I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues...

60
Një vështrim mbi rregullat bazë të sigurisë për fëmijë SI TË JEM I SIGURTË? Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Transcript of I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues...

Page 1: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

Një vështrim mbi rregullat bazë të sigurisë për fëmijë

SI TË JEMI SIGURTË?

Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Page 2: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

2 Si të jem i sigurtë?

Page 3: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

3Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin e tyre, në mënyrë që ata të rriten më të aftë, më të ditur, dhe sigurisht më të sigurtë për të përballur sfidat e sotme dhe të ardhme të jetës.

Unë besoj që siguria është dhe mbetet prioritet jo vetëm i qeverisë, por edhe i çdo familje, institucioni apo edhe çdo individi. Siguria paraqet një parakusht shumë të rëndësishëm të cilësisë së shërbimeve në tërësi dhe atij arsimor në veçanti. Zhvillimi intelektual, fizik dhe social i fëmijëve tanë, nuk mund të mendohet pa mjedise të sigurta të cilat mundësojnë dhe promovojnë përvojat e shëndetshme që zhvillohen në shkollë dhe jashtë saj.

Broshura që kemi në dorë, është pjesë e një programi ndërgjegjësimi për institucionet shkollore që do të zbatohet nga Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore, me bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Programi është financuar nga Projekti TAP dhe Intersig dhe si synim kryesor ka ndërmarrjen e hapave konkret në drejtim të përmirësimit të sigurisë në institucionet shkollore.

Përveç shkollës, prindërit dhe familjet janë partnerët dhe mbështetësit më të rëndësishëm që mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e vazhdueshëm të arritjeve. Prandaj roli i tyre mbetet thelbësor edhe për njohjen dhe promovimin e sigurisë së fëmijëve jo vetëm në mjediset shkollore, por edhe jashtë saj. Ndaj i ftoj prindërit të punojnë së bashku për mbështetjen e fëmijëve në të kuptuarit e elementëve dhe rregullave të sigurisë dhe të shndërrohen në modele të mira për sjelljen e sigurtë të fëmijëve.

Si përfundim, duke falenderuar organizatorët e këtij programi, dëshiroj të shpreh bindjen time, që institucionet shkollore që do të jenë pjesë e këtij programi ndërgjegjësimi dhe edukimi, do të kthehen në aktorë të rëndësishëm të promovimit dhe përgjithësimit të çështjeve të sigurisë edhe në institucionet dhe komunitetet e tjera shkollore.

Sinqerisht,Nora MalajZv. Ministre e Arsimit dhe Sportit

Page 4: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

4 Si të jem i sigurtë?

Grupi i synuar i lexuesitKy është versioni i parë i “Si të jem i sigurtë: Një vështrim mbi rregullat bazë të sigurisë për fëmijë”, i hartuar nga Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore. Ky libër është i përshtatshëm për tu përdorur nga fëmijët në shkollën fillore veçanërisht klasa 3 deri 5, si lituraturë shtesë për sigurinë. Libri shërben si udhëzues me këshilla praktike për fëmijë për rreziqet në rrugë, në shtëpi dhe në shkollë si dhe mënyra si duhet të sillen në situate të ndryshmë. Ky libër gjithashtu shpjegon për rreziqet nga përmbyjet, nga lundrimi në internet dhe sjellja në komunitet.Libri jep informacion për sigurinë në mënyrë argëtuese dhe interaktive. Libri përmban:• Këshilla të vlefshme për sigurinë;• Informacion të përditësuar për sigurinë dhe institucionet ku mund

ti referohen raste për një aktivitet më të sigurtë;• Lojra dhe material zbavitës për fëmijët;

Në mënyrë që ky libër të kuptohet dhe përvetësohet më mirë nga fëmijët, rekomandohet që të punohet së bashku me një të rritur, si:•Mësues;•Prindër;•Kujdestar;•Persona të tjerë të rritur të familjes;•Të tjerë, sipas rekomandimit të prindit apo kujdestarit ligjor;

Përdorimi dhe të drejtat e autoritKy libër është hartuar nga Këshilli Shqiptar i Sigurisë Rrugore në Shqipëri dhe financuar nga Trans Adriatic Pipeline dhe Intersig në kuadër të projektit “Ndërgjegjesimi dhe trajnimi për sigurinë e komuniteteve në Shqipëri”. Përdorimi i materialeve, qoftë të plota, parciale apo derivate, është i lirë për çdo qëllim edukativ, personal apo komercial. Do të na pëlqente nëse përfshini si reference këtë botim. Mendimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë mendimet e Trans Adriatic Pipeline apo Kompanise Intersig.

Page 5: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

5Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Shoqata Këshilli Shqiptar i Sigurisë RrugoreShoqata Keshilli Shqiptar i Sigurise Rrugore (KSHSG) është një organizatë e pavarur joqeveritare e themeluar në vitin 2013. Stafi i saj profesional përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme që kanë për synim të rrisin reputacionin për standardet e larta të sigurisë në përgjithësi dhe sigurisë rrugore në veçanti.

Trans Adriatic Pipeline (TAP)Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt për ndërtimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. TAP-i as lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.Gjurma e TAP përmes Shqipërisë do të jetë rreth 211 km. e gjatë në pjesën tokësore dhe 60 km. në pjesën detare shqiptare të Detit Adriatik. Gjurma do të nisë në Bilisht Qendër në rajonin e Korçës, në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe do të mbërrijë në bregdetin e Adriatikut 17 km. në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë larg nga vija e ujit.

Intersig VIGIntersig VIG është një kompani sigurimi shqiptare për produktet jo-jetë. Intersig u themelua në korrik të vitit 2001 nga 9 aksionerë vendas, të cilët u licensuan për sigurimet jo-jetë në republikën e Shqipërisë. 10 vjet më vonë, Intersig u bë pjesë e Vienna Insurance Group, grupit më të madh në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky proces i rriti kompanisë kapitalin, cilësinë dhe kualifikimet e stafit. Sot INTERSIG VIG pozicionohet si kompania e dytë në tregun e industrisë e sigurimeve në Shqiperi.

Falënderime Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në hartimin e këtij raporti dhe ndihmuan në realizimin e këtij botimi. Në veçanti, falënderojmë Projektin TAP, Kompaninë Intersig VIG, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, Drejtoritë Arsimore në Rrethet Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat, Fier, Skrapar, Lushnjë, Pogradec, Elbasan, Korcë.

Page 6: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

6 Si të jem i sigurtë?

PëRMbAjTjA

1. Siguria në rrugë...............................................................71.1 Rregulla të përgjithshme..............................................71.2 Semaforët ................................................................91.3 Kur ecim në rrugë.....................................................101.4 Kur jeni në makinë....................................................171.5 Shenjat e duarve të policit të trafikut...........................181.6 Diskutime, teste dhe lojra per sigurinë rrugore.............20

2. Siguria brenda dhe jashtë shtëpisë...............................362.1 Siguria në shtëpi.................................................... 372.2 Rreziqet nga zjarri në shtëpi......................................372.3 Rreziqet nga rryma elektrike në shtëpi.........................402.4 Mbrotja nga tërmetet.................................................422.5 Diskutime dhe lojra per sigurinë në shtëpi dhe

mbrotjen nga zjarri ..................................................44

3. Mbrotja nga Përmbytjet..................................................493.1 Aktivitete për mbrotjen nga përmbytja........................50

4. Internet i sigurtë ..........................................................52

5. Siguria në Komunitet......................................................545.1 Larmia, pranimi.......................................................545.2 Vizatimet dhe grafitet...............................................555.3 Dhuna nga bashkëmoshatarët...................................56

6. Shëndeti......................................................576.1 Duhani......................................................576.2 Substancat Narkotike.................................................58

Page 7: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

7Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

1. SIGuRIA Në RRuGë

Sistemi i trafikut rrugor konsiston në tre pjesë:

A. Rruga dhe ambienti,B. Mjeti,C. Individi (përdoruesi i rrugës).

Karakteristikat e secilit dhe ndërveprimi mes tyre ndikon në aksidente dhe sigurinë rrugore prandaj duhet pasur parasysh për të shmangur aksidentet. Më poshtë, pas fjales rrugore do të trajtojmë se si ato lidhen me ne.

1.1 Rregulla të përgjithshme

Është rregull i përgjithshëm që këmbësori duhet të lëvizë dhe të qëndrojë vetëm në zonat e caktuara për këmbësorë. Këmbësorët duhet të ecin vetëm në rrugët e caktuara për këmbësorë, të cilat mund të jenë trotuare ose në rastet kur kalojnë rrugën në vijëzimet përkatëse, ose ato të rregulluara me semaforë. Nëse nuk ka trotuar ose rrugë të veçantë për këmbësorë, ata duhet ta mbajnë anën e majtë të rrugës kryesore, në mënyrë që të mund ta shohin trafikun që vjen drejt tyre. Nëse janë në grupe, këmbësorët duhet të ecin njëri pas tjetrit dhe jo

Page 8: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

8 Si të jem i sigurtë?

te ecnin paralelisht si grup i madh së bashku duke kaluar ne rrugën e përcaktuar për mjetet.

Fëmijët e shoqëruar nga prindërit e tyre gjithmonë duhet të ecin në anën e sigurtë të rrugës, duke iu shmangur kështu anëve të rrugës që ndodhen pranë trafikut.

Në vendet ku trafiku është i rregulluar me semaforë, këmbësorët duhet t’i respektojnë ato rregulla. Kalimi i rrugës lejohet vetëm kur ndizet drita jeshile për këmbësorët. Kur kalohet rruga nga njëra anë në tjetrën, rregulli i përgjithshëm është që këmbësorët duhet të kontrollojnë të dy anët e rrugës, së pari anën e majtë e pastaj të djathtën.

Page 9: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

9Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Kalimi i hekurudhës duhet eliminuar sa më shumë të jetë e mundur për shkak të rrezikshmërisë shumë të lartë që ka. Kur këmbësorët duhet të kalojnë hekurudhën, kjo gjë duhet të bëhet me kujdesin më të madh, nuk duhet të kalohet mbi binarë nëse drita e kuqe është e ndezur, ose nëse pengesa/trari është i ulur (nëse trari është i ulur do të thotë që në atë momente aty po kalon tren).

1.2 Semaforët

Semaforët shërbejnë për rregullimin e trafikut në udhëkryqe dhe vende tjera. Semaforët e rregullojnë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Lëvizja e këmbësorëve rregullohet me dritën e kuqe dhe të gjelbër.

DRITA E KUQE | Ndalohet kalimi i rrugës.

DRITA JESHILE | Lejohet kalimi i rrugës. Mos e kaloni rrugën madje edhe nëse drita jeshile është e ndezur, pa parë gjithmonë se mos po ju afrohet ndonjë automjet.

Page 10: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

10 Si të jem i sigurtë?

Zakonisht semaforët janë të vendosur përballë jush në mënyrë që të shikoni kur ai të bëhet jeshil dhe ju të keni të drejtën për të kaluar rrugën. Në disa raste semafori vendoset në krahun tuaj dhe ky është rasti kur pranë semaforit ka një buton që duhet shtypur nga ju në mënyrë që semafori të ndezë dritën jeshile e ju të mund të kaloni më pas. Në këto raste shtypni butonin dhe prisni disa çaste derisa semafori t’ju japë të drejtën për të kaluar, pra të ndezë dritën jeshile. Tregohuni të durueshëm nëse do t’ju duhet të prisni pak.

Nëse po kujdeseni apo jeni duke ecur me dikë më të vogël se ju gjithmonë mbajeni pranë, kapeni nga dora dhe shtrëngojini duart kur kaloni rrugën.

Kur nuk ka trotuar ecni gjithmonë në drejtimin përballë trafikut dhe makinave, nga ana e majtë e rrugës në mënyrë që ti shikoni sa më mirë ato. Ecni në rrjesht njëri pas tjetrit nëse nuk ka shumë trafik dhe nëse mungon rruga e përshtatshme për këmbësorët. Bëni shumë kujdes nëse nuk keni një pamje të qartë të rrugës.

Ndihmojini të tjerët t’ju shohin duke veshur rroba dhe veshje te ndritshme me ngjyra apo reflektuese të dritës natën.

1.3 Kur ecim në rrugë

Sa herë që keni një trotuar apo rrugë këmbësori duhet ta përdorni atë kur ecni. Bëni kujdes nëse ka dhe rrugë për çiklistët afër jush pasi shpesh ata mund të jenë duke lëvizur shpejt.

Page 11: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

11Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

1.3.4 bëhu i ndritshëm, bëhu i dukshëm

Materialet floreshente janë të mira sidomos për tu përdorur gjatë ditës dhe pasdites. Materialet reflektuese të dritës janë të mira për tu përdorur natën.

Bëni kujdes të dilni mënjëherë nga rruga nëse një drejtues mjeti nuk mundet t’ju shohë. Nuk është e këshillueshme të ecni buzë rrugëve me trafik pasi keni vendosur kufje në vesh apo po dëgjoni diçka tjetër nga mjetet celulare. Në këto raste nuk do të mundeni të dëgjoni sinjale të rëndësishme të trafikut rrugor.

Çiklisti:

1. Reflektues i përparëm, i pasëm dhe tek gomat.

2. Drita biçiklete.

3. Jelek apo xhaketë reflektuese drite.

Këmbësorët:

1. Veshje të bardha ose me ngjyra të lehta.

2. Shirita me reflektim.

3. Këmbësori ecën duke u përballur me trafikun që vjen dhe aty ku ka ndriçimin më të mirë.

Page 12: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

12 Si të jem i sigurtë?

1.3.5 Të dish zonat e ndaluara

Sigurohuni mirë që të mos ecni në zonat ku nuk duhet, si përreth makinave në trafik, kamionëve apo autobusëve. Gjithmonë mendoni se drejtuesi i mjetit nuk mundet t’ju shohë. Për shkak të përmasave së mjeteve shpesh drejtuesit e kamionëve të mëdhenj nuk ju dallojnë dot, kështu që mbetet në dorën tuaj evitimi i një aksidenti të mundshëm. Kurrë mos ecni prapa një kamioni të madh, pasi ai mund të ecë prapa, ose nga madhësia e mjetit dhe pamja e kufizuar drejtuesi nuk mundet t’ju vërë re.

Merrni masa kur kaloni rrugën! Ndoshta ju mendoni se drejtuesit e mjeteve do të ndalojnë, por ata mund të mos ju kenë vënë re, apo të mos jenë në gjendje të ndalojnë. Kujtoni gjithmonë se makinat, kamionët, motorrat dhe biçikletat kanë aftësi të ndryshme të frenimit. Kështu për shembull, një kamioni i duhet më shumë kohe për të ndaluar se një makine të zakonshme. Kurrë mos ndërmerrni veprime të tilla veçanërisht me kamionët, pasi edhe nëse drejtuesi i tij ju ka parë, mund të mos jetë në gjendje të ndalojë në vendin dhe kohën e duhur.

Page 13: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

13Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

KuR KA RRuGë KAlIMI, KA RReZIK!

MoS PedAlo Në ZoNA Të PAduKShMe

Page 14: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

14 Si të jem i sigurtë?

Kur ecni me patina ose skejtbord përpiquni të jeni të sigurtë dhe të mos shqetësoni të tjerët. Përdorini ato vetëm në trotuar dhe kurrë në rrugë. Këto mjete zakonisht duhen përdorur në parqe apo kur luani në vende të caktuara për fëmijët. Evitoni zonat ku kalojnë apo ndalojnë autobusët dhe keni kujdes për këmbësorët e tjerë që mund të jenë duke ecur aty pranë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. Shikoni për sinjale dalluese në rrugë pasi përdorimi i patinave apo mjeteve të ngjashme mund të jetë i ndaluar në disa trotuare.

1.3.6 Kur përdorim biçikletën

Ngarja e biçikletave duhet të bëhet sa më afër që të jetë e mundur anës së djathtë të rrugës, dhe nëse është e caktuar rruga për biçikleta, atëherë çiklistët duhet ta drejtojnë biçikletën nëpër atë rrugë. Sigurohuni mirë që dritat e përparme dhe të pasme të jenë në rregull dhe funksionale si dhe reflektuesit e dritës në rrotat e biçikletave të jenë të pastra. Eshtë e nevojshme që kur jeni me biçikletë të mund të shiheni nga të tjerët. Dritat dhe ndriçuesit e përmendur më sipër do t’ju ndihmojnë për këtë.

Nëse do ju duhet të mbani një çantë me vete, ajo duhet vendosur në koshin e biçikletës dhe sigurohuni qe të mos përdorni rroba shumë të gjera që mund tju ngatërrojnë gjatë dhënies së biçikletës.

Kujtoni gjithmonë se:

Duhet të përdorni helmetën sa here përdorni biçkletën. Ju mbron kokën në rast se mund të rrëzoheni.

Ndihmoni përdoruesit e tjerë të rrugës si makinat etj, t’ju shohin më mirë duke veshur rroba me ngjyra të hapura ose floreshente gjatë ditës dhe dicka që reflekton dritën gjatë natës.

Page 15: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

15Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Mos drejtoni kurrë një biçikletë që është shumë e madhe apo shumë e vogël për trupin tuaj pasi mund të ndikojë në humbjen e ekuilibrit gjatë drejtimit të saj.

Kur përdorni biçikletën gjatë natës duhet të kujtoni të vishni sa më shumë gjëra reflektuese të dritës dhe aksesorët si rripin, mbrojtësit e krahëve, ose një çantë.

Nuk duhet ti jepni biçikletës natën nëse nuk keni një dritë të bardhë përpara, një të kuqe prapa dhe një reflektues të kuq prapa. Gjithashtu sigurohuni që këto të jenë të pastra dhe të punojnë siç duhet.

Kujtoni që nëse keni një dinamo në biçikletën tuaj, dritat fiken kur ju ndaloni.

Para se të ktheheni djathtas ose majtas ose kur ta ndërroni korsinë, sinjalizoni duke e ngritur dorën për të treguar drejtimin e lëvizjes suaj. Përpiquni të evitoni mesa mundeni kalimin e rrugës kur ka trafik të rënduar. Në të tilla raste, ndaloni, kontrolloni mirë rrugën pastaj kalojeni atë.

Kushtoni vëmendje semaforëve që rregullojnë trafikun. Semaforët rregullojnë trafikun për biçikleta dhe vetura dhe kanë tri ngjyra: të kuqen, të verdhën (portokallinë) dhe të gjelbrën.

Pamja përpara

Kthim majtas

Kthim djathtas

Ndalimi ose ngadalësimi

Mënyrë tjetër për kthim djathtas

Pamja prapaSinjalizimet me duar

Shtri krahun tënd të majtë nga rruga

Shtri krahun tënd të djathtë nga rruga

Shtri krahun tënd të majtë nga rruga duke formuar një kënd 90 gradë tek bërryli, me dorë të drejtuar lart dhe pëllëmbën e dorës të drejtuar nga rruga para

Shtri krahun tënd të majtë nga rruga duke formuar një kënd 90 gradë tek bërryli, me dorë të drejtuar poshtë dhe pëllëmbën e dorës të drejtuar nga rruga pas

Page 16: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

16 Si të jem i sigurtë?

Ju duhet ti bindeni rregullave të trafikut dhe sinjaleve të semaforit të kuqe, portokalli dhe të gjelbër kur jeni në biçikletë si dhe sinjaleve që mund tju japin policët rrugorë apo patrullat e shkollave kur kalojnë fëmijët. Nuk duhet që në asnjë mënyrë të mbaheni tek mjete të tjera apo çiklist tjetër kur jeni duke i dhenë biçikletës. Nuk duhet të mbani pasagjerë në biçikletë përveç rasteve kur biçikleta e ka një vend të tillë të dizenjuar më parë. Asnjëhërë mos drejtoni apo shoqëroni kafshët duke ecur vetë më parë mbi biçikletë. Në të gjitha rastet kur jeni në biçikletë shikoni dhe jeni të vëmendshëm për të parë trafikun për ndonjë element të papritur.

Në vijëzimet e bardha duhet të ndaloni e ti jepni përparësi këmbësorëve.

Kurrë mos i jepni biçikletëskur shikoni këtë shenjë:

Shenjat e mëposhtme tregojnë rregulla të ndryshme

1. Rrugë e rekomanduar per biçikleta2. Rrugë vetëm për bicikleta3. Rrugë për biçikleta dhe këmbësorë4. Korsi e ndarë vec për biçikleta dhe vec për këmbësorë5. Korsi vetëm për biçikleta

1 2 3 4 5

Page 17: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

17Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

1.4 Kur jeni në makinë

Ligji thotë se rripi i sigurimit është i detyrueshëm të vendoset gjatë gjithë kohës që jeni në makinë dhe për të gjithë pasagjerët. Fëmijët deri në 12 vjeç duhet të përdorin ulësen e tyre të përshtatshme sipas madhësisë në makinë. Në rast se ju shihni prindërit tuaj apo të tjerë persona që janë në mjet dhe nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit, duhet t’ju flisni pasi ata mund të rrezikohen në rast aksidenti. Gjatë

kohës që jeni në makinë nuk duhet të bllokoni pamjen e pasqyrës për drejtuesin e makinës. Kurrë nuk duhet të varni apo të nxirrni sende jashtë dritares në makinë. Mbajini duart larg nga hapesja e dyerve të makinës. Kur dilni nga makina përdorni gjithmonë derën në anën nga trotruari dhe mos dilni pa u siguruar mirë që nuk ka asnjë rrezik po të hapni dyert.

Ndalohet përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit. Nëse shikoni drejtuesin e mjetit, i cili mund të jetë prindi juaj apo dikush tjetër, të përdorë celularin, duhet patjetër ti kujtoni që kur drejtohet mjeti është e ndaluar të flasësh, të shkruash apo lexosh mesazhe, pasi rrezikon jo vetem jetën e tij, por edhe tuajën dhe të kalimtarëve në rrugë.

Kur jeni duke pritur autobusin qëndroni në trotuar larg trafikut të rrugës. Është shumë e rrezikshme të luani në vendin ku ndalojnë autobusët. Prisni që të zbresin më parë njerëzit në autobus pastaj hipni ju. Respektoni gjithmonë atë që thotë drejtuesi i autobusit dhe mos e shpërqendroni atë. Nëse duhet të kaloni rrugën pasi këni zbritur nga autobusi prisni në fillim që të largohet ai, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve t’ju shohin dhe ju të shihni qartë se çfarë keni përballë në trafik.

Page 18: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

18 Si të jem i sigurtë?

Respektoni gjithmonë sinjalet rrugore pavarësisht nëse jeni duke ecur, duke i dhënë biçikletës, etj.

disa nga shenjat në rrugë që përdorin drejtuesit e mjeteve motorrike:

1. Sinjal i dhënë nga drejtuesi i mjetit se do të kthehet djathtas.

2. Sinjal i dhënë nga drejtuesi i mjetit se do të kthehet majtas.

3. Sinjal i dhënë nga drejtuesi i mjetit se do të ngadalësojë ose ndalojë.

4. Sinjal i dhënë nga drejtuesi i mjetit se do të ecë prapa.

1.5 Shenjateduarvetëpolicittëtrafikut

Trafiku në rrugë kontrollohet dhe drejtohet nga policia rrugore. Ndiqni sinjalet e duarve të policit rrugor edhe nëse ato janë ndryshe nga treguesit e dritave të semaforëve, pasi mund të ndodheni edhe në një situatë emergjente në rrugë. Figurat më poshtë tregojnë sinjale të ndryshme të duarve të policit rrugor dhe kuptimin e tyre.

Page 19: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

19Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Ndalohen mjetet pas. Ndalohen mjetet përpara.

Ndalohen mjetet përpara dhe pas. Ndalohen mjetet nga e majta dhe e djathta.

Page 20: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

20 Si të jem i sigurtë?

Lejohet kalimi i mjeteve nga e djathta për tu kthyer djathtas.

Lejohet kalimi i mjeteve nga e majta për tu kthyer majtas.

Polici mund të përdorë disa sinjale duarsh njëri pas tjetrit për ta drejtuar më mirë trafikun.

1.6 diskutime, teste dhe lojra per sigurinë rrugore

Aktiviteti kryesor

Nxënësit do të bëjnë një hulumtim të vogël të mjedisit të shkollës dhe të trafikut të rrugëve pranë shkollës. Në këtë rast nxënësit do të duhet të vëzhgojnë lëvizjen e veturave, të këmbësorëve, të biçikletave dhe të mjeteve të tjera të transportit. Ata duhet të përpiqen t’i vërejnë pjesët e sigurta të rrugëve, si dhe pikat më të rrezikshme të saj.

Mësuesi duhet të bëjë një plan të lëvizjes, i cili do t’i përfshijë rrugët kryesore të cilat përdoren nga më shumë fëmijë kur vijnë në shkollë. Nxënësit duhet të ndahen ne grupe dhe pasi të përcaktojnë bashkë me mesuesin se si të lëvizin së bashku në mënyrën më të sigurt, atëherë dilet jashtë dhe kryhet vëzhgimi. Ky vëzhgim duhet të fokusohet në

Page 21: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

21Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

rrugët më të frekuentuara, në semaforë, në udhëkryqe, në faktin se a ka rrugë për këmbësorë dhe për biçikleta, si dhe ku dhe si kalohet rruga më shpesh. Disa nga çështjet dhe pyetjet më të rëndësishme ku duhet të përqëndrohen nxënënsit janë të tilla si: - A kalon dikush këtu?- Në cilat elemente duhet

të kemi kujdes në këtë vend?

- Cila është sjellja e drejtë/më e sigurt në këtë vend?

- Cilat janë rreziqet më të hasura në këtë vend?

PërfundimÇdo ditë dhe në çdo moment ndeshemi me një pjesë të caktuar të rrezikut. Prandaj duhet të njihen situatat me rrezik të lartë, si dhe situatat e mundshme të rrezikut, kështu që sjellja të mund të përshtatet në atë mënyrë që rreziku të jetë në minimum.Shumë shpesh fëmijët vuajnë pasoja të rënda në trafik, nga pakujdesia ose mosrespektimi i rregullave të sigurisë rrugore. Shumë shpesh ato rregulla na duken si pa vlerë dhe naive, por megjithatë ato janë vendimtare për sigurinë tonë, sepse janë krijuar për të qenë ne më të sigurt.

diskutim

Zhvillohet në klasë.

1. Në cilët elementë duhet të kemi kujdes kur kalohet rruga?

2. A është e sigurtë të kalohet rruga kur semafori është me dritë të kuqe dhe kur nuk ka makina në rrugë?

3. Ku mund e ku nuk mund të kalohet rruga?

4. Cilat janë vendet më të rrezikshme në afërsi të shkollës? (kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje; Mësuesi përpiqet t’i orientojë fëmijët që vetë t’i zbulojnë ato pika që vërtet janë më të rrezikshme dhe kështu ato të theksohen qartë)

5. Si duhet të sillemi në ato vende që rrezikun e tyre ta thjeshtësojmë deri në minimum?

6. Pse ekzistojnë rregullat dhe parimet e trafikut?

7. A mund ta rrezikojnë sigurinë e dikujt fëmijët që përdorin biçikletë, patina etj?

Page 22: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

22 Si të jem i sigurtë?

Aktiviteti 2

Nxënësit ndahen në grupe të vogla (4-6 persona) dhe u jepet fleta e punës “Rruga ime deri në shkollë”. Në fletë të punës duhet të vizatojnë situatat që janë mudësisht të rrezikshme, me të cilat së paku një fëmijë i grupit të tyre ndeshet në rrugën për në shkollë dhe t’i shkruajë se cilat janë rreziqet e mundshme në ato situata kur një fëmijë shkon vetë në shkollë. Grupet prezantojnë punën e tyre para klasës. Në këtë detyrë nxënësit duhet të marrin parasysh çështje të sigurisë rrugore dhe vështirësitë e hasura.

Diskutohen të gjitha situatat e dhëna me pyetje për refleksion dhe/ose me kërkesë për ide dhe shpjegime plotësuese të secilës situatë së dhënë. Për shembull nëse është dhënë një situatë në një kryqëzim rrugësh disa çështje me rëndësi janë:

1. Cilat janë rreziqet kur gjendemi në një kryqëzim rrugësh?

2. Çfarë është me rëndësi të dihet? A mund të kalohet rruga nëse ka vetura, ndërsa semafori për këmbësorë është i kuq? Pse?

3. Përshkruani udhëkryqet që kaloni derisa arrini në shkollë! (a ka pamje të mirë? A ka semaforë? A është rrugë e frekuentuar? etj.)

4. Cila është mënyra më e sigurt e sjelljes në ato situata?

Page 23: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

23Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Test Siguria RrugorePërgjigjuni pyetjeve të meposhtme pasi te keni lexuar kapitullin e sigurisë rrugore, pastaj kontrolloni përgjigjet tuaja me ato me poshtë. Kontrolloni bashke me shoket e klasës sa përgjigje te sakta keni gjetur .

emri juaj: data:

1) Cili kod ju mundëson të kaloni rrugën në mënyrë të sigurt?a) Kodi Jeshil q b) Kodi i Kuq q

2) Nëse rruga nuk ka trotuar ateherë ecni …a) …në të djathtë përballë trafikut q

b) …në të majtë, pa e parë trafikun q

3) Veshjet reflektuese ju tregojnë më mirë: a) Ditën q b) Natën q

4) veshjet reflektuese të dritës na ndihmojnë më shumë a) Gjatë ditës q b) Gjatë natës q

5) është më mirë të kalojmë rrugën…a) …mes për mes saj q

b) …aty ku ka një vendkalim të caktuar për shkollat ose patrullë, officer policie, apo sinjalizim trafiku (semafor) q

6) Kur kaloni rrugën, gjithmonë… a) …vraponi q b) …ecni q

7) kur kalimi është i sigurt, ecni… a) …drejtë q b) …në mënyrë diagonale q

8) në një kryqëzim zebra, ju duhet…a) …të prisni në trotuar deri sat ë ndalojë trafiku q

b) …të kaloni menjëherë rrugën – makinat duhet të ndalojnë për ju q

Page 24: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

24 Si të jem i sigurtë?

9) në korsinë për autobusë, ju duhet të jeni të vëmendshëm për të parë për… a) …vetëm autobusë q b) …autobusë, motorrë, biçikleta dhe taksi q

10) Kur prisni të kaloni rrugën dhe ka makina të parkuara duhet të qëndroni…

a) …në rrugë q b) …në trotuar, afër fundit të tij q

11) kur është e sigurt të kaloni rrugën…

a) …mund të shhkruani mesazhe q

b) …të vazhdoni të jeni të kujdesshëm për të kontrolluar trafikun q

12) vazhdoni fjalinë:

Bëhu i ndritshëm …

a) …bëhu i dukshëm q b) …bëhu jo i mençur q

13 Nëse nuk jeni të sigurt për të kaluar rrugën …

a) …kalojeni gjithsesi q

b) …Mos kaloni! Prisni deri sa të siguroheni, ose gjeni një vend tjetër të sigurt për ta kaluar atë. q

14) Cila është gjëja e parë që beni para se të kaloni rrugën?

a) Mendoni në fillim. Gjeni vendin me të sigurt për të kaluar pastaj ndaloni. q

b) Vraponi mes për mes rrugës. q

15) Ju duhet dhe të dëgjoni përveç se të shikoni sepse …..…

a) …nganjëherë mund ta dëgjosh zhurmën e trafikut përpara se ta shohësh atë q

b) …dikush ju ka thënë të bëni kështu q

16) Nëse keni një zgjedhje për të bërë, do të kalonit rrugën…

a) …drejt kur ka një ishull trafiku q b) …afër një kthese q

Page 25: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

25Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Përgjigjet1) a – Jeshil.2) a – Ecni në të djathtë në mënyrë që ta shikoni trafikun përballë. 3) a – reflektuese zakonisht të bardhat dhe të shndëritshmet ju bëjnë më mirë të dukshëm gjatë ditës. Natën sugjerohet të vishen rroba që reflektojnë dritën.4) b – veshjet reflektuese të dritës janë më të mira për tu përdorur natën pasi ju bëjnë më të dukshëm – reflektojnë dritën në trafik.5) b – të kalosh mes pzr mes rrugën aty ku nuk ka asnjë sinjal par kambasorat është e rrezikshme sepse nuk jeni në gjendje të shikoni mirë trafikun dhe makinat që mund t’ju vijnë me shpejtësi. 6) b – ecni përgjatë rrugës, mos vraponi kurrë. 7) a – ecni drejtë në rrugë – është mënyra më e shkurtër dhe do të kurseni kohën e hqrxhuqr në rrugë. Në këtë mënyrë keni mundësi të kontrolloni dhe trqfikun ngq të dyjq qnët.8) a – drejtuesit e mjeteve mund të mos ju vënë re ose mund të mos ulin shpejtësinë në kohën e duhurDrivers may not see you, or sloë doën in time. Ëait on the pavement until the traffic stops. 9) b – Autobusët, motorrët, biçikletat dhe taksitë mund të pëerdorin korsinë e autobusëve gjithashtu. 10) b – Qëndroni në trotuar kështu do të shikoni më mirë trafikun dhe drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi t’ju venë re më mirë 11) b – të vazhdoni të jeni të kujdesshëm për të kontrolluar trafikun. 12) a – ‘Bëhu i ndritshëm … a) …bëhu i dukshëm’ do të thotë të veshësh rroba që ndiçojnë në mënyrë që të viheni re nga drejtuesit e mjeteve.13) b – prisni deri sat ë jeni të sigurtë ose gjeni një vend tjetër për të kaluar rrugën.14) a – Mendoni në fillim. Gjeni vendin me të sigurt për të kaluar pastaj ndaloni. 15) a – nganjëherë mund ta dëgjosh zhurmën e trafikut përpara se ta shohësh atë. 16) a – Drejt kur ka një ishull trafiku, pasi mund ta shohësh mirë trafikun që vjen drejt teje. Ishulli i trafikut të lejon ta kalosh rrugën në distance më të shkurtra. Nëse e kaloni rrugën afër kthesës nuk keni mundësi të kontrolloni e shikoni trafikun që mund të jetë duke ardhur drejt jush.

Page 26: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

26 Si të jem i sigurtë?

AVeNTuRAT e MëNGjeSIT Të MIRëS

Një histori me udhëtime aktive dhe mesazhe për sigurinë rrugore

Page 27: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

27Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Një ditë të dielë, jo shumë kohë më parë, mamaja e Mirës tha:“Ne nuk do të përdorim makinën javën tjetër për të shkuar në shkollë! Në vend të kësaj do të argëtohemi çdo mëngjes me nga një aventurë të re!”.

“Cilat aventura”- pyeti Mira. “Do të duhet të presësh e të shohësh”- ju përgjigj mamaja. Mira u gëzua shumë dhe mezi po priste të fillonte aventurat.

Page 28: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

28 Si të jem i sigurtë?

Të hënën në mëngjes, Mira shkoi në shkollë duke ecur me mamanë e saj, vëllanë e vogel Beni dhe qenushin. Rrugës për në shkollë, Mira shtynte karrocën e të vëllait në rrugën e caktuar për këmbësorët.

Ajo dhe Beni numëruan të gjithë qentë që panë rrugës. Mamaja e Mirës i tregoi asaj një rrugë më të sigurtë për të shkuar në shkollë. “Këtu nuk ka shumë trafik dhe janë vetëm dy rrugë për tu kaluar. Është shumë më e sigurtë se mënyrat e tjera” - i shpjegoi ajo!

“Më thuaj çfarë bëjmë ne para se të kalojmë rrugën Mira?” e pyeti e ëma kur arritën në fund të trotuarit.

“Ne ndalojmë pa arritur ende fundi i trotuarit. Shikojmë me kujdes trafikun. Dëgjojmë me kujdes nga trafiku i rrugës dhe mendojmë se a është e sigurt të kapërcejmë rrugën” tha Mira.

Page 29: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

29Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

‘Shumë mirë! Lë të NDALOJMË ketu, Të SHIKOJMË dhe të DËGJOJMË në trafik si dhe të MENDOJMË– A është e sigurt të kalojmë? Unë mendoj se po, po ti? Lë ta kalojmë rrugën atëherë,’ tha e ëma e Mirës.

A është e sigurt të

kapërcejmë rrugën

Page 30: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

30 Si të jem i sigurtë?

‘Sot kemi numëruar shtatë qenusha në rrugë,’ tha Mira kur arriti në shkollë. ‘Kjo ishte argëtuese.’

‘Mirë u pafshim mami, Beni dhe qenushi im i dashur.’

Page 31: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

31Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Të martën në mëngjes Mira shkoi në shkollë me të ëmën dhe vëllain me biçikletë.

Rrugës për në shkollë ajo i ra ziles së biçikletës për të lajmëruar fqinjin e saj tek dera ngjitur që të bënte kujdes, pasi po kalonte ajo me biçikletë ne rrugën që ndanin bashkë.

‘Mirëmëngjes Mira, sa ditë e bukur për të dalë me biçikletë!’ tha fqinji i saj.

‘Më thuaj çfarë bëjmë kur arrijmë në fund të rrugës së përbashkët Mira?’ Pyeti e ëma kur arritën në fund.

‘Ne ndalojmë biçikletën dhe kapërcejmë rrugën,’ tha Mira.

‘Shumë mirë! Lë të NDALOJMË ketu, Të SHIKOJMË dhe të DËGJOJMË në trafik si dhe të MENDOJMË– A është e sigurt të kalojmë? Unë mendoj se po, po ti? Lë ta kalojmë rrugën atëherë duke ecur dhe jo në biçikletë,’ tha e ëma e Mirës.

‘Ua kjo qenka më shpejt sesa kur vijmë me makinë,’ tha Mira kur arriti në shkollë. ‘u kënaqa më shumë.’

‘Mirë u pafshim mami dhe Beni.’

Page 32: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

32 Si të jem i sigurtë?

Të mërkurën, Mira shkoi në shkollë me shoqëruesen/kujdestaren e shkollës. Rrugës ajo takoi Lorin një vajzë që sapo ka shkuar në shkollën e saj. Edhe ajo kishte një vëlla dhe një qenush si Mira.

‘Më thuaj pse duhet të ecim pas kujdestarëve të veshur me jelekë të verdhë?’ pyeti Lori.

‘ Ato na mbajnë të sigurtë në rrugë dhe mund ta shohin trafikun më mirë se ne,’ i shpjegoi Mira.

‘A do të vish pas mësimit tek shtëpia ime të luajmë me qenushen time?’ pyeti Lori.

‘Kjo do të ishte shumë mirë! Do ti kërkoj leje mamasë sime,’ tha Mira.

Sot kam bërë një shoqe të re, mendoi Mira kur arriti në shkollë. Ishte shumë bukur. “Mirë u pafshim Lori dhe shihemi gjatë pushimit”.

Page 33: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

33Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Të enjten Mira shkoi në shkollë e shoqëruar nga babai i saj, i vëllai dhe qenushi i tyre. Ajo shoqëroi të vëllanë në karrocë duke ndjekur të njëjtën rrugë që kishin bërë ditën e hënë. “Rruga që keni bërë më mamanë

është më e sigurta” i shpjegonte babai, “por sot po bëhen punime në atë rrugë kështu që do të ndjekim një rrugë tjetër!”. Babai po këndonte me Mirën një këngë që

zakonisht e këndonin së bashku sa herë dilnin me makinë. Të gjithë vazhduan të këndojnë deri sa arritën në vendin e parkimit të makinave në rrugë. ‘Më thuaj çfarë bëjmë kur jemi në mes të makinave të parkuara buzë rruge, Mira?’ e pyeti i ati.

‘Unë mbahem për dore me ty dhe në karrocën e vëllait dhe ndalojmë ende pa dalë në rrugë.

Ne duhet të SHIKOJMË dhe të DËGJOJMË në trafik si dhe të MENDOJMË– A është e sigurt të kalojmë?

“Shumë mirë Mira”, e përgëzoi i ati.

“Më pëlqeu shumë kënga që kënduam sot dhe u kënaqa vërtet” mendoi Mira. “Mirë u pafshim babi, Beni dhe qenushi jonë”.

Page 34: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

34 Si të jem i sigurtë?

Të premten në mëngjes Mira mori autobusin së bashku me gjyshen e saj për të shkuar në shkollë.

Ajo u ul afër dritares në mënyrë që të shikonte nga xhami makinat që kalonin në të njëjtën rrugë me autobusin.

Ajo po shikonte dhe njerëzit në autobus.

Disa prej tyre po flisnin me njëri-tjetrin, të tjerë po lexonin e disa të tjerë po dëgjonin muzikë me kufje. Kur erdhi në stacionin e saj, ajo dhe gjyshja zbritën nga autobusi.

‘Më thuaj çfarë bëjmë kur zbresim nga autobusi Mira?’ pyeti gjyshja ndërsa ato po zbrisnin nga autobusi.

‘Ne presim në trotuarin ku kemi zbritur derisa autobusi të jetë larguar,’ tha Mira. ‘Pastaj kontrollojmë mirë rrugën dhe shikojmë a është e sigurt për ta kaluar atë.’

‘Shumë mirë!’ e përgëzoi gjyshja Mirëm.

“Ua sa gjëra interesante pashë sot nga autobusi” mendoi Mira. “Mirë u pafshim Gjyshe” e përshëndeti Mira dhe nxitoi të hynte në shkollë.

Page 35: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

35Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Të shtunën në mëngjes Mamaja e pyeti: “Si tu dukën aventurat për në shkollë këtë jave e dashur Mira?”

‘Ishte shumë bukur,’ u përgjigj Mira. ‘Unë mendoj se nuk duhet ta përdorim kaq shumë makinën dhe të ecim më shumë në këmbë e me biçikletë. Si do të kthehem nga shkolla të hënën mami? Pyeti Mira.

E ëma ju përgjigj duke kënduar: “Do të vish duke ecur, duke ecur, duke ecur- së bashku me mua!”

‘Poooo, ecja është shumë e bukur!’ foli më zë të lartë Mira.

Page 36: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

36 Si të jem i sigurtë?

2. SIGuRIA bReNdA dhe jAShTë ShTëPISë

Kur gjendeni jashtë shtëpisë gjithmonë duhet:

Tregoni të afërmëve ku jeni duke shkuar, me kë jeni duke shkuar dhe kur pritet që të ktheheni. Mos u largoni kurrë nga shtëpia pa marrë leje tek prindërit.

Në rast se ndonjë i panjohur ju ofrohet dhe këmbëngul të flasë me ju, informoni anëtarët e familjes dhe policinë.

Në rast se dikush ju ndjek, vraponi për në shtëpi ose për në vendin publik më të afërt dhe kërkoni ndihmë me zë (të lartë).

Nëse dikush ju kërcënon, tregojini prindërve, drejtorëve të shkollave, kujdestarëve të klasës ose policisë;

Gjithmonë qëndroni në shoqëri të shokëve/shoqeve, (gjatë udhëtimeve) mos ecni ose luani vetëm.

Mos iu përgjegjni ftesës së të panjohurve për të shkuar ndokund;

Mos flisni dhe mos udhëtoni me të panjohur.

Page 37: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

37Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

2.1 Siguria në shtëpi

Kur gjendeni në shtëpi duhet të mbani parasysh gjithmone disa rregulla që ju shërbejnë për sigurinë dhe të mirën tuaj:

• Në rast se merrni telefonata nga ndonjë i panjohur, mos i tregoni që jeni vetëm në shtëpi.

• Mos i ftoni të panjohurit në shtëpi, si dhe mos ia hapni derën të panjohurve, nëse jeni vetëm në shtëpi.

• Keni kujdes kur i përdorni mjetet shtëpiake, si sobat, ngrohëset, etj përdorni ato vetëm në prani të të rriturve.

• Mos perdorni apo prekni në vendet ku mbahen ilaçet, mjetet apo solucionet e pastrimit, gazi etj.

• Siguroni që t’i keni numrat e anëtarëve të familjes suaj; shkruajini ato në një letër dhe mbajeni atë në një vend të caktuar të dukshëm.

• Mbani shenim dhe përpiquni të memorizoni numrin e policisë 129 ose 112.

2.2 Rreziqet nga zjarri në shtëpi

Të parandalojmë Zjarrin!

Parandalimi i zjarrit do të thotë “të shuajmë një zjarr përpara se ai të jetë krijuar!”. Për të parandaluar zjarrin:

- Mos përdorni kurrë pajisjet e gatimit pa prezencën e një të rrituri.

- Mos luani në kuzhinë kur dikush është duke gatuar.

- Mbani peshqirët apo mjetet e tjera që mund të marrin flakë lehtë larg nga burimet e zjarrit si sobat, ngrohëset etj.

- Kurrë mos i vendosni rrobat apo veshje të tjera mbi llampa, ngrohës, etj.

Page 38: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

38 Si të jem i sigurtë?

- Kurrë mos luani me mjete si shkrepëse apo çakmakë që mund të gjenden në shtëpi.

- Bashkë me prindërit diskutoni gjithmonë një plan shpëtimi në rastet e zjarrit.

Parandalimi i lëndimeve

Ka disa gjëra që ju mund të bëni për të mbrojtur veten nga lëndimet e mundshme nga zjarri:

- Evitoni mundësinë për tu djegur, duke mos luajtur kurrë afër sobave, ngrohëseve apo burimeve të tjera të nxëhtësisë.

- Sigurohuni që bashkë me prindërit të keni në dhomën e gjumit sinjalizues të ndryshëm në rastet e zjarrit.

- Kërkojini prindërve të testojnë pasjisjet e alarmit të zjarrit çdo muaj.

- Kujtojini prindërit të ndërrojnë bateritë e këtyre pajisjeve.

Detektorët e zjarrit apo sinjalizuesit e zjarrit shpëtojnë jetë dhe me këto hapa shumë të thjeshtë familja juaj do të njoftohet shumë shpejt nga sinjali i alarmit të zjarrit, dhe kështu do të keni mundësi të shpëtoni pa u lënduar të gjithë në familje.

Planifikimiiplanittëshpëtimitnërastzjarri

Është shumë e rëndësishme të dini çfarë të bëni nëse ndonjëherë në shtëpinë tuaj bie zjarr. Duke ditur se çfarë do të bëni, ju dhe familja juaj do të keni mundësi të reagoni shpejt dhe të rrisni mundësinë që të gjithë anëtarët e saj të shpëtojnë shëndoshë e mire pa u lënduar. Një nga gjërat më të rëndësishme për tu bërë është krijimi i një plani shpëtimi. Në të tilla raste duhet të mbani parasysh që plani të ketë të përfshirë:

Page 39: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

39Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

1. Dy rrugë shpëtimi për secilën dhomë të shtëpisë

2. Një vend të sigurt të caktuar takimi për tu mbledhur jashtë shtëpisë të gjithë anëtarët në rastet e zjarrit në shtëpi.

Praktikoni sigurinë në shtëpi

Të gjithë e dimë se praktika na bën perfektë! Epo kështu ndodh dhe me sigurinë dhe mbrotjen nga zjarri. Duhet të praktikohemi në mënyrë që të përballojmë me sukses situata të tilla. Gjeni kohë të praktikoheni për të zbatuar masat e mbrojtjes nga zjarri! Praktikoni duke imagjinuar se çfarë do të bënit nëse do të ndienit erë tymi ose nëse alarmi i zjarrit do të binte në shtëpi. Kujtoni:

• Duhet të reagoni sa më shpejt të jetë e mundur!

• Dilni jashtë dhe qëndroni jashtë- mos u ktheni kurrë për asnjë arsye.

• Nëse ndjeni apo shikoni tym ose zjarr, ulni trupin dhe ikni larg tij

Vend i Sigurtë

dhomëgjumi

dhomëndëjtjedhomë

gjumi

tuAletkuzhinë

PlAni i dAljeS

Pemë

Page 40: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

40 Si të jem i sigurtë?

2.3 Rreziqet nga rryma elektrike në shtëpi

Këshilla për sigurinë e fëmijëve nga pajisjet shtëpiake

Rryma elektrike është kudo në shtëpinë tuaj, prandaj është shumë e rëndësishme të jeni të kujdesshëm. Kur të përdorni ndonjë pajisje elektrike ose lodër, jini të vëmendshëm:

• Mos i fusni gishtat, duart apo ndonjë gjë tjetër në prizën elektrike.

• Kur ta hiqni kabllon nga priza, mos e tërhiqni atë, por vetëm kokën që është e futur në prize.

• Mos përdorni pajisje elektrike, si tharëse flokësh, ngrohës të ndryshëm, etj, kur jeni të lagur, i keni duart e lagura, ose jeni brenda në ujë. Pajisjet elektrike është mirë të përdoren kur jeni me prindërit në shtëpi.

• Kufizoni numrin e pajisjeve të lidhura në një prizë. Një qark i mbingarkuar shkakton rrezik nga zjarri. Shumë kabllo të lidhura në një qark do ta mbinxehin atë dhe kjo shumë shpejt mund të shkaktojë zjarr.

• Shikoni rreth e rrotull nëse ndodhen priza dhe kabllo të dëmtuara. Mos i prekni ato, lajmëroni një person të rritur.

• Nëse shihni ndonjë pajisje elektrike ose kabllo të përfshirë nga zjarri, mos hidhni ujë mbi të. Lajmëroni një të rritur. Ai do të përpiqet ta fikë zjarrin me bombolat për fikje të zjarrit që gjendet në ndërtesën tuaj dhe do të thërrasë në ndihmë zjarrfikësit që të raportojnë incidentin. Ndërkohë ju largohuni nga aty menjeherë.

• Është e pamundur ta dimë nëse brenda një kablloje elektrike kalon ose jo rryme. Asnjëherë mos e prekni atë nëse nuk je i sigurt që është jashtë prizës.

• Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë aparat tjetër elektrik me duar të lagura.

• Shmangni përdorimin e përshtatësve dhe kurrë mos e futni një përshtatës tek një tjetër;

Page 41: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

41Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

• Sigurohuni që perdet dhe orenditë e ndryshme të jenë larg pajisjeve që lëshojnë nxehtësi;

• Mos i përdorni pajisjet elektrike në kopsht kur bie shi.

• Gjatë stuhive të mëdha (rrufe, përmbytje, shira të furishëm), mos përdorni pajisje elektrike. Mund të përdorni vetëm telefonin në qoftë se është një rast urgjent. Mos bëni banjë ose dush.

Këshilla për siguri nga rryma elektrike jashtë shtëpisë

Më poshtë poshtë gjeni këshilla dhe udhëzime si të mbroheni nga rryma elektrike dhe si t’i parandaloni aksidentet që mund të ndodhin jashtë shtëpisë:

• Shmangni mbjelljen e bimëve, pemëve, etj, nën përçuesit elektrikë!

• Para se të kaloni, ecni apo vraponi shikoni me kujdes përçuesit dhe shtyllat elektrike!

• Shkallët dhe objektet e gjata gjithmonë mbajini në pozicion horizontal!

• Rekomandohet që shkallët të jenë nga druri apo nga ndonjë material izolues!

• Mos digjni mbeturina nën përçues elektrikë dhe afër shtyllave elektrike!

• Çfarëdo kabllo ose përçues elektrik që hasni diku, në asnjë mënyrë mos e prekni, sepse mund të ketë rrymë elektrike! Qëndroni larg dhe mos i lini të tjerët të afrohen!

• Mos i përdorni pajisjet elektrike jashtë banesa kur bie shi!

Page 42: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

42 Si të jem i sigurtë?

• Nëse planifikoni të gërmoni në kopshtin tuaj, atëherë sigurohuni që nuk ka kabllo elektrike nëntokësore. Këto aktivitete duhen berë bashkë me prindërit tuaj!

• Nëse shihni një shtyllë të rrëzuar apo të thyer, për shkak të rrezikut qëndroni sa më larg saj dhe lajmëroni sa më parë dikë të rritur

2.4 Mbrotja nga tërmetet

Tërmeti ose lëkundja krijohet për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës ose goditjes. Pasojë e kësaj është të dridhurit e tokës për shkak të çlirimit të energjive të mëdha. Fuqia e lëkundjeve varet nga shumë faktorë. Përkundër bindjes së përhapur se këto janë dukuri të rralla, tërmetet ndodhin shumë shpesh. Për fat, numri më i madh është me intensitet të dobët i cili nuk shkakton dëmtime. Tërmeti nuk mund të parashikohet, por mund të mësojmë se si të mbrohemi.

Intensiteti i tërmetit manifestohet me efekt shkatërrues në epiqendrën e ndodhjes së tij. Shprehet në shkallë të ndryshme, zakonisht me Shkallë të Merkalit deri 12 ballë. Manjituda e tërmetit, nga ana tjetër, paraqet njësinë e matjes së sasisë së energjisë së liruar në epiqendër, në vatër të tërmetit. Shprehet në shkallën Rihter e cila nuk e ka kufirin e sipërm, por meqenëse deri më sot nuk është shënuar tërmet më i fuqishëm se 10 ballë, zakonisht paraqitet deri në 9 njësi.

Mbrojtja nga tërmetet në hapësira të mbyllura

• Gjeni strehim në vende të sigurta në shtëpi siç janë: parvazi, muret mbajtëse, vendin nën tavolinë, nën mobiliet e forta dhe qëndroni derisa zgjat lëkundja, ose mbuloni fytyrën tuaj dhe kokën me duar dhe shkoni në kënd të mureve të brendshme të dhomave.

• Largohuni nga xhamat, dritaret, muret e jashtme dhe dyert, dhe nga çdo gjë që mund të bjerë, siç janë llambadarët ose raftet.

• Nëse jeni në shtrat, uluni pranë shtratit dhe mbroni kokën.

• Qëndroni në shtëpi derisa të zgjasë lëkundja dhe deri sa të jetë e rrezikshme të dilni (studimet kanë treguar se lëndimet më të

Page 43: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

43Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

mëdha krijohen kur njerëzit përpiqen të dalin nga ndërtesa gjatë kohës së lëkundjes). Nga ndërtesa përdhese ose nga kati i parë mund të dilni në ambient të hapur, por duhet të kini kujdes të qëndroni në largësi të sigurt nga ndërtesa.

• Gjatë gjithë kohëzgjatjes së tërmetit duhet të shmangni përdorimin e ashensorëve dhe shkallëve.

• Mos dilni në tarracë ose ballkon.

• Nëse jeni afër një ndërtese të lartë ose brenda saj, largohuni nga xhamat dhe nga muret e jashtme.

• Gjithnjë duhet të keni gati elektrikun e dorës dhe tranzistorin me bateri rezervë

• Mbyllini menjëherë të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazit dhe ujit.

• Nëse bie zjarr përpiquni të njoftoni zjarrfikësit.

Mbrojtja nga tërmetet në vende të hapura

• Largohuni nga rrjetet apo kabllot elektrike, ndriçues dhe nga ndërtesat. Rreziku më i madh është në afërsi të ndërtesave, në dalje dhe pranë mureve të jashtme.

• Nëse jeni në rrugë, kini kujdes nga objektet të cilat mund t’ju bien, siç janë oxhakët, tjegullat nga çatitë, xhamat e thyera të dritareve dhe të ngjashme si këto.

• Mbroni kokën me duar ose me çantë.

ulu mbulohu prit

Page 44: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

44 Si të jem i sigurtë?

2.5 diskutime dhe lojra per sigurinë në shtëpi dhe mbrotjen nga zjarri

Aktiviteti kryesor

Së bashku me mësuesin në klasë nxënësit hartojnë një plan shpëtimi në rastet e zjarrit në shkollë. Nëse disa nxënës dëshirojnë të punojnë një plan shpëtimi për shtëpinë e tyre atëherë ata mund të formojnë një grup dhe të punojnë bashkarisht. Pasi kanë punuar në grupe nxënësit e prezantojnë para klasës planin e tyre.

Page 45: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

45Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

SHEMBULL

PemëVend i Sigurtë

dhomë ngrënie

dhomë ndëjtje

Kuzhinë

hyrja

Shkallë

dhomë gjumi

dhomë gjumi

Tualet Tualet

Rrugë shpëtimi

Një shëmbull ku mund të bazohen është:

Page 46: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

46 Si të jem i sigurtë?

Aktivitet për të ngjyrosur vizatimet e mëposhtme:

1. Zjarrfikësit

2. Zjarrfikësit dhe fëmijët

Page 47: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

47Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

3. Ngjyros dhe shkruaj rreziqet nga zjarri që shikon në foto

Rreziqet e mundshme

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Page 48: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

48 Si të jem i sigurtë?

4. Mbrojtja nga zjarri është shumë e rëndësishme

Page 49: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

49Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

3. MbRojTjA NGA PëRMbyTjeT

Përmbytje quhet fenomeni kur kemi shumë ujë mbi një tokë të thatë normale. Pothuajse çdo vit lumenjtë dalin nga shtrati i tyre dhe krijojnë përmbytje në zonat e banuara. Përmbytjet nga lumenjtë mund të zgjasin me javë ose dhe më shumë. Disa përmbytje janë sezonale kur dimri me shirat e tij dhe dëborën që fillon të shkrijë mbushin në mënyrë të shpejtë lumenjtë me ujë. Në shumicën e rasteve kur kemi rënie shiu të vazhdueshme dhe të shumtë ka rrezik për përmbytje. Në një përmbytje të shpejtë duket sikur ju godet një valë e madhe uji e cila tenton t’ju marrë përpara. Në të tilla raste ju duhet një plan shpëtimi për ju dhe familjen tuaj. Veçanërisht në zonat e goditura shpesh nga përmbytja një plan shpëtimi është i domosdoshëm. Nëse përballeni me situatë të tillë:

- Përpiquni të ruani qetësinë, mos u alarmoni dhe lëvizni drejt vendeve më të larta. Konsideroni se përmbytjet mund të mbulojnë brenda pak sekondash makina, kamione etj.

Page 50: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

50 Si të jem i sigurtë?

- Nëse mendoni në shkoni me familjen në kamping atëhere tregohuni të kujdesshëm të informoheni rreth kushteve dhe parashikimit të motit. Nëse ka vranësira apo parashikohen të ketë shira mos e ndërmerrni ketë aktivitet.

- Nëse dëgjoni bubullima apo shikoni dritë në qiell (rrufe) mos qëndroni poshtë pemëve të cilat janë të vetme.

- Qëndroni larg lumenjve.

- Nëse jeni në makinë qëndroni larg rrugëve apo urave mbi ujë.

- Nëse shikoni që makina po mbushet me ujë nxitoni të dilni prej saj dhe ngjituni në vende sa më të larta.

3.1 Aktivitete për mbrotjen nga përmbytja

Aktiviteti A

Përgjigjuni nëse është e saktë apo e gabuar thënia:

1. Kur dëgjoni paralajmërim për përmbytje apo alarm për përmbytje kjo do të thotë se pritet të ndodhë brenda 24 orëve. V q G q

2. Përmbytjet ndodhin zakonisht në zonat bregdetare V q G q

3. Nëse jeni në kamping dhe fillojnë shira të rëndë duhet të ikni drejt një vendi sa më të lartë. V q G q

4. Shumë shpesh përmbytjet shoqërohen dhe me rrufe. V q G q

5. Nëse jeni në makinë gjatë një përmbytje jepini makinës sa më shpejt të jetë e mundur. V q G q

6. Kurrë mos vraponi ose mos ikni nëse ndodh një përmbytje. V qG q

7. Nëse jeni në kamping dhe ndodh përmbytja atëherë merrni kohën që ju duhet për të çmontuar tenden dhe të gjitha pajisjet që keni marrë me vete në mënyrë që të mos dëmtohen nga përmbytja. V q G q

8. Një përmbytje e shpejtë mund të dëmtojë rrugët, urat dhe pemët, V qG q

Page 51: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

51Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

9. Shërbimet e parashikimit të motit gjithmonë do tju lajmërojnë ju në avancë nëse do të ndodhe një përmbytje. V q G q

10. Gjithmonë nëse ka shira të rëndë e të vazhdueshëm pritet një përmbytje. V q G q

Page 52: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

52 Si të jem i sigurtë?

3. INTeRNeT I SIGuRTë

Ka shumë gjëra të panjohura në lidhje me sigurinë në internet dhe përdorimin e tij. Fëmijët, të cilët e përdorin internetin për qëllime arsimimi apo argëtuese duhet të marrin parasysh disa rreziqe të mundshme që mund të hasin gjatë përdorimit të tij. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për problematikën e madhe që mund të sjellin rreziqet nga interneti.

• Mos jepni informacion personal në internet; pavarësisht llojit të aplikacionit apo faqes së internetit në të cilën jeni duke punuar ose luajtur nuk këshillohet dhënia e informacioneve personale apo familjare.

• Mos dërgoni fotografi ose video xhirimet tuaja - as mos pranoni të tilla nga të tjerët;

Page 53: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

53Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

• Mos i hapni mesazhet e dërguara me postë elektronike nga adresat e panjohura; shpesh shumë njerëz keqdashës ju dërgojnë mesazhe të cilat në pamje të parë duken interesante, por asnjëherë mos bini pre e këtyre elementeve të rrezikshme pasi pas tyre mund të fshihen viruse të rrezikshme për kompjuetrin apo aparatin cellular tuajin ose persona të cilët duan të mësojnë më shumë informacione për ju.

• Keni kujdes kur të komunikoni. Komunikoni vetëm me njerëz që i njihni

• Raportoni mesazhet e dyshimta sidomos nga të panjohurit tek prindërit dhe policia.

Page 54: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

54 Si të jem i sigurtë?

4. SIGuRIA Në KoMuNITeT

5.1 larmia, pranimi

Secili fëmijë duhet ta gëzojë të drejtën që të rritet dhe zhvillohet në mjedis të sigurt dhe të qetë. Fëmijët dallojnë nga njëri tjetri në bazë të gjuhës që flasin, pamjes fizike, gjinisë, racës, aftësive dhe shkathtësive, besimit fetar, përkatësisë kombëtare, etj. Kjo larmi e pasuron dhe plotëson komunitetin si tërësi. Fëmijët duhet ta kuptojnë larminë në shoqëri dhe të jenë pjesë e kësaj larmie. Të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshime pozitive në shoqëri. Kujtoni:

• Fëmijët janë të ndryshëm; ju jeni të ndryshëm nga shokët tuaj;

• Ndihmoni shokët, të cilët kanë nevojë për ndihmën tuaj edhe pse ai/ajo flet gjuhë tjetër nga ajo e jotja;

• Nëse një shok kërkon ndihmën tuaj, kontaktoni mësimdhënësin ose drejtorin e shkollës dhe ndihmoni shokun tuaj;

• Nëse e shihni që shoku juaj është goditur fizikisht nga të tjerët,

Page 55: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

55Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

njoftoni menjëherë mësuesin ose drejtorin e shkollës. Nëse jeni jashtë hapësirës së shkollës ose shtëpisë, njoftoni në telefon policinë në 129 ose 112.

5.2 Vizatimetdhegrafitet

Vizatimet ose grafitet e pahijshme kanë ndikim negativ në komunitetin në shumë mënyra, duke përfshirë:

• Përmbajtja e vizatimeve dhe grafiteve mund të jetë ofenduese për njerëzit tjerë;

• Ato mund ta dëmtojnë imazhin e qytetit tuaj;

• Vizatimet e tilla shkaktojnë shpenzime të larta dhe të panevojshme për pastrimin e tyre.

• Shkrimi i vizatimeve dhe grafiteve që kanë për qëllim të përcjellin një mesazh edukativ dhe/ose argëtues, lejohet vetëm me marrjen e lejes nga autoritetet kompetente, ose në rast se është pronë private, duhet të merret pëlqimi nga pronari.

Page 56: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

56 Si të jem i sigurtë?

5.3 dhuna nga bashkëmoshatarët

Nëse ju afrohen shokët e shkollës dhe ju ofendojnë, ju shajnë ose ju kërcënojnë, ose nëse kërcënoheni nga fëmijët tjerë, të cilët nuk janë të shkollës suaj, por kanë ardhur nga jashtë, gjithmonë:

• Informoni menjëherë shokët që i keni afër;

• Informoni prindërit tuaj.

Nëse incidenti ndodh brenda objekteve të shkollës dhe/ose në oborr të shkollës, atëherë kontaktoni dhe informoni:

• Drejtorin e shkollës, mësuesin;

• Kërkoni ndihmë nga shokët tuaj.

Mos harroni: Mund të njoftoni policinë në 129

TeleFoNo PolIcINë

1 2 9

Page 57: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

57Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

5. ShëNdeTI

6.1 duhani

Pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje kronike të rënda. Duhani mund të shkaktojë invaliditet dhe vdekje të parakohshme. Pirja e duhanit mund të shkaktojë gjithashtu dhe refuzimin dhe largimin e shokëve.

PASojAT NGA PIRjA e duhANIT:

• Rënia e imunitetit;• Mungesa e motivit për mësim dhe argëtim; • Pasoja negative në zhvillim fizik dhe psikologjik;• Sëmundje serioze

Page 58: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

58 Si të jem i sigurtë?

6.2 Substancat Narkotike

Konsumimi i narkotikëve fillon nga kërshëria, nga dëshira për tërheqjen e vëmendjes së shoqërisë, ose nga dëshira për të iu shmangur realitetit, duke mos menduar për pasojat. DROGA VRET, NUK FAL! Mos u bëni viktimë e kuriozitetit ose miqësisë me njerëz të papërgjegjshëm, viktimë e shitësve ose përdoruesve të narkotikëve. Mos harroni, konsumimi i narkotikëve krijon varësi, që rezulton në shumë pasoja për ju, familjen dhe miqtë tuaj.

PASojAT NGA KoNSuMIMI i NARKoTIKëVe:

• Mungesa e koncentrimit dhe aftësisë për të menduar dhe mësuar; • Anoreksia; • Përshpejtimi i frymëmarrjes;• Humbja e kontrollit, hutimi gjatë të folurit; • Zhvillimi i sëmundjeve infektive, siç është hepatiti; • Humbja e peshës, lodhja dhe depresioni;• Humbja e bukurisë natyrale dhe zhvillimi i sëmundjeve të lëkurës;• VDEKJA!

Page 59: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

59Udhëzues me këshilla praktike për fëmijë

Numrat e emergjencës

lINjA NdëRKoMbeTARe e eMeRGjeNceS:

PolIcIA RRuGoRe

AMbulANcA

ZjARRëFIKëSjA

PolIcIA

112telefono

126telefono

127telefono

128telefono

129telefono

Page 60: I SIGURTË? - tap-ag.al · PDF fileaktik 3 Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, prandaj të gjithë ne punojmë pareshtur për edukimin

60 Si të jem i sigurtë?

Trans Adriatic Pipeline dhe Intersig mbështesin publikimin dhe jo përmbajtjen e këtij botimi, i cili është punë e autorëve të tij dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë Rrugore.