NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE

34
PROJEKT LENDA:BIOLOGJI E AVANCUAR TEMA:NDOTJA E MJEDISIT(AJER,UJE,TOKE) NENTEMA:NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE BOTERORE. PUNOI: VERONIKA KOCIBELLI TEA SPIROLLARI MEGI DEMKO RENALDO KRUSHOVA ESMERALDA TANCO

Transcript of NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE

PROJEKTLENDA:BIOLOGJI E AVANCUARTEMA:NDOTJA E MJEDISIT(AJER,UJE,TOKE)NENTEMA:NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE BOTERORE.PUNOI:VERONIKA KOCIBELLITEA SPIROLLARIMEGI DEMKORENALDO KRUSHOVAESMERALDA TANCO

OBJEKTIVAT:1-TE NJOHIM BURIMET KRYESORE TE NDOTJES2-TE LISTOJME NDOTESIT KRYESORE3-TE ANALIZOJME PASOJAT E NDOTJES4-TE LISTOJME SEMUNDJET QE SHKAKTOHEN NGA NTOTJA E MJEDISIT5-TE NJOHIM SHKALLEN E NDOTJES NE BOTE6-VENDET ME TE NDOTURA NE BOTE. 7-TE SENSIBILIZOJME OPINIONIN PUBLIK PER SHKALLENE NDOTJES DHE PASOJAT QE BIJNE PREJ SAJ 8-CFARE MUND TE BEJEM PER TE ULUR SHKALLENE NDOTJES NE TOKE ,AJER DHE UJE.

MJEDISI

TERMI MJEDIS NENKUPTON CDO GJE QE RRETHON NJE ORGANIZEM.AI ESHTE NJE SISITEM FAKTORESH FIZIKE,KIMIKE DHE BIOLOGJIKE NE EKUILIBRIN DINAMIK.

NDOTJA E MJEDISIT

Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes janë:Ndotja e tokësNdotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.Ndotja e ajrit Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera.Ndotja e ujit Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.

NGA VJEN NDOTJA?Ndotja vjen nga:

-Industria-Transporti-Amvisëritë-Ujërat e zeza-Mbeturinat-Bujqësia-Pesticidet

-Aktivitetet vullkanike Ndotësit:-Avulli (H2O)-Dioksidi I Karbonit (Co2)-Metani (CH4)-Dioksidi I Sulfurit (SO2)-Oksidi I nitrogjenit( Nox)-Ozoni (O3)-Kloroflurokarboni (CFCs

INDUSTRIA

UJRAT E ZEZA

BUQESIA

MBETURINAT

TRANSPORTI

AMVISERITE

SEMUNDJET QE SHKAKTOHEN NGA NDOTJA E MJEDISIT: Njeriu eshte pjese perberese e natyres.Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000 Evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.problemi i ndotjes po behet faktor limitues per zhvillimin e metejme te njerzimit.

DISA NGA SËMUNDJET E LIDHURA ME AJRIN E NDOTUR JANË :

-KANCERI-SËMUNDJE ZEMRE DHE RREZIKU PER ATAK-SËMUNDJE MUSHKËRIE , CIRROZA DHE EMFIZEMA-ASTMA-PNEUMONIA DHE KOMPLIKACIONET E SAJ-BRONKITI DHE PNEUMONIA-ALERGJI TË LIDHURA ME APARATIN RESPIRATOR-DHIMBJE KOKE DHE MIGRENË TE VAZHDUESHME

MONOKSIDI I KARBONITEfektet kardiovaskulare            Edhe nivele të ulëta të CO mund të përbëjnë kërcënim për jetën në personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës, si: angina, bllokimi i arterieve ose sëmundje kongjestive të zemrës. Për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës edhe një ekspozim i vetëm ndaj CO, edhe në përqendrime të ulëta, mund shkaktojë dhembje kraharori, ul aftësinë e personit për të kryer ushtrime fizike etj.

Efektet në Sistemin Nervor Qendror            Edhe njerëzit e shëndetshëm mund të preken nga nivele të larta të CO. Njerëzit që kanë përqendrime të larta të CO shfaqin probleme vizive, ulet aftësia për të punuar apo mësuar, ulet shkathtësia manuale dhe vështirësohet paraqitja e detyrave komplekse. Në nivele ekstreme, CO është një helm e mund të shkaktojë vdekjen.            CO kontribuon në formimin e smogut në ajrin afër sipërfaqes së tokës, e cila nga ana e saj shkakton probleme të shumta me frymëmarrjen.

AEROSOLETEfektet shëndetësore Shumë studime shkencore tregojnë se thithja e grimcave çon në manifestimin e problemeve shëndetësore të dukshme, duke përfshirë këtu: - Përkeqësimin e astmë - Rritja e simptomave të frymëmarrjes, si: kolla, vështirësi e dhembje në frymëmarrje - Bronkiti kronike - Funksion i ulur i mushkërive - Vdekje e parakohshme.- Dëmtimet në shikim

OZONI- Ozoni mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes. Simptoma të tjera përfshijnë teshtima, kollë, dhembje gjatë frymëmarrjes së thellë dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë aktiviteteve jashtë shtëpisë. Njerëzit me probleme të mushkërive janë më të ndjeshëm, por, nëse ozoni është në nivele të larta, preken edhe njerëzit e shëndetshëm që bëjnë aktivitet jashtë shtëpisë.

Edhe në nivele të ulëta, ozoni afër sipërfaqes së tokës shkakton një sërë problemesh në mushkëri, duke përfshirë këtu përkeqësimin e astmës, uljen e kapacitetit të mushkërive dhe rrit ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të mushkërive, si: pneumonia dhe bronkiti.

NDOTJA E TOKES

Sikur ajri dhe uji ashtu edhe pedosfera (dheu) i është nënshtruar ndotjeve të vazhdueshme dhe të pakontrolluara. Ndotjet e pedosferës mund të 34 klasifikohen në ndotje urbane dhe industriale, por ndotësi kryesorë fatkeqësisht është njeriu me aktivitetet e tij. Ndotësit janë pluhuri, materiet e ndryshme kimike, mbeturinat, gazrat e ndryshme të cilat me anë të reshjeve në formë të shirave acidike arijnë në sipërfaqe të tokës, pesticidet e ndryshme të cilat njeriu i shfrytëzon për trajtimin e tokave për veprimtari bujqësore, etj. Njeriu me ose pa vetëdije në këtë mënyrë e ndotë dheun, e me këtë edhe e helmon veten dhe shtazët sepse të gjithë këta ndotës absorbohen nga bimët , të cilët shërbejnë si ushqim i vetëm për botën shtazore dhe njerëz.

Ndotja e ujit më së tepërmi bëhet përmes : detergjenteve, industrisë ushqimore, bujqësisë, fekalet dhe ujërat nga kanalizimet, vajrat motorike, nafta,  benzina etj.

PASOJAT E NDOTJES SE UJIT.

Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.

Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore

NDOTJA URBANE

Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit

PASOJAT E NDOTJES SE TOKAVEPër shkak të ndodtjes të tokës organizatat botërore kanë dhënë alarmin, ashtu siç kanë bërë edhe për ajrin dhe ujin. Ata kanë thkesuar se toka është drejt degradimit dhe gjithashtu për shkak të ndotjes së saj ka një sërë problemesh të tjera që na kanosen.Shëndeti kërcënohet nëpërmjet kontaktit të drejpërdrejtë me dherat ose për shkak të thithjes të ndotësve që kanë avulluar. Kjo e fundit përbën kërcënim shumë të madh sepse ndotësit e tokës që thithen prej saj depërtojnë deri në ujërat nëntokësore të cilat përdoren për konsum nga njeriu.

Problemet e ndotjes se tokes nuk jane vetem shendetsore por lidhen edhe me ekosistemet. Keshtu, per shkak te ndotjes se tokes nga perqindja e shume kimikateve te demshme, ajo peson ndryshime radikale kimike. Disa prej te cilave jane aq te demshme sa mjafton edhe perqindje e vogel per te shkaktuar kete. Keto ndryshime cojne ne dryshime ne metabolizmin e mikrogjallesave endemike, insekteve dhe bimeve banuse te nje mijedisi te caktuar. Keshtu fillon edhe demtimi I zinxhirit ushqimor. Hallkat e zinxhirit ushqimor do te demtonin njera tjetren duke filluar qe nga prodhuesit e deri tek grabitqaret. Masa e helmeve do te rritej nga zinxhiri ne zinxhir. Pra edhe nqs perqendrimi I kimikateve apo ndotesve te tjere eshte I vogel ne nivelet e para trofike, rrjedhimisht ky perqendrim do te rritej nga niveli ne nivel.nje rast I tille eshte ai me DDT-ne ne bujqesi, I cili beri qe te dobesohej guacka e vezeve, te rritej shkalla e vdekshmerise te pulave dhe rrezikteI madh per zhdukjen e disa specieve.

VENDET ME TE NDOTURA NE BOTESipas një raporti të fundit, shëndeti i rreth 200 milionë njerëzve në mbarë botën, është i rrezikuar nga problemet e shkaktuara nga ndotja. Dy organizata të pavarura mjedisore, Kryqi i Gjelbër i Zvicrës dhe Instituti Blacksmith, në Shtetet e Bashkuara, botuan listën e 10 vendeve më të ndotura të botës që ndodhen në 8 shtete në Afrikë, Azi, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine. Sipas raportit, ndotësit kryesorë janë lëndë të tilla si plumbi, kromi, nafta, pesticidet, fenolet, zhiva, sarini dhe elementë të tjerë. Ndër vendet më të ndotura në botë janë Çernobili në Ukrainë, dy fabrika në Rusi, një fonderi dhe një kompleks kimik, që mund të jenë marrë më parë me armë kimike. Po ashtu në listë janë zona minerare në Zambia, delta e lumit Niger në Nigeri, dy mjedise në Indonezi si dhe disa mjedise në Argjentinë, Bangladesh dhe Ganë..

. Sipas raportit, ndotësit ndikojnë tek njerëzit përmes rrugëve të frymëmarrjes, ushqimit, ujit ose kontaktit me lëkurën. Megjithë problememt, raporti ve në dukje edhe shembuj suksesi siç është rasti i Republikës Domenikane, e cila doli nga lista e 10 mjediseve më të ndotura, pas masave që mori ndaj niveleve të larta të plumbit në një kompleks riciklimi mbeturinash. Autoritet në këtë vend e pastruan mjedisin e ndotur dhe e kanë kthyer atë tani në një kënd lojrash.

Në listë janë përfshirë Çernobili i Ukrainës, i cili vuan akoma prej pasojave të ardhura nga shpërthimi radioaktiv i ndodhur në vitin 1986; -delta e lumit Niger, ku çdo vit derdhen 240 mijë fuçi të naftës së papërpunuar dhe Hazaribagh në Bangladesh, ku kancerogjenët u bashkuan me furnizimin e ujit të pijshëm në një zonë të qytetit. Më poshtë ato janë rreshtuar sipas rendit alfabetik. Agbogbloshie, Gana: Kjo zonë që ndodhet në periferi të kryeqytetit Accra të vendit, është më e madhja për përpunimin e mbetjeve në Afrikën Perëndimore. Kur kabllot e pajisjeve elektronike si mikrovala dhe kompjuterë digjen për të marrë bakrin që kanë brenda, ato shpërbëhen në grimca dhe mbesin në tokë. Vlerësohet se 40 mijë njerëz janë prekur prej rrezikut të ndotjes në këtë zonë. Çernobili, Ukrainë: Katastrofa më e madhe bërthamore e ndodhur në vitin 1986 çliroi 100 herë më shumë radiacion sesa bombat atomike të hedhura në Hiroshimë dhe Nagasaki.

Përqendrimet e plumbit, aluminit, magnezit dhe hekurit në lum janë disa herë më të larta se mesataret botërore për shkak të ndotjes nga burimet industriale dhe të brendshme. Dzerzhinsk, Rusi: Një zonë madhore e prodhimit të kimikateve në Rusi, Dzerzhinsk ka nivele të larta të ndotësve si dioksina dhe fenoli në ujërat nëntokësore. Vendasit vuajnë prej sëmundjeve dhe kancerit të syve, mushkërive dhe veshkës. Për më tepër jetëgjatësia mesatare në qytet është 47 për femrat dhe 42 për meshkujt. Hazaribagh, Bangladesh: Regjësit e lëkurave përdorin metoda të vjetra dhe të paefektshme për të bërë lëkura duke hedhur çdo ditë 22 mijë litër kub mbetje toksike në lumin kryesor të qytetit. Kjo ka ndikim te 160 mijë njerëz. Mbetjet përfshijnë edhe kimikatin që shkakton kancer, kromin gjashtëvalent. Kabue, Zambi: Dekada të tëra të minierave të plumbit që operonin në mënyrë të parregullt e kanë bërë këtë qytet afrikan të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e banorëve të Kabues, ku më se 300 mijë njerëz janë prekur prej ndotjes. Në vitin 2006, niveli i plumbit në gjakun e fëmijëve ishte dhjetë herë më i lartë sesa duhej. Kalimantan, Indonezi: Në ishullin Borneo, Kalimantan dhe zonat përreth toka është ndotur prej mërkurit për shkak të minierave të arit, duke ndikuar në 225 mijë njerëz. Minatorët e zonës përdorin mërkur në procesin e nxjerrjes së arit, gjatë shkrirjes dhe bashkimit të lëndëve të para..

Matanza Riachuelo, Argjentinë: Më shumë se 15 mijë industri mendohet të jenë duke çliruar një shumëllojshmëri të ndotësve në lumin Matanza, i cili kalon përmes Buenos Airesit dhe derdhet në Rio de la Plata. Ndotësit përfshijnë zinkun, plumbin, bakrin, nikelin dhe kromin, duke e bërë ujin rreth lumit të Matanza-Riachuelos të pasigurt. Jeta e 20 mijë personave që jetojnë në zonë rrezikohet çdo ditë. Lumbi Niger, Nigeri: Një numër i panjohur njerëzish janë prekur prej industrisë së naftës së pangopur në këtë pjesë të populluar dendur të Afrikës. Mendohet se 7000 incidente të rrjedhjes së naftës kanë ndodhur gjatë viteve 1976-2001. Raporti tregon se rreth 2 milionë fuçi nafte nxirren nga delta çdo ditë që nga viti i kaluar. Norilsk, Rusi: Norilsk është një qytet industrial në Rusinë siberiane, ku çdo vit, çlirohen në ajër afërsisht 500 tonë të oksideve të bakrit dhe nikelit

CFARE ESHTE MBROJTJA E MJEDISIT?

•Çka është mbrojtja e mjedisit? Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme. Ne mund të zvogëlojmë ndotjen dhe të mbrojmë mjedisin

NE CFARE MENYRE MUND TE PAKESOJME NDOTJEN E AJRIT:

Ndotja e ajrit nga industria mund të pakësohet me përdorimin e teknologjisë sa më moderne, përdorimin apo vendosjen e filtrave në tymtarët e fabrikave, me ndërtimin e tymëtarve sa më të lartë, me përdorimin dhe prodhimin sa më të madh të energjisë alternative e cila mënyrë e prodhimit e ndotë fare pak ose nuk e ndotë mjedisin. Ndotja e ajrit nga automjetet mund të pakësohet me përdorimi më ekonomik të automjeteve. Për relacione më të shkurta duhet ti përdorim biçikletat, roshullat por mundemi edhe të ecim këmbë, ndërsa për relacione më të gjata duhet ti përdorim mjetet e transportit publik. Po ashtu do të duhej që automjetet ti servisojmë rregullisht sepse automobili në gjendje të rregullt e ndotë më pak mjedisin, ose të instalojmë në automjete sistemin e djegies me gaz i cili ndotë mjedisin më pak dhe është më ekonomik. Përdorimin e automjeteve duhet ta zvogëlojmë në minimum derisa nuk të prodhohen automjete më të përsosura të cilat do ti përdornin lëndët djegëse të cilat ndotin më pak mjedisin. Kohëve të fundit janë duke u bërë përpjekjet për zëvendësimin e naftës me biodizel i cili është shumë më ekologjik dhe ndotë shumë më pak mjedisin.

KUJDESI PER PEDOSFEREN

Duke. pasur parasysh rëndësinë e pedosferës për mbajtjen, vazhdimin dhe zhvillimin e jetës në të, ne duhet edhe të kujdesemi për te dhe të veprojmë në mënyrë sa më të drejt. Mos të hedhim mbeturina në vende publike dhe të pastërta, të bëjmë gjithçka që të zvogëlojmë emisionin e gazrave helmuese, të mos ndërtojmë objekte mbi toka pjellore, të përdorim me kujdes pesticidet dhe mos ta teprojmë me to, të punojmë në fushën e gjelbërimit dhe pyllëzimit posaçërisht në vende ku ka filluar të paraqitet dukuria e erozionit apo zhveshjes së korës së tokës. Me këto veprime ne do të përfitojmë shumë të mira sepse për çdo kujdes për natyrën ajo din të na shpërblejë shumëfish. Gjelbërimi dhe pyllëzimi i hapësirave tokësore përpos bukurisë së vet kanë edhe anën pozitive sepse rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, thithin dyoksidin e karbonit, gaz i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë, ndalin dhe pastrojnë nga ajri grimcat e pluhurit, krijojmë vende për relaksim dhe atraksion, si dhe shumë të mira të tjera për njeriun dhe për një jetë më të shëndoshë.

SI MUND TE PARANDALOHET NDOTJA?

Ndotja e tokës Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në mënyrë adekuate dhe praktikave edukuative bujqësore.Ndotja e ajrit Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile.

Ndotja e ujit Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit ështëqë të mos hedhim mbeturina dhe materie të tjerakimiketë dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë.

MJEDISI MUND TE MBROHET DHE PERMIRSOHET DUKE:

-Reduktimi i lirimit të gazrave-Ulja e shfrytëzimit te burimeve natyrore-Kursimi i energjisë-Efiçencae energjisë-Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishmetë energjisë-Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre-Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve-Kursimi i ujit-Pyllëzimi

MASAT QE NDIHMOJNE NE PERMIRSIMIN E STANDARTEVE TE CILESISE SE AJRIT.

2. Mbrojtja e ajrit siguron mbrojtjen e shëndetit të njeriut, të kafshëve dhe të bimëve, bashkësive dhe habitateve të tyre, vlerat, natyrore dhe kulturore, nga ndikimet negative të ajrit të ndotur; parandalimin e dëmtimit dhe kërcënimit të shoqërisë nga cilësia e përkeqësuar e ajrit atmosferik, nga pakësimi i shtresës së ozonit dhe nga ndryshimet klimatike që rrjedhin nga veprimtaritë njerëzore; mbrojtjen e cilësisë së ajrit atmosferik në zonat ku nuk është dëmtuar dhe përmirësimin e tij në zonat e tjera. 

Mbrojtja e ajrit përfshin atmosferën, proceset, përbërjen e saj dhe klimën. Mbrojtja mjedisore e ajrit rregullohet me ligj të veçantë.

1- Ulja e numrit të makinave nëpërmjet nxitjes së përdorimit të transportit publik përkundrejt atij privat. 2- Përmirësimi i transportit publik 3- Menaxhimi i rrjetit rrugor 4- Promovimi i teknologjive të pastra të automjeteve 5- Nxitja e çiklizmit. 6- Rritja e sipërfaqeve të gjelbërta 7- Përmirësimi i cilësisë së lëndëve djegëse

PERFUNDIMETNE FUND TE KETIJ PROJEKTI NE MESUAM:-SI TE PUNOJME NE GRUP-GJENDJEN E E NDOTJES SE BOTE-PASOJAT E SECILIT PREJ TYRE-SEMUNDJET QE SHKAKTOHEN NGA NDOTJA-CFARE MUND TE BEJE NE PER TE ZVOGELUAR NDOTJEN E MJEDISIT