KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 363 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 4 Prill 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 3 Faqe 3 Faqe 3 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Kompanitë e afirmuara çeke në fushën e agrobi- znesit “Zetor” dhe “VAR” interes për tregun shqiptar Shqipëri - Çeki: Kompani të fushës së turizmit dhe agro- turizmit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ NË SHQIPËRI RISI ALBANIA Global G.A.P, certifikata e sigurisë dhe garancisë ushqimore KASH përkrah sipërmarrjeve që preken nga ndryshimet në Paketën Fiskale mbi taksimin e produkteve plastike. Interpelanca për taksën e produkteve plastike, Denaj - biznesit: E rishikojmë nëse produkti nuk ndot ambientin Faqe 10 Faqe 2 Faqe 3 HISTORI SUKSESI Faqe 2 Nënshkruhet marrëveshja, Gjermania jep 2 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË KASH NË REPUBLIKËN E ÇEKISË Me mbështetjen dhe nën kujdesin e Ambasadës Çeke në Tiranë, si dhe me ftesë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Dhomës së Bujqësisë së Republikës Çeke, një delegacion i KASH i kryesuar nga Kryetari Agim Rrapaj, bëri një vizitë në Republikën Çeke nga data 09-12 prill 2019 KASH - Dhoma e Bujqësisë e Republikës së Çekisë, dakordësohen për takime periodike bashkëpunimi KASH - DHOMA E BUJQËSISË E REPUBLIKËS SË ÇEKISË, ZGJEROJNË BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E AGROBIZNESIT DHE AGROTURIZMIT Subvencionet në bujqësi, historia e fermerit Stavri Zaka që i ndryshoi jeta pas ngritjes së biznesit

Transcript of KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill...

Page 1: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 363 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 4 Prill 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 3 Faqe 3 Faqe 3

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Kompanitë e afirmuara çeke në fushën e agrobi-znesit “Zetor” dhe “VAR” interes për tregun shqiptar

Shqipëri - Çeki: Kompani të fushës së turizmit dhe agro-turizmit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ në shqipëri

risi albania

Global G.A.P, certifikata e sigurisë

dhe garancisë ushqimore

KASH përkrah sipërmarrjeve që preken nga ndryshimet në Paketën Fiskale mbi taksimin

e produkteve plastike. Interpelanca për taksën e

produkteve plastike, Denaj - biznesit:

E rishikojmë nëse produkti nuk ndot ambientin

Faqe 10Faqe 2

Faqe 3

histori suKsesi

Faqe 2

Nënshkruhet marrëveshja, Gjermania jep 2 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri

VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË KASH NË REPUBLIKËN E ÇEKISË

Me mbështetjen dhe nën kujdesin e Ambasadës Çeke në Tiranë, si dhe me ftesë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Dhomës së Bujqësisë së Republikës Çeke, një delegacion i KASH i kryesuar nga

Kryetari Agim Rrapaj, bëri një vizitë në Republikën Çeke nga data 09-12 prill 2019

KASH - Dhoma e Bujqësisë e Republikës së Çekisë, dakordësohen për takime periodike bashkëpunimi

KASH - DHOMA E BUJQËSISË E REPUBLIKËS SË ÇEKISË, ZGJEROJNË BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E AGROBIZNESIT DHE AGROTURIZMIT

Subvencionet në bujqësi, historia e fermerit Stavri Zaka që i ndryshoi jeta pas ngritjes

së biznesit

Page 2: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

risi albania GiZ në shqipëri

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

Nënshkruhet marrëveshja, Gjermania jep 2 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri

Global G.A.P, certifikata e sigurisë dhe garancisë ushqimore

AIDA - Albanian Investment Development Agency

AIDA EventFtesë për pjesëmarrje në takimet B2B, në workshop-in

me temë “Balkan Project – Agricultural Mechanization”.AIDA njofton kompanitë e interesuara të marrin pjesë në

workshop-in me temë “Balkan Project – Agricultural Mech-anization”, dedikuar perspektivave të zhvillimit të sektorit bujqësor, organizuar më datë 8 maj 2019 në Tiranë.

Eventi organizohet nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ICE), seksion i Ambasadës Italiane për shkëmbimet tregtare, në bashkëpunim me FederUnacoma (Shoqata italiane e prodhuesve të makinerive bujqësore).

Kreu i KASH-it, Agim Rrapaj deklaron në një intervistë për median se konferenca dedikuar Global G.A.P, sensibilizon prodhuesit e bujqësisë dhe ushqimit, të

kuptojnë se kjo cerfitikatë është “drita jeshile” për tregti të sigurt Qeveria gjermane do të fi-nancojë një projekt të ri me

vlerë 2 milionë euro për zhvil-limin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.

Kjo marrëveshje synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri, drejt një bujqësie më konkurruese. Në fjalën e rastit gjatë nënsh-krimit të marrëveshjes, minis-tri Çuçi tha se kjo paketë është tërësisht e fokusuar në objek-tiva realë.

“Pas implementimit të këtij programi të pare - tha minis-tri - do të kemi edhe një mar-rëveshje tjetër me shtesë fondi

prej 8 milionë euro”. Katër janë shtyllat kryesore

ku do të fokusohet bashkëpuni-mi mes Ministrisë së Bujqësisë

dhe GIZ.• Implementimi i strategjisë

dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvil-limin e strategjive dhe poli-tikave në përputhje me kërke-sat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD)

• Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë ori-entim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)

• Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural

• Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zh-villim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, sho-qërisë civile, organizatave

etj... me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi)

Njoftim

Edicioni i dytë i organizuar nga Expocity Albania, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral, u mbajt në datat 15-16 mars 2019. Në vijim të përvojës së edicionit të parë, “Agrotech Expo & Forum 2019” krijoi të gjitha kushtet optimale për kryerjen me sukses të komu-nikimit si nëpërmjet ekspozi-meve, ashtu edhe të takimeve të biznesit, me qëllim prezan-timin e kompanisë, produkteve dhe shërbimeve, krijimin e partneriteteve, si dhe të marrjes së informacionit të përditësuar, me të rejat më të fundit nga teknologjia apo dhe zhvillimet e politikave.

Të gjithë aktorët e sektorit të bujqësisë nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit patën mundë-si reale të promovojnë gamën e gjerë të produkteve të tyre, si dhe të vendosin ura të reja e më solide bashkëpunimi. Kjo mundësi iu ofrua nga Panairi dhe Konferenca Ndërkom-bëtare e Agrobiznesit dhe Agroteknikës “Agrotech Expo & Forum 2019”.

Në ditën e dytë të panairit,

në datë 16 mars, u zhvillua konferenca “Global G.A.P Stop Tour”, e cila solli për herë të parë në Shqipëri, lider-in e certifikimeve botërore.

Ekspertë të Global G.A.P nda-në për përfaqësuesit e agrobi-znesit diskutime mbi rëndësinë e inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të të gjitha

hallkave të sektorit, përshtatjen dhe standardizimin, për një zgjidhje të përshtatshme për sigurinë e fermave apo prodhi-meve bujqësore.

Kryetari i KASH, Agim Rra-paj në një intervistë për median

në lidhje me rëndësinë e kësaj konfernece dhe certifikatën Global GAP që duhet të pajisin

prodhuesit produktet e tyre, u shpreh: “Përshtypje të veçantë në këtë konferencë më bëri referuesi kryesor i certifikatës Global GAP, i cili paraqiti

rastin e një sipërmarrësi nga Londra që ishte i interesuar për produktet shqiptare dhe kishte pyetur nëse Shqipëria ishte pjesë e GlobalGap”.

Rrapaj: KASH do të trajtojë dhe ndjekë gjerësisht

të rejat dhe dobitë e risisë Global GAP. “

Rrapaj: Drejtues të Risi Albania, njohës shumë

të mirë të prioriteteve që ka Shqipëria në krahasim me rajonin dhe njëkohësisht njohës të potencialit shqiptar për t’u përfshirë në tregun europian.

“Përgjigja e tij - vijoi Rra-paj - ishte që Shqipëria është e përfshirë por jo tamam pjesë-marrëse.

Ndërsa sot, mbas kësaj kon-ference të organizuar nga Risi Albania ne shohim interesimin

e një kompanie gjigande siç është Global G.A.P, interes-imin e një organizate botërore

për produktet shqiptare”- u shpreh kreu i KASH-it.

“Drejtuesi i Risi Albania - tha Rrapaj në përgjigje të interesit të medias - i njihte shumë mirë të gjitha prior-itetet që ne kemi në krahasim me rajonin dhe njëkohësisht njihte potencialin tonë për t’u përfshirë në tregun europian. Kjo më bëri mjaft optimist për ardhjen e GlobalG.A.P-it në Shqipëri.

Ata na tërhoqën vëmendje në dy aspekte kryesore, së pari që ne duhet të grupohemi për krijimin e Shoqërive të Bash-këpunimit Bujqësor dhe duhet të përkrahim këtë inisiativë për të garantuar konsumatorët tanë, brenda dhe jashtë vendit. Ata kishin një certifikatë për konsumatorët vendas dhe një tjetër për ato të vendeve të BE-së. Në të njëjtën kohë ata kanë një informacion të jashtëzakon-shëm për kërkesat që kanë kon-sumatorët tanë, brenda vendit dhe më gjerë. Këto janë infor-macione mjaft interesante për ne që të fillojmë të mbledhim fonde edhe për ato aspekte që deri tani i kemi nënvlerësuar. KASH do të trajtojë dhe ndjekë gjerësisht të rejat dhe dobitë e kësaj risie”- deklaroi kreu i KASH-it.

Ky aktivitet u mbështet nga qeveria zvicerane përmes projektit Risi Albania. Sipërmarrësi nga Londra i interesuar për produktet shqiptare dhe nëse Shqipëria ishte pjesë e GlobalGap.

Page 3: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

3 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

shqipëri - ÇeKi

?????????????????VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË KASH NË REPUBLIKËN E ÇEKISË

KASH-DHOMA E BUJQËSISË E REPUBLIKËS SË ÇEKISË, ZGJEROJNË BASHKËPUNIMIN

NË FUSHËN AGROBIZNESIT E AGROTURIZMIT

Delegacioni shqiptar zhvilloi takime B2B në Ministrinë e Bujqësisë së Çekisë dhe u prit nga përfaqësuesja e Ministrisë së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Çeke.

Kompanitë e afirmuara çeke “Zetor” dhe “VAR” interes për tregun shqiptar. Përfaqësues të kompanive do të vijnë në Shqipëri për të vendosur dhe përzgjedhur partnerët e tyre shqiptarë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Interpelanca për taksën e produkteve plastike, Denaj-biznesit: E rishikojmë nëse produkti nuk ndot ambientin

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, zhvilluan perms Platformës së Bashkëqever-isjes një interepelancë me për-faqësues të biznesit mbi ndry-shimet në Paketën Fiskale mbi taksimin e produkteve plastike dhe lëndëve të para që impor-tohen për prodhimin e tyre.

Gjatë interpelancës, dy min-istrant iu përgjigjën pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga ana e biznesit lidhur me ndryshimet e bëra në Paketën Fiskale.

Ministrja Denaj theksoi faktin se objektivi i ndryshi-

meve në regjimin fiscal për këto produkte nuk ka qenë ai i rritjes së barrës fiskale apo disfavorizimi i prodhimit ven-das, por mbrojtja e mjedisit nga produktet plastike, si dhe lufta ndaj evazionit dhe infor-malitetit.

Megjithatë, Ministrja tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e hapur për të

rishikuar aplikimin e regjimit actual fiskal, nëse ai prek edhe produkte të lëndës së pare që në finale nuk shkojnë për pro-dhimin e një produkti që ndot ambientin.

“Përsa kohë ne nuk synojmë të rrisim taksat, synimi ka qenë të ndihmonim ambientin. Çdo produkt, i cili nuk është produkt final që dëmton ambientin nuk

mund të ketë të njëjtën peshë dhe ngarkesë. Këto jemi të gat-shëm t’i rishikojmë dhe t’i kthe-jmë në regjimin e mëparshëm”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ministrja tha se propozimet për rishikimin e regjimit fis-cal për produktet plastike dhe lëndëve të para që importohen për prodhimin e tyre do të për-gatiten Brenda këtij muaji dhe do të diskutohen me përfaqë-sues të biznesit, si dhe shprehu angazhimin e institucionit që drejton për një konsultim public më të mire për proce-set vendimmarrëse që prekin biznesin, ashtu si dhe për për-gatitjen në kohë të udhëzimeve përkatëse nga ana e MFE.

Me mbështetjen dhe nën kujdesin e Ambasadës Çeke në Tiranë, si dhe me ftesë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Dhomës së Bujqësisë së Re-publikës Çeke, një delegacion i KASH i kryesuar nga Kryetari Agim Rrapaj, bëri një vizitë në Republikën Çeke nga data 09-12 prill 2019.

Takimet u bënë në Dhomën e Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës Çeke, në Minis-trinë e Bujqësisë të Republikës Çeke. U bënë vizita dhe takime edhe në kompanitë VAR prod-huese e makinerive bujqësore, kompania “Zetor” për prodhim traktorësh, si dhe disa kompani të fushës së turizmit dhe agro-turizmit.

Në Ministrinë e Bujqësisë u bënë takime B2B si dhe një pr-ezantim edhe nga përfaqësues-ja e Ministrisë së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Çeke.

Ndër temat kryesore që u diskutuan në këto takime ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e agro-biznesit agroturizmit dhe bu-jqësisë.

U ra dakord që të vazhdoj-në takimet dy palëshe midis Dhomës së Bujqësisë dhe KASH.

Kompania Zetor dhe VAR do të dërgojnë në Shqipëri për-faqësuesit e tyre për të vendo-sur dhe përzgjedhur partnerët e tyre shqiptarë për të bash-këpunuar në të ardhmen.

Kompanitë shqiptare dhe çeke të fushës së turizmit dhe agroturizmit nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi midis tyre.

Ambasada çeke do të vazh-dojë të mbështesë zhvillimin e agroturizmit në fshatin Nivicë në Tepelenë.

Pjesëmarrës në këtë vizitë zyrtare të rëndësishme për zh-villimin e agroturizmit në Shq-ipëri ishin:

1. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Është organizata më e

madhe në vend në bordin e të cilit marrin pjesë 22 shoqata kombëtare dhe 12 këshilla ra-jonale që operojnë në të gjithë sektorët në fushën e bujqësisë,

blegtorisë, peshkimit, mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ujitjes dhe kullimit, agropërpunimit, agroturizmit dhe agrobizne-sit. KASH përfaqëson sekto-rin privat në disa institucione publike, mbron interesat e anëtarëve të tij, është partner me qeverinë, promovon dhe asiston kryesisht subjektet që punojnë për zhvillimin e agro-turizmit, mjedisit dhe agrobi-znesit në zonat rurale.

Me interes kontaktimi me

Dhomën e Bujqësisë së Re-publikës Çeke, me organizata simotra të fushave që KASH mbulon dhe vizita në kompani-në e prodhimit të Zetorit.

2. Unioni Turistik ShqiptarUnioni Turistik Shqiptar

është organizatë që operon në fushën e turizmit dhe agrotur-izmit. Është anëtare e bordit të KASH. Kryetar i kësaj or-ganizate dhe njëkohsisht bi-

znesmen në këtë sektor është Z. Rrahman KASA

Me interes vizita në kom-pani që operojnë në fushën e turizmit dhe agroturizmit.

3. Kompania e Agroturizmit “ISAK”.Kompania “Isak” shpk është

me qendër në Vrion Bashkia Finiq. Zhvillon aktivitet në fushën e prodhimit të frutave, perimeve, kryesisht prodhimit

të produkteve natyrale e or-ganike, përpunimin e rrushit, prodhimin e verës dhe pijeve të tjera, përpunimin e frutave, prodhimin e fidanave dhe lu-leve, si dhe operon në fushën e agroturizmit ku ka disa ambi-ente për pritjen dhe akomodi-min e turistëve. Pronar i kësaj kompanie është Z. Ismail Si-nani, i cili është gjithashtu edhe Kryetar i Këshillit Rajonal të Agrobiznesit për Qarkun Vlorë.

Me interes vizita në kom-pani çeke që punojnë në fush-ën e prodhimit dhe përpunimit të frutave dhe agrumeve

4. Kompania “Butrinti Fermë”Kompania “Butrinti Fer-

më” është me qendër në Cukë, bashkia Sarandë. Zhvillon aktivitet në fushën e mjedisit dhe atë të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Administrator i kompanisë është Z. Albert Pashaj

Me interes kontakti me kompani çeke që punojnë në fushën e mjedisit. Konkretisht për përpunimin e mbetjeve or-ganike dhe prodhimin e plehut organik ekologjik. Gjithashtu fermat e prodhimit blegto-ral ishin me interes të vizito-heshin për importin e viçave të porsalindur për mbarshtim dhe rritje për mish.

5. Kompania “Gerta” shpkKompania “GERTA” shpk

është me qendër në Kavajë. Operon në fushën e importit të traktorëve, makinerive bujqë-sore dhe pjesëve të këmbimit për mekanikën bujqësore. Është e specializuar për mba-jtjen e garancisë dhe shërbimet mbas shitjes së tyre.

Administrator dhe pronar i kompanisë është Z. Kujtim Xhuti

Me interes të importojë traktorë, makineri bujqësore dhe pjesë ndërrimi nga Çekia.

6. Kompania “Agrokonispoli” shpkKompania “Agrokonispo-

li” shpk është me qendër në Konispol dhe me degë në Lushnje. Operon në fushën e prodhimit, grumbullimit dhe eksportit të frutave dhe agrumeve, kryesisht të man-darinave, si dhe të perimeve të freskëta. Administrator i kom-panisë është Z. Arjol Shero.

7. Pjesë e delegacionit të KASH ishin: Edhe tre operatorë të fush-

ës së Agroturizmit nga Fshati Nivicë në Tepelenë, që është i përzgjedhur në Programin e financimit të 100 fshatrave

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar përkrah sipërmarrjeve që preken nga ndryshimet në Paketën Fiskale mbi taksimin e produkteve plastike

Me mbështetjen dhe nën kujdesin e Ambasadës Çeke në Tiranë, si dhe me ftesë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Dhomës së Bujqësisë së Republikës Çeke, një delegacion i KASH i kryesuar nga Kryetari Agim Rrapaj, bëri një vizitë

në Republikën Çeke nga data 9 - 12 prill 2019

Page 4: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

4 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

sKemat e mbështetjes Kombëtare

(Vijon ne faqen 5)

PËR KRITERET, PROCEDURAT DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISËUdhëzim Nr. 3, dt. 15/4/2019

në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Re-publikës së Shqipërisë, të neneve 6 dhe 36, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, të nenit 18, të ligjit nr.6412012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9912018 “Për buxhetin e vitit 2019”, të pikës 5, të VKM nr. 128, datë 13.3.2019, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2019”, të ndryshuar, të Udhëzimit të Ministrisë së Financave, 19, datë 3.11.2014 “Për zbatimin e regjimit të veçantë të masës së kompensimit të prodhi-meve bujqësore, për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar”,

UDHËZOJMË:1. NDARJA E FONDIT TË PROGRAMIT PËR

BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURALFondi prej 579 000 000 lekë, nga programi për bujqësinë dhe

zhvillimin rural për vitin 2019 dhe 125 000 000 lekë nga projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, të përdoret sipas masave, si më poshtë vijon:

Fondi i planifikuar sipas masave mbështetëse:Masat 1-4 dhe 9-10 368 500 000 LekëMasat 5-5.1 60 000 000 LekëMasa 6 15 000 000 LekëMasa 7 10 000 000 LekëMasa 8 40 000 000 Lekë

II. KUPTIMI I SHKURTIMEVEMBZHR - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralMFE - Ministria e Financave dhe EkonomisëAZHBR - Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Agjencia

e Pagesave)AREB - Agjencitë Rajonale të Ekstensionit BujqësorARSHVMB - Agjencitë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe të

Mbrojtjes së BimëveZRPP - Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme DPAP - Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, AZHBRDK - Drejtoria e Kontrollit, AZHBRESHFF - Enti Shtetëror i Farave dhe Fidaneve

DAP - Drejtoria e Autorizimit të Pagesave në AZHBRDEP - Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave në AZHBRDAMT - Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qarkSPAP - Sektori i Përzgjedhjes e Aprovimit të Projekteve në AZHBRQKB - Qendra Kombëtare e BiznesitNIPT - Numri i Identifikimit të Personit të TatueshëmNUIS - Numri Unik i Identifikimit të SubjektitSHBB - Shoqëri e Bashkëpunimit BujqësorAKU - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

III. KRITERE TË PËRGJITHSHME TË PËRFITIMIT1. Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose kompani me

bashkëpronësi, njëri nga të cilët të jetë shqiptar.2. Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerë in-

dividualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB.3. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit

me status aktiv.4. SHBB-të dhe personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur

me nIPT/nUIS me status aktiv.5. Mbështetja financiare për masat mbështetëse të jetë sipas

hartës së shpërndarjes së masave mbështetëse, në Aneksin 1 dhe percaktimeve në këtë udhëzim.

6. Aplikantët (subjekti, ortaku, përfaqësuesi ligjor, anëtarët e SHBB), nëse rezultojnë debitorë ndaj AZHBR, MBZHR dhe Tati-meve, kanë afat deri me datë 7.6.2019 që të shlyejnë detyrimet dhe të sjellin pranë pikës së aplikimit brenda kësaj date vërtetimin nga institucioni përkatës që nuk kanë më detyrime.

7. Aplikanti në rast se rezulton që nuk e ka realizuar “shlyer-jen koherente të sigurimeve shoqërore” në momentin e aplikimit, duhet të paraqesë pranë pikës së aplikimit vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve jo më vonë se data 7.6.2019.

8. Për investimet, ofertat/faturat në valutë të huaj do të zba-tohet kursi i këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e hapjes së aplikimit.

9. Për masat mbështetëse direkte që kërkohen faturat/aktet e zhdoganimit, duhet të jenë të lëshuara gjatë vitit 2019, në përm-bushje me kërkesat e masës përkatëse.

10. Për masat mbështetëse të investimeve, punimet dhe faturat/aktet e zhdoganimit duhet të jenë pas datës së lidhjes së kontratës.

11. Të gjitha linjat, makineritë dhe pajisjet të jenë të reja.12. Për masat mbështetëse të investimeve në rastin e ndërti-

meve/rikonstruksioneve, aplikuesi duhet të ketë aplikimin për leje ndërtimi në aplikim dhe duhet të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës, por jo më vonë se data 7.6.2019. Projekti i miratuar me leje ndërtimi duhet të jetë i njëjtë me projektin e paraqitur në AZHBR për aplikim.

13. Për investimet ku masa e financimit është me vlerë mbi 10 milionë lekë, investimi përkatës të jetë i siguruar të paktën deri në vlerën e financimit nga AZHBR-ja dhe ky kusht parashikohet në kontratën e lidhur me subjektin përfitues.

14. Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë.15. I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe

ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri publik.

16. Aplikanti për masat 3, 4, 9 dhe 10 mund të aplikojë dhe përfitojë vetëm në njërën prej tyre, ndërsa për grup masën 1-2 ose grup masën 5-8, mund të aplikojë dhe përfitojë në më shumë se një masë mbështetëse.

Kriteret e përcaktuara në pikat 1-4, të këtij kreu, vërtetohen nga sistemi e-Albania ose nga burime të tjera zyrtare.

IV. APLIKIMIInformacioni për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe

procedimit deri në përfitimin e mbështetjes financiare gjendet pranë Agropikave, pranë Agjensive Rajonale të Ekstensionit Bu-jqësor dhe Zyrave Qendrore të AZHBR si dhe në faqen e saj të internetit:www.azhbr.gov.al

Aplikimet për masat direkte do të bëhen nga data 22.04.2019 deri më 10105/2019, ndërsa për masat e investimeve nga data 22.04.2019 deri më 17/05/2019.

Zbardhet udhëzimi i plotë për masat e mbështetjes dhe kriteret e përfitimit nga skema e mbështetjes kombëtare në bujqësi për vitin 2019

Page 5: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

5 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

(Vijon nga faqja 4)

1. Aplikimi on-linea. Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1-6 do të

bëhet online;b. Aplikimi on-line bëhet mbi bazën e parimit “zero dokumenta”

në momentin e aplikimit;c. Aplikimi on-line do të bëhet pranë Agropikave, zyrave të

AREB ose nga aplikanti në portalin e-Albania. Lista e zyrave të aplikimit jepet në Aneksin 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi; Të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin on-line të gjeneruar nga portali, nuk kanë nevojë për dokumenta shtesë.

d. Aplikimi on-line do të bëhet me asistencë nga inspektorët/specialistët e AGROPIKA-ve, specialistët e ekstensionit, ose nga vetë aplikanti nëpërmjet portal it E-Albania.

e. Me urdhër të veçantë të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së, emërohen pranuesit e aplikimeve si dhe numri i tyre për çdo zyrë aplikimi;

f. Përfitues për masat mbështetëse të mësipërme mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB;

g. Gjatë periudhës së aplikimit sportelet e pranimit të apliki-meve do të qëndrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në 16:30. nëse në orën 16:30 ka aplikantë në zyrat e aplikimit, sportelet do të qëndrojnë të hapura deri në përfundim të të gjithë aplikantëve, që kanë qenë prezent në orën 16:30. në ditët e premte orari do të jetë 8:00 -14:30;

h. Për qëllime identifikimi, aplikanti, duhet të paraqitet në sportelin e aplikimit me kartë identiteti/pasaportë biometrike. në rastin kur aplikanti është me status fermer, krahas tyre duhet të ketë NIPT -in aktiv të fermerit;

i. Aplikanti duhet të jetë i regjistruar ose të bëjë regjistrimin në portalin e-Albania (si individ dhe subjekt) në mënyrë që të vijojë me aplikimin online përmes portal it e-Albania;

j. Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik dhe juridik, që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para aplikimit duhet të plotësojnë regjistrin e fermës sipas Aneksit 3;

k. Me plotësimin e regjistrit të fermës, fillon aplikimi për masën përkatëse;

l. Për masat ku kërkohen dokumentat e pronësisë/qiramarrjes, dokumentat përkatëse mund të paraqiten që në momentin e apli-kimit. Në rast mangësish, afati maksimal i dorëzimit të tyre do të jetë data 7.6.2019. Plotësimi i dokumentave përtej kësaj date do të rezultojë në skualifikim të aplikimit.

m. në zyrat e aplikimit mund të paraqitet personalisht aplikanti ose një përfaqesues i tij i pajisur me prokurë përfaqësimi para noterit ose me dokument zyrtar me vulë të njomë të subjektit.

n. Në fund të procesit të aplikimit gjenerohet varianti i printuar i Formularit të aplikimit, i cili firmoset nga aplikanti dhe pranuesi i aplikimeve.

o. Procedura e aplikimit nga portali e-Albania, përfundon me dërgimin me sukses të formatit elektronik të formularit të apli-kimit.

Renditja e aplikimeve bëhet automatikisht nga sistemi në rang kombëtar dhe për çdo masë mbështetëse.

2. Aplikimi me dosje në AZHBRa. Aplikimet për masat mbështetëse të investimeve me nr.

7-10 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR;b. Për qëllime identifikimi, aplikanti sipas statusit përkatës (fer-

merl/person fizik/juridik, SHBB) duhet të paraqitet në zyrat qen-drore të AZHBR-së me kartë identiteti/pasaportë biometrike.

c. Nëse aplikantët kanë statusin fermer ose person fizik dhe juridik, që kryen aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, ata duhet të kenë plotësuar formularin e regjistrit të fermës në zyrat qendrore të AZHBR-së.

V. DOKUMENTACIONI QË GJENEROHET NGA REGJISTRAT ZYRTARË DHE PLATFORMA E-ALBANIA

1. Formulari i aplikimit për masën mbështetëse përkatëse;2. Të dhënat e kartës së identitetit të aplikantit;3. Dokumenti që vërteton statusin e aplikantit (fermer, person

fizik/juridik, SHBB);4. Konfirmimi që aplikanti (ortakët, përfaqësuesi ligjor, anëtarët

e SHBB) nuk janë debitore ndaj AZHBR, MBZHR apo Tatimeve;5. Dokumenti për “shlyerjen koherente të sigurimeve sho-

qërore”;6. Leje apo licenca për masat përkatëse, sipas legjislacionit

në fuqi;7. Regjistri elektronik i blegtorisë (RUDA) dhe bletarisë.Aplikantët, për të cilët ndonjë dokument nuk arrihet të gjenero-

het nga regjistrat zyrtarë apo nuk plotësojnë kriteret e përfituesh-

mërisë, informohen nëpërmjet listës së aplikimeve të kualifi-kuara.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit, në Agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me Postë në zyrat qendrore të AZHBR-së, është data 7.6.2019. Mosplotësimi i krit-ereve të përfitueshmërisë përtej afatit të përcaktuar, është kriter skualifikimi.

VI. KRITERET SPECIFIKE DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MASAT DIREKTE 1- 6

MASA 1. Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 (njëmijë) lekë/krerë.

i. Kriteret specifike për masënPërfituesit e mundshëm: Fermerë individualë, SHBB, per-

son fizik ose juridik.a. Aplikanti duhet të ketë nIPT aktiv;b. Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë

dele dhe/ose dhi të matrikulluara;c. Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin

e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve - RUDA;d. Aplikanti të deklarojë vendndodhjen e tufës në momentin

e aplikimit. Në rast ndryshimi të vendodhjes aplikanti informon grupin e kontrollit për vendndodhjen e re;

e. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëz-imit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019;

f. Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezul-ton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

Do të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vertetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit; Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

MASA 2. Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtatëq-ind mijë) lekë për subjekt.

i. Kriteret specifike për masënPërfituesit e mundshëm: Fermerë individualë, SHBB, per-

son fizik ose juridik.a. Aplikanti duhet të ketë nIPT aktivb. Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin

e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;c. Mbështetja financiare kryhet për faturat tatimore të lëshuara

dhe të dorëzuara në AZHBR, që nga data 1 janar 2019, por jo më vonë se data 30.11.2019;

d. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëz-imit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019;

e. Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfun-dimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyri-meve do të jetë data 7.6.2019.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve.

Do të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vertetim te dokumentit te bankes per numrin e Ilogarise aktive te aplikantit; Ky dokument mund te dorezohet qe ne momentin e aplikimit dhe behet pjese e dosjes se aplikantit, skanohet dhe ngarkohet ne sistem.

iv. Dokumenti i dorëzuar pas verifikimit në terrena. Faturat tatimore për sasinë e qumështit të shitur;

b. Faturat tatimore të dorëzimit të qumështit të jenë sipas sta-tusit të aplikantit:

- Kur aplikuesi është subjekt tatimor (fizik ose juridik) dorëzohen fatura me TVSH ose fatura të thjeshta tatimore;

- Kur aplikuesi është fermer individual, dorëzohen fatura tatimore të lëshuar nga blerësi (autofaturë);

c. Faturat e Thjeshta Tatimore të jenë të shoqëruara me kupon tatimor ose transfertë bankare;

d. Fotokopje ose vertetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

MASA 3. Mbarështim i bletarisë me 1 000 (njëmijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëd-hjetë mijë) lekë për subjekt

i. Kriteret specifike për masënPërfituesit e mundshëm: Fermerë individualë, SHBB, person

fizik ose juridik.a. Aplikanti duhet të ketë nIPT aktiv.b. Aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se

1 vendodhje për 50 koshere të bletëve, jo më shumë se 2 ven-dodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendodhje për 150 koshere;

c. Kosheret e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistru-ara në regjistrin elektronik të ARSHVMB përkatëse;

d. Aplikanti të deklarojë vendndodhjen e parqeve në momentin e aplikimit. në rast ndryshimi, aplikanti të deklarojë vendndodhjen e parqeve në momentin e verifikimit në terren;

e. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019;

f. Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfun-dimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyri-meve do të jetë data 7.6.2019.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve.

Do të dorëzojë dokumentacionin e munguar, të specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda datës 7.6.2019.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

MASA 4. Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit me fla-mur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sa-sive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje. Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:

- faturave të shitjes së produkteve të përpunuara për në tregun vendas;

- të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të përpunuara.

i. Kriteret specifike për masënPërfituesit e mundshëm: Person fizik ose juridik në qarqet Le-

zhë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.a. Aplikanti duhet të ketë nIPT/nUIS aktiv.b. Aplikanti të ketë në pronësi ose me qira anije të peshkimit

për açuge dhe sardelec. Anija e peshkimit të jetë e regjistruar në Regjistrin e Anijeve

të Peshkimit;d. Të ketë leje të vlefshme peshkimi për pellagjikët e vegjël

(me rrethim ose pellagjike);e. Të ketë bërë pagesën e taksës vjetore të lejes;f. Të ketë certifikatë zënie dhe Logbook-un përkatës të plotësuar;g. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR

dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.

h. Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezul-ton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar

(Vijon ne faqen 6)

sKemat e mbështetjes Kombëtare

Page 6: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

6 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019;

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikuesi, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve

a. Dokumenti i pronësisë ose i marrjes me qira të anijes së peshkimit për açuge dhe sardele;

b. Vërtetimi që anija është regjistruar në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit, në emër të subjektit;

c. Leje peshkimi të vlefshme për vitin e aplikimit;d. Dokumenti që vërteton pagesën e taksës vjetore të lejes;e. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin

e llogarisë aktive të aplikantit;Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit

dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

iii/1. Për anijet e peshkimit që shesin sardele dhe/ose açuge në stabilimentin e përpunimi të peshkut:

a. Faturë shitje me TVSH në stabilimentin e përpunimit të peshkut;

b. Certifikatë zënie dhe Logbook-un e plotësuar për çdo faturë shitje në stabilimentin e përpunimi të peshkut.

Iii/2. Për anijet që janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut:

a. Certifikatë zënie dhe Logbook-un e plotësuar;b. Fatura e shitjes me TVSH e produkteve të përpunuara për

në tregun vendas ose deklarata doganore për eksportin e prodhi-meve të përpunuara;

c. Karta teknologjike e produktit të përpunuar të miratuar nga AKU.

MASAT 5 dhe 5/1

MASA 5. Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale. Kur kultivari është autokton masa e financimit shtohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individualë të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Madhësia e ngastrës të jetë, jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, të jetë: - deri ne 0.5 ha, me 100% të vlerës për ha; - mbi 0.5-5 ha (4.5 ha e dytë) të rritet me 25% të vlerës

për ha; - mbi 5.0 -10 ha (5 ha e tretë), të rritct me 50% të vlerës

për ha;Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, për aplikue-

sit me status SHBB: - 3-5 ha, të rritet me 40% të vlerës për ha; - mbi 5.0 -10 ha (5 ha e dytë), të rritet me 65% të vlerës

për ha.

MASA 5/1: Pagesa për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtet e vjetra/dëgraduara në masën 70 000 (shtatëdh-jetë mijë) lekë/ha.

a. Kriteret specifike për masatPërfituesit e mundshëm: Fermerë, grup fermerësh, SHBB,

person fizik ose juridik.a. Aplikanti duhet të ketë nIPT aktiv;b. Për masën 5, sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët in-

dividualë të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Sipërfaqja mbi 10 ha për mbjelljet e reja nuk mbështetet me bonus. Madhësia e ngastrës të jetë, jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok;

c. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të jetë i certifikuar dhe i regjistruar në Katalogun Kombëtar të Specieve dhe Vari-eteteve, sipas Aneksit 4.

d. Toka bujqësore të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet përfshirë vitin para realizimit të mb-jelljeve;

e. Të realizojnë mbjelljet brenda datës 30 nëntor 2019; - Sistemi i aplikimit rendit në fillim të listës aplikantët që

vetëdeklarojnë realizimin e mbjelljeve brenda 6 mujorit të parë 2019. - Gjatë verifikimit në terren në qoftë se vetëdeklarimi për

mbjelljet në 6 mujorin e parë nuk është realizuar, aplikimi skualifi-kohet.

f. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëz-imit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019.

g. Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezulton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfun-dimtar i dorëzimit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyri-meve do të jetë data 7.6.2019;

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikuesi, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve

a. Marrëveshje e dakordësisë së anëtarëve të grupfermerëve, SHBB apo ortakëve të subjektit para noterit, për objektin që ap-likon;

b. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira;Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga doku-

mentat e mëposhtëm: - Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese

dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; - Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas

legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me frag-mentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose njësia Administrative ku ndodhet ngastra. në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia para noterit e bashkëpronarëve të familjes bujqësore,

Kur aplikuesi merr tokë me qira: - Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të

ligjshëm të nënshkruar mes palëve në prani të noterit. Afati i qirad-hënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin para aplikimit.

c. Projektin për mbjelljen e ullirit sipas formularëve në Anekset 5 dhe 5.1;

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

a. Fotokopje ose vërtetim i dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit;

b. Për fidanët e prodhuar në vend: - Faturë tatimore e blerjes së fidaneve, lëshuar nga sub-

jekti tregtues, ku specifikohet kultivari dhe sasia e fidaneve të blerë;

- Një fotokopje të certifikatës zyrtare për materialin mb-jellës (lëshuar nga ESHFF), nga subjekti i certifikuar me nënsh-krim e vulë të njomë të subjektit tregtues.

c. Për fidanet e importuar: - Faturën tatimore të blerjes lëshuar nga subjekti treg-

tues ose aktin e zhdoganimit, ku specifikohet specia, kultivari dhe sasia e materialit mbjellës të blerë;

- Fotokopje të certifikatës së origjinës/certifikatës fito-sanitare/certifikatës nga AKU, të vërtetuar me origjinalen me nën-shkrimin dhe vulën e njomë të subjektit tregtues.

MASA 6. Përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha.

i. Kriteret specifike për masën:Përfituesit e mundshëm: Fermerë, grup fermerësh, SHBB,

person fizik ose juridik.a. Aplikanti duhet të ketë nIPT aktiv;b. Sipërfaqja e ullishtes të jetë jo më pak se 0.2 hac. Tubacioni kryesor i furnizimit me ujë të sistemit shpërndarës

të jetë i vendosur nën tokë;d. Sistemi ujitës të jetë funksional në momentin e kontrollit në terren;e. Masa e financimit të jetë në 50% të vlerës së faturave tatimore;f. Të gjithë elementët e sistemit të ujitjes me pika të jenë të reja

dhe të shprehura në faturë;g. Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira për të

paktën 5 vjet përfshirë vitin paraardhës;h. Të realizojnë instalimin e impiantit të ujitjes me pika brenda

datës 30 shtator 2019;i. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe

Tatimeve. Në rast se rezulton debitor, afati përfundimtar i dorëz-imit të dokumentit që vërteton shlyerjen e detyrimeve do të jetë data 7.6.2019;

j. Aplikanti i shpallur në listën e të kualifikuarve, në rast se rezul-ton se sigurimet shoqërore nuk janë të shlyera, afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentit që verteton shlyerjen e detyrimeve do të

jetë data 7.6.2019.k. Pajisjet duhet të jenë të reja dhe me origjinë nga Italia.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikuesi, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve

a. Marrëveshje e dakordësisë së anëtarëve të grupfermerëve, SHBB apo ortakëve të subjektit para noterit, për objektin që ap-likon;

b. Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira;Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga doku-

mentet e mëposhtme: - Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese

dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; - Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas

legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Një-sia Administrative ku ndodhet ngastra.

Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia para noterit e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.

Kur aplikuesi merr tokë me qira: - Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të

ligjshëm të nënshkruar mes palëve në prani të noterit. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë edhe vitin para aplikimit.

c. Projektin për instalimin e sistemit ujitës të ullirit sipas formu-larit në Aneksin 6.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

a. Fatura/faturat tatimore të blerjeve përkatëse, të detajuar me vlerën e elementëve përbërës, shoqëruar me specifikimet teknike;

b. Akt zhdoganimin për rastet kur materialet vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën e ele-mentëve përbërës;

c. Fatura me TVSH; fatura të thjeshta tatimore me kasë fiskale ose transfertë bankare;

d. Fotokopje ose vërtetim i dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

e. Certifikata e Origjinës së pajisjeve nga Italia.

APLIKIMI PËR MASAT 1-6Aplikimi fillon me paraqitjen nga aplikanti/përfaqësuesi të

kartës së identitetit/pasaportës biometrike. në rastet kur aplikimi kryhet nga përfaqësuesi ligjor, në sistem, regjistrohen të dhënat e aplikantit. në rastet kur aplikimi kryhet nga portali e-Albania, të dhënat e aplikantit merren automatikisht në kohë reale nga ndërveprimi me regjistrat elektronikë. në sistem, mbi bazën e de-klarimit të aplikantit/përfaqësuesit, pranuesi i aplikimit ose vetë aplikanti regjistron dhe shfaqen në formularin e aplikimit:

1. Masa mbështetëse;2. Të dhënat e kartës së identitetit të aplikantit (në rast kur ka

përfaqësues, të dhënat në formular të jenë ato të aplikantit);3. Statusi nëse aplikanti ka nIPT Aktiv;4. Vendodhja e aplikimit;5. Sasia e aplikuar (krerë/koshere/sipërfaqja në ha/Litra/Kg

peshk);6. VIera e aplikimit;7. numër kontakti;8. Konfirmimi për raste kur aplikanti është i regjistruar në QKB,

nuk është debitor ndaj Drejtorisë së Tatimeve.9. Të dhëna për sigurimet shoqërore koherente, nëse janë pa-

guar në momentin e aplikimit10. Kodi i aplikimit dhe koha e rregjistrimit në sistem, të cilat

gjenerohen automatikisht nga sistemi11. Aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren

vetëm për qëllim të këtij aplikimi. AZHBR garanton mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantëve sipas ligjeve në fuqi.

12. Aplikanti informohet se nuk mund të përfitojë nëse është debitor ndaj AZHBR-së dhe/ose MBZHR-së dhe/ose nuk ka derdhur detyrimet koherente për sigurimet shoqërore. Afati për-fundimtar për dorëzim dokumenti është data 7.6.2019.

13. Nënshkrimi i aplikantit/përfaqësuesit ligjorë dhe pranuesi i aplikimit.

Procedura e aplikimit përfundon me printimin në dy kopje të Formularit të Aplikimit i cili firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi dhe pranuesi i aplikimeve. një kopje e merr aplikanti dhe kopja tjetër depozitohet në dosjen e aplikimit.

Procedura e aplikimit nga portali e-Albania, përfundon me dërgimin me sukses të formatit elektronik të formularit të aplikimit.

(Vijon nga faqja 5)

(Vijon ne numrin e ardhshëm)

sKemat e mbështetjes Kombëtare

Page 7: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

7 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

informacione

“Njerëz të padukshëm”, vaji organik i ullirit “Musai” nga Vlora në New York e Tokio

“Njerëz të padukshëm” solli sot historinë e familjes Musai, e cila ka tejkaluar sigurimin e një prodhimi cilësor, duke sjellë modelin më të mirë të një biznesi familjar, me për-masa ndërkombëtare në tregjet e largëta, SHBA e Japoni.

Vesaf Musa, nga Vlora tre-gon se gjithçka nisi në vitin 1995, me ndërtimin e fabrikës së parë të ndërtuar prej tij të quajtur “Musai Olive Oil”.

“Këtu jemi në fabrikën e ndërtuar në vitin 1995. Kjo është fabrika ku kam filluar punë unë. Këtu jemi në errësirë se në këtë errësirë kemi filluar punë dhe kuptohet që sa më shumë po vazhdon ka edhe më shumë dritë. Në gusht të ’90-s, kam hapur një dyqan të vogël diku anës rrugës punova 5 vjet me atë dyqan, por shikoja që fermerët tanë, sepse është një zonë shumë e pasur me ullishte, rreth 33% e gjithë prodhimit shqiptar kishte qarku i Vlorës”, thekson Musai.

Sipas tij, fermerët shkonin në Levan dhe rrinin me ditë të tëra e javë të tëra se ishte vetëm një fabrikë.

“Unë e pashë të arsyeshme të hap një fabrikë edhe për të rritur

të ardhurat e mia, por edhe për të ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone. Por, sidoqoftë herë me borxhe, herë shita një copë tokë dhe ia dola. Sot them se kam bërë shumë mirë për gjithë këtë sakrificë, sepse tani e quaj një mrekulli, kam ngritur një perandori për këtë punë”.

Musai tashmë ka hapur një fabrikë të re, sepse në fabrikën e vjetër radha shkonte deri në pesë ditë pritje dhe kapacitetet ishin të vogla.

“Në fabrikën e re - shton Musai - kapacitetet janë katër herë më të mëdha sesa kjo.

Pasi lamë atë pjesën me kapacitet shumë të vogël, që ishte edhe errësirë kemi dalë në dritë. Është e rëndësishme t’ju prezantoj me stafin që punon këtu, gruaja krahu i djathtë dhe djali inxhinier teknolog që do të ketë vazhdimësinë e kësaj pune.

Është shumë e rëndësishme që këtë punë ta çosh deri në fund,

por edhe të krijosh burime njerëzore dhe të krijosh një staf që kjo punë të ketë jetëgjatësi dhe vazhdimësi dhe të shkojë më lart”, nënvizon Musai.

Bashkëshortja tregon:

“Natën të dy bashkë me qiri të ndezur shkonim rregullonim de-

fektin, që në mëngjes ta kishim punën gati. Në kohën e punës

së sezonit, nga mëngjesi deri në darkë e hap dhe e mbyll unë. Jemi njohur në kombinat, sepse unë kam punuar në kombinat në Vlorë. Atje bëja të njëjtën gjë, edhe sot bëj etiketimin që është

profesioni më i bukur”.Sipas saj, arritjet e para u

jepnin shumë kënaqësi, pastaj arritje pas arritje dhe ata i përkushtoheshin më tepër.

Vesef Musai shprehet se për shkak të cilësisë së lartë ata kanë arritur të eksportojnë vajin e ul-lirit të fabrikës së tyre në Zvicër, Nju-Jork, Kaliforni, Hong-Kong dhe vendet e rajonit.

“Para katër vitesh kemi qenë në Gjermani ku ishte gjithë Ball-kani. Ai që drejtonte tha që kjo quhet një histori suksesi, pasi një shqiptar ka arritur të shesë në Zvicër dhe Nju-Jork.

Këmbëngulja, pasioni dhe vizioni im për punën është që unë duhet të jem në krye të kësaj pune. Unë duhet të jem shembulli që ata të ndjekin”, rrëfen Musai.

Ai shprehet: “Kam dy med-alje ari ekstra që janë marrë në konkurs botëror”.

“Që të bësh biznes - thotë

Vesefi - nuk është patjetër që duhet të kesh lekë në xhep, por

duhet të kesh vizion dhe pasion për punën”.

Djali i tij, teknolog agroush-qimor, tregon: “Kam filluar të punoj që shpejt dhe të jem një ndihmë për babain. Në fund të ditës jemi të kënaqur që bëjmë diçka të mirë dhe një prodhim cilësor. Motra na ndihmon nga larg me pjesën e dokument-eve”.

“Ai që vërtet ka këmbën-gulje dhe vullnet mund të ar-rijë të bëjë diçka të mirë edhe në Shqipëri”, thekson djali i Vesafit.

Fabrika “Musai Olive Oil” ndodhet në fshatin Skrofotinë të rrethit të Vlorës. Vaji i ul-lirit i prodhuar në këtë fabrikë është certifikuar “Organik” nga ICEA (Instituti për Certi-fikimin Etik dhe Ambiental). Fabrika prodhon vaj vetëm nga ullinj të zonës së Vlorës, të rritur dhe kultivuar në mënyrë organike dhe një nga rajonet më të pasur në vend me ullinj dhe i famshëm për praninë dhe kultivimin e varietetit autokton “Kalinjot”, unik për cilësitë

e pakrahasueshme e të pak-onkurrueshme të vajit.

Fshati ka humbur produktivitetin, braktiset skema e sigurimeve

Ata që jetojnë aktualisht në fshat rrezikojnë të përballen me një varfëri ekstreme në të ardhmen për shkak të rënies së produktivitetit të punës që po reflektohet në shmangien e pagesës së sigurimeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vitin e kaluar numri mesatar i kon-tribuesve ruralë në skemë ishte 58,940 persona me vetëm 414 kontribues me shumë se një vit më parë.

Teksa të ardhurat nga kontributet u rriten me 5 për qind gjatë vitit të kaluar, të ardhurat nga kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi u rriten vetëm 0.5% në ra-port më vitin 2017. Gjithsej u grumbulluan 2.1 miliardë

lekë, duke zënë vetëm 2.3 për qind të totalit të të ardhurave nga kontributet.

Sipas të dhënave nga an-keta tremujore e forcave të punës, në fund të vitit të ka-luar, u numëruan 456 mijë të punësuar në bujqësi, duke zënë 38.2% të totalit të punësimit. Por, nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve, vetëm 59mijë fermerë paguan sigurimet sho-qërore më 2018, ose 12.7% e atyre që qeveria numëron si të punësuar në bujqësi. Fermerët e pyetur nga “Monitor” në zo-

nën e Myzeqesë, pohuan se kanë shmangur pagesat e sigu-rimeve vitet e fundit, pasi nuk e kanë pasur të mundur.

Fitimet e ulëta dhe kos-tot e larta i kanë zhytur në borxhe dhe kredi, duke e bërë të pamundur pagesën e sigu-rimeve. “Pamundësia për të paguar sigurime po na pengon të aplikojmë për subvencione - shprehet Stavri Gjini - pa llogaritur vështirësitë që do të vijnë nga mungesa e një pen-sioni dinjitoz në periudhën e pleqërisë”.

Në vitin 2013, numëro-heshin mbi 64 mijë kontribues ruralë në skemën e pensioneve, teksa ky numër u dyfishua më 2014, në 127 mijë, për shkak të një amnistie që u aplikua mbi gjobat për sigurimet e papa-guara. Më pas, në vitin 2015, numëroheshin 89 mijë fermerë që paguanin sigurime, ndërsa më 2017, u numëruan 58 mijë fermerë në skemë. Gjithashtu bujqësia ofron pagesat më të ulëta për punën, si pasojë e mungesës së rendimentit në sektor.

Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit mbetet problematik për shkak të num-rit të vogël të të siguruarve në bujqësi dhe shpenzimet e larta për përfitime.

Gjithashtu bujqësia ofron pagesat më të ulëta për punën, si pasojë e mungesës së ren-dimentit në sektor. Në vitin 2017, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri është 48.967 lekë. Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesa-tar për aktivitetet ekonomike si: Aktivitetet financiare dhe të

sigurimit; Administrata pub-like dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Ndërsa aktivitetet ekono-mike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; ripa-rimi i automjeteve dhe mo-toçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e ako-modimit dhe shërbimit ushqi-mor si dhe bujqësia, silvikul-tura dhe peshkimi.

Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit mbetet problematik, për shkak të numrit të vogël të të siguru-arve në bujqësi dhe nivelit të ulët të pagës minimale.

Gazeta “Monitor”

Page 8: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

8 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

Page 9: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

9 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

Page 10: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

10 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

histori suKsesi

Subvencionet për bujqësinë Nga emigrant në investitor, historia e Besnikut nga

Plyku, i cili prodhon domate për eksport

Besnik Bogdani nga fshati Plyk i Fierit, pas 20 vjetësh në emigracion, ka gjetur suksesin në vendlindje. I kthyer para 4 vjetësh nga Greqia, ai vendosi të investojë kursimet e veta në serra. Pas vështirësive të shumta, më në fund, ia arriti qëllimit kur aplikoi në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, përmes së cilës ar-riti të sigurojë fondet e domos-doshme për ngritjen e serrave, të cilat i mbolli me domate. Tashmë, ai po merr frutet e punës së tij, pasi siç thotë për Agjencinë Telegrafike Shq-iptare, po shet sasitë e para të një prodhimi të bollshëm dhe ka kërkesa gjithnjë e në rritje. Domatet e serrave të Besnikut plotësojnë të gjitha standardet dhe ai tashmë shet vetëm për eksport.

Historia e Besnik Bogdanit nis me kthimin nga Greqia, ku si emigrant mësoi edhe për punët në bujqësi. Por para 4 vitesh, i gjendur në vështirësi ekonomike në vendin fqinj, u kthye në vendlindje, në Plyk dhe guxoi të aplikonte në skemat e mbështetjes, për të përfituar financim në in-vestimin që do të ndërmerrte në kultivimin e domateve.

“Unë e kam nisur punën në bujqësi, fillimisht në Greqi. Atje mësova shumë për bu-jqësinë. Kisha 20 vite atje. Para 4 vitesh u kthyem në Shqipëri, pasi mbetëm pa punë dhe ven-dosa që të merrem me bujqësi edhe këtu në fshatin ku banoj”, thotë Besniku, duke shtuar se tani falë investimit që ka bërë me mbështetjen e grantit të dhënë nga qeveria, ka arritur të ngrejë një serrë bashkëkohore, moderne që prodhon domate vetëm për eksport.

“Jam shumë i kënaqur, me çmimin që po arrij tani t’i shes

prodhimet nga serra ime, para-shikoj të marr 100 kv domate për dynym. Ndërsa prodhimin e çoj në Kutalli dhe prej andej shitjen e prodhimit e kam të garantuar në tregun rumun”- thotë Besniku.

Duke falenderuar qeveri-në për skemat kombëtare të mbështetjes, ai tregon se kishte aplikuar shumë lehtë në zyrën e Agjencisë së Zhvillimit Bu-jqësor Rural dhe nuk iu desh të sorollatej apo të paguante dikë për të përfituar subvencionin.

“Nuk dua të merrem me politikë por jam shumë i kënaqur me qeverinë Rama, sepse nuk harxhova asnjë lek për të përfituar mbështetjen me grante. Nuk m’u desh të mbaj radhë në zyra dhe stafi i AZHBR-së më është përgjigjur në kohë rekord për çdo proce-durë. Unë aplikova për inves-time në serra në 10 dynym tokë, dola fitues dhe sot e kam realizuar qëllimim. Sivjet e

kam për herë të parë dhe kam arritur deri këtu. Serra ka fil-luar nga prodhimi. Prodhimi deri më tani është i shkëlqyer. Dje e çova prodhimin tek pika e grumbullimit dhe aty jam lid-hur me një rumun që e shet në

supermarketet rumune. Shita 5 ton domate dje, me 100 lekë/kg”- shprehet Besniku.

Granti që përfitoi ai

mbështeti 50% të financimit total të serrës, që kap shifrën e 120 mijë eurove, ndërsa pjesën tjetër të parave, ai tregon se e ka siguruar tek të afërmit dhe një pjesë i mori me kredi në banka.

“Ky është investimi im i parë. Dëgjova qeverinë Rama që u bënte thirrje të gjithë emi-grantëve dhe fermerëve, hajde

aplikoni dhe mora iniciativën për ta provuar. Mora kontratën që më dhanë ok dhe fillova in-vestimin me vështirësi se edhe para nuk kishim. Por sot them me bindje se ia kam dalë” – thotë Besnik Bogdani.

Në serrën e tij Besniku për-dor farë të markës cilësore dhe teknologji izraelite të ujitjes me pika, duke garantuar pro-dhim cilësor të domates bio. Pjalmimi i luleve realizohet me bletë dhe jo me hormone apo pesticide.

“Investimin e fillova në muajin shtator dhe e përfun-dova brenda muajit tetor të vitit të kaluar. Ky është prodhimi i parë që po marr pas mbjelljes së domateve në 20 janar dhe ia arrita si për herë të parë që e kisha. Kam 2-3 ditë që kam filluar vjeljen me destinacion eksportin. Prodhimi është i bollshëm dhe për një dynym llogaris të marr 100 kv domate. Kam rezultate shumë të mira

deri tani”, thotë ai.Besniku thotë se me këtë

investim dhe duke ruajtur cilësinë e prodhimit, produktet e serrës së tij konkurrojnë edhe përtej tregjeve të BE-së.

“Unë dua që me prodhimet e mia të konkurroj prodhuesit italianë, grekë e më tej. I bëj thirrje edhe emigrantëve të tjerë dhe fermerëve të ap-likojnë dhe të marrin inicia-tivën për të investuar në bu-jqësi në tokat e tyre”, thotë me entuziazëm fermeri nga Plyku.

“Unë tokat i kam marrë me qira dhe në këtë investim kam angazhuar me punë të gjithë familjarët e mi dhe të vëllait tim. Deri tani kam 10 të punësuar, por në kohën e vjeljeve numri i të punësuarve shkon edhe më i lartë. Kam dy agronomë që më mësojnë dhe kujdesen për prodhimin në serra, të cilët i paguaj”, thotë Besniku.

“Zgjodha investimin në serra si modeli më i mirë që më siguron prodhim gjithëvje-tor dhe më shumë të ardhura për familjen time. Vetëm nga shitja e sasisë së parë kam përfituar 10 milion lekë”, thotë ai, ndërsa pritshmëritë për vjeljen e radhës do të jenë më të mëdha dhe të bollshme.

Kërkesat e tregut i ka për të shitur 7 ton domate. Pritsh-mëritë e Besnikut nuk mbeten këtu, pasi për vitin që vjen ai do të aplikojë përsëri në ske-mat e mbështetjes për rritjen e sipërfaqes së mbjellë edhe me 1 dynym më shumë. Pas domates, radhën e kanë kul-tura të tjera mjaft të kërkuara nga tregu si speci e kastraveci të cilat do i shtojnë të ardhurat për familjen e tij, por edhe do të rrisin numrin e të punësu-arve.

Subvencionet në bujqësi, historia e fermerit Stavri Zaka që i ndryshoi jeta pas ngritjes së biznesit

Stavri Zaka, nga Divjaka e Lushnjes, pas 10 vitesh në emigracion, u kthye për të in-vestuar dhe punuar në tokën e tij. Për 8 vjet, së bashku me familjen, ai punonte dhe kul-

tivonte tokën dhe prodhimet i shiste në tregun vendas.

Por në vitin 2018, ai më në fund arriti të ndërtonte serrën e tij, pas aplikimit në skemën kombëtare të mbështetjes së bujqësisë, një moment që siç tregon ai bëri ndryshimin në jetën e tyre. Prodhimi është i bollshëm dhe cilësor dhe ai ar-rin ta shesë të gjithin.

Me një vlerë investimi total prej 200 milionë lekë, Stavri ngriti serrën me teknologji turke, në një sipërfaqe prej 9 dynym dhe ndërtoi 200 metra

magazinë për grumbullimin e prodhimit.

Ndryshimi nisi në vitin 2018, kur Stavri aplikoi në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi dhe fitoi 50% të vlerës totale të investimit, financim nga qeveria, për ngritjen e ser-rës së re dhe moderne, që prod-hon vetëm për eksport.

Gjatë një vizite në serrën e tij në Divjakë, Stavri tregoi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se aplikoi shumë lehtë pranë Agjencisë së Zh-villimit Bujqësor dhe Rural

(AZHBR) dhe siç thotë ai, duke i pasur të gjithë doku-mentet, doli fitues.

“Unë kam qenë një emi-grant deri në vitin 2010 dhe u ktheva në tokën time. Tani punoj në serrën time, bashkë me familjen. Të gjithë sipër-faqen e serrës prej 9 dynym e kam të mbjellë me patëllxhanë, kastravecë, domate, rrepa e speca”- thotë Stavri.

Serrën ai e ndërtoi në dhje-tor të vitit të kaluar, pas mar-rjes së financimit, dhe tashmë ka arritur të marrë sasinë e

parë të prodhimit. Janë 20 kv kastravecë që ai i ka shitur në Kosovë, ndërsa po mbledh pro-dhimin që ka ende në serrë dhe shumë shpejt do fillojë vjeljen e domateve.

“Të gjithë prodhimin bujqë-sor që marr nga serra, arrij ta shes. Makina nga Kosova apo vende të tjera të rajonit vijnë e ma marrin prodhimin këtu, në serrën time”, tregon Stavri. Madje ai thotë se prodhimin e patëllxhanit që e ka të mb-jellë aktualisht në serrë, e ka të pajtuar, ose të porositur dhe

shitjen e këtij prodhimi e ka të garantuar.

Stavri punon bashkë me familjarët, por gjatë sezonit të prodhimit, ai punëson edhe shumë bashkëfshatarë, që mer-ren me vjeljen apo punimin e tokës. Stavri tregon se është shumë i kënaqur me të ardhu-rat që po merr nga shitja e pro-dhimit ndonëse ky është viti i parë i prodhimit.

“Prodhimet që marr nga ser-ra janë cilësore dhe shumë të mira. Preparatet i marr nga Ita-lia dhe për vaditje përdor ujin

me pika, teknologjia më e mirë dhe blerësit janë të kënaqur me cilësinë e prodhimeve që gjejnë këtu. Ndaj i kërkojnë dhe blejnë”- thotë Stavri.

Ai shprehet se herën tjetër do të aplikojë përsëri në ske-mat e mbështetjes për bujqësi-në, për të investuar në sistemin e kaldajës që do të sigurojë prodhim gjithëvjetor pa ndër-prerje.

Divjaka shquhet si fusha e serrave. Fermerët e zo-nës kanë arritur që me pak mbështetje financiare, të jenë të suksesshëm në sipërmarrjet e tyre bujqësore, duke prod-huar produkte bujqësore që kërkohen jo vetëm në tregun vendas, por edhe eksportohen në gjithë rajonin.

Page 11: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

11 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORË

OPERACIONET E GJELBËRA NË HARDHIOperacionet e gjelbëra janë vazhdim dhe plotësim i krasitjes dimërore. Operacinet e gjel-bëra janë ndërhyrje gjatë periudhës vegjetative në lastarë, sqetullorë, lulëri, gjethe, veshul, kokrra, etj.

Qëllimet që realizohen janë:- Korigjim i gabimeve të krasitjes dimërore, të

dukshme dhe të padukshme;- Rregullim i ekuilibrit prodhim-vegjetacion,

ku mbahet një formë e caktuar e elementëve të vegjetacionit që zhvillohen normalisht dhe sig-urohet prodhimtaria e qëndrueshme në vite;

- Rritje e treguesve sasiorë dhe cilësorë të prodhimit pa dëmtuar vegjetacionin;

në hardhitë e reja mundësohet një zhvillim i mirë i lastarëve dhe sharmendave të reja ku formohen më mirë dhe më shpejt krahët dhe el-ementët e tjerë të kurorës, lehtësohen punimet e mekanizuara dhe trajtimet kimike.

Principet bazë të operacioneve të gjelbëra

• Rritja dhe prodhimi në raport të drejtë me fuqinë e bimës (sipërfaqja asimiluese).

• Rritja e lastarëve në raport të zhdrejtë me numrin e tyre.

• Rritja e prodhimit (numri i madh i bistakëve) pakëson rritjen vegjetative të hardhisë.

Operacionet e gjelbëra mund të kryhen:

1.në trung, krahë, çepa, sharmenda (t`harja)2. në lastarët e gjelbër (sqetullim, pincim,

shkurtim maje, rrallim gjethe, unazim)3. në bistak (rrallim,ose reduktim i pjesëve

të bistakut)4. në rrënjë (prerje e lastarëve nga n/sharte-

sa, prerje e rrënjëve nga mbishartesa).Heqja e lastarëve të tepërt

(T`harja)Realizon: një raport të drejtë midis numrit

të lastarëve që lihen dhe fuqisë vegjetative të bimës (+ qëllime të tjera).

Parimi i heqjes së tyre: ruajtja e ekui-librit pjesë ajrore - sistem rrënjor.

Për çdo 1 kg rrush kërkon jo më pak se 1m² sipërfaqe gjethore.

Parimi i heqjes së lastëve bëhet sipas natyrës prodhuese të kultivarëve, gjendjes së bimës, klimës, tokës e shërbimeve agroteknike.

Si veprohet: në hardhitë e reja heqja e lastarëve të tepërt ndikon pozitivisht në formimin e një trungu të trashë, të drejtë dhe të shëndet-shëm, mundësisht për dy vitet e para.

Kur nga një syth janë zhvilluar 2-3 lastarë, atëhere lihet vetëm lastari që ka dalë nga sythi kryesor, i zhvilluar mirë. Hiqen binjakët, qofshin dhe me prodhim.

Asnjëherë nuk hiqet lastari i dalë nga sythi i bazës. Në kultivarët me koefiçent të lartë pro-dhimi hiqen të gjithë lastarët pa prodhim, por

dhe me prodhim duke e gjykuar rast pas rasti, si-pas nevojave të zhvillimit. në kultivarët me bistakë të mëdhenj, por të pakët, në çdo 2-3 lastarë prod-hues, lihet një lastar pa prodhim.

Koha: duhet të bëhet sapo të shfaqen shënjat e para të lulërive, para se të drunjëzohen lastarët, deri në diferencimin e plotë të lulërive.

II - Pincimi dhe prerja e majave- te hardhitë e reja shpejton dhënien e formës

duke shtuar numrin e lastarëve;- rrit lidhjen e kokrave dhe veshulëve duke kalu-

ar asimilatet drejt tyre nga frenimi 2 javor i prerjes. nëse nuk pincohet maja e lastarit kryesor atëhere rritet shumë masa vegjative.

Pincimi përdoret: para lulëzimit, sjell zhvillim të madh të masës vegjatative, duke ulur prodhimin. nëse tek luleritë vërehet se kalojnë në përdredhëse atëhere pincohen majat, nëprmjet së cilës ushqehen lulet dhe formimi i gameteve.

Koha kur kryhet pincimi: Çelja e 5-6 lu-leve të para

III - Prerja e majave realizon:- ngadalësimin e shpenzimeve të ushqimit nga

majat vegjetative dhe uljen e transpiracionit.- Redukton hijezimin e bistakëve të rrushit.- Lehtëson kryerjen e shërbimeve.Teknika e kryerjes: sipas natyrës së kul-

tivarit

Rastet e përdorimit: • Para lulëzimit, sjell rritjen e % së luleve të

pllenuara, rrit numrin e kokrrave të formuara, for-mon veshule të mbushur mirë, prodhim të lartë dhe me pjekje të vonë.

• Pas lulëzimit, sjell rritje të kokrrave dhe

veshulëve, duke shpërndarë normalisht në bimë asimilatet me një proces normal të diferencimit të lulerisë së parë që në fund të muajit Maj.

• Nuk rekomandohet prerja e majave të lastarit kryesor kur hardhitë janë të dobëta.

• Në kohë thatësire dhe pa ujitje, prerja e ma-jave bëhet më herët duke hequr 6-7 gjethe së bashku me majën e rritjes. Koha e kryerjes: 20-30 Qershor.

IV - Heqja e sqetullorëve (Sqetullimi)a. Hiqen tërësisht në zonën rreth bistakut dhe

pincohen ne 4-6-7 gjethe në lastarët e sipërm kur nuk pengojnë trajtimet kimike.

b. nuk hiqen as në rastet e lastarit që do të shërbejë si sharmend prodhimi vitin pasardhës (ndihmojnë në diferencimin e sythit dhe eleminohet çelja e sythit dimëror).

c. Çdo lastar duhet të ketë 10-15 gjethe për ve-shul.

Shfrytëzimi për zëvendësimin ose rinovimin e pjesëve të dëmtuara bëhet:

- në kohë thatësire pa ujitje ku lastarët kryesorë janë të dobët, priten majat e tyre duke lënë sqetul-lorët me 4-5 gjethe

- në rastet e dëmtimit të lastarëve nga breshëri, lastarët sqetullorë shfrytëzohen për prodhim të dytë dhe për të rikrijuar pjesët e demtuara. në këtë rast lastarët sqetullorë për prodhim të dytë, lihen me 1-2 veshulë/lastar, pjekja ndodh 3 javë pas pjekjes kryesore.

Koha e aplikimit: Kur sqetullori të ketë nxjerë 4-6 gjethe.

V - Unazimi i lastarëve prodhues kry-het duke hequr me kujdes lëvoren deri në shtresën e jatshme të drurit, me anë të një prerje në formë unaze me gjerësi 3-4 mm, nën bistak.

VI - Heqja e gjetheve të fundit të last-arëve (Rrallimi i gjetheve)

Operacion i diktuar nga: dëndësia e masës vegjetative që pengon ndriçimin, ajrimin

dhe shton rrezikun e infeksioneve parazitare (vru-gu, hiri dhe kalbëzimi).

Praktika e gabuar e momentit të heqjes.(në fazat e para të rritjes së lastarit kur gjeth-

ja kryen rolin e stomakutsi tek njeriu).Qëllimi:- rritet ndriçimi ajrosje të veshulëve- ulet infeksioni nga sëmundjet- rritet sasia dhe cilësia e prodhimitTeknika kryhet në tre nivele:• Hiqen 2-3 gjethet e fundit, deri te veshuli

i parë,• Hiqen gjethet deri te veshuli i fundit, nuk

hiqet gjethja përballë veshulit,• Hiqet edhe gjethja përballë veshulit të fun-

dit së bashku me gjethen e parë të dalë mbi ve-shul. Kjo masë aplikohet në zonat ku ndriçimi nuk është më i lartë se 40–60 mijë lux.

• Në zonat me ndriçim të lartë diellor hiqen vetëm 2-3 gjethet e fundit.

• Ndriçimi dhe temperatura normale konsid-erohen kur janë përkatësisht: 20-60 mijë lux dhe 25-30˚C.

Koha e aplikimit: Heqja e gjetheve fillon që nga 3 javë pas lulëzimit deri në fillim të pjekjes së rrushit.

VII -Veprimet me bistakëtRrallimi i kokrrave dhe veshulëve - rrit madhësinë e kokrrave, cilësinë e prodhimit,

% e sheqerit (e ëmbëlsimit) - intensitetin e ngjyrosjes së kokrave- cilësitë tregtare të prodhimitRrallimi i kokrrave dhe veshulëve aplikohet

kryesisht te kultivarët e rrushit të tavolinës me

potencial të lartë prodhimi.nuk bëhet rrallimi i kokrrave dhe veshulit te

Këshilla në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon në faqen 12)Foto nga heqja e lastarëve

Foto nga prerja e majaveFoto e heqjes së drejtë por dhe të gabuar të gjetheve. Foto te cv.Debinë e Bardhë djegur nga dielli (gabim)

(Foto nga bimë që kërkojnë rrallim veshulësh) (Foto para dhe pas trajtimit me gibereline të veshulëve)

Foto nga rrallimi i gjetheve dhe prerje e majave te cv.Shesh i Bardhë - praktikë e drejtë

Page 12: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

12 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Këshilla në shërbim të fermerëve

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSHNJE

KËSHILLA PËR FERMERËT QË KULTIVOJNË PERIME

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-Lushnje E-mail: [email protected]

Periudha e pranverës baza e së cilës kon-siderohet muaji prill, si muaji vendimtar për kultivuesit e perimeve, si në mjediset e mbroj-tura ashtu edhe për fushën. Kushtet klimatike karakteristike të kësaj periudhe me thatësirë të gjatë e diell, kanë bërë që bimët të zhvillohen e të kenë kërkesa për lagështi.

Këto kushte kanë nxjerrë në plan të parë kon-trollin e përditshëm e të kujdesshëm të bimëve të mbjella në fushë e serrë, për mbrojtjen e tyre nga infeksionet e shpeshta e të menjëhershme si kalbëzimet e kercellit, të rrënjëve, vrugjet, al-ternariozat, kundër të cilave të përdoret Amistar. Opti Score 250 e C Daconil. Kundër kalbëzimit gri të përdoren (Bravo, Switch, Daconil) sipas porosive që japin specialistët që punojnë në fi-tofarmacitë e ndryshme bujqesore. Këshillojmë alternimin e masave kimike të luftimit me pre-parate të rekomanduara më parë nga ne dhe në teknologjitë e kultivimit të çdo kulture, me rua-jtjen e mikroklimës në serrë nëpërmjet ajrimit të mirë të serrës dhe manovrimit me kujdes sido-mos në ditët me mjergull dhe netët me vesë të lartë e temperatura të ulëta natën.

Regjimi i temperatures dhe la-geshtisë –

A) - Në serrat e mbjella me kas-travec, në fazën e frytëzimit mbahet:

Ditën 24-26°Cnatën 18-20°CLagështia ajrore 85-90 %.Kujdes, nuk duhet lejuar ujitja në orët e vona

të ditës mbasi krijohet vesë gjatë natës, pra kri-johen kushte për sëmundje kërpudhore.

B)-Në serrat e mbjella me domatePër një rritje e zhvillim normal kërkohet që

temperatura e ajrit të jetë: natën 13-15°C, Ditët

me diell 25-27°C, me gjysëm vranësirë 19-23°C, me vranësirë 17-19°C.

Ndryshimi i parametrave jashtë këtyre kufijve pengon rritjen, zhvillimin, shkakton rënien e luleve, ngadalson pjekjen e frutave etj.

Lagështia ajrore ideale për domaten është 65-70% për lëvizjen e pjalmit e mbirjen e tij. Mbi dhe nën këta kufij procesi i pllenimit vështirë-sohet.

Kujdes, të kryhen me rigorozitet krasitjet e gjelbëra, që gjithë asimilatet të shkojnë në drejtim të mbushjeve të frutit dhe të intensifikohet lufta kundër barishteve të këqia brenda dhe reth serrës.

Duhet të kujdesemi për mbrojtjen e bimëve të mbjella në fushë e në serrë nga dëmtuesit e tokës, të përdoret (Force G), Krah bardhat (Karate Actel-lic), tenjat minue (Vertimec, Trigard 75wp) Morrat (Actra Pirimore), krimbi tel, tripset e ndryshme dosëza, kërmilli, me preparate që rekomandojnë specialistet e bujqësisë dhe fitofarmacitë bujqë-sore etj. Nga komunikimi me fermerët, kontrollet në fushë por edhe tregun e perimeve vërejmë se infeksionet nga këta dëmtues dhe dëmet atje ku nuk është luftuar me kujdes kanë qenë të konsid-erueshme si në dëmtimin e frutave ashtu edhe në pamjen tregtare të tyre.

në pjesën dërmuese në mbjelljet e serrave bimët janë në fazën lulëzim - lidhje frutash, një pjesë ndodhen në fazën e rritjes intensive të bimës e të frutave (domate, kastavec) ndaj ushqimi me

norma të plota të plehrave, duke anuar nga plehrat e ballancuar, kur kemi faza të rritjes e të formimit të frutave, plehërim në raporte 1-1-1 (N-P-K), ndërsa në fazat më të vona në raportin 1.4-1- 8 (N-P-K).

Përveç shërbimeve të përgjithshme të përmen-dura deri me tani, në serrat e mbjella me domate e trangull kujdes i veçantë të tregohet për heqjen e sqetulloreve, rrallimin e heqjen e gjetheve dhe këputjen e majës kur arrihet numri e kateve që duam, duke iu referuar çdo ditë gjendjes së bimëve dhe teknologjisë specifike të kultivimit. Në trangull gjethet e bazës të hiqen kur zverdhen ose rrallohen në rastet kur bimët zhvillojnë masë të dendur bimore.

Për mbjelljet në fushë theksojmë se muaji prill është periudhe intensive mbjelljesh e fidaneve të domates, specit, shalqinit, mashurkës, bamjes etj.

Domate hershme në fushë 20 mars-10pPrill; Domate për Industri 15 -30 prill;

Shalqi dora e I-rë, me farë 20-30 Prill; Kastrvec dora e I-rë 15-20 Prill;Kungull dora e I-rë 5-10 Prill;Pjepër me kubik 15-25 Prill;Bamje (Libohova ,Oblika) 25 Prill-10 Maj;Sallatë dora e III-të deri 20 Prill:Panxhari i kuq dora e II-të 10-20 Prill.Mbjellja e farishteve për përgatitjet e fida-

nave për domaten e mesme në fushë me varietete 14-31 f1, Zemërkau etj, Shalqi dora e dytë 15-20 Prill

Dora e IV fidanit të sallatës Allias deri 15 Prill,

Selino dora e tretë 15-20 PrillPër zonën e ftohtë Për përgatijen e fidanit të pje-

prit 10-20 Prill, shalqinit 10-20 Prill, lakrës 10-30 Prill, kastravec dora e parë deri në 10 prill, kungulli i dimrit 10-20 Prill, Sallatë dora e parë deri në 20 Prill

Shërbimet në kulturat e fushës (domate, shalqi, qepë me fidan, erzat etj., janë prashitje të plota me plehërim të ballancuar. në shalqinin në tynele plastike në fazën e parë –trapi-antimi deri në çarjen e plasmasit, hedhim tretë-sira kristalore fosforik (12-61-0) ose e përafërt me të, që të ruhen raportet e elmenteve ush-qyes me qëllim zhvillimin e sistemit rrënjor. Sa-sia totale e plehut 5-6 kg/dynym me dozë 1-1.6 kg/dynym. Në fazën e dytë - nga heqja e plastmasit deri në lulëzim, mund të hedhim 15-10-30+Te 2-3 kg/dy me sasi uji 2 orë vaditje, një plehërim me nitrat Magnezi 3kg/dy.

Tërheqim vëmendjen e fermerëve për të luftu-ar tendencën për plehërim të njëanshëm azotik për të patur bimë të fuqishme. Kjo shkakton rrëz-imin e luleve në kohën e shfaqjeve të tyre.

-në bostanoret e mbjella në tynele, gjatë prillit, puna e fermerëve të përqendrohet në mbajtjen e një regjimi të përshtatshëm të tem-peraturës duke hapur grykat dhe dritare anë-sore pa e grisur plastmasin në kohë me rezatim të fortë diellor si dhe të kryhen vaditjet e plehë-rimet sipas kërkesave të bimës dhe lufta kimike ndaj dëmtuesve të tokës.

Është e njohur tashmë dukuria, se plehërimi i njëanshëm azotik tek perimet gjethore është i dëmshëm për shëndetin tek njerëzit.

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇË

KËSHILLA PËR FERMERËT QË MBARËSHTOJNË BAGËTI TË IMTA

Për fermat e dhenëve• Trajtoni tufën e remontit të qëngjave si dhe

të atyre që do të tregtohen në vjeshtë me ush-qime suplementare (koncentratë) 0.2-0.3 kg/krerë në ditë, përveç kullotës.

• Bëni kullotje të drejtuar të hasëlleve dhe kulturave të tjera për të garantuar të ushqyerit e tufës deri në dalje në kullotat natyrore verore.

• Përdorni sasi ushqimesh të koncentruara sipas prodhimit të qumështit të deleve. Për 1 kg qumësht të prodhuar nga një dele të jepen 0.4 kg ushqim i koncentruar në ditë.

• Në kushtet e rritjes së temperatures së ambi-entit zbatoni higjienë korrekte të mjeljes dhe të ma-nipullimit të tij për ruajtjen e cilësisë së qumështit.

• Për çfardo sasie qumështi të prodhuar në ditë nga një dele, mjelja dy herë në ditë është e

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Korçë: E-mail:[email protected]

mjaftueshme. • Programoni të ushqyerit e tufave në kullotat naty-

rore si dhe pikat e tregtimit të prodhimit të qumështit. • Ju rikujtojme se është periudha për të vazhduar

masat parambrojtëse kundër parazitozave në të rriturat dhe të rejat. Vaksinoni kafshët kundër sëmundjes së palsjes (vaksinë e detyruar ligjërisht). Gjithashtu është momenti i kryerjes se vaksinës kundër sëmundjes së

Agalaksisë (hirëza). Këshillohuni me veterinerin.

Për fermat e dhive• Kontrolloni vazhdimisht kecat e pazhvilluar

mirë, shikoni nëse ata janë të sëmurë apo nënat e tyre nuk kanë sasinë e nevojshme të qumështit.

Vazhdoni trajtimin e kecave përveç qumështit me ushqime suplementare (bar të thatë të cilësisë

së mirë dhe tagjira).• Bëni kujdes në të ushqyerit e dhive. Kini

parasysh se nevojat ushqimore të dhive në këtë periudhë janë të larta. Përdorni ushqimet më të mira në energji dhe proteinë si kullotë kur është mundësia, bar i thatë loliumi, bar mali, bar jonxhe i cilësisë së mirë dhe përzierje koncentrati (elb, misër, hime etj.). Sasia e koncentratit të përdoret në varësi të prodhimit të qumështit të dhive.

• Përdorni ujë të pastër sipas dëshirës dhe 2-3 gr/krerë/ditë kripë gjelle ose bllok mineralo-vitaminoz të vendosur në stallë për konsum si-pas dëshirës.

• Kontrolloni të gjitha dhitë e pjella për gjend-jen e thithave dhe anomalive të tyre.

• Siguroni pajisje për mjeljen, ruajtjen dhe transportimin e qumështit.

(Vijon nga faqja 11)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORË

Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

OPERACIONET E GJELBËRA NË HARDHIkultivarët/bimët me potencial të ulët.Me rrallim hiqen:- veshulët e vegjël jo karakteristikë, nuk

kanë shumë kokrra të lidhura,- veshul shumë i ngjeshur me kokrra të vogla,- veshulët afër tokës,- veshulët e prekur nga sëmundjet,- veshulët e hijezuar, etj.

Hiqen deri në 30 % e veshulëve.Koha e aplikimit: rrallimi i kokrrave në veshul

bëhet kur ka përfunduar rënia natyrale e luleve,

kokrrave të papllenuara dhe kokrrave të zhvilluara dobët, në kohën e lidhjes së kokrrës, kur bistaku dallohet plotësisht.

Fillon 14-15 ditë mbas mbarimit të lulëzimit.- Bëhet 15-20 ditë pas pllenimit, kur kryhet

me spërkatje, me giberelinë (acid giberelik)Mënyrat e realizimit:- me dorë më e mira;- me preparate, nëpërmjet spërkatjeve gjatë

fazës së lulëzimit të plotë me fitohormone që shkaktojnë rrallimin e deri 30-40 % të luleve (kur ato janë mbi numrin e planifikuar që ne kërkojmë).

Page 13: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

AGROBIZNESI13 E Premte, 4 Prill 2019

Kalendari bujqësor

Kalendari bujqësor, muaji Maj 2019Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

(Vijon në faqen 14)

Pamja e qiellit gjatë muajit maj 2019Më 4 maj do të jetë Hënë e

Re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli

dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 22:46 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta si galaktikat dhe gru-pet e yjeve sepse nuk ka dritë të hënës për të ndërhyrë.

Më 6-7 maj do të ketë dush meteorik Eta Aquarids. Eta Aquarids është një dush mbi mesataren, i aftë për të prod-huar deri në 60 meteorë në orë në kulmin e vet. Pjesa më e madhe e aktivitetit shihet në Hemisferën Jugore. Në hem-isferën veriore, shkalla mund të arrijë rreth 30 meteorë në orë. Është prodhuar nga grim-cat e pluhurit të lënë pas nga kometa Halley, e cila ka qenë e njohur dhe vërejtur që nga kohërat e lashta. Dushi rrjedh çdo vit nga 19 prilli deri më 28 maj. Ai do të kulmojë këtë vit në natën e 6 majit dhe në mëngjesin e 7 majit. Hëna në ngrënie e hollë do të perëndojë herët në mbrëmje duke lënë qiejt e errët për atë që duhet të jetë një shfaqje e mirë. Shi-kimi më i mirë do të jetë nga një vend i errët pas mesnatës. Meteorët do të rrezatojnë nga konstelacioni Ujori, por mund të shfaqen kudo në qiell.

Më 18 maj do të jetë Hëna e Plotë, Hëna Blu. Hëna do të jetë e vendosur në anën e kundërt të Tokës, nga Dielli dhe faqja e saj do të jetë e ndriçuar plotë-

sisht. Kjo fazë do të ndodhë në orën 21:11 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme amtare amerikane si Hëna e Plotë e Luleve, sepse kjo është koha e vitit kur lulet e pranverës shfaqen me bollëk. Kjo hënë është njohur gjithash-tu si Hëna e Plotë e Mbjelljes së Misrit dhe Hëna e Qumështit. Meqenëse kjo është e treta e katër hënave të plota në këtë sezon, ajo njihet si një hënë blu. Kjo ngjarje e rrallë kalen-darike ndodh vetëm një herë në disa vjet, duke sjellë lind-jen e termit, “një herë në hë-nën blu”. Në çdo sezon të vitit zakonisht ekzistojnë vetëm tri hëna të plota. Por meqë hënat e plota ndodhin çdo 29,53 ditë, ngadonjëherë një sezon do të ketë 4 hëna të plota. Hëna e plotë ekstra e sezonit njihet si një hënë blu. Hëna blu ndodh mesatarisht një herë në çdo 2,7 vjet.

Parashikimi i motit për muajin maj 2019Muaji maj në Tiranë do të

ndikohet nga klima mesdhetare bregdetare. Gjatë këtij muaji mund të priten, zakonisht shira, shumë herë stuhi, ndonjëherë mjegull dhe pritet mot i kënd-shëm dhe i ngrohtë. Gama e temperaturave mesatare ditore do të jetë rreth 19° C dhe 26°C.

Zakonisht java e tretë do të jetë më e nxehta në Maj, por duhet të kihet parasysh mundësia e shiut dhe stuhisë.

Ngjarjet e motit që mund të ndodhin gjatë muajit maj në Tiranë: 13 ditë me shi, 7 ditë me kohë të vrenjtur dhe më pak se 1ditë me mjegull.

Në mënyrë tipike tempera-tura do të luhatet rreth 23ºC dhe do të ndihet për rreth 25ºC dhe era do të jetë fllad i lehtë

Temperaturat e larta të përditshme do të rriten me 5ºC nga 21° C në26ºC , rrallë do të bien nën 17°C ose të tejkalojnë 30°C.

Temperaturat e ulëta ditore do të rriten me 4ºC, nga 9ºC në13ºC, rrallë do të bien nën 6° C ose të tejkalojnë 16° C.

Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, tem-peraturat në Tiranë zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji maj në Tiranë do të

përjetojë rënie të mbulimit të qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i mbuluar me re ose më së shumti me re, duke u ulur nga 45% në 35%.

Dita më e qartë e muajit është do të jetë 31 maji, me kushte të qarta, kryesisht të qarta ose pjesërisht me re në

65% të kohës.Për referencë, më 7 dhjetor,

dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagësht konsidero-

het një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Në Tiranë, shansi i një dite të lagësht gjatë muajit maj do të zvogëlohet, duke fil-luar muajin në 26% dhe duke e përfunduar atë me 20%.

Gjatë muajit maj në Tiranë, parashikohen të bien rreth 41 mm shi, ndërsa në Korçë, para-shikohen të bien rreth 41 mm shi.

Për referencë, shansi më i lartë për një ditë të lagësht në Tiranë është 36% më 5 dhjetor dhe shansi më i ulët është 10% më 7 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura,

e cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndryshojë më ngadalë, kështu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi

zakonisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Shansi që një ditë e caktuar do të jetë me zagushi në Tiranë do të rritet me shpejtësi gjatë muajit maj, duke u rritur nga 2 % në 14 % gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë 76%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetërreth 45 %.

Për referencë, më 7 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 35% të kohës, ndërsa më 17 dhjetor, dita më pa zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 0% të kohës.

HumIndex është një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili tre-gon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kom-binimin e temperaturës dhe lagështisë. Gjatë muajit maj Humindeksi do të jetë 29 që do të thotë se trupi do të ndjehet mirë ose shumë pak në siklet.

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve mesatare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe faktorë të tjerë, dhe shpejtësia

dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare vjetore e erës në Tiranë gradualisht do të zvogëlohet gjatë muajit

maj, duke u ulur nga 2.7 metra për sekondë në 2.5 metra për sekondë gjatë muajit.

Drejtimi i erës në Tiranë gjatë majit do të jetë kryesisht nga lindja nga 1 maj deri më 28 maj dhe në perëndim nga data 28 maj deri më 31 maj.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpe-jtësia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia me-satare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e për-caktuar si periudha më e gjatë e vazhdueshme e tempera-turave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë e akumulimit vjetor të nxehtësisë që për-doret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperaturë bazë, e cila shprehet me temperaturat ak-tive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit

Page 14: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

AGROBIZNESI14 E Premte, 4 Prill 2019

Kalendari bujqësor

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13) Kalendari bujqësor, muaji Maj 2019

në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa sezoni i rritjes (periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit maj, duke u rritur me 234° C, nga 214° C në 447° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik gjatë muajit maj do të jetë i ulët, në kufijtë 1012 hPa, ndërkohë që presioni më i përshtatshëm at-mosferik për sistemin kardio-vaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në maj, presioni at-mosferik do të jetë pak i ulët dhe njerëzit do ta ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria e cila tregon për pastërtinë e ajrit dhe trans-parencën e tij, gjatë muajit prill

do të jetë 9.5 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e duk-shme dhe rrezatimin ultravjollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit maj, duke u rritur me 1.0 Kwh, nga 6.0 kWh në7.0 kWh gjatë muajit.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rrezeve të diellit, ato janë shkaku krye-sor i efekteve të dëmshme të di-ellit në lëkurë. Sasia e rrezatimit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbu-limin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë mua-jve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. Indeksi i rrezatimit UV përcaktohet në një shkallë

prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe një shans më të lartë të djegieve nga dielli dhe dëm-timit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultra-violet (UV), gjatë muajit Maj do të jetë i ndryshueshëm si-pas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në kufijtë 3-11 në Tiranë dhe në kufijtë 2-11 në Korçë. (Shih pasqyrat)

Punimet që mund të kryhen në Kopshtari gjatë muajit Maj 2019Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomandohen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopshtari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i Ditëve më të mira të muajit Maj 2019, për disa aktivitete të përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të ci-

Page 15: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

AGROBIZNESI15 E Premte, 4 Prill 2019

Kalendari bujqësor

(Vijon nga faqja 14) Kalendari bujqësor, muaji Maj 2019

lin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë pa-rimin e thjeshtë se rendi naty-ror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsërit-ura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikoj-në në qenien njerëzore, e cila është pjesë përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e punës dhe të jetës sonë, duhet

të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetë-sore dhe të përditshme të qen-jeve të gjalla. Sipas traditës mendohet se kur Hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, besohet gjërë-sisht se aktivitetet do të jenë më të frytshme apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të hënës së re dhe të plotë

(çereku i parë dhe i dytë i Hë-nës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që

kanë lidhje me forcën, pjel-lorinë dhe rritjen. Periudha mes Hënës së plotë dhe hënës së re (çereku i tretë dhe i katërt i Hënës), është koha më e mira për korrjet, rritjen e ngadalë-suar, etj. Merret në konsid-eratë edhe për marrëdhënien që ka Hëna me 12 shënjat sunduese të zodiakut. Kështu në bazë të kombinimeve dhe marrëdhënieve të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: KASH - Dhoma e Kompanitë e Shqipëri - Çeki: Bujqësisë e ... · 2 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019 risi albania GiZ në shqipëri STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës:

16 AGROBIZNESI E Premte, 4 Prill 2019