INTERREG III A ITALI-SHQIPERI...

26
INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn” Elbasani në fokus Albanologji - Aktivitete rinore Shotor - Dhjetor 2005 Redaktim Treguesi INTERREG III ITALI-SHQIPERI

Transcript of INTERREG III A ITALI-SHQIPERI...

Page 1: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI

2000-2006

“BiblioDoc-Inn”

Elbasani në fokus

Albanologji - Aktivitete rinore

Shotor - Dhjetor 2005

Redaktim

Treguesi

INTERREG III ITALI-SHQIPERI

Page 2: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Redaktorë: Steliana Sinani, Ornela Bardhi, Alba Abazi, Manola Lleshanaku

Përkthyes: Marsida Jashari

Perpunimi dixhital: Valter Messore

Drejtoreshë e Bibliotekës Publike të Elbasanit “Qemal Baholli”: Drita Cankja

Konsulente: Paola Grimaldi

Partner: Koperativa e Shërbimeve Kulturore Ninive

Një vend të veçantë në mirëbërësinë e Elbasanit zë emri i tregtarit Nazif Baholli, i cili ia ngriti lart emrin vetes me dhuratën shumë të çmuar, që i bëri qytetit të Elbasanit. Në perkujtim të të birit, Nazifi, si patriot me ide përparimtare, pati idenë të ngrinte në Elbasan një vepër kulturore, biblioteke publike, duke e pagëzuar me emrin e të birit: “Qemal Baholli”. Në fondet e saj fillimisht u futën 1000 vëllime.

Page 3: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

TTRREEGGUUEESSII

Biografi e bibliografi analitike të autorëve të Literaturës shqiptare për fëmijë

Fondi i shfrytëzuar për punimin e këtij materiali është marrë nga fondi i bibliotekës së Elbasanit

“Qemal Baholli”

Page 4: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

INTERREG III ITALI-SHQIPERI1

“Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet biliotekave dhe

qendrave të dokumentimit italo-shqiptare” (BiblioDoc-Inn) Aksi IV – Mizura 4.1 – Aksioni 4 – Nën Aksioni 4.1 Financuar nga Bashkimi Europian, projekti shënon arritje në drejtim të bashkëpunimit institucional të bibliotekave shqiptare me ato italiane. Ai promovon forma të bashkëpunimit ndërrajonal, krijon mundësira të njohjes së kulturave të dy popujve, të integrimit të bibliotekave shqiptare në rrjedhën e atyre europiane. Në këtë projekt janë përfshirë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, biblioteka publike “Qemal Baholli” e qytetit të Elbasanit dhe biblioteka publike “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës.

Projekti synon arritjen e objektivave të tillë si: - Zbatimin e të drejtës për akces në informacion, të garantuara nga Bashkimi Europian, në

dobi të qytetarëve në përgjithësi; - Lehtësimin e procesit të integrimit europian përmes një informacioni të saktë mbi

probleme të bashkësisë me interes të veçantë për bashkëpunimin ndërkufitar; - Zvogëlimin e “dallimeve digjitale” përmes zbatimit të shpërndarjes së teknologjisë

infotelematike në administrimin publik në dobi të zonave më të prapambetura; - Promovimin e trashëgimisë biblio-dokumentare në përgjithësi, veçanërisht asaj të

përcaktuar si vlerë kulturore; - Modernizimin në planin e administrimit, përmirësimin cilësor dhe rritjen e shërbimeve

publike.

Për arritjen e këtyre objektivave projekti parashikon realizimin e një programi për hartimin e buletineve tematike periodike dygjuhëshe, kryesisht për konsultim në www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn.htm, por edhe për konvertim në letër në përshtatje me shërbimet tradicionale të bibliotekave të përfshira në projekt; si edhe realizimin e një programi për hartimin e botimeve profesionale.

1 Në konferencën e mbajtur në Bari më 11-12 tetor të vitit 2001 në kuadër të INTERREG II, u vu në dukje gjendja e vështirë e

bibliotekave publike në Shqipëri. Rruga më e sigurtë dhe më efektive për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e drejtimit bibliotekar është përfshirja e drejtpërdrejtë e disa bibliotekave publike dhe qendrave shqiptare të dokumentacionit në struktura-pilot përmes të cilave të pasqyrohen risitë dhe të konsolidohen në territorin shqiptar modele që nxitin zhvillim në këtë fushë.

Page 5: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Biografi e bibliografi analitike të autorëve të

literaturës shqiptare për fëmijë

Kristoforidhi, Kostandin

Kostandin Kristoforidhi lindi në qytetin e Elbasanit më 1827 ku mori mësimet e para. Shkollën e

mesme e kreu në Janinë, në gjimnazin “Zosimea”, ku më pas studiuan Naim e Sami Frashëri. Pas

mbarimit të gjimnazit punoi mësues i gjuhëve klasike në shkollat e Tiranës. Më pas ndoqi një kurs

(seminar) në Maltë dhe përsëri ushtroi profesionin e mësuesit në Elbasan, Tiranë, Kavajë, Durrës,

Krujë e Peqin. Në vitet e mëvonshme shkoi në Stamboll, ku qëndroi deri më 1872. Pak kohë punoi

edhe në Tunis, po mësues, pastaj u kthye përsëri në vendlindje. Duke u lidhur edhe me rilindësit e

tjerë ai krijoi një alfabet (Alfabeti i Stambollit) dhe shkroi librat e para shqip për shkollat. Kështu

më 1867 e 1868 Kristoforidhi hartoi Abetaret shqipe të titulluara “Abetar shqip” (gegërisht) dhe

“Alfavitar shqip” (toskërisht). Trashëgimia që ka lënë Kristoforidhi përfshin njëzet e pesë vepra.

Një pjesë janë origjinale të tjerat përkthime. Ndërmjet tyre ka dhe libra fetare si “Dhjata”, “Fjalët e

urta të Solomonit” etj. Veçanërisht kanë rëndësi librat “Gramatika e gjuhës shqipe” në dialektin

tosk shkruar në Kostandinopojë më 1882 dhe “Fjalori i gjuhës shqipe”shkruar në Athinë më 1904 i

cili u ribotua më 1961 nga Dr. Pr. Aleksandër Xhuvani, nën titullin “Fjalor shqip-greqisht”. Duke

qenë se për tekstet shkollore nuk kishte copa letrare të mirëfillta në gjuhën shqipe, Kristoforidhi u ul

e shkroi vetë ndonjë pjesë në prozë e ndonjë vjershë. Të tilla janë “Dy dhitë” (fabul), “Ylli i vogël

lart në qiell” (vjershë) etj. Kjo vjershë është botuar tek “Abetarja” në vitin 1872. Ky vit njihet edhe

si hap i parë i letërsisë sonë për fëmijë ose si guri i saj themeltar. Por vepra më e arritur dhe më me

vlerë e Kristoforidhit është “Gjahu i malësorëve”. Kostandin Kristoforidhi i mbylli sytë në

vendlindje, në vitin 1895, dhe sipas dëshirës së tij u varros në Kishën e Shinjonit, siç thuhet në

Elbasan ( kisha e Shën Joanit ose Shën Gjonit).

Guranjaku, Qamil

Page 6: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Shkrimtari Qamil Guranjaku ka lindur në Elbasan më 1914. Aty kreu dhe mësimet e para në

shkollën e mesme. Pasi mbaroi shkollën pedagogjike për disa vjet punoi mësues (1933 – 1943). Që

në bangat e shkollës së mesme nisi të merrej me letërsi. Një pjesë të krijimeve të veta i botoi në

gazetat e revistat e kohës. Pas pushtimit fashist të vendit, Qamil Guranjaku u bashkua me luftëtarët

e lirisë dhe ishte një nga drejtuesit e brigadës së 17 sulmuese. Edhe pse në kushte të vështira, gjatë

luftës ai nuk e ndau penën nga dora dhe shkroi shumë tregime, vjersha etj. ,për trimërinë dhë

heroizmin e shokëve të vet. Pas çlirimit Qamili punoi kryeredaktor i gazetës “Luftëtari” dhe më pas

në Ministrinë e Arsimit ku u muar me përgatitjen e teksteve shkollore. Nga mesi i viteve '40 gjer në

fillim të viteve '50, në shkollat tona punohej me antologjitë e përgatitura prej tij. Qamil Guranjaku

vdiq shumë i ri, në vitin 1949, dhe sa qe gjallë mundi të botojë vetëm një libër, që e titulloi “Lulet e

mia” (1944). Në të përmblodhi krijimet për të rriturit. Pas vdekjes së tij, nën kujdesin e shkrimtarit

Moisi Zaloshnja, u botuan dy libra të autorit: “Xixëllonjat e vogla” (përmbladhje me vjersha për

fëmijë) dhe “Dhjetë ditë pa bukë” (përmbledhje me tregime për fëmijë).

Shuteriqui, Dhimitër

Lindi në Elbasan më 1915. Filloren e kreu në Elbasan dhe Korçë. Të mesmen e mbaroi në liceun e

Korçës ndërsa studimet e larta i bëri në Grenobël e Lion të Francës për drejtësi e filozofi. Pas

mbarimit të studimeve punoi pedagog në shkollat e larta dhe për shumë vjet kryetar i Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe mbron titullin profesor. Me letërsi nisi të merrej që në

vitet '30. Emrin e tij e gjen në periodikun letrar, shkencor e publicistik me krijime të shumta e të

ndryshme, si tregime, novela, romane, udhëpërshkrime, studime, kritika, recensa, tekste shkollore

për letërsinë etj. Që në vitet '30 ka qenë bashkëpunëtor i shumë gazetave e revistave si “Bota e Re”,

“ABC”, “Rilindja”, “Ylliria”, “Kombi”, “Përpjekja shqiptare”, “Drita”, “Nëntori”, “Ylli”, “Studime

fillologjike” e madje dhe revistat për fëmijë. Ka shkruar për të rriturit dhe për të vegjëlit, në poezi

dhe në prozë, dhe ka botuar me dhjetëra libra letrare, publicistike e shkencore, ndërmjet të cilave

përmendim: “Këngët e rinisë së parë” (vjersha, 1935), “Kangë” (vjersha, 1936), “O Ptoleme”

(poemë, 1944), “Mbi krahun e praruar të paqes” (vjersha,1950), “Çlirimtarët” (roman, pjesa e parë

më 1952, pjesa e dytë më 1954), “Fyelli i Marsiasit” (tregime, 1963), “Këngë në minierë” (tregime,

1968), “Te Qafa e Botës” (tregime, 1987), etj., të gjitha për të rriturit. Në fushën e shkencës letrare-

artistike e studimore ka botuar shumë libra si: “Metrika shqipe” (1947), “Letërsia e re shqipe”

(1950), “Antologji e letërsisë shqipe” (1955), “Skrime shqipe 1332-1850 (1965), “Nëpër shekujt

Page 7: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

letrarë” (1973), “Autorë dhe tekste” (1977), “Mbi Barletin dhe shkrime të tjera” (1980), “Naim

Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera” (1987) etj.

Për lexuesit e vegjël ka botuar përmbledhjet me tregime: “Gurnecka” (1957), “Tregime të zgjedhura

për fëmijë” (1975), “60 tregime në një” (1979), “Kur rendte hëna nëpër re” (1982), “Vërshimet e

vjeshtës” (1984). Vdiq në vitin 2004.

Çerma, Behxhet

Lindi në Elbasan më 1925, ku mbaroi edhe shtatëvjeçaren dhe vazhdoi të mesmen (pedagogjike).

Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Më pas ndoqi studimet për oficer, në ish Bashkimin

Sovjetik. Ka punuar në ushtri dhe mësues .Nisi të shkruaj dhe të botojë në fillim të viteve '50 si për

fëmijë ashtu dhe për të rriturit. Po në vitet '50 botoi dy libra:”Zgjimi ushtarak”(vjersha për të rriturit

1956), dhe “Vallja e milingonave” (poemë e dramatizuar për fëmijë 1959). Ka vdekur.

Ceka, Hyjni

Ka lindur në qytetin e Elbasanit, më 1932, në një familje me tradita atdhetare e arsimore dhe

shkollën shtatëvjeçare e të mësme pedagogjike, i ka kryer në qytetin e lindjes. Studimet e larta i

vazhdoi në Fakultetin Histori Folologji, të Universitetit të Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe.Ka

punuar mësues në fshatrat e Kurveleshit dhe në rrethin e qytetin e Elbasanit. Me letërsi ka nisur të

merret qysh i ri dhe ka bashkëpunuar në gazetat e revistat e kohës, si “Zëri i Rinisë”, “Shkumbini”,

“Fatosi”, “Pionieri”etj, me krijime në prozë.

Ka botuar tre libra për fëmijë, të tre në prozë: “Horizonte të elektrifikuara” (tregime, 1969),

“Muzika e jetës” (tregime, 1973) dhe “Gëzimi i motrave” (tregime, 1978). Jeton në Elbasan

Dakli, Bardhyl

Ka lindur në qytetin e Elbasanit më 1934, aty mbaroi dhe shkollën shtatëvjeçare e të mesme

(pedagogjike). Ka mbaruar Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe dhe punoi mësues

gjersa doli në pension. Botoi vetëm një libër për fëmijë: “Si mbeti pa bisht misëroku Fishko”

(përralla 1990). Jeton në Elbasan.

Page 8: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Tapia , Skënder

Lindi më 1935 në Elbasan ku kreu edhe shkollën shtatëvjeçare e dy klasë të mesme. Vitet e fundit të

shkollës së mesme i bëri në Tiranë, në Shkollën Pedagogjike “17 Nëntori”. Po në Tiranë vazhdoi

Insitutin dy vjeçar për gjuhë e histori. Më pas punoi mësues e Drejtor i Shtëpisë së Pionierit (sot

Qendra Kulturore e Fëmijëve) në Elbasan. Tanimë ka disa vjet që ka humbur dritën e syve e

megjithatë punon me durim e këmbëngulje dhe ka botuar disa libra për fëmijë, të gjithë me vjersha:

“Të kemi në zemër” (1972), “Pranë zemrës” (1973), “ Dallëndyshe, eja” (1974), “Qofsh i lumtur,

Adi” (1975), “Qeshin vogëlushët” (1977), “Ju këndoftë zemra” (1978), “Porsi partizanët” (1979)

dhe “Për ju këndoj” (1984). Veç këtyre ka shkruar dhe pjesë teatrale për fëmijët e për kukullat,

shumë tekste këngësh si “Gjuha jonë sa e mirë”, “Kur këndoj për ty moj nënë” etj., të cilat patën

sukses në kohën kur u muzikuan. Jeton në Elbasan.

Meksi, Thanas

Lindi në Elbasan më 1938, ku mbaroi shkollën shtatëvjeçare dhe të mesmen. Studimet e larta i bëri

për gjeografi histori në universitetin e Tiranës. Ka punuar udhëheqës pionierësh në shkollat

tetëvjeçare, drejtor shkollash, shef seksioni i arsimit të Elbasanit, në Insitutin e studimeve

Pedagogjike në Tiranë, në seksionin e arsim-kulturës në Elbasan, drejtor i shtëpisë së kulturës po në

Elbasan dhe keshilltar për kulturën në Bashkinë e Elbasanit. Ka botuar disa broshura si për

këngëtarin e njohur Isuf Myzyri, për kostumet popullore të rrethit të Elbasanit, etj. Për fëmijë ka

botuar tregimin me figura “Dafina shpatarake” më 1982.Jeton në Tiranë.

Karadaku, Shefki

Lindi më 1941 në qytetin e Elbasanit ku kreu dhe shkollën shtatëvjeçare dhe të mesme. Studimet e

larta i ndoqi në Universitetin e Histori Filologji në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi

shqipe. Ka punuar redaktor në organe të ndryshme të shtypit, si në revistën “Ylli” etj. Tani ka një

shtëpi botuese private “Glob” në Tiranë. Me letërsi është marrë qysh i ri dhe ka shkruar dhe botuar

disa vepra, në poezi dhe prozë: “Këga e karrove të drithit” (vjersha, 1967), “Melodi të Shkumbinit”

Page 9: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

(vjersha, 1968), “Rrugët e para” (1973), “Toka e etërve” (1985) etj. Për fëmijët ka botuar poemën

“Sokol Marini” (1974). Jeton në Tiranë.

Bishqemi, Astrit

Astrit Bishqemi u lind në qytetin e Elbasanit më 18 korrik 1943. Pas shkollës së mesme

pedagogjike, vazhdoi për matematikë-fizikë në Insitutin Pedagogjik 2-vjeçar të Shkodrës dhe

mandej studimet elarta për gjuhë e letërsi shqipe. Ka shërbyer arsimtar në shkolla të ndryshme

tetëvjeçare e të mesme të rrethit të vet, në Librazhd, në Peqin e në Elbasan dhe redaktor i gazetës

lokale “Shkumbini”.

Që nga viti 1981 (fillimisht pedagog i jashtëm), jep leksionet e lëndës letërsi për fëmijë në

Universitetin “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan.

Është autor e bashkautor në disa tekste të shkollës tetëvjeçare dhe të lartë.

Mban titujt “Mësues i Merituar” dhe Prof. As. Dr. në shkencat filologjike.

Krijimin e parë e botoi te revista “Fatosi” më 1959. Më tej iu përkushtua tërësisht krijimtarisë

letrare për fëmijë, duke botuar këta libra:

Romane: “Me vështrimin lart” (1986), “Udhëtim i jashtëzakonsham” (fantastiko-shkencor, 1987,

2000), “Zemër, o bir!” (1999), “Fustanet e dallëndysheve” (2003), “Kronikë me tank” (2004).

Novela: “Gjoksshkëmbi” (fantastiko-shkencore, 1972), “Tregim për nënën trimëreshë” (1974),

“Përtej oborrit diellor” (fantastiko-shkencore, 1978), “Partizani fotograf” (1980), “Një verë plot

ngjarje” (1981), “Kur çelin livarëzat e arës” (1984), “Epitafi dinak” (1994), “Burgu i qelqtë” (1995,

2002), “Doriu i luftërave” (1996), “Zezona e qumështit” (1996), “Për një gotë çaj” (2004).

Vëllime me tregime: “Detyra” (1974), “Çelësi i depos” (1976), “Gëzofi i tokës” (fantastiko-

shkencor, 1977), “Kallëzimet e kokërrzave të breshërit” (fantastiko-shkencor, 1978), “Fidani i

dardhës” (1978), “Drugdhendësi i vogël” (1978), “Trimëria” (1985), “Dhëmbët e ujkut” (1996),

“Kur nisa rrugën e shkrimeve” (1997), “Thesi i gjallë” (1998), “Gjyshër e nipër” (2001), “Si ia

hodhëm kompjuterit” (2002), “Papuçe me princ Pisson” (2003).

Vëllime me përralla: “Libri i grisur” (1984), “Ali Baba dge dyzet hajdutët” (1993, 2003), “Gazmore

e 300 e ca... buzëqeshje sa?” (1996), “Shtëpiza ime” (2003), “Maçoku me celular” (2004), “Nga

ditari i një shkrimtari për fëmijë” (2005).

Bishqemi, Astrit

“Burgu i qelqtë”

Page 10: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Novela “Burgu i qelqtë” është ngritur mbi një gjetje artistike origjinale, mbi një fakt tepër të

thjeshtë e interesant. Diku, në një fshat të humbur malor, një mësues ka mundur të fusë një kokërr të

madhe ftoi në një poç qelqi. Kush e sheh çuditet nga kjo “mrekulli”. Ky truk fillon të shqetësojë

aparatin shtetëror të veshur me fodullëk. Në shkollë vijnë xhandarë dhe, si nuk e kuptojnë “çudinë”,

fusin në lojë edhe komandantin e tyre. Shkallë – shkallë, objekti me enigmë ngjitet deri në organet e

larta dhe arrin majën e piramidës, te mbreti. E vret mendjen dhe ky, por pa dobi. Atëherë në një

gosti të shtruar në pallat, pasi kanë ngrënë darkë, mbreti ua rrëfen poçin të ftuarve dhe kërkon nga

ata ta zgjidhin enigmën. Kësisoj, poçi kalon dorë më dorë, si veza e Kolombit. Dhe njerëzit e lartë

dhe të shquar të mbretërisë japin mendime nga më të ndryshmet, të karakterizuara nga pompoziteti,

mediokriteti, gjë që e zhvesh nga madhështia piramidën e mbretërisë. Ka gjithashtu situata komike

që e zbavisin mjaft lexuesin dhe e bëjnë të qeshë. Përsëri enigma ngel enigmë. Mbreti kureshtar

thërret atëherë mësuesin e thjeshtë nga fshati i largët, i cili i sqaron gjithçka...

Bishqemi, Astrit

“Zemër, o bir!”

Romani “Zemër, o bir!” ka për hero kryesor një nxënës të klasës së shtatë, Rubinin. Atij shokët i

bëjnë një lojë të pamatur, e akuzojnë si vjedhës. Djali që është tepër i ndjeshëm, për një çast humb

ndjenjat. Në vizitën që i bën mjeku, e nxjerr fëmijën të sëmurë nga zemra. E këshillon të mbajë

regjim, të mënjanohet nga ora e fiskulturës në shkollë, të mos lozë me top me shokët e t'u ruhet.

Emocioneve të forta... . Fëmija bie në depresion shpirtëror ditët e para. Mbyllet në vetvete, bëhet

pesimist për jetën, i humb interesi për mësimet. Por shokët e afrojnë në jetën e tyre gazmore e të

vrullshme, në lojën e tyre dhe kësisoj bëjnë që Rubini ta harrojë fare sëmundjen. Në vizitën e dytë

që i bën mjeku pas gjashtë muajsh, e nxjerr të shëruar djalin dhe këshillon të bëjë jetë normale

Ky është vetëm strumbullari I veprës, skeleti I saj. Mishin e përbëjnë njarjet e shumta që ndodhin në

shkollë e në qytet, në familjen e personazheve të veprës. Janë vitet 1990-93, kohë e trazicionit

demokratik në Shqipëri, kohë plot trazira e befasi.

Bishqemi, Astrit

Për një gotë çaj, Elbasan : Sejko, 2004. – 59 f. ; 17cm.

Page 11: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Në çdo kapitull të kësaj novele është treguar e njëjta ngjarje. Kemi të bëjmë me një vepër letrare me

vlera didaktike.Eshtë një lloj krijimi, që në muzikë quhet “variacione mbi një temë”. Një fabul e

thjeshtë, një bosht tematik subjektor i mban dhe i lidh të gjithë kapitujt në formë artistike. Kësisoj,

krijimi merr formën e një novele, po të një novele didaktike. Ngjarja është ndriçuar e është

vështruar nga kënde të ndryshme ideore e kopozicionale, nga regjistra të ndryshëm gjuhe: të

thjeshtë, të zakonshëm dhe të ngritur. Këtu mungon fjala përshkuese e autorit. Ligjërimi është vënë

në gojën e personave të ndryshëm. Në kreun e parë ngjarjen e perjeton një person i pranishëm, i cili

e rrëfen në kohën e tashme. Në kreun e dytë ndryshon koha e foljes, bëhet e kryer e thjeshtë, i

rrëfehet një gazetari. Në kreun e tretë na hyn një burrë a grua e pranishme, që tregon me emocion

(përdor fjali dëftore thirrmore, nxitëse, pyetëse, habitore). Në kreun e katërt pas daljes së një

artikulli në gazetë dhe pas një lexuseje që shprehet duke përdorur shumë onomatope, rradha u vjen

dy personazheve kryesor të ngjarjes. Dhe fabula e novelës vazhdon, ngjarjet rrjedhin. Fillojnë

hetimet e deponimet.... Kreu me titull “Mesele”, ka dy gjetje. Sëpari ngjarja fillonte rrëfehet nga

pika kulmore (gota që thyhet). Së dyti, me një regjister të thjeshtë gjuhe, ne ligjërim përdoren

shumë barbarizma. Shpesh njerëzve u është bërë zakon që të përsërisin në ligjërimin e tyre fjalë

parazite, të cilat shfrytëzohen në kreun pasardhës “Në fakt...domethënë”. Më tej rrëfejnë me rradhë

një matematikan, një gjygjtar e të tjerë. Në kreun e fundit flet një gjygjtar, ku fjalori i gjuhës së tij

është më i ngritur, por herë pas here, pa dashje del nga kjo gjuhë e stilit juridik. Këtij krijimi, pasi e

ke lexuar një herë, mund t’i ktheheshe t’i rikthehesh me sy humultues, dhe gjithnjë do të zbulosh

diçka të re, që autori ka dashur t’ua transmetojë lexuesve. Mund të themi se kjo ngjarje mund te

shrytëzohet nga mësuesit dhe bxënësit e shkollës 9-vjeçare si një provë për hartimin e një skice

letrare.

DDC: 821.93.3

Vendndodhja: B63

Bishqemi, Astrit

Gazmore – treqind e ca ! ... Buzëqeshje, sa ? Tiranë : Toena, 1996. – 106 f. ; 20cm.

Në këtë vëllim janë përmbledhur gazmore nga bota e madhe e vogëlushëve. Janë shënime të

shkurtra, nxjerrë nga ditari i autorit, i cili për njëzet e pesë vjet herë pas here hedh në bllok një fjalë

të këndëshme, një shprehje të bukur, një veprim a një sjellje të veçantë të fëmijëve që e rrethonin,

duke i perceptuar me sy e vesh të vëmendshëm, si prind, si edukator e si shkrimtar i tyre. Këtu nuk

Page 12: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

janë shënuar të ashtuquajturat fjalë autonome (që kanë kuptim vetëm për fëmijët), me përjashtim të

ndonjë rasti. Gjithashtu vëmendja nuk është përqëndruar vetëm te stilemat, fjalët e shqiptuara jo

drejt për shkak të moshës. Janë përmbledhur më tepër ato fjalë a shprehje që nxjerrin në pah

arsyetimin naiv të fëmijëve, të folurit “figurativ” të tyre për shkak të fjalorit ende të varfër. Në

ndryshim nga rrëfenja, bukurinë e saj gazmorja e ka te melankolizmi. Shkurtësia e saj ka të bëjë

vetëm me atë që është më e vlefshme më e çmuar prandaj dhe autori i ka zhveshur ato nga fjalet e

teperta duke mos shënur as rrethanat as emrin e fëmijës, po vetëm fjalët e tij, dialogun. Termi ‘

gazmore’ i përdorur po ta shohësh me hollësi nuk është i saktë sepse ashtu si anekdota, tregohen per

ti berë të tjerët për të qeshur, grimcat e këtij vëllimi nuk janë thënë për humor, këtu gjithçka është e

rastësishme e papërsëritshme. Ato me të vërtetë kanë ngarkesë humoristike, por humori i tyre

shfaqet nga çiltërsia, naiviteti, zgjuarsia, gjykimi i moshës, kureshtja, etja pafund për dije.

DDC: 891.983.93.3

Vendndodhja: B 63

Bishqemi, Astrit

Kronik me tank, Elbasan : Sejko, 2004. – 196 f. ; 20cm

Ky roman ka për bazë një ngjarje reale, ndoshta të pabesueshme. Nxitjen dhe tharmin për të shkruar

këtë libër, autorit ia ka dhënë, viti 1997, ai vit i zymtë, që e gjymtoi rëndë jetën tonë, shoqërinë

shtetin. Ky roman është i përbërë nga tridhjetë e një kapituj në të cilën zhvillohet ngjarja e një

familje ku si të gjithë pati historinë e saj në atë vit jo të zakontë. Në çdo kapitull jepet me hollësi

rrjedha e ngjarjeve, gjithashtu në çdo kapitull jepen pjesë nga ditari i personazhit kryesor të këtij

romani. Në këtë ditar të ndarë në dy pjesë tregohen ngjarjet që ai përjeton gjithashtu dhe lajmet që

dëgjon. Siç thamë ditari përmban dy pjesë ku në pjesën e parë janë shënuar të gjitha ngjarjet e që

ndodhnin gjatë ditës të pasqyruara në median e shkruar ose vizive të cilat i citon nën titullin “teto

media”. Në pjesën e dytë të tij na paraqiten të gjitha ngjarjet e dëgjuara nga vetë personazhi të cilat i

citon nën titullin ”telefoni i prishur”. Në këtë roman është përdorur një gjuhë mjaftë e thjeshtë dhe

tërheqëse për vetë moshën e lexuesve. Ky libër gjen përdorim shumë të madh në shkolla në

programin e tyre mësimor.

DDC: 821.93.3

Vendndodhja: B63

Bishqemi, Astrit

Papuçe për princ Pisson, Elbasan: Sejko, 2003. – 125 f. ; 17cm

Page 13: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Ky libër është një përmbledhje tregimesh për fëmijë. Ky vëllim është i përbërë nga tre kapituj të

cilët janë :

1-Me stërmbesën time të përtej Adriatikut

2-Princi Pisso

3-Aventurë

Secili nga kapitujt është i përbërë nga gjashtë tregime. Në këtë libër është përdorur një gjuhë mjaft e

thjeshtë dhe e kuptueshme për fëmijët. Figurat artistike, krahasimet, përshkrimet që i janë bërë

ngjarjeve të ndryshme apo personazheve të këtyre pjesëve i bëjnë më interesantë dhe tërheqës

tregimet e këtij vëllimi.

DDC: 821.93.3

Vendndodja: B63

Bishqemi, Astrit

Udhëtim i jashtëzakonshëm. Tiranë : Naim Frashëri, 1987. – 126 f. ; 18 cm.

Libri fantastiko shkencor “një udhtim ijashtzakonshëm”e ka marrë fabulën nga një fushë e bukur

plot të pa njohura,sic është nëntoka.Shkrimtari Astrit Bishqemi,me një logjikë të besueshme,arrin të

krijojë para lexuesit imazhe të bukura plot kuriozitete shkencore.subjekti i romanit rrjedh

natyrshëm.Dy nxënës të apasionuar pas speleologjise, Arbini dhe Partini,te cilët gjatë kërkimeve në

shpellat nëntokësore të lashtësisë ,bëhen pjesëtarë të rastësishëm të ekuipazhit të një

nëndhesje(makinë nëntokësore)dhe aty njihen mësëmiri me funksionin e këtij mjeti kërkues,fruti i

punës shkencore të pasardhësve tanë.

Gjatë udhëtimit,autori ndalet shpesh për të lëvizur sa më tepër edhe psikologjinë e

bashkëudhëtarëve të fëmijëve.me mjeshtëri artistike autori ndalet tek figura e komandantit të

nëndhesëses,yllit dhe shkencëtarit të nëntokës,Esmeraldit,futet natyrshëm në psikologjine e tyre

përmes detajesh e veprimehs kuptimplote.Personazhet e ketij romani jane te afërt e të besueshëm

për lexuesin.Ata mbartin ne cdo gjë tiparet, virtytet e tokes që i lindi dhe janë të frymëzuar për

zbulime të reja mjft të vështira.Makina nuk e komandon psikologjine dhe ecurine e këtyre

heronjve.Per ta theksuar këtë ide autori ka arritur te jape një skenë të bukur e mjaft domethënëse:

defektin e makinës nëndhese ,personazhet karakterizohen nga shpirti i lartë i sakrificës,i

vetmohimit.Personazht janë dhënë në një proçes të tillë formimi që është në rritje. Kështu brënga

që mundon Arbinin dhe Partinin,për të mbuluar gabimin e bërë pa- dashje,përçon tek fëmijët idenë

Page 14: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

e sinqeritetit.Përsa i përket gjuhës së përdorur në këtë roman bie në sy thjeshtësia,dialogët e

shkathët e me fjalë që kanë ngarkesë emocionale.Edhe emrat e personazsheve janë të gjetura.Kjo

bën që libri të lexohet me ëndje nga të gjithë grupmoshat.

DDC: 891.983-93-3

Vendodhja:B 63

Bishqemi, Astrit.

Me vështrimin lart. Tiranë : Shtupshkronja e Re , 1986. – 181 f. ; 14 cm.

Romani me vështrimin lart është një roman që pasqyron jetën e përdidshme të fëmijëve. Duhet

theksuar që në fillim se romani është shkruar me shumë dashuri dhe ngrohtësi nga ana e autorit. Në

qëndër të romanit është vendosur një grup fëmijësh, janë shqetësimet e tyre të përditshme për

mësimet, për njëri-tjetrin, është meraku i përbashkët i nxënesve, i mësuesve, i prindërve për shokun,

për fëmijën, për njeriun që ky të rritet e të brumoset me dije e kulturë, me moral të shëndoshë.

Heroi kryesor i romanit është Dashi, një fëmijë i zgjuar dhe i shkathët, plot temperament, shpirt të

madh e i ndjeshëm, por i pa vullnetshëm dhe indiferent ndaj shkollësdhe mësimeve. Pasioni itij i

zjarrtë për të rritur pëllumba, egoizmi fëminor dhe sedra e sëmurë fillojnë ta prishin djalin, aq më

tepër kur ky shoqërohet me dy të rinj mendjelehtë, që prbuzin punën dhe duan të jetojnë në kurriz të

të tjerëve, duke kryer akte rrugaçërie e gjeste të pahijshme. Autorime anë të këtij libri dënon të

shmtuarën, parazitizmin. e ndonjë njeriu të paformuar që përkohësisht bie viktimë e ndikimit të

mentaliteteve të sëmura dhe kuptimit të shtrëmbur mbi punën, siç është rasti i Stores. Fëmijët në

roman nuk janë soditës ndaj këtyre problemeve por janë pjesmarrës aktivë. Në faqe të tëra

shkrimtari çmon dhe poetizon virtytet e larta morale, ndjenjën e punës dhe shpirtin e sakrificës të

popullit tonë, siç ndodh me figurën e shoferit Besim dhe të mësuesit të dalë në pension.

Dashi, si karakter është dhënë me forcë psikologjike. Ky karakter i admirueshëm për guximin që ka

në gjak(kujtojmë këtu përgjigjen që i dha shoqes së tij se cfarë i pelqente tek pëllumbat-dëshirën për

trë fluturuar sa më lart në qiellin e kaltër!) jepet në zhvillim e në rritje. Ai i ndien thellë shpirtërisht

gabimet, skuqet, mbulohet me djersë, por edhe qan me lot të sinqertë kur shokët nuk e kuptojnë dhe

kështu i bindur dhe me besim, duke kapërcyer vështërsitë e rritjes, duke ndjerë dorën e ngrohtë të

njerëzve që e duan, hyn më në fund në jetë, jo si robot, por i vetëdijshëm për çdo hap që do të

hedhë.

Page 15: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Merita e autorit është se krahas heroit kryesor, me shumë natyrshmëri janë skalitur edhe tipa e

figura interesante e të dashura bindëse e jetësore si Ariela-komandantja e kompanisë, Daniela, Tiku,

mësuese Zana e të tjerë.

Nuk mund të mos përmendim këtu edhe humorin, në këto elementë kaq të domosdoshëm në librat

për fëmijë, që shkrimtari ka ditur të përdorë me vënd edhe në situata të vështira e gati dramatike,

humori që buron aq vetëdijshëm dhe i rrit gjallërinë, optimizmin.

Romani”Me vështrimin lart”shënon rritje në krijimtarinë e shkrimtarit A. Bishqemi dhe e bën këtë

libër që të rradhitet tek veprat më të mira.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B 63

Bishqemi, Astrit

Çelësi idepos. Tiranë : Kombinati Poligrafik-Shtypshkronja e Re. – 76 f.; 14 cm.

Me mire se në çdo vëllim tjeter, në këtë përmbledhje autori ka gjetur me sukses jo vetëm”Çelësin e

depos” së armëve të partizanëve (siç vihet re në tregimin me këtë titull e që me të drejte është bërë

titulli i gjithë vëllimit), po edhe ”Çelësi”i depos se armëve të partizanëve nuk është as element

magjik dhe as një gjetje e arsyes së thatë të autorit por ide e thjeshtë, për të rrëfyer me natyrshmëri

një ngjarje të luftës, një humor të bukur dhe me art partizan. Luani i vogël shkon në çetë. Ai kërkon

armë nga komandanti dhe komisari dhe ky i fundit me shaka i thotë se i ka humbur çelesi i depos së

armëve dhe se kur ta gjejë çelësin do ta armatosë dhe atë. Por ja, që shpejt partizanet bien në një

betejë me armikun, i rrëmbejnë atij armët dhe e armatosin Luanin e vogel, duke i thënë me shaka”se

çelësi i depos” u gjet. Shkurt, thjeshtë dhe me nje prozë lakonike autori jep një veçori të madhe të

luftës sonë partizane. nuk ka asnjë dyshim se kështu autori ka ditur t’i pershtatet mirë edhe

psikologjise së fëmijëve, duke u mbeshtetur ne humorin, që është kërkesë e domosdoshme e të

vegjëlve.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B 63

Page 16: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Bishqemi, Astrit

Kur nisa udhën e shkrimeve. Tiranë : Onufri. – 91 f. ; 22 cm.

Në vëllimin”Kur nisa udhen e shkrimeve”autori kërkon që ti fusë fëmijët brenda botës së të

shkrimtarëve, ti takojë ata me njerezit e mëdhenj të artit. Ky libër është më tepër një përmbledhje

me skica e portretizime për jetën krijuese të këtij autori të njohur të letërsisë për fëmijë. Ky libër i

drejtohet edhe nxënësve më të vegjël. Në këtë mënyrë qëllimi i vëllimit merr më shume diapazon

pedagogjik. Vëllimi niset në fillimet individuale, me dy artet pasionale, letërsine dhe pikturën me

anë të të cilave prezantohen tek të vegjlit ata artistë që ishin aq të thjeshtë, të dashur e bujarë.

Piktorë që flasin me pasion për pikturat e vështira, shkrimtarë që ruajnë në bibliotekat e tyre

personale romane prej letre e mermeri. janë pikërisht këta artistë që vijnë e shpalosen përpara nesh

nëpërmjet përshkrimit që i ka bërë autori ne libër.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B 63

Bishqemi, Astrit

Detyra. Tiranë : Naim Frashëri, 1974. – 29 f.

Novela “Detyra ka në qendër një fabul të tillë si: Luftëtari, një partizan i trishtë dhe dy fshatarë

udhë rrëfyes që duhet te çojnë me patjetër një letër me rëndesi të madhe tek një bataljon tjetër

partizan, përtej lumit Shkumbin. Por lumi është i pakalueshëm. Kjo gjë Luftëtarit i shkakton trnditje

dhe shqetësim të mad. për të është hera e parë që po e kryente këtë detyrë. Natën, kur të gjithë

shokët flinin, ai ngrihet, dhe i vetëm e kalon me guxim lumin dhe arrin që ta dqrgojë letrën në

vendin e caktuar, duke e kryer plotësisht detyren e tij dhe duke i hapur rrugen fitoreve të reja

bataljonit partizan. Mbi këtë fabul të thjeshtë e interesante autori ka ndërtuar një tregim të

këndshëm dhe tërheqës duke patur parasysh që të transmetoje tek lexuesit e vegjel karakterin

edukativ të këtij tregimi. Partizani ploteson detyren në çdo rrethanë dhe para çdo vështirësie nuk

tërhiqet. Autori tregon gjithçka thjeshtë dhe ngjarja është e lehtë dhe e përshtatshme për fëmijët e

moshës së ulet shkollore.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B 63

Page 17: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Bishqemi, Astrit

Tregime për nënën trimëreshë. Tiranë : Naim Frashëri, 1974. – 46 f. ; 14 cm.

Tek ky tregim behet fjalë për nënën trime Zeliha Allmeta, e cila dha jetën e saj për të shpëtuar dy

fëmijë të fshatit nga mbytja. Ketu autori riprodhon disa nga momentet kryesore e të bukura të jetës

së kësaj trimëreshe. Merita e autorit është se ai ka ditur të zgjedhë nga jeta e Zelihasë momentet më

të rëndësishme dhe të tregojë se heroizmi i saj nuk vjen si një veprim i rastit po si pasoje e heroizmit

te madh t popullit, heroizëm i cili tek akti i Shkurtes apo i Ademit, Ismetit apo Zelihasë gjen kulme

të reja për atdheun dhe mbi të gjitha për njeriun. Në pasqyrimin e jetës së saj si nënë autori ka

theksuar se ajo ishte vërtetë një nënë e mirë dhe e urtë, e dashur dhe punëtore që i donte fëmijët e

saj më shumë se sa jetën e saj. Pikërisht në emër të kësaj dashurie ajo dha jetën. Në aktin e fundit të

jetës së nënë Zelihasë autori trajton bukur heroizmin dhe thjeshtësinë e popullit tone. Në emërm të

jetës, në emër të dashurisë së madhe për njeriun nënë Zelihaja sulet midis ujrave të rrëmbyeshëm

dhe i shpëton jetën vajzës së vogël. Tregimi është shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme

dhe në të njejtën kohë me një force konkrete qe arrin të krijojë skena të gjalla e të zhvillojë

fantazinë e fëmijës.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B63

Bishqemi, Astrit

Një verë plot ngjarje. Tiranë : Naim Frashëri, 1981. – 184 f. ; 14 cm.

Ky është libri i 11-të i autorit për fëmijë Astrit Bishqemi. Gjëja e parë që të bie në sy në këtë vëllim

është aftësia dhe siguria e autorit për të treguar bukur e rrjedhshëm, me një mendim të njeshur e të

figurshëm. kjo novelë shquhet për shkrimin e bukur, të ngrohtë, për krijimin e njësërë tipash

jetësorë.

“Një verë plot njgarje”mbështetet në një fabul të gjetur e jetësore të asj kohe, siçishte ajo për

nismën e fshatarsisë për tufëzimin e bagëtive, autori ka ditur të ndërtojë me një arkitekturë të qartë e

funksionale tërë konstruktin e veprës. Shkruan me ndjenjë të ngrohtë dhe me frymëzim, novela të

tërheq që nga fillimi e deri në fund. Autori ka përshkruar me dashuri e imtësi deri në detaje jetën e

atëhershme të fshatit gjatë regjimit socialist, tipa ambiente tipik të tij. Ka ditur të seleksionojë në

lëndën e përgjithshmetë novelës atë çka është mëkarakteristike e më thelbësore në një ambient

fshati, të një apo disa elementë negativë.

Page 18: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Një punë të mirëka bërë autori edhe për zgjedhjen e skalitjen e personazheve. Eshtënë praktikën e

punëssë autorit që personazhet e krijuara pre tijtë zbulojnë përgjithësishtdhe vetëm si nëpërmjet

ballafaqimit të tyre në situata konkrete e të ndjerajetësore, ashtuedhe nëpërmjettekniavetë tjera

artistike, si dialogu, meditimi etj. Këstu mund të flasimpër një Servet, një Uran, njëxha Selim,

njëNure apo Qerim kulaku që sjellinpara neshtipa konkret e origjnalë.

Autorika një stil të qartë e të rrjedhshëm. Novela ka dramacitet i cili i jep aksionit më tepër

dinamizëm e u rrit atyre vlerat ideoemocionale. Novela është e pasur me ide të shumta, që burojnë

natyrshëm nga zhvillimi i subjektit. Gjuha me të cilën është shkruar vepra është e

qartë dhe e kuptueshme për të vegjëlit, larg moralizimeve e frazave të thata.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B63

Bishqemi, Astrit

Drugdhënësi i vogël. Tiranë : Naim Frashëri, 1978. – 76 f. ; 14 cm.

Në këtë vëllimautori ka arritur të na japë personazhe që veprojnë, mendojnë e luftojnë e që kaqnë

individualitetin e tyre. Me idealet e tyre dhe me heroizmat që kryejnë, ata na mbeten të skalitur në

kujtesë për shumë kohë. I tillë bëhet për lexuesin Miçja i tregimit “Drugdhëndësi i vogël”që ngrihet

kundër padrejtësivë e dhunës. Personazhete vëllimit “Drugdhëndësi i vogël”bëhen të dashur me

bëmat e tyre, me optimizmin dhe shpirtin luftarak, veti këto që autori ka mundur ti japë duke

shpalosur botën e mbrendshme të tyre, dëshirat, mendimet dhe mjediset që e rrethojnë. Vndosja në

qëndër të tregimit, e shembujve dhe heronjëve pozitivë, nga rradhët e të mëdhejëveapo të vegjëlve

ua kanë shtuar edhe më tepër vlerën këtij tregimi, e ka bërë edhe më të afërt për lexuesin dhe më

jetësor, duke u bërë shembull imitimipër të vegjëlit. Një vend të veçantë në këtë tregim zë edhe

fjalori i gjuhës letrare të përdoruri cili është pasuruar dhe me shumë fjalë dhe shprehje të reja në

përshtatje me moshën e fëmijëve.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B63

Page 19: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Bishqemi, Astrit

Epitafi Dinak. Tiranë : Botim i gazetes “Fjala e lirë”, 1994. – 64 f. ; 14 cm.

Në një vepër letrare, siçështë novela e Astrit Bishqemit “Epitafi Dinak”lexuesi është i interesuar

sidomos për të ndjekur bëmat e personazheve artistike, tek të cilat çdo autor plazmon ide e

mendime që shprehin një botë kuptim të caktuar por që edhe në vartësi nga këto botkuptime,

ndjekin dhe ecurinë e ngjarjeve e të fenomeneve qofshin ato historike apo thjeshtë fenomene letrare.

Gjithësesi në këtë novelë kemi të bëjmë me një vepër të mirëfilltë letrare që padyshim i merr vlerat

e saj nëpërmjet interpretimit artistik të historisë. Jo pa qëllim është futur trajtimi në veprën letrare i

një njgjarje të tillë edhe pse është zhytur thellë në mjegullat e kohës dhe pse mund të jetë

interpretuar ndryshe prapë se prapë ngërthen në vetvete një dram të madhe historike, që ka të bëjë jo

aq me fatin e një kombi se me fatin e një treve të tillë siç është ballkani. Dhe pse novela ka në

qëndër të saj luftën në Fushën e Kosovës, dhe pse në qendër të veprës gjejmë personazhe të tillë

historik siç janë: Sulltan Muratii Parë, Knajz Lazari, Miloshi i Drenicës etj, përsëri vëmëndja e

autorit nuk përqëndrohet në zhvillimet e betejave, aq të natyrshme për një vepër me këtë

këndvështrim, sesa në theksimin e faktit të madh historik, që në luftën kundër forcave osmane

popujt e Ballkanit e gjetën më në fund gjuhën e përbashkët që të shpëtonin njëherë e përgjithmonë

nga pesha e rëndë e frymëmarrëse e perandorisë Osmane. Lexuesit i mbeten në mendje ato pasazhe

që bëjnë fjalë për beslidhjen e ballkanasve mbi të cilën u mbështet lufta për çlirimin kombtar e

njëherësh për indenditetin e secilit komb. Me interes është paraqitur për lexuesit figura artistike e

mishëruar në luftëtarin e madh Milosh Kopilica. I lindur në trojet Ilire të malësisë së Sopotit.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B63

Bishqemi, Astrit

Përtej oborrit diellor. Tiranë : Shtëpia botuese ”Naim Frashëri”,1978. – 113 f. ; 14 cm.

Letërsia artistike shkencore për fëmijë ka shënuar rritje e suksese në gjini e lloje të ndryshme të saj.

Veçanërisht zhanri fantastiko –shkencor ka ngjallur inbteres të madh tek lexuesit e vegjël për

mundësitë e mëdha shprehëse që ka, duke u mbështetur në një fantazi krijuese për të edukuar brexin

e ri me dashurinë ndaj shkencës e teknikës. Këto vepra bëhen zëdhënëse të shkencës që transformon

botën në dobi të njerëzimit.

Page 20: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Këtë temë trajton dhe shkrimtari Elbasanas, tashmë i njohur për fëmijë Astrit Bishqemi(Labinoti) në

novelën fantastiko-shkencore” Përtej oborrit diellor”, e cila ka një fabulë të ndërtuar me një

mjeshtëri, plot veprim dhe me një subjek të thjeshtë. Kjo bën që novela të jetë e kuptueshme dhe të

lexohet me dëshirë nga lexuesit e vegjël. Në qendër të saj janë vendosur tre personashe si Çlirimi,

Jonida e Shpëtimi të cilët bëhen kozmonautë, anëtarë të ekuipazhit të anijes kozmike”Shqiponja”,

rreth udhëtimit të së cilës shtjellohen dhe ngjarjet. Autori, duke u nisur nga hipoteza shkencore, i

jep krahë fantazisë dhe përpiqet të realizojë idenë e ekzistencës së jetës në hapësirat kozmike, në

planetë të tjerë jashtë galaktikës sonë. Në këtë libër autori nuk mbetet vetëm në të dhënat shkencore,

të cilat i ka organizuar bukur në një fabul tërheqëse që shtrihet edhe në planin shoqëror. Meritë

tjeter e këtij libri është se autori nëpërmjet tij u hap lexuesve të vegjël një horizont të gjërë, saktësia

shkencore e dhënies së njohurive, si dhe përshkrimit të fakteve dhe fenomeneve nga fusha të

ndryshme shkencore të natyrës. Është e pamundur të mos vësh re në novelë gërshetimin e logjikes

dhe saktësisë shkencore të së tashmes me të ardhmem, reales me fantastiken, paralelizmi midis

realitetit konkret e atij fantastiko-shkencor, krijojnë momente artistike tërheqëse që të emocionojnë.

Meanë të këtij fluturimi kozmik tre kozmonautët së bashku me to edhe lexuesit mësojnë shumë

gjëra dhe u ndiozet fantazia për të rejat e shkencës dhe teknikës.

Megjithatë novela e Astrit Bishqemit “Përtej oborrit diellor”bërbën një hap në krijimtarinë e autorit

si dhe në lëvrimin e zhanrit të ri fantastiko-shkencor të letërsisë sonë për fëmijë, mbasi ajo përveç

vlerave njohëse shkencore ka edhe vlera edukative, edukon tek fëmijët pasionin për shkencën dhe

teknikën, guximin, dashurin, nxit fantazin e mendimit shkencor dhe zgjeron horizontin.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B63

Bishqemi, Astrit

Partizani fotograf. Tiranë : Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1980. – 93 f. ; 14 cm.

Tema e luftës Nacionalçlirimtare ka qënë, është dhe do të mbetet gjithnmonë një temë e dashur për

fëmijët. Me heroizmat e bëmat e partizanëve, lexuesit e vegjël jo vetëm mësojnë për luftën por në

rradhë të parë, edukohen dhe frymëzohen prej tyre.

Autori në këtë novelë është munduar të gjejë një subjek dhe ngjarje të bukura domethënëse. Duke u

vënë në qëndër të novelës një partizan i ri që është njëkohësisht edhe fotograf, interesante e

intriguese, gjë që është pëlqyer nga lexuesite kësaj moshe. Nga partizani fotograf kanë mbetur

shumë fotografi, të cilat ai i ka bërë gjatë luftës. Në muze, këto fotografi epo mirë të themi këtë

Page 21: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

“ditar me fotografi”e shikon gjyshi që ka luftuar bashkë me partizanin fotograf, dhe mbesa e vet.

Gjyshi veteran sheh fotografitë dhe nis e i shpjegon të mbesës se çfarë është fiksuar në to. Çdo

fotografi përbën një tregim më vete që lidhet organikisht me të tërën nëpërmjet personazheve e në

rradhë të parë, nëpërmjet Gojartit, heroit kryesor të novelës. Kjo është një gjetje e bukur, që ia ka

shtuar vlerat novelës. Është synuar që në çdo kapitull të sillet diçka e veçantë nga jeta e lufta e

normalistëve. Midis ngjarjeve të përshkruara në novelë spikatin disa që kanë ngarkesë më të madhe

emocionale e që mbajnë vulën e një origjinaliteti të dukshëm. Aftësia e autorit është se nga njëra

anë ka zgjedhur të tilla ngjarje, e i ka paraqitur në atë mënyrë që të lënë mbresa e të mbeten në

mendje. Por nga ana tjetër autori ka paraqitur gjëra të zakonshme tepër të njohura ose ka mbetur

thjeshtë tek “fotografimi”i realitetit. Novela, në tërësinë esaj të ngjall emocione. Mendimet dhe

ndjenjat janë të ngjeshura. Mënyra e dhënies së tyre, figurat, detajet disa herë të kujtojnë poezinë.

Astrit Bishqemi edhe në këtë novelë ashtu si në shumicën e krijimtarisë së tij, di të komunikojë me

të vegjëlit, dhe përgjithësisht ka një gjuhë të qartë, të rrjdhshme, e gërsheton mirë fjalën e autoritv

me atë të personazheve.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B63

Vyshka, Musa

Ka lindur më 1943 në Elbasan ku mbaroi edhe shkollën shtatëvjeçare e të mesme. Studimet e larta i

bëri në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori Filologji, për gjuhë e letërsi shqipe. Pas

mbarimit të studimeve për disa vjet punoi mësues në shkollat e mesme të qytetit e më pas në

Insitutin e Lartë Pedagogjik ( sot Universiteti “A. Xhuvani”) në Elbasan. Pak kohë punoi libretist në

Taetrin “Skampa” e më pas përsëri pedagog në Universitetin e Elbasanit. Me letërsi është marrë që

kur ishte i ri dhe ka bashkëpunuar me gazeta e revista të kohës me poezi e prozë, si për të rriturit

ashtu dhe për fëmijët. Për lexuesit e rritur ka botuar librat “Ne njëzetvjeçaret” (vjersha, 1963),

“Këngë për ditët tona” (vjersha, 1967), “Treni i fundit” (tregime, 1972). Për lexuesit e vegjël ka

botuar disa libra, në prozë e në poezi: “Pranë vëllezërve” (poemë, 1968), “Aksioni ynë vazhdon”

(poemë, 1977), “Skronjëzat e arta” (poemë, 1979), “Historia e harabelit, ish gjumashit, ish

dembelit” (poemë, 1979), “Në hijen e blirit” (roman, 1980), “Në kopshtin tonë” (poemë, 1984),

“Këndoj për ju” (vjersha, 1984) dhe “Djali i partizanit” (tregime, 1985). Jeton në Tiranë.

Page 22: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Vyshka, Musa

Djali i partizanit. Tiranë : Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1985. – 89 f. ; 14 cm.

Në përmbledhjen me tregime “Djali i partizanit”të autorit Musa Vyshka trajtohen disa tema si: tema

e luftës Nacionalçlirimtare(“Djali i partizanit”), atmosfera në përgjithësi e gjëndjes së Shqipërisë së

pas luftës (“Xhaketa e vjetër”, “Toka dhe librat”, “Kau”, “Një ditë në fund të vjeshtës”, “Xhaxhai”,

“Një problem i vështirë”, “Pas takimit” ) dhe kjo është shpalosur dhe në titujt e vetë kësaj

përmbledhjeje.

Kjo përmbledhje me tregime i merr më shumë vlerat e saj nga interpretimi artistik i histotisë

Tema e luftës dhe e pas luftës ka qenë dhe mbetet padyshim një nga temat më të parapëlqyera nga

fëmijët. Subjekti i temave të trajtuara i përshtatet moshës dhe psikologjisë së fëmijëve.

Tregimet janë shkruajtur me një gjuhë të qartë, të thjeshtë, duke ndërthurur mendimet e autorit me

fjalët e personazheve.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: 79

Minarolli, Vili

Ka lindur më 1944 në Elbasan, ku kreu edhe shkollën shtatëvjeçare. Të mesmen e vazhdoi në

Tiranë dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për matematikë. Ka punuar mësues në Berat

e pedagog në Universitetin e Tiranës e më pas në Insitutin e Studimeve Pedagogjike, drejtor në

Ministrinë e Arsimit, ambasador në Beograd, drejtor në Minisrinë e Punëve të Jashtme, sekretar i

Partisë Demokratike të Shqipërisë. Është doktor i shkencave matematike.

Në fillim të viteve '70 nisi të botojë tregime në revistat për fëmijë dhe në vitin 1974 publikoi të

vetmen përmbledhje me tregime, të titulluar “Unë dhe gjyshi”. Jeton në Tiranë.

Kallupi, Milanov

Lindi më 1948 në qytetin e Elbasanit ku kreu edhe shkollën shtatëvjeçare. Të mesmen e vazhdoi në

shkollën ushtarake “Skënderbej” ndërsa studimet e larta i bëri për oficer në Akademinë ushtarake.

Njëkohësisht ndoqi me korespondencë Universitetin e Tiranës, Fakultetin Histori Filologji, ku u

dipllomua për gjuhë e letërsi shqipe. Që i ri ka bashkëpunuar me gazetat e revistat e kohës, duke

Page 23: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

botuar vjersha për fëmijë e të rritur. Ka punuar në rradhët e Ushtrisë Popullore, ndërsa tani ka dalë

në pension. Ka botuar disa libra për të rriturit:”Monologu i ushtarit” (vjersha, 1970), “Tinguj

alarmesh” (vjersha, 1971), “Erdhi një nënë” (vjersha, 1973), “Buka dhe pushka” (vjersha, 1976) etj.

Për fëmijët ka botuar vjersha poetike: “Çelin lulet” (1977), “Violinisti i vogël” (1979), “Ç'ka

dritarja që troket?” (1982), “Kali i bardhë i ujvarës” (1988), “Zilkat pranverore” dhe “Pup këtu e

pup atje”. Jeton në Elbasan.

Balliçi, Beatriçe

Ka lindur në qytetin e Elbasanit, më 1950, në një familje të njohur artdashësish. Shkollën

shtatëvjeçare e të mesme i ka kryer në qytetin e lindjes.Studimet e larta i mbaroi në Insitutin e Lartë

Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” (sot Universiteti “A.Xhuvani”) të Elbasanit. Më pas mbaroi

edhe studimet për gjuhë e letërsi shqipe, në Universitetin eTiranës. Për shumë vjet ka punuar

mësuese në fshatrat e rrethit të Elbasanit. Vitet e fundit jep gjuhë e letërsi shqipe në shkollat

tetëvjeçare të qytetit. Me letërsi është marrë qysh kur ishte nxënëse në shkollat e mesme

pedagogjike dhe për shumë vjet ka bashkëpunuar me shtypin letrar për fëmijët e të rriturit, duke

botuar poezi. Gjer më sot ka botuar disa përmbledhje poetike për të rriturit, si:”Kush mi fali

manushaqet”(1972), “Fjalë duke ecur”(1987)etj. Për fëmijët ka botuar përmbledhje poetike:”Kam

bërë buqetë”(1976), “Moj e vogla, moj e mira”(1978), “Sa të dua Shqipëri”( 1980), dhe “Shota”

(poemë për heroinën e popullit Shote Galica, 1985). Jeton në Elbasan.

Balliçi, Beatriçe

“Lule bore”

Këtë libër me 99 gjëegjëza autori ia kushton mbesës së tij Albës.Gjëegjëzat janë me këto tema:

kukulla, aeroplani, luga, xixëllonja, veza, shkallët, flutura, libri, qershia, rruga, bleta, macja, bilbili,

era, gjinkalla, jastëku, ylberi, lepuri, milingona, sonda, majmuni, kalaja, dëbora, këndesi, deti,

gjumi, qielli, djepi, peshku, vendlindja, sytë, bufi, lumi, nëna, dielli, televizori, lavatriçja, yjet,

atdheu, tjengulla, hëna dhe yjet, pylli, shiu, ariu, retë, thana, emri, goma, luleshtrydhet, kurora,

dhelpra, manushaqja, muajt e vitit, toka me planetet, gjuha shqipe, flamuri, pasqyra, kafazi,

akullorja, bebja, pula, stinët e vitit, çamçakizi i orbitit, bretkosa, breshka, vesa, macja, babagjyshi i

Vitit të Ri, ulliri, delet, retë, pikat e shiut, pinoku, macja, treni, gishtërinjtë, hidrocentrali, ora,

Page 24: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

borëbardha, bubureza, lulet, tavolina, gënjeshtra, paraja, paqja, kopraci, dituria, cmirëziu,

ndershmëria, nënë Tereza, heroi, hëna, çelësi, peshku, pylli, era, celulari, përmendorja, liria.

Balliçi, Beatriçe

“Shota”

Ky libër është me poema të cilat i kushtohen Shote Galicës, gruas së Azem Galicës. Shota ishte një

vajzë malësore që kish lindur në Kaçanik të Kosovës. Aty ajo mësoi virtytet e të parëve të saj e u

rrit si shqiponjë mes shqipeve në male.

Ajo kishte shokë trima Fushë më fushë e mal më mal

Azem Bejtë, Hasan Prishtina pushka e Shotës nuk u ndal

Bajram Curr, Hoxhë Kadria. Dymbëdhjetë vjet me rradhë.

Balliçi, Beatriçe

Moj e vogla, moj e mira. Tiranë : Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1978. – 35 f. ; 14 cm.

Në vëllimin “Moj e vogla, moj e mira” vërehet një tematikë e larme e përshtatshme për moshën e

fëmijëve të cilëve u kushtohet. Nëpërmjet vjershave pasqyrohen ato aspekte të realitetit tonë (të

viteve 1979), e aq sa mund të perceptohen ato nga fëmijët. Është merita e autores që ka mundur të

vëzhgojë me një këndvështrim të tillë si i vet fëmijës e që vjershat e vëllimit mbartin gjithsa është

në psikologjinë e tyre.

Gjen në vëllim vjersha që pohojnë nismën e rrugës për në fshatin e asaj kohe. (“Të një fshati të

bukur shumë”), qëndrimi ndaj punës e pronës (“Kam dy kushërira”), realitetin tonë(“Duar plot në

festat tona”) etj.

Karakteristik në këtë vëllim është sensi i natyrshëm i rrjedhës së vargjeve dhe kuptimi i qartë i asaj

që shkruan autorja: Fëmija gjen në to vetveten. Vjershat rrjedhin natyrshëm, ashtu si dhe vetë

mosha e fëmijës.

Vjershat e vëllimit janë të shkurtra, në shumicën e tyre ato mbartin fabula që gati gjithmonë marrin

shprehi të plotë në fund të tyre.

Kjo veçanësi i shkon për shtat natyrës së fëmijëve, nxit atyre kërshërinë.

Ndërthurja e vargjeve të lëmuara me fabulën i bën të bukura e tërheqëse vjershat e vellimit. Mënyra

e të shprehurit ka sjellë atë që mendimi dhe figura e përdorur të jenë organike, të thjeshtë dhe të

kuptueshëm.

Page 25: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Vëllimi shquhet për vlerat të mëdha ideo-artistike të shprehura në vepër.

DDC: 891. 983-93-3

Vendodhja: B22

Musai, Fatmir

Ka lindur në Elbasan më 1955, ku mbaroi dhe shkollën tetëvjeçare. Dy vjet të shkollës së mesme i

mbaroi në shkollën Ushtarake “Skënderbej” ndërsa dy vitet e fundit në shkollën e mesme “Dhaskal

Todri” në Elbasan. Më pas ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjjuhë e letërsi

shqipe. Ka punuar disa vjet si mësues letërsie në fshatrat e në qytetin e Librazhdit e pastaj

kryeredaktor i gazetës “Agimi” po në Librazhd. Më pas punoi mësues në Shallës e në qytetin e

Elbasanit si dhe korespondent i gazetës “Zëri i Popullit” në prefekturën e Elbasanit. Për lexuesit e

rritur ka botuar përmbledhjen me vjersha “Thirrja e jetës” (1976) ndërsa për lexuesit e vegjël ka

botuar më 1977 librin me vjersha “Në rodhan”. Jeton në Elbasan.

Rama, Ferit

Ka lindur në fshati Shënhill të Bradasheshit në rrethin e Elbasnit. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në

Bradashesh ndërsa të mesmen pedagogjike në Elbasan. Ka mbaruar Insitutin e Lartë Pedagogjik të

Elbasanit (sot Universiteti A. Xhuvani) me korrespondencë. Për shumë vjet ka punuar në shkollat

tetëjeçare të rrethit të Peqinit e të Elbasanit, ku ka dhënë gjuhë e letërsi. Që i ri ka nisur të botojë tek

“Nëntori”, “Drita”, “Ylli” etj. Librin e parë e ka botuar në vitin 1982. Ai mbante titullin “Kënga e

millonait” (poema). Po në të njejtin vit botoi edhe poemën “Thirrjet e gjakut”. Më 1987 poemën

“Këngët e Bubulinës”. Jeton në Shënmëhill.

Kolla, Ylvie

Poetesha Ylvie Kolla (Spahiu) ka lindur në qytetin e Elbasanit më 25 Mars 1957. Më 1982 ka

mbaruar I. L. B të Tiranës, fakulteti “Agronomi”. Është dipllomuar dhe në degën Biologji – Kimi në

Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ka shkruar: “Mendoni pak dhe do ta gjeni” (gjëagjëza), “Arrat

në thes” (poezi), “Firma dhe vula” (poezi), “100 gjëagjëza” (gjëagjëza), “Një kalë mbreti me patkoj

magneti” (fabula), “Dielli lotët ti përthan” (aforizma).

Page 26: INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/elbasan-set-dic05-shq.pdf · Frashëri jeta dhe vepra” (1982), “Marin Beçikemi

Kolla, Ylvie

“Mendoni pak dhe do ta gjeni”

Në këtë libër gjenden plot 54 gjëagjëza me tema të ndryshme si: buzëqeshja, droga, dëbora,

frigoriferi, vija e horizontit, era, gjuha, lulja artificiale, trasta, dera, dallga e detit, shtëpia, fjalori i

gjuhës së huaj, hija, shiu, loti, gozhda, radioja, ylli, ëndrra, zemra, furriku, kosherja e bletës, libri,

fotografia, krevati, qeni, qiriu, çorapet, aeroplani, duart, flaka, dordoleci, koha, emri, kapuçi,

breshka, shtëmba, kompjuteri, ylberi, televizori, iriqi, gjuha amtare, tavolina, fshesa elektrike,

lakuriqi i natës, hëna, topi i futbollit, ora, kalendari, llampa elektrike, byreku, fleta e kopjativit dhe

flamuri.

Treguesi