i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e...

6
Ky buletin i rregullt gjashtëmujor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka për qëllim që të ndaj informatat për ngjarjet, publikimet dhe implementimin e projekteve të organizatës sonë. Kësaj radhe ju sjellim detaje për periudhën implementuese janar-qer- shor 2016, kur QKSS shënoi tetë vite të themelimit dhe punës në kontribuimin e avancimit të sektorit të sigurisë në Kosovë me mbi 70 publikime dhe 150 evente. Me qasje proaktive kundrejt parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm Po bëhen tri vite që QKSS ka nisur aktivitete të ndryshme me partnerët, në programin për parandalimi dhe luftim të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, punë kjo e re- flektuar edhe në media me renome ndërkombëtare si New York Times (NYT). Me datë 22 maj 2016 ky medium ka botuar kundërpërgjigjen që drejtori i QKSS, Dr. Flori- an Qehaja, ka dhënë kundrejt artikullit të gazetës: “Si u shndërrua Kosova në tokë pjellore të ISIS-it”, duke treguar se si i tillë ai nuk ka pasqyruar realitetin në Kosovë. Qe- haja ka thënë se artikulli paraqet kontekstin për rritjen e ekstremizmit islamik në Kosovë, por i bën jehonë vetëm anët e errëta të historisë, duke mos përmendur zhvillimet e fundit pozitive në vend. Reagimi i Qehajes ka qenë ndër të paktët që ka botuar NYT pas artikullit për Kosovën. Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit QKSS në bashkëpunim me Universitetin e Columbi- as, respektivisht drejtorin e Institutit për ndërtim të paqes dhe të drejtave të njeriut, profesorin David L. Philips ka mbajtur tryezë më 22 qershor 2016 lidhur me rolin e arsimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit. Në këtë konferencë mbi rolin e arsimit foli edhe Dr. Dukagjin Pupovci nga Qendra Kosovare për Arsim e Kosovës (KEC) si dhe Arben Çejku nga Qendra Shqiptare për qeverisje të mirë. BULETINI I QENDRËS KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË JANAR- QERSHOR 2016

Transcript of i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e...

Page 1: i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË . Perceptimet e publikut për politikën e jashtme

Ky buletin i rregullt gjashtëmujor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka për qëllim që të ndaj informatat për ngjarjet, publikimet dhe implementimin e projekteve të organizatës sonë. Kësaj radhe ju sjellim detaje për periudhën implementuese janar-qer-shor 2016, kur QKSS shënoi tetë vite të themelimit dhe punës në kontribuimin e avancimit të sektorit të sigurisë në Kosovë me mbi 70

publikime dhe 150 evente.

Me qasje proaktive kundrejt parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëmPo bëhen tri vite që QKSS ka nisur aktivitete të ndryshme me partnerët, në programin për parandalimi dhe luftim të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, punë kjo e re-flektuar edhe në media me renome ndërkombëtare si New York Times (NYT). Me datë 22 maj 2016 ky medium ka botuar kundërpërgjigjen që drejtori i QKSS, Dr. Flori-an Qehaja, ka dhënë kundrejt artikullit të gazetës: “Si u shndërrua Kosova në tokë pjellore të ISIS-it”, duke treguar se si i tillë ai nuk ka pasqyruar realitetin në Kosovë. Qe-haja ka thënë se artikulli paraqet kontekstin për rritjen e ekstremizmit islamik në Kosovë, por i bën jehonë vetëm anët e errëta të historisë, duke mos përmendur zhvillimet e fundit pozitive në vend. Reagimi i Qehajes ka qenë ndër të paktët që ka botuar NYT pas artikullit për Kosovën.

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimitQKSS në bashkëpunim me Universitetin e Columbi-as, respektivisht drejtorin e Institutit për ndërtim të paqes dhe të drejtave të njeriut, profesorin David L. Philips ka mbajtur tryezë më 22 qershor 2016 lidhur me rolin e arsimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit. Në këtë konferencë mbi rolin e arsimit foli edhe Dr. Dukagjin Pupovci nga Qendra Kosovare për Arsim e Kosovës (KEC) si dhe Arben Çejku nga Qendra Shqiptare për qeverisje të mirë.

Buletinii QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË

Janar- Qershor 2016

Page 2: i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË . Perceptimet e publikut për politikën e jashtme

nga vizitat e drejtorit të qkss, dr. Florian qehaja në shtetet e Bashkuara të AmerikësDrejtori i QKSS, Dr. Florian Qehaja më 4 maj 2016 në New York, ka folur për bashkëpunimin global në luftën kundër krimit ndërkombëtar, respektivisht temën: “Angazhimi i popullsive të ndryshme dhe komuniteteve të refug-jatëve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, në konferencën e nëntë vjetore për siguri të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve, NY FBI.

Drejtori i qkss në konferencën e isA në AtlantaDrejtori i QKSS, Dr Florian Qe-haja, ka marrë pjesë në Konfer-encën e Shoqatës për Studime Ndërkombëtare (ISA), e cila është mbajtur në Atlanta, ShBA, nga 16-19 mars 2016. Konferenca e ISA është njëra ndër ngjarjet më prestigjioze akademike në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkom-bëtare.

Drejtori i qkss-së në vizitë zyrtare në kanadaDrejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Dr Florian Qehaja ka qenë i ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë në vizitë zyrtare në Ottava të Kanadës. Fillimisht, ai ka prezantuar para një audience të zgjedhur nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje më sigurinë rajonale, parandalimin e eks-tremizmit të dhunshëm dhe zgjerimin e NATO-s. Ai, gjithashtu, ka mba-jtur dy takime me zyrtarë të lartë kanadez ku takimi i parë është mba-jtur me Z. Kevin Hamilton,   Kryesues i Ministrisë së Punëve të Jashtme – Divizioni i Evropës Lindore dhe Euro Azisë  si dhe me Z. Stephen Fuhr, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen Kombëtare të Kanadasë.

Gjuha e urrejtjes në mediat digjitale dhe sociale dhe ndikimi i tyre në përhapjen e ekstremizmit të dhunshëmHulumtuesi i QKSS-së, Skender Perteshi ka marrë pjesë konferencën ndërkombëtare dy-ditore me temën: “Gjuha e urrejtjes në mediat digjitale dhe sociale, si dhe ndikimi i tyre në përhapjen e ekstremizmit të dhun-shëm”, organizuar  nga Instituti Jordanez i Mediave në bashkëpunim me Institutin Gazetaresk të Norvegjisë.

Drejtori ekzekutiv i QKSS, Dr Florian Qehaja, më 19 Prill 2016 ka mbajtur prezantim mbi “Parandalimin e ekstrem-izmit të dhunshëm në kontekstin e Ballkanit Perëndimor”, në zyrat qendrore të START, Maryland, ShBA.

Page 3: i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË . Perceptimet e publikut për politikën e jashtme

qkss për rehabilitimin dhe reintegrimin i luftëtarëve të huaj të kthyer në kosovëHulumtuesi Skënder Përteshi ka marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga Hedyaja dhe Instituti Ndërkombëtar për Dre-jtësi dhe Sundim të Ligjit, në Maltë prej datës 8- 13 maj 2016 së bashku me akterët kryesor në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Trajnimi ka mbledhur grupin punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për reintegrim dhe deradikalizim të ish luftëtareve të huaj. I njëjti takim i grupit punues do të vazhdojë në Budva në korrik të këtij viti. Skënder Përteshi nga QKSS ka prezantuar punën e QKSS në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm edhe në konferencën vjetore të Organizatës për Koordinim dhe Bashkëpunim në Evropë- OSBE në Berlin më 31 maj të këtij viti. Konferenca e sivjetme ka pasur për temë pikërisht parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

iftar me përfaqësues të bashkësisë islame, besimtarë dhe përfaqësues institucional në GjilanMe qëllim të bashkërendimit dhe koordinimit në punën e përbashkët në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, QKSS ka shtruar iftar në Gjilan, më 26 qershor 2016, e në të cilin gëzoi praninë e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të rajonit të Anamoravës, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në atë rajon, hoxhallarë e besimtarë. Me këtë rast drejtori i QKSS, Florian Qehaja duke iu drejtuar mbi 40 të pranishmeve, theksoi rolin e hoxhallarëve dhe besimtarëve të Islamit tradicional për paran-dalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj: forcimi i bashkëpunimit kosovë – turqiQKSS  në bashkëpunim me Institutin SETA dhe Qendrën Daily Sabah, më 29 shkurt 2016, në Prishtinë, kanë organizuar konferencën me temën: “Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj: Forcimi i bashkëpunimit Kosovë - Turqi”. Në kon-ferencë u diskutua rreth sfidave të Kosovës dhe Turqisë drejt ballafaqimit me luftëtarët e huaj.

qkss pjesëmarrëse në punëtorinë e parë të projektit eunPAck, Horizon 2020Sekretari i QKSS, Mentor Vrajolli, si dhe hulumtu-esi i lartë i QKSS, Shpend Kursani kanë marrë pjesë me 16 prill 2016 në punëtorinë e parë tre-ditore të projektit: “Qëllime të mira, rezultate të përziera  - Qa-sja krahasuese e BE rreth zbërthimit të konflikt-nd-jeshmërisë si mekanizma të konflikteve dhe krizave (EUNPACK)”.

Page 4: i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË . Perceptimet e publikut për politikën e jashtme

Drejori i qkss në konferencën Gërmia hillDrejtori i QKSS-së, Florian Qehaja, ka marrë pjesë në panelin me titull: “Përpjekjet globale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, në kuadër të konferencës dy ditore “Gërmia Hill” e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Instituti ASPEN.

Raport vlerësues dhe monitorues - monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë në kosovëQKSS ka publikuar me 26 maj 2016 raportin e parë monitorues dhe vlerësues për qeverisjen e brendshme dhe integritetin në sektorin e sigurisë në Kosovë, respek-tivisht dy institucioneve kyçe të sigurisë: Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky raport, publikohet për herë të parë në Kosovë.

Privatizimi i sektorit të sigurisë në kosovë: zhvillimi dhe mandati i kompanive private të sigurisëMë 19 maj 2016 QKSS-ja ka publikuar hulumtimin i cili trajton temën “Privatizimin e Sektorit të Sigurisë në Kosovë: Zhvillimin dhe Mandatin e Kompanive Private të Sigurisë”. Gjetjet kryesore të këtij hulumtimi trego-jnë që ky sektor aq i gjerë nuk mbikëqyret sa duhet nga sektori publik.

Pikëpamjet e qytetarëve rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në kosovëNë kuadër të programit të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka lansuar edhe edicionin special që flet për pikëpam-jet e qytetarëve të Kosovës rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë në një konferencë të mbajtur më 13 qershor të këtij viti. Gjetjet e hulum-timit të QKSS tregojnë se 95% e qytetarëve (nga 1070 respodentët e anketuar gjatë vitit 2015), e perceptojnë si të dëmshëm vendimin për pjesëmarrjen e indi-vidëve në konfliktet në Siri dhe Irak.

qeVeRisJA e MiRË nË sektORin e siGuRisË, si kYÇe nË inteGRiMet e kOsOVËs

nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË

Page 5: i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË . Perceptimet e publikut për politikën e jashtme

Perceptimet e publikut për politikën e jashtme dhe dialogun me serbinëMë 9 Shkurt 2016 u lansua edicioni special I BKS për “Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë”. Rezultatet tregojnë se mendimet ndaj çështjes që ka nxitur debat të nxehtë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, pra, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë – është perceptuar negativisht nga një pjesë e madhe e të anketuarve.

trendet e perceptimeve të qytetarëve për sigurinë publike në kosovëTrendët e Perceptimeve të qytetarëve për sigurinë publike në Kosovë janë publikuar si edicionin special i Barometrit të Sigurisë nga QKSS më 5 maj të këtij viti. Sofije Kryeziu, autore e raportit, prezantoj para audiencës të gjeturat kryesore të këtij edicioni special të BKS-së ku janë nxjerrë në pah perceptimet e qytetarëve ndaj sigurisë publike në Kosovë.

Perceptimet e qytetarëve për integritetin në policinë e kosovësMe 29 shkurt 2016 QKSS ka lansuar edhe edicionin special të BKS-së që i drejtohet një game të gjerë të akterëve që janë të interesuar t’i përcjellin perceptimet e qytetarëve për integritetin në Policinë e Kosovës (PK).  Më saktësisht, ai i drejtohet një audience që është e interesuar t’i ndjekë trendët e opinionit publik në Kosovë, me theks të veçantë në besueshmërinë e publikut ndaj PK-së dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), shpeshtësinë e kontakteve të qytetarëve me PK-në dhe njësitë përkatëse të saj, perceptimin për korrupsionin në radhët e PK-së, si dhe sigurinë publike.

nga vizitat studimoreStafi hulumtues dhe mbështetës i QKSS-së të an-gazhuar në projektin e titulluar: Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë morën pjesë në vizitën studimore dhe punëtorinë dy ditore të organizuar nga Transparen-cy International – Programi për Mbrojtje dhe Siguri në Londër. Ky projekt financohet nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i financ-uar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në prill të këtij viti.

lufta kundër frikës, ndjenja e sigurisë dhe “tjetërsimi” i RomëveTringa Naka nga QKSS ka marrë pjesë në takimin katër-ditor në Bruksel, të mbajtur me 27-30 qershor 2016, e të organizuar nga Zyra për Iniciativa Rome, Iniciativa për Shoqëri të hapur për Evropë dhe Institu-ti për Shoqëri të hapur dhe Politika Evropiane. Qëllimi i këtij takimi ishte që të sjellë së bashku organizatat të ndryshme, institute hulumtuese, organizatat monito-ruese, së bashku me OJQ-të rome, aktivistë dhe grupe për të kuptuar pengesat institucionale, barrierat sociale, ekonomike dhe politike për përfshirjen e romëve në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore.

Page 6: i QendrËs Kosovare pËr studime tË sigurisË - QKSS · inteGRiMet e kOsOVËs nGA eDiciOnet e BAROMetRit kOsOVAR tË siGuRisË . Perceptimet e publikut për politikën e jashtme

Stafi i QKSSFlorian Qehaja: Drejtor Ekzekutiv

Mentor Vrajolli: Hulumtues i Lartë/Sekretar

Skender Perteshi: Hulumtues

Sofije Kryeziu: Hulumtuese/Koordinatore e Projekit

Donika Emini: Hulumtuese

Plator Avdiu: Hulumtues

Tringa Naka: Zyrtare për Financa

Vesë Kelmendi: Hulumtuese

Leonora Aliu: Hulumtuese

Shpend Kursani: Hulumtues i Lartë i jashtëm

Abit Hoxha: Hulumtues i Lartë i jashtëm

Robert Muharremi: Hulumtues i Lartë i jashtëm

Brenda periudhës gjashtë mujore, qkss ka lansuar shtatë publikime, të cilat lidhen me sektorin e sigurisë

si tË inFORMOHeni PËR tË ReJAt nGA qkss?

Për tu informuar me më të rejat nga QKSS, vizitoni ueb-faqen dhe na ndiqni rrjetet sociale.

Uebfaqja: www.qkss.org

Facebook: https://www.facebook.com/QKSS.KCSS; https://www.facebook.com/groups/kcss.qkss/

Twitter: @KCSSQKSS

Linkedin: Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)

Google+: Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)

YouTube: Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)

Academia: Kosovar Centre for Security Studies (KCSS)