Mbledhja e mendimeve (shënimeve) · • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të...
Transcript of Mbledhja e mendimeve (shënimeve) · • Elementet themelore të punimit seminarik dhe të...
Mbledhja e mendimeve (shënimeve)
• Ligjërata e dhjetë: Mbledhja e mendimeve (shënimeve)
• LITERATURA:
• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli
• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs dhe Si të shkrujmë- procesi dhe shkrimet
funksionale, Majlinda Nishku.
1
Mbledhja e mendimeve (shënimeve)
• Mbledhja e mendimeve (shënimeve)
• Përmbajtja e ligëratës së dhjetë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.162-193) dhe Si
të shkrujmë- procesi dhe shkrimet funksionale, Majlinda Nishku (f.109-125).
• Paraqitja e detajeve bibliografike të secilit burim të konsultuar
• Shënimet në lidhje me literaturën shkencore- skeda të posaçme
• Renditja e skedave në formën e katalogut sipas numrave
• Gjatë leximit të materialeve, mund të mbajmë këto lloje kryesore të shënimeve: citime të
drejtpërdrejta, parafrazime, precis ose përmbledhje
• Në ç’masë duhet bërë citimet?
• Parafrazim efektiv
• Dallimi në mes të fusnotës dhe bibliografisë
• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime)
• Elementet themelore të punimit seminarik dhe të diplomës
• Titujt dhe nëntitujt- mënyra e të paraqiturit
2
3
Gjatë leximit është e dobishme që të shkruhen faktet
dhe mendimet, të cilat gjenden në tekst të burimeve të
konsultuara, ku duhet të zgjedhen ato që janë
drejtpërdrejt të lidhura me temën. Është e dobishme
që krahas tekstit ose parafrazës, të shënohen
detajet bibliografike të secilit burim të konsultuar
siç janë: emri i autorit, emri i veprës, botimi,
botuesi, vendi, viti i botimit etj., për shkak të
përpilimit më të lehtë të regjistrit të literaturës si
dhe për shkak të citimit të shënimeve të punimeve
në mënyrë të drejtë dhe më të lehtë.
4
Mendimet kritike individuale, poashtu, janë të
dobishme menjëherë të shënohen, duke bërë
përpjekje që të lidhen me qëndrimet nga punimet e
lexuara dhe të përkrahen me argumente logjike.
Preferohet që shënimet në lidhje me literaturën shkencore, mbahen
në skeda të posaçme (fisha) ose fletë të posaçme për shkak
të përdorimit më të lehtë më vonë. Studenti mundet
ato fletë, në qoftëse ka më shumë, t’i rendisë në
formën e katalogut sipas numrave, gjegjësisht të
mbahen në formë të kartelave të cilat gjenden lehtë.
Sipas nevojës, këto shënime mund të mbahen edhe
në formë elektronike.
• Këto skeda duhet t`i kemi me vete sa herë që
duhet të lexojmë diçka mbi çështjen që
trajtojmë. Skedat më të përshtatshme janë me
madhësi 13x18 cm.
• Është e rëndësishme që shënimet në skeda
duhet të kenë saktësi. Mos dhënia e këtyre
saktësive si p.sh. numri i burimit apo nr.i faqes
mund të bëjë që të shpenzoni orë të tëra në
gjetjen e një informacioni që mund të ishte
marrë qysh në fillim .
5
• Edhe pse lejohet të shkruhet në të dy anët e
skedës, vetë do ta kuptoni se kjo s`është fort e
dobishme, sidomos gjatë procesit të shkrimit të
punimit. Është më e thjeshtë dhe shumë më
praktike që skedat të përdoren të shkruara
vetëm në një anë.
• Të gjitha shënimet duhet të mirren me stilolaps
pasi lapsi i thjeshtë mund të shlyhet gjatë
përdorimit të skedave. Nuk është e nevojshme
që shënimet të shtypen.Mjafton të kenë një
shkrim dore të rregullt dhe të lexueshëm.
6
• Meqenëse leximi i materialeve përbën
lëndën e parë të punimit, saktësia e
shënimeve do të përcaktojë lehtësinë dhe
cilësinë e rezultatit përfundimtar.
7
8
Gjatë leximit të materialeve, studenti mund të
mbajë këto lloje kryesore të shënimeve: citime
të drejtpërdrejta, parafrazime, precis ose
përmbledhje (është një ngjeshje e materialit
origjinal, zakonisht ¼ ose 1/3 e gjatësisë, duke
ruajtur stilin, tonin e autorit).
9
Pra, po përsërisim, integrimi i mendimeve të të
tjerëve në punimin tuaj arrihet përmes:
• citmeve (citate)
• parafrazimeve (parafraza)
• përmbledhjeve (përmbledhje)
10
Në ç’masë duhet bërë citimet?
• pasazhet (pjesët, fragmentet) duhet cituar me
masë.
• kjo varet nga lloji i punimit.
• ka punime, ku vërtet kërkohen pasazhe të
gjata të një vepre.
• mirëpo ka raste, kur citimi është shenjë
dembelie, sepse kandidati nuk do ose nuk
është i aftë të sintetizojë një varg të dhënash
dhe parapëlqen këtë përmes dikujt.
11
Citimet
• Citimi do të thotë, se ju pajtoheni me autorin
që citoni.
• Citimet duhet të jenë identike me origjinalin,
duke përdorur në mënyrë të detajuar burimin.
• Ato duhet të paraqiten fjalë për fjalë dhe t’i
atribuohen (ngjitje, mveshje, mbështetje) autorit
origjinal.
• Citimet duhet të punohen besnikërisht.
• Fjalët duhet kopjuar ashtu siç janë në origjinal.
12
• citimet e drejtpërdrejta futen në thonjëza dyshe (“ “).
• “Materiali i cituar futet në thonjëza”.
• nëse përdoret citimi brenda citimit, atëherë
aplikohen thonjëzat (‘ ‘) (për shembull, autori që citoni
ka cituar dikë).
• Për çdo citim duhet dhënë qartë autori dhe burimi
nga është marrë informacioni.
• Kjo arrihet duke shënuar në fund të faqes (nën vijën
që paraqitet)
___________________
•Microsoft Word- Insert-Reference- Footnote
13
• Nga teksti nuk duhet hequr pjesë pa
sinjalizuar për këtë gjë. Kjo bëhet duke
vendosur tri pika (…) aty ku janë heqjet
(Tri pikat ndryshe quhen “elipsë” ose “pika të
retiçencës”).
14
Parafraza
Përsëritja me fjalët e tua mendimin e autorit.
• Ka raste kur autori në një frazë shumë të
shkurtër, ka shumë mendime, kështu që
parafrazimi do të dalë më i gjatë se origjinali.
Pse duhet të parafrazojmë?
• një parafrazim mund të ndihmojë për sqarimin
e një pasazhi të vështirë ose të errët për
lexuesin tuaj.
Abraham Lincoln
FJALIMI I GETTYSBURG-UT
• Tetë dekada e shtatë vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë kontinent një komb të ri të
ngjizur në liri dhe të kushtuar idesë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Sot jemi
angazhuar në një luftë të madhe civile duke vënë në provë nëse ky komb, ose çdo komb i
ngjizur kësisoj dhe i përkushtuar kësisoj, do të qëndrojë gjatë. Ne jemi përleshur në një
fushë të madhe beteje të kësaj lufte. dhe sot kemi ardhur që një pjesë të kësaj fushe t’ua
kushtojmë si vend prehjeje të përjetshme atyre që dhanë jetën e tyre këtu që ky komb të
jetojë. Është krejt e përshtatshme dhe e drejtë ta bëjmë këtë. Por në një kuptim më të gjerë
ne s’mund ta kushtojmë, s’mund ta shugurojmë e s’mund ta shenjtërojmë këtë truall.
• Njerëzit trima, të gjallët dhe të vdekurit që luftuan këtu, e kanë shenjtëruar atë shumë më
tepër nga ç’mund të arrijë fuqia e jonë. Bota pak do të mësojë, ose do të harrojë, se ç’po
themi ne këtu, por s’do të harrojë kurrë se ç’bënë ata këtu. Na takon më fort ne të gjallëve
që t’i kushtohemi punës së papërfunduar së cilës ata, që luftuan këtu, i shërbyen me aq
fisnikëri deri në këtë ditë. Na takon më fort ne të gjallëve që jemi këtu t’i kushtohemi
detyrës së madhe që kemi përpara – të marrim prej këtyre të rënëve të nderuar një
përkushtim më të fuqishëm ndaj asaj çështjeje, së cilës ata i kushtuan gjithçka – dhe ne, që
jemi këtu, të gjykojmë me përnderimin më të lartë se ata nuk vdiqën më kot, se ky komb
nën Zotin do të ketë një lindje të re në liri dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për
popullin s’do të shuhet kurrë nga faqja e dheut.
15
• Tetë dekada e shtatë vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë
kontinent një komb të ri të ngjizur në liri dhe të kushtuar idesë se të
gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.
• Parafrazim:
• Tetëdhjetë e shtatë vjet më parë (domethënë më 1776, viti i
Revolucionit Amerikan) të parët tanë krijuan në Amerikën e Veriut
një vend të ri; ky vend u soll në ekzistencë (“u ngjiz”) nga hartuesit
meshkuj të Kushtetuës që e panë lirinë si nënën e kombit të ri dhe
që u veçua ose u shënua në mënyrë të posaçme (“u kushtua”) si një
komb në të cilin të gjitha qeniet njerëzore konsideohen të barabarta.
16
• Po japim edhe një shembull të përmbledhjes nga fjalimi i
Lincolnit:
Megjithëse ne kemi ardhur t`i kushtojmë një pjesë të
fushës së betejës në Getisburg, kujtimit të atyre që ranë
këtu, detyra jonë e vërtetë është t`i kushtohemi ruajtjes
së kombit për të cilin ata vdiqën – një komb në të cilin
populli qeveris veten.
17
• Fragment nga burimi origjinal:
Mbipesha përbën një çështje madhore, sepse (1) ajo
prek një masë të madhe njerëzish. (2) Përhapja e saj po
rritet. (3) Shkalla e numrit të fëmjëve me të po rritet. (4)
Efektet mjekësore, psikologjike dhe sociale janë të
ashpëra. (5) Sjelljet që e shktojnë atë (dietë e varfër dhe
mungesë aktiviteti) janë në vetvete kontribut madhor në
shëndetin e dobët (6)dhe trajtimi mjekësor është i
kuptueshëm, rrallë i efektshëm dhe jo-praktikë për t`u
përdorur në një masë të gjerë.
18
• Model parafrazimi nga fragmenti:
Shqetësimi i tanishëm me rritjen e peshës në shoqërinë
amerikane është shtuar për një mori arsyesh, sipas Brownell dhe
Horgen. Ata ia atribuojnë ndryshimin e vetëdijësimit të numrit të
njerëzve me mbipeshë dhe rritjes së këtij numri, sidomos mes të
rinjve. Përveç kësaj, pesha e tepërt përmban pasoja të vështira për
shëndetin mendor dhe fizik të individit dhe mirëqenien e shoqërisë.
Mungesa e ushtrimeve gjimnastikore dhe zgjedhja e
pashëndetshme e ushqimit i përkeqëson pasojat e shëndetit,
sidomos ngaqë nuk ka kura të lira dhe të lehta për efektet e të
ngrënit jashtë mase si dhe shumë pak ushtrime dhe aktiviteteve
sportive.
19
20
Për parafrazim efektiv:
1. Rilexoni pasazhin origjinal derisa ta kuptoni
domethënien e plotë të tij;
2. Kontrolloni interpretimin tuaj me burimin
origjinal, për t’u siguruar që versioni juaj
shpreh në mënyrë të saktë informacionet
thelbësore, mirëpo në formë të re;
3. Përdorni thonjëza për të identifikuar një term
unik të një shprehje që ju e keni huazuar
nga burimi.
21
Përmbledhja (precis)
• Përmbledhja përfshin vendosjen e ideve
kryesore me fjalët tuaja duke përfshirë vetëm
pikat kryesore.
• Përmbledhja është dukshëm më e shkurtër
se sa burimi origjinal.
• Po bëjmë edhe një përmbledhje të:
• Citimit: transkriptimi i fjalëve të sakta direkt nga burimi.
• Parafrazimi: riformulimi ose shndërrimi i plotë i ideve të
autorit në fjalët tuaja.
• Përmbledhja: reduktimi i idesë kryesore të autorit në
elementët themelorë.
22
23
Përcaktimi i strukturës së punimit
Një nga veprimet me rëndësi të veçantë gjatë
hartimit të punimit seminarik apo të diplomës, është përcaktimi i strukturës së punimit.
• pas shikimit të parë të literaturës së mbledhur, është
e nevojshme të pëpilohen tezat, që do të paraqesin
bazën e punimit.
• për dallim nga esetë e shkurtra, te punimi seminarik
dhe i diplomës nuk mjafton vetëm hyrja, pjesa
kryesore dhe përfundimi, por është e nevojshme të
ndahet në disa tërësi- pjesë, kapituj dhe nënkapituj.
24
• Qasja ndaj temës është e lidhur me degëzimet që do të krijohen në punim.
• Duhet të kemi një baraspeshë në punim
• Duhet t’u shmangemi kapitujve të shkurtër ose tepër të gjatë
Shikuar nga aspekti i përgjithshëm, autorët që mirren me studimin e metodologjisë së punimeve profesionale dhe shkencore, përafërsisht pajtohen se ai duhet të ketë tre pjesë:
a) Materialet që i paraprijnë tekstit,
b) Tekstit,
c) Referencat.
25
Shembull I strukturës fillestare të punimit:
Tema: Shkalla e kriminalitetit në Kosovë në periudhën 2005-2007
Hyrja
1. (Kapitulli)
1.1.
1.2.
1.2.1.
1.3.
2. (Kapitulli)
2.1.
2.2.
2.2.1.
2.2.2.
2.3.
2.3.1.
3. ((kapitulli)
3.1.
3.2.
3.3.
Përfundimi
Literatura
P.S. Para hyrjes së punimit sistemohet edhe përmbajtja e punimit.
26
Elementet themelore të punimit
seminarik dhe të diplomës
Shikuar nga aspekti i metodologjisë shkencore, elementet kryesore të punimit seminarik apo të diplomës janë:
• kopertina (ose kapaku),
• ballina (frontespici),
• parahyrja,
• përmbajtja,
• hyrja,
• përpunimi i temës,
• përfundimi,
• literatura (bibliografia).
27
Po i trajtojmë këto elemente të cilat janë me
rëndësi për punimin profesional dhe shkencor.
1. Kopertina (ose kapaku) zakonisht është prej
kartoni të trashë dhe vihet para ballinës. Këto janë
elementet vijuese të kopertinës:
• Emri dhe mbiemri i autorit/ studentit
• Titulli i punimit
• Shënimi “punim diplome”
• Vendi, muaji dhe viti i dorëzimit të punimit.
p.s. Në temat e diplomës, mikrotezat dhe tezat e doktoratës
kopertina dhe ballina mund të kenë të njejtën përmbajtje.
28
2. Ballina
Ballina është faqja e parë e punimit, e cila duhet të ofrojë informata themelore në lidhje me autorin dhe me punimin. Prandaj ballina duhet të përmbaj këto elemente:
• Emri dhe mbiemri e autorit/studentit
• Numri i indesit
• Titulli i punimit
• Shënimi i llojit të punimit- “punim seminarik” ose “punim i diplomës”
• Emri i institucionit
• Emri i lëndës
• Titulli akademik, emri dhe mbiemri i mentorit
• Vendin, muajin dhe vitin e dorëzimit të punimit.
Studenti duhet të ketë parasysh se në ballinë nuk shënohen emrat rendorë.
29
3. Parahyrja
• Nuk është pjesë e obligueshme e punimit.
• Është karakteristikë e veprave më të zgjeruara.
• Nëse punimi ka parahyrje, atëherë vendin e ka pas ballinës.
• Është e shkurtër dhe me karakter të përgjithshëm, prandaj edhe dallohet nga hyrja.
• Ajo paraqet motivet dhe arsyet e përzgjedhjes së temës
• Shpjegon kushtet në të cilat është përpiluar punimi.
• Shpjegon problemet eventuale me të cilat është ballafaquar gjatë përpilimit të punimit.
• Në fund falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar dhe ndihmuar.
Nëse studenti vendos parahyrjen, ajo duhet të jetë në suazat të madhësisë së punimit, që nënkupton që nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe e tekstit.
30
4. Përmbajtja
• Është pjesë e domosdoshme e secilit punim profesional.
• Paraqet shikimin e sistematizuar të strukturës së punimit, i cili ofron informata themelore në lidhje me pjesët e punimit si dhe ku t’i gjejmë ato në punim.
• Zakonisht gjendet në fillim të punimit -pas ballinës .Nëse ka parahyrjen pas saj.
Elementet e përmbajtjes janë:
• Titujt kryesorë dhe nëntitujt.
• Numërimi i titujve dhe nëntitujve ( duhet të jetë njësoj sikurse në tekstin e punimit).
• Numrat e radhitjes së faqeve.
31
5. Hyrja
• Është më e vëllimshme se parahyrja.
• Punimi seminarik dhe i diplomës fillon me një
hyrje.
• Qëllimi – të nxis interesimin e lexuesit si dhe
paraprakisht të njoftojë me tematikën e punimit.
• Hyrja duhet të jetë e shkurtër(një deri dy faqe).
• e qartë, interesa dhe informative.
32
Shumica e autorëve pajtohen që hyrja duhet të përmbajë këto elemente:
• Definimin e problemit të lëndës së hulumtimit.
• Përcaktimin e qëllimit kryesor të hulumtimit.
• Formulimin e tezës bazë, dhe eventualisht i tezave shtesë.
• Përcaktimi i metodave të përdorura në hulumtim.
• Përshkrimin e përmbajtjes së disa pjesëve të punimit.
• Vlerësimin e hulumtimeve në lëmin e caktuar.
• Përcaktimin e burimeve kryesore të informatave.
• Theksimin e rëndësisë teorike dhe praktike të përpunimit të tematikës së caktuar etj.
33
Edhe pse gjenden në fillimin e punimit, parahyrja dhe hyrja zakonisht përpilohen në fund,
kur puniminn e kemi të përfunduar.
Nëse punimi nuk paraqet vetëm anën
teorike të temës së caktuar por kërkohet
edhe hulumtimi praktik, hyrja duhet të përmbajë edhe shënime të shkurtra të metodologjisë.
34
6. Përpunimi i temës
• është pjesa kryesore dhe më e rëndësishme
e punimit.
• përfshin hapësirën më të madhe të punimit.
• këtu analizohet hollësisht lënda e tubuar.
• argumentohet teza – përpunohet, arsyetohet
dhe dëshmohet.
35
Sipas autorëve që janë marrë me studimin e
metodologjisë së punimit seminarik dhe të
diplomës, preferohet që shpjegimi i tematikës të
ndahet në tri pjesë kryesore:
a) Pjesa teoriko-historike, retrospektive. Këtu
shpjegohet historia e shfaqjes së problemit të
caktuar, tregohet për hulumtimet e deritanishme
dhe sqaron njohuritë teorike ekzistuese për
problemin(temën) e caktuar.
36
b) Pjesa eksperimentale-analitike. Këtu theksohen
faktet, informatat, të dhënat dhe idetë të cilat
janë të vërtetuara në bazë të analizave
individuale ose të huaja.
c) Pjesa perspektive. Propozohen zgjidhje konkrete
të problemit ose parashikohet rrjedha e situatës
në lidhje me problemin e caktuar.
37
Tek përpunimi i temës si pjesë kryesore e punimit, duhet të kemi parasysh disa parime siç janë:
• shkrimi duhet të jetë i shkurtër dhe esencial,
• elementet e rëndësishme të lidhen drejtpërdrejtë me temën,
• të shmangen përsëritjet dhe shpjegimet e stërgjata,
• të jenë në harmoni dhe logjikisht të lidhura me pjesët e punimit (kapituj, nënkapituj),
• gjykimi i drejtë duke shpjeguar, krahasuar,menduar në mënyrë kritike argumentuar,
• theksimi i shembujve,
• përshtatja gramatikore dhe drejtshkrimore.
38
7. Përfundimi
Ashtu siç shërben hyrja për ta njohur lexuesin me shkrimin, edhe përfundimi është i rëndësishëm për të nxjerrë kuptimin e gjithë punimit profesional.
Në përfundim theksohen rezultatet dhe njohuritë në lidhje me përpunimin e temës në mënyrë konkrete, të saktë dhe logjike. Përfundimi paraqet “kurorën” e tërë punës. Këtu përsëriten qëndrimet dhe konstatimet më të rëndësishme nga pjesa kryesore e punimit.
Është e preferueshme që autori apo studenti, para se të fillojë të shkruaj përfundimin duhet ta lexojë me kujdes tërë punimin dhe t’i shënojë pikat më të rëndësishme që duhet të hyjnë në përfundim.
39
• Përfundimi nuk duhet të përmbajë tabela dhe
ilustrime. Sipas rregullave, në përfundim nuk futen
citimet dhe fusnotat.
• Përfundimi shkruhet në faqe të posaçme dhe duhet
të jetë nga një deri dy faqe të tekstit.
• Çdo punim më i vëllimshëm dhe më i rëndësishëm
ka rezymenë (përmbledhjen) në një nga gjuhët e huaja
univerzale. Kjo ka për qëllim që opinionin e huaj
shkencor ta njohë (në mënyrë të përgjithshme), me
përmbajtjen thelbësore të punimit shkencor.
• Rezymeja nuk praktikohet te punimet seminarike
dhe të diplomës.
40
8. Literatura
Një prej elementeve të rëndësishme në punimet profesionale është edhe literatura apo bibliografia përfundimtare.
• këtu futen të gjitha burimet dhe shkrimet që studenti ka përdorur,
• shkruhen me rendin alfabetik sipas mbiemrit të autorit,
• që bibliografia apo literatura të jetë korrekte, duhet të jetë e plotë, e saktë dhe e sistemuar në mënyrë akademike.
41
Shkruarja e tekstit
• Punimet seminarike apo të diplomës shkruhen në
kompjuter.
• Me formatin A4
• Hapësira në tekst duhet të jetë 1.5, përveç
fusnotave ku përdorim hapsirën njëfishe.
• Rekomandohet që teksti të shkruhet me shkronja të
tipit Times New Roman të madhësisë 12 pts.
• Për fusnota nevojiten madhësia e shkronjave 10
pts.
42
Titujt dhe nëntitujt preferohen të shkruhen në
këtë mënyrë:
• Titujt e kapitujve (p.sh. 1…, 2…, 3…) duhet t’i
shkruani me shkronja të madhësisë 14 pts, bold.
• Titujt e nënkapitujve me dy njësi decimale (p.sh.
1.1.., 1.2. .., 1.3. ..) duhet të shkruhen me shkrojna të
madhësisë 12 pts, bold.
• Titujt e nënkapitujve me tri ose më shumë njësi
decimale (p.sh. 1.2.1., 1.2.1.1.) duhet të shkruhen me
shkrojna të madhësisë 12 pts, bold.