³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · PDF file...
date post
31-Jan-2020Category
Documents
view
67download
2
Embed Size (px)
Transcript of ³Marrë dh ëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ... · PDF file...
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
DOKTORATË
“Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet ballkanike:
Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet 1920-1939”
Specialiteti: HISTORI
Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama
Tiranë, 2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
(Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”)
“Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet
ballkanike: Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet
1920-1939”
Specialiteti: HISTORI
Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama
Tiranë, 2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
Tel/Fax: +355 4 369987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
(Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Historike”)
“Marrëdhëniet politike të shtetit shqiptar me shtetet
ballkanike: Rasti i Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në vitet
1920-1939”
Specialiteti: HISTORI
Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Bledar Komina Prof.Dr. Fatmira Rama
Mbrohet më dt. __________________ 2016
1.___________________________ Kryetar
2.___________________________ Anëtar (oponent)
3.___________________________ Anëtar (oponent)
4.___________________________ Anëtar
5.___________________________ Anëtar
Tiranë, 2016
PASQYRA E LËNDËS
Parathënie.......................................................................................................................i-xiii
Hyrje................................................................................................................................xiv-xxxvi
KREU I
BALLKANI DHE SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES NË
PARIS................................................................................................................................. 1
I. 1. Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris dhe interesat e tyre në rajonin e
Ballkanit................................................................................................................................. 1
I. 2. Qendrimet e shtetit serb dhe grek ndaj çështjes shqiptare............................................. 11
I. 3. Situata politike në Turqi dhe përfaqësimi në Konferencën e Paqes............................... 26
I. 4. Shqipëria në trajtimet e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes............................... 35
I. 5. Shqipëria nga Kongresi i Lushnjes tek Lidhja e Kombeve............................................ 49
KREU II
MARRËDHËNIET POLITIKE TË SHTETIT SHQIPTAR ME ATË TURK
NË VITET ‘20-30........................................................................................................... 61
II. 1. Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke, 1920-1924................................................ 61
II. 2. Republika e Ahmet Zogut dhe shteti turk..................................................................... 82
II. 3. Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Turqisë gjatë periudhës së Monarkisë.......94
II. 4. Bashkësia Islame Shqiptare dhe marrëdhëniet ndërshtetërore, 1920-1939...................112
KREU III
SHQIPËRIA DHE JUGOSLLAVIA NË VITET ‘20-30.................................. 123
III. 1. Situata politike dhe diplomatike mes dy vendeve, 1920-1924....................................123
III. 2. Vermoshi, Shën Naumi dhe Gjykata e Hagës............................................................. 148
III. 3. Uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në periudhën e Republikës
Shqiptare................................................................................................................................ 164
III. 4. Shqipëria dhe Jugosllavia në fokusin e Konferencave Ballkanike, situata politike pas
tyre......................................................................................................................................... 172
III. 5. Çështja e Kosovës në marrëdhëniet ndërshtetërore shqiptaro-jugosllave................... 183
KREU IV
MARRËDHËNIET E SHTETIT SHQIPTAR ME GREQINË NË
VITET ‘20-30................................................................................................................... 200
IV. 1. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, 1920-1924.................................................... 200
IV. 2. Çështja e minoriteteve dhe emigrantëve shqiptarë mes dy vendeve, 1925-1939........ 232
IV. 3. Pakti Ballkanik, Shqipëria dhe qendrimi i Greqisë..................................................... 259
IV. 4. Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe qendrimi grek................................... 267
Përfundime............................................................................................................................ 278
Bibliografia........................................................................................................................... 291
AKRONIME
AMPB Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme
AMPJSH Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme
AQSH Arkivi Qendror i Shtetit
ASHSH Akademia e Shkencave të Shqipërisë
BCA Basbakanlık Cumhuriyet Arsivi (Arkivi i Kryeministrisë, Periudha e Republikës)
BKSH Banka Kombëtare Shqiptare
BOA Basbakanlık Osmanlı Arsivi (Arkivi i Kryeministrisë, Dokumentet Osmane)
DDI Documenti Diplomatici Italiani (Dokumentet Diplomatike Italiane)
FK Fon Kodu (Kodi i Fondit)
FO Foreign Office (“Zyra për Marrëdhëniet me Jashtë” e Britanisë)
KMKK Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
KNK Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit
KOASH Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
LK Lidhja e Kombeve
SKS (Mbretëria) Serbo-Kroato-Sllovene
TBMM Türkiye Büyük millet Meclisi (Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë)
TYIR Turkish Yearbook of International Relations (Vjetari Turk i Marrëdhënieve Ndërkombëtare)
YN Yer No (Vendi numër)
TABELAT
Tab. 1. Shpërndarja e popullsisë shqiptarë në Turqi, vitet 1912-1930................................. 90-91
Tab. 2. Shpërndarja dhe numri i popullsisë serbe në Kosovë, sipas të dhënave të
vitit 1938................................................................................................................................ 192
Tab. 3. Importet dhe eksportet e Shqipërisë gjatë viteve 1920-1921 me disa shtete,
llogaritur në franga ari........................................................................................................... 230
Tab. 4. Niveli i interesit të BKSH në krahasim me shtete të tjera........................................ 257
FIGURAT
Fig. 1. Hartë e vendosjes së popullsisë shqiptare në Stamboll dhe periferitë e tij................ 91
i
PARATHËNIE
Vitet 1920-1939, ishin vitet më aktive në jetën politike të gjysmës së parë të shekullit XX për
Shqipërinë. Ato ishin të mbushura me përpjekje, debate, nxitje për grushte shteti, atentate,
aleanca shtetërore, etj. Gjatë këtyre viteve në fluksin e përpjekjeve, një rëndësi të madhe merr
dëshira e zjarrtë e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë për të ngritur dhe vënë themelet e
shtetit dhe administratës shtetërore. Figura të shquara si Sulejman Delvina, Iljas Vrioni, Mehdi
Frashëri, Mithat Frashëri, Fan Noli, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, Pandeli Evangjeli, Ilias
Vrioni, Eqerem bej Vlora, Rauf Fico e shumë të tjerë, dhanë kontributin e tyre të pashlyer në
këtë detyrë madhore. Veprimtaria e pandalur në politikën e brendshme si dhe në atë të jashtme
bëri që emrat e tyre të mbushin mijëra faqe dokumente në kohën e sotme, të cilëve ne i
referohemi për të argumentuar jetën dhe aktivitetin politik e historik të kësaj periudhe.
Prej katër shteteve që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme dhe të
brendshme të shtetit shqiptar: Italisë, Jugosllavisë, Greqisë e Turqisë, tri janë shtetet e
përzgjedhura në këtë studim; Turqia, Jugosllavia e Greqia. U pa e arsyeshme që të lihet mënjanë
Italia për vetë faktin se për marrëdhëniet e saj politike dhe diplomatike me Shqipërinë, kohët e
fundit janë përkthyer e punuar studime të shumta. Prandaj ishte me interes që të
përqendroheshim më shumë në këto shtete balkanike, veprimtaria politike e t