Gazeta Nr. 47

16
E MËRKURË, 23 NËNTOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 10 (47) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Althusser-i, nën ndikimin spinozist, kishte shprehi të ... Berluskoni si viktimë A është ende e mundur të jesh sot althusserian në filozofi? 02 analize Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë. Fasada ... Ku na mbet demokracia? 03 analize A janë aludimet e mëposhtme për një krizë globale pjesë e legjitimitetit të demokracive ... Nuk janë vetëm liderët tanë në krizë- është vetë demokracia që po dështon. 05 Punetorise Ndonjëherë unë çuditem me dashje por edhe padashur se si disa njerëz të cilët unë i njoh... ÇËSHTJE PUSHIMESH DHE ÇËSHTJE PUNËSH TË PAVËRTETA 14 Kinema 08 filozofi Duke synuar të pamundshmen, njerëzimi ka arritur të mundshmen. Ata që kanë synuar vetëm të mundshmen, s’kanë bërë asnjë hap përpara. Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Mario Monti është sot Kryeministri teknik i shtetit... KEQ N dryshimet e gjit- hëpërshëndetura e gati orgazmore të qeverive në Itali dhe Greqi dëftojnë më së miri këmishën ideologjikisht sunduese të forcës. Shkaktarët e krizës, që janë edhe zaptuesit e pozicioneve hierarkike propa- ganduese-ideologjike, i kërkojnë arsyet e krizës në zbatimin e keq të recetave të mira kapitaliste. Për pasojë, dështimet shtetrrënuese të Italisë dhe Greqisë nuk vijnë si rezultat i strukturës kapitaliste globale që spekulimin financiar e ka motor të vetin, por për shkak të papërgjegjshmërisë së qeve- rive përkatëse. Këto të fundit, të zhytura jo vetëm në korrupsion, por edhe në sa e sa fije interesash grupore apo shoqërore, veçse mund ta thellonin krizën. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte vendo- sja në krye të punëve të teknicienëve, të cilëve meqë u mungon përmbajtja politike (kupto edhe përgjegjësia ndaj qytetarëve), e kanë më të lehtë për të zbatuar germë për germë diktatin e fuqive dhe logji- kës ekonomike sunduese, pra sh- kaktarëve të krizës. Pa i hequr qoftë edhe gramin më mëshirëplotë bunga-bungas berluskoniane apo keqqeverisjes greke, imponimi i qeverive te- kniciene përbën shprehjen më të kulluar të formës së re të redukti- mit ekonomik të politikës. Nëse e vërteta “e pashmangshme” e ka- pitalizmit qëndron, atëherë prej popujve syleshë mund të priten vetëm papërgjegjshmëri referen- duese apo infantilizma revoluci- onarë. Kështu që, ç’i duhet demo- kracia popullit kur “profesorët” e paanshëm dhe ekspertë janë gati për të zbatuar me çdo çmim recetat e parashkruara?! Nga kush? Para- doksalisht nga mjekët që herën e parë dhanë Ilaçin e skaduar e që për t’i bërë derman, çuditërisht shtojnë dozën e të njëjtit ilaç. Po politika? S’është koha për aventura të tilla! Ja, sa të kalojë kriza (kur?), dhe pastaj ja rinisim lojës politi- ke me debat apo zgjedhje. Deri atëherë, rroftë uniteti kombëtar nën mësimet e “Të mëdhenjve” dhe nën kujdestarinë e ekspertëve. Veçse reduktimi i politikës në ekonomi, pra teknikalizëm kapi- talist, s’ka si të jetë ilaçi i krizës, sa kohë përbën zemrën e kri- zës. Kapitalizmi i kuptuar si “s’ka rrugë tjetër” ka krijuar e po the- llon krizën, papunësinë masive, dëshpërimin shoqëror, veçimin e tëhuajsimin njerëzor. Kur kapita- lizmi notonte mbi ujin e historisë ishte e lehtë të kapeshe pas tij e të notoje bashkë me të. Tani që ai po fundoset, e vetmja mënyrë për të mos u “solidarizuar” me të nuk është ekonomizimi i politikës (gje- tja e rrugës më pak të dhimbshme për t’u mbytur), por politizimi i ekonomisë: pra, çelja e hapësirës së mendimit, imagjinatës dhe ve- primit politik kolektiv që i rifor- mulon problemet dhe zgjidhjet ekonomike sipas logjikës emanci- puese të lirisë dhe barazisë, për të gjithë, në gjithçka. Editorial KEQ E MË EKONOMIZIM I POLITIKËS APO POLITIZIM I EKONOMISË Nëse doni një hapësirë mendi- mi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo- ret, ndihmoni ekzistencën finan- ciare të Gazetës në këtë numër llogarie: Qendra Antonio Gramshi: Euro: 1085931802 Usd: 1085931801 Njoftim

description

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Transcript of Gazeta Nr. 47

Page 1: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 NëNtor 2011 - VItI 3 I BotImIt - Nr 10 (47) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHtAtor - GAZEtE E PErJAVSHmE E PAVArur - VItI 1 I BotImIt - Nr 1 (1)

Althusser-i, nën ndikimin spinozist, kishte shprehi të ...

Berluskoni si viktimë

A është ende e mundur të jesh sot althusserian në filozofi?

02analize

Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë. Fasada ...

Ku na mbet demokracia?

03analize

A janë aludimet e mëposhtme për një krizë globale pjesë e legjitimitetit të demokracive ...

Nuk janë vetëm liderët tanë në krizë- është vetë demokracia që po dështon.

05Punetorise

Ndonjëherë unë çuditem me dashje por edhe padashur se si disa njerëz të cilët unë i njoh...

Çështje Pushimesh dhe Çështje PuNësh të PAvërtetA

14Kinema

08filozofi

Duke synuar të pamundshmen, njerëzimi ka arritur të mundshmen. Ata që kanë synuar vetëm të mundshmen, s’kanë bërë asnjë hap përpara.

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZEtE E PErJAVSHmE - BotuAr NGA orGANIZAtA PoLItIkE, tIrANE

mario monti është sot Kryeministri teknik i shtetit...

KEQ

Ndryshimet e gjit-hëpërshëndetura e gati orgazmore të qeverive në itali dhe Greqi dëftojnë më

së miri këmishën ideologjikisht sunduese të forcës. shkaktarët e krizës, që janë edhe zaptuesit e pozicioneve hierarkike propa-ganduese-ideologjike, i kërkojnë arsyet e krizës në zbatimin e keq të recetave të mira kapitaliste. Për pasojë, dështimet shtetrrënuese të italisë dhe Greqisë nuk vijnë si rezultat i strukturës kapitaliste globale që spekulimin financiar e ka motor të vetin, por për shkak të papërgjegjshmërisë së qeve-rive përkatëse. Këto të fundit, të zhytura jo vetëm në korrupsion, por edhe në sa e sa fije interesash

grupore apo shoqërore, veçse mund ta thellonin krizën. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte vendo-sja në krye të punëve të teknicienëve, të cilëve meqë u mungon përmbajtja politike (kupto edhe përgjegjësia ndaj qytetarëve), e kanë më të lehtë për të zbatuar germë për germë diktatin e fuqive dhe logji-kës ekonomike sunduese, pra sh-kaktarëve të krizës.

Pa i hequr qoftë edhe gramin më mëshirëplotë bunga-bungas berluskoniane apo keqqeverisjes greke, imponimi i qeverive te-kniciene përbën shprehjen më të kulluar të formës së re të redukti-mit ekonomik të politikës. Nëse e vërteta “e pashmangshme” e ka-pitalizmit qëndron, atëherë prej popujve syleshë mund të priten

vetëm papërgjegjshmëri referen-duese apo infantilizma revoluci-onarë. Kështu që, ç’i duhet demo-kracia popullit kur “profesorët” e paanshëm dhe ekspertë janë gati për të zbatuar me çdo çmim recetat e parashkruara?! Nga kush? Para-doksalisht nga mjekët që herën e parë dhanë ilaçin e skaduar e që për t’i bërë derman, çuditërisht shtojnë dozën e të njëjtit ilaç. Po politika? s’është koha për aventura të tilla! ja, sa të kalojë kriza (kur?), dhe pastaj ja rinisim lojës politi-ke me debat apo zgjedhje. deri atëherë, rroftë uniteti kombëtar nën mësimet e “të mëdhenjve” dhe nën kujdestarinë e ekspertëve.

veçse reduktimi i politikës në ekonomi, pra teknikalizëm kapi-talist, s’ka si të jetë ilaçi i krizës,

sa kohë përbën zemrën e kri-zës. Kapitalizmi i kuptuar si “s’ka rrugë tjetër” ka krijuar e po the-llon krizën, papunësinë masive, dëshpërimin shoqëror, veçimin e tëhuajsimin njerëzor. Kur kapita-lizmi notonte mbi ujin e historisë ishte e lehtë të kapeshe pas tij e të notoje bashkë me të. tani që ai po fundoset, e vetmja mënyrë për të mos u “solidarizuar” me të nuk është ekonomizimi i politikës (gje-tja e rrugës më pak të dhimbshme për t’u mbytur), por politizimi i ekonomisë: pra, çelja e hapësirës së mendimit, imagjinatës dhe ve-primit politik kolektiv që i rifor-mulon problemet dhe zgjidhjet ekonomike sipas logjikës emanci-puese të lirisë dhe barazisë, për të gjithë, në gjithçka.

Editorial

KEQ E MË

EKONOMIZIM I POLITIKËSAPO POLITIZIM I EKONOMISË

Nëse doni një hapësirë mendi-mi dhe kritike ku s’ka vend për

kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo-ret, ndihmoni ekzistencën finan-ciare të Gazetës në këtë numër

llogarie: Qendra Antonio

Gramshi:Euro: 1085931802Usd: 1085931801

Njoftim

Page 2: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 2

Berluskoni si viktimëAnalize

Andi Kananaj

mario monti është sot Krye-ministri teknik i shtetit ita-lian, i cili do të funksionojë

mbi bazën e qeverisjes teknike për të dalë nga kriza. duket se haku po shkon tek profesionisti. me ka-limin e kohës, teknikët globalë do të riparojnë gabimet e politikanëve. Berluskoni duket se ishte e keqja e madhe që u zëvendësua nga një ekonomist që e di mirë se çfarë bën.

Bunga-bunga e silvios duket se rrëzoi ekonominë e italisë dhe vuri në pikëpyetje kapitalizmin në të gji-thë territorin europian. i vetmi me po kaq faj duket se ishte Papandreu. Çudi se babai i këtij Papandreu ish-te një Berluskon në bunga bunga, edhe pse i biri tejet serioz në punët e seksit pati fatin e të atit.

do të ishte me vlerë të kujtonim se nga 7 shtatori i vitit 2010, në kuadrin e semestrit europian, ka ndryshuar e gjithë procedura e pla-neve të brendshme mbi ekonominë. Nga 7 shtatori, bilancet e shteteve përcaktohen nëpërmjet filtrave re-komandues të Bashkimit europian. me pak fjalë, që në fazën parapra-ke të diskutimeve të politikave, në muajin prill, shtetet anëtare kanë detyrimin t’i përshtatin ato me stra-tegjinë “eu 2020”. Në muajin qer-shor, pasi është kaluar faza e parë, dalin rekomandimet që përcaktojnë me pikë e presje politikat ekono-mike dhe bilancet e çdo shteti. Në zbatim të strategjisë kryhen kontro-lle që përcaktojnë edhe ecurinë e secilit shtet. Berluskoni në këtë pikë ishte si ambasador në vendin e tij.

Pas manovrës ekonomike italia-ne të korrikut 2011 (nëpërmjet de-kret-ligjit 98/2011), silvios iu dorë-zua në 5 gusht, një letër e firmosur nga jean Claude trichet (president i Bankës Qendrore europiane) dhe mario draghi (guvernator i Bankës së italisë), ku qartësisht përcakto-heshin ndërhyrjet e mëtejshme në ngarkim të silvios dhe të Qeverisë italiane për semestrin në vijim. Në të përcaktoheshin detyrat dhe re-format që do të çonin në kursimin e 60 miliardë eurove deri në vitin 2014. Nga reforma shpëtonte vetëm milani dhe batutat e Berluskës. Për kaq vendoste akoma vetë.

Berluska pa bërë rezistencë nxori dekretin pasues që materi-alizonte reformën. italia ka qenë një nxënëse e zellshme. Berluskoni nuk ka qenë për asnjë moment në dilemën nëse duhej të respektonte çdo lëvizje që i kërkohej nga par-tnerët ndërkombëtarë, gjithçka që vendosej nga drejtuesit e bankave e që më pas i nënshtrohej kontrollit gjithmonë e më haptazi të dyshimtë të aksit merkozì.

Për të manovruar mes kriza-

ve ekonomike që kanë përfshirë anëtarët e tij, Bashkimi europian ka përqendruar pushtetet tek Këshilli dhe Banka Qendrore europiane, duke krijuar edhe institucione të reja si euro samitin apo Presiden-tin përkatës, që aktualisht përkon me këshilltarin europian herman van rompuy. duan apo nuk duan vendet anëtare, këtu mbaron edhe hierarkia e autoritetit që vendos për masën e bilanceve dhe të po-litikave ekonomike kombëtare. Gji-thçka kryhet me anë të kontrolleve përkatëse.

Berluskoni nuk ka kundërshtuar kurrë. Ai ka qenë partizan i refor-mave si një politikan province. Nuk ka kundërshtuar asnjëherë “ferma-net” e ardhura me kasnecët e Ban-kës Qendrore. Prandaj, nëse ekono-mia nuk ka funksionuar, do të ishte me vend t’i drejtoheshim persona-zheve teknike si draghi dhe trichet, të cilët me siguri do të kenë ndonjë përgjigje mbi temën.

Berluskonit iu kërkua disponi-biliteti i bazave ushtarake kundër Gedafit dhe Berluskoni nuk kundër-shtoi. Gedafi dukej se ishte mik për

kokë me Berluskonin, edhe pse Ber-luskoni si biznesmen me origjinë të kontrolluar, nuk pritej të rreshtohej kundra demokracisë dhe reforma-ve që do të çonin përpara zhvilli-min. Nuk dua të nxjerr shaminë për Berluskonin se sinqerisht nuk më ka pëlqyer asnjëherë. thjesht fakti që Berluskoni nuk është më në pushtet më duket pozitiv. Berluskoni ishte njeriu që vuri në funksion të fitimit çdo armë të mundshme. Ai konsu-moi pa kriter, siç thotë umberto eko, deri edhe mundësinë për të treguar barcaleta. Berluskoni erdhi në pushtet për t’i ulur vetes dhe specieve të llojit të tij taksat, dhe ia arriti qëllimit. Përdori mediat deri në degradimin e tyre.

megjithatë, me ikjen e tij, situata nuk duket se po përmirësohet. Ber-luskoni po kthehet në një të flijuar në emër të kapitalizmit global, me-gjithëse vështirë të besohet se kri-za ekonomike globale u shkaktua nga barcaletat e tij. Apo nga bunga-bunga. Krizën e sollën bankat me strategjitë e tyre politiko-financiare. reformat, si në itali dhe në Greqi, u iniciuan nga teknikë të ekonomi-

së dhe të financës. ironikisht të dy kryeministrat e sotëm ishin këshill-tarët më të vyer të kryeministrave të djeshëm. e kam të vështirë të be-soj se ka akoma diçka që ish-kës-hilltarët nuk e kishin konsideruar paraprakisht. Në të kundërtën, do të ishim në kufijtë e sadizmit.

Kriza ka ndodhur për shkak të sistemit. edhe pse duket e papra-nueshme, meqënëse kemi qenë mjaftueshëm krijues për të men-duar një tjetër sistem të qeveri-sjes, fakti mbetet i pamohueshëm.

Berluskoni po kthehet në vikti-mën par excellence, një farë Krishti që do të marrë mbi vete në botën e jo-pushtetit të gjitha fajet e sistemit. Berluskoni vdiq, që të ringjallet në një trup tjetër, në një shtet tjetër.

Bashkë me Berluskonin, një nga shumë kryeministrat liberalë të ita-lisë, ky shtet po humb edhe mun-dësinë për të zgjedhur figurën që duhet ta drejtojë.

italia duhet të ulë deficitin me 7% deri në vitin 2014. teknikët do të vendosin për uljen e pensioneve, për pakësimin e vendeve të punës, të sigurisë në punë dhe një sërë

të ashtuquajturash “reforma”. Nga ana tjetër, duke qenë se Presiden-tin e Këshillit të ministrave nuk do ta zgjedhin italianët, këta të fundit nuk do të kenë asnjë zë në kapi-tull në vendimet që do të merren pikërisht për ta. Kjo do të sjellë humbjen finale të demokracisë në emër të një ekonomizimi eksklu-ziv të territorit europian. dalja nga kriza duket se është në kurriz të votës dhe të demokracisë. Projek-timi i kësaj perandorie të re me në qendër ekonominë, do të krijojë hendekun e pakapërcyeshëm me parimet që themeluan kushtetutat e shekullit XiX. duket qartë se sistemi i ri do të jetë ai i bankave në push-tet, ku çdokush do të përfaqësojë një mini-ingranazh të mekanizmit të shkëmbimit monetar.

Po krijohet Perandoria e mo-nedhës. teknikët e ekonomisë po na çojnë në atje ku gjithçka ka vlerën e numrave. sa më shumë të kesh, aq më shumë je. Berlu-skoni politik zëvendësohej me votë. Berluskoni ekonomik i të ar-dhmes së afërt, do të jetë aty përgjithmonë.

Page 3: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 3Analize

Ku na mbet demokracia?

Leart Kola

Bankat, ato që realisht e drej-tojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin

me demokracinë. Fasada e togfjalës-have “le të vendosë sovrani”, që fshihnin nëpërmjet zgjedhjeve, pi-kërisht mungesën e zgjedhjes, e aq më pak të zgjidhjes së problemeve të popullit, duket se nuk është më mjaftueshëm interesante. Bankierët dolën në skenë vetë, duke marë në dorë, nën një konsensus simbo-lik, drejtimin politik të shteteve në Greqi dhe itali.

Nuk ka dyshim, që zhvendosja e Berluskonit në itali, është një lajm i mirë, e jo vetëm për italianët, por dhe për rajonin, ndoshta pak më pak e merituar ishte shmangia e Papan-dreut i cili e trashëgoi më shumë se e krijoi krizën në Greqi. Por a është shmangia e tyre, një sinjal përkuj-desjeje për banorët e këtyre ven-deve apo e kundërta, këto vende po bëhen avantguard e asaj që do jetë bota e te nesërmes?

Winston Churchill-i kishte shumë dëshirë, që sa here i jepej mun-dësia, në takime publike të përdorte shprehjen “demokracia nuk është sistemi më i mirë, por është më i miri që kemi”. Kjo u bë moto e gjit-hë kohës së luftës së ftohtë nga ven-det perëndimore, që shpërfaqnin të mirat materiale, përballë lindjes ideologjike, të ftohtë dhe autokra-tike. Por ja që vimë në kohën, kur demokracia është në kushtet që nuk e mbron dot më veten, vetëm duke qenë më e mirë se diçka tjetër, në kushtet kur ajo “gjëja” tjetër nuk ekziston më, përveç se në disa pe-riferi të planetit. Kur demokracia u përballka me vetveten, po na del, që qenka luftë më e madhe se kur ajo përballej me “izmat” e ndryshëm, si pëlqejnë ti quajnë liberalët.

testimi më spektakolar i kësaj ndodhi në Greqi. vetëm për disa ore Papandreu, brenda logjikës demo-kratike, që është propaganduar gja-të gjithë kësaj kohe, vendosi pas mu-ajsh të tërë protestash nga populli e bllokimi ekonomik nga sindikatat, të shpallte referendum!! Propozimi du-kej logjik, ju nuk pranoni shkurtimet buxhetore? Atëherë le të votojmë e të shohim vendimin e popullit. Pi-kërisht në momentin kur Papandreu mendoi si demokrat, filloi dhe fundi i tij politik. Qeveria Gjermane, Fran-ceze, burokratët e Bankës Botërore,

të lemerisur nga kjo, u mblodhën për të kërcënuar Papandreun (lexo “demokracinë”), e ja arritën ta mposhtnin. eksperimenti demokra-tik, në Greqi, zgjati vetëm pak orë. menjëherë Papandreu tërhiqet, e si për magji, shefi i opozitës, që deri në atë moment e kishte refuzuar kri-jimin e një koalicioni të madh, me një shpejtësi alarmante, dakordohet për të vendosur në krye të Greqisë një qeveri teknike, të udhëhequr nga njerëz të afërt me bankat. e njëjta gjë, ndodh praktikisht dhe në itali, ku Kryeministri Berluskoni, tër-hiqet si pulë e lagur për t’i lënë ven-din një tjetër teknicieni të pavotuar, që do udhëheqë italinë.

Personalisht nuk gëzoj asnjë res-pekt për Papandreun, e aq më pak për Berluskonin. Politikat e tyre ne-oliberale, janë kontribut i drejtpër-drejtë në përkeqësimin e jetës së banorëve të tyre, përfshi këtu edhe të mbi një milion shqiptarëve, që jetojnë në këto vende, e politikat e tyre, kanë filluar të ndihen dhe në ekonominë e brishtë shqiptare, por kjo sjellje na prezanton me dy probleme të mëd-ha parimore dhe praktike.

Në aspektin parimor, duhet kuj-

tuar, se që kur nisi kjo zallamahi e madhe në botë me krizën ekonomi-ke, të parët që u vendosën në ban-kat e të akuzuarve për spekulimet e jashtëzakonshme që kishin bërë, ishin pikërisht bankat dhe banki-erët. Ata u vendosën para përgje-gjësisë, jo vetëm nga populli, por dhe nga qeveritë respektive. ma-dje për disa pati edhe masa ligjore . Atëherë si ka mundësi që dy per-sonazhet që drejtojnë sot, vendet që janë pararoja e krizës së krijuar nga politikat bankare, janë të afërt me këto institucione, madje shpesh herë dhe krerë të tyre? Kjo sjell që 99% kundra Wall street, jo vetëm që s’ka mundësi të zgjedhë, por e gjen veten duke i dorëzuar këtyre kuҫedrave dhe pushtetin politik, jo vetëm atë ekonomik. Bankierëve me sa duket, i ka ardhur në majë të hundës duke kërcënuar lidera poli-tik, për ta, ka ardhur koha që ta drej-tojnë vetë politikën.

Argumenti praktik, është se ikja e Papandreut dhe Berluskonit, e ar-dhja e Papademos e montit, nuk ka ndryshuar asgjë në politikat që deri më atëhere po ndërmerreshin nga dy liderët e ikur. madje, deklaratat

më ekzaltuese, nuk janë ato, që po-litikat e së ardhmes, do mendojnë më shumë për popullin e lënë në varfëri, jo, përkundrazi, monti e Pa-pademos shihen si njerëzit e duhur për të udhëhequr këto dy vende sepse janë “miqësor me tregun”!!! me të njëjtin “treg” që është sot i akuzuari kryesor, për krijimin e disbalancave shoqërore. Pyetja që shtrohet është nëse këta dy indi-vidë, vinë për të vazhduar të njëjtat politika ekonomike, që tashmë po ndërmerreshin nga të mëparshmit, kush është e reja këtu? Apo pas ekonomisë radhën e ka mposhtja e demokracisë, e vendosja e një si-stemi tjetër?

Neoliberalizmi nuk e ka pasur asnjëherë qef të madh demokra-cinë. tregu i hapur, pushteti i korpo-ratave, mund të mbizotëronte vetëm nëpërmjet pushtetit të dhunës ush-tarake e policore, kjo ndodhi në Kili, kjo ndodhi në Argjentinë, kjo ndod-hi dhe në Britaninë e madhe gjatë thatcerizmit, edhe pse kjo e fundit, siҫ deklaron në letrat e shkëmbye-ra me milton Friedmanin, nuk e bëri “çmendurinë” e reformave të Pino-chet-it.

Që pas thatcer-it e reganit, neo-liberalizmi i gozhdoi mirë këmbët në sistem, e sigurisht nuk kishte në plan të largohej kaq lehtë, korpora-tat de facto e udhëheqin sot botën, ato janë përgjegjëse sot për borxhet e mëdha në të cilat janë futur Greqia e italia, ato mbi të gjitha dhe politika imperialiste e vendeve të zhvilluara në raport me vendet më pak të zhvi-lluara. vampirizmi i surplusit, dhe dalja totalisht nga kontrolli i kësaj utopie të re, pra utopise së tregut, ka prekur jo më vende si Bangladeshi, Afrika, europa Lindore, por është ulur këmbëkryq në mes të europës, shfrytëzuesit e djeshëm, janë bërë të shfrytëzuarit e sotëm. teoria neo-li-berale e tregut, paradoksalisht nuk e pranon konkurrencën në shfrytëzim, ajo tendencialisht përqendrohet në pak duar, në duart më të fuqishme, e ato janë sot në Berlin dhe Washni-gton.

Agjentët e pavotuar të bankave, që sot do drejtojnë Greqinë e italinë, nuk janë një lajm i mirë, për ata që sot mbushin sheshet e kryeqyteteve në Botë. Akuzat ndaj Obamës, kriza e sarkozy-së, dhe kontrolli që Ban-ka Qendrore i bën merkelit, është sinjali i parë i qartë, që Bota po sh-kon drejt krijimit të disa qeverive kukulla, që në fund do drejtohen nga bordet e korporatave. Për këtë arsye, duhen njerëz që mos jenë të votuar nga njerëzit, por t’i pëlqejnë “tregut”, misticizmi i tregut në këtë rast, fsheh, atë që me sinqeritet nga neoliberalët quhet dora e fshehtë, sepse për këtë po flasim, për një qe-veri të fshehtë që ekzekuton shtete të tëra dhe i zhvesh nga sovraniteti me anë të kësaj dore të fshehtë.

Çdo fashizëm, lind nga një revo-lucion i dështuar, kësisoj, sot su-bjektet që mbushin sheshet, janë e vetmja shpresë që bota, mos të shkojë drejt një fashizmi korpora-tiv, ku banorët e botës të kthehen në skllevër, e ku demokracia të humbë substancën e saj, për t’i dhënë so-vranitet njerëzve. Qëndresa e tyre, është shpresa jonë e vetme. si do thoshte Leonard Cohen-i, ’në fillim duhet të marrim manhatanin, e më pas Berlinin. metafora është me vend, nëse pushteti, nuk vihet në shërbim të njerëzve, atëherë rrugë tjetër s’ka përveç asaj që njerëzit të vihen në shërbim të të push-tetshmëve, edhe një herë njerëzi-mit i kërkohet të luftojë për lirinë, vëllazërinë, barazinë.

Page 4: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 4

Bëhu edhe ti teknikAnalize

Marco Travaglio - Marrë nga “Il Fatto Quotidiano”, 20 nëntor 2011Përktheu: Yllka Lamçe

Në kuadrin e frymës së ri-gjetur të maturisë dhe të kohezionit kombëtar e aq

shumë të dëshiruar nga postet më të larta të shtetit dhe nga autorite-tet më të mëdha civile, ushtarake e fetare, të realizuar më në fund nga e shkëlqyera Qeveri që punon sh-këlqyeshëm, mbarë vendit i bëhet thirrje që të njëtrajtësohet me flla-din që fryn nga pallatet e politikës, duke shmangur shthurje dhe për-plasje që dëmtojnë klimën unitare dhe që na hedhin rishtas në luftën e përhershme civile.

shtypi dhe propaganda. Nëse i as-htuquajturi spread vazhdon të rritet ose të mbetet i lartë, me siguri që kemi të bëjmë me një iluzion optik, prandaj dhe të shmanget përmendja e tij. Nëse kryetarët e dhomës dhe të senatit, Fini dhe skifani, emërojnë si kryetar të Antitrust-it ish ortakun dhe avokatin mbrojtës të skifanit, të shmangen shprehje konfliktuale si “nepotizmi”, “konflikti i interesave”, “i futur me mik”, madje të lartëso-hen virtytet e të emëruarit si “jurist”

dhe “konstitucionalist” i shquar. Kinemaja. u bëhet thirrje pro-

ducentëve, skenaristëve dhe re-gjisorëve që të krijojnë subjekte që shprehin kohezionin kombëtar, duke ua besuar shkrimtarëve pa-triotë, gjithmonë të drejtuar drejt të mirës së përbashkët dhe dashurisë kundrejt tjetrit, në kundërshtim me çdo kundërvënie politike sterile: që nga Aldo Kaxulo te Pierluixhi Batista, nga Françesko Alberoni te Federiko moçia. janë fort të kërkuar: filmat in-stitucionalë të frymëzuar nga jeta e të riut Napolitano, i cili që në djep qante dhe belbëzonte paralajmëri-me mbi reformat e bashkëmbësh-tetura; biografi kategorikisht tekni-ke të montit në të rì, i cili, lindur në një lambik të Bokonit dhe sakaq i mbështjellë në loden jeshil të për-korë, argëtohej me ombrellën e tij british dhe bombénë ngjyrë tymi nga Londra; fiction bipartizane mbi të riun Pasera, lindur në caveau-të e një banke dhe i rritur me das-huri nga një nurse që e spërkaste me pika malicie të parfumit inteza. shumë e kërkuar edhe dinastia e re e marrëveshjeve të mëdha mbi Le-tat, skenë nga autorët e topolinos e të Paperinos, tashmë ekspertë në fa-

miljet që kalojnë brez pas brezi nga xhaxhai tek nipi.

sporti. tash’ e tutje garat sporti-ve do të finalizohen jo për të fituar, por në mënyrë de Coubertine për pjesëmarrje, në mënyrë që të sh-mangen festime të papërshtatshme të fituesve mbi të fituarit. Në futboll, sulmuesit dhe portierët do të takohen në limitin e zonës për t’u përqafuar ngrohtësisht, duke shmangur gola tra-umatikë që mund të shtyjnë tifozerinë të ngazëllehet duke prekur në sedër tjetrën. Nga klasifikimet e totokalci-os do të shfuqizohen 1-shi dhe 2-shi, për t’i lënë vend vetëm X-t, pra ba-razimit bipartizan dhe në kohezion.

shteti social. Nëse banka ose ndër-marrja ku punoni ju pushojnë në vend nga puna, duke ju lënë mes katër rru-gëve, me sot me nesër, në vend që t’i braktiseni reaksioneve impulsive dhe konfliktuale të llojit greva, pro-testa, manifestime në sheshe, zapti-me dhe bllokime të vendit të punës, qartësisht në kundër tendencë me kohezionin kombëtar, mendoni po-zitivisht dhe falënderoni padronët për kohën e lirë që ju mbetet për të ushtruar sa më mirë hobby-t që keni.

jeta e përditshme. edhe njeriu

i rrugës do të duhet të bashkëpu-nojë për marrëveshjet e mëdha dhe qeverisjen teknike. Nëse p.sh. një pirat rruge ju godet ose ju për-plas, zbrisni nga automjeti juaj dhe në vend që ta shani ose ta mallkoni, putheni për një kohë të gjatë e më pas ftojeni për drekë në shtëpinë tuaj, për të lidhur menjëherë miqësi, në linjë me klimën e re të kohezio-nit kombëtar. Nëse teksa shëtisni, një xhepist ju rrëmben çantën ose portofolin, shmangni thirrjet kun-dër hajdutit, madje ndiqeni, dhe pa e trembur, kërkojini, si teknikë të vërtetë, nëse i duhet ndonjë gjë tjetër. Nëse keni një argjendarì dhe në mëngjes, duke ngritur qepenin, gjeni një grabitës që po jua zbraz, në vend që të aktivizoni alarmin apo më keq akoma të vini dorën te pisto-leta, bëni dhe ju si teknikë, dhe su-gjerojini me dashuri kombinimin e kasafortës. Nëse duke hyrë në shtë-pi, gjeni gruan tuaj në krevat me mi-kun tuaj më të mirë, numëroni deri në njëqind përpara se sa të reagoni, e më pas mos e bëni; madje, jini te-knikë deri në fund dhe tregojini nën zë pikën G të zonjës, në mënyrë që të dy të mund të shijojnë më mirë, përfundimisht në kohezion.

Shtypi dhe propaganda. Nëse i ashtuquajturi spread vazhdon të rritet ose të mbetet i lartë,me siguri që kemi të bëjmë me një iluzion optik, prandaj dhe të shmanget përmendja e tij. Nëse kryetarët e Dhomës dhe të Senatit, Fini dhe Skifani, emërojnë si kryetar të Antitrust-it ish ortakun dhe avokatin mbrojtës të Skifanit, të shmangen shprehje konfliktuale si “nepotizmi”, “konflikti i interesave”,

Page 5: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 5Analize

Peter Beaumont Përktheu: Eniana KoçiajMarrë nga The Guardian

20.11.2011

A janë aludimet e mëposhtme për një krizë globale pjesë e legjitimitetit të demokraci-

ve perëndimore? Plani konfidencial buxhetor i irlandës, i panjohur prej elektoratit irlandez, rrodhi nga zyr-tarë europianë të financës në Par-lamentin Gjerman, ku propozimet shqyrtohen prej komisioneve financi-are gjermane.

Në itali, mario monti, kryeministri i pazgjedhur i vendit dhe ish-këshi-lltar ndërkombëtar i Goldman sachs, qëndron në “Pallatin e justinianit”, si kryetar i një qeverie teknokratësh gjithashtu të pavotuar. i vendosur për të kënaqur “tregjet” në vend të të korruptuarit, të padobishmit dhe të sëmurit silvio Brelusconi, monti premton atë çka tregjet duan, “sakri-ficë”.

Në Greqi, të majtë e të djathtë janë bashkuar kundër teknokratit të tyre, ish-kryetarit të Bankës Qendro-re greke, Lucas Papademos, i sjellë gjithashtu me urdhër të “tregjeve”. dhe david Cameron, drejtuesi i Par-tisë Konservatore, i pazoti për të fitu-ar një mandat qeverisës për vendin e tij, të premten në Berlin ujdiset me kancelaren Angela merkel, bash-këqytetarët e së cilës nuk i besojnë zgjidhjen e krizës së eurozonës.

Nëse figura e udhëheqësve tanë në mes të një krize mbarë botërore - politikanë të zhytur ose peng të in-teresave bankare; burokratë të pavo-tuar dhe politikanë pa mbështetje në popull - nuk është shumë frymëzue-se, kjo ndodh edhe sepse vetë demo-kracia perëndimore nuk duket të jetë mirë. e gjitha kjo të çon drejt një pyetje të ngritur përgjithësisht prej atyre që qëndrojnë larg të majtës, por që tas-hmë po mbizotëron debatin kryesor: - A është e ashtuquajtura ortakëri e de-mokracisë me neoliberalizmin dogma e kohës sonë, e cila me të kornizuar politikanët tanë, ka helmuar edhe vetë demokracinë?

së pari është i nevojshëm një për-kufizim terminologjik, që lidhet me kuptimin e “demokracisë” – më kon-kretisht të “demokracisë së tregut të lirë” – nocion ky që me përkeqësimin e gjendjes financiare botërore, ka zënë gjithnjë e më shumë terren në itali, Greqi e tashmë edhe në irlandë.

e vërteta e hidhur është se Perëndi-mi, me gjithë predikimet për vlerat e demokracisë perëndimore, është drejtuar furishëm kah një versioni procedural dhe të prishur të demo-kracisë.

demokracia nën tutelën e tregjeve, e shqetësuar më shumë për funksio-nimin e ofertës së kufizuar elektorale, lojë kjo e arkitektuar së shumti prej medias, - është gjithnjë e më tepër e larguar nga nocioni i drejtësisë dhe barazisë sociale, sikurse konstatojnë teoricienë politikë dhe protestues së bashku.

mania për liberalizim gjatë deka-dave të fundit, veçanërisht të tregut fi-nanciar, ka ngushtuar sferën e veprimit në politikën dhe ekonominë ndërkom-bëtare duke i shndërruar politikanët qysh prej 2008-ës nga udhëheqës në skalitës krizash.

e ndërkohë që dikur politikanët për-faqësonin vizionet e tyre, megjithëse jo shumëkush i përkrahte ato, tashmë edhe vetë politika e biznesit është viktimë e forcave të tregut qoftë prej grupeve të interesit, ashtu edhe prej marife-teve të tilla si peticionet elektronike (e-petitions, si në rastin e Britanisë së madhe), të cilat po rrezikojnë tran-sformimin e politik-bërjes në një lloj ujdie të lirë dhe tranzitore.

Ndoshta nuk duhet të habitemi pse kriza e fundit ekonomike ka

përshpejtuar shtimin e problemeve në demokracinë tonë. Që në fillim të 2008-ës, me nisjen e krizës finan-ciare, “the economist intelligence unit (eiu), ngriti shqetësimin se ça-limi i demokracisë mund të kthehet në tkurrje të saj. tre vite më vonë, shqetësimi nuk është më përhapja e shpejtë e demokracisë, por ndikimi i vetë krizës në demokracitë e qën-drueshme.

të tjerë kanë ngritur gjithashtu alarmin në “shtëpitë” e tyre. Pa u vënë shumë re, një parashikim shqetësu-es prej raportuesit të komisionit për çështjet politike në Këshillin e euro-pës, u ngrit në vitin 2009, duke paralaj-mëruar qartësisht rreziqet që përballte demokracia si pasojë e vendimmarrje-ve ekstremisht të centralizuara dhe si pasojë e ujdive/negociatave globale pa kontroll të mjaftueshëm legjislativ, pa transparencë dhe pa pjesëmarrje qyte-tare. raporti lajmëroi gjithashtu për krizë përfaqësimi të demokracisë dhe mungesë interesi ndaj mekanizma-ve aktuale të saj, duke vënë në dukje rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje në shumë shtete europiane.

Qendra e krizës së legjitimitetit të demokracisë është pika ku këto prirje takohen, përplasen. Partitë politike perëndimore, të skllavërua-ra prej argumenteve të interesave të klasës financiare, kanë humbur me

kohë aftësinë dhe dëshirën për të marrë në konsideatë zgjidhjet e mre-kullueshme të ardhura prej “qyte-tit”, edhe pasi ata kanë treguar një vetëkënaqësi tronditëse përkundrejt rreziqeve shkatërruese të neolibe-ralizmit. megjithëse ky qëndrim ka ndryshuar së fundmi, qoftë majtas apo djathtas, me politikanë të vetë-dijshëm për domosdoshmërinë e po-litikave dhe ekonomisë drejtuar vle-rave, ai përsëri vjen pasi dëmi është bërë.

Ndërkohë që dëmet kanë qenë shpesh të dukshme në vendet në zhvi-llim, ajo çfarë ka shokuar shumë eu-ropianë me krizën e fundit financiare, është se si efektet negative të politika-ve neoliberale u janë riatdhesuar me të njëjtat kërkesa Athinës dhe romës.

Për më tepër, qeveritë e shteteve, madje edhe grupimet super-nacio-naliste, kanë luftuar në përballjen me dështimet shkatërruese të mekanizmave funksionalë globalë të sistemit bankar dhe të tregjeve të bonove. Nuk kanë qenë vetëm qeveritë e shteteve, por dhe vetë demokracia është përplasur me tregjet – megjithëse për një tjetër arsye. demokracia është një proces që lëviz me ritme njerëzore. Ndërko-hë sistemet e çrregullta financiare të ndërlidhura me njëra-tjetrën, që vetë i kemi krijuar, arbitrojnë në çast ven-dime politike si të ishin spektatorë

Koloseu që japin vlerësime pro apo kundër me një të ngritur dore, e për rrjedhojë influencojnë lëvizjet e tre-gjeve dhe normat e bonove.

Por edhe pse politika jonë po dështon, kjo nuk është arsye e mjaf-tueshme për fajësimin e një elite të vogël, qofshin ata politikanë apo fi-nancier. Kriza është përqendruar në një nivel shumë më të thellë, që lidhet me përqafimin që vetë ne u kemi bërë një sërë propozimesh të pambështetu-ra financiare, edhe pse popujt perëndi-morë u larguan prej përfshirjes politike në këtë fazë. Kreditimi i madh i shtëpi-ve, si në europë ashtu edhe në shtetet e Bashkuara, u konsiderua si maki-neri parash, pavarësisht kostos shka-tërruese sociale. Bashkëpronësia me aksionerë krijoi një mendësi rentieri e cila dukshëm u reflektua tek shumë politikanë, burra e gra, të zgjedhur prej nesh, që e shohin politikën si karrierë butiku dhe jo si vokacion pasioni.

Ne dorëzuam angazhimin tonë demokratik te politikanë gjithashtu të dorëzuar para një sistemi të pa-përgjegjshëm, si pjesë e paktit të përbashkët që na sheh të lumtur për aq kohë sa jemi relativisht komodë. me këtë marrëveshje të thyer, ne s’bëmë gjë tjetër veçse zbuluam se kemi humbur shumë më tepër nga ç’kishim rënë dakord.

Nuk janë vetëm liderët tanë në krizë- është vetë demokracia

që po dështon.

Page 6: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 6 Opinion

(VIJON NGA FAQE 2)

Mbi demokracinë nëShqipëri dhe formulën M3Klodi Leka

demokracia si sistem politik nuk ka identitet themelor por është krijesë e një debati me zanafillë

të hershme, që nisin tek idetë e ‘’republi-kës’’ së Platonit, klasifikimin e sistemeve politike të Aristotelit, ku demokracia kon-siderohej si sistemi me i gabueshëm për shkak te prirjes së mundshme që dema-gogët kishin për të manipuluar e përdo-rur masat, dhe në periudha të ndryshme kohore u përmirësua dhe mori një struk-turë humaniste të drejtash dhe Lirish, si në revolucionin e madh francez, si sistem i ndryshëm nga nocioni aristotelian.

Por fatkeqësisht, u shtrembërua dhe degradoi në diktatura nga më të egrat e njerëzimit, siç ishte Fashizmi dhe staliniz-mi, ndërsa në kohërat aktuale analizohet nga filozofë të ndryshëm si slavoj Zizek a Giovani sartori me ‘’teorin e demokra-cisë’’ ku artikulohet haptazi shqetësimi i teoricienit për deformim nocionesh dhe termash nga diktatorë e demagogë te ndryshëm, që instalojnë despotizma nën fasadat e demokracisë.

Po ashtu, si sistem politik është mun-duar të përmblidhet në një frazë të vetme nga Presidenti i shteteve të Bashkuara, Abraham Linkoln me formulën e tij lin-kolniane: ‘’Për popullin, nga populli, prej popullit’’, e cila zbërthehet si një qeverisje e shëndetshme për popullin, e legjitimuar dhe nën kontrollin e popullit, me anë të ushtrimit të vullnetit politik të qytetarëve.

tashmë lind pyetja, po demokracia tek ne, sa ka ekzistuar dhe sa ka funksionuar?

Ne shqiptarët si imunë sistematikë të demokracisë duhet të kthejmë sytë në të shkuarën sesa ka ekzistuar ajo e më pas për ta përdorur si etalon matës sesa ek-ziston dhe funksionon sot, gjithashtu dhe sesi priremi ta deformojmë atë.

Në kontekstin historik dhe për një gamë arsyesh nuk ka ekzistuar, ngase ekzistenca jonë është karakterizuar me shtypje dhe dhunë sistematike të pushtu-esve të ndryshëm që shkelën në këto tro-je e ngase nuk kaluam kurrë nga gjendja natyrore e tributizmit tonë, në instituciona-lizimin e vullnetit tonë kolektiv me anë të një kontrate sociale të ashtuquajtur shtet.

Por dhe të qenit ishull dhe imunë ndaj ndryshimeve dhe revolucioneve ilumini-ste që karakterizuan kombet mesdheta-re e mosndarja nga errësira mesjetare e ngjizur nga orientalizmat e pushtuesve, janë disa nga arsyet të cilat formësojnë atë kundërshtinë sistematike ndaj kul-turës dhe civilizimit europian, dhe ndaj ideve që gjeneruar revolucionet e njëpa-snjëshme në europë.

Gjithsesi dhe pse me shekuj vonesë, dhe në shqipërinë e virgjër orientale u ‘kontrabanduan’ idetë e ndryshimeve të mëdha, nga mendimtarët dhe pro-

gresistët tanë të ushqyer me vlera dhe parime demokratike por që u shtypen nga rrymat konservatore me ndihmën e bajonetave jugosllave, si kundërshtues të lirive dhe të drejtave demokratike që binin në kundërshtim të madh me refor-mat e propozuara agrare, sepse në këtë mënyrë progresistët i jepnin fund rendit skllavopronar e udhëheqjes absolute të despotëve provincialë.

Një tjetër revolucion demokratik erdh nga komunistët shqiptarë si rezultat i një lufte antifashiste dhe shembjes së konser-vatorizmit në shqipëri, pra demokracia erdh me një term pasues, termin demo-kraci Popullore, sistem i shkëlqyer por që e degraduan në Kult individi e tirani diktatoriale.

Përmbysja e tretë demokratike u ngjiz si kundërshti ndaj rendit dhe demokraci-së ‘’popullore’’ duke mos dalë nga trashë-gimia e përmbysjeve të demokracive në emër të një sistemi më të mirë.

Por ndryshe nga revolucionet a përm-bysjet demokratike e Nolit dhe hoxhës që karakterizoheshin kryesisht nga ide të majta politike dhe i dhanë fund kaosit, demokracia e Berishës u karakterizua me kaos shkatërrues dhe kasaphanë ideolo-gjike.

Nëse shteti i Nolit nuk rezistoi, ai i hoxhës u shndërrua ne përbindësh, ky i Berishës po na kthen tërthorazi në Gjen-dje Kaosi, sepse shohim dhe hasim kun-dërshti ndaj ligjeve dhe kushtetutës, si nga kasta e këmishëbardhëve të dhjamur

po ashtu dhe nga masat popullore.Gjithashtu hasim dhe në alternativa

partiake pa qasje ideologjike, që na pa-sqyrojnë më së miri dhe shëmtuar tributë primitive dhe kthimin e shtetasve në ko-det e lashta mesjetare, si tregues i dështi-mit të shtetit, të kushtetutës, drejtësisë dhe institucioneve shtetformuese.

Po ku mund ta gjejmë problemin?Natyrisht te sistemi! te sistemi ynë de-

mokratik pa demokraci.tek Berisha që njëzetenjë vjet me

radhë derdh atë primitivizmin e tij mbi masën popullore dhe që na është shn-dërruar në kult idhujtarësh puritanë, si mishërim i gjallë i Lek dukagjinit dhe normave të tija mesjetare.

Nëse Linkolni e përkufizonte demokra-cinë si sistem të funksionshëm me termin e famshëm : ‘’ Për popullit, nga populli, prej popullit’’sistemi i Berishës dhe kaosi i tij shkatërrimtar që etiketohet demokraci, gjenerohet dhe mund të përkufizohet me formulën : ‘’3m’’.

Formula ‘’3m’’ është prodhuesja e ka-osit dhe padrejtësive shoqërore, është kanceri që vdes çdo vlerë dhe parim de-mokratik e shemb çdo tullë institucionale.Por si?

siç shembet çdo perandori Absoluti-stësh dhe Oligarkësh.

dhe ndryshimi midis një monarkie absolute dhe demokracisë berishiane nuk është vetëm se të dy sistemet privi-legjojnë një kast individësh që shtypin drejtpërsëdrejti 99%-in tjetër por sepse

për të qenë absolutist të duhet një dëshmi shumëshekullore e gjakut të blunjtë dhe të jesh trashëgimtar i drejtpërdrejtë i shumë breznive aristokratike ndërsa të jesh berishist si kriter bazë ke “ te jesh stalinist i konvertuan në konservator brenda natës.’’

Monedhamonedha është m e parë, është kan-

ceri që shkund shtetin, e shndërron atë nga tiran në puthadorës dhe konverton ndershmërinë meritokrate në kurvëri plutokratësh.

Këtu zë fill padrejtësia në bazë me-ritash individuale mbi të cilat bazohet një demokraci e funksionshme dhe këtu ngjizet paaftësia e institucioneve për tu përgjigjur kërkesave dhe problemeve shoqërore, që drejtpërsëdrejti gjeneron neveri të shtetasit ndaj shtetit, e nga ku nis shembja e tij.

monedhat janë ata ‘’brezat aristokrati-kë’’ që të duhen për tu anëtarësuar në ka-stën oligarkike të Berishës, për të shfrytë-zuar e shtypur sistematikisht shtetasit.

Mikunmiku është institucioni i sekserëve sh-

tetëror dhe leva ndërmjetëse e ‘’3m’’, janë individët që shtrembërojnë principet mbi të cilat bazohet teorikisht sistemi.

miku është ai sekseri i nginjur që shkel çdo normë kushtetuese dhe demokratike.

Ai është vula e perspektivës indivi-duale dhe mbytësi i shpresave kolekti-ve, është dokumenti i institucionit, është shkresa dhe rekomandimi i nënministrit

dhe firma autoritare e ministrit.miqtë janë ata qelizat kancerogjene që

kanë kooperativizuar sistemin arsimor, shndërruar spitalet në infermieri lufte dhe kthyer atdheun në kosh mbeturinash.

Gjithashtu miqtë lanë 26 të vdekur, 300 të plagosur, e nje komunitet të shkatërru-ar në zemër të shqipërisë, dhe të kryejnë nevojat mbi kushtetutë si në letër higje-nike.

se miku ka zëvendësuar vullnetin po-litik të masës, se egoja e tij ka shfytyruar vendimmarrjen politike të shtetasve, ku babëzia për pushtet vdes të drejtat dhe li-ritë, ku interesi personal shkon në gijotinë interesin e përgjithshëm publik.

Ky është miku dhe kaosi i Berishës. Militanthierarkia sunduese në kastën e abso-

lutistëve të blunjtë, nuk ka në organizma dhe strukturë thuajse asnjë intelektual të rëndësishëm por funksionon në saj të një piramide mafioze.

Në krye të hierarkisë së Partisë-shtet, krerët duhet të kenë një curriculum vitae që ka rrënjë e zë fill me mbrojtjen e Be-rishës nga rebelimet mbarëpopullore të ‘97, pra nëse ke ekzekutuar, nëse ke terro-rizuar dhe përdorur dhunë ndaj masave demostrative kundër Berishës, atëherë ke zënë një post të pazëvendësueshëm dhe disi te gjithmonshëm.

shihet sesi krerët në Pd janë Lulzim Basha, njeriu që ekzekutoi 4 te pafajshëm në ditën me diell në mes të kryeqytetit, jozefina topalli, dhunuesja e të drejtave opozitare dhe fjalës së lirë, Guvernato-ri Fullani, një kopje e shëmtuar e Bunga Bungës së Berluskonit, i cili me paratë dhe djersën e shqiptareve ofron resto seksi me femra të njohura, ridvan Bode, ai që fsheh shifrat e tmerrshme dhe humnerën ekonomike nga ku shembemi dita ditës, Aldo Bumci, konia a zagari i tij mediatik dhe ‘’miku’’ ose sekseri Balliu, në një koa-licion me kryehajdutë dhe kryekriminelë.

Në shkallën e dytë te hierarkisë janë deputetët e periferive, të cilët ushtrojnë terror dhe zhvasin vota me para te pista karshi popullit, e nga ku Pd siguron ekzi-stencën e saj.

Në shkallën e tretë janë drejtorë drejto-rish, militantët e dhunshëm e gangsterët më të vjetër të demokracisë.

Në shkallën e katërt janë burokratët ose elektorati i dhunuar shtetëror.

dhe në fund të piramidës klasore janë Bathoristet e Kamzalinjtë, militantët më të egër dhe dishepujt e Berishizmit.

Pra , për të qenë pjesë e demokratëve, duhet të kesh disa para, të njohësh mikun e të jesh militant.

më vonë, siç thotë dhe erla, shkallët e piramidës ngrihen dalëngadalë, në varësi të mutngrënies së militantit dhe operacioneve fshesa të Legjendës Beris-ha.

Page 7: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 7Analize

Të vdesësh nga Shqipëria dhe të vdesësh për ShqipërinëArlind Qori

s’ka ditë që shqipëria të mos ja marrë jetën dikujt, padrejtësisht, padenjësisht, paarsyeshëm,

panevojshëm, pakuptimshëm. Nga shqipëria vdiset në demonstratë, në grevë, në minierë, në skelë, në rrugë, në farmaci, në spital, në gjellëtore, në mejhane, në shtëpi...Kudo e për çdo arsye të panatyrshme. Për çdo herë e përherë në mënyrë potencialisht të shmangshme, veçse konkretisht të pashmangur. marrëdhënia e shqip-tarëve me shqipërinë kushtëzohet më shumë se kurrë nga vdekja, e vdekja nga padrejtësia.

Ç’është shqipëria që të vdes? është hapësira territoriale e rrënjo-sur në pabarazi, paliri, përjashtim, segregacion, getoizim...shqipëria që mishëron padrejtësi; shqipëria në të cilën e përbashkëta si mushkëri ko-lektive tkurret përditë nga tentativat e suksesshme privato-zaptuese (për mashalla-në e fundamentalistëve që për lirinë e forcës në treg mbysin li-rinë kundër forcës varfëruese të tre-gut); shqipëria që për fitimin në rritje të të paktëve gjithnjë e më të paktë sakrifikon ushqimin, ilaçet, punën...jetën e të shumtëve përditë e më të shumtë; shqipëria që lëvdohet me frazeologji që riprodhojnë sundim, mjerim e anomi. shkurt, shqipëria që s’është më e shqiptarëve.

e kujt është shqipëria atëherë? t’i thërrasësh në ndihmë teorive kom-ploto-konspirative vlen për të ndezur imagjinatën, joshur kureshtjen e vrarë kohën me pseudo-thellësi. Kështu që s’mjafton të thuash që shqipëria është e grekëve, serbëve, italianëve, gjermanëve, amerikanëve...e pa-fundësisht kështu. s’ka rëndësi jo se pjesërisht nuk ndodh kështu, por se origjina etnike e sundimtarëve apo shfrytëzuesve (pra vampirëve në kup-timin e vdekjeprurjes) pak rëndësi ka. Nëse shqiptarisë i jepet kuptimi etno-origjinar, atëherë shqipëria që vret është edhe e disa shqiptarëve, madje mbase edhe më shumë e disa shqip-tarëve se e ca të huajve. veçse në ra-port me vdekjen, shqiptaria e tyre vlen po aq sa vlejnë zemërngrohjet tona përulëse për stërgjyshin shqip-tar të robert de Niros. sa kohë ata janë zotët e shqipërisë që vret, që vret shqiptarë kudo e sido, atëherë termi shqiptari duhet ripërkufizuar.

Në fjalorët kuptimorë politikë, po-pulli (shqiptarët në rastin tonë) nuk shënjon shumën numerike të ba-norëve të një territori, qofshin këta

edhe të së njëjtës origjinë a përkatësi etnike. Populli, demosi, lind konceptu-alisht si grupim politik i atyre që llo-gariten si pjesë në sundim, shfrytëzim e skamjezim, por që nuk gjykohen si pjesë në vendimmarrjen politike, në shfrytëzimin e burimeve apo përfti-min e të mirave. Pra populli, demosi, shënjon ata që ranciere-i i quan pje-sa-e papjesë. Në këtë kuptim, de-mokracia, qysh prej preludit athinas, e deri më sot, sërish në rrugët e At-hinës, e po ashtu të romës, Nju jorkut, Kajros, Londrës, tunisit..., shënjon ndërhyrjen e të papjesëve në sferën publike duke e shndërruar këtë të fundit nga pusht(et)im policor marrë-frymës në hapësirë politike frymë-marrëse. Kështu që demokracia nën-kupton tentativën e suksesshme ku vendos jo më shumica e çfarëdoshme numerike, por shumica deri më dje e përjashtuar që vepron mbi bazën e të

vetmes premisë të denjë për emrin politikë: mospërjashtimit të askujt, jo vetëm në aspektin procedural ven-dimmarrës të “një dite në katër vjet” aq të dashur për liberal-demokracitë, por mbi të gjitha në atë të angazhimit të përçdoçastshëm që përjashton çdo akt që synon përjashtimin.

Në kuptimin e mësipërm, shqi-përia që vret nuk vret me dorën e për interes të disa shqiptarëve, për-derisa shqiptaria nënkupton të për-jashtuarit e shumtë nga çdo e drejtë jetësore e mbijetësore. shqipëria që vret është e të huajve, jo në kuptimin ksenofob të ndonjë (ruajna zot!) gre-ko-serbi (pavarësisht se konkretisht edhe kështu ndodh), por mbi të gjitha e të huajve si trupa pusht(et)uese që megjithë përbashkësinë origjinare, në veprimtarinë e tyre privatizuese-zaptuese-shfrytëzuese ja mpakin e ja marrin jetën shqiptarit.

njon kusuret e mësipërme, ajo s’ka të bëjë me vërtetësinë. Kjo e fundit ndërtohet përmes të papjesëve që sot sundohen e nesër mund të tentojnë të shpërthejnë vargonjtë e situatës. dhe pjesa-e papjesë për-bën popullin, demosin, shqiptarinë, shqipërinë si përpjekje e përbash-kët për të jetuar në kushtin e bara-zi-lirisë. Në këtë kuptim, të vdesësh për shqipërinë shënjon jo vdekjen për origjinën pellazgjore apo poro-sitë e monumenteve, por për dallgën e bashkëndërtuar të përpjekjes për çlirim politik e shoqëror. të vdesësh për shqipërinë do të thotë të sakri-fikosh për bashkëshqiptarin, të vde-sësh për të zëvendësuar shqipërinë që vret me shqipërinë që ngjall...shpresën se e nesërmja do t’i përkasë të gjithëve. Pra, të vdesësh për shqi-përinë është i vetmi kusht që mun-dëson të mosvdekurin nga shqipëria.

Cinikët e kafes përballë shpejt e shpejt e nxjerrin një përfundim “të mençur”: në qoftë kjo shqipëria, atëherë ç’na kanë lodhur kot me përrallat mitike mbi heroizmin e të vdekurit për shqipërinë! shqipëria vret, atëherë poshtë shqipëria! Apo jo? duket se po, por në të vërtetë është jo. është jo sepse vërtetësia e shqipërisë nuk qëndron në kon-kretësinë e rrethanave historike çshqiptarizuese e shqiptaro-vrasëse. vërtetësia e shqipërisë është vër-tetësia e popullit, demosit, shqiptar. e të përjashtuarve, paprivilegjuarve, shtypurve, mbyturve, vrarëve shqip-tarë. shqipëria si çdo koncept tjetër mund të thuhet se përbën një lloj shënjuesi të zbrazët, pra një fjalë që mund të mbushet në varësi të projek-tit politik me përmbajtje nga më të ndryshmet. Gjithsesi nëse përmbaj-tja e sotpërsotshme e konkrete shë-

Page 8: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 8 Filozofi

Kështu fillon kapitulli i parë i Lire Capital , me të cilin Althusser-i realisht i vendos bazat e gjithë projektit të tij filozofik: artikulimin e një ‘sistemi’ filozofik për atë që Marksi e ka artikuluar në Kapitalin e tij

Agon Hamza

Althusser-i, nën ndikimin spino-zist, kishte shprehi të thoshte se fi-lozofia operon me ‘konkluza pa pre-misa’, ndërsa praktikohet nëpërmjet tezave, të cilat duhet kuptuar si pozici-one. Andaj, së bashku me Althusser-i do të përuroi tezën e parë: Althusser-i ishte në të njëjtën kohë, filozof dhe komunist , dhe këto dyja suturohes-hin përbrenda tezave të njëjta, por pa u reduktuar njëra tjetrën, si dhe pa u mbuluar njëra nga tjetra. Tensioni althusserian zhvillohet pikërisht për-brenda raportit ‘filozofi-komunizëm’. Në fakt, e gjithë nyja e filozofisë al-thusseriane qëndron në këtë raport. Karshi këtij raporti të paqartë dhe të komplikuar ndërmjet filozofisë dhe komunizmit ndërtohet ngrehina al-thusseriane e filozofisë.

Në dritë të këtij raporti, secili lexim i filozofisë së Althusser-it duhet të fillojë me dy pyetje themelore:

1) Cili është raporti i Althusser-it me marksizmin, dhe veçanërisht me Mar-ksin, dhe,

2) A ekziston një sistem teorik që mund të quhet “althusserian”?

Prej Kapitalit te Filozofia e MarksitKështu fillon kapitulli i parë i Lire

Capital , me të cilin Althusser-i realisht i vendos bazat e gjithë projektit të tij filozofik: artikulimin e një ‘sistemi’ filo-zofik për atë që marksi e ka artikuluar në Kapitalin e tij. domethënia e nënti-tullit është kruciale për të gjithë punën e mëpastajshme të Althusser-it. Në lexim të parë, kjo mund të duket si de-tal i parëndësishëm, por që sipas pikë-pamjes sime, është esencial për tërë opusin filozofik të Althusser-it. “Nuk ka lexim të pafajshëm, duhet të tregojmë se për çfarë leximi jemi fajtorë”, thotë Althusser-i në fillim të këtij kapitulli, për të shtuar se ai e lexon Kapital-in si filozof, dhe jo si ekonomistë. Çka thotë Althusser-i këtu? Në leximin tim, i ashtuquajturi ‘momenti althusseri-ian’ konstituohet në këtë pikë. momenti Althusserian konsiston pikërisht në funksionin e filozofisë. Në një instancë, filozofia operon me njëfarë fjalori pot-huajse ushtarak, sepse ajo ka të bëjë me demarkacionet, betejat, fushë-be-tejat, etj. Në këtë kontekst, mendimi ka karakter strategjik, në fushën e inter-venimeve teorike (filozofike). dhe kjo nuk është krejt e parëndësishme. Nuk është lojë fjalësh, dhe as lëvizje ose flir-tim me dekonstruksionizmin. Ky është pozicioni (ndoshta) më i rëndësishëm në filozofinë e Althusser-it, sepse këtu ndodhë kushtëzimi i parë: politika e

kushtëzon filozofinë. Në leximin tim, këtu është njëra ndër kleçkat althusse-riane: edhe pse ai përdor terminologji gati-ushtarake – ai e vendosë politikën në rrafshin e intelektualitetit. si?

1) sipas Althusser-it, dështimet, disfatat e klasës punëtore nuk vijnë si rezultat i balancit brutal të forcave në terren (forcat armike janë më të fuqishme se ne), por ato vijnë si re-zultat i dobësisë së projektit tonë. Kjo dobësi, është dobësi e mendimit. Këtu Althusser-i e vendos, nëse mund të shprehem nëpërmjet terminologjisë së Badiou-së, regjimin/rregullin e pa-varësisë subjektive. është pikërisht ky kontekst që e bën politikën figurë të intelektualitetit dhe e zhvendosë nga rrafshi ose dimensioni i objektivitetit të logjikës së forcave, balancës të for-cave, e kështu me radhë.

2) Për Althusser-in, të gjitha deviji-met teorikë në politike, në analizë të fundit, janë devijime teorike. Në Lenini dhe Filozofia , Althusser-i është shumë i kujdesshëm të ofrojë një listë të ka-tegorive të cilat mund të shfrytëzohen

për të menduar devijimet, ose më sak-të, një listë të kategorive të devijimeve filozofike në politikë: humanizmi, hi-storicizmi, ekonomizmi, voluntarizmi, evolucionizmi, empiricizmi, dogmatiz-mi, etj. Këtu ai shton se “në substancë,

këto devijime janë filozofike, dhe si të tilla janë denoncuar nga liderët e kla-sës punëtore, si engelsi e Lenini”.

Kjo na dërgon në këtë konkludim: politika nuk është shkencë dhe as ideologji. Në vitin 1965 Althusser-i e bëri dallimin e praktikës politike nga praktikat ideologjike dhe shkenco-re. Ndërsa, tre vite më vonë, ai tregoi se çdo proces është, apo ekziston “në raport/marrëdhënie” , ndër-sa këto marrëdhënie mund të jenë marrëdhënie të prodhimit, por edhe të tjera: politike, ideologjike (këto të fundit përsëri janë të veçu-ara nga njëri tjetri). rrjedhimisht, “procesi në marrëdhënie” mund të mendohet (ose, është i mendue-shëm) vetëm nëpërmjet politikës. duke qenë militant në politikë, ai e bën të qartë, pothuajse përgjatë gjit-hë punës së tij filozofike, se mendimi gjenuin i procesit mund të mendohet vetëm nga ata të angazhuar në prak-tikën politike.

Por, cili është relacioni i filozofisë me politikën? Althusser-i i ofroi dy

definicione për filozofinë, njëri prej të cilëve është: “filozofia është re-prezentim i luftës klasore në teori/shkencë”. Ky është moment i rën-dësishëm: Althusser-i e vendos filo-zofinë nën konditën/kushtin e politi-kës . Kjo do të thotë që gjithçka që ndodhë në filozofi, është tërësisht e lidhur me konditën politike të filozo-fisë. Këtu filozofia duhet të mendohet në vetvete, dhe jo nënshtrim ndaj po-litikës – ajo duhet të kuptohet si ‘apa-rat regjistrues’ i asaj që ndodhë në politikë (çarjet në politikë). thënë në termet e Lazarus-it, për Althusser-in, aktiviteti filozofik duhet të ‘dëshmojë’ atë që është në proces të bërjes së mendueshme. Kjo kruciale evitimi i konfuzionit klasik që ndodh në lexi-min e Althusser-it: vetëm militantët politik e mendojnë efektivisht ino-vacionin politik. Filozofia kurrë nuk e mendon politikën, ajo i regjistron dhe i mendon efektet e politikës. Al-thusser-i ishte shumë i vetëdijshëm që nëse dikush pretendon se filozo-fia e mendon drejtpërdrejt politikën, thjeshtë ai/ajo e nënshtron filozofinë ndaj objektivitetit të shtetit. Ajo që nuk duhet ngatërruar është se filozofia nuk është teori e politikës, por një aktivitet mendor/intelektual i cili në vetvete është i kushtëzuar nga ngjarjet reale në politikë – ngjarjet në luftën klasore.

së këndejmi, dalin këto konkluza: 1) Filozofia aktivitet mendor i

‘shënjimit të linjave të demarkacionit’ ndërmjet shkencës dhe ideologjisë

2) duke qenë aktivitet mendor, ajo rrezikohet nga konfuzimi i politikës me historinë. së këndejmi, (njësoj si-kurse ideologjia) filozofia nuk ka histo-ri dhe ajo realizon përceptin jo-histori-cist të ngjarjeve politike.

3) për dallim nda shkenca, filo-zofia nuk ka objekt, dhe së këndejmi, as politika nuk paraqet objekt për filo-zofinë.

E gjithë kjo dërgon në këtë pye-tje: si e veçojmë politikën nga sh-kenca (materializmi historik), por pa e reduktuar atë në ideologji?

definicioni tjetër që Althusser-i e ofroi për filozofinë është ky: “filozo-fia është teori e teorisë praktike”. Ky definim mbetet në horizontin e materializmit dialektik, si sintetizim i mendimit si proces, ose procesit të mendimit. Ose më saktë, duke citu-ar vetë Althusse-inr: “filozofia është praktikë e intervenimit politik, e bërë në formë teorike”. Në Lenini para hegel-it, Althusser-i e bën të qartë këtë pozicion: ajo intervenon në dy domene

A është ende e mundur të jesh sot althusserian në filozofi?

Page 9: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 9Analize

(VIJON Në FAQE 15)

Shpim në zemër të territ

Slavoj Zizek Përktheu: Esmeralda Rrustemi-Hoxha

etja e Perëndimit për të bërë biznes e lejon atë të mbetet i harruar në dhunën e ushtru-

ar në sistemet e tij ekonomike dhe politike.

Ka pasur dy “mbretëri terrori” në qoftë se do donim t’i kujtonim dhe t’i konsideronim; njëra e punuar me pasion të nxehtë dhe tjetra e punu-ar në gjakftohtësi dhe e pashpirt... të dridhurat tona, të gjitha janë për ‘tmerret’ e terrorit të vogël, terrorit momental, ndërsa ç’është terrori i atypëratyrshëm i vdekjes nga së-pata krahasuar me vuajtjen e gjatë të vdekjes nga uria, i ftohti, fyerja, mizoria dhe shpirtcopëtimi? varre-zat e një qyteti mund të përmbajnë arkivole të mbushura me atë terro-rin e shkurtër që ne të gjithë e kemi mësuar zellshëm, për të cilin dimë se si të dridhemi dhe të vajtojmë; por e gjithë Franca mezi mund të përmbajë arkivole të mbushura nga ai terrori i vjetër dhe i vërtetë, nga ai terrori i hidhur dhe i tmerrshëm të cilin asnjëri nga ne nuk është mësuar ta shohë në pafundësinë apo dhembshurinë që meriton.

mark twain, Një Amerikan i Ko-nektikatit në Oborrin e mbretit Ar-tur .

A nuk e karakterizon i njëjti du-alizëm të tashmen tonë? Në ballë të mendjeve tona, këto ditë sinjalet e dhunës dhe akteve kriminale të terrorit kanë lënë mënjanë luftërat e mëdha. dikush duhet të mësojë që të tërhiqet, të veçojë veten nga joshja interesante e kësaj dhune të drejtpërdrejtë dhe të dukshme, dhunë e kryer nga një agjent qar-tësisht i identifikueshëm.

Ne duhet të perceptojmë konturet e sfondit i cili gjeneron shpërthime të tilla. tërheqja na mundëson iden-tifikimin e dhunës që mbështet për-pjekjet tona të shumta për të luftuar dhunën dhe për të promovuar tole-rancën: dhuna “objektive” mbish-kruhet në funksionimin shumë të qetë të sistemeve tona ekonomike dhe atyre politike.

Kleçka është se dhuna subjektive dhe objektive nuk mund të percep-tohet nga i njëjti këndvështrim – dhuna subjektive përjetohet si e tillë në sfondin e nivelit zero të dhunës. Kjo është parë si trazim i rrjedhjes normale dhe paqësore të gjërave. megjithatë, dhuna objektive është pikërisht dhuna e natyrshme për këtë rrjedhje “normale” të gjërave. dhuna objektive është e paduk-shme meqenëse ajo mban standar-din e nivelit zero në raport me të ci-lin ne e perceptojmë diçka si dhunë subjektive.

dhuna sistematike është diçka e tillë si famëkeqja “lënda e zezë” e fizikës, homologia e të gjitha vi-zueshmërive të dhunës subjektive.

mund të jetë e padukshme, por du-het të merret në konsideratë nëse i duhet dhënë kuptim asaj çka përn-dryshe do të dukej si shpërthim “irracional” i dhunës subjektive.

historia e vërtetë e Kathryn Bol-kovac-it, e bërë film kohët e fundit ( the Wistleblower, drejtuar nga Larysa Kondracki), jep një shembull të tmerrshëm të dhunës së paduk-shme. Bolkovac-i, një police nga Ne-braska, në vitin 1998 aplikon për t’ju bashkuar policisë ndërkombëtare në OKB në task-forcën e përqen-druar në Bosnje-hercegovinë. Pas mbërritjes, atë e vunë në krye të një projekti që synonte luftimin e dhunës kundrejt grave.

shumë shpejt ajo ngeci në rrethin e trafikut të seksit, trafik i drejtuar nga mafia serbe që trafikonte vajza nga ukraina, moldavia dhe ruma-nia, disa prej te cilave të moshës 12 vjeç. menjëherë pas kësaj u shfaq një hallkë e keqe e cila e lidhte kli-entelën e vajzave të trafikuara me amerikanë që punonin në Bosnje, madje kjo lidhje shkonte edhe më tutje, tek kolegët policë të Bolkovac-it.

dëshmitë tregonin se kontraktorë amerikanë dhe të tjerë ndërkom-bëtarë bënin seks me viktima të mi-tura të trafikimit, bile ishin të përfs-hirë edhe në blerjen e tyre të plotë. Provat demonstruan se personeli i

OKB-së aktivisht kishte marrë pjesë në organizimin e rrethin të trafikimit të seksit, duke përfituar prej tij.

e alarmuar nga ajo që pa, Bol-kovac-i dërgoi raporte të njëpa-snjëshme në formë zinxhir deri te komanda, por ato u injoruan ose u konsideruan si “probleme të zgjidhura”. Pas më pak se dy vi-tesh pune, Bolkovic-in e ulën në detyrë dhe më në fund e pushuan për sjellje të keqe. Ajo më në fund u detyrua të largohej nga vendi ku po shërbente dhe të kthehej në Ame-rikë me një çantë e cila përmbante raportet e saj hetimore, pasi u për-caktua se ekzistonte një kërcënim i mundshëm për jetën e saj.

Bolkovac-i paditi me sukses dyn-Corp-in, një kompani private si-gurie e cila e kishte punësuar, por edhe e kishte pushuar në mënyrë jokorrekte. dynCorp-i shkarkoi sh-tatë nga punonjësit e saj në Bosnje për “sjellje të papranueshme” dhe publikoi përpjekjet e brendshme për të reformuar mekanizmat e saj të shqyrtimit.

Por skandali i trafikimit të seksit nuk e pengoi dynCorp-in që të fi-tonte disa kontrata fitimprurëse me departamentin e shtetit Amerikan, duke përfshirë misione të njëjta traj-nimi për policë në Afganistan dhe irak. Kompania u përball me akuza për shpërdorime masive edhe në

këto vende; p.sh., një e dhënë di-plomatike dmerikane e publikuar në faqen zyrtare të WikiLeaks tre-gonte se punonjësit e dynCorp-it të punësuar për të trajnuar poli-cinë Afgane ishin parë duke marrë drogë dhe duke paguar për “djem të vegjël” valltarë dhe prostituta të mitura.

Kritika e filmit nga the New York times me të drejtë vuri në dukje se filmi the Whistleblower tregon një histori aq të neveritshme sa që është pothuajse përtej asaj çfarë mund të besosh. megjithatë, nëpërmjet një tour de force të pabesueshëm ide-ologjik, e njëjta kritikë e denoncon vërtetësinë e filmit si një dështim estetik - the Whistleblower përfun-dimisht dështon duke fshehur çdo kuptim katarsisor që drejtësia është vënë në vend apo se do vihet ndo-njëherë, pasi Bolkovac-i tregoi gjit-hçka ne median Britanike .

e vërtetë që në jetën reale ne jemi larg nga “kuptimi katarsisor” i filmave si All the President’s men apo the Pelican Brief në të cilët de-maskimi final i krimeve politike sje-ll një lloj lehtësimi dhe kënaqësie emocionale.

dhe, a nuk është mësimi i Libisë pas rënies së Gedafit i ngjashëm me të mësipërmin? tani mësuam se shërbimet sekrete të Gedafit kanë bashkëpunuar në mënyrë të plotë

me homologët e tyre perëndimorë, deri në pjesëmarrjen në programet e dorëzimit të të dyshuarve. mund ta shquajmë këtë bashkëpunim në mes të “shteteve të poshtra” dhe kujdestarëve perëndimorë të të drejtave të njeriut në aspektin e vet më radikal në republikën domeni-kane të Kongos, e cila mishëron ze-mrën e territ afrikan.

historia kryesore e gazetës time në 5 Qershor 2006 ishte “Lufta vdekjeprurëse e Botës” – një doku-mentim i detajuar se si rreth katër milionë njerëz vdiqën në Kongo si rezultat i dhunës politike gjatë de-kadës së mëparshme. Asnjë nga or-ganizmat e zakonshme humanitare nuk e ndoqi këtë rast, përveç dy-tre letrave të lexuesve – dukej sikur një mekanizëm filtrimi kishte arritur ta bllokonte shfaqjen e plotë të këtij lajmi.

Për ta thënë me cinizëm: time zgjodhi viktimat e gabuara në luftën hegjemonike për vuajtjen, duhet të kishte mbetur në listën e zakon-shme të të dyshuarve: gratë musli-mane dhe gjendja e tyre e vështirë, shtypja në tibet.

sot Kongo është ri-shfaqur efek-tivikisht si “zemra e territ” konradi-an – askush nuk guxon të përballet hapur me të. vdekja e një fëmije të Bregut Perëndimor palestinez, ose

Page 10: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 10Analize

Çështje juridike të sigurisë në punë

Oltion Spiro

Një nga detyrimet kryeso-re që punëdhënësi ka ndaj punëmarrësit është sigu-

ria në punë. Kjo çështje përbën dhe një problem shumë aktual në marrëdhëniet e punës në shqipëri, sidomos në lidhje me punët e rrezik-shme, si për shembull minierat.

Punëdhënësi ka një përgjegjësi të karakterit të përgjithshëm ndaj punëmarrësit. Kjo përgjegjësi lidhet kryesisht me sigurinë në punë. edhe pse në Kodin tonë nuk thuhet qartë, punëdhënësi ka detyrimin e përgjithshëm që të marrë masat e nevojshme për të si-guruar dhe mbrojtur shëndetin, fizik dhe mendor, të punëmarrësve. Ky detyrim buron nga vet kontrata e punës, si një detyrim i karakterit të veçantë, që rrjedh nga marrëdhënia e vartësisë dhe e nënshtrimit të punëmarrësit ndaj urdhrave të punëdhënësit. Nëse punëmarrësi ndjek urdhrat e punëdhënësit, ky i fundit duhet të sigurohet se ambi-enti ku ai “detyron” punëmarrësin të punojë të jetë pa rreziqe për shën-detin dhe sigurinë e tij.

tre janë shtyllat kryesore ku bazo-het ky parim i përgjithshëm i sigu-risë së punëmarrësit: parandalimi, informimi për çështjet e sigurisë në punë dhe vënia në jetë e mjeteve të përshtatshme për mbrojtje.

Çështja qëndron të fuqia juridike që mbart koncepti i përgjegjësisë së përgjithshme të punëdhënësit në fushën e sigurisë së në punë. Natyrisht, ekziston tërësia e rregu-llave dhe normave teknike të punës që parashikohen në Kodin e Punës (mirëmbajtja e ambienteve, kon-trolli i higjienës…). megjithatë, për shkak të kushteve të ndryshme të punës dhe të zbatimit jo gjithmonë të saktë të Kodit të Punës, ato rre-gulla nuk janë të mjaftueshme pa një ide të përgjithshme të përgje-gjësisë së sigurisë që rëndon mbi punëdhënësin.

mirëpo, meqenëse kemi një kontratë të lidhur midis tyre, punëdhënësi detyrohet ndaj punë-marrësit me një përgjegjësi sigurie të cilësuar “rezultati”, në mënyrë të veçantë për sa i përket sëmundjeve profesionale të kontraktuara për sh-kak të përdorimit ose prodhimit të produkteve nga ndërmarrja.

detyrimi i sigurisë ndalon punëdhënësin të adoptojë një or-ganizim pune që mund të ketë efekt kompromentimin e shëndetit dhe si-gurisë së punëmarrësve. Pra, edhe pse siguria mund të parashikohet në Kod, duhet të ketë gjithmonë një mekanizëm mbrojtës juridik, siç është teoria e përgjegjësisë së sigurisë, nëpërmjet të cilit do të analizohen masat e marra dhe të pa-rashikuara në Kod, nëse kanë qenë efiçente ose jo.

shmangia nga ky detyrim për-bën një faj të quajtur “të pafalshëm” (termi është marrë nga e drejta franceze, në mungesë të një ter-mi të barazvlefshëm në shqip). Faji nënkupton një veprim, që ka sjellë një dëm dhe një lidhje shkakësore midis dëmit dhe fajit. megjithatë, njohim dhe raste të përgjegjësive pa faj. Këtu hyn dhe koncepti i fajit të pafalshëm: punëdhënësi nuk është fajtor direkt, madje mund të mos jetë fajtor fare, pasi në sytë e Kodit mund të ketë kryer të gjitha udhëzimet teknike që ai parashi-kon. megjithatë, mund të ndodhë

një aksident dhe nëse do të ndje-kim parimin klasik të fajit, punë-marrësi nuk do të dëmshpërble-het, pikërisht sepse punëdhënësi nuk ka kryer faj në kuptimin e drejtpërdrejtë.

Kjo do të sillte një situatë të pa-drejtë për punëdhënësin dhe një shkelje të natyrës së kontratës së punës. Në të parashikohet detyri-mi i vartësisë dhe si kundërvleftë e saj, siguria që duhet të parashikojë punëdhënësi për punonjësit e vet. Që të vërtetohet faji i pafalshëm i punëdhënësit duhet të vërtetohet që punëdhënësi duhet të ishte i ndërgjegjshëm për rreziqet ndaj të cilave ishte i ekspozuar punë-marrësi.

Ndërgjegjësimi i punëdhënësit përbën në fakt, elementin krye-sor të përkufizimit dhe elementin që gjykatat do të analizojnë më gjatë. Ky ndërgjegjësim mund të rezultojë nga fakte të mëparshme të ndodhura si për shembull, aksi-dente të tjera në punë, lajmërime për punëdhënësit për shmangien

e atij lloj aksidenti, vërejtje nga in-spektorati i Punës ose dënime pe-nale të mëparshme.

Për shembull, punëdhënësi që ekspozon punëmarrësin në një ambient me amiant (lëndë ve-shëse të mureve me kosto të ulët, por që rezultoi kancerogje-ne për mushkëritë), ndërkohë që rreziku ishte i njohur edhe pse në këtë fushë mungonte rregullimi li-gjor ose nënligjor (këtu del në pah rëndësia e teorisë së përgjithshme te përgjegjësisë së punëdhënësit për sigurinë në punë).

Gjithashtu, punëdhënësi që ven-dos punëmarrësin në kontakt me substanca të rrezikshme (pudër për fabrikimin e barnave mjekëso-re), qysh në çastin e marrjes në punë, pa mbrojtje të përshtatshme dhe më pas e vendos në një vend tjetër pune, kur rezultoi se ishte me sëmundje të frymëmarrjes, vend i cili ishte i papastruar. Në këtë rast, sërish punëdhënësi është përgjegjës pasi ai nuk mund të injoronte rrezikun konstant që për-bënte ajo lëndë për punëmarrësin.

Punëmarrësi duhet të pro-vojë ndërgjegjësimin ndaj rrezi-kut që kishte ose duhet të kishte punëdhënësi ndaj të cilit ai ekspo-zonte punëmarrësit (neglizhencë, mungesë informacioni, mungesë mbikëqyrjeje, mungesë mjetesh mbrojtëse në grup ose individuale). Në rastet e punëve të rrezikshme, faji i pafalshëm prezumohet në ngar-kim të punëdhënësit, pra që ai duhet të provojë se nuk është përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Përtej debatit politik, është e nevojshme të kuptohet se në rastin e minierave, punëdhënësi ndodhet përballë fajit të pafalshëm dhe ai duhet të mbajë një përgje-gjësi në lidhje me aksidentet që kanë ndodhur, pse jo dhe pena-le. Përsëritja e aksidenteve që ka sjellë dhe vdekje punëtorësh hyn tërësisht në përkufizimin e fajit të pafalshëm, për të mos gërmuar më tej dhe të zbulojmë se negli-zhenca ka qenë e tillë që përbën një vepër penale, pasi ka pasur dhe humbje jetësh.

Page 11: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 11Opinion

Institucionalizimi i kafesGentian Bala

sa jemi në gjendje t’i bëjmë ballë një krize si ajo që ka pllakosur Greqinë? Çfarë

do të shkaktonte një tjetër vit zero për shqipërinë, le të themi një ’97 e dytë, jo e njëjtë në çdo detaj, po për shembull pa hapje deposh e rrëmbim armësh?! i shtroj këto pye-tje sepse ne shqiptarët jemi popull me vitalitet të spikatur dhe i kemi bërë ballë situatave më të paima-gjinueshme, e po mendoja: “ku i dihet, ne mund t’i bëjmë ballë çdo sfide. edhe bar kemi ngrënë...”. Ne jo vetëm e patëm vitin tonë zero së bashku me vendet e tjera të bllokut lindor, në fillim të viteve ’90, por pa-tëm fuqinë të ringrihemi edhe një herë tjetër 5-6 vite më pas, atëherë kur shteti pushoi së qeni shtet dhe aktorë ishin po të njëjtët që qeveri-sin sot. Ndërkohë edhe ditët e sotme nuk janë të varfra me shembuj sfi-dash e fitoresh të korrura anemba-në. Kryeministri na flet për arritje le-gjendare me anëtarësimin në NAtO, për ndërtime rrugësh me përpjekje epike, për rritje ekonomike kolosa-le, për turizëm mahnitës e plot sha-stisje gojëhapur...

Arritje të popullit tonë nën udhëheqjen e qeverisë demokra-tike, identike me ato që na bën të njohur historia; nën udhëheqjen e partisë dhe shokut enver. e të tjera e të tjera...

tani, sytë në ballë i kemi të gjithë, edhe ithtarët e saliut nuk janë aq të verbër sa duken, edhe opinionistë e profesionistë të trudhënies ekra-neve kemi plot (e kam të vështirë të kuptoj si mund të jetë profesion ky i fundit por përderisa pjesa dërr-muese e tyre, dhe nuk e kam fjalën për gazetarët, mbështesin qeverinë dhe merren me punët e opozitës, atëherë çdo gjë bëhet më e qartë: të gjithë ata që punojnë për qeve-rinë nuk e bëjnë me ndershmëri in-telektuale por thjeshtë për përfitim personal). Pra edhe ne, edhe këta, edhe ata, e kemi të qartë që kështu si po ecet përfundohet në greminë. me pallavrat e arrorëve e të miliona rrënjëve ullinj, me ferrat që duhen kthyer në frutorë Kryeministri na dhuron veç një buzëqeshje të shkur-tër, të hidhur si çdo buzëqeshje që ka ditur të dhurojë deri më sot, por asnjë buzëqeshje për të ardhmen. me hakërrime ndaj Prokurores së Përgjithshme, pardon, “kurvës së bulevardit” siç e quan ai, kundër Presidentit të republikës apo “krye-tari i aleancës së plehut” siç ka qejf ta thërrasë kryeministri, e kundër gjithë qytetarëve të tjerë që janë më të papërfillshëm se kryeqyte-

tarët e lartpërmendur; e pra me këto hakërrime ai nuk ia fut frikën njeriu. Populli shqiptar i njeh mirë bijtë që nxjerr nga gjiri i tij. Por nuk ka njeri me sy në ballë, sado fanatik i saliut qoftë që të mos e ketë kuptuar se me këto klithma të shëmtuara që nuk i kanë hije një burri malësie, po e izolon shqipërinë më keq se paraar-dhësi i tij, sigurisht enveri. Ndërsa të huajt po! Ata vërtetë i frikësohen një të papërgjegjshmi që drejton një sh-tet evropian (në kuptimin kontinen-tal). mu kujtua një shprehje e tij 14 vjet më parë: “do t’jua ngrij buzëqe-shjen në buzë” dhe saliu ka treguar që di ta mbajë fjalën!

Po ne çfarë bëjmë ndërkohë? Ne jemi ai populli vital, që nuk na e bën syri tërr përballë asnjë gjëme. Prandaj sot rrimë duarkryq. Kur të na bjerë mbi kokë atëherë do të nxjerrim pallën nga këllufi. Po sot përballë dramës së përsëritur të Bu-

lqizës, përmbytjeve dhe rikthimit të kënetave, Gërdecit, 21 janarit, faljes së detit për interesa meskine për të mos thënë antikombëtare, shitjes së dinjitetit kombëtar për 1 euro, plehrëzimit të vendit me plehra nga Napoli dhe radioaktivitet nga Gjermania, futjes së duarve në kuti votimi në sy të të gjithëve, përballë vrasjeve anonime të politikanëve, gjykatësve, punonjësve të shish-it, dhe qytetarëve të thjeshtë; përballë këtyre e shumë të tjerave i fusim një kafe dhe themi që s’ka alternativë tjetër. Në kafe, në të vetmin instituci-on shpirtëror të shqiptarëve.

Ajo çka nevojitet është krejt tjetër. Asnjë shqiptar sado i pazë nuk është i padobishëm, çdo formë rezistence sado e papërfillshme në dukje është e mirëpritur. Një shkrim në facebo-ok është më efikas se një ankesë sh-terpë në kafenè. Një poster kundër plehrëzimit të vendit është sigurisht

më shumë se një qarravitje para kafes. Një organizim të rinjsh të in-dinjuar nuk duhet përbuzur për nu-mrin e vogël të pjesëmarrësve por duhet inkurajuar për guximin e një brezi që përndryshe do e gjesh në baste, llotari dhe sigurisht në kafe. Ajo çka nevojitet realisht është një revoltë mbarëpopullore, por është po aq e qartë që kjo nuk do të vijë pas 4 viktimave që ende thërrasin drejtësi dhe pyesin “kush?”, edhe pse “kush?” e dimë të gjithë përveç drejtësisë.

Një popull vital si ky i yni do të dijë t’i bëjë ballë pa dyshim edhe kësaj situate, por mbase ende nuk ka të qarta pasojat dramatike që sjell durimi i tepruar i çizmeve të pushtetit mbi krye. derisa të ndër-gjegjësohemi masivisht e të kuptoj-më që çdo vonesë do të na kushtojë shtrenjtë, i takon të ndërgjegjësuar-ve të rezistojnë me çdo formë. sot!

Tani, sytë në ballë i kemi të gjithë, edhe ithtarët e Saliut nuk janë aq të verbër sa duken, edhe opinionistë e profesionistë të trudhënies ekraneve kemi plot (e kam të vështirë të kuptoj si mund të jetë profesion ky i fundit por përderisa pjesa dërrmuese e tyre

Page 12: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 12 Reagim

Anglisht me hir a me pahir

Mirela Kumbaro

Lexova dje në shtyp se ministri i arsimit ka shpërndarë pardje certifikata tOeFL –i në Liceun

artistik në tiranë. Po aty, ministri ka thënë se “në vitin 2013 anglishtja do të jetë provimi i detyrueshëm për matu-rantët dhe do të jetë gjuha, me të cilën do të zhvillohen masterat dhe doktora-turat”. Nuk e bëj dot lidhjen e fabulës me dekorin, po kjo s’ka rëndësi. rën-dësi ka që aty ishte ambasadori ame-rikan dhe kjo mjafton për të justifikuar çdo gjë në shqipëri. Anglishtja duket se është sot bima që zë më mirë dhe përhapet më shpejt në klimën e shko-llimit, të «masterizimit », të punësimit por edhe të globalizimit.

We speak english!Kjo vetëm sa konfirmon se shqi-

përia është në të njëjtin front me prir-jen e gjithëpranuar të anglishtes si gj-uhë e parë e huaj, provë e sundimit të modelit anglo-sakson dhe amerikan në ekonomi, komunikim, teknologji por edhe me gjerë. Askush s’besoj se ka dyshim për këtë. sikurse nuk besoj se nevoja e përdorimit të anglishtes shumëzon me zero të gjitha gjuhët e tjera të huaja që mësohen, fliten e për-doren nga shqiptarët.

si çdo popull i vogël, mësimi i gju-hëve të huaja është çështje mbijetese edhe për ne shqiptarët. e kemi bërë këtë në diktaturë kur i vetmi kontakt i mirëfilltë me gjuhët e huaja ishin disa libra të shekujve të shkuar, ndërsa fo-lësit e gjallë të anglishtes, frëngjishtes, gjermanishtes etj, në përfytyrimin tonë na dukeshin më të largët se vetë marsianët. e bëjmë dhe sot kur kurset e gjuhëve, institutet e huaja që ofrojnë dhe çertifikojnë mësimin e gjuhëve, kontaktet teknologjike, kulturore, eko-nomike, arsimore, sociale dhe migra-tore janë aq të vrullshme, saqë mësoj-më gjuhët sikurse mësohemi dhe me ushqimin dhe ajrin e kohës.

Këtë realitet duket se duan të pa-sqyrojnë dhe të rregullojnë politikat e propozuara në dhjetëvjecarin e fundit të ministrave të arsimit, pavarësisht qeverive. jo thjesht prej profesionit tim, por për arsyet që shtrova më lart, unë besoj fort se promovimi i gjuhëve të huaja, nxitja dhe përfshirja e tyre në programet e detyruara arsimore është një ndër instrumentet që do t’i ndihmojë shqiptarët në rrugën e inte-grimit. sikurse besoj se shkollimi dhe komunikimi i dijeve janë mjete shumë më të sigurtë në rrugën drejt europës se sa politika jonë mjerane.

Politikë in englishPara një viti u zhvilluan mjaft dis-

kutime për ndryshimet që duhet të pësonte ligji për arsimin e lartë i cili rezultoi jetëshkurtër. i tillë duket edhe sot, ende një vit më pas, kur prapë ka ardhur në rend të ditës pë t’u ndryshu-ar. Ndër të tjera, paketa që u paraqit asokohe nga ministri i Arsimit përm-bante klauzola të veçanta lidhur me detyrimin për gjuhët e huaja. Por ajo që më shtyn të shprehem sot sërish publikisht, sikurse kam më shumë se një vit që e bëj, është se ky detyrim, i përfshirë tashmë në ligjin aktual, fi-llon dhe mbaron me gjuhën angleze! sorry! më mirë të themi gjuha ameri-kane! dhe vetëm kjo!

jam krejtësisht dakord që mekaniz-mat detyrues dhe cilësorë në mësimin e përdorimin e gjuhëve të huaja janë dozë e nevojshme oksigjeni për shko-llën shqiptare në të gjitha nivelet e saj, por jam realisht e shqetësuar që kjo politikë përjashton të gjitha gjuhët e tjera të huaja dhe i kufizon në mënyrë taksative ato vetëm te anglishtja, e cila e ka konfirmuar tashmë natyrshem prirjen e saj si gjuhë e parë e huaj.

Në parim, një politikë konceptohet, ndërtohet dhe vihet në zbatim për të rregulluar zhvillimin e shoqërisë dhe të tregut, për të ekuilibruar dhe kon-trolluar prirjet që këto t’i përgjigjen një strategjie kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Por nuk shoh se cila është dobia e një politike përjashtuese (gjuhësore) e cila jo vetëm dogmatizon një realitet tashmë të vendosur, por pe-

nalizon në mënyrë të gabuar dhe me pasoja të rënda për të ardhmen pari-min kryesor të europës së Bashkuar: multilinguizmin ose ndryshe, diver-sitetin gjuhësor dhe kulturor. mjafton t’i hedhim një vështrim dokumenteve dhe direktivave të Be-së në këtë fushë dhe do të kuptojmë se as dhe vendi më i vogël në europë, dhe që mund të ketë gjuhë më të përafërta me anglish-ten, nuk e ka bërë këtë gabim politik!

multilinguizmi dënohet me vdekjedetyrimi i ministrisë së Arsimit do

të thotë që të gjithë nxënësit do të zgjedhin qysh në fillore gjuhën an-gleze meqënëse kjo u diktohet nga provimi i maturës; do të thotë që gjit-hë studentët do të lënë mënjanë çdo pasion apo mundësi për gjuhët e tjera dhe do të merren vetëm me anglishten sepse kjo u kërkohet në master; do të thotë që gjithë pedagogët, kërkuesit dhe studjuesit do të jenë të detyruar të studjojnë vetëm anglishten. madje ata që mund të kenë një nivel shumë të mirë në italishte, gjermanishte apo frëngjishte (pa folur për të tjerat), do të duhet t’i braktisin ato dhe gjithë lite-raturën që kanë studjuar në ato gjuhë dhe, në një moshë ku s’është dhe aq e lehtë të fillosh një gjuhë për së pari, t’i përvishen anglishtes, ndërkohë që mund të jepnin më shumë nëse atë kohë do ta shpenzonin për ekspertizën e tyre profesionale për të shkuar drejt mbrojtjes së doktoratës.

dhe përpos gjithë këtyre reflekti-

meve, çka më ka tronditur më shumë janë deklaratat e disa prej autoritete-ve arsimore në vend që kanë hedhur aty-këtu idenë se anglishtja mund të na bëhet edhe gjuhë e dytë zyrtare në vend!! uroj që këto të kenë qenë më shumë një shprehje entuziazmi e pakontrolluar nga ana e tyre dhe jo një zbulim i një politike gjuhësore që kryeministri do e bënte në kokë të vet dhe për të cilën do të na detyrohej një shpjegim publik !

mos më thoni që s’jua thashë!Kur mendoj se si mund të jenë shqip-

tarët e pas 10-20 viteve, (nëse, për të zezën tonë, kjo politikë gjuhësore do të vihet në zbatim) trembem thellë ! «ta-lenti» i aqmirëpërfolur i shqiptarëve për gjuhët e huaja do të jetë fshirë jo nga anglishtja, por nga ajo gjuhë që sot flitet në mënyrë sipërfaqësore dhe që në botë quhet «globish» si një klo-nim karikatural i «british». Folësit e gjuhëve të tjera do të viktimizohen e frustrohen nga «padija » dhe më e keqja, gjuha shqipe do të pësojë deformime të pariparueshme, simpto-mat e së cilave po i ndjejmë qysh sot. sondazhe të kryera sot në europë në mbështetje të politikave multilinguiste të Be dëshmojnë dhe paralajmërojnë një sindromë të tillë. Atëherë shqipja nuk do të jetë më shqipe por « shqi-pish », do të thoshte kolegu tupja që i ka qejf lojërat e fjalëve.

Kujtesë!Por, duke iu kthyer detyrimit ligjor,

unë kam disa pyetje për konceptuesit e detyruesit e kësaj politike:

1. sa janë marrë parasysh qindra mijëra shqiptarët që jetojnë në itali, Greqi, Gjermani, etj., studentët shqip-tarë që studjojnë atje dhe në vende të tjera dhe që supozohet të joshen nga programi “brain-gain” e të kthehen të kontribuojnë në vend qoftë duke investuar, qoftë duke u bërë pjesë e sistemit arsimor shqiptar, kur atyre nuk u njihet gjuha e shkollimit?

2. Cilat janë gjuhët më të përhapura të ndërmarrjeve të huaja që investoj-në në shqipëri të cilat do të ishte mirë të lidheshin me shkollën si pjesë të tregut të punës apo si laboratorë të kërkimit skencor? sa janë marrë këto parasysh? me sa di unë, përveç Be-chtel-it ku punonjësit flasin turqisht, nuk di të ketë ndërmarrje amerikane a angleze që të jenë të pranishme në shqipëri, përkundër atyre italiane, greke, gjermane, austriake, franceze që kanë hapur selitë e tyre e investoj-në në vend.

3. A është bërë ndonjë studim për të parë se cili do të ishte efekti anësor i këtij “anglicizimi” absolut mbi gj-uhën shqipe në dhjetëvjecarët e ar-dhshëm dhe si duhet ekuilibruar ai?

Kolegë të tjerë mund t’i shtojnë të tjera shqetesime kësaj liste. i ftoj ta bëj-në. Në emër të multilinguizmit europi-an. Por, sidomos në interes të fëmijëve tanë, të shkollës shqiptare, të gjuhës shqipe dhe të ardhmes së vendit.

Page 13: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 13Reprtazh

Politikat publike dhe të bijtë e grave (të shtëpive) publike!Xhuliano Bregasi (Shënime udhëtimi)

Për arsye familjare, rreth tre javë, mes fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, i kalova në

selanik të Greqisë. Ky i fundit është një qytet shumë i madh, i dyti pas At-hinës në shtetin fqinj, me një popu-llsi afërsisht sa gjithë shqiptarët që jetojnë brenda territorit të shqipëri-së. edhe pse nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, apo për të “vënë duart në kokë”, është një qytet i rre-gullt, i ndërtuar sipas një plani ur-banistik të mirëmenduar; me pallate me lartësi mesatare, të ndërtuar, më së shumti, herët dhe në harmoni ar-kitekturore me njëri-tjetrin. si pjesa më e madhe e qyteteve greke, ash-tu dhe selaniku ka dalje në det, ku ndodhet dhe një nga portet më të mëdhenj të Greqisë.

siç e thashë pak më lart, për nga popullsia, selaniku është shumë i madh, krahasuar me qytetet shqip-tarë, ndërsa si shtrirje gjeografike mund të jetë aty-aty me tiranën. Por, nga aspektet e tjera është PAK e vështirë për t’i krahasuar me njëri-tjetrin. selaniku është një qytet ku vështirë të gjesh një vend parkimi për makina, por që pothuajse kurrë nuk ka trafik; në tiranë trafiku është ulur këmbëkryq dhe nuk ka “mëshi-rë” as për ambulancat dhe rastet e tjera urgjente. i pari është një qytet që ka hapësira dhe ambiente publi-ke për çdo moshë; kryeqyteti shqip-tar, dhe një liqen artificial që ka, po e qelb dhe po e than, ndërsa sheshin kryesor të tij e ka shndërruar në një gjë pa formë që ngjan si rrafshnal-ta e dukagjinit, e shartuar me pyllin e panisur. selaniku është ndërtuar me rregull dhe sipas një plani ur-banistik; tirana është një katrahurë e madhe, me shtëpi si kërpudha në anë të rrugës dhe pallate që ngri-hen si përbindësh vend e pa vend. Qyteti grek ka rrugë dhe korsi për biçikleta; në tiranë mund të të shtypin dhe në trotuar, se në rrugë e kanë “lejen më pashë”. selaniku është i banuar nga njerëz të kultu-ruar që heqin dhe jashtëshqitjet e qenve të tyre nga parqet publikë; ndërsa në tiranë njerëzit janë gati të dhjesin mu në mes të Bulevardit, për shkak të mungesës së haleve publike.

megjithatë, atje, në selanik, “bin-te era shtet” por edhe... mbeturi-na! Kriza që ka fundosur gjithë sh-tetin grek dhe është më afër Be-së se kurrë, nuk e ka kursyer as këtë qytet. Për shkak të grevave dhe pro-

testave popullore, javën e tretë të tetorit plehrat dhe mbeturinat nuk u hoqën nga vend-hedhja e tyre për rreth 10 ditë rresht. Në çdo 50 me-tra të binte në sy një “minikodër” plehrash, madje, edhe në qendër të qytetit. Përveç punëtorëve dhe administratës që ishin përgjegjës të drejtpërdrejtë për këtë situatë të rëndë, edhe instancat më të larta, qeveritare, kishin pjesën e tyre të fajit. Pasi qeveria shqiptare miratoi ligjin për importimin dhe riciklimin e plehrave nga çdo shtet i mun-dshëm i botës, pse grekët nuk ua dërgojnë plehrat për riciklim, ple-hrave të qeverisë shqiptare?!

Për krizën greke, siç dihet, kanë ndikuar një sërë faktorësh, mbi të gjitha, borxhet e shumta dhe admi-nistrata e stërfryrë artificialisht, kot për së koti. Nuk jam shumë i infor-muar sesi janë administruar të gjit-ha borxhet e marra nga shteti grek,

ku mund të përfshihen korrupsioni, shpërndarja në popullsi e këtyre borxheve nga shteti i çuditshëm dhe hibrid që vitet e fundit ishte shndërruar “de facto” në “kapita-listo-socialist”, por është e qartë dhe e vërtetueshme, edhe thjesht vizualisht, që një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar për investime, sidomos në disa qytete ku u zhvi-lluan lojërat olimpike. Këtë e vë re edhe në vijën bregdetare brenda qytetit të selanikut, ku vitet e fundit është ndërtuar një shëtitore (nuk do e ekzagjeroja po t’i shtoja epi-tetin “mbresëlënëse”) ku ta kishte ënda të shëtisje. Në krah të saj janë hapësira të mëdha çlodhëse, parqe dhe lulishte, me kënde lojërash dhe zbavitjesh për çdo moshë. Pra, mjafton një tablo e tillë për të tre-guar se, në pjesën më të madhe të tyre, borxhet e marrë pa limit, edhe pse nuk mund tu kthehen kurrë

plotësisht huadhënësve, janë inve-stuar për gjëra me shumë vlerë për një periudhë afatgjatë, dhe në dobi të qytetarëve, në bazë të politika-ve publike që i shërbejnë publikut. Po këtu, në shqipëri, çfarë ndodh?! edhe shqipëria është e mbytur në borxhe, por, ndryshe nga Greqia, s’na i kanë hedhur ende lakun në fyt për t’na i marrë. Por, më shqetësue-se se larja e borxheve, është arsyeja pse janë marrë dhe si janë shpenzu-ar këto borxhe.

Për sa i përket daljes në det, për analogji me selanikun, le të marrim si shembull qytetin e dytë më të madh në shqipëri, durrësin. Në këtë qytet, 20 vjet më parë, vija bregde-tare ishte e pastër, rëra e paprekur dhe uji i detit ishte ujë deti. Ndërsa sot jemi në kushtet kur vija breg-detare po degjeneron dhe po qel-bet gjithmonë e më shumë, rëra po masakrohet nga pallatet shumëka-

tësh, ndërsa uji i detit është dhjerë e përmjerë nga mutërishtat e po të njëjtëve pallate që janë të destinuar të ngelen, në pjesën më të madhe, të pabanuar. Pra, e gjithë ajo masë e frikshme betonrash dhe inerte-sh ishte, as më pak e as më shumë, një dënim me vdekje për plazhin e durrësit. Në vend që të ishte ruajtur me fanatizëm dhe të ishte investuar për mirëmbajtjen e kësaj pasurie që na i ka falur natyra, u shkatërrua me barbarizëm dhe u investua për interesat e ngushta të dritëshkur-tërve- interesgjatë, në kurriz të kësaj hapësire publike, tashmë, të parikuperueshme. siç thotë dhe kryem ynë i (me)nderuar, atë që i kanë bërë shqiptarët shqipërisë, s’ia ka bërë askush. Ka 20 vjet që në bregdetin e durrësit (dhe të gjithë shqipërisë) po bëhet një masakër urbane, në të cilën të gjithë pushte-tmbajtësit, nga kryetarët e bashkive deri tek ata të KKrt-ve e qeverive, kanë pjesën e tyre të krimit. të gji-thë kanë marrë “kafen” e tyre kur kanë dhënë lejet e ndërtimit, dhe askush s’do ta ketë guximin t’i lirojë kurrë më këto hapësira publike.

Pra, në shqipëri shohim një ko-pje të shpërfytyruar të asaj që ka ndodhur në shtetin helen, qoftë me investimet, politikat publike, apo zhvillimin në tërësi. Ndryshe nga vendi fqinj ku borxhet u morën dhe u investuan në shërbim të qyte-tarëve, në shqipëri u vodhën nga rrjepësit e popullit, për tu marrë shpirtin shqiptarëve. Borxhet greke kanë ndërtuar autostrada moderne, rrugë edhe për fsha-trat më të humbur dhe investime publike në interes të qytetarëve grekë, ndërsa borxhet shqipta-re mburren vetëm me ndërtimin e “rrugës së kombit”, për t’i bërë gropën këtij të fundit dhe për të mb-ushur xhepat e lul-ërve të pushtetit. Në shtetin fqinj qeverisin politikanë që, duan apo s’duan, me hir a me pahir, me vullnet apo të detyruar, u referohen interesave të qytetarëve dhe ndërmarrin politika publike në dobi të tyre, ndërsa në shqipëri kanë qeverisur e po qeverisin të bijtë e grave të shtëpive publike!

P.s: mund të jetë pak shqetësues përdorimi i shpeshtë i “selanikut” apo “shembullit grek”, të ci-lat nuk ishte ndonjë kënaqësi e madhe t’i përdorja, por i kam marrë thjeshtë dhe vetëm për analogji me atë çfarë ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë në vendin tonë të çu-dirave...

Page 14: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 14 Sprove

Çështje pushimesh dhe çështje punësh të pavërteta

Greg Përzenraiter

Ndonjëherë unë çuditem me dashje por edhe padashur se si disa njerëz të cilët unë i njoh

ose pretendoj se i njoh ndërkohë që mund të jem duke pretenduar gabim o Zot! shtiren sikur ajo që po i ndodh atyre është e padrejtë ndërkohë që asnjë padrejtësi, në pamje të parë, të dytë dhe të tretë, nuk duket të jetë përplasur mbi trupat e tyre, të paktën jo siç përplaset dukshëm mbi trupat e disa të tjerëve, të cilët edhe pse të pa-njohur, mundet të çlirojnë në hapësi-rën e pafundme ( deri diku edhe të fundme sa keq për ne dhe për ata !) ndjesinë e njohur tashmë nga të rritur dhe të parritur, të katastrofës.

Kur flas,i bindur apo i pabindur sepse jo të gjithë mundem ti bind, pra kur flas i bindur apo i pabindur, nuk përtoj që ta çoj diçka edhe padas-hur deri në fund e dini pse ? sepse kallamarët janë të preferuarit e mi !të paktën e them hapur tani pa guxuar të përgënjeshtroj vetveten, ndoshta do ta hap edhe më vonë këtë temë sepse nuk hezitoj ta them të vërtetën ashtu siç më vjen njëherë dhe nuk më

vjen më, pak më vonë… me pak fjalë, shumë të njohurit e mi shtiren sikur nuk kanë qenë me pushime ndërkohë që ata kanë qenë ; disa të tjerë shtiren sikur fati nuk po u buzëqesh ndërkohë që i vetmi hall po mbante të shqetësu-ar zonjushën Fati deri orët e vona të natës, këto kohët tona, ka qenë të tre-gohet sa më e buzëqeshur me këta persona, pra me këta të njohurit e mi të cilët nuk përtojnë të gënjejnë a thua se po i bëjnë nder vetes teksa luftojnë buzë greminës, në imagjinatën e tyre, të shpëtojnë veten nga çdo rast i mire për ta “ ngrënë veten me sy”.

Gjithsesi, lidhja e fatit me të gë-njyerit, deri diku është një lidhje re-ciproke...Këtu dua ta shtjelloj pak këtë idenë time, jo për t’ju bindur më shumë se për t’jua dhënë të qartë përvojën time mbi realitetin, përvojë kjo ndosh-ta e gabuar por ama deri në fund e mbetur e vërtetë, me të vërtetat dhe të pavërtetat e saj.

Nëse dikush gënjen shumë atëherë ky dikushi ka fat...! mos më pyesni si, apo pse, jo sepse unë nuk di t’ju përgji-gjem porse shoh të arsyeshme që disa prej jush të ndjekin më tepër instik-tin vetjak sesa përvojat e mia, të cilat

edhe pse krejtësisht absurde fund e krye mund të bëhen shkas për një dëshirë të pajustifikuar për të shkuar me pushime në veri, në vend që era e pushimeve të tërheqë hundët gënje-shtare drejt jugut.

Koha, thonë, i shëron të gjitha... Në djall vaftë kjo kohë që s’po shëron asgjë ! do të thoja unë, gjithmonë jo i bindur në atë që them sepse po të tho-ja se jam i bindur, do të thoja një gë-njeshtër (me brirë dhe me zile të va-rur mbi qafë!) gjë që do bëhej shkas që mua të më buzeqeshë fati, sepse siç thashë pak më sipër, nëse gënjej-më, fati na buzëqesh ëmbël.

Nëse nuk gënjejmë atëherë i japim mundësinë vetes që në fatkeqësi të ruajmë dinjitetin tonë (edhe pse deri diku të rremë) të së vërtetës.

Koha, thonë, i shëron të gjitha... Në djall vaftë kjo kohë që s’po shëron asgjë ! do të thoja unë, gjithmonë jo i bindur në fjalët e mia apo të asaj, të atij apo të dikujt tjetër, të cilët kur i takoj rrugës, nuk hezitojnë aspak që të gënjejnë në mënyrë që të tregohen sa më të sje-llshëm ndaj fatit.

është mënyrë e gabuar, më kanë thëne disa të tjerë, të mendosh se ke

të drejtë. Po sikur, i pyeta unë patur-pësisht, të mendosh se nuk ke të drej-të dhe po lufton për diçka jo të drejtë ? - Atëherë po ashtu je i gabuar ! – më janë përgjigjur cinikët “smart-asses-wannabes” edhe në të dytin rast.

Pra sipas disave, disa njohësve të mirë të jetës dhe verës ( sepse vera ndonjëherë s’bëhet ujë por gjaku edhe bëhet me fjalë ) unë jam i ga-buar në çdo gjë që them dhe kjo më bën mua qënien më të papërkryer ndonjëherë në historinë e epokave moderne...

Kjo është jeta moderne! Këtu nuk përtoj të shtoj diçka tjetër. Po sikur, dreqi e mori, njerëzit të më akuzojnë mua se gabohem thjesht për të gë-njyer në mënyrë që fati t’u jetë mirë-njohës për një gënjeshtër të thurur kaq trashë ?

trashësia, ndryshe nga gjatësia, është sipas mendimit tim një gjë shumë e koklavitur...Kjo vlen vetëm për kokat e koklavitura fundja, të cilat duke mos pasur gjatësi në trup vijnë të gjerë ( pra e thënë ndryshe të trashë !) nga koka.

Nuk hezitoj aspak të shtoj dhe nja dy fjalë të tjera dhe pse jo, për hir të së vërtetës dhe jo të gënjeshtrës, të

shtoj dhe nja njëzetegjashtë të tjera mbasi ti kem shtuar këto dy të parat, fjalë të cilat dua t’ia drejtoj absurditetit të shoqërisë në të cilën unë deri diku ndihem -i dënuar të jetoj, jo sepse ndi-hem viktimë, porse ndihem hero i rre-më i vetvetes, i cili duke mos dashur të bëjë dot kompromis me -gënjeshtra të thurura trashë, nuk arrin dot ( akoma o ZOt!) të kuptojë cilësinë e vërtetë të një vere të mire...

Ndoshta kjo ndodh sepse s’kam dëshirë që të alkoolizohem dhe të fi-lloj të nxjerrë nga goja të gjitha ato që nuk mendoj dhe nuk besoj vërtet !| shoqëria në të cilën jetojmë, meri-ton plotësisht, të dekorohet me ndonjë medalje të quajtur - Gënjeshtra e tras-hë e thurur trashë!

Ah sa keq, sa keq ! duke dashur të mos vazhdoj ti

nxjerr të gjithë të palarat e disa të njo-hurve të mi, - të viktimëzuarit e rremë, do të më duhet ti përsëris vetes var-gjet të Gëtes

Ah more Pegas ! merre dhe shpjere pas

Në dhe të huaj, se për ty Ai e fal plot gas

Karrocën me gjashtë kuaj.

Page 15: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 15Filozofi

Ana “Etike” e kapitalizmit është kështu rezultati i një procesi të ndërlikuar të abstraksionit ideologjik ose gjurmëfshirës. Kompanitë që kanë të bëjnë me lëndën e parë që nxirret në kushte të dyshimta (duke përdorur de fakto skllevër ose fëmijë si fuqi punëtore), në mënyrë efektive praktikojnë artin e “spastrimit etnik”, homologun e vërtetë të biznesit për spastrimin etnik

e një izraeliti apo amerikani vlen mi-jëra herë më shumë për mediat sesa vdekja e një kongolezi të panjohur.

Pse ky injorim? më 30 tetor 2008, Associated Press raportoi se Laurent Nkunda, gjenerali i rebelëve që rret-honin kryeqytetin Goma të Kongos Lindore, tha se ai donte bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë në lidhje me kundërshtitë e tij për një marrëveshje miliona dollarëshe që i jep Kinës akses në pasuritë mine-rale të vendit, kjo në shkëmbim të një hekurudhe dhe të një autostrade. sado problematike (neokolonizuese) që mund të jetë kjo marrëveshje, ajo përbën një kërcënim jetik për intere-sat e kryekomandantëve lokalë, pasi suksesi i tij eventual do të krijonte bazën infrastrukturore për Kongon si një shtet i bashkuar dhe funksional.

Në 2001 një hetim i OKB-së për shfrytëzimin e jashtëligjshëm të bu-rimeve natyrore në Kongo dëftonte se konflikti në vend ishte kryesisht rreth kontrollit, qasjes dhe tregtimit të mineraleve kryesore : koltanit, dia-manteve, bakrit, kobaltit dhe arit.

sipas këtij hetimi, shfrytëzimi i burimeve natyrore të Kongos nga kryekomandantët lokalë dhe ushtritë e huaja është “sistematike dhe siste-more” dhe udhëheqësit e ugandës dhe ruandës në mënyrë të veçantë (të ndjekur nga shumë afër prej An-golës dhe Zimbabveve) i kanë kthyer ushtarët e tyre në ushtri biznesi. ushtria e ruandës bën të paktën 250 milion dollarë amerikanë nga shitjet e koltanit që përdoret për telefonat celularë dhe laptopët.

raporti arriti në përfundimin se

lufta e përhershme civile dhe shpër-bërja e Kongos “ka krijuar një situatë ‘fito-fito’ për të gjitha palët ndërluftu-ese. humbësi i vetëm në këtë sipër-marrje biznesi është populli kongo-lez”.

Nën fasadën e luftës etnike, ne dallojmë konturet e kapitalizmit global. Pas rënies së mobutu sese sekos, Kongo nuk ekziston më si sh-tet i bashkuar – sidomos pjesa e saj lindore është një shumëllojshmëri e territoreve të sunduara nga kryeko-mandantët lokalë të cilët kontrollojnë ngastrat e tyre përmes ushtrive që si rregull përfshijnë fëmijë të droguar. secili prej këtyre kryekomandan-tëve ka lidhjet e tij të biznesit me një kompani të huaj apo korporatë, e cila shfrytëzon pasuritë (kryesisht) e mi-nierave në rajon.

Kjo marrëveshje i përshtatet të dy partnerëve: korporata merr të drej-tën minerare pa taksa, kryekoman-danti merr paratë. ironia është se ato para të këtyre mineraleve përdoren për produkte të teknologjisë së lartë si laptopë, telefona celularë – me pak fjalë, le të harrojmë për pak zakonet e egra të popullatës vendase: nëse i largon nga ekuacioni kompanitë e huaja të teknologjisë së lartë, e gjithë ndërtesa e luftës etnike e nxitur nga pasionet e vjetra do të shpërbëhet.

jo më pak ironike është se këtu në mesin e shfrytëzuesve të mëdhenj janë “tutsit e ruandës”, viktimat e gjenocidit të tmerrshëm të shkaktu-ar më shumë se një dekadë më parë. Në vitin 2008 qeveria e ruandës pa-raqiti shumë dokumente të cilat de-monstronin pjesëmarrjen e ish-pre-

sidentit francez François mitterrand (së bashku me administratën e tij) në gjenocidin kundër tutsve. Fran-ca mbështeti planin e hutuve për marrjen e kontrollit deri në armato-sjen e njësive të tyre në mënyrë që të rifitonte ndikimin në këtë pjesë të Afrikës në kurriz të tutsve anglofonë. rënia e akuzave ndaj Francës si të pabaza ishte vetë plotësisht i pabazë.

sjellja e miteranit në gjykatën e hagës, madje edhe pas vdekjes do të kishte qenë një akt i vërtetë: pika më e largët në të cilën arriti sistemi juri-dik perëndimor për këtë çështje ish-te arrestimi i gjeneralit Augusto Pino-chet, i konsideruar atëbotë si burrë shteti i poshtër. Aktakuza e miteranit do të kishte kaluar vijën fatale dhe për herë të parë do të sillte në gjyq një politikan të rëndësishëm perën-dimor i cili pretendonte se vepronte si mbrojtës i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. mësimi që do të nxirrej nga gjykimi do të kishte qenë kështu bashkëfajësia e fuqive libera-le perëndimore në atë çfarë media e prezanton si shpërthim të barbariz-mit “autentik” të Botës së tretë.

Ana “etike” e kapitalizmit është kështu rezultati i një procesi të ndër-likuar të abstraksionit ideologjik ose gjurmëfshirës. Kompanitë që kanë të bëjnë me lëndën e parë që nxirret në kushte të dyshimta (duke përdo-rur de fakto skllevër ose fëmijë si fuqi punëtore), në mënyrë efektive praktikojnë artin e “spastrimit et-nik”, homologun e vërtetë të bizne-sit për spastrimin etnik. Nëpërmjet rishitjeve, praktika të tilla errësojnë origjinën e lëndës së parë që blihet

në vendet ku materialet janë prodhu-ar në kushte të papranueshme në Perëndim.

sigurisht që në xhunglën e dendur

kongoleze ka mjaft terr – por zemra e tij qëndron diku tjetër, në zyrat e shndritshme të administratorëve të bankave tona dhe kompanive të te-knologjisë së lartë.

Për t’u zgjuar me të vërtetë nga “ëndrra dogmatike” kapitaliste (siç do të kishte thënë imanuel Kanti) dhe shikuar zemrën e vërtetë të territ, du-het riaplikuar në situatën tonë thënia e “Operës tre grosh” së Bertolt Bre-cht-it: “Çfarë është vjedhja e një ban-ke krahasuar me themelimin e një banke të re?”

Çfarë është vjedhja e disa mijëra dollarëve për të cilat dikush shkon në burg, në krahasim me spekulimet financiare të cilat privojnë dhjetëra milionë njerëz nga shtëpitë dhe kur-simet e tyre, por që më pas shpër-blehen nga ndihma shtetërore si madhështi sublime?

Çfarë është një kryekomandant kongolez lokal në krahasim me një menaxher perëndimor të shkollu-ar dhe ekologjikisht të ndjeshëm? Ndoshta jose saramango kishte të drejtë kur në një shkrim të kohëve të fundit në një gazetë propozoi traj-timin e menaxherëve të bankave të mëdha dhe përgjegjësve të tjerë të krizës si autorë të krimeve kundër njerëzimit, vendi i të cilëve është në gjykatën e hagës.

Ndoshta ky propozim nuk duhet trajtuar vetëm si një ekzagjerim po-etik në stilin e jonathan swift-it, por duhet marrë seriozisht.

Page 16: Gazeta Nr. 47

E mërkurë, 23 Nëntor 2011 16 Arte

Krenar Zejno

Befas u çanë errëtirat, dhe ndryu një klithmë e panyjëtuar, e shkarthur, që dukej vetë zëthi i dritës. Orfé

Kapitulli i parë

Frenhofer, një piktor i jas-htëzakonshëm, krijesë e mistershme Balzakiane, tenton të jashtëzakon-shmen: mishërimin real

të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij. të tjerët sigurisht mbërrijnë t’ia zhbëjnë ëndrrën në këmbim të një bukurie të gjallë nudo, përpara tij për të parën herë. rezultati: një dashuri e dënu-ar me zhbërje shkrehet në dënesë dhe të tjerët shquajnë në tablo veçse një këmbë venere që mbin nga një rrënojë ngjyrash, e ndërkaq dëgjoj-në leksionin profetik mbi bukurinë e shkruar dhe imazhin tradhëtar të artit modern… që fundon në vetvrasje.

miti PersONAZh – PersONAZhi mit

- E ke parë?- Kë?! Çfarë?! - Atë. Të Bukurën.- Ku? Cilën të bukur?- Të Bukurën e Kryeveprës.- Të bukurën e cilës kryevepër? - E Bukura te Kryevepra e panjo-

hur.- Si, si, edhe kryevepër edhe e

panjohur! - Kryevepra Balzak Le Chef-

d’œuvre inconnu.- Aman, të lutem, ende pas

dyqind vjetësh tani! E qysh në nisje, me patetikë, pa-

radoks e tautologji! Pastaj, për cilën nga kryeveprat

e panjohura është fjala, domethënë, pikturën e shkruar

apo të bukurën e pikturuar?

- Për të panjohurën dhe domen-thënien e vërtetë të kryeveprës. Atë fuqi shkatërruese për t’i shkëputur botës reale domethënien e fuqisë së shpirtit në domenin art. Një kryeve-për prej bote arti, por me një kadencë biblike, pathos e profeci, apostuj dhe

dishepuj, misionarë edhe rishtarë bukurie. Ku, siç ngjet edhe në bibël, bashkohen dy botët: imagjinare dhe magjinare, ireale sa dhe realitet. Prej bukurie magjike… edhe mizore edhe sublimitet.

me një Frenhofer që gjuhëzon në ta-blo tezën e Balzakut mbi marrëdhëni-en princip krijues - shpirt krijues, dhe Balzakun që ilustron idenë e Fren-hoferit për të shpërfaqur esencën e figurës si frymë dhe qasje kah të mbi-natyrshmes. Një Balzak që sheh tek Frenhoferi veten nga jashtësia dhe, prej këtej, duke e shtyrë mendimin për jashtë përfytyrimit, ngjiz Bukurinë sherrndjellëse e shqetësuese të krye-veprës. si dashuri totale, të paverifi-kueshme dhe të pamatshme. iluzion. dhe, njëkohësisht, drejt shpërfaqjes si ikonë.

vepër që e tregon moshën vërtet, ndër rrudhat dhe palat e viteve, e me-gjithatë mbetet ende kryevepra për t’u njohur.

e për t’u përftuar dhe përfshirë e

magjishmja estetike e bukurisë së pikturuar, kryevepra e shkruar bën me dije se lypset një aftësi shikimi gji-thashtu magjike, si kategori shqisore e më tej mendore. Onirike.

vetëm kështu, me ngulçin e Fren-hoferit që kushteton e pushteton ligje dhe diktat të imazhit, nis të frymojë pamja e saj, edhe si frymë e kredos së imazhit. i cili e ka në bazë imagjina-ren, ashtu si edhe religjioni, si kredo mbi shpërfaqjen e magjinares, ma-gjisë. Kryevepra e panjohur është vendosur brenda një matrice besimi, mes fondit të tregimit sfondit religjioz: nga magjepsja e parashpallur dhe e pritshme prej një objekti (vepër apo qenie), tek joshja, tundimi dhe im-plikimi i të ndaluarës. Ashtu si feja e vendos vulën te magjepsja, kryevepra mban firmën që e emërton të Bukurën si e panjohura, e panjohëshmja, e nda-luara. Prandaj, edhe sherrtare, erotizu-ese e mëkatare. të fshehtës në brendi të kryeveprës i shtohet edhe mbajtja fshehur e vetë tablosë, madje edhe e

shpallura botërisht e këtij qëllimi të fshehjes së saj, si për t’i plotësuar një-pasnjë kushtet që do ta transfigurojnë imazhin në të.

ju e keni parë tashmë, ose do ta shihni dhe vëreni (Kryevepra e pa-njohur, h. de Balzac, Zenit, përkth. K. Zejno), se si hapet dukshëm edhe raporti estetik-etik i njeriut me hyj-noren, duke ravijëzuar në sfond vetë binomin kreator – kreatyrë. Ndryshe do të ishte e vështirë, siç deri diku ka mbetur, të rrokej se si vegimi estetik i Frenhoferit, nën konceptimin totali-zues të artit, shtyhet deri në kufijtë e metafizikes. Pse si projekt balzakian, që i përqaset atij prometean, është pikërisht zhvendosja në kufijtë e së mundshmes, duke cekur kufijtë mar-gjinal të humanitetit, që e afrojnë atë kah frymës hyjnore. është zjarri dhe kjo ambicje prometeane e artit, e bas-hkë me të vetëdija mbi ekzistencën e krijimit në kushtet e rrezikut të së panjohëshmes, të pashqueshmes, që e shtyjnë artistin e kryeveprës prej

rolit demiurg drejt mitit… e më pranë Zotit.

janë këto kushte të aspiratës, pro-jektit, ngjizjes, prej nga po nisemi për të këqyrur kryeveprën. së këtejmi, nga ana e publikut që lexon atë që publiku përballë saj sheh dhe kun-dron. Për të mbërritur më në fund, gjer te shkatërrimi i Kryeveprës dhe vdekja e Autorit si ortaku për-plotësues apo rivali kundërshtues i Zotit. teksa nga njëra anë Autori – ashtu si i Plotfuqishmi - prej mbina-tyrales rreh të gjenerojë natyralen, ndërsa ndryshe Zotit - si vdekja e plotfuqishme - prej natyrales gjene-ron mbinatyralen. Nëpër këtë udhë rrëfimi, le të përpiqemi të hasim të Bukurën dhe të pikasim imazhin. të Bukurën që bëhet kurban e sakrifiko-het në tablo në emër të dashurisë dhe gjallmimit të imazhit të reales. dhe imazhit që tradhëton, apo tradhëtohet e vetflijohet, në emër të shpërfaqjes së Bukurisë.

(vijon në numrin e ardhshëm)

Këmba e të

panjohurës