Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të...

16
Investo në SUHAREKË KOMUNA E SUHAREKËS

Transcript of Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të...

Page 1: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

Investo në SUHAREKË KOMUNA

E SUHAREKËS

Page 2: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

2

Për hollësi tjera të kontaktit, na vizitoni në: https://kk.rks-gov.net/suhareke/

Faqosja dhe dizajni: www.rrota.com

Fotografi a: Komuna Suharekë / Blerta Zabërgja

SUHAREKËInvesto në

Page 3: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

3

Suharekë/Suva Reka

SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Gjilan/Gnjilane

Ferizaj/Uroševac

Prizren/Prizren

Mitrovicë/Mitrovica

Pristina

Page 4: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

4

Të nderuar investitorë,

Komuna e Suharekës ka fatin që ka një shoqëri të strukturuar, ku secila pjesë e shoqërisë i kontribuon zhvillimit ekonomik

dhe shoqëror në mënyrë të vet. U jam mirënjohës qytetarëve të Suharekës për arritjet, kontributin dhe vullnetin e tyre të fortë për të përmirësuar komunën, jetën qytetare dhe për të ndërtuar një shoqëri të zhvilluar ekonomikisht.

Qëllimet tona të përbashkëta strategjike janë përmirësimi i cilësisë së jetës përmes punësimit, përmes përmirësimit qenësor të kush-teve për veprimtaritë biznesore, të mjedisit biznsor dhe zhvillimit bujqësor dhe të bagëtisë përmes vetëpunësimit. Duke i respektuar qytetarët dhe qëllimet tona strategjike për rritje ekonomike dhe punësim, ne qëndrojmë të përkushtuar që bizneseve t’ju ofrojmë:

Bashkëpunim dhe mbështetje përmes qendrës biznesore të komunës

Ofrim të tokës industriale

Stimulim në tatim

Të qenit avokat për bizneset

Shërbime të shumëfi shta në një vend

Partneritete publike-private

Godina punuese

Krijimi i zonave biznesore

Partneritet në mes të shoqërisë dhe bizneseve në të gjitha fushat dhe aktivitetet.

E kaluara nuk është e ardhmja mirëpo ndërlidhshmëria e bën të tashmen shumë dinamike, kështu ne jemi të përkushtuar gjatë gjithë kohës që të ofrojmë një ambient të sigurtë, stabil dhe fl eksibil, si dhe shërbime për bizneset dhe investitorët potencial.

Z. Blerim Kuçi Kryetar i komunës së Suharekës

Mirë se vini në komunën tonë.

Fjala hyrëse nga kryetari i komunës

Page 5: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

5Informata mbi vendin

Kosova

Kosova është e ndarë në 37 komuna me përreth 1800 fshatra. Pjesa më e madhe e Kosovës është rurale, dy të tretat e po-

pullsisë jetojnë në fshatra, ndërsa pjesa e ngelur jeton në nëntë qytetet e mëdha të Kosovës.

Evropë Juglindore, zemra e Ballkanit, zona kohore GMT+1.

Pjesë e marrëveshjes së Evropës qendrore për tregti të lirë (CEFTA).

Pozita gjeo-strategjike: në udhëkryqet e korridoreve evropi-ane 7 dhe 10 – lidhja kryesore në mes të Evropës dhe Azisë.

Katër shtete fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Territori: 10,887 km2 – i rrethuar me male dhe i ndarë në dy nën-regjione me madhësi, popullatë dhe relief të ngjashëm.

Klimë të butë kontinentale, me temperatura mesatare në janar -5°C dhe në qershor 24°C me reshje të favorshme.

Page 6: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

6

Kosova ka kushtet më të favorshme biznesore në regjion. Bazuar në treguesit e raportit biznesor të bankës botërore, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë nisma thelbësore reformuese për përmirësim të mjedisit biznesor. Konkretisht, qeveria ka:

Eliminuar lejen biznesore.

Ka zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për eksport-import.

Ka hequr taksën për regjistrimin e të gjitha bizneseve.

Ka hequr kërkesën për depozitimin e kapitalit themelues për kompani me përgjegjësi të kufi zuar.

Ka rritur mbrojtjen e investuesve.

Përparësitë tjera të investimit në komunën e Suharekës:

Bizneset e reja janë të përjashtuara nga tatimi për një vit për ushtrimin e veprimtarive të tyre.

Bizneset e regjistruara prodhuese janë të liruara nga tatimet për tri vitet e para.

Bizneset zeje janë të liruara nga tatimet për tri vite.

Bizneset prodhuese të cilat veprojnë në komunë dhe janë anëtare të shoqatës biznesore në komunë gëzojnë një reduktim prej 50% në tatim për veprimtaritë prodhuese.

Bizneset jo-aktive do të lirohen nga tatimi lokal për ushtri-min e veprimtarisë pasi të paraqesin dëshmi nga admin-istrata tatimore e Kosovës dhe pas verifi kimit nga komisioni komunal.

Bizneset të cilat ushtrojnë veprimtari bujqësore janë të liru-ara nga tatimi për ushtrimin e veprimtarisë.

Page 7: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

7

Komuna e Suharekës gjendet në juglindje të Kosovës. Largësia nga qendra regjionale, nga Prizreni, është 18 km, ndërsa

distanca nga kryeqyteti i Kosovës është 57 km. Ajo ka një sipërfaqe prej 361 km² dhe paraqet 3.3% të territorit të Kosovës. Vetë qyteti i Suharekës gjendet në lartësi mbidetare prej 400m. 15074ha apo 41.7% e komunës është pyll ndërsa 19373ha apo 53.7% është tokë bujqësore.

PopullsiaSipas të dhënave të mbledhura nga krerët e vendbanimeve të ko-munës së Suharekës, në vitin 2000 ishin 81,311 banorë ndërsa në 2010 ishin 87,564 banorë.

Ata jetojnë në 41 vendbanime ndërsa qyteti i Suharekës numëron përafërisht 17,500 banorë.

Profi li i komunës

Page 8: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

8

Transporti

Rrugët

Qyteti i Suharekës gjendet në autostradën Prizren-Prishtinë (18km nga Suhareka në Prizren dhe 56km nga Suhareka në Prishtinë). Ko-muna ka qasje të mirë në rrugët për komunat përreth.

Autostrada Kosovë-Shqipëri, e cila është në ndërtim e sipër, kalon komunat nga Prizreni për në Prishtinë. Udhëkryqi i autostradës është 2.5 km larg qendrës së qytetit.

Zona industriale e Suharekës gjendet afër autostradës dhe nuk ka lidhje të veçantë me këtë autostradë.

Hekurudha – (në komunën e Suharekës nuk ekziston asnjë sistem i hekurudhës).

Aeroportet

Aeroporti më i afërt i komunës së Suharekës është “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”, në të cilin komuna ka qasje përmes rrugëve dhe autostradës, e cila është nën ndërtim e sipër. Auto-strada Durrës-Morinë dhe autostrada Morinë-Merdare, e cila është poashtu në ndërtim e sipër, do t’i ofrojë qasje direkte në aeropor-tin Rinas në Shqipëri (rreth 200km larg).

Autostrada poashtu lidh komunën e portit detar të Durrësit, Shq-ipëri (250km), rreth 2 orë larg.

Page 9: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

9Administrata komunale

Administrata komunale është e strukturuar për t’i dhënë prioritet veprimtarive biznesore. Departamentet e

zhvillimit ekonomik lokal komunikojnë drejtpërdrejtë me kryetarin e komunës, me departamentet e fi nancave, buxhetit, planifi kimit, zhvillimit, me drejtoratin e bujqësisë, me këshillin e zhvillimit ekonomik lokal dhe me qendrën biznesore. Departamenti për zhvillim ekonomik lokal ka nevojë për shërbime nga të gjitha departamentet nën përgjegjësinë e saj.

Qendra për biznes është themeluar në vitin 2007 dhe gjendet në hapësirën administrative në kuadër të komunës. Qendra

ka statutin e saj dhe udhëhiqet nga bordi i qendrës, i cili zgjedhet nga anëtarët biznesor. Komisioni për përzgjedhjen e investitorëve në fushën industriale përbëhet 50% nga anëtarët e qendrës për biznes dhe 50% nga komuna. Qendra për biznes ka të drejtën e emërimit të një pjesë të anëtarëve të këshillit të zhvillimit ekonomik lokal dhe të të gjitha komisioneve të cilat merren me çështje lokale ekonomike. Të gjitha shërbimet ofrohen në një vend në qendrën biznesore. Qendra për regjistrimin e bizneseve poashtu gjendet në të njëjtën ndërtesë me qendren për biznes.

Page 10: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

10

Përparësia kryesore konkurruese e Suharekës janë vreshtat dhe kapacitet e prodhimit të verës. Me më shumë 300 ditë me diell

në vit, vendi është ideal për vreshta dhe për prodhimin e verës. Malet e Sharrit shtrihen në më shumë se 8% të komunës. Kjo paraqet mundësi të qenësishme përkitazi zhvillimit të turizmit rural.

Vendi ka potencial të lartë për bjeshkatari, për ecje në male, për shtigje të biçikletave dhe sporte tjera malore. Territori i komunës ka poashtu shumë ngelje nga periudha ilire dhe romake si trashëgimi kulturore. Shumë mbetje kalash dhe varrezash mund të gjenden në gjithë komunën.

Burimet natyrore, turizmi dhe përparësitë konkurruese

Page 11: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

11

Zona industriale në Suharekë ka 162ha dhe gjendet afër rrugës Prizren-Prishtinë. Kjo autostradë kalon përmes zonës indus-

triale dhe e lidh atë me rrugë ndërkombëtare, me portin e Dur-rësit, me Serbi dhe tutje në veri me Evropën Qendrore.

Lokacioni i zonës industriale, pranë rrugës regjionale e cila shkon drejt Rahovecit, ofron këto mundësi:

Qasje të mirë në të gjitha korridoret rrugore – jo përmes vendbanimeve.

Tokë të pashfrytëzuar në dispozicion.

Minimizon efektin negativ në vendbanime dhe relief.

Potencial për zgjerim.

Infrastrukturë adekuate (krijimi i ujësjellësit, sistemit të ujërave të zeza, të sistemit të energjisë, telekomunikimit dhe ngrohjen janë në ndërtim e sipër).

Komuna ka ndërtuar një shkollë (4ha) të mesme profesio-nale, e cila mund të shfrytëzohet si qendër për zhvillimin e fuqisë punëtore për të gjithë investitorët.

Zona industriale është e ndarë në zona të arsyeshme, me in-frastrukturë adekuate dhe është e lidhur me rrjetet e rrugëve lokale, regjionale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Autostrada kombëtare kalon përgjatë zonës industriale në Suharekë dhe ofron kushte adekuate për transport ndërkombëtar.

Qendra e re biznesore mund të shfrytëzohet si inkubator për bizneset e reja të cilat dëshirojnë të operojnë në komu-nitetin tonë.

Lokacionet për investime

Page 12: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

12

Page 13: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

13Festat komunale

“Festari” është festë zyrtare e rinisë dhe e të gjithë qytetarëve të komunës së Suharekës. Emri “Festari” ka dy kuptime: festë rinore apo festë e artë. “Festari” është festë e rinisë ngase ata marrin pjesë në këtë projekt. “Festari” është festë e artë ngase krijohen vlera të reja shpirtërore, njerëzore, artistike dhe sportive. Festa e “Festarit” ruan vlerat tradicionale dhe shumë dimensionale të komunës.

Përpunimi i rrushit dhe verës është karakteristikë e vjetër e regjionit tonë dhe “Festari” përkon me harenë e vjeljes së rrushit dhe përpunimit të verës.

“Diafesti” është festë zbavitëse kulturore tradicionale, e cila ndodh në korrik dhe gusht dhe i dedikohet imigrantëve të komunës sonë. Aktivitetet përfshijnë muzikë të zhanreve të ndryshme, panaire produktesh, ekspozita, aktivitete sportive, etj.

Page 14: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

14

Suhareka ka një shtrirje atraktive gjeografi ke në juglindje të Kosovës. Lartësia mbidetare e qytetit është 400m dhe

komuna rrethohet nga male me lar tësi deri në 1900 metra. Ka territore të mbrojtura për shkak të karakteristikave të tyre natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në zhvillim. Klima e volitshme ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e produkteve bujqësore, në vreshtari, pemishte,

bagëti dhe bletari. Në 50 vitet e fundit kemi pasur zhvillim in-dustrial, si goma, tregtia, etj. Qyteti ka 2 parqe, parkun e qytetit dhe parkun e dëshmorëve. Jeta kulturore është mirë e organi-zuar nga shoqëria civile dhe nga komuna. Qyteti është mirë i furnizuar me ujë dhe komuna vazhdimisht investon në ujësjel-lësin e saj. Rinia është e organizuar nga rrjeti rinor i shoqërisë civile dhe qendra rinore e Fellbach House (e krijuar nga bin-jakëzimi me komunën e Fellbach, Gjermani).

Cilësia e jetës

Page 15: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në
Page 16: Investo në SUHAREKË · natyrore, dhe vreshtaria është zhvilluar këtu përgjatë shekujve. Të gjitha këto elemente pozitive kanë ndikuar në rritjen demo-grafi ke dhe në

Ky botim është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.