Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“...

34
Komunizmi përmes dokumenteve arkivore Material mësimor plotësues 1 Represioni në periudhën e vezolimit (gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve 1980) Idrit Idrizi Jonila Godole Fatmiroshe Xhemalaj

Transcript of Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“...

Page 1: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Komunizmi përmes dokumenteve arkivore

Material mësimor plotësues 1

Represioni në periudhën e vetizolimit

(gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve 1980)

Idrit IdriziJonila Godole

Fatmiroshe Xhemalaj

Page 2: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

© Copyright: Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë-IDMC (Institute for Democracy Media & Culture)

Adresa: Rr. Bardhok BibaHyrja A, Kati 11, TiranëTel: +355 4 45 21 899Email: [email protected]

Projekti është mbështetur nga fondacioni Konrad Adenauer (KAS)Adresa:Blv. “Dëshmorët e Kombit” Kullat Binjake 1, Kati 11, Zyra A3 Tiranë, ShqipëriTel: +355 4 22 66 [email protected]

Një botim i Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë - IDMC(Institute for Democracy Media & Culture)

Botimi i parë FILARATiranë, 2017

ISBN: 978-9928-142-78-8_____________________________

Shtypur në shtypshkronjën FILARA

Adresa:Rruga “Sabaudin Gabrani” Ishkombinati “Misto Mame” Tiranë

Tel: 04 225 88 01Cel: 069 33 30 983E-mail: [email protected]: www.filarabotime.com

Komunizmi përmes dokumenteve arkivore Material mësimor plotësues 1

Page 3: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Parathënie

“Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në vitin 2017 dhe njëkohësisht i një serie librash të konceptuar si materiale mësimore plotësuese. Qëllimi i kësaj iniciative është sjellja pranë nxënësve dhe mësuesve e materialeve burimore arkivore të periudhës së komunizmit, të shoqëruara me disa informacione bazë dhe udhëzime.

Në përgjithësi, opinioni publik duke përfshirë mësues dhe nxënës është pak i informuar mbi përmbajtjen e materialeve arkivore të periudhës së komunizmit dhe shumë pak i sensibilizuar mbi mënyrën si duhet t’u qasemi atyre. Botimet profesionale të dokumenteve janë të pakta. Në tekstet shkollore ato mungojnë. Ndërkohë në media këto materiale botohen rregullisht, por qasja ndaj tyre është shpeshherë shumë problematike, meqenëse kriteri kryesor i përzgjedhjes është ngjallja e sensacionit.

Nisur nga problematikat e sipërpërmendura, qëllimi kryesor i “Komunizmit përmes dokumenteve arkivore“ nuk është dokumentimi shterues i fakteve, ngjarjeve apo temave të caktuara, por prezantimi i një larmie dokumentesh mbi një temë të gjerë dhe njohja e nxënësve me specifikat e burimeve arkivore e mënyrën e përdorimit të tyre. Duke shfletuar faksimile dokumentesh origjinale të shoqëruara me tekste të shkurtra informative dhe udhëzuese, nxënësit njihen me: formate të ndryshme raportimi dhe komunikimi brenda Parti-Shtetit komunist; koncepte, figura, ngjarje, mentalitete të kësaj periudhe; vlerën e këtyre burimeve, por edhe me kufizimet e shtrembërimet karakteristike të tyre.

Nga ana tjetër, përdorimi i dokumenteve arkivore synon t’i përgjigjet edhe pyetjeve aktuale në lidhje me diktaturën dhe mënyrën e funksionimit të saj. Çfarë mund të mësojnë brezat e rinj të lindur pas viteve 1990 nga diktatura? Si mund t’i vlerësojnë dhe kuptojnë ata arritjet e demokracisë?

Prej vitit 2014, IDMC mbështet debatin mbi ballafaqimin me të shkuarën në Shqipëri duke u fokusuar fillimisht te edukimi historik i të rinjve, përmes mësimdhënies e mësimnxënies në shkolla, që mbetet një faktor i rëndësishëm ndikues në edukimin qytetar të tyre me standarde të pranuara ndërkombëtarisht. Duke qenë të vetëdijshëm se tekstet e historisë në dy dekadat e fundit nuk kanë reflektuar problematikat e regjimit të shkuar, IDMC ka synuar, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve sensibilizuese, t’i paraprijë ndryshimeve në kurrikulën mësimore duke dashur t’i informojë të rinjtë objektivisht mbi periudhën më të rëndë të historisë së popullit shqiptar. Vizitat në vendet e kujtesës dhe mbledhja e dëshmive autentike nga persona që kanë vuajtur persekutimin kanë shërbyer për të përpunuar një strategji afatgjatë të punës me të rinjtë dhe mësuesit për zbardhjen e historisë.

Cikli i botimeve të dokumenteve arkivore si materiale pedagogjike për mësues dhe nxënës ka

Page 4: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

për qëllim njohjen e mekanizmave se si ka funksionuar diktatura, në mënyrë që ajo të mos mbetet një nocion abstrakt. Në mënyrë që të jenë të përdorshme edhe në orën e mësimit, materialet që janë përzgjedhur janë shoqëruar me një aparat pedagogjik ku nxënësit dhe mësuesit kanë mundësi të shpjegojnë, debatojnë, shprehin opinione dhe të mbajnë qendrime në mënyrë kritike, për t’u përgatitur si qytetarë të një shoqërie demokratike.

Për ofertën e parë pedagogjike për mësuesit kemi përzgjedhur dokumente që nxjerrin në pah represionin e regjimit në vitet 1970-1980 përmes shembujve konkretë për ta bërë më të lehtë kuptimin e kohës kur ndodhën ato. Kjo ofertë do të pasohet nga të tjera, me të njëjtën frymë dhe metodologji, për të plotësuar sadopak mangësitë që ekzistojnë në këtë fushë.

Ne shpresojmë që oferta jonë e parë pedagogjike “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ të shërbejë si një burim frymëzues për mësuesit dhe nxënësit dhe një platformë pune mbi temën e diktaturës në Shqipëri.

Për çdo pyetje, sugjerim apo ndihmë në lidhje me organizimin e orës së mësimit apo planifikimin e projekteve që mbështeten në këtë tematikë ju lutem na shkruani në [email protected].

Dr. Jonila Godole

Drejtore e IDMC- Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Page 5: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

FalënderimeNjë kontribut të çmueshëm në përzgjedhjen e dokumenteve dhe evidentimin e pyetjeve

dhe koncepteve bazë për shpjegim kanë dhënë mësues të historisë, pjesëmarrës në workshop-in trajnues “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore” i mbajtur në Durrës, më 19-21 maj 2017 (për një përmbledhje të aktivitetit shiko: https://www.idmc.al/komunizmi-permes-dokumentesh-arkivore.html).

Autorët e këtij vëllimi falënderojnë përzemërsisht mësuesit: 1. Anila Beshaj, mësuese e historisë, kolegji “New York”, Tiranë2. Aida Spaho, mësuese e historisë, 9-vjeçare “Hillary Clinton”, Kamëz3. Antonela Tako, mësuese historisë, gjimnazi “Themistokli Gërmenji”, Korçë4. Brunilda Salaj, mësuese e historisë, 9-vjeçare, “Hasan Prishtina”, Tiranë5. Eljona Plaku, mësuese e historisë, shkolla 9-vjeçare “Rreze Drite”, Berat6. Florenca Stafa, mësuese e historisë, 9-vjeçare “Sulë Misiri”, Elbasan7. Gentian Dedja, mësues i historisë, gjimnazi “Dhaskal Todri”, Elbasan8. Mira Kuçi, drejtoreshë, mësuese e historisë, shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagani”, Vaqarr9. Mirela Novruzaj, mësuese e historisë, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, Tiranë10. Vojsava Kumbulla, drejtoreshë, mësuese e historisë, gjimnazi “Isa Boletini”, Vorë

për përkushtimin e tyre në diskutimin e materialeve.

Page 6: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

PASQYRA E LËNDËS

I. Parathënie 3

II. Falënderime 5

III. Hyrje 7

IV. Rëndësia e mësimit të historisë në shkollë dhe metoda të mësimdhënies 11

V. Dokumente arkivore 13

1. Gjyqi kundër “kulakëve” të Lapardhasë në vitin 1976 14

2. Kontrolli i “elementëve të deklasuar” në Tiranë 18

3. Qarkore e KQ të PPSH për Komitetet e PPSH të reparteve ushtarake 26

4. Evidentimi dhe kontrolli i “kontingjenteve armiqësore e keqbërëse” 29

5. Masat e PPSH për fshehjen e kampeve të punës të të burgosurve përpara grupeve të vizitorëve të huaj 41

6. Komentet e “elementit armik” pas zyrtarizimit të prishjes së marrëdhënieve me Kinën 43

7. Diskutimi i Sekretarëve të KQ të PPSH mbi trajtimin e të burgosurve të amnistuar në vitin 1982 49

8. Fjalimi i Ministrit të Brendshëm Hekuran Isai mbi kriminalitetin 53

9. Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e të internuarve dhe të dëbuarve në vitin 1984 63

VI. Fjalorthi i termave dhe koncepteve 70

VII. Shkurtesat 81

VIII. Lista e dokumenteve arkivore të botuar 82

IX. Burime të përdorura 83

X. Literaturë e këshillueshme 84

XI. Shënime mbi autorët 86

Page 7: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Hyrje“Sa je dënue?,– e pveta.”

“Katër.” “Sa ke bâ?”

“Katërmbëdhetë.” “Sa të mbetën?”

“Njizetekatër.”

(At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue. Tiranë: 55, 2006, fq.691) Represioni në Shqipërinë komuniste është një temë shumë e gjerë, hulumtimi shkencor i së

cilës është ende në hapat fillestarë. Nisur nga njohuritë bazë mbi sistemin politik, legjislacionin, aparatin represiv dhe praktikat e tij, regjimi komunist shqiptar konsiderohet përgjithësisht si një nga më represivët e kampit komunist dhe me shumë gjasa më represivi në periudhën pas vdekjes së Stalinit (1953). Kujtimet dhe dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë janë një kontribut i paçmueshëm në njohjen e këtij kapitulli dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet e diktaturës komuniste. Hulumtimet bazuar në dokumente arkivore janë ndërkohë, veçanërisht krahasuar me vendet e tjera të Lindjes, të pakta. Me përjashtim të ish-arkivit të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), kushtet për shfrytëzimin sistematik të dokumenteve (relevante për temën) janë mjaft të vështira. Në ish-arkivin e PPSH gjenden “male” me dokumente, por analizimi i tyre kërkon resurse të shumta njerëzore dhe përgatitje të posaçme profesionale.

“Arkivi nuk është një vend në të cilin ruhet e kaluara nuk është një kantier i madh ndërtimi në të cilin shtresat e së djeshmes gërmohen një pas një, derisa na shfaqet historia e plotë”1 – shkruan historiani gjerman Jörg Baberowski, specialist i komunizmit sovjetik. “Në të vërtetë,” – vazhdon ai – “historiani ballafaqohet në arkiv vetëm me dëshmitë që kanë mundur të shpëtojnë deri në të tashmen, jo me historinë. Është detyra e tij pastaj të vendosë rregull në kaosin e materialeve historike të zbuluara” 2. Duke kritikuar praktikën e thjeshtë të parafrazimit të materialeve arkivore të periudhës së komunizmit, Baberowski thekson rëndësinë e një qasjeje interpretuese-kritike dhe formulimit të pyetjeve studimore. Sipas tij, “vetëm pasi, dokumentet shndërrohen në burime”3. Në të njëjtën linjë mendimi, studiuesi shqiptar Elidor Mëhilli argumenton se njohja dhe kuptimi i të kaluarës nuk arrihet thjesht me “zbardhjen” e dokumenteve, por kërkon interpretimin e kujdesshëm të tyre dhe ndërgjegjësimin e historianëve dhe publikut se “përveçse depozitë të vërtetash e gënjeshtrash, arkivi është edhe një sistem, teknologji pushteti, institucion me rregulla të brendshme, një logjikë përpunimi dhe redaktimi, një hierarki vlerash dhe autoriteti mbi të kaluarën, si edhe një marrëdhënie jo e rastësishme me institucionin e partisë”4.

Në rastin e represionit në Shqipërinë komuniste, shumë dëshmi nuk kanë mundur të mbijetojnë deri më sot – mjafton të përmenden burgimet dhe pushkatimet pa vendime gjyqësore apo fshehja e eshtrave të shumë të ekzekutuarve. Prandaj hulumtimi sistematik i kësaj teme has në vështirësi të mëdha. Dokumentet e përfshirë në këtë vëllim nuk synojnë të japin një tablo të plotë, por cekin aspekte, aktorë, praktika e koncepte të ndryshme në këtë lëmë. Në varësi të pyetjeve që u shtrohen, ato mund të japin njohuri të rëndësishme mbi format e represionit në Shqipërinë komuniste dhe

» 1. Baberowski, Jörg: Arbeit an der Geschichte. Vom Umgang mit den Archiven, në: Creuzberger, Stefan dhe Lindner, Rainer (red. shkenc.): Russische Archive und Geschichtswissenschaft. Rechtsgrundlagen, Arbeitsbedingungen, Forschungsperspek-tiven. Frankfurt am Main: Lang, 2003, fq.13-36, këtu: fq.17. » 2. Po aty, fq.17-18. » 3. Po aty, fq.17. » 4. Mëhilli, Elidor: Arkivat dhe zhvarrosja e diktaturës, në: “Peizazhe të fjalës”, 3 qershor 2016, online në: https://peizazhe.

com/2016/06/03/arkivat-dhe-zhvarrosja-e-diktatures/ (aksesuar më 23 tetor 2017).

Page 8: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

atmosferën totalitare brenda “gulagut mesdhetar”5. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh se dokumentet e pasqyrojnë realitetin në mënyrë të cunguar, përmbajnë shtrembërime dhe janë shkruar nga perspektiva e aktorëve partiakë-shtetërorë.

Faksimilet e botuara përmbajnë në shumicën e rasteve dokumente të plota. Në tri raste dokumentet janë shkurtuar për arsye praktike. Të gjithë dokumentet janë nxjerrë nga sektori i ish-arkivit të PPSH-së në Arkivin Qendror Shtetëror (AQSH). Çdo faksimile paraprihet nga një tekst i shkurtër hyrës dhe ndiqet nga disa udhëzime për mësimdhënien e mësimnxënien. Termat dhe konceptet më të rëndësishme shpjegohen shkurtimisht në “fjalorthin” në fund të librit. Të gjitha shënimet në faksimile si nënvizime etj. janë pjesë e dokumenteve origjinale. Ndërhyrja e vetme e redaktorëve në dokumente është fshirja e emrave të personave apo që nuk janë figura të historisë së kohës e mbajtës të funksioneve politike.

Dokumentet e përzgjedhura i përkasin harkut kohor nga mesi i viteve 1970-të deri në mesin e viteve 1980. Në këtë periudhë, politika vetizoluese e shtetit shqiptar arriti kulmin.6 Zyrtarisht marrëdhëniet me aleaten e fundit, Republikën Popullore të Kinës, u ndërprenë në vitin 1978, por “miqësia shqiptaro-kineze” kishte pësuar krisje të rënda që në fillimin e viteve 1970-të, ndër të tjera si pasojë e afrimit të Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e vizitave të presidentëve amerikanë Riçard Nikson në vitin 1972 dhe Xherard Ford në 1975 në Kinë. Prej vitit 1975 do të fillonte fortifikimi masiv i vendit, ndërsa në dhjetor 1976 Kuvendi Popullor miratoi një Kushtetutë të re, e cila sanksiononte parimin e mbështetjes në forcat e veta (dhe kontrollin e PPSH në çdo fushë).

Si në rastin e krizave me aleatët e mëparshëm, me Jugosllavinë dhe BS-në, mosmarrëveshjet shqiptaro-kineze u shoqëruan me valë represioni në Shqipëri. Në vitet 1974-1975 u dënuan me vdekje ndër të tjerë ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, ministri i Industrisë dhe Minierave Koço Theodhosi, Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit Abdyl Këllezi si dhe u burgosën një numër i madh kuadrosh. Më vonë, pas vdekjes së kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetor 1981, në rrethana ende të pazbardhura, spastrimet do të shtriheshin në Ministrinë e Brendshme, të Jashtme, të Shëndetësisë dhe ata të Mbrojtjes. Sipas modelit stalinist, valët e represionit arrinin deri tek popullsia e thjeshtë. Nga njëra anë, tipar karakteristik i spastrimeve ishte arbitrariteti. Siç dëshmon fundi i bashkëpunëtorit më të ngushtë të Enver Hoxhës për dekada të tëra, Mehmet Shehut, gjithkush rrezikonte të shpallej në çdo moment “armik i popullit”. Nga ana tjetër, siç mund të nxirret konkluzion edhe nga disa dokumente të publikuara në këtë vëllim, shtresat me “biografi të keqe” ishin veçanërisht të rrezikuara. Gjithsesi, kontrolli diktatorial i Parti-Shtetit arriti dimensione ekstreme në këto vite.

5. Hall, Derek: Albania and the Albanians. Londër dhe Nju-Jork: Pinter dhe St’Martins 1994, fq.57. 6. Tendenca e vetizolimit nisi që prej prishjes me BS, u theksua në vitet 1970, arriti kulmin pas prishjes me Kinën dhe u zbut

gradualisht pas vdekjes së Enver Hoxhës, sidomos pas vitit 1988. Ndërkohë, si periudhë e izolimit të jashtëzakonshëm konsiderohet harku kohor midis prishjes zyrtare me Kinën në korrik 1978 dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Beograd në shkurt 1988. Shih: Grothusen, Klaus-Detlev: Außenpolitik, në: Grothusen, Klaus-Detlev (red. shkenc.), Südos-teuropa-Handbuch, vëllimi 7: Albanien. Göttingen: Vandenhoeck & Ruprecht, 1993, fq.86-156, këtu: fq.135-138.

» Kodi Penal, 1977, neni 1, në: Gazeta Zyrtare 1977/3, fq.27

Page 9: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Statistikat gjyqësore lënë të kuptohet se në periudhën në fjalë represioni ishte më i ashpër në fazën direkt para prishjes zyrtare me Kinën. Në vitet 1976 dhe 1977 do të dënoheshin respektivisht 353 dhe 453 persona për arsye politike.7 Numri i dënimeve politike vazhdoi të ishte i lartë deri në vitin 1980 (345 të dënuar), por do të ulej ndjeshëm, krahasimisht, në vitin 1981 (221 të dënuar) dhe veçanërisht në vitet 1982 (153 dënime) dhe 1983 (67 dënime) (Perbri: 4, 5). Fakti që denoncimi publik i “grupit armiqësor të Mehmet Shehut” përkon me rënien e theksuar të numrit të dënimeve politike mund të duket paradoksal në shikim të parë, por në fakt ndjek një logjikë tipike staliniste: inskenimin e Shehut si fajtor të politikave represive të deriatëhershme. Gjithsesi, statistikat gjyqësore nuk japin një tablo të plotë. Mjafton të përmendet që dëbimi dhe internimi mund të ndërmerreshin edhe si masa administrative pa vendim gjyqësor dhe pa të drejtë ankimi para gjykatës për të akuzuarin (shih “Dëbim” dhe “Internim” në “Fjalorthin e termave dhe koncepteve”). Siç tregojnë edhe dokumentet në vazhdim, format e represionit ishin nga më të ndryshmet dhe pasiguria ligjore mbizotëronte.

7. AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1978, dosja 35, fl.3-14, këtu: fl.3: Informacion i Gjykatës së Lartë drejtuar KQ të PPSH “Mbi disa të dhëna të statistikës gjyqësore për vitin 1977”, 18.2.1978.

» Kodi Penal, 1977, neni 2, në: Gazeta Zyrtare 1977/3, fq.28

» Kodi Penal, 1977, neni 16, në: Gazeta Zyrtare 1977/3, fq.32

» AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1981, dosja 19, fl.102-108, këtu: fl.107: “Disa pa-sqyra mbi gjendjen e kriminalitetit në vitin 1981” (4)

Page 10: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

» AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1983, dosja 36, fl.10-17, këtu: fl.10: Relacion i Sektorit të Organeve të Pushtetit, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme “Mbi të dhënat e statistikës gjyqësore për vitin 1983”, 9.3.1984 (5)

Page 11: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Rëndësia e mësimit të historisë në shkollë dhe metoda të mësimdhënies

1. Vlera e mësimit të historisë në shkollë

“(...) tekstet, veçanërisht tekstet e historisë, nuk transmetonin dhe nuk transmetojnë vetëm fakte, por edhe përhapin ideologji, ndjekin zhvillime politike dhe përpiqen t’i justifikojnë ato duke i veshur me legjitimitet historik.”1

Të jesh mësues i historisë është një sfidë e veçantë. Historia është memoria dhe mësuesja e shoqërisë. Mësimi i historisë në shkolla në shoqëritë moderne ka një rëndësi kyç për të ruajtur memorjes historike, për të kuptuar të kaluarën dhe të tashmen, për edukimin qytetar të nxënësve dhe për të zhvilluar aftësitë e të menduarit analitik e kritik tek ta. Për shkak të rëndësisë së madhe politike, legjitimuese dhe identitet-krijuese, historia dhe mësimdhënia e historisë janë objekt debatesh dhe, jo rrallë, instrumentalizimi. Kur keqpërdoren, historia dhe mësimdhënia e historisë kthehen në një burim të rrezikshëm paragjykimesh, urrejtjeje, dhune dhe të menduari jokritik e shabllon.

Pas rënies së komunizmit mësimdhënia dhe mësimnxënia e historisë në vendet e Europës Juglindore dhe Lindore u vu në qendër të vëmendjes së organizmave europianë dhe ndërkombëtarë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është shprehur në rekomandimin 1283, viti 1996:

“1. Njerëzit kanë të drejtën e tyre për të pasur një të kaluar, ashtu siç kanë të drejtën për ta braktisur atë. Historia është njëra prej mënyrave për ta rigjetur këtë të kaluar dhe për të krijuar një identitet kulturor. Ajo është porta që të çon drejt përvojave e pasurive të së kaluarës dhe kulturave të tjera. Ajo është disiplina që merret me zhvillimin e një qasjeje kritike ndaj informacionit dhe imagjinatës së kontrolluar.

2. Historia gjithashtu luan një rol politik kyç në Europën e sotme. Ajo kontribuon në mirëkuptimin, tolerancën dhe besimin më të madh mes individëve dhe mes popujve të Europës – ose mund të kthehet edhe në një forcë ndarjeje, dhune dhe intolerance.

3. Ndërgjegjja historike është një aftësi e rëndësishme qytetare. Pa të, individi është më i prekshëm nga manipulimi politik dhe manipulimet e tjera.

(...) 14. Asambleja rekomandon që Komiteti i Ministrave të inkurajojë mësimdhënien e historisë në

Europë sipas propozimeve të mëposhtme: 14.1. Ndërgjegjja historike duhet të jetë pjesë thelbësore e edukimit të të gjithë të rinjve.

Mësimdhënia e historisë duhet t’i mundësojë nxënësve të fitojnë aftësitë e të menduarit kritik që të analizojnë dhe interpretojnë informacionin në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme, të njohin kompleksitetin e çështjeve dhe të vlerësojnë diversitetin kulturor. Duhet të identifikohen stereotipat dhe çdo shtrembërim tjetër bazuar mbi paragjykimet kombëtare, raciale, fetare ose paragjykime të tjera (...)”2.

Vëllimi që keni në duar synon të japë një kontribut në implementimin në praktikë të rekomandimit të sipërpërmendur. Botimi i dokumenteve shoqëruar me informacione orientuese dhe udhëzuese ka për qëllim t’i shërbejë sa ndërgjegjësimit historik, aq edhe aftësimit të nxënësve për t’iu qasur burimeve historike dhe historisë në mënyrë kritike, të përgjegjshme dhe analitike.

» 1. Pingel, Falk: UNESCO Guidebook on Textbook Research and Textbook Revision. Paris dhe Braunschweig: UNESCO dhe Georg Eckert Institute for International Textbook Research, 2010 (botim i dytë), fq.8. » 2. Rekomandimi 1283 i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Historia dhe mësimi i historisë në Europë”, 22 janar

1996, online në: http://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-DocDetails-EN.asp?FileID=15317&lang=EN.

Page 12: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

2. Teknika dhe metoda interaktive të mësimdhënies dhe mësimnxënies

Metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies ndahen në dy grupe të mëdha: metodat tradicionale dhe metodat interaktive. Grupi i parë vendos në qendër të vëmendjes MËSUESIN, ndërsa i dyti NXËNËSIN. Sipas metodës së parë, MËSUESI flet gjatë gjithë orës së mësimit, kurse sipas metodës së dytës, MËSUESI udhëheq e NXËNËSI punon.

Qëllimi i këtij vëllimi nuk është të shtjellojmë metodat e mësimdhënies e mësimnxënies, por të propozojmë disa metoda interaktive të punës me dokumentet arkivore ku mësuesi dhe nxënësi punojnë së bashku. Më pas, mësuesi, duke marrë parasysh kushtet e shkollës, nivelin e nxënësve etj. vendos se çfarë metoda mësimdhënieje do të përdorë për të realizuar synimet e programit të edukimit historik të nxënësve.

I nderuar mësues i historisë, në këtë ofertë pedagogjike, me dokumente historike nga periudha komuniste nuk mund që të

pretendojmë të shkruajmë gjithçka për teknikat dhe metodat e mësimdhënies e mësimnxënies interaktive. Vëmendja do të përqendrohet në ato çështje që kanë qenë më parë pjesë e formimit tuaj universitar dhe që do të jenë pjesë e trajnimit tuaj në vazhdim, si detyrim shtetëror, por jo vetëm.

Teknikat dhe metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies janë të shumta. Teknikat përdoren për të krijuar situatën e të nxënit, ndërsa metodat i përfshijnë nxënësit në veprimtari. Si teknika mund të përmendim: brainstorming, insert, harta e të pyeturit, klasteri, tabela e koncepteve, ditarët e të nxënit, diagrami i Venit etj. Metodat interaktive, ku mësuesi udhëheq dhe nxënësi punon, janë: puna në grup, loja e rolit, puna me projekte kërkimore, intervista, debati etj. Gjatë aplikimit të këtyre metodave mësuesi u jep mundësi nxënësve të punojnë me burimet historike.

Oferta jonë pedagogjike është një ndihmesë për të zbatuar metodat interaktive në punën me burimet historike arkivore. Përdorimi i burimeve historike, sidomos atyre arkivore, në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies së historisë, nën drejtimin e mësuesit, u tregon nxënësve rrugën për kërkimin e pavarur të informacionit; u krijon mundësi atyre që të gjejnë një shumëllojshmëri zgjidhjesh për të njëjtin problem historik; i ndihmon ata që të ndërtojnë strategjitë e të menduarit; i orienton në gjykime e arsyetime të pavarura, jo në përkufizime të gatshme; i ndihmon ata që të japin gjykime të vlefshme, të analizojnë situata, të zhvillojnë të mësuarin ndërlëndor, të zgjidhin probleme, të marrin vendime të arsyeshme, të krijojnë ide, t’i qartësojnë ato etj. Duke ndjekur të gjitha këto procese, nxënësit zhvillojnë të menduarin kritik për të gjykuar dhe reflektuar mbi ngjarje dhe figura historike, gjë që është baza e formimit qytetar të të rinjve.

Teknikat dhe metodat konkrete të mësimdhënies së dokumenteve të botuara në këtë punim i gjeni në aparatin pedagogjik që pason çdo dokument.

Page 13: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

DOKUMENTE ARKIVORERepresioni në periudhën e vetizolimit

(gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve 1980)

Page 14: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE14

Gjyqi kundër “kulakëve” të Lapardhasë në vitin 1976(AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1976, dosja 463, fl.1-3: Raport i Komitetit të PPSH të

Rrethit Berat drejtuar KQ të PPSH, “Informacion mbi disa konkluzione nga zhvillimi i gjyqit kundër kulakëve të Lapardhasë”, 3.5.1976)

Konteksti dhe vlera e dokumentitMes partive komuniste të Europës Lindore, PPSH përfaqësonte një këndvështrim ekstrem në

lidhje me luftën e klasave. Sipas saj, vendosja dhe konsolidimi i pushtetit komunist nuk shënonte fundin apo zbutjen e luftës së klasave. Përkundrazi, kjo (duhej të) ashpërsohej gjithnjë e më shumë. Klasat e shfuqizuara mbeteshin armiq që me mjete të fshehta e kriminale synonin dëmtimin e vendit, ekonomisë dhe shoqërisë me qëllim përmbysjen e pushtetit komunist. Nisur nga ky këndvështrim, PPSH vazhdoi të përndiqte ashpërsisht deri në rënien e sistemit shtresat me “biografi të keqe” politike. Për të vërtetuar tezën e domosdoshmërisë së luftës së klasave, për të dhënë shembuj frikësues dhe nxitur popullsinë për pjesëmarrje aktive, herë pas here mbaheshin gjyqe të hapura.

Dokumenti i mëposhtëm jep njohuri mbi qëllimin, mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të këtyre gjyqeve, publikun si dhe portretizimin që i bënte PPSH shtresave me biografi të keqe.

Page 15: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 15

Page 16: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE16

Page 17: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 17

TERMA DHE KONCEPTE PËR T’U KUPTUAR- kulak - krimi i agjitacionit dhe propagandës (kundër shtetit) - pasuri socialiste- Komiteti i Partisë - veprimtari armiqësore - element i deklasuar- armiku i klasës- organizata-bazë të Partisë- organizata të masave - lufta e klasave - marksizëm-leninizëm - rrethimi imperialisto-revizionist - edukim/qëndrim revolucionar - Byroja Politike - Fronti Demokratik

Shpjegoni kuptimin e termave dhe koncepteve duke u bazuar në përmbajtjen e dokumentit, njohuritë tuaja, tekstet e lëndës së historisë, informacione të mësuesit dhe shpjegimet e dhëna në “Fjalorthin e termave dhe koncepteve” në fund të këtij libri.

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE LËNDORE MBËSHTETUR NË DOKUMENTNxënësi• njeh terma dhe koncepte të krijuara dhe të përdorura gjatë regjimit komunist;• dallon këndvështrimin ekstrem të PPSH për luftën e klasave;• zbulon mënyrat e përndjekjes së shtresave me “biografi të keqe” politike nga ana e PPSH;• evidenton qëllimin, mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të gjyqeve si dhe qëndrimin e pjesëmarrësve në gjyq;• kupton se si kanë ndikuar këto procese gjyqësore në shoqërinë e sotme shqiptare;• komunikon mirë dhe në mënyrë korrekte me të tjerët duke u përfshirë në diskutim e duke dhënë kontributin e vet.

PYETJE KYÇCili ishte funksioni i gjyqeve të hapura gjatë diktaturës komuniste?

LIDHJA ME FUSHAT E TJERA Qytetari, letërsi.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVETeknikë e sugjeruarKlasterShkruani një nga konceptet e dhëna dhe tregoni në tabelë njohuritë që keni për të pa lexuar dokumentin. Metodë e sugjeruarLoja e rolit Dramatizoni dokumentin: një grup nxënësish të përfaqësojnë kulakët dhe një tjetër të mbrojë regjimin.Veprimtari e sugjeruar Përfytyroni një gazetar nën regjimin komunist ose të një vendi perëndimor duke ndjekur gjyqin e Lapardhasë. Shprehni qëndrimin tuaj në një reportazh me 20 fjali. Titullin vendoseni në bazë të leximit të dokumentit.

IDE PËR T’U DISKUTUAR1. Cilat kategori të shoqërisë socialiste cilësohen si “armiq të klasës”?2. Në çfarë kushtesh zhvillohej procesi gjyqësor?3. A kishte profesionistë të fushës që ndiqnin ose drejtonin procese të tilla gjyqësore?4. Çfarë ju bëri më tepër përshtypje nga materiali që lexuat? Argumentoni përse?5. “Lufta e klasave, në kushtet e rrethimit imperialisto-revizionist, as nuk shuhet e as nuk zbutet, përkundrazi, ashpërsohet e thellohet vazhdimisht” – thuhet në dokument. Çfarë pasojash solli kjo politikë në jetën e shqiptarëve?

MENDONI NË MËNYRË KRITIKEPunë e pavarur në shtëpi 1. A njihni raste analoge të këtyre gjykimeve apo të përndjekjes së kulakëve? (pyesni familjarët tuaj).2. Në ç‘mënyrë këto procese gjyqësore ndikojnë në jetën e shqiptarëve sot? Shprehni qëndrimin tuaj në një ese me 20 fjali.

Page 18: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE18

Kontrolli i “elementëve të deklasuar” në Tiranë(AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1977, dosja 258, fl.1-7: Raport i Komitetit të PPSH të Rajonit

Nr.4 Tiranë, “Evidentimi dhe gjendja e elementëve të deklasuar dhe pa karta fronti”, 26.4.1977) Konteksti dhe vlera e dokumentitVitet 1976-1978 përkojnë me një moment delikat për PPSH, pasi kontradiktat e hapura dhe më pas

prishja e marrëdhënieve me Kinën e dobësuan ndjeshëm Shqipërinë ne arenën ndërkombëtare dhe ekonomikisht. Në këtë situatë, si masë parandaluese, regjimi intensifikoi kontrollin dhe represionin. Shtresat me “biografi të keqe” u ndodhën veçanërisht të rrezikuara, pasi luajaliteti politik i tyre vihej në dyshim.

Dokumenti pasqyron si konceptohej dhe zhvillohej lufta e klasave.

Page 19: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 19

Page 20: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE20

Page 21: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 21

Page 22: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE22

Page 23: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 23

Page 24: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE24

Page 25: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 25

TERMA DHE KONCEPTE PËR T’U KUPTUAR- kartë Fronti- vigjilencë revolucionare- mbeturina e shfaqje të huaja- presioni ideologjik borgjezo-revizionist

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE LËNDORE MBËSHTETUR NË DOKUMENTNxënësi • njeh terma dhe koncepte të krijuara dhe të përdorura gjatë regjimit komunist;• analizon mënyrat si PPSH e konceptonte dhe zhvillonte luftën e klasave;• zbulon gjendjen e shtresave të prekura nga lufta me PPSH; • komunikon mirë dhe në mënyrë korrekte me të tjerët duke u përfshirë në diskutim e duke dhënë kontributin e vet.

PYETJE KYÇMe ç’forma dhe mjete realizohej lufta e klasave?

LIDHJA ME FUSHAT E TJERA Qytetari, letërsi.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE Teknikë e sugjeruarMbajtja e strukturuar e shënimeve.Metodë e sugjeruarPunë në grupe, diskutim.Veprimtari e sugjeruarImagjinoni sikur jeni autori i këtij raporti. Çfarë do të ndjenit sot duke e rilexuar atë? Pse? Shprehni qëndrimin tuaj në një ese me 20 fjali.

IDE PËR T’U DISKUTUAR1. Në ç’rrethana historike PPSH intensifikonte “evidentimin dhe kontrollin e elementëve të deklasuar dhe pa karta fronti”?2. Cilat masa ndërmerreshin në praktikë?3. Cilat qëndrime e veprime konsideroheshin “të drejta” ndaj “elementëve të deklasuar” dhe cilat “të gabuara”?

MENDONI NË MËNYRË KRITIKEPunë e pavarur në shtëpiTregoni një shembull të zhvillimit të luftës së klasave në vendbanimin tuaj gjatë regjimit komunist. Cili është qëndrimi juaj? Shprehni atë në një ese me 20 fjali.

Page 26: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Për të lexuar më tej, lutemi të kontaktoni meInstitutin për Demokraci, Media dhe Kulturë

www.idmc.al

Page 27: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 81

Shkurtesat

AQSH Arkivi Qendror Shtetëror

ATSH Agjencia Telegrafike Shqiptare

BP Byroja Politike (e PPSH)

BRPSH Bashkimi i Rinisë së Punës të Shqipërisë

BS Bashkimi Sovjetik

FDSH Fronti Demokratik i Shqipërisë

KQ Komiteti Qendror (i PPSH)

MPB Ministria e Punëve të Brendshme

PPSH Partia e Punës së Shqipërisë

SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Page 28: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE82

Lista e dokumenteve arkivore të botuar

1) AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1976, dosja 463, fl.1-3: Raport i Komitetit të PPSH të Rrethit Berat drejtuar KQ të PPSH “Informacion mbi disa konkluzione nga zhvillimi i gjyqit kundër kulakëve të Lapardhasë”, 3.5.1976.

2) ---------------------------------------------------------- viti 1977, dosja 258, fl.1-7: Raport i Komitetit të PPSH të Rajonit Nr.4 Tiranë “Evidentimi dhe gjendja e elementëve të deklasuar dhe pa karta fronti”, 26.4.1977.

3) ---------------------------------------------------------- viti 1977, dosja 117, fl.1-2: Qarkore e KQ të PPSH për Komitetet e Partisë të reparteve ushtarake “Mbi parandalimin e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse”, 18.3.1977.

4) ---------------------------------------------------------- viti 1978, dosja 170, fl.2-12: Relacione të Komiteteve të PPSH të rretheve Lezhë, Tropojë dhe Pukë mbi zbatimin e direktivës së PPSH për evidentimin dhe kontrollin e kontingjenteve armiqësore e keqbërëse, 17.7.1978 – 30.7.1978.

5) ---------------------------------------------------------- viti 1978, dosja 241, fl.58: Informacion i Komitetit të PPSH të Rrethit Shkodër “Probleme me turistët e huaj”, 10.4.1978.

6) ------------------------------------------------------------------------------------------ fl.8-10: Informacion i Komitetit të PPSH të Rrethit Shkodër mbi komentet “armiqësore” pas zyrtarizimit të prishjes së marrëdhënieve me Kinën, 5.9.1978.

7) ----------------------------------------------------------------------------------------- fl.74-75: Informacion i Komitetit të PPSH të Rrethit Vlorë “Mbi komentet dhe parullat armiqësore të bëra nga elementi armik gjatë tremujorit III 1978”, 11.10.1978.

8) ---------------------------------------------------------- viti 1983, dosja 44, fl.56-91, këtu: fl.56-57, 60-64, 69-70: Qarkore e KQ të PPSH dërguar Komiteteve të PPSH të rretheve mbi fjalimin e Ministrit të Brendshëm Hekuran Isai “Mbi shfaqjet e kriminalitetit” mbajtur në aktivin e PPSH të rrethit të Durrësit, 2.12.1983.

9) ---------------------------------------------------------- viti 1984, dosja 17, fl.226-231: Njoftim i Prokurorisë së Përgjithshme për KQ të PPSH “Mbi disa probleme ligjore që dalin nga kontrolli në vendet e vuajtjes së internim-dëbimit”, 27.6.1984.

10) AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Organet udhëheqëse, viti 1982, dosja 98, 17 fl., këtu: fl.1-3: Takim ditor i Sekretarëve të KQ të PPSH më 25 tetor 1982.

Page 29: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 83

Burime të përdorura

AQSH, Fondi 14/Arkivi i Partisë, Struktura, viti 1978, dosja 35, fl.3-14: Informacion i Gjykatës së Lartë drejtuar KQ të PPSH “Mbi disa të dhëna të statistikës gjyqësore për vitin 1977”, 18.2.1978.

-------------------------------------------------------- viti 1981, dosja 19, fl.102-108: “Disa pasqyra mbi gjendjen e kriminalitetit në vitin 1981”.

-------------------------------------------------------- viti 1983, dosja 36, fl.10-17: Relacion i Sektorit të Organeve të Pushtetit, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme “Mbi të dhënat e statistikës gjyqësore për vitin 1983”, 9.3.1984.

Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSH, 1985.

“Gazeta Zyrtare”

Rekomandimi 1283 i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Historia dhe mësimi i historisë në Europë”, 22 janar 1996, online në: http://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-DocDetails-EN.asp?FileID=15317&lang=EN.

“Zëri i Popullit”

Page 30: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

KOMUNIZMI PËRMES DOKUMENTEVE ARKIVORE84

Literaturë e këshillueshme (përzgjedhje)(studime dhe jetëshkrime)

Në shqipDervishi, Kastriot: Sigurimi i Shtetit 1944–1991. Historia e policisë politike të regjimit komunist.

Tiranë: 55, 2012. Dervishi, Kastriot: Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste. Tiranë: Instituti i Studimit të

Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2015.Fischer, Bernd J.: Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri. Tiranë: Tirana Times dhe AIIS,

2010.Gjeçovi, Xhelal (red. shkenc.): Historia e popullit shqiptar, vëllimi 4: Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë

Botërore dhe pas saj 1939-1990. Tiranë: Toena, 2008.Idrizi, Idrit/ Rexhepaj, Albana/ Vorpsi, Irida (red. shkenc.): Përpjekja, vëllimi 32-33: Studime

aktuale dhe perspektiva të reja për historinë e Shqipërisë në shekullin XX. Tiranë: Qendra Përpjekja, 2014.

Kati, Fabian (përg.): Antologjia e plagëve. Nën terrorin komunist. Tiranë: Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, 2004.

Liço, Alma: Krahë të këputur. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2015.

Lubonja, Liri: Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990. Tiranë: Fjala, 2007.Tufa, Agron dhe Lleshanaku, Luljeta (përg.): Zërat e kujtesës. Vëllimi I-III. Tiranë: Instituti i Studimit

të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2014–2016.Mëhilli, Elidor: Arkivat dhe zhvarrosja e diktaturës, në: “Peizazhe të fjalës”, 3 qershor 2016, në

internet në: https://peizazhe.com/2016/06/03/arkivat-dhe-zhvarrosja-e-diktatures/ (aksesuar më 23 tetor 2017).

Musta, Agim, Gjëmat e komunizmit në Shqipëri. Tiranë: GEER, 2001.Nikolla, Albert P.: Njeriu i ri shqiptar. Ndërmjet moralit komunist dhe krizës së tranzicionit. Tiranë:

Onufri, 2012.Pepa, Pjetër: Dosja e diktaturës. Tiranë: Kumi, 2009.Pingel, Falk: UNESCO Guidebook on Textbook Research and Textbook Revision. Paris dhe

Braunschweig: UNESCO dhe Georg Eckert Institute for International Textbook Research, 2010 (botim i dytë).

Pipa, Arshi: Stalinizmi shqiptar. Aspekte ideo-politike. Tiranë: IKK, 2007.Pllumi, At Zef: Rrno vetëm për me tregue. Tiranë: 55, 2006 (botim i dytë).Sadiku, Xhafer: Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948–1990. Tiranë: Instituti i

Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013. Sufaj, Fehmi: Historia e burgjeve të Shqipërisë gjatë shek. XX. Tiranë: Albin, 2000.

Në gjuhë të tjeraAmnesty International: Albania. Political Imprisonment and the Law. London: Amnesty International

Publications, 1984.Baberowski, Jörg: Arbeit an der Geschichte. Vom Umgang mit den Archiven, në: Creuzberger, Stefan

dhe Lindner, Rainer (red. shkenc.): Russische Archive und Geschichtswissenschaft. Rechtsgrundlagen, Arbeitsbedingungen, Forschungsperspektiven. Frankfurt am Main: Lang, 2003, fq.13-36.

Elsie, Robert: Historical Dictionary of Albania. Lanham, Toronto dhe Plymouth: Scarecrow, 2010 (botim i dytë).

Gestwa, Klaus: Reflektierte Archivarbeit – der “Königsweg” osteuropäischer Zeitgeschichte. Die übersichtliche “Welt der Modelle“ und die “konstitutive Widersprüchlichkeit“ des Sowjetsystems, në: Creuzberger, Stefan dhe Lindner, Rainer (red. shkenc.): Russische Archive und Geschichtswissenschaft.

Page 31: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

REPRESIONI NË PERIUDHËN E VETIZOLIMIT 85

Rechtsgrundlagen, Arbeitsbedingungen, Forschungsperspektiven. Frankfurt am Main: Lang, 2003, fq.37-49.

Grothusen, Klaus-Detlev (red. shkenc.): Südosteuropa-Handbuch, vëllimi 7: Albanien. Göttingen: Vandenhoeck & Ruprecht, 1993.

Hall, Derek: Albania and the Albanians. Londër dhe Nju-Jork: Pinter dhe St’Martins, 1994. Kretsi, Georgia: “Good and Bad Biography”. The Concept of Family Liability in the Practice of State

Domination in Socialist Albania, në: Brunnbauer, Ulf; Helmedach, Andreas dhe Troebst, Stefan (red. shkenc.): Schnittstellen. Gesellschaft, Nation, Konflikt und Erinnerung in Südosteuropa. Festschrift für Holm Sundhaussen zum 65. Geburtstag. München: Oldenbourg, 2007, fq.175-188.

Minnesota Lawyers International Human Rights Committee: Human Rights in the People’s Socialist Republic of Albania. Minneapolis, 1990.

O’Donnell, James S.: A Coming of Age. Albania under Enver Hoxha. Boulder dhe Nju-Jork: Columbia University Press, 1999.

Tönnes, Bernhard: KZ-Justiz in Albanien – Ein auch für Ausländer bedeutsames Internierungs- und Verbannungsdekret, në: Wissenschaftlicher Dienst Südosteuropa 29/3 (1980), fq.61-66.

Woodcock, Shannon: Life Is War. Surviving Dictatorship in Communist Albania. Bristol: HammerOn Press, 2016.

Page 32: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

Shënime mbi autorët

Dr. Mag. Idrit Idrizi, MA është asistent shkencor në Institutin për Historinë e Evropës Lindore të Universitetit të Vjenës. Ka studiuar histori dhe të drejtat e njeriut (shkëlqyeshëm) dhe ka marrë doktoratën në histori (shkëlqyeshëm) në Universitetin e Vjenës. Disertacioni i tij “Herrschaft und Alltag im albanischen Spätsozialismus (1976–1985)” [Sundimi komunist dhe jeta e përditshme në Shqipërinë socialiste të vonë (1976–1985)] është vlerësuar me çmimet “Richard G. Plaschka” të Akademisë së Shkencave të Austrisë, “Grete Mostny” të Fakultetit të Historisë dhe Shkencave të Kulturës të Universitetit të Vjenës dhe “Michael Mitterauer për studime në fushën e historisë sociale, kulturore dhe ekonomike në Vjenë” dhe del për botim në verë 2018. Fusha e hulumtimit: Komunizmi dhe kujtesa mbi komunizmin në Shqipëri dhe Evropën Juglindore. Për më shumë informacione: https://iog.univie.ac.at/ueber-uns/personal/assistenten/idrit-idrizi/.

Dr. Jonila GodoleDrejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), Tiranë

Dr. Jonila Godole është prej vitit 2005 pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit. Ajo ka studiuar për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin “J. W. Goethe” Frankfurt am Main/Gjermani. Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e njohur sidomos për intervistat politike.

Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medias në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që prej vitit 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar nga Papirus më 2014. Njëkohësisht ajo është autore e dhjetëra artikujve shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të mediave dhe gazetarisë në vendet postkomuniste. Godole njihet gjithashtu si shkrimtare dhe përkthyese e letërsisë klasike gjermane dhe ka fituar disa çmime të rëndësishme (Kult 2011; dy çmime nga Ministria e Jashtme e Austrisë, 2010 dhe 2014).

Prej vitit 2014 Godole është drejtore ekzekutive e IDMC - Institute for Democracy, Media&Culture (www.idmc.al), një institucion partner i Fondacionit Konrad-Adenauer në Tiranë. Ky institut ka në fokus të punës së tij angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit të tyre përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese mbi regjimin komunist dhe pasojat e tij deri më sot. Përmes angazhimit të saj personal dhe profesional, komenteve në shtyp dhe në televizion, në lidhje me këtë temë, Godole ia ka dale ta bëjë institutin që drejton, IDMC, një organizëm thelbësor në çështjet e ballafaqimit me të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe të motivojë mësues të historisë dhe të rinjtë të interesohen për dëshmitarët okularë të kohës, vendet e kujtesës dhe tema të lëna në harresë.

MA. Fatmiroshe Xhemalaj, Specialiste e historisë, TiranëNjë ndër themelueset dhe ishdrejtuese e shoqatës së mësuesve të historisë së Shqipërisë, “Rinia

dhe Historia”; ambasadore e shoqatës paneuropiane të mësuesve të historisë, EUROCLIO; drejtuese e projekteve kombëtare dhe për rajonin e Ballkanit në fushën e mësimit dhe mësimdhënies së historisë; trajnere e mësuesve të historisë; organizatore e një sërë konferencash ndërkombëtare dhe seminaresh në Shqipëri me mbështetjen e KE, EUROCLIO, CDRSEE; autore e artikujve shkencorë për mësimin e historisë në shkollë të botuar në “Revistën Pedagogjike” dhe “Kurrikuli dhe Shkolla”; kontributore në librin “Trajnimi fillestar dhe në vazhdim i mësuesve të historisë në Europë”, hartuar nga Universiteti i Vjenës, Fakulteti i Historisë Ekonomike dhe Sociale, botim i KE; bashkautore në librin ndihmës me burime historike për Shqipërinë, Bullgarinë dhe ishrepublikën jugosllave të Maqedonisë për vitet 1945-sot “Të kuptojmë të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen; kontributore në dy volumet e librave me burime historike “Periudha komuniste dhe postkomuniste në Ballkan”, botim i CDRSEE; autore e teksteve shkollore të historisë, gjeografisë dhe materialeve ndihmëse shkollore (fletore pune, harta të historisë kombëtare) etj. Ka punuar mbi dy dekada si mësuese dhe trajnere e mësuesve të historisë në shkollat e arsimit parauniversitar; pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, dega e mësuesisë, si dhe 18 vjet specialiste e historisë shkollore, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Page 33: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar
Page 34: Komunizmi përmes dokumenteve arkivore...Parathënie “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore“ është titulli i një serie të workshop-eve me mësues të historisë të iniciuar

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Idrit, IdriziKomunizmi përmes dokumenteve arkivore : represioni nëperiudhën e vetizolimit : material mësimor plotësues /Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj. – Tiranë:Filara, 2017Vëll. 1 ; ... cm.Vëll.1 : Gjysma e dytë e viteve 70-të dhe gjysma e parë e viteve 80-tëBibliogr.ISBN 978-9928-142-78-8I.Godole, Jonila II.Xhemalaj, Fatmiroshe

1. Historia 2.Sundimi komunist, 1945-1991 3. Dokumente4. Studimi dhe mësimdhënia 37 .091.3 :930.25(496.5) 94(496.5) .09 (093.2)