Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të...

45
Historia e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike K R E U I – Shqyrtime të përgjithshme 1. Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës Historia e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike (H.SH.D), si shkencë shoqërore merret me studimin e fenomeneve shoqërore, siç janë shteti dhe e drejta. Lëndë të studimit H.SH.D. ka shtetin dhe të drejtën prej momentit të krijimit të tyre e deri në ditët e sotme. Shteti dhe e Drejta përbëjnë objektin ose lëndën e studimit në kuptimin e ngushtë të fjalës. Për nga lënda e studimit në kuptimin engushtë të fjalës, H.Sh.D. e ndajmë në Historinë e PËRGJITHSHME të Shtetit dhe të Drejtës dhe në Historinë Nacionale të Shtetit dhe së Drejtës NACIONALE të një populli të caktuar. Rregullat e përgjithshme me të cilat parashihej veprimi dhe kufizimi i aparatit të dhunës dhe të cilave u sigurohej zbatimi po nga ky aparat i dhunës quhen norma juridike, kurse aparati i dhunës quhet shtet. Pra shteti dhe e drejta krijohen në të njejtën kohë dhe njëra ndaj tjetrës janë kategori sinkrone. Shteti nuk mund të ekzistojë pa të dretjën e as e drejta nuk mund të ekzistojë pa sigurimin e zbatimit të saj me ndihmën e dhunës së shtetit, andaj shteti dhe e drejta plotësohen ndërmjet veti në mënyrë të ndërsjellë dhe njëra ndaj tjetrës janë kategori komplementare. H.SH.D. është shkencë shoqërore dhe në shqyrtimet e saj shkencore përdor atë metodë të përgjithshme shkencore që e përdorin edhe shkencat e tjera humanitare. Cila do të jetë kjo metodë e përgjithshme në shkencat shoqërore, kryesisht, varet se çfarë koncepsioni kemi mbi zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Kryesisht kemi 2 koncepsione themelore mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të natyrës: koncepsioni Idealist dhe ai Materialist. Përveç metodës së përgjithshmë, si shkencë e veçantë, H.SH.D. përdor edhe metoda të veçanta. Por pasi është edhe shkencë juridike ajo përdor edhe metodat e shkencave juridike siç janë: metoda dogmatike, normative, pozitive (pozitiviste). Logjike etj. 2. Qëllimi i studimit të H.SH.D.

Transcript of Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të...

Page 1: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Historia e Institucioneve Shtetërore dhe JuridikeK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme

1. Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Historia e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike (H.SH.D), si shkencë shoqërore merret me studimin e fenomeneve shoqërore, siç janë shteti dhe e drejta. Lëndë të studimit H.SH.D. ka shtetin dhe të drejtën prej momentit të krijimit të tyre e deri në ditët e sotme. Shteti dhe e Drejta përbëjnë objektin ose lëndën e studimit në kuptimin e ngushtë të fjalës.Për nga lënda e studimit në kuptimin engushtë të fjalës, H.Sh.D. e ndajmë në Historinë e PËRGJITHSHME të Shtetit dhe të Drejtës dhe në Historinë Nacionale të Shtetit dhe së Drejtës NACIONALE të një populli të caktuar.Rregullat e përgjithshme me të cilat parashihej veprimi dhe kufizimi i aparatit të dhunës dhe të cilave u sigurohej zbatimi po nga ky aparat i dhunës quhen norma juridike, kurse aparati i dhunës quhet shtet. Pra shteti dhe e drejta krijohen në të njejtën kohë dhe njëra ndaj tjetrës janë kategori sinkrone. Shteti nuk mund të ekzistojë pa të dretjën e as e drejta nuk mund të ekzistojë pa sigurimin e zbatimit të saj me ndihmën e dhunës së shtetit, andaj shteti dhe e drejta plotësohen ndërmjet veti në mënyrë të ndërsjellë dhe njëra ndaj tjetrës janë kategori komplementare.H.SH.D. është shkencë shoqërore dhe në shqyrtimet e saj shkencore përdor atë metodë të përgjithshme shkencore që e përdorin edhe shkencat e tjera humanitare. Cila do të jetë kjo metodë e përgjithshme në shkencat shoqërore, kryesisht, varet se çfarë koncepsioni kemi mbi zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Kryesisht kemi 2 koncepsione themelore mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të natyrës: koncepsioni Idealist dhe ai Materialist.Përveç metodës së përgjithshmë, si shkencë e veçantë, H.SH.D. përdor edhe metoda të veçanta. Por pasi është edhe shkencë juridike ajo përdor edhe metodat e shkencave juridike siç janë: metoda dogmatike, normative, pozitive (pozitiviste). Logjike etj.

2. Qëllimi i studimit të H.SH.D.

Edhe në H.SH.D. vlenë parimi “Ta njohim të kaluarën për ta kuptuar të tashmën”. Pra e mësojmë Historinë e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike që ta kuptojmë rëndësinë e tyre, qëllimin dhe kahun e tyre të zhvillimit.

3. Relacionet e H.Sh.D. me shkencat e tjera

Ashtu si të gjitha shkencat e tjera shqërore, edhe H.Sh.D. është ngushtë e lidhur me shkencat e tjera shoqërore, si, siç janë: teoria e shtetit dhe e së drejtës si dhe me të gjitha degët pozitive të së drejtës, me siociologjinë, me ekonominë politike, më historinë politike dhe me shkencat ndihmëse historike.H.Sh.D. nga shkencat shoqërore dhe degët pozitvie të së drejtës (e drejta penale, civile, administrative, kushtetuese, familjare, trashëgimore, ndërkombëtare etj.) merr lëndë të përpunuar teorikisht mbi institucionet juridike të këtyre lëmenjëve, kurse këtyre u ofron të dhëna historike mbi këto institucione.Njohja e Historisë Politike që do të thotë njohja e rrethanave shoqërore, politike dhe eknomike të një vendi është kusht për njohjen dhe studimin e historisë së shtetit dhe së drejtës se atij vendi.H.Sh.D. mbështetet edhe në shkencat ndihmëse historike dhe i shfrytëzon rezultatet e tyre shkencore. Shkencat ndihmëse Historike janë:Kronologjia – shkenca që merret me studimin e kohës

Page 2: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Paleografia – merret me studimin e veçorvie të shkrimeve të vjetra, më saktë më deshifrimin e tyreHartografia – merret me studimin e hartave historikeDiplomatika – merret më studimin e bulave (diplomave, kartëurdhëresave, kjo disipiinë shkencore mundëson leximin dhe komentinim e brendisë së bulave të vjetra, vërteton saktësinë, burimin, origjinalitetin dhe kohën e nxjerrjes së tyre).Heraldika - merret me studimin e stemave dhe të shenjave shtetërore në periudha të ndryshme kohore.Numizmatika – merret me studimin e monedhave dhe të medaljeve, po ashtu në periudha të ndryshme të zhvillimit historikGjenealogjia – merret me studimin e prejardhjes së brezave të një fisi a të një familjeje njëri pas tjetrit, mund t’i hyjë në punë H.Sh.D. sidomos kur duhet të konstatohet prejardhja e ndonjë sundimtari apo ndonjë dinastie të ndonjë shteti e të ngjashme.

4. Zhvillimi i H.Sh.D. si shkencë e veçantë

Një studim i së drejtës ka ekzistuar edhe në shtetet skllavopronare, e sidomos në shtetet antike greke dhe në Romë, ku kryesisht e drejta dhe komentohej në mënyre dogmatike dhe ekzegetike, dhe bëhëj njëfarë stistematizimi, por nuk bëhej studimimi historik i së drejtës e as krahasimi i së drejtës së këtyre shteteve më të drejtat e shetëve tjera, sepse këto konsideroheshin barbare ashtu si popujt e tjerë që nuk ishin grek osë romak konsideroheshin barabar.Me shfaqjen e Humanizmit dhe të Renesansës u bënë ndryshime të mëdha në botëkuptimet filozofike dhe shkencore në mesjetë.Interesimi për H.Sh.D. apo palikimin e mëtodës historike në shkencat juridike nuk shfaqet rastësisht apo nga kureshtja, por ajo lind si nevojë imperative e kohës.Vetëm në shek. XVI, në kohën e ngadhnjimit të plotë të Humanizmit dhe në kohën e konsilidimit të monarkive nacionale, krahas studimit të së drejtës romake fillon edhe studimi i H.SH.D. nacionale.Fillimin e studimit historik të së drejtës nacionale e hasim në Francë, ku si nevojë e unifikimit të së drejtës në tërë shtetin, që nga fundi i shek XV, fillon regjistrimi i zakoneve lokale juridike. Regjistrimin e bënin komesarët e shkolluar mbretëror.Kështu që në Francë, në shek. XVII paraqitet tendenca e krijimit të historisë nacionale të së drejtës dhe paraqiten antikitetet juridike nacionale franceze. Në të njejtën kohë dhe për shkaqe të njejta fillon edhe studimi historik i së drejtës nacionale dhe paraqitja e antikiteteve juridike nacionale edhe në shtet e tjera të europës e sidomos në gjermani. Rol të rëndësishëm luajtën shkencat e ndryshme juridike, për të cilat do të bëjme fjalë më vonë si dhe kolosët e shkëncës siç ishin Ljabnici dhe Monteskieu të cilët gjatë shek XVII dhe XVIII i vunë themelet e kësaj disipline shkencore, duke I kombinuar me mjeshtëri parimet e racionalizmit dhe metodat e shkencave ekzakte me metodën historike.Në periudhën e Liberalizmit kontribut të rëndësishëm luajti juristi dhe filozofi gjerman Hegeli. Ky i zbuloi ligjet e dialektikës, të cilat i aplikoi edhe në shkencat juridike.Nga gjysma e dytë e shek. XIX Marksi dhe Engelsi themeluan një drejtim të veçantë në filozofi të quajtur marksizëm.

4.1. Studimi i së drejtës në periudhën antike

Në periudhën antike Shteti dhe e Drejta nuk konsideroheshin komplementare andaj edhe studimi ityre bëhej ndaras.

Page 3: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Të dhënat mbi shtetin dhe të drejtën janë të bollshme sepse shumica e historianëve, duke shkruar historinë politike të një vendi apo populli kanë dhënë edhe mjaft të dhëna mbi histroinë e atij shteti konkret.Të dhënat e hershme I gjejmë te HERODOTI (vdiq më 429 p.e.s.), I cili edhe pse shpesh’herë u besonte në mënyre naive fakteve historike megjithatë ka dhënë mjaft të dhëna historike mbi shtetin e Perisë, Egjiptit dhe të disa poliseve greke. Thukidi (460-399 p.e.s.) duke I përshkruar luftërat e peleponezit jep të dhëna të rëndësishme mbi poliset greke dhe rregullimin e tyre shkencor. Edhe Polibi (198-117 p.e.s.) i cili mund të konsiderohet si historiani I parë pragmatik, sepse të dhënat mbi të kaluarën e popujve, të shtetëve dhe të sundimtarëve I shtjellonte në mënyrë instruktive për sundimtarët e ardhshëm. Përveç historianëve të përmendur grekë, në këtë periudhe vlen të përmendet edhe histrioani egjiptian Maneton (shek. III p.e.s.) I cili e shkroj historinë e Egjiptit.Me çështjet e shtetit dhe së drejtës janë marrë edhe filozofët antik. Kështu Sokrati (fillimi I shek. IV p.e.s.) ndër të tjera merrej edhe me shqyrtime teorike dhe filozofike mbi shtetin dhe politikën, andaj për këtë qëllim bëntë klasifikimin e formave të shtetit, formave të qeverisjes dhe të sistemeve politike. Edhe nxënësi I tij Platoni edhe më tepër merrej me problemet teorike dhe filozofike të shtetit.Aristoteli teoritë e tij mbi shtetin I bazoi në shqyrtimin e historisë së shume poliseve greke (më shumë se 150). Vepra e tij “Kushtetuta e Athinës” paraqet historinë e kushtetutshmërisë përkatësisht historinë e shtetit të Athinës.

4.2. Studimi I së drejtës në periudhën e krishtërimit të hershëm (shek. IV-XII)

Konstantini I me Ediktin e Milanos të vitit 313 e legalizoj krishtërimin dhe e bëri Fe të barabartë me Fenë shtetërore. Gjatë sundimit të Justinianit e posaqërisht në koncilin e V të ekumenëve (I dyti) në Konstantinopojë më 553, Kisha e dëgjueshme (ecclesia oboediens) u shndërrua në Kishë Sunduese ( ecclesia reganus) dhe me këtë autokratia perandorake në sferën fetare arriti kulmin, me fjalë të tjera: feja si ideologji u bë mjet I rëndomtë I sundimit.Deri në shek. III mendimet filozofike u zhvilluan në shenjë të mendimtarit Aurelius Augustinus (354-430) I cili në veprën e tij “De civitate dei” (Mbi shtetin e Perendisë, në 22 libra), ndër të tjera orvatet që nga pikëpamja e krishtërimit ta paraqes historinë e botës. Realisht mundemi lirshëm të themi që se kjo vepër është pa kurrfarë vlere për historinë e shtetit dhe së drejtës.Në Bizant gjatë sundimit të Justinianit u bë Kodifikimi I së drejtës Romake.Në periudhën kur në Europë, e sidomos pas Justinianit, fillon një rënie e madhe e shkencës dhe kulturës, në pjesën perëndimore të Azisë, paraqitet Islami, si Fe dhe Ideologji e re, I cili fillon ta përvetësojë trashëgiminë menodre antike dhe kështu ndërmjet shekujve VIII-XII krijohet Kultura Klasike Islame. Kurse prej shek. XII nëpërmjet kulturës arabe, Europa fllon të arrijë atë shkallë të zhvillimit kulturaldhe shkencor sa që mund të merrte modelet antike të kulturës dhe shkencës.

4.3. Glosatorët (shek. XI-XIII)

Ne Italinë Veriore kahshek. XI fillon krijimi dhe zhvilimi I qyteteve të para e më pas edhe në pjesët tjera të Europës Perendimore. Në këtë periudhe fillon një tregti e hovshme me Bizantin (në të cilin jeta qytetare nuk janë ndërprerë) dhe me Botën Islame, në të cilën zhvillohej një jetë e hovshme qytetare. Kështu pra, prej shek. XI bëhet një zhvillim I dukshëm i qarkullimit Juridik, i cili kishte për bazë pronën private.Kodifikimi I Justinianit në shek. XVII u quajt “Corpus iuris civiles”, e cila apsorbonte në vete arrtjet mijëvjeçare të së drejtës romake, e sidomos asaj civile.

Page 4: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Kah fundi I shek. XI juristi I njohur Irnerius në Bolonjë themeloi shkollën juridike në të cilën studiohej e drejta romake. Shkolla të tilla u themeluan edhe në qytetet tjera të Italisë Veriore si në Pavija, Padovë etj. Juristët ë këtyre shkollave e studionin Korpusin (sidomos Digestat – njërën nga pjesët më të rëndësishme të Corpus iuris civiles-it), duke shënuar ndërmjet rreshtave (inter lineas) ose në margjinat e tekstit (in margine) vërejtjet, komentimet dhe shpjegimet lidhur me brendinë e institucionit juridik konkret. Këta vepronin këshutp ër ta kursyer pergamenën shumë të shrtrenjtë të atëhershme, kurse shënimet e tyre quheshin glossa, andaj këta edhe quheshin glosatorë (shkolla e glosatorëve).Pas dy shekujve të punës dhe veprimit të glosatorëve, për qëllim të unifikimit të praktikës së zbatimit të së drejtës romake, paraqitet nevoja e botimit të glosave. Në mesin e shek. XIII mësuesi I shquar dhe I pasur I Bolonjës, Francesco Accurius, e botoi përbledhjen e glosave të mëhershme dhe atyre bashkëkohore me titull “Glossa magistralis seu ordinaria”. Mirëpo ky nuk u morr me eliminimin e kundërthenieve në mes të glosave, por me një gjë të tillë do të mirren në të ardhmen një plejadë e juristëve.

4.4. Postglosatorët (komentatorët) shek. XIII-XVI

Juristëte mëvonshëm, të quajtur Postglosatorë ose komentatorë, prej mesit të shek. XIII e deri në shek. XVI merren me shqyrtimin e glosave dhe me eliminimine kundërthënieve ndërmjet tyre. Kontribut të madh në këtë drejtim kanë dhënë jursitët e Perugjias, Padovës, Pavijës dhe Bolonjës. Keta i shqyrtonin, komentonin dhe krahasonin glosat e ndryshme që bëninfjalë për të njejtin institucion juridik nga Corpus Iuris Civiles-i per të krijuar një mëndim të përgjithshëm të glosatorëve (communis opinio doctorum). Ndër postglosatorët më të dalluar kanë qenë: Cinus de Pistoja, Bartolus de Sassoferata, Badlus de Ubaldis.Postglosatorët e studonin të drejtën romake në mënyë të tërthortë, përmes studimit të glosave, të cilat ishin mjaft voluminoze dhe nëpërmjet të të cilave nganjëherë gjërësisht bëhej shpjegimi i ndonjë çështjeje juridike dhe në këtë mënyrë krijohen të ashtuquaturat “traktate”.Me rritjen e qyteteve dhe dyfishimin e popullsisë në to, numri i shkollave juridike shtohet dukshëm. Që nga shek. XIII paraqiten shkollat juridike në Paris, Tulus, Oksford etj. dhe krijohen bashkësi të reja siç janë: korporacionet e profesorëve dhe të studentëve të quajtura – universitas. Përkundër kontributit të tyre në parqitjen, shpjegimin dhe komentimin e pjesëve dhe fragmentëve të Korpus jurisit, edhe Postglosatorët si glosatorët nuk u morren me çështje historike të së drejtës, dhe nuk bënë asnjë hap para në aspëktin e metodës historike, por ngelën në suaza të metodës dogmatike, pozitiviste dhe egzegonike. Metoda e glosatorëve dhe Postglosatorëve (komentatorëve) u quajt në shkencën juridike “mos docendi italicus”.

4.5 Shkolla e Juristëve elegantë (shek. XVI-XVII)

Me forcimin e shtresës qytetare në gjirin e shoqërisë feudale dhe me ngadhjnimin e plotë të Humanizmit, u arritën rezultate të konsiderueshme edhe në shkencat juridike. Ndonëse Renesansa kishte filluar në Italinë Veriore qysh në shek. XIV, rezultatet e saj në shkencën juridike u reflektuan vetëm në shek. XVI. Humanistët në shkence filluan të përdorin metodën kritike, dhe lirisht filluan ta komentojnë dhe kritikojnë edhe Biblën. Andaj pasi që Corpus Iuris Civiles-i konsiderohej si “Bibël” e dretjësisë ata bënin komentime dhe kritika të lira ndaj tij. Ata gjithashtu e studionin të drejtën romake jo vetëm nga Korpus jurisi por edhe nga të gjitha Burimet e tjera të mundshme. Për këtë qëllim ata filluan ta përdorin metodën historike të studimit të së drejtës. Përmes studimeve të tyre ata konstatuan se Kodoi që është nxjerrë nga Justiniani përmban në vete norma juridike që u takojnë shekujve dhe shkollave të ndryshme. Në të kanë hyrë ligje dhe dekrete që nga koha e republikes si dhe mendime te juristëve të shquar romak. Përveq institucioneve juridike këta e studionin edhe rregullimin shtetërorë dhe sistemin e organeve administrative dhe gjyqësore dhe deri-deri diku,

Page 5: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

rrethanat ekonomike-shoqërore të periudhave të ndryshme në të cilat janë krijuar institucionet ose degët konkrete të së drejtës. Per shkak të gjëresisë së lëndës këtë e ndanin në historinë e ligjeve, pëkartëisht të së drejtës (historia legum, historia iuris – për këtë e quanin legista) dhe në historinë e antikuiteteve juridike (antiquitates iuris) që konsiderohesh të gjithë ata faktorë që e kushtëzonon institucionin institucionin juridikPër shkak të gjerësisë së lëndës,këta e ndanin në historinë e ligjeve përkatësisht të drejtës (historia legum,historia iuris), dhe historinë e antikuiteteve juridike (antiquitates iuris). Për shkak të pedantërisë shkolla e tyre e mori emrin "Shkolla e jurispudencës elegante" , ndërsa pasiqë shkolla u krijua dhe u zhvilua në Francë,ajo quhet edhe shkolla juridike franceze.Juristët elegantë të parët e përdorën metodën historike në studimin e së drejtës. Sipas tyre, metoda historike është kusht themelor i shkencës juridike. Ata thonin që "pa histori shkenca juridike është e verbër".

4.6 Shkolla e të drejtës natyrale (shek. XVII - XVIII)

Themelues i shkollës të së drejtës natyrore është juristi,filozofi dhe diplomati i njohur holandez Hugo Grotius. Përveç Grociusit,përfaqësues të kësaj shkolle janë edhe Hobsi,Loku,Ruso,Volteri,Volfi,Monteskie etj. Pa marrë parasysh emrin, shkolla e të drejtës natyrale është më shumë një formë e filozofisë morale-politike, sesa ndonjë lloj teorie e së drejtës,përkatësisht teori shtetërore juridike. Teoricientët e shkollës të së drejtës natyrore ishin kritikues të ashpër të rendit shoqëror feudal,sidomos të monarkisë absolute. Sipas tyre, përveç të drejtës pozitive ekziston edhe e drejta natyrale,e arsyeshme dhe e drejtë si shprehje e parimeve morale të përhershme dhe të pandryshueshme,normat e së cilës burojnë nga arsyeja njerëzore,kurse normat e së drejtes feudale janë në kundërshtim me arsyen. Shkolla e së drejtës natyrale ishte anti-historike,megjithatë kontriboj në fitimin e njohurive të reja historike për zhvillimin e shoqërisë njerëzore,si dhe shtetin dhe së drejtën.

4.7 Kontributi i Lajbnicit dhe Monteskieut në zhvillimin e historisë së shtetit dhe së drejtës

- Lajbnici -përveç zbulimeve të tij në matematikë dhe fizikë,ka merita të jashtzakonshme edhe për vënien e themeleve të historisë të së drejtës.Qysh në moshën 20 vjeçare botoj veprën e tij të njohur me titull "Metoda e re se si duhet të studiohet dhe mësohet shkenca juridike".Në këtë vepër Lajbnici angazhohet për thellimin dhe zgjerimin e studimeve juridike. Interesimi dhe qëndrimi i Lajbnicit ndaj historisë më së miri shprehet me thënjen e tij të njohur: "E tashmja është përplot me të kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmen".Lajbnici thoshte se nga historia kërkojmë tri gjëra :1) që të na informoj për ngjarjet në të kaluarën ,2) që të na ofroj gjëra të dobishme për jetë ,3) të na e shpjegoj kuptimin e të tashmes nga e kaluara,sepse cdo gjë më së miri kuptohet nga kauzaliteti i vet.Lajbnici dallonte historinë e brendshme dhe të jashtme të së drejtës.Me histori të brendshme kuptonte vetë sistemin juridik dhe përshkrimin e ndryshimeve graduale të tij,kurse me histori të jashtme kuptonte atë pjesë të historisë politike pa të cilën nuk do të kuptoheshin ndryshimet e sistemit juridik.Më 1693 botoj përmbledhjen e dokumenteve të së drejtës ndërkombëtare "Codex Juris Gentium" , por nuk mundi ta botonte edhe "Teatre legale" apo teatri ligjeve,ashtu siç kishte premtuar. - Monteskieu - ishte paraardhësi i dytë i historizmit në shkencat juridike,i cili bëri përpjekje ta shpjegoj lidhjen kauzale të faktorëve të ndryshëm të zhvillimit historik të shoqërisë dhe shtetit,dhe mbi këtë frymë e shkroi edhe veprën e tij me titull "Mbi madhështinë dhe rënien e Romës", kurse më vonë e botoj edhe veprën tjetër të tij të njohur "Mbi frymën e ligjeve" .

Page 6: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Monteskie e hapi rrugën e analizimit të kujdesshëm të veçorive specifike të secilit sistem juridik veç e veç. Monteskie, duke analizuar rregullimin kushtetues të Anglisë,të cilin e adhuronte shumë,shkruan se sistemin e rregullimit shtetëror anglez e ka krijuar fryma e lirisë gjermane. Ai duke analizuar kushtetutën e Anglisë krijoi teorinë mbi ndarjen e pushtetit : në pushtetin ligjvënes,ekzekutiv dhe gjyqësor.Teoria mbi ndarjen e pushtetit hasi në përkrahje të madhe të politikanëve të Evropës së atëhershme,ndonëse vetë Monteskie thoshte se cdo popull duhet ta ketë sistemin e vet të rregullimit shtetëror.

4.8 Shkolla historike e së drejtës

Shkolla historike e së drejtës lindi në Gjermani,si reagim ndaj shkollës së të drejtës natyrore dhe Revolucionit Francez dhe ndikimit ndërkombëtar të tij.Në kohën e nëncmimit dhe nënshtrimit më të madh të gjermanëve nga Napoleon Bonapparta,në Universitetin e Berlinit filozofi i madh gjerman Fihte më 1807 mban ligjeratën e tij të njohur dhe shumë të suksesshme më titull "Fjalime kombit gjerman". Napoleoni në disa shtete të pushtuara të Evropës si në Poloni dhe Gjermani, vuri në zbatim Kodin Civil të tij,i njohur me emrin Kodi i Napoleonit.Pas rënies së Napoleonit më 1814 u shtrua cështja se a duhet të mbahen reformat e tij apo të hidhen bashk me kodin e tij civil. Për reforma ishin ithtarët e shkollës të së drejtës natyrale. Kështu psh profesori gjerman Tibo më 1814 shkroi broshurën me titull "Mbi nevojën e kodit civil të përgjithshëm gjerman".Në këtë shqyrtim ky shkruante se duhet ndërprerë partikularizmi në drejtësi dhe duhet unifikuar dhe kodifikuar të drejtën civile gjermane sipas shembullit francez.Kritikuesi më i ashpër i Tibos ishte profesori i së drejtës romake Savinji, i cili në veprën e tij "Mbi detyrën e kohës sonë në aspektin e nxjerrjes së ligjeve dhe të praktikës juridike", shkruante se në Gjermani ende nuk ishte koha që të bëhej kodifikimi i së drejtës.Savinji thoshte se zhvillimi i së drejtës duhet kaluar në tri faza: 1)faza e të drejtës zakonore , 2) faza e të drejtës shkencore dhe 3)faza e të drejtës së kodifikuar.Shkolla historike e së drejtës,në kundërshtim me idetë e shkollës së të drejtës natyrale,promovoi ide të reja dhe zgjoi interesim për historinë e së drejtës. Mësimet e kësaj shkolle kryesisht mund të përmblidhen : 1)lindja dhe zhvillimi i së drejtës ka karakter spiritual , 2)e drejta është produkti zhvillimit historik të një populli si grupacion shoqëror unik dhe i pavarur,kurse krijohet në procesin e zhvillimit të qetë,të cilën e zhvillojnë focat e brendshme popullore.Kjo shkollë edhepse ishte më shkencore sesa shkolla e së drejtës natyrale,ishte më reakcionare,sepse kundër ideve të proklamuara të revolucinot borxhez,ishte kundër zhvillimit revolucionar të shoqërisë dhe sistemit juridik. Të tërë zhvillimin ia lëshonte evolucionit.Ndikimi i shkollës historike të së drejtës ndihet edhe gjatë shek. XIX dhe XX. Kjo shkollë u zhvillua në Gjermani dhe aty qëndroj më së shumti.

5. PERIODIZIMI I HISTORISE SE SHTETIT DHE SE DREJTES

Ekzistojnë mënyra dhe kritere të ndryshme sipas të cilave bëhet periodizimi i historisë.Kriteret tipologjike dhe kriminologjike janë themeloret dhe më të rëndësishnet për ndarjen e historisë së shoqërisë njerëzore.Sipas shtetit dhe së drejtës historia e përgjithshme e shtetit dhe e së drejtës periodizohet në katër periudha të mëdha të zhvillimit:1) periudha e shtetit dhe së drejtës skllavopronare2) periudha e shtetit dhe së drejtës feudale3) periudha e shtetit dhe së drejtës liberale dhe bashkëkohore4) periudha e shtetit dhe së drejtës socialiste në mezokohë.

Page 7: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

- Periudha e shtetit dhe së drejtës skllavopronare- ndahet në fazën despozitive lindore dhe atë të shteteve antike.- Feudalizmi ndahet në fazën e feudalizmit të hershëm,të zhvilluar dhe të vonshëm.- Periudha e shtetit dhe së drejtës liberale dhe bahskëkohore ndahet në fazën e liberalizmit,imperializmit dhe shtetet bashkëkohore.

Periodizimi kronologjik është periodizim kohor. Në këtë aspekt, zhvilimi historik i shoqërisë njerëzore ndahet në:1)historinë e kohës së vjetër , 2) historinë e kohës së mesme, 3) historinë e kohës së re , 4)historinë e kohës më të re.

Shteti dhe e drejta skllavopronare zgjat prej mijëvjecarit IV deri në shek.V të erës sonë. Shtetet dhe e drejta feudale qëndrojnë prej shek.V deri në fund të shek. XVIII, ndërsa periudha e shtetit dhe së drejtës borgjeze zgjat prej Revolucionit të Madh Borgjez Francez të vitit 1789 deri në ditët e sotme.Në mesjetë historia e botës ndahej : 1)periudha megjano-persiane, 2)periudha asiro-babilonase, 3)greko-maqedonase dhe 4)romako bizantine.

6. BURIMET DHE MONUMENTET HISTORIKE - JURIDIKE

Me burime kuptojmë të gjitha ato materiale,fakte dhe të dhëna që na ofrojnë njohuri për ndonjë cështje. Kur cështja që e studiojmë i takon të kaluarës,atëherë materialet,faktet dhe të dhënat që na ofrojnë njohuri i quajmë burime historike.Burimet historike ndahen në tri grupe :1) në monumentet e kulturës materiale2) në dokumentat e shkruara3) në burimet gojore- Monumentet e kulturës materiale - janë sendet e ndryshme të përdorimit personal dhe kolektiv sic janë: veglat e punës, armet,stolitë,enët,objektet e banimit,kanalet,varrezat,vizatimet,mbeturinat e ndryshme të prodhimeve ushqimore etj. - Dokumentet e shkruara - janë janë burimet më të rëndësishme historike,më të besueshme,më të përdorshme dhe më të shumta. Dokumentat e shkruara ndahen në burime historike dhe burime historike-juridike.Burimet historike-juridike ndryshe quhen edhe monumente juridike. Në burimet historike-juridike hyjnë ligjet,dekretligjet,urdhëresat,aktgjykimet dhe vendimet e organeve gjyqsore,traktatet ndërkombëtare,kontratat etj.- Burimet gojore - ndahen në kulturën shpirtërore dhe në kujtimet e ngjarjeve dhe dëshmitarëve të kohës`për të cilën shkruhet.Në burimet e kulturës shpirtërore hyjnë këngët,trëgimët,legjendat,anekdotat dhe proverbat popullore. Burimet gojore janë më të përshtatshme dhe më të rëndësishme për studimin e të drejtës zakonore,përkatësisht të institucioneve juridike zakonore.

Page 8: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

K R E U II Shteti dhe e Drejta në periudhën skllavopronare

1.Formimi i shtetit dhe i së drejtës

Formimit të shtetit i ka paraprirë një periudhë e gjatë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore e cila emërtohet me emra të ndryshëm siç janë: bashkësia primitive, komuniteti primitiv, shoqëria primitive, shoqëria parahistorike e të ngjashme. Bashkësia primitive është formacioni i parë shoqërorë-ekonomik dhe më i gjati në historinë e tij i cili zgjati rreth 500.000 vjet. Ky formacion i takon periudhës parahistorike dhe ndahet në periudhen e barabrisë dhe të egërisësë, të cilat ndahen në fazën e ulët dhe të lartë të secilës. Në këtë periudhë njerzëit kanë qenë të barabart aq sa ua ka mundësuar natyra. Ngjarjet që ndodhën prej fazës së mesme të barabsisë e sidomos prej fundit të fazës së lartë të saj, bënë që shoqëria primitive të dekomponohet tërësisht. Me shfaqjen e diferencimeve sociale të cilat bënë që shoqëria të palorizohej në të pasur dhe në të varfër në të lirë dhe jo të lirë dhe si rezultat i zhvillimit të forcave të prodhimit, popullsia u vendos në qendra të përhershme të banimit. (...vazhdon kështu deri te formimi i qyteteve të para të rrethuara me fortifikata..., ndarja e njerëzve sipas lidhjes se gjakut... vendas – të huaj etj. etj. deri sa..). Normat e deriatëhershme më nuk ishin efikase në rregullimin e marrëdhënieve të reja të krijuara dhe të ndërlikuara. Andaj u miratuan Norma të reja shoqërore dhe krijohen mekanizma tërinjë shoqërorë, të paraparë dhe të rregulluar me norma të reja. Edhe mekanizmat (organet e reja) vetë krijojnë norma dhe këtyre ua sigurojnë zbatimin- sanksionet. Me fjalë të tjera, krijohen shteti dhe e drejta.

2. Koha e Formimit dhe e Qëndrimit të shteteve të para skllavopronare

Shtetet skllavopronare janë shtetet e para në zhvillimin e historsë njerëzore. Viti i saktë i formimit të tyre nuk dihet, sepse ai nuk u krijua përnjëherë, nuk u krijua për një vit as për një dekadë, por krijimi i tij ishte një proces shoqëror historik që zgjati me shekuj.Njerëzit e parë që krijuan shtetin madje as nuk ishin të vetëdijshëm për një gjë të tillë, sepse shteti i parë ishte mjaft rudimentar, primitiv dhe sakral. Asnjë nga funksionet shtetërore (ligjvëneës, ekzekutiv dhe gjyqësor) nuk ishte i diferencuar, të gjitha ishin të përqendruara në duart e një individi. Edhe funksionet shtetërore nuk ishin të diferencuara nga ato religjioze, morale dhe zakonore.Sipas njohurive të deritanishme dihet se shtetet e para skllavopronare janë krijuar në mileniumin e katërt para erës së re. Monumentët dhe burimet historike flasin për vitin e krijimit të shtetit të parë, por për ekzistencën e tij. Kështu p.sh. burimet historike dëshmojnë se në itin 3200 p.e.s. është bërë bashkimi i Egjipitit Verior dhe Jugor, por dihet se qytet-shtetet (nomet) e para kanë ekzistuar edhe më herët. Supozohet se edhe këto janë krijuar në gjysmën e parë të mileniumit të katërt.Formacioni shoqërorë-ekonomik skllavopronar qëndroj deri në shekullin e V të resë së re. Si datë orientuese merret shkatërrimi i Perandorisë Romake, përkatëisht pushtimi i Romës nga barbarët.Shtetet e para skllavopronare klasifikohen në shtete skllavopronare të Lindjes së Lashtë dhe në Shtëtë Skllavopronare Perendimore.

3.Vendi i Krijimit të shteteve të para Skllavopronare

Shtete e para Skllavopronare të Lindjes së Lashtë u krijuan dhe u zhvilluan në zonat subtropike pranë luginave të lumenjëve të mëdhenj siç janë: Nili, Eufrati, Tigrisi, Indi, Gangesi,

Page 9: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Jancekjangu, Hoang-Ho etj. Vendosja e njerëzve në këto vise u bë për shkak të kushteve shumë më të përshtatshme për jetë.

4.Karakteristikat e përgjithshme të shteteve skllavopronare

Shtetet e para skllavopronare, pa marrë parasysh, kohën dhe vendin e krijimit, përveç karakteristikave të veçanta kanë edhe një varg karakteristikash të përgjithshme:

a) Shtetet skllavopronare janë shtete eksploatuese. Shoqëria në këto shtetete ështe e plolarizuar në dy klasa themelore: Skllavopronar dhe Skllevër. (mirëpo përveq këtyre 2 shtresave ekzistojnë edhe ndërmjetklasat. Por edhe në kuadër të klasës skllavopronare ekzitonin grupacione sipas, pozitës, privilegjeve dhe pasurisë, ndërsa në disa shtete të lindjes së lashtë kanë ekzistuar edhe kastat.

b) Në shtetet skllavoroanre dominon kryesisht ekonomia natyralec) Shtetet skllavopronare janë shtete luftarake dhe pushtuesed) Të gjitha shtetet skllavopronare i përshkon ideologjia fetaree) Rendi shoqëror skllavopronar dhe shteti skllavopronar janë përplot me relikte të rendit të

mëparshëm klano-fisnorf) Shtetet Skllavopronare janë përplot me antagonizma dhe kundërthënie të mëdha

shoqërore (Skllevërit dhe skllavopronarët).g) Shtetet skllavopronare me ndikimin e tyre e shpejtojnë dekomponimin e bashkësisë

primitive dhe krijimin e shtetit në territoret fqinje. Ky ndikim bëhet në disa mënyrë: 1) me anë të ndikimit nëpërmjet kontakteve tregtare, 2) me anë të okupimit dhe 3) me anë të penetracionit të qetë.

5.Shtetet Skllavopronare të Lindjës së Lashtë

Shtetet Skllavopronare të Lindjes së Lashtë janë shtetet e para skllavopronare dhe në përgjithësi shtetet e para në botë. Këto u krijuan në Mileniumin e IV para erës së re, por procesi i krijimit të tyre vazhdoj deri në mileniumin I-rë p.e.s.Kryesisht u krijuan në zonën subtropike, në luginat e lumenjëve të mëdhënjë siç janë: Nili, Tigrisi, Eufrati, Indiri, Gangesi, Jangcekjangu, Hoang-Ho etj.Në këto vise njëherë u krijuan qytet-shtetet e para të cilat për një periudhë bukur të gjatë qëndruan të pavarura, por për shkak të kushteve klimatike dhe kushteve të dobëta të teknikës këto qytet-shtete vetëm të bashkuara mund të mirëmbanin sistemin e irigacionit (përmes numrit të madh të skllevërve). Bashkimi i tyre bëhej rëndom me anë të armëve dhe shumë rrallë në mënyrë vullnetare,Kështu krijohen Shtetet Skllavopronare të Lindjës së lashtë, të njohura në histori si despotitë lindore. Shtetet më të njohura të Lindjes së Lashtë kanë qenë: Egjipti, Babilonia, Kina, India, Persia, Asiria, Fenikia, Shteti Hebrej, Shteti i Hetitëve etj.Burimet më të njohura të shkruara dhe më të rëndësishmet për njohjen dhe rekonstruktimin e shteteve të Lindjës së Lashtë janë: Për shtetin e Egjiptit – Historia e Egjiptit nga klerikuMANETON (shek. III p.e.s.), madje fragmentet e ligjeve të Ramzesit II ( shek. VIII) dhe fragmentet e ligjeve të Bokhorisit (shek. XIII p.e.s.)

Për Historinë e Babilonisë e sidomos për institucionet juridike të këtij shteti, burimi historik dhe monumenti më i rëndësishëm juridik është Kodi i Hamurabit (shek. XII p.e.s.), ndërsa për periudhën para njësimit të shtetit vlen të permenden ligjet e vjeta sumere (mileniumi IV p.e.s.)

Për shtetin e Indisë së lashtë burime të rëndësishme të njohurive janë: Kodi Manu, librat fetare Vede dhe Upanishada si dhe Vargjet Epike të RAMAJANIT dhe MUHABHARTËS.

Page 10: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Për Shtetin e vjetër Hebre burim i rëndësishëm i njohurive është BIBLA, sidomos BESËLIDHJA E VJETËR.

Për shtetin e Hetitëve (Anadolli i sotëm) ndër të tjera burim i rëndësishëm është Kodi i Hetitëve (shek. XV-XIV p.e.s.) dhe Biblioteka e Asurbanipalit e pasur me dokumentacione të llojllojshme.

5.1. EGJIPTI

Egjipti është njëri ndër shtetet më të vjetra dhe më të zhvilluara të Lindjes së Lashtë.Në luginën e lumit Nil, në mileniumin e IV p.e.s. u krijuan qytet-shtetet e para të quajtura nome.Nevoja për numër të madh të skllevërve (që të ndërtonin dhe mirëmbanin sistemin e irigacionit) i shtyu nomet që të bashkohen, ku mënyra më e shpeshtë e bashkimit ka qenë lufta. Së pari u bë bashkimi i Egjiptit Verior e pastaj i atij Jugor, ndërsa bashkimi i tyre u bë rreth vitit 3200 p.e.s.Zhvillimi historik i Egjiptit sipas historianit Maneton ndahet në: periudhën e krijimit dhe bashkimit të nomeve, Perandorinë e Vjetër, Perandorinë e Mesme, Perandorinë e Re dhe në Periudhën e shkatërrimit të Egjipitit.Kulminacionin e zhvillimit Egjipti e arriti në Periudhën e Perandorisë së Re, gjatë sundimit të sundimtarëve nga Teba e sidomos gjatë sundimit të Ramzesit II.Gjatë kësaj periudhe Egjipti shtrihej në një territor që ishte edhe më i madh se Egjipti i sotëm ndërsa Shkenca, Klutura dhe Arti ishin në një shkallë të lartë të zhvillimit me të cilën edhe sot mahnitemi.Për Shkak të sulmeve të jashtme dhe dobësive të brendshme, Egjipti u dobësua mjaft dhe më në fund në shek. I p.e.s. definitivisht u pushtua nga Roma.

Përnga forma e pushtetit shtetëror ka qenë monarki despotike e tipit oriental. Në krye të shtetit qëndronte monarku i trashëgueshëm i quajtur FARAON, i cili kishte pushtet të pakufishëm dhe në personalitetin e tij ishin të njësuara tri pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant suprem i forcave të armatosura në vend. Pushteti shtetëror në Egjipt kishte karakter Teokrat (faraonit i mvisheshin veti hyjnore, konsiderohej gjysmëhyjni apo me preajrdhje hyjnore).Shef i administratës së oborrit mbretëror ishte Xhati, të cilin e emëronte faraoni. Në kuadër të administrarës shtetërore ishte shumë i zhvilluar shërbimi fiskal.Ushtria në fillim ishte popullore por më pas u zëvëndësua me atë mercenare (profesionit të huaj të paguar) të cilët ishin më efikas për shtypjen e kryengritjeve të brendshme.

Ekzistonte një numër i madh i Skllevërve shtetërorë (në pronësi të shtetit), pozita e të cilëve ishte tepër e rëndë. Ata angozhoheshin për ndërtimin e sistemit të irigacionit, të piramidave, të tempujve dhe të objekteve të tjera publike.Shumë nga ta nuk e kanë mbijetuar përfundimin e objektit në të cilin e kanë filluar punën, për këtë arsye ata janë quheshin “seker auh” që do të thotë “të varrosur për së gjalli”.

5.2. BABILONIA

Në Mesopotami në mileniumin e IV p.e.s. u formuan qytet-shtete e para të quajtura Patesiate. Dega kryesore ekonomike në këtë fushë të plleshme që shtrihej ndërmjet lumenjëve Tigris dhe Eufrat ishte bujqësia. Gjithashtu Mesopotamia ishte vend i përshtatshëm për zhvillimin e tregtisë sepse aty kryqëzoheshin rrugët e tri kontinenteve.

Page 11: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Qytet-shtetet së pari (fundi i mileniumit IV p.e.s.) u krijuan në Sumer (pjesa jugore e Mesapotamisë) dhe këto ishin: Erida, Ur, Uruk, Lagash, Larsa, Skurupak, Isin etj.Popullsia e këtyre qytet-shteteve përbënte një etni të veçantë dhe kishte prejardhje të njejtë etnike.Në pjësën Veriore të Mesopotamisë të quajtur Akada, qytet-shtetet u krijuan pak më vonë, në fillim të mileniumit p.e.s. dhe popullsia e tyre i përkistë racës semite.Patesiatet më të njohura në Akad kanë qenë: Nipur, Kish, Babilonia, Sipar etj. Ndërmjet Sumerit dhe Akadit ekzistonin jo vetëm dallime ekonomike por edhe kulturore dhe gjuhësore.Në shekullin XIX p.e.s. Babilonia (patesiat në Akada) arrit që të mëvetësohet nga sundimtari i Larsës, për të u zgjeruar dhe pushtruar e nënshtruar së pari patesiatet e Akadit e më pas edhe të Sumerit. Babilonia kulmin e zhvillimit e arriti në shekullin XVIII dhe XVII, sidomos gjatë sundimit 40-vjeçar të Hamurabit (sundimtari i gjashtë i kësaj dinastie) dhe birit të tij Samsuilinit.Për shkak të trazirave të brendshme dhe goditjeve të jashtme, Babilonia prej shek. XVI p.e.s. bie nën sundimin e fiseve dhe të popujve që ishin në një shkallë më të ulët të zhvillit kulturor dhe ekonomik. Këta do të sundojën si kastë Sunduese deri në shek. XII p.e.s. Qyteti Babilon në shekullin e VII p.e.s. do të bëhet qendër e shtetit të ri babilonas por vetëm deri në shek. VI p.e.s. kur definitivisht bien nën sundimin e Persisë.

5.2.1. Rregullimi Shtetëror

Përnga forma e pushtetit shtetëror ka qenë monarki despotike, unitare dhe centraliste.Patesiatet par bashkimit ishin shtetet Teokrate, por pas bashkimit të Babilonisë bëheshin përpjekje të vazhdueshme për laicizëm, ndarjen e shtetit nga klerikët dhe mbështetjen në forcat ushtarake-burokratike.Laicizmi i pushtetit shtetëor u arrit sidomos gjatë periudhës së Hamurabit(por edhe ky prap mbante kontakte me “perenditë lokale” dhe në gurin në të cilin ishte gdhendur Kodi i tij, në reliev shihej “perendia” Shmashi duke ia dorëzuar Hamurabit Ligjet...) , sipas Kodit të tij, pushteti shetëror ishte territorial dhe laik. Në territoret e pushtruara, pushteti shtetëror mbështetej në parimin e së drejtës së okupimit luftarak (occupatio bellica). Shteti ishte unitar, dhe rreptësisht i centralizuar.Në krye të shtetit qëndronte sunrimtari i qujtur LUGAL (që i përgjigjet termit të sotëm perandor). Në duart e tij ishte i përqendruar i tërë pushteti shtetëror, ai përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant suprem i ushtrisë, ishte i vetmi organ lesgjislativ në vend, ishte gjyqtari më i lartë dhe kishte pushtetin më të lartë administrativ dhe ekzekutiv. Pushtetin më të lartë administrativ, gjyqësor dhe ushtarak e vetë ose me anë të delegimit mund të ngarkonte organe tjera dhe të kundërten me ane të devolucionit atyre mund tua merrte çëshjën (lëndën) për shqyrtim dhe vendosje.Edhe pse kishte pushtet autokratik, pushteti i sundimtarit ishte i kufizuar sepse ky ishte eksponent i klasës sunduese skllavopronare dhe veprimet e tij nuk mund të binin ndesh me intersat e tyre.Ndër funksionarët më të rëndësishëm i cili për nga rangu vinte menjëherë pas sundimtarit ishte drejtuesi i pallatit mbretëror i quajtur Nubanda. Ai administronte pasurinë e sundimtarit dhe financat e shtetit, sidomos ato që buronin nga pronat shtetërore, madje udhëheqte punët publike lidhur me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të irigacionit, rrugëve, urave, mureve të qytetit, pallatit mbretëror dhe tempujve.

Organizimi i pushtetit lokal. – Krahas pushtetit shtetëror qendror ishte organizuar edhe pushteti vendor administrativ dhe gjyqësor. I tërë territori ishte i ndarë në krahina administrative të cilat sipas rregullit përputheshin me territorin e qytet-shteteve të dikurshme. Në krye të krahinës qëndronte drejtuesi i quajtur Shakanaku, i cili ishte monokrat ( ishte shef i të tri pushteteve). Administrata vendore në babiloni mnd të thuhet se ishte administratë ushtarake. Organet vendore kontrolloheshin rreptësisht prej pushtetit qendror dhe kohë pas kohe dërgoheshin kontrollorë të shoqëruar nga njësitët ushtarake.

Page 12: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Organizimi i ushtrisë. – Në fillim ekzistonte vetëm ushtria popullore e organizuar sipas parimit “burrë për shtëpi” dhe sipas nevojës. Më vonë formohet ushtria e përhershme profesionale e përbërë nga të huajt.Nga aspekti i organizimit të ushtrisë. Babilonia dallon mjaft nga shtetet tjera të lindjes së lashtë. Çdp qytetar i lirë ishte i obligues ushtarak. Nuk dihet sa zgjatte dhe deri në çfarë moshë ekzistonte ky obiligim ushtarak. Qytetari deri sa qëndronte i zënë rob lufte apo derisa gjendej në shërbim ushtarak, ekspedita ushtarake, shteti i njihete të drejta privilegje të caktuara.Në Babiloni ekzistonte edhe një formë, për atë koë shumë karaktersitike e organizimit të ushtrisë. Sundimtari i jepte njeriut të lirë në shfrytëzim një pasuri bujqësore të qujtur Ilku, të cilën e punonte vetë ose me skllevër me kusht që ky të i përgjigjej thirrjes së sundimtarit, të shkonte në ushtrri. Ilku mund të trashëgohej vetëm nësë bijtë e trashëgimlënësit t’i pranonin kushtet që kishte babai ndaj sundimtarit. Ilku nuk mund të tjetërsohej.

5.2.2. Shtresat Shoqërore dhe pozita e tyre juridike

Në babiloni ashtu si në të gjitha shtetet skllavopronare popullsia ndahej në të lirë dhe jo të lirë. Por edhe brenda klasës skllavopronare ekzistonin shtresa. Kodi i Hamurabit njeh 2 kategori të klasës skllavopronare: aviliumët (shtresa e lartë skllavopronare) dhe mushkenët (shtresa e ulët skllavopronare). Aviliumët gëzonin mbrojte më të madhe juridike, në qoftë se mushkeni lëndonte aviliumin atëherë ndaj tij zbatohej parimi i talionit ndërsa në rastin e kundërt aviliumi dënohej vetëm me gjobë.Në Kodin e Hamurabit si shtresë e veçantë përmenden edhe damkarët – bankarët, të cilët gëzonin të mbrojtje juridike dhe privilegje të jashtëzakonshme. Në shtetet e Teokrate siç kanë qenë ato të lindjes së Lashtë, pa dyshim që shtresa e klerikëve ka qenë shtresa më e privligjuar në shoqëri.

Popullsinë jo të lirë e përbënin kryesisht Skllevërit, numri më i madh i të cilëve ishte në pronësi të shtetit dhe tempujve. Në pozitë më të mirë ishin Skllevërit e tempujve ndërsa në pozitë më të vështirë kanë qenë ata në pronësi individuale.Skllevërit ishin vetëm objekt por jo edhe subjekt i së drejtës. Skllavi nuk kishte kurrfarë të drejtash, ai nuk mund të posedonte sende të paluajtshme, ndëra të luajtshme vetëm me pëlqimin e pronarit, ai mund të martohej vetëm me pelqimin e pronarit, jo vetëm me personin jo të lirë por edhe me personin e lirë, ndërsa fëmija i lindur nga një martesë e tillë merr statusin e anës (neni 175 K.H.)

5.2.2 Burimet e së Drejtës

Burimet kryesore të së drejtës në babiloni si dhe në shtetet e tjera të Lindjes së Lashtë ishin: e drejta zakonore, Ligjet, Urdhëresat e organeve të administratës qendrore dhe të asaj vendore si dhe praktika gjyqësore.

E dreja zakonore ka qenë Burim kryesore i së drejtës. Kjo e drejë burimin formal nuk e kishte në ndonje normë që e kishte miratuar organi shtetëror legjislativ, por në zakonet e rrethit shoqëror, të cilat ishin krijuar për një kohë të gjatë dhe spontanisht qysh nga periudha parashtetërore. Me krijimin e shtetit këto zakone sanksionohen nga ai dhe marrin fuqinë e të drejtës zakonore.Ligjet e para kanë qenë mjaft të thjeshta, nxirreshin në formë të urdhëresave gojore të sundimtarit. Më vonë këto fillojnë të jenë më përmbajtësore dhe të nxirren në formë të shkruar. Zakonisht shkruheshin në pllaka të argjilit, gurit, drurit dhe në pllaka të bronzit.

Page 13: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Urdhëresat e organeve të administratës qendrore dhe pushtetit vendor kanë qenë burime formale të së drejtës në rastet kur çështja nuk ishte rregulluar me të drejtën zakonore dhe me ligj.

5.2.4. Kodi i Hammurabit

Kodi i Hammurabit është nxjerrë në gjysmën e dytë të shek. XVIII p.e.s. (më saktë në vitet 1794-1750 sepse këto janë vitet e sundimit të Hammurabit). Kodi i Hammurabit është i shkruar në gjuhën akade në alfabetin kuneiformë dhe është i përbërë nga tri pjesë: Prologu (Hyrja), Teksti Normativ dhe Epilogu (pjesa përfundimtare).Prologu dhe epilogu janë të gërshetuara me plot misticizëm dhe sakramentalizëm. Në prolog Hammurabi thirret në fuqi hyjnore, madje e quan veten me prejardhje hyjnore – të zgjedhur nga “perenditë” që të sundojë.Në epilog gjithashtu i lartëson meritat e veta të sundimtarit dhe vetveten e personifikon me “hyjninë e drejtesisë”.Më e rëndësishmja dhe kryesorja është pjesa e tesktit normativ e përbërë prej 282 neneve. Kjo pjesë në krahasim ne prologun dhe epilogun është mjaft e laicizuar. Por megjithatë mbështetet në logjikën kazuistike dhe nuk njeh ndonjë teknikë të zhvilluar juridike dhe sistematizim të sotëm juridik, por megjithatë ka njëfarë sistematizimi. Përmban norma mbi gjyqet (neni 1-5), mbi sendet dhe të drejtën reale (neni 6-126), mbi martesën, familjën, priken ose dotën dhe trashëgiminë (neni 127-195), mbi mbrojtjen e identitetit fizik dhe jetën e njeriut, me fjalë të tjera mbi të DREJTËN PENALE (neni 196-214), mbi punën, përgjegjësinë rreth dëmeve të shkaktuara dkekryer punë të ndryshme si dhe mbi veglat e punës (neni 215-282). Në shumë nene, perveç çështjeve të përmendura bëhet fjalë edhe për procedurën gjyqësore dhe mjetet e provës.

Kodi është i shkruar (gdhendur) në një shtyllë guri të BAZALITIT të gjatë 2.25 m, aty është gdhendur edhe figura e Hammurabit, i cili paraqitet solemnisht para “hyjnisë së Diellit - shamashit”, duke marrë prej tij Kodin. Shtylla ka qenë e vendosur në shesh – qendër të qytetit dhe si duket ka qenë e vendosur në disa qytete të Babilonisë. Shtyllën e ka zbuluar një ekspeditë arkeologësh francëzë, e udhëhequr nga Zhan Zhak dë Morgan (Jean Jacques de Morgan), në vitin 1901/1902 në gërmadhat e qytetit SUZI në jug të Iranit të sotëm, kryeqytet i dikurshëm i shtetit Elam. Atje nga Babilonia në shek. XII p.e.s. e ka bartur një sundimtar i Elamit. Ky monument i rëndësishëm juridiko-historik ruhet sot në LUVËR (Louvreu) të Parisit.

5.2.5. Karakteristikat themelore të së drejtës

E drejta në shtetet e Lindjes së Lashtë ka qenë në përgjithësi jo mjaft e zhvilluar, por natyrisht nuk ishte gjithkund njësoj.Në sistemet juridike të këtyre shteteve një kohë të gjatë u ruajtën reliktet e rendit parashtetëror që shpreheshin nëpërmjet të drejtës zakonore. Në fillim kjo e drejtë zhvillohet nën ndikimin e religjionit e cila më vonë emancipohet nga religjioni. E drejta kisht karakter të hapët klasor sepse shprehte pabarazinë formale juridike ndërmjet personave që u përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore. Kjo shprehej më së shumti në sfreën e të drejtës penale.Në Babiloni ishte e zhvilluar e drejta penale dhe civile. Si degë të së drejtës civile ekzistonin: e drejta sendore, e drejta e detyrimeve, e drejta familjare dhe trashëgimore. (ndonëse për një ndarje të tillë shkenca dhe teknika e atëhershme juridike nuk dinte. Madje nuk bëhej as dallimi i plotë në mes të drejtës penale dhe asaj civile.)

Page 14: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

5.2.6. E Drejta Sendore

Kodi i Hammurabit të drejtës sendore (ose reale) i kushton një hapësirë të konsiderueshme (neni 6-16).E drejta sendore babilonase njihte tri institute themelore: pronësinë, servitudin dhe hipotekën.

Pronësia ka qenë institut themelor i të drejtës civile dhe ekzistonte në sendet e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe mbi skllevërit. Në kohën kur bujqësia ishte dega kryesore e ekonomisë, është e kuptueshme që pronësia mbi tokën ka qenë më kryesorja.Ekzistonin disa forma të pronësisë mbi tokën: pronësia shtetërore, pronësia e tempujve, pronësia e bashkësive fshatare e më vonë edhe pronësia private.Toka e marrë me qira nuk mund të ishte objekt i qarkullimit juridik e as inter vivos e as mortis causa.Prona, sidomos ajo shtetërore dhe e tempujve ishte e jashtzakonisht e mbrojtur nga shteti. Hajni ishte i detyruar ta kompensonte dhjetëfishin e ndonjëherë tridhjetëfishin e sendit të vjedhur ose dëmtuar. Në qoftë se nuk ishte në gjendje të bënte këtë do të vritëj (neni 8 K.H.)

Në të drejtën reale babilonase ekzitonin edhe servitudet (të drejtat reale mbi sendet e huaja). Ekzistonin servitudat fushore dhe servitudat e qytetit. Kodi i Hammurabit të drejtën e kalimit mbi tokë të huaj e barazonte me qiranë.

Babilonasit dinin edhe për hipotekën dhe librat tokësorë që quheshin “kuduru”.(shpjegim për sistemin kuduru libër faqe 51)

5.2.7. E drejta e detyrimeve

Ishte mjaft e zhvilluar, që shihet jo vetëm nga normat e Kodit të Hammurabit por edhe të një numri të madh dokumentësh të zbuluara. Vetëm gjatë sundimit të Dinastisë së tretë URA (2111-2003 p.e.s.) janë ruajtur mbi 100 000 dokumente që bëjnë fjalë për punët e ndryshme juridike si: kontrata, aktgjykimet, aktvendimet etj.Në Babiloni e drejta e detyrimeve ishte e drejtë empirike, joformale dhe bazohej në logjiken utilatersite. Forma për të ka qenë e obligueshme vetëm në atë masë që ta bëjë të kuptueshëme brendinë e punës juridike dhe të krijoj siguri juridike, e jo kurrsesi të jetë qëllim i vetvetës.E drejta babilonase nuk njihte ndarjen e kontratave e cila behëj në të drejtën romake: në kontratat formale, reale dhe konsensuale.(detajet e lidhjes së kontrates në libër faqe 53).Format kryesore të obligueshme sipas Kodin e Hammurabit jabë qenë: kontrata e shkruar, e lidhur me betim, e lidhur në prani te dëshmitarëve.Në të drejtën e detyrimeve të Babilonisë, njiheshin kryesisht këto kontrata: mbi shitblerjen, qiranë, huanë, huapërdorjen, punën personale, depozitën, ortakllëkun dhe kontrata mbi punë të tjera tregtare.(detajet e secilës kontratë në libër faqe 53-57)

5.2.8. E drejta Martesore dhe Familjare

Martesa lidhej në formë të kontratës ndërmjet dhëndrit dhe prindërve të vazjzës, përkatësisht kujdestarit të saj. Kontrata mbi martesën ishte e obligueshme. Martesa pa kontratë kunsiderohej nule (neni 128). Kjo kontratë nuk dallohet nga kontratat e tjera civile dhe në të nuk ka kurgjë të veçantë sakrale. Qëllimi kryesor i saj ishte stiplimi i detyrimeve reciproke për bashkëshortët e ardhshëm.

Page 15: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Me rastin e lidhjes së kontratës dhëndri jepte tirhatën. Tirhata ka qenë një dhuratë e jo çmim i blerjes së gruas. Disa autorë tirhatën e trajtojnë edhe si kapare të martesës sepse nëse nusja i binte pishman, famija e saj detyrohej që dhëndrit t’ia kthente dyfishin e saj, ndërsa nëse dhendri i binte pisham ai e humbte tirhatën. Vlera e së cilës nuk ka qenë e caktuar dhe nuk ka qenë kusht për vlefshmërinë e martesës.

Dhëndri familjes së gruas i jepte edhe një dhuratë të ngjashme më tirhatën që quhej bi-bla-ma (neni 159) që përbëhej prej sendeve të luajtshme.Kur kalonte në shtëpinë e dhëndrit gruaja me vete merrte shiritkën. Shiritka ka qenë një lloj paje ose prike të cilën vajza e merrtë nga familja e saj, me qëllim që të lehtësosnte jetën bashkëshortore.Burri për ta siguruar gruan pas vdekjes së vet eventuale, asaj gjatë martesës i dhuronte nudunu-n (neni 171).(detaje rreth shkurorezimit, dhe pushtetit te Prindit faqe 58-60 lexoni se i qet n’provim zakonisht)

5.2.9. E drejta trashëgimore

Edhe ne Babiloni si në shtete e tjera të Lindjes së Lashtë trasahegimtarë legjitimë kanë qenë meshkujt. Djemtë kanë qenë trashëgimtarë të domosdoshëm ndërsa djali imadh nuk kishte përparësi ndaj djemve të tjerë. Babai, djalin mund ta përjashtonte nga trashëgimi vetëm me pëlqimin e gjykatës kur ai përsërit’te vepër penale kundër babit (neni 169).Fillimisht nga pasuria e trashëgimlënësit vajzave të pamartuara u ndahej shiritka, e gjithashtu edhe atyre që ishin martuar por nuk e kishin marrë më herët. Pastaj për gruan ndahej nudunda që të mos mbetej në mëshirën e trashëguesve.Nëse trashëgimlënësi kishte fëmijë me skllaven dhe ata i kishte pranuar si fëmijë të vet atëherë këta trashëgonin në mënyrë të barabartë vetëm pasurinë e luajtshme kurse pasurinë e paluajtshme e trashëgonin vetëm fëmijët me gruan e lirë.

5.2.10. E drejta Penale

Karakteristika kryesore e të drejtës penale në Babiloni është se ajo nuk ka qenë mjaft e zhvilluar, ndonëse ishte më e zhvilluar se në shumë shtete të tjera të lindjes së lashtë. Kjo ngecje e saj sidomos në krahasim me të drejtën civile shihet në disa aspekte:

1) Në Babiloni, edhe pse shteti e kishte rezervuar për vete zbatimin e sanksioneve për të gjitha deliktet ose veprat penale, megjithatë nuk bënte dallimin ndërmjet deliktit privat dhe deliktit publik.

2) Në të drejtën penale nuk bëhej diferencimi i elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale, pra, nuk bëhej diferencimi i përgjegjësisë subjektive, prej asaj objektive.

3) Në të drejtën babilonase ashtu si edhe në të drejtat e tjera, skllavopronare, shprehej pabarazia formale juridike ndërmjet personave që u përkisnin klasave dhe shtresave të ndryshme shoqërore. Kjo pabarazi nuk manifestohej vetëm në lartësinë e dënimit të shqiptuar, por edhe në llojin e dënimit.

4) Kjo e drejtë me ashpërsinë e dënimeve që parashihte, më shumë kishte për qëlim ndëshkimin dhe hakmarrjen ndaj kryesit të veprës penale si dhe arritjen e prevencionit të përgjithshëm e më pak arritjen e pevencionit special për përmirësimin dhe risocializimin e delikuentit.

5) Në të drejtën Babilonase kishte mjaft reliktë të periudhës parashtetërore.6) Të gjitha veprat penale në babiloni mund t’i klasifikojmë në 4 grupe a) veprat penale

kundër shtetit dhe religjionit, b) veprat penale kundër personit, c) veprat penale kundër pasurisë, dhe ç) veprat penale kundër familjes dhe moralit.(detajet per t’gjitha karakteristikat faqe 61-65).

Page 16: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

5.2.11. Gjyqësia dhe procedura gjyqësore

Në Kodin e Hammurabit për organizimin e gjyqësisë nuk bëhej fare fjale, kurse për procedurën gjyqësore flitet vetëm në disa nene, në bazë të të cilave nuk mund të bëhet rekonstruktimi i organizimit të gjyqësisë dhe procedurës gjyqësore. Njohuri më të gjëra për këto çështje ofrojnë burimet e tjera historike si dhe studimet krahasuese të këtyre çështjeve në shtetet e tjera të Lindjes së Lashtë.-Në babiloni, madje as në periudhën e artë të zhvillimit të saj, nuk ekzistonte një ndarje e plotë e organeve të gjyqësisë pre atyre administrative, ndonëse për shkak të vetë natyrës së gjykimit (me porotë, asnjanësia e gjykatës etj.) bënte që organet shtetërore kur gjykonin në esencë ndryshonin nga ato të thjeshta administrative. - Dihet se pala e pakënaqur me vendimin gjyqësor kishte mundësi t’i ankohej gjykatës më të lartë, por nuk dihet se sa instanca gjyqësore kanë ekzistuar. Instanca më e lartë gjyqësore ka qenë pallati mbretëror dhe vetë sundimtari.Nga kjo që u tha më lartë besohet që procedura gjyqësore ndryshonte nga ajo administrative, por procedura penale ishte krejtësisht e njejtë me procedurën civile.Nisja e procedurës fillonte me kërkësën e palës së dëmtuar, përkatësisht të interesuar. Shteti fillonte procedurën vetëm për veprat penale publike apo në raste kur cenoheshin interesat e tij. Procedura ka qenë gojore, kontradiktore, përkaësisht akuzatore dhe publike. Edhe pse procedura fillohej gojarisht kishte edhe mjaft elemente të procedurës së shkruar.Palët ndërgjyqësore për t’i provuar (argumentuar) thëniet dhe kërkesat e veta, i paraqitnin gjykatës mjete të ndryshme provuese si: pohimi i palës, dokumentet e shkruara, dëshmia e dëshmitarit, zënia në vepër, betimi dhe gjyqi hyjnor. Nga aspekti i sotëm këto mjete mund të ndahen në mjete provuese, racionale dhe në mjete të provës iracionale. Babilonasit ashtu si popujtë tjerë të Lindjes së Lashtë nuk bënin dallim ndërmjet mjeteve të provës racionale dhe iracionale. Në mjetet racionale të provës hynin: pohimi i palës dokumentet e shkruara, dëshmia e dëshmitarit dhe zënia në vepër kurse në mjetet iracionale hynin: betimi, betimi me bashkëbetarë dhe format të ndryshme të gjyqit hyjnor.Në procedurën gjyqësore të Babilonisë ashtu si në shumicen e sistemeve të tjera juridike primitive, aplikohej gjyqi hyjnor (që më vone te fiste gjermane u quajt “ordalije”). Ekzistonin forma të ndryshme të gjyqit hyjnor si: hedhja në ujë, futja e dorës në ujë të valë, kapja e hekurit të skuqur me dorë e të tjera.

6. SHTETET SKLLAVOPRONARE PERËNDIMORE

Këto u krijuan kryesisht në gjirin e Mesdheut dhe në brigjet e Detit të Zi, me fjalë të tjera prej Gjibraltarit e deri në Krime. Procesi i diferencimit ekonomiko-shoqëror dhe paraqitja e konturave të para të shtetësisë paraqiten në mileniumin e dytë, kurse shtetet e para skllavopronare perëndimore paraqiten në mileniumin e parë p.e.s.Faktorët që ndikuan në krijimin e shteteve të para ishin të ngjashme me ato të Lindjes së Lashtë (lexo më gjerësisht libër faqe 67-68).Prej të gjitha qytet-shteteve të kësaj periudhe më të zhvilluarat dhe më të rëndësishmet ishin qytet shtetet greke dhe shteti i Romës.

7. SHTETET ANTIKE GREKE ME NJË VËSHTRIM TË POSAÇËM MBI ATHINËN DHE SPARTËN

Page 17: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

7.1. Burimet e njohurive

Për periudhën e hershme, parashtetërore, burimet e njohurive për jetën shoqërore dhe ekonomike të grekëve janë të varfëra. Për këtë periudhë të zhvillimit të tyre shfrytëzohen kryesisht burimet e kulturës materiale, kurse për periudhën e shekujveXII-IX p.e.s. (Periudha Homeriane), kjo është periudha e dekomponimit të rendit klano-fisnor ose periudha e demokracisë ushtarake, burimet më të rëndësishme të njohurive janë epet e Homerit “Iliada dhe Odisea”.Si burime të rëndësishme të shkruara shërbejnë edhe veprat e historianëve të njohur antik Hedoriti, Tukidi, Kesnofani, Plutarku etj. Në këtë aspekt janë shumë të vlefshme edhe veprat e Arsitotelit dhe të Platonit. Edhe fjalimet e ruajtura të politikanevë edhe oratorëve të të njohur Demosteni, Izokrati, Pizistrati etj. sherbejnë si burime njohurish për shtetin dhe të drejtën greke.Të dhënat që ofrojnë historianët dhe filozofët antik duhet të shfrytëzohen gjith’herë me rezerva.Për fat të keq janë ruajtur veëm një numër i vogël burimesh dhe monumentesh juridike. Prej tyre vlen të përmenden Ligjet e Solonit dhe Ligjet e Drakonit në Athinë, Ligjet e Likurgut në Spartë. “Ligji i Gortinit” – koleksioni i ligjeve në shtetin Gortin. Përveç ligjeve të përmendura janë ruajtur edhe një numër i konsiderueshëm i kontratave të ndryshme, dis aktgjykime dhe akte të tjera të organeve shtetërore, në tërësi ose fragmente të tyre.

7.2. Krijimi i shteteve të para greke

Shtete helene krijohen si qytet-shtete të quajtura polise. Krijimi i këtyre shteteve bëhet kryesisht si rezultat i zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe i shtresëzimit ekonomik dhe shoqëror të popullsisë, por edhe nën ndikimin e qytetërimit të Lindjes së Lashtë.Me Polis, nuk nënkuptojmë vetëm territorin, por edhe një njësi territoriale, ekonomike, morale, religjioze, tradicionale dhe shoqërore-politike. Këtë kuptim të grekët e vjetër polisi e kishte që nga koha e Homerit e deri te Arsistoteli.

Koha e krijimit të poliseve të para ishte fundi i shek. IX dhe filimi i shek. VIII p.e.s. Procesi i formimit të qytet-shteteve, poliseve greke përfundon në fillim të shek VIII p.e.s. ndërsa prej gjysmës së shek. VIII p.e.s. filloj kolonimi grek. (liëbër faqe 70 procesi i kolonizimit)Numri i poliseve greke duke llogaritur edhe Kolonitë jashtë greqisë arriti në më shumë se 200 sosh. Në mesin e tyre kishte mjaft ngjashmëri, por kishte edhe dallime. Ngjashmëritë ishin në gjuhë, zakone, traditë, religjion, kulturë e të ngjashme.Në mes polisve ndodhnin luftëra të shpeshta por kishte edhe aleanca të karakterit të ndryshem si p.sh. Aleanca Detare e Delfit, Aleanca e Peleponezit, Aleanca e Tebës etj.Bota antike greke njihte të gjitha sistemet dhe rregullimet shtetërore të mundshme, duke filluar prej monarkisë, tiranisë, republikës demokratike skllavopronare, republikës aristokratike, ohlokracisë, plutokracisë, oligarkisë e të ngjashme.Ndër poliset greke më të njohura ishin Athina, Sparta, Korinthi, Teba, smirna, Mileti, Kreta, Itaka, Troja, Cipri etj. Prej të gjitha më të zhvilluarat dhe më të rëndësishmet ishin Athina dhe Sparta.

7.3. ATHINA

Page 18: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Në fund të shek. IX dhe në fillim të shek. VIII p.e.s. në gadishullin e Atikës nga fiset (filet) jone u formua qytet- shteti i Athinës. Formimi i shtetit të Athinës lidhet ngushtë me reformat e heroit legjendar, Tezeut.Sipas reformave të tij u bë bashkimi i katër fiseve jone të Atikës me një Bazileus të përbashkët, me qendër në Athinë. Bazileusi në këtë kohë zgjidhej për tërë jetën. Ai ishte prijësi kryesor ushtarak, ishte kryeklerik,por edhe gjyqatari më i lartë i Atikës. Ai nuk kishte pushtet vetëm mbi pjesëtarët e katër fiseve të Atikës por edhe ndaj të huajve, me fjalë të tjera mbi të gjithë banorët e Atikës. Zgjidhej me anë të shortit nga katër kandidatët e propozuar prej secilit fis.Fiset e bashkuara i kishin organet e veta, siç ishin bazileusi dhe kuvendi i përgjithshëm i popullit, Organe të cilat në kushtet e organizimit shtetëror u shndërruan në organe të pushtetit lokal.Perveç reformave të Tezeut, në Athinë janë të njohura edhe një varg reformash të tjera si ato të Solonit, Klistenit, Efijaltit dhe të Perikliut. Zhvillimi historik i Athinës ka kaluar nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit, por dy periudha janë më kryesoret 1. Periudha prej themelimit të shtetit e deri në vitin 595 p.e.s. (e cila karakterizohet nga reliktet e rendit klano-fisnor. Fjalën kryesore në këtë periudhë në drejtimin e shtetit e kishin njerëzit me prejardhje fisnore, kurse forma e pushtetit ishte republikane aristokratike-Republikë Aristokrate)dhe 2. Prej vitit 595 e deri ne vitin 338 p.e.s. ( Republika aristokratike zëvendësohet nga republikë demokratike)Në vitin 338 p.e.s. Athina pas difatës së Heronjës humbi pavarësinë dhe ra nën shtetin Maqedonas, por kësaj iu njoh një shkallë e konsiderueshme e mëvtësisë. Ndërsa në vitin 168 p.e.s. ra nën sundimin Romak.

7.3.1. Rregullimi Shtetëror

Prej themelimit e deri në reformat e Solonit (fillimi i shekullit VI p.e.s.) Athina ka qenë republikë aristokrate, kurse prej reformave të përmendura e dëri në fund të ekzistimit të shtetit të pavarur ka qenë republikë demokratike skllavopronare.Deri në reformat e Solonit organet kryesore të pushtetit qendror kanë qenë 9 arkondët dhe areopagu, kurse kuvendi popullor i të gjithë qytetarëve të Athinës nuk ka ekzistuar. Ekzistonin kuvendet popullore të fiseve të veçanta që e përbënin shtetin e Athinës.

9 ARKONDËT kanë qenë organ administrativ dhe ekzekutiv. Në fillim ekzistonte vetëm një arkond (arkond bazileu), që ngrihej mbi pushtetin fisnor dhe i kishte të gjitha atributet e shefit të shtetit. Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant suprem i forcave të armatosura dhe njëherësh ishte urdhërdhënësi më i lartë i ekzekutivës shtetërore. Zgjidhej me short nga katër kandidatët e propozuar nga secili fis (file) nga një. Zgjidhej për tërë jetën. Nga shek. IX u vendos që krahas tij të zgjjidhej edhe një arkond tjetër arkond polemarlh, si komandant i përbashkë ti ushtrisë. Zgjidhej në të njejtën mënyrë dhe me mandat të përjetshem sikurse Arkond Bazileusi. Në mënyrë të njejtë më vonë zgjidhet edhe një arkond tjetër (arhon eponymos) për çështje administrative dhe gjyqësore.Që nga Mesi i shek VIII p.e.s. mandati i arkondëve kufizohet në vetëm 10 vjet ndërsa në vitin 683 p.e.s. të tre arkondët zgjidhen vetëm për një vit.

AREOPAGU – u quajt kështu sepse arkondët e dikurshëm (ish-arkondët) mblidheshin në kodren ARES. Pas kufizimit njëvjeçar të mandatit të Arkondëve u bë organi kryesor i pushtetit shtetëror. Ai shqyrtonte dhe vendoste për të gjitha çështjet e rëndësishme në Athinë, mbikqyrte punën e arkondëve aktual dhe të organeve të tjera shtetërore, ushtronte funksionin e gjykatës shtetërore etj. Ndër të tjera vendoste edhe për numrin e Arkondëve, kështu që prej shek. VII p.e.s. u instirucionalizuan edhe gjashtë arkond të rinj dhe numri i tyre arriti në nëntë.

Page 19: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

EKLEZIA – tubimi i të gjithtë popullit përkatësisht kuvendi popullor, u bë organi më i lartë dhe më i rëndësishëm i pushtetit shtetëror (pas reformave të Solonit kur në vitin 595 p.e.s. Areopagu e angazhoi atë që të jepte propozime konkrete për gjetjen e zgjidhjeve, pasi Aeropagu nuk ishte më në gjendje të bëntë një gjë të tillë. Përmes këtyre reformave iu vunë themelet republikës demokratike).Kuvendi popullor kishte kompetenca të gjëra: miratonte, ndryshonte, abrogonte ligjet, vendoste për luftën dhe paqën, ratifikonte traktatet dhe kontratat ndërkombëtare si dhe vendoste për marrëdhëniet me shtetet e tjera, etj.Në kuvend merrnin pjesë të gjithë meshkujt e lirë athinas të moshës madhore (mbi 20 vjeçare). Numri i pjesëmarrësve në kuvend ishte prej 20.000 deri në 40.000. Kuorumi nuk ka qenë i caktar përpos në rsate kur vendosej për OSTRAKIZËM (dëbimi i nderit, që u bëhej personave që ishin bërë karizëm në Athinë, zgjaste 10 vite – i dëbuari nuk mund të kthehej në Athinë për këtë periudhë kohore përpos nëse Shteti kishte nevojë për të dhe ftohej që të kthehej).Deri në reformat e Perikliut (gjysma e dtë e shek. V) të gjitha punët shtetërore kryheshin pa pagesë që nënkupton që edhe kvendarët nuk paguheshin. Pas reformave në fjalë u miratua ligji i quajtur MISTHOFIRIA, me të cilën u jepej dieta apo kompensimi për kohën e humbur në kuvend por edhe në organet e tjera shtetërore.Kuvendi mbante seanca të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Koha e mbajtjes dhe rendi i ditës i seancave të rregullta caktohej në fillim të vitit. Viti politik në Athinë ndahej në 10 prytani (prytanea) që kapte 36 ditë.Vendimet e Kuvendit duhej të ishin në përputhje me ”vullnetin e përhershëm të populit” dhe në përputhje me normat zakonore. Këtë kontroll në fillim e bënte AREOPAGU ndërsa prej reformave të Efijaltit të viti 462 p.e.s. e bënte Helieja.

BULEA – ishte këshill politiko-administrativ dhe ekzekutiv. Prej reformave të Solonit për ngra rendësia vinte menjëherë pas Kuvendit. Përbëhej prej 400 këshilltarëve (bulentëve) prej secilës file (fis) nga 100 me mandat njevjeçar. Fisi në Athinë, deri në reformat e Klistenit ( 509 p.e.s.) ishte njësia themelore zgjedhore, ndërsa prej këtyre reformave e tutje njësia kryesore zgjedhore ishte njësia territoriale. Klisteni tërë territorin e Athinës e ndau në 100 Komuna (deme), të cilat ndaheshin në 10 rrethe (që edhe këto quhesh file). Buela tani përbëhet prej 500 anëtarëve. Secili rreth zgjidhte me short nga 50 Bulent (më të moshuar se 30 vjet) të propozuar nga kuvendi i fisit Agora). Çdo delegacion qeversite gjatë një të dhjetës së vitit politik – gjatë një prytanie andaj edhe delegacioni quhej prytani. Kryetari i Bulesë udhëhiqte edhe mbledhjet e Kuvendit – Eklezisë.Bulea gjithashtu vendoste dhe shqyrtonte për DOKIMAZINË (çdo nëpunës i zgjedhur dhe çdo bulent duhej të i plotësonte kushtet para se të merrte detyren, andaj i nënshtrohej procedurës së dookimazsë që zhvillohej në formë të një procedure gjyqësore para Bulesë) Ndërsa për Bulentët procedurën e dokimazisë e zhvillonte HELIEA..- (më shume rreth Bulesë faqe 77-78).

HELIEA – gjykata porotike, gjykata më e lartë në Athinë. Kuvendi popullor nga qytetarët e athinës të moshës mbi 30 vjeçare për çdo vit zgjidhte 5000 gjyqtarë të rregullt dhe 1000 plotësues gjithsejt 6000. Ajo ndahej në dikastere, që në esencë ishin porotë gjyqësore.Dikasteret nuk ishin të përhershme ato krijoheshin ad hoc me short dhe përbhëshin prej 201, 501 dhe 1501 anetarëve.Helieja gjykonte si gjykatë supreme, në instancë të fundit, atëherë kur gjykonte në baë të ankesës, por gjykonte edhe si instancë e parë (por edhe efundit sepse nuk kishte gjykatë më të lartë) kur ishte fjala për vepra të rënda kundër shtetit apo për çështje me interes shtetëror.

Deri në reformat e Klistenit funksionarët dhe nëpunësit më të rëndësishëm kanë qenë: akond bazileu, arkond polemarhu, arkkond eponimi, gjashtë arkondë testemonët. Kurse prej reformave të klistenit kanë qenë: 10 strategët (komandantët suprem të ushtrisë), 10 toksijarhë

Page 20: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

(komandantët e këmbësorisë), 2 Hiparha (komandantët e kalorësisë), 10 Filarha (komandantët e ushtrive të fileve) etj.

7.3.2. Shtresat shoqërore dhe pozita e tyre juridike

Kur flasim për shtresat shoqërore dhe pozitat e tyre juridike, përveç klasifikimeve që i bënë reformatorët Tezeu e më vonë Soloni në aspektin Juridik, e që vlejnë për të dy periudhat kryesore, e tërë popullsia e Athinës ndahet në a) Popullsinë e lirë ( b) popullsinë jo të lirë.

a) Popullsinë e lirë e përbënin qytetarët, përkatësisht shtetasit athinas dhe të huajt të quajtur METIK.

b) Popullsinë jo të lirë e përbënin skllevërit të cilët numerikisht ishin më të shumtë se qytetarët e lirë

(më detajisht faqe 81 deri 83 per pozitat e secilit....mbajeni mend çka është “ius vitae ac nesis” – e drejta mbi jetën dhe vdekjen sepse në vitet e kalume e ka pytë në teste).Burimet e Skllavërimit kanë qenë të njejta me ato të shteteve të tjera skllavopronare: shitblerja, shndërrimi i robërve të luftës në skllevër, lindja nga prindër skllavë dhe skallvërimi me anë të borgjit (deri në reformat e Solonit, kur u ndalua skllavërimi i Athinasve për borgj)

7.3.3. Karakteristikat dhe vijat themelore të së drejtës

E drejta Athinase në krahasim me të drejtat në poliset e tjera greke ishte më e zhvilluar, por në esencë ishte e ngjashme, sepse e drejta Athinase ishte e pranueshme për të gjithë grekët sepse bazën e kishte në të drejtën zakonore. Mund të themi se e drejta këtu është zhvilluar më shumë si shkak i nivelit të zhvillimit të bazës ekonomike sesa i ndikimit të sistemeve të huaja juridike.Burimet e së drejtës kanë qenë: e drejta zakonore, ligjet, praktika gjyqësore dhe aktet e organeve administrative të pushtetit.

E drejta zakonore ka qenë burimi themelos i së drejtës, e një kohë të gjatë edhe i vetmi burim i së drejtës. Në fillim areopagu e më pas kuvendi popullor filluan të miratojnë ligje, por të cilat ishin në përputhje me zakonet, andaj në përgjithësi fjala ligj në Athinë kishte kuptimin e së drejtës zakonore.Pra nesë shprehemi me terminologjinë e sotme, e drejta zakonore ishte një kushtetutë e pashkruar athinase në përputhje me të cilën duhej të ishin të gjitha aktet dhe veprimet e organeve shtetërore.

Ligjet e Drakonit, u qujaten kështu sipas thestemotit Drakon, të cilin në vitin 621 p.e.s. e kishte angazhuar areopagu me propozimet për nxjerren e ligjeve të para.Më këto ligje u zgjeruan kompetencat reale të organeve shtetërore si dhe u bë institucionalizimi i organeve të reja gjyqësore siç iështë gjyqi i efetëve që përbëhej nga bazileu, polemarhu, eponimi dhe 48 nauktratorët. Kjo gjykonte për vrasjen nga pakujdesia dhe për tentimin e vrasjes së athinasit, vrasjen e metikut, skllavit dhe lendimin e rëndë trupor. Përpos kësaj më ktëto ligje gjakmarrja më nuk konsiderohej çështje private por çështje për të cilën shteti shqiptonte denime të rrepta.Përveq Ligjeve të Drakonit në Athinë janë të njohura edhe Ligjet e Solonit, fillimi i shek. VI ( 595 p.e.s.).Për praktikën gjyqësore në veçanti nuk bëhet fjale, por nuk ka kurrfarë arsyesh që të mos jetë marrë si burim i së drejtës.

Page 21: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Në kontekstin bashkëkohorë të së drejtës mund të themi se në Athinë kanë qenë të njohura këto degë të së drejtës: e drejta sendore (ose reale), e drejta e detyrimeve, e drejta familjare dhe martesore, e drejta trashëgimore, e drejta penale dhe e drejta procedurale.

7.3.4. E drejta sendore

Për shkak të rëndësisë që kishte bujqësia si degë kryesore e ekonomisë, ndërsa toka si mjet themlore i prodhimit ndodhi që ndër degët e para të paraqitet e drejta sendore. Kjo e drejtë përmbante mjaft relikte të periudhës klano-fisnore. Pronësia private e pakufizuar në Athinë ishte e pakuptimtë (nuk egzistonte) der në shek. VI p.e. së re. Individi konsiderohej në aspektin shoqëror, moral dhe politik si pjesë e kolektivitetit andaj ashtu konsiderohej edhe në aspektin pasuror.Prona mbi tokën deri në shek. VI p.e. së re ishte kolektive, ose si pronë kolektive e shtetit ose e familjes së madhe. Kjo pronë quhej KLEROS (sipas fjalës short kleros).Prona private në Athinë asnjherë nuk e arriti deri në fund të ekzistimit të shtetit ekskluzivitetin e pronës private si në të drejtën romake (dominium ex iure Quiritum).

Pronësia e tokës në Athinë konsiderohej si institut themelor i së drejtës. Pronari kishte disa kufizime dhe detyrime që mund të konsideroheshin si relikte të kolektivitetit. Në bazë të pronës caktoheshin edhe të drejtat dhe detyrimet e qytetarit ndaj shtetit.Shteti mund edhe ta bëntë konfiskimin e tkoës, nëse kjo ishte e nevojshme për qëllime publike.

E drejta sendore Athinase njihte edhe të drejtën e pengut (pengun e dorës – në sendet e luajtshme) dhe hipotekën, të drejtën e pengut në pronësinë e paluajtshme të tjetrit. Hipoteka konstituohej me kontratë dhe me aktgjykime. (në qoftë se kreditori e dëmtonte sendin atë duhej ta kompensonte, ndërsa në rast se debitori nuk e plotësonte detyrimin në afat, kreditori bëhej pronar i atij sendi).

E drejta e pronësisë në Athinë mbrohej në disa mënyra dhe në disa shkallë. Ekzistonte padia për mbrojtjen e fruteve (frutave natyrore dhe frutave ekonomike), padia për mbrojtjen e vetë të drejtës së pronësisë (dike ousias) si dhe padia për mbrojtjen e posedimit.

Në Athinë njihen edhe servitudet (të drejtat reale mbi sendin e huaj), që krijohehsin mbi tokën e huaj, si e drejta e marrjes së ujit në tokë të huaj, vjelja e frutave në tokë të huaj, e drejta e kalimit në tokë të huaj etj. Këto servitude ishin më të thjeshta dhe më të pazhvilluara sesa ato në të drejtën Romake.

7.3.5. E drejta e detyrimeve

Kjo degë e së drejtës, në krahasim me degët e tjera, u zhvilluar më tepër, sepse Athina ishte një polis bregdetar me një tregti dhe zejtari mjaft të zhvilluar. Këtu u zhvilluan dhe marrëdhëniet kreditore (punët bankare) si dhe disa institute juridike të së drejtës detare. Deri në shek. VI p.e.së re ishte e ngarkuar me formalizëm, simbolik dhe sakramentalizëm, kurse më vonë lirohet krejt nga formalizmi.E drejta detyrimore në Athinë, nuk e bënte dallimin e qartë ndërmjet detyrimeve të kontraktuara dhe atyre të rijuara nga delikti. Por, kur njëherë krijohej detyrimi qoftë me kontratë apo nga delikti, respektohej me seriozitetin më të madh. Kontrata konsiderohej si ligj ndërmjet palëve kontraktuese.

Page 22: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Nnjiheshin disa kontrata (synallagma), për lidhjen e saj nuk kërkohej ndonjë formalizëm apo simbolikë e veçantë.Kontratata, për të qenë sa më e qartë dhe sa më precize si dhe në rast të kontestit, për t’i provuar më lehtë brendia e saj, shpesh’herë shfrytëzohej forma e shkruar, madje kontratat tipike (formularë tipik), ndonëse kontrata ishte e vlefshme edhe në formën gojore. Pra forma e shkruar nuk ishte kusht për vlefshmërinë e saj. Disa kontrata krijojnë detyrime të dyanshme andaj nënshkruheshin nga të dy palët, ndërsa ato që krijonin detyrime të njëanshme nënshkruheshin vetëm nga njëra palë.Sigurimi i ekzekutimit të kontratave bëhej në disa mënyrë: me anë të kaparit, hipotekës, pengut të dorës, me anë të dorëzanisë e të ngjashme. Kontratat duhet të ishin të lejueshme në aspektin moral sepse ndryshe nuk vlenin.

Ndër kontratat më të shpeshta dhe më të rëndësishme ishin: shitblerja, qiraja, huaja, huapërdorja, kontrata mbi punën personale, depozita, ortakëllëku etj.(detajet për secilën faqe 88-89).

7.3.6 E drejta martesore dhe familjare

Familja në Athinë konsiderohej celulë themelore e shoqërisë, kurse jeta martesore e obligueshme. Të pamartuarit konsideroheshin të pamoralshëm dhe nuk mund të zgjidheshin në funksionetë larta politike dhe shtetërore. Familja ka qenë monogame dhe patriarkale. Zakonisht si pjesë e familjes konsiderhohej babai, përkatësisht prindërit dhe djemtë sepse vajzat kalonin në familje tjetër dhe pranonin kultin e saj. Zoti i shtëpisë kishte pushtet të konsiderueshëm ndaj anëtarëve të familjes.Në përiudhën homeriane babai kishte pushtet të pakufishëm ndaj fëmijëve të vet, kishte të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi ta. Më vonë pushteti atëror kufizohet por megjithatë deri në reformat e Solonit babi kishte të drejtë t’i shiste fëmijët e vet në skllavëri. Pas kësaj kohe ai fëmijët e padëgjueshëm kishte të drejtë vetëm të i dëbonte nga shtëpia.Marrëdhëniet familjare nuk kanë qenë krejt çështje private, por ishin çështje morale, fetare e më në fund edhe juridike. Atë që sillej keq ndaj prindërve mund ta padiste çdo qytetar i athinës. Sjellja jokorekte e fëmijëve ndaj prindërve ishte pengesë serioze për zgjedhje në funksione publike.

Martesa lidhej në formë të kontratës ndërmjet dhëndrit dhe kujdestarit të vajzës (kyrios). Vetëm në raste të jashtëzakonshme ajo lidhej në gjykatë ose para organit shtetëror. Pjekuria martesore fitohej në moshën 18-vjeçare.Në periudhën homeriane pjesë përbërëse e kontratës mbi martesën ka qenë dhurata martesore (hedna), që ishte bukur e lartë dhe i përgjigjej çmimit të blerjes së gruas.Nusja nuk ka qenë e detyruar të sjellë dotë (prikë),por në praktikë e hasim shpesh. Në të shumtën e rasteve e jepte vëllai në formë të pjesës trashëgimore të morës.(përgjegjësitë e gruas ndaj burrit dhe anasjelltas faqe 90-91).

Në Athinë ka qenë bukur i zhvilluar prostitucioni. Në kohën e demokracisë zhvillohej një jetë e lirë e femrave të pamartuara të quajtura hetere, disa prej të cilave gëzonin njëfarë autoriteti në shoqëri.

Në athinë skllevërit kishin të drejtë të lidhnin martesë.

7.3.7. e Drejta trashëgimore(shume e thjeshtë dhe e shkurtë në faqe 91...sja ka vlejt me pershkru krejt)

Page 23: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

7.3.8. E drejta Penale

Në të drejtën penale të Athinës, për ndryshim nga e drejta penale në shtetet e Lindjes së Lashtë, më qartë bëhej dallimi ndërmjet deliktit penal dhe atij civil, ndonëse edhe këtu nuk bëhej një përkufizim rigoroz.

Deri në Ligjet e Drakonit gjakmarrja (më saktë hakmarrja) ka qenë dukuri më e shpeshtë. Me këto ligje shteti ndërhyn më tepër në serën e gjakmarrjes, duke paraparë dënime të rrepta. Vrajsa me dashje dënohej me vdekje. Mirëpo pas nxjerrjes së këtyre ligjeve, deliktet ndahesh në delikte private dhe publike. Deliktet private ndiqeshin nga gjykata vetëm në bazë të padisë private, me iniciativën e të dëmtuarit, kurse shteti bënte ndjekjen penale vetëm për deliktet publike, si tradhtia dhe veprat penale ushtarake. Vrasja konsiderohej çështje private, i dëmtuari përkatësisht të afërmit e tij, kishin mundësi të zgjidhinin solucionin: të hakmerreshin, të kërkonin kompensim, apo nga gjykata të kërkonin aktgykim. Vrasësi mund t’i shpëtonte gjakmarjes ose gjykimit nëse vullnetarisht largohej nga Athina.

Veprat penale në të drejtën penale Athinase mund të klasifikohen në: veprat penale kundër personit (vrasja, lëndimi trupor, fyerja etj.) veprat penale kundër shtetit dhe fesë, veprat penale kundër pasurisë dhe veprat penale kundër famijles dhe moralit seksual.

Ekzistonin këto dënime: dënimi me vdekje, robërimi (shndërrimi në skllav), konfiskimi dhe dënime të tjera pasurore dëbimi nga vendi, atimia.I dënuari me vdekje kishte në dispozicion të zjgihte njëren prej 3 mënyrave të ekzekutimit: të pinte helmin, litarin ose therjen.

ATIMIJA – ka qenë dënim i humbjes së nderit dhe i të drejtave qytetare. E shqiptonte gjykata kompetente për delikte të cakuata. Ekzistonte Atimija e plotë dhe e Pjesërishme. Me atiminë e plotë personit i mohohej e drejta e pjesëmarrjes në Kuvend, Bule dhe helie, i ndalohej hryja në objektet publike dhe të kultit fetar e të ngjashme.Me Atiminë e pjesërishme përsonit të dënuar zakonisht i mohoheshin ato të drejta që i kishte keqpërdor.

E Drejta penale Athinase, nuk e bënte dallimin e qartë ndërmjet elementeve objektive dhe subjektive të veprës penale; nuk e bënte individualizmin dhe gradimin e përgjegjësisë. Zoti i shtëpisë përgjigjej për veprat që i kryenin anëtarët e familjes apo skllevërit e tij.

7.3.9 Gjyqësia dhe procedurat gjyqësore

Kanë qenë mjaft të zhvilluara.Kanë ekzistuar gjykata të ndryshme me kompetenca të caktuar reale dhe territoriale dhe zakonisht kanë qenë kolegjiale. Ekzsitonte shkallëzimi gjyqësor, që do të thotë se pala e pakënaqur kishte të drejtë ankese gjykatës më të lartë deri në gjykatën supreme e kjo ishte helieja.Gjykatat ishin të bukur të pavarura nga organet administrative,por megjithaëtë nuk bëhet një ndarje e plotë e gjyqëssise nga administrata.Përveç Heliesë ekzistoninedhe gjykata të ulëta dhe të specializuara për të gjykuar çështje të caktuara si: gjyqi i efetëve, gjyqi i njembëdhjetëve dhe gjyqi i dyzetëve.

Procedura gjyqsore nuk ka qenë e diferencuar në procedurën civile dhe atë penale, por njihte njëfarë ndarje në procëdurë private dhe publike.

Page 24: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

Procedura ka qenë mjaft demokratike dhe e tipit akuzator, kështu që gjyqi procedurën e fillonte vetëm në bazë të padisë.

PADINË DIKE – mund ta ngriste para gjyqit vetëm ai person që kishte interes të drejtëpërdrejt juridik nga çështja kontestuese. Me të paditësi kërkonte dëmshpërblimin(kompensimin e dëmit të shkaktuar etj.) (në të vërtëtë ishte padi private – HELIEJA kur gjykonte në bazë të kësaj padie përbëhej nga 201 anëtarëve)PADINË GRAFE – ka qenë padi publike e ngjashme me actiones populares në të drejtës romake., kurse procedura grafe ishte procedurë publike. Këtë padi mund ta ngriste çdo qytetar i athinës dhe kur nuk kishte interes të drejtëpërdrejt juridik. Me të kërkohej dënimi i dorasit e jo dëmshpërblimi.

(se si zhvillohej procedura gjyqësore faqe 96).

Përveç gjykatave kolegjiale në Athin hasim edhe organe individuale që krahas punëve administrative kryenin edhe funksione gjyqëspre. Të tillë kanë qenë gjyqi i Arkond Bazileut, gjyqi i polemarhut (kompetent për gjykimin e metikëve dhe skllevërve), gjyqi i arkond eponimit, kompetent për konteste familjare dhe martesore etj.

7.4 SPARTA

Dy fiset dore që në shek. IX-VIII p.e. së re kishin krijuar një federatë të fuqishme pushtuan Peleponezin dhe aty në fushën e Lakonisë nënshtruan popullsinë atutoktone akeje dhe themeluan qytetin e SPARTËS. Sparta kryesisht ka qenë shtet luftarak dhe agrar

Popullsinë e lirë e përbënin spartanët e lirë dhe perikët.Periket ishin popullsi me origjinë nga zejtarët dhe tregtarët e popullisë së nënshtruar autoktone. Më vonë në këtë kategori hyjnë edhë të huajt që jetonin në Spartë.

Në popullsinë jo të lirë bënin pjesë HELOTËT. Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone e shndërruar në skllevër të përbashkët të shtetit, në skllevër agrar.Për çdo 10 vjet organizohej aksion për vrasjen e skllevërve (reduktimin e enumrit të tyre) që quhej KRIPTIA.

E Drejta spartane në krahasim më të drejtën athinase ka qenë më e pazhvilluar. Burim kryesor i së djretës ka qenë e drejta zakonore. Në burimet historike përmëndien ligjet e Likurgut, themeluesit legjendar të shtetit spartan.

Nga e drejta sendore institucioni më i rindëishëm ka qenë pronësia mbi tokën. Pronësia kolektive qëndroi deri në fundin e ekzistencës së këtij shteti. Prej shekullit të IV p.e.s. fillon të zhvillohet edhe Pronësia private. Si pasojë e ekonomisë së pazhvilluar agrare dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm mall-para edhe institucionet e të drejtës së detyrimeve nuk kanë qenë mjaft të zhvilluara.Reliktet klano-fisnore janë ruajtur edhe në të derjtën martesore dhe familjare.E drejta penale ishte mjaft e azhvilluar. Nuk bëhej dallimi i qartë i deliktit penal dhe atij civil. Ndërkaq veprat penale ndaheshin në vepra penale publike dhe vepra penale private, kështu vrasja konsiderohej çështje private. Sipas pikëpamjeve spartane vjedhja më tepër konsiderhohej si gjest i pahijshëm sesa delikt, andaj nuk parashihen denime të rrepta.Procedura gjyqësore ka qenë e thjeshtë dhe e pazhvilluar. Nuk dallohej procedura civile prej asaj penale. Sistemi i dënimeve ka qenë i ngjashëm me atë të poliseve të tjera greke. Ekzistonte

Page 25: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

dënimi: me vdekje, me gjobë, dëbimi nga vendi, por nuk njiheshin dënimet fizike (gjymtimet trupore dhe rrahjet) e as dënimet me heqje të lirisë.

7.4.1 Rregullimi shtetëror

Për nga forma e pushtetit shtetëror Sparta ka qenë prej fillimit e deri në mbraim republikë aristokrate skllavopronare. Organet kryesore të pushtetit shtetëror ishin: kuvendi popullor, dy mbretërit, geruzia dhe pesë eforët.

Kuvendi popullor ka qenë organi më i lartë ligjvënës. Në të vendosej për luftën dhe paqen, zgjedheshin anëtarët e geruzisë dhe eforët di dhe miratoheshin vendimet më të rëndësishme për shtetin.

Dy mbretërit me prejardhje nga 2 fiset dore që themluan spartën kishin funksione ushtarake, gjyqësore dhe fetare sepse njëherësh kanë qenë edhe klerik suprem. Këta i kufizonin njëri-tjetrit pushtetin., nuk ishin mbretër monark sepse vetëm formalisht ishin të trashëgueshëm. Nga ky aspekt sparta ka qenë republikë e jo monarki.

Geruzia ka qenë oran opeartivo - administrativ që përbbëhej prej 20 gerontëve dhe 2 mbretërve. Gerontët duhej të ishim më të vjetë se 60 vjeç. Këta i zgjidhte kuvendi për tërë jetën por kur merret parasysh mosha e tyre mandati i tyre ishte shumë i shkurtë.(proceduren per zgjedhjen e geronteve faqe 100)Me vone geruzia fiton te drejten e vtos ne vendimet e kuvendit dhe kishte edhe funksionte gjyqësore. Gjykonte ne instance të parë kur gjykonte për vrasje dhe për veprat penale politike, kurse në instancë të fundit gjykonte vetëm në bazë të ankesës. Geruzia për punën e vet nuk i përgjigjej asnjë organi.

Institucioni i Pesë eforëve u themelua më vonë dhe u bë organi më i rëndësishëm shtetëror në Spartë. Këta i zgjidhte kuvendi popullor për një vit. Zgjidheshin nga spartanët m të pasu dhe më autoritativ. Kishin të drejtë të kërkonin mbledhjet e kuvendit popullorë dhe të geruzisë, vendosnin për politikën e jashmte dhe të brendhsme, kishin të drejtë t’i ndërronin nga froni edhe mbretërit dhe ta kontrolloninin punën e të gjithë nëpunësve shtetëror. Këto funksione i kryenin kolegjialisht dhe individualisht.

Perpos Shteteve te permendura Shteti me i fuqishem i kesaj periudhe ka qene shteti i Romes.

KREU IIISHTETI DHE E DREJTA NE PERIUDHEN FEUDALISTE

Page 26: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

1. KOHA E ZGJATJES DHE PERIUDHA E FEUDALIZMIT

Feudalizmi është formacion ekonomiko-shoqëror më i ri dhe më progresiv sesa formacioni skllavopronar.Fjala feudalizëm vjen nga fjala gjermane fief,që dmth pronë bujqësore,sepse bazën ekonomike e ka në mardhënjet pronësore juridike të krijuara mbi pronën bujqësore.Feudalizmi në Evropë lindi në shek.V dhe qëndroj deri në fund të shek.XVIII dhe ndahet në tri periudha: në feudalizmin e hershëm,të zhvilluar dhe të vonshëm.- Feudalizmi i hershëm fillon nga gjysma e dytë e shek.V (si ngjarje e fillimit të feudalizmit mirret pushtimi i Romës dhe shkatërrimi i saj nga barbarët në vitin 476), dhe qëndron deri në fund të shek. X.- Feudalizmi i zhvilluar fillon nga shek.X dhe qëndron deri në fund të shek. XV.- Feudalizmi i vonshëm filon nga fundi i shek. XV dhe përfundon në fund të shek. XVIII.Kjo fazë e feudalizmit ka dy nënfaza: prej gjysmës së dytë të shek. XV deri në gjysmën e shek. XVII(deri në fillimin e revolucionit anglez), dhe nënfaza e dytë prej këtij revolucioni deri në fund të shek. XVIII. Feudalizmi i hershëm te sllavët paraqitet në fund të shek.VIII dhe në fillim të shek.IX(me përjashtim të Kanarinës-Sllovenisë së sotme),dhe zgjat deri në fund të shek.XII ,feudalizmi i zhvilluar fillon nga fundi i shek. XII e qëndron deri në fund të shek. XVI,ndërsa feudalizmi i vonshëm fillon nga shek. XVII e deri në gjysmën e shek. XIX.Periudha e feudalizmit është periudha e mesjetes,dhe si datë epërfundimit të kohës së mesme dhe fillimit të kohës së re miret viti 1492(zbulimi i Amerikes),kurse disa të tjerë e mariin vitin 1453,dmth fundin e bizantit.

2. KARAKTERISTIKAT E PERGJITHSHME TE FEUDALIZMIT

Ndër karakteristikat kryesore të feudalizmit janë :1.Në feudalizëm bujqësia është dega kryesore e ekonomisë. Në Bizant,krahas bujqësisë ishin të zhvilluara edhe disa degë tjera të ekonomisë si zejtaria,xehetaria dhe tregtia. Baza kryesore e kësaj ekonomie ishte prona feudale mbi tokën- feudi. Feudi përbëhej prej dy pjesëve: pjesa urbariale(benefikale) dhe pjesa alodiale.2.Gajtë gjithë feudalizmit dominonte ekonomia natyrale.Deri në gjysmën e shekullit XVII ekonomia natyrale është dominuese,kurse prej kësaj kohe kemi një paralelizëm konkurent mes ekonomisë natyrale dhe ekonomisë së tregut.3.Feudalizmi është sistem shoqëror-ekonomik dhe politik i pabarazive sociale dhe juridike.Në të njihet dhe sanksionohet pabarazia formale juridike.Eksploatimi bëhej jo në bazë të veprimit të ligjeve të ekonomisë së tregut,por në bazë të aplikimit të dhunës shtetërore dhe politike.4.Shoqëria feduale përbëhej prej dy klasave themelore: prej feudalëve dhe bujkrobërve.Feudalët ishin klasa sunduese dhe ata e kishin në dispozicion monopolin e pushtetit shtetëror.Brenda klasës feudale ekzistonin shtresa dhe kategori të ndryshme sic janë fisnikët laikë dhe fisnikët kishtarë.5.Në shoqërinë feudale kisha ishte faktor shumë i rëndësishëm shoqëror dhe politik.Kjo ishte shtylla e dytë e rendit feudal,menjëherë pas pushtetit shtetëror.Kisha shtetit ia siguronte mbështetjen ideologjike,kurse shteti kishës me anë të aparatit të pushtetit ia mundësonte zbatimin e normave të saj.6.Si pasojë e eksploatimit të pamëshirshëm të klasës së bujkrobërve dhe shtresave tjera të

Page 27: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

varura dhe gjysmë të varura,në feudalizëm ndodhën trazira dhe tronditje të mëdha shoqërore.Në vende të ndryshme të Evropës zhvilloheshin lëvozje të ndryshme heretike,të cilat ishin lëvizje antifeudale. Si rezultat i këtyre lëvizjeve paraqiten kisha të reja si kisha protestante në Gjermani dhe Francë,si dhe kisha anglikane në Angli.\7.Në shoqërinë skllavopronare qëndruan përkohë të gjatë reliktet e shoqërisë klanofisnore, sic janë ekzistimi i komunave fshatare,ruajtja e disa organeve,zbatimi i institucioneve të së drejtës zakonore etj.8.Sa i përket fushës së artit,shkencës dhe filozofisë,feudalizmi paraqet një periudhë të errët, një stagnim të dukshëm të tyre.Edhepse feudalizmi ishte sistem i privilegjeve dhe padrejtësive shoqërore,prapseprap ishte më progresiv sesa sistemi shoqëror skllavopronar.

4. SHTETI I FRANKËVE

Shteti i Frankëve është shtet tipik i feudalizmit të hershëm,I takon grupit të “Mbretërive Barbare”. Ky shtet qëndroj deri në fund të shek. IX.Shteti i Frankëve sa i perket sundimit të tij ndahet në dy periudha të mëdha : 1)Periudha e Merovingëve , 2)Periudha e Karolingëve.

- Periudha e Merovingëve- ishte nga themelimi i shtetit të Frankëve deri në mesin e shek. VIII. Ishte faza parafeudale.Gjatë kësaj periudhe shteti Frank u copëtua disa herë për shkak të kundërthënjeve të brendshme.

- Periudha e Kartolingëve- Në këtë periudhë mardhënjet feudale morën formën e prerë.Gjatë kësaj faze shteti arriti kulmin e zhvillimit, sidomos gjatë sundimit të Karlit të Madh.Në vitin 880, Karli i Madh u kurorëzua perandor i Perandorisë Romake. Nga atëherë u njoh nga Perandoritë Evropiane edhe sovraniteti i Shtetit të Frankëve.

4.1 Mardhëniet feudale dhe formësimi i tyre juridik

Sundimtarët e periudhës së merovingëve filluan ta shfrytëzonin institucionin e astrucionit,që ishte një institucion i lashtë nga periudha e demokracisë ushtarake.Astrucionët ishin shoqërues të sundimtarit,ndryshe quheshin edhe komes, ishin të paktë dhe gjendeshin vetëm brenda pallatit mbretëror.

Beneficiumi ishte e mirë tokësore e banuar me prodhues të drejtpërdrejtë,të cilën sundimtarët(pronarët) ua jepnin njerëzve të lirë me kusht që kur të thirreshin,të viheshin të armatosur si kalorës në shërbimin ushtarak.Beneficiarit beneficiumi i jepej ad personam,dhe nuk kishte të drejtë që këtë ta trejërsonte në asnjë mënyrë. Në shek.VII beneficium quhej toka e dhuruar.

Vasaliteti ishte mardhënie personale mes sundimtarit dhe njeriut të lirë,i cili me deklaratë solemne lidhej per sundimtarin dhe i premtonte këtij se me besnikëri do ta shërbente tërë jetën,kurse sundimtari ka qenë i detyruar ta mbronte vasalin e vet.

Me fuzionimin e mardhënieve reale të beneficiumit dhe mardhënies personale të vasalitetit,krijohet nocioni i feudit dhe mardhënies feudale.

Në krye të piramidës feudale qëndronte sundimtari,kurse vasalët e tyre paraqiteshin edhe si seniorë,pasiqë edhe ata kishin vasalët e vet.

Akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit juridik të fshatarit të lirë dhe i cilësisë

Page 28: Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore · Web viewK R E U I – Shqyrtime të përgjithshme Lënda dhë metoda e studimit të historisë së shtetit dhe të së drejtës

juridike të pronës së tij quhej komendacio. E tërë popullsia ndahej në bujkrobër dhe feudal.

4.2 Rregullimi shtetëror

Shteti i Frankëve ka qenë monarki patrimoniale,ose bashtinore. Organi më i rëndësishëm i pushtetit ishte monarku,pushteti i të cilit mbështetej në mundium dhe banusin mbretëror.

Mundium kuptojmë detyrat dhe të drejtat e monarkëve frengë që shtetasit e tyre ti mbrojnë,ti pajtojnë dhe tu a zgjidhin konfliktet.

Banusi mbretëror është e drejta e sundimtarëve frengë që shtetasve të tyre tu urdhërojnë apo ndalojnë diçka me kërcënim të gjobës apo shpalljes së tyre jashtë mbrojtjes ligjore.

Funksionet shtetërore monarku i kryente nëpërmjet aparatit administrativ të pallatit mbretëror. Ndër funksionarët e lartë të pallatit mbretëror dalloheshin referendariusi,i cili i përpilonte aktet e monarkut, pastaj komesët dhe kontët e pallatit mbretëror,ndër të cilët pozitën më të rëndësishme e fitonte majordomi,i cili ishte drejtues i oborrit dhe mbikqyrte shërbëtorët e pallatit.

Në aspektin civilo-juridik,monarku kishte të drejtën supreme pronësore mbi tërë teritorin shtetëror.Teritori shtetëror konsiderohej si bashtinë e tij,andaj këto monarki edhe i quajmë patrimoniale ose bashtinore.

Organ tjeter i rëndësishëm i pushtetit qëndror ishte edhe kuvendi popullor.Në kuvend pjesëmarrësit vinin të armatosur, kurse vendimet i merrnin me aklamacion,duke vrringëlluar armët. Kuvendin popullor frankët e mbanin në pranverë,në muajin mars, andaj edhe quhej Campus Martius, kurse më vonë e ndryshoj terminin,mbahej në maj dhe quhej Campus Maius.Mbledhjet e kuvendit popullor i kryesonte mbreti ose personi i autorizuar nga ai.

Ndër organet tjera të rëndësishme të pushtetit qëndror kanë qenë edhe Kuvendi I pallatit mbretëror,kuvendi i magnatëve dhe kuvendi kishtar.

Kuvendi i palllatit përbëhej kryesisht prej aristokracisë së pallatit dhe prelatëve.Ky kuvend mirrej me qështje administrative,politike dhe gjyqsore.Seancat e kuvendit i kryesonte mbreti apo majordomi.Kuvendi i magnatëve filloj të konstituohej si organ atëherë kur kuvendi popullor filloj ta humbte rëndësinë.Ky kuvend mbahej në vjeshtë.Në të analizoheshin rezultatet e luftrave të zhvilluara dhe bëheshin planifikimi dhe përgaditja për luftrat e vitit të ardhshëm.Në periudhën e merovingëve rol të rëndësishëm kishte edhe kuvendi kishtar,në të cilin merte pjesë ,përveç prelatëve dhe magnatëve,edhe mbreti.Ky i fundit edhe i kryesonte seancat e këtij të fundit.Magnatët nuk kishin të drejtë vote,por prania e tyre gjithmonë ka ndikuar në cilësinë e vendimeve që aprovoheshin. Të tri këto kuvende paraqesin fillet e kuvendit të ardhshëm përfaqësues shtresor që paraqitet në periudhën e feudalizmit klasik.