme:

- taksat, me përjashtim të taksës së vlerës së shtuar, nëse kushtet e mëposhtme janë plotësuar:(i) nuk janë të kthyeshme në asnjë mënyrë;(ii) është përcaktuar që ato të përballohen nga përfituesit përfundimtar; dhe(iii) janë qartësisht të identifikueshëm në projekt propozim;

(Shënim: Tatimi mbi të Ardhurat Personale për punonjësit konsiderohet si kosto e lejueshme nën këtë thirrje për propozime)

- doganat dhe tarifat e importit, ose çdo detyrim tjetër;- blerje, qera ose huamarrje të tokës dhe të ndërtesave ekzistuese, përvecse nëse zyrat duhet të

merren me qera dhe kur është e qartë se duhet për të mundësuar zbatimin e projektit (duhet të demonstrohet nga aplikanti);

- gjobat, ndëshkimet financiare dhe shpenzimet gjyqësore;- pajisje të përdorura;- pagesat bankare (përveç kostos së mirëmbajtjes së llogarisë), shpenzimet e garancive dhe

detyrime të ngjashme;- shpenzime për këmbime, detyrime dhe humbje në këmbim që lidhen me ndonjë komponent

specifik të llogarisë në euro, si dhe shpenzime të tjera të pastra financiare;- kontributi në natyrë;- shpenzime të qerasë (leasing);- shpenzime amortizimi;- borxhet dhe komisionet për trajtimin e borxhit- dispozitat për humbje ose detyrime të mundshme në të ardhmen;- interesa të borxhit;- shpenzimet e deklaruara nga zbatuesi dhe të mbuluara nga një projekt apo program tjetër;- kredi për të tretët.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 11: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

2.2 SI TË APLIKONI DHE PROCEDURAT QË DUHEN NDJEKUR

2.2.1 Formularët e aplikimit

Kërkesat për formularët e aplikimit përfshijnë:

Aplikimet duhet të dorezohen në përputhje me udhëzimet në Formularin e Aplikimit për Grante dhe shtojcave të këtyre udhëzimeve (Shtojca A).

Aplikantët duhet ta përgatisin dhe dorëzojnë aplikimin në shqip me një përmbledhje (abstrakt) në anglisht.

Çdo gabim apo mospërputhje në lidhje me pikat e renditura në udhëzimet për formularin e aplikimit (p.sh. nëse shumat në fletët e punës të buxhetit janë të ndryshme) mund të çojnë në refuzimin e aplikimit.

Sqarime do të kërkohen vetëm kur informacioni i dhënë është i paqartë dhe pengojnë ANTTARC-un të bëjë një vlerësim objektiv.

Aplikimet e shkruara me shkrim dore nuk do të pranohen. Ju lutem vini re që vetëm Formulari i Aplikimit dhe shotjcat e publikuara (buxheti, korniza

logjike) do të vlerësohen. Propozimi i projektit duhet të përgatitet duke ndjekur udhëzimet e aplikimit dhe formatet e publikuara. Prandaj është e rëndësishme që këto dokumente të përmbajnë t ë gjith ë informacionin përkatës lidhur me projektin.

2.2.2 Ku dhe si të dërgohen Aplikimet

Aplikimet duhet të dorëzohen duke përfshirë një origjinal dhe një kopje në formatin A4, secila e lidhur dhe e futur në një zarf të veçantë, ku të jetë shkruar emri i organizatës që aplikon, titulli i projekt propozimit, dhe të specifikohet “origjinale” dhe/ose “kopje”. Forma e Plotë e Aplikimit, Buxheti dhe Korniza Logjike duhet të jepen gjithashtu në format elektronik (CD-Rom), në dokumente të ndara dhe të vetme (dmth, formulari i aplikimit nuk duhet të ndahet në disa dokumente të ndryshme). Dosja elektronike duhet të përmbajë ekzaktësisht të njëjtin aplikim/dokumentacion të dorëzuar në letër. Lista e Kontrollit të dokumentave do të jetë pjesë e aplikimit për nën-grante dhe të jetë e futur në zarfin me dokumentacionin e aplikimit.

Zarfi në pjesën e jashtme duhet të ketë të shënuar:

- numrin e referencës së thirrjes për propozim (2015/370-809-R3)- emrin e organizatës që aplikon- titullin e propozimit të paraqitur- adresën e aplikantit - fjalët ‘Të mos hapet para sesionit të kontrollit administrativ’.

Aplikimet duhet të futen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi (një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit do t’i jepet dorëzuesit) në adresën e mëposhtme:

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike Rr. Reshit Collaku, Pallati Borës Sh.1, Apt. 20Tirana, Albania

Aplikimet e dërguara me çdo mjet tjetër (psh me faks ose e-mail) ose të dërguara në adresë tjetër do të refuzohen. Aplikantët duhet të verifikojnë që aplikimi i tyre është i plotë duke përdorur listën e formularit të aplikimit për grante. Aplikimet e paplota do t ë refuzohen.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 12: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

2.2.3 Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 25 Tetor 2017 që evidentohet nga data e dorëzimit, vula postare ose data e mandatit të depozitës. Në rastin e dorëzimeve dorazi, afati i fundit për pranim është në orën 17:00 me orën lokale siç evidentohet nga vërtetimi i pranimit i firmosur dhe me datë. Çdo aplikim i sjellë pas afatit të përcaktuar do të refuzohet automatikisht.

2.2.4 Informacione të tjera për aplikimet

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail ose me faks jo më vonë se 14 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve në adresat e mëposhtme, duke treguar qartë referencën e thirrjes për propozim:

Adresa e e-mailit: [email protected]

Autoriteti kontraktues nuk ka asnjë detyrim të qartësojë pyetjet e ardhura pas kësaj date.

Përgjigjjet do të jepen jo më vonë se 7 ditë përpara afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve. Për të siguruar trajtimin e barabartë të aplikantëve, autoriteti kontraktues nuk mund të japë një mendim paraprak për aplikantin (pranueshmërinë e aplikimit ose një aktivitet specifik).

Pyetjet që mund të jenë relevante për aplikantët e tjerë, së bashku me përgjigjet, do të publikohen në faqen e Internetit të ANTTARC: http://anttarc.org. Prandaj, është e këshillueshme që rregullisht të konsultoheni me faqen e internetit në fjalë në mënyrë që të jeni të informuar për pyetjet dhe përgjigjjet e publikuara.

2.3 VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKIMEVE

Aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Ekipi i Menaxhimit të Projektit të ANTTARC/PACT dhe nga Komiteti i Vlerësimit të Projektit të përbërë nga anëtarë të Ekipit të Menaxhimit të Projektit. Të gjithë projektet e paraqitura nga aplikantët do të vlerësohen sipas kritereve dhe hapava të mëposhtëm.

Nëse kqyrja e aplikimit tregon që projekti i propozuar nuk plotëson kriteret e pranueshmërisë, aplikimi do të refuzohet mbi këtë bazë të vetme.

HAPI 1: HAPJA DHE KONTROLLET ADMINISTRATIVE

Vlerësohet:

– Afati i dorëzimit. Nëse afati nuk është plotësuar, aplikimi refuzohet automatikisht.– Formulari i plotëson të gjitha kriteret e specifikuara në listën e kritereve të pranueshme.

Nëse njëri nga informacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vlerësohet më tej.

– Përgjigjja për secilën nga pyetjet e mëposhtme duhet të jetë PO në mënyrë që projekti të jetë i pranueshëm dhe të kalojë për vlerësimin teknik/intensiv.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 13: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

Kriteret Administrative: Po Jo Komentet1. Propozimi është paraqitur brenda afatit2. Formulari i aplikimit i publikuar në udhëzimet

është përdorur për këtë Thirrje për Propozime3. Propozimi është shtypur4. Propozimi është në gjuhën angleze. 5. Një origjinal dhe një kopje e projektit është

përfshirë6. Një CD e cila përmban të njëjtin informacion si

në versionin e shkruar është bashkangjiturKriteret e pranueshmërisë: Po Jo Komentet1. Pranueshmëria e Aplikantit:

- Propozimi është paraqitur nga një aplikant i pranueshëm

- Vendimi i Gjykatës është përfshirë (kopja)- Statuti i organizatës është përfshirë (kopja)- Formulari i Entitetit Ligjor është përfshirë - Formulari i Entitetit Financiar është përfshirë- NIPT (kopja) është përfshirë

2. Vendndodhja: Aplikanti është regjistruar dhe vepron në rajonin e synuar të projektit

3. Fondi i bashkë-financimit: Aplikanti ka përfshirë një minimum prej 5% të kostos totale të projektit si kontribut

4. Përdorimi i fondit të buxhetit: Totali i buxhetit të projektit është brenda 5,000 dhe 10,000 EURO

5. Kohëzgjatja e projektit: Kohëzgjatja është brenda 6 dhe 12 muajve

6. Aplikanti ka paraqitur vetëm një propozim për këtë thirrje

Pas vlerësimit të pranueshmërisë, ANTTARC do të dërgojë një letër për secilin aplikant ku do të informohen nëse aplikimet e tyre janë dërguar brenda afateve, nëse pranueshmëria është vlerësuar, dhe rezultatet e vlerësimit. Ankesat mund të dorezohen brenda javës nga njoftimi. Menaxhimi i ankesave do të bëhet brenda një jave nga paraqitja e tyre. Komiteti i Vlerësimit të Projektit (KVP) pastaj do të procedojë me aplikantët propozimet e të cileve kalojnë këtë fazë të vlerësimit.

HAPI 2: VLERËSIMI I APLIKIMIT TË PLOTË

Në këtë fazë, do të vlerësohet cilësia e aplikimit, duke përfshirë buxhetin e propozuar dhe kapacitetin e aplikantit. Vlerësimi do të bëhet bazuar në kriteret intensive të vlerësimit në tabelën më poshtë. Kriteret e vlerësimit ndihmojnë për të vlerësuar cilësinë e aplikimeve në lidhje me objektivat dhe prioritetet dhe për të akorduar grante për projekte që maksimizojnë efektivitetin e Thirrjes për Propozime. Ata ndihmojnë për të zgjedhur aplikime për të cilat ANTTARC ka besim që janë në përputhje me objektivat dhe prioritetet. Ata janë të rëndësishëm, të lidhur logjikisht me objektivat e Thirrjes për Propozime, dhe plotësojnë kriteret e cilësisë, ndikimit të pritshëm, qëndrueshmërisë dhe kosto-efektivitetit.

Pikëzimi: Tabela e Vlerësimit është e ndarë në seksione dhe nën-seksione. Çdo nën-seksioni do t’i jepet një pikëzim nga 1 deri në 5 në këtë mënyrë: 1 = shumë dobët; 2 = dobët 3 = mjaftueshëm; 4 = mirë; 5 = shumë mirë

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 14: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

Kriteri Shpjegimi i kriterit Max pikë

Keof Total pikë

Rëndësia për dhe lidhja logjike me PACT

- Sa relevant është projekti për nevojat dhe problemet e rajonit të targetuar (pikë +4)

- Sa koherent është projekti me objektivat dhe prioritetet e Thirrjes për Propozime? (pikë +6)

10 2 20

Kapaciteti i aplikantit për të zbatuar projekt propozimin

- A e ka përshkruar aplikanti siç duhet përvojën dhe kompetencat e stafit të lidhura me fushën e projektit të propozuar. (pikë + 2)

- A ka aplikanti përvojën e duhur nga zbatimi i projekteve të njëjta? (pikë +3)

- A ka aplikanti burimet e duhura manaxhuese dhe administrative për manaxhimin me sukses të projektit? (pikë +2)

- A bazohet projekti në punën dhe rolin e organizatës dhe mbështet vazhdimësinë e tyre? (pikë +3)

10 1.5 15

Cilësia e projekt propozimit

- A janë objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit të arritshme brenda hapsirës që krijon projekti dhe buxhetit në dispozicion? (pikë +2)

- A përfshin propozimi një Plan Veprimi realist dhe të arsyeshëm dhe një buxhet me kosto efektive? (pikë +2)

- A tregon propozimi se si produktet dhe rezultatet e pritshme të projektit do të kontribuojnë në arritjen e qëllimit të përgjithshëm të Thirrjes për Propozime? (pikë +2)

- A të çon plani i zbatimit në rezultate të qëndrueshme edhe pas përfundimit të projektit? A janë planifikuar dhe shpjeguar aktivitete pas përfundimit të projektit (pikë +2)

- A është zhvilluar propozimi në partneritet me organizata të tjera? (pikë +2)

10 2 20

Ndikimi i propozimit për përmirësimin e fushës tematike

- Çfarë përmiresimesh/ndryshimesh mund të sjellë propozimi për sektorin në fokus dhe politikë-bërjen në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar? (pikë +3)

- Si e promovon projekti përmirësimin e kushteve social-ekonomike të komunitetit në zonat e targetuara? (pikë +4)

- Sa ndikon propozimi në përmiresimin e shërbimeve/aktivitetit ekzistues publik? (pikë +3)

10 2.5 25

Vizibiliteti/dukshmëria e Aksionit dhe bashkëpunimi (partnerë dhe palët e interesuara (stakeholders)

- A ka paraqitur aplikanti një plan veprimi të qartë lidhur me vizibilitetin e projektit? (pikë +3)

- Si do të promovojë projekti pjesëmarrjen e qytetarëve ? (pikë+3)

- Deri në çfarë mase projekti konsideron përfshirjen dhe kontributin e palëve të ndryshme të interesuara? (pikë +2)

- A është përcaktuar qartë në projekt roli i palëve të interesuara (pikë +2)

10 2 20

Shuma e pikëve të dhëna për projekt propozimin

50 100

Vlerësimi paraprak: Pas vlerësimit, do të përgatitet një tabelë duke listuar aplikimet të rradhitura sipas pikëve të marra dhe brenda shumës së fondeve në dispozicion. Veç kësaj, një listë rezervë do

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 15: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

të përgatitet duke ndjekur të njejtat kritere e cila do të përdoret nëse do të mundësohen fonde të tjera gjatë periudhës së vlefshmërisë së listës rezervv.

HAPI 3: VERIFIKIMI I PRANUESHMËRISË SË APLIKANTIT

Verifikimi i pranueshmërisë, bazuar në dokumentat mbështetëse të kërkuara nga ANTTARC (shih Seksionin 2.1) do të aplikohen vetëm për aplikimet që janë përzgjedhur përkohësisht sipas pikëve që kanë fituar dhe brenda fondit të projektit PACT. Në këtë kontekst:

– Pranueshmëria e aplikantëve do të verifikohet sipas kritereve të përcaktuara në Seksionet 2.1.1, 2.1.2 dhe 2.1.3.

– Verifikimi mund të bëhet nëpërmjet telefonatave, emailit, takimeve direkte, vizitave në organizatë, etj.

2.4 NJOFTIMI PËR VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES

2.4.1 Përmbajtja e vendimit

Aplikantët do të njoftohen me shkrim për vendimin e Autoritetit Kontraktues në lidhje me aplikimin e paraqitur dhe, nëse është refuzuar, arsyet e vendimit negativ. Aplikanti që beson se është dëmtuar si rezultat i ndonjë gabimi apo parregullsie gjatë procesit të vlerësimit mund të bëjë ankimim. Shiko seksionin 2.4.15 tek Udhëzuesi Praktik.

2.4.2 Kalendari Indikativ

DATA ORATakime informuese

Kukës 26 shtator 2017 11.00-13.00Burrel 27 shtator 2017 11.00-13.00Lezhë 28 shtator 2017 11.00-13.00Shkodër 29 shtator 2017 11.00-13.00

Afati për të kërkuar ndonjë sqarim nga Autoriteti Kontraktues

11 tetor 2017 17:00

Data e fundit në të cilën do të jepen sqarime nga Autoriteti Kontraktues

18 tetor 2017 17.00

Afati i dorëzimit të Aplikimit 25 tetor 2017 17:00Informimi për aplikantët për hapjen, kontrollin administarative dhe para-zgjedhjen (Hapi 1)

26 tetor 2017 -

Afati për ankesat mbi kontrollin administrativ 03 nentor 2017 -Afati për menaxhimin e ankesave mbi kontrollin administrativ

10 nentor 2017 -

Informimi për aplikantët për vlerësimin e Formës së Plotë të Aplikimit (Hapi 2)

24 nentor 2017 -

Ankimimi dhe sigurimi i informacionit të nevojshëm rreth përputhshmërisë

08 dhjetor 2017

Njoftimi për fituesit (pas kontrollit të përputhshmërisë) (Hapi 3)

11 dhjetor 2017 -

Negocimi dhe nënshkrimi i kontratës 11 – 31 dhjetor 2017 -

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit

Page 16: new.anttarc.orgnew.anttarc.org/.../uploads/2017/09/AneksiG_Udhezimet …  · Web viewReferenca për Buxhetin: Kontrata e Grantit 2015/370-809. Financuar nga Bashkimi Evropian, Delegacioni

2.5 KUSHTE PËR ZBATIMIN PASI ESHTË MARRE VENDIMI I AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR GRANTIN

Menjëherë pas dhënies së vendimit për akordimin e grantit, Zbatuesve do t’u jepet kontrata bazuar në Kontratën tip të Autoritetit Kontraktues. Duke nënshkruar, aplikantët pranojnë kushtet kontraktuale të Kontratës Standarte të Granteve (kontrata dhe kushtet e përgjithshme gjenden Paketa e Aplikimit).

3. LISTA E ANEKSEVE

Aneks A1: Formulari i Aplikimit (në word)Aneks A2: Deklaratat nga aplikanti dhe partneri Aneks A3: Application AbstractAneks B: Formulari Propozimit të buxhetit (në excel)Aneks C: Formulari i Kornizës logjike Aneks D: Formulari i Entitetit LigjiorAneks E: Formulari i Identifikimit Financiar

Anekset janë njëkohësisht edhe dokumentacioni që duhet plotësuar dhe gjenden tek Paketa e Aplikimit.

faqja nga

Shtator 2017 – Udhëzime për Nën-Grantet nga PACT-Partnerë Së Bashku Kundër Korrupsionit