në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë...

20
Qendra për Promovim të praktikave të qëndrueshme bujqë dhe zhvillim rural Burime të përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik në mjediset rurale në Republikën e Maqedonisë

Transcript of në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë...

Page 1: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Qendra për Promovim të praktikave të qëndrueshme bujqë dhe zhvillim rural

Burime të përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik në mjediset rurale në Republikën e Maqedonisë

Page 2: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Shkup 2009 2

Projekti Fushata promovuese për shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë, efikasiteti energjetik dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore në mjediset rurale janë implementuar nga CeProSARD në bashkëpunim me Bankën Botërore. Qëllimi i këtij projekti është të informojë dhe t’i përmirësojë njohuritë për mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të përsëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në bujqësi dhe mjediset rurale në Maqedoni, si dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Informacionet që gjenden në këtë broshurë janë fituar nga rekomandimet e studimeve të përgatitura nga CeProSARD në kuadër të projektit AgroEnergjia. Këto rekomandime japin drejtime për shfrytëzimin adekuat të burimeve të përsëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik në bujqësi dhe mjediset rurale.Me qëllim që të lidhen shfrytëzuesit e fundit dhe institucionet qeveritare të cilët sigurojnë mbështetje në këto fusha, njëkohësisht në këtë broshurë janë dhënë informata ku janë përmbajtur masat qeveritare për mbështetje në këtë fushë. Informatat janë siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë për energjetikë të Republikës së Maqedonisë.

Kjo broshurë paraqet material edukativ, që do të distribuohet gjatë pesë sesioneve promovuese në Gostivar, Vinicë, Manastir, Strumicë dhe Shkup. Sesionet u janë dedikuar bujqve, organizatave dhe asociacioneve të tyre, si dhe për pushtetin lokal që është përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimin lokal.

Broshura do të distribuohet edhe përmes rrjetit të iniciuar dhe të vendosur në kuadër të aktiviteteve të CeProSARD.

Page 3: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

3

Përmbajtja

Hyrje ........................................................................................................................................4

1. Burimet e përsëritshme të energjisë .....................................................................4

1.1 Energjia diellore ......................................................................................................41.2 Energjia gjeotermale .............................................................................................5 1.3 Biomasa ......................................................................................................................5

2. Efikasiteti energjetik ...................................................................................................6

2.1 Ndërtimi i Eko shtëpive ........................................................................................7

3. Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik dhe roli i tyre në bujqësi ....................................................................................................................8

3.1 Mbështetja nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të RM ...................................................................................................................9

4. BURIMET E PËRSËRITSHME TË ENERGJISË DHE EFIKASITETI ENERGJE-TIK DHE NDIKIMI I TYRE NË SEKTORIN ENERGEJTIK .........................................10

4.1 Roli i Agjencisë për energjetikë në mbështetjen e BPE dhe EE ...........12

5. Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik hap përpara drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor – masat për mbështetje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ................14

6. Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik në projek-tin AgroEnergjia .................................................................................................................16

6.1 Rekomandime nga studimet e përpunuara në kuadër të projektit Agroenergjia ...................................................................................................................17

Page 4: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Скопје, 2009

Hyrje

Bujqësia është një nga veprimtaritë kryesore në mjediset rurale në Republikën e Maqedonisë. Për këtë shkak, ajo paraqet edhe një nga konsum-uesit kryesor të energjisë në mjediset rurale. Në shpenzimin e energjisë në bujqësi dominojnë derivatet e naftës (për makinat bujqësore dhe ngrohja e oranzherive) me 63%, pastaj pason en-ergjia gjeotermale (për ngrohjen e oranzherive) me 27%, energjia elektrike me 7% dhe biomasa me 3%. Shpenzimi i energjisë, në këtë sektor, për banor është tre herë më e vogël nga shpenzimi te vendet e zhvilluara evropiane. Por, duke e llog-aritur sipas njësisë së bruto prodhimit të vendit, shpenzimi është diçka më i lartë te vendet e zh-villuara evropiane, që është rezultat i shfrytëzimit joefikas të energjisë.

Burimet e përsëritshme të energjisë, që mund të gjenden lehtë në fushat rurale, në masë të mad-he janë të pashfrytëzuara dhe shpesh paraqesin mbeturina nga vetë procesi i prodhimit. Investi-mi në teknologji të reja do të kontribuojë për shfrytëzimin e tyre, me çka do të rritet prodhim-taria, do të krijohen vende të reja pune dhe do të sigurohet siguri sociale. Vendosja e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzim më i madh i burimeve të përsëritshme të energjisë kontribuon drejt re-alizimit të efekteve pozitive financiare dhe rua-jtjen e mjedisit jetësor.

Burimet e përsëritshme të energjisë

1.1 Energjia diellore

Rrezatimi mesatar diellor në Maqedoni është 3,8 kWh/ m2, që është për rreth 30% më e lartë se vlera mesatare në shumë vende evropiane. Rrezatimi mesatar diellor ndryshon mes 3,4 kWh/m2 në pjesën veriore të Maqedonisë (Shkup) dhe 4,2 kWh/m2 në pjesën jugperëndimore (Manastir). Sipas kushteve të brezit gjeografik ku janë vendosur stacionet meteorologjike, rrezatimi i përgjithshëm vjetor diellor ndryshon nga minimumi 1.250 kWh/m2, në pjesën veriore, deri në maksimum 1.530 kWh/m2 në pjesën jugperëndimore, që sjell deri te rrezatimi mesatar vjetor diellor prej 1.385 kWh/m2.

Këto kushte mundësojnë përdorimin më të madh të energjisë diellore në bujqësi. Duke pasur parasysh faktin se ekonomitë bujqësore janë konsumues të mëdhenj të ujit të ngrohtë, energjia diellore mund të shfrytëzohet për ngrohjen e ujit. Nevojat ditore të ujit të ngrohtën ferma mund të ndryshojë në varësi nga madhësia e fermës, e shpesh mbulohen me shfrytëzimin e drurit ose burimeve tjera të energjisë. Teknologjia për ngrohjen e ujit me kolektorë diellorë mund të nxitë përdorimin masiv të energjisë diellore në bujqësi në bazë të ekonomizimit të tyre, efektet mbi mjedisin jetësor dhe përfitimet sociale, por gjithashtu edhe si rezultat i thjeshtësisë së tyre dhe fleksibilitetit. Tregu për këto teknologji në Maqedoni ka trend të rritjes. Në treg janë të pranishëm numër të madh furnitorësh dhe prodhues të pajisjeve, që e lehtëson furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.

1

4

Page 5: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

1.2 Energjia gjeotermale

Në territorin e Republikës së Maqedonisë ekziston potencial i madh i energjisë gjeotermale, e cila çdo kund në botë trajtohet si burim i pashtershëm i energjisë termike.

Temperatura mesatare e ujit gjeotermal në basenet gjeotermale të territorit të Koçanës, Strumicës, Gjevgjelisë, Dibrës, Kratovës, Kumanovës dhe Katllanovës mesatarisht është mes 30 - 78 ° dhe për momentin më së shumti shfrytëzohet për ngrohjen e oranzherive. Megjithatë, burimet e ujit gjeotermal janë jo aq të shfrytëzuara me prodhim mestar prej 210 GWh në vjet, roli i të cilit në konsumimin e energjisë në bilancin energjetik është më pak se 0,5%. Sektori i oranzherisë ka potencial të madh duke i falënderuar kushteve klimatike dhe mundësisë për shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë për ngrohje ku merr pjesë edhe energjia gjeotermale.

1.3 Biomasa

Biomasa me prejardhje bimore është burim i përsëritshëm i energjisë me rëndësi të madhe për furnizimin me energji në të ardhmen e afërt në suaza globale. Kjo ka të bëjë me një sërë përparësish të saja para burimeve tjera të energjisë, e veçanërisht para lëndëve fosile, që shihet në këtë që vijon: ndotje më e vogël gjatë djegies, përtëritja vjetore (agro biomasa) ose rritja (biomasa pyjore), qasje e lehtë, shpërndarje e barabartë gjeografike, mundësi për shfrytëzimin e materieve të cilat e ndotin mjedisin jetësor, si dhe çmimi i saj atraktiv.

Bartës energjetik nga biomasa bimore mund të jenë primare (druri natyror, kashta, trungjet e kulturave bujqësore etj.) dhe sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta) ose me përpunimin kimik (vaj bimësh, alkool, letra etj.).Me prodhimin e peletave dhe me shfrytëzimin e biomasës nga prodhimi bujqësor dhe nga pyjet në afërsi të bashkësive rurale, mund të plotësohen nevojat për energji termike. Sistemi efikas për prodhimin e peletave dhe briketave në vendin e krijimit të biomasës mund të arrihet me ndryshimin e sistemeve mobile për prodhim. Këto sisteme sipas dimensionit janë të vogla, të thjeshta për përdorim dhe nuk kërkojnë kushte të veçanta të hapësirës për funksionimin dhe ruajtjen e tyre. Aplikimi i tyre i eliminon shpenzimet për transport të biomasës, me çka shpenzimet e vetme për vendosjen e teknologjisë së këtillë janë shpenzimet për furnizimin e sistemeve.Vendosja e prodhimtarisë së briketave dhe peletave nga biomasa, mund të nxisë hapjen dhe zhvillimin e kompanive, veprimtaria e të cilave është prodhimtaria e pajisjes dhe teknologjive për prodhimin e briketave dhe peletave, të cilat akoma nuk ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, do të nxitet prodhimtaria e sistemeve adekuate për djegien me dozim automatik. E gjithë kjo do të kontribuojë në realizimin e dobisë plotësuese ekonomike, jo vetëm në bashkësitë rurale, por edhe në qytetet e zhvilluara në R. Maqedonisë.

5

Page 6: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Скопје, 2009

Pasqyra termike e objekteve të fermave të përgatitura nga ana e CeProSARD pohojnë se fermat shpesh janë ndërtuar pa izolim dhe aklimatizim adekuat. Si rezultat i kësaj, fermeri ka shpenzime të rritura për ushqim, kafshët mbijetojnë në gjendje të stresit, ndërsa prodhimtaria edhe krahas shpen-zimeve të rritura është më pak nga ajo që është pritur. Në këto raste humbjet në prodhimtari janë të mëdha, ndërsa të ardhurat më të vogla në krahasim me të ardhurat e fituara nga prodhimi në objekte të izoluara adekuate. Në industrinë e kultivimit të shpezëve përmirësimi i efika-sitetit energjetik të objekteve me vendosjen e izolimit paraqet realizimin e kursimit të dukshëm të energjisë dhe sa-sisë së ushqimit të shpenzuar për shpezët. Me përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve te fermat e shpezëve kursehet edhe energjia e shpenzuar për ndriçim, ventilim dhe largimin e mbeturinave.Efikasiteti energjetik në sektorin kopshtar ndikon mbi rregul-limin e çmimit të prodhimeve kopshtare. Shpenzimi më i madh në prodhimtarinë e perimeve është ngrohja e këtyre hapësirave. Nëse këto hapësira janë mirë të projektuara zvogëlohen shpenzimet për ngrohje dhe të ardhurat rriten. Zakonisht në Maqedoni nuk bëhen hulumtime dhe incizime gjeotermale për vërtetimin e efikasitetit energjetik në këto objekte.Qasja e suksesshme drejt realizimit të efikasitetit energjetik fillon në nivel të fermës në mjedis rural dhe paraqet problem lokal, i cili duhet të zgjidhet në nivel lokal.

Efikasiteti energjetik

Nevoja nga kursimi i energjisë kërkon vendosjen e izolimit të mirë ekologjik gjatë punëve të ndërtimtarisë në objekt. Me vendosjen e izolimit përmirësohet mbrojtja termike dhe akus-tike, rezistenca ndaj zjarrit, objekti mbrohet nga lagështia, e njëkohësisht realizohet cilësi më e lartë e jetës. Kursimi finan-ciar i fermerit është motiv më shumë që të aplikohet izolim i mirë i fermave. Të dhënat statistikore në këtë fushë tregojnë gjendje sipas të cilave për ngrohjen dhe ventilimin e objektit shfrytëzohen 60-70% të nevojave të përgjithshme energje-tike të objektit. Humbjet e energjisë gjatë izolimit të dobët të objektit arrin edhe deri në 70% nga humbjet e përgjithshme të energjisë.Zakonisht në Maqedoni, objektet e fermave janë vendosur në vende joadekuate, keq të projektuara dhe të mirëmba-jtura, nuk janë izoluar dhe janë konsumues të mëdhenj të energjisë për ngrohje dhe ftohje se sa objektet e projektuara dhe të realizuara me profesionalizëm. Shfrytëzimi i mate-rialeve tradicionale për ndërtim (guri, druri, kashta, tulla) të fermave, për ndërtim të objekteve të dedikuara për amvisëri familjare dhe për kultivimin e kafshëve, janë zëvendësuar me materiale bashkëkohore (beton, beton i armuar dhe çelik).

2

6

Page 7: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

2.1 Ndërtimi i Eko shtëpive

Në Maqedoni ekziston potencial i madh për përmirësimin e efikasitetit energ-jetik përmes ndërtimit të eko-objekteve me shfrytëzimin e materialeve të cilat lehtë gjenden në mjediset rurale, e në të njëjtën kohë kanë karakteristika të shkëlqyeshme izoluese. Më së shumti, materiale tradicionale të shpërndara për ndërtim në vendin tonë, të cilat lehtë mund të gjenden në mjediset rurale, kanë performansa të larta efikase energjetike, e gjithashtu janë shumë të lira, do të mund të shfrytëzohen për ndërtimin e eko-objekteve. Si shembuj më të mirë për shfrytëzimin e materialeve natyrore për qëllime ndërtimi janë ndërtimi i eko-objekteve me përdorimin e blloqeve të zbrazëta nga betoni të pasuruara me lëvozhga orizi dhe ashkla druri si zëvendësim efikas energjetik për kon-struksionin klasik të murit.

7

Page 8: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Funksionaliteti i shumëfishtë i bujqësisë është të kuptuarit e ri të veprimtarisë bujqësore si e dobishme për mjedisin jetë-sor dhe burim për prodhimtarinë dhe përdorimin e energjive të qëndrueshme – bogazi dhe bio lëndët.

Veprimtaria bujqësore ka ndikim të drejtpërdrejt mbi mje-disin jetësor dhe kultivimi intensiv i kafshëve ka ndikim të veçantë negativ mbi biodiverzitetin dhe resurset ujore.

Reformat e politikës së përbashkët bujqësore, të njohura si “Reformat e Fishlerit” janë kthesë revolucionare në politikën bujqësore nga “rritja e prodhimtarisë” në “optimalizimin e aktiviteteve bujqësore për mbrojtjen e mjedisit jetësor të njohura si “pagesa agro-ekologjike”.

Pagesat agro-ekologjike janë pagesa të drejtpërdrejta të prodhuesve bujqësor për aktivitetet bujqësore të cilat janë të dobishme për mjedisin jetësor, por gjithashtu i jepen edhe prodhimtarisë së ashtuquajtura të mira jomateriale, gjegjë-sisht mirëmbajtja e peizazheve rurale dhe natyrës veçanër-isht në rajonet, të cilat janë të rrezikuara nga heqja dorë nga bujqësia dhe largimi nga toka bujqësore-veçanërisht kara-kteristike për rajonet kodrinore-malore. Këto masa së pari janë vendosur në bazë vullnetare, që me modulet e reja të politikës së përbashkët bujqësore të UE bëhen pjesë e kush-teve për fitimin në përgjithësi të pagesa ve të drejtpërdrejta – të ashtuquajtur “përshtatje e kryqëzuar”.

Nga aspekti i zhvillimit rural, investimi në prodhimtarinë e energjive të qëndrueshme përmes përdorimit të mbeturi-nave nga veprimtaria bujqësore, vendosen forma të reja të mbështetjes së standardit jetësor të popullatës rurale. Masat për mbështetje të investimeve në prodhimin e energjive të qëndrueshme në mjediset rurale në përgjithësi është instru-menti më aktual në UE për shkak të obligimeve dhe sfidave të vendeve nga UE që ta zëvendësojnë përdorimin e lëndëve fosile në vitin 2020.

Në kushte të ngrohjes globale, përdorimi i energjive të përsëritshme fitojnë rëndësi nga aspekti i mbrojtjes së mje-disit jetësor. Në Maqedoni një nga problemet kryesore është përdorimi i pakontrolluar i masës së drurit si burim themelor i energjisë për ngrohje në mjediset rurale krahas energjisë elektrike. Përdorimi i energjisë diellore, ujërave gjeo-ter-mal, bio-gazit dhe mikro-hidrove në mënyrë të dukshme i zvogëlon shpenzimet e energjisë së popullatës rurale.

Duke i pranuar këto gjendje dhe mundësi, politika nacio-nale bujqësore përqendrohet në përgatitjet për vendosjen e pagesave kompensimi për prodhuesit bujqësor, të cilët në bazë vullnetare do të aplikojnë veprimtari për mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes praktikave për avancimin e tokës, mbrojtjen e ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor, mbrojtjen e biodiverzitetit, avancimin e llojeve tradicionale etj.

Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik dhe roli i tyre në bujqësi3

8

Page 9: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

9

3.1 Mbështetja nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të RM Nga viti 2009, në kuadër të Programit për mbështetje fi-nanciare të zhvillimit rural, për herë të parë janë vendosur masa me të cilat mbështeten investimet për prodhimin dhe shfrytëzimin e energjive të përsëritshme në mjediset rurale në shumë prej 18.000.000 denarë. Qëllimi i kësaj mase është shfrytëzimi i burimeve alternative të energjisë në mjediset rurale, që të zvogëlohet shpenzimi i energjisë elektrike, të mbrohen pyjet nga prerja e pakontrolluar dhe të mbrohet mjedisi jetësor gjegjësisht zvogëlimi i efekteve të kopshtit të qelqtë, të cilat kontribuojnë drejt ngrohjes globale. Me këtë masë nxiten investimet në konstruksion dhe pajisje për pro-dhimin dhe përdorimin e energjive të përsëritshme të ekon-omisë bujqësore veçanërisht për investimet në ndërtim dhe pajimin e objekteve për prodhim dhe distribuim të energjisë së përsëritshme në fermë, gjatë kësaj duke i shfrytëzuar burimet e përsëritshme të energjisë si erën (veçanërisht në kullosat malore), ujin, burimet gjeo-termale, si dhe energji-në nga biomasa duke përfshirë edhe kashtën, mbeturinat e drurit dhe bio-gazin.

Shpenzimet e pranuara për investime nën masën janë:

• furnizimi i pajisjes për instalime për prodhim dhe shfrytëzimi i energjisë diellore• furnizimi i pajisjes për instalime për prodhim dhe shfrytëzimi i bio-gazit• furnizimi i pajisjes për instalime për prodhim dhe shfrytëzimi i erës si burim i energjisë• furnizimi i pajisjes për instalime për prodhim dhe shfrytëzimi i energjisë gjeo-termale• shpenzimet operative për instalimin e pajisjes.

Aktivitetet bujqësore dhe banorët e fermës mund të për-dorin teknologji dhe teknika për zvogëlimin e përdorimit të energjive të shtrenjta. Implementimi i teknologjive të bio-gazit, qelizave diellore, ujërave gjeo-termal dhe mikro-hidro

teknologjive mund ta zëvendësojnë energjinë për ngrohje dhe energjinë elektrike dhe me atë energjinë tepërt ta pla-sojnë në rrjetin nacional të shfrytëzuesve të tjerë të mëdhenj. Gjithashtu burime alternative të energjisë kontribuojnë drejt rritjes së të ardhurave të fermës përmes shitjes së energjisë në rrjetin energjetik, nëse prodhohet në sasi konstante të cilat janë më të mëdha se nevojat personale.

Mënyra e ko-financimit

Mjetet për investimet e lartpërmendura paguhen sipas pa-rimit të ko-financimit të investimeve të realizuara. Ko-finan-cimi i shpenzimeve është në shumë prej 50% të vlerës së përgjithshme të investimit të miratuar, përveç në rastet që vijojnë:

• 60% nga vlera e investimit të miratuar për investim të parashtruar nga bartësi i ekonomisë bujqësore, prej moshës 18 deri 40 vjet, në ditën e parashtrimit të in-vestimit ose gruaja bartëse e ekonomisë bujqësore; • 65% nga vlera e investimit të miratuar për investim të parashtruar nga bartësi i ekonomisë bujqësore që gjen-det në rajon rural kodrinor-malor;• 70% nga vlera e investimit të miratuar për investim të parashtruar nga bartësi i ekonomisë bujqësore, prej moshës 18 deri 40 vjet në ditën e parashtrimit të in-vestimit ose gruaja bartëse e ekonomisë bujqësore që gjendet në rajon rural kodrinor-malor.

Dokumentet e nevojshme për paraqitje

• Kërkesë formulari PRR – A1• Fotokopje e letrës së njoftimit/pasaportës së parashtruesit/personit përgjegjës• Fotokopje e llogarisë së transaksionit përmes së cilës do të bëhen transaksionet/pagesat• Oferta ose pro-fatura me specifikim detajor për investimin e planifikuar – jo më të vjetër se një muaj – (vetëm për investime më të vogla se 300.000,00 denarë pa TVSH të kyçur)

Page 10: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Shkup 2009 10

• Tre oferta ose pro-fatura me specifikim detajor nga furnitorë të ndryshëm – jo më të vjetra se një muaj – (vetëm për investime më të mëdha se 300.000,00 denarë pa TVSH të kyçur)• Vërtetim për regjistrimin në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore si ekonomi familjare bujqësore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave• Marrëveshje për koncesion për eksploatimin e lëndëve minerale (vlen vetëm për investime të cilat përfshijnë ujërat gjeo-termal).

Nxitja e investimeve në energjinë e përsëritshme, si dhe kyçja më e madhe e burimeve të përsëritshme të energjisë në konsumimin energjetik dhe rritja e efikasitetit energje-tik janë një nga qëllimet kryesore strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në sektorin energjetik. Gjithsesi, për implementim të suksesshëm të masave të këtilla edhe nga ana e Republikës së Maqedonisë, si vend kandidat dhe anëtare e ardhshme e Unionit Evropian, në mënyrë aktive punojmë në harmonizimin e legjislacionit evropian, veça-nërisht në fushën e efikasitetit energjetik dhe burimeve të përsëritshme të energjisë, që duhet të paraqesin kornizë le-gale për avancimin e t gjitha masave të mëtejshme në këto fusha të energjetikës.Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë kushte të volitshme për shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë, siç janë: hidro energjia, energjia gjeo-termale, energjia e diellit, biomasa dhe energjia e erës.

Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik dhe ndikimi i tyre në sektorin energjetik

Para do kohe, si masa stimuluese për nxitjen e investimeve në energjinë e përsëritshme, të miratuar me tarifa të privi-legjuara për shitblerje të energjisë elektrike, të prodhuar nga centrale të vogla hidroelektrike, centrale të erës, centrale elektrike të bio gazit dhe sisteme foto volti.

4

Page 11: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

11

• Tarifa të privilegjuara për shitblerje të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet e vogla hidroelektrike, të miratuar në shkurt të vitit 2007:

GrupiSasia e energjisë elektrike të

dërguar / në muaj(kWh)

Sasia e energjisë elektrike të dërguar/ në vjet

(kWh)

Tarifa e privilegjuar (€ cents/kWh)

I 1 – 85.000 1 – 1.020.000 12,00II 85.001 – 170.000 1.020.000 – 2.040.000 8,00III 170.001 – 350.000 2.040.001 – 4.200.000 6,00IV 350.001 – 700.000 4.200.001 – 8.400.000 5,00V over 700.001 over 8.400.001 4,50

• Tarifa të privilegjuara për shitblerje të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet me erë: 8,9 €cents/kWh, të miratuar në maj të vitit 2007• Tarifa të privilegjuara për shitblerje të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet elektrike të bio gazit dhe lëndës nga biomasa, të miratuar në nëntor të vitit 2007:

Grupi Fuqia e instaluar Tarifa e privilegjuar (€ cents/kWh)

I ≤ 500 kW 13,00II > 500 kW 11,00

• Tarifa të privilegjuara për shitblerje të energjisë elektrike të prodhuar nga sistemet foto volti, të miratuar në shtator të vitit 2008:

Grupi Fuqia e instaluar Tarifa e privilegjuar(€ cents/kWh)

I ≤ 50 kW 46,00II > 50 kW 41,00

Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive i ndjek aktet të cilat miratohen nga ana e Unionit Evropian në fushën e burimeve të përsëritshme të energjisë dhe në të njëjtë kohë e përgatit legjislacionin nacional, të harmonizuar me rregulloret e UE-së. Në Direktivën e miratuar para do kohe të UE 2009/28 për nxitjen e shfrytëzimit të burimeve të përsëritshme janë dhënë edhe qëllimet e reja obliguese për pjesëmarrje të burimeve të përsëritshme të energjisë në shpenzimin e përgjithshëm t energjisë për çdo vend anëtare të UE.Që të stimulohet shfrytëzimi i energjisë diellore te amvisëritë, Ministria e Ekonomisë në vitin 2007 dhe 2009 me sukses e zba-toi masën për subvencionimin e gjithsej 500 amvisërive që vendosën kolektorë diellor dhe të cilët me kohë dhe në rregull e parashtruan dokumentacionin e duhur.

Page 12: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Ministria e Ekonomisë e përgatitën Strategjinë për shfrytëz-imin e burimeve të përsëritshme të energjisë, si dhe revidi-min e Strategjisë ekzistuese për efikasitetin energjetik. Si një nga aktivitetet më të rëndësishme afatmesme në fushën e efikasitetit energjetik është realizimi i Projektit për efikasitet energjetik për ndërtesat, që është paraparë të realizohet në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Austrisë në peri-udhën e ardhshme. Në Ministrinë e Ekonomisë, në rrjedhë janë aktiv-itetet për zgjedhje të Agjencisë për krijimin dhe realizimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimit – Kurseni energjinë elektrike.

4.1 Roli i Agjencisë për energjetikë në mbështetjen e BPE dhe EE

Agjencia për energjetikë të Maqedonisë (AERM) e mbështet zbatimin e politikës energjetike të Qeverisë përmes për-gatitjes së strategjive energjetike, planeve dhe programeve zhvillimore, me theks të veçantë të efikasitetit energjetik (EE) dhe shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë (BPE). Agjencia për energjetikë ka mandat të udhëheqë, jep iniciativa, koordinon përpilimin e studimeve dhe projekteve për EE dhe shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të en-ergjisë në drejtim të plotësimin të suksesshëm të planit ak-sionar për realizimin e Strategjisë për efikasitet energjetik të RM.Agjencia është ndërmjetësuesi kryesor për rekomandime dhe fitimin e mbështetjes financiare për projekte nga fusha

e EE dhe BPE nga donatorë dhe banka komerciale, por drejt-përdrejt nuk financon projekte. Krahas kësaj, Agjencia sig-uron dhe ndërmjetëson për financimin e projekteve nga bankat komerciale përmes partnerit të saj Bankës Maqe-donase për Mbështetje të Zhvillimit (BMBZH) për investues potencial dhe prodhues të autorizuar të energjisë nga BPE. Agjencia siguron mbështetje teknike dhe financiare për tra-jnime, seminare, konferenca dhe prezantime, për përgatitje të projekteve, mbindërtim profesional dhe realizimin e pro-jekteve për EE dhe BPE.

Kompetencat specifike të Agjencisë janë vërtetuar nga supozimet e përgjithshme ligjore:

• Zhvillon dhe realizon aktiviteteve promovuese për rritjen e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimin e rritur të burimeve të përsëritshme të energjisë, përmes promovi-mit të metodave bashkëkohore dhe specifike, teknikave dhe teknologjive për kursimin e energjisë, supstitimin e energjensëve dhe në përgjithësi shfrytëzimin më racio-nal të energjisë;• Përgatitja e programeve afatgjate dhe afatmesme;• Inicion, propozon dhe koordinon përgatitjen e studi-meve dhe projekteve nga fusha e efikasitetit energjetik dhe rritjen e efikasitetit në eksploatimin dhe burimet e përsëritshme të energjisë përmes nxitjes së shfrytëzimit të energjisë së diellit, energjisë s erës, energjisë gjeo-ter-male, energjisë së fituar nga biomasa, dhe shfrytëzimi i rritur i hidro potencialit; • U jep certifikata prodhuesve të energjisë elektrike nga burime të përsëritshme dhe mban regjistër për certi-fikatat;• Propozon vendosjen e masave për mbrojtje të mjedisit jetësor në projektet energjetike;• Koordinon projekte rajonale;• Përgatit propozime të akteve ligjore dhe nënligjore dhe rregulla teknike nga fusha e e energjetikës.

12

Page 13: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

PROJEKTI PËR ENERGJI TË QËNDRUESHME (GEF)

Agjencia për Energjetikë e Republikës së Maqedonisë (AERM) në kuadër të projektit GEF për energji të qëndrueshme, të zbatuar përmes Bankës Botërore, ka mundësi të ndihmojë në formimin e ideve projektuese (ndihmë teknike tipi – A), para-fizibiliti dhe kontrolli energjetik, (ndihmë teknike tipi - B) dhe ndihmë financiare në përpunimin e projekteve kryesore të gjithë personave juridik nga RM, të cilët planifikojnë shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë (ndihmë teknike tipi – C). Projektet nuk duhet në shumën e përgjithshme të investimit të jenë më të mëdha prej 4.000,000 $USA. Ndihma teknike nga Agjencia për energjetikë për tipat e ndihmës teknike A dhe B është falas, derisa për të fundit tipin C është e kushtëzuar me ko-financim të investuesit me pjesëmarrje të tij prej 30-70%. Krahas ndihmës teknike nga AERN, investuesit kanë në dispozicion edhe fond për financim në Bankën Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit (BMMZH) për kreditim të projekteve të lartpërmendura ku pjesëmarrja personale e investuesit është 10-30%, periudhë grejs prej 3 viteve dhe periudhë për kthimin e mjeteve prej 10 viteve.

Shembuj për projekte të pranueshme në kuadër të projektit GEF:

1. Ferma blegtore, janë të mundshme vendosja e këtyre tipave të teknologjisë:

- shfrytëzimi i mbeturinave të kasolles – ndërtimi i makinës për fitimin e bio gazit, që përbëhet nga gropa septike, instalimi shoqërues dhe makinë e kombinuar për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike me mundësi për distribuim në sistemin elektro-distributiv.- vendosja e kolektorëve diellor për ngrohjen e ujit dhe hapësirës;- vendosja e mullinjve me erë të vogjël për ngrohjen e hapësirës dhe ujit përmes trupave elektrik për ngrohje ose distribuimin drejt sistemit elektro-distributiv.

2.Mbjelljet e hardhive dhe pemëve:- grumbullimi i kërcejve që janë mbeturina nga shartimi ose bluarja e tyre deri te peleta, për shitje të mëtejshme ose shfrytëzimi personal si energji finale në furra të peletave ose kazan me avull me peleta.

3. Efikasiteti energjetik i objekteve ndërtimore banesore dhe prodhuese, përmes përmirësimit të izolimit termik, zëvendësimit të dritareve dhe zëvendësimi i aparateve ekzistuese për ngrohje me aparate më efikase.

13

Page 14: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Shkup 2009 14

Republika e Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në UE, politikat e veta në ndryshimet klimatike i bazon dhe harmonizon me politikat gjenerale në nivel të Unionit Evropian. Vendi ynë është nënshkruese e Konventës kornizë të KB për ndryshimet klimatike dhe nuk paraqet emetues të madh të gazrave të qelqtë, por e respekton parimin e Konventës për përgjegjësi të përbashkëta në stabilizimin e gazrave të qelqta në atmosferë.Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka ratifikuar protokollin nga Kjoto drejt Konventës kornizë të KB për ndryshimet klimatike, i njohu lehtësimet të cilat dalin me realizimin e njërit nga tre mekanizmat e Protokollit nga Kjoto (të ashtuquajtur mekanizmi për zhvillim të pastër, Clean Development Mechanism-CDM), si mekanizëm plotësues në tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Qëllimi i mekanizmit është: - T’u ndihmojë vendeve të zhvilluara industriale (të cekura në Aneksin 1 të Protokollit të Kjotos), t’i plotësojnë obligimet e veta lidhur me zvogëlimin e emisioneve dhe - Të kontribuojë drejt zhvillimit të qëndrueshëm të vendeve industriale të cilat nuk janë të zhvilluara (ashtu si është për momentin statusi i vendit tonë).

Qëllimi i parë u mundëson vendeve të zhvilluara të plotësojnë një pjesë të obligimeve të tyre për zvogëlimin e gazrave të qelqta përmes projekteve në vendet në zhvillim ose në tranzicion, të cilat i zvogëlojnë emisionet e gazrave të qelqta përmes promovimit të energjisë së përsëritshme, efikasitetin energjetik, përmirësimin e menaxhimit me mbeturinat, pyllëzimin dhe aktivitete tjera me të cilat

robërohen emisionet e gazrave të qelqta. Qëllimi i dytë i CDM u mundëson vendeve në zhvillim të tërheqin investime plotësuese për arritjen e qëllimeve të tyre të zhvillimit të qëndrueshëm përmes shitjes së zvogëlimit të vërtetuar të emisioneve (CER) si rezultat nga zbatimi i CDM projekteve. vendi investues pastaj mund t’i përfshijë CER-et e tilla nga zvogëlimi i përgjithshëm i emisioneve lidhur me obligimet personale nacionale për zvogëlimin e gazrave të qelqta.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në shkurt të vitit 2006, e miratoi Strategjinë nacionale për periudhën e parë të obligimeve sipas Protokollit të Kjotos 2008-2012, me çka u miratuan edhe rregullat dhe procedurat për zbatimin e projekteve sipas këtij mekanizmi. Ato janë transparente dhe të kapshme në ueb faqen e ministrisë (www.moepp.gov.mk, www.unfccc.org.mk). Ne jemi vendi i parë nga rajoni që formoi organ kompetent nacional për koordinimin e aktiviteteve për realizimin e këtij mekanizmi dhe i njëjti është i inkorporuar në Ligjin e ndryshuar dhe të plotësuar për mjedis jetësor. Strategjia nacionale për periudhën e parë të obligimeve sipas Protokollit të Kjotos 2008-2012 jep pasqyrë të potencialit për financimin karbonik në shumë fusha, si: sektori i energjisë (me nën sektorët efikasiteti energjetik dhe burimet e përsëritshme energjetike, rehabilitimi i hidrocentraleve të mëdha dhe zëvendësimi i lëndëve djegëse), sektori i mbeturinave (mbeturina komunale dhe industriale, si dhe mbeturina nga sektori bujqësi dhe pylltari), si dhe vetë sektori pylltari (si thithës i dyoksid karbonit).Sektori bujqësor luan rol shumë të rëndësishëm në ekonominë maqedonase dhe përbën më shumë se 10% të BPV në vend. Sipas kësaj, edhe ky sektor është një nga prodhuesit më të

Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik hap përpara drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor – masat për mbështetje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor5

Page 15: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

mëdhenj të mbeturinave. Nuk ekzistojnë sisteme formale të grumbullimit të mbeturinave nga bujqësia përveç sistemeve të vetë bujqve individual dhe sipërmarrjeve bujqësore. Sipas NEAP, praktikat e menaxhimit me mbeturinat bujqësore në Maqedoni janë vjetërsuar dhe shpesh nuk i plotësojnë kërkesat teknike dhe ekologjike: Kërkesa e bio-energjisë, veçanërisht prodhimi i bio gazit nga mbeturinat bujqësore, mund të bëhet burim i rëndësishëm potencial alternativ i energjisë së pastër dhe ekologjike të parrezikshme për sektorin bujqësor maqedonas. Prezenca e sasive të mëdha të mbeturinave organike është burim potencial i bio gazit, i cili mund të fitohet nga mbeturina përmes procesit digjestiv dhe pastaj të përdoret për prodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike. Nga perspektiva në rrjedhë e tregut të CDM, një nga projektet më atraktive në sektorin bujqësor maqedonas mund të jenë ato që kanë për qëllim ndërtimin e bio-digjestatorëve për fitimin dhe përdorimin e bio-gazit nga fermat e kafshëve dhe fermave për shpezë, për çka ato sjellin deri te zvogëlimi i emisioneve të metanit (СН4), gazi i qelqtë potenciali i të cilit është 21 herë më i madh për ngrohjen globale nga ai i CO2. Ky lloj i projekteve ka potencial të mirë në Maqedoni, për shkak të prezencës së madhe dhe të mirë të sektorit të shpendarisë dhe blegtorisë. Përveç kësaj, projektet për menaxhimin me mbeturinat bujqësore zakonisht janë të lidhura me dobi të dukshme sociale dhe ekologjike për bashkësitë lokale, siç janë mundësitë e reja për punësim, fuqia e kualifikuar rurale e punës, prodhimi i plehrave artificiale të pastra ekologjike për bujqit dhe familjet individuale, si dhe zvogëlimi i ndotjes me nitrate dhe zvogëlimi i aromës nga plehrat. Ekzistimi i CDM metodologjive të miratuara, periudha e shkurtër të zbatimit dhe shpenzimet e matura për fillimin e veprimtarisë e bëjnë këtë lloj të projekteve interesant për investuesit CDM potencial.

Në vendin tonë tashmë zbatohen një numër i madh i projekteve sipas këtij mekanizmi në sektorë të ndryshëm. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri tani ka botuar 5 letra të mospasjes së vërejtjeve dhe 2 letra të miratimit të CDM projekteve të parashtruara, si hap i domosdoshëm në miratimin/refuzimin final të projektit nga ana e trupit të automatizuar për regjistrimin e projekteve të formuara nga ana e Kombeve të Bashkuara. Në RM ekziston potencial i madh për financim karbonik. Ekonomia maqedonase karakterizohet me nivel relativisht të lartë të shpenzimit të energjisë dhe emisioneve të gazrave të qelqta për një njësi të BPV (një nga nivelet më të larta në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore). Raporti i lartë i emisioneve të gazrave të qelqta përkundër rezultateve ekonomike (intensiteti i gazrave të qelqta ose të dyoksid karboni) sinjalizon shkallë të lartë të efikasitetit të CDM projekteve potenciale, sepse paralajmëron se për 1 dollar investime mund të arrihen ulje të mëdha të emisioneve të gazrave të qelqta. Relativisht potenciali më i lartë i Maqedonisë për zvogëlimin e emisioneve në krahasim me vendet tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore gjithashtu del nga fakti se sektori energjetik në Maqedoni në masë të madhe varet nga termo energjia që bazohet në thëngjill dhe linjit, e kështu të gjitha masat me të cilat do të zëvendësohet shfrytëzimi i thëngjillit dhe linjitit kanë mundësi të sjellin deri te zvogëlimi i rritur i emisioneve dhe sipas kësaj, të bëhen më atraktive për CDM.

15

Page 16: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Shkup 2009 16

Qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bu-jqësore dhe zhvillim rural CeProSARD, e implementoi pro-jektin Promovimi i praktikave të qëndrueshme bujqësore, efikasiteti energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të përsëritshme të energjisë në bashkësitë rurale në Republikën e Maqedonisë – AgroEnergjia, të financuar nga Sida – Agjencia suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim.Për herë të parë në vendin tonë në kuadër të projektit Agroenergjia është bërë përpjekje për ndërlidhjen e buri-meve të përsëritshme të energjisë, efikasiteti energjetik me bujqësinë dhe mjediset rurale.Projekti funksionon në pajtim me aktivitetet ndërkombëtare dhe nacionale të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet klima-tike duke i ndjekur qëllimet e Unionit Evropian për rritjen e pjesës së energjisë nga burimet e përsëritshme në shpenz-imin e përgjithshëm të energjisë, Strategjinë për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, Programet e Ministrisë së Bu-jqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Strategjia e Ministrisë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.Në kuadër të projektit janë bërë hulumtime të potencialeve të burimeve të përsëritshme të energjisë, si dhe mundësitë për përmirësimin e efikasitetit energjetik në prodhimtarinë bujqësore dhe mjediset rurale.

Në kuadër të projektit janë përgatitur 12 studime. Nga fusha e burimeve të përsëritshme të energjisë janë përgatitur këto studime:

• Studimi për potencialet dhe shfrytëzimi optimal i en-ergjisë diellore • Studimi për potencialet dhe shfrytëzimi optimal i en-ergjisë së erës • Studimi për potencialin energjetik të biomasës nga pyll-taria

• Studimi për mundësinë për prodhimin e bio gazit nga biomasa • Studimi për mundësinë për prodhimin e bio lëndëve djegëse • Studimi për shfrytëzimin e mbeturinave nga bimët bu-jqësore dhe mundësitë për konvertim të energjisë së tyre në fermë • Studimi për teknikat e kompostimit në bujqësinë e qën-drueshme dhe bashkësitë rurale në Republikën e Maqe-donisë

Nga fusha e efikasitetit energjetik janë përgatitur këto stu-dime:

• Studimi për potencialin për kursim të energjisë në fer-mat e derrave, Studimi për potencialin për kursim të energjisë në fermat e shpezëve, Studimi për potencialin për kursim të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë në prodhimin dhe përpunimin e qumështit • Studimi për potencialin për kursim të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura • Studimi për potencialin për ndërtimin e eko shtëpive

Të gjitha këto studime japin drejtime dhe rekomandime për aplikimin e burimeve të përsëritshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik në bujqësi dhe mjediset rurale. Stu-dimet japin shembull për pilot njësitë e projektit me vëllim të vogël, të cila mund të implementohen në mjediset rurale për forma të ndryshme të fermave. Për çdo nga pilot njësitë e zgjedhura janë edhe biznes planet e vogla, me qëllim që të fitohen informata për investimet dhe kursimet gjatë për-dorimit të tyre.

Burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasiteti energ-jetik në projektin AgroEnergjia 6

Page 17: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Pilot njësitë do të vendosen në gjithë shtetin gjatë dy viteve të ardhshme. Këto pilot njësi do të shërbejnë si qendra të vogla për trajnime, ku fermerët do të kenë mundësi të njof-tohen me teknologjinë dhe proceset për shfrytëzimin më të mirë të burimeve të përsëritshme të energjisë në fermat në mjediset rurale. Projekti do të merr pjesë me ko-financimin e pajisjeve bashkë me shfrytëzuesit e fundit (fermerët, fsha-trat) duke përfshirë edhe aktorët tjerë si komuna, organizatat e fermerëve, asociacionet etj.

Për shkak të ndërlikueshmërisë dhe numrit të madh të in-stitucioneve të inkuadruar në procesin lidhur me burimet e përsëritshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik, sido-mos në bujqësi dhe mjediset rurale, projekti AgroEnergjia gjatë viteve të ardhshme në mënyrë intensive do të punojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve, komunave dhe organizatave tjera të cilat janë bartës dhe të inkuadruar në këtë fushë.

AgroEneregjia do të vendos rrjet, i cili dot jetë aktiv në këtë sektor specifik. Rrjeti do të punojë në përmirësimin e kush-teve dhe situatën lidhur me shfrytëzimin e burimeve të përsëritshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit en-ergjetik, me qëllim që të rritet pjesëmarrja në këtë sektor në zvogëlimin e efektit t ndryshimeve klimatike.

6.1 Rekomandimet nga studimet e përpunuara në kuadër të projektit Agroenergjia

• Përdorimi i pajisjes për shfrytëzimin e mbeturinave nga bimët si burim i energjisë (furrat dhe bojlerët të cilët punoj-në me mbeturina bimore). Energjia nga mbeturinat bimore mund të prodhohet dhe të shfrytëzohet në vende lokale në zhvillimin rural. Shfrytëzimi i mbeturinave bimore si burim i energjisë në të njëjtën kohë e promovon veprimtarinë bu-jqësore, krijon vende të reja pune dhe e diversifikon ofertën e aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale.• Për shkak të çmimit të ulët të mbeturinave bimore, energjia e fituar nga ato është shumë e lirë. Shfrytëzimi i kashtës është 3,5-5 herë më e lirë se sa të shfrytëzohen lëndë tjera të cilat i kemi në dispozicion në tokë. Nëse shfrytëzohet briketa dhe peleta të prodhuara nga mbeturinat e drurit (të furni-zuara me çmim tregu prej 7,5 den/kg) çmimi është i afërt me çmimin e shfrytëzimit të drurit për ngrohje.• Shfrytëzimi i mbeturinave bimore si burim i energjisë është veprimtari që mund të promovohet në kuadër të mekaniz-mave për zhvillim të pastër, veçanërisht nëse një nga aktiv-itetet është substitucioni i lëndëve fosile ose energjia elek-trike me energjinë nga biomasa.

17

Page 18: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Shkup 2009

• Është i nevojshëm informimi i popullatës për:- rëndësinë e biomasës pyjore dhe bujqësore dhe vlerat e tyre ekologjike. - mundësitë dhe mënyrat për grumbullimin e biomasës py-jore dhe bujqësore, si dhe për mundësinë për përpunimin e saj në lëndë biogjene.- për efektet sociale dhe ekonomike nga vendosja e teknologjive për përpunimin e biomasës pyjore dhe bu-jqësore në mjedisin e tyre.

• Procesi për prodhimin e bio gazit luan rol kryesor në riciklimin e biomasës në mjediset urbane dhe rurale. Një nga përparësitë e teknologjisë së bio gazit është se mund të shfrytëzohet në vende lokale pa nevojë për transport në largësi të mëdha ose importin e lëndëve të para. Kompani të vogla ose të mesme dhe autoritetet lokale mund të insta-lojnë makina të bio gazit. • Kultivimi i organizuar i rrepës së vajit për prodhimin e farës ose procedimin e tij deri në vaj të papërpunuar si lëndë në industrinë për bio dizel.• Teknologjitë për shfrytëzimin e energjisë diellore në bujqë-si duhet të promovohet, veçanërisht në prodhimin e ujit të ngrohtë për nevojat e fermës.

• Turbinat e erës duhet të promovohen në kombinim me sistemet solare fotonape, ose burim tjetër komplementar të energjisë. Këto sisteme hibride duhet të shërbejnë si shem-buj të mirë për shfrytëzimin më efektiv të burimeve të ndry-shme energjetike në një lokacion të dhënë. Më tej, për ar-ritje më të larta, këto sistem duhet të kombinohen me masa adekuate të dizajnuara për efikasitet energjetik. • Turbinat e erës nuk janë teknologji për shfrytëzim masiv në mjediset rurale në Maqedoni. Zgjedhja e lokacionit adekuat është shumë i vështirë si rezultat i ndjeshmërisë së shpejtë-sisë dhe karakteristikat tjera të erës dhe të nevojës nga matje gjatë shumë viteve.• Është e nevojshme vendosja e praktikave kryesore për efik-asitet energjetik në kultivimin e kafshëve përmes: ndërtimit të fermave adekuate, planifikim adekuat i izolimit të objektit, shfrytëzimi i modeleve për dëshmimin e efikasitetit energje-tik të fermave, mirëmbajtja adekuate e fermave dhe rekon-struimi i tyre, shfrytëzimi i pajisjes moderne me efikasitet të përmirësuar energjetik. Është e nevojshme vendosja e prak-tikave kryesore për kursim të energjisë në fermat përmes: udhëheqjes së kursimeve energjetike në fermë, përcjelljen e gjendjes së pajisjes, përcjelljen e shpenzimit të energjisë në fermat për ngrohje, ventilim, ftohje dhe ndriçim, të ushqyerit optimal.• Është e nevojshme aplikimi i matjeve energjetike në ferma konkrete me pajisjes termografike për shkak të vendosjes së letrave energjetike të njoftimit të fermave dhe regjistrimi i tyre lidhur me numrin e vetëm identifikues të ekonomive bujqësore.

18

Page 19: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

19

• Objektet e ndërtuara nga materiale alternative të konstruk-timit janë më të lira. Sipas kritereve me të cilat vërtetohet nëse materiali ndërtimor është i qëndrueshëm dhe ekologjik në mjediset rurale, mund të shfrytëzohen materialet alter-native të konstruktimit, siç është rasti i gurit, drurit, ashkla e drurit, lëvozhga e orizit etj.• Me shpenzime relative të ulëta mund të aplikohen teknologji adekuate për kursim të energjisë në proceset e prodhimit dhe përpunimin e qumështit.• Efikasiteti energjetik i oranzherive mund të përmirësohet me: minimalizimin e sipërfaqeve të zbuluara, seleksionimin e materialit të mbuluar, izolimin e mureve, rrjetet termale, ven-dosja e mburojave nga era, sigurimi i rrjedhës së mbyllur të

ajrit (izolimi) dhe mirëmbajtja e pajisjes për ngrohje.• Prodhimi i kompostit të mirë dhe cilësor është kushtëzuar nga grumbullimi i ndarë i mbeturinave bujqësore organike. Megjithatë, para të vendoset sistemi për grumbullim të ndarë të mbeturinave organike, duhet të vendoset sistem për menaxhim me mbeturinat në fermat dhe në përgjithësi në vend.• Për mjediset rurale në vend rekomandohet teknologjia e kompostimit me ndihmë të kutive. Kjo gjithsesi kërkon loka-cion i cili do të jetë më afër mjediseve urbane, për shkak të emisioneve të aromës.

Page 20: në Republikën e Maqedonisë - CeProSARD IZVORI_a.pdf · Burimet e përsëritshme të energjisë ... sekondare të fituara me përpunimin-dendësimin mekanik (briketa dhe peleta)

Shkup 2009

KONTAKTE

CeProSARD

Qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim ruralAdresa:rr. “Orce Nikollov” nr. 155, 5/2 Shkup, Republika e Maqedonisë Telefoni /faksi: + 389 2 3061 391 [email protected]

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujëraverr. “Jurij Gagarin” nr. 151000 ShkupTel: (02) 3134 477 Faksi: (02) 3134 477www.mzsv.gov.mk

Ministria e Ekonomisërr. “Jurij Gagarin” nr. 151000 Shkupwww.economy.gov.mk

Agjncia për Energjetikë e Republikës së MaqedonisëBul. “Kliment Ohridski” nr. 58b - 2/2Tel./faksi: +389 2 3230300http://www.ea.gov.mk

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorBul.”Goce Dellçev” p.n. 1000 ShkupTel:+389 3 251-400; Faksi:+389 3 [email protected]

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin ruralrr. Skupi 3a1000 ShkupTel. + 389 (0) 2 3097 450 / + 389 (0) 2 3097 454 [email protected]