Gazeta "Kallarati" Nr. 79

8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 79 Janar-Shkurt 2015, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Vijon në faqen 7 Nga Idajet Jahaj K am qenë fëmijë atëherë. Aty nga viti i tretë apo i katërt i fillores. Por lexoja mirë çdo libër jashtëshkollor që më binte në dorë, apo ndonjë revistë, aq sa mund të gjendej. Lexoja çdo gjë, si i çartur. Përmbajtjet më frymëzonin, shkronjat e fotot më vezullonin... dhe më ndiznin qilimin fluturues të fantazisë. Një ditë na erdhi në shtëpi një revistë. Nuk di kush e solli. E mbaj mend si tani. Me fletë me lustër, me foto të shtrembra e të shpërfytyruara, me shkronja lloje-lloje. Ishte revista “Hosteni” e Tiranës. E mbaja dhe e shfletoja kushedi për të satën herë, sepse nuk gjeja libër tjetër. I rilexoja kallëzimet e saj, po nuk më pëlqenin, se ishin me sarkazmën e humorit, e unë nuk e kam pasur qejf në jetë. Më pëlqenin librat seriozë, me vuajtje e romantikën e largësisë. E kuptoja që tregimet apo episodet ishin për të qeshur, por mua më trishtonin se më dukej sikur talleshin me të tjerët. Sidomos ato pikturat e zmadhuara ta shpifnin, me fytyrat e njerëzve të shtrembëruara, me hundën sa një kokërr patate, qafën e gjatë si të një kokoshi që të shurdhon me këngën e tij, apo si të një keci që tund zilen e mburrjes në qafën e hollë. Titujt revista i kishte të mëdhenj, edhe shkronjat shpesh herë të shtrembra, të deformuara, edhe ato për humor e përqeshje. Mua më pëlqenin shumë shkronjat, i kundroja si yjet e qiellit, por kur ishin të rregullta, me ngjyrë e jo të zgjateshin edhe ato si qafa xhirafash. Kjo më dukej shqetësim i madh, “prishje bote!” Në atë revistë pak vardharë shkronjash ishin të rregullta. E megjithatë, unë e mbaja dhe e shfletoja herë pas here, më tepër nga dëshira për shkronjën e librin, për leximin. Më kujtohet se kishte shumë karikatura. Në faqen e parë e të dytë të saj ishte fotoja (karikatura) e madhe e Titos, udhëheqësit të Jugosllavisë. Zinte pothuajse gjysmën e faqes së revistës! Te supet e lart, me kokë të deformuar-llahtar, si një krokodil, që dukej sikur do të të hante me ata dhëmbët si të kalit, me strehën e kapeles së marshallit të zgjatur si saç përpara. Kishte një qeshje të ngrirë, siç mund të ngërdheshet një gjarpër. Oh, botën e gjarpërinjve e njihja mirë!.. - Po këtë lustër këtu ç`e kanë futur! –i thosha vëllait më të madh, me të cilin shkëmbeja shpesh mendime për librat. – Një lustër të tillë (për Titon)! E kanë harxhuar kot! Vëllai shikoi mendueshëm karikaturën dhe tha: - Një gjarpër i tillë do të hajë jo vetëm neve, po tërë Shqipërinë!... Kjo më tmerroi më tepër. E dija se Tito ishte armik i Shqipërisë. Shpesh shikoja malet përreth. “Kështu janë gjithë malet e Shqipërisë, -thosha me vete. – Të v ijë e t`i shkulë ai qen!. Male të lartë, gjatësorë, të ashpër.” Dhe doja t`ia hiqja revistës atë foto-fantazmë. Po ç`të lexoja tjetër. Librat ishin më të rralla se pikat e argjendit. Dhe, kur e gjenim ndonjë, sikur dialogonim me yjet. Lexonim shtrirë, ashtu, në ato lëndinat e bukura, që u thoshnim “lënga”, sepse kishin shumë lëng gjelbërimi. Përreth ata malet e lartë, që i lante me dritë dielli çdo mëngjes. Pra, revistën nuk e grisja. Dëgjoja babain që bisedonte shpesh me gjitonët për politikën, për armiqtë e shumtë të vendit tonë. Por shpesh më shkonte mendja për keq: po sikur të ma gjejnë atë revistë me ...gjarpër brenda?! Pse e mbaja? Dhe vërtet, një ditë, prej kësaj reviste desh e pësova. Desh hëngra një të rrahur nga babai, po, shyqyr, shpëtova. Ç`pësova? Diçka të vogël, por tronditëse për ato momente të largëta të fëmijërisë. Ishte ditë e nxehtë vere. Korrik, më duket. Kur brigadat e kooperativës, sidomos gratë, gjendeshin arave, në prashitje misri a korrje gruri. Në ato ditë, shumë të deleguar lëviznin nëpër krahinë, herë me makinë, herë më këmbë, takoheshin me punonjësit, i përgëzonin, i udhëzonin për rezultate sa më të larta në punë... Një çast me nënë D uzen Në ditën e lindjes së poetit, Petrit Qejvanaj, botohet vëllimi i tij i parë poetik, “KËNGA E ZOGUT BLU” Petrit Qejvanaj, një nga fëmijët e Ago e Asife Qejva- najt, me origjinë nga Kallarati, u lind më 1 shkurt 1949 në Gjirokastër. Gjatë viteve 1968-1972 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi dhe më vonë, në vitet 1977-1978, kursin pasuniversitar për Kri- tikë Letrare. Prej disa vitesh, 1973-1987, punoi si më- sues letërsie fillimisht në Kukës e më vonë në shkollën e Llakatundit e në disa shkolla të qytetit të Vlorës. Në vitet 1987-1990 kreu detyrën e drejtorit të Teatrit të Vlorës. Më vonë për disa vite punoi si drejtor në disa shkolla të qytetit po në Vlorë. Karrierën e tij pedagogjike e mb- ylli si pedagog pranë Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Pas një së- mundje të rëndë poeti, prozatori, publicisti, kritiku le- trar, Petrit Qejvanaj në gusht 2014 ndahet nga jeta, duke lënë pas një sërë dorëshkrimesh në poezi, prozë, shkrime publicistike dhe kritikë letrare. Sa qe gjallë poeti, me gjithë këmbënguljen e mjaft prej shokëve, miqve, kolegëve dhe të afërme të tij, nuk pati si qëllim, botimin e krijimtarisë së tij, jo të paktë e shumë të vlerësuar, por të shkruante dhe të pëlqehej nga lexuesi i çdo moshe. Nga Besnik Gjonbrataj Seit JONUZAJ Për kureshtarët Ç`ËSHTË PIRATERIA DETARE? P ër lexuesit kureshtarë po sjellim pak nga historia e piraterisë detare dhe piratët. Pirateria është veprim që kryhet në det për grabitje dhe dhunime të lundërtarëve dhe vendeve bregdetare. Kjo veprimtari kryhej nga piratët që qarkullonin deteve dhe nga kusarët e deteve. Piratët ishin hajdutë deti që me anijet e tyre të armatosura lëviznin për të grabitur anijet tregtare. Edhe kusarët e detit hajdutë ishin, por ndryshe nga piratët, ata i kryenin grabitjet me autorizim të qeverisë së tyre, duke përdorur anije të lehta të mirëarmatosura për të sulmuar vetëm anijet tregtare të armikut dhe në kohë lufte edhe anijet ushtarake të tij. Historia e piraterisë lind që nga kohët më të lashta. Në pellgun e Mesdheut, qysh fenikasit, si lundërtarët më të vjetër, janë marrë me pirateri. Më pas me pirateri u morën edhe grekët. Me kalimin e kohës, pirateria në Mesdhe arriti nivele të tilla saqë filloi të kërcënojë ekzistencën e shtetit më të fuqishëm antik, Perandorinë Romake.

description

 

Transcript of Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Page 1: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 79 Janar-Shkurt 2015, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

Vijon në faqen 7

Nga Idajet Jahaj

Kam qenë fëmijë atëherë. Aty nga viti i tretë apo i katërt i fillores. Por lexoja mirë çdo libër

jashtëshkollor që më binte në dorë, apo ndonjë revistë, aq sa mund të gjendej. Lexoja çdo gjë, si i çartur. Përmbajtjet më frymëzonin, shkronjat e fotot më vezullonin... dhe më ndiznin qilimin fluturues të fantazisë.

Një ditë na erdhi në shtëpi një revistë. Nuk di kush e solli. E mbaj mend si tani. Me fletë me lustër, me foto të shtrembra e të shpërfytyruara, me shkronja lloje-lloje. Ishte revista “Hosteni” e Tiranës. E mbaja dhe e shfletoja kushedi për të satën herë, sepse nuk gjeja libër tjetër. I rilexoja kallëzimet e saj, po nuk më pëlqenin, se ishin me sarkazmën e humorit, e unë nuk e kam pasur qejf në jetë. Më pëlqenin librat seriozë, me vuajtje e romantikën e largësisë. E kuptoja që tregimet apo episodet ishin për të qeshur, por mua më trishtonin se më dukej sikur talleshin me të tjerët. Sidomos ato pikturat e zmadhuara ta shpifnin, me fytyrat e njerëzve të shtrembëruara, me hundën sa një kokërr patate, qafën e gjatë si të një kokoshi që të shurdhon me këngën e tij, apo si të një keci që tund zilen e mburrjes në qafën e hollë.

Titujt revista i kishte të mëdhenj, edhe shkronjat shpesh herë të shtrembra, të deformuara, edhe ato për humor e përqeshje. Mua më pëlqenin shumë shkronjat, i kundroja si yjet e qiellit, por kur ishin të rregullta, me ngjyrë e jo të zgjateshin edhe ato si qafa xhirafash. Kjo më dukej shqetësim i madh, “prishje bote!” Në atë revistë pak vardharë shkronjash ishin të rregullta. E megjithatë, unë e mbaja dhe e shfletoja herë pas here, më tepër nga dëshira për shkronjën e librin, për leximin. Më kujtohet se kishte shumë karikatura.

Në faqen e parë e të dytë të saj ishte fotoja (karikatura) e madhe e Titos, udhëheqësit të Jugosllavisë. Zinte pothuajse gjysmën e faqes së revistës! Te supet e lart, me kokë të deformuar-llahtar, si një krokodil, që dukej sikur do të të hante me ata dhëmbët si të kalit, me strehën e kapeles

së marshallit të zgjatur si saç përpara. Kishte një qeshje të ngrirë, siç mund të ngërdheshet një gjarpër. Oh, botën e gjarpërinjve e njihja mirë!..

- Po këtë lustër këtu ç`e kanë futur! –i thosha vëllait më të madh, me të cilin shkëmbeja shpesh mendime për librat. – Një lustër të tillë (për Titon)! E kanë harxhuar kot!

Vëllai shikoi mendueshëm karikaturën dhe tha:- Një gjarpër i tillë do të hajë jo vetëm neve, po tërë

Shqipërinë!... Kjo më tmerroi më tepër. E dija se Tito ishte armik i Shqipërisë.

Shpesh shikoja malet përreth. “Kështu janë gjithë malet e Shqipërisë, -thosha me vete. – Të v ijë e t`i shkulë ai qen!. Male të lartë, gjatësorë, të ashpër.”

Dhe doja t`ia hiqja revistës atë foto-fantazmë. Po ç`të lexoja tjetër. Librat ishin më të rralla se pikat e argjendit. Dhe, kur e gjenim ndonjë, sikur dialogonim me yjet. Lexonim shtrirë, ashtu, në ato lëndinat e bukura, që u thoshnim “lënga”, sepse kishin shumë lëng gjelbërimi. Përreth ata malet e lartë, që i lante me dritë dielli çdo mëngjes.

Pra, revistën nuk e grisja. Dëgjoja babain që bisedonte shpesh me gjitonët për politikën, për armiqtë e shumtë të vendit tonë. Por shpesh më shkonte mendja për keq: po sikur të ma gjejnë atë revistë me ...gjarpër brenda?! Pse e mbaja? Dhe vërtet, një ditë, prej kësaj reviste desh e pësova. Desh hëngra një të rrahur nga babai, po, shyqyr, shpëtova. Ç`pësova? Diçka të vogël, por tronditëse për ato momente të largëta të fëmijërisë.

Ishte ditë e nxehtë vere. Korrik, më duket. Kur brigadat e kooperativës, sidomos gratë, gjendeshin arave, në prashitje misri a korrje gruri. Në ato ditë, shumë të deleguar lëviznin nëpër krahinë, herë me makinë, herë më këmbë, takoheshin me punonjësit, i përgëzonin, i udhëzonin për rezultate sa më të larta në punë...

Një çast me nënë duzen

Në ditën e lindjes së poetit, petrit qejvanaj, botohet vëllimi i tij i parë poetik,

“KËNGA E ZOGUT BLU”

Petrit Qejvanaj, një nga fëmijët e Ago e Asife Qejva-najt, me origjinë nga Kallarati, u lind më 1 shkurt 1949 në Gjirokastër. Gjatë viteve 1968-1972 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi dhe më vonë, në vitet 1977-1978, kursin pasuniversitar për Kri-tikë Letrare. Prej disa vitesh, 1973-1987, punoi si më-sues letërsie fillimisht në Kukës e më vonë në shkollën e Llakatundit e në disa shkolla të qytetit të Vlorës. Në vitet 1987-1990 kreu detyrën e drejtorit të Teatrit të Vlorës. Më vonë për disa vite punoi si drejtor në disa shkolla të qytetit po në Vlorë. Karrierën e tij pedagogjike e mb-

ylli si pedagog pranë Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Pas një së-mundje të rëndë poeti, prozatori, publicisti, kritiku le-trar, Petrit Qejvanaj në gusht 2014 ndahet nga jeta, duke lënë pas një sërë dorëshkrimesh në poezi, prozë, shkrime publicistike dhe kritikë letrare.

Sa qe gjallë poeti, me gjithë këmbënguljen e mjaft prej shokëve, miqve, kolegëve dhe të afërme të tij, nuk pati si qëllim, botimin e krijimtarisë së tij, jo të paktë e shumë të vlerësuar, por të shkruante dhe të pëlqehej nga lexuesi i çdo moshe.

Nga Besnik Gjonbrataj

Seit JonuzaJ

Për kureshtarët

Ç`ËSHTË PIRATERIA

DETARE?

Për lexuesit kureshtarë po sjellim pak nga historia e piraterisë detare dhe piratët.

Pirateria është veprim që kryhet në det për grabitje dhe dhunime të lundërtarëve dhe vendeve bregdetare. Kjo veprimtari kryhej nga piratët që qarkullonin deteve dhe nga kusarët e deteve. Piratët ishin hajdutë deti që me anijet e tyre të armatosura lëviznin për të grabitur anijet tregtare. Edhe kusarët e detit hajdutë ishin, por ndryshe nga piratët, ata i kryenin grabitjet me autorizim të qeverisë së tyre, duke përdorur anije të lehta të mirëarmatosura për të sulmuar vetëm anijet tregtare të armikut dhe në kohë lufte edhe anijet ushtarake të tij.

Historia e piraterisë lind që nga kohët më të lashta. Në pellgun e Mesdheut, qysh fenikasit, si lundërtarët më të vjetër, janë marrë me pirateri. Më pas me pirateri u morën edhe grekët. Me kalimin e kohës, pirateria në Mesdhe arriti nivele të tilla saqë filloi të kërcënojë ekzistencën e shtetit më të fuqishëm antik, Perandorinë Romake.

Page 2: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Gazeta KALLARATI faqe 2 Janar-Shkur t 2015

NË DITËN E LINDJES SË POETIT, PETRIT QEJVANAJ, BOTOHET VËLLIMI I TIJ I PARË POETIK,

“KËNGA E ZOGUT BLU”Besnik Gjonbrataj

... Sot, kur ende poeti Petrit Qejvanaj, nuk ka mbushë 6 muaj të ndarjes së tij nga jeta, pikërisht në ditën e tij të lindjes, nën kujdesin e kolegëve të tij, kryesisht të dr. Alisa Velaj, dr. Helena Grillo, vëllezërve dhe motrave të tij, u bë e mundur botimi dhe promovimi në mjediset e Bibliotekës publike “Shevqet Musaraj” të Vlorës, i librit të tij të parë me poezi të titulluar “Kënga e zogut blu”, redaktuar nga prof. dr. Agim Vinca.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë poetë e shkrimtarë të qytetit të Vlorës, familjarë, shokë, miq, pedagog dhe studentë të Universitetit “Ismail Qemali”, aktorë të teatrit “Petro Marko” etj.

Ishin të pranishëm edhe shkrimtari e albanologu kosovar, prof. dr. Agim Vinca dhe gjuhëtari i njohur, prof. dr. Rami Memushaj. Aktivitetin e drejtoi dr. Alisa Velaj. Për të pranishmit u shfaq një dokumentar nga jeta dhe krijimtaria e poetit Petrit Qejvanaj dhe pastaj referoi prof. dr. Agim Vinca, i cili kishte bërë edhe parathënien e librit. Po ashtu folën edhe prof. dr. Rami Memushaj, dr. Helena Grillo, prof. dr. Aristidh Çipa, poetja Laureta Petoshati, poeti Petraq Kote, drejtori i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”, Çlirim Hox-ha, dr. Alisa Velaj, kritiku Eqerem Canaj etj. Studentë dhe aktorë recituan vargje nga vëllimi poetik "Kënga e zogut blu" të poetit Petrit Qejvanaj.

Diçka rreth këtij vëllimi poetik, për ata që ende nuk e kanë lexuar, po e sjellim këtu më poshtë:

Kënga e njeriut të ndershëm, në vend të parathënies, nga prof. dr. Agim Vinca

Parathënien librit të Petritit mund t’ia bënte kushdo mik, shok, koleg dhe artist apo shkrimtar që e njohën atë nga afër. Por parathënie e librit është bërë prej njërit prej poetëve të dëgjuar të kombit shqiptar, pikërisht nga poeti kosovar, prof. dr. Agim Vinca, i cili, siç thekson vetë ai, edhe pse me Petritin ishte takuar jo më shumë se tre-katër herë, kishim shumë gjëra të përbashkëta: ”Ndoshta ishim dy shpirtra binjakë, të pakënaqur me këtë botë, me rendin e saj të gjërave, dy njerëz që s’e durojnë të keqen, ligësinë, poshtërsinë, dhe që gjako-jnë, që të dy, me gjithë shpirt, më shumë dashuri, jetë, mirësi, çiltërsi, shpirt e jo neps”.

Më poshtë në parathënien e tij, poeti Agim Vinca shprehet: “Mund të them lirisht se Petrit Qejvanin e ki-sha mik dhe shok, edhe pse nuk jam takuar me të më shumë se dy-tri herë a, shumë-shumë, tri-katër herë në jetë. Kishte diçka telepatike, që na bënte të merreshim vesh fare mirë me njëri-tjetrin në komunikimet tona të rralla me gojë e me shkrim, të cilat, çuditërisht, u shpeshtuan kah fundi i jetës së tij. Ishim moshatarë, të lindur që të dy në të njëjtin vit, unë në brigjet e një liqe-ni të bukur, të mbetur jashtë sinorit, kurse ai buzë detit, në qytetin e lavdishëm të Vlorës, emri i të cilit është skalitur në analet e historisë sonë kombëtare. Ndoshta ishim dy shpirtra binjakë, të pakënaqur me këtë botë, me rendin e saj të gjërave, dy njerëz që s’e durojnë të keqen, ligësinë, poshtërsinë dhe që gjakojnë, që të dy, me gjithë shpirt, me shumë dashuri, jetë, mirësi, çiltër-si, shpirt e jo neps. Dhe, doemos edhe më shumë art, poezi, dritë. “Mehr Licht”, siç do të thoshte, në çastet e fundit të jetës, Gëtja i madh, emri i të cilit del në një kontekst shumë interesant, në vargjet e Petritit.

Petriti iku nga kjo botë, përgjithmonë, këtë verë, në

fundgushtin e këtij viti të përflakur nga skandali i vjed-hjes së Bankës së Shtetit, jo nga bandat e rrugës, por nga njerëzit që punojnë në të, sepse Shqipëria jonë e dashur është vend ku lulëzojnë paradokset si portokal-let. Po të mos ishte në grahmat e vdekjes, Petriti do të hidhte në letër me siguri diçka në formë vjershe e artikulli gazete për këtë skandal të paparë, sepse ai ur-rente mbi gjithçka babëzinë e njerëzve në pushtet. Por jeta nuk i dha afat.

Lamtumirë Petrit! Erdha të të takoj në Vlorë, por më thanë se ishte e pamundur. Ti ishe në spital, në reanimacion, ç’ka do të thoshte se ishe nisur tashmë, mjerisht, në rrugën pa kthim, në të cilën do të nisemi të gjithë një ditë, kush më herët e kush më vonë. Të qoftë i lehtë dheu i atdheut dhe i qytetit tënd, që e deshe aq shumë dhe tek jetove gjatë tërë jetës me nder e pa zhurmë!

Se ishte intelektual i formuar, e hetova që në ta-kimin e parë, në konferencën shkencore për Petro Markon, mbajtur në Universitetin e Vlorës në vitin 2008. (Në darkë, në hotel, Petriti me Xhevon, Xhe-vahir Spahiun, kënduan këngë labe. Përpiqeshim t’ua mbanim ison edhe ne të tjerët, që vinim nga zonat në kufi me Toskërinë, ku fillojnë “kufijt’ me Geget”, siç do të thoshte mjeshtri i rrallë i vargut shqip, Dom Ndre Mjeda). Por se ishte edhe poet, poet i ndjerë, lirik, po aq sa i rreptë e sarkastik, tani po e marr vesh. Tani, kur po lexoj poezitë e tij të lëna në dorëshkrim, nisur nga Vlora në Prishtinë nga kolegët dhe mikeshat e tij (dhe të miat), Anisa dhe Helena.

Është një shpirt i pasur e i dëlirë, që flet në këto poezi, të cilat na vijnë si një testament. Është një zë i butë lirik, por edhe burrëror, që artikulon mendimin e vet për gjithçka në jetë dhe që gjykon me komën e vet. Dashuria, jeta, vetmia, vdekja, ikja e pashmangshme e kohës, çastet që fluturojnë, ndjesia për gruan, femrën, por dhe lidhja me tokën-mëmë, me Shqipërinë, me Kosovën, me dramën e saj, tonën- të gjitha sublimohen me vargjet e Petrit Qejvanajt.

Ka shumë mesazhe në to, ndjenjë, mendim, re-fleksivitet, të shqiptuara kryesisht thjesht, shumë herë drejtpërdrejt, por me një regjistër të pasur mjetesh shprehëse. Këto poezi, sikurse edhe një varg artiku-jsh kritikë e publicistikë dhe shkrimesh të tjera, të botuara në faqet e shtypit ose të lëna në dorëshkrim, janë fryt i një njeriu me dia-pazon të gjerë kulturor, letrar, estetik e gjuhësor. Me botë të pasur shpirtërore e fonda-ment të fortë etiko-moral. Janë krijime të një njeriu që është para së gjithash vrojtues i mprehtë i jetës, por edhe njohës i mjeshtërisë së var-gut, sidomos të vargut shqip, burimor, klasik e bashkëko-hor. Fjala, figura, imazhi, metafora, ritmi, rima, tingulli - të gjithë përbërësit e verbit poetik, vihen në funksion të ndjenjës dhe mendimit; të çastit jetësor që dëshiron ta fiksojë në vargje poeti. “Kur

jam me ty, shpesh bie në mendime/ Dhe kujtoj ç’ka më të bukur në botë/ Dhe hëna/ Dhe yjet/ Dhe trëndafilat/ Janë pjellë e një fantazie të kotë./ Asgjë,/ Asgjë,/ Nuk është e bukur sa ti, e dashur./ Dhe hëna/ Dhe yjet/ Dhe trëndafilat/ Nga bukuria jote/ Janë spërkatur”.

Poezia e Petritit himnizon bukurinë dhe dashurinë, por ajo rreket edhe me mizorinë e kësaj bote. Konform asaj thënies së famshme të Bodlerit, atit të modernitetit në poezinë evropiane e botërore: “Këndo, muzë, idi-otizmin e botës!”.

Tranzicioni i egër shqiptar, ngjarjet e 97-s, lufta për pushtet, vrapimi pas parasë e pasurisë, me çdo kusht, pa zgjedhur mjete; tjetërsimi i njeriut, shpërfytyrimi dhe degradimi i tij - janë disa nga problemet që ngre kjo poezi. Vjersha si “Kënga e njeriut të ndershëm”, me notën e tyre të protestës, me vargun sarkastik, me zemërimin e subjektit lirik, ta kujtojnë “Hakërrimin” e Ali Asllanit. “S’e kam zili unë babëzinë/ Gobsekët e rinj që s’i zë gjumi,/ Që përfitojnë nga trafiqet,/ Që pasurohen nga zullumi./ Që shesin me zarfa vende

Page 3: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

hatër të miqësisë, kam frikë se një njeri aq i drejtpër-drejtë e objektiv sa ishte Petriti tokësor, do më kishte tundur gishtin në formë pakënaqësie prej hapësirave qiellore ku jeton tani, duke më perifrazuar shprehjen e tij të preferuar: “Miq prej poezisë, por kurrsesi poetë prej miqësisë”!, përfundon kështu fjalën e saj dr. Alisa Velaj.

Vlerësimet e bëra në ditën e promovimit të librit nga poetë, shkrimtarë, kritikë etj, pjesëmarrës në këtë aktivitet, lexuesit do t’i gjejnë së shpejti të plota të botuara nga organizatorët e aktivitetit në gazetën “Na-cional”, por për lexuesit e kësaj gazete, “Kallarati”, po shkëputim dy prej tyre, të cilat shoqërojnë kapakun e librit “Kënga e zogut blu”.

Behar Gjoka, kritik dhe shkrimtar: “ Poetika e pranisë së amshimit, derdhur në përmbledhjen e librit poetik, si ndjesi dhe ngjyrë, fjalë dhe shprehësi, frymë dhe art, shqiptohet në librin e Petritit me një lirizmizëm të brishtë, që flet me kohën dhe shpirtrat. Ngjizja e poezisë që këngëton me detajin dhe thjeshtësinë e komunikimit, duke ndërthurur poezinë moderne me atë klasike, vjen si faktura më e beftë e ligjërimit të poezisë autoriale, jashtë zyrtaritetit dhe skemave zhur-muese. Poezia e tij, më tepër se sa lexim, kërkon situ-atë përjetimi, apo një dialog me veten dhe universin e shpirtit, që rrezëllitet në hemisfera ekzistenciale, pa kohë dhe hapësirë. Kjo lirikë, në varg, frymë, kumtet e hapura, teknikën dinamike të vjershërimit, fjalësinë e përzgjedhur, thënëse e shënjuese mbart pentagramin e vet, të një poeti ndryshe që la fjalën në mesin tonë, për lexuesin e gjithëkohësisë, pa drojën se do ta shpërfil-lin apo përthithin si vlerë”, përfundon vlerësimin e vet Behar Gjoka.

Sadik Bejko, studiues dhe pedagog në universitetin e Tiranës: “Në lirikën erotike të Petrit Qejvanit fryjnë herë erëra malli për çdo gjë të shenjtë që ka ikur dhe nuk kthehet dot më, e herë erëra të trazuara prej pluhu-rit të kuqërremtë të shkretëtirës së shpirtit, kur dashuria ka shtegtuar drejt moskthimit. Në të dyja rastet vargjet e servirin në mënyrën më befasuese dramën e thellë të humbjeve dhe rihumbjeve, ç’ka e bën recepientin ta lexojë këtë lloj lirike, si një ditar që e ka shkruar vetë ky lexues për jetën e tij”- përfundon vlerësimin – Sadik Bejko.

Sa herë që do të lexojnë krijimtarinë e tij, nëpërm-jet poezive të tij të botuara në këtë libër, por edhe prej atyre të lëna në dorëshkrim, të cilat me siguri do të botohen, familjarët, të afërmit, shokët, miqtë, kolegët, studentët e tij, do të kenë në çdo kohë para tyre, “Petri-tin poet” dhe “Petritin njeri”. Bashkëfshatarët e tij kal-laratas do ta kujtojnë Petritin për kontributin e tij ndaj shoqatës dhe gazetës së saj “Kallarati’ dhe në veçanti do ta kujtojnë atë, sa herë të shikojnë filmin dokumen-tar “Kallarati, një Trojë e Vogël Labe”, realizuar mbi bazën e esesë “Kallarati”, shkruar prej tij në vitin 2012.

Aktiviteti u mbyll duke u dhuruar të gjithë të pra-nishmëve një kopje të librit “Kënga e zogut blu”, si dhe me një koktejl dhe drekë në kujtim të jetës dhe veprës së Petrit Qejvanajt. Në emër të familjarëve përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit vëllai i poetit, zoti Lavdosh Qejvanaj.

Gazeta KALLARATI faqe 3 Janar-Shkur t 2015

pune,/ Që me tendera vënë miliona,/ Që ngrenë vila mbi varfërinë,/ Që zotërojnë gjithandej prona,/ Që e shqyen copë Shqipërinë/ Kush të marrë llokmën më të madhe/ Dhe mbajnë fjalime mallëngjyese/ Për dashurinë atdhetare!...”.

Pas strofave të cituara më lart, lexuesit le të gjyko-jnë vetë në kam apo nuk kam të drejtë t’i krahasoj këto vargje me ato të poetit të famshëm vlonjate, autorit të “Hanko-Hallës”, i cili , edhe poet i dashurisë (dhe i humorit), u hakërrye dhe s’duroi dot më maskarenjtë që zhvatnin atdheun si qentë në vitit ’40. Është kohë e maskarenjve, përsëri. Tani jo nën pushtuesin fash-ist këmishazi, e as nën diktaturë, por në “demokra-ci”. Në atdheun e shqiptarëve lulëzojnë vesi e krimi, gënjeshtra e mashtrimi, hipokrizia e babëzia, dhe sa e sa dukuri të tjera si këto, që fshikullohen pa pardon në vargjet e këtij poeti. Të tilla, fshikulluese, por, në thelb të dhimbshme , janë edhe vjershat: “Pa kokë”, “Për politikën dhe njerëzit”, “Kaos”, “Vëllezër, ulni armët!”, “Ardhja e forcave shumëkombëshe”, “Atd-heu im fitimtar dhe i mundur”, “U vra gjelbërimi”, “Si kali në lëmë”, ”Hipokriti”, “Hipokrizi” etj. Në to bucet zëri i poetit qytetar, njeriut rebel, por edhe ideal-ist, që pranon më parë të vuajë e të vdesë sesa të shesë shpirtin dhe ndërgjegjen e vet.

Petrit Qejvanaj godet të keqen në shoqëri, por nuk sheh vetëm zi. Ai e di se përveç horrave, maskaren-jve e hajnave ordinerë, në këtë vend ka edhe njerëz që dinë të falin dashuri e miqësi të vërtetë, të sinqertë, pa harruar se ata që janë të gatshëm të luftojnë e të sakri-fikohen për liri e dinjitet, vlera këto pa të cilat nuk ka kuptim jeta njerëzore dhe pa të cilat nuk mund të ketë, fundja, as poezi”,- përfundon fjalën e vet poeti Agim Vinca.

“Miq prej poezisë, por kurrsesi poetë prej miqë-sisë”, nga dr. Alisa Velaj

Ky është mesazhi që jepte Petriti poetëve të rinj, me të cilën dr. Alisa përfundon fjalën e saj në ditën e pro-movimit të librit poetik të Petrit Qejvanajt, e cila kreu edhe rolin e moderatores së takimit dhe shpesh i duhej edhe të përlotej. Alisa, duke dhënë disa refleksione rreth poezive të Petritit, do të shprehej: “Duket se po-etët zotërojnë një tjetër kohë. Një kohë, ku klishetë për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen nuk janë njësoj si të qenieve të tjera humane. E kjo nuk është thjeshtë ajo koha poetike që rreken ta pagëzojnë shpesh jopo-etët. Është një hapësirë, në të cilën e ardhmja nuk është domosdo ai dimensioni i çasteve të pambërritura ende, apo dimensioni në pritje, sikurse e shkuara nuk është dimensioni i mendimeve dhe përjetimeve të tejkalu-ara. Për këtë kategori krijuesish, e tashmja zëre se nuk ekziston në formën e saj tradicionale. Ajo plazmohet ose në një të shkuar që është përherë në udhëtim drejt së ardhmes ose në një të tashmë flurore që e projekton vetveten përmes mungesave të së shkuarës. Është kjo trajektorja e perceptuar prej lexuesit teksa përhumbet në poezinë refleksive të Petrit Qejvanajt. Koha e ikur pa mbarim dhe pambarimi kohor përkëmben me njëri-tjetrin, si përkëmbehet në udhëtimin tonë tokësor jeta dhe vdekja, fitoret dhe humbjet, melodia e vjetër dhe melodia e re...

Ajo paplotësia që herë na robëron me hijen e saj pa dëshirën tonë, e herë jemi vetë ne atdheu i ngjizjes

së saj. Ne që e dashurojmë diellin dhe pikëllohemi aq shumë, kur falë një vullneti aspak të arsyeshëm, kupto-jmë papritmas, se kemi humbur mundësinë të ngrohemi nën rrezet e tij. E gjithë kjo ndodh, pasi ne sillemi me kohën si të ishim të pavdekshëm dhe koha hakmerret mbi ne me gurë të rëndë malli, që na i mbajnë shpirtrat përherë në një pezulli të pakthyeshme, duke na dhuruar zogj që ngrijnë në mes të këngës dhe lumenj të dalë nga shtrati prej dhimbjes dhe pamundësisë .

“Më duhet të bëhem lumë dalurshtratit/ Që të prek bregun tjetër/ Ku je ti/ E shndërruar në mjegull”. Më mungon ti “Dhe shpirtrat do braktisin kufomat tona/ E do shkojnë kushedi ku/ Në formën e avullit apo të tymit.../ Ne asnjëherë nuk do kemi qenë”. Një ditë.

Nostalgjia për diellin alegorik e shtyn poetin drejt mendimit për vdekjen dhe kotninë e ekzistencës, e zhyt në një melankoli e pikëllim të pambarimtë, ndërkohë që kujtimi i çasteve të bukura të dashurisë e ngre prej fundit të pikëllimit dhe e bën ta dojë jetën me çdo qelizë të shpirtit të tij, aq sa botën e përtejme diku të errët nëpër disa poezi që na vijnë si forma rekuiemi, e paraqet tanimë, thjesht si një prag kalimi drejt një realiteti tjetër, prej nga mund të dëgjojë edhe tingujt e jetës, po qe se banesa e tij e fundit do të jetë pranë bu-levardit ku shëtisin çdo çast kalimtarët. Dikur i humbet pesha e nevojshme për ekuilibër, kur ndjen se ëndrra për ta rijetuar të shkuarën është e pamundur, e diku bëhet i ndërgjegjshëm se thëllimet janë të parashikue-shëm, dhe pjesë e jetës po aq sa rrezet e diellit. Ndaj edhe i drejtohet së shkuarës me një këshillë që e shtyn t’i thurë një himn jetës pas çdo rënie të beftë, apo të dashurojë thellësisht veten që ta dashurojnë më pas të tjerët.

“Se qiell të hapur/Nuk mund të ketë,/Pa patur qiell të vrenjtur./ Po kryesorja është që ti,/ Më shumë të dish të qeshësh”. Më shumë të dish të qeshësh . E rëndë-sishme është/ Të mos tradhtosh veten / Kur të tradhto-jnë të tjerët”.Jonës së trishtuar

Ky dyzim i vazhdueshëm në poezinë refleksive të Petrit Qejvanajt, ky shpirt i shqetësuar poetik me kahje sa nga pikëllimi sa nga dalldia, i cili njëkohshëm be-son e dyshon në gjithçka, i jep krijimtarisë së poetit, tipare të modernitetit dhe pakohësisë. Kjo lirikë re-fleksive vjen si kënga dhe klithma e një zogu blu, një zogu të ëndërrt që plagoset e dridhet nga dhimbja, po aq sa joshet nga pambarimi i kaltër, duke qenë shpesh një krijesë dashurie e hapësirave qiellore. Zogu bëhet kështu simbol i poetit rebel, dashurues i pashoq si ai, projektues i dritës dhe i përndritur prej saj, sikurse një trembës i madh, për të mos i humbur gjërat që i ka aq të shtrenjta. Ai ngjiz pafund dritë, që të ketë sadopak dromca të saj në thellësitë e qenies se tij, kur t’i vijë nata papritur e papandehur. Dashuronjës e ndjellakeq krejt i patëkeq, siç mund të jenë vetëm poetet e vërtetë!

Përtej poezisë, cilësitë e zogut blu i kishte edhe miku im Petrit Qejvanaj, në bisedat e përditshme me miqtë e tij më të afërt, dhe nëse ai sot nuk ndodhet më fizikisht midis nesh, poezia e tij origjinale dhe me me-sazhe të fuqishme filozofike, do e mbajë në jetë për një kohë shumë të gjatë, për lexuesin e poezisë së vërtetë. Këtë të fundit e them, duke u nisur jo nga Petriti mik, por nga Petriti poet, sepse nëse do e kisha thënë për

Page 4: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Gazeta KALLARATI faqe 4 Janar-Shkur t 2015

Seit JonuzaJ

...Nga Odisea te Pompeu

Akili, i përjetësuar hero i Luftës së Trojës nga Homeri, ishte pirat. Por në atë epokë pirateria shihej ndryshe nga si shihet sot. Në “Iljadën” e Homerit pranohet se jo vetëm që nuk ishte turp që Akili merrej me pirateri, por flitej edhe me një farë krenarie. Heroi tjetër i Homerit, Odisea, po ashtu, mburrej me “heroizmat pirateske të tij. Por të gjithë piratët e lashtësisë i eklipsonte, pothuaj, tirani i ishullit Samos, Polikrati (vitet 537-522 p.e.s.). Ai arriti të krijonte një flotë të madhe dhe sundonte si një zot i vetëm në detin e Egjeut.

Në vitin 522 p.e.s. satrapi persian Orojtes, duke pasur frikë nga fuqia e madhe në rritje e Samosit, e tërhoqi me mashtrim Polikratin në Magnezi (krahinë në Thesalinë lindore të Greqisë së lashtë) dhe pastaj e kryqëzoi. Vdekja e tiranit të Samosit çoi në fuqizimin e hajdutërisë në Mesdheun lindor.

Në epokën e Perikliut piratët grekë u bënë aq të fuqishëm, sa krijonin shtete të vegjël. Zhvillimin e piraterisë në ujërat greke e favorizonin jo vetëm kushtet gjeografike, ishujt e shumtë dhe vija e përthyer bregdetare, por edhe niveli i atëhershëm i mjeshtërisë së lundrimit. Plaga e piraterisë u përhap atëherë në tërë pellgun e Mesdheut, nga Helesponti (emërtim i lashtë grek i ngushticës së Dardaneleve) deri te Shtyllat e Herkulit (emërtimi i dy shkëmbinjve në brigjet e Evropës e të Afrikës në ngushticën e Gjibraltarit, gjoja të ngritur nga Herkuli).

Në vitin 67 p.e.s. për shpartallimin e piratëve u ngarkua Pompeu (106-48 p.e.s.), një strateg dhe politikan romak. Ai mori përsipër drejtimin e trupave ushtarake në të gjithë Mesdheun. Pompeu në të njëjtën kohë goditi bregdetin e Spanjës, Francës, Afrikës, Siçilisë dhe të Sardenjës. Dhe menjëherë pas dëbimit të piratëve nga Mesdheu perëndimor, Pompeu e hodhi flotën e tij në Mesdheun lindor për të mos i dhënë kundërshtarit as më të voglin pushim. Të pushtuar nga tmerri, piratët u tërhoqën nga hapësirat e detit të hapur, duke u fshehur në labirintin e ishujve dhe gjireve të ngushtë, në daljet e të cilëve ngritën fortifikata. Më në fund udhët detare u bënë të lira për anijet që transportonin drith dhe banorët e uritur të Romës po furnizoheshin me ushqime. Dhe megjithëse pas 10-15 vjetësh piratët e ripërtërinë aty-këtu veprimtarinë e tyre, ata nuk e arritën më fuqinë e mëparshme.

Një ngjarje e pazakontë me Jul Çezarin

Në vitin 81 p.e.s. Romën e drejtonte diktatori Sulla që kishte ardhur në pushtet pas një lufte të ashpër politike dhe duke pasur frikë se mos e rrëzonin, i përndiqte pa mëshirë kundërshtarët e tij. Ndër këta që Sulla e quante më të rrezikshmin, ishte edhe Jul Çezari, që Sulla kish vendosur ta dëbonte ndër të parët. Jul Çezari ishte një djalë i ri, nga familje fisnike aristokratësh e me ndikim të Romës. Ky djalosh ishte i arsimuar, jashtëzakonisht i aftë, punëdashës e i zgjuar. Por ky nuk ra në dëshpërim kur mori vesh vendimin e diktatorit, por iu përshtat shpejt gjendjes së tij të re. Duke menduar se nuk duhej humbur koha kot në

mërgim, ai vendosi të merrej me studime të artit oratorik. Për këtë qëllim ai u fut në një nga shkollat më të mira të retorikës të asaj kohe në ishullin e Rodit me lektor Apollonin, i mbiquajtur Mollon. Dhe kështu, , së bashku me shoqëruesit, siç i takonte një patrici romak, hipi në një anije që u nis për në Rodi. Kur anija kaloi ishullin Farmakuza, u diktuan disa galera (lloj anijesh ushtarake me lopata) që lëviznin pas një anijeje me pëlhura. Kapiteni i anijes romake e kuptoi se po e ndiqnin piratët. Çezari, pa u shqetësuar, u ul në vendin e tij të zakonshëm dhe u zhyt në lexim. Piratët shpejt ia behën në anije. Kreu i tyre iu drejtua Çezarit:

Kush je ti? E pyeti ai.Djaloshi nuk u ndie fare, duke i vështruar piratët me

përbuzje, vazhdonte leximin. Një nga udhëtarët, duke parë se atmosfera po ndizej, i vajti kryepiratit e i tha:

Ai është patrici Jul Çezari dhe i takon një familjeje nga më të shquarat. Sulla e përzuri nga Roma dhe ai tani po shkon në Rodi.

Unë do t`ia marr të gjitha çfarë ka, e ndërpreu prerazi udhëtarin pirati. Prandaj nuk e vrava se mua më interesojnë më shumë parat se sa jeta e tij. Pirati iu kthye rishtas Çezarit, duke e pyetur me inat, sa para do paguash për lirinë tënde e të shoqëruesve të tu? Por nuk mori përgjigje. U këshillua me njerëzit e tij pirati dhe vendosën t`i kërkojnë 20 talanta (njësia më e madhe e monedhës së Greqisë së lashtë dhe e Perandorisë romake.). Në këtë çast, për çudinë e të gjithëve, Çezari e prishi heshtjen, duke thënë : E di ke keq zanatin tënd, duke ironizuar piratin. Me llogarinë më të thjeshtë unë kushtoj jo më pak se 50 talantë.

Mirë, tha pirati, por të paralajmëroj se po nuk i mora 50 talantët, unë do të të pres kokën.

Udhëtarët e anijes i zbritën në tokë. Atje ata me roje do të prisnin derisa të vinin paratë. Njëkohësisht piratët nisën kasnecët e tyre për në familjet e pengjeve.

Një herë Çezari u shprehu piratëve fjalët që hynë në histori: - Do vijë dita, kur ju të gjithë do të bini në duart e mia. Dhe të jini të sigurt, që unë do ju gozhdoj në kryq si për keqbërje, ashtu edhe për mendje të trashë. Mbajeni mend këtë që ju thashë! Dhe dijeni që unë gjithmonë e mbaj fjalën time!

Pas 38 ditësh në strehimin e piratëve u kthyen kasnecët me lajmin, se paratë në shumën e 50 talantëve iu dorëzuan për ruajtje qeveritarit të Miletit (qytet i Greqisë së lashtë në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël).

Menjëherë piratët i çuan pengjet në Milet, ku në shkëmbim të tyre morën shumën e premtuar. Ndërsa Çezari, pasi fitoi lirinë, vendosi të realizojë pa vonesë atë që kish thënë më parë. Ai iu drejtua qeveritarit të Miletit me lutjen për t`i dhënë 4 galera ushtarake dhe 500 ushtarë. Me këto anije Çezari u nis drejt Farmakuzës. Ai i zuri

piratët në strofkën e tyre, duke bërë orgji me rastin e ndarjes së parave. Piratët e dehur nuk ishin në gjendje të rezistonin. 350 banditë u dorëzuan në mëshirën e fitimtarit dhe vetëm disa nga më të padehurit arritën t`ia mbathnin. Çezari liroi pengjet që mbaheshin në ishull, mori mbrapsht shumën e tij të parave dhe u nis për në Pergam (kryeqyteti i mbretërisë së Pergamit në veriperëndim të Azisë së Vogël që ekzistonte në vitet 283-133 p.e.s.). Çezari urdhëroi mbylljen në kështjellë të piratëve të lidhur me vargoj, të cilët me urdhrin e tij u dënuan me vdekje të 350 piratët, ndërsa 30 krerët u gozhduan në kryq. Pastaj Çezari, sikur të mos kish ndodhur asgjë, vazhdoi udhëtimin për në ishullin Rodi.

Falë veprimeve të Pompeut dhe të Çezarit popujt e pellgut të Mesdheut për disa kohë shpëtuan nga piratët. Megjthatë, menjëherë pas vdekjes tragjike të Çezarit në kohën e ideve të marsit të vitit 44 p.e.s. (në kalendarin e lashtë romak ide quheshin dita e 15 e marsit, e majit, e korrikut, e tetorit dhe dita e 13 e muajve të tjerë) piratët përsëri e ngritën kokën. Ata bëheshin aq më të guximshëm e më të fuqishëm, sa më i dobët që tregohej perandori i Romës, derisa Perandoria romake ra në shek. e 5-të të e.s.

Ne u përqendruam tek deti Meshe, por pirateri ka pasur edhe në dete të tjera të rruzullit, si në detet e Veriut, në detin e Karaibeve, në oqeanin Indian, në detet e Jugut, në Lindjen e Largët etj.

Piratët e ditëve të sotmeNga fundi i shek. të 19-të pirateria në formën e saj

fillestare tashmë nuk paraqiste ndonjë rrezik serioz për lundrimin detar. Në shek. e 20-të vëreheshin vetëm raste të rralla të hajdutërisë private detare, kryesisht në detin e Kuq dhe në detet që lagin Kinën, raste të cilat vërehen edhe sot në shek. e 21, veçanërisht në detin e Kuq.

Falë veprimeve të përbashkëta të ndërmarra gjatë shekujve të fundit nga shtetet e mëdha detare, u duk sikur qendrat kryesore të piraterisë u zhdukën. Në fakt hajdutëria detare po vazhdon edhe sot, por në forma të tjera, duke rrezikuar si më parë sigurinë e lundrimit ndërkombëtar. Akt piraterie është rrëmbimi i anijeve apo detyrimi për t`i çuar rrëmbyesit atje ku duan këta. Dhe nuk ndodh vetëm në det kjo lloj piraterie. Sot ka edhe pirateri ajrore, nga e cila rrëmbehen avionë udhëtarësh dhe u ndryshohet destinacioni i udhëtimit.

Nga Seit Jonuzaj

Për kureshtarët

Ç`është pirateria detare?

Page 5: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Gazeta KALLARATI faqe 5 Janar-Shkur t 2015

Kallarat i dashur dhe loti te syri s`u tha

Nga Namaz TOZAJ

1. Kallarat i dashur Kallarat i dashur Djemtë ku i ke?

Bredhin nëpër botë Për një jetë të re.Lodhen e rropaten, U thinjën andej.Në gusht u mblodhën, Brezi takon brez.Gëzuan dhe gurët Për ata që erdhë,Në të gjithë fshatin Lot e këngë u derdh,Kudo që të shkoni Fshati do ju pres,Guri e ka peshën Veç në vend të vet.

2. Loti te syri s`u thaTi. O lot, që del nga syri. Ç`halle ke?Njëzet vjet iu qepe fshatit Si rrufe.Ku janë djemtë e Kallaratit? Ca s`i ke.Shikova në festë të gushtit, Nuk ishin atje.Pyes për Bujar Davacin, Mos ma pe?Po ky Memua me Avninë, Ç`i ka gjet?Ejani, ju duan fëmijët, Nusja ju pret.I vetmi Klodi Qejvani Mbeti thellë në det.Nga Demirajt, Ilirjani Te greku në aksident.Po ku je, o Kadri Ribi, Pse s`na flet?Djalë i qeshur, fjalëmbël, Ç`të ka gjet?Dhe në Vlorë Hysni Tozaj Dha dy djem.Bardhos nuk iu gjet as trupi, Ra në det,Tjetrin ia sollën në arkë, Helm kiamet!Fatmir Tozaj shkonte rrugës, Plumbi në makinë e vret.Dhe djalin e Gazi Jonuzit E vran` në kurbet.Nino i Agron Golloshit, O i vetëm ku je?Po i vetmi i Laze Llanajt, E mbylli një derëBashkë me kushrin` e parë Djal~ i HadixhesëMë pas dhe djal` i Bashkimit, Llanajt i bënë tre.Edhe hysajt mirë e çitën Me tre djem!O bujar Selman Memushi, Ishe biznesmen,Ç`pati me ty faqeziu, Të vrau pa besë.Oficer Elham Elezi, I Ndërhyrjes së shpejtë E mori plumbin në ballë Nga njeriu i keq.Po të vetmin Luan Shakaj Ç`e ka gjet?Ta mori jetën Pirrdrënja, Guri i pabesë.Ku qe armiku, o shokë, Ç`luftë qe?Që mori këtë farë djali Me të zgjedhë.Ju, o djem që jetoni, Amanet!Këtyre djemve t`u këndoni Mot e jetë, sa të rroniMe baltën që janë mbuluar, U prehshin të qetë!Mbi ta do bjerë loti i syrit, Ai s`thahet lehtë.

Ditën e pashkës në drekë. therën-o një ka të sertë.

Vajta, moj, vajta mora një okë mish. Zjarrin, moj, zjarrin, i vura kusisë.

Te shtëpia lart te brinja krisi kuja, ulërima… Pa dëgjoni, ç’thotë Marina!

Sterra, moj, oiiii, oiii, doli gjarpëri stihi; m’u hodh brenda në kusi. Më lëshoi helmin e zi… Helmin e zi ma lëshoi, nëntë djemtë m’ì helmoi. Nëntë djem e nuse nëntë; Korba, si s’më ikën mendtë. Djem e nuse vanë e shkuan. Të gjith’ me djepe në duar. Nëntë dyfekë më ikën Nëntë djepe m’u gremisën…

Nënëzezës nga trishtimi mendt’ ì vanë te Kostandini… Si Dhoqinën fill të vetme e martoi, ku dot s’e gjendte?

Kostandin, Kostandin, të zëntë nëma; Bijën pse, bijën pse hoqe nga mëma? Ç’më bëre, ç’më bëre, o more djalë? Më dhe bes’, më dhe besë, më dhe fjalë. Bijën-o, motrën do sillje me kalë. Sterra un’, sterra malli ç’më ka marrë!

Ditën e Pashkës së Madhe Midis shoqesh si sorkadhe, Kapërcyer dy-tre male na hidhte Dhoqina valle…

Më martoi vëllai larg-o, Ejani, motrani, Ejani, motrat e mia!

Jam në hall e në merak-o, Ejani, motrat e mia!

Nuk më lën’ malet e lartë; Ejani, motrat e mia!

Nënë mirën ta shoh pak-o; Ejani, motrat e mia!

As vëllezërit varg e varg-o; Ejani, motrat e mia!

Fjal’e nënës shkoi te varri… Kostandini u ngrit ì pari. Balta e zezë iu bë kalë, Guri ì murrmë iu bë shalë. Tek Dhoqina tha dy fjalë:

“Mirëdita, moj Dhoqinë; Ç’më vjen mirë, që qenke mirë! E dredh vallen dhe shaminë Si një flutur në lëndinë.

“Mirëseerdhe, o im vëlla, Eja pak, vallen ma mba! Në ke ardhë për të mirë, Të vishem si gjeraqinë. Në ke ardhë për të keq, Të vishem si kallogre.

“Jo, motër, sikundër je! Bëju një lajm shoqeve! Na pret nëna në fole! Ku e lamë e ku na le!

Fjalët e fundit sa dëgjoi, Vallen Dhoqina ndaloi. Veshi xhoken-o.

Vëlla-motër përmbi kalë; Një ì vdekur, një ì gjallë Marrin rrugën-o.

Zogjtë çirren “cili-viu! Jo me gaz, por prej vetiu; Çajnë ajrin-o.

“Kostandin, je zverdhur shumë, more im vëlla! Këta zogj ç’flasin kështunë, more im vëlla!

“Oh, Dhoqinë, motra ime, Zogjtë kanë gjuhën e tyre!

Zogjtë këngë le të thonë. Se ne kemi gjuhën tonë.

Sikur të kish rënë bisha, Kali seç u ndal. Afër mureve te kisha Kostandini tha:

- Vazhdo rrugën, moj Dhoqinë; Do shkoj pak në Ajodhimë. Aty, motër, lash’ shaminë.

Nëpër xëc e nëpër natë Shkon Dhoqina nëpër fshat. E stolisur dhe mallplotë Tak-tak-tak troket në portë.

- Ç’je ti mortje, që troket natën-o? Tremb një qyqe, që ka mbet’ vetëm-o! Mos je gjarpri që më hëngri djemt’ e mi? Nëntë djem e nëntë nuse me fëmij’…

- Ç’flet kështu, moj nën’ e mirë, Unë jam jotja Dhoqinë!

- Me kë erdhe, moj Dhoqinë, Nëpër natë ç’të solli ty-në?

- Sa erdha me Kostandinë, Mbajti fjalë vëllai ì mirë!

- Ç’Kostandin moj fjalëdjegur, Ka tre vjet që më ka vdekur! Me të tjerët është tretur. Qyqja, korba unë! Nata, sterra unë!

- Çfarë flet kështu, moj nënë, Ç’’është kjo hata e gjëmë!

Nëna e gjorë, nëna e mjerë Puthi bijën faqeverdhë. Një në prag e një në derë Plasën si qelqe me verë…

Nënë e bijë mbyllën synë, Sosën shpejt në Ajodhimë. Dhe kërkuan Kostandinë.

Kostandini ish larguar Si një engjëll krahëshkruar. Lëshon dritë pashteruar…

Kostandini dhe Dhoqina (Ndryshe njihet Kostandini dhe Doruntina)

Ky është një variant tjetër i kësaj balade të cilin e ka mbledhur Prof. Dr. Bardhosh Gaçe nga një e moshuar nga fshati Kallarat, Tefo Karabolli, më1978. Ajo ishte, sipas saj, një valle e kënduar nga gratë, jo vetëm në gëzime, por edhe në argëtime të tjera. Natyrisht, kjo baladë në këtë variant ndryshe, mund të jetë përhapur

edhe në zona të tjera të Jugut të Shqipërisë. (shënim: H. Meçaj)

Nga Hiqmet Meçaj

Page 6: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Gazeta KALLARATI faqe 6 Janar-Shkur t 2015

Në stinën e dimrit me ulje të ndjeshme të temperaturës, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes janë shumë të shpeshta. Mjekja infeksioniste Ilda Xhelili tregon ndërlikimet më të shpeshta të këtyre infeksioneve dhe këshillat për shmangien e tyre.

Çfarë janë këto infeksione? Janë sëmundje të shkaktuara nga një infeksion

akut (i menjëhershëm) që përfshin rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe prek kryesisht hundët, sinuset, grykët, laringun, faringun, veshin dhe trakenë. Këto organe përfshihen nga edeme (ënjtja) dhe inflamacioni (infeksioni) i mukozave të tyre, duke shkaktuar përkatësisht> rinitin që është infeksion i mukozës së hundës, rhinosinusitin ose sinusitin (infeksion i mukozës së hundës dhe i sinuseve), nasofaringitis (inflamacion i hundës dhe i faringut), tonsillitis (inflamacion i bajameve), laringitis (inflamacion i laringut), tracheitis ose tracheobronchitis (inflamacion i trakesë dhe i bronkeve), si dhe otitis (infeksion i veshit).

Cilat janë shenjat më të shpeshta klinike të këtyre infeksioneve?

Simptomat zakonisht përfshijnë kollë, dhimbje fyti, teshtima, rrjedhje hundësh, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kockash, ulje të oreksit, temperaturë jo shumë të lartë, dobësi të përgjithshme dhe në rast se sëmundja përparon, mund të shfaqen komplikacionet me inflamacionin e sinuseve (sinusitet), e veshëve (otitet) dhe qelbëzimin e bajameve që njihet ndryshe si angina purulente. Me rëndimin e sëmundjes rritet edhe temperatura. Sëmundja zgjat zakonisht 7 deri 10 ditë, por edhe më tepër në rastin e komplikacioneve, të cilat mund të shoqërohen me temperaturë të lartë. Shfaqja e simptomave ndryshon nga një pacient te një pacient tjetër. Nuk është e thënë që të gjitha simptomat të shfaqen njëherësh.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të këtyre infeksioneve?

Mbi 200 lloje të ndryshme virusesh janë izoluar në pacientët e prekur nga këto infeksione. Virusi më i zakonshëm është rhinovirusi, por mjaft të shpeshtë janë edhe koronaviruset, adenoviruset, enteroviruset dhe virusi respirator sincitial. Në rreth 15 përqind të rasteve të këtyre infeksioneve shkaktarët janë bakteriet, ku më i shpeshti renditet streptokoku i grupit A. Shkaqe të tjerë bakterialë janë “streptococus

pneumonia”,hemofilusi etj. Streptokoku prek më tepër faringun dhe grykët, ku pacienti përjeton dhimbje të forta dhe të papritura të fytit, si edhe temperaturë të lartë.

Si përhapen këto infeksione? Ato përhapen nëpërmjet ajrit, nëpërmjet spërklave

të pështymës dhe teshtimave, prandaj dhe përhapen gjerësisht aty ku ka grumbullime njerëzish, siç janë kopshtet e fëmijëve, shkollat, qendrat e punës dhe sidomos grumbullimet në lokale ku nuk funksionojnë si duhet sistemet e ajrimit.

Këto janë sëmundjet më të shpeshta që prekin popullsinë e përgjithshme gjatë stinës së ftohtë. I ftohti ndikon ndjeshëm në uljen e imunitetit të organizmit, prandaj gjatë kësaj periudhe jemi më të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve.

Si trajtohen këto infeksione dhe çfarë këshill-ohet në këto raste?

Mjekimi në këto raste përfshinë terapinë simptomatike (qetësimin e shenjave klinike), si dhe trajtimin e shkakut. Në 3-4 ditët e para të sëmundjes, nëse gjendja nuk është shumë e rënduar mund të përdoren barna që ulin temperaturën, qetësojnë dhimbjen e trupit e të fytit, si paracetamoli e ponstani. Nëse gjendja rëndohet dhe zgjat më shumë, duhet të këshilloheni me mjekun e familjes, i cili do të vendos terapinë e duhur.

Gjatë këtyre infeksioneve nuk duhet abuzuar me përdorimin e antibiotikëve, të cilët duhen marrë vetëm me recetën e mjekut. Sigurisht që përdorimi i tyre ka vlerë në mjekimin e komplikacioneve me origjinë bakteriale. Gjatë kësaj periudhe mund të përdorni solucione kripore me pika në hundë që mund t`i merrni në farmaci. Kurse solucionet dekonxhestionuese (që ulin ënjtjen e mukozës së hundës) duhet të merren vetëm pas vizitës së mjekut. Përdorimi pa kriter i këtyre dhe për një kohë të gjatë, çon në dëmtimin e mukozës së hundës, sidomos në fëmijët më të vegjël se 12 vjeç. Në këtë periudhë këshillohet përdorimi i lëngjeve të ngrohta gjatë gjithë ditës, si dhe regjim shtrati në varësi të rëndesës së sëmundjes. Mjaft pozitiv rezulton edhe përdorimi i vitaminës C që rrit rezistencën ndaj infeksioneve. Megjithatë, vitamina C duhet përdorur me shumë kujdes në qoftë se keni probleme me stomakun (gastrit, ulçer). Si masa parandaluese këshillohet të shmangni sa të jetë e mundur grumbullimin në mjedise të paajrosura, të bëni një ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik për një imunitet të qëndrueshëm. Edhe përdorimi i vaksinës së gripit apo vaksinat me pika nga goja (kryesisht kundër streptokokut, pneumokokut, hemofilusit) luajnë rol në parandalimin e këtyre infeksioneve.

BeBeT dhe i fTOhTi Të porsalindurit deri në 6 muajsh rrezikohen më

shumë nga i ftohti, pasi përgjigja e organizmit të tyre nëpërmjet termorregullimit, si dhe aftësia e tyre për të komunikuar ende nuk janë të zhvilluara. Për këtë arsye prindërit duhet të kontrollojnë herë pas here këmbët, duart e veçanërisht fytyrën e fëmijës. Këshillohet që foshnjat të pinë rregullisht gji, sa herë të dëshirojnë dhe nëse kanë filluar edhe ushqimet plotësuese, të mos harrohet dhënia e lëngjeve, për të garantuar një dhrim të mirë të tyre.

NgA iNSTiTuTi i ShëNdeTiT PuBLiK : Si Të vePrONi Kur SëmureNi me griP APO NgA virOZAT e STiNëS

1. Përdorni medikamente për të ulur temperaturën. Paracetamoli këshillohet kur temperatura rritet mbi 38 gradë. Nëse temperatura do të zgjasë për më shumë se 3-5 ditë, nuk duhet të neglizhoni marrjen e kujdesit mjekësor të specializuar.

2. Për të qetësuar kollën përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherbelë, dafinë, bli, si dhe ajrosni herë pas here mjediset.

3. Ushqehuni mirë dhe me sa më shumë lëngje mishi, sidomos lëng pule, fruta, perime, pa harruar edhe lëngjet e tjera të ngrohta. Disa ushqime me veti antiinflamatore apo antimikrobike shumë të mira për të mbrojtur imunitetin janë: xhinxheri, mjalti, hudhra, qepa, agrumet, specat, mollët dhe dardhët e pjekura etj.

4. Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë.

5. Mos përdorni antibiotikë pa këshillën e mjekut.

6. Në rastet kur temperatura e të sëmurit vazhdon të mos bjerë, fillon të shfaqet vështirësia në frymëmarrje, dhimbje fyti, veshi, koke, apo kraharori dhe gjendja e përgjithshme rëndohet, atëherë mund të keni një infeksion të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes, për të cilën duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj.

7. Nëse keni probleme të qarkullimit të gjakut si morthi etj. nuk duhet të dilni nga shtëpia pa përdorur kremrat e këshilluara nga mjeku, si dhe duhet të mbani sa më ngrohtë që të jetë e mundur pjesët e zbuluara të trupit, duke përdorur shall, kapuç dhe dorashka.

8. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, organizmi juaj nuk arrin të prodhojë aq nxehtësi sa prodhon dhe ju do filloni të vuani nga ulja e temperaturës trupore e me kalimin e kohës do të ndiheni të lodhur, të mpirë e konfuzë. Kjo, pasi si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në tru, ai fillon të mos mendojë qartë he pastaj lëvizjet të ngadalësohen deri kur temperatura e trupit të bjerë nën 35 gradë. Shenjat e para të ngrirjes janë mungesa e ndjeshmërisë, skuqja dhe dhimbjet në indet e lëkurës. Në raste të tilla nuk duhet të masazhohen (fërkohen) pjesët e ngrira, por duhet të futeni menjëherë në një mjedis të ngrohtë dhe të konsumoni lëngje të ngrohta që të rrisin temperaturën e trupit, duke evituar përdorimin e alkoolit. Duhet bërë shumë kujdes nëse lëkura merr ngjyrë të zbetë deri në të verdhë-në të blertë, pasi mund të shkojë deri në gangrenizim që shoqërohet edhe me ndërlikime të tjera.

Shenjat e zakonshme të gripit stinor janë: Temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti, lodhje,

dhimbje koke, të përziera, diare, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh.

Sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë, por drejtohuni mjekut nëse:

fëmijët shfaqin:Frymëmarrje të shpejtë ose probleme me

frymëmarrjen, ndryshim të ngjyrës së lëkurës, nuk konsumon lëngje të mjaftueshme, nuk ka gjallëri, bëhet nervoz, ka rikthim të shenjave të gripit, por me ethe dhe kollë të keqe, skuqje të lëkurës, fortësim i qafës.

Të rriturit shfaqin: Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim, dhimbje

apo shtrëngim në gjoks apo bark, marramendje të papritur, konfuzion mendor, të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme.

veprimet e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes se gripit stinor:

· Mbuloni me shami hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini;

· Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose me solucion duarsh;

· Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës;· Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta

me njerëzit e sëmurë;· Ushqehuni shëndetshëm;· Bëni aktivitet fizik;· Bëni gjumë të mjaftueshëm;· Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni.

KUJTESËTë nderuar lexues të gazetës dhe anëtarë të Shoqatës sonë

“Kallarati” ju kujtojmë se duhet bërë pagesa e kuotës së anëtarësisë dhe e pajtimit të

gazetës. Siç e dini, pagesa është 1000 lekë të reja, ku përfshihet edhe gazeta. Për pensionistët është 500 lekë të reja gjithsej. Lutemi shlyejini këtë detyrim,

përndryshe vështirësohet botimi i gazetës.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

KrYeSiA e ShOQATëS

KËndi i shËndetit KUJDESI PËR INFEKSIONET E RRUGËVE TË SIPËRME TË FRYMËMARRJES

Page 7: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Gazeta KALLARATI faqe 7 Janar-Shkur t 2015

DEVEJA NË BANJË

Një ditë Mushfikiu vajti për të bërë banjë, por punëtori i banjës nuk e futi brenda.

- Tani do urdhërojnë për t`u larë emiri dhe gjykatësi i lartë dhe kur në banjë ndodhen njerëz të mëdhenj, për të vegjlit hyrja ndalohet.

Mushfikiu nuk e kundërshtoi. Ai iku e shkoi në një treg, ku me pak para mund të merrej me qira çdo gjë që të nevojitet. Pas një ore ai solli në banjë një deve të madhe të stolisur në mënyrë të jashtëzakonshme. Kurrizi i devesë ishte mbuluar me një xhybe të qëndisur me fije ari, balli ishte mbështjellur me një çallmë madhështore të gjatë, freri i vetëtinte nga gurët me shkëlqim e ngjyra të shumëllojshme, si ata që ka edhe kurora e padishahut.

Mushfikiu po e tërhiqte devenë drejt pragut të derës së banjës, por punëtori i banjës, i habitur dhe i inatosur, i doli përpara dhe i preu rrugën.:

- Ç`është kjo që bën, i tha?- Atë që deveja ime ,-iu përgjigj Mushfikiu,

-është më e madhe edhe nga gjykatësi edhe nga emiri, dhe e veshur jo më keq se ata, madje çallmën e saj e ka më të gjatë1 Çfarë shkaqesh mund të gjesh ti që të mos ma futësh devenë në banjë, nëse kjo do të donte të lahej?

Dhe malet ku ajo rronte, në përfytyrimin tim, sikur merrnin një hije më të bukur nga ky luan, ky perandor fuqie. Kështu i mendoja malet tona, të cilët e rrethonin krahinën si një unazë gjigante, të hapur vetëm në një shteg. E ai rreth i tyre quhej shpesh herë djep e herë të tjera varr. Pse? Djep për trimat, varr për armiqtë. Saktë, kjo i përgjigjej konfiguracionit të tyre.

Pra, nënë Duzja ishte “një luan në male”. Një luaneshë. Kështu ma vizatonte kënga portretin e saj.

... Kur, në atë ditën e nxehtë të korrikut, vjen babai me rrëmbim në shtëpi dhe i thotë sime mëje:

- Shpejt, shtro odën e miqve, se vjen Duze Bajramja e të deleguar të tjerë!.

Dhe nëna , e regjur nën urdhrat e të shoqit, nuk e bënte fjalën dy. Shkoi shpejt në dhomën e miqve. Më thirri edhe mua për ndihmë. Palosi disa rroba, i futi në dollapin brenda murit, shtyu më tutje sepeten e saj, shtroi çullin e dhirtë e shiltetë mbi të, jastëkët dhe, në pak minuta, oda ishte gati. Pak punë donin dhomat atëherë, se natyra i mbante vetë sterile.

- Thuaj tyt eti, - më tha nëna Vrapova jashtë. Ia bëra me shenjë. – Mirë, -tha ai, nga

larg.Pas pak ai u fut në oborr me dy-tre burra dhe një grua

të moshuar. Hynë në korridor. Kalova në dhomën tjetër , po në odën e miqve harruam ato pak librat që kisha. Mes tyre ishte edhe revista “Hosteni”, e cila shquante me madhësinë e saj, shkronjat e ngjyrat. Shkuam edhe unë e nëna e takuam miqtë. Nëna ime, kur takonte miqtë, gjithnjë dorën e mbante në zemër. U takua edhe me nënë Duzen, qafë më qafë. Duzja me çitjanet deri në fund të këmbëve, e ato ngjanin si dy shtëllunga të errëta resh. Lëvizte ngadalë, po me hijen e një zhgabe. Edhe zërin-pakëz të ngjirur, nga dallgët e jetës. Nuk ishte shumë e gjatë, sa nëna ime ishte. U përkul e më puthi në të dy faqet.

- Po ti, bir i nënës, -më tha. –Ç`bën? Si je? Buçko je, astrit mali. Me shkollën si vete?

- Mirë, -i thashë unë, po doja që ajo ta dinte që unë merrja edhe shumë pesa (nota më e lartë në atë kohë) në mësime. Po kush t`ia thosh?

- Ymër, tha ajo dhe më puthi sërish. Vërejta se, kur fliste ajo, burrat mbanin vesh. Mbaj

mend edhe këtë frazë të saj:

-Mëso mirë e shumë mirë, se ashtu i do Shqipëria djemtë. Edhe vajzat, shtoi më pas.

Pastaj më puthi sërish në faqet. Me burrat ajo kaloi në biseda për punët e kooperativës.

Rrinte ulur, në shilte, si burrat. Por aty ndodhi diçka që më frikësoi. Babai kishte

disa sekonda që ia bënte më shenjë nënës në drejtimin tim. Po unë shikoja nënë Duzen e burrat. Pastaj më vajtën sytë te babai. Ç`pati ashtu? Si fshehurazi në drejtim të librave. S`e kuptova. Nënë Duzja u zgjat te librat e mori revistën. Babai më shikoi vëngër, me kërcënim të fshehur. E kuptova që thoshte të hiqja revistën, po tashmë ajo ishte në dorën e Duzes. Ç`të bëja? Pastaj, pse? Më hipi një frikë. Mendova: vërtet, turp! Nënë Duzja të shikonte një gaforre në revistë, si Titon?!

Ajo shikonte karikaturën dhe shfletoi disa fletë. Po te fotoja e përçudnuar u ndal gjatë. Si e pa edhe pak revistën, zgjati dorën dhe e vuri mbi librat e mi. Babait s`iu durua. U ngrit si mefsh, doli nga dhoma tjetër dhe tha, që ta dëgjonin miqtë:

- Nga vate kjo, na vonoi kafenë!E dëgjova që diç i tha nënës sime për mua, diçka si

qortim të rëndë. Pastaj erdhi e u ul gazmor te miqtë. Pas tij nëna mblodhi librat bashkë me revistën dhe i vuri në raft. Ndërsa babai me miqtë vijoi bisedën për punët, për luftën, politikën, apo thjeshtë për filozofinë që gurgullonte në bisedat labe. Midis tyre dëgjohej edhe zëri i trashë-bas i nënë Duzes.

Erdhi kafeja. Më duket, më pas edhe buka. Ndenjën ca kohë dhe u ngritën e dolën. I përcolli babai deri tej, te kthesa e rrugës. Unë u fsheha se e ndjeja zemërimin e tij. Ia kujtoja tërsëllimat. U fut në dhomë e gati sa s`briti:

-Ç`u bë ai surrati, moj?-Pse, ç`bëri, -e vështroi e habitur nëna.-Ç`bëri, ëëë? Ç`të bënte më shumë pizevengu! Na

turpëroi në sy të deputetes.-Muaaa, korba, pse? –ia pati nëna.-Thua dhe pse, ëëë, i shfrynte ai nënës zemërimin

që duhej të shkarkonte mbi mua. –Si ç`bëri? Dhe po më kërkonte. Po unë isha fshehur në musëndër e s`dola që andej. Aty s`i vinte mendja atij. Se do më kish rrahur atë minutë.

-Po s`ia bëra veshët palë, tha. Nëna e ndiqte pas se mos më kapte. -Na turpëroi moj, la atë revistën aty afër Duzes.

Atë ndyrësirë të shohë deputetja? -Cilën ndyrësirë, more? - I tha nëna. -Atë, moj, karagjozin, Titon, që vështron si çakall

nga revista. -Pse këtë turp paska bërë djali? –Tha nëna,

megjithëse edhe ajo u tremb. _ Pse, e paktë të duket ty kjo? Të shohë Duze

Bajramaj Titon! E di ku vemi ne, moj! Nga vajti, moj, se do t`i pëlcas... Nuk di ç`tha tjetër. –Mbahet Titua në shtëpi? Apo të tretemi burgjeve!

Dhe bërtiste sikur i shkonte një gjarpër nëpër duar. -Mo drua, mo drua (dmth mos ki frikë), i tha nëna, -se

s`është kushedi çfarë. -Pooo, merr vesh ti nga këto punë, ë ?! Ndërkohë po i dilte inati babait. Ia ndjeja tonet e zërit,

si valëzat e lumit pas vërshimit të rrëmbyer. -Janë thikë më thikë, -i tha nënës- këta tanët me Titon.

Me Enverin po ta zënë njëri tjetrin, s`i lënë më as mish, as kocka. E djali mban fotografinë e atij pizevengu në shtëpi!

- Hë, mor, se nuk e bëri krushk, nuk e bëri djali revistën, -i tha nëna.

Zemërimit po i mbaronin edhe pikat e fundit të tij. Nuk i dola përpara atë mbrëmje. Edhe ai e harroi foton

e shpërfytyruar. Po mua nuk m`u harrua pamja e nënë Duzes. Si ajo

zhgaba, që fluturonte herë pas here mbi malin e Çipinit a Bogonicës, e qetë dhe hijerëndë si ajo, që rri në gërxhe apo fluturon ngadalë e madhërisht në qiell. Lart... Me çitjanet që tundeshin në ecje si shtëllunga resh të zeza, me atë zërin e ngjirur e vështrimin e thellë, sikur shikonte në thellësinë e vuajtjeve e derteve të saj e të vendit të saj, me atë zë burri në biseda.

Dhe atë zërin e babait, të hollë e kushtrues, edhe në davete:

Poqa një luan në male, mengadale këngënooo, E quajn` Duze Bjrame,Të dy djemtë e saj dëshmorë,Një n` Egjipt, tjetri në Vlorë... Vonë, kur u rrita mësova edhe për jetën e bëmat e të

dy djemve të saj, Muminit e Hasanit. Se si Hasani kishte shkuar për studime në Egjipt e kish vdekur atje gjatë luftës së Dytë Botërore nga një epidemi dhe tjetri, Mumini, kish rënë heroikisht me tre shokë të tjerë në lagjen Topana të Vlorës në përleshje me fashitët italianë.

KËndi i humorit

Një çast me nënë duzenNjë e deleguar, apo më mirë të themi vizitore, ishte

edhe gruaja nga Kallarati, Duze Bajramaj. Emri i saj ishte i dëgjuar në tërë krahinën e më gjerë për heroizmin e saj të qëndresës, si e një burri të moçëm e të rrallë. “Ka humbur të dy djemtë, e varfra, Muminin në përleshje me pushtuesit fashistë në Topana të Vlorës dhe Hasanin në Egjipt, -bisedonte shpesh babai me pleqtë e lagjes, me Bajon, Rrubinë, Tahon... Apo me të tjerë kur vinin në shtëpi. – Ka humbur dy dritat e shpirtit. Edhe burri i vdiq i ri dhe e la vetëm. Po Duzja mbahet si burrë e shkuar burrit. Shqipe e vërtetë....” Dhe të tjera kallëzime për atë nënë trimëreshë.

Babai im tërë jetën këndonte dy këngë të parapëlqyera: “Ranë komitët në Kotë” dhe “Poqa një luan në male”. E para bënte fjalë për Zigur Lelon, heroin e njëzetës, dëshmor i parë i asaj lufte; e dyta bënte fjalë pikërisht për këtë nënën nga Kallarati, Duze Bajramajn, që të gjithë i thërrisnin “Nënë Duze”.

Dhe ja ç`thoshte kënga, që babai e këndonte me atë zërin e hollë si piskamë:

Poqa një luan në male, me ngadale këngënooo; E quajnë Duze Bajrame,... Të dy djemtë e saj dëshmorë, Një n` Egjipt, tjetri në Vlorë... I vente shumë kjo këngë babait në raste davetesh apo

dasmash. I printe vetë këngës me pasthirrma krenarie.Thosha me vete, me kureshtjen e të voglit: ç`të jetë

kjo grua-luane në male? Dhe jo në fushë! Kisha formuar imagjinatën për luanët: me atë kokën më të madhe se trupin, me qetësinë, krifën e verdhë madhështore, vështrimin e deri në fund të këmbëve, e ato ngjanin si dy shtëllunga të errëta resh. Lëvizte ngadalë, po me hijen e një zhgabe. Edhe zërin pakëz të ngjitur, nga dallgët e jetës. Nuk ishte shumë e gjatë, sa nëna ime ishte. U përkul e më puthi në të dy faqet.

-Po ti, bir i nënës, -më tha. –ç`bën? Si je? Buçko je, astrit mali. Me shkollën si vete?

-Mirë, i thashë unë, po doja që ajo të dinte që unë merrja edhe shumë pesa (nota më e lartë në atë kohë) në mësime. Po kush t`ia thoshte?

-Ymër, tha ajo dhe më puthi sërish.Vëreja se, kur fliste ajo, burrat mbanin vesh. tmerrshëm

krenar, ecjen e tyre të qetë në dukje, por vdekjeprurëse, kur i vërsulen gjahut.

NASTRADINI NË PISHINË

Padishahu vendosi të tallej me Nastradin Efendiun. Ai urdhëroi dyzet oborrtarët e tij të merrnin nga një vezë pule secili dhe të zhyteshin në pishinë e t`i fshinin vezët atje. Pasi u bë kjo punë, padishahu thirri Nastradinin dhe itha:

- Efendi, ti me këta dyzet burra do zhyteni në pishinë dhe le të sjellë prej andej secili nga ju nga një vezë pule. Kush nuk do mundë ta bëjë këtë, do të qëndrojë në ujë një natë e një ditë.

Nastradin Efendiu qe i detyruar të pranonte. Të dyzet oborrtarët, që e dinin se ku i kishin fshehur, sollën shpejtë nga fundi i pishinës nga një vezë, kurse Nastradini, sa do që kërkoi në fund të pishinës, nuk gjeti asgjë. Më në fund doli nga uji, hapi gishtërinjtë dhe përplasi duart anëve të trupit, siç bën shpendi me krahët dhe nisi çuditërisht të bërtiste: “Ki-ki-kiii!”

- Ej, Efendi, çfarë bën kështu?- e pyeti padishahu. Nastradini iu përgjigj:

- E po për gjithë këto pula duhet të paktën edhe një gjel!

KËndi i humoritNga humori taxhik

Page 8: Gazeta "Kallarati" Nr. 79

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferi;

Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

Gazeta KALLARATI faqe 8 Janar-Shkur t 2015

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

Më 9 janar 2015 në Kallarat u

nda nga jeta Bajame Ribaj. E ndjera kish lindur në Bolenë më 1915 në familjen atd-hetare të Muçajve me kontribut në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit. Edhe në LANÇ tre vëllezërit e saj luftuan kundër pushtuesve nazifashistë deri në çlirimin e plotë të vendit. E martuar në Kallarat me Tafil

Ribajn, një familje e njohur edhe kjo për atdhetarizëm, Pajamja dhe e tërë familja Ribaj dhanë një kontribut të madh në LANÇ. Ajo si veprimtare e organizatës anti-fashiste të grave, Tafili si pjesëtar i çetës territoriale dhe aktivist i Lëvizjes, ndërsa kunati i Pajames, Ormëni, si luftëtar në formacionet partizane, ku dha edhe jetën për çlirimin e vendit. Pas çlirimit Pajamja vazhdoi të pu-nonte si veprimtare politikoshoqërore për mobilizimin e grave në rindërtimin e fshatit dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë së tij. Për kontributin e saj në LANÇ e ndjera gëzonte statusin e veteranes së luftës.

U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët, duke lënë pas 6 vajza e dy djem me vlera për familjen dhe shoqërinë, si dhe kujtimin e paharruar të saj.

Bejo Xhaferaj Luto Demiraj

* * *

Në Vranisht u nda nga jeta Shano Muharre-maj (Demaj). E ndjera kish lindur më 1930 në

Kallarat me prindër Hadër e Sado Muharremaj me tra-dita atdhetare dhe martuar në Vranisht në Demaj. Gjatë luftës Shanua dhe familja e saj dhanë kontributin e tyre të mundshëm për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit Shanua kontribuoi për rindërtimin e vendit dhe e rimëkëmbjen e zhvillimin e ekonomisë së fshatit. Ajo ishte grua punëtore dhe gëzonte respektin e shoqërisë në Kallarat e në Vranisht. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga familjarët dhe bashkëfshatarët. La pas një djalë e dy vajza dhe emrin e mirë të saj.

Luto Demiraj

* * *

Më 21 janar 2015 u nda nga jeta në Tiranë Bash-kim Gjonbrataj. Kish lindur në familjen atd-

hetare të Muço e Xhiko Gjonbrataj më 1943. Familja e tij ishte pjesëmarrëse aktive në luftën për çlirimin e ven-dit nga pushtuesit nazifashistë me kontribut të shquar. Pas çlirimit të vendit Bashkimi kreu shkollimin e tij fil-lor e të mesëm në vendlindje, Tiranë, Vlorë dhe pastaj studimet e larta pedagogjike në Tiranë e Shkodër. Punoi si mësues në Vranisht e Vajzë të rrethit të Vlorës dhe në Bilaj të rrethit të Krujës. Pas kryerjes së shërbimit ush-tarak, qëndron në ushtri si oficer, duke punuar në detyra të ndryshme të Forcave të Armatosura, në Kuçovë, El-

basan dhe Berat. Bashkimi krijoi edhe familje, duke u martuar me me Xhulin, bijë nga Gusmari. Doli në rezervë në vitin 1991, Në kuadrin e reformës në ush-tri, më 1991 doli në rezervë dhe ven-doset me banim në Tiranë, ku ak-tivizohet në jetën shoqërore të lagjes, në Organizatën e Ushtarakëve në Rezerve, si dhe Shoqatën “Kallarati”, duke dhënë ndihmesën e tij të vyer. Për punën dhe ndi-hmesat e tij është vlerësuar me dekorata të ndryshme.

U përcoll me pikëllim për në banesën e fundit me të gjitha nderimet e rastit nga familjarët, bashkëfshatarë, miq e shokë të tij, qytetarë të Tiranës. La pas bash-këshorten, vajzën, Armezën, vëllezërit dhe kujtimin e paharruar të tij.

Rami Memushaj

* * *

I ndarë nga jeta para kohe nga një së-

mundje e rëndë në Greqi, iu dha lamtumira e fun-dit më 23 janar 2015 në Kallarat Ardian Çize Xhaferajt. Ai kish lindur më 1971 në një familje e intelektualësh të Çize e Violeta Xhaferaj. Ardiani pas shkollimit 8-vjeçar në vendlindje, kreu shkol-lën e mesme pedagogjike në Gjirokastër për gjuhë të huaja. Pas mbarimit të kësaj shkolle, u emërua

mësues në shkollën e Vranishtit. Më vonë nisi rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë. Emigroi në Greqi, duke përballuar të gjitha llojet e punëve. I ndjeri kish krijuar edhe familje duke u martuar me Alketën, me të cilën lindën dy vajza dhe me punën e tyre kishin krijua një jetë normale. Por sëmundja e rëndë që iu shfaq ko-hët e fundit, ia ndërpreu jetën Ardianit në moshën e re 44-vjeçare. U përcoll për në banesën e fundit me një pikëllim të madh nga prindërit e familjarët e tjerë dhe nga miq, shokë e bashkëfshatarë të shumtë. Me sjelljen dhe punën e tij ai la një kujtim të paharruar për të gjithë ata që e njihnin.

Ilir Memushaj

* * *

Më 27 janar 2015 u nda nga jeta në Shevasi të Sarandës, ku banonte, Adif Karabollaj. I

ndjeri kish lindur në Kallarat më 1937 në familjen me tradita atdhetare të Bilbil e Tefo Karabollaj. Kjo familje

u lidh ngushtë me LANÇ, duke e shndërruar shtëpinë në bazë të sigurt lufte dhe dy nga vëllezërit më të mëd-henj të familjes u rreshtuan që në çetat e para partizane të krahinës në luftë kundër pushtuesve dhe dy të tjerë u përfshinë në veprimtaritë e organizuarës së rinisë anti-fashiste, ndërsa nëna e tyre, Tefo, aktiviste e grave anti-fashiste. Adifi ishte i mitur. Në moshë madhore Adifi kreu punë të ndryshme, krijoi dhe familje. U përcoll për në banesën e fundit në Shevasi dhe la pas dy vajza dhe një djalë.

Seit Jonuzaj

* * *

Më 29 janar 2015 u nda

nga jeta Pajame Goxhaj. E ndjera kish lindur në Kuç më 1928 ne fisin e Gjokutajve dhe ishte martuar në Kallarat me Qemal Goxhajn, një familje e lidhur ngushtë me LANÇ dhe pjesëmarrëse me armë në dorë në të për çlirimin e vendit.

La tre femije të nderuar e të vlefshëm për familjen e shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me nder-ime nga familjarët, farefisi kallaratas kuçiotë e kallara-tas dhe bashkëfshatarë të shumtë. La pas fëmijët dhe kujtimin e mirë të saj.

Lefter Qejvanaj

* * *

Me 1 shkurt 2015 u nda nga jeta

në Kallarat Urani Hysaj. E ndjera kish lindur ne fshatin Pilur më 1930 dhe ishte martuar në Kallarat me Jazo Hysajn. Familja Hysaj dallohet për atdhe-tarizëm dhe fisnikëri. Ura-nia ishte një punëtore e palodhur, duke përballuar punët e vështira bujqësore e të tjera që ka fshati. Ajo

, bashkë me Jazon, lindi e rriti me vështirësitë e kohës shumë fëmijë, të cilët u shkolluan dhe u bënë të vlef-shëm për familjen e shoqërinë.

U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, të afërmit, miqtë e shokët dhe bashkëf-shatarët e shumtë. E ndjera la pas fëmijët dhe emrin e mirë të saj.

Lefter Qejvanaj

neKroLoGJi