Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

23
University for Business and Technology School of Architecture and Spatial Planing Insulation Materials, Wärmedämmstoffe-materialet termoizoluese Lënda: Instalimet në ndërtesa,punim seminarik Students : Dardan T. Krasniqi

Transcript of Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Page 1: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

University for Business and TechnologySchool of Architecture and Spatial Planing

Insulation Materials, Wärmedämmstoffe-materialet termoizoluese

Lënda: Instalimet në ndërtesa,punim seminarik

Students : Dardan T. Krasniqi

27 mars 2015Prishtinë

Page 2: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe
Page 3: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Lista e figurave

Page 4: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe
Page 5: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

1. HYRJE

Natyrisht ,se sikur çdo profesion që kërkon përkushtim të veçantë dhe aftësi të mirëfilltë për të ealizuar ato që ai apo ajo i ka studiuar ,dhe pret që ti bëjë realitet e të mos mbesin vetem në letër.Varësisht nga natyra e punës por edhe e destinimit ,njeriu gjithmonë tenton që të lërë shenja të

ekzistimit të tij në këtë jetë,e kjo më së miri vihet në pah tek profesioni i

arkitektit,rol ky që mbetet i shenjte dhe i respektuar qysh nga kohët e lashta të historisë antike nga paraqitja e vendbanimeve të para e deri më sot kur po jetojmë në një kohë te civilizuar e të ndikuar nga teknologjia multi funksionale.

Pa dyshim ,që një nga pjesët më të rëndësishme të formësimit arkitektonik të mikroklimës e përbën përzgjedhja e duhur materialeve ndërtuese si brenda objektit ashtu edhe jashtë tij, duke përfshirë materialet termoizoluese,akustike ,smart teknologji e materialeve inteligjente e përplot lloje tjera të materialeve tjera specifike.

Page 6: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar,ambientit të brendshëm dhe ndjenjës imagjinative se si do të ndjeheshin personat që e shfrytëzojnë atë hapësirë dhe jo vetëm të projektohet ‘nonsense’ e për përfitime personale.Ka gjëra më të rëndësishme se paraja ,dhe natyrisht jeta e shëndoshë që do bëhet brenda atyre mureve luan rol të rëndësishëm edhe per vet procesin jetësor që do të zhvillohet në po atë objekt.

Shumëllojshmëria e materialeve ditë e më shumë po mundëson që të avancohet edhe kreativiteti në masë të madhe,gjithashtu shfrytëzimi racional i po këtyre materialeve mundëson që të evitohen edhe humbjet e ndryshme termike e akustike, evitimin e humbjeve të energjisë poashtu.Nevojat dhe kërkesat e klientëve gjithnjë e më shumë po vijnë drejt vetëdijsimit se shtëpia nuk ndërtohet përherë ,dhe ajo shtëpi apo objekt që ndërtohet duhet të jetë i kualitetit të lartë ,efiçient dhe funksional e estetik.

Page 7: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Fig. 1. Paraqitja e shtresave gjatë fasadimit të një objekti .

Shkenca është një nga fushat më të rëndësishme të veprimtarisë së njeriut dhe përbëhet nga:

-tërsia e njohurive, koncepteve dhe teorive mbi natyrën dhe shoqërinë,

-tërsia e metodave që zotëron dhe përdoren për studimin e natyrës dhe shoqërisë.

Page 8: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Modeli universal i njohurisë shkencore gjatë tërë historikut të zhvillimit të shkencës është:

Praktika > Teoria > Praktika

Për plotësimin e nevojave të përditshme jetësore njeriu duke përdorur aftësinë mendore (trurin) dhe duaret e tij filloi të prodhojë vegla të punës, në fillim prej guri dhe pastaj prej metali dhe me këtë filloi të sundojë natyrën dhe ta shndërroj ate në dobi të tij. Në këtë përpjekje jetike për të sunduar natyrën, njeriu krijoi një arsenal të pasur veglash pune, që përbenin teknikën e tij.

Pra, me termin teknikë do të nënkuptohet tërsia e mjeteve dhe e veglave te punës (tërisa e pajisjeve, makinave dhe e veglave për punë).

Inxhinieria: Rrjedh prej fjalës së vjetër latine (ingeniosus që d.m.th., i aftë- aftësi). Me nocionin inxhinieri nënkuptohet aplikimi, respektivisht vuarje në shërbim e shkencës dhe njohurive të provuara shkencore për realizimin e teknologjisë së caktuar. Inxhinieria pra, përfaqëson dizajnimin (projektimin) e zbatimit (realizimit) praktik të procedurave të caktuara të teknologjisë së përvetësuar në të gjitha aspektet.

Fig.2 Paraqitja e elementeve të një objekti banimi

‘’Inxhinieria është aplikimi i shkencës dhe matematikës me të cilën pronat e materies dhe burimet e energjisë në natyrë janë bërë të dobishme për njerëzit në strukturat, makina, produkteve, sistemeve, dhe të proceseve." – mund të merret si definicion për inxhinerinë në përgjithësi.

Natyra i ofron njeriut një numër të madh të materialeve të cilat i shfrytëzon për nevoja të ndryshme. Një pjesë të këtyre materialeve njeriu i shfrytëzon ashtu si i merr nga natyra, ndërsa një pjesë tjetër i vë në përdorim pasi që me punën e

Page 9: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

vet- duke zbatuar përvojat e fituara dhe mundësitë shkencore dhe teknike, i prodhon dhe i përpunon, varësisht nga nevoja.

Teknologjia ( nga greqishtja techne-zeje-zanatë, përvojë dhe logos-shkencë) është shkenca që merret me prodhimin e materialeve dhe me metodat e përpunimit të tyre me qëllim të përftimit të gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme.Në literaturë, për konceptin teknologji ekzistojnë definicione të ndryshme:

Me termin teknologji nënkuptohet aplikimi (zbatimi) sistematik i njohurive të caktuara për aktivitete praktike e në mënyrë të veçantë për aktivitete prodhuese,- Me termin teknologji nënkuptohet tërësia e njohurive mbi ndryshimet kimike, fizike, termike, mekanike dhe ndryshimet tjera me qëllim të shndërrimit te produkteve natyrore në të mira materiale,

Me termin teknologji gjithashtu nënkuptohet ndërveprimi, respektivisht veprimi reciprok i mjeteve të punës dhe produkteve natyrore.

Gjatë prodhimit, përkatësisht përpunimit të materialeve, mund të ndryshojë forma apo pamja e jashtme e materialit ose eventualisht mund të ndryshojë edhe ndërtimi i brendshëm i tij. Si rrjedhim i kësaj, teknologjia konvencionalisht ndahet në:

-teknologji mekanike

-teknologji kimike

Teknologjia mekanike konsiston në ndryshimin e formës (pamjes) së jashtme dhe të vetive fiziko-mekanike të materialit. Proceset e këtilla kryesisht kryhen me anën e veprimeve mekanike.

Gjatë përpunimit të lëndës së parë përftohen: gjysmëprodukte (gjysmëfabrikate-parafabrikate-gjysmëprodhime),produkte të gatshme (fabrikate-prodhime të gatshme)

Page 10: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Fig. 3 Pozicionimi i materialeve termoizoluese në prerje

Në literaturë mund të haset edhe ky klasifikim:

-teknologji prodhuese

-teknologji joprodhuese

Teknologjia prodhuese merret me prodhimin/përpunimin e lëndëve të para, respektivisht shndërrimin e tyre në gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme, që gjejnë përdorim në fusha të ndryshme të industrisë (metalpërpunuese, automobilistike, navale, aeronautike etj.).

Teknologjia joprodhuese merret me çështjet e shndërrimit të energjisë, informatave, transportit, deponimit, ruajtjes dhe shqyrtimit të materialeve dhe produkteve.

Teknologjia prodhuese ne mekatronike :

Mekatronika është me karakter multidisciplinarë

Page 11: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e teknologjisë prodhuese janë të shumtë, ndër të cilët mund të përmenden:

-forma dhe përmasat e produktit,

-fusha e tolerancave(shmangieve),

-kualiteti i sipërfaqes,

-sasia e prodhimit,

-lloji i prodhimit,

-ekonomizimi,

-kapacitetet ekzistuese, etj.

1. TEMA : MATERIALET TERMOIZOLUESE

Materialet termoizoluese janë mjeti kryesor për kursimin e energjisë gjatë projektimit dhe ndërtimit të një ndërtese. Kjo vihet re nga rritja e trashësisë së materialit termoizolues të përdorur në këto ndërtesa, e cila reflektohet gjithashtu dhe në rritjen e shitjeve në këtë fushë.Tregu

MEKATRONIKA Sistemet elektronike

Teknologjia informative

Sistemet mekanike

Page 12: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Europian i materialeve termoizoluese karakterizohet nga dominimi i dy grupeve: të materialeve fibroze inorganike dhe materialeve organike shkumë. Ato kanë të gjitha të njëjtat cilësi përsa i përket mundësive termoizoluese,por kanë dhe ndryshime tepër të rëndësishme. Këto janë shtjelluar në mënyrë të detajuar në materialin e mëposhtëm. Megjithë faktin që karakteristikat termike të materialeve nuk kanë njohur ndonjë përmirësim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, një pjesë e këtyre karakteristikave, si reagimi ndaj zjarrit ose lagështisë, apo karakteristikat mekanike janë përmirësuar, ndonjëherë dhe me kosto të aftësisë izoluese. Për më tepër, aspekti shëndetësor publik luan një rol të madh, si në kërkimin për materiale “optimale” për aplikimet e caktuara, ashtu edhe në kushtet dhe qëllimet e përcaktuara nga industria për një zhvillim të ardhshëm. Këto qëllime, të ekzaminuara brenda strukturës së tregut dhe asaj legjislative, diskutohen në këtë dokument, jo vetëm si kritere të formës vlerësusese të artit të materialeve por edhe si synim dhe si shtytje për zhvillim të kërkimeve në të ardhmen.

Tridhjetë vjet pas njohjes së termoizolimit, i cili është i detyrueshëm në shumicën e vendeve Europiane, materialet termoizoluese janë përsëri mjeti kryesor për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa. Përdorimi i materialeve termoizoluese është rritur, si në aspektin e konceptimit të efektivitetit të termoizolimit në ndërtesat ashtu edhe në atë të vlerave minimale të tij të përcaktuara nga legjislacioni ekzistues. Shkalla e domosdoshmërisë së termoizolimit bëhet gjithmonë më e qartë duke marrë në konsideratë vlerat K të transmetimit të nxehtësisë, të parashikuara në vende të ndryshme Europiane për veshjet e ndërtesave, të ndërtesave të sotme të banuara, siç janë paraqitur dhe në Tabelën 1. Zhvillimi që ka ndodhur që në fillim të viteve 70 është i evidentueshëm nga rritja e trashësisë së materialit termoizolues që aplikohet në vendet Europiane gjatë viteve. Kjo është përshkruar për mure dhe çati respektivisht në Fig.1 dhe 2. Është gjithashtu me interes të njohësh se ndërsa në disa vende, kryesisht në Evropën Veriore, kërkesat janë dyfishuar gjatë kësaj periudhe, në vende të tjera, si në Greqi, standartet kanë mbetur të pandryshueshme. Është gjithashtu e qartë se, që të arrihen standarte sa më të larta, materialet termoizoluese duhet të përmirësojnë akoma më tepër karakteristikat e tyre. Kjo është më tepër e domosdoshme sepse kërkesat janë rritur jo vetëm për karakteristikat termike por edhe për cilësinë e ambjentit të brëndshëm dhe të impaktit mjedisor. Mënyra me të cilën materialet termoizoluese i korrespondojnë kësaj detyre, është paraqitur në këtë dokument. Materialet termoizoluese nuk janë prodhim i pavarur energjie ose sistem ruajtjeje, por pjesë e kompleksit të elementeve strukturorë të cilët formojnë skeletin e një ndërtese. Në këtë kuptim, ato nuk mund të vlerësohen me mënyrën e sistemit prodhues të energjisë, si sistemet termike diellore ose sistemet fotovoltaike, por ato duhet të vlerësohen si pjesë integrale e projektimit dhe e ndërtimit të një ndërtese. Për më tepër cilësia e një materiali izolues varet në përshtatshmërinë e tij ndaj traditave dhe mënyrave kombëtare dhe atyre lokale të ndërtesave. Në këtë mënyrë materialet që janë shumë të përhapur në një zonë janë të rrallë në një tjetër, megjithëse nga pikëpamja shkencore, çdo lloj materiali mund të përdoret në vend të një tjetri.

Page 13: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Njohja e vetive te materialeve është esenciale ne fazën e projektimit dhe fazën e ndërtimit te objekteve , veprave ndërtimore.

Gjate fazës fillestare te projektimit , gjegjësisht fazës se konceptimit merren parasysh ekonomizimi dhe ndikimi i ambientit (inkorporomi urbanistik), ndërsa ne fazën e projektimit konceptual mirret parasysh lokacioni dhe përshtatshmëria e materialeve

Por prapëseprapë zgjedhja e materialeve është ne varshmeri nga një numër i faktorëve ndikues sic mund te jene: çmimi, vetitë e materialeve, jetëgjatësia e materialeve, lehtësia e vuarjes ne vepër si dhe shpejtësia e ndërtimit. Zgjedhja e drejte e

materialit: njohje e mire e materialeve ne përgjithësi njohje e vetive te caktuara te materialeve përdorimi i drejte i materialeve ne varësi te kushteve te ambientit(kushtet

klimatike )

Zhvillimi i teknologjisë se prodhimit te materialeve ka mundësuar edhe një lehtësim dhe një avangarde ne projektimin e veprave ndërtimore. Këtë do ta tregojmë me disa fig.

Page 14: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Fig. 4. Paraqitja e detalit të termoizolimit në fasadë.

Materialet e ndërtimit, klasifikimi dhe kërkesat e Standardeve -

Varësisht nga pozita ne konstruksion materialet e ndërtimit klasifikohen ne dy grupe themelore:

- materialet qe përdoren për ndërtimin e konstruksioneve mbajtëse (guri, betoni, çeliku, alumini, materialet argjilore etj)

- materialet me kërkesa te veçanta për mbrojtjen e konstruksioneve nga mjediset e dëmshme si dhe per te rritur vetite e shfrytëzimit te godinave dhe komoditetin ne to (materialet termoizoluese, akustike, hidrozoluese, dekorative etj).

Standardet -

Ne menyre te pergjithesuar mund te themi se vlerësimi i secilit material apo grupi te materialeve behet me standardet perkatese nacionale te aprovuara (BSI, DIN, UNI, EN).

Standardi është një specifikim teknik i miratuar nga një organ i nje vendi-Agjension i Standardizimit- per përdorim te vazhdueshem, zbatimi i te cilit nuk eshte i detyrueshem dhe qe sherben si dokument per arritjen e cilesise.

Standardet ndikojnë ne jetën tone ne shume mënyra, duke e bere atë me te lehte, me te sigurte dhe me te shëndetshme. Standardet zhvillohen ne baze te mirëkuptimit ne mes paleve te interesuara, dhe përfundimisht duhet te diktohen nga tregu.

Struktura dhe vetite -

Page 15: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Struktura e materialit studiohet nga tri aspekte:

sipas makrostruktures se materialit (strukture qe verehet vizuelisht)

sipas mikrostruktures se materialit (strukture qe verehet me mikroskop)

sipas struktures se brendshme te lendes qe e perben materialin

Struktura e materialeve

Makrostruktura materialit – ne gjendje te ngurte, mund te jete ajo qe vlerësohet tek materialet sic jane : betoni, materialet argjilore, druri etj.

Mikrostruktura e materialit- mund te jete : Kristalore dhe Amorfe.Por ne raste te caktuara mund te jene prezente te dy format per materialin e njejte, p.sh. kuarci si forme kristalore, ndersa silicit si forme amorfe.

Struktura e brendshme e materialit-Karakterizihen me lidhjen e ne mes grimcave duke formuar rrjeta-forma kristalore karakteristike.

Fig . 5. Struktura e materialeve specifike të paraqitura në detal .

Materialet termoizoluese mund të klasifikohen sipas strukturës së tyre fizike dhe asaj kimike. Më gjerësisht të përdorura mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme.Tregusi europian i materialeve termoizoluese karakterizohet nga dominimi i dy grupeve të para të prodhimit, materialet fijëzore inorganike, lesh

Page 16: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

xhami, lesh guri, të cilat llogariten në 60% të tregut dhe materialet organike me shkumë, polisterol i bymyer dhe më pak te poliuretani i bymyer, që përbën rreth 27 % të tregut . Gjithë materialet e tjera përbëjnë rreth 13% të tregut. Përsa i përket prodhuesve, janë 250 kompani që mbushin tregun; nëntë prej tyre llogariten në 2003 për më tepër se 55% të prodhimit vjetor total. Në 1990 vëllimi i prodhimit tregoi një rritje të njëtrajtshme, ndërsa numri i ndërtesave të reja dhe restaurimi i atyre të vjetra u rrit, duke arritur një vlerë afërsisht 3 000 kton në vitin 2001. Parashikimet për dekadën 2000-2010 llogariten me një rritje mesatare vjetore për më tepër se 4 %. Materialet inorganike fijëzore pritet të luajnë rolin kryesor me një rritje mesatare më shumë se 5%, kurse ato organike pritet të kenë një rritje prej 2.5 %. Duke parë prespektivën për zhvillimin e materialeve izoluese, sipas kushteve të tregut dhe tendencave ekzistuese në industri si qëllimin e këtij dokumenti, është konsideruar si e mundshme të përqëndrojmë analizën në pesë grupet kryesore të materialeve izoluese. • Leshi i xhamit përbëhet prej rëre kuarci, dolomiteve, gurit gëlqeror. Për më tepër janë shtuar materiale lidhëse dhe vajra për mos depërtimin e ujit, në mënyrë që të rriten vetitë mekanike të materialeve, megjithëse përdorimi i këtyre elementëve duhet të mbahet brenda limiteve që të arrihet një rezistencë e lartë kundër zjarrit. • Leshi i gurit përbëhet nga të njëjtët materiale bazë si dhe leshi i xhamit. Ndryshimi kryesor ka të bëjë me temperaturën e lartë të shkrirjes gjatë procesit të prodhimit dhe të përmasave të ndryshme të fibrave. Këto ndryshime bëjnë leshin e gurit më të rëndë, me një pikë shkrirje më të lartë dhe kështu më të përshtatshëm për aplikime me temperatura të larta. • Leshi i xhamit dhe leshi i gurit formojnë grupin e mineraleve të leshit i cili përdoret ose konsiderohet si një grup i vetëm për shumë nga cilësitë e tyre, sipas CE. • Polisteroli i bymyer përbëhet prej polistireni të polimerizuar (1.5 – 2%) dhe ajër (98–98.5%). Pentani përdoret si gaz shtytës gjatë procesit të bymimit. Hexanbromcyclododecan përdoret në një përqindje 5-7%, që të përmirësojë cilësitë rezistente ndaj zjarrit. • Polisteroli i nxjerrë gjithashtu bazohet në polisterenin e polimerizuar. Dioksidi i karbonit përdoret në një përqindje 3 – 7%, si gas djegës dhe si shtesa rezistente ndaj zjarrit përdoren në masën 1 – 6 %, së bashku me pluhur talk dhe element ngjyrues. Shkumë poliuretani bazohet në grupet poli–izocianike. Gazi shtytës që përdorej fillimisht ishte R11, i cili u ndalua në fund të 1980-tës dhe u zëvendësua me dioksidin e karbonit ose pentanin. Ky modifikim drejtoi në një rritje të përcjellshmërisë termike të shkumës së poliuretanit. Karakteristikat kryesore të këtyre 5 materialeve, diskutohen në paragrafet e mëposhtëm, së bashku me të dhënat teknike.

Page 17: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Fig. 6 Detali i termoizolimit ne fasade

Fig.7. Shtresat termoizoluese, fasadimi dhe suvatimi

4. Objektivat për zhvillimin e tyre në të ardhmen

Page 18: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Duke marre ne konsideratë analizat e paraqitura në paragrafet e mësipërm, objektivat për kërkime e zhvillim në të ardhmen duhet të përmirësojnë karakteristikat specifike të një materiali, ndërkohë që karakteristikat e tjera mbeten konstante ose përmirësohen. Për shembull, n.q.s dikush realizon reduktimin e faktorit λ të një materiali, ndërkohë që rezistenca ndaj zjarrit keqësohet ose kostoja rritet në mënyrë dramatike, një zhvillim i tillë nuk do të konsiderohet si novator. Progrese të kufizuara mund të shihen në fushën e vlerave të tyre të përcjellshmërisë. Një reduktim të vlerës së λ në 10 %, ndërkohë që përmirësohen karakteristikat e tjera, në këtë mënyrë po, bëjmë një hap të madh përpara. Pikat e mëposhtme do të jenë me interes për kërkime të ardhshme të karakteristikave të tjera. • Për materialet fibroze inorganike, më tepër forcë duhet dhënë tek kufizimi i çlirimeve të pluhurave dhe fibrave dhe gjithashtu në përdorimin e dosjeve prej kartoni. • Për materialet shkumë organike dhe veçanërisht për polisterolin e nxjerrë, ku rëndësi duhet dhënë në emetuesin e përdorur, në mënyrë që të heqë CFC-të dhe HCFC-të, të cilat përdoren akoma nga shumë prodhues dhe që të reduktojë përdorimin e CO 2 si një zëvendësues të CFCve dhe HCFC-ve. Një reduktim i mundshëm i kostos duhet të jetë pika kryesore në renditjen e këtij materiali si më konkurrues. • Një pikë tjetër kërkimesh për të dy llojet e polisterolit (të bymyer dhe të nxjerrë), është përmirësimi i reaksionit ndaj zjarrit, i cili bëhet i mundur duke përdorur disa materiale shtesë. Ende kjo tenton të çojë në një rritje të vlerës λ të materialeve. Në këtë grup ose në materialet shkumë, një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet poliuretanit dhe reduktimit të gazeve toksike të prodhuara në raste zjarri. • Në mënyrë që të shpejtojmë përmirësimin e gjendjes egzistuese të energjisë në ndërtesa, në mënyrë që të jetë më fleksibël dhe më e gjithanshme, nevojitet përdorimi i materialeve të përbëra. Kjo do të çojë në rritjen e kërkesave për karakteristikat mekanike të materialeve zoluese, për faktin se ato duhet të bashkëpunojnë me suva të ndryshme dhe me materiale të tjera. Në këtë kuptim aspektet më të rëndësishme në këtë ndryshim duhet të jenë në zhvillimin e materialeve të integruara izoluese. Ky hap është gjithashtu sinjifikant për efektivitetin e këtyre ndërhyrjeve, të cilat mbeten gjithmonë një çështje delikate, duke u varur nga çmimet me pakicë të energjisë.

Materiali termoizolues

5. Konkluzione

Page 19: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Rritja e mbrojtjes termike është dhe mbetet mënyra me kosto më efektive për të ndërtuar dhe rikonstruktuar ndërtesat me një konsumim të arsyeshëm energjetik, me kushte komforti të kënaqshme termike dhe me kosto operimi të ulta. Ky konkluzion është futur në rregulloren e re Europiane për energjinë, e cila pranon dhe vendos standarte të larta të mbrojtjes termike, në mënyrë që të avancojë me masa të sofistikuara për kursimin e energjisë. Materialet izoluese të avancuara janë një kusht paraprak për t’i siguruar ato. Rritja e informimit ndaj mjedisit dhe shëndetit publik po shkon drejt zhvillimit të integruar të materialeve izoluese. Më në fund, tregu i ndërtimit të banesave mund të jetë dega më e rëndësishme ekonomike, e vetme në Europë, por është një treg strukturor kombëtar dhe rajonal me një pozicion të vazhdueshëm sundues. Megjithatë është një treg me konkurrencë tepër të lartë. Materialet izoluese duhet të përmirësojnë rendimentin e tyre, por gjithashtu ato duhet të jenë të përshtashme per elementet konstruktive por gjithashtu dhe me kosto efektive. Sfidat e vendosura për vitet e ardhshme janë tepër interesante dhe ato thërresin për një bashkëpunim më të frytshëm për shërbimet industrinë dhe autoritetet legjislative.

Paraqitja e kondensimit dhe humbjeve te temperaturave ne dhomen e nje shtepie.

Page 20: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

Bibliografia :

www.wikipedia.org/thermoisolationmaterials

www.zhaw.ch/architektur/wärmematerialen

www.usg.ch/ark/darmwärmmaterialen

Page 21: Materialet termoizoluese,Wärmedämmstoffe

www.eth.ch/architektur/wärmematerialen

Muhmet Ahmeti ,Materialet termoizoluese,kapitull per studentet e UBT

Naser Kabashi , ’’Materialet Ndertimore’’

Naser Kabashi ,Skripte per materialet ndertimore ,FNA

Prof asoc. Fisnik Kadiu: ‘’Teknologjia e Materialeve te Ndërtimit’’

Neil Jackson and Ravindra K. Dhir ‘’Civil Enginering Materials’’

Schaffler Bruz Schelling ‘’Bausstofkunde’’

A.M.Neville ‘’Properties of Concrete’’

Punoi(biografia) :

Dardan Krasniqi , lindi me 06.09.1995 ne Kamenice. Shkollimin fillor e kreu po ne kete vend,gjithashtu mbaroi edhe gjimnazin per shkenca te natyres ne Kamenice. Tanime vijon studimet e rregullta ne UBT ,departamenti i arkitektures.