Lidhja Nr. 1

22

Transcript of Lidhja Nr. 1

Page 1: Lidhja Nr. 1
Page 2: Lidhja Nr. 1

1

Lidhja Nr. 1

PROGRAMI MODEL I TRANSPARENCËS PËR NJËSITË E

VETËQEVERISJES VENDORE

I. HYRJE

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy parime të rëndësishme të vetëqeverisjes vendore.

Transparenca është publikimi i informacionit mbi organizimin dhe funksionimin e

bashkisë, (organet dhe administrata e bashkisë), menaxhimin financiar, trajtimin e

kërkesave për informacion, shërbimet publike që ofron bashkia, pjesëmarrjen qytetare

në vendimmarrje, legjislacionin dhe aktet e brendshme rregullatore në mënyrë të tillë që

të jetë i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga individët dhe grupe të caktuara

të shoqërisë, duke respektuar kufizimet e arsyeshme për mbrojtjen e të dhënave

personale dhe privatësinë.

Transparenca dhe llogaridhënia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e

autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një hap të parë drejt llogaridhënies së

të zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin. Detyrimet ligjore që

rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014

“Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” u garantojnë qytetarëve akses në qeverisje dhe

kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet Programit të

transparencës, bashkia [emri i bashkisë] vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori

të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të

aksesuar e përdorur ato.

Programi model është hartuar në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të

Drejtën e Informimit” dhe i përshtatur në kontekstin e vetëqeverisjes vendore në

përputhje dhe në zbatim të kushtetutës, ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen

Vendore”, ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, ligjit Nr.

68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” si dhe të ligjit Nr.8548, datë

11.11.1999 Për Ratifikimin e “Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore”.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Për garantimin e të drejtës së informimit, bashkia në hartimin e Programit të

Transparencës është bazuar në parimin e:

a) Vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga

veprimtaria e bashkisë (nga organet e saj, administrata, njësitë administrative dhe njësitë

e varësisë).

b) Ligjshmërisë, transparencës dhe të mos diskriminimit.

c) Ofrimit të informacionit pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike

i jepet çdo qytetari pa pagesë. Çdo qytetar përfiton informacion pa pagesë deri në

….faqe, mbi këtë numër faqesh qytetari paguan një tarifë shërbimi prej….lekësh.

d) Aksesit për këdo. Aksesi për shtresat më të varfra të komunitetit, qytetarët me aftësi

të kufizuar, gratë, të rinjtë, biznesin, fermerët, qytetarët e zonave të largëta etj., merr

përparësi.

e) Thjeshtëzimit të procedurave administrative për aksesin në informacion.

f) Dhënies së informacionit sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Page 3: Lidhja Nr. 1

2

g) Cilësisë së informacionit. Çdo informacion në dispozicion të qytetarëve do të jetë:

- i plotë;

- i saktë;

- i përditësuar;

- i thjeshtë në konsultim;

- i kuptueshëm;

- lehtësisht i aksesueshëm;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në administrim të bashkisë;

- lehtësisht i përdorshëm.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm të 16

kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të ligjit

Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vijim ligji), janë përshtatur me

kontekstin e vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat

e bashkisë. Në këtë optikë tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha

kryesore:

Fusha e parë: Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, përfshin kategoritë e

informacionit që bëhen publik pa kërkesë të përcaktuar nga neni 7 (pika: a; d; g; ç, dh)

i ligjit. Kjo fushë iu ofron qytetarëve informacion për ndarjen administrativo-territoriale,

njësitë administrative përkatëse dhe nën-ndarjet e tyre, për misionin dhe funksionet e

bashkisë, për organet e zgjedhura, për administratën e bashkisë, për statistikat vendore,

për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit si dhe për të drejtën e kërkesës, ankesave

dhe vërejtjeve të qytetarëve që lidhen me veprimet ose mosveprimet e organeve

dhe administratës së bashkisë.

Fusha e dytë: Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin

kategoritë e informacionit të përcaktuar nga neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori

informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e

Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me

planin strategjik të zhvillimit të bashkisë, me programin buxhetor afatmesëm vendor,

me paketën fiskale (taksa dhe tarifa), me buxhetin vjetor, me zbatimin, monitorimin,

mbikëqyrjen dhe auditimin e buxhetit, me donacionet si dhe shitjen ose dhënien me qira

të pronave dhe aseteve.

Fusha e tretë: Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të

qytetarëve të informacionit që ka të bëjë me procesin, procedurat, format dhe afatet

e kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar

në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e

qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të

bëjnë një kërkesë për informim.

Fusha e katërt: Mbi shërbimet që ofron bashkia, përfshin informacion mbi shërbimet

që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit.

Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për shërbime

Page 4: Lidhja Nr. 1

3

publike që ofron bashkia, llojet e shërbimeve, instrumentet e administrimit, kontratat

publike, strukturat përgjegjëse, procedurën e ankimit në lidhje me kontratat publike,

standardet, treguesit, procedurat për të përfituar shërbime si dhe procedurat e ankesës

dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.

Fusha e pestë: Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore, informacion i

përcaktuar në nenin 7, pika b të ligjit. Kjo fushë u ofron qytetarëve informacion për

legjislacionin, politikat, vendimet, urdhëresat dhe urdhrat karakter normativ të organeve

të bashkisë. Për të lehtësuar qasjen në informacion, fusha e legjislacionit është ndarë

sipas funksioneve.

Fusha e gjashtë: Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, përfshin informacion në

lidhje me procesin, procedurat, kuadrin rregullator vendor, listën e akteve vendore që

i nënshtrohen konsultimit publik dhe nismat qytetare.

Fusha e shtatë: Informacion tjetër, bashkia vë në dispozicion të qytetarëve informacion

të ndryshëm të tillë si proceset e integrimit evropian (programet dhe projektet); shoqëria

civile; raporte, studime dhe vlerësime të ndryshme, veçanërisht ato në lidhje me

vlerësimin e transparencës etj; vet-organizimi komunitar etj.

Page 5: Lidhja Nr. 1

4

Fusha 1 - Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues Organi përgjegjës për publikimin

1. Organizimi administrativo-territorial, misioni dhe funksionet. Bashkia bën publike:

1. Ndarjen administrativo-territoriale

- Njësitë administrative dhe nën-ndarjet e tyre

2. Të drejtat, përgjegjësitë dhe misionin e bashkisë. 3. Funksionet: Përfshin bërjen publike të:

- Funksioneve në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

- Funksioneve në fushën e shërbimeve sociale

- Funksioneve në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese

- Funksioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit

- Funksioneve në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

- Funksioneve në fushën e zhvillimit ekonomik vendor

- Funksioneve në fushën e sigurisë publike

- Funksionet dhe kompetencat e deleguara

Neni 7 i ligjit Nr.

119/2014

Ligji Nr. 115/2014

Neni 23-30 i ligjit nr. 139/2015

Menjëherë Sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kryetari i Bashkisë

2. Organi përfaqësues i Bashkisë-Këshilli bashkiak (përbërja, strukturat, detyrat dhe kompetencat). Përfshin bërjen publike të: 1. Këshilli bashkiak (KB): 1.1 Përbërja dhe strukturat

- Anëtarët

- Kryetari i këshillit

- Sekretari i këshillit

- Komisionet

Neni 7 i ligjit Nr.

119/2014

Ligji Nr. 139/2015

Menjëherë

Vendimet e KB - brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre. Njoftimi për mbledhjen e

Këshilli Bashkiak

Thirrja e mbledhjes - Kryetari i KB

Kryetari i Bashkisë

Sekretari i Këshillit Bashkiak

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS

[Bashkia Peqin]

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaStruktura/ Keshilli

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaSherbimet/Te gjitha nen menute qe gjenden brenda kesaj menuje kryesore

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/an etaret-e-keshillit/
Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ sherbimi-social/
Page 6: Lidhja Nr. 1

5

- Grupet e këshilltarëve

1.2 Detyrat dhe kompetencat 1.3 Rregullorja e KB

KB -5 ditë para datës së zhvillimit.

3. Organi përfaqësues i Bashkisë - Këshilli bashkiak (procesi i vendimmarrjes). Përfshin bërjen publike të:

- Kalendarit të mbledhjeve të KB

- Njoftimet për mbledhjen e KB

- Rendin e ditës së mbledhjes së KB

- Projekt-vendimet në proces shqyrtimi nga KB

- Procesverbalet e mbledhjeve të KB

- Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat me karakter normativ

4. Organi ekzekutiv (Krytetari i Bashkisë). Përfshin bërjen publike të:

- Procedurave të zgjedhjes

- Detyrat dhe kompetencat

- Të dhënat për arsimin, kualifikimet , paga e kryetarit

dhe deklarimi i pasurisë

- Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat me karakter normativ

- Orari i pritjes së qytetarëve

- Adresa postare/ elektronike

5. Administrata e bashkisë. Përfshin bërjen publike të:

- Strukturës organizative dhe numrin e punonjësve

- Rregullores së organizimit dhe funksionimit të administratës

- Strukturës së pagave

- Orarit të punës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë

- Detyrave të administratës së njësive administrative

- Organizimit dhe funksionimit të njësive në varësi

- Njoftimeve mbi vende të lira pune dhe procedurat e rekrutimit

- Adresave postare dhe elektronike e zyrave të bashkisë/njësive administrative/ njësive në varësi të bashkisë

Neni 7 i ligjit Nr.

119/2014

Ligji Nr. 139/2015

Ligji Nr. 44/2015

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparencaPasqyrat dhe Struktura

Page 7: Lidhja Nr. 1

6

- Drejtuesit e zyrave, njësive administrative dhe

njësive të varësisë

6 Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit. Përfshin

bërjen publike të:

- Kartës së Auditimit të Brendshëm

- Kodit të Etikës për audituesit e brendshëm

- Planit strategjik dhe vjetor të njësisë së auditimit të brendshëm

- Çdo raporti të auditimit të brendshëm të ushtruar në bashki

- Çdo raporti përfundimtar të kontrollit të jashtëm (KLSH) të ushtruar në bashki

- Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të lëna në përfundim të procedurave të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm

Neni 43/3 i ligjit Nr. 139/2015, neni 7/dh ligji Nr. 119/2014 si dhe neni 8/c dhe neni 12/ç dhe d i ligjit 114/2015

a) Në faqen zyrtare të internetit - menuja……..(me link)

b) Vendet e caktuara

për njoftimet publike

(citohet adresa e

vendeve)

Brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të raportit përfundimtar

Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

7 Kërkesa, ankesa, sinjalizime dhe vërejtje që lidhen me veprimet ose mosveprimet e organeve dhe administratës. Përfshin bërjen publike të:

- Procedurave për të bërë kërkesë, ankesë, vërejtje dhe sinjalizime organeve të bashkisë

- Rregullores së brendshme për procedurën e shqyrtimit, të hetimit administrativ, të sinjalizimit dhe mekanizmat e mbrojtjes së konfidencialitetit

- Njësisë përgjegjëse që regjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimet

- Adresave postare/ elektronike për depozitimin e kërkesave, ankesave, sinjalizimeve apo vërejtjeve

- Afateve dhe mënyrave të kthimit të përgjigjeve në lidhje me kërkesat, ankesat apo vërejtjet

Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014

Neni 19 i ligjit Nr. 139/2015

Neni 10 dhe 13të ligjit Nr. 60/2016

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë

8. Statistikat vendore. Përfshin bërjen publike të:

- Kalendarit të publikimit të statistikave vendore

- Statistikave vendore me të dhënat kyçe të Bashkisë sipas fushave kryesore dhe të ndara sipas gjinisë

- Strukturës përgjegjëse në bashki për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore

Neni 64/l ligjit Nr. 139/2015

a)Në faqen zyrtare të internetit - menuja……..(me link) b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Menjëherë pas miratimit

Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

Page 8: Lidhja Nr. 1

7

Fusha 2 - Transparenca dhe Llogaridhënia Ekonomiko-Financiare

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues Organi përgjegjës për publikimin

1. Kalendari i programit buxhetor afatmesëm dhe të buxhetit vjetor

Neni 33 i ligjit 68/2017 dhe neni 18 i ligjit 139/2015

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Në 10 ditëshin e parë të janarit

Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë

2. Paketa fiskale (taksa dhe tarifa). Përfshin bërjen publike të: 1. Bazës së taksave dhe tarifave

2. Nivelit të taksave dhe tarifave 3. Përjashtimeve dhe lehtësimeve të subjekteve të

caktuara 4. Afateve të pagesave 5. Gjobave dhe kamatëvonesave të aplikueshme

Neni 5/b dhe 12 të ligjit 68/2017

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohen adresa e vendeve) c) Botohen (citohet botimi)

Brenda 15 ditëve nga miratimi

Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë

3. Plani Strategjik i Zhvillimit të bashkisë. Përmban: 1. Politikat për zhvillimin e qëndrueshëm në një afat

kohor jo më pak se 5 vite

2. Synimet kryesore për çdo fushë përgjegjësi 3. Veprimet që duhen ndërmarrë duke parashikuar

edhe kostot përkatëse 4. Burimet e financimit

Neni 32 të ligjit 68/2017

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

10 ditë nga data e miratimit

Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë

4. Programi buxhetor afatmesëm vendor. Përfshin bërjen publike të:

1. Dokumentit të parë të programit buxhetor

2. Dokumentit të rishikuar të programit buxhetor afatmesëm

3. Dokumentit të plotë të programit buxhetor

afatmesëm (përfshirë dokumentacionin shoqërues) dhe informacionit për dy vitet e fundit,

Nenet 36/4, 36/9, 38/2, 39 të ligjit 68/2017

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Dokumenti i parë brenda datës 5 korrik. Dokumenti i rishikuar. Dokumenti i plotë jo më vonë se data 31 dhjetor.

Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë

Page 9: Lidhja Nr. 1

8

vitin buxhetor dhe tre vitet vijuese për çdo

program (5 dokumentat përkatës)

5. Buxheti. Përfshin bërjen publike të: 1. Buxhetit vjetor së bashku me dokumentacionin

shoqërues të tij (12 dokumentat përkatës) 2. Treguesve financiarë 3. Numrit të punonjësve buxhetorë, për çdo njësi

shpenzuese

4. Regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik

Neni 41/6, neni 54 i ligjit 68/2017; neni 41 i ligjit 139/2015

a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve) c) Në Buletinin e Njoftimeve Publike

15 ditë pas miratimit nga Këshilli i Bashkisë.

Regjistrin e parashikimeve të prokurimit publik 10 (dhjetë) ditë pas miratimit të buxhetit.

Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë

6. Zbatimi i buxhetit. Përfshin bërjen publike të: 1. Raportit mujor (pas datës 30 prill të çdo viti

buxhetor) të përmbledhur mbi ecurinë e realizimit të treguesve kryesorë të të ardhurave dhe shpenzimeve (8 raporte)

Neni 44/4 i ligjit 68/2017

a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës

Kryetari i Bashkisë

Informohet Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

7. Monitorimi dhe mbikëqyrje e buxhetit: 1. Raporteve të monitorimit të zbatimit të buxhetit (jo

më pak se tre raporte katër-mujore) 2. Raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit

2.1. Raportit të performancës vjetore 2.2. Pasqyrave financiare vjetore (dokumentacionin

bazë dhe shoqërues) 3. Informacionit për zbatimin dhe monitorimin e

kontratave (punëve publike, mallrave, shërbimeve) 4. Regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit

publik

Neni 48/3, neni 51 dhe neni 54 i ligjit 68/2017, neni 43 i ligjit 139/2015 dhe ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006

a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Raportet e monitorimit brenda 30 ditëve pas përfundimit të periudhës së raportimit.

Raporti vjetor i konsoliduar brenda muajit qershor të vitit buxhetor pasardhës.

Regjistri i realizimeve të

Raportet e monitorimit të zbatimit. Kryetari i Bashkisë (Informohet Këshilli i Bashkisë)

Raporti vjetor i konsoliduar miratohet nga këshilli bashkiak.

Regjistri i realizimeve të prokurimit.

Kryetari i Bashkisë

Page 10: Lidhja Nr. 1

9

procedurave

të prokurimit publik jo më vonë se datat 10 maj, 10 shtator dhe 10 janar të çdo viti.

Kryetari i Bashkisë (Informohet Këshilli i Bashkisë)

8. Vështirësitë financiare. Përfshin bërjen publike të: 1. Planit për daljen nga situata e vështirë financiare

Neni 56/4 i ligjit 68/2017

a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve) c) Në Buletinin e Njoftimeve Publike

Brenda 10 ditëve nga shpallja.

Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë

9 Shitja ose dhënia me qira e pronave dhe aseteve Përfshin bërjen publike të: 1. Aseteve dhe pronave të ofruara për shitje ose dhënie

me qira 2. Kritereve që duhet të plotësohen

Neni 19 i ligjit 68/2017

a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve) c) Në Buletinin e Njoftimeve Publike

Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

10 Donacionet. Përfshin bërjen publike të: 1. Emrit të donatorit 2. Shumës së donacionit 3. Qëllimit e donacionit

Neni 20/5 të ligjit 68/2017

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

Page 11: Lidhja Nr. 1

10

Fusha 3- Për kërkesat për informim

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues Organi përgjegjës për publikimin

1. Të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit (Emri, kontaktet dhe kompetencat) Përfshin bërjen publike të:

1. Emrit mbiemrit të Koordinatorit 2. Adresës postare/elektronike të tij 3. Orarit të punës 4. Detyrave dhe kompetencave të Koordinatorit 5. Adresës postare/elektronike për depozitimin e

kërkesave për informim

Neni 7/ç i ligjit nr. 119/2014 dhe neni 15/3 i ligjit nr. 139/2015

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

2. Standardet dhe procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankesës. Përfshin bërjen publike të: 1. Procedurës që duhet ndjekur për të bërë një kërkesë

për informacion 2. Adresës postare/elektronike për dërgimin e kërkesës

për informim

3. Modelit standard të një kërkese për informim 4. Afateve të marrjes së përgjigjes 5. Procedurave që duhet ndjekur për të bërë një ankesë

për mos dhënie informacioni 6. Adresës postare/elektronike për dërgimin e ankesës

për mos dhënie informacioni

Neni 7 dhe 11/4 ligjit nr. 119/2014 dhe neni 64/j i ligjit nr. 139/2015

Brenda 48 orëve prej miratimit të tyre

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

3. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve. Përfshin bërjen publike të:

1. Të gjitha kërkesave për informim 2. Informacionet e dhënë në përgjigje të kërkesave për

informim 3. Përditësimi i regjistrit

Neni 7/i i ligjit nr. 119/2014

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparenca

Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparenca

Në faqen zyrtare të internetit- menuja Transparenca

https://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2

https://peqini.gov.al/files/regjistri-i-kerkesave-i-perfunduar-2018.pdf

(https://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2/ )

Page 12: Lidhja Nr. 1

11

4. Informacion i dhënë më parë Neni 9 i ligjit

nr. 119/2014 Menjëherë Koordinatori për

të drejtën e informimit

Koordinatori për të drejtën e informimit

5. Trajtimi i kërkesave për informacion Përfshin bërjen publike të:

1. Procedurës së regjistrimit të kërkesës në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve

2. Afateve të trajtimit të kërkesës nga ana e administratës së bashkisë

3. Mënyrave të dhënies së informacionit

Neni 11, 12 dhe 14 i ligjit Nr.

119/2014

Koordinatori për të drejtën e informimit

Koordinatori për të drejtën e informimit

6. Kufizimi i së drejtës së informimit Përfshin bërjen publike të: 1. Rasteve të kufizimit të së drejtës për informim;

Neni 17 i ligjit Nr. 119/2014

Koordinatori për të drejtën e informimit

Koordinatori për të drejtën e informimit

7. Tarifa për dhënien e informacionin (nëse ka) Përfshin bërjen publike të: 1. Tarifave 2. Rregullave për mënyrën e kryerjes së pagesës 3. Subjekteve që përfitojnë informacionin falas

Neni 13/1 i ligjit Nr. 119/2014

Menjëherë

Këshilli Bashkiak Koordinatori për të drejtën e informimit

8. Informacionet dhe dokumentet që kërkohen shpesh. Përfshin bërjen publike të:

1. Gjithë informacioneve dhe dokumenteve të kërkuara më shpesh nga publiku me kërkesë për informim

Neni 7/k i ligjit nr. 119/2014

Menjëherë Koordinatori për të drejtën e informimit

Koordinatori për të drejtën e informimit

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparencahttps://peqini.gov.al/files/regjistri-i-kerkesave-i-perfunduar-2018.pdf

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparenca https://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2/

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparenca

https://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2/

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparenca/ Pasqyrat dhe Struktura 2018

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/files /BUXHETI-I-BASHKIS E-PEQIN-PER-VITIN-2 018.pdf
Page 13: Lidhja Nr. 1

12

Fusha 4 - Mbi shërbimet që ofron bashkia

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues

Organi përgjegjës për publikimin

1.

Shërbimet Përfshin bërjen publike të shërbimeve publike që ofron bashkia sipas fushave të përcaktuara nga ligji 139/2015 1) Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe

shërbimeve publike 2) Shërbimet në fushën e shërbimeve sociale 3) Shërbimet në fushën e kulturës, sportit dhe

shërbimeve argëtuese 4) Shërbimet në fushën e mbrojtjes së mjedisit 5) Shërbimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit

rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

6) Shërbimet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor

7) Shërbimet në fushën e sigurisë publike 8) Shërbimet në fushën e funksioneve dhe

kompetencave të deleguara……………… Për çdo shërbim (por pa u kufizuar) informacion përshkrues mbi:

Instrumentin për administrimin e shërbimit Sistemin e administrimit të performancës së

shërbimit bazuar mbi standardet

Sistemin e treguesve, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës

Strukturën përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës së shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor

Neni 32-33 i ligjit nr. 139/2015

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

2. Shërbimet administrative Përfshin bërjen publike të shërbimeve publike që ofron bashkia sipas fushave të përcaktuara nga ligji 139/2015 1) Shërbimet administrative në fushën e

infrastrukturës dhe shërbimeve publike

Menjëherë Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaSherbimet/ te gjitha menute qe gjenden brenda kesaj menuje

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaSherbimet/ te gjitha menute qe gjenden brenda kesaj menuje kryesore

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ sherbimi-social/
Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ sherbimi-i-arsimit-para shkollor/
Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ njoftime/
Page 14: Lidhja Nr. 1

13

2) Shërbimet administrative në fushën e

shërbimeve sociale 3) Shërbimet administrative në fushën e kulturës,

sportit dhe shërbimeve argëtuese 4) Shërbimet administrative në fushën e mbrojtjes

së mjedisit 5) Shërbimet administrative në fushën e

bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

6) Shërbimet administrative t në fushën e zhvillimit ekonomik vendor

7) Shërbimet administrative në fushën e sigurisë publike Shërbimet administrative në fushën e funksioneve dhe kompetencave të deleguara

Për çdo shërbim (por pa u kufizuar) informacion përshkrues mbi:

- Strukturat përgjegjëse për ofrimin e shërbimit

- Adresën postare/elektronike të strukturave/ njësive/sporteleve që ofrojnë shërbime administrative

- Procedurat që duhen ndjekur për të përfituar shërbime administrative

- Oraret e punës së strukturave/njësive/sporteleve që ofrojnë shërbime administrative

- Tarifat për shërbimet administrative

- Rregullat për mënyrën e kryerjes së pagesës

- Subjektet që përjashtohen nga tarifat

3 Kontratat publike. Përfshin bërjen publike të:

- Objektit të kontratës publike

- Numrit të referencës së procedurës/ kontratës

- Llojit të procedurës

- Termave dhe kushteve të kontratës

- Kohëzgjatjes së kontratës

- Vlerës së kontratës

- Dhënave të autoritetit kontraktor

- Dhënave të kontraktorit/nënkontraktorit

Neni 7/ i ligjit Nr. 119/2014 si dhe neni 25 dhe 71 i VKM Nr.

914, datë 29.12.2014 Për miratimin e rregullave të prokurimit publik

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Publikimi brenda 5 (pesë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës

Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ sherbimi-social/
Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ sherbimi-i-arsimit-par ashkollor/
Page 15: Lidhja Nr. 1

14

- Treguesve për matjen e përmbushjes së

kontratës

- Strukturave publike përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e kontratës

- Procedurave që duhet ndjekur për të bërë një ankimim

- Raporteve të kontrollit, monitorimit dhe auditimit mbi zbatimin e kontratës

4 E drejta e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet Përfshin bërjen publike të: 1. Procedurave për të bërë ankesa apo vërejtje në

lidhje me shërbimet 2. Adresës postare/elektronike për depozitimin e

ankesave apo vërejtjeve

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link)

b)Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Brenda 10 ditëve nga shpallja e miratimit

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

Fusha 5 - Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues

Organi përgjegjës për publikimin

1. Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore:

1) I organizuar (jo i detyrueshëm) sipas fushave:

- Fusha e organizimit dhe funksionimit të bashkisë

- Fusha e veprimtarisë ekonomiko-financiare

- Fusha e qeverisjes së mirë vendore (integriteti, etika, anti-korrupsioni, transparenca, llogaridhënia etj)

- Fusha e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

- Fusha e shërbimeve sociale

- Fusha e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese

- Fusha e mbrojtjes së mjedisit

- Fusha e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

- Fusha e zhvillimit ekonomik vendor

Neni 7/b i ligjit nr. 119/2014

Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare.

Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat e këshillit dhe kryetarit bashkisë brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre

Kuvendi i Shqipërisë

Këshilli i Ministrave

Ministri

Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

https://peqini.gov.al/legjislacioni/

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaBashkia/Administratadhe te gjitha menute e tjera qe jane te listuara ne kete menu kryesore

Tik
Typewritten text
Page 16: Lidhja Nr. 1

15

- Fusha e sigurisë publike

- Fusha e funksioneve dhe kompetencave të deleguara

2) Çdo fushë duhet të përmbajë: - Aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse

- Dokumentet politike kombëtar përkatës

- Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat e këshillit të bashkisë me karakter normativ

- Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat e kryetarit të bashkisë me karakter normativ

- Dokumentet politike vendor

Fusha 6 - Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues

Organi përgjegjës për publikimin

1. Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik. Përfshin bërjen publike të:

1. Emër mbiemër të koordinatorit 2. Adresën postare/elektronike të tij 3. Orarin e punës

Neni 16/2 ligjit Nr. 139/2015 dhe neni 10 ligji Nr. 146/2014

a) Menjëherë pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

2. Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje. Përfshin bërjen publike të: 1. Akteve që do të konsultohen 2. Mënyrat e konsultimit

3. Afatet 4. Strukturat përgjegjëse

Neni 6/b i ligjit Nr. 146/2014

a) Brenda 10 ditëve nga data e miratimit

Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Sekretari i Këshillit Bashkiak

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

3. Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun. Përfshin bërjen publike të:

Neni 18/2 i ligjit 139/2015 dhe

a)Në faqen zyrtare të internetit-

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit

Këshilli Bashkiak

Sekretari i Këshillit Bashkiak

Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparencahttps://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2/

Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparencahttps://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2/#1488415158938-c5b3c3a2-fb31

Page 17: Lidhja Nr. 1

16

1. Procedurave, afateve dhe mënyrat e

organizimit për çdo formë/lloj konsultimi 2. Strukturat përgjegjëse për aktet e detyrueshme

për konsultim

neni 6 ligji 146/2014

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

4. Akte për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik. Përfshin bërjen publike të: 1. Listës së akteve për të cilët është e

detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik

Neni 18/1 ligjit Nr. 139/2015 Neni 5/ç dhe 13/3 e ligji Nr. 68/2017

Neni 1/1 dhe 4/c e ligjit 146/2014

Menjëherë Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

Sekretari i Këshillit Bashkiak

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

5. Njoftimi për nismën vendimmarrëse me pjesëmarrje

Përfshin bërjen publike të: 1. Projektaktit, relacionin shpjegues dhe

dokumentave shoqërues të tij. 2. Arsyeve të nevojshme për nxjerrjen e

projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë 3. Afatit, vendit dhe mënyrën me të cilën palët e

interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre;

4. Adresën e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të bashkisë ose të strukturës përgjegjëse për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin;

5. Vendin dhe datën e organizimit të takimit publik në rastet kur bashkia vendos për organizimin e tij

Neni 11, neni 13 dhe neni 14 i ligjit Nr.

146/2014

Menjëherë Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Sekretari i Këshillit Bashkiak

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

6. Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve. Përfshin bërjen publike të:

Neni 15 i ligjit Nr. 146/2014

Menjëherë Këshilli Bashkiak

Sekretari i Këshillit Bashkiak

menujaTransparenca

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparencahttps://peqini.gov.al/koordinatori-per-te-drejten-e-informimit-2/#1488413838303-70ada242-72c0

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaNjoftimehttps://peqini.gov.al/njoftime/

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaNjoftime

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ koordinatori-per-te-drejt en-e-informimit-2/#1488 415051030-5de82797-47 c5
Page 18: Lidhja Nr. 1

17

1. Adresën postare/ elektronike për dërgimin e

komenteve dhe rekomandimeve 2. Afatin për dërgimin e komenteve dhe

rekomandimeve 3. Mënyrën e mbajtjes së procesverbalit dhe

regjistrimit të takimit publik për takimet publike 4. Mënyrën e trajtimit të komenteve dhe

rekomandimeve 5. Mënyrën e dhënies së arsyeve për mospranimin

komenteve dhe rekomandimeve

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

7. Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim në lidhje me konsultimin publik.

Përfshin bërjen publike të: 1. Subjektet ku mund të bëhet ankesa (

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Këshilli i bashkisë, Kryetari i bashkisë;)

2. Adresën postare/ elektronike për dërgimin e ankesës

3. Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin me publikun

4. Struktura përgjegjëse në nivel bashkie që regjistron dhe shqyrton ankesën

Neni 21 i ligjit Nr. 146/2014

b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohet adresa e vendeve)

Menjëherë Këshilli Bashkiak

Sekretari i Këshillit Bashkiak

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

8. Raporti vjetor për transparencën në procesin e vendimmarrjes. Përfshin bërjen publike të: 1. Numrit të akteve të miratuara nga organet e

bashkisë me konsultim publik gjatë një viti. 2. Numrin e përgjithshëm të komenteve dhe

rekomandimeve të marra nga palët e interesuara;

3. Numrin e rekomandimeve dhe komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes

4. Numrin e takimeve publike të organizuara

Neni 20/1 i ligjit Nr. 146/2014

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit

Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Sekretari i Këshillit Bashkiak

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

9. Iniciativa qytetare. Përfshin bërjen publike të: 1. Mënyrës dhe formës së paraqitjes së iniciativës

qytetare

Neni 20/1 Ligji Nr. 139/2015

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit

Këshilli Bashkiak

Sekretari i Këshillit Bashkiak

https://peqini.gov.al/kontaktoni-me-ne/

https://peqini.gov.al/kontaktoni-me-ne/

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaKontaktoni me ne

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ njoftime/
Page 19: Lidhja Nr. 1

18

2. Procedurave të shqyrtimit dhe e miratimit të

iniciativës qytetare 3. Adresës postare/ elektronike për depozitimin e

iniciativës qytetare. 4. Mënyrat dhe afatet e kthimit të përgjigjeve për

mos miratimin e iniciativës qytetare

Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

Fusha 7 - Informacion tjetër

Nr. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë Referenca ligjore

Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni

Afati kohor për publikim

Organi miratues

Organi përgjegjës për publikimin

1. Bashkia në proceset e integrimit evropian. Përfshin bërjen publike të:

1. Të dhënave për projektet, nismat dhe veprimtarisë e bashkisë në kuadrin e integrimit në BE

Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre

Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

2. Bashkia dhe shoqëria civile. Përfshin bërjen publike të:

1. Në tërësi të dhëna për grupet e interesit 2. Të dhëna për OJF, përfaqësuesit e medias,

biznesit 3. Shërbimet që ofrohen nga organizata të

ndryshme 4. Nismat advokuese, lobuese dhe monitoruese

nga shoqëria civile

Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre

Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

3. Raporte, studime dhe vlerësime mbi zbatimin e Programit të transparencës. Përfshin bërjen publike të: 1. Raporte, studime dhe vlerësime mbi PT 2. Sisteme/metodologji matje të PT

Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre

Këshilli Bashkiak

Kryetari i Bashkisë

Koordinatori për të drejtën e informimit

4. Strukturat komunitare Përfshin bërjen publike të:

Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014

a)Në faqen zyrtare të internetit-

Brenda 10 ditëve nga data

Këshilli Bashkiak

Koordinatori për të drejtën e informimit

a)Në faqen zyrtare të

internetit- menujaTransparencahttps://peqini.gov.al/programi-i-transparences/projekte-te-ndryshmeKendi i BE

a)Në faqen zyrtare të internetit- menujaTransparenca

a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja

Nuk kemi

Tik
Typewritten text
https://peqini.gov.al/ njoftime/
Page 20: Lidhja Nr. 1

19

1. Dhënave për strukturat komunitare në fshat

2. Dhënave për strukturat komunitare në qytet 3. Detyrat, kompetencat dhe kompetencat e

strukturave komunitare 4. Rregulloren për organizimin dhe funksionimin

e këshillave komunitare

e miratimit të tyre

menuja

Nuk Kemi

Page 21: Lidhja Nr. 1

209

V. PROCESI I PËRGATITJES DHE ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË

T RANSPARENCËS

1. Përgatitja

Procesi i përgatitjes së projekt-programit të transparencës drejtohet nga Kryetari i

Bashkisë duke u mbështetur në Programin model të Transparencës për organet e

vetëqeverisjes vendore, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe

Mbrojtjen e të Dhënave Personale me urdhër nr. … datë .../.../2018.

2. Miratimi

Bazuar në nenin 9, 15 dhe 18/3 të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në

nenin 4 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si dhe në programin

model të miratuar nga Komisioneri, Këshilli Bashkiak me vendim nr..., datë .../... 2018

miraton Programin e Transparencës së bashkisë.

3. Publikimi

Brenda 10 ditëve nga data e miratimit nga ana e Këshillit Bashkiak, Programi i

Transparencës publikohet (i) në faqen zyrtare të internetit të bashkisë në një menu të

veçantë të titulluar “Programi i Transparencës” (linku) (ii) në vendet e caktuara për

njoftimet publike të bashkisë dhe njësive administrative.

4. Zbatimi

Kryetari i Bashkisë është përgjegjës për zbatimin e përditshëm të Programit të

Transparencës. Në ushtrim të kësaj përgjegjësie, Kryetari i Bashkisë me urdhër nr...,

datë..../...../201... ka caktuar [emër mbiemër], Koordinator për të drejtën e informimit si

dhe detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj. Me urdhër nr..., datë..../...../201... ka caktuar [emër

mbiemër], Koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik si dhe detyrat dhe

përgjegjësitë e tij/saj. Me urdhër nr..., datë..../...../201... ka miratuar Rregulloren e

Administratës së bashkisë [linku] e cila në nenin ... ka përcaktuar procedurat, detyrat dhe

përgjegjësitë e administratorit të faqes zyrtare të internetit të bashkisë për publikimin dhe

përditësimin e Programit të Transparencës. Në nenin ... janë përcaktuar procedurat,

detyrat dhe përgjegjësitë e çdo strukture të administratës për publikimin dhe përditësimin

e Programit të Transparencës dhe në nenin ... janë përcaktuar procedurat e trajtimit të

kërkesave për informim.

5. Monitorimi

Monitorimi kryhet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e

të Dhënave Personale, i cili mbikëqyr respektimin e dispozitave të ligjit për të drejtën

e informimit dhe në rastet kur vërehet mosrespektim i tyre, bën vlerësimin e

kundërvajtjes dhe vendos sanksionet administrative përkatëse. Këshilli Bashkiak

mbikëqyr informimin e publikut nga ana e bashkisë duke analizuar dhe vlerësuar

shkallën e zbatimit të rregullave që ai vetë ka vendosur.

Kryetari i Bashkisë vlerëson dhe mbikëqyr të gjithë procesin e zbatimit të programit të

transparencës nga ana e administratës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive

të varësisë. Monitorimi i zbatimit të Programit të Transparencës do të bëhet jo më pak

se njëherë në vit nga ana e këshillit dhe Kryetarit të Bashkisë.

Page 22: Lidhja Nr. 1

219

Aktorët jo-publik që gjithashtu monitorojnë zbatimin e Programit të Transparencës

përfshijnë organizatat e shoqërisë civile, median, biznesin, qytetarët dhe grupe të

ndryshme. Monitorimi nga aktorët jo-publik luan një rol thelbësor në përmirësimin e

transparencës, llogaridhënies dhe krijimit të besimit qytetar. Çdo raport, studim,

monitorim apo vlerësim mbi zbatimin e Programit të Transparencës nga ana e

aktorëve jo-publik sapo i vihet në dispozicion bashkisë publikohet në rubrikën

përkatëse në programin e transparencës.

6. Rishikimi dhe përditësimi

Në bazë të pikës......të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr...., datë...../....../201... “Për

miratimin e Programit të Transparencës” rishikimi i plotë i programit do të bëhet

njëherë në 4 vjet (rekomandohet). Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas

të njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

Programi i nënshtrohet përditësimit rregullisht.