Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

19
BASHKIA HIMARË PREZANTON:

Transcript of Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

Page 1: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

BASHKIA HIMARË PREZANTON:

Page 2: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

INFORMACION MBI KOMPANINË “CONNEXT”

Emri i Kompanisë: CONNEXT

Person Kontakti: Eris TODRI

Mobile : +355 67 20 47 803

Email : [email protected]

Adresa: Rr. Barrikadave Nr.127 , Tirana/ALBANIA

Faqja Zyrtare: www.connext.al

Page 3: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

DETAJE TË PROJEKTIT

Titulli i Projektit: “ HAPJA E SEZONIT VEROR HIMARË ”

Data: 12-13 Maj 2012

Koha e Fillimit: 19:00

Qyteti: Himarë

Vendi: Himarë

Page 4: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

HYRJE

Himara,e pozicionuar në Jug të Shqipërisë, është një nga vendet më atraktive për turizmin Shqiptarë e të huaj. Bashkia e Himarës përfshin zonat e Dhërmi, Pilur, Kudhës, Qeparo, Vuno, Iljas dhe Palasë , vënde këto që spikasin gjatë sezonit veror për fluksin e lartë të turistëve. Himara është cilësuar si vënd me “Histori të Lavdishme”. Të tjerë e kanë quajtur “Perla e Jonit” , “Lule e Vilajetit” , “Shtëpia Jonë e përbashkët” , vëndi i njerëzve të punës , paqedashës dhe mikpritës.

Page 5: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

HYRJE

Data 12 Maj është përcaktuar si Dita e “Hapjes së Sezonit Veror të Himarës”. Kohëzgjatja e këtij evenimenti do të jetë 2 ditë. Ky eveniment do t’i japë mundësinë Qytetit të Himarës të promovojë Sezonin Veror duke bërë të mundur që të gjithë qytetarët ta zgjedhin si vendin ideal për pushimet e tyre të paharrueshme. Këto dy ditë aktivitet u japin mundësinë edhe të gjithë vendasve që të bashkohen dhe të promovojnë vlerat e vendit të tyre , me kulturën ,traditat , ushqimin tradicional etj. Është shumë e rëndesishme bashkëpunimi me Biznesin Vendas, Hotele ,Kampingje, Restorante, Lokale, Klubet e Natës etj. Hotelet do të ofrojnë akomodim falas për datën 12 Maj. Kjo, u shërben atyre për të promovuar Hotelin dhe cilesitë që ai ka. Kampingjet do t’u ofrojnë mundësinë e akomodimit falas pjesëmarrësve. Gjithashtu restorantet do të përgatisin specialitetet e tyre falas për pjesëmarrësit. Lokalet dhe Klubet e Natës do t’u ofrojnë një kokteil falas të gjithë pjesëmarrësve.

Pikat e lartëpërmendura do të jenë një strategji shumë e mirë për të sjellë njerëzit e rretheve të tjera në Himarë.

Page 6: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

Evenimenti do të zhvillohet në dy faza.

Faza e parë ( Data 12 Maj , Shtunë).

Një Stage do të jetë i pozicionuara përkatësisht në pikën: Shëtitorja (Manolo).

Stage tek Shëtitorja (Manolo) do të shërbejë për Koncertin e Muzikës Moderne me këngëtarë

Shqiptarë si Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Andy Gramm, NRG Band .

Pjesë e Evenimentit do të jenë edhe nje grup “Street Artist”, ata do të dhurojnë një Show spektakolar

që shumë nga pjesëmarrësit nuk e kanë parë ndonjëherë. Gjithashtu, një pjesë e tyre do të jenë të

pranishëm ditën e Dielë për argëtimin e pjesëmarrësve.

Page 7: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

Një moment shumë i bukur do të jetë edhe hedhja e minibalonave që do të ndriçojnë

qiellin. Minibalonat do t’u jepen të gjithë pjesëmarrësve dhe do të leshohen prej tyre pas

përfundimit të Koncertit në Stage tek Shëtitorja (Manolo).

Page 8: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

Fishekzjarret do të jenë një moment magjik për të gjithë pjesëmarrësit. Hedhja e tyre do të

realizohet përgjatë Koncertit në Stage tek Shëtitorja (Manolo).

Page 9: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

Faza e dytë( Data 22 Prill , Dielë).

Rreth orës 09:30 një grup animatoresh do të argëtojnë fëmijët.

Në Stage tek Shëtitorja (Manolo) do të mbahet Fjalimi nga Personalitetet më të Larta të Pushtetit

Qëndror dhe Vendor. Fjalimi do të zgjasë rreth 30 min (11:30 – 12:00) . Pas fjalimit të gjithë

pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë ushqime tradicionale të përgatitura nga vetë

vëndasit dhe restorantet, që do të jenë vendosur në banketin e ushqimeve tek Shëtitorja.

Festa do të vazhdojë me Vëllezërit Korçar, Endri & Stefi Prifti. Performanca e tyre do te zgjasë 2 orë e

30 min. ( 12:00 – 14:30 ).

Page 10: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

Pasi të kenë shijuar ushqimin e mrekullueshëm, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë

mundësi të zgjedhin se si të argëtohen në pjesën tjetër të ditës. Mundësitë e

argëtimit do të jenë të shumta si psh:

• 1. Animacioni

• 2. Guida Turistike (Tokësore)

• 3. Alpinizëm

• 4. Kanoa

• 5. Zhytje në Det

• 6. Parashuta

Page 11: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

1. Animacioni.

Lojra të ndryshme për fëmijë, maskotë, face painting, tullumbaca, cirk, numra magjikë etj

do të argëtojnë fëmijët për një pjesë të madhe të ditës së Dielë.

Page 12: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

2. Guida Turistike (Tokësore)

Për adhuruesit e artit,kulturës dhe historisë së Himarës do mundësojmë dy guida turistike , ujore dhe

tokësore . Guida turistike tokësore do të përfshijë keto monumente :

Kalaja e Himarës

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës

Page 13: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

3. Alpinizmi

Për të gjithë adhuruesit e turizmit malor kemi menduar një të dielë ndryshe,alpinizëm.

Të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të shoqerohen nga disa instruktorë.

Page 14: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

4. Kanoa

Një pjesë tjetër argëtimi do të jetë gara me kanoa në detin Jon të Himarës, ku të gjithë

pjesëmarrësit mund të jenë shikuesit ose lojtarët.

Page 15: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

5. Zhytje

Për të gjithë të apasionuarit dhe kureshtarët e jetës nënujore, një tjetër aktivitet që do të zhvillohet paralelisht me aktivitetet e tjera është pikërisht Diving (Zhytje nën ujë ) .

Page 16: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

ZHVILLIMI I EVENIMENTIT

6. Parashuta

Hedhje me parashutë nga mali i Llogarasë për ata që e pëlqejnë “rrezikun”, ku adrenalina kap majat

dhe është e paevitueshme.

Page 17: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

MARKETING & REKLAMA

Promovimi. (Para Evenimentit)

Evenimenti do të promovohet me një fushatë dy-javore në Media , Radio, City Light, Billboard etj.

Promovimi. (Pas Evenimentit)

I gjithë Evenimenti do të lançohet në Media dhe në Radio me një mini dokumentar, i cili do të

tregojë të gjithë eksperiencën dhe momentet e bukura që pjesëmarrësit kaluan gjatë fundjavës së

“Hapjes së Sezonit Veror në Himarë”. Ky lançim do të vlejë si një mesazh, për ata njerëz që nuk ishin

të pranishëm , të mos mungojnë gjatë Sezonit Veror dhe jo vetëm, në “ Shtëpinë Tonë të

përbashkët” .

Page 18: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

PROMOCION (Para Evenimentit)

Evenimenti do të promovohet edhe nëpërmjet :

Flyer

Postera

Broshura( Door- To- Door)

Gjithashtu një element shumë i rëndësishëm do të jetë programi i të gjithë Evenimentit i cili do t’u

shpërndahet njerëzve në rrethet kryesore të Shqipërisë së bashku me Flyer, Postera apo Broshura.

Page 19: Himara 2012 Hapja e Sezonit Veror

Ju faleminderit !