Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së...

42
Mbledhja e mendimeve (shënimeve) Ligjërata e dhjetë: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs dhe Si të shkrujmë- procesi dhe shkrimet funksionale, Majlinda Nishku. 1

Transcript of Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së...

Page 1: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• Ligjërata e dhjetë: Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs dhe Si të shkrujmë- procesi dhe shkrimet

funksionale, Majlinda Nishku.

1

Page 2: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• Përmbajtja e ligëratës së dhjetë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.162-193) dhe Si

të shkrujmë- procesi dhe shkrimet funksionale, Majlinda Nishku (f.109-125).

• Paraqitja e detajeve bibliografike të secilit burim të konsultuar

• Shënimet në lidhje me literaturën shkencore- skeda të posaçme

• Renditja e skedave në formën e katalogut sipas numrave

• Gjatë leximit të materialeve, mund të mbajmë këto lloje kryesore të shënimeve: citime të

drejtpërdrejta, parafrazime, precis ose përmbledhje

• Në ç’masë duhet bërë citimet?

• Parafrazim efektiv

• Dallimi në mes të fusnotës dhe bibliografisë

• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime)

• Elementet themelore të punimit seminarik dhe të diplomës

• Titujt dhe nëntitujt- mënyra e të paraqiturit

2

Page 3: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

3

Gjatë leximit është e dobishme që të shkruhen faktet

dhe mendimet, të cilat gjenden në tekst të burimeve të

konsultuara, ku duhet të zgjedhen ato që janë

drejtpërdrejt të lidhura me temën. Është e dobishme

që krahas tekstit ose parafrazës, të shënohen

detajet bibliografike të secilit burim të konsultuar

siç janë: emri i autorit, emri i veprës, botimi,

botuesi, vendi, viti i botimit etj., për shkak të

përpilimit më të lehtë të regjistrit të literaturës si

dhe për shkak të citimit të shënimeve të punimeve

në mënyrë të drejtë dhe më të lehtë.

Page 4: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

4

Mendimet kritike individuale, poashtu, janë të

dobishme menjëherë të shënohen, duke bërë

përpjekje që të lidhen me qëndrimet nga punimet e

lexuara dhe të përkrahen me argumente logjike.

Preferohet që shënimet në lidhje me literaturën shkencore, mbahen

në skeda të posaçme (fisha) ose fletë të posaçme për shkak

të përdorimit më të lehtë më vonë. Studenti mundet

ato fletë, në qoftëse ka më shumë, t’i rendisë në

formën e katalogut sipas numrave, gjegjësisht të

mbahen në formë të kartelave të cilat gjenden lehtë.

Sipas nevojës, këto shënime mund të mbahen edhe

në formë elektronike.

Page 5: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Këto skeda duhet t`i kemi me vete sa herë që

duhet të lexojmë diçka mbi çështjen që

trajtojmë. Skedat më të përshtatshme janë me

madhësi 13x18 cm.

• Është e rëndësishme që shënimet në skeda

duhet të kenë saktësi. Mos dhënia e këtyre

saktësive si p.sh. numri i burimit apo nr.i faqes

mund të bëjë që të shpenzoni orë të tëra në

gjetjen e një informacioni që mund të ishte

marrë qysh në fillim .

5

Page 6: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Edhe pse lejohet të shkruhet në të dy anët e

skedës, vetë do ta kuptoni se kjo s`është fort e

dobishme, sidomos gjatë procesit të shkrimit të

punimit. Është më e thjeshtë dhe shumë më

praktike që skedat të përdoren të shruara vetëm

në një anë.

• Të gjitha shënimet duhet të mirren me stilolaps

pasi lapsi i thjeshtë mund të shlyhet gjatë

përdorimit të skedave. Nuk është e nevojshme

që shënimet të shtypen.Mjafton të kenë një

shkrim dore të rregullt dhe të lexueshëm.

6

Page 7: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Meqenëse leximi i materialeve përbën

lëndën e parë të punimit, saktësia e

shënimeve do të përcaktojë lehtësinë dhe

cilësinë e rezultatit përfundimtar.

7

Page 8: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

8

Gjatë leximit të materialeve, studenti mund të

mbajë këto lloje kryesore të shënimeve: citime

të drejtpërdrejta, parafrazime, precis ose

përmbledhje (është një ngjeshje e materialit

origjinal, zakonisht ¼ ose 1/3 e gjatësisë, duke

ruajtur stilin, tonin e autorit).

Page 9: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

9

Pra, po përsërisim, integrimi i mendimeve të të

tjerëve në punimin tuaj arrihet përmes:

• citmeve (citate)

• parafrazimeve (parafraza)

• përmbledhjeve (përmbledhje)

Page 10: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

10

Në ç’masë duhet bërë citimet?

• pasazhet (pjesët, fragmentet) duhet cituar me

masë.

• kjo varet nga lloji i punimit.

• ka punime, ku vërtet kërkohen pasazhe të

gjata të një vepre.

• mirëpo ka raste, kur citimi është shenjë

dembelie, sepse kandidati nuk do ose nuk

është i aftë të sintetizojë një varg të dhënash

dhe parapëlqen këtë përmes dikujt.

Page 11: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

11

Citimet

• Citimi do të thotë, se ju pajtoheni me autorin

që citoni.

• Citimet duhet të jenë identike me origjinalin,

duke përdorur në mënyrë të detajuar burimin.

• Ato duhet të paraqiten fjalë për fjalë dhe t’i

atribuohen (ngjitje, mveshje, mbështetje) autorit

origjinal.

• Citimet duhet të punohen besnikërisht.

• Fjalët duhet kopjuar ashtu siç janë në origjinal.

Page 12: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

12

• citimet e drejtpërdrejta futen në thonjëza dyshe (“ “).

• “Materiali i cituar futet në thonjëza”.

• nëse përdoret citimi brenda citimit, atëherë

aplikohen thonjëzat (‘ ‘) (për shembull, autori që citoni

ka cituar dikë).

• Për çdo citim duhet dhënë qartë autori dhe burimi

nga është marrë informacioni.

• Kjo arrihet duke shënuar në fund të faqes (nën vijën

që paraqitet)

___________________

•Microsoft Word- Insert-Reference- Footnote

Page 13: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

13

• Nga teksti nuk duhet hequr pjesë pa

sinjalizuar për këtë gjë. Kjo bëhet duke

vendosur tri pika (…) aty ku janë heqjet

(Tri pikat ndryshe quhen “elipsë” ose “pika të

retiçencës”).

Page 14: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

14

Parafraza

Përsëritja me fjalët e tua mendimin e autorit.

• Ka raste kur autori në një frazë shumë të

shkurtër, ka shumë mendime, kështu që

parafrazimi do të dalë më i gjatë se origjinali.

Pse duhet të parafrazojmë?

• një parafrazim mund të ndihmojë për sqarimin

e një pasazhi të vështirë ose të errët për

lexuesin tuaj.

Page 15: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

Abraham Lincoln

FJALIMI I GETTYSBURG-UT

• Tetë dekada e shtatë vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë kontinent një komb të ri të

ngjizur në liri dhe të kushtuar idesë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Sot jemi

angazhuar në një luftë të madhe civile duke vënë në provë nëse ky komb, ose çdo komb i

ngjizur kësisoj dhe i përkushtuar kësisoj, do të qëndrojë gjatë. Ne jemi përleshur në një

fushë të madhe beteje të kësaj lufte. dhe sot kemi ardhur që një pjesë të kësaj fushe t’ua

kushtojmë si vend prehjeje të përjetshme atyre që dhanë jetën e tyre këtu që ky komb të

jetojë. Është krejt e përshtatshme dhe e drejtë ta bëjmë këtë. Por në një kuptim më të gjerë

ne s’mund ta kushtojmë, s’mund ta shugurojmë e s’mund ta shenjtërojmë këtë truall.

• Njerëzit trima, të gjallët dhe të vdekurit që luftuan këtu, e kanë shenjtëruar atë shumë më

tepër nga ç’mund të arrijë fuqia e jonë. Bota pak do të mësojë, ose do të harrojë, se ç’po

themi ne këtu, por s’do të harrojë kurrë se ç’bënë ata këtu. Na takon më fort ne të gjallëve

që t’i kushtohemi punës së papërfunduar së cilës ata, që luftuan këtu, i shërbyen me aq

fisnikëri deri në këtë ditë. Na takon më fort ne të gjallëve që jemi këtu t’i kushtohemi

detyrës së madhe që kemi përpara – të marrim prej këtyre të rënëve të nderuar një

përkushtim më të fuqishëm ndaj asaj çështjeje, së cilës ata i kushtuan gjithçka – dhe ne, që

jemi këtu, të gjykojmë me përnderimin më të lartë se ata nuk vdiqën më kot, se ky komb

nën Zotin do të ketë një lindje të re në liri dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për

popullin s’do të shuhet kurrë nga faqja e dheut.

15

Page 16: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Tetë dekada e shtatë vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë

kontinent një komb të ri të ngjizur në liri dhe të kushtuar idesë se të

gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

• Parafrazim:

• Tetëdhjetë e shtatë vjet më parë (domethënë më 1776., viti I

Revolucionit Amerikan) të parët tanë krijuan në Amerikën e Veriut

një vend të ri; ky vend u soll në ekzistencë (“u ngjiz”) nga hartuesit

meshkuj të Kushtetuës që e panë lirinë si nënën e kombit të ri dhe

që u veçua ose u shënua në mënyrë të posaçme (“u kushtua”) si një

komb në të cilin të gjitha qeniet njerëzore knsideohen të barabarta.

16

Page 17: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Po japim edhe një shembull të përmbledhjes nga fjalimi i

Lincolnit:

Megjithëse ne kemi ardhur t`i kushtojmë një pjesë të

fushës së betejës në Getisburg kujtimit të, kujtimit të

atyre që ranë këtu, detyra jonë e vërtetë është t`I

kushtohemi ruajtjes së kombit për të cilin atta vdiqën –

një komb në të cilin populli qeveris veten.

17

Page 18: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Fragment nga burimi origjinal:

Mbipesha përbën një çështje madhore, sepse (1) ajo

prek një masë të madhe njerrëzish; (2) përhapja e saj po

rritet; (3) shkalla e numrit të fëmjëve me të po rritet; (4)

efektet mjekësore, psikologjike dhe sociale janë të

ashpëra. (5) Sjelljet që e shkktojnë atë (dietë e varfër

dhe mungesë aktiviteti) janë në vetvete kontribut madhor

në shëndetin e dobët (6)dhe trajtimi mjekësor është i

kuptueshëm, rrallë I efektshëm dhe jo-praktikë për t`u

përdorur në një masë të gjerë.

18

Page 19: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Model parafrazimi nga fragmenti:

Shqetësimi i tanishëm me rritjen e peshës në shoqërinë

amerikane është shtuar për një mori arsyesh, sipas Brownell dhe

Horgen. Ata ia atribuojnë ndryshimin e vetëdijësimit të numrit të

njerëzve me mbipeshë dhe rritjes së këtij numri, sidomos mes të

rinjve. Përveç kësaj, pesha e tepërt përmban pasoja të vështira për

shëndetin mendor dhe fizik të individit dhe mirëqenien e shoqërisë.

Mungesa e ushtrimeve gjimnastikore dhe zgjedhja e

pashëndetshme e ushqimit I përkeqëson pasojat e shëndetit,

sidomos ngaqë nuk ka kura të lira dhe të lehta për efektet e të

ngrënit jashtë mase si dhe shumë pak ushtrime dhe aktiviteteve

sportive.

19

Page 20: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

20

Për parafrazim efektiv:

1. Rilexoni pasazhin origjinal derisa ta kuptoni

domethënien e plotë të tij;

2. Kontrolloni interpretimin tuaj me burimin

origjinal, për t’u siguruar që versioni juaj

shpreh në mënyrë të saktë informacionet

thelbësore, mirëpo në formë të re;

3. Përdorni thonjëza për të identifikuar një term

unik të një shprehje që ju e keni huazuar

nga burimi.

Page 21: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

21

Përmbledhja (precis)

• Përmbledhja përfshin vendosjen e ideve

kryesore me fjalët tuaja duke përfshirë vetëm

pikat kryesore.

• Përmbledhja është dukshëm më e shkurtër

se sa burimi origjinal.

Page 22: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

• Po bëjmë edhe një përmbledhje të:

• Citimit: transkriptimi i fjalëve të sakta direkt nga burimi.

• Parafrazimi: riformulimi ose shndërrimi i plotë i ideve të

autorit në fjalët tuaja.

• Përmbledhja: reduktimi i idesë kryesore të autorit në

elementët themelorë.

22

Page 23: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

23

Përcaktimi i strukturës së punimit

Një nga veprimet me rëndësi të veçantë gjatë

hartimit të punimit seminarik apo të diplomës, është përcaktimi i strukturës së punimit.

• pas shikimit të parë të literaturës së mbledhur, është

e nevojshme të pëpilohen tezat, që do të paraqesin

bazën e punimit.

• për dallim nga esetë e shkurtra, te punimi seminarik

dhe i diplomës nuk mjafton vetëm hyrja, pjesa

kryesore dhe përfundimi, por është e nevojshme të

ndahet në disa tërësi- pjesë, kapituj dhe nënkapituj.

Page 24: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

24

• Qasja ndaj temës është e lidhur me degëzimet që do të krijohen në punum.

• Duhet të kemi një baraspeshë në punim

• Duhet t’u shmangemi kapitujve të shkurtër ose tepër të gjatë

Shikuar nga aspekti i përgjithshëm, autorët që mirren me studimin e metodologjisë së punimeve profesionale dhe shkencore, përafërsisht pajtohen se ai duhet të ketë tre pjesë:

a) Materialet që i paraprijnë tekstit,

b) Tekstit,

c) Referencat.

Page 25: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

25

Shembull I strukturës fillestare të punimit:

Tema: Shkalla e kriminalitetit në Kosovë në periudhën 2005-2007

Hyrja

1. (Kapitulli)

1.1.

1.2.

1.2.1.

1.3.

2. (Kapitulli)

2.1.

2.2.

2.2.1.

2.2.2.

2.3.

2.3.1.

3. ((kapitulli)

3.1.

3.2.

3.3.

Përfundimi

Literatura

P.S. Para hyrjes së punimit sistemohet edhe përmbajtja e punimit.

Page 26: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

26

Elementet themelore të punimit

seminarik dhe të diplomës

Shikuar nga aspekti i metodologjisë shkencore, elementet kryesore të punimit seminarik apo të diplomës janë:

• kopertina (ose kapaku),

• ballina (frontespici),

• parahyrja,

• përmbajtja,

• hyrja,

• përpunimi i temës,

• përfundimi,

• literatura (bibliografia).

Page 27: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

27

Po i trajtojmë këto elemente të cilat janë me

rëndësi për punimin profesional dhe shkencor.

1. Kopertina (ose kapaku) zakonisht është prej

kartoni të trashë dhe vihet para ballinës. Këto janë

elementet vijuese të kopertinës:

• Emri dhe mbiemri i autorit/ studentit

• Titulli i punimit

• Shënimi “punim diplome”

• Vendi, muaji dhe viti i dorëzimit të punimit.

p.s. Në temat e diplomës, mikrotezat dhe tezat e doktoratës

kopertina dhe ballina mund të kenë të njejtën përmbajtje.

Page 28: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

28

2. Ballina

Ballina është faqja e parë e punimit, e cila duhet të ofrojë informata themelore në lidhje me autorin dhe me punimin. Prandaj ballina duhet të përmbaj këto elemente:

• Emri dhe mbiemri e autorit/studentit

• Numri i indesit

• Titulli i punimit

• Shënimi i llojit të punimit- “punim seminarik” ose “punim i diplomës”

• Emri i institucionit

• Emri i lëndës

• Titulli akademik, emri dhe mbiemri i mentorit

• Vendin, muajin dhe vitin e dorëzimit të punimit.

Studenti duhet të ketë parasysh se në ballinë nuk shënohen emrat rendorë.

Page 29: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

29

3. Parahyrja

• Nuk është pjesë e obligueshme e punimit.

• Është karakteristikë e veprave më të zgjeruara.

• Nëse punimi ka parahyrje, atëherë vendin e ka pas ballinës.

• Është e shkurtër dhe me karakter të përgjithshëm, prandaj edhe dallohet nga hyrja.

• Ajo paraqet motivet dhe arsyet e përzgjedhjes së temës

• Shpjegon kushtet në të cilat është përpiluar punimi.

• Shpjegon problemet eventuale me të cilat është ballafaquar gjatë përpilimit të punimit.

• Në fund falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar dhe ndihmuar.

Nëse studenti vendos parahyrjen, ajo duhet të jetë në suazat të madhësisë së punimit, që nënkupton që nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe e tekstit.

Page 30: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

30

4. Përmbajtja

• Është pjesë e domosdoshme e secilit punim profesional.

• Paraqet shikimin e sistematizuar të strukturës së punimit, I cili ofron informata themelore në lidhje me pjesët e punimit si dhe ku t’i gjejmë ato në punim.

• Zakonisht gjendet në fillim të punimit -pas ballinës .Nëse ka parahyrjen pas saj.

Elementet e përmbajtjes janë:

• Titujt kryesorë dhe nëntitujt.

• Numërimi I titujve dhe nëntitujve ( duhet të jetë njësoj sikurse në tekstin e punimit).

• Numrat e radhitjes së faqeve.

Page 31: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

31

5. Hyrja

• Është më e vëllimshme se parahyrja.

• Punimi seminarik dhe i diplomës fillon me një

hyrje.

• Qëllimi – të nxis interesimin e lexuesit si dhe

dhe paraprakisht të njoftojë me tematikën e

punimit.

• Hyrja duhet të jetë e shkurtër(një deri dy faqe).

• e qartë, interesa dhe informative.

Page 32: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

32

Shumica e autorëve pajtohen që hyrja duhet të përmbajë këto elemente:

• Definimin e problemit të lëndës së hulumtimit.

• Përcaktimin e qëllimit kryesor të hulumtimit.

• Formulimin e tezës bazë, dhe eventualisht i tezave shtesë.

• Përcaktimi i metodave të përdorura në hulumtim.

• Përshkrimin e përmbajtjes së disa pjesëve të punimit.

• Vlerësimin e hulumtimeve në lëmin e caktuar.

• Përcaktimin e burimeve kryesore të informatave.

• Theksimin e rëndësisë teorike dhe praktike të përpunimit të tematikës së caktuar etj.

Page 33: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

33

Edhe pse gjenden në fillimin e punimit, parahyrja dhe hyrja zakonisht përpilohen në fund,

kur puniminn e kemi të përpiluar.

Nëse punimi nuk paraqet vetëm anën

teorike të temës së caktuar por kërkohet

edhe hulumtimi praktik, hyrja duhet të përmbajë edhe shënime të shkurtra të metodologjisë.

Page 34: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

34

6. Përpunimi i temës

• është pjesa kryesore dhe më e rëndësishme

e punimit.

• përfshin hapësirën më të madhe të punimit.

• këtu analizohet hollësisht lënda e tubuar.

• argumentohet teza – përpunohet, arsyetohet

dhe dëshmohet.

Page 35: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

35

Sipas autorëve që janë marrë me studimin e

metodologjisë së punimit seminarik dhe të

diplomës, preferohet që shpjegimi i tematikës të

ndahet në tri pjesë kryesore:

a) Pjesa teoriko-historike, retrospektive. Këtu

shpjegohet historia e shfaqjes së problemit të

caktuar, tregohet për hulumtimet e deritanishme

dhe sqaron njohuritë teorike ekzistuese për

problemin(temën) e caktuar.

Page 36: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

36

b) Pjesa eksperimentale-analitike. Këtu theksohen

faktet, informatat, të dhënat dhe idetë të cilat

janë të vërtetuara në bazë të analizave

individuale ose të huaja.

c) Pjesa perspektive. Propozohen zgjidhje konkrete

të problemit ose parashikohet rrjedha e situatës

në lidhje me problemin e caktuar.

Page 37: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

37

• Tek përpunimi i temës si pjesë kryesore e punimit, duhet të kemi parasysh disa parime siç janë:

• shkrimi duhet të jetë i shkurtër dhe esencial,

• elementet e rëndësishme të lidhen drejtpërdrejtë me temën,

• të shmangen përsëritjet dhe shpjegimet e stërgjata,

• të jenë në harmoni dhe logjikisht të lidhura me pjesët e punimit (kapituj, nënkapituj),

• gjykimi i drejtë duke shpjeguar, krahasuar,menduar në mënyrë kritike argumentuar,

• theksimi i shembujve,

• përshtatja gramatikore dhe drejtshkrimore.

Page 38: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

38

7. Përfundimi

Ashtu siç shërben hyrja për ta njohur lexuesin me shkrimin, edhe përfundimi është i rëndësishëm për të nxjerrë kuptimin e gjithë punimit profesional.

Në përfundim theksohen rezultatet dhe njohuritë në lidhje me përpunimin e temës në mënyrë konkrete, të saktë dhe logjike. Përfundimi paraqet “kurorën” e tërë punës. Këtu përsëriten qëndrimet dhe konstatimet më të rëndësishme nga pjesa kryesore e punimit.

Është e preferueshme që autori apo studenti, para se të fillojë të shkruaj përfundimin duhet ta lexojë me kujdes tërë punimin dhe t’i shënojë pikat më të rëndësishme që duhet të hyjnë në përfundim.

Page 39: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

39

• Përfundimi nuk duhet të përmbajë tabela dhe

ilustrime. Sipas rregullave, në përfundim nuk futen

citimet dhe fusnotat.

• Përfundimi shkruhet në faqe të posaçme dhe duhet

të jetë nga një deri dy faqe të tekstit.

• Çdo punim më i vëllimshëm dhe më i rëndësishëm

ka rezymenë (përmbledhjen) në një nga gjuhët e huaja

univerzale. Kjo ka për qëllim që opinionin e huaj

shkencor ta njohë (në mënyrë të përgjithshme), me

përmbajtjen thelbësore të punimit shkencor.

• Rezymeja nuk praktikohet te punimet seminarike

dhe të diplomës.

Page 40: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

40

8. Literatura

Një prej elementeve të rëndësishme në punimet profesionale është edhe literatura apo bibliografia përfundimtare.

• këtu futen të gjitha burimet dhe shkrimet që studenti ka përdorur,

• shkruhen me rendin alfabetik sipas mbiemrit të autorit,

• që bibliografia apo literatura të jetë korrekte, duhet të jetë e plotë, e saktë dhe e sistemuar në mënyrë akademike.

Page 41: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

41

Shkruarja e tekstit

• Punimet seminarike apo të diplomës shkruhen në

kompjuter.

• Me formatin A4

• Hapësira në tekst duhet të jetë 1.5, përveç

fusnotave ku përdorim hapsirën njëfishe.

• Rekomandohet që teksti të shkruhet me shkronja të

tipit Times New Roman të madhësisë 12 pts.

• Për fusnota nevojiten madhësia e shkronjave 10

pts.

Page 42: Mbledhja e mendimeve (shënimeve) - kolegjiglobus.com V/01...• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime) • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të

42

Titujt dhe nëntitujt preferohen të shkruhen në

këtë mënyrë:

• Titujt e kapitujve (p.sh. 1…, 2…, 3…) duhet t’i

shkruani me shkronja të madhësisë 14 pts, bold.

• Titujt e nënkapitujve me dy njësi decimale (p.sh.

1.1.., 1.2. .., 1.3. ..) duhet të shkruhen me shkrojna të

madhësisë 12 pts, bold.

• Titujt e nënkapitujve me tri ose më shumë njësi

decimale (p.sh. 1.2.1., 1.2.1.1.) duhet të shkruhen me

shkrojna të madhësisë 12 pts, bold.