gazeta studenti nr 3

16
studenti U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S KSFE KËSHILLI STUDENTOR I FAKULTETIT TE EKONOMISË E HËNË, 27 QERSHOR, VITI 2011 - VITI I I BOTIMIT - NR 3 Diploma Bachelor, refuzohet nga bankat e nivelit të II Pa libra në auditore Këto janë fjalë të shumë studentëve që kemi degjuar çdo ditë në fakultet : “Nuk kemi libra, punojmë me lek- sione të printuara”. Është një çështje që na shqetëson të gjithëve. Nuk është aspak e rehatshme që të kesh dëshirë që të lexosh por të hasesh me mungesën e materialeve dhe të literaturës. Ky prob- lem vërehet pothu- ajse në të gjitha degët e Fakultetit të Ekonomisë. Por mungesë më te theksuara kanë studentët e degës Informatikë Ekonomike dhe Ekonomiks. Nga pyetja që u është drejtuar këtyre studentëve , se cilat janë lendet qe kanë mungesë një literature të përmbledhur studentët e degës IE janë përgjigjur Java, Programim f.2 f.3 f.14 f.13 f.12 f.11 TOEFL-i esksluziviteti i Univestitetit të Tiranës NgaSabire Hoxha TOEFL (Test of English as a For- eign Language) është një provim “Le të diskutojmë mbi Arsimin e Lartë”, me pedagogë, studentë dhe pjesëtarë të administratës EBCL, aktiviteti ku FE nderohet me çmim të dytë dhe Shqipëria merr medaljen e broncit Seminari/4-5 OPINION/6 Problemi/2 Kodi i Etikës, sa dhe si respektohet në Fakultetin e Ekonomisë Eglantina Doçaj Tanimë vera erdhi dhe kjo duket jo vetëm nga karakteristi- kat e stinës por dhe nga veshja e studentëve nëpër fakultet, që bie tej mase në sy. Në Fakultetin Ekono- mik ekziston Kodi i Etikës, që është mjaft i dukshëm nëpër ambientet e fakultetit dhe mund ta gjesh atë në çdo kat. Aty, përveç rregullave të tjera, përmendet dhe etika e veshjes e cila mesa duket nuk ka qenë shumë interesante për t’u lexuar duke qenë se nuk zba- tohet nga shumë studentë. Tek Kodi i Etikës; Parimi 1, pika 5 thuhet: Kryeministri hungarez në takim me studentët e Universitetit të Tiranës Viktor Orban: Studentët dhe rinia kanë krahë dhe duhet të fluturojnë “Duhet të jemi shumë të qartë mbi kriteret dhe standardet që duhet të plotëso- jë Shqipëria. Nuk ka asnjë shans që çdo vend që do të hyjë në BE, duhet të ndryshojë rregullat e tij të brendshme” Në vizitën e tij të dytë në Sh- qipëri kryemin- istri hungarez Z. Viktor Orbán, përveç takimeve të planifikuara në institucionet më të larta të shtetit, gjeti hapësirën për një takim me studentët e Universitetit të Tiranës. Kështu, ditën e premte më datë 3 qershor Licencimi për ushtrimin e profesionit, pub- likohet udhëzimi, provimet në maj Profesionet e licencuara, rikthehen “Provimet e shtetit”. Ja tarifat, proce- durat dhe dekumentacioni Të gjithë ata që duan të licencohen për të ushtruar profesionin, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave duhet të japin provimin e shtetit. Bëhet fjalë për profesionet që prekin sigurinë dhe shën- detin publik si profesioni i mjekut, stomatologut, far- macistit, inxhinierit. Janë gjithsej 10 profesione të 10 shprehjet që kanë bërë histori Preokupimet e njerëzve të mëdhenj Arabët në të kaluarën thoshin: “Flisni, Njiheni” për shkak se nëpërmjet fjalëve pasqyrojmë mend- jen, vlerat, parimet dhe perceptimet tona lidhur me shumë çështje. Real- isht njerëzit gjatë historisë kanë qenë të etur për të zbuluar se çfarë është thelbësore në jetë dhe gjithashtu çfarë i mundë- son njeriut të qëndrojë para kësaj esence. Prej gjërave spikat BURSAT Hungaria ofron shumëllo- jshmëri brusash studimi për studentët shqiptarë Ambasada Hungareze në Tiranë ka njoftuar se qeveria e Republikës së Hungarisë ka shpal- lur programin e bursave për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pasuniversitare, në fushën e kërkimit, si dhe në kurse vere pranë Universiteteve Publike të Hungarisë, për vitin shkollor 2011-2012, sipas kategorive të ndara si më poshtë. A– Studime të pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master (3-10 muaj) FALAS

Transcript of gazeta studenti nr 3

Page 1: gazeta studenti nr 3

studenti UNIVERSITETI I TIRANËS

KSFEKËSHILLI STUDENTOR I FAKULTETIT TE EKONOMISË

E HËNË, 27 QERSHOR, VITI 2011 - VITI I I BOTIMIT - NR 3

Diploma Bachelor, refuzohet nga bankat e nivelit të II

Pa libra në auditoreKëto janë fjalë të shumë studentëve që kemi degjuar çdo ditë në fakultet : “Nuk kemi libra, punojmë me lek-sione të printuara”. Është një çështje që na shqetëson të gjithëve. Nuk është aspak e rehatshme që të kesh dëshirë që të lexosh por të hasesh me mungesën e materialeve dhe të literaturës. Ky prob-lem vërehet pothu-ajse në të gjitha

degët e Fakultetit të Ekonomisë. Por mungesë më te theksuara kanë studentët e degës Informatikë Ekonomike dhe Ekonomiks. Nga pyetja që u është drejtuar këtyre studentëve , se cilat janë lendet qe kanë mungesë të një literature të përmbledhur studentët e degës IE janë përgjigjur Java, Programim

f.2

f.3

f.14

f.13

f.12

f.11

TOEFL-i esksluziviteti i Univestitetit të TiranësNgaSabire Hoxha TOEFL (Test of English as a For-eign Language) është një provim

“Le të diskutojmë mbi Arsimin e Lartë”, me pedagogë, studentë dhe pjesëtarë të administratës

EBCL, aktiviteti ku FE nderohet me çmim të dytë dhe Shqipëria merr medaljen e broncit

Seminari/4-5 OPINION/6Problemi/2

Kodi i Etikës, sa dhe si respektohet në Fakultetin e EkonomisëEglantina Doçaj

Tanimë vera erdhi dhe kjo duket jo vetëm nga karakteristi-kat e stinës por dhe nga veshja e studentëve nëpër fakultet, që bie tej mase në sy. Në Fakultetin Ekono-mik ekziston Kodi i Etikës, që është mjaft i dukshëm nëpër ambientet e

fakultetit dhe mund ta gjesh atë në çdo kat. Aty, përveç rregullave të tjera, përmendet dhe etika e veshjes e cila mesa duket nuk ka qenë shumë interesante për t’u lexuar duke qenë se nuk zba-tohet nga shumë studentë. Tek Kodi i Etikës; Parimi 1, pika 5 thuhet:

Kryeministri hungarez në takim me studentët e Universitetit të Tiranës

Viktor Orban: Studentët dhe rinia kanë krahë dhe duhet të fluturojnë“Duhet të jemi shumë të qartë mbi kriteret dhe standardet që duhet të plotëso-jë Shqipëria. Nuk ka asnjë shans që çdo vend që do të hyjë në BE, duhet të ndryshojë rregullat e tij të brendshme”Në vizitën e tij

të dytë në Sh-qipëri kryemin-istri hungarez Z. Viktor Orbán, përveç takimeve të planifikuara në institucionet më të larta të shtetit, gjeti hapësirën për një takim me studentët e Universitetit të Tiranës. Kështu, ditën e premte më datë 3 qershor

Licencimi për ushtrimin e profesionit, pub-likohet udhëzimi, provimet në majProfesionet e licencuara, rikthehen “Provimet e shtetit”. Ja tarifat, proce-durat dhe dekumentacioniTë gjithë ata që duan të licencohen për të ushtruar profesionin, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave duhet të japin provimin e shtetit. Bëhet fjalë për profesionet që prekin sigurinë dhe shën-detin publik si profesioni i mjekut, stomatologut, far-macistit, inxhinierit. Janë gjithsej 10 profesione të

10 shprehjet që kanë bërë histori Preokupimet e njerëzve të mëdhenjArabët në të kaluarën thoshin: “Flisni, Njiheni” për shkak se nëpërmjet fjalëve pasqyrojmë mend-jen, vlerat, parimet dhe perceptimet tona lidhur me shumë çështje. Real-isht njerëzit gjatë historisë kanë qenë të etur për të zbuluar se çfarë është thelbësore në jetë dhe gjithashtu çfarë i mundë-son njeriut të qëndrojë para kësaj esence. Prej gjërave spikat

BURSATHungaria ofron shumëllo-jshmëri brusash studimi për studentët shqiptarëAmbasada Hungareze në Tiranë ka njoftuar se qeveria e Republikës së Hungarisë ka shpal-lur programin e bursave për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pasuniversitare, në fushën e kërkimit, si dhe në kurse vere pranë Universiteteve Publike të Hungarisë, për vitin shkollor 2011-2012, sipas kategorive të ndara si më poshtë. A– Studime të pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master (3-10 muaj)

fAlAS

REFUZUAR

Page 2: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

2@Problemi

Mungesa e librave në Universitete, problem që pret zgjidhje

TOEFL-i esksluziviteti i Univestitetit të Tiranës

Këto janë fjalë të shumë studentëve që kemi de-gjuar çdo ditë në fakultet : “Nuk kemi libra, puno-jmë me leksione të printu-ara”. Është një çështje që na shqetëson të gjithëve. Nuk është aspak e rehat-shme që të kesh dëshirë që të lexosh por të hasesh me mungesën e materialeve dhe të literaturës. Ky prob-lem vërehet pothuajse në të gjitha degët e Fakultetit të Ekonomisë. Por mungesë më te theksuara kanë stu-dentët e degës Informatikë Ekonomike dhe Ekono-miks. Nga pyetja që u është drejtuar këtyre studentëve , se cilat janë lendet qe kanë mungesë të një literature të përmbledhur studentët e degës IE janë përgjigjur Java, Programim në Inter-neti, Çështjet Ligjore...etj Ndërsa studentët e Ekono-miksit rendisin lëndët e mëposhtme : Ekonometri1 dhe 2, Seminar Special, Makroekonomi 2, Histori e Mendimit Ekonomik. etj. Disa prej këtyre ,materi-aleve nuk mjafton vetëm fakti që nuk kanë një or-ganizim por janë dhe në an-

Blerina Hoxha

glisht. E kuptojmë të gjithë që anglishtja është “gjuha e ekonomisë” por ky parim u duhej mësuar studenteve më herët, para se ata të vinin në fakultet. Disa prej lëndëve të mësipërme kanë vite të cilat zhvillohen në fakultetin tonë dhe përsëri kanë mbetur leksione të printuara. Nuk e dimë se kur do të kemi ndonjë nga lëndët e sipërpërmendura të përmbledhura në një libër. Por kjo nuk do të thotë që kemi dëshirë të lexojmë dhjetëra libra për një lëndë të vetme. Pasi një problem tjetër është përdorimi i dy librave për një lëndë te vetme të cilat janë botuar nga autorë (pedagogë) të ndryshëm. Por ne duhet t’i kemi të dy pasi njëri prej librave është botuar nga pedagogu i leksionit dhe tjetri nga pedagogu i semi-narit. Ne, vërtetë jemi një brez i “etur për dije” por jo për literaturë “identike” por

me kopertina dhe autor të ndryshëm.Pas gjithë këtyre prob-lemeve doja të ndalja në këndin më të qetë të fakultetit tonë, Biblioteka “Jozef Limpreht”. Një vend komode, i rregullt por mbi të gjitha frymë-zues për të lexuar. Kjo bib-liotekë fillesat e saj i ka në vitin 1952 dhe vazhdon të funksionojë dhe aktual-isht.Ku mund të gjejmë libra të ndryshëm si për degët e fakultetit tonë gjithash-tu dhe për fakultet e tjera. Por informacionet nuk janë të përditësuara. Të vetme botime të kohëve të fundit janë prodhimet e Bankës Botërore me të cilën kjo biblioteke mbanë marrëdhënie aktualisht,si një ndër fi-nancuesit e saj kryesorë. Botimet e tjera janë të para viteve 2000. Ku si më interesantet ishin

Sabire Hoxha

TOEFL (Test of English as a Foreign Language) është një provim ndërkombëtar për të matur aftësitë në kup-timin dhe përdorimin e gjuhës angleze për ata që nuk e kanë gjuhë amtare. Testi i TOEFL ITP shërben për të matur nivelin e zotërimit të gjuhës angleze nga ai mesa-tari deri tek i avancuari për kompetencat e të dëgjuarit, të shkru-arit dhe të lexuarit. Ai është i përdorshëm për qëllime akademike në drejtime si: pranimi në institucione të ndry-shme; përfundimi i një kursi studimi, përm-bushja e detyrimit të diplomimit, vlerësimin e progresit etj. Uni-versiteti i Tiranës ka nënshkruar memoran-dumin e bashkëpunimit me partnerin e njohur ndërkombëtar ETS Global për marrjen e të drejtës së certifikimit të gjuhës angleze për të gjithë studentët sh-qiptarë. Të dyja institu-cionet ranë dakord në drejtim të ndërtimit të një partneriteti afatgjatë për ofrimin e testeve të gjuhës angleze. Ky bashkëpunim vjen men-jëherë pas ndryshimeve të reflektuara në Ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri, veçanërisht në drejtim të përcaktim-it të detyrimit të marrjes së testit ndërkombëtar të gjuhës Angleze gjatë ndjekjes së studimeve pasuniversitare: Mas-ter dhe Doktoraturë. Universiteti i Tiranës

ka ndërmarrë hapa konkretë për ngritjen e kapaciteteve dhe infras-trukturës së nevojshme në drejtim të lehtësimit të procedurave për të gjithë studentët që janë të interesuar për të mbrojtur gjuhën angleze. Tashmë është funksion-ale zyra e UT-ETS, e cila ndodhet në godi-nën e ish-Kinoklubit të Qytetit Studenti. Kjo zyrë qëndron e hapur nga e hëna deri të premten dhe u ofron të gjithë studentëve informacion mbi testet e anglishtes të ofruara nga UT, pro-cedurat e regjistrimit në secilin prej tyre si dhe detaje të mëtejshme mbi datat e provimeve të gjuhës angleze.Testi i TOEFL ITP përbëhet nga testet e TOEFL-it (paper-based) të administruara më parë. Në anën tjetër, testi i TOEIC vlerëson zotërimin e gjuhës angleze në biznesin ndërkombëtar në nivelet mesatare dhe të avan-cuara. Ai teston kom-petencat e të dëgjuarit, të lexuarit dhe ato gramatikore të kandi-datit. Të dyja këto teste ndërkombëtare të gjuhës angleze janë të vlefshme për marrjen e diplomës Master ose Doktora-turë. Studentët mund të regjistrohen në secilin prej tyre dhe t’i japin ato disa herë derisa të mar-rin pikët e duhura për t’u kualifikuar në nivelet e përcaktuara nga MASH. Testi i TOEFL ITP vlen për një periudhë dy-vjeçare, ndërsa ai i TOEIC është i vlefshëm gjatë gjithë jetës.

rreth 20 botime që flis-nin për ish udhëheqësin tonë në kohën e diktat-urës, Enver Hoxha. Pra janë informacione të cilat nuk mund të përdoren si burime për të hartuar një detyrë kursi ose një temë diplome. Por jo vetë kaq. Si rregull çdo pedagogë duhet që t’i dhuroj kësaj biblioteke të paktën një kopje për çdo botimin të tijin në lidhje me lëndët e fakultetit. Sa zbatohet kjo tek ne? Shumë pak. Janë shume të paktë pedagogët që e kanë ndërmarrë një gjest të tillë. Nëse një student nuk ka mundësi mjaftueshëm për të blere një libër, nuk ka zgjidhje tjetër të ligjshme, vetëm se ta blejë atë. Me shpresën se vitin tjetër nuk do të duhet të përbal-lemi më me problemet e sipër përmendura uroj të gjithë studentët suksese në provime.

Ku mund të gjejmë libra të ndryshëm si për degët e fakultetit tonë gjithashtu dhe për fakultet e tjera. Por informacionet nuk janë të përditësuara. Të vetme botime të kohëve të fundit janë prodhimet e Bankës Botërore me të cilën kjo biblioteke mbanë marrëdhënie aktualisht,si një ndër financuesit e saj kryesorë. Botimet e tjera janë të para viteve 2000.

Page 3: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

3@ Problemi

Kodi i Etikës, sa dhe sI respektohet në Fakultetin e Ekonomisë

Diploma Bachelor, njohja e saj nga bankat dhe tregu i punës në vend

Para pak ditësh gjatë një Worksho-pi që është organizuar në Fakulte-tin e Ekonomisë, një bankë e nivelit të dytë ka mbajtur një qëndrim jo pozitiv për sa i përket studentëve të këtij fakulteti. Një përfaqësues i kësaj banke deklaroi se në qoftë se studentë të ndryshëm që do të duan të punësohen pranë kësaj banke do të duhet të kenë medoe-mos Diplomën e Nivelit të Dytë. Por çfarë do të thotë kjo? Sig-urisht është një lajm shumë i keq për të gjithë ata studentë të cilët diplomohen çdo vit në nivelin e diplomës Bachelor. Një problem shumë in ndjeshëm për studentët

e Fakultetit të Ekonomisë të cilët diplomohen në nivelin Bachelor është fakti që kjo diplomë e tyre nuk njihet. Tre vite të lodhshme, një punë e madhe për të marrë një diplomë e cila konsiderohet e pamjaftueshme për tu punësu-ar në një bankë. Po atëherë pse duhet kjo diplomë kur një pose-dues i saj nuk mundet as të ketë një kualifikim të nevojshëm për të qenë punonjës në një banke të vendit? Pse u dashka gjithë kjo punë dhe ky investim? Sigurisht që dikush do të tho-shte shumë mirë që “bëj nive-lin e dytë të diplomimit, DND”,

por a ka logjikë një gjë e tillë. Ky është një problem i rëndësishëm për sa i përket të ardhmes së çdo studenti të fakultetit tonë të cilët diplomohen tani ose janë diplomuar pak më parë. Ky është një problem i madh për eksesin që ata duhet të kenë në tregun e punës në vend. Cili është tregu i punës të cilët ata i pret? A është ky një shqetësim real për të cilin duhet të ulemi të gjitha palët e të gjendet një zgjidhje. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme e cila do diskutim të menjëhershëm dhe zgjidhje të menjëhershme.

Eglantina Doçaj

Tanimë vera erdhi dhe kjo duket jo vetëm nga karak-teristikat e stinës por dhe nga veshja e studentëve nëpër fakultet, që bie tej mase në sy. Në Fakultetin Ekonomik ekziston Kodi i Etikës, që është mjaft i dukshëm nëpër ambientet e fakultetit dhe mund ta gjesh atë në çdo kat. Aty, përveç rregullave të tjera, përmendet dhe etika e veshjes e cila mesa duket nuk ka qenë shumë in-teresante për t’u lexuar duke qenë se nuk zbato-het nga shumë studentë. Tek Kodi i Etikës; Parimi 1, pika 5 thuhet: “Vishuni me veshje të pastër dhe të përshtatshme”. Përsa i përket veshjes së pastër, ky nuk përbën ndonjë problem pasi në këtë as-pekt studentët janë mjaft të kujdesshëm, por ajo që duhet të vihet re më shumë është pikërisht ‘veshja e përshtatshme’. Të vishesh në mënyrë të përshtatshme dhe në përputhje me Kodin e Etikës së një institucioni tregon respekt për atë in-stitucion. Ne aspirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, mundohemi të kopjojmë pa kuptuar se ndonjëherë dhe kopjojmë gabim. Shqiptarët, sido-mos studentët, mundohen të imitojnë evropianët në vlerat e tyre kulturore, në sjellje dhe veshjen mod-erne. Kjo është diçka e

mirë në sytë e evropianëve, por problemi është se këto perceptime keqinterpre-tohen duke shndërruar el-ementët e kulturës së huaj në elementë të ekzagjeruar, madje duke shkelur Ko-din Etikës dhe duke thyer vlerat tona tradicionale. Të vishesh bukur do të thotë të zgjedhësh diçka që shkon me fizikun, karak-terin por më e rëndësish-mja, të dish të përshtatësh

veshjen me ambientin. Për një periudhë të gjatë kohe u diskutua për veshjen fe-tare, duke qenë se shkolla është një institucion laik. U tha se do të përjashto-heshin nga institucionet arsimore, të gjithë studentët me veshje dhe simbole fe-tare, dhe në fakt u përjash-tuan disa. Kundërvënia ndaj studenteve të mbuluara dhe studentëve me mjekër ishte kaq e madhe… A është e

drejtë kjo? Mos vallë duhet të hedhim sytë dhe nga eks-tremi tjetër? A është veshja fetare më problematike se veshja ekstravagante? Uni-forma shkollore ekziston për shkak se nxënësit janë të papjekur dhe e kanë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur përsa i përket veshjes dhe gabimisht mund të vishen në mënyrë të papër-shtatshme. Studentët men-dohet se e kanë arritur këtë

pjekuri dhe për rrjedhojë uniforma në universitet nuk ekziston. Stili i veshjes nga të rinjtë evropianë është sa më shumë praktik, komod dhe në përputhje me ambientin ku ndodhen. Shumica e të rinjve evropianë preferojnë veshje sa më të rehatshme, të gjera, makijazh të përshtat-shëm më moshën, jetën e përditshme dhe ambientet arsimore, duke i kushtuar luksin dhe ekstravagancën

ambienteve të argëtimit za-konisht në fundjavë. Është e vërtetë se çdo person ka të drejtën dhe lirinë e tij të ndër-tojë modelin e jetës së tij në përputhje me kënaqësitë in-dividuale, por kjo jashtë am-bientit institucional dhe në përputhje me Kodin e Etikës.Vitin nga punonjëset e Zyrës së Informacionit në Fakulte-tin Ekonomik, u ndërmor si iniciativë të ndalohej çdo student që nuk zbatonte etikën e veshjes, për t’i tre-guar se ekziston një rregul-lore shkollore dhe ta kenë më shumë parasysh këtë gjë. Por indiferenca e madhe e studentëve bëri që kjo inicia-tivë të rezultonte pa sukses. A do të ketë ndonjë ndryshim këtë vit? Thuhet se “E vetmja gjë transparente në Shqipëri është veshja e femrave” por në fakt kjo gjë nuk na hyn shumë në punë. Të ketë drejtësi është diçka që kërkohet. Nëse ar-rihet deri në përjashtime për studentë me bindje fetare dhe rregulla të forta morale, të tre-gohet se ekziston drejtësia dhe të ketë vendime për të gjithë. Le të mos na marrë për kaq keq çorientimi pas periudhës së madhe komuniste që kalu-am. Tashmë jemi të lirë por mos të keqinterpretohet kjo gjë. Institucionet arsimore janë mjaft serioze dhe nuk duhet të cilësohen si vende ku mund të bësh sfilatë mode. Të zbatosh Kodin e Etikës është me të vërtetë diçka shumë e rëndë-sishme, si për veten ashtu dhe për institucionin që përfaqë-son...

foto ilustruse

REFUZUAR

REFUZUAR

Page 4: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

4@seminari

U organizua në datat në muajin maj një seminar i organizuar nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert në bashkëpunim me CIM dhe Ministrinë e arsimit dhe shkencës me “Le të disku-tojmë mbi arsimin e lartë në shqipëri...”. Pjesëmar-rës në këtë seminar i cili u bë me tre seanca ishin studentë të universiteteve në shqipëri, administra-ta e universiteteve dhe pedagogë të të gjitha uni-versiteteve shqiptare. Në numrin e kaluar të gazetës “studenti”, ne paraqitëm seancën e parë të bërë me përfaqësues të studentëve të universiteteve në të gjithë vendin. Ndërkohë që në se-ancat e tjera me pedagogët dhe administratën është diskutuar mbi pritshëmritë dhe objektivat e këtyre dy grupeve të rëndësishme.

Pritshmëritë e pedagogëve në lidhje me seminarin

• Zgjidhje konkrete, jo vetëm diskutime,si të realizojmë sugjerimet

• Evidentimi i prob-lemeve kryesore

Pedagogët duhet të jenë të kualifikuar

T’i vihet theksi jo vetëm mësimdhënies por edhe kërkimit shkencor

Pagat jo në përputhje me kriteret: për kon-ferencat apo publiki-met

Të kemi një fond për studentët që pranohen në konferenca

Hapja e instituteve në universitete për praktika konkrete

Karta e Bolonjës e dështuar që në mo-mentin ku u firmos, rritur numri i stu-dentëve dhe abandon-imi për shume vite shkollë

Shkelja e kritereve të cilësisë si për pedagogun edhe për studentin

Padrejtësi barazimi i diplomave part-time dhe full-time

në arsimin e lartë: Pjesëmarrje në vendimmarrje dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve.

• Reflektim,debat aktiv, të respektojmë mendimet e secilit pjesëmarrës

• Heterogjeniteti i gru-pit me eksperienca të ndryshme

• Debate të argumentu-ara, bashkëpunim për zgjidhjen e proble-meve

• Problemet jashtë kontureve të ligjit të arsimit

• Të diskutojmë me njeri-tjetrin për shkëmbim eksperien-cash

• Trajtim problemesh, rrugëzgjidhje disku-tim

• Cilësia e mirë arrihet me bazë materiale të duhur

• Diskutimet të merren parasysh nga finan-cuesit e projektit, të kemi fryte nga ky seminar

• Të ndryshojë ligji i arsimit të lartë, pabarazi në marrjen e gradave, rishikim të detajuar të kurriku-lave.

Diskutimet e pedagogëve për arsimin e lartë

Ulja e cilësisë si sfidë kryesore në arsimin e lartë

Politika e rritjes së numrit të studentëve të shoqërohet me rritjen e stafit

Të kemi integrim të praktikës

Pabarazi në fitimin e gradave shkencore në Shqipëri dhe perën-dim

Diferencimi i njohjes së gradave në admin-istratë

“Le të diskutojmë mbi arsimin e Lartë”, me pedagogë, studentë dhe pjesëtarë të administratës

Friedrich Ebert në bash-këpunim me CIM dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës organizon një seminar shumë të rëndë-sishëm me grupe të rëndësishme interesi për çështjet e arsimit të lartë.

Mori universitetesh sjell ulje të cilësisë

Përmirësimi i infor-macionit

Përqasje ligjore për botimet e librave

Të rritet komunikimi ndërmjet stafit

Përshtatja e profileve dhe titujve akademik me kërkesat e tregut të punës

Shqetësimi i stu-dentëve për diplomat 2-vjeçare

Problemi i pranimit të studenteve në univer-sitete me më pak se 2000 pike

Mos ekzistenca e bibliotekave për t’i ardhur në ndihmë si studentit edhe peda-gogut

Mungesa e ako-modimit të stu-dentëve dhe peda-gogëve në konvikte

Page 5: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

5@ seminari

Të merren parasysh sugje-rimet dhe mendimet e dhëna nga përfaqësuesit e aministratës

Jo vetëm pjesëmarrje fizike në mbledhje por pjesëmarrje aktive

Transparencë e hapur në rekru-timin e stafit

Minimizimi ose heqja e ten-derit të librit, të blihet me faturë ose lek kesh

Ligji të për-caktojë sa më qartë kriteret themelore të rekrutimit për personel si akademik dhe administrativ

Mirëfunksion-imi i zyrës së informacionit

Promovimi i vlerave mësi-more institucio-nale nëpërmjet fletëpalosjeve dhe takimeve në shkollat e mesme

Institucioni i arsimit të lartë duhet të ketë njohje të pro-grameve dida-ktike të arsimit të mesëm

Të jemi më aktiv me me-dian, krijimi i një redaksie

REKOMaNDIMET E aDMINIsTRaTës

Rekomandimet e pedagogeve për problemet e Arsimit të Lartë

Situata aktuale, raporti i zhdrejte page – tituj

Mungesa e kohës fizike për pune kërki-more shkencore

Autonomia financiare e universiteteve

Arsimi i lartë si degë e ekonomisë së tregut

Përfitimi real nga sta-tusi i profesorit

Mungese informacioni mes stafeve akademike

Rritja e cilësisë në ar-simin parauniversitar

Përcaktimi dhe planifi-kimi i programeve dhe politikave të rekrutimit të studentëve në raport me kërkesat objektive të tregut të punës

Rishikimi i vendeve të punës në përpjesëtim me studentët që prano-hen në universitet

Planifikimi dhe për-caktimi i vendeve të punës nga qendra ndërkombëtare e bi-znesit

Infrastruktura

Mungesa e institu-cioneve dhe kapac-iteteve fizike

Rritja e kapaciteteve fizike IAL nëpërmjet mbështetjes financiare

Integrimi IK ne IAL nëpërmjet :

-financimit të kërkimeve shkencore

-ngritjes së paneleve të ekspertëve të fushës

-përfshirja në panele edhe e specialisteve të sek-torëve

Mbështetja financiare për blerjen e databa-seve dhe literaturës bashkëkohore nëpër-mjet bashkëpunimeve me institucionet part-nere

Grupi I studentiPrurje të mëdha në universitete, cilësi e dobët

Mungese përgjegjësie në studime apo bashkëpunimi në punë kërkimore

Problemet e etikes dhe komunikimit

Organizimi në nivel studentor

Grupi II Sistemi arsimorMasivizimi, kriteret

Kurrikulat dhe tregu i punës

Kualifikimi, bursat, titujt

Karta e Bolonjës , ristrukturimi

Kërkimi shkencor, ka grupe shkencore

Grupi III PedagoguRishikimi kritik i Kartës së Bolonjës

Financimi i teksteve universitare (kërkime shkencore dhe bashkëpunime)

Marrëveshje bilaterale me universitete simostra jashtë Shqipërisë

Mungesat e strategjive afatgjata në lidhje me kualifikimin e pedagogëve

Profilizimi dhe financimi i pedagogëve

Cilësia në rekrutimin e stafit akademik

Mbingarkesa (part – time)

Grupi IV InfrastrukturaMungesa e ambienteve, sallave etj

Mungesa e laboratorëve

Mungesa e bibliotekave

Mungesa e konvikteve

Probleme me pajisjet didaktike sidomos për pedagogët

Mundësitë e pakta në botimet shkencore universitare

Të japësh një leksion ndërkohe që ndjek studimet master

Studenti shumë i varur nga pedagogu

Hartimi i kurrikulave dhe moszbatimi i tyre

Hapat e integrimit në universitetet evropi-ane, sa e gjen veten

studenti shqiptar në Evropë

Infrastruktura, mung-esa e godinave dhe prurjet e mëdha të studentëve

Sa reale është mesa-tarja e gjimnazit

Implementimi i legjis-lacionit =dështim

Pjesëmarrja e stu-dentëve në jetën lokale shumë e ulët

Trajnime për rritjen e përgjegjësimit

Niveli i prurjeve në universitete mjaft i ulët

Nevojë për pedagogë më të kualifikuar

Problemet që shfaqen pedagogët në lidhje me arsimin e Lartë në shqipëri

Page 6: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

6@Opinion

EBCL, aktiviteti ku FE nderohet me çmim të dytë dhe shqipëria merr medaljen e broncit Eksperienca e Licencës Evropiane mbi aftësitë në Biznes (EBC*L një aktivitet i organizuar në Vjenë ku shqipëria u nderua me çmim të tretëMbresa nga studentë pjesëmarrës

Migel ZaLLëMI

EBCL është një eksperiencë nga e cila çdo pjesëmarrës sidomos student ka mundësinë për të tes-tuar veten dhe aftësitë sipërmar-rëse dhe organizative në biznes. Ky konkurrim i ndarë në 2 faza tregoi se studentët tanë mund t’ia dalin. Më duhet të theksoj se sa me më shumë seriozitet të merren njoftimet dhe afishimet në ambientet universitare aq me më shumë sukses dhe përfitime do të jenë studentët nga këto organizime. Shpirti i garës dhe i sfidës brenda një kornize të qartë rregullash është motor që na shtyn drejt një përmirësimi të aftësive dhe kompetencave tona në biznes dhe në marrëd-hënie humane.

Marsilda HaZIZajEksperienca e Licencës Evro-piane mbi Aftësitë në Biznes (EBC*L) ishte sa frytdhënëse, aq edhe formuese për mua. Për-ballja me një problem të vetëm biznesi, që kërkonte formim në njohuritë financiare dhe ato manaxhuese, më nxitën që të përpiqem për herë të parë për të integruar të gjitha informacionet e marra gjatë viteve të studimit për financë. Praktika e EBC*L-së me tre nivele të certifikatave në Bazat e Biznesit, Planifikimi në Biznes dhe Leadership krijon mundësitë e duhura për të struk-turuar njohuritë dhe për të rrit-ur performancën si sipërmarrës në biznes. Njëkohësisht mundë-sia për të dhënë këto provime në gjuhën angleze barazpeshon dijet tona me praktikat evro-piane, duke na pajisur me një certifikatë të niveleve evropiane. Jo më pak i rëndësishëm është edhe fakti, që i gjithë ky aktiv-itet ndërkombëtar na lejon që

të zgjerojmë edhe rrjetin tonë të kontakteve me bashkëstudentë e profesionistë të rinj në fusha të përbashkëta. Kjo ka shumë vlerë, sidomos në kuadrin e një bote përherë e më të globalizuar.

Ramazan sINaNI Për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në një konkurs, qëllimi im për të marrë pjesë nuk ishte se unë pretendoja për çmim por qëllimi im ishte që të testoja njohuritë e mia në fushën e ekonomisë. Provimi në Tiranë ishte i veçantë për mua sepse unë nuk kisha marrë pjesë kurrë në një konkurs kombëtar. Pasi mësova pas dy ditësh nga një shok se kisha zënë vendin e dytë në kategorinë nxënës, nuk po e besoja por pasi më dha cer-tifikatën e besova. Ku çmim më bëri që të ndjehem më i sigurtë në njohuritë e mija në fushën e ekonomisë dhe për këtë vend të dytë më bënë edhe një intervistë

në një televizion lokal në Elba-san. Pasi mora certifikatën pas dy ditësh, unë mendova se ka edhe një konkurs jashtë shtetit, pra një konkurs ndërkombëtar, dhe kjo ishte gjëja më e bukur dhe më e mirë për mua, që të përfaqësoja vendin tim kundrejt shumë shteteve të Evropës. Kjo me jepte mundësi mua që të nji-hja praktikat e vendeve të huaja Evropiane. Me pëlqeu shume edhe spoti që bëmë për EBCL, kjo ishte një eksperiencë e bukur për mua. Çastet që nuk i harroj në këtë konkurs në Vienë ishte fitimi i çmimit nga Ismina Kuci, e cila doli me Flamuri shqiptar.Ne treguam se Shqipëria është një vend me njerëz të talentuar në fushën e ekonomisë dhe mund të lëmë pas shumë shtete të tjera më të zhvilluar. Kjo ka qene eksperi-enca ime më e bukur deri tani.

Ismina KUçIEBC*L 2011

EBC*L Champions League ishte një nga eksperiencat më mbresëlënëse që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Gjithçka nisi thjesht si një lojë, ku duhet të vija veten në prove për njohuritë e mia, por se men-dova për asnjë moment se gjërat do të shkonin kaq larg.Po më dukej e pabesueshme kur në rreshtin e parë të listës së studentëve pashë emrin tim, por që nga ai moment kënaqësia ia la vendin përgjegjësisë. Kom-bëtarja e parë shqiptare, e cila do të përfaqësonte vendin tonë në Vjenë, sapo ishte formuar dhe unë isha pjesë e saj.Tashmë nuk po konkurronim më me njëri tjetrin, e detyra jonë nuk ishte më thjesht të tre-gonim njohuritë tona. Tashmë, nëpërmjet punës sonë duhej ti tregonim të gjithëve se e meri-tonim të ishim atje, duhej të bënim të ndjehej prezenca jonë.Jo më larg se një muaj më pas

u ritakuam në aeroport. Po inkurajonim njëri tjetrin. Një orë më vonë e gjetëm veten duke u përpjekur të kujtonim çka kishim studiuar, por ajo sallë e madhe me 100 konkurrentë të tjerë nga e gjithë Evropa sikur po më ngrinte mendimet. Nuk mund të them se nuk u tremba teksa shikimi im ndeshej me shikimin e ngurtë të gjerma-nëve që kisha në krah, fillova të mendoj se ndoshta nuk do të isha në lartësinë e tyre, se do të më mundnin. Duhej të shkruaja më shpejt, kishin mbetur edhe 30 minuta, të cilat më duket se kaluan shumë shpejt. E tani... s’na mbetej veçse të prisnim. Edhe një ditë, dhe fituesit do të shpalleshin.Një ditë më vonë. Simonne Baldassari, Drejtori i përgjith-shëm i Biznesit dhe Sipërmar-rjes në Komunitetin Evropian, Victor Mihalic, Drejtori i qen-drës Ndërkombëtare të EBC*L si edhe Beatrix Karl, Ministria Austriake e Shkencës dhe Zhvil-limit po citonin emrat e fituesve. A do të ishte atje ndokush nga ne? U përzgjodhën gjimnazistët, tani i erdhi radha kategorisë sonë. Qetësi absolute, të gjithë prisnin. Cili ishte emri i radhës?Salla kumboi më bukur se kurrë, zoti Simonne tha:- “Albania”. Po, po, Albania. Ia kisha dalë. E kisha renditur fakultetin tim të dytin në Evropë, i kisha dhuruar atij një medalje argjendi, e kisha rendi-tur Shqipërinë të tretën, po në atë sallë ku 1`00 konkurrentë më ishin dukur shumë. Tashmë nuk ishim më aq të qetë. Ishte me të vërtetë emocionuese të shihja të gjithë grupin tek brohoriste emrin tim, ishte thirrja më e ëmbël që kisha dëgjuar ndonjëherë. Se kisha menduar kurrë se fla-muri ynë do të peshonte aq shumë. Ishte pesha e krenar-isë që ndieja teksa e mbaja mbi shpinë. Misioni ishte përmbush-ur ...

Page 7: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

7@ Reportazh

EBCL, Vjena, eksperienca dhe suksesi i shqipërisë Erion Kalia

Në radhë të parë do doja të përgë-zoja KSFE-në për nismën e re që ka ndërmarrë. Zëri i studentëve ja vlen të dëgjohet dhe botimi i një gazete të tillë është mundësia më e mirë për secili nga ne të shpreh mendimet e tij.Ndoshta ky shkrim do të ishte shkruar muaj më parë por, me mirë vonë së kurrë. Do doja të ndaja me ju eksperiencën që unë bashkë me një grup studentësh të fakultetit tonë kaluam në Austri.Për mua gjithçka nisi krejt ras-tësisht, nga një njoftim i ngjitur diku në shkollë dhe që pak binte në sy. Ky njoftim mbante titullin “Champions League”, një ligë kam-pionësh edhe për ne”. Më tërhoqi më së shumti ideja e një konkursi individual, i bazuar në programin EBC*L(European Business Com-petence* Licence), program i cili sillej nga në Shqipëri nga PARSH. Një risi në fushën e konkurrimit ishte edhe mënyra e përzgjedhjes dhe e konkurrimit në tërësi. Duke qenë se munda të kaloj fazën e përzgjedhjes nëpërmjet një testi online, mu dha mundësia të mer-rja në ligën kombëtare, fituesit e të cilës do të përfaqësonin Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar Vjenë. Dhe vetë mënyra e organizimit të testimit më bëri të ndjehem pjesë e një konkursi alla-evropian, një testim që bazohej më shumë në vënien në praktikë të disa njo-hurive të marra në fushën e me-naxhimit dhe ekonomisë, mënyrë testimi shumë e ndryshme dhe më efektive mendojnë krahasim me mënyrën e zhvillimit të testimeve në lëndë të caktuara të zhvilluar në fakultetin tonë. Si në çdo konkurs fitojnë më të mirët, por jo vetëm, dhe unë isha një ndër ata në atë ditë të konkursit. Në një ceremoni të thjeshtë brenda të njëjtës ditë u ndanë dhe çmimet, unë isha njëri ndër ta që mori një bi-letë për përfaqësimin e Shqipërisë në një konkurs ndërkombëtar, bi-letë e cila për mua më shumë se sa një trofe ishte një shenjë përgjegjë-sie. Pas ceremonisë nuk na mbetej gjë tjetër veçse të mendonim për fazën tjetër të konkursit .Ditët kaluan shpejt dhe data e ud-hëtimit erdhi shpejt. Çdo gjë po shkonte ashtu siç ishte planifikuar , atë mëngjes pa gdhirë, 19 janari grupi ynë gjendej në aeroport gati për udhëtimin e shumëpritur. Ky grup udhëhiqej nga drejtori i PARSH z. Sokol Avxhia i cili ishte dhe nismëtari i gjithçkaje që lidhet me EBC*L, Albania. Ndoshta jo vetëm unë por të gjithë ndjenim një gëzim brenda vetes që herë herë nuk e fshihnim. Mund të them që ishim ndër të parët shqiptarë të moshës tonë që mundëm të ud-hëtonim pa viza drejt një vendi të Bashkimit Evropian. Akoma e kam në mendje momentin e “kalimit të kufirit” ku gjithçka kaloi vetëm me një vulosje të pasaportës dhe pa as-një procedurë tjetër.Dita e parë në Vjenë vinte pas një dite të lodhshme mësimi, një natë pa gjumë dhe një udhëtim në mëngjes pa gdhirë. E gjithë kjo

lodhje dhe pagjumësi e një dite më parë ishte e papërfillshme para Vjenës madhështore. Kisha lexuar aty këtu për këtë vend por ajo që kisha imagjinuar ishte tepër larg asaj që kisha imagjinuar. Të gjithë të mrekulluar nga madhështia e Vjenës për një moment kishin har-ruar qëllimin e vizitës tone atje, epo s’ishte faji jonë, nuk kishe se si të ndodhte ndryshe. Ndoshta do të duheshin ditë të tëra për të shijuar çdo mrekulli të këtij Kryeqyteti. Në Vjenë akoma mbizotëronte madhështia e Perandorisë Austro-Hungareze. Arkitektura e hershme qëndronte e pamposhtur ndaj asaj moderne dhe njëkohësisht të për-shtatura perfekt me njëra tjetrën.Duke qenë në një vend të huaj ku dhe ishte ishte i nevojshëm dhe njohja dhe bashkëpunimi me grupin. Edhe pse si grup ishim disi të ndryshëm në disa aspekte ne na bashkonte qëllimi i atij udhëtimi. Me bindje më të madhe mund të them se ishte një grup i mrekul-lueshëm. U njoha me njerëz tepër të veçantë që jam i sigurt se nëse nuk do të kishte qenë ky konkurs nuk do të kisha njohur të tillë djem dhe vajza. Tre nxënës maturantë të shkollave ekonomike (Alfredi, Kristiano dhe Ramazani) të më kujtonin edhe njëherë kohët e mia të gjimnazit, tre studentë (Ismina, Marsilda dhe Migelin), studentë të të njëjtit fakultet na lidhte dhe diçka tjetër me ta, dy “punonjës “ të rinj (Aionela dhe Çeljeta), dy ish studente të ekonomikut, edhe pse te reja në moshë ishin tepër të arrira në profesionin e tyre, dy nga ish studentë të ekonomikut që provojnë se shkolla jonë vlen dhe të përgatit për karrierën profesion-ale ashtu siç duhet. Për çdo mund të kemi folur me njëri-tjetrin por vetëm për diçka jo; për konkursin e së nesërmes nuk na lejohej të flis-nim, ose më saktë duke menduar se do të ishte më mirë për në të mos flisnim për të, bëmë marrëveshje që askush nuk do ta zinte në gojë përndryshe s’do ti kishte punët mirë me grupin.Si pa kuptuar kaloi një ditë në Vje-

në. Dita e nesërme pritej të ishte dhe më e gjatë, ishte dita kur të gjithë e do të realizonim qëllimin e vizitës tonë. Data njëzet pas mëngjesit të hotelit na nevojitej një kafe ekspres, ashtu si të gjithë ishim mësuar ta pinim në Tiranë, por ishte disi e vështirë të gjeje një vend ku shërbe-hej kafe e tillë për ne shqiptarët në Vjenë, na u desh të bënim shumë rrugë në këmbë për të pirë një kafe, vese të Tiranës. Në mesditë duhej të ishim në qendrën Urania ku do të zhvillohej dhe konkursi. Pas një pritje dhe prezantimi të projektit, u bë shpërndarja në grupe dhe nisi konkursi i cili ishte i njëjtë me atë të zhvilluar në Tiranë nga ana e pro-cedurave. Për mua ishte një ndjesi tepër e veçantë pasi për herë të parë po konkurroja me njerëz të na-cionaliteteve të ndryshme që binin në sy në shumë aspekte. Si për mua dhe për të gjithë grupin konkursi shkoi qetë pa as më të voglin prob-lem. Pas na u shërbye dreka nga organizatorët na priste një surprizë e vogël. Në fakt as njëri nga ne nuk e dinte që pjesë e konkursit ishte dhe një konkurs në grup sipas na-cionaliteteve. Gara konsistonte në realizimin e një spoti publicitar për EBC*L. Tani ishte koha për një sh-trydhje totale të trurit, na duhej një ide e veçantë për këtë spot. Si punë në grup secili dha idetë e tij, dikush jepte një ide, dikush tjetër i shtonte diçka kësaj ideje dhe në fund ven-dosnim në grup, dhe si grup na karakterizonte një demokraci për tu marrë shembull. Dhe si përfun-dim ramë dakord për diçka, kjo ishte më e rëndësishmja, pjesën tjetër të vlerësimit nuk e kishim në dorë ne. Pas shumë debatesh e provash “teatrale” erdhi darka, dhe a zuri po në vendin e konkursit, “të zotët e shtëpisë” nuk mund të na mbanin pa një gosti. Një darkë brenda një salle konkursi,ishte diçka tepër e veçantë. Të provoje ushqime tradicionale, të pije birrë dhe verë austriake pikërisht në vendin ku 3-4 orë më parë shtry-dhe trutë. Ajo darkë ishte tepër e vecacntë pasi mundëm të njihemi me shumë nga konkurrentët e tjerë

të vendeve të ndryshme dhe me formime të ndryshme, njohje dhe kontakte të cilat i mbajmë edha sot e kësaj dite. Pas gjithë kësaj darke u kthyem në hotel sërish për ti dhënë dorën e fundit spotit të përgatitur për konkurs dhe më pas dolëm për të shijuar disi jetën e natës vjeneze. Pas një nate të gjatë e plot gjallëri na duhej të pushonim pasi a priste e nesërmja, dita e ndarjes së çmimeve, edhe pse askush nga ne nuk ishte shprehur, të gjithë do të donim të ishim fitues të paktën si skuadër. Dhe e nesërmja erdhi për fatin tonë të mirë ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohej në mëngjes, dhe do të kishim gjithë ditën para për të shëtitur nëpër Vjenë. Atë ditë na u desh të prezan-tonim edhe punën tonë të grupit edhe pse mund të them se ishte më e mirë fatkeqësisht nuk u vlerësua, por më e rëndësishmja ishte se nuk dolëm pa çmim, ishte Ismina Kuçi ajo që na nderoi grupin dhe e vetmja nga grupi jonë që mundi të ngrinte flamurin tonë atje. Atë ditë e kuptova më mirë rëndësinë e atij konkursi mjafton të përmend prezencën e zv. ministres së arsimit të Austrisë e të disa përfaqësuesve të Komunitetit Evropian, të cilët në fjalën e tyre përveç përshënde-tjeve theksin e vunë në rëndësinë e edukimit të brezave të rinj në fushën e sipërmarrjes, duke e parë sipërmarrjen si një forcë të zhvil-limit. Pas një ceremonie që zgjati rreth 2 orë më në fund ishim plotë-sisht të lirë. Kishim shumë për të parë e për të bëre në Vjenë. Nuk mund të ndodhte ndryshe, të ishe në Vjenë e të mos bëje një vizitë në muzeumet e saj, dhe mbi të gjitha muzeun ku ndodhej përkrenarja dhe shpata e heroit tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte një mundësi që s’duhej humbur dhe për më tepër një nga dëshirat e mia më të mëdha e më të her-shme. Edhe pse në shtetin e “ga-buar” ata qëndronin madhështore në muzeun e armëve. Por kjo vizitë në këtë muze shkoi me një zhgën-jim disi të vogël, pranë përkrenares gjigante dhe ishte bërë enkas për

një figurë të tillë, mungonte shpata legjendare. Për një moment çdo shpatë e përmasave të mëdha më dukej si ajo. Ky ishte dhe qëllimi ynë në këtë muze edhe pse nuk e arritëm plotësisht. Çdo shpatë, çdo përkrenare e çdo armë të atij muzeu e krahasoje me të në mendjen time dhe asnjëra nuk ishte aq gjigante e madhështore e të bekuara sa përkre-narja dhe shpata e heroit tonë. Pas vizitë në këtë muze mundëm të vizitonim dhe shumë muze të tjerë, atë të veglave muzikore, të historisë së artit të natyrës etj. Pas gjithë kësaj ditë të gjatë dhe të bukur darka na mblodhi në një “shtëpi birre” aus-triake, të cilat ishin të shumta por e veçanta e tij qëndronte në shërbimin e tyre ku çdo gjë matej dhe shërbehej në metër, Një metër birrë, absurditet për një inxhinier, për një ekonomist rëndësi kishte dobia për njësi mon-etare. Por disa nga ne mundën të hidhnin poshtë ligjin e dobisë marx-hinale rritëse, sepse pas çdo metri birrë dobia rritej….E nesërmja ishte dita jonë e fundit e qëndrimit dhe si e tillë duhej të shfrytëzohej në maksimum. Dita nisi me një vizitë në Pallatin Peran-dorak veror, edhe pse jo në stinën e përshtatshme dukej më së miri madhështia dhe bukuria e tij. Bren-da oborrit gjendej edhe kopshti zo-ologjik, ndoshta më i vjetri në botë ku asnjë gjallesë nuk mungonte, nga më të zakonshmet që i shohim shpesh deri tek ato që rrallë në do-kumentare mund ti kemi parë. Pas vizitës në pallatin Perandorak u endëm nëpër rrugët e Vjenës për pak shopping apo thjesht për të parë, pasi ishin orët e fundit të qën-drimit dhe s’duhej të qëndronim në një vend. Rrugëve nuk mungonin qendrat tregtare, kafenetë, dyqanet etj. Përveç asaj se ç’gjendej brenda tyre më bëri shumë përshtypje dhe orari i punës, pas orës 18 zor se gje-je market a qendër tregtare hapur, një rregull për tu marrë shembull edhe nga sipërmarrës apo pronar aktivitetesh tregtare në Shqipëri të cilët shfrytëzojnë punonjësit e tyre si skllevër pa marrë shumë para-sysh kushte te në të cilat ata puno-jnë. Pas një dite të bukur nata erdhi dhe grupi jonë duhej të merrte avi-onin për në Shqipëri. Aq shumë na kishte hutuar Vjena sa që ishim më fat që kapëm avionin në kohë. Pas nisjes për në Tiranë të gjithë rrinim të heshtur. Kishim kaluar 4 ditë të mrekullueshme me njëri tjetrin, dhe tani ishte momenti kur do të ndaheshim dhe për disa nga ne do të duhej një rastësi apo konkurs tjetër i EBC*L për tu takuar.Pas këtyre katër ditëve me shumë nga pjesëtarët e grupit jam takuar ,kam biseduar për tema të ndry-shme dhe sot e kësaj dite jemi miq shumë të mirë. Do doja ta mbyllja me falënderime, dhe do të doja të falënderoja z. Sokol Avxhiu i cili bëri të mundur konkursin e EBC*L në Shqipëri dhe do të doja t’i uroja suksese të mëtejshme në punën që bën dhe në nismat e reja që do mar-rë në të ardhmen. Gjithashtu do doja të falënderoja dh Migelin i cili në ndryshim nga Koli që na mblo-dhi në Austri, bëri të mundur që ne të ishim prapë bashkë me shkrimet tona në këtë gazetë.

Page 8: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

8@Raporto

StudentiStudentiStudentiStudentiStudenti

E ENJTE, 28 PRILL, 2011 [email protected]@@@@@

99999

CMYK

Reklamë

Page 9: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

9@ Pushime

Pushime të mbara...{

Page 10: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

10@seminar

INKURajIMI I KaRRIERësTë flasësh për inkurajimin e karrierës, ndoshta në ditët e sotme mund të duket disi absurde ku asnjë gjë nuk është standarde dhe ku problemet rrallë mund të ndodhi që të kenë vetëm një rrugë zgjidhje.

Seminari me temë “Inkuraji-mi i Karrierës” i zhvilluar në muajin maj nga Rrjeti I Studentëve Ekselentë, në të gjithë fakultetet e Univer-sitetit të Tiranës, absolutisht nuk kishte për qëllim që t’ju jepte studentëve çelësin për një karrierë të suksesshme, por sigurimin e një infor-macioni sa më të plotë dhe sa më të vlefshëm për inte-resat e tyre vendimmarrëse për realizimin e një karriere sa më të suksesshme. Balla-faqimi i studentëve me këto informacione u realizua nga drejtues dhe anëtarë të rrjet-it, ku secili prej tyre përveç të tjerave i transmetoi fu-qishëm studentëve moton e tyre: Përmes dijes, Drejt së ardhmes!

Ky seminar filloi më 18 Maj, në Fakultetin e Mjek-wsisë dhe të Infermierisë, duke pasuar më pas me Fakultetin e Ekonomisë, Juridik, atë të Shkencave të Natyrës, Shkencave So-ciale, dhe për të përfundu-ar më 30 maj në Fakultetin e Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja. Ky tur I zhvilluar në fakultetet e ndryshme të Universitetit të Tiranës ishte i mbushur më emo-cione dhe ngjarje shumë interesante, por disa prej tyre edhe shumë frymë-zuese për projekte të tjera në të ardhmen.

Kur flasim për inkurajimin e karrierës, kurrsesi nuk mund të ndodhte që ky seminar të ishte i ngurtë dhe pa debate. Pjesa e fundit e seminarit në

çdo fakultet ishte njew bashkëbisedim shumë i hapur dhe miqësor mes studentëve dhe për-faqwsueve të rrjetit, ku nuk munguan kërkesat për ndryshime të kushteve dhe funksionimit të rreg-ullave për studentët, sug-jerime për projekte të tjera dhe bashkëpunime, por me shumë dashamirësi ne pranuam edhe ato vërejte që na u bën, duke i cilësu-ar si një element shumë të rëndësishmewm për progresin e studentëve, gjithashtu edhe për pro-gresin rrjetit.

Një pikë shumë e vlefshme për studentët që u trajtua në projekt ishte skema e bursave ERASMUS. Si e tillë ajo i ofron çdo stu-denti të Universitetit të Tiranës, që përmbush kri-teret dhe dokumentacion-in përkatës një mundësi shumë të mirë për studim në një nga universitetet partnere, në një nga shte-tet e Evropës Perëndi-more. Një shkëmbim i tillë akademik sigurisht që ka nevojë të shoqërohet edhe me zotërimin sa më të mirë të gjuhës angleze, por edhe për disa këshilla praktike për të qenë i suk-sesshëm dhe sa me ak-tiv, të cilat ne i quajtëm këshilla për të qenë HI-PO (High – Potential).

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës se si studentët mund të cer-tifikonin dijet e tyre në gjuhën angleze. Prezanti-

mi i këtij informacioni u bë nga Znj. Marsida Ban-dilli, përfaqësuese zyr-tare e UT-ETS, në Uni-versitetin e Tiranës. Znj.Bandilli foli në kuadër të marrëveshjes së nën-shkruar nga ETS GLOB-AL dhe Universiteti I Tiranës, për ofrimin e testeve të gjuhës angleze, me të njëjtën cilësi, vlef-shmëri si më parë, por me kushte shumë më të favorshme për të gjithe studentët e këtij univer-siteti.

Në kuadrin e inkurajimit të karrierës dhe ofrimit të informacioni, projekti nuk mund të anashkalonte kurrsesi edhe ofrimin e një mundësie shumë të mirë për të filluar njohjen dhe konsolidimin e një karri-ere më tendenca shumë të suksesshme. Rrjeti i Studentëve Ek-selentë është absolutisht një mundësi e tillë. Është një portë e hapur për çdo student që përmbush kri-teret dhe që ka në themel të gjithçkaje pasionin për punën, për dijen dhe për përmirësimin e mëte-jshëm të kushteve të stu-dentëve. Që këtej buron edhe qëllimi kryesor i rrjetit: Promovimi i vler-ave dhe aftësive të stu-dentëve. Rrjeti i Studentëve Ekse-lentë që prej krijimit të tij (më pak se një vit) ka zhvilluar një sërë aktiv-itetesh.

Në Shtator 2010 ka or-

ganizuar një shkollë ver-ore në Sarandë, ku përveç temave me karakter aka-demik, zhvilloi edhe aktiv-itete argëtuese si vizitë në Butrint, mbrëmje festive, takim me vajzat e Miss Globe (që po zhvillohej ne atë kohë në Sarandë) dhe gjithashtu edhe një takim informues me kryetarin e Bashkisë në atë kohë Z. Emond Gjoka, me të cilin bashkëbiseduan për trans-formimin e Sarandës në vite dhe sfidat që i duhej të përballonte ne kuadër të zhvillimit të turizmit. Në tetor–nëntor 2010 zh-villoi një fushatë inform-uese për ndryshimet në Ligjin e Arsimi të Lartë, ku vlen të theksohet edhe një takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj. Një aktivitet shumë inte-resant ishte ai i datës 12 Nëntor 2010, Dita e Ek-selencës. Ishte një nismë e këtij rrjeti, që të cakto-hej një ditë ku të bashko-heshin të gjithë studentët ekselentë dhe të shpërble-heshin me medalje apo çmime.

Anëtarët e rrjetit ashtu si çdo qytetar i vendit nuk mund të qëndronin indiferent ndaj përm-bytjeve masive që prekën Shkodrën, dhe kështu ni-sën në janar 2011 fushatën bamirëse “ME JU”. Kësaj fushate iu përgjigjën stu-dentë, biznese të vogla e të mëdha, për më tepër një mbështetës i fuqishëm ishte edhe Universiteti i

Prishtinës. Përfaqësues të rrjetit së bashku me për-faqësues të parlamentit rinor të Universitetit të Prishtinës, shkuan në Shkodër për të finalizuar këtë nismë. Gjatë muajve Shkurt dhe Mars janë zhvilluar ak-tivitete me karakter so-cial në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-s. Muaji afrikano–amerikan, u zhvillua një takim me përfaqësues të ambasa-dës me qëllim informimin dhe trumbetimin e vlerave që pasuan nga ngjarjet që u zhvilluan në SHBA, në kuadër të tentativave për të eliminuar racizmin. Bashkëpunimi me Am-basadën e SHBA-s vazh-doi edhe me një nismë për dhurimin e gjakut ku morën pjesë personalitete të larta të ambasadës të universitetit dhe gjithash-tu student. Në muajin prill 2011 u zh-villua në ambientet e ish – Kinoklubit, një takim me një nga përfaqësuesit më të lartë të ETS GLOBAL, në kuadër të marrëveshjes që u nënshkrua me UT, me qëllim autorizimin e këtij universiteti si partner në certifikim e dijeve në gjuhën angleze. Më pas në maj u zhvillua turi i sem-inareve të hapura me temë

“INKURajIMI I KaRRIERës”.

Pra duke parë shumëllo-jshmërinë e aktiviteteve që ka zhvilluar rrjeti, men-

doj se e përforcon idenë e një porte të hapur për stu-dentët e motivuar dhe për ata që e ndjejnë nevojën të promovojnë vlerat e tyre në fusha të ndryshme.

Anëtarët e rrjetit duke u udhëhequr nga motoja “Përmes dijes, Drejt së ar-dhmes”, e konsiderojnë dijen si një gurë shumë të fortë themeli për të zhvil-luar në radhë të parë indi-vidin, më pas shoqërinë e duke vazhduar më tej me ekonominë duke krijuar kështu kushte shumë të favorshme për një karrierë të suksesshme.

Në përfundim të këtij shkrimi do të doja të për-mendja edhe një element shumë të rëndësishëm që u vu re nga ky seminar. Ishte mahnitëse të ko-munikoje me student që të ndiqnin në çdo fjalë që ti thoje, me student që pyesin dhe debatonin me mendime të vyera për tema shumë të nxehta dhe që na shqetësojnë ne studentëve, me student të cilëve u lexohej në sy dashuria për shkollën, dijen dhe për të ardhmen e këtij vendi. Ishte e mrekullueshme dhe një kënaqësi të madhe për ne që patëm mundësinë të komunikojmë me ju dhe modestisht t’ju siguronim një fraksion informacioni sintetik dhe të vlefshëm në këtë botë të bombarduar nga mundësitë dhe infor-macionet!!!!

NgaVangjel Panozaqis

Page 11: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

11@ Reportazh

Kryeministri hungarez në takim me studentët e Universitetit të Tiranës

Viktor Orban: studentët dhe rinia kanë krahë dhe duhet të fluturojnë“Duhet të jemi shumë të qartë mbi kriteret dhe standardet që duhet të plotësojë Shqipëria. Nuk ka asnjë shans që çdo vend që do të hyjë në BE, duhet të ndryshojë rregullat e tij të brendshme”

Në vizitën e tij të dytë në Shqipëri kryeministri hungarez Z. Viktor Orbán, përveç takimeve të plani-fikuara në institucionet më të larta të shtetit, gjeti hapësirën për një takim me studentët e Univer-sitetit të Tiranës. Kështu, ditën e premte më datë 3 qershor 2011, në ambi-entet e sallës së Senatit pranë Rektoratit të Uni-versitetit të Tiranës, Rrjeti i Studentëve Ekselentë dhe Universiteti i Tiranës mirëpritën në një leksion të hapur Z. Viktor Orbán, Kryeministrin e Repub-likës së Hungarisë. Të ftuar ishin ambasadorë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të lartë të or-ganizatave prestigjoze dhe agjenci donatore që op-erojnë në Shqipëri. Rrjeti i Studentëve Ekselentë, nën kujdesin e veçantë të Universitetit të Tiranës dhe stafit të Rektoratit or-

ganizuan këtë takim, në të cilin u ftuan që të mer-rnin pjesë dhe studentë të Universitetit të Tiranës. Z. Orbán, pasi pranoi ftesën e bërë nga Universiteti i Tiranës dhe Rrjeti i Stu-dentëve Ekselentë, mbajti një fjalim interesant dhe aktual në lidhje me “Sfidat e reja te Bashkimit Evro-pian dhe perspektivat e Ballkanit Perendimor”. Takimi u drejtua nga Re-ktori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule dhe Drejtori i Depar-tamentit të Komunikimit në Rektorat, njëkohësisht President i Rrjetit të Stu-dentëve Ekselentë, Dr. Ervin Demo. Rektori në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi dhe i uroi mirë-seardhjen Z. Orbán duke e njohur atë dhe me histori-në dhe prestigjin e Univer-sitetit të Tiranës. Kjo vizitë ishte e dyta brenda 10 vitesh e kryemi-

nistrit hungarez në Tiranë dhe kryeministri u shpreh se gjatë këtyre viteve Sh-qipëria kishte bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Kry-eministri hungarez tha se Shqipëria është një vend me të ardhme të sigurt, duke marrë parasysh edhe moshën e re të pop-ullsisë dhe anëtarësimi në BE nuk do të sjellë probleme në GDP-së apo të rëndojë në skemën e pensioneve.“Nëse Sh-qipëria apo ndonjë vend tjetër do të përmbushin reformat mund të jenë pjesë e Bashkimit Evro-pian më parë se parashi-kimet. Energjia, puna për të plotësuar kriteret, përkushtimi ndaj objek-tivit për t’u bërë pjesë e Unionit janë thelbësore. Sa më shumë energji të vihen në dispozicion të këtij qëllimi, aq më i shpe-

jtë do të jetë integrimi”, tha Orbán, vendi i të cilit është president i radhës i Bashkimi Evropian.Nga ana tjetër, Kryemin-istri hungarez në fjalën e tij citoi se “Shqipëria ka tashmë një të ardhme më të qartë evropiane” dhe i pyetur nga Ambasadorë të ndryshëm në lidhje me progresin e Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE dhe politikën e brendshme të Shqipërisë, ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të ndërhyjë në politikën e brendshme të Shqipërisë dhe nuk mund t’i imponohet atyre. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme plotësimi i kritereve dhe standardeve në zhvillimin e zgjedhjeve, lirisë së fjalës, pavarësisë së gjyqësorit, apo arri-tjeve në drejtësi. “Duhet të jemi shumë të qartë mbi kriteret dhe standar-det që duhet të plotësojë

Shqipëria. Nuk ka asnjë shans që çdo vend që do të hyjë në BE, duhet të ndryshojë rregullat e tij të brendshme. Duhet të jemi shumë të sjellshëm dhe të qartë. Shqipëria është një vend me identitetin dhe kulturën e saj. Asnjë vend me identitetin e tij nuk ka dëshirë të edukohet nga vendet e tjera. Duhet të respektojmë shqiptarët dhe historinë e tyre. Nëse në politikën e brendshme, ata bëjnë atë punë që bëjnë, kjo i përket atyre. Nëse kriteret si zhvillimi i zgjedhjeve të lira, gjyqëso-ri i pavarur, respektimi i fjalës së lire dhe lufta ndaj korrupsionit, zbatohen, ne nuk mund t’i edukojmë si të sillen në politikën e tyre të brendshme. Nëse ka qetësi, nëse zbatohen të gjitha rregullat, plotëso-hen edhe kriteret. I përket Shqipërisë të vendosë se si të menaxhojë pjesën poli-

tike”, tha Orbán. “Shqipëria është në pozicion shumë të mirë nga ana de-mografike në këto momente. Ka një popullsi të re, dhe hyrja në Bashkimin Evro-pian është jo vetëm dëshirë e Shqipërisë, por është edhe në interes të Bashkimit Ev-ropian. Politikisht nuk është e vështirë nëse ka një vull-net nga të dyja palët nga Shqipëria dhe Bashkimi Evropian”, shtoi ai. Për më tepër, Z. Orbán theksoi ro-lin e rinisë dhe të studentëve në proceset integruese të Shqipërisë. I pyetur nga Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Studentëve Ekselentë për këtë çështje, ai u përgjigj se “Studentët dhe rinia kanë krahë dhe duhet të fluturo-jnë”. “Ju duhet të siguroheni në vend të sigurohet liria dhe transparenca, dhe gjithnjë të jeni kritikë” - ishte këshilla e tij drejtuar të studentëve sh-qiptarë.

NgaMinela Dalipi

Page 12: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

12@si të...

Licencimi për ushtrimin e profesionit, publikohet udhëzimi, provimet në majProfesionet e licencuara, rikthehen “Provimet e shtetit”. Ja tarifat, procedurat dhe dekumentacioni

Të gjithë ata që duan të licen-cohen për të ushtruar profe-sionin, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave duhet të japin provimin e shtetit. Bëhet fjalë për pro-fesionet që prekin sigurinë dhe shëndetin publik si pro-fesioni i mjekut, stomatolo-gut, farmacistit, inxhinierit. Janë gjithsej 10 profesione të mbiquajtura të “rregullu-ara”. Qendra e Publikimeve Zyrtare njoftoi zyrtarisht se ka hyrë në fuqi vendimi dhe rregullorja për provimin shtetëror. Madje është për-caktuar edhe periudha, me-todologjia e provimit dhe të drejtat e të gjithë atyre profesionistëve që dëshiro-jnë të licencohen. Provimi do të zhvillohet në kushtet e teknologjisë së lartë. Sipas rregullores së miratuar me VKM, periudha e dhënies së provimeve do të jetë muaji maj dhe dhjetor. Provim i shtetit është kontrolli vetëm për njohuritë profesionale të kandidatit, që organizo-het në përputhje me legjis-lacionin në fuqi. Ky provim kryhet sipas përcaktimeve të parashikuara dhe vlerëson njohuritë dhe aftësitë e kan-didatit për ushtrimin e një profesioni të rregulluar. Provimi i shtetit organizohet çdo vit, brenda periudhave kohore: java e tretë e nën-torit deri në javën e dytë të dhjetorit; b) java e parë deri në javën e tretë të majit. Programi i provimitProgrami orientues i provimit bëhet i njohur nga AKP-ja jo më vonë se 4 muaj përpara provimit, thuhet në rregul-loren e miratuar nga qeveria. “Kandidat” është personi, i cili gëzon një dokument zyrtar të formimit apo kualifikimit profesional dhe që kandidon për të marrë titullin e një pro-fesioni të rregulluar. “Doku-ment zyrtar i formimit apo kualifikimit profesional” është diploma, certifikata ose dëft-esa, e lëshuar nga autoriteti kompetent, në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara. “Qendër provi-mi” është qendra ku zhvillohet provimi i shtetit, nëpërmjet teknologjisë dixhitale. Qen-drat e provimit përcaktohen apo lejohen të funksionojnë si të tilla nga autoriteti kom-petent. Ato janë të pajisura me të gjitha instrumentet e sigurisë dhe teknologjisë së informacionit e mbikëqyren vazhdimisht nga Komisioni i Provimit të Shtetit. Qendrat e provimit funksionojnë në bazë të kësaj rregulloreje dhe udhëzimeve përkatëse të lësh-uara nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

LICENCIMI

KRITERET

Kandidati regjistrohet në provimin e shtetit me shkrim dhe me gojë, menjëherë pas diplomimit, pranë urdhrit profesional përkatës. Kërkesa për regjistrim bëhet me shkrim. Kërkesa e shoqëruar me dokumen-tacionin e kërkuar, dorëzohet deri më 15 shtator. Më pas, urdhrat profesionalë e dërgojnë atë pranë Min-istrisë së Arsimit, brenda 15 ditëve nga përfundimi i regjistrimeve. “Pjesëmarrja në provimin e shtetit me shkrim dhe me gojë lejohet vetëm nëse kandidati ka marrë provimin e diplomës universitare”, – thuhet në rregullore. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten një sërë dokumentesh, duke filluar nga karta identitetit e deri tek fatura e pagesës së provimit të shtetit. Tarifat e provimit vijnë në rritje për kandidatët, që e japin për të disatën herë provimin. Kështu, kush e jep për herë të parë këtë provim, paguan 30 000 lekë, kush e jep për herë të dytë, 50 000 lekë. Kandidatët kanë të drejtë ta japin deri në 5 herë provimin dhe për këtë radhë tarifa shkon jo pak, por plot 120.000 lekë. Ministria e Ar-simit do të publikojë programet orientuese të provimit të shtetit 2 muaj para se të jepen provimet. “Provimi i shtetit me shkrim dhe me gojë kryhet në periudhën 15 tetor-15 nëntor. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultat-eve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit.

DOKUMENTETShkalla e vlerësimit:Nota 10 95-100 pikë.Nota 9 85-94 pikë.Nota 8 75-84 pikë.Nota 7 65-74 pikë.Nota 6 55-64 pikë.Nota 5 50-54 pikë.Nota 4 më pak se 50 pikë.Kërkesës për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten doku-mentet:Formulari i aplikimit

FOTOKOPjE E LETëRNjOFTIMITFotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare e kërkuar nga au-toriteti kompetent për profesionin respektiFotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, e lëshuar nga institucioni i ar-simit të lartëDëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga autoriteti kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja. Për kandidatët e programeve të studimeve në mjekësi, stomatologji, far-maci, infermieri, mami dhe fizioterapi kër-kohet edhe dëshmia e kursit të ndihmës së shpejtëRaporti mjeko-ligjorDëshmi penalitetiVërtetim nga Prokuroria që nuk është në ndjekje penale;Fatura e pagesës për provimin e shtetit;2 fotografi të formatit të pasaportës.Dëftesa e shkollës së mesme, si do të shpërndahen duplikatat

Provimi i shtetit realizon garancitë publike për përgjegjësitë, që sjell ushtrimi i një profesioni të rregull-uar dhe kryen testimin e njohurive të kandidatit, që aspiron ushtrimin e një profesioni të rregulluar, duke siguruar uniformitet në vlerësimin

e kandidatëve, në nivel kombëtar, përmes verifikimit të aftësive të nevojshme profesionale, sipas specifikave të çdo profesioni.Përjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin e shtetit:a) profesionisti që, me hyrjen në

fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Re-publikën e Shqipërisë”, ushtron ose ka ushtruar një profesion të rregulluar; b) profesionisti, i cili fiton të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar jashtë Republikës së Shqipërisë.

Kandidati nuk pranohet në provim nëse: nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për profe-sionin respektiv; ka dorëzuar dokumentacion-in e parashikuar në nenin 4, deri në momen-tin e aplikimit; është rrëzuar 5 (pesë) herë në provimin e shtetit; plotëson kriteret e parashi-kuara në ligjin nr. 10 171, datë 21.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e kësaj rregul-loreje dhe ato të përcaktuara.Profesionet, si do vlerësohet provimiVlerësim me pikë për të gjithë ata kandidatë që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit.Në rregulloren e botuar tashmë në fletoren zyrtare, përcaktohet edhe pragu i pikëve për të marrë notë kaluese. Kandidatët duhet të grumbullojnë më shumë se 50 pikë nga 100 të mundshme. Është detajuar edhe shkalla e vlerësimit për notat e tjera. Në të kundërt, duhet të rihapin sërish provimin. Në rregullore saktësohet edhe mënyra si

do të aplikojnë kandidatët. Dosja e aplikimit duhet të dorëzohet brenda afateve që cakton ministria pranë urdhrave profesionalë. Pasi të kenë kryer praktikën pranë këtyre urdhrave, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në një fazë të dytë. Vlerësimi do të bëhet me pikë sipas një skeme të caktuar. “Provimi i shtetit do të sigurojë uniformitet në vlerësimin e kandidatëve, përmes verifikimit të aftësive të nevojshme. Pas përfundimit të këtij provimi, kandidatit i jepet titulli i profesionit”, – thuhet në rregullore. Këtij testimi do t’i nënshtrohen të gjithë ata persona, të cilët janë diplomuar në vitin 2009 dhe këtë vit nuk e kanë ushtruar profesionin e tyre. Bëhet fjalë për studentët e Mjekësisë, Farmacisë, Infermierisë, Fiziotera-pisë, Veterinerarisë, Arkitekturës, Inxhinierisë ose në ndonjë program tjetër studimi, që njihet si profesion i rregulluar me ligj. Ata do të kenë në dispozicion kohën e duhur për t’u përgatitur. Në dispozicion, Ministria e Arsimit do t’u japë edhe programet orientuese.

REgjIsTRIMI

STAfI/ Drejtor: Migel Zallëmi; Zv.drejtor: Bobi Xhaxho; Kryeredaktor: Bruno liço; Gazetar: Kujtim Topuzi, Blerina Hoxha, Eglantina Doçaj, Armil Roko; fotograf: Ardit Zeneli; Dizajn: “JuelDesign”

Page 13: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

13@ speciale

Preokupimet e njerëzve të mëdhenj

10 shprehjet që kanë bërë histori

Arabët në të kaluarën thoshin: “Flisni, Njiheni” për shkak se nëpërmjet fjalëve pasqyro-jmë mendjen, vlerat, parimet dhe perceptimet tona lidhur me shumë çështje. Realisht njerëzit gjatë historisë kanë qenë të etur për të zbuluar se çfarë është thelbësore në jetë dhe gjithashtu çfarë i mundë-son njeriut të qëndrojë para kësaj esence. Prej gjërave spikat që më së shumti përkitazi me këtë çështje është njohja e madhështisë ose e asaj që e bën njeriun të madh. Nëse i vihemi pas perceptimit të masës do të kuptojmë se për ta i madh ose madhështor është ai që bashkon atë që është ndërm-jet pasurisë dhe pushtetit. Sipas tyre, kjo përzgjedhje nuk ndodh si rezultat i arbitrar-itetit apo rastësisë, për arsye se ndërmjet pasurisë dhe pushtetit ekziston një plotësim reciprok i njëri-tjetrit, ngaqë pasuria që shtohet siguron pushtet që rritet, gjersa pushteti i shtuar dhuron pas-uri të shtuar. Të dyja këto së bashku ndërtojnë imazhin e njeriut të madh. Në realitet një person i tillë është i madh në këtë botë dhe madhështor i përkohshëm, ndërsa sipas elitës së zgjedhur, i madh është ai person që ka ar-ritur të arratiset nga rrethi i kërkesave të tij personale dhe zhytja në interesat e ngushta vetjake për në hallet e popullit, duke mbartur mbi vete brengat dhe preokupimet e tij dhe duke u angazhuar në shërbimin e synimeve të popullit. Sipas kësaj pikë-pamjeje, njeriu konsiderohet i madh varësisht nga madhë-sia e rrethit të interesimit dhe preokupimit, dhe anasjelltas njihet si i vogël, varësisht prej perimetrit të vogël të rrethit të tij. Në këtë vlerësim nuk ka asnjë lloj abuzimi e as ndonjë paragjykim për dikë, sepse të gjitha përfitimet e kësaj bote janë të kufizuara,

të përkohshme dhe zotëruesit e saj i shndërrojnë në njerëz të vegjël pavarësisht se sa pasuri dhe pushtet zotërojnë. Njeriu i madh konsiderohet i tillë vetëm atëherë kur arrin që të jetë i madh për gjithë botën. Ky është kulmi i madhështisë. Mirëpo lirisht mund të deklarojmë se vetë largimi nga rrethi i preokupi-meve të ulëta konsiderohet e mjaftueshme që njeriu t‘i afrohet grupimit të njerëzve të mëdhenj, ndërsa shkalla e preokupimeve që ekziston te ne është kriter i klasifikimit. Atëherë le të shohim se cilat janë brengat dhe preokupimet e këtyre njerëzve dhe si e sho-hin ata në përgjithësi realitetin? Realisht kjo është një pyetje e madhe, ku njëkohësisht edhe përgjigjja duhet të jetë e zgjatur dhe e tërthortë, mirëpo mund t’i qasemi kësaj çështje në mënyrë kalimtare përmes këtyre pikave:Të mëdhenjtë përpiqen që ta jetojnë thelbin e jetës e jo vetëm formën e jashtme të saj, për shkak se ankthi që mund të ketë ndonjëri prej tyre është shkalla e rezultateve, që ai mund të arrijë në këtë botë. Nisur nga ky fakt jeta e njerëzve të mëdhenj nuk llogaritet me vite dhe frymëmarrje, por me prurje dhe suksese. Ndërsa te njerëzit e vegjël preokupimet kryesore që i brejnë ata janë: si mund ta shijojnë sa më shumë këtë botë, si ekziston mundësia që të jetojnë për një kohë më të gjatë të mundshme, duke përjetuar zbavitjet, kënaqësitë dhe përjetimet më mbresëlë-nëse të kësaj bote. Pra, të mëdhenjtë i brengos cilësia e dhënies që ata i ofrojnë shoqërisë dhe vendit, ndërsa të vegjlit preokupohen me sasinë e zotërimit të të mirave materiale dhe shfrytëzimin e njerëzve.Të mëdhenjtë i brengos ecu-ria e baraspeshës së jetës

së shoqërisë së tyre. Ata dëshirojnë që shoqëria të je-tojë në rehati dhe mirëqenie. Ata dëshirojnë që shoqëria t’i zotërojë të gjitha mjetet e përparuara moderne, duke mos lënë anash asnjëherë synimet e saj madhore. Ata favorizojnë ndryshimin me qëllim që ai të mos bjeri në ngurtësi dhe amulli. Ata pëlqejnë që shoqëria të dijë se si mospajtimet dhe mos-marrëveshjet t’i vendosë në kufijtë e caktuar, në mënyrë që të mos krijohen përçarje dhe konflikte. Ata kërkojnë që të ruhet entiteti, struktura dhe përbërja e shoqërisë, të mbrohen interesat e saj, pa harruar njëkohësisht edhe detyrimet ndaj botës që ajo është pjesë e saj.Hulumtimi i shkaqeve që sjellin gjer te shkatërrimi dhe prapambetja e popujve, përgjatë tërë historisë ka qenë puna kryesore e reforma-torëve, mendimtarëve dhe e kolosëve të mëdhenj. Ndaj elita e popujve mundohet që të ndi-hmojë për të kuptuar natyrën e shkaqeve që bëjnë që populli të ngeci dhe të ngelet në vend. Nisur nga ky shkak ata stu-diojnë, hulumtojnë, meditojnë, krahasojnë dhe përpiqen që pas tërë këtij procesi të gjitha përfundimet, të cilat i kanë zbu-luar t’ua transmetojnë njerëzve të mençur dhe të zgjuar të shoqërisë së atij populli. Ata e ushtrojnë gjithashtu kritikën edhe pse e dinë mirë se men-taliteti i popullit kënaqet vetëm me lavdërime dhe urime, ndërsa ikin prej atyre që nxjer-rin në pah plagët dhe të këqijat, mirëpo ndjenja e përgjegjë-sisë morale që ata kanë ndaj popullit dhe shoqërisë së tyre i bën që t’i mbartin pasojat me vetëdëshirë. Të mëdhenjtë mundohen ta veçojnë veten nga trendi i përgjithshëm i shoqërisë së tyre, me qëllim që njerëzit t’i shohin në formën dhe mënyrën më të përsosur, njëlloj siç qëndron komandanti

i ushtrisë i strehuar në ndonjë vend të lartë, që ta përfshijë të tërë fushëbetejën. Ky veçim me siguri që u shkakton atyre edhe keqkuptime nga shumica e njerëzve. Ata janë të kënaqur me këtë status, sepse kjo përbën një pjesë të udhëheqjes së ideve dhe koncepteve të shoqërisë me të cilën ata privilegjohen. Angazhimi në drejtësi dhe mbrojtje për kompo-nentët e dobët nga dhuna e tiranëve dhe shfrytëzimi i intrigantëve. Ajo që më së shumti i dallon të vegjlit e një populli dhe të mëd-henjtë e tyre është se të vegjlit i kërkojnë kushtet më se të përshtatshme për të zgjeruar pushtetin dhe të shtojnë pasurinë e tyre, duke e gjetur në ndryshim të humburën (kërkuarën) e tyre. Ndërsa të mëd-henjtë e dinë se mbrojtja e atyre në nevojë siguron mëshirën e Mëshiruesit, mburojën e sigurisë nga çrregullimi i personalitetit dhe shkatërrimi i vetes. Ata e kanë parasysh gjithashtu se drejtësia e vërtetë është ndërmjet njerëzve, vendeve dhe gjeneratave. Nuk është e pranueshme, që një gjeneratë të shkatër-rojë pasuritë e vendit dhe të ndotë ambientin, duke mos i marrë parasysh fare ata që do të vijnë pas tyre, pavarësisht se a janë ata bijtë dhe nipërit e tyre. Këto janë disa karakteristika të njerëzve të mëdhenj, njeriu ka mundësi që të eci rrugës së tyre, nëse zotëron qoftë edhe vetëm një veçori të tyre. Popull i madh është ai popull, i cili është fatlum të ketë një numër sa më të madh njerëzish të mëdhenj, ndërsa popull i vogël është ai popull që bijtë dhe bijat e tij ecin majtas e djathtas dhe shohin vetëm njerëz të preokupuar me veten dhe të zënë me dynjanë e tyre.

Të thëna nga njerëz të ndryshëm në vende dhe kohë të ndryshme, këto shprehje janë të destinuara të mbeten në histori

CHE gUEVaRa

MaRTIN LUTHER KINg

aLBERT EINsTEIN

WINsTON CHURCHILL

MAHATMA GANDHI

OsCaR WILDE

jOHN FITZgERaLD KENNEDY

THEODOR sEUss

WINSTON CHURCHILL

VIDaL sassOON

1

5

3

76

8109

“Të jemi realistë! Kërko-ni të pamundurën”.

“Unë ëndërroj që fëmijët e mi një ditë të kenë mundës-inë të gjykohen jo për nga ngjyra e lëkurës, por për nga personaliteti. Unë e kam një ëndërr”.

“Imagjinata është më e rëndësishme se dituria”.

“Një burrë shteti që shtyn përpara tamtamet e luftës, duhet të dije që pasi ajo ka filluar, ai nuk do të mund të jetë më dirigjent i fateve të saj, por skllav i gjërave të pa parashikuara dhe të pakontrolluara”.

“Jeto sikur do të vdesësh nesër, mëso sikur do të jetosh përgjithmonë”.

“Të mësuarit është një gjë e admirueshme, por duhet të dimë se jo çdo gjë që vlen për t’u ditur mund të mësohet”.

“Historia është si një mësues i pamëshirshëm. Ajo nuk ka të tashme, por vetëm të shkuar që nxiton drejt së ardhmes”.

“Ndërsa gënjeshtra ka bërë një gjysmë rrotullimi rreth botës, e vërteta nuk ka ve-shur ende pantallonat”.

“Statistikat janë për ne, si ajo shtylla e dritës për të dehurin, që më shume se për të ndriçuar, shërben për t’u mbajtur”.

“E vetmja fushë, ku suksesi vjen para punës është fjalori”.

2

4

Page 14: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

14@speciale

Universitet, standarde shtetërore për cilësinë

MasH miraton kriteret për akreditimin e studimeve “Bachelor”, “Master” e “Doktoraturë” Programet në strukturat publike e private duhet të synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës

BURsaT

Aprovohen standardet shtetërore të cilësisë, me të cilat do të vlerësohet puna e universiteteve, qofshin këto publike apo private. Ministria e Ar-simit ka miratuar tashmë listën e plotë të stand-ardeve dhe kritereve që do të duhet të plotësojnë të gjitha institucionet e arsimit të lartë për ofrimin e studimeve në të tri nivelet: bachelor, master dhe doktora-turë. Çdo institucion i arsimit të lartë duhet të përmbushë të gjitha këto standarde e kritere në mënyrë që pasi të bëhet vlerësimi i tyre (që përf-shinë të gjithë veprim-tarinë e një universiteti), të bëhet edhe klasifikimi i institucioneve që mund të ofrojnë shërbime në arsimin e lartë. Standar-det shtetërore të cilësisë përfaqësojnë tërësinë e kërkesave, kritereve që

plotëson një institucion dhe shërbejnë si një sërë rekomandimesh, që ndihmojnë këto struk-tura të arrijnë një nivel të caktuar zhvillimi. Ndërkohë kriteret speci-fike përbëjnë elemente standarde, të arritshme dhe të verifikueshme, të përcaktuara qartë, mbi të cilat mbështeten institu-cionet për përmbushjen e misioneve të tyre dhe nëpërmjet të cilave jepet një vlerësim, bëhet një klasifikim etj. Univer-sitetet duhet të ofrojnë programe studimesh cilësore, të qëndrueshme dhe të krahasueshme me sistemet arsimore evro-piane të arsimit të lartë. Struktura organizative e këtyre strukturave përcaktohet në varësi të llojeve të programeve të studimeve që ato ofrojnë dhe të cikleve të stu-dimeve që organizojnë

duke filluar nga niveli i parë te niveli i tretë. Duke respektuar këtë paketë standardesh, që gjendet e detajuar për të tria ciklet e studimit në faqen zyrtare të inter-netit www.mash.gov.al, universiteti do të ketë një vizion të përgjith-shëm të funksionimit të tij dhe autonomi më të madhe në politikën e menaxhimit. Kështu, in-stitucioni do të përdorë procesin e vetëvlerësimit për qëllimet e veta si një mjet të vërtetë të matjes dhe progresit për të treguar imazhin që do ta bëjë të dallohet midis institucioneve të tjera. Për më tepër, raporti i vlerësimit të brendshëm që do të ketë hartuar do t’i mundësojë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) të vlerësojë aftësinë e in-stitucionit për të provuar

se i plotëson detyrimet dhe përgjegjësitë e veta dhe është i vetëdijshëm për mundësitë e tij. Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik Kombëtar. In-stitucioni për vlerësimin e nevojave të tregut të punës kryen një studim tregu, i cili përfshin: a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkom-bëtar; b. kërkesat e punëdhë-nësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program; d. numrin e të regjis-truarve në programe të ngjashme në institucio-net simotra.

Hungaria ofron shumëllo-jshmëri brusash studimi për studentët shqiptarëAmbasada Hungareze në Tiranë ka njoftuar se qeveria e Republikës së Hungarisë ka shpallur programin e bursave për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pasuniversitare, në fushën e kërkimit, si dhe në kurse vere pranë Universiteteve Publike të Hungarisë, për vitin shkollor 2011-2012, sipas kat-egorive të ndara si më poshtë. A– Studime të pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master (3-10 muaj) Për këto bursa mund të aplikojnë studentë të nivelit parë (Bach-elor) ose studentë të nivelit të dytë (Master) për programe të ndryshme studimi. Për bursat A preferohen studentë të fushave: gjuhë dhe të letërsi hungareze, mjekësi e përgjithshme, stoma-tologji, farmakologji, veterinari, arkitekturë dhe drejtësi. Kërkohet që kandidatët e interesuar të kenë përfunduar të paktën 2 se-mestra në institucionet e arsimit të lartë të vendit të tyre. Mosha e pranimit është deri 30 vjeç. B– Studime pasuniversitare (3-21 ditë ose 1-10 muaj) Të gjithë të interesuarit për këtë kategori bursash duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit Master. Gjithashtu, ap-likantë që vazhdojnë studimet, rekomandohen në programin e Doktoraturës, por që dëshirojnë të kryejnë kërkime për tezën e studimit në PhD. Studentët që përfshihen në këtë nivel studimi, nuk përfitojnë kredite. Mosha e pranimit është deri në 40 vjeç. C/1 - Studime në Doktorature (PHD,) program i plotë (36 muaj) Për këtë lloj programi mund të aplikojnë vetëm studentë që zotërojnë gjuhën hungareze. Bursa jepet me kusht për ata kandidatë që i nënshtrohen provimit para pranimit në universitet për programin PhD. Mosha e pranimit është deri në 35 vjeç. C/2 - Studime në Doktorature (PHD), program i pjesshëm 1-12 muaj Për këto bursa mund të apliko-jnë vetëm ata studentë që janë të regjistruar për programin e doktoraturës në universitete të akredituara të vendit të tyre, ose në një vend tjetër të huaj, por jo në Hungari. Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 35 vjeç. D- Studime në postdoktora-turë dhe në fushën e kërkimit (1-10 muaj) Aplikantët duhet të kenë titullin Doktor ose një gradë të baraz-vlefshme. Mosha e rekoman-duar është deri më 45 vjeç. E- Vizita Kërkimore (3-21 ditë, ose 1-10 muaj) Aplikantët duhet te jenë asistentë profesorë, profesorë ose kërkues të nivelit të lartë dhe të kenë minimalisht titullin “Doktor i Shkencave”. f- Kurse Vere (1-4 javë) Lista e kurseve që mbulohen me bursë gjendet në faqen ëëë.scholarship.hu Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për këto bursa është data 15 Prill 2011. Për një informacion më të hollësishëm për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes

së dokumentacionit referojuni adresës www.scholarship.hu

Bursa për studentët shqiptarëNjë sërë institucionesh dhe shtetesh ofrojnë bursa për stu-dentët shqiptarë, që dëshirojnë të vijojnë studimet universitare jashtë vendit. Edhe këtë vit Brit-tish Council ka nisur të pranojë aplikimet e të diplomuarve shqiptarë që dëshirojnë të vijo-jnë studimet e tyre në Britaninë e Madhe, nëpërmjet bursave “Cheavning”. Aplikimet për këto bursa bëhen në faqen zyrtare të institucionit shtetëror britanik www.britishcouncil.org/albania.htm. Në këtë faqe aplikantët mund të grumbullojnë infor-macion për bursën dhe për dokumentet e aplikimit.Çdo vit, Brittish Council ofron një numër të kufizuar bursash për të diplomuarit shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vijojnë stu-dimet master dhe doktoraturë në universitetet më të mëdha britanike. Bursa “Cheavn-ing” cilësohet si një ndër më prestigjiozet në botë dhe mbajtësit e saj vijojnë studimet në universitetet më me emër të Mbretërisë së Bashkuar.Marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës në fushën e arsimit është nënshkruar më 13 shtator 2004 në Pekin. Sipas kësaj mar-rëveshjeje, çdo vit në universite-tet shtetërore të Kinës studiojnë 6 të rinj shqiptarë dhe 6 studentë kinezë fitojnë një bursë studimi në Shqipëri. Për studentët sh-qiptarë, fushat e studimit për në universitetet kineze mund të jenë të ndryshme, ndërsa në përgjithësi të rinjtë kinezë prefero-jnë të studiojnë gjuhën shqipe në universitetet tona. Në bazë të marrëveshjes, pala dërguese përballon shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar vajtje-ardhje, ndërsa pala pritëse do të mbu-lojë shpenzimet e shkollimit, akomodimit dhe ushqimit, duke përfshirë edhe shpenzimet për shërbimet mjekësore.Greqia është një ndër vendet më “bujare” për sa u për-ket bursave, duke i dhënë Shqipërisë së paku 15 bursa në vit. Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit e Greqisë akordoi 18 bursa për të gjithë ata kandidatë të interesuar, të cilët janë nën moshën 35 vjeç dhe nuk kanë përfituar bursë më përpara nga Ministria e Arsimit e Greqisë. Kështu, të gjithë ata kandidatë, të cilët dëshirojnë të jenë përfitues të këtyre bursave, përveç kushtit të të qenit nën 35 vjeç, si dhe të mos kenë përfituar bursë më parë nga kjo ministri, ka edhe disa kushte të tjera. Një nga kushtet kryesore, të cilin kandidati duhet të përmbushë për të përfituar bursën është që kandidatët duhet të kenë bërë një fletë-kërkesë drejtuar një universiteti në shtetin grek dhe pas marrjes në konsid-eratë të kërkesës së tyre nga ky i fundit, të kenë një ftesë pranimi nga një universitet në Greqi. Aplikimi bëhet në am-basadën e Greqisë në Tiranë.Por nuk janë vetëm këto shtete. Çdo vit, fondacioni “Soros”, si edhe vetë universitetet në faqet e tyre zyrtare, kanë formularët e aplikimit për bursa.

Page 15: gazeta studenti nr 3

[email protected]

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011

15@ argetim

@16

shqipE MERKURE, 29 QERSHOR 2011

PRODHUAR NË FABRIKËora 21:00

Një vështrim pas kuintave... Një vizitë në fabrikat më të famshme… Tani bëhuni gati të shuani çdo kuriozitet… Të gjitha pikëpyetjet do të marrin një përgjigje… Do të shohim nga afër jo vetëm sesi prodhohen produktet nga më të ndryshmet, por edhe pse ato prodhohen në atë mënyrë…

DRAMË TEKNOLOGJI LUFTË/ DRAMË

FANTAZIAKSION

RREZIK I HAPUR ora 23:00

Regjia: Phillip NoyceAktorët: Harrison Ford, Willem Dafoe, Miguel Sandoval, Anne Archer etj...

Pas vrasjes së një nga miqve më të vjetër të Presidentit, analisti i CIA-s, Xhek Rajan, përfshihet në një konfl ikt të rëndë mes qeverisë amerikane dhe bosit të drogës kolumbian, Ernesto Eskobedo.

DRAMË

SERIAL

LUGINA E ELAHUTora 21:30

Regjia: Paul Haggis Aktorë: Tommy lee Jones, Charlize Theron, James Franco, Susan Sarandon, etj.

Ushtari Majk zhduket një javë pasi qe kthyer nga lufta në Irak, pa arritur ta njoftojë familjen për kthimin në atdhe. Henku, babai i tij, veteran i ushtrisë, do të vihet në kërkim të të birit.

BOTA E PATITora 19:00

Më e bukura e dashurisë, është se nuk njeh moshë dhe më e keqja, që shumë herë të çudit dhe të zhgënjen… Më e bukura e miqësisë, është se të pranojnë ashtu siç je dhe më e keqja e të pasurit armiq, është se janë në gjendje të bëjnë çdo gjë. Kjo është Bota e Patit, një vajzë 13-vjeçare, të cilës i duhet të përballet me të gjitha emocionet dhe problemet që adoleshenca sjell…

SAVING GRACEORA 21:45

Aktorët: Holly Hunter, Leon Rippy, Kenny Johnson, Bokeem Woodbine Kandidat për Globin e Artë dhe 14 çmime të tjera kinematografi ke. Fituesja e çmimit “Oskar”, Holly Hunter, në rolin e një detektiveje, mjaft e zonja në punën që bën. E megjithëkëtë, jeta e saj personale është një ngatërresë pa fund. Por pasi dehet dhe shtyp një njeri me makinë, para saj shfaqet një engjëll, që do t’i ofrojë një mundësi të dytë për të ndrequr gjithçka...

07.00 Premiere TV Show “Wake up”08.58 Programi i dites 09.00 Lajme09.20 Moti09.21 Horoskopi 09.27 Top Show R 11.25 TN R. “Mundesia e dyte” pj.199 11.58 Programi i dites12.00 Lajme12.15 Moti 12.20 TN Ritr. “Jetoje Jeten” pj.106 (82)13.12 Film Serial R. “Shtepiake te

Deshperuara” pj.132 (sez.6/21)14.00 Game Show “100 Milione” 2515.00 Lajme15.30 Moti15.35 Premiere Top Select (direct) 16.30 Premiere TN “Mundesia e dyte”

pj.20017.00 Premiere TF “100 vitrinat”

pj.1961 17.28 Programi i dites 17.30 Lajme Flash17.35 Moti 17.40 Premiere TN “Jetoje Jeten”

pj.107 (83)18.35 Premiere Program TV “Pasdite

ne Top Channel”19.28 Programi i dites 19.30 Lajmet 20.05 Moti 20.10 Premiere Program TV “Fiks Fare” 20.50 Premiere Film Serial “Mekati dhe

Turpi” pj.1 22.30 Lajme 23.02 Moti 23.06 Premiere Top Show 01.00 Lajme e Moti 01.35 Program TV R. “Fiks Fare” 02.15 Top Select (rit)03.10 Lajme e moti03.25 Muzike

HOROSKOPI

SHIGJETARI

AKREPI

Në qoftë se dëshironi të zgjidhni sa më shpejt një problem që e zvarrisni prej kohësh, drejtohuni një personi që kërkon t’ju ndihmojë seriozisht. Hëna do të sjellë një valë të re freskie në jetën tuaj. Duke parë lodhjen e grumbulluar gjatë javës që shkoi, mundohuni të kaloni një mbrëmje të qetë në familje.

Ndonjëherë është më mirë të heshtësh, sesa të thuash atë që mendon, sepse mund të keqkuptohesh nga të tjerët. Përpara se të besoni disa thashetheme mbi një person, bëni mirë t’i vërtetoni më parë. Meqenëse Mërkuri është në kundërshtim me shenjën tuaj, bëni mirë të monitoroni paratë tuaja. Për fat, dashuria shkon shumë mirë.

Ditë interesante për sa i përket punës, sidomos për ata që do të dinë të përfi tojnë nga oka-zionet që u paraqiten me zgjuarsi. Gjithsesi, mos sforconi shumë fi zikun tuaj. Në qoftë se do ju duhet të merrni ndonjë vendim në sferën sentimentale, mos u shqetësoni, në dashuri herë pas here duhet t’i shikosh mirë gjërat.

Ju pret një ditë mjaft e gjallëruar, ku nuk do të keni kohë për të pushuar. Edhe pse ky aktivitet i ngarkuar nuk do ju lërë të mërziteni, nuk përjashtohet mundësia të jeni nervozë dhe mjaft të lodhur. Kështu, mundohuni të krijoni hapësira dhe për pushim. Dashuria paraqitet mjaft mirë.

Për shumë nga ju që i përkisni shenjës së Luanit mund të paraqiten situata të reja mjaft të favorshme, ngritje në detyrë dhe projekte që realizohen. Mos lejoni që humori juaj i lëkundur të cenojë marrëdhënien tuaj me njeriun e zemrës.

Yjet ju këshillojnë të veproni me kujdes dhe të mos bëni gabime në sjelljen tuaj, sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e mbrëmjes së sotme dhe projektet që keni bërë për të ardhmen.

Sforcohuni të mos përfshiheni nga hu-mori i keq dhe nga veprime impulsive. Një lajm në punë do ju bëjë të ndiheni të lumtur.

LUANI

GAFORRJA

BINJAKET

DEMI

DASHI PESHORJA

BRICJAPI

UJORI

PESHQITVIRGJERESHA

PREMIERE FILM SERIAL

NJERIU 200-VJEÇARora 21:15

Regjia: Chris ColumbusAktorët: Robin Williams, Embeth Davidtz, Sam Neill, Oliver Platt etj…

Udhëtimi i jashtëzakonshëm 200-vjeçar i një roboti që kërkon të kthehet në njeri të zakonshëm, duke vendosur një urë mes njeriut dhe makinerive.

E MERKURE 29 QERSHORWimbledon 2011 14:00 HD6Latvia-Russia 18:00 SS5Czech Rep-Croatia 20:30 SS5

E ENJTE 30 QERSHORWimbledon 2011 14:00 HD6Montenegro-Turkey 18:00 SS5 Samsung DL Lausanne 20:00 HD5Lithuania-France 20:30 SS5

E PREMTE 1 KORRIKWimbledon 2011 14:00 HD6

E SHTUNE 2 KORRIKArgentina-Bolivia 02:45 HD4GP d’Italia TIM 13:00 HD5Wimbledon 2011 15:00 HD6Argentina-Bolivia rts 17:00 HD4Colombia-Costa Rica 20:30 HD4

E DIELE 3 KORRIKGP d’Italia TIM 11:00 HD5Wimbledon 2011 15:00 HD6Brazil-Venezuela 21:00 HD4Paraguay-Ecuador 23:30 HD4

E MARTE 5 KORRIKUruguay-Peru 00:15 HD4Chile-Mexico 02:45 HD4Uruguay-Peru rts 15:00 HD4Chile-Mexico rts 17:00 HD4

E ENJTE 7 KORRIKArgentina-Colombia 02:45 HD4Argentina-Colombia rts 17:00 HD4

E PREMTE 8 KORRIKBolivia-Costa Rica 00:15 HD4Bolivia-Costa Rica rts 17:00 HD4Samsung DL Paris 20:00 HD6

Përplasja midis Hënës dhe Marsit parashikon një ditë me një humor të lëkundur dhe energji të dobëta fi zike. Ideale do të ishte të qëndronit në një ambient të qetë e të bisedonit me një mik ose mikeshë zemre, ose t’i kushtoheni diçkaje që ju pëlqen. Gjithsesi, mundohuni të mos bëni veprime të pakujdesshme në qoftë se nuk doni të ulni imazhin tuaj.

Qielli juaj sot paraqet aspekte mjaft të favor-shme, duke ju dhënë një dozë të mirë energjie e entuziazmi që do ju lejojë të merrni iniciativa mjaft të suksesshme. Do të arrini rezultate të mira në punë e studim. Gjithashtu do të kaloni një mbrëmje emocionuese për sa i përket dashurisë dhe jetës në çift.

Hëna, Afërdita, Saturni dhe Urani në kundërsh-tim me shenjën tuaj do ju krijojnë keqkuptime në marrëdhënien me njeriun e zemrës. Situata parashikohet e rëndë, sidomos për ata që kanë një marrëdhënie në krizë prej kohësh. Nuk do të keni durim të dëgjoni partnerin dhe do të mjaftojë një shkëndijë e vogël për të ndezur debatin. Qetësohuni, se nuk fi toni gjë.

Përqendroni vëmendjen tuaj te gjërat praktike, sepse situata mund të jetë mjaft e favorshme. Gjithçka do të varet nga analiza juaj objektive e fakteve dhe nga aftësia që keni për të përballuar çdo vështirësi. Në qoftë se doni të bëni ndonjë ndryshim në jetën tuaj sentimentale, mos harroni të refl ektoni me kujdes në vlerësimin e rrethanave.

Në qoftë se kohët e fundit keni pasur probleme, sot do të arrini t’i zgjidhni. Përveç kësaj, do të arrini të përfundoni me sukses një projekt që do ju dhurojë shumë kënaqësi dhe avan-tazhe ekonomike. Mbrëmja paraqitet mjaft e këndshme.

Sektori profesional do të jetë në plan të parë sot. Do të dini të jepni përgjigje të shkëlqyera, sidomos në qoftë se do ju jepet mundësia të jeni pjesëmarrës në ambiente intelektuale dhe mjaft stimuluese. Studimi dhe puna do të shkojnë për mrekulli, edhe pse do të hasni ndonjë pengesë në marrëdhëniet me kolegë e bashkëpunëtorë. Mundohuni të tregoheni më tolerantë në qoftë se nuk doni të prishni imazhin tuaj social.

PROGRAMI DITOR I DIGITALBPER ME SHUMEwww.digitalb.al

“MEKATI DHE TURPI” PJ.1 ora 20:50

Fundi i viteve 1930-te. Ne Romen nen kontrollin e fashisteve, e ndjeshmja dhe ekspresive Karmen Tabaki njihet me Nito Valdi, nje njeri kriminel e diabolic i cili bie cmendurisht ne dashuri me te. Nuk eshte nje dashuri reciproke per shkak te natyres es tij te dhunshme dhe te lige. Ai kurre nuk rresht se ndjekuri pas Karmenin, i fi ksuar me nje pasion te pashtershem.

BLADE IIORA 23:00

Regjia: Guillermo del ToroAktorët: Wesley Snipes, Kris Kristofferson, Ron Perlman, Leonor Varela etj.

Një racë e re super vampirësh, që ushqehet me ç’të mundet, rrezikojnë gjithë botën. Tani për t’i bërë ballë këtij rreziku të paimagjinueshëm, Blade duhet të bashkojë forcat me armiqtë e tij të përjetshëm…sUDOKU horoskopi

Page 16: gazeta studenti nr 3

Studentie hËnË, 27 qershor , 2011 [email protected]

16@Reklama

Ceremonia e diplomimit: 15 Korik 2011pallati i Kongreseve