Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

51

Click here to load reader

Transcript of Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

Page 1: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

0

Republika e Shqipërisë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” , Durrës

Fakulteti i Studimeve Profesionale

Departamenti i Mjekësisë

Master Profesional “Infermieri Kirurgjikale”

PUNË DIPLOME

TEMA: KUJDESI INFERMIEROR, APENDECITI AKUT

Punoi: JONIDA LIKA Udhëheqës : VIOLETA ZANAJ

Page 2: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

1

PËRMBAJTJA

Hyrje

Veprimet infermierore

Qëllimi i studimit

Kujdesi preoperator

Fispathologjia

Ecuria natyrale

Diagnoza

Klinika

Shenjat funksionale

Ekzaminimi fizik

Shenjat klinike abdominale

Ekzaminimet ndihmëse

Skaneri abdominopelvik

Laparoskopia diagnostikuese

Format topografike

Diagnozat diferenciale

Apendicitis tek të moshuarit

Apendiciti dhe SIDA

Apendiciti dhe gratë shtatëzëna

Kujdesi post operator

Apendiciti akut dhe stafi trajtues

Diskutim

KONKLUZION

Rezultatet

Rekomandime

Referencat

Page 3: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

2

Hyrje

Apendektomia është një nga procedurat kirurgjikale me të shpeshta. Shkalla e mortaliteti

vecanërisht nga apendecitet e perforuara ka pësuar nje rënie te dukshme: kështu nga patologji

vdekjeprurëse ne fund te shekullit XIX, në 10-20% vdekjeprurëse në vitet 50; 5% në vitet 1960

dhe 1% ose më pak në vitet 1970 dhe në tashmen. Shkalla e sëmundshmërise sidoqofte mbetet

sinjifikante, vecanërisht në rupturat apendikulare ku incidenca rritet nga 17%-40% (mesatarisht

20% në gratë) mund të konkludojne në një apendiks te pa inflamuar.

Megjithëse eksperienca klinike në apendicidet akute tashmë mund të quhet mbi një shekullore,

mesatarisht shkalla e apendektomive të panevoshjme dhe atyre të perforura mbetet relativisht e

lartë.

Roli infermieror, është i konsideruar në zbulimin e apendicitit dhe menaxhimin e pacienteve me

apendicit akute. Roli infermieror në menaxhimin e pacientit me apendicit akut është i madh ne

zbulimin e hershëm te apendicitit akutë.

Diagnoza infermierore

Stresi tek pacientet në periudhen preoperatore.

Vlerësimet: Mbledhja e të dhënave

Identifikojme nëse ekziston një nivel i lartë i ankthit, stresit.

Page 4: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

3

Vlerësojme ndjeshmërinë e pacientit dhe rëndësinë e ndryshimeve në jetë para pranimit per

operacion.

Vlerësojme nivelin e njohurive dhe perceptimeve qe ka pacienti për operacion dhe periudhën

preoperative.

Planifikimi Objektivat

Indentifikojme nivelin e stresit dhe te ankthit te pacientit preoperator. Pacienteve ju sigurojmë

dhe kryejmë veprimet që ulin nivelin e stresit dhe që sigurojnë një sjellje optimale preoperatore.

Përgatisim pacientin për një periudhe te qetë pre dhe postoperatore. Të parandalojme

komplikacionet postoperatore.

Veprimet infermierore

Siguron marrjen e nje historie të plotë preoperative dhe përmbush njëkohësisht vlerësimet fizike

duke mbledhur informacione rreth: moshës dhe femijëve. Moshat e vjetra kane një tolerancë më

të ulët ndaj efekteve stresuese të operacionit. Prezenca e dhimbjeve, obeziteti shtojne rrisqet

pacientit. Prezenca e infeksioneve, funksioni kardiovaskular, funksioni pulmonar, funksioni

renal, funksioni gastrointenstinal, personat të cilët kanë abuzuar me alkoolin, me duhanin jane te

rriskuar nga operacioni, gjithshtu janë më të pritur dhe për fenomene të mbylljes në vetvete.

Veprimet infermierore konstatojnë në tre drejtime;

1. Parandalimin e ankthit dhe të stresit. Krijojnë marrëdhënie të besueshme, inkurajojnë

shprehjen e ndjenjave dëgjojnë me kujdes pacientin, identifikojnë nevojat e pacientit,

japin informacione të mjaftueshme për të gjitha procedurat kirurgjikale.

2. Reduktimi i ankthit stresit procedurat: Krijojmë ambjentin dhe marrëdhenie të

besueshme, inkurajojmë shprehjen e ndjenjave, përdorim shprehje për një komunikim më

të afërt dhe interesa të sinqerta. Shmangim garancitë false. Japim vetem rezultate positive,

pyesim familjarët ose pacientet se cfarë metode përdoret zakonisht për të reduktuar në

mënyrë të suksesshme stresin.

Page 5: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

4

3. Vlerësimi për pacientin që përdor mohimin. Vendosim marrëdhënie të besueshme,

inkurajojmë shprehjen e ndjenjave, përdorim prehjen për një komunikim më të afërt dhe

për të ruajtur interesa të sinqerta, mundohemi te vendosim shkakun që i detyron për të

mohuar.

Qëllimi i studimit:

Reduktimi i incidencës ne perforacionet të apendiksit (apendicit i komplikuar) diagnostikim i

saktë dhe i hershëm i apendicitit akut si dhe ulja e shkallës se laparatomive të “bardha”. Për

rrjedhojë ulja e ditëqëndrimit të pacienteve në spital, shërim i shpejtë, ulja e kostos spitalore,

qëllimi që të evidentonte si rezultatet e arritura dhe problemet duhen eleminuar në të ardhmen si

dhe kujdesi infermieror ndërhyrja infermierore në pacientë me apendicit akut…

Materiale dhe metoda:

Në studim u përfshin 325 pacientë të operuar në sherbimin e urgjencës së kirurgjisë se

përgjithshme spitali nr 2 QSU Nënë Tereza Tiranë, në periudhën Mars 2010 – Nentor 2013. Baza

e të dhënave të përfshira në këtë studim përbëhet nga të dhëna të marra direkt nga pacienti nga

kartelat klinike dhe regjistri i operacionit si dhe kontakti me stafin mjekësor. Për realizimin e

ketij studimi me ndihmuan pyetjet e mëposhtme.

1-Kur duhet të suspektojme një apendicit akut.

2-Cilat të dhëna klinike janë më të nevojshme në diagnostikimin e apendicitit akut.

3-Cilat teste diagnostike janë më të nevojshme në diagnostikimin e apendicitit akut.

4-Cili është trajtimi më i mirë për apendicitin akut.

5-Cili është roli i antibiotikeve në menaxhimin e apendicititi akut.

6-Cili është roli i infermierit në menaxhimin e pacientit në menaxhimin akut.

7-Koha e fillimit të dhimbjeve.

8-Koha e paraqitur në urgjencë.

Page 6: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

5

C’është apendiciti akut?

Apendicitis acute është urgjenca kirurgjikale abdominale më e shpeshtë.

Viti Numri I operacioneve Gjithsej apendektomi Apendektomite KL I te

kirurgjise

2010 810 587 264

2011 1067 695 337

2012 1309 767 381

2013 967 704 347

Totali 3153 (100%) 2753 (87.3%) 1329 (42.2%)

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

Nr

operacioneve

Apendektomite

2010

2011

2012

2013

Totali

Page 7: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

6

87.3% e gjithë operacioneve të realizuara në Urgjencen Kirurgjikale të QSU “Nënë Tereza”

Tiranë, për periudhën kohore Mars 2010-Nentor 2013, janë apendektomi. 48.3% e

apendektomive janë realizuar nga Kliniken e Parë të Kirurgjisë, që përbëjnë 42.2% të gjithë

operacioneve të urgjencës.

Apendecitis acutae është infeksion i murit apendikual nga mikroorganizmat. Apendicitis mund të

ndodh në cdo moshë, por më shpesh ai prek moshat 15-30 vjecare, me rrallë fëmijët dhe të

moshuarit (ku mund të shfaqet në forma te avancuara). Prek pothujse njësoj të dy sekset, me

shumë meshkuj.

Seksi 2010 2011 2012 2013 Totali %

Meshkuj 125 180 189 189 673 50.7%

Femra 139 157 158 158 656 49.3%

0

100

200

300

400

500

600

700

2010 2011 2012 2013 Totali %

Meshkuj

Femra

Në rastet e trajtuara nga ne shihet një predonim lehtësisht me i shpeshtë te meshkujt sesa tek

femrat i apendicitit akut. Ku me shume prek moshat e reja vecanërisht grupmoshen 15-

30vjecare=55.7%

Pergatitja preoperatore e pacientëve:

Vlerësimi preanestetik

- vendosjen e një marredhënieje mjek-pacient dhe infermier-pacient.

- Të merren të dhëna për sëmundjen kirurgjikale dhe sëmundjet e tjera shoqëruese

- Të hartohet një strategji menaxhimi për kujdesin anestetik perioperator si dhe të hartohet

një plan anestetik.

Page 8: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

7

Qëllimi kryesor i vlerësimit preoperator është të reduktojë morbiditetin dhe mortalitetin

perioperator dhe të qetësojë ankthin e pacientit.

Cdo pacient që do ti nënshtrohet anestezisë duhet ti nenshtrohet vizitës paraprake të anestezistit.

Nga kjo vizitë, mësohet mbi problemet e tij, gjëndjen e statusit fizik dhe të dhënat e

ekzaminimeve të tij si dhe është moment i prezantimit dhe i njohjes reciproke mjek - pacient.

Marrja e anamnezës personale të pacientit

a) Anestezisti duhet të marrë informacion duke e pyetur pacientin për simptomat e sëmundjes

kirurgjikale prezente, analizat diagnostikuese që janë bërë, diagnozën e mundshme, trajtimin

fillestar dhe përgjigjen ndaj tij. Vlerëson shenjat vitale dhe bilancin e likideve.

b) Sëmundjet shoqëruese të pacientit mund të komplikojnë ecurinë anestetike dhe kirurgjikale.

Për këtë bëhet një vlerësim sistemik i organizmit.

c) Të dhëna për trajtimin medikamentoz të sëmundjeve shoqëruese, dozën e tyre dhe mënyrën e

përdorimit.

Si rregull i përgjithshëm, medikamentet mund të vazhdohen deri në kohën e kirurgjisë.

d) E rëndësishme është të merret një përshkrim i kujdesshëm për reaksionet alergjike që mund të

ketë patur pacienti.

e) Merret një anamnezë anestetike nëse i është nënshtruar më parë anestezisë dhe si ka qenë

ecuria e saj, a ka patur probleme me intubimin, në gjetjen e rrugëve venoze

f) Merret anamneza familjare. Pyetet pacienti: “A ka patur ndonjë person i familjes tuaj ndonjë

eksperiencë të pazakonshme, apo reaksione serioze nga anestezia?”

g) Nëse pacienti është duhanpirës, ta ndërpresë duhanin 2 – 4 javë para kirurgjisë së planifikuar,

kjo mund të reduktojë hiper-reaktivitetin e rrugëve respiratore

h) Bëhet një vlerësim i sistemeve të organeve. Infeksion të rrugëve të sipërme respiratore,

sëmundje të arterieve koronare, astëm.

Duke marrë në mënyrë korrekte këto informacione mund t’u paraprihet komplikacioneve të

mundshme gjatë anestezisë, si pasojë e këtyre patologjive.

Ekzaminimi fizik duhet të jetë i përgjithshëm. Kujdes i veçantë i kushtohet vlerësimit të rrugëve

ajrore zemrës mushkërive dhe ekzaminimit neurologjik. Në rast se do të përdoret anestezia

regjionale bëhet një vlerësim i detajuar i ekstremiteteve dhe shpinës.

1) Matet pesha dhe gjatësia (e rëndësishme për dozimin e medikamenteve dhe vlerësimin e

kërkesave volumore), presioni arterial, pulsi, frekuenca respiatore.

Page 9: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

8

2) Ekzaminimet laboratorike. Testet laboratorike të cilave iu nënshtrohet pacienti zgjidhen

duke u bazuar në gjendjen shëndetësore të pacientit dhe në procedurën kirurgjikale të

propozuar. Bëhen:

- niveli i hemoglobinës dhe hematokritit

- trombocitet, koha e koagulimit, koha e hemorragjisë

- provat e heparit

- azotemi, kreatinemi, niveli i kalemisë

- EKG sidomos për burrat mbi 40 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç

- radiografi toraksi

Tek të gjithë pacientet duhet bërë auskultimi i zemrës dhe i pulmoneve sikurse dhe matja e

presionit arterial në të dyja krahët ose dhe në këmbe kur indikohet. Pulset periferike duhen

palpuar për cilësinë e tyre, vecanërisht nëse do të bëhet kanjulimi arterial për matjen e presioneve

të gjakut.

Goja dhe rrugët e frymëmarrjes

Ekzaminimi i gojës dhe i rrugëve të frymëmarrjes përbën një nga aspektet më të rëndësishme të

vizitës anestioziologjike.

A mund të flektohet qafa dhe koka të ekstendohet në mënyrë që të arrihet pozicioni me i

përshtatshëm për intubimin e trakesë? Sa hapet goja? A ka simptoma të kompromentimit te

artikulacioneve tempero mandibular: dhimbje, klik, krepitacione ose dislokim kronik te tij? Në

hapjen e gojës duhet të shikohet gjuha e madhe, e veshur me shtresë ose me ngjyrë manaferre,

deviacioni anësor i saj dhe sa zhvendoset perpara?

Vlerësimi i sistemit kardio - vascular

Vlerësimi i sistemit kardio vascular bëhet që të zbulojë të dhëna sinjifikante për hypertension,

atheroskleroze, sëmundje valvulare dhe insuficience kardiake. Për këtë qëllim duhen vlerësuar:

ritmi, frekuenca, kontrabiliteti dhe rezerva. Me vlerësimin e hipertensionit merren në konsideratë

mosha, seksi, nutricioni, vlerat ne dy anësite, etj.

Page 10: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

9

Ekzaminimet laboratorike preoperatore

Kontrolli preoperator laboratorik përdoret për të zbuluar sëmundjet asimptomatike përpara

anestezisë e kirurgjisë.

Nuk duhet harruar se te dhënat e laboratorit kanë vlerë në vlerësimin mjeko-ligjor. Ndër

ekzaminimet baze preoperatore të rutinës janë:

- Gjaku periferik (eritrocitet, HTc; Hb, leukocitet)

- Testet e koagulimit (trombcite, Kh, KK, aPTT)

- Testet biokimike (glicemia, azotemia, kreatinemia, transaminazat, bilirubina)

- Përcaktimi i grupit te gjakut

- EKG

- Ekzaminimi radiologjik i pulmoneve

-

Në rastin e testeve të alternuara ose në pacientet me patologji sipas sistemeve duhen kërkuar

ekzaminime plotësuese sipas nevojes si psh: ECHO e zemres, prova e ngarkeses kardiake, prova

funksionale pulmonare, gazometria, profile glivemik.

Asgjë nga goja: Zakonisht pacientët adultë nuk duhet të hanë ushqime solide pas mesnatës së

ditës para operacionit, por mund të marrin likide deri 2 orë para procedurës. Neonatët dhe fëmijët

mund të marrin qumësht gjiri, qumësht, ose ushqime solide cdo 6 orë para kirurgjisë dhe likide

deri 2 orë para kirurgjisë.

Premedikimi

Përgatitja psikologjike e pacientit është po aq ose me tepër e rëndësishme se administrimi i

barnave në periudhen preoperatore. Kjo pregatitje duhet kryer gjatë vizitës, preoperatore ku

pacientit dhe familjarëve u shpjegohet nga anestezisti plani paraprak i veprimeve si dhe lloji e

mënyra e anestezisë, me qëllim që të pakësoë frikën dhe ankthin e pacientit.

Vec situatave të urgjencës ku koha e pregatitjes operatore është e shkurtër ose mungon, në

përgjithësi vizita preoperatore shërben në rritjen e sigurisë së pacientit krahas arritjes së

qëllimeve te tjera.

Page 11: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

10

Përmbledhazi qëllimet e premedikacionit janë:

- Qetësimi i pacientit

- Sedacioni

- Analgjezia

- Amnesia

- Reduktimi i sasisë dhe aciditetit të lëngut gastric

- Parandalimi i nauzesë dhe të vjellave

- Parandalimi ndaj përgjigjes së reflekseve autonome

- Lehtësimi i induksionit të anestezisë

- Profilaksia ndaj reaksioneve alergjike

Është e rëndësishme koha dhe rruga e administrimit të barnave. Si rregull nga goja barnat duhet

të jepen 60 – 90 minuta para arritjes së pacientit në sallën e interventit. IM behet 30 – 90 para.

Marrëdhënia anestezist-pacient.

Periudha perioperatore është e ngarkuar me stres emocional për shumicën e pacientëve, të cilët

mund të kenë frikë nga kirurgjia dhe nga anestezia. Anestezisti mund t’i qetësojë pjesën më të

madhe të këtyre frikrave dhe të forcojë besimin tek pacienti.

Duke bërë një bisedë të ngadaltë me pacientin, në të cilën i thuhet pacientit se anestezisti dhe

infermieri është i interesuar për t’i dëgjuar frikat e pacientit dhe se i kupton ato.

Duke e siguruar se do të jetë me të në sallën e operacionit.

Duke e informuar pacientin për ngjarjet që do të ndodhin në periudhën perioperatore.

Anestezia gjenerale

Koncepti i Anestezisë gjenerale bazohet në tre pika thelbësore që bëjnë të mundur zhvillimin e

operacionit, duke ruajtur pacientin nga konseguencat e agresionit kirurgjikal:

1. Shfuqizimi, humbja e koshiencës

2. Shfuqizimi, humbja e përgjigjes muskulare

3. Kontrolli i dhimbjes. Për të plotësuar këto tre pika nevojitet edhe:

4. Kontrolli i aktivitetit reflektor.

5. Kontrolli i homeostazës.

Page 12: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

11

Teknika e induksionit në anestezi gjenerale, me intubim të trakesë, për të siguruar

kalueshmërinë rrugeve ajrore.

Pasi është kontrolluar që gjithë instrumentat për reanimimin janë të pranishme dhe funksionuese

veprohet si më poshtë:

1. Pacientit në pozicion supin, i thuhet të bëje disa respirime të thella në maskën faciale që ka

një rrjedhje oksogjeni.

2. Injektohet një dozë anestetiku endovenoz (thiopental natriumi)

3. Injektohet një dozë succinilcolinë, duke pritur shfaqjen e fashikulacionet.

4. Kur zhduken fashikulacionet, e ventilojmë pacientin në mënyrë manuale me oksigjen të

pastër për disa minuta.

5. E vendosim në vend qarkun që furnizon me oksigjen dhe pozicionojmë laringoskopin për të

bërë të dukshme kordat vokale.

6. Futim në trakte nëpërmjet gojës një tub intubimi me kalibrin e duhur (në seksit dhe moshës).

7. Lidhim përsëri qarkun e oksigjenit, këtë herë pa maskën faciale, por me një përshatës për

tubin e intubimit.

8. Insuflojmë në mënyrë manuale oksigjen, duke kontrolluar me fonendoskop ventilimin në të

dy pulmonet.

9. Fiksojmë tubin e intubimit në pozicion dhe lidhim ventilatorin automatik.

10. Administrojmë tipin e anestetikut mbajtës që kemi përzgjedhur (halotan, protoksid azoti) dhe

injektojmë dozën e duhur të një kurareje fodepolarizuese (pankuronium).

Qëllimi i anestezisë mbajtëse është të sigurojë kushte sa më optimale për zhvillimin e operacionit

dhe njëkohësisht pacienti të jetë në gjumë të thellë dhe me relaksim të plotë neuromuskular. Kjo

realizohet nëpërmjet dhënies së përzierjes inhalatore (të oksigjenit me anestetikun e zgjedhur)

nga aparati i anestezisë dhe injektimin e fentanilit dhe të kurareve sipas kohëzgjatjes së veprimit

të tyre.

Page 13: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

12

Kujdesi infermieror

Faza pre-operatore

Interventet që karakterizijnë fazën pre-operatore kanë si qëllim që:

- të ruajnë koshiencën dhe një gjendje të mirë psikofizike të pacientit

- të kenë një tablo të saktë të ndërhyrjeve terapeutike që do t’u nënshtrohet individi, e

rreziqeve që mund të rrjedhin.

- Të parcaktohet qartë strategjia e kurimit

Ekuilibri fizik, i nevojshëm që i sëmuri të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale, nuk është

më i rëndësishmë se ekuilibri psikik.

Një gjendje ndryshimi psikik karakterizon këdo që do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale,

pa aq sa edhe ndryshimi fizik dhe organik që është në origjinë.

Problemet që shkaktojnë më shpesh gjendjen e ankthit dhe stresit janë:

- frika e dhimbjes dhe kërcënimi për mbijetesën

- frika se mund të pësojë nga ana sociale dhe ajo fizike një shëmtim

- frika për t’u përballur dhe për të duruar një ndryshim të imazhit të vet

- frika e humbjes së autonomisë dhe e vlerësimit ndaj vetes.

Faza intraoperatore kërkon që infermieri i anestezisë dhe reanimacionit të jetë në gjendje

të marrë mbi vete përgjegjësinë e parandalimit të aksidenteve, pikërisht në momentin kur

pacienti është i pambrojtur dhe që kur nuk është në gjendje të kujdeset për veten.

Rreth një orë para operacionit nevojitet:

- të bëhet një pastrim i hapësirës së gojës e për këtë përdoren produkte lubrifikuese.

- të verifikohet që janë hequr protezat dhe objektet e zbukurimit dhe shënohen në kartelën

infermieristike.

- i kërkohet të sëmurit të kryejë nevojat e tij personale, me qëllim zbrazjen e zorrëve dhe të

fshikëzës urinare, e më pas të bëhet një larje me teknikën e tamponimit me sapun

antiseptik vetëm në zonat e interesuara

Page 14: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

13

- të kontrollohet gjendja e ankthit të individit dhe t’i hiqen atij dyshimet, përmes sqarimeve të

duhura

- të bëhet një larje e fundit e duarve me sapun antiseptik e më pas një pastrim i zonës së

interesuar për incizion me sapun antiseptik dhe disa minuta më pas të shpëlahet. Lëvizjet

që kryhen me këtë rast bëhen në një drejtim të vetëm, nga brenda-jashtë.

- të kontrollohet që individi të jetë i mbuluar mjaftueshëm dhe që veshja e tij të jetë sa më e

lirshme

- të mbikqyret ambjenti, me qëllim që të shmaangen stimulimet e dëmshme, zhurmat, dritat e

forta, aroma të pakëndshme.

- të bëhet ajrimi i ambjentit.

Ndërhyrjet infermieristike dhe rehabilitimi intra-operator

Është detyrë e infermierit të verifikojë që të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me të

sëmurin, t’u jenë bërë të qarta pjestarëve të ekipit, që të jetë prezent dokumentacioni i duhur, që

çdo pyetje në lidhje me të sëmurin të ketë një përgjigje.

Në të njejtën kohë, infermieri duhet të bashkëpunojë me të gjithë pjestarët e ekipit me

qëllim që:

a) të shmangë incidentet që mund të prekin shëndetin e të sëmurit dhe të operatorëve

b) të respektojë asepsinë dhe të mbikqyrë manovrat që zhvillohen në sterilitet dhe asepsi.

c) Të bëjë kontrollin e efikasitetit të masave të sigurisë që janë të pranishme në ambjentin

operues, përfshi këtu edhe pajisjet.

d) Të zhvilloje normalisht aktivitetin në sallë, me qëllim që të shmangen gabime të natyrave

të ndryshme.

Page 15: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

14

Qëllimi

Përgatitja sa më mirë e pacientit për interventin kirurgjikal

Menaxhimi i kujdesshëm i pacientit gjatë anestezisë për të evituar komplikacionet e mundshme,

për një ecuri më të mirë intra dhe postoperatore

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI I APENDICITIT AKUT

Mendohet se faktorë favorizues janë:

a-faktorët ushqimorë;

b-parazitozat, fekaloidet dhe trupat e huaj;

c-konstipacioni dhe përdorimi abuziv i purgativëve;

d-traumat e-predispozita familjare;

f-infeksionet akute respiratore ku futen dhe infeksionet me rruge hematogjene (si tonsillitet etj.)

Infeksione recente te: tonsilave; rrugëve të sipërme

të frymëmarrjes; apo të traktit urinar

107 8%

0

20

40

60

80

100

120

Infeksionerecente te:tonsilave;rrugëve tësipërme tëfrymëmarrjes;

Page 16: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

15

Çfarë e nis një infeksion?

FISPATHOLOGJIA

Apendiciti është tepër i ekspozuar ndaj infeksionit, pasi lumeni i tij eshte i pasur me gërme

aerobe dhe anaerobe. Flora bakteriale është e njëjtë me atë të kolonit 10 6-109 germ/ml. Kjo florë

bakteriale endoluminale është aderuar me murin apendikular. Infeksioni apendikular mund të

ndodhë:

1-Zakonisht në rrugë endogjene:

2-Në disa raste në rrugë hematogjene.

Vatrat infekioze të inflamacioneve të organeve fqinje, provokojne irritim të serozës së apendiksit

por nuk mund të jenë pathogjene të apendiksit.

Lezionet e mukozës janë faktorët fillestar të infeksionit me rruge endogjene. Ata janë me origjinë

mekanike nga hiperplazia intraluminale sekondarisht nga një obstruksion i apendiksit, i cili është

ngjarja fillestare në shumicën e apendiciteve. Ky obstruksion mund të provokohet nga:

1. Një hiperplazi limfoide, e formacioneve limfoide të submukozës që shkakton ngushtim

madje carje te mukozës; kjo situate ndodh tek fëmijët me infeksione virale apo bakteriale

intensinale;

2. Një sterkolitbi përbërë nga mbeturina organike që mund të sillet si trup i huaj:

3. Vete një trup i huaj;

4. Një tapë mukusi, si pasojë e një sekretimi apendikular anormal;

5. Një hipertrofi e murit apendikular që e shoqëron kolitet inflamatore, sidomos në sëmundjen

Crohn;

6. Nje parazit, këta rralle futen në lumenin apendikular 3% të rasteve; të tillë janë enterobis

vermivularis; askaridet.

Ecuria natyrale

Apendiciti akut, i cili mund të jetë: kataral, ulceroz, flegmonoz, gangrenoz: evoluon drejt

perforacionit gjë që mund të cojë në peritonit të gjeneralizuar, ose më shpesh në një abces të

lokalizuar nga oumentumi dhe/ose nga zorra e hollë. Një organizim fibrinoz periapendikular

mund te shkaktoi krijimin e nje formacioni të fortë peripendikular të quajtur plastron

Page 17: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

16

apendikulare. Kjo plastron duhet konsideruar si nje lesion i infektuar derisa te provohet e

kundërta.

Ky abces mund:

- Të hapet në kavitetin peritoneal dhe të jetë shkaktar i nje peritonitis sekondarisht të

gjeneralizuar,

- Të fistulizohet në një organ fqinjë (rectum, zorrë të hollë, vezikën urinare) apo në lëkurë;

- Ose rrallë të resorbohet në mënyrë spontane (apendiciti në stadin plastrones).

Peritoniti i gjeneralizuar mund të jetë sekondarisht nga:

- Një perforacon i murit apendikular, si pasojë e nekrozës së apendisit dhe kontaminimit të

kavietit peritoneal me përmbajtjen apendikulare:

- Një përhapje bakteriale padëmtim makroskopik të murit apendikular;

Në të gjitha rastet, apendiksi mund të jetë shkaktar i metastazave septike, madje në një trompozë

të supuruar të venes porta. Kjo ndodh shumë rrallë, sidomos me përdorimin e një

antibiotikoterapie me specter të gjërë.

Evolucioni i apendicitit kataral, kur ndodh, është i diskutueshëm. Nuk është e qartë nëse lezionet

evolojne drejt formave të komplikuara apo mund të shkaktojnë një ind të cikatrizuar.

DIAGNOZA

Apendicitet kanë variacione të formave klinike të cilat mund të jenë në funksion të:

a-moshës

b- seksit

c- gjëndjeve fiziologjike(shtatzania);

d- pozicioneve të apendiksit (retroceral, pelvic, subhepatik, ileoinguinal);

e- formave anatomapathologjike

Klinika

Diagnoza e apendicitit akut vihet në mënyre primare në bazë të anamnezës dhe ekzaminmit

objektiv, e sekondarisht nga ndihma e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike.

Historia tipike e sëmundjes nis me një rëndim apo diskomfort abdominal e gjeneralizuar i

ndjekur ky nga anoreksia dhe nausea. Dhimbja me vonë bëhet prominente në epigastër dhe

Page 18: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

17

gradualisht lëviz drejt umbilikusit e së fundi lokalizohet në fosen iliake të djathtë ; të vjellat

mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Ekzaminimi i abdomenit zakonisht tregon dobësi të

peristaltikës (gjatë auskultacionit), me sensibilitet dhe spazma muskulare në fosën iliake të

djathtë. Ndërsa procesi vazhdon, numri i këtyre spazmave rritet dhe shfaqet defans (mbrojtja)

muskulare. Temperatura zakonisht është subfebrile (~38 grade Celcius) dhe s’mund të vej dhe

më lartë në rast të perforacionit pendikular. Sensibiliteti është zakonisht i pranishëm në kuadratin

e poshtëm të djathtë dhe mund të përfshijë gjithë abdomenin vecanërisht kur ndodh perforacioni.

Apendiksi zakonisht ndodhet në/ose pranë pikës së McBurney. Por lokalizimi i vërtetë i

apendiksit mund të jetë në cdo pikë të një rrethi (apo kendi 360 grade) qendra e të cilit është buza

e cekumit . Ky është vendi në të cilin dhimbja dhe sensibiliteti zakonisht arrijnë maksimumin dhe

ky vend ndryshon nga pacienti në pacient. Shenja Blumberg pozitiv flet për një process

inflamator të peritoneumit. Ajo konsiston në provokimin e dhimbjes abdominale gjatë

dekompromimit e menjëhershëm në fosen iliake të djathtë.

Shenja Rovsing është shpesh e pranishme por jo specifike. Ndodh kur ushtrojmë presion në

kuadratin e poshtëm të majtë e reflekton dhimbje në kuadrin e poshtëm të djathtë (që vjen si

pasojë e zhvendosjes së gazrave nga koloni i majtë në cekum).

Shenja e psoasit mund të jetë positive dhe ndodh nga ekstecioni i kofshës së djathtë ndërsa

pacienti është i shtrirë majtas. Dhimbja të bën të mendosh praninë e një apendiksi të inflamuar

që shtrihet mbi muskulin psoas.

Shenja lasege (ne vendosjen e apendiksit retroperitoneal, kur procesi inflamator ka interesuar dhe

m.ileopsoas). Shenja konsiston në mbajtjen nga ana e të sëmurit të një pozicioni të detyruar,

anatalgjik të këmbës së djathtë të flektuar kjo në artikulacion kokso-femoral.

Shenja e obturatori mund të ndodh me pacientin në pozicionin supin me rotacion pasiv të kofshës

të djathtë së flektuar. Dhimbja me këtë manovër është një shenjë positive. Shenja Krimov

ekplorimi i kanalit inguinal të djathtë (anulusit ekstern te tij) shkakton dhimbje që flet në favor të

një inflamacioni peritoneal në këtë region. Hiperestezia e lëkurës në afërsi te spina iliaka anterior

superior të djathtë është një tjetër shenjë dhe i korrespondon zonës së dhembjes spontane.

Ekzaminimi rectal ka vlerë të pakët në vënien e diagnozës së apendicitit akut por mund te jetë i

dobishëm për të determinuar praninë apo mungesën e masës (ka vlerë në format pelvike të

apendiksit). Nëse apendiksi rupturohet, dhimbja abdominale bëhet intense dhe më shumë difuze,

mbrojtja muscular shtohet dhe ka një rritje stimulante të frekuencës kardiake dhe rritje të

Page 19: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

18

temperaturës 39-40 gradë celcius. Në këtë kohe, pacienti është rënduar dhe duket qartë së situate

klinike vjen duke u përkeqësuar

Apendiciti akut tek të rriturit.

Po përshkrujamë apendicitin akut të të rriturit, në gjendjen e tij më të shpeshtë me shtrirjen në

fosën iliake të djathtë, me pozicion të apendiksit laterocekal.

Shenjat funksionale

Dhimbja është gjithmonë presente. Ajo lokalizohet në fosën iliake të dhjathtë. Fillimisht ajo

lokalizohet në regionin epigastrik ose umbelikal. Dhimbja migruese nga regioni epigastrik në atë

umbelical e më vonë në fosën iliake të djathtë është elementi i parë i rëndësishëm për diagnozën

e pacientit. Ajo mund të jetë një dhimbje rënduese e vazhdueshme; por mund të jetë moderuar e

vazhdueshme apo me rrallë paroksistike. Irradimi i dhimbjes mund të jetë një përjashtim dhe

prezenca e tij mund të bëj të mendosh për sëmundje tjetër. Një acarim i dhimbjes gjatë kollitjes

tek femrat është sinjal apo një tregues për diagnozën (gjë që gjendet në më shumë se gjysma e

pacienteve - i quajtur ndryshe dhimbja gjatë efortit). Dhimbja evoluon me kohën. Ajo shtohet me

një shtrirje infermierore ose të poshtme gjate 24 orëve në më shumë se 50% të rasteve. Ky

rëndim apo shtim i dhimbjes orienton për diagnozën. Ekziston një paralelizëm negativ midis

intensitetit të dhimbjes dhe gradës së destruksionit morfologjik të apendiksit.

M.gjatë një reaksion i dhimbjes nuk duhet të bëjë të mos mendosh për një apendicit akut.

Dhimbja epigastrike shpjegohet me karakterin e saj reflektor me origjinë plksusin mesenterik,

ndërsa ajo hipogastrike e djathtë me origjinë inflamatore të peritoneumit parietal përkatës.

Nauzea dhe të vjellat janë shoqëruesit klasik të dhimbjes dhe janë të pranishme në 30% të

rasteve. Të vjellat janë në përgjithësi përmbajtje ushqimore, gastrike dhe rrallë hëre përmbajtje

biliare. Të vjellat kur janë të pranishme janë domethënëse në 50% te rasteve.

Crregullimet e tranzitit në mënyrë klasike shprehen në konstipacion por rrallë mund të kemi dhe

diarre e cila na e ben të dyshimtë diagnozën.

Tranziti është normal në 50% të rasteve, ndërsa konstipacioni atëhere kur gjendet është ndihmës

në diagnozën. Në të kundërtën prania e diarresë në 10% të rasteve na orienton drejt diagnozave

diferenciale.

Anoreksia është tjetër e dhënë ndihmëse në diagnozën e të sëmurit.

Page 20: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

19

Dhimbja migruese ne fosen iliake te

djathte

1124 84.6%

Nauzea vjella 625 47%

Anoreksia 879 66.1%

Konstipacioni 476 35.8%

Diarre 153 11.5%

0

200

400

600

800

1000

1200

Dhimbjamigruese nefosen iliake tedjathte

Nauzea vjella

Anoreksia

Konstipacioni

Diarre

Sipas të dhënave të 1329 pacientëve të paraqitur dhe trajtuar me apendicit akut prane Klinikës së

Parë te Kirurgjisë.

Ekzaminimi fizik

Shenja të përgjithshme:

Një rritje e temperaturave rektale (37,5-38,5) dhe një shpejtim i moderuar i pulsit është klasike.

Kjo hipertermi nuk është gjendur ne 50% të rasteve. Por në 30% të rasteve ajo arrin ne 38,5°,

39,5°C.

Gjuha e të sëmurit është e thatë në 30% të rasteve dhe orienton në vënien e diagnozës.

Page 21: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

20

Shenjat klasike abdominale

Tre shenja klinike janë esenciale në diagnostikimin e të sëmurit:

1. Dhimbja e provokuar nga palpacioni në fosën e të sëmurit.

2. Ekzistenca e një defansi parietal;

3. Dhimbja e provokuar në tushenë rektale.

TESTI PSOAS (Apendesiti rektocekal)

Pacienti shtrihet në anën e majtë. Mjeku bën ekstensionin pasiv të kofshës ndërkohë që ushtron

kundër rezistencë në pjesën e sipërme të kofshës.

Pacienti ndjen dhimbje në muskulin psoas.

Page 22: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

21

TESTI OBTURATOR (Apendesiti pelvik)

Mjeku përthyen lehtë gjurin e djathtë. Ndërkohë që ushtrohet presion për rrotullim nga brenda të

gjurit, pacientit i shtyhet këmba lateralisht.

Pacienti ndjen dhimbje ne fund te barkut

Kjo është një dhimbje e provokuar nga palpacioni i ngadaltë dhe progresiv në fosën iliake të

djathtë me “pëllëmbën e dorës tërësisht të shtrirë në kontakt me paretin” mbi një zonë të

dhimbshme dhe vecanërisht në një pikë të zgjedhur si ajo e Mc Burney.

Dhimbja e provokuar nga palpacioni në fosen iliake të djathtë është një element shumë i

rëndësishme diagnostik.

Dhimbja në fosën iliake të djathtë mund të shfaqet nga dekomprimimi i menjëhershëm në

fosën iliake të djathtë (shenje e Blumberg) në 50 % të rasteve. Dhimbja në fosen iliake të

djathtë mund të provokohet nga kompresioni në fosen iliake të majtë (shenja Roëësing) e cila

ka gjithashtu një vlerë diagnostike por nuk është specifike.

a- Defansi muskulor

Defansi muskulor në fosën iliake të djathtë sekondarisht si pasoje e irritimit të serozës

peritoneale nga inflamacioni apendikualar është një element i rëndësishëm për diagnozën e

apendicitit akut. Mungesa e defanses muskulare na ben të dyshojme për diagnozën e

apendicitit në pozicionin laterocekal, por nuk përjashton një apendicit në pozicionin pelvic

apo retrocekal.

Page 23: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

22

Temperature >37.3 grade C 898 67.6%

Statusi Lokal Nr %

Sensibiliteti ne fosen iiake te djathte 1182 89%

Sensibiliteti ne gjithe abdomenin 82 6.2%

Sensibilitet me ½ e poshtme 105 7.9%

Defans muscular ne fosen iliake te djathte 786 59%

Defans muskulor me gjithe abdomenin 80 6

Defans ne ½ e poshtme 98 7.4

Blumer pozitiv 1137 85.6

Rovsing pozitiv 1047 78.8

Psoas pozitiv 33 2.5

Mase ne fosen iliake te djathte 33 2.5

Këto janë ekzaminimet më të përdoruara gjatë ekzaminimit objektiv dhe të statusit lokal të

pacientit që suspektohet për apendicit akut, të paraqitur në urgjencën e kirurgjisë së Klinikës

së parë.

b- Dhimbja e provokuar ne tushen rektale.

Tusheja rektale dhe vaginale duhen realizuar në mënyrë sistematike. Tusheja rektale në mënyrë

klasike nxit një dhimbje laterorektale djathtas. Mungesa e dhimbjes nuk eleminon diagnozen.

M.gj.ate prania e dhimbjes në nivel te douglasit në favor te diagnozës.

Në fakt sot është e diskutushme vlera e tushese rektale

Page 24: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

23

Kuadri simptomatologjik ne apendicit acute te thjeshta

Dhimbja spontane Fillimisht në regioni umbilikal, më vonë në fosën iliake

te djathte

Dhe se fundi në gjithë barkun

Nauzea/te vjellat Zakonisht të pranishme.

Pulsi I forte me frekuence te shkurter

Temperatura E rritur, shpesh e modifikuar

Leukocitoza E shtuar prekokse dhe e konsiderushme

Palpaconi I dhimbshëm në fosën iliake të djathtë dhe në pikën

Apendikulare; hiperatrezi kutane në zonën apendikulare;

Defans muskular të lokalizuar në fosën iliake të djathtë;

Simptomi Rovsing poz; Blumberg poz. etj

Tranziti Stop i feceve dhe gazrave

Pikëzimi sipas Alvardos bazohet në tre simptoma tre shenja dhe dy të dhëna laboratorike sipas të

cilit nëse pacienti ka katër pike ai duhet observuar dhe trajtuar për apendicit.

Të dhënat Pikët

Simptomat

Dhimbja migruese në fosën iliake të djathtë 1

Nauzea /të vjellat 1

Anoreksia 1

Shenjat

Sensibiliteti në fosën iliake të djathtë 2

Temperatura >37.3 gradë C 1

Dhimbja rebound në fosën iliake të djathtë 1

Testet Laboratorike

Leukocitoza >10x109/L 2

Devaciono I formulës leukocitare majtas

(neutrofileve ne te majte >75% 1

Pikët totale 10

Page 25: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

24

RADIOGRAFIA E ABDOMENIT

• Gaz i lirë në kuadrantin e poshtëm djathtas

(ka ndodhur perforimi)

• Ileus me nivele hidroaerike

(ka ndodhur perforimi)

• Humbje e hijes së muskulit psoas

RADIOGRAFIA E ABDOMENIT

• Gaz i lirë në kuadrantin e poshtëm djathtas

(ka ndodhur perforimi)

• Ileus me nivele hidroaerike

(ka ndodhur perforimi)

• Humbje e hijes së muskulit psoas

EKO

- Trashje e murit të apendiksit > 2mm

- Diametri luminal > 6 mm

- Lëng i lirë në kuadrantin e poshtëm djathtas

Page 26: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

25

Page 27: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

26

Ekzaminimet ndihmëse

Diagnoza e apendicitit është klinike. Ekzaminimet ndihmëse janë të nevojshme për format

atipike; si dhe për diagnozën diferenciale; vështiresia qëndron në zgjedhjen e ekzaminimit me

efikas.

Numri i formulës së gjakut

Ky është një ekzaminim sistematik; pasi ky është sensibel në 80-85% të rasteve me apendicit

akut (ku leukocidet janë mbi 10000/mm3). Kjo leukocitet me përdorimin të polinuklearëve

neutrofil ndodh në 75% të rasteve. Lekocitoza është më e rritur tek femijët, ndërsa vlera e saj

është e diskutueshme tek pleqtë.

Nuk duhet harruar se leukocitoza është pak specifike; pasi rritja e leukociteteve tregon praninë e

një procesi inflamator pa treguar shkakun.

Ekzam.Laboratorik Nen 10000/mm 10000-15000/mm3 Mbi 15000/mm3

Leukocitet 95 1082 152

Tiotal 7.1% 81.5% 11.4%

Page 28: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

27

0

200

400

600

800

1000

1200

Nen 10000/mm 10000-15000/mm3 Mbi 15000/mm3

Leukocitet

Tiotal

Leukocitet të matura në 1329 pacient të operuar për apendektomi pranë KL-I-re të kirurgjisë.

Leukocitoza është mbi normën në 9.2% te rasteve. M.gj.se është ekzaminim rutine ajo nuk është

domethënëse pasi mund të jetë e pranishme në cdo infeksion e nuk është apendicit; por kur ajo

është në funksion të klinikës dhe ekzaminimeve të tjera atëherë ajo ka vlerë në vendosjen e

diagnozës së apendicitit.

Dozimi i proteins C-reaktive (CPR)

Dozimi sasior i CPR mund të jetë një ndihmë në diagnozën e apendicitit akut. Një studim

prospektiv ka treguar se ky ekzaminim ka nje sensibilitet 93% dhe një specifitet 80%. Sipas një

tjetër studimi prospektiv me 496 pacientë CRP është një tregues i vonshëm i inflamacionit, që do

të thotë se rritja domethënëse e përqëndrimit të saj vihet re në apendicitet e komplikuara.

Analiza e urinës.

Ekzaminimi i urinës duhet të praktikohet në mënyrë sistematike në rastet e vështira për t’u

diagnostikuar. Inflamacioni i një apendiksi të vendosur në kontakt me ureterin ose vezikën

urinare mund të sjellë piuri dhe/ose hematuri.

Në klinikën tone, 1329 pacientë me apendicit akut vetem 594 pacienteve u është bërë

analiza e urinës ku 200 kanë pasur alterime te saj. Këta kanë qënë paciente që janë

observuar për shkak të anamnezes atipike të tyre. Analiza e urinës është përdorur për

diagnozë diferenciale me nje cistitis, infeksioni urinar; m.gj.atë ajo ka vlerë në vendosjet

pelvike të apendiksit apo retrocelake retroperitoneale.

Page 29: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

28

Ro-grafia abdominale me/pa kontrast

Ro-grafia abdominale pa kontrast e realizur 24 orët e para është e interpretueshme për mjekun.

Ku ekzaminimi mund të na tregojë:

Një ileus paralitik të ileumit distal dhe/ose të kolonit ascendet, drejt një ileusi difus ne

praninë e një apendiciti mezoceliak;

Një ose dy nivele hidroerike në fosën iliake të djathtë; imazhi karakteristik i ileusit që bashkon në

kryqëzimin e tyre një nivel hidroerik të madh që i korrespondon cekumit dhe një nivel të vogël

likidesh që i korrespondon ileumit;

Një hijëzim ose heterogjenitet të fosës iliake të djathtë;

Prezencën e një strekoliti në fosën iliake të djathtë që të bën të dyshosh një apendicit akut.

Shumë rrallë një apendiks i perforuar mund të jap pneumoperitoneum (1-2%).

Speciviteti i të dhënave të rografise direkte pa contrast është 60% (e vetmja shenjë specifike

është prania e koprolitetit). Ro-grafia është ekzaminim i rëndësishëm në diagnozën diferenciale

me ulcerën e perforuar, ku kemi të pranishëm pneumoperitoneum subdiafrgamal dekster.

Ro-grafia me contrast (barium enema) sipas studimeve te Ferzli (1990), Hatch (1981) dhe

Garacia (1987) nuk është një ekzaminim i rekomanduar për të ndihmuar në diagnostikimin e

apendiksit akut.

Shintigrafia (sipas një studimi prospektiv te Rypins 2000) është e paaftë të ndajë apendicitin nga

gjëndje të tjera inflamatore të fosës iliake të djathtë.

Ne klinikën tonë në kushtet e urgjencës është realizuar rografi direkte pa kontrast e cila ka dhënë

ndihmë në diagnozën diferenciale me ulcerën e perforuar në 3% të rasteve dhe me ileusin

intenstinal në 5% të operacioneve të realizuara në urgjence. Ro-grafi abdominale nuk ka dhënë të

dhëna për apendicitin akut dhe nuk është ekzaminim rutinë për diagnistikimin e tij.

Ekografia apendikulare & abdominale

Eko abdominale është ekzaminim jo invaziv, i shpejtë, me kosto të ulët, dhe nuk ka

kundërindikacione.

Page 30: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

29

Seminologjia ekografike e apendiciteve është precise dhe diferenciale

~kriteret majore; një diameter anteroposterior ~8mm ose më shume, nje imazh “emblemë” apo i

quajtur shenja ”target” prania e një abcesi apendikular stekoliti apendikuar; ~kriteret majore;

pamja jo të njëtrajtshme e lumenit apendikular në prerje longitudiale, prania e likidit intraluminal

ose një zbrasje periapendikulare.

Sensibiliteti i ekografise në diagnostikën e apendicitit varion nga 70-90% me një specifitet 85-

100%. Sensibiliteti bie ne 30% në presencen e një apendiciti të perforuar (ku diagnoza varet

sekondarisht nga gjetjet e fluidit periapendikualr, masës, apo humbjes se tërësisë~intergritetit te

submukozes).

Fals~ negativiteti ndodh si pasoje e mos vizualizimit të apendiksit retocekal dhe kur cekumi është

i mbushur me gaz, gjë që pengon vizualizimin e apendiksit.

Ky ekzaminim, duhet realizuar në të gjitha rastet, pasi është në ndihmë të diagnozes i interpretuar

në funksion të klinikës. Gjithashtu, nq rast dyshimi, 30~70% të diagnozave diferenciale

realizohen nëpërmjet ekografisë.

Ai gjithashtu mund të orientoj diagnozen në suspektim të sëmundjes Crohn, një hidrosaplinksi,

një kisti ovari të torsionuar apo invaginacioni intenstinal akut.

Eko abdominale është ekzaminimi imazherik, në diagnostikim të apendicitit akut, i vetëm për

gratë shtatzana; dhe me i preferuari për femijët.

Te dhenat e Ekos Numri %

Orientoi per path ne FID 139 11.5%

Ekzaminoi semundjen 751 62.1%

Abces 84 7%

Negative 234 19.4%

Gjithsej 1208 100%

Page 31: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

30

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

Numri %

Orientoi per path neFID

Ekzaminoi semundjen

Abces

Negative

Gjithsej

Eko abdominale është realizuar në 1208 raste pra në 90.9%. Eko ka një sensibilitet mbi 69%; ku

diagnoza ekografike përputhet me ate reale, pra specifitet 100%. Eko abdominale është

ekzaminim në vlerë në ndihmë të kirurgut për diagnostikimin e apendicitit akut; ajo merr rëndësi

të vecantë në gratë shtatzana. Gjithashtu eko abdominale ka dhe vlerë për drenimin e abceseve të

kavitetit apo të paretit; ka pasur sukses ne 70% të dremineve nën eko.

Skaneri abdominopelvik

Tomodennsitometria abdominale hyn në ekzaminimet ndihmëse që realizohet kur ka vështirësi

në vënien e diagnozës. Kjo pasi skaneri lejon ekzaminimin e volumeve të vogla në kohë të

shkurtër. Më të mund të realizohen imazhe me prerje për cdo 5mm.

M.q.se realizohet me kontrast intravenoz ai është i kunderindikuar në: të sëmurët që janë alergjik

ndaj jodit; në gratë shtatzana dhe me pacientët që nuk i lejon sëmundja të realizojnë këtë

ekzaminim. Në skaner apendiksi duket si nje strukturë hollë tubular në fosen iliake të djathtë, i

cili mbushet ose jo me kontrast.

Diagnoza e apendiksit akut, në menyre klasike jep pamjen e një apendiksi anormal me inflamim

periapendikular. Apendiksi është konsideruar anormal kur ai është i zgjeruar ose i zmadhuar me

shumë se 5-7 mm në madhësi. Muri i apendiksit të inflamuar është i trashur në mënyrë cirkulare

e që jep shenjën “target” të dhënat e skanerit për inflamacion periapendikular që sugjerojnë një

periapendicit, mund të përfshijnë abcesi ose praninë e likidit ose edemën e flegmonën.

Iflamacioni periapendikular ose edema vizualizohen si re të dhjamit mezenterik “dirty fat”.

Page 32: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

31

Gjithashtu mund të diferencojë nje plastron apendkulare nga një abces apendikular, një semundje

të Crohn të komplikuar, një adenokarcinomë të kolonit të djathtë apo një sëmundje të Crohn të

komplikuar një adenokarcinome të kolonit të djathtë, po një divertikulit të kolonit të majtë, si

dhe problemet e infeksioneve urinare.

Skaneri abdominal ka nje sensivitet 90% dhe nje sensibilitet 80-90%.

Në klinikën tonë skaneri abdominal është realizuar në dy raste me plastron apendikulare; dhe në

komplikacionet postapendektomisë. Pavarësisht të sensibilitetit dhe specifitetit të lartë të tij

skaneri abdominal për ndihmën e diagnozës së apendicitit akut nuk është ekzaminim rutinë në

klinikën tonë për shkak të kostos së lartë të tij. Ai është i rëndësishëm dhe kërkohet në raste të

zgjedhura(diagnoza jo e qartë; në komplikacionet post operatore me ndryshime të gjëndjes së

pacientit).

Laparoskopia diagnostikuese

Sipas një grup studimesh të realizuara thuhet se: pavarësisht nga efektet e favorshme statistikore,

laparoskopia diagostikuese duhet parë si një procedure invasive realizimi i së cilës kërkon

anestezinë dhe ka risqe të njëjta me apendektominë. Ajo duhet përdorur vetem në raste të vecanta

dhe nuk duhet harruar që gjatë realizimit të saj merret dhe material për kulturë bakterologjike dhe

antibiogramë. Laparoskopia diagnostike është një ekzaminim që ne nuk e realizojme në

apendicitin akut.

Format topografike

Apendiciti pelvik

Dhimbja ndodhet në regionin hipogastrik dhe është e shoqëruar me shenja të kompresionit pelvik

së bashku me shqetësimet urinare (dizuri, retesion urinar akut ose polakiuri) dhe me pak tregues

rektal (nevoje per te defektuar, Tenzma diarre).

Gjatë ekzamnimit, fosa iliake e djathtë nuk është e dhimbshme dhe palpacioni abdominal nxit një

dhimbje hipogastrike. Tushenja rektale provokon një dhimbje laterorektale djathtas. Diagnoza

diferenciale duhet bërë në femrat me; salpigitin akut, me një piosalpinks, dhe në të dy sekset me

nje diveretikulit. Në këto situata eko dhe skaneri abdominal janë të nevojshme për diagnozën.

Page 33: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

32

Apendiciti retrocekal

Pozicioni i apendiksit në kontakt me muskulin psoas shpjegon simptomatologjine. Kështu

dhimbja eshte lumbare dhe mund te shoqerohet me nje psoitis (karakteristik per nje fleksion

spontan te kofshes e cila gjate ekstensionit eshte e dhimbshme).

Gjate ekzaminimit, dhimbja nuk provohet ne pikën e McBurney, por në kontakt me Kristen iliake

të djathtë i sëmuri laterisht në anën e majtë.

Në prezencen e një apendiciti të supuruar, drejt nje abcesi, dhimbja lumbare shtohet nga një

irritim i nervit krural dhe nervave ilioinguinal dhe ilio-hipogastrik. Topografia e dhimbjes dhe

konstatimet e ekzaminimeve mund të sugjerojnë diagnozën drejt një kolike renale apo një

pielonefriti.

Ekografia dhe skaneri abdominal janë shumë të rëndësishëm në këto raste.

Lokalizime te tjera

Apendiciti subhepatik paraqet një tablo klinike të ngjashme me një likecystit akut.

Diagnoza është e sigurt ose e dyshimtë gjatë ekografisë abdominale e cila tregon mungesën e

litiazës vezikulare dhe trashjes së mureve vezikulare.

Apendiciti mezoceliak ku apendiksi është midis ansave intestinale dhe manifestohet me një

okluzion febril të zorrës së hollë.

Apendiciti në pozicion herniar është një formë e rrallë ku apendiksi i inflamuar gjendet ne

sakusin hernia. Ky apendicit simulon një hernie inkarcerata.

Apendiksi në të majtë i korrespondon një situsi invers.

Format evolutive Perforacionet apendikulare janë përgjegjëse të një peritoniti të lokalizuar apo të

gjeneralizuar. Peritonitet nga apendicitet acute janë 20% të rasteve. Perforacioni i apendiksit

takohet me shpesh tek meshkujt mbi 45%.

Peritonitet e gjeneralizuara : Sipas përshkrimit të Mondor këtu pacienti ndjen dhimbje të fortë,

të menjëhershme si “goditje me thikë” fillimisht në fosën iliake të djathtë dhe me përhapje të

shpejtë në të gjitha abdomenin. Dhimbja që shfaqet fillimisht mund të jetë në fosën iliake të

djathtë dhe/ose subumbilikale. Fillimi i dhimbjes rrallë mund të ndodhë në vend tjetër por nëse

Page 34: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

33

ndodh ai përhapet menjëhere. Intensiteti i dhimbjes rritet me kohen. Ky shoqërohet me të vjella

të herë pas hershme në 50% të rasteve dhe arrest të feceve dhe gazrave.

Shenjat e infeksionit të gjeneralizuar janë present në 50% të rasteve, me alternime të facies nga e

zbehtë në hiperemike në mollëza.

Në ekzaminime, temperatura rektale është e rritur >38.5 grade celcius. Kjo hipertemi mund te

mos gjendet ne 50% te rasteve. Kontraktura karakteristike nuk përshkruhet ne 1/3 e rasteve.

Tushenja rekatle nxit një dhimbje karakteristike gjatë palpacionit të Duolgasit ne 50% të rasteve.

Gjithashtu hiperleukocitza >15000/mm3 është e dhënë që gjendet në 1/3 e rasteve. Rografia

direkte pa kontrast nuk flet asnjëherë për pneumoperitoneum; grija difuze është e rrallë. Prezenca

e niveleve hidroerike mbi zorrë është frekuente në 1/3 e rasteve. Diagnoza e këtyre formave është

esencialisht klinike. Eko dhe mbi te gjitha skaneri mund t’i vinë në ndihmë mjekut në raste më

klinike atipike.

Peritonet e lokalizuara

Zakonisht peritonitis i lokalizuar, formohet nga një abces periapendikular. Ky abces mund të

ndodh në terren të një apendiciti të supuruar, i cili mund të jetë shkaku fillestar.

Shenjat funksionale digjestive janë kryesisht dhimbje në fosën iliake të djathtë e shoqëruar me

arrest të feceve dhe të gazrave.

Në ekzaminim;

Vihet re një hipertemi mbi 38.5 grC në më shumë se 505 të rasteve

Shenjat ekzaminuese shtohen në fosen iliake të djathtë së bashku me dhimbjen në fosën

iliake të djathtë, në flankun e djathtë e në regjion subumbilikal;

Ndjeshmëria e një tumefaksini të dhimbshëm të kufizuar pak mund te gjendet rralle.

Ashtu si dhe në peritonitin e gjeneralizuar dhe ketu gjendet një hiperleukocitoze me shtim të

polikukleareve neutrofile, mbi 15000/mm3 ne 1/3 e rasteve.

Radiografia direkte pa kontrast mund të vizualizojë nivele hidroerike mbi zorrë. Eko dhe skaner

abdominal janë të domosdoshem jo vetëm për diagnozën e abcesit në fosen iliake të djathtë por

edhe për orientimin e drenimit të tij në eko apo skaner.

Page 35: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

34

Diagnoza diferenciale

Po e paraqisim në varesi të moshës:

Në të rriturit

Një numër i madh sëmundjesh vlen të njihen për diagnozën diferenciale me apendicitin akut.

Këtu hyjne:

1- Gastroenteriti; ku ankesat kryesore janë: diarrea, nausea, te vjellat. Abdomen me

hiperperistalitike difuze. Testet laboratorike në përgjithësi normale; rografi abdominale mund

të tregojë praninë e gazit në zorrën e hollë.

2- Limfadeniti mezenterik; jo gjithmone diagnostikohet preoperator. Prana e një infeksioni

recent të aparatit të sipërm respirator duhet të bëj të dyshosh për këtë pathologji.

3- Infeksioni i traktit urinar: Temperatura e lartë dizuria dhe shpeshtesi urinimi, dhimbja

rënduese lumbare dhe prania e leukociteve + bakteret në urine që ndihmojnë në diagnozë.

4- Enteriti regjional; Nuk ka anoreksi, ka nausea minimale, me/pa diarre, shpesh episode të

shkurtra, leukocitoze. Është e nevojshme konsulta me gastroenterologun.

5- Kalkul renal dhe ureteral. Dhimbja kolike me irradim nga regioni lumbar drejt rrezes së

kofshës, shpesh të vjella, nuk ka shenja fokale peritoneale, hematuri mikro dhe /ose

makroskopike, rografi ose pielografi tregon praninë e gurit.

6- Sëmundejt inflamatore të pelvisit. Sëmundje recente, rrjedhje e shtuar e sekrecioneve

vaginale, trajtim në të shkuarën, temperaturë e lartë, ndjeshmëri të cerviksit.

7- Gravidance ektopike (ektrauterine). Ndërprerje e menseve. Dhimbje të menjëhershme të

papritura “anemi, hypovolemi ndoshta dhe shok nga hypovolemia, ndjeshmëri në regionin

pelvik dhe atë abdominal, paracentezë positive për gjak.

8- Torsion i krizës ovariale. Dhimbje akute, gjendje afebrile. Prania e masës dhe dhimbjes në

tushe rektale, testet laboratorike normal.

9- Rupture e folikulit ovarial. Dhimbje në periudhën e mesme të ciklit menstrual, dhimbje

difuze, ekzaminmet laboratorike normal.

10- Të tjera

Kolecistit akut;

Ulcerë e perforuar;

Pankreatit akut;

Page 36: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

35

Divertikulit, vecanërisht i cekumit ose i sigmës;

Obstruksion intenstinal;

Divertikul Meckelit;

Perforacion i kolonit;

Karcinoma e kolonit;

Infarkti Okluzion mezenterik vaskular;

I apendikseve epiploike;

Peritoniti primar;

Pneumoni akute;

Torsion i testit;

Epididimiti akut;

Sem. të tjera gjinekologjike;

Sëmundje të ndryshme sistematike si:

Pupura Henoch-Schoenlein;

Porfiria etj.

Apendicitis tek të moshuarit

Apendiciti akut është konsideruar si një sëmundje e rrallë tek këta paciente.

Viti 15-30 vjrc 30-45 vjec 45-60 vjec Mbi 60

vjec

2010 154 71 29 10

2011 203 79 42 13

2012 201 118 35 27

2013 182 90 49 26

Totali 740(55.7%) 358(26.9%) 115(11.7%) 76(5.7%)

Bazuar në një studim të bërë diagnoza dhe trajtimi i apendiciti Akut.

Ai mbetet një sëmundje e rëndë; kjo për arsye të sëmundjes shoqëruese e mbi të gjitha për shkak

të vënies me vonesë të diagnozes e cila ka origjinë multifaktoriale.

Page 37: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

36

Nga 137 (73.3%) e pacienteve me peritonit dhe sëmundje shoqëruese 81 janë mbi moshën 45

vjec dhe përbëjnë 59.1% të ëetij grupi; si dhe të sëmuret më të riskuar (6% e të gjithë të

sëmurëve) sipas tabeles së mëposhtme kemi ndarë të sëmuret me peritonit & sëmundje

shoqëruese sipas moshës;

Viti 15-30 vjec 30-45 vjec 45-60 vjec Mbi 60

vjec

Gjithsej

2010 4 4 14 8 30

2011 4 11 12 6 33

2012 5 13 13 9 40

2013 6 9 12 7 34

Gjithesej 19 37 51 30 137

Kur shihet apendicitit i komplikuar ka perqindje më të lartë të shpeshtësisë në moshat e

vjetra. Për shkak të anamnezes atipike dhe neglizhences, pavaresisht se zënë përqindjen me

të ulet të rasteve me apendicit akut, të moshuarit kanë shpeshtësi më të madhe të

apandeciteve të komplikuara kjo në krahasim me grupmoshat e reja. Paraqitja me vonesë,

ecuria e avancuar e sëmundjes, sëmundjet shoqeruese dhe gjendja e të semurit jane faktorët

kryesore të rritjes së morbititetit dhe mortalitetit në kete grup moshe.

Këtu sëmundja fillimisht ka nje ecuri të qetë, ku të gjitha simptomat dhe shenjat janë më të

dobëta. Kjo është një nga arsyet e klinikes atipike që këta të sëmure shfaqin si dhe e vonesës

së diagnostikimit objektiv dhe ekzaminimeve ndihmëse. Në këto raste dhimbja e provokuar

gjatë palpacionit në fosen iliake të djathtë të shoqëruar me mbrojtje muskulare të lokalizuar

përbëjnë shenjat kryesore të diagnozes do të kemi okluzion febril ne 45% të rasteve, apo

prezencen e nje mase inflamatore ne fosen iliake te djathte qe na ben te dyshojne për

neoplazi të kolonit të djathtë. Morbititeti dhe normaliteti janë në varësi të praniseë së

perforacionit apendikular; kjo sipas një pikëzimi të American Society of Anesthesiology

(pike sipas ASA .2);ndërsa sipas një tjetër studimi prania e abcesit apendikular ëe pacientet

mbi 70-vjec shton morbiditetin dhe mortalitetin.

Page 38: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

37

Apendiciti dhe SIDA

Dhimbjet abdominale kanë shkaktar të ndryshëm në pacientet e infektuar nga virusi i

imunodeficences humane (HIV).

Më poshte do japim të vecantat të apendicitit në këtë grup pacientesh.

Diagnoza klinike, e cila është e rëndë, ka një siptomatologji të dominuar nga shenjat

lokale;

Në më shumë se 80% të rasteve të apendiciteve flegmonoze gangrenoze janë të përafruar

(vecanerisht ne paciente me SIDA te deklaruar);

Në ¾ apendicitet kanë origjinë bakteriale (rastet e tjera jane te infektuar nga

cytomegalovirus, toksoplazoma ose turbekulozi);

Vështirësitë e diagnozës rreziku i një laparotomie të bardhë, justifikojnë realizimin e

skanerit dhe laparoskopisë; viruseve

Dhe parazitëve e të kërkojme patologjine specifike;

Lezionet janë të rënda, sidomos në pacient me SIDA të deklaruar, ku morbiditeti operator

mund të vejë 50%.

Apendiciti dhe grate shtatzena

Diagnoza e apendicitit është e vështirë në gratë shtatzëna, pasi aty do të kemi rritje të incidencës

së shqetësimeve digjestive gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë, e shpeshtësisë së infeksionit

urinar si dhe modifikime të raporteve anatomike gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të

shtatzanisë.

Eko abdominale është ekzaminimi më i mirë në diagnozën e këtyre pacientëve. Realizimi me i

lartë për nënën dhe fetusin është në një apendicit të perforuar. Sot njihet suksesi që ka arritur

laparoskopia në apendektominë në gratë shtatzëna. Ajo mund të jetë ëfikase nësë realizohet në

momentin optimal dhe nga ekip i specializuar.

Page 39: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

38

Sipas shtatzanise Numri %

Tremujori i pare 15 1.2%

Tremujori i dyte 8 0.6%

Tremujori i trete 3 0.2%

Total 26 2%

0

5

10

15

20

25

30

Numri %

Tremujori i pare

Tremujori i dyte

Tremujori i trete

Total

Gratë shtatzëna zënë 2% të rasteve të apendicitit akut; dhe 4% të rasteve femra. Në klinikën tonë

u vu re se rastet e apendiciteve të komplikuara të këto pacient ishin në përpjestim të drejtë me

rritjen e shtatzanisë, ku anamneza me shpesh ishte atipike dhe risku i komplikacioneve ishte më i

lartë. Vetëm në një rast (apendic, i komplikuar-peritonit) patëm vdekje fatale. është e

rendesishme në këto gra jo vetëm kujdesi dhe kultura mjekësore, por lidhje e tyre me mjekun

gjinekolog gjë që bën te mundur diagnostikimin e hershëm, uljen e rasteve të avancuara si

rezultat uljen e komplikacioneve post-operatore dhe mortalitetin.

Page 40: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

39

KUJDESI POST OPERATOR

1.1 Salla e zgjimit dhe zgjimi post anestesik

Salla e zgjimit është njësi e kontrollit intesiv.Ajo është e pajisur me të gjithë mjetet e

reanimacionit,medikamentet dhe mjetet e nevojshme të urgjencës.

Të gjithë pacientët e anestezuar duhet të kalojnë nëpërmjët sallës së zgjimit ku qëndrojnë

disa orë dhe dalja rekomandohet nga mjeku me shkrim ëe kartelë.

Në kujdesin e pacientit në sallen e zgjimit duhet të ketë prioritet mbajtja e funksioneve

vitale (ventilacion,cirkulacion,dhe integriteti cerebral),gjithashtu prevenimi ,kujdesi dhe mjekimi

i komplikacioneve.

1.2 Kujdesi mbi ventilacion

Në qoftë se pacienti nuk është i lidhur me respiracionin duhet:

Të vendoset në pozicion lateral për siguri

Oksigjeno terapi

Oksimeter për kontroll të vazhdueshme oksimetrik,sepse këta pacient jane në situate që

favorizojne hipoksine.

Në rastet problemeve me ventilacion ndërmeren këto masa :

a) Jepet oksigjen me fluks të vogël

b) Jepet një përzierje gazore e ajrit të pasuruar me oksigjen, I ngrohur dhe I lageshtuar

2 .CFARË DUHET BËRË NË PRANI TË NJE KURARIZMI REZIDUAL

2.1 Kriteret klinike të dekurarizmit

a) Duhet të mbajë kokën të ngritur për 5 sekonda

b) Të shtrëngojë dorën

c) Të hapë sytë

d) Të flasë

e) Të nxjerrë gjuhën

Page 41: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

40

Dekurarizmi bëhet pasi të ketë mbaruar operacioni dhe i semuri përgatitet për zgjim.Për

ketë përdoret neostigmine 2.5 mg

2.2 Kriteret e zgjimit neurologjik

Pavarësisht nga zgjimi i motorikës, zgjimi cerebral konsiderohet kur

a) Pacienti i përgjigjet urdhrave për lëvizje motorike të thjeshta.

b) Kur ai krijon fjali mbi gjëndjen aktuale dhe të kaluar

c) Memorizon ngjarjet në vazhdimesi.

d) Kur niveli i vigjilencës është pak a shumë i krahasueshme me atë para interventit

3.VONESA E ZGJIMIT OSE KOMA POST ANESTESIKE

Vonesa e zgjimit ose koma post anestesike mund të jetë pasojë e një:

a) Anestezie reziduale

b) Turbullime ventilacioni (hypoksie dhe hiperkapni)

c) Crregullim termik(hipo dhe hpertermi)

d) Ndryshime hidroelektrolitike dhe glicemike

e) Komplikacione preopratore (hipoksi kolapse)

f) Aksidente vaskulare cerebrale

g) Turbullime neurologjike pre-ekzistuese

4. EKSITIMET, AXHITACIONET POST OPERATORE

Eksitimet dhe axhitacionet postoperatore kane etiologji të ndryshme por para se të

mjekohen me sedative duhet më pare të diagnostikohen dhe të mjekohen në rastet e

mëposhtme:

E destresi respirator.

Të hiqet distensioni gastric dhe vezikal,ndonjehere këto axhitime janë të lidhura me

përdorimin e medikamenteve në premedikim

Në praninë e faktorve psikik të meparshëm ose gjendjët anksioze

Përdorimi i sedativeve ose anksiolitikeve është mjekimi i preferuar (benzdiazepinat)

Page 42: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

41

5.KUJDESI KARDIOCIRKULATOR

Komplikacionet më të rënda me të cilat pacientët përballohen dhe që duhen mjekuar:

a) Hipotension

b) Hipertension, sidomos tek preklampsit dhe eklampsite e rënda dhe tek hipertensivet e

pamjekuar

c) Aritmitë kardiake

Menyra e kujdesit

Matja e TA

Monotorimi e EKG

6.KUJDESI MBI FUNKSIONIN RENAL

Diureza është shpesh refleks i mirë renal dhe për pasoje i një perfuzioni të mirë indor që

indirekt flet për një gjëndje të mirë kardiocirkulatore. Dhe respiratore.Në sallat e zgjimit

duhet të kihet parasysh:

Diureza normale kur ka 1 ml/kg/h

Një pacient pa kateter duhet te urinojë cdo 6 ore mbas daljes nga blloku operator

Poliuri anormale >150ml/orë

7.KUJDESI PËR TEMPERATURËN

Pacientët shpesh sapo dalin nga salla e operacionit janë hipotermik dhe shkalla e saj varet nga

kohëzgjatja e interventit, në është bërë laparotomi apo jo dhe sasia e madhe e perfuzioneve të

përdorura. Ringrohja mund të bëhet me mjete të thjeshta nga jashtë, por n.q.s është shumë e

shprehur edhe me manovra interne.

Hiopotermia eshte më e rrallë dhe sekondare nga një sindromë infeksioze inflamatore ose nga

përdorimi i drogave. Mund të jetë dhe pasojë e hipertermise post anestesike.

8.PERFUZIONET

Parimisht të gjithë kanë nevojë për një perfusion që quhet dhe perfusion sigurie ,me bazë

glukoze 5%-10%.

Page 43: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

42

9. KOMPLIKACIONET E ANESTEZISE NË PERIUDHEN POSTOPERATORE

9.1 Koshienca e alteruar

Shumë pacientë koshiencë të alteruar ku vijnë në dhomat e zgjimit si pasojë e efektit të zgjatur të

medikamenteve, miorelaksante, kohës së administrimit të lëndvë anestetike dhe medikamenteve

të dhimbjes. Koshienca e ulur mund të jetë pasojë edhe e crregullimeve metabolike si

hipoglicemi apo hiperglicemi.

9.2 Komplikacionet hemodinamike

-Hipotensioni shkaku më i shpeshtë ëshë hipovolemia e cila mund te jete reale ose relative

-Hipertensioni

-Aritmite

-Ishemi miokardi, ose infarkt akut miokardi

9.3 Komplikacione respiratore

-Hipoksemia

-Hipoventilimi.

-Laringospazma

-Edema laringeale

-Deprimimi respiratorë

-Ishemia dhe infarkti

9.4 KOMPLIKACIONE RENALE

-Oliguria

- Poliuria

-Cregullime të elektroliteve

10. KOMPLIKACINE NEUROLOGJIKE

- Zgjim i vonuar

-Dëmtime neurologjike

-Delirium

-Lezione neurologjike periferike

Page 44: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

43

11. NAUZEA DHE TË VJELLA

Shkaqet e të vjellave postoperatore janë:

-Pasojë e medikamenteve te perdorura në anestezi

-Distensioni gastro intestinal

-Kirurgjia intraabdominale

-Gëlltitja e gjakut

-Ngacmimi i faringut

-Lëvizja dhe hipotensioni

1.2 CRREGULLIMET E TEMPERATURËS TRUPORE

-Hipotermia

-Hipertermia

KUJDESI INFERMIEROR

a) Faza pas operatore: vemendja e infermierit duhet te përqëndrohet tek pasojat e stresit fizik,

sepse ndryshe nga periudha pre-operatore, do të jenë këto dominuese dhe do të kenë ndikim mbi

gjëndjën psikike.

Kjo do të thotë me fjalë të tjera se, duhet të përcaktohen në fushën e interventeve, përmes

përcaktimit të shkaqeve të stresit fizik.Kjo natyrisht që nuk do të thotë të lihet pas dore

komponenti psikik, apo të lihet mënjanë konceptimi holistic i asistencës. Në këtë fazë

evidentohen frytet e punes së kryer paraprakisht, e me të, duhet të aplikohen programet e

parandalimit dhe të monitorimit të elementeve të cilesuar si me rrezikshmeri te madhe.

b) Nderhyrjet infermierore dhe rehabilitimi post-operator

Rikthimi i te semureve ne pavion duhet te shoqerohet me informacionet perkatese që kanë të

bëjnë me tipin e operacionit të cilit ai i eshte nënshtruar, anestezine që i është dhënë atij si dhe

medikamentet që janë përdorur e gjithcka tjetër që ka te bëjë me të.

Page 45: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

44

c) Faza post-operatore është një moment delikat që kerkon nje asistence korrekte por të

rezervuar

Asistence të rezervuar, sepse i semuri ka nevojë të pushojë dhe të clirohet nga efekti i drogave të

anestezise, pa patur nevojë tu nënshtrohet stimujve dhe manipulimeve të teperta. Këto mund të

shkaktojnë një gjendëe të përgjithshme jo të mirë,pacienti do të ndjejë sërish dhimbje, të

përziera dhe etje. Dëgjimi, që është ndryshuar nga efekti i ilaceve, është shume i ndjeshem ndaj

zhurmave prandaj duhet pasur kujdes.

Apendiciti akut dhe stafi trajtues.

Diagnoza dhe trajtimi, sëmundshmeria dhe mortaliteti i apendicitit akut varet jo vetëm nga

faktorët e mësipërm por edhe nga njohuritë, eksperienca dhe përvoja e mjekut trajtues. Sot në

botë ekziston një mirëkuptim midis asaj c’ka është e mirë për pacientin & trajtimin e sëmundjes

(shoqerinë), për institucionin (shkencën), kirurgun (individin). Ka shumë këndveshtrime të

lidhjes së kësaj triade e cila në vende të ndryshme ka emërtime të ndryshme. Në vetvete qëllimi

është c’do kulm i këtij trekëndeshi duhet të jetë sa më i realizuar, nuk duhet prishur ky ekuilibër

që asnjera nga keto mos të ketë humbje, pra: shoqeria, shkenca, individi.

Sot ka një vlere të madhe pergatitja e mjekeve të rinj, në të mësuarit tek ata dhe “artin” dhe

“shkencen”. Nisur nga kjo eksperienca katër vjecare e klinikës së parë te kirurgjisë e pershkruar

më sipër dhe krahasuar me eksperiencën recente botërore, do të ishte e pjeseshme nqs nuk do të

përshkruhej dhe roli i Klinikës së Parë të Kirurgjisë si Qëndër Universitare në përgatitjen e

kirurgeve të rinj në trajtimin dhe diagnosikimin e apendicitëve akute.

Më poshtë pa komente po japim 758 raste të ndjekur dhe trajtuar nga mjekët specializant nën

vëzhgimin e mjekëve primar gjatë periudhës Janar 2013 Nentor 2013 (sëmundeshmeria post

operatore dhe kostefektiviteti është më i larte në pacientët e trajtuar nga mjekët me pak përvoje)

Viti Numri i operacioneve Gjithsej apendektomi Apendoktomi e KI.I-

te

2013 967 704 347

Nga këto 75 (21%) jane trajtuar nga mjekët specializante.

Page 46: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

45

Sipas moshes

15-30 vjec 30-45 vjec 45-60 vjec Mbi 60 vjec

40(53.35) 20(26.7%) 11(14.7%) 4(5.3%)

Sipas seksit

Seksi Numri %

Meshkuj 40 53.3%

Femra 35 46.7%

Anamneza: tipike në 63 (84%) & jo tipike në 12 (16%)

Në studim u perfshinë 325 të semurë e të operuar në sherbimin e urgjencës se kirurgjise të

përgjithshme spitali Nr 2 te QSUT “Nene Tereza” Tiranë

Baza e të dhënave të përfshira në këtë studim, përbëhej nga të dhëna për pacientin (mosha, seksi,

pesha, shkollimi, statusi social). Të dhënat kryesore janë marre nga kartela dhe regjistri i

operacionit si dhe kontakto me stafin mjeksor.

Rezultatet e përfituara nga ky studim tregojne një përmirësim të ndjeshëm në trajtimin e

Menaxhimin e Pacientëve me Apendicitis Akute. Krahasuar me studimet e mëposhtme shohim se

diteqëndrimi i pacientit në spital është ulur.

Sipas pikëzimit të Alvarado

Të dhënat Numri %

Dhimbja migruese në fosen iliake të djathtë

Nauze dhe/ose të vjella 56 75

Anoreksi 72 96

Sensibilitet në fosen iliake të djathte 72 96

Temperaturë mbi 37.3 gradeC 60 96

Mbrojtje muskulare në fosen iliake të djathtë 66 80

Leukocitet mbi 10000/mm3 15 100

Page 47: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

46

Statusi local:

Sensibiliteti Ne fosen iliake te djathte 72 96%

Ne ½ e siperme abdominal 2 2.7%

Ne ½ e poshtme abdominal 3 4%

Ne gjithe abdomenin 6 8%

Defans Ne fosen iliake te djathte 66 88%

Ne gjithe abdomenin 3 4%

Ne ½ e poshtme 3 4%

Blumberg

pozitiv

Ne fosen iliake te djathte 70 93.3%

Ne gjithe abdomenin 3 4%

Rosving pozitiv 67 89.7%

Psoas pozitiv 6 8%

Mase ne fosen iliake te djathte 3 4%

Eko abdominale u krye në të gjitha rastet

Rezultati Numri %

Nuk dha të dhëna me interes 12 16

Orientoi për path në FID 12 16

Ekzaminimi path apendicitis 45 60

Orientoi për abces 6 8

Ro-grafi abdominale u krye ne 8 raste:

Analiza e urines u krye ne 56 paciente

Negative 41 paciente

Pozitive 15 paciente

Page 48: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

47

Sëmundje shoqëruese:

Sëmundje shoqëruese Numri %

HTA 17 22.8

Diabet mirllitus 6 8

Ulcus b.duodeni 4 5.2

Asthma bronchialis 2 2.7

Pneumopat. 9 12

Invetare të mëparshme 10 13.3

Path ne FID-pathologji në fosen iliake të djathtë.

Diagnoza në shtrim:

Diagnoza në shtrim Numri %

Suspect apendicit akut 9 12

Apendicit akut 60 80

Peritonit akut 6 8

Antibiotike pre/intra operatorë: u përdorën për të gjithë të sëmurët.

Antibiotiku Numri %

Penicillini kristal 54 73

Ampisillini 6 8

Ceporini 3 4

Cefiriaxoni 2 2.7

Gentamicyni 9 12

Metronitazoli +/-

antib

9 12

Page 49: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

48

Diskutim

Të gjithë pacientet që paraqiten me dhimbje abdominale apo me shenjat klinike të irritimit

peritoneal duhet të suspektohen për apendicit. Infeksioni apendikular vjen sekondarisht si pasojë

e një obstruksioni të lumenit dhe vecanërisht nga hiperplazia e folikujve limfoid të submukozës

apendikulare. Kjo jep shpesh lezione inflamatore jospecifike. Rrallë mund të kemi të pranishëm

dhe lezionet inflamatore specifike apo tumorale. Diagnoza e apendicitit akut vendoset në bazë të

klinikës. Ekzaminimet laboratorike nuk kanë specivitet për diagnozën por ndihmon në varësi të të

dhënave klinike. Eko abdominale dhe skaneri abdominal janë të nevojshme në një diagnozë të

dyshimtë. Incidenca e rritur e pozicioneve anormale të apendiksit shpjegon vështirësitë e

diagnostikimit klinik. Kjo është akoma më e vështirë në fëmijët; të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Trajtimii apendicitit akut është kirurgjikal. Pregatitja preoperatore dhe antibiotikoterapia ulin

morbititetin post operator. Apendektomia është trajtimi i zgjedhur.

Apandeciti akut është sëmundja mëse e shpeshtë në urgjencën abdominale dhe apendektomia

operacioni me i shpeshtë (87.3% i operacioneve të urgjencës janë apendicite akute). Me një

shpërndarje thuajse të barabartë M/F me predomonim lehtësisht nga meshkujt (50.7%M /

149.3%F). Më tepër prek moshat e reja (15-30 vjec) (740 paciente=55.7% e pacienteve), por nuk

duhen harruar dhe të moshuarit (17.4%) ku pavarsisht se është me i rrallë ai shfaqet me shpesh

me anamneze atipike dhe në stade më të evoluara; që bën të rritet sëmundshmëria dhe mortaliteti

në këto mosha.

Pavarësisht se rrallë apendiciti akut prek dhe femrat shtatzëna dhe këtu gjithashtu anamneza dhe

ekzaminimi objekiv nuk janë perfekte për shkak të ndryshimeve të vendosjes anatomike të

apendiksit gjatë periudhave të ndryshme të shtatzanisë si dhe ndryshimeve fiziologjike që

ndodhin tek gruaja në këtë periudhe (2%); dhe kjo formë evolutive e apendiksit mund të

shkaktojë komplikacione të shumta nga përhapja e infeksionit intraparietal deri në lindje të

parakohshme apo vdekje fetale (sidomos gjatë tremujorit te 2-të dhe të 3-te të shtatzanisë).

Anamneza dhe ekzamimi fizik janë elementët bazë në diagnostikimin e apendicitit akut. Rol

ndihmës luajnë dhe leukocitoza e eko abdominale, kjo e fundit jo vetem në diagnostikim por

edhe në diagnozën diferenciale apo trajtim (drenim i abcesit nen eko).

Skaneri abdominal pavarësisht nga kostoja e tij është i nevojshëm në apendicitet e komplikuar.

Pas diagnostikimit dhe shtrimit të pacientëve, moment i dytë i rëndësishëm është trajtimi i tyre i

cili varet nga stadi evolutiv i apendiksit dhe sëmundjet shoqëruese të pacientit. Ne c’do pacient të

Page 50: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

49

shtruar antibiotikoterapia eshte teper e rendesishme (a-ab.profilaktike ne apendicitet e

pakomplikuara ul incidence e infeksionit postoperator dhe b-ab. Curative ne te komplikuarit).

Antibiotikët më të zgjedhur janë ata me specter të gjërë veprimi (ku hyjne betalaktamidet ose

aminozidet në rastet e hipersensibilitetit nga të parat e shoqëruara këto ose jo nga një nitro-

imidazol).

KONKLUZION

a. Të gjithë pacientet me dhimbje ne fosën iliake te djathtë suspektohen për apendicit akut;

b. Diagnoza e apendicitit vendoset në varësi të anamnezës dhe ekzaminimit objektiv;

c. Leukocitoza është domethënëse kur është e pranishme, gjithmone në funksion të

klinikës;

d. Eko abdminale është ekzaminim i zgjedhur në ndihmë të diagnozës;

e. Antibiotikoterapia është një armë në ndihmë të trajtimit të apendicitit akut;

Rezultatet

Rezultatet e përftuara nga ky studim tregojnë për një përmirësim të ndjeshëm në trajtimin dhe në

menaxhimin e pacienteve me apendicit akut krahasuar me ato te viteve më parë.

Për këtë ka ndikuar përgatitja e gjithë stafit mjeksor.

Krahasuar me studimet e mëparshme shohim se ditë qendrimi i pacienteve në spital është ulur.

Rekomandime

Ndërgjegjësimi personelit infermieror për të treguar kujdesin e duhur në menaxhimin e

pacientëve me apendicit akut.

Personeli infermieror të mos neglizhoje asnjë procedure në trajtimin e sëmundjeve.

Personeli infermieror të ketë një kujdes të vecantë gjatë menaxhimit të pacientëve me apendicit

akut për të parandaluar infeksionin nozokomial.

Me gjithë arritjet e sotme apendicitet e komplikuara vazhdojnë të jenë në një % të

konsiderueshme.

Page 51: Kujdesi infermieror; Apendeciti Akut

50

Referencat:

1- Gray H

a- Embryology. Gray’s anatomy, 1199-1202.

b- Caecum, Appendix Caeci Vermiformis. Gray’s anatomy, fq: 922-923

2- Hoxhaj A, Celiku E, Gjokutaj A. Apendicitis acute. Urgjenca a abdominale, diagnoza

klinike ekografike CT scan dhe alternativat e trajtimit (Tirane 2001), fq: 10-26.

3- Brown CV, Abrishami M, Muller M, Velhamos GC, Appendiceal abscess: immediate

operation or percutaneous drainage? Am Surg. 2003 Oct;69(10):829-32.

4- Masek T, Poulova M, Schvarz J,Bavor P, Ultrasonography as an auxiliary method in

diagnosis of acute appendicitis. Rozhl Chir. 2003 Jun;82(6):320-3.

5- Karenkov M,Jucel N,Schierholz JM, Goh P, Toridl H.Psoas abscesses.Genesis diagnosis,

and therapy. De Chirurg 2003 Jul;74(7):677-82.

6- Ultrasonography in the diagnosis and evolution of acute appendicitis. Radiol Bra Mar./Apr.

2003, vol.36, no.2,p.71-75.ISSN 0100-3984.

7- Toni L.Storm-Dickerson M.D and Mark C.Horattas M.D What have we learned over the past

20 years about appendicitis in the elderly/. The American Journal of Surgery; volume 185,

Issue3, March 2003,Pages 198-201.

8- Awe JA, Soliman MA, Gourdie RW. Appendico-cutaneous fistula presenting clinically as

right loin necritizing fasciitis: a case report. Int Surg.2003 Jul-Sep; 88(3):121-5.

9- Systematic quantitive overviews of the literature to determine the value of diagnostic tests for

predicting act appendicitis: sundy protocol. BMC Surgey 2002, 2:2.

10- Alvarado score; an admission criterion in patients with right iliac fossa pain. Surg J R Coll

Surg Edinb Irel..., 1 Febrary 2003, 39-41.

11- Bruce V, Macf Adeyen, Daniel J.Diezel, Lelan F Sillin, Mark A.Talamini.

Appendicitis Surgical Considerations. Contemporary Surgery, Vol 58. No7/jul 2002.

12- Ipan Chand, Hani Baradi, Fred Brody. Mucocele of the Appendix: Case report and reviw.

Health Media. Vol 58.no 12/dec 2002.

13- Rizwan A.B Somani, Gordon Kaban, Gordon Cuddington, Ross McArthur.

Appendicitis in pregnancy: a rare presantion. Cmaj. April 15,2003 168.

14- College of Surgeons, Commite on Surgikal Infections 202. Diagnosis and treatment of acute

appendicitis London 2002.

15- Framan Jack. Gastrointenstinal Radiology. ISBN. 1~56375-004-X, Colon part :6.4.

16- Birnbaum BA, Wilson SR. Appendicitis at the millennium Radiology 20; 215;337-348.