MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf ·...

35
MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË SIPËRMARRJES SË LIRË Mësime dhe perspektiva për të ardhmen në kuadër të 25

Transcript of MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf ·...

Page 1: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

MIKROFINANCA SHQIPTARE

25 VITE NË SHËRBIM TËSIPËRMARRJES SË LIRËMësime dhe perspektiva për të ardhmen në kuadër të 25

Page 2: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

HYRJE

Faza e krijimit (1990 – 2000)Faza e konsolidimit (2000 – 2010)

Dimensioni social dhe impakti zhvillimor: nevoja për një përditësim?

Ndërtimi i një vizioni strategjik dhe perspektiva potenciale afat-gjatë

Në drejtim të politikë-bërjes publikeNë drejtim të tregut

Page 3: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Hyrje? Është kjo pyetja të cilës kërkon t’i përgjigjet dokumenti në vijim. Objektivi

më të lartë të portofolit krahasuar me sistemin bankar - ky dokument demonstron gjatë elaborimit të tij se ka ardhur koha për një vëmëndje dhe mbështetje

me instrumentë të rinj shtesë për një impakt dhe më të lartë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Një bashkëpunim më cilësor mes MFI-ve dhe autoriteteve

publike, të mbikqyrjes si dhe ato ndërkombëtarë duket së është një hap i parë drejt këtij ridimensionimi të sektorit. Dokumenti është realizuar nëpërmjet

intervistuara apo të anëtareve të SHIM.

Page 4: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Faza e krijimit (1990 – 2000)Faza e konsolidimit (2000 – 2010)

Page 5: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

25 VITE MIKROFINANCË SHQIPTARE : NJË MODEL I SHUMËFISHTË PËR NJË OBJEKTIV UNIK

Faza e krijimit (1990 – 2000) Mikrofinanca (MF) është një koncept i importuar në Shqipërinë e post-viteve 90 nga komuniteti ndërkombëtar si një ndër praktikat më të mira dhe më inovative për periudhën, për t’i bërë ballë krizës socio-ekonomike me të cilën po përballej vendi. Si i tillë, koncepti mund të gëzonte një mbështetje të jashtëzakonshme për një zbatim të suksesshëm. Sfidat e kuadrit legjislativ, nga konkurrenca apo ato infrastrukturore do të mund të përballeshin më lehtë falë mbështetjes së tyre. Mikro-kreditë e para u dhanë në nëntor 1992, ato ishin 121 dhe përmblidhnin 20 mijë dollarë të dhuruara nga Fondacioni Francez ”Vëllezërit e shpresës”. Qellimi ishte të testohej se si do i përgjigjeshin kësaj iniciative fshatarët shqiptarë dhe fatmirësisht kjo rezultoi e suksesshme. Pas kësaj, procesi i kreditimit rural nuk do të ndalonte më. Nevoja për financim nga njëra anë dhe kërkesat e ekonomisë së tregut nga ana tjetër, ishin dy faktorë të cilët ecnin paralelisht. Dhe pse mikrofinanca u prezantua paralelisht dhe në vënde të tjera që sapo dolën nga regjimi komunist, jo në te gjitha vëndet mikrofinanca arriti të njëjtat suksese si në Shqipëri ku, në 25 vite, u injektuan mbi 1 miliard dollarë duke mbështetur krijimin e mbi 350.000 vëndeve të reja të punës. Suksesi i jashtëzakonshem i mikrofinancës në Shqipëri ishte padyshim i lidhur edhe me faktorë të tjerë që shkonin përtej ndërhyrjes ndërkombëtare.

Konkurrenca e limituar është një ndër faktorët e parë të këtij suksesi unik. Ekzistenca e vetëm dy bankave në Shqipërinë e post-viteve 90, të asaj Agrare dhe të Kursimeve, ndihmoi në një përhapje më të shpejtë, të thjeshtë dhe kompetitive të MF. Infrastruktura e këtyre dy bankave ishte tejet e limituar, me fonde të vogla, dhe krejtësisht inekzistente në zonat rurale të cilat ishin thellësisht

Page 6: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

të shkëputura nga tregu financiar kombëtar. Kombinuar me mbështetjen ofruar nga aktorë të rëndësishëm si Banka Botërore, USAID, Irish League apo dhe të Fondacionit Soros, mikrofinanca arriti të futej në treg mjaft shpejt si një instrument financiar që synonte njëherazi :

- Shkëputjen nga kooperativa apo sipërmarrja shtetërore dhe tranzicionin e individëve në një treg të lirë dhe konkurrues;- Uljen e varfërisë në zonat urbane dhe në veçanërisht ato rurale nëpërmjet financimit të mini-aktiviteteve prodhuese që gjeneronin vënde pune;- Edukimin financiar të një popullate terësisht të përjashtuar nga sistemi financiar;- Futjen e një kulture të re organizative të institucioneve financiare në një treg financiar ende inekzistent;- Fuqizimin e rolit të gruas në vendimarrjen ekonomike të familjeve shqiptare dhe orientimin e saj drejt vetë-punësimit dhe sipërmarrjes së lirë.

Nisur nga këto objektive socialë, mikrofinanca është konceptuar në fillesat e aktivitetit të saj si një ndërhyrje zhvillimore në shërbim të aksionit qeveritar dhe ndërkombëtar në luftën ndaj varfërisë. Ndaj nuk është për t’u surprizuar që mikrofinanca i gjen hapat e parë si pjesë e strukturave publike dhe Fondit (shtetëror) Shqiptar të Zhvillimit – FSHZH, krijuar në vitin 1993 me mbështetjen e Bankës Boterore me qëllim për të institucionalizuar punën e bërë dhe për të hapur rrugën për projekte më të rendesishme në drejtim të mikro-kreditimit rural dhe urban.

Kombinuar me mbështetjen ndërkombëtare dhe mungesën e konkurrencës, mikrofinanca arriti që nëpërmjet dedikimit profesional dhe angazhimit të stafeve shqiptare, të konsulentëve dhe të strategjive apo projekteve të ndryshme, të zinte rrënjë thellë si në zonat urbane, ashtu dhe në ato rurale të shenjëstruara nga aksioni i saj. Këto ishin karakteristikat institucionale kryesore të tregut të mikrofinancës në Shqiptare deri më vitin 1999.

Page 7: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Krahas mungesës së konkurrencës nga një sektor bankar pothuajse inekzistent, duhet theksuar se suksesi i mikrofinancës në Shqipëri i detyrohet dhe një kërkese të tregut të jashtëzakonshme për produkte financiare. Mbase, në vend të fjalës “kërkesë” do të ishte më e përshtatshme të përdorej fjala “nevojë”. Individët në popullatën e gjërë nuk kishin pothuajse asnjë praktikë apo njohuri të koncepteve bazike të kreditimit, të kolateralit, të kalendarit apo të kostove të një kredie. Në zonat rurale mungesa e edukimit financiar ishte dhe më e thellë. Përveç të qënurit një financim për mbijetesë apo për të nxitur vetë-punësimin e fermëreve apo sipërmarrësve të vegjël në fillesat e tyre, mikrofinanca morri përsipër dhe një mision të dytë po kaq të rëndësishëm sa i pari : atë të edukimit financiar. Mikrofinanca i mundësoi popullatës së gjërë dhe në veçanti asaj rurale e cila ishte terësisht e ‘harruar’ nga infrastruktara bankare, që të praktikonte njohuritë bazike financiare, numerike, administrative dhe humane madje, nëpërmjet marrjes së një kredie me shuma tejet të vogla deri në 100/200$. Së treti një tjetër arsye për suksesin e mikrofinancës Shqiptare, është se ajo u mbështet në një seri aktorësh institucionalë të ndryshëm komplementarë mes tyre, të cilët mundësuan një pozicionim të shpejtë në treg dhe konform variacioneve të ndryshme të kërkeses urbane/rurale për mikrokredi. Ishte rreth të njëjtit moment, në periudhën 1998-99, që projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i la hapësirë krijimit të dy entiteve të pavarura që rezultonin nga dy Departamentet e tij të Kredisë Urbane dhe të Kredisë Rurale, respektivisht duke krijuar nga njëra anë Fondin e Financimit Rural dhe nga ana tjetër Fondacionin Besa. Kjo u shoqërua paralelisht me krijimin e Partnerit Shqiptar në Mikrokredi, si dhe ardhjen në Shqipëri të Fondacionit për Zhvillim (modeli irlandez i MF) si dhe të Fondacionit World Vision. Votimi i ligjit mbi Shoqëritë Kursim Kredi, kalimi i të gjithë aktivitetit të FSHZH tek institucionet e mikrofinancës duke rezultuar në krijimin e një institucioni të ri vetëm për zonat malore, formalizimi i aktivitetit të sektorit nëpërmjet liçensimit nga Banka e Shqipërisë si institucione financiare jo-banka, aksesimi në linja financimi më të mëdha në veçanti nga Banka Botërore etj., - të gjitha marrë së bashku bënë që Mikrofinanca Shqiptare të krijonte një dinamikë pozicionimi në treg e cila është e vlefshme deri më sot.

Page 8: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Shoqëritë Kursim Kredi vazhduan për vite të ishin si financues të zonave rurale në vend, ose të grupimeve profesionale specifike si mësuesit, infermierët etj. Institucionet jo-banka arritën të vendosnin një marrëdhënie të qenësishme me sipërmarrësit e vegjël në zonat urbane. Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat malore ashtu si dhe fondacionet e bamirësisë të cilët u investuan në financimin e projekteve të shtresave më vulnerabël. Duke filluar viti 2000 dhe për mbi 10 vite, ndarja territoriale dhe segmentizimi i tregut mes aktorëve të mikrofinances shqiptare ka qënë pothuajse i pandryshuar duke i lënë hapësirën e nevojshme çdo institucioni financiar të zhvillohej konform ambicieve, burimeve dhe strategjive individuale pa u cënuar nga konkurrenca që vinte mes llojit apo nga sektori bankar. Kjo situatë ‘fertile’ mundësoi që institucionet e mikrofinancës t’i shërbenin me sukses misionit të tyre socio-ekonomik duke kaluar nga 5.000 individë të

Shifra ndër vite

Page 9: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Faza e konsolidimit (2000 – 2010) Sektori i Mikrofinancës pati një periudhë konsolidimi institucional tejet cilësore pas vitit 2000. Nëse në fillesat e saj Mikrofinanca shihej si krahu financiar i aktivitetit të Organizatave Jo Qeveritare të angazhuara në luftën kundër varfërisë, kjo periudhë e mëvonshme u karakterizua nga ndryshime të shumta strukturale të cilat fuqizuan pozicionimin e mikrofinancës në tregun financiar shqiptar. Kapaciteti për të inovuar institucionalisht, bashkërendimi i strategjive me Bankën e Shqipërisë, mbështetja e legjislativit dhe suporti financiar nga donatorët, i mundësoi pothuajse të gjithë aktorëve të mikrofinancës të angazhoheshin në ndryshime strukturale të ndryshme.

Fillimi i viteve 2000, shënon ngritjen e shumë Shoqërive Kursim Kredi, të cilat kishin nevojë për mbështetje, asistencë dhe mbi të gjitha për burime financiare, në mënyrë që të shndërroheshin në një zë të fuqishëm në tregun e mikrofinancës dhe thuajse ekskluziv për mikrofinancën rurale. Nga kjo nevojë do të lindte Unioni Shqiptar Kursim Kredi dhe Unioni Jehona. Unionet operonin në zonat intensive bujqësore, të cilat dhanë edhe shembullin më të madh të ringritjes së fermave, tashmë private dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme bujqësore. Në vitin 2007, Partneri Shqiptar në Mikrokredi (PSHM) me mbështetjen e USAID kthehet në Opportunity Albania duke mundësuar futjen e kapitalit privat të huaj në aksionin e saj të mikrokreditimit dhe duke u prezantuar prej vitit 2010 si NOA. Në vitin 2008 Fondacioni Besa kthehet në Fondin Besa duke marrë një liçencë prej institucioni financiar jo-bankë nga Banka e Shqipërisë dhe duke krijuar paralelisht Fondacionin ABC i cili do t’i shërbente financimeve sociale duke kthyer mbrapsht në shoqëri aktivitetin e tij financiar.

Fondi shtetëror i zhvillimit malor (FFZM) kthehet po ashtu në vitin 2008 në FAF. Sh.A duke synyar një drejtim institucional

Page 10: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

gjithmonë e më të pavarur nga sektori publik dhe konform kërkesave rregullative nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, Vision Fund Albania, e cila kishte filluar aktivitetin e tij prej vitit 2001, vazhdoi bashkëpunimin dhe lidhjen e tij me World Vision duke qënë pjesë e një rrjeti më rajonal dhe global. Aktualisht, trashëgiminë e këtij institucioni e vazhdon Agro & Social Fund, një institucion financiar ky terësisht nën kapital shqiptar. Së fundmi, ishte në vitin 2006 që gjashtë institucionet lider të mikrofinancës u bashkuan duke krijuar për herë të parë Shoqatën Shqiptare të Mikrofinancës me qëllim për t’i shërbyer sa më cilësisht, intensivisht dhe rregullisht promovimit të sektorit dhe zhvillimit të një finance alternative. Përtej ndryshimeve në emërtime ose në strukturën organizative të tyre, institucionet e mikrofinancës (MFI), vazhduan të kishin ndryshime të brëndshme mes njëri tjetrit.

SHKK-të janë struktura kooperative jo-fitim-prurëse me të drejtë të mbledhin depozita. Fondi Besa dhe NOA, janë institucione financiare jo-banka të liçensuara nga Banka e Shqipërisë pa të drejtën për të mbledhur depozita. Ndërkohë që Fondi Besa është nën aksionarat vendas, NOA është nën aksionarat të huaj. FAF sh.a. nga ana tjetër është nën varësinë e Ministrisë së Financave duke qënë se Shteti vazhdoi të qëndronte aksioner i vetëm i tij. Nëse në një llogjikë tregu, këto ndryshime mes MFI-ve mundësonin mbulimin terësor të kërkesës për mikro-kredi, ato ishin dhe një pengesë në kuptimin më të plotë nga palët e treta të specifikave të sektorit. Ndaj mund të thuhet se pavarësisht krijimit të Shoqatës së Mikrofinancës (SHIM), sektori u zhvillua më shumë nga inercia e nismave individuale të aktorëve që e përbënin atë sesa në kuadër të një strategjie qeveritare ose të donatorëve për fuqizimin e saj të mëtejshëm. Ky është një ndryshim i rëndësishëm me dhjetë vjeçarin e mëparshëm ku zhvillimi i sektorit erdhi si rezultat i politikave kombëtare financiare.

Page 11: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Periudha 2000 – 2010 ishte një provë për të testuar kapacitetin e pavarësisë dhe maturitetin e MFI-ve. Kjo u dëshmua plotësisht ndër vite nga sigurimi nga vetë MFI-të i disa dhjetëra linjave të financimit të pavarura nga burime ndërkombëtare dhe bankare, duke filluar nga Banka Botërore.

Page 12: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Faza e sfidave Pas viteve 2010, zgjerimi i tregut dhe i portofoleve të kredisë apo të depozitave, i vendosi MFI-të përballë një serie sfidash nga të cilat dolën më të konsoliduara. Sfida kryesore ishte në rrafshin operacional. Tejkalimi i shifrës prej 50.000 klientësh të shërbyer në vitin 2010 u mundësua nga aftësia e MFI-ve për t’u adaptuar në kohë ndaj nevojave që krijon menaxhimi i një fluksi të madh financiar dhe komercial. Të gjitha MFI-të investuan në teknologjitë informatike duke siguruar sisteme menaxhimi të automatizuara, zgjerimin e degëve rajonale në mënyrë që t’i shkohet sa më afër përfituesit përfundimtar, trajnimin e stafeve konform kritereve të reja të mbikqyrjes vendosur nga Banka e Shqipërisë, si dhe duke futur praktika marketingu të marra nga sektori bankar. Institucionet e mikrofinancës filluan duke aprovuar njëra pas tjetrës një seri rregulloresh e praktikash të brëndshme mbi menaxhimin e kolateralit, të riskut apo dhe të valutës etj. Shkëputja graduale nga organizatat themeluese/donatore nxiti pavarësimin dhe rritjen e kapaciteteve të brëndshme të MFI-ve duke sjellur më shumë maturitet dhe konsolidim për të gjithë sektorin.

Mund të thuhet gjithashtu që është në rrafshin e burimeve njerëzore që u investua më shumë gjatë kësaj periudhe rritjeje duke u siguruar që pavarësisht ndryshimeve strukturale apo zgjerimit të aktivitetit financiar, MFI-të Shqiptare të vazhdonin të qëndronin besnike ndaj vizionit të tyre social. Mikrofinanca do të vazhdonte të ruante një ndryshim thelbësor nga sektori bankar. MFI-të shkojnë drejt njerëzve duke u përshtatur nevojave të tyre për financime, ndërkohë që bankat presin që njerëzit të shkojnë drejt tyre duke kërkuar që këto të fundit t’u përshtaten kritereve të tyre për financime.

Ky do të ngelet dhe ndryshimi kryesor mes mikrofinancës dhe sektorit bankar shqiptar. Duke i shërbyer këtij avantazhi krahasues – mobiliteti i oficerëve të kredisë dhe kontakti direkt njerëzor me klientin – sektori i mikrofinancës arriti të krijojë një marrëdhënie afat-gjatë me përfituesit e linjave të financimit të ofruara nga ai. Sistemi i referemit dhe rifinancimet e shpeshta i mundësuan

Page 13: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Mungesa e infrastrukturës qoftë rrugore apo bankare, informaliteti i lartë vështirësisht i pranueshëm nga sektori bankar, reminitancat e larta nga emigracioni, si dhe rikthimi i vëmëndjes ndaj bujqësisë dhe sipërmarrjes familjare bënë që Mikrofinanca Shqiptare të njihte një zhvillim konstant, të qenësishëm e optimist. MFI-të po i përgjigjeshin plotësisht misionit të tyre të parë dhe objektivit pse ata ishin krijuar duke ofruar kredi apo grumbulluar depozita, nën një mision ndërgjegjësimi financiar, drejt popullatave të përjashtuara nga ofrimi i shërbimeve financiare/bankare. Por ky sukses i mikrofinancës u bë dhe burimi i sfidave që karakterizojnë këtë sektor në periudhën 2000 – 2010.

Pavarësisht disa produkteve të reja si kreditë në valutë apo me kalendar variabël, mund të thuhet se në përgjithësi, sektori i mikrofinancës gjatë periudhës së konsolidimit nuk investoi në futjen e produkteve të reja financiare duke u fokusuar gati-ekskluzivisht në dhënien e kredive apo grumbullimin e depozitave. Kjo vinte natyrshëm për shkak të kërkesës tejet të lartë nga terreni dhe zgjerimit të tregut i cili ishte ende i uritur për financime dhe shërbime financiare bazë.

Zgjerimi i jashtëzakonshëm i mikrofinancës si në rrafshin njerëzor, infrastrukturor apo financiar gjatë kësaj periudhe, solli dhe problematika të panjohura më parë nga MFI-të. Ekspozimi ndaj riskut për shkak të nivelit të lartë të informalitetit të ekonomisë shqiptare dhe asaj rurale në veçanti, kriza ekonomike, një kulturë financiare ende e dobët mes popullatave të shërbyera, si dhe abuzimi me marrëdhënien e mirëbesimit në terren, sollën një rritje të rasteve të kredive me probleme. Pavarësisht kësaj, mikrofinanca paraqiste përherë një nivel të kredive me probleme shumë herë më të vogël se sistemi bankar duke mos kaluar asnjëherë si sektor nivelin e 5% ndërkohë që në sektorin bankar shqiptar flitej për 25%. Shfaqja e këtij fenomeni ishte një nxitës për të gjithë institucionet e mikrofinancës për t’u angazhuar dhe më tej në futjen e rregulloreve dhe protokolleve të reja më solide (në veçanti pas përfshirjes së SHKK-ve në ASD) të cilat kanë dhënë rezultate pozitive ndër vite duke mundësuar një nivel të kredive me probleme gjithmonë disa herë më të ulët se sektori bankar dhe përmirësimin e cilësisë së portofolit në terësi.

Page 14: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

ndryshimeve të tregut dhe politikave publike

Dimensioni social dhe impakti zhvillimor: nevoja për një përditësim?

Page 15: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

RIDIMENSIONI I NJË MODELI TË SUKSESHËM FINANCIAR PËRBALLË NDRYSHIMEVE TË TREGUT DHE POLITIKAVE PUBLIKE

Sektori i mikrofinancës përballet me një konkurrencë potenciale të lartë nga sektori bankar ndërkohë që vetë institucionet janë investuar fuqimisht gjatë viteve të fundit në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe të stabilitetit financiar të tyre, ndërkohë që dimensioni social dhe investimi në promovimin e sektorit në terësi duket se është neglizhuar.

Bankat : një rrezik për mikrofinancën? Mikrofinanca shqiptare ka arritur me sukses t’i përgjigjet gjatë 25 viteve të ekzistencës së saj objektivëve kryesorë socio-ekonomik për të cilën ajo u krijua. Lufta ndaj varfërisë, rritja e aksesit financiar, edukimi i popullatave të pa-ekspozuara ndaj produkteve financiare, përfshirja më e madhe e gruas në financat familjare, rentabilizimi i aktivitetit të fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël të mbështetur, zhvillimi i kulturës së vetë-punësimit etj., kanë qënë objektivët drejtues të angazhimit të një stafi prej mbi 1.100 personash të angazhuar në sektorin e mikrofinancës shqiptare.

Përveç faktit se periudha aktuale i përkon 25 vjetorit të krijimit mikrofinancës shqiptare (92-17), kriza ekonomike globale na detyron të hedhim dhe një vështrim më strategjik mbi modelin e saj. Cilat ishin arsyet që mundësuan suksesin dhe impaktin e jashtëzakonshëm të mikrofinancës gjatë kësaj periudhe ? A mundet që të njëjtët faktorë të sigurojnë vijueshmërinë e rritjes së sektorit dhe për 25 vjeçarin e ardhshëm ? Nisur nga zhvillimi ekonomik që ka kaluar vendi, a duhet riparë objektivët socio-ekonomikë që mundësojnë ekzistencën e “mikro-s”, dhe nëse po mbi cilën bazë duhet bërë ky rishikim?

Disa elementëve të pyetjeve të mësipërme, përshkrimi historik në hyrje të këtij dokumenti i përgjigjet më së miri. Tre ishin arsyet kryesore përse sektori i mikrofinancës në terësi arriti të kishte suksesin e njohur në shkallë kombëtare. Përtej mbështetjes

Page 16: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

së autoriteteve publike/donatorëve, në nivel tregu mund të thuhet se suksesi i mikrofinancës erdhi si një kombinim mes 1.Konkurrencës së ulët nga ofruesit bankarë; 2.Kërkesës së lartë nga popullatat përfituese; dhe 3.Diversiteti i aktorëve të mikrofinancës me një mbulim në nivel kombëtar.

Ekzistenca tanimë e mbi 16 bankave në tregun shqiptar ka bërë që faktori konkurrencë të jetë gjithmonë e më i rëndësishëm për sektorin e mikrofinancës. Bankat po fokusohen përherë e më shumë drejt kredisë së individit (kredi të vogla konsumatore) duke përfaqësuar në vitin 2016 rreth 36% e kredive të akorduara. Një rritje kjo prej me rreth 10% çdo vit që bën që kredia konsumatore nga rreth 35 miliardë lekë në 2014, të kalojë në rreth 40 miliardë në fund të vitit 2016 e barazvlefshme me rreth 280 milion euro. Kjo rritje e kredisë se individit nga sektori bankar vjen për shkak të lehtësimit të proçedurave nga ana e bankave, uljes së normës së interesit, likuiditetit të lartë por dhe për shkak të një aksesi gjithmonë e më të madh të individëve ndaj sektorit bankar. A përfaqëson kjo situatë një risk për mikrofinancën ?

Page 17: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Duhet rikujtuar se mikrofinanca nuk ka target kreditë konsumatore. Kredia “mikro” i përgjigjet objektivëve socialë që lidhen kryesisht me gjenerimin e të ardhurave nga aktivitete prodhuese. Është një kredi që paraqet risk pasi lidhet me “aftësinë prodhuese” (pra për të krijuar vlerë të shtuar) të kredi-marrësit dhe jo me një të ardhur fikse kontraktuale si paga. Të ardhurat e kredimarrësit “mikro” janë të pa-përcaktuara dhe në varësi të aktivitetit, ndërsa ato të “konsumatorit” janë të pritshme dhe automatike në çdo fund muaji. Kredia “konsumatore e individit” është për produkte të të përditshmes të familjes, kredia “mikro” është për produkte të të përditshmes së sipërmarrësit dhe fermerit. Në këtë sens, ka një diferencë të madhe mes dy produkteve financiare “konsumatore” dhe “mikro” që duket se e mban larg sektorin bankar nga mikrofinanca. Por a do të zgjasë kjo? Nga shkëmbimet e ndryshme në shërbim të realizimit të këtij dokumenti, rezultojnë dy qasje.

Nga njëra anë, janë specialistët që besojnë që bankat nuk do të vonojnë të investohen në sektorin mikro madje duke sjellur dhe raste konkrete bankash të cilat po ngrenë departamente “mikro-kreditimi”. Po kështu, bankat kanë investuar shumë në futjen e produkteve financiare për agro-industrinë dhe pse rezultati duket sikur nuk është ende në nivelet e pritshmërive. Niveli i ulët i kredive me probleme “mikro” krahasuar me sektorin bankar, është një tjetër faktor që nxit interesimin potencial të bankave. Së fundmi, është faktori numerik. Janë mbi 60.000 kredi “mikro” që jepen çdo vit në vend, ose rreth 20% e numrit total të kredive - një numër klientësh relativisht i qenësishëm për t’u injoruar nga sektori bankar. Ky grup specialistësh beson se herët a vonë, institucionet e mikrofinancës do të duhet të përballen me konkurrencën e bankave. Një arsyetim që mbështetet dhe nga dy faktorë strukturalë të rëndësishëm: 1.të gjitha institucionet e mikrofinancës kalojnë veprimet e tyre financiare nga bankat; 2.interesi i kredive bankare është përgjithësisht më i ulët se mikrofinanca. Kjo nënkupton që bankat kanë një akses fizik real tek klientët “mikro” dhe mjafton pak për të tërhequr klientin “mikro” (client-retention). Nëse shtojmë dhe një argument të fundit që konsiston në faktin se Bankat kanë ndryshuar më shumë se MFI-të gjatë këtyre 15 viteve në shtrirje dhe në produkte për shkak të burimeve dhe mundësive për të inovuar dhe futur produkte te reja, atëherë rreziku për sektorin e mikrofinancës është real. Krahasimisht, bankat kanë 500 degë anembanë Shqipërisë dhe një numër prej 6.800 punonjësish, përkundrejt 157 degëve dhe

Page 18: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

1.100 punonjësve të mikrofinancës. Po kështu, sipas ASD-së, në Shqipëri ka 2.117.389 depozitues individë në sistemin bankar në fund të vitit 2015. Bazuar në këto shifra, a mund të flitet më në Shqipëri për “përfshirje financiare” (financial inclusion) nëpërmjet mikrofinancës?

Nga ana tjetër, janë një grup tjetër specialistësh të cilët mendojnë që mikrofinanca kërkon një ekspertizë dhe një qasje krejt tjetër që bankat nuk e kanë. Kredia “mikro” është një kulturë operacionale, një organizim burimesh dhe një metodologji e shitjes krejt ndryshe nga ai i sektorit bankar. Siç u përshkrua më sipër në këtë dokument, ndërsa në llogjikën “bankare” është klienti që shkon tek banka, në llogjikën e “mikro-s” ndodh e kundërta. Eshtë institucioni i mikrofinancës që investon në përfshirjen e individit (fermer apo sipërmarrës) në sistemin financiar, në formalizimin e biznes planit të tij, në identifikimin e nevojave të aktivitetit të tij për kreditim si dhe ne llogaritjen e potencialit të kreditimit. Kredia “mikro” bazohet në një rrjet ekspertize që kërkon vite për t’u ndërtuar. Një shëmbull dhënë nga një specialist është shumë domethënes : mikrofinanca kërkon që i njëjti oficer kredie të di njëherësh sa litra në muaj prodhon një lopë laramane, sa mobilje me porosi mund të prodhojnë tre persona në javë, sa makina mund të riparojë një mekanik në ditë. Për shkak të kontrastit tejet të madh mes proçedurave administrative strike të bankave dhe informacionit të cunguar financiaro-ekonomik të klientelës “mikro” (nënkupto informalitetin dhe në veçanti në sektorin bujqësor), ky grup ekspertësh beson që banka nuk ka kapacitete për sektorin e mikrofinancës. Po kështu, konkurrenca nëpërmjet nivelit më të ulët të interesit nga sektori bankar shihet si një perceptim i gabuar. Kostot e kredisë “mikro” janë shumë herë më të larta se kredia bankare për shkak të qasjes dhe angazhimit tejet impenjues në terren. Për të njëjtin person të punësuar, sektori bankar paraqet një portofol kredie vjetor prej 79 milion ALL, ndërsa mikrofinanca një portofol kredie vjetor prej 14 milion ALL ndërkohë që kostot administrative për një kredi janë disa herë më të larta në mikrofinancë për shkak të kohëzgjatjes së tyre të shkurtër e vlerës së ulët të transheve. Mikrofinanca është një aktivitet financiar me karakter social me kosto operative tejet të larta dhe që kërkon një ekspertizë dhe kontakt njerëzor që sektori bankar, për momentin, nuk e ofron dot.

Page 19: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Përtej perceptimeve apo elementëve krahasues, sektori i mikrofinancës në afat-gjatë duhet të përgatitet për një peisazh konkurrencial shumë më të ndryshëm nga ana ai i mëparshëm. Kjo për shkak të krizës ekonomike e cila vazhdon prej pothuajse 5 vitesh të impaktojë ecurinë normale të aktivitetit ekononik në vend, por dhe për shkak:

- të ekzistencës së mbi 16 bankave në treg, të cilat shohin në mënyrë konstante drejt burimeve alternative të rritjes marxhinale të aktivitetit të tyre në mungesë të rritjes natyrale të ekonomisë së vendit;

- diferenca e lartë e normës së interesit mes sektorit bankar dhe atij të mikrofinancës që mund të rrisë nivelin e tërheqjes së individëve drejt sektorit bankar dhe mbajtjen e tij atje;

Page 20: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

A ka një ripozicionim të sektorit të mikrofinancës? Mikrofinanca do të jetë dhe për shumë vite një faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend dhe i financimit të sipërmarrësve dhe fermerëve të vegjël. Kërkesa për financim do të jetë ende në rritje ashtu si dhe indikatorët makroekonomikë të cilët janë ende larg nivelit të fqinjëve europianë. Aktualisht, raporti i kreditimit privat në vend është rreth 40% krahasuar me PBB ndërkohë që në vëndet e bashkimit europian është mesatarisht mbi 100%. Në fjalë të tjera, nga niveli aktual prej 535 miliardësh, kredidhënia ndaj sektorit privat mund të shkojë deri në 1.000 miliardë lekë. Në këtë rritje, bujqësia do të ketë një rol të jashtëzakonshëm pasi dhe pse sektori angazhon mbi 40% të fuqisë punëtore në vend dhe sjell rreth 18% të PBB-së (së bashku me turizmin 35%), ai kreditohet me vetëm 4% të totalit të portofolit të kredisë për biznes. Dhe për shkak të specifikave që paraqet ekonomia rurale në vend (informaliteti, gjurmshmëria e prodhimit, problematikat e tokës, vështirësia e identifikimit të kostove etj.), mikrofinanca domosdoshmërisht do të ketë një rol të madh në rritjen e kreditimit të fermerëve të vegjël.

Me qëllim mundësimin e një rritjeje financiare sa më të shëndetshme për të ardhmen, mikrofinanca shqiptare është investuar shumë gjatë viteve të fundit në konsolidimin e aktivitetit të saj. Institucionet e mikrofinancës kanë aplikuar strategji komerciale dhe financiare të ndryshme dhe të shumta me qëllim uljen maksimale të ekspozimit ndaj riskut, rritjen e performancës operacionale, shtimin e trajnimeve për stafet, futjen e rregulloreve të reja dhe deri në lobimin në nivel ndëkombëtar e qeveritar për një rishkim të politikave financiare në drejtim të saj. Në këtë llogjikë fuqizimi institucional, mikrofinanca shqiptare po bëhët gjithmonë e më shumë financiare sesa “mikro”. Gjatë këtyre viteve portofoli në risk nuk ka kaluar 5% ndërkohë që në sektorin bankar ai varion sipas vitit nga 18% në 25%. Po në këtë llogjikë dhe me përmbylljen e kuadrit rregullator, Unionet e SHKK-ve si shëmbull janë duke u rinovuar në terësi, duke u bërë më kompetitive dhe më të forta. Përfshirja për herë të parë të institucioneve mikrofinanciare në fondin e garancisë së BERZH-it, bashkëpunimi, sërish për herë të parë me EIF, Rabo Bank dhe JICA janë dëshmi e maturitetit dhe besimit financiar që këto institucione ngjallin tek partnerët ndërkombëtarë. Në të njëjtin rregjistër, përfshirja në skemën

Page 21: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

e ASD-së të depozituesëve të SHKK-ve vërteton se investimet konstante në proçeset e brëndshme dhe në performancën financiare gjatë viteve të fundit kanë dhënë rezultat.

Ky konsolidim institucional i sektorit ndihet dhe në terma financiare me një rritje të totalit të aktiveve të anëtarëve të SHIM nga 18.8 miliardë ALL në 2012 në 21.3 miliardë ALL në 2015. Një rritje e rëndësishme marrë në konsideratë krizën financiare të viteve të fundit si dhe ristrukturimin e sektorit të SHKK-ve. Nga ana tjetër, duhet theksuar se këto përmirësime strukturale, ligjore apo financiare kanë ardhur kryesisht nga kombinimi i angazhimit mes institucioneve të mikro-financës dhe partnerëve ndërkombëtarë ku vlen të veçohet roli i Bankës Botërore. Bashkëpunimi me autoritetet publike, për shkak të numrit të lartë të aktorëve (Tatime, QKR, BSH etj.), duhet të intensifikohet edhe më tej duke marrë në konsideratë peshën sociale të mikrofinancës shqiptare dhe në veçanti në krijimin e vëndeve të reja të punës, pasi shpesh keto institucione kanë pak ose aspak njohuri për sektorin.

Page 22: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Pavarësisht hapave pozitivë të hedhur në këtë periudhë, një nga sfidat më të rëndësishme që haset nga sektori i mikrofinancës lidhet me kostot e burimit të financimit. Përjashto këtu SHKK-të të cilat kanë të drejtë të grumbullojnë depozita, institucionet e tjera financiare nuk e gëzojnë këtë privilegj. Kjo ka bërë që financimi i mikrofinancës të jetë relativisht i lartë, shpesh herë dhe nga burime apo kredi komerciale nga jashtë vendit. Ndërsa bonot e thesarit janë relativisht të lira, një linjë financimi në treg për një institucion mikrofinance mund të shkojë deri në 7-8%, nëse fond investimi, kjo normë interesi mund të shkojë deri në 10%. Pasi i shtojmë këtij i faktori dhe kostot operacionale të cilat për mikrofinancën janë më të larta, rezultojmë në një normë interesi për kreditë e ofruara krahasimisht më të lartë se sektori bankar. Alternativisht, dhe në rastin kur një institucion mikrofinance kërkon të sigurojë një partneritet financiar me aksionerë të rinj, financimi përbën sërisht një sfidë. Shqipëria, ashtu si i gjithë rajoni i Ballkanit, shihet ende me risk. Sektori financiar nuk perceptohet si i stabilizuar marrë në konsideratë faktin që mes 16 bankave aktive në treg, disa përfliten të jenë në shitje. Kjo situatë vë në dyshim cilësinë e kthimit të investimit për çdo aksioner potencial. Si pasojë e këtij presioni institucional që rezulton nga shtrenjtësia e burimit të financimit dhe të rritjes së mbikqyrjes financiare, institucionet e mikrofinancës janë fokusuar gjatë viteve të fundit më shumë në objektivët e tyre financiarë, duke mos patur mundësi të inovojnë me të njëjtin intensitet si në të shkuarën në dimensionin e tyre socio-zhvillimor. Kujtojmë se asnjë prej institucioneve të mikrofinancës nuk ofron sot për shëmbull llogari rrjedhëse, portofole elektronikë, kredi ‘revolving’, over-drafte apo dhe letër kredie. Mund të citohen po kështu mungesa e kredive specifike të konceptuara enkas për rininë, gratë apo emigrantët e kthyer. Shtrenjtësia e burimeve të financimit të mikrofinancës është një sfidë që kërkon vëmëndje më të madhe nga partnerët publike, ndërkombëtarë dhe bankarë. Sa më shumë të ulen këto kosto për mikrofinancën, aq më shumë financime do të mund të kanalizohen në drejtim të sipërmarrësve dhe fermerëve të vegjël të vendit, e për pasojë, më shumë vënde të reja pune e zhvillim ekonomik. Të ndërgjegjshëm për potencialin ende të pashfrytëzuar të kreditimit të ekonomisë si dhe për konkurrencën potenciale që mund të rezultojë nga sektori bankar, sektori i mikrofinancës është investuar dhe në fuqizimin e kapaciteteve operacionale. Një

Page 23: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

nga drejtimet është dhe promovimi i teknologjive të reja si përdorimi i tabletave elektronike në terren me qëllim uljen e kostove administrative, përshpejtimin e proçesit të kredi-dhënies dhe rritjes së sigurisë së proçesit administrativ, në veçanti në zonat rurale ose peri-urbane. Gradualisht kjo teknologji do të shkojë drejt një proçesi terësisht të automatizuar deri dhe tek leximi i të dhënave biometrike të klientëve. Vlerësimi në nivel makro nga MFI-të është relativisht pozitiv. Pritshmëritë janë që teknologjitë e reja mund ta bëjnë mikrofinancën më kompetitive, më të shpejtë dhe më të sigurtë. Por, ajo që vihet re gjatë shkëmbimeve të realizuara në kuadër të këtij dokumenti, rezulton se për shkak të gradës së inovacionit të lartë që teknologjitë e reja implikojnë, institucionet financiare nuk kanë ende një vizibilitet të konsoliduar mbi kostot reale të këtyre transformimeve teknologjike. Një ndryshim teknologjik sado i vogël qoftë ai, përkthehet në kosto mirëmbajtjeje dhe përditësimi relativisht të larta. Duhet përmëndur këtu dhe kuadri apo kultura ligjore në Shqipëri e cila përbën një sfidë reale në menaxhimin e riskut juridik. Nuk duhet harruar dhe niveli i furnitorëve teknologjikë i cili duket ende jo i përshtatshëm për të siguruar një implementim të shpejtë, me kosto të kontrolluara e rezultate të garantuara. Së fundmi, entuziasmi rreth teknologjive të reja bankare mund të jetë dhe kontradiktor me avantazhin krahasues të mikrofinancës shpjeguar më sipër : peshën e kontaktit njerëzor. Teknologjitë e reja kanë si objektiv të ulin ose të zëvendësojnë ndërhyrjet manuale njerëzore duke automatizuar sa më shumë proçesin (kujto on-line banking ku çdo veprim bëhet pa ndërhyrjen e një oficeri kredie). Ndërsa është e vërtetë që kostot e larta të mikrofinancës vinë nga angazhimi i lartë në terren, nga ana tjetër është dhe pikërisht ky avantazhi kryesor i saj konkurrues me sektorin bankar. Ndaj në këtë sens, sektori i mikrofinancës ka ende nevojë për kohë, për të testuar modelet më efikase të teknologjive të reja bankare. Kështu për shëmbull, futja e shërbimit M-Pesa në treg, dhe dështimi i tij më pas, dëshmoi më së miri që teknologjitë e reja si ‘mobile-payment’ nuk përbëjnë domosdoshmërisht një avantazh krahasues por dhe që modeli aktual i mikrofinancës është një model efikas, rentabël dhe me të ardhme. Asistenca teknike ligjore, njërëzore, infrastrukturore apo dhe financiare nga komuniteti i donatorëve për të testuar dhe identifikuar teknologjitë më të përshtatshme për realitetin shqiptar do të ishte një ndihmë mëse e mirëpritur nga sektori i mikrofinancës.

Page 24: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Një faktor i fundit që ka ndryshuar vitet e fundit krahasuar dhe fillesat e mikrofinancës në Shqipëri, është dhe marrëdhënia me klientin. Siç është theksuar disa herë në këtë dokument, mikrofinanca ka një avantazh krahasues dhe vlerë të shtuar pikërisht tek rëndësia që i jepet marrëdhënies direkte mes oficerëve të kredisë dhe përfituesëve të kredisë. Por kjo marrëdhënie nuk është si më parë. Ristrukturimi i sektorit dhe konsolidimi financiar i institucioneve të mikrofinancës ka prekur dhe të përditshmen e aktivitetit në terren.

Sot, të promovosh kredi-marrjen në fshatra apo dhe në zona urbane është më e vështirë. Individët kanë një kulturë më solide të kredive duke u njohur ndër vite si me detyrimet, ashtu dhe me të drejtat që lindin nga marrëdhënia konktraktuale. Në çdo shkëmbim, të interesuarit potencialë kërkojnë më shumë informacion mbi produktin që u komunikohet, mbi ekspozimin që ata marrin, mbi trajtimin e kolateralit në rast mos-shlyerjesh etj. Koha e vendimarrjes për firmosjen e një kontrate është shtuar duke e detyruar oficerin e kredisë të investojë dhe më shumë kohë në terren në komunikimin e kontratës, duke vizituar in-situ sipërmarrjen apo fermën, analizuar fizikisht referuesit apo garantuesit etj. Përkrah dhe presionit për performancën financiare, e gjithë kjo situatë krijon një ngarkesë relativisht të lartë për oficerët në terren të cilët duhet të jenë shumicën e kohës paralelisht dhe oficerë kredie, dhe konsulentë biznesi. Në disa raste, kjo është përkthyer në një marrëdhënie dhe më të fortë mes oficerit dhe klientit e cila nxit rritjen e besimit, një njohje më të thellë të biznesit në fjalë dhe mundësimin për pasojë të ri-financimeve më të shpeshta. Në disa raste të tjera, kjo ngarkesë ka rezultuar në një turn-over më të lartë të stafit të shkaktuar nga individë që e shohin këtë angazhim shtesë dhe misionin social të mikrofinancës si me më pak reputacion profesional se punësimi në pozicione më komode në bankat tradicionale. Rritja e standarteve të punësimit, ofrimi i trajnimeve shtesë, thithja e individëve me ambicie dhe me integritet të lartë social, promovimi më i madh i të rinjve dhe në veçanti të atyre që vinë nga sektori bankar, kanë qënë disa nga masat e marra njëherazi nga institucionet e mikrofinancës në trajtimin e këtij fenomeni që prek veçanërisht burimet njerëzore.

Page 25: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Dimensioni social dhe impakti zhvillimor: nevoja për një përditësim?

Kriza financiare, rishikimet e kuadrit ligjor, investimi në ristrukturimin e brëndshëm, zgjerimi i tregut dhe shumë faktorë të ngjashëm me to (përfshi burimet e limituara) kanë bërë që gjatë viteve të fundit institucionet e mikrofinancës të ishin kryesisht të angazhuara në fuqizimin e institucioneve të tyre respektive sesa në promovimin e sektorit në terësi. Kështu para vitit 2015, Shoqata e Mikrofinancës ka ndjekur një rol më të tërhequr krahasuar për shëmbull me Shoqatën e Bankave të Shqipërisë e cila ka kohë që investohet si duke lobuar për ligjin e falimentimit ose atë të përmbarimit, apo dhe duke firmosur Marrëveshje Bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë. Promovimi i sektorit të mikrofinancës është parë si i shkëputur nga aktiviteti i institucioneve të mikrofinancës dhe për shkak të diversitetit të lartë mes këtyre të fundit : disa institucione mbledhin depozita / disa jo; disa janë kooperativa/të tjerat janë fondacione, të tjera struktura shtetërore; disa janë urbane/të tjera jane rurale; disa janë fitim-prurëse/të tjera janë jo-fitim-prurëse etj. Një diversitet kaq i lartë e ka bërë më të vështirë njohjen e drejtë të sektorit nga partnerët e ndryshëm të mikrofinancës, në veçanti nga autoritet publike. Por pavarësisht gjithçkaje, të gjitha institucionet e mikrofinancës i përgjigjen një modeli të përbashkët : kreditimin e aktiviteteve prodhuese të sipërmarrësve dhe fermerëve të vegjël. Nga ky gur-themel i përbashkët lind dhe dimensioni social dhe zhvillimor që karakterizon mikrofinancën shqiptare. Një dimension në shërbim të të cilit duhet punuar më intensivisht.

Mbështetja e bujqësisë për shëmbull është një ndër fushat kryesore të financimit të sektorit të mikrofinancës me një impakt shumë të madh zhvillimor. Më shumë se gjysma e portofolit të kredisë aktuale të mikrofinancës, ose mbi 50 milionë euro shkojnë për financimin e fermerëve. Kjo vlerë është më e madhe se i gjithë portofoli i kreditimit për bujqësinë i të gjithë sektorit bankar marrë së bashku në shkallë vendi. Por ky lloj ekspozimi financiar në bujqësi përbën risk pasi institucionet e mikrofinancës ekspozohen njëherazi ndaj fatkeqësive natyrore, sëmundjeve të bagëtive, një tregu shumë volatil pa vlerë të shtuar dhe ndaj një sektori të vetëm. Ndërkohë, pavarësisht këtij ekspozimi dhe angazhimi socio-ekonomik të mikrofinancës në shërbim të sektorit

Page 26: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

të bujqësisë, autoritet publike në vend nuk japin udhëzime se cilat janë nën-sektoret prioritarë të financimit, cilat janë zona më prioritare, cilët janë incentivët që mund ta mbështesin mikrofinancën dhe financimin e fermerëve të vegjël etj. Me pak fjalë ajo që vihet re është një nivel i ulët i bashkëpunimit në bërjen e politikave zhvillimore (policy-making) dhe ndërveprimin e tyre me aktivitetin mikrofinanciar. Institucionet publike nuk kanë ekspertë të mikrofinancës, ose një “sektor” që ndjek aktivitetin e saj zhvillimor. Mikrofinanca nuk njihet si koncept ndërkohë që përfaqëson 20% të numrit të kredive të dhëna në një vit në shkallë vendi dhe me një impakt me mbi 90.000 vënde pune.

Ndërsa ishin autoritet publike ato që e iniciuan fillimisht mikrofinancën në vitet 90 me qëllim për të nxitur përfshirjen financiare, sot paradoksalisht të njëjtat institucione shfaqen pothuajse indiferente ndaj aktivitetit të saj. Mbase arsyeja lidhet dhe me mos-përditësimin e konceptit të mikrofinancës në këto 25 vite të aktivitetit të saj. Ndërsa në fillesat e saj në Shqipëri operonin vetëm dy banka, sot operojnë 16 të tilla dhe janë pothuajse 3.000.000 llogari bankare në shkallë vendi. A mund të flitet në këto kushte që objektivi i mikrofinancës është përherë ai i “përfshirjes financiare” (financial inclusion)? A mos duhet folur tanimë për “financimin e zhvillimit” (development finance)? Mbase për “financimin e punësimit” (employement finance)? Apo për “sustainable finance” (financim i qëndrueshëm)? Emërtimi i mikrofinancës nuk ndikon pothuajse aspak në aktivitetin e përditshëm të institucioneve. Është marrëdhënia mes oficerit të kredisë dhe individit ajo që përcakton shkallën e suksesit. Madje shpesh herë dhe vetë institucioni i mikrofinancës nuk njihet mirë nga përfituesit e kredisë (dhe akoma më pak sektori) aq e fortë është marrëdhënia mes oficerit dhe klientit në terren. Por, në nivel të politikë-bërjes, ngjyrimi dhe rëndësia që i jepet sektorit merr një rëndësi krejt tjetër. Nëse sektori kuptohet drejtë, atëherë dhe impakti zhvillimor në shkallë vendi do të jetë më i lartë. Të gjithë aktorët publikë dhe ndërkombëtarë kanë pra interes që të komunikohet në një mënyrë më aktive mbi atë çka realisht përfaqëson mikrofinanca sot në Shqipëri.

Page 27: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Një fuqizim i qasjes sektoriale do të sillte dhe një promovim më cilësor të praktikave të mira financiare. Kështu, dhe pse shumica e institucioneve të mikrofinancës e kanë firmosur “Udhëzimin e Proçeseve të Mira të Mikrofinancës”, janë ende me dhjetëra dokumente, strategji e koncepte financiare të cilat synojnë parandalimin e mbi-kreditimit, promovimin e një transparencë më të lartë apo të proçeseve standarte të ankimit, komunikimin e interesave reale përfundimtarë, privacinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale etj. Jo vetëm sektori bankar por dhe mikrofinanca mund të bjerë pre e risqeve në shkallë të gjërë dhe kjo mund të parandalohet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi sa më të ngushtë mes të gjithë aktorëve, ku më i rëndësishmi është Banka e Shqipërisë. Sërish, del i nevojshëm një investim më i madh në një qasje sektoriale që fillon nga një njohje më e mirë e tregut, e konkurrencës, e ndarjes sipas produkteve, e shtrirjes gjeografike apo sipas të klientës sipas edukimit, profesionit e moshës etj. Që mikrofinanca të ketë një impakt sa më të madh zhvillimor, ajo duhet kuptuar sa më mirë në mënyrë praktikat e mira t’i adaptohen sa më lehtë.

Page 28: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Ndërtimi i një vizioni strategjik dhe perspektiva potenciale afat-gjatë

Në drejtim të politikë-bërjes publikeNë drejtim të tregut

Page 29: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Sektori i mikrofinancës përballet me një konkurrencë potenciale të lartë nga sektori bankar ndërkohë që vetë institucionet janë investuar fuqimisht gjatë viteve të fundit në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe të stabilitetit financiar të tyre, ndërkohë që dimensioni social dhe investimi në promovimin e sektorit në terësi duket se është neglizhuar.

NDËRTIMI I NJË VIZIONI STRATEGJIK DHE PERSPEKTIVA POTENCIALE AFAT-GJATË

Në drejtim të aktivitetit të përditshëm të mikrofinancës

1. Konceptimi, testimi dhe promovimi i produkteve të reja

Institucionet e mikrofinancës duhen mbështetur në kuptimin dhe analizimin sipas rastit të produkteve të reja të cilat fuqizojnë dimensionin e tyre social. Në një qasje që shkon përtej “përfshirjes financiare” (financial inclusion) dhe më shumë në krah të “financimit të zhvillimit”, mikrofinanca duhet të mbështetet të testojë në afat-gjatë disa produkte të reja ndryshme si : overdraft-i; pagesa e shërbimeve; kredinë rinore (për studime apo për start-up); kredinë për emigrantët e kthyer; kredinë gjinore; produkte financiare për pensionistë, përfshi produkte depozitash komplementare për pensione etj. Po kështu, financimi social në grup mund të jetë një tjetër produkt për të ardhmen si për shëmbull financimi i veprave të vogla infrastrukturore si ura, qëndra shëndëtesore, arsimore, fusha sporti që rimbursohen nga të ardhurat e gjeneruara nga shfrytëzimi i tyre, ose nga fitimi i vetë institucionit financiar si një donacion për komunitetin etj. Institucioneve të mikro-financës mund t’u ofrohet gjithashtu më shumë hapësirë për të testuar dhe forma të ndryshme mikro-asikuracionesh, në veçanti ato bujqësore.

Page 30: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

2. Burime financimi më të lira dhe nxitja e ofertave më kompetitive

Në një situatë ku bankat kanë mbi-likuiditet, autoritetet publike mund të mbështesin mikrofinancën në mënyrë që keto fonde të adresohen më mirë drejt nevojave të sipërmarrësve dhe fermerëve të vegjël vendas. Nëpërmjet memorandumesh bashkëpunimi, organizimit të tryezave të rrumbullakëta, propozimit të amendamenteve ligjore etj. sektori i mikrofinancës mund të ndërveprojë lirshëm me aktorët financiarë relevantë në mënyrë që të shihet mundësia e krijimit të një fondi garancie, të linjave të financimit apo të një asistence teknike të dedikuar aktivitetit të saj. Depozitat mund të mundësohen dhe për institucionet e mikrofinancës dhe jo vetë për SHKK-të. Po kështu, mund të realizohen më shumë analiza e studime tregu mbi kanalet alternative të distribucionit si bankingu online, rrjetit bankar të ATM-ve apo dhe pagesave celulare etj. me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe uljen e kostove operacionale të sektorit të mikrofinancës.

3. Promovimi i koncepteve “corporate social responsability” për mikrofinancën

Për shkak të volumit të madh të kredive të injektuara nëpërmjet mikrofinancës, shihet e nevojshme si në rrafshin komercial apo dhe të institucional, futja e koncepteve të “corporate social responsability”. Ka nevojë që lidhja sociale mes MFI-ve dhe komuniteteve përfituese të konsolidohet maksimalisht, pavarësisht modelit të MFI-së nëse është kooperative ose jo. Roli i bordeve drejtues të MFI-ve mund të fuqizohet më tej duke komunikuar më shumë mbi peshën dhe vendimarrjen e tyre, duke promovuar rolin e tyre dhe funksionimin e vetë të MFI-ve. Institucionet e mikrofinancës duhen mbështetur në konceptimin e strategjive të tyre institucionale afat-gjatë si dhe në zbatimin e tyre nëpërmjet konsultimeve me figura kyçe të komuniteteve lokale të shërbyera. Kërkohet një komunikim institucional më intensiv, lidhja e partneriteteve me organizata të shoqërisë civile, aksione të bamirësisë apo mbështetja e nismave rinore/kulturore etj. duke ndikuar kështu në krijmin e një perceptimi institucional më solid sipas modelit të “corporate social responsability”.

Page 31: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

4. Fuqizimi i trajnimeve për institucionet, por dhe për përfituesit e financimeve

Mbështetja ndaj SHIM - dhe nëpërmjet ndërmjetësit të saj - mund të krijojë mundësitë për të ofruar më shumë trajnime për institucionet e mikrofinancës si dhe përfituesit e linjave të financimit të tyre. SHIM duhet të jetë në gjëndje të prodhojë një “menu” të gatshme trajnimesh mbi praktikat më të mira sektoriale, mbi zhvillimet më të fundit të kuadrit mbikqyrës, mbi politikat publike e zhvillimet e tregut, mbi menaxhimin e teknologjive të reja etj. SHIM mund marrë rolin e një qëndre profesionale për mikrofinancën ku të ofrohen trajnime për grupe sipërmarrësish e fermerësh të vegjël me aktivitet të njëjtë dhe pse klientë të MFI-ve të ndryshëm. Duke i shërbyer objektivit të financimit të zhvillimit, mikrofinanca nuk ka pse të kufizohet vetëm në financimin e sipërmarrjeve apo fermave “start-up” që bankat i refuzojnë. Duke i shërbyer një qasje afaq-gjatë, mikrofinanca mund të ndihmojë dhe rritjen e aktivitetit të sipërmarrjeve të vogla në mënyrë që bizneset familjare të kenë dhe trashëgimi familjare, të krijojnë efekte zinxhirë zmadhimi, zgjerimi e modernizimi që krijojnë vlerë të shtuar e kanë nevojë për ri-financime të mëvonshme. Mbështetja në rritjen e kapaciteteve teknike të përfituesëve të kredive do të nxiste dhe të rinjtë të angazhoheshin më shumë në bizneset apo fermat familjare, si dhe tranzicionin nga një sipërmarrje “tregtare / mbijetese” në një sipërmarrje “prodhimi / fitimi”. MFI-të mund të kthehen në gjenerues të vlerës së shtuar për të gjithë ekonominë kombëtare.

Page 32: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

Në drejtim të politikë-bërjes publike

5. Një ligj i ri për institucionet financiare

Në shumë vënde të botës, ekziston koncepti i Bankave Mikrofinanciare si në Filipine apo dhe në Kenya. Autoritet publike i shohin këto institucione financiare si aktorë kyç dhë pjesë të strategjisë kombëtare të zhvillimit ekonomik. Në këtë llogjikë, këto institucione mikrofinanciare, mund të mbajnë dhe depozita sipas kushteve të përcaktuara në ligj. Kuadri rregullator ngelet shumë fleksibël me qëllim që kostoja e kreditimit të ngelet sa më e ulët. Pjesë e ligjit mund të jenë dhe produktet anekse si “asikuracionet” si në Filipine për shëmbull ku nuk kërkohet një liçensim specifik nga banka qëndrore. Ligji mund të mundësoje gjithashtu dhe kreditimin mes institucioneve financiare në rastet kur një institucion ka likuiditet të tepërt.

6. Mikrofinanca si agjent federues Për shkak të shtrirjes në të gjithë territorin, rrjeti i institucioneve të mikrofinancës mund të shërbejë fare mire si agjent federues për shërbime publike që përfshijnë transaksione financiare si kombinimi i mikro-kredive bujqësore me fondet e AZHBR-së, grumbullimi i taksave apo detyrimeve sociale për sipërmarrësit apo fermerët e e vegjël dhe deri tek shpërndarja e pensioneve. Një llogjikë federimi mund të aplikohet dhe duke organizuar përfituesit e kredive bujqësore në “grupime të interesit financiar” të cilat do të financoheshin kolektivisht me qëllim për t’u shitur po kolektivisht në ato tregje lokale apo eksporti që kërkojnë volume më të mëdha, më cilësore dhe më të njëjtrajtshme.

Page 33: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

7. Mikrofinanca, si një partner zhvillimor

Sektori i mikro-kreditimit nuk njihet ende siç duhet nga mediat, ekspertet ekonomikë, universitetet... Fokusimi në aktivitetin e përditshëm në terren e ka penguar promovimin adekuat të mikrofinancës ndër vite. Në këtë llogjikë nevojitet më shumë komunikim me aktorët kyç të sektorit financiar në shkallë kombëtare. Duke filluar që nga gazetarët dhe kërkuesit universitarë ekonomikë (duke organizuar takime informale por dhe duke mbështetur prodhime mediatike ose universitare kërkimore mbi rolin e mikrofinancës) dhe deri tek nënpunësit civilë ekspertë të çështjeve financiare (duke mundësuar shkëmbimin e të dhënave periodike, vizitave në terren, organizimin e sondazheve në emër të institucioneve publike etj.). Mikrofinanca nevojitet të jetë një zë i vërtetë dhe i dëgjueshëm i çdo konsultimi në kuadër të politikë-bërjes kombëtare për zhvillimin. Organizimi i seminareve në universitete, i konkurseve për sipërmarrjet mikro më të mira në kategori të ndryshme si të rinj, gra, fermerë etj, apo i tavolinave të rrumbullakëta mbi tematika zhvillimore social-financiare me iniciativën e SHIM nevojiten të mbështeten pa asnjë hezitim burokratik.

8. Nxitjen e inovacionit financiar social

Në bashkëpunim me donatorë apo përfaqësues teknologjikë, SHIM mund të mbështetet të fillojë një “Iniciativë për Inovacionin Financiar” (IIF) si një proçes konsultimesh mes MFI-ve, autoriteteve publike, bankave, përfaqësuesëve të biznesit me objektivin për të përmbledhur të dhëna, propozime, analiza etj. mbi sfidat apo potencialet rregullatore që mund të pengojnë inovacionin financiar. Inovacioni financiar nënkupton jo vetëm kapacitetin e tregut për të futur teknologji të reja në rritjen e performancës, sigurisë apo përshtatshmërisë së produkteve ekzistuese, por dhe zhvillimin e produkteve të reja nëpërmjet teknologjive

Në drejtim të tregut

Page 34: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat

ekzistuese me impakt të lartë social. Paralelisht, mund të lobohet në krijimin e një “Fondi për Inovacionin Financiar” (FIF) i cili do të mbështeste projekte financiare inovative të vogla bazuar në thirrje për projekte të hapura për institucione financiare ose biznese sociale inovatore.

9 Nxitjen e marrëdhënieve të reja me Bankat

Sektori i mikrofinancës ka një marrëdhënie unike me sektorin bankar për shkak se të gjitha veprimet e MFI-ve kalojnë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Kur një klient bëhet pak i madh, ai kalon pothuajse automatikisht drejt sektorit bankar. Por nga ana tjetër, bankat nuk janë të interesuara të futen në mikrofinancë ndërkohë që vazhdojnë të ofrojnë një financim të shtrenjtë. Ndaj duhen nxitur analiza më të detajuara të kësaj marrëdhënie, takime e studime tregu, qasje të reja në këtë ku sipas skenareve, MFI-të mund dhe të përthithen nga Bankat duke u bërë dhe ‘shareholder’ të tyre me një aksion të pavarur por me shërbime e interesa më kompetitive; ku disa MFI mund të blejnë një liçencë bankare dhe duke e kthyer të gjithë aktivitetitin e bankës në shërbim të aktivitetit të tyre të mikrofinancës sociale, duke ulur kostot e rritur marxhet e fitimit; duke testuar konceptin e “Bondeve korporative” me qëllim diversifikimin e fondeve të përdorura etj.

Page 35: MIKROFINANCA SHQIPTARE 25 VITE NË SHËRBIM TË …ama.com.al/materials/Broshura02_Shqip.pdf · Institucioni i vetëm financiar shtetëror vazhdoi të fokusohej kryesisht tek zonat