Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë...

28
Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Grupet Ekologjike Doracak

Transcript of Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë...

Page 1: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor financohet nga

Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

(UNDP).

Grupet Ekologjike

Doracak

Page 2: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

2

ReLOaD do të rrisë mekanizmat financiarë përmes së cilave

bashkitë do të financojnë në mënyrë transparente OSHC-të dhe

së bashku me ta do të zbatojnë aktivitete prioritare për

zhvillimin lokal.

Titulli: Grupet Ekologjike, Doracak/Udhëzues praktik

Autori: Haziz Marku & Denisa Ahmetaj

Tirazhi: 1,500 kopje

© 2019 Action for Albania

Ky material është prodhuar në kuadër të projektit

"Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin

Perëndimor (ReLOaD)", i cili financohet nga Bashkimi

Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të

Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përmbajtja e këtij

publikimi, si dhe gjetjet e paraqitura në të, janë përgjegjësi

e Action for Albania dhe nuk pasqyrojnë

domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE)

ose Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

(UNDP).

Shqipëri, 2019.

Page 3: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

3

Përmbajtja

1.Mjedisi dhe sfidat për mbrojtjen e tij .......................... 4

2.Gjendja e mjedisit në Shqipëri dhe Elbasan ............... 6

3.Qëllimi i këtij doracaku ................................................. 8

4.Grupet Ekologjike ........................................................ 10

4.1.Qëllimi i Grupeve Ekologjike ................................. 10

4.2.Roli i shkollës në funksionimin e Grupeve

Ekologjike ..................................................................... 13

4.3.Përfitimet e pritshme nga Grupet Ekologjike .......... 15

5.Promovimi i Grupeve Ekologjike ............................... 16

6.Ekuilibri Grupeve Ekologjike - program mësimor .. 17

7.Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi sistemin e

riciklimit........................................................................... 19

Konkluzione ..................................................................... 25

Bibliografia ...................................................................... 26

Page 4: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

4

1. Mjedisi dhe sfidat për mbrojtjen e tij

Ndotja dhe ngrohja globale janë ndër problemet

kryesore me të cilat po përballet sot shoqëria. Zhvillimi i

industrisë dhe teknologjisë në disproporcion me rritjen e

ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit kanë

sjellë dëmtimin apo

shkatërrimin e

ekosistemeve të tëra

natyrore. Vit pas viti

shënohen vlera të

rritura të katastrofave

natyrore, të

sëmundjeve të reja dhe

epidemive të shkaktuara pikërisht nga ndryshimet

klimaterike që ka sjellë ngrohja globale. Ishujt me

mbeturina (vecanerisht të plastikës) që lundrojnë në

oqeane janë një problem serioz dhe në rrijte për planetin

dhe shoqërinë tonë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga

uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion

njerëz. Në të gjitha konventat ndërkombëtare është e

sanksionuar dhe penalizohet ndotja e ujërave, por problem

Page 5: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

5

është vështirësia për të edukuar njerëzit që të mos e ndotin

atë.

Të gjitha dëmet që i janë shkaktuar tashmë mjedisit dhe

natyrës nga veprimtaria njerëzore diktojnë nevojën e

marrjes së masave të menjëhershme për minimizimin e

ndotjes, pastrimin dhe rindërtimin e sipërfaqeve të gjelbra

si dhe rigjenerimin e ekosistemeve natyrore.

Të jetuarit në mënyrë miqësore me mjedisin nuk

nënkupton patjetër ndryshime radikale të mënyrës dhe

stilit tonë të jetesës përkundrazi ndryshimi i veprimeve të

vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në

përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për

mjedisin. Por për të arritur këtë si fillim kërkohet

ndryshimi i mënyrës së të menduarit dhe mëpas ndryshimi

i sjelljes individuale dhe asaj kolektive.

Mënyra e të menduarit mund të ndryshohet vecse me

edukimin e komunitetit dhe brezave në vijim për ruajtjen

dhe mirëmbajtjen e mjedisit. Insitucionet arsimore është e

nevojshme që të luajnë një rol më aktiv në edukimin e

brezave që vijnë jo vetëm me njohuri empirike por edhe

duke ndërmarrë dhe organizuar aktivitete konkrete që

edukojnë dhe promovojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e

mjedisit. Nismat dhe aktivitete të tilla duhet të përqafohen

Page 6: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

6

dhe të ndërmerren nga të gjitha nivelet e institucioneve

arsimore. Përfshirja e tyre në këtë drejtim është mënyra e

vetme për të ndikuar në një plan afatgjatë në promovimin e

ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit dhe në ndërgjegjësimin

dhe edukimin e popullatës për shfrytëzim racional të

resurseve natyrore.

2. Gjendja e mjedisit në Shqipëri dhe Elbasan

Zhvillimi i shpejtë urban në Shqipëri është shoqëruar

me jo pak dëme në aspektin mjedisor. Rritja e konsumit,

transportit, mbeturinave inerte, derdhja e ujërave të zeza si

dhe e mbetjeve spitalore dhe urbane në dete e lumenj,

prerja pakriter e pyjeve, ndërtimet pa kriter të HEC-ve,

ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej

pasojave problematike që i janë shkaktuar mjedisit.

Sipas raportit të vitit 2018 të publikuar nga Agjencia e

Mjedisit, bazuar në gjendjen aktuale të mjedisit në

Shqipëri, parashikohet që në vitet në vijim temperatura

mesatare të rritet dhe reshjet parashikohet të bien, duke

rezultuar në dimra më të butë, pranvera më të ngrohta,

verë më të nxehtë dhe më të thatë dhe vjeshtë më të thatë.

Bujqësia është një sektor tepër i ndjeshëm ndaj

ndryshimeve të klimës dhe një pjesë e mirë e popullësisë

rurale të Shqipërisë është vulnerabël ndaj ndryshimeve

Page 7: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

7

klimatike. Të dhënat historike tregojnë se Shqipëria

karakterizohet nga një klimë tepër e ndryshueshme që ka

përjetuar një rritje të temperaturës mesatare, me ditë të një

të nxehti ekstrem dhe evapotranspirim (thatësirë), (‘Raporti

i gjendjes në mjedis’, 2018).

Ashtu si edhe pjesa tjetër e qyteteve të mëdha në

Shqipëri edhe Elbasani paraqet nivel të lartë të ndotjes së

mjedisit. Pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit sa i

takon nivelit të ndotjes ai mbetet ende një nga qytetet më

të ndotura në Shqipëri. Vecanërisht cilësia e ajrit përbën

problem për qytetarët. Sipas një studimi të kryer vitin e

fundit në këtë qytet rezulton se sasia e grimcave të PM 2.5

dhe PM 10 në ajrin urban arrin në shifra që rezultojne

mesatarisht 1.5 – 2 herë mbi normat e lejuara te vendeve të

BE. Sipas statistikave të INSTAT Elbasani renditet me

numrin më të lartë të vdekjeve në rang vendi, konkretisht

24 % , me diagnozën “me shenja dhe sëmundje të

papërcaktuara mirë” si dhe me 17 % të sëmundjeve

kancerogjene (INSTAT 2018).

Po ashtu ujrat e ndotura industriale dhe urbane

shkarkohen pa asnje lloj trajtimi në lumin Shkumbin, duke

ndotur ujin e tij dhe kërcënuar jetën ujore në përgjithësi

dhe duke përbërë një kërcënim potencial për shëndetin e

njerzve të komuniteteve.

Page 8: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

8

Nisur nga kjo situatë është e nevojshme ndërhyrja jo

vetëm e organeve dhe institucioneve shtetërore por edhe e

organizatave të shoqërisë civile si dhe e vetë komunitetit.

3. Qëllimi i doracakut

Prej më shumë se 20 vitesh, në vendin tonë janë

bërëpërpjekje shumë dimensionale për futjen e koncepteve

të Edukimit Mjedisor veçanërisht në Arsimin Fillor dhe të

Mesëm të Ulët nëpërmjet integrimit të tematikave,

terminologjisë dhe informacionit kryesor në tekstet e

ndryshme mësimore. Gjatë këtyre viteteve ka pasur edhe

programe pilotimi për dhënien e lëndës së Edukimit

Mjedisor si lëndë të veçantëme zgjedhje. Megjithatë, deri

tani nuk është ndërmarrë ndonjëherë një studim vlerësues

mbi njohuritë dhe aftësitë e nxëna si rezultat i zhvillimit të

Edukimit Mjedisor në shkollë (REC, 2009).

Nisur nga vëmendja jo e lartë që i kushtohet edukimit

për mjedisin në shkollat në Shqipëri, nga angazhimi i ulët i

shkollave për të kryer vazhdimisht aktivitete jashtë-

kurrikulare në kuadër të ruajtjes, mirëmbajtjes dhe

mbrojtjes së mjedisit, nisur nga nevoja emergjente për

sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për

pasojat që sjell ndotja e mjedisit, është konceptuar ky

Page 9: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

9

doracak si një ndihmë për mësuesit, nxënësit dhe vetë

komunitetin mbi Edukimin Mjedisor.

Qëndrimet ndaj mjedisit janë një pasqyrim i edukatës

qytetare të individit. E përkthyer në nivelin e sistemit

arsimor në Shqipëri këto qendrime dhe veprime duhet të

jenë organike tek secili aktor brenda shkollës. Ato duhen

të vijnë natyrshëm në mënyrën se si paraqiten në

programet dhe tekstet mësimore dhe sesi përcillen më pas

dhe vleësohen tek nxënësit.

Nëpërmjet këtij doracaku synohet afrimi i mësuesve

dhe nxënësve me metodat e reja të të mësuarit të cilat

synojnë të kontribuojnë në mënyrë cilësore dhe sasiore sa i

takon edukimit mjedisor si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve

për konkretizimin e njohurive të marra. Ky doracak synon

jo vetëm informimin e nxënësve mbi qasje dhe ide të reja

të edukimit mjedisor por theksin kryesor ai e ka tek nxitja

e nxënësve që informacionin e marrë të jenë në gjendje ta

ballafaqojnë me situatën aktuale si dhe të analizojnë dhe

sintetizojnë idetë dhe qëndrimet e tyre.

Qasja që synohet nëpërmjet “Grupeve Ekologjike”,

thelbi dhe funksionimi i të cilave do të trajtohet në doracak

në vijim, është që të sigurohet nisja e edukimit për

mjedisin që në shkollë, aftësimi i nxënësve me praktika të

Page 10: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

10

mira në klasa si dhe përcjellja e informacionit prej tyre në

komunitet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme

ekstrakurrikulare.

4. Grupet Ekologjike

4.1.Qëllimi i “Grupeve Ekologjike”

“Grupet Ekologjike” kanë si qëllim aftësimin praktik të

nxënësve për të vëzhguar hulumtuar, analizuar dhe kuptuar

mjedisin që i rrethon, të jenë në gjendje të adresojnë

problematikat e tij dhe të angazhohen në gjenerimin e

ideve të reja mbi mënyrat sesi mund të kapërcehen këto

problematika. Këto grupe synojnë të nxisin nxënësit të

jenë një zë i fortë për përcjelljen e informacionit për

edukimin mjedisor në komunitet, të nxisin nxënësit të

përfshihen në projekte të

lidhura me ruajtjen dhe

mbrojtjen e mjedisit,

“Grupet Ekologjike”

synojnë të formojnë

qytetarë të denjë dhe të

përkushtuar të cilët dinë të

luftojnë për të arritur një ekuilibër ndërmjet cilësisë së

jetës dhe cilësisë së mjedisit.

Page 11: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

11

Pavarësisht se “Grupet Ekologjike” kanë si target

përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe mësuesve të shkollës

në aktivitetet e tyre, është e nevojshme për mirë

funksionimin e tyre që të themelohet një grup aktivistësh

që do të udhëheqin dhe do të organizojnë aktivitetet dhe

përfshirjen e shkollës dhe komunitetit të gjerë në projekte

të ndryshme.

Grupi drejtues do të përbëhet nga të paktën 10 nxënës

dhe 4 mësues. Për tu bërë pjesë e grupit drejtues do të jetë

e rëndësishme vec përkushtimit dhe dëshirës për tu

përfshirë aftësitë krijuese apo aftësi specifike të nxënësve

që mund të ndihmojnë në realizimin e objektivave të

grupit. Gjithashtu vëmendje do t’i pjesmarrjes së barabartë

të të dy gjinive në këtë grup. Grupi drejtues i ngritur me

qëllim mirë funksionimin e “Grupeve Ekologjike” do të

ngarkohen me disa përgjegjësi ku më kryesoret janë:

Planifikimi, organizimi dhe menaxhimi i

aktiviteteve të “Grupeve Ekologjike”

Planifikimi dhe administrimi i buxhetit të

“Grupeve Ekologjike”

Raportim periodik tek grupi mbi realizimin e

detyrave të tyre.

Page 12: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

12

Grupi drejtues në mënyrë që të realizojë detyrat e tij

është e nevojshme të kryejë takime periodike me të

gjithëanëtarët e grupit ku do të shpalosin problematikat e

hasura, projektet në të cilat do të përfshihet grupi, do të

raportojnë mbi mbarëvajtjen e aktiviteteve, do të ndajnë

rolet midis anëtarëve të grupit, do të caktojnë detyra të reja

për anëtarët e rinj apo lidhur me projektet e reja. E

rëndësishme gjatë këtyre takimeve do të jetë përfshirja e të

gjithë anëtarëve dhe nxitja e tyre për të shpalosur idetë e

tyre për zgjidhjen e situatave të ndryshme, apo

organizimin e aktiviteteve të caktuara. Synimi i këtyre

takimeve do të jetë gjetja e zgjidhjeve më të mira

nëpërmjet angazhimit të të gjithë anëtarëve.

Disa nga aktivitetet që “Grupet Ekologjike” mund të

organizojnë janë:

Organizimi i një dite ecje për nxënësit e shkollës,

me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe

prindërve tyre mbi efektet negative të gazrave të

lëshuara nga makinat.

Krijimi i një sistemi dhe grupi riciklimi në shkollë.

Riciklimi i gazetave & revistave për të krijuar

vepra të vogla arti.

Page 13: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

13

Të zhvillojnë vizita informuese në landfille, në një

qendër riciklimi, në një impjant prodhimi energjie

të rinovueshme etj.

Realizimi i posterave, apo broshurave me letër të

riciklueshme për informimin e komunitetit me

njohuri të dobishme për ruajtjen dhe mbrojtjen e

mjediseve natyrore.

4.2.Roli i shkollës në funksionimin e “Grupeve

Ekologjike”

Roli i mësuesve në “Grupet Ekologjike” nuk do të jetë

thjesht përcjellja e informacionit por ata do të lehtësojnë

procesin e të mësuarit, do të udhëheqin dhe do të shërbejnë

si person resursesh për nevojat e anëtarëve të grupit. Ata

do të ndihmojnë në organizimin e aktiviteteve, në

organizimin e vizitave studimore, në caktimin e

projekteve, në ndërtimin e rasteve studimore, në

gjenerimin e temave të diskutimit, në tregimin e

eksperiencave të tyre të mëparshme mbi problematike të

lidhura me mjedisin etj.

Roli i prindërve është përkrahja e aktiviteteve të

organizuara nga shkolla dhe pjesmarrja në to, vecanërisht

në ato aktivitete ku bashkëpunojnë dhe marrin pjesë

nxënës dhe mësues. Pasi të kenë kuptuar rëndësinë e

Page 14: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

14

projekteve ata mund të angazhohen dhe të marrin pjesë

edhe në vendimarrje sa i takon aktiviteteve lidhur më

problematika të caktuara të mjedisit rrethues, duke

përkrahur fëmijët e tyre si dhe duke kontribuar në një

mjedis më të shëndetshëm.

Roli i komunitetit, kontributi i komunitetit mund të jetë në

disa drejtime si p.sh:

Duke ndarë njohuritë dhe informacionin e tyre si

dhe duke marrë pjesë në nisma të lidhura me

përmirësimin e mjedisit.

Duke ngritur ndërgjegjësimin sa i takon mbrojtjes

së mjedisit në përgjithësi dhe komponentëve të tij

në vecanti.

Duke ndërmarrë fushata për mirëmbajtjen dhe

pastrimin e parqeve, zonave të mbrojtura, liqeneve.

Duke rritur mbeshtetjen e tyre ndaj panaireve,

aktivistëve për mbrojtjen e natyrës dhe aktiviteteve

kulturore dhe shoqërore që kanë në qendër të

aktivitetit të tyre ruajtjen e mjedisit.

Duke ndihmuar me resurse bazë, si resurse

materiale ashtu edhe njerëzore etj.

Page 15: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

15

4.3.Përfitimet e pritshme nga “Grupet Ekologjike”

“Grupet Ekologjike” nëpërmjet edukimit mjedisor

sjellin shumë përfitime për të rinjtë, mësuesit, shkollat dhe

komunitetin në përgjithësi

1. Mjedismë isigurt dhe jetesë më e shëndetshme për

komunitetin dhe vetë nxënësit.

2. Zhvillon imagjinatën rrit kreativitetin nëpërmjet të

mësuarit interaktiv dhe të ndërthurur

me praktikën. Sjell rritjen e

angazhimit të nxënësve dhe i bën ata

më entuziastë për proçesin e të

mësuarit në përgjithësi.

3. Duke qenë se edukimi mjedisor ka

karakter të theksuar krosskurrikular aftësimi në

këtë drejtim do të rrisë edhe performancëntotale

tënxënësve në shkollë.Realizimi i të mësuarit në

natyrë ose “sjellja” e natyrës në klasë përbën një

mjedis shumë të mirë për të mësuarin

ndërdisiplinor.

4. Forcon lidhjet brenda komunitetit. Edukimi

mjedisor kultivon ndjenjën e lidhjeve dhe

përkatësisë nëpërmjet përfshirjes në komunitet.

5. Përgatitja e nxënësve për të ardhmen për të kuptuar

problematikat dhe sfidat e ardhshme të mjedisit.

Page 16: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

16

6. Krijimi i partneriteteve për zhvillimin e projekteve

të mëtejshme në favor të një mjedisi të

shëndetshëm dhe një shkolle cilësore për nxënësit.

7. Promovohet të mësuarit në mënyrë aktive, qytetaria

dhe lidershipi i nxënësve. I inkurajon nxënësit të

ngrenë zërin për të bërë një ndryshim në shkollën

apo komunitetin e tyre.

5. Promovimi i “Grupeve Ekologjike”

Promovimi i “Grupeve Ekologjike” në komunitet është

një nga detyrat më të rëndësishme që do të kenë anëtarët e

këtyre grupeve, kjo jo vetëm për të reklamuar arritjet e tyre

por mbi të gjitha për të publikuar dhe tërhequr vëmendjen

e komunitetit dhe personave të interesuar ndaj problemeve

të mjedisit. Gjithashtu promovimi grupeve mund të bëhet

më së miri edhe duke publikuar projekte të ardhshme apo

duke ftuar komunitetin të marrë pjesë në aktivitete të

organizuar nga “Grupet Ekologjike”.

Promovimi mund të realizohet në disa mënyra, si p.sh:

Nëpërmjet realizimit të videove ndërgjegjësuese

ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Page 17: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

17

Nëpërmjet publikimit të aktiviteteve dhe projekteve

të tyre nëpër rrjete sociale.

Duke shfrytëzuar mledhjet me prindër apo cdo

organizim festiv publik të organizuar nga shkolla

për të përcjellë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit.

Duke shfrytëzuar gazetën apo webfaqen e shkollës

për reklamimin e punëve të realizuara, projekteve

të ardhshme apo aktiviteteve të fundit të “Grupeve

Ekologjike”.

Nëpërmjet realizimit të ekspozitave në shkollë me

temë mbrojtjen e mjedisit duke përdorur materiale

të riciklueshme.

Npërmjet përdorimit të veshjeve apo mjeteve

shkollore me logon e “Grupeve Ekologjike” apo

me mbishkrimin e një mesazhi të caktuar për

mbrojtjen e mjedisit etj.

6. Ekuilibri “Grupeve

Ekologjike” - program

mësimor

Programi i “Grupeve

Ekologjike” është pjesë e programit

mësimor. Duke qenë se qëllimi i

këtyre grupeve është promovimi i ruajtjes dhe mbrojtjes së

Page 18: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

18

mjedisit si dhe edukimi i mjedisit në mënyrë të

pashmangshme ato lidhen edhe me shumë disiplina të tjera

të shkencës si matematika, komunikimi, shkencat e

natyrës, artet etj. Rrjedhimisht angazhimi në këto grupe

ndikon në zhvillimin nxënësve në disa drejtime nga të cilat

përmendim:

Transmetojnë dije tek fëmijët përmes përvojës në

lidhje me mjedisin e tyre të rrethues, ndërveprimet

brenda tij dhe problemeve në të.

U zhvillojnë aftësi të domosdoshme të vëzhgimit,

eksperimentimit, anketimit, regjistrimit, analizës

dhe arsyetimit për ruajtjen e mjedisit përmes

aktiviteteve të ndryshme.

U skalitin qendrimin e duhur ndaj mjedisit dhe

ruajtjen e tij përmes bashkëpunimeve në komunitet.

Sensibilizojnë fëmijët për çështje që lidhen me

mjedisin dhezhvillimin përmes vizitave dhe

demonstrimeve në terren.

Promovojnë të menduarit logjik dhe të pavarur

midis fëmijëve në mënyrë që ata të jenë në gjendje

të bëjnë zgjedhjet e duhura në një frymë të hetimit

shkencor.

Page 19: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

19

Motivimi dhe stimulimi i mendjeve të reja duke i

përfshirë ato në projekte veprimi që lidhen me

ruajtjen e mjedisit.

7. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi sistemin

e riciklimit

Riciklimi është një nga mënyrat më të mira që ekziston

për të patur një ndikim pozitiv në botën në të cilën jetojmë.

Riciklimi është i rëndësishëm si për mjedisin natyror ashtu

edhe për ne. Marrja shpejt e masave kundër eleminimit të

mbeturina është bërë tashmë e domosdoshme me nivelin

gjithnje e në rritje të mbeturinave.

Sasia e mbeturinave që krijojmë po rritet vazhdimisht

sepse:

Është rritur mirëqënia që do të thotë që njerëzit

janë duke blerë më shumë produkte dhe në fund të

fundit krijojnë më shumë mbeturina.

Është rritur popullsia që do të thotë që ka më

shumë njerëz në planet për të krijuar mbeturina.

Paketimet e reja dhe produktet teknologjike janë

duke u zhvilluar dhe shumë prej këtyre produkteve

përmbajnë materiale që nuk janë të

biodegradueshme.

Page 20: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

20

Ndryshimet e reja të jetesës, të tilla si ngrënia e

ushqimit të shpejtë, do të thotë që ne krijojmë

mbeturina shtesë që nuk janë të biodegradueshme.

Ashtu sic e përmendëm edhe pak mësipër riciklimi i

mbeturinave është proçes shumë i rëndësishëm si për

mjedisin ashtu edhe për ne.

Rendësia e diferencimit të mbeturinave

Diferencimi i plastikës: Pesë shishe plastike të

ricikluara (PET) sigurojnë fibër të mjaftueshme për të

krijuar një këmbë katrore qilim ose mbushje të

mjaftueshme të fibrave për të mbushur një xhaketë skish.

Qeset plastike dhe mbeturinat e tjera plastike të hedhura në

oqean, vrasin më shumë se 1,000,000 krijesa deti në vit!

A keni dëgjuar ndonjëherë për Patch Great Great

Garbage Paqësor? Deponia lundruese mbulon një

sipërfaqe një herë e gjysmë madhësinë e SHBA dhe po

lundron diku midis Hawait dhe Kalifornis. Ajo është

gjithashtu 90 përqind plastike, dhe peshon në 3.5 milion

Page 21: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

21

ton. Nga riciklimi i 1000 tonelatave plastike kursehen

3500 tonelata naftë dmth ekuivalentja e harxhimit të

energjisë nga 20.000 frigoriferë gjatë një viti. 66% e

energjisë kursehet kur prodhohen produkte të reja plastike

nga materiale të riciklueshme në vend të materialeve të

papërpunuara (të virgjëra). Më pak se 35% e familjeve dhe

më pak se 10% e bizneseve në Shtetet e Bashkuara

riciklojnë (EPA, 2011).

Diferencimi i letrës:

Për të prodhuar një tonelatë letër të pare (virgjër) nevojiten

15 pemë, 440.000 litra ujë e 7.600 kwh energji

elektrike.Ndërsa, për prodhimin e një tonelate letër të

ricikluar duhen 1.800 litra ujë dhe 2.700 kwh energjie

lektrike.

Për të prodhuar gazetat e së Dielës çdo javë, 500,000

pemë duhet prerë. Riciklimi i një tirazhi të vetëm të New

York Times të ditës së dielë do të shpëtonte 75,000 pemë.

Nëse të gjitha gazetat do të ricikloheshin do të ruheshin

250.000.000 pemë cdo vit (Eco Tirana).

Diferencimi i qelqit:

Në prodhimin e qelqit “të ri”, për çdo 10% mbeturina

qelqi të futura në furra përfitohet një kursim prej 2,55%

Page 22: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

22

energji, ekuivalenti i më tepër se 130 litra naftë të kursyer

për çdo tonelatë qelq të ricikluar, pra të përdorur më parë.

Industria e qelqit, falë grumbullimit të diferencuar, regjistron

çdo vit një kursim energjetik të barabartë me 400.000

tonelata naftë.

Qelqi i ricikluar është gjithmonë pjesë e recetës së

qelqit, dhe sa më shumë që përdoret, aq më e madhe është

ulja e energjisë që përdoret në furrë. Kjo e bën përdorimin

e xhamit të ricikluar fitimprurës në planin afatgjatë, duke

ulur kostot për prodhuesit dhe duke përfituar gjithashtu

edhe mjedisi.

Diferencimi i mbeturinave bimore:

Mbeturinat që vijnë nga kujdesi i hapësirave të

gjelbëruara e kopshtet (gjethet, bari, mbetje të luleve,

rrënje, krasitjet) përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të

mbeturinave të prodhuara dhe janë thelbësore për procesin

industrial. Janë të mjaftueshme 10 tonelata nga këto

mbeturina për të fertilizuar një hektar toke.

Page 23: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

23

Rëndësia e riciklimit për mjedisin

Riciklimi është shumë i rëndësishëm pasi mbetjet kanë një

ndikim të madh negativ në mjedisin natyror.

Kimikatet e dëmshme dhe gazrat serë lirohen nga

mbeturinat në landfill-e.

Riciklimi ndihmon për të zvogëluar ndotjen e

shkaktuar nga mbeturinat.

Shkatërrimi i habitatit dhe ngrohja globale janë

disa nga ndikimet e shkaktuara nga shpyllëzimi.

Riciklimi zvogëlon nevojën për lëndë të parë në

mënyrë që pyjet e shiut të mund të ruhen. Sasi të

mëdha të energjisë përdoren kur prodhojnë

produkte nga lëndët e para. Riciklimi kërkon

shumë më pak energji dhe për këtë arsye ndihmon

në ruajtjen e burimeve natyrore.

Rëndësia e riciklimit për njerëzit

Riciklimi është thelbësor për qytetet nëpër botë dhe për

njerëzit që jetojnë në to.

Nuk ka vend për mbeturina. Vendet tona të

“landfill” po mbushen shpejt.

Page 24: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

24

Ulja e shpenzimeve financiare në ekonomi. Marrja

e produkteve nga lëndët e para kushton shumë më

tepër sesa nëse ato ishin bërë nga produkte të

ricikluar.

Ruani burimet natyrore për gjeneratat e ardhshme.

Riciklimi zvogëlon nevojën për lëndë të parë; ai

gjithashtu përdor më pak energji, duke ruajtur

kështu burimet natyrore për të ardhmen.

Page 25: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

25

Konkluzione

Të gjitha dëmet që i janë shkaktuar tashmë mjedisit

dhe natyrës nga veprimtaria njerëzore diktojnë

nevojën e marrjes së masave të menjëhershme për

shmangien, minimizimin dhe korigjimin e tyre.

Ndër masat kryesore për të arritur minimizimin e

ndotjes së mjedisit dhe shpëtimin e ekosistemeve

kërkon ndryshimi i veprimeve të thjeshta që

kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë. Por për të

arritur këtë si fillim kërkohet ndryshimi i mënyrës

së të menduarit, edukimit dhe më pas ndryshimin e

sjelljes individuale dhe asaj kolektive.

“Kurrikula e Arsimit Parauniversitar” përfshin

tema lidhur me edukimin mjedisor në të gjitha

lëndët, duke e trajtuar dhe orientuar atë si pjesë

përbërëse në të gjitha këto lëndë. Ndonëse jepen

përcaktime të lidhura drejtpërdrejt me këtë edukim,

kurrikula nuk përmban një linjë të qartë dhe të

qëllimshme për të strukturuar, monitoruar dhe

vlerësuar edhe këtë aspekt të edukimit.

Krijimi i “Grupeve Ekologjike”, edukimi mjedisor

dhe përfshirja e të rinjve në projekte që kanë të

bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit është

Page 26: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

26

rruga e vetme për të përballuar sfidat që paraqet sot

gjendja e mjedisit në Shqipëri dhe vecanërisht në

Elbasan.

Nëpërmjet aftësimit praktik të tyre synohet të

arrihet në plan afatgjatë angazhimi i njerëzve në

mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.

Grupet Ekologjike synohet të jenë pjesë e

programeve mësimore. Nëpërmjet tyre synohet

bashkëpunimi i mësuesve, nxënësve, prindërve dhe

komunitetit në tërësi në kuadër të ruajtjes,

mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.

Një nga strategjitë që synohet të vihet në zbatim

nga “Grupet Ekologjike” është edhe sistemi i

riciklimit të mbeturinave. Kjo do të arrihet

nëpërmjet promovimit dhe ndërgjegjësimit të tyre

dhe komunitetit për diferencimin e mbeturinave

sipas përbërjes së tyre, plastike, letre, qelqi,

metalike, mbeturina bimore etj.

Ndarja e mbeturinave sipas përbërjes së tyre dhe

sistemi i riciklimit do të sjellin uljen e përdorimit të

resurseve natyrore si dhe më pak shpenzim të

energjisë për prodhimin e këtyre produkteve.

Page 27: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

27

Bibliografia

o Agjencia e Mjedisit, 2018. “Raporti i gjendjes në

mjedis”;

o http://plasticworldrecycling.com/plastic-recycling-facts/

o http://www.akm.gov.al/drm-elbasan.html

o EPA (Agjencia për ruajtjen e mjedisit), Uashington DC,

(2005). Udhëzuesi i mësuesve për zvogëlimin e

mbeturinave dhe ruajtjen e burimeve.

o UNICEF, Guida e shkolles, Projekti Cleen,

http://www.incaal.org/projektet/EDUKIMI_MJEDISOR/

DOK_ED_MJEDISOR/guida-shkolles_finale.pdf

o https://www.researchgate.net/profile/Vaishali_Gupta3/pu

blication/280961865_Environment_education_throughEc

o-

Club_activities_in_schools_Relevance_in_planning_mod

ern_India/links/5d389192299bf1995b483358/Environme

nt-education-throughEco-Club-activities-in-schools-

Relevance-in-planning-modern-India.pdf.

o Erjona Alla, 2016. “Hartimi dhe Përfshirja e Standarteve

të Edukimit Mjedisor në Sistemin Arsimor Shqiptar”.

o Instituti i Statistikave

http://www.instat.gov.al/al/temat/mjedisi-dhe-

energjia/mjedisi/

o http://www.ricikloj.com/ricikloj_organike.html#

Page 28: Grupet Ekologjike Doracak · vogla dhe fare të thjeshta që kryejmë rutinë në përditshmërinë tonë mund të sjellin impakte të mëdha për mjedisin. Por për të arritur këtë

28

Ky Doracak është hartuar në kuadër të projektit:

“Promovimi i mbrojtjes së mjedisit nëpërmjet angazhimit

të të rinjve”