Ligjerata 2
Transcript of Ligjerata 2
TEKNOLOGJI INFORMATIVE
Ligjeratë 2
Përmbajtja
Matja e vëllimit/sasisë së InformataveKlasifikimi i KompjuterëveModeli Logjik i Kompjuterit Të Sotëm
Matja e vëllimit/sasisë së Informatave
Bit – njësia matëse për matjen e sasisë së informacionit
nga anglishtja bit = binary digitQarqet elektrike në kompjutor munden të
ndodhen vetëm në njërën nga dy gjendjet.Këto gjendje prezantohet me cifrat 0 dhe 1
dhe quhet paraqitje binare, respektivisht të dhënat të paraqitura përmes njësheve (1) dhe zerove (o) i quajm paraqitje binare
Prezantimi i të dhënave
Të dhënat në kompjuteret prezantohen/paraqiten me cifrat 0 dhe 1 –
Sistemi Binar i numrave (me bazë 2) dy cifra 0 dhe 1Sistemi dekad i numrave (me bazë 10)- dhjet cifra: 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9Sistemi oktal i numrave (me bazë 8)- tetë cifra: 0,1,2,3,4,5,6,7Sistemi heksadecimal i numrave (me bazë
16)- gjashtmbdhjet
cifra:0,1,2,3,4,5,6,7,8,9,A,B,C,D,E,F
Prezantimi i të dhënave
Numrat e plotë dekad shëndrohen në binar duke i pjestuar me bazën e sistemit
të numrave binar, respektivisht me numrin 2
83 : 2 = 41 mbetja 1 83(1o) = 1010011(2)
41 : 2 = 20 mbetja 1 20 : 2 = 10 mbetja 0 10 : 2 = 5 mbetja 0 5 : 2 = 2 mbetja 1 2 : 2 = 1 mbetja 0 1 : 2 = 0 mbetja 1
Edhe një shembull
shëndrimi i numrit decimal 5 cifror 12.345(10) në ekuvalentin e tijë binar:
operacioni në 13 hapa duket si vijonë: 12.345 : 2 = 6.172 mbetja 1
6.172 : 2 = 3.086 mbetja 0 3.086 : 2 = 1.543 mbetja 0 1.543 : 2 = 771 mbetja 1 771 : 2 = 385 mbetja 1 385 : 2 = 192 mbetja 1 192 : 2 = 96 mbetja 0 96 : 2 = 48 mbetja 0 48 : 2 = 24 mbetja 0 24 : 2 = 12 mbetja 0 12 : 2 = 6 mbetja 0 6 : 2 = 3 mbetja 0 3 : 2 = 1 mbetja 1 1 : 2 = 0 mbetja 1
12.345(10)=11000000111001(2)
Shëndrimi i numrave binar në decimal
11102 (1x8)+(1x4)+(1x2)+(0x1) =8+4+2 =1411102 1410
111101101112 = 1x210 + 1x29 + 1x28 + 1x27 +
1x26 + 0x25
+ 1x24 + 0x23 + 1x22 + 1x21 + 1x20 =
=1024+512+256+128+0+32+16+0+4+2+1=1975
Shëndrimi i numrave heksadecimal në decimal
5AE16 = 5x162 + 10x161+14x160=
= 5x256 + 10x16 + 14 x 1 = 1454
Klasifikimi i kompjuterëve Kompjuterët e mëdhenj (angl.
mainframes)Kompjuterët e vegjël
(minicomputers)Mikrokompjuterët (microcomputers)
Kompjuterët e mëdhenj (angl. mainframes)
Karakterizohen me: dimensione të mëdha, fuqi shumë të madhe procesorike, kapacitet shumë të madh të memorjes, etj.
Mainframe
Kompjuterët e vegjël (minicomputers)
që dallohen si më të vegjël nga mainframe, karakterizohen me fuqi të lartë procesorike dhe zakonisht shfrytëzohen si server të rrjetit.
Serverët menaxhojnë klientët e një rrjeti kompjuterik, dhe në rastet e lidhjes së një grupi kompjuterësh në Internet paraqitet në rolin e Gateway kompjuterit.
Mikrokompjuterët (microcomputers)
Kompjuterët e vegjël të cilët zakonisht ne i përdorim në jetën e përditshme, si kompjuteri personal –PC, kompjuterët portabël, etj., janë shembuj tipik të mikrokompjuterëve.
Modeli logjik i kompjuterit të sotëm
(bazuar në zbulimin e Von Neumann)
Procesori qendror,Njësia aritmetiko-logjike,Njësia dirigjuese,Memorja punuese,Pjesët hyrëse,Pjesët dalëse.
Modeli i Neumann-it
Procesori qendror (njësia qendrore)
Njësia qendrore përbëhet nga këto komponente:
1. Njësia dirigjuese (udhëheqëse) 2. Njësia aritmetiko – logjike 3. Memorja punuese (e mbrendshme)
Njësia dirigjuese
udhëheq me njësinë qendrore, ndërsa tërrthorazi edhe me komponentet tjera të kompjuterit.
Udhëheqja mbështetet në programet e vendosura në memorien kryesore.
Njësia aritmetiko – logjike (ALU)
ka për detyrë kryerjen e operacioneve aritmetiko-matematikore si dhe ato logjike.
përpunimi i të dhënave e përbërë nga qarqe elektronike të cilat punojnë në parimin e logjikës binare.
ALU i realizuar me qarqe logjike
Memorja punuese (e mbrendshme)
përmban të dhënat dhe programet të cilat duhet të përpunohen.
ka aftësinë t'i pranojë, t'i ruajë dhe t'ua dorëzojë të dhënat njësive të tjera.
Njësitë hyrëse njësitë dalëse
Njësitë hyrëse tastatura, miu,
skaneri, lexuesi i barkodeve, kamera, etj.
Njësitë dalëse monitori, printeri
dhe ploteri.
Njësi hyrëse - dalëse
modemi, kartela e rrjetit, audio kartela, dhe paisje tjera me funksione speciale.
Njësitë për memorje të jashtme
bazohen në një teknologji që nuk kërkon furnizim me energji elektrike për ruajtjen e të dhënave
Më së shpeshti shfrytëzohen mediumet magnetike të cilat të dhënat i ruajnë në celula magnetike.
përdoren për deponim të të dhënave dhe programeve
Përfaqësues tipik i memorjes së jashtme
disketat (floppy disk), disqet e fiksuara, shiritat magnetik, CD ROM, DVD ROM,USB Memorja (USB Stick)