Kohezioni dhe koherenca

35
Kohezioni dhe koherenca

description

Kohezioni dhe koherenca

Transcript of Kohezioni dhe koherenca

Page 1: Kohezioni dhe koherenca

Kohezioni dhe koherenca

Page 2: Kohezioni dhe koherenca

• Njohurit që kemi marrë nga gjuha ( sidomos morfologjia e sintaksa) në shkollën fillore dhe të mesme nuk janë të mjaftueshme që të shprehemi saktë e kuptueshëm mendimet, idetë tona. Pra kërkohen angazhime shtesë për të arrijtur që gjuha e krijimit (punimit) të jetë në nivel për lexuesin. (selekcionimi i lexuesit, pranuesi, recipientit – shkurtimisht).

• Në ligjerimin me gojë ose me shkrim ne përdorim fjali të thjeshta e të përbëra (periudha).

Page 3: Kohezioni dhe koherenca

• Jo gjithnjë është e mundur që mendimet a gjykimit t’i shprehim me një fjalë ose thënie të vetme. Si në ligjerimin e folur edhe në ligjerimin e shkruar ne prodhojmë thënie ( ajo që thuhet për dicka; mendim, pohim, shprehje, fjalë – togje prej dy a tri fjalësh,etj) të lidhura midis tyre. Pra ligjirimi ynë është i lidhur. Në ligjirimin e shkruar, disa thënie të lidhura më ngushtë midis tyre formojnë një paragraf (njësi tekstore).

Page 4: Kohezioni dhe koherenca

• Ligjirimi i lidhur përbëhet nga paragraf të bashkuar në një njësi më të madhe që quhet tekst.

• Pra, cdo dokument (krijim, punim) i shkruar, qoftë ky raport, hartim,artikull, përbën një tekst. Për t’u lexuar, ose për t’u pranuar (kuptuar)nga lexuesi pa vështërsi duhet të ketë një organizim të brendshëm. Pra, kemi të bëjmë me mënyrën si lidhen midis tyre thëniet e një paragrafi dhe paragrafet e një teksti. Kjo karakterizon:

Page 5: Kohezioni dhe koherenca

• kohezioni që ka të bëjë me mënyrën se si lidhen midis tyre në bazë të rregullave gramatikore të gjuhës njësitë që përbëjnë tekstin.

• koherenca ka të bëjë me organizimin logjik të tekstit, me mënyren se si gjykimet dhe arsyetimet lidhen midis tyre.

Page 6: Kohezioni dhe koherenca

• Kohezioni dhe koherenca janë dukuri që plotësojnë njëra-tjetrën, që janë në funksion të njëra-tjetrës.

• Dukuria gjuhësore paraqet gjithmon dy anë e që përmbushin njëra-tjetrën dhe ku prania e njerës bëhet e qenësishme falë pranisë së tjetrës dhe anasjelltas.

Page 7: Kohezioni dhe koherenca

• Gjithashtu, ligjerimi ka një formë të caktuar, së cilës i përshtatet një përmbajtje e caktuar dhe anasjelltas. A do të kishte kuptim ligjërimi nëse në lidhjen formë-përmbajtje do të mungonte njëra prej tyre? Dikush shprehet:

• „Në qiellin e kaltër shkëlqen një diell i mrekullueshëm, toka është me baltë dhe plotë ujë“.

Page 8: Kohezioni dhe koherenca

• Në këtë tekst të shkurtër hasim një vështërsi në të kuptuar. Lexuesi mund të pyes: „Në qoftë se ka diell, si ka mundësi që toka ka baltë dhe ujë?“. Por, nëse ligjerimi do ta plotësonim me një informacion tjetër:

• “Në qillin e kaltër shkëlqen një diell i mrekullueshëm, por, meqenëse shiu ka pak që ka pushuar, toka është me baltë dhe plotë ujë”.

Page 9: Kohezioni dhe koherenca

• A do të dalë kuptimi më i plotë?• Të dyja tekstët, nga ana e formës

gramatikore, janë realizuar mirë, ndërsa ana e përmbajtjes, teksti i dytë është më i plotë dhe më i kuptueshëm, është koherent.

• Pra, lidhja formë- përmbajtje është lidhje reciproke. Të njëjtin arsyetim do të shtronim edhe për lidhjen kohezion-koherencë.

Page 10: Kohezioni dhe koherenca

• Kohezioni’ – ‘Koherenca’ janë koncepte gramatikore, ku i pari realizohet në kuadrin e frazës (pra, është element sintaksor) dhe i dyti në kuadrin e tekstit të plotë (pra, është element semantik)….

• Kështu, ‘Kohezioni’ përfshin elementet e vecanta gjuhësore të tekstualitetit, ndërsa ‘Koherenca’ ngërthen njësinë me kuptim të plotë, tekstin, njësi që nuk rezulton vetëm nga vecoritë gjuhësore të tekstit, por është rezultat i procesit të interpretimit. Koherenca është rezultat I aktivitetit strukturor dhe dinamik të interpretimit subjektiv, i cili nxjerr përfundime dhe ndërhyn me njohurit e tij për të ndërtuar një botë tekstuale koherente. .

Page 11: Kohezioni dhe koherenca

• Mjetet për sigurimin e kohezionit të tekstit janë disa: lidhëzat e tekstit, përseritja, rimarrja e fjalëve, zëvendësimi i një emri me një përemër ose, përgjithësisht, i një fjalie me fjalë të tjera etj.

Page 12: Kohezioni dhe koherenca

Rimarrja është përseritje e drejtpërdrejtë e lementeve, për faktin e thjeshtë se elementi i future fillimisht në tekst ( elementi i nevojshëm) rishfaqet ( pra rimerret). Përseritjen e hasim në nivele të ndryshme. Rimarrja është e shpeshtë kur flasim në mënyrë spontane, sepse kemi pak kohë në dispozicion për të planifikuar ligjerimin dhe sepse teksti sipërfaqësor shtrihet shpejtë. P.sh. “replikës mund t’i mungojnë shumë gjëra, mund t’i mungojë tharmi dhe djegësira, por mirë është që të mos i mungojë dinjiteti”.

Page 13: Kohezioni dhe koherenca

• Lidhëzat e tekstit dallojnë prej lidhëzave që përdoren brenda periudhës në dy tipare; nga funksioni dhe nga pozicioni në tekst.

• Lidhëzat e tekstit bëjnë të mundur kalimin e “butë” nga një fjali e paragrafit në tjetrën ose nga një paragraf i tekstit në tjetrin. Kalimi bëhet duke iu referuar asaj që është thënë më parë, duke vendosur lidhje shkak-pasojë, duke paralajmëruar atë që do ta themi më pasë, duke shënuar rrethana, duke përqasur gjykime etj.

Page 14: Kohezioni dhe koherenca

• Ato mund të shprehin:• referim prapa ose përpara në tekst: sic

kemi parë, sic u tha më sipër /lart, sic do të shohim, sipas agjensive të lajmeve/ sipas njoftimit etj.

• përgjithësim: në përgjithësi, përgjithësisht, përfundimisht, domethënë etj.

• lidhje shkak- pasojë: në këtë mënyrë, për pasojë, pra,prandaj,, si rrjedhim, si përfundim, dhe atëherë, dhe kështu etj.

Page 15: Kohezioni dhe koherenca

• raporte kohore ose vendore: ndërkaq, tani,pastaj, më përpara, më prapa, më vonë,heret a vonë, më pas,në të njëjtën kohë, etj; më poshtë, më sipër, në këtë pike,lidhur me këtë etj.

• krahasim: kështu që, në të kundërt,në të njëtën mënyrë,në mënyrë të ngjashme,përvec kësaj etj.

Page 16: Kohezioni dhe koherenca

• kundërshti ose lejim: por,megjithatë, mirëpo, nga njëra anë, nga ana tjetër,ng kjo pikëpamje, në të kundërt, përderisa, pavarësisht nga, sidoqoftë,gjithësesi, edhe pse etj.

• shtim dhe intesifikim: madje, së pari,, së dyti….në radhë të parë… etj. Përvec kësaj, për më tepër,, ende, përsëri, gjithashtu, përfundimisht, në të vërtetë;

• hyrje dhe ilustrim: kështu, për shembull, për ilustrim.

Page 17: Kohezioni dhe koherenca

• Ndër mjetet e tjera është edhe përseritja e fjalës kyc, e cila bën që lexuesi mos të humb fillin e mendimit.

• Edhe sinonimet bëjnë të njejtën punë si përseritja ( i pashëm/ e pashme – i hijshëm/ e hijshme; simpatik /simpatike; i paraqitshëm/ e paraqitshme; i bukur/ e bukur; bukurosh/ bukuroshe, në kohën e fundit i paparë- e paparë etj

Page 18: Kohezioni dhe koherenca

• Mjet tjetër është edhe referimi ten jë fjalë tjetër e përdorur më parë ose që do të përdorët më pas në tekst. Mjet tipik i referimit janë përemrat, të cilët përdorën për t’ju shmangur përseritjen e emrit që është përdorur një here. Po kështu, edhe përdorimi në trajtën e shquar e emrit që që më pare është përdorur në trajtë të pashquar. P.sh.

• Një student gjeti në libër në bangë. Ai e mori librin dhe e dorëzoi te profesori.

Page 19: Kohezioni dhe koherenca

• Ajo që e dallon tekstin e shkruar( nga ligjerimi me gojë) është mënyra e ndërtimit të tij dhe vecoritë në përdorimin e mjeteve gjuhësore. Prandaj duhet të kemi parasysh këto gjëra:

• Të mënjanohen fjalët e stilit bisedor, si formulime betimi, sharje, mallkime, fyerje, shprehje a fjalë të huaja etj.

Page 20: Kohezioni dhe koherenca

• Nëse shkrimi nuk do të jetë i llojit të letërsisë artistike, duhet përdorur periudha (fjali të përbëra) dhe jo fjali të thjeshta.

• Rendi i gjymtyrëve në fjali dhe i fjalive në periudhë të jetë i tillë që gjëja e njohur të vijë ë fillim dhe pastajë e panjohura, e cila përbën qëllimin e kumtimit tonë dhe prandaj shërben si fjalë a ndërtim kyc i fjalisë. P.sh.

• Një libër të lënë nga dikush gjeti një student në bangë. Librin si e mori dhe ia dha profesorit.

Page 21: Kohezioni dhe koherenca

• Në vend të bashkërenditjes së fjalive, të përdorët nënrenditja, pasi kjo ndihmon të dallohet ideja kryesore nga ideja jokryesore e një periudhe. Si mjete të zëvendësimit janë: ndajshtimi, periudha me nënrenditje, mënyra lidhore e foljes, format e pashtjelluara të foljes etj.

Page 22: Kohezioni dhe koherenca

• a) Nënrenditja me anë të ndajshtimeve:• Presidente e vendit u zgjodh z. Atifete

Jahjaga. Ajo është një police me karrierë në policinë e Kosovës

• Presidente e vendit u zgjodh zonja Atifete Jahjaga, një police.Ose

• Ismail Kadare është nga Shqipëria.Ai është një shkrimtar shumë i njohur.

• Ismail Kadare, një shkrimatar shumë i njohur, është nga Shqipëria.

Page 23: Kohezioni dhe koherenca

• b) Nënrenditja me anë të periudhave me fjali të varura:

• Skënderbeu po zbriste në anën tjetër të kodrave. Skënderbeut i rrinte ende në sy fytyra e rrudhosur, të pa ngjyrë dhe të padepertueshme e plakut.

• Kur po zbriste në anën tjetër të kodrave, Skënderbeut i rrinte ende në sy fytyra e rrudhosur, pa ngjyrë dhe e padepertueshme e plakut.

Page 24: Kohezioni dhe koherenca

• c) Nënrenditja me anë të periudhave me fjali të varura:

• Njeriu po afrohej dhe ecte në mënyrë të cuditshme.

• Njeriu po afrohej duke ecur në mënyrë të cuditshme.Ose

• E keqja duhej shfarosur mu në breg të detit dhe të mos futej në tokë.

• E keqja duhej shfarosur mu në breg të detit për të mos u future në tokë .

Page 25: Kohezioni dhe koherenca

• Paragrafi• Cdo tekst i shkruar organizohet në paragraf,

të cilët lexuesi i dallon lehtësisht falë vecimit të tyre nga njëri-tjetri. Paragrafi nuk është thjesht një thyrje e tekstit për ta bërë më lehtë përkapjen e tij. Ai është njësia më themelore e tekstit, një grup fjalish me lidhje të ngushta në mes tyre. Ajo që e bën atë një njësi tekstore, është se fjalitë e tij janë të lidhura ngushtë nga ana gjuhësore dhe gjykimet dhe arsyetimet që shprehin kanë lidhje logjike në mes tyre.

Page 26: Kohezioni dhe koherenca

• Gjatësia e paragrafit mund të jetë e ndryshme.

• Paragrafët mund të jenë llojesh të ndryshme:

• hyrës, që tregojnë qëllimin e shkrimit ose parashtrojnë planin e zhvillimit të një teme dhe me të cilin nis shkrimi.

Page 27: Kohezioni dhe koherenca

• Përmbyllës, në të cilin bëhen përgjithësimet, jepen përfundimet dhe, si të tillë, mbyllin shkrimit.

• Kalimtarë, që shërbejnë për të bërë një kalimim të butë dhe për t’i lidhur natyrshëm paragrafët e një shkrimi.

• Dialogjikë, të cilët nisin zakonisht me vizë dhe, më rrallë, mbyllen në thojza.

Page 28: Kohezioni dhe koherenca

• Për sa i përket natyrës logjike, paragrafet mund të tregojnë detaje, ose vecanti, në këtë rast, zhvillohen një analizë, përshkrim a numërim i hollësishëm i vecorive.

• Mund të përdorën për ilustrim me synim për ta bërë konkret diskutimin. Krahasim të dickaje me gjëra të ngjashme ose të ndryshme.

Page 29: Kohezioni dhe koherenca

• Për përseritje me qëllim që të përfocojë idenë e fjalisë kryesore të paragrafit para tyre; për të shtjelluar lidhjet logjike shkak-pasojë, rrethanore etj.; për përkufizimin e një koncepti a dukurie etj.

• Ashtu si edhe teksti, paragrafi ka një hyrje, një zhvillim dhe një mbyllje.

Page 30: Kohezioni dhe koherenca

• Ashtu si edhe teksti, paragrafi ka një hyrje, një zhvillim dhe një mbyllje.

• Meqenëse cdo paragraf trajton një ide të vetme që shprehet me një varg fjalish, rendësi të posaqme ka zgjedhja e fjalisë, që e quajmë fjalia bosht dhe duhet të ketë një fjalë kyc që të shërbejë si pike referimi e paragrafit .

Page 31: Kohezioni dhe koherenca

• P.sh. Muzika të kënaqë. Kampionati i Futbollit mbaroi. Nuk mund të shërbejnë si fjali bosht të paragrafit, pasi fjalët kuce kënaq dhe mbaroi

• Që dalin si fjalë kyc të tyre, vështirë se mund të shtjellohen më tej. Duke i formuluar ndryshe, këto fjali mund të shërbejnë si fjali bosht ( quhen edhe tematike) për paragrafin:

• Muzika ngjallë emocione të fuqishme.• Kampionati i futbollit pati të papritura të

shumta.

Page 32: Kohezioni dhe koherenca

• Grupi emëror emocione të fuqishme në fjalinë e pare dhe të papritura të shumta në fjalinë e dytë lejohen të shtjellohen më tej me fjali të tjera, të cilat do të sqarojnë se c’emocion shkakton muzika, përkatësisht c’të papritura pati Kampionati i Futbollit.

• Disa këshilla për të ruajtur njësinë logjike të paragrafit:

• Në një paragraf duhet trejtuar një ide e vetme.• Kur kalohet nga një ide në një tjetër ose nga një

aspekt i një ideje në një aspect tjetër, nis një paragraf i ri.

• Dy mendime të lidhura ngushtë midis tyre nuk ndahen në dy paragrafe të ndryshme.

Page 33: Kohezioni dhe koherenca

Rrënjët e kulturave dhe të qytetërimeve të popujve janë të thella: ato shtrihen thellë në kohë dhe janë materiale dhe shpirtërore. Në kohën e globalizmit është e vërtetë se ato rrënjë po dobësohen: njerëzit në krejt planetin jetojnë gjithnjë e më njësoj, argëtohen gjithnjë e më njësoj, mendojnë e flasin për gjëra gjithnjë e më të përbashkëta, por është gjithaq e vërtetë se ajo jetë gjithnjë e më e njëjtë, ajo veshje gjithnjë më e njëjtë, ai argëtim gjithnjë më i njëjtë, ai mendim dhe ajo shprehje për gjëra gjithnjë më të përbashkëta nuk janë fetare, nuk janë as të krishtera, as islamike, as induse, as hebraike, sepse janë planetare. A do të jetë më mire a më keq për njerëzimin pse procesi i globalizimit bën këso rrafshimesh do ta tregojë ardhmëria. Ajo që mund të thuhet sigurt që tani është; procesi i globalizimit do t’i rrëgjojë identitetet kulturore kombëtare - këtë pasuri të madhe e të pazavendësueshme të planetit.

Page 34: Kohezioni dhe koherenca

• Eshtë paragraf hyrës i një teksti, kapitulli ose nënkapitulli

• Kemi përshkrim dhe numërim i vecantive të globalizmit

• Fjali bosht: procesi i globalizimit do të rëgjojë identitetet kulturore kombëtare.fjala kyc –globalizmi.

• Përkufizim i një dukurie-globalizmit.• Ka një ide të vetme.• Ka një hyrje, një zhvillim dhe një mbyllje.• Rrëgjojë – e bën të zvogëlohet, të tkurret• Globalizim –të qenët e përgjithshëm

Page 35: Kohezioni dhe koherenca

• www.Biznesi.net