letersi- bashkëkohore

21
LËNDA : Letërsi TEMA : “ Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare” QËLLIMI : Njohja e shkrimtarëve më të mirë të letërsisë bashkohore shqipëtare OBJEKTIVAT : 1. Të mësojmë për letërsinë bashkohore shqipëtare . 2. Të njohim disa nga shkrimtarët bashkohor. 3. Të dimë disa nga veprat më të mira të shkrimtarëve bashkohore shqipëtare .

description

letersi- bashkëkohore

Transcript of letersi- bashkëkohore

Page 1: letersi- bashkëkohore

LËNDA : Letërsi

TEMA : “ Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare”

QËLLIMI : Njohja e shkrimtarëve më të mirë të letërsisë bashkohore shqipëtare

OBJEKTIVAT :

1. Të mësojmë për letërsinë bashkohore shqipëtare .

2. Të njohim disa nga shkrimtarët bashkohor.

3. Të dimë disa nga veprat më të mira të shkrimtarëve

bashkohore shqipëtare .

4. Të mësojme analizën e një vepre bashkohore shqipëtare.

PUNOI :

KEVI BRAHO

Page 2: letersi- bashkëkohore

LETERSIA BASHKOHORE

Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli boton nje seri romanesh.

Ndërkaq, në vitet '60 botohet në Tiranë romani Shkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merret me fatin e artistit në diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe personazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës.Po në vitet '60, me përmbledhjen e tij të parë me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Bilal Xhaferi (1935-1987) solli një lirizëm të ngrohtë dhe tepër human në letërsinë shqiptare. Ai rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe dobësitë njerëzore, duke iu kundërvënë punëtorit të trajtuar bardhë e zi në letërsinë skematike. Ndërsa vëllimi i tij Lirishta e kuqe u ndalua dhe u hoq nga qarkullimi.Pati dhe shkrimtarë të tjerë që talenti i tyre u ndërpre në mes dhe ata madje as nuk arritën të botojnë deri para viteve '90 veprat e tyre, si: Astrit Delvina (1920 - 1990), një vëllim i tij me tregime "Ëndrra me ngjyra" u botua në vitin 1996; Pjetër Arbnori (1930), disa novela dhe romane të tij janë botuar pas viteve '90.Vëllimi poetik i Trifon Xhagjikës (1932 - 1963) Atdheu është lakuriq që u botua më 1994, ilustron në mënyrë bindëse jo vetëm evoluimin e tij drejt një koncepti të ri estetik, duke u shkëputur nga realizmi socialist, por ai bën një kthesë të vërtetë në bindjet dhe ndjesitë e tij artistike. Në vjershën me titull "Apoteza e ditëve tona" autori e vizaton me ngjyra dramatike gjendjen e dyzimit të individit dhe të shoqërisë shqiptare.Ndërsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij të botuar mbas vdekjes "Buzë të ngrira në gaz" (1994), dëshmon se ështe një poet hermetik, me forma poetike të panjohura në poezinë shqipe. Poezia e tij është shenjë e një tjetër kohe, e kohës universale që nuk e nxinin përmasat e kohës kur ai jetoi.Por përveç këtyre shkrimtarëve që e pësuan me internime apo burgje, çensura shtetërore do të binte dhe mbi veprat e shkrimtarëve të tjerë, paçka se ata kishin mundur të krijonin popullaritet në masën e madhe të lexuesve dhe në një farë mënyre e kishin fituar një status mbrojtës. Kështu vepra e tyre ose ndalohej fare ose detyrohej shkrimtari ta ripunonte atë përsëri. Kështu ndodhi me disa vepra të Ismail Kadaresë, Dhimitër Xhuvanit, Fatos Arapit, Qamil Buxhelit, Naum Priftit, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, Koço Kosta etj.

Page 3: letersi- bashkëkohore

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë,Helena Kadare.

Ismail Kadare lindi më 28

janar 1936 në Gjirokastër, ku

përfundoi edhe arsimin e mesëm

në gjimnazin “Asim Zeneli”.

Tregohet se në moshën 12

vjeçare Kadareja është arrestuar

nga regjimi i sapo vendosur

komunist me akuzën “falsifikues

monedhash”; akuzë e pabazë që

ngrihet nga 'lartë' për të dëmtuar

gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i

martuar me një grua hebreje, në

mënyrë që t'i bëhej qejfi Stalinit që

kishte nisur fushata kundër

hebrenjve.[1][2]

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më

pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim

Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të

ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri

Lindi me: 28 janar 1936

Lindi në: Gjirokastër

Kombësia: Shqipëtar

Profesioni: Shkrimtar

Zhanri: Poet, Novelist, Romancier, Eseist

Page 4: letersi- bashkëkohore

dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres

albanaises” …Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga viti 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet.

Dritëro Agolli

Emri Dritëro

Mbiemri Agolli

Lindur më 13 tetor 1931

Lindur në Menkulas, Devoll

Kombësia shqiptare

Profesioni shkrimtar, publicist

Mirënjohje

Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve

dhe të Artistëve - Shqipëri

Page 5: letersi- bashkëkohore

Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".

Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 - Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar.

Leu në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindët

Marko e Zoica, u rrit nga gjyshjaMama Mille. I ati

ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e

la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në

ishujt e Tirrenit nga italianët.

Me të kryer filloren në fshatin e lemjes më 1924,

shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të

cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati,

ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e

studiuesin Kolë Kamsidhe si mësues Ernest

Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe

shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i

prezantoi me "Manifestin" e Marksit.

Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë

nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë

pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe Ministër Arsimi, i cili e caktoi

mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit. Qëndron në

kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë, nepërmjet gazetave greke, të cilat

ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte

nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë).U detyrua të largohej për herë

të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politik të

atjeshëm me në krye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për n'Athinë, ku kishte të

vëllanë Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në

fakultetin e letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për

Petro Marko

Ditëlindja: 25 nëntor 1913

Vendlindja: Dhërmi, Himarë

Ditëvdekja: 27 dhjetor 1991

Nënshtetësia: Shqiptar

Zhanri: Prozë, Poezi

Page 6: letersi- bashkëkohore

turp që Petroja si himarjot të ishte mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia

ktheu "turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!...", replikë që i shkaktoi

përjashtimin . …

Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e

mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e

Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në

Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare

e ndërkombëtare për poezi. Në vitin

2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në

manifestimin poetik Mbrëmjet e

poezisë strugane dhe është i pari poet

shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në

llojet e zhanret e ndryshme që ai

lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron

në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar

disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa

e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999

etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar,

1970; Shokët, 1977; Deti në mes,

1986; disa drama: Partizani pa emër,

1962; Qezari dhe ushtari i mirë

Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë

disa përkthime: Këngë për njeriun,

Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo

Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një

numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Fatos Arapi

Emri Fatos

Mbiemri Arapi

Lindur më 1930

Lindur në Vlorë

Kombësia shqiptare

Shtetësia italiane, shqiptare

Profesioni shkrimtar, matematikan, ekon

Page 7: letersi- bashkëkohore

DISA NGA VEPRAT E AUTOREVE BASHKOHOR SHQIPETAR :

ISMAIL KADARE VEPRAT

Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963 Dasma - 1968 Motive me diell poezi - (1968) Kështjella - roman - 1970 Kronikë në gur - roman - 1971 Dimri i madh - roman - 1977 Ura me tri harqe - 1978 Kush e solli Doruntinën - roman - 1979 Prilli i thyer - 1980 Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980 Nata me hënë - 1985 Koha e shkrimeve - 1986 Koncert në fund të dimrit - 1988 Vepra Letrare - 1981-1989 Dosja H - 1990 Përbindëshi - 1991 Piramida - 1992 Shqipëri - 1995 Pallati i ëndrrave - 1996 Dialog me Alain Bosquet - 1996 Spiritus - roman- 1996 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri.  Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998 Ikja e shtërgut - tregim - 1999 Qorrfermani - roman - 1999 Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000 Breznitë e Hankonatëve - 2000 Vajza e Agamemnonit - 2000 Bisedë përmes hekurash - 2000 Elegji për Kosovën - 2000 Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000 Unaza në kthetra - 2001 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim) Qyteti pa reklama - roman - 2001

Page 8: letersi- bashkëkohore

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002 Princesha Argjiro -lektyrë - 2003 Pasardhësi - roman - 2004 Shkaba - 2004 Ftese ne studio - 2004 Dantja i pashmangshëm - 2005 Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006 Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006 Hija (roman) - 2007 Spiritus - 2007 Çështje të marrëzisë - Poshtërimi në Ballkan - Muzgu i perëndive të stepës - Darka e gabuar - roman - 2008 E penguara - roman - 2009 Aksidenti - roman - 2010 Ditë kafenesh - novelë Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010 Stinë e mërzitshme në Olymp Vepra 1 Vepra 2 Vepra 3 Viti i mbrapshtë Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011 Çlirimi i Serbisë prej Kosovës – 2012

DRITERO AGOLLI

Tituj të veprave

Në rrugë dolla, 1958  Hapat e mia në asfalt, 1961  Zhurma e erërave të dikurshme, 1964 Shtigje malesh dhe trotuare, 1965  Mesditë, 1968  Komisari Memo, roman, 1969  Nënë Shqipëri, 1974  Njeriu me top, 1975  Fjala gdhend gurin, 1977  Trëndafili në gotë, roman, 1980  Fytyra e dytë, dramë  Mosha e bardhë, dramë  Udhëtoj i menduar, 1985  Njeriu i mirë qe ben seks, tregime Kalorësi lakuriq, roma

Page 9: letersi- bashkëkohore

PETRO MARKO

Tituj të veprave

Hasta la vista (1958) Qyteti i fundit (1960)  Një emër në katër rrugë "Ara në mal" - roman  Nata e Ustikës (1989)  Shpella e piratëve- roman  Vepra autobiografike "Horizont" - roman  Fantazma dhe plani 3+4 Çuka e shtegtarit Një natë dhe dy agime "Stina e armëve" - roman  "Halimi" - roman Shpella e pirateve "Tregime" - tregime [8]

"Gazetari, mbreti e uria" - - roman 

"Retë dhe gurët" - 2000 Ultimatumi - 2002 Tregime të zgjedhura - 2003

FATOS ARAPI

Tituj të veprave

Shtigje poetike, 1962  Partizani pa emër, 1962 Poema dhe vjersha, 1966  Ritme të hekurta, 1968  Patat e egra, 1969 dhjetori i shqetësuar, 1970 

Dikush më buzëqështë, 1972  Poezi të zgjedhura, 1974 

Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977 

Page 10: letersi- bashkëkohore

Shokët, 1977 Cipa e borës, 1985

Deti në mes, 1986 Ku shkoni ju statuja, 1990 [1]

Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995

Gjeniu pa kokë, 1999

"Na ishte një almë", 2002

Kështjella është një roman i shkrimtarit shqitar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.

Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pash

Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë

Page 11: letersi- bashkëkohore

verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë,astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në Kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si : për ti helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.

Page 12: letersi- bashkëkohore

Personazhet

Vranakonti - Nje udheheqes i shkuar ne moshe deri diku,por me vrullin e nje djaloshi.Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e keshtjellareve dhe eshte korrekt ne maredheniet me boten jashte keshtjelles(Skenderbeun dhe te tjeret qe kane kamp ne male).Gjithashtu, ndonese trim,ai eshte edhe shume i aresyeshem dhe njekohesisht besimtar.

Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj - Kreykomandanti i fushates se osmaneve.Njeri me karriere te pasur,por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve,por dhe prej moshes se shkuar.Ai keron te nenshtroje kalane e Krujes qe te zgjerohen kufijte e perandorise dhe nga ana tjeter te arrije majat ne karrieres ose,ne rast deshtimi,per te do te ishte fundi.Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur,me nje shpirt te lig,por gjate romanit,ai peson disa ndryshime.Prape se prape,duhet cilesuar se ai eshte edhe shume qejfli aq sa merr haremin ne lufte me vete.Po te flasim per anen pozitive,ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.

Page 13: letersi- bashkëkohore

Mevla Celebia - Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti,ne pritje te nje mundesie per t`u shquar.Eshte i zoti ne punen e tij dhe teper i sjellshem.Fatkeqesisht,atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte.Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin,astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.

Plaku Tavxha - Prijesi i jenicereve.Njeri i moshuar,me deformim fizik(gjymtyre te shkurtra).Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te lufts,i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret.Njeri qe sheh vetem interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.

Kara – Mukbili - Prijes i azapeve-Prijes i azapeve,njeri i hijshem ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes dhe i vlereson ne maksimum njerezit.

Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t`u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.

Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)

Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai perbuz fene dhe astrologet. Eshte shume i ndjeshem kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te vecante per shendetin.

Kryeveqilharxhi - Ai kujdeset per administrimin e rezervave te ushtrise. Eshte teper i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per

Page 14: letersi- bashkëkohore

rezervat.Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin.Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit).Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.

Tuz Okcan - Jenicer i thjeshte,ushtar i nje rangu te respektuar deri diku.Ai ka aftesi ne artin e luftes.Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike(shpeton dhe i del ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej kafshimit te nje miu te helmuar.

Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme. I do shume shoqet.

Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per

asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana

historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por

persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber

sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te

gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk

ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri,

Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah

Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e

kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte,zgjedhja e tyre meriton

levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur

ndodhi ngjarja. Nje pjese e turqve jan me te lig sesa djalli.

Page 15: letersi- bashkëkohore

Konkluzioni

Ne perfundim te ketij projekti un mesova mbi letersin bashkohore , veshtiresit dhe peripecite qe kane kaluar shkrimtaret asaj kohe . Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Disa nga shkrimtaret e periudhes bashkohore jane Ismail Kadare , Dritero Agolli , Petro Marko , Fatos Arapi , me veprat e rendesishme si : Gjenarali I Ushtrise se Vdekur , Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Shpella e Pirateve , Gjeniu pa koke .

Page 16: letersi- bashkëkohore

Romani Keshtjella është një roman i shkrimtarit shqitar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.

Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pash