HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi -...

24
INFORMATIKA HYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet një njohuri e cila na bënë me dije mbi ndonjë dukuri, të dhënë apo ndodhi. Informata duhet të jetë e sakët, në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe të kushtoj sa më lirë. Sot në botën e biznesit, strategjisë dhe zhvillimit dinamik të teknologjive të reja, lufta për informata të llojllojshme është pikësynimi i çdo firme, çdo shteti apo asociacioni tjetër kombëtar apo ndërkombëtar. Ai që e ka informatën e saktë, në kohën e duhur ai ka çdo gjë! Përpunimi informatave dhe distribuimi i tyre më së lehti dhe më së shpejti bëhet me përdorimin optimal të kompjuterve. Informatika Informatika është shkenca e cila mirret me studimin automatik të informatave. Emri rrjedh nga shkurtesa e fjalëve angleze Infor mation automatic (Informatic). Informatika mirret me përpunimin e një sasie të madhe të dhënash apo informatash me anë të kompjuterve për qëllime ose studime shkencore, teknike ekonomike etj. sipas një programi të caktuar. Ajo po ashtu mirret edhe me studimin e ligjshmërive të informatave, zhvillimin teorisë mbi informatat, zbatimin e informatave në jetën e përditshme, në shkencë dhe në teknologji. Informatika sot është e vetmja shkencë e cila i lidhë ngusht ndërmjet veti disciplinat shkencore fare të kundërta për nga natyra dhe qëllimet e tyre themelore, sikurse janë: kibernetika, elektronika, elektroteknika, teorija e informatave, kompjuterizmi, psikologjia etj.etj. Këmbimi i infomatave Informatat këmbehen në mijëra mënyra. Dy persona, informatat mund t`i këmbejnë duke biseduar pranë tavolinës apo vendit të punës, me telefon, nëpërmjet të faksit, teleprinterit apo inçizimit në audio apo video kasetë. Informatat publike këmbehen me ndihmën e radiovalëve nëpërmjet të radios, televizionit apo internetit si lajme ditore apo emisione të posaçme, pastaj nëpërmjet të informatorëve të ndryshëm siç janë gazetat, revistat, periodikët, librat etj. - 1 -

Transcript of HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi -...

Page 1: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAHYRJE NË INFORMATIKË

Informata

Me fjalën informatë nënkuptohet një njohuri e cila na bënë me dije mbi ndonjë dukuri, të dhënë apo ndodhi. Informata duhet të jetë e sakët, në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe të kushtoj sa më lirë. Sot në botën e biznesit, strategjisë dhe zhvillimit dinamik të teknologjive të reja, lufta për informata të llojllojshme është pikësynimi i çdo firme, çdo shteti apo asociacioni tjetër kombëtar apo ndërkombëtar. Ai që e ka informatën e saktë, në kohën e duhur ai ka çdo gjë! Përpunimi informatave dhe distribuimi i tyre më së lehti dhe më së shpejti bëhet me përdorimin optimal të kompjuterve.

Informatika

Informatika është shkenca e cila mirret me studimin automatik të informatave. Emri rrjedh nga shkurtesa e fjalëve angleze Information automatic (Informatic). Informatika mirret me përpunimin e një sasie të madhe të dhënash apo informatash me anë të kompjuterve për qëllime ose studime shkencore, teknike ekonomike etj. sipas një programi të caktuar. Ajo po ashtu mirret edhe me studimin e ligjshmërive të informatave, zhvillimin teorisë mbi informatat, zbatimin e informatave në jetën e përditshme, në shkencë dhe në teknologji. Informatika sot është e vetmja shkencë e cila i lidhë ngusht ndërmjet veti disciplinat shkencore fare të kundërta për nga natyra dhe qëllimet e tyre themelore, sikurse janë: kibernetika, elektronika, elektroteknika, teorija e informatave, kompjuterizmi, psikologjia etj.etj.

Këmbimi i infomatave

Informatat këmbehen në mijëra mënyra. Dy persona, informatat mund t`i këmbejnë duke biseduar pranë tavolinës apo vendit të punës, me telefon, nëpërmjet të faksit, teleprinterit apo inçizimit në audio apo video kasetë. Informatat publike këmbehen me ndihmën e radiovalëve nëpërmjet të radios, televizionit apo internetit si lajme ditore apo emisione të posaçme, pastaj nëpërmjet të informatorëve të ndryshëm siç janë gazetat, revistat, periodikët, librat etj.

Informatat hulumtohen me metoda të ndyshme. P.sh. informatat mbi rrethinën mikroskopike (gjëra që syri nuk i shef për shkak se janë shumë të imëta) njeriu i merrë me ndihmën e mikroskopit. Informatat nga Galaksitë e ndryshme njeriu i hulumton dhe i merrë me ndimën e teleskopit. Matja e madhësive të ndyshme nga rrethina bëhet me ndihmën e vegëlave të thjeshta apo të instrumenteve shumë precize e të shtrenjëta. Informatën mbi foshnjën në barkun e nënës e marrim me ndihmën e ultrazërit, informatën mbi gjendjen e ashtit të thyer të këmbës apo dorës e marrim me ndihmën e rrezeve të rëntgenit, informatën mbi pozitën strategjike të një objekti interesant e marrim më së miri me ndihmën e dritës laserike, hulumtimin e botës nënujore dhe të relefit të fundit të detit më së miri e bëjmë me ndihmën e ultrazërit, hulumtimin e atmosferës dhe objekteve në të më së miri e bëjmë me radar etj.

Mjetet për regjistrimin e informatave janë të shumëta. Zëri inçizohet me ndihmën e mikrofonit në kasetofon apo diktafon ndërsa pamja inçizohet me ndihmën e kamerës

- 1 -

Page 2: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAoptike (si mjedis regjistrimi përdoret filmi apo CD ROM-i ) apo kamerës televizive (si mjedis regjistrimi përdoret shiriti magnetik).

Kompjuteri

Njeriu që nga zafillja e tij, me siguri, intuitivisht, është munduar që të përdorë mjete të ndryshme për të lehtësuar punën e vetë fizike. Kështu majmuni e përdorë shkopin për t`i arritë bananet mbi kokën e tij, njeriu ka zhvilluar makinat e thjeshta e më vonë edhe aparate e makina të ndërlikuara. Me siguri zbulimi i kompjuterit ka qenë dhe është një ndër revolucionet e mëdha njerëzore. Me fjalën kompjuter nënkuptohet një makinë, gati intelegjente, e cila na shërben për kryerjen e shumë veprimeve. Sot, kompjuterin duhet kuptuar si një vegël të ndërlikuar e cila shërben për përpunimin e infomatave apo të dhënave të ndyshme, ndër të cilat janë edhe të dhënat numerike. Me ndihmën e kompjuterit regjistrohen informata në mënyrë automatike përpunohen sipas rregullave të caktuara, aktivizohen dhe janë në disponim për përdorim të mëtejshëm, për distribuim etj.

Kompjuterizmi

Me fjalën kompjuterizëm nënkuptohet çdo gjë që ka të bëjë me përpunimin automatik të të dhënave apo informatave me ndihmën e komjputerit si dhe me vetë kompjuterin. Informatika dhe kompjuterizmi janë dy lëmenjë të cilët gërshetohen ndërmjetvete dhe plotësojnë njëri tjetërin. Qëllimi kryesor që të mblidhen informatat dhe të aktivizohen në mënyrë automatike në kompjuter, të përpunohen dhe të jenë të gatshme për distribuim apo transmetim të mëtejshëm.

Njësitë e kujtesës

Njësia e kujtesës në informatik është bit-i (simboli: bit i cili rrjedh nga tri germa të fjalëve anglishte: Blnary digiT ). Një bit paraqet vetëm një kombinim binar p.sh. "bardh" dhe "zi". Domethënë, 1 bit paraqet gjendjen themelore të informates me vlerat "po" ose "jo", "mundet" apo "nuk mundet", "kalon" apo "nuk kalon", "ka" apo "nuk ka", "është" apo "nukështë", "vlen" apo "nuk vlen" etj., sipas rastit. Këto gjendje në informatikë simbolikisht paraqiten vetëm me kombinimin e dy simboleve: zero (0) dhe një (1) në sistemin binar (me bazën 2). Çdo informatë mund të paramendohet se përbëhet nga bit-ët p.sh. fotografinë mund ta paramendojmë se përbëhet nga kombinimi i gjendjeve "zi" dhe "bardh". Njësinë bit nuk duhet ta ngatërrojmë me njësinë bajt (simboli: b që rrjedh nga fjala angleze byte ) që është tetë herë më e madhe se bit-i d.m.th.

1byte = 8 bit

Një bajt paraqet numrin e gjendjeve të sistemit prej 8bit-ësh (28 = 256) që do të thotë se një bajt paraqet 256 gjendje të sistemit apo 256 kombinime të mundshme të sitemit binar. Me këto kombinime mjafton që të dërgohen të gjitha germat e alfabetit shqip (36), numrat 0-9 (10) dhe mbetën edhe 210 kombinime të lira, të cilat në tabelat ASCII janë plotësuar me shkronja të alfabeteve të ndryshme të botës, me simbole të posaçme grafike etj.

- 2 -

Page 3: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAVarësisht nga lloji i procesorit të ndërtuar në kompjuter, në të përnjëherit mund të përpunohen (mbledhen, zbriten, barten, këmbehen etj.) informata me madhësira të ndyshme. Procesorët e parë, 8086, kanë mundur përnjëherit t’i përpunoj informatat prej 8 bitësh, prandaj madhësia e kujesës prej 8 bit është marrë si njësi thmelore e kujtesës dhe është quajtur bajt. Sot ekzistojnë procesorë, që përnjëherit mund t’i përpunojnë informatat prej 16 bit dhe quhen 16 bitëshe (80286), prej 32 bitëshe (80386 dhe 80486), apo në kohën e fundit prej 64 bit që quhen 64 bitëshe (pentium ose 80586!). Kapaciteti specifik i memorjes apo kapaciteti i memorjes së një shenje (anglisht - Character) është

c = 8 bit / shenjë = 1b / shenjë c – character (shenjë)

Zakonisht në informatikë përdoren shumëfishët e bajtit siç janë: - Kilobajti (simboli: Kb)1 Kb = 1024 b,

- Megabajti (simboli: Mb)

1 Mb = 1024 kb,

- Gigabajti (simboli: Gb)

1 Gb = 1024 Mb = 1024 * 1024 kb = 1024 *1024 * 1024b = 230 b.

Ndoshta keni vërejtur se shumëfishët e bajtit për nga vlera nuk përputhen me parashtesat ndërkombëtare për shumëfishët dhe nënfishët. Dallimi është për 24 njësi dhe ato më shumë për të vetmën arsye se është

210 = 1024

Kjo është e arësyeshme pasi në informatikë përdoret sistemi i numrave binar.

Njësia e shpejtësis së informatave quhet bit për sekondë (simboli bps-bitper sekonde apo b/s).

Fuqia e njësisë qëndrore për përpunimin e të dhënave CPU (Central Processing Unit) shprehet me numrin e urdhërave të cilat CPU mund ti kryejë në kohën e caktuar. Njësia e fuqisë së CPU është MIPS (Million Instructions Per Second) që paraqet një milion instrukcione në sekondë, apo MFLOPS (Mega FLOating Points instructions per Second) e cila përdoret vetëm për fuqinë e llogaritjeve.

Zhvillimi i llogaritësve

Kompjuteri është një ndër mjetet më të ndërlikuara që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave. Zanafilla e tij mund të mirret që nga koha kur njeriu ndërtoi veglën e parë për llogaritje. Sipas të dhënave historike, simbolet më të vjetra të numrave, të shënuara në thonjtë e njerëzve, janë gjetur në Kinë afro 5000 vjet p.e.r. Siç dihet Sumerët (Mesopotami ), afro 3000 vjet p.e.r. kanë zhvilluar sistemin e llogaritjeve me bazë 60, që në të njëjten mënyrë e përdorim edhe sot e kësaj dite në rastin e matjes së kohës apo të këndeve (1orë =60 minuta, 1minutë =60 sekonda; 10 =60`, 1`=60"). Afro

- 3 -

Page 4: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKA2000 vjet p.e.r. në Kinë, në kohën e sundimit të dinastisë Çu, është përdorur një vegël për llogaritje, e cila ka qenë e përbërë nga disa sfera të vendosura në disa shkopinj. Mendohet se kjo vegël ka qenë paraardhëse e numratores së njohur romake Abakus e cila qe harruar në Europë e të cilën riktheu shkencëtari francez Gerbert.

Diku në vitin 800 të e.r, arabët i formojnë simbolet e numrave që përdoren edhe sot e kësaj dite. Është interesant të theksohet se arabët e njohin zeron, ndërsa aso kohe romakët kishin simbole për numra por nuk e njihnin ende zeron. Vepër të njohur nga matematika ka shkruar arabi Al-Hovarizmi dhe për hir të tij, në matematikë, një shprehje quhet algoritem. Në Europë numrat arab depërtojnë nga i fundi shekullit të 16. Shkencëtari skocez Nepier më 1614 ka ndërtuar një veglën për llogaritje të quajtur logaritmues. Shkencëtari francez Paskal (Pascal) më 1642 ka ndërtuar një vegël për mbledhjen dhe zbritjen e numrave deri me dymbëdhjet shifra, ndërsa shkencëtari gjerman Laibnic (Leibnitz) më 1674 ka ndërtuar aparatin llogaritës me ndihmen e të cilit kanë mundur të kryhen katër operacionet themelore me numra me nga 12 shifra, i cili ruhet në muzeun teknik në Munih dhe njihet si aparati i parë për llogaritje. Laibnici, i pari ka themeluar sistemin binar i cili, siç pamë më sipër, paraqet bazën e aparateve elektronike bashkëkohore për llogaritje.

Francezi Falcon i pari i ka përdorur dërrasat e shpuara për qëllim memorje në aparatin e tij hidraulik. Për qëllime të ngjajshme, i afërmi i tij Zhakuard (Jacquard), i ka përdorur kartelat e shpuara. Parimi i memorjes me shirita të shpuar përdoret edhe tani në aparate të ndryshëm llogaritës (ky lloj i memorjes është dalë nga përdorimi dhe përdoret vetëm tek një numër i vogël i qendrave llogaritëse).

Matematikani anglez Çarls Bebixh (Chales Babbage) në vitin 1834, e ka ndërtuar llogaritësin analitik, i cili në parim i ka të gjitha pjesët (njësitë) që i kanë llogaritësit bashëkohor siç janë: njësia llogaritëse kujtesa, njësia operative dhe njësia për dalje/hyrje. Ky llogaritës ka qenë shumë i shtrenjtë dhe nuk është realizuar. Megjithate, Babbage, njihet si shpikës i llogaritësve. Matematikani anglez Bul (Boole) i ka vënë bazat e matematikës logjike, pa të cilën nuk mund të paramendohet shkenca e trajtimit automatik të informatave-informatika.

Në vitin 1873 në SHBA është konstruktuar aparati i parë i shkrimit për qëllime komerciale i quajtur "Remington No1". Po kjo firmë, në atë vit, ka afruar edhe llogaritësin e parë për qëllime komerciale. Aso kohe, profesori i univerzitetit të Lajpcigut (Leipzig), Ferdinand Braun , shpiku dukuritë e gjysmëpërçueshmërisë në kristale. Dihet se disa kristale rrymën elekrike përçojnë në një kah, ndërsa në kahun tjetër jo. Ky autor, zbulimin e vet, nuk arriti që ta aplikoj dhe fare nuk ishte i vetëdijshëm se me të, megjithëatë, ia kishte hapur dyert epokës së kompjuterve elekronik. Në vitin 1890, amerikani Herman Hollerith, kishte realizuar një makinë elektromekanike me ndimën e së cilës kishte përpunuar rezultatet eregjistrimit të popullsisë së SHBA vetëm brenda një muaji, gjë për të cilën, aso kohe nevojiteshin plot 7 vjet. Po ky autor në vitin 1896 themelon shoqaten me emrin "Tabuling Machine Company", të cilën në vitin 1924 e riemërton në "International Business Machines " ose shkurt IBM, e cila sot paraqet emrin më të njohur në botë sa i përket prodhimit të kompjuterve dhe komponentëve të tyre. Në vitin 1906 shkencëtararët DeForest dhe R. von Lieben arrijnë të konstruktojnë triodën elektronike. Në vitin 1930 bëhet spjegim i suksesshëm i gjysmëpërçueshmërisë në kristale. Në vitin 1938 matematikani amerikan Claude Elwood Shannon ka vënë themelet e informatikës. Ky, së bashku me Shestakovin kanë vërtetuar se të gjitha operacionet matematikore mund të kryhen me dy funksione themelore: PO ose JO. Kështu, Shannon vërteton se çdo informatë

- 4 -

Page 5: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAmatematikisht dhe logjikisht mund të analizohet dhe përpunohet. Në këtë mënyrë lind e ashtuquajtura "teoria e informatave" e cila ka zbatim në çdo lami shkencor. Zbatimi i kompjuterëve dhe i informatikës sot bëhet në fizikë, matematikë, teknikë, medicinë, biologji, fonetikë, psikologji, tregëti, arsim, muzikë, art, etj. dmth nuk ka lami jete ku nuk mundet të përdoret kompjuteri.

Në periudhën 1940-45, si pasojë e Luftës së dytë botërore, ndodhi një seri zbulimesh, ndër të cilat janë: ndërtimi i monokristaleve, pastaj i gjysëmpërçuesëve dhe më në fund, edhe zbulimi i tranzistorit. Aplikimi i tranzistorëve ka mundësuar zëvendësimin e llambave elektronike dhe kështu ka hapur mundësinë e miniaturizmit të komponentëve elekronike që janë përdorur në aparatet e atëhershëm elektronike. Në vitin 1943 dy profesorë amerikanë, Wiliams dhe Kilburn, sipas projektit të kolegut të tyre, po ashtu nga univerziteti i Harvardit, ndërtuan kompjuterin e parë elektronik në botë. Ky projekt u krye në firmën IBM dhe kompjuteri mbante emrin MARK I. Dimensionet i kishte: gjatësia 17 m, lartësia 2,5 m dhe përmbante më se 1 milion pjesë. Programuesi i këtij kompjuteri ishte matematikani gjenial anglez Alan Turing, i cili ka vënë themelet e llogaritjes bashkëkohore.

Gjenerata e parë e kompjuterve (1946-1953)

Në kompjutert e gjeneratës së parë karakteristikë themelore e tyre është përdorimi i relejeve dhe gypave elektronikë që kanë shkaktuar ngrohje të madhe të sistemit dhe kanë harxhuar energji të madhe. Në vitin 1946 në universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfi, është ndërtuar kompjuteri i parë i vërtet elektronik i quajtur ENIAC. Masa e tij ka qenë afro 30 ton, ka zënë një siprfaqe prej 150 metrash katrore dhe ka pasur më se 19000 gypa elektronik. Ka qenë në nivel më të ulët teknologjik se sa MARK I, por gati njëmijë herë më i shpejtë se ai. Po ashtu relejtë e shumtë në sistem në kanë qenë burim i telasheve të shpashta teknike. Në vitin 1948 në firmën e njohur Bell Telephone Corporation prodhohet tranzistori. Në vitin 1950 konstruktorët e kompjuterit ENIAC ndërtojnë kompjuterin e quajtur MARK III, ku për herë të parë si bartës i të dhënave të brendëshme përdoren doboshi magnetik dhe shiriti magnetik. Disku magnetik është përdorur për herë të parë në kompjuterin IBM 305 RAMAC. Në vitin 1950 fizikani anglez, Brian Josephson, i vë bazat e teknologjisë për ndërtimin e qarqeve të integruara në pllakëzën e siliciumit. Aso kohe, fillojnë edhe vende të tjera, krahas SHBA-ve, të ndërtojnë kompjuterë.

Gjenerata e dytë e kompjuterve (1953-1964)

Karakteristikë themelore e kompjuterve të kësaj gjenerate është aplikimi i elementeve gjysëmpërçuese – tranzistorëve në ta. Çmimi i tyre tani është shumë më i ulët, dimensionet shumë herë më të vogla dhe koha e punës shumë më e gjatë (flitet se kur kompjuteri MARC I punonte pa ndërprer 4 orë të gjithë ishin shumë lumtur!). Në këtë periudhë zhvillohen gjuhët programuese algol dhe cobol, sistemet operative të diskut etj. Në këtë periudhë prodhues të njohur të kompjuterve dhe komponenteve tjera të kompjuterizmit janë firmat: IBM, Sperry Univac, Burrougs, Control Data dhe Honeywell. Supozohet se në vitin 1960 në botë kanë qenë të instaluar afro 16000 kompjuter. Në këtë periudh, në treg paraqitet edhe shkruesi i parë elektronik, i cili i jep kuptim edhe më të thellë kompjuterizmit në tërësi.

- 5 -

Page 6: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKA

Gjenerata e tretë e kompjuterve (1964-1970)

Karakteristikë e kësaj periudhe janë përdorimi i qarqeve të integruara-CHIP-ëve. Në vitin 1964 firma IBM e ka ndërtuar sistemin 360 me teknologjinë e mikrokristaleve dhe në këtë mënyrë kan filluar kompjuter me dimensione shumë më të vogla se të kompjuterve të prodhuar deri atëherë. Me këtë teknologji janë ndërtuar edhe kompjutert e parë për hulumtime kozmike. Më 1965 firma DEC nxjerr në treg kompjuterin e parë komercial me procesor të quajtur PDP. Ky kompjuter është përhapur me të shpejtë në shumë vende tëbotës. Në vitin 1966 firma IBM nxjerr në treg modelin 1800 si prodhim serik. Po atë vit, firma Spery Univac , prodhon modelin 1900, i cili për herë të parë zbaton lexuesin optik për deponimin e të dhënave në kujtesën e kompjuterit. Po në atë vit, arrihet që në një pllakë të siciliumit të ndërtohen qarqet me nga 60 tranzistorë. Në vitin 1960, një inxhinjer,themelon firmën INTEL, e cila merret me prodhimin e qarqave të integruara. Në këtë firmë janë prodhuar procesorët katërbitësh dhe tetëbitësh. Praktikisht me këtë ka lindur mikroelektronika. Në këtë periudhë llogaritësit ndërtohen me lehtësi të madhe në dimenzione të vogëla.

Generata e katërt e kompjuterve (1971-1993)

Karakteristikë e kësaj gjenerate të kompjuterve është se komponentet e tyrejanë ndërtuar me një teknologji të re, të ashtuquajtur integrim i densitetit të lartë (LSI). Kjo teknologji mundëson një densitet fantastik të elementeve, ashtu që hapësira e vendosjës së elementeve të kompjuterit bashkëkohorë është shumë e vogël. Sot përdoret një teknologji edhe më e përsosur, e quajtur VSLI, ku të gjithë mikroelementet janë të vendosur në një pllakzë të vetme prej siliciumit që quhet CHIP lexo çip apo procesor. Në vitin 1981 firma IBM paraqet në treg kompjuterin IBM-PC të quajtur kompjuter personal që njihen me shkurtesën PC (Personal Compjuter). Procesorët e sotëm janë gjithnjë e më të fuqishëm, më të shpejtë dhe më të sigurtë në punë.

Gjenerata e pestë e kompjuterit (1993-?)

Gjenerata e jonë e kompjuterve, gjenerata e pestë, cilësohet me atë se kompjuteri përpos llogaritjeve, është i aftë që të përpunoj edhe bazat e të dhënave, njef shkrimin dhe zërin e shfytëzuesit, mund t’i përpunojë figurat apo vizatimet e ndyshme.

Gjenerata e gjashtë e kompjuterve

Gjenerata e gjashtë e kompjuterve mund të shihet fshehurazi dhe cilësi e saj do të jenë të ashtuquajturit biokompjuter të cilët do të bazohen në të ashtuquajturin bioçip.

HARDUERI – Përbërja e kompjuterit

Siç thamë më sipër, kompjuteri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si

- 6 -

Page 7: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAllogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndyshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjuteri, marrë në kuptimin e gjërë, përbëhet prej dy komponenteve të quajtura: harduer ( Hardware- pjes fizike e tij) dhe softuer ( Software-programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e harduerit pjesa mekanike e kompjuterit.Hardueri përmban komponentët fizik të kompjuterit siç janë: tastiera ( Keyboard), ekrani, printeri, miu (Mouse ),disku i fortë (Hard Disk), disketa ( Floppy Disk ), vizatuesi, modemi, lexuesi optik (Scanner)etj.

Softueri përmbanë programe dhe të dhëna të cilat e udhëzojnë kompjuteri në punën e tij, literatura, dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe.

Organizimi fizik i kompjuterit

PC (Personal Computer) i zakonshëm përbëhet nga këto pjesë:

Njesia qëndrore, Pajisjet e kujtesës (Storage Devices), Pajisjet hyrëse (Inpout Devices), Pajisjet dalëse (Outpout Devices).

Njësia qëndrore

Njësia qëndrore është e vendosur në shtëpizën e kompjuterit ku ndodhen këtopjesë kryesore:

1. Pllakëza amë (Motherboard) ku janë të vendosura:- njësia procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit)- kujtesa operative RAM (Random- Access Memory);- kujtesa e përherëshme ROM (Read Only Memory);

2. Njësia e diskut të ngurtë (Hard Disk Driver);

3. Njësia e disketave (Fllopy Disk Driver);

4. Njësia arithmetike logjike, kooprocesori, ku kryhen të gjitha llogaritjet (kalkulimet);

5. Kartelat për operacionet hyrëse/dalëse(Input/Output – I/O);

6. Pjesa e rrjetit për furnizim me rrymë elektrike.

Pllakëza amë

- 7 -

Page 8: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAPllakëza amë është pjesa kryesore e çdo kompjuteri. Përpos të tjerash në të gjendet edhe njësia procesore qëndrore e cila quhet procesor apo mikro procesor. Procesori është një tërësi e qarqeve të integruara elektronike (çip).

Procesori

Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trurin e kompjuterit" dhe njësin procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit). Procesori në vitët e ´70 ta ka pajisur llogritësit e xhepit. CPU është e vendosur në një pllakzë të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e saj e siç janë:

- AU (Adressing Unit) njësia e adresuese- EU (Execution Unit) njësia ekzekutive- U (Instruction Unit) njësia e instrukcioneve- BU (Bus Unit) njësia e magjistrales etj.

Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus ) dhe magjistralja e të dhënave (Daten Bus). Komponentet e CPU-së përmbajnë me qindra mijë tranzistorë të lidhur në qarqet e integruara elektrike të cilët i formojnë njësit e kujtesës. Procesorët pa dallim, punojnë në parimin e sistemit të numrave binar ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V).

Procesori i ka disa detyra:

- Përpunimi i të dhënave është detyra themelore e njësisë procesore qëndrore nga dhe është emërtuar. Me përpunimin e të dhënave nënkuptohen veprimet logjike dhe matematike me të gjitha veprimet tjera përcjellëse, siç janë p.sh. operacionet e ndërlikuara matematikore, renditja e të dhënave sipas kritereve të caktuar, përshkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i të dhënave etj.

- Mbikqyrja dhe harmonizmi i veprimeve të sistemit është detyra tjetër themelore e njësisë procesore qëndrore. Gjatë punës së kompjuterit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje të ndryshme, disa nga ato punojnë në të njëjtë kohë, prandaj harmonizimi i veprimeve të tyre është më se i domosdoshëm.Vetia themelore e një procesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryejë sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave. Në fuqinë e një procesori të caktuar ndikojnë disa faktorë, ndër të cillët janë:

Taktimi i procesorit Frekuenca e taktit (Clock) Sasia e bitëve, të cilët mund t’i përpunojë CPU brenda njësisë së kohës Arqitektura e ndërtimit të vetë CPU-së

Takti

Takti i njësisë procesore qëndrore është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqin e tij. Në kompjuter është e ndërtuar një farë "ore" e quajtur gjenerator i taktit.

- 8 -

Page 9: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAPërpunimi i të dhënave në procesor bëhet me takte. Një veprim i caktuar në përpunimin e dhënave kryhet brenda një takti.

Frekuenca e taktit

Frekuenca e taktit (Clock ), e njësisë procesore qëndrore paraqet numrin etakteve të bëra nga ana e CPU-së brenda një njësie kohe. Si madhësi shënohet mesimbolin v. Sa më i madh të jetë numri i takteve në këtë njësi, aq më e shpejtë dhe më e fuqishme do të jetë ajo.Kjo frekuencë shprehet në njënjësi MHz. Koha e zgjatjes së një takti është e barabartë me vlerën reciproke të frekuencës. Procesorët e parë kanë patur frekuencën e taktit prej 2 MHz, nga rrjedh se perioda e taktit të tyre ka qenë:

duke ditur se është Hz = s-1. Procesorët e tanishëm kanë frekuencë të taktit deri 130 MHz e më tepër!

Numri bitëve

Numri i bitëve që mund t’i përpunojë CPU brenda një takti është faktori tjetër me rëndësi, i cili përcakton fuqinë procesorit të caktuar. Mvarrësisht se sa bit është në gjendje të përpunoj procesori brenda një takti ashtu edhe quhen procesorët psh. 8, 16, 32 ose 64 bitësh.

Arqitektura

Procesorët zakonisht shënohen me kombinimin e numrave dhe të shkronjave. Nërend të parë në simbolin e një procesori vihet germa e firmës së prodhuesit (p.sh. i- intel), pastaj vihet numri i gjeneratës i shkruar me tri shifra (p.sh.486), pastaj shkruhen shkronjat, domethënia e të cilave është:

- SL, LC,SX,SLC etj. do të thotë se procesori i tillë nuk përmban në veti kooprocesor; DX do të thotë se procesori i tillë përmban në vete kooprocesorin. P.sh. procesori 386 DX, të gjitha magjistralet i ka 32 bitëshe, ndërsa procesori 386 SX një magjistrale e ka 16 bitëshe kurse tjetrën 24 bitëshe dhe nuk disponon me kooprocesor.

- DX2 do të thot se procesori i tillë ka dy frekuenca të taktit: të brendshëm, e cila ka një vlerë dhe të jashtmen, e cila ka vlerë dy herë më të vogël. P. sh. simboli i486DX2/66MHz do të thot se frekuenca e taktit brenda vetë procesorit është 66 MHz, ndërsa frekuenca e taktit ndërmjet procesorit dhe periferisë është përgjysmë më e vogël d.m.th. 33 MHz. Kjo do të thotë se brenda vetë procesorit shpejtësia e përpunimit të të dhënave është dy herë më e shpejt se sa këmbimi i të dhënave me periferinë e njësisë procesore qëndrore. Siç shihet në simbolin e procesorit, në fund

- 9 -

Page 10: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAvihet frekuenca e taktit të tij. Takti i procesorit tregon se me ç’shpejtësi vepron "ora" e tij e brendshme. Kjo orë nuk mat kohën, por jep taktin e shpejtësis së veprimeve në kompjuter. Procesorët e ndyshëm nuk kryejnë të njejtin veprim në një takt. P.sh. procesori 486, i cili vepron me taktin prej 25 MHz, është më i shpejt se procesori 386, i cili vepron me taktin prej 40 MHz. Pentiumi me të njëjtin takt, ndaj procesorit 486 është dy herë më i shpejtë, për shkak të arkitekturës më të mirë të pentiumit.

Sa i takon prodhuesit, sot procesorë prodhojnë disa firma me famë botërore siç janë: intel, AMD, Cyrix dhe IBM.

Kooprocesorët

Kooprocesorët janë procesorë të posaçëm, të cilët montohen në pllakëzën amë me qëllim të kryerjes së operacioneve të ndryshme matematikore, me ç’rast e çlirojnë procesorin kryesor për veprime tjera. Simbolet e kooprocesorëve bazohen në simbolet e procesorëve kryesor, kështu që procesori 8 bitësh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesori 16 bitësh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesori 16 bitësh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitësh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesori 32 bitësh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487.

Njesia kontrolluese

Njësi a kontrolluese është një pjesë e pllakzës amë e cila ka për detyrë që t’i kontrolloj punën e veprimet e njësisë qëndrore procesore. Kjo njësi e njeh çdo program. Kujdeset që ai të realizohet dhe pas kryerjes së tij të kujdeset për programet apo Urdhërit tjera deri sa tä kryhen të gjitha kërkesat e dërguara. Po ashtu kjo njësi kujdeset edhe për përcjelljen e të dhënave në printer apo ndonjë njësi tjetër periferike.

Magjistralja

Magjistralja (Bus) është një farë "kanali" i përbërë prej një tërsie përçuesish nëpër të cilën kalojnë informatat brenda stukturës së procesorit apo nga procesori kah komponentet tjera të kompjuterit. Duke pasur parasysh se frekuenca e taktit të procesorëve bashkëkohorë dita ditës zmadhohet, atëherë magjistralja paraqet një fyt të ngusht në punën e kompjuterit, përshkak se të dhënat e përpunuara nuk mund të barten me harmoni në shpejtësinë e përpunimit të tyre në procesor, prandaj nuk shfrytëzohet fuqia e procesorit dhe kompjuteri bëhet i ngadalshëm. Sot egziston numër i konsiderueshëm i magjistraleve, por çmimi i tyre ende është i lartë. Në shumicën e kompjuterve personal është ndërtuar magjistralja e quajtur ISA (Industrial Standard Architekture), të cilën e ka prodhuar IBM për kompjuter AT(286). Magjistralja EISA (Enhanced Industrial Standard Architectur), e cila bart dy herë më shumë të dhëna se ISA. Magjistralja e të dhënave (Data Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike të të dhënave. P.sh. kompjuterët 16 bitësh kanë magjistralen prej 16 përquesëve. Magjisitralja e adresave (Address Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike, të cilët paraqesin adresa. Magjistralja MCA (Micro Chanel Architecture)shërben për kompjutert e gjeneratës 386 dhe të kompjuterve PS/2. Magjistralja lokale (Local Bus) është e lidhur drejtëpërsëdrejti në procesor. Ekzistojnë edhe shumë magjistrale si VESA ose VL-Bus, të cilat mundësojnë instalimin e modemit, PCI, e cila ndërtohet në pllakëzat amë të procesorëve Pentium etj.

- 10 -

Page 11: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKA

Memorja (Kujtesa)

Memorja e kompjuterit ndahet në dy grupe: memorja primare dhe memorja sekondare apo masovike. - Në memorjen primare marrin pjesë: memorja punuese (operative) RAM dhe memorja

e përhershme ROM,- ndërsa në memorjen sekondare merrin pjesë: disku i ngurtë, disketat, kasetat, CD-

ROM, shiritat magnetik, shiritat optik etj. Arkivimi i të dhënave në ndonjë bartës të memorjes si dhe leximi i tyre nga ai bartës bëhet me ndimën e kokës magnetike. Deponimi bëhet në sasira të caktuara në lokacione po ashtu të caktuara në bartësin e memorjes. Njësia e lokacionit për deponim quhet lokacioni i memorjes dhe zakonisht ka vlerën prej 8 bite apo 1 b (bajt). Në qoftë se deponohet një dokument që ka vetëm 5 bit, ai do ta zërë tërë këtë lokacion, dhe hapësira prej 3 bitësh mbetet e pa shfytëzuar, pasi nuk lejohet arkivim tjetër në të. Kështu lokacionet për deponim, varësisht nga lloji i tyre, janë të madhësisë 1b.

Memorja operative RAM (Random accesse memory : memorja me hyrje të lirë)

Memorja RAM është memorje operative (punuese) e cila zakonisht përbëhet nga memorja statike RAM dhe memorja dinamike RAM. Njësit të bartjes së memorjes statike RAM janë qarqet elektrike që quhen Flip-flop apo ndërprerës(kyçës/ç’kyçës) të përbër prej dy tranzistorëve, disa rezistorëve dhe përçuesëve. Ndërprerësi merrë dy gjendje të qëndrueshme që u korrespondojnë dy gjendje binare me numrat 0 dhe1. Kjo lidhje mund të aktivizojë një bit kujtese. Në qarqet e integruara mund të vendosen me dhjeta mija këso njësish. Të dhënat e aktivuara në kujtesën statike RAM ruhen edhe pasi të ç‘kyçet kompjuteri nga rrjeti elektrik në saje të një baterie të posaçme. Kjo lloj kujtese nuk ka gjetur ndonjë zbatim të madh pasi elementet bistabilë zënë shumë vend dhe bartësi i kujtesës nxehet. Nga ana tjetër koha e qasjes së të dhënave në këtë lloj kujtese është mjaft e shkurtër.

Memorja Dinamike

Njesi të bartjes së kujtesës dinamike RAM janë elementet gjysmëpërçuese ku secili bit është i aktivuar në një kondenzator miniaturial në trajtë të një ngarkese elektrike. Në këta kondenzatorë të izoluar nga jasht mund të akumulohen (deponohen) sasira fantastike të kujtesës në hapësira shumë të vogëla të gjysëmpërçuesve, pasiqë kondezatorët zënë pak vend. E metë e tyre është se kondenzatorët shpejtë e humbasin ngarkesën elektrike prandaj me një metodë të posaqme duhet të freksohen ngarkesat e tyre elektrike brenda disa milionsekondash gjë që paraqet pengesë dhe koha e çasjes të dhënave të deponuara në këtë lloj memorje është mjaftë e gjatë. Madhësia e memorjes RAM mund të ketë njërën nga këto vlera: 640 kb, 1Mb, 2Mb, 4Mb, 8Mb, 16Mb, 32Mb, 64Mb etj. Në Windows nuk preferohen më pak se 8 Mb. Kjo memorje gjatë punës së kompjuterit përmban programet operative dhe aplikative si dhe të gjitha të dhënat të cilat manipulohen në atë rast. Informatat e vendosura në RAM mund të ruhen vetëm gjatë kohës së punës së kompjuterit dhe me fikjen e tij të

- 11 -

Page 12: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAgjitha informatat që gjenden në RAM humbin nëse nuk janë deponuar më parë. Po të ndalet rryma elektrike gjatë punës me PC do të humbin të gjitha informatat të cilat nuk janë deponuar në disk. Për këtë arsye duhet rregulluar që, deponimi i të dhënave gjatë punës me PC të bëhet automatikisht në një periudh të caktuar kohore p.sh. në çdo 20 minuta.

Memorja operative RAM ndahet në pesë pjesë:

Memorja konvencionale me kapacitet deri 1 Mb (1024 kb) e cila përbëhet prej dy pjesëve: Memorjes standarde me kapacitet prej 256 kb apo 640 kb të cilën e posedon çdo lloj PC dhe memorjes së mjedisit të lartë me kapacitet prej 384 kb. Memorjen standarde e shfrytëzon pjesërisht vetëvetiu sistemi operativ, ndërsa memorjen e mjedisit të lartë video grafiku.

Memorja e mjedisit të lartë (HMA – High Memory Area) me kapacitet prej 64 kb, e cila ndodhet menjëherë pas memorjes konvencionale. Këtë memorje mund ta shfrytëzojë sistemi operativ nëpërmjet të menagjerit EMM (Extended/Expanded Memory Manager) Këtë lloj memorje si dhe memorjen e shtuar dhe të zgjeruar mund t’i posedojnë vetëm PC që përmbajnë seritë e procesorëve 80286, 80386, 80486 dhe pentiumi.

Memorja e vazhduar (Expanded) të cilën e shfrytëzojnë programet e ndryshme dhe programet Windows.

Memorja e zgjeruar (Extended) e cila egziston e ndarë nga memorja konvencionale dhe memorja e vazhduar. Kapaciteti i dy memorjeve të fundit varet nga konfigracioni i PC-së. Sot janë të njohura vlerat mbi 256 Mb.

Memorja virtuale e cila për dallim nga të gjitha memorjet tjera të përmendura deri tani, formohet në hapësirën e lirë të diskut të ngurtë. Me ndimën e kësaj memorje sistemi mund të operojë me memorje më të madhe se sa është vetë memorja e sistemit.

Memorja e përhershme ROM (Read only memory – vetëm lexo memorjen)

Memorja e përhershme ROM përmban të dhëna, të cilat nuk mund të inçizohen, të ç‘lyhen e as të ndërrohen, por vetëm mund të lexohen. Këto të dhëna janë të përhershme dhe instalohen në prodhim. Të dhënat e përhershme në ROM përmbajnë programe të shkurta të cilët mundësojnë iniicimin e punës së kompjuterit gjatë kyçjes. Këto informata mundësojnë leximin e programeve të caktuara një ndër të cilët është sistemi operativ (DOS - Disk Operating System) nga disketa apo disku varësisht nga lloji i kompjuterit, me të cilin punohet. Pra informatat nga ROM-i mundësojnë leximin e sistemit operativ nga disku apo disketa në RAM.

Memorja kesh – Cache

Dihet se të gjitha veprimet të cilat kryhen në CPU duhen të këmbehen me memorjen RAM. Nga ana tjetër të dhënat nga RAM duhet të këmbehen me diskun. Në procesin e këtyre këmbimeve vjen deri te "fyti i ngusht " ndërmjet CPU dhe memorjes RAM në njërën anë, dhe memorjes RAM dhe diskut në anën tjetër. Për t’u tejkaluar kjo situatë përdoret kujtesa e përkoshme –"kesh" (Cache) e cila dukshëm e zmadhon shpejtësinë e këmbimeve të të dhënave ndërmjet njësive të përmendura. Kujtesa e

- 12 -

Page 13: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAcila ndihmon këmbimet e të dhënave ndërmjet memorjes RAM dhe CPU quhet Cache ("kesh"), ndërsa memorja e cila ndihmon këmbimet e të dhënave ndërmjet kujtesës RAM dhe diskut quhet Disk Cache ("disk kesh").

- Memorja sekondare

Memorja sekondare (masovike) shërben për aktivimin e të dhënave, regjistrimin e sistemit operativ të diskut si dhe regjistrimin e programeve aplikative. Kjo lloj memorje regjistrohet në disketa, disk apo CD-ROM. Kapaciteti i mikrodisketës mund të jetë deri 2.44 Mb, ndërsa i diskut të ngurtë mund të jetë e rendit Gb (giga bajtë: 1 Gb = 1024 Mb).

Disku i ngurt

Disku i ngurt (Hard Disk) apo shkurt disku është një bartës i posaçëm i cili shërben për deponimin (ruajtjen) e të dhënave. Përbëhet prej një pllakëze magnetike me kapacitet shumë të madh nga 500 Mb deri disa Gb (1Gb=1024 Mb). Njësia e diskut në njësinë sistemore shënohet gjithmonë me simbolin C:\ pa marrë parasysh se sa njësi të disketave ekzistojnë në të. Kompjuterët e parë kanë pasur vetëm një njësi të disketës, e cila është shënuar me simbolin A:\. Më vonë është ndërtuar edhe një njësi e disketës e cila është shënuar me simbolin B:\. Më vonë në kompjuter është ndërtuar disku i ngurt (Hard Disk ) i cili është i shënuar me simbolin C:\. Tani egziston edhe njësia e CD-ROM.it, e cila shënohet me një shkronjë të lirë të alfabetit

Disketat

Në njësinë sistemore mund të mos ketë fare njësi të diskut (te kompjutert me procesorët e tipit 8086) por gjithmonë ekzistojnë një ose më shumë njësi të disketave. Disketa kryesore shenohet me shkronjën A:\ kurse disketa tjera nëse posedojmë, atëher vijojnë me shkronjat e ardhëshme. Për nga madhësia fizike dallojmë dy lloje disketash: mikrodisketa prej 3.5" (apo 3 1/2" coll) dhe minidisketa prej 5.25" (apo 5 1/4" coll). Për nga kapaciteti i deponimit të informatave në to secila nga llojet e mësipërme të disketave mund të jetë me densitet të dyfisht dhe me densitet të lartë, pastaj një anëshe dhe dy anëshe.Disketat janë mjedise shumë të ndieshme dhe të dhëna duhet ruajtur nga rrezatimi i fuqishëm, nga fusha magnetike, lagështia, pluhuri, nxehtësia dhe sidomos nga dëmtimet fizike. Sipërfaqja e lirë e diskut nuk duhet të preket me gishta apo mjete tjera, pasi mund të dëmtohet përgjithmonë.

MS DOS shfrytëzon këta bartës për deponimin e të dhënave:

Shikoni tabelën më poshtë

- 13 -

Page 14: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKASS ( Single Sided) një anësore; DS (Double Sided ) dy anësore; DD (Double Density ) densiteti i dyfishtë; HD (High Density) densiteti i lartë.

Mikrodisketa

Mikrodisketa përbëhet nga një disk magnetik me diametër 3.5" (8.89cm). Meqëllim mbrojtjeje nga dëmtimet e jashtme ky disk është i vendosur në një mburojëplastike të fortë. Sa i takon kapacitetit, mikrodisketa, siç thamë më sipër, mund të jetë:

- me kapacitet të ulët SS DD (360 kb)- me kapacitet të mesëm DS DD (720 kb) dhe- me kapacitet të lartë DS HD (1.44 Mb).

Për nga pamja e jashtme e tyre dallimi është vetëm në atë se në disketat e tipit DD ekziston vetëm një zgavër në anën e majtë të saj, ndërsa në atë të tipit HD ka dy zgavra njëra në anën majtë e tjetra në anën e djathtë. Zgavra e djathtë është shenjë e kapacitetit të lartë të disketës dhe po të përdoret në njësin e disketës së ndonjë kompjuteri të llojit XT, ajo nuk do të funkcionojë pa ia mbyllur zgavrën e djathtë. Në këtë rast ajo do të funkcionojë por me kapacitet të përgjysmuar (disketa me kapacitet 1.44 Mb, punon si disketë me kapacitet prej 720 kb). Te mikrodisketa zgavra e majtë shërben për ta mbrojtur disketën nga deponimi i të dhënave të padëshirueshme në të. Kur zgavra e majtë e mikrodisketës është e mbyllur (me një mbyllës të posaçëm) në të mund të shkruhet d.m.th. në të mund të deponohen të dhëna të ndryshme. Kur zgavra e mikrodisketës është e hapur atëherë në të më nuk mund të deponohet asgjë por vetëm mund të lexohen dhe të përdoren të dhënat dhe informatat e ndryshme të deponuara më parë në të.

Minidisketa

Mindisketa për nga madhësia fizike është më e madhe se mikrodisketa, kurse për nga kapaciteti më e vogël. Minidisketa për shkaqe mbrojtjeje nga ndikimet e jashtme është e vendosur në një mburojë plastike (kjo është shumë më elastike se mburoja e mikrodisketës dhe më lehtë mund të dëmtohet) ku ndodhet një disk magnetik me diametër prej 5 ¼“ (13.335 cm).

CD ROM-i

CD-ROM (Compact Disk Read Only Memory) është një disk optik i cili përbëhet nga një disk plastik me diametër 12 cm, trashësi 1.2 mm dhe me një zgavër në mjedis me diametër 15 mm. Në të që gjatë prodhimit të tij janë shënuar të gjitha të dhënat e duhura dhe është njëri ndër bartësit e të dhënave më me perspektivë. Inçizimi si dhe leximi i të dhënave nga CD-ROM-i bëhet me ndihmën e laserit.Sot në CD-ROM dërgohen programet e ndryshme kompjuterike, muzika, të dhënatnga shkenca e teknika dhe nga të gjithë lëmenjët e diturisë. Kapaciteti i deponimit në CD-ROM mund të jetë nga disa qindra Mb deri në Gb.

- 14 -

Page 15: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKA

Pajisjet periferike

Pajisjet periferike hyrëse apo dalëse shërbejnë për komunikim me kompjuterin. Me ndimën e pajisjeve hyrëse bëhet deponimi i të dhënave në kujtesë, dhënia e urdhërave etj. Nga pajisjet më të rëndësishme të kompjuterit dallojmë këto:

Tastiera (Keyboard) Printeri Vizatuesi (Ploter) Lexuesi optik (Scaner) Modemi (Modem) Miu (Mause) Shkopi drejtues (Joystick) etj.

SISTEMI OPERATIV

Thamë se informatika është diciplina e cila mirret me përpunimin auotmatik të informatave. Pra për t’a përpunuar informatën së pari atë duhet vënë në kompjuter. Sot informata vihet në kompjuter me ndimën e tastierës duke shënuar me gjuhën e lartë kompjuterike. Gjuha e lartë kompjuterike është gjuha më e afërtë për njeriun. Mirëpo, këtë gjuhë kompjuteri nuk e njeh ai njeh vetëm gjuhën digitale prej dy mundësive: ka apo nuk ka tension (simbolikisht këto dy gjendje i kemi shënuar më parë me numrat 0 dhe1).

Kompjuteri dallohet me vetinë e tij se mund të përdoret me kryerjen e shumë programeve. Kështu i njëjti kompjuter në një çast mund të përdoret si mjet shkrimi (zbaton ndonjërin nga programet për përpunimin e tekstit p.sh. editorin e tekstit Word for Windows, më pas mund të përdoret për llogaritje (zbaton ndonjë program për llogaritje tabelare p.sh. programin Excel) më pastaj mund të përdoret për vizatim (zbatonë program për vizatim p.sh. programin e njohur Corel Draw). Këto programe e shumë të tjera mund të jenë të instaluara në PC tuaj.

Programi është një koleksion informatash e udhëzimesh të cilat drejtojnë punën e kompjuterit. Kompjuterit komandohet nga ana shfrytëzuesit me ndimën e Urdhërave. Urdhëri është një urdhëresë që shfrytëzuesi ia jep kompjuterit me qëllim të veprimit të caktuar. Këtë urdhër duhet ta pranoj kompjuteri, ta kuptoj dhe ta zbatojë. Që e gjithë kjo të realizohet duhet të bëhet komunikimi i saktë i njeriut me kompjuterin. Kompjuteri kupton vetëm sinjalet elektrike të përbëra nga tensioni dhe rryma elektrike. Sot për këtë qëllim, kryesisht përdoren tensioni elektrik prej 0 volt (që simbolikisht shënohet me numrin binar 0) dhe tensioni prej +5 V (që simbolikisht shënohet me numrin binar 1). Nga ana tjetër njeriu nuk i ndien nëpërmjet shqisave sinjalet elektrike. Kjo është vështërsia e parë në komunikimin e njeriut me kompjuterin dhe anasjelltas. Disi duhet të gjindet zhgjedhja që mënyra e komunikimit të kompjuterit të shëndrohet në trajtë të qartë për njeriun.

Zgjidhja e këtij problemi është bërë kështu. Kompjuterit i dërgohen sinjale elektrike nëpërmjet të një releji në trajtën e numrav binar. Numri 0 do të thotë se nuk ka tension elektrik dhe 1 do të thotë se ka tension elektrik. Në këtë mënyrë në CPU dërgohen sinjalet

- 15 -

Page 16: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAelektrike si kombinim i 0 dhe 1 që kanë kuptim të sakët të është shënuar në tabelën përkatëse në CPU-në e kompjuterit nga ana e prodhuesit.

Krahas sistemit binar njeriu mund të përdorë sistemin heksadecimal apo decimal për urdhërn që duhet dhënë kompjuterit por ato prap është dashur të shndërrohen në sistemin binar nga ana e shfrytëzuesit gjë që ka paraqitur telashe të mëdha. Sot përdoret mënyra tjetër e paraqitjes së urdhërit e kjo është mënyra mnenonike apo mënyra e numrave shkronjave dhe shenjave. Këto simbole zgjedhen ashtu që të kenë logjikë mbi atë që duhet të kryhet. Psh. në mënyrën memonike urdhëri për fshirjen e ekranit është cls që rrjedhë nga fjalët në gjuhë angleze: Clear Screen (fshirja e ekranit). Kështu shkruarja dhe mbajtja në mend e urdhërave për njeriun është shumë më e lehtë. Çdo prodhues i njësisë qëndrore procesore të kompjuterit është i obliguar që të formojë tabelën e trajtave mnemonike të të gjitha urdhërave që janë në disponim ashtu që secilit urdhër në mënyrën mnemonike i korrespondon vetëm një urdhër në trajtën binare nga e cila krijohet sinjali korrespondent elektrik i atij urdhëri dhe dërgohet në CPU për ekzekutim. Shëndrrimin i trajtës mnemonike në trajtën binare të urdhërit sot e bënë vetë kompjuteri, e dikur është bërë me dorë nga shfrytësuesi. Sot shkruhen nga ana e programuesit të gjitha programet në mënyren mnemonike e jo në mënyrën heksadecimale apo binare.

Asembleri ( Asembler) është program apo gjuhhë programimi që e përkthen mënyrenmnemonike të shkruarjes në mënyren binare.

Gjuhët e larta programore përdoren për shkruarjen më të lehtë të programeve kompjuterike. Programi i shkruar në gjuhë kompjuterike përkthehet në gjuhën e makinës me ndimën e programeve të posaçme që quhen përkthyes (compiler) të gjuhëve.

Ekzistojnë dy lloje të këtyre programeve:

Interpretues (Interpreter) dhe

Kompajlerët (Compiler)

Interpretuesi e bënë përkthimin e çdo urdhëri atypëraty nga gjuha e lartë kompjuterike në gjuhën e makinës dhe pakashumë shkakëton ngadalësimin e rrjedhjes së programit sepse nuk krijon program në gjuhë maqine por çdo herë që startojmë programin interpretuesi bën përkthimin e tij urdhër për urdhër.

Kompajleri e bënë përkthimin e gjuhës së lartë kompjuterike vetëm një herë. Te ky rast ndryshimet e bëra më vonë në programin burimor nuk do të realizohen atypëraty në programin e përkthyer pasi nuk ekziston lidhmëri e drejtëpërdrejtë e tyre pas përkthimit të parë. Për këtë shkak duhet posaçërisht të bëhet përkthimi i programit të ndryshuar.

Sisteme operative

Softueri përbëhet nga programet e ndryshme kompjuterike, të cilat përbëhen nga një mori udhëzimesh të cilat në mënyrën e vet i diktojnë kompjuterit se çka duhet dhe si duhet vepruar në situata të caktuara. Urdhërat kompjuterit i jepen nëpërmjet të tastierës apo miut. Programi i cili i nevoitet kompjuterit për të komunikuar me shfrytëzuesin në njërën anë dhe harduerit e programeve aplikative në anën tjetër quhet sistem operativ apo shkurt OS që rrjedh nga shkurtimi në gjuhën angleze Operating System. OS-i siç thamë, ndodhet

- 16 -

Page 17: HYRJE NË INFORMATIKË - Nexhmedin Abazi - Hyrjenexhmedinabazi.weebly.com/uploads/2/5/2/5/25250464/... · Web viewHYRJE NË INFORMATIKË Informata Me fjalën informatë nënkuptohet

INFORMATIKAi deponuar në diskun e ngurtë dhe me rastin e çdo kyçje të kompjuterit ai lexohet në memorjen operative. Pa leximin e OS-it (apo të ndonjë sistemi operativ) në memorjen qëndrore kompjuteri nuk fukcionon fare.

DOS është një sistem operativ për IBM PC dhe PC të tjera kompatibile me të. DOS-i emërtohet me parashtesa të ndryshme: MS DOS (MicroSoft Disk Operating System), PC DOS (Personal Computer Disk Operating System) dhe DR DOS (Digital Research Disk Operating System). Kryesisht, nuk ka dallime të mëdha ndërmjet këtyre programeve.

Natyrisht ekziston një numër i madh i programeve operative siç janë: CP/M (program i dikurshëm për procesorët tetë bitësh 8080, Z80 etj.;pastaj programi operativ UNIX, WINDOWS etj.

- 17 -