Gjuha standarde dhe dialektet

8
Gjuha Standarde dhe dialektet

Transcript of Gjuha standarde dhe dialektet

Page 1: Gjuha standarde dhe dialektet

Gjuha Standarde dhe

dialektet

Page 2: Gjuha standarde dhe dialektet

Përmbajtja e prezantimit

Çfarë është gjuha standarde?Çfarë është dialekti?Dialektet e ShqipërisëKrahasim mes gjuhës standarde dhe dialekteveRreziqet që i kanosen gjuhës shqipe:– Përdorimi i fjalëve të huaja, huazimet– Përdorimi i internetit

Page 3: Gjuha standarde dhe dialektet

Çfarë është gjuha standarde

Gjuhë standarde (apo dialekt standard, dialekt i standardizuar) quhet një varietet i veçantë linguistik i një gjuhe, i cili ka prestigj të lartë brenda një komuniteti gjuhësor. Edhe pse shpesh bazohet në të folurën e një zone të caktuar gjeografike, si psh. të kryeqytetit apo qendrës kulturore, standardi i kapërcen kufijt linguistikë dhe behet mjet gjithëpërfshirës i komunikimit. Në të shumtën e rasteve standardi institucionalizohet, shpesh duke i dhenë status ligjor, dhe mandej përdoret si normë në mas media, arsim, edukim dhe në institucione tjera publike.

Page 4: Gjuha standarde dhe dialektet

Çfarë është dialekti

Dialekti (nga greq. dialegomai: bisedë me njëri-tjetrin) është një variant i një gjuhe, i cili përdoret nga një pjesë e popullsisë së një vendi, por që kuptohet edhe nga folësit e tjerë të kësaj gjuhe. Dialektet e një gjuhe dallojnë nga njëri-tjetri nga disa veçori leksikore, sintaksore ose zanore.Në përgjithësi dallojmë dy lloje dialektesh:– dialektet krahinorë, që studiohen nga dialektologjia.– dialektet shoqërorë, që studiohen nga socio-gjuhësia.

Page 5: Gjuha standarde dhe dialektet

Dialektet e ShqipërisëDy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin.Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçarr], dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme.Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin eIsh Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe..

Page 6: Gjuha standarde dhe dialektet

Krahasim mes gjuhës standarde dhe dialektevePoezia “Gjuha

Shqipe”Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli fllad i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjáma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare. 

Gjergj Fishta

Porsi kënga e zogut të verës Që vallzon në belerim të prillitPorsi i ëmbli fllad i erës Që lëmon gjinjtë e trëndafilit

Page 7: Gjuha standarde dhe dialektet

Second Title PageToskërishtja dhe Gegërishtja kanë dallime fonetike, morfologjike apo dallime në fjalor. Dallimet fonetike janë të pakta dhe disa nga to janë: â hundore e gegërishtes me ë-në e Toskërishtes ( nâna - nëna ; bâni - bëri) n-ja e Gegërishtes me r-në e Toskërishtes ( syni - syri )etj. Ato morfologjike Tosk - Gegë: të punoj - me punue etj. Disa nga dallimet në fjalor Toskërisht- Gegërisht janë: dhelpër - skile, gjalpë - tlyn, fshat - katund etj.

Page 8: Gjuha standarde dhe dialektet