J U K E N I TË DREJTË GJUHA I TË FLISNI NË GJUHËN...

2
Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) www.csdkosovo.org [email protected] Sa më shumë gjuhë që flisni, më shumë vlera keni, Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet të harroni gjuhën tuaj Shfrytëzojeni këtë mundësi! TË DREJTË J U K E N I TË FLISNI NË GJUHËN TUAJ OJQ Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë (CSD) me seli në Graçanicë është organizatë lokale e pavarur, jo-fitimprurëse, dhe jopartiake e themeluar në vitin 2001 me objektivin kryesor të promovojë dhe të punojë në ndërtimin e shoqërisë civile, zhvillimin e të rinjve, të avokojë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, integrimin e grupeve të margjinalizuara në shoqëri, ndërlidhjen në mes të institucioneve lokale dhe qytetarisë lokale si dhe të promovojë procesin e kthimit dhe dialogut. Përfituesit e drejtpërdrejtë të veprimeve të CSD-së në terren janë komunitetet pakicë, më saktësisht serbët dhe romët, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara. Aktivitetet e CSD-së kanë për qëllim forcimin e sektorit të OJQ-ve, duke siguruar mbështetje teknike, duke informuar dhe edukuar qytetarët dhe duke punuar vazhdimisht për promovimin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile në publik. CSD gjithashtu angazhohet në mbështetjen e krijimit të rrjeteve të OJQ-ve dhe në koordinimin e organizatave jo-qeveritare në projekte të përbashkëta. CSD ofron shërbime të tilla si informacion publik, produksionet e radio dhe video materialeve, promovimin e dialogut dhe procesin e pajtimit në mes të komuniteteve në Kosovë, gjithashtu ofron informata për personat e zhvendosur dhe ofron programe te edukimit për të rinjtë. GJUHA IME E DREJTA mundësia

Transcript of J U K E N I TË DREJTË GJUHA I TË FLISNI NË GJUHËN...

Page 1: J U K E N I TË DREJTË GJUHA I TË FLISNI NË GJUHËN TUAJcsdkosovo.org/wp-content/uploads/2018/12/Brosura... · OJQ Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë (CSD) me seli në Graçanicë

Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT)

[email protected]

Sa më shumë gjuhë që flisni, më shumë vlera keni, Por, kjo nuk do të thotë që ju

duhet të harroni gjuhën tuaj

Shfrytëzojeni këtë mundësi!

TË DREJTËJ U K E N I

TË FLISNI NËGJUHËN TUAJ

OJQ Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë (CSD) me seli në Graçanicë është organizatë lokale e pavarur,

jo-fitimprurëse, dhe jopartiake e themeluar në vitin 2001 me objektivin kryesor të promovojë dhe të punojë në ndërtimin e shoqërisë civile, zhvillimin e të rinjve, të avokojë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, integrimin e grupeve të margjinalizuara në shoqëri, ndërlidhjen në mes të institucioneve lokale dhe qytetarisë lokale si dhe të promovojë procesin e kthimit dhe dialogut. Përfituesit e drejtpërdrejtë të veprimeve të CSD-së në terren janë komunitetet pakicë, më saktësisht serbët dhe romët, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara. Aktivitetet e CSD-së kanë për qëllim forcimin e sektorit të OJQ-ve, duke siguruar mbështetje teknike, duke informuar dhe edukuar qytetarët dhe duke punuar vazhdimisht për promovimin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile në publik. CSD gjithashtu angazhohet në mbështetjen e krijimit të rrjeteve të OJQ-ve dhe në koordinimin e organizatave jo-qeveritare në projekte të përbashkëta. CSD ofron shërbime të tilla si informacion publik, produksionet e radio dhe video materialeve, promovimin e dialogut dhe procesin e pajtimit në mes të komuniteteve në Kosovë, gjithashtu ofron informata për personat e zhvendosur dhe ofron programe te edukimit për të rinjtë.

GJUHA

IMEE DREJTA

mundësia

Page 2: J U K E N I TË DREJTË GJUHA I TË FLISNI NË GJUHËN TUAJcsdkosovo.org/wp-content/uploads/2018/12/Brosura... · OJQ Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë (CSD) me seli në Graçanicë

Në sajë të këtij projekti ....

- përfaqësuesit e institucioneve në nivel lokal dhe në atë qendror do të kuptojnë rëndësinë e

të gjuhëve zyrtare;

- Ligji mbi përdorimin e gjuhëve në Kosovë do të

promovohet në dymbëdhjetë – (12) komunat

partnere;

- do të forcohet roli i shoqërisë civile, do të

përmirësohet bashkëpunimi dhe komunikimi

ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve,

o rga n i zatave të s h o q ë r i s ë c i v i l e d h e

përfaqësuesve të institucioneve;

- do të krijohet një doracak i veçantë për

përmirësimin e cilësisë së përdorimit të gjuhëve

zyrtare në dymbëdhjetë – (12) komunat partnere.

"përdorimit të gjuhës" duhet të jetë bazë për

punën e mëtejme të të gjitha departamenteve komunale kur bëhet fjalë për përdorimin e

gjuhëve zyrtare.

përdorimit

DORACAKU për përmirësimin e cilësisë së

CSD në bashkëpunim me Agjencinë e SHBA-ve për zhvillim

ndërkombëtar, (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për

Zhvillim Ndërkombëtar, USAID), nëpërmjet programit të

Avancojmë Kosovën së bashku (të Avancojmë Kosovën së

Bashku, AKT) fillon me zbatimin e projektit "Mbështetje

përpjekjeve të Komisionerit për gjuhët për të promovuar

përdorimin e gjuhëve zyrtare në 12 komuna partnere të

programit të USAID-it - të Avancojmë Kosovën së bashku".

Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të

komuniteteve për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në

përfaqësimin e nevojave dhe mbrojtjen e të drejtave

gjuhësore, si dhe bashkëpunimit me përfaqësues të

institucioneve. Në kuadër të projektit Komunikimi për

zhvillim social – CSD, do të organizojë dymbëdhjetë –(12)

debate, në dymbëdhjetë-(12) komunat e përzgjedhura, të

cilat ndiqen nga përfaqësues të autoriteteve lokale,

përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave, si

dhe pjesëtarë dhe/apo aktivistë të dalluar të komunitetit,

duke synuar përfshirjen sa më të madhe të të rinjve dhe

grave. Pas këtyre debateve CSD do të formojë një ekip të

veprimit i cili do të përbëhet nga një përfaqësues i

autoriteteve të qeverisjes dhe një përfaqësuesi të

shoqërisë civile nga secila komunë partnere. Ekipi i veprimit

i ndihmuar dhe mbështetur nga ekspertë, zyrtarë të Zyrës

së Komisionerit për gjuhët, ekipit të CSD-së dhe ekipit të

USAID/ACT do të marrë pjesë në krijimin e një doracaku për

përmirësimin e cilësisë së përdorimit të gjuhëve në

komunat e synuara. Doracaku do të jetë një mjet i veçantë

dhe një instrument që do të përdoret çdo ditë në të gjitha

departamentet komunale dhe në këtë mënyrë do të

përmirësojë cilësinë e përdorimit të gjuhës.

KOMUNAT PARTNERE

Graçanica

Obiliqi

Novobërda

Ranillugu

Gjilani

Parteshi

Kllokoti

Shtërpca

Klina

Peja

Istogu

Vushtrria

REZULTATETPër projektin