Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit...
Transcript of Modelimi në Biznes Internacional - kolegjiglobus.com V... · Çfarë janë sistemet e menaxhimit...
Modelimi në Biznes Internacional
Ligjerata e 10
Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit
Pedagogu:
Dr. Enver Krasniqi
Prishtinë,
Viti akademik 2014/2015
Përmbajtja e lëndës Modelim ne Biznes
2
1. Modelimi në biznes
2. Mjedisi biznesor
3. Natyra globale e biznesit
4. Modeli qeverisës i biznesit
5. Biznesi dhe sipërmarrja
6. Zhvillimi i planit të biznesit
7. Modeli i një plani të biznesit i bazuar në workshop-e
8. Format e Organizimit të Biznesit
9. Modeli i menaxhimit të operacioneve të biznesit?
10. Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit?
11. Modeli i Ndërmarrjes digjitale?
12. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
Modelim Biznesi dhe Sistemet e Informacionit
Një sistem informacioni (SI) është një tërësi elementësh të ndërlidhur që mbledhin, manipulojnë dhe shpërndajnë të dhënat dhe informacionet si dhe ofrojnë mekanizmin e feedback-ut për arritur një objektiv.
Ne të gjithë ndërveprojmë me sistemet e informacionit, qoftë personalisht, qoftë profesionalisht. Ne përdorim makinat automatike nëpër banka, punonjësit skanojnë produktet duke përdorur skanerët dhe bar code-t, ne ju qasemi informacioneve në Internet, ne marrim informacione nga ekranet me prekje në pika të ndryshme, si në universitete, aeroporte, e të tjera.
Edhe në të ardhmen, ne “do të varemi” akoma më shumë nga informacioni. Duke ditur ndikimin potencial të sistemeve të informacionit si dhe duke qenë të aftë të fusim këto njohuri në punë, kjo do të rezultojë në një karrierë të suksesshme personale, organizata që përmbushin qëllimet e tyre dhe në një shoqëri me një cilësi më të lartë jetese.
3
Konceptet në lidhje me Informacionin
Termi “informacion” është termi që ne do të hasim më tepër se cilido tjetër këtu. Që të jesh një menaxher efektiv në çdo fushë të biznesit, duhet kuptuar që informacioni është një nga burimet më me vlerë dhe më të rëndësishëm. Megjithatë, ky koncept shpesh ngatërrohet me konceptin e të dhënave.
Të dhënat kundrejt Informacionit
Të dhënat janë një sërë faktesh si për shembull emri i një punonjësi dhe numri i orëve të punës gjatë një jave, numri i inventarit dhe porositë e shitjes, etj.
Informacioni është një koleksion faktesh të organizuara në atë mënyrë që të mund të ketë vlerë të shtuar mbi vlerën e vet fakteve. Për shembull, një menaxher i veçante mund të gjej më shumë njohuri për qëllimet e tij të veçanta (dmth më me vlerë) nga shitjet mujore totale se sa nga shitjet e çdo përfaqësuesi të veçantë shitjesh.
5
Sistemet dhe Modelimet
Një sistem është një tërësi elementësh ose komponentësh që ndërveprojnë për të
përmbushur një ose disa qëllime.
Këto elementë si dhe relacionet që vendosen midis tyre përcaktojnë si një sistem do
të punojë.
Sistemet kanë hyrjet (input), mekanizmat e përpunimit, daljes (output) dhe feedback-
un.
Performanca dhe Standartet e sistemeve
Performanca e sistemeve mund të matet në mënyra të ndryshme.
Efiçenca është masa e asaj që është prodhuar pjesëtuar me atë që është
konsumuar. Varion nga 0 tek 100 përqind. Efiçienca është një term
relativ për të krahasuar sistemet.
Efektiviteti është masa e shtrirjes (gjerësisë) se sistemit për të
përmbushur qëllimet e veta. Mund të llogaritet duke pjesëtuar qëllimet e
përmbushura aktualisht me totalin e qëllimeve të deklaruara. Edhe ky
është term relativ.
Variablat dhe Parametrat e sistemit
Pjesë të një sistemi janë direkt nën kontrollin menaxherial, ndërkohë që
të tjera pjesë nuk janë. Një variabël sistemi është një sasi ose një gjë që
mund të kontrollohet nga marrësit e vendimeve. Çmimi i një produkti të
një kompanie është një variabel sistemi sepse ai mund të kontrollohet. Një
parametër sistemi është një vlerë ose një sasi që nuk mund të
kontrollohet, si psh kostoja e lëndës së parë.
Modelimi i një sistemi
Një model është një absrtraksion ose një përafrim që përdoret për të
paraqitur realitetin. Ato përdoren për të kuptuar më mirë situatat e botës
reale. Ka disa tipe modelesh. tipet kryesore të tyre janë narrativë
(përshkrues), fizik, skematik dhe matematik.
Modeli narrativ bazohet në fjalë, kështu qe është një model logjik dhe
jo fizik. Përshkrimet e realitetit me fjalë ose me të shkruar konsiderohen
modele narrativë.
Një model fizik është një paraqitje konkrete e realitetit. Shumë modele
fizike janë projektuar ose ndërtuar me anën e kompjuterëve.
Një model skematik është një paraqitje grafike e realitetit. Grafikët,
diagramat, figurat, ilustrimet dhe pikturat janë të gjitha tipe modelesh
skematikë.
Një model matematikor është një paraqitje aritmetike e realitetit.
Kompjuterët përdoren në mënyrë të shkëlqyer për zgjedhjen e modeleve
matematikorë.
8
Çfarë janë sistemet e menaxhimit të informacionit
Pajisjet kompjuterike
Programet kompjuterike
Bazat e te dhenave
Rrjetet e telekomunikimet
Klasifikimi I sistemeve te informacionit
Sistemet e informacionit per menaxheret e operacioneve
Sistemet e informacionit per menaxheret e mesem
Sistemet e informacionit per menaxheret e larte
Sistemet e e informacionit te marketingut
Sistemet e e informacionit te prodhimit
Sistemet e e informacionit te kontabilitetit
Sistemet e e informacionit financiar
Sistemet e e informacionit te burimeve njerezore
9
Klasifikimi i sistemeve të informacionit
Përfshirja e menaxherëve dhe e vendim-marrësve në të gjitha
aspektet e sistemeve të informacionit është një faktor kryesor
për suksesin e organizatës, duke përfshirë rritjen e fitimit dhe
uljen e kostos.
Njohja e sistemeve të informacionit nga të gjithë punonjësit e
organizatës i ndihmon ata të japin një kontribut të rëndësishëm
në punën e tyre. Gjithashtu, i ndihmon ata në avancimin e
mëtejshëm në karrierën e tyre.
Menaxherët presin të identifikojnë mundësitë e tyre për
implementimin e sistemeve të informacionit në mënyrë që të
përmirësojnë biznesin e tyre. Gjithashtu, ata përpiqen të jenë
të aftë të udhëheqin projektet e sistemeve të informacionit në
fushat e tyre të biznesit.
10
Sistemet e informacionit në zonat funksionale të biznesit
Sistemet e informacionit përdoren në të gjitha zonat funksionale dhe divizionet operacionale të një biznesi. Në financë dhe kontabilitet, sistemet e informacionit përdoren:
për parashikim të ardhurash dhe aktivitete biznesi,
për përcaktimin e burimit më të mirë dhe përdorimet e fondeve,
për menaxhim cash-i dhe burimeve të tjera financiare,
për analizë investimesh,
kryejnë auditim si dhe
prodhojnë raporte dhe dokumente financiare të sakta.
11
Sistemet e informacionit në zonat funksionale të biznesit
Në shitje dhe marketing, sistemet e informacionit
përdoren për të zhvilluar:
shërbime dhe produkte të reja (analizë produkti),
për të përcaktuar vendin më të mirë për prodhimin e
produktit dhe fasiliteteve të shpërndarjes (analizë
vendi ose vendndodhjeje),
për të përcaktuar metodat më të mirë të shitjeve dhe
të reklamave (analizë promocioni) si dhe
për të vendosur çmimet e shitjeve në mënyrë që të merret e ardhura më e madhe (analizë çmimi).
12
Sistemet e informacionit në zonat funksionale të biznesit
Në prodhim, sistemet e informacionit përdoren për të përpunuar:
• porositë e klientëve,
• për hartimin e skedulave të prodhimit,
• për kontroll të nivelit të inventarit si dhe për të monitoruar cilësinë e produktit.
• Gjithashtu, sistemet e informacionit përdoren për të projektuar produkte
(computer-assisted design ose CAD),
• për të prodhuar një artikull (computer-assisted manifacturing ose CAM)
• apo për të integruar pjesë të pajisjeve apo makineri të shumta (computer-
integrated manifacturing ose CIM).
Sistemet e informacionit përdoren gjithashtu
• në menaxhimin e burimeve njerëzore për paraqitjen në ekran të aplikimeve, për të
administruar testet e punonjësve, për të monitoruar produktivitetin e punonjësve, e të
tjera.
• Sistemet e informacionit ligjor përdoren për të analizuar besueshmërinë
dhe garancinë e produkteve si dhe për të hartuar dokumenta dhe raporte të
rëndësishme ligjore.
13
Sistemet e Informacionit në Industri
Sistemet e informacionit përdoren në çdo fushë apo industri.
Disa nga përdorimet e këtyre sistemeve jepen si më poshtë:
• Industria ajrore
• Firmat e investimeve
• Banka dhe kompani kreditimesh
• Industria e transporteve
• Kompanitë e publikimeve
• Organizatat e shëndetësisë
• Kompanitë e shitjeve dhe dhënieve me qera
• Shërbime profesionale (firma konsultimesh, zyra avokatie,
etj)
14