Gazeta 77 News Botimi Nr.175

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MARTË, 28.08.202 VITI I - NR.75 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Vlorë, problem mungesa e sinjalistikës rrugore!....f.2 Lushnjë, banorët e alarmuar nga akumulimi i mbeturinave!...............................f.2 Papunësia, edukatorja: U largova padrejtësisht nga puna, s’jetohet me asistencë!..........................f.4 Intervistë/Cena: Të investohet në sektorin minerar!.f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Edit Kane: Seminaret shkencore, rëndësi e veçantë në mësimdhënie!......f.7 N ë punën time të përditshme me njerëzit, takoj shpesh një problematikë që përfshin jo vetëm të rinjtë, por individë të çdo moshe, seksi e të çdo shtrese sociale: Mungesën e sigurisë së brendshme, kryesisht për shkak të një pavetëdije pothuajse totale se kush është në të vërtetë. Kjo pashmangshmërisht sjell në një kuptim të vështirë të vlerave dhe të objektivave për të realizuar. Në fakt janë shumë persona të pakënaqur e të palumtur, të cilët nuk pranojnë asnjë aspekt të karakterit të tyre ose të personalitetit të tyre, që duke mos i njohur, nuk arrijnë të përshtaten plotësisht në ambientin e punës ose atë privat. Ndaj sot bëhet thelbësore për atë që ndërmerr një “udhëtim” të rritjes personale dhe për të kaluar një siklet të çfarëdolloj natyre. Të bësh një “udhëtim” të njohjes së vetes, duke u finalizuar me kuptimin e limiteve të tyre, por edhe me talentet dhe virtytet e lindura. Në fakt vetëm nëpërmjet zbulimit të identitetit të tyre, është e mundur të ndërtosh një vetëvlerësim të mirë e të ndjehesh i kënaqur dhe i lumtur. Në çdo njërin prej nesh është një botë e brendshme, më shumë e vërtetë dhe autentike se bota e jashtme që shqisat tona perceptojnë, shpesh mashtruese dhe iluzio- nare. Një botë e brendshme që ia vlen ta njohësh përderisa përfaqëson për çdonjërin atë lumturi të madhe që tentojmë ta kërkojmë jashtë sesa brenda vetes. Nëpërmjet vetëdijes se kush jemi vërtet është e mundur të pranohemi e të braktisim më lehtësisht maskat sociale dhe skemat mendore që na burgosin në marrëdhënie konfliktuale e në sjellje negative. Këshilltari ka një rol themelor, të ndihmojë klientin të ndërmarrë këtë proces të rëndësishëm të vetënjo- hjes, në të cilën asnjë siklet dhe asnjë problem nuk mund... >> VIJON NË FAQEN 2 Njih vetveten... Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. Ambasadori britanik: Statusi, objektiv kombëtar, hiqni imunitetin! Nicholas Cannon...>>fq.3

description

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News Botimi Nr.175

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 28.08.202 VITI I - NR.75BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Vlorë, problem mungesa e sinjalistikës rrugore!....f.2 Lushnjë, banorët e alarmuar

nga akumulimi i mbeturinave!...............................f.2 Papunësia, edukatorja: U largova padrejtësisht

nga puna, s’jetohet me asistencë!..........................f.4 Intervistë/Cena: Të investohet në sektorin minerar!.f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Edit Kane: Seminaret

shkencore, rëndësi e veçantë në mësimdhënie!......f.7

Në punën time të përditshme me

njerëzit, takoj shpesh një problematikë që përfshin jo vetëm të rinjtë, por individë të çdo moshe, seksi

e të çdo shtrese sociale: Mungesën e sigurisë së brendshme, kryesisht për shkak të një pavetëdije pothuajse totale se kush është në të vërtetë. Kjo pashmangshmërisht sjell në një kuptim të vështirë të vlerave dhe të objektivave për të realizuar. Në fakt janë shumë persona të pakënaqur e të palumtur, të cilët nuk pranojnë asnjë aspekt të karakterit të tyre ose të personalitetit të tyre, që duke mos i njohur, nuk arrijnë të përshtaten plotësisht në ambientin e punës ose atë privat. Ndaj sot bëhet thelbësore për atë që ndërmerr një “udhëtim” të rritjes personale dhe për të kaluar një siklet të çfarëdolloj natyre. Të bësh një “udhëtim” të njohjes së vetes, duke u finalizuar me kuptimin e limiteve të tyre, por edhe me talentet dhe virtytet e lindura. Në fakt vetëm nëpërmjet zbulimit të identitetit të tyre, është e mundur të ndërtosh një vetëvlerësim të mirë e të ndjehesh i kënaqur dhe i lumtur. Në çdo njërin prej nesh është një botë e brendshme, më shumë e vërtetë dhe autentike se bota e jashtme që shqisat tona perceptojnë, shpesh mashtruese dhe iluzio-nare. Një botë e brendshme që ia vlen ta njohësh përderisa përfaqëson për çdonjërin atë lumturi të madhe që tentojmë ta kërkojmë jashtë sesa brenda vetes. Nëpërmjet vetëdijes se kush jemi vërtet është e mundur të pranohemi e të braktisim më lehtësisht maskat sociale dhe skemat mendore që na burgosin në marrëdhënie konfliktuale e në sjellje negative. Këshilltari ka një rol themelor, të ndihmojë klientin të ndërmarrë këtë proces të rëndësishëm të vetënjo-hjes, në të cilën asnjë siklet dhe asnjë problem nuk mund... >> VIJON NË FAQEN 2

Njih vetveten...

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Ambasadori britanik: Statusi, objektiv kombëtar, hiqni imunitetin!

Nicholas Cannon...>>fq.3

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

2 E MARTË, 28 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

<< VIJON NGA FAQJA të zgjidhet pavarë-sisht nga kjo. Roli i tij konsiston të ndihmojë klientin të njohë të gjithë aspektet theme-lore të karakterit dhe personalitetit të tij, duke sjellë pikërisht pranimin për atë që je, me limitet dhe defektet e tij por edhe me meritat dhe potencialet e tij. Hapi i radhës konsiston në lindjen tek klienti të motivimit për të punuar mbi pikat e tij të dobëta dhe në konfliktet e mundshme me vetëdijen. Për ta bërë këtë, duke shkuar përtej asaj që

është ndërhyrja e një psikoterapeutisti kla-sik, këshilltari të ndihmon konkretisht të:

• Kuptosh kush je në të vërtetë, nëpërmjet një analize të aspekteve të tua psikologjike më të rëndësishme të personalitetit tënd.

• Pranohesh për atë që je, duke të mësuar të vlerësosh aspektet më pozitive të karak-terit dhe individualitetit tënd. Të njohësh e të posedosh dhuratat e aftësitë deri sa të mund t’i injorosh, është themelore për të fituar besimin në vetvete e të transformosh

aspektet negative.• Ushtrosh një kontroll më të madh mbi

sjelljet e marrëdhëniet e tua të njohura dhe të panjohura, nëpërmjet vëzhgimit konstant të mendimeve, të besimeve e të sjelljeve të tua.

• Ndërmarrësh sjelljet e tua më adekuate të çdo situate duke korrigjuar sjelljet konflik-tuale.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV

Energjia elektrike humb në rrjetet e amortizuara. Sipas të dhënave të INS-

TAT humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të 2012, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në këtë mënyrë rreth gjysma e energjisë e cila është në përdorim prej konsumatorëve humbet gjatë shpër-ndarjes në rrjet. Ndërkohë përsa i përket prodhimit energjia elektrike në Shqipëri për 6 mujorin e parë të këtij viti ka pësuar ulje më 4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ardhur si pasojë e motit të thatë, i cili ka shoqëruar

vendin tonë përgjatë gjithë verës. Prodhimi i hidrocentraleve si rezultat u ul me rreth 19.5 për qind duke dhënë ndikimin kryesor në rënien e burimeve të energjisë elektrike. Ky prodhim këtë gjashtëmujor, zuri 92.5 për qind të prodhimit gjithsej në vend. Rritje prej 62.4 për qind ka energjia e prodhuar nga impiantet private e me konçension kra-hasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë të 2012 nuk kanë prodhuar energji elektrike.Ulja e prodhimit si rezultat ka ndikuar në rritjen e importit të energjisë elektrike. Shpesh gjatë verës vendi ynë importon ener-

gji pasi prodhimi i energjisë nuk përmbush të gjitha kërkesat për energji në Shqipëri. Kështu sipas INSTAT është importuar rreth 44.9 për qind të sasisë të energjisë elektrike të përftuar gjithsej në gjashtëmujorin e parë të 2012, nga 36.7 për qind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Gjithsesi një aspekt pozitiv është ulja e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët. Për-dorimi nga konsumatorët është ulur me 26.9 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2011.

Nga Irena PepePër më tepër: www.77news.al

Lushnjë, banorët e alarmuar nga akumulimi i mbeturinave!

Komuniteti i lagjes “18 Tetori” që jeton shumë pranë vendgrumbullimit të mbetjeve shprehet tepër i alarmuar, pasi ky akumulim mbeturinash po kthehet gjithnjë e më shumë në një situatë tepër shqetësuese. Banorët sh-prehen se me rritjen e temperaturave, qëndrimi aty është kthyer në rrezik, pasi aroma kundërmuese i shoqëron gjatë gjithë ditës. Disa prej tyre trego-jnë se kanë filluar të ndiejnë pasojat në organizëm dhe gjendja shëndetësore nuk i paraqitet aspak e mirë. Anoma-litë që të sjell qëndrimi në një mjedis të tillë, të rrethuar nga papastërtitë kanë filluar të jenë të dukshme dhe tek shpendët shtëpiake, të cilët kthehen në krijesa jonormale. Banorët i bëjnë apel institucionit vendor të marrë masa për largimin e këtyre mbeturi-nave, pasi gjendja është tepër kritike dhe po bëhet kërcënuese për jetën.

Nga Fabiola KajanaPër më tepër: www.77news.al

Një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit të verës si nga pushuesit ven-

das ashtu edhe nga ata të huaj, fatkeqësisht vuan mungesën e sinjalistikës në rrugë. Kjo

vihet re në të gjithë qytetin por kryesisht në aksin rrugor që të çon përgjatë tunelit në Ujë të Ftohtë. Ky aks është një nga më të rënduarit me trafik gjatë sezonit turistik dhe pavarësisht fluksit të madh të automje-teve në këtë zonë edhe këtë verë vihet re mungesa e tabelave rrugore, qoftë për të nda-luar parkimin në anët e rrugëve, qoftë për të kontrolluar normat e shpejtësisë. Edhe këtë herë Bashkia Vlorë ka qëndruar indiferente ndaj këtij problemi tashmë të përhershëm. Ajo që e bën edhe më të vështirë qarkulli-min e automjeteve janë makinat e parkuara në të dyja anët e rrugës. Policët e qarkulli-mit janë ata që mundohen ta normalizojnë situatën, e cila paraqitet më e rënduar gjatë orëve të mbrëmjeve dhe gjatë fundjavave, ku edhe fluksi i pushuesve dhe për pasojë edhe i automjeteve është më i lartë. Ashtu si çdo herë tjetër pasojat e kësaj gjendjeje i vuajnë qytetarët.

Nga Anisa MetahuPër më tepër: www.77news.al

Vlorë, problem mungesa e sinjalistikës rrugore!

Energjia elektrike humb në rrjetet e amortizuara!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

E MARTË, 28 GUSHT 2012 77 NEWS

Cel +355 69 40 66 669

POLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kea studio kërkon të punësojë arkitekt. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, deklaroi dje në një konfe-

rencë për mediat se nuk ka negociata për marrëveshjen detare me Greqinë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ai garan-toi se në rast se do të ketë negociata ato do të zhvillohen në respekt të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. "Për marrëveshjen

me Greqinë dua të jem i qartë se nuk ka as negociata, as negociatorë dhe as grupe pune. Nëse në të ardhmen do të na duhet të bisedojmë me autoritetet greke kjo do të bëhet në respekt të vendimeve të Gjyka-tës Kushtetuese, ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare", tha Panariti.

Ministri u shpreh se kjo çështje ka një

sensibilitet të madh publik dhe çdo ven-dimmarrje do të jetë publike. Për këtë qëllim ai ftoi edhe shoqërinë civile që të bëhet pjesë e këtij diskutimi.

Lidhur me ndalimin e gazetarit Marin Mema, Panariti tha MPJ është në pritje të sqarimeve nga pala greke.

Për më tepër: www.77news.al

Ambasadori britanik Nicholas Cannon në Shqipëri ka lëshuar një akuzë të

fortë në drejtim të klasës politike shqiptare, duke deklaruar drejtpërdrejt se ajo duhet të ketë prioritet integrimin dhe statusin e kandidatit. "Unë besoj se Shqipëria duhet ta shikojë këtë si objektiv kombëtar, ky

objektiv duhet të tejkalojë interesat poli-tike", u shpeh ai.

Duke komentuar situatën politike në vend, diplomati britanik kërkoi që partitë të miratojnë heqjen e imunitetit brenda këtij viti, pasi ky është kusht për vlerësimin, që do të marrë Shqipëria.

"Reforma zgjedhore ishte një pikë kyçe dhe tjetra sigurisht është çështja e imunite-tit të deputetëve dhe gjyqtarëve. Kjo është një çështje që kërkon një konsensus të gjerë dhe konsensusi i mëtejshëm do të jetë në interes të klasës politike, por edhe i refor-mave në Shqipëri dhe ndaj këtyre aspekteve anëtarët e BE-së janë të vëmendshëm dhe të dyja këto çështje duhet të marrin zgjidhje përfundimtare, të drejtë dhe në mënyrë urgjente, paraprirë vlerësimit të ardhshëm që do të vijë nga BE.

Nga Gjirokastra, ku mori pjesë në një aktivitet kulturor, ambasadori britanik i ka kujtuar edhe një herë politikës shqiptare plotësimin e 12 rekomandimeve të Bashki-mit Europian. Ai u ndal më gjatë në nevo-jën e kryerjes së reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, apo trafiqeve ilegale si nisma që kanë nevojë të përmbushen nga qeveria shqiptare për të marrë statusin e vendit kandidat, të refuzuar deri tani dy herë nga Bashkimi Europian.

Për më tepër: www.77news.al

Ambasadori britanik: Statusi, objektiv kombëtar, hiqni imunitetin!

Panariti: Nuk ka negociata për marrëveshjen me Greqinë!

Ambasadori britanik Cannon

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

E MARTË, 28 GUSHT 201277 NEWS

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 03 shtator 2012

Kurs profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, Elektroauto.Kurs profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektriçist, Marangoz. Kurs profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri, Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë. Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 260 euro.

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Electronic Line Apple kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Ish-edukatorja e çerdhes nr. 30 në La-prakë, Bukuroshe Plaku po përjeton

momente tepër të vështira psikologjike dhe ekonomike pas largimit të saj nga puna (që iu bë gjashtë muaj më parë nga Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve). 54-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, e cila aktualisht merr vetëm një asistencë papunësie kërkon rikthimin në vendin e mëparshëm të punës duke e konside-ruar largimin e saj të padrejtë. Ajo është e gatshme të tërheqë padinë që ka bërë ndaj institucionit, me kusht që të rifillojë punë. Ja sesi u shpreh për “77 News” nëna e tre fëmijëve, e cila ka punuar 30 vjet pa ndërprerje si edukatore çerdheje me përku-

shtim në rritjen e fëmijëve.Cili ka qenë profesioni juaj dhe kur u lar-guat nga puna?

Unë jam vetë i pestë në familje dhe banoj në Laprakë në Njësinë Bashkiake nr. 11. Theksoj se kam punuar 30 vite pa ndërprerje si kujdestare në çerdhen nr. 30 Laprakë. Por para 6 muajsh u largova padrejtësisht nga puna. Njëkohësisht, bashkëshorti im është pa punë, por me të jam në prag të divorcit, (sepse është larguar nga shtëpia) dhe tani veç ka ngelur që të bëjmë ndarjen ashtu siç e parashikon ligji. Cili ishte shkaku i largimit nga puna?

Dua t’iu them se përveç se kam kryer shkollën e mesme, kam bërë dhe një specia-lizim për infermieri. Largimi im nga puna ishte me motivacionin “mospërputhje e kritereve të arsimit”. Në datën 02.02.2012 më ka ardhur një letër ku kërkohej balla-faqim në lidhje me kriteret e punësimit, kurse largimi nga puna u bë në datë 29 shkurt. Unë dua dhe gjashtë vjet që të dal në pension dhe e kam tepër të vështirë që të filloj një punë të re.A jeni ankuar në institucionin përkatës në lidhje me problemin tuaj?

Pothuaj çdo ditë që nga momenti i largi-mit tim nga puna kam shkuar tek QEZHEF (Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edu-kimit të Fëmijëve) dhe sipas punonjësve të këtij institucioni kam mësuar se drejtori më ka dhënë shpresa që nuk do të ngelem

pa punë. Gjithashtu, pothuaj çdo ditë kam shkuar në Bashkinë e Tiranës me qëllim për të zgjidhur këtë çështje. Gjendja ime eko-nomike është shkatërruar prandaj kërkoj rikthimin në vendin e punës. Kam qenë një edukatore e përkushtuar dhe nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj meje.Cili është apeli juaj drejtuar institucio-neve?

Do ta pranoja largimin tim, nëse do të zbatoheshin drejt kriteret e largimit nga puna për të gjithë punonjësit. Në ish-ven-din tim të punës ka edhe punonjëse që kanë vetëm gjimnazin, si dhe me më pak vite pune. Në këto kushte kërkoj urgjentisht rikthimin tim në vendin e mëparshëm të punës. Gjithashtu jam e gatshme që të tërheq edhe padinë që kam bërë ndaj bash-kisë për largim të padrejtë. Jam një grua që padrejtësia po më shkatërron psikologji-kisht dhe ekonomikisht. Të gjithë të afërmit e mi janë në një gjendje të vështirë ekono-mike dhe nuk kam asnjë lloj mbështetje. Jetoj vetëm me lekët e asistencës njëvje-çare të papunësisë, por dhe këto lekë do të më priten pas gjashtë muajsh, e më pas nuk e di sesi do të përfundoj. Gjithashtu, kam vajzën e madhe, 31 vjeç e cila është e papunë. Ju lutem më ndihmoni. E gjithë familja ime prej 5 vetash mbahej vetëm me rrogën time.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Papunësia, edukatorja: U largova padrejtësisht nga puna, s’jetohet me asistencë!

Bukuroshe Plaku

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

5E MARTË, 28 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Lavanteria "W CENTER" kërkon të punësojë punonjese lavanterie. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 04 2404334/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Kukës!

Behar Cena, sipërmarrës në qytetin e Kukësit, në një intervistë për “77

News”, shpreh idetë e tij lidhur me punë-simin, arsimin dhe shërbimet sociale të këtij qyteti. Cena propozon se ka ardhur koha që të investohet më shumë në sek-torin minerar, si dhe në turizëm. Ai i ka cilësuar sektorët e lartpërmendur si shty-llat kryesore që do të ndikonin jo vetëm në punësimin e banorëve, por edhe në zhvillimin ekonomik të gjithë qytetit.Si e shihni situatën e punësimit në qyte-

tin e Kukësit?Punësimi është një problem i madh për

qytetin. Mundësitë janë të pakta. Nuk ka shumë hapësira. Mendoj se ky problem mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet thithjes së investimeve të reja.Çfarë sugjeroni për të përmirësuar situa-tën?

Investim në sektorin minerar dhe turizëm. Hapja e fabrikave e uzinave të dikurshme në nxjerrjen e kromit dhe bakrit, si dhe zhvillimi i turizmit malor,

përmirësimi i infrastrukturës, etj., këto janë disa nga sugjerimet që unë jap.Si e shihni sistemin arsimor në Kukës?

Mendoj se në arsim është investuar. Shkollat e qytetit janë rikonstruktuar, vetëm fshatrat përreth mund të kenë nevojë për më tepër ndërhyrje.Po shërbimet sociale në këtë qytet si funksionojnë?

Përkrahja ndaj shtresave në nevojë, familjeve të varfëra, etj., është e pakët. Duhet bërë më shumë në këtë aspekt. Mendoj se duhet të ndërmerren politika sociale, të cilat mbi të gjitha duhet të zba-tohen.Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në Kukës një tryezë me të rinjtë e qytetit, ku u mblodhën ide dhe perspektiva 2012-2021, përsa i përket arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale. Synimi është që me këto të fundit të krijohet një plat-formë konkrete, e cila do të delegohet në institucionet që kanë fuqi vendim-marrëse. Si i shihni të tilla organizime?

Mendoj pozitivisht për të tilla tryeza, pasi organizojnë rininë e cila ka më shu-më nevojë se kurrë për punësim. Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet, jo vetëm në Kukës por në të gjithë Shqipërinë. Tryezat janë të mira pasi afrojnë njerëzit dhe nuk i lënë të largohen nga vendi i tyre, pra i angazhojnë në përmirësimin e situatës.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Cena: Të investohet në sektorin minerar!

Behar Cena

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

E MARTË, 28 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Monumenti i rral lë i vendosur në dyshemenë e k i shës së shek .V-VI g j ende t në n jë fazë k r i t ike , pa s i bazamenti është në prag të degradi-mit dhe deri më tani rezultojnë të humbura qindra tesera shumëngjy-

rëshe. Një prej monumenteve më të rral la të ar t it paleokrist ian në jug të Shqipërisë, mozaiku shumëngjy-rë sh i vendosur në dyshemenë e kishës së dikurshme të Antigonesë pritet t’ i nënshtrohet restaurimit , ç ka d o t ë b ë j ë t ë m u n d u r q ë ky objekt t’ i shpëto jë degradimit të tij të pakthyeshëm. Arkeologët dhe specialistët e Parkut Arkeologjik të Antigonesë ndër vite kanë kërkuar mb ështet jen e donatorëve për të shpëtuar monumentin që daton në shek. V-VI të erës sonë dhe duket se më në fund, do të mundësohet ndërhyrja në të .P ro j e k t i m e v l e rë r re t h 3 0 m i j ë e u ro i f i n a c u a r n g a a m b a s a d a e

Gjermanisë në vendin tonë, është në fazën e diskutimeve teknike dhe shumë shpejt do të vendoset edhe special i s tët që do të ndërhyjnë, s i edhe teknikat që do të përdoren për restaurim në mënyrë që të mos humbasë asgjë nga vlerat e t i j.Monumenti bën pjesë në trashëgi -minë materiale të Antigonesë dhe Shqipërisë. Pas restaurimit të parë rreth v i teve ’80 - të a i p othuajse u braktis dhe tashmë po përballet me probleme ser ioze të s trukturës së bazës së t i j. Ar ti ka motive pagane brenda një vepre ar ti , që formojnë dyshemenë e një objekti krist ian.

Përgatiti : Msc. Luljeta Hasani Për më tepër: www.newnews.al

Mozaiku i Antigonesë, shpëton nga shkatërrimi!

Bar Arsnova kërkon të punësojë kameriere. Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Me injektimin e gjenit, të cilin e për-bëjnë antitrupat kundër nikotinës,

mund të ndihmojë miliona njerëzve nëpër botë që të ndërpresin konsumimin e duhanit. Shkencëtarët besojnë që vetëm një vaksinë e tillë do të mjaftonte për t’u ndalur nga kjo shprehi e keqe, ndërsa po ashtu mund të përdoret për vaksinimin e fëmijëve dhe kështu të parandalohet që ndonjëherë të marrin këtë shprehi të keqe. “Vaksina gjenetike” deri tani është testuar vetëm tek minjtë, ndërsa studimi i cili përfshin edhe njerëzit mund të fillojë

për më pak se dy vjet. Vaksina përmban gjene të cilat “janë të programuara” për të krijuar antitrupat të cilat neutralizo-jnë nikotinën, para se të arrijë deri tek truri, ku në fakt edhe krijohet ndjenja e varësisë. Shkencëtarët konsiderojnë që duhanpirësit më lehtë do të ndërpresin pirjen e duhanit nëse nikotina nuk arrin deri te truri. Vaksina është duke u zhvi-lluar në kolegjin mjekësor “Weill Cornell” në New York.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Vaksina kundër duhanit!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

7E MARTË, 28 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Alb Pastrim kërkon të punësojë punonjese pastrimi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 069 60 58 155/Për më tepër: www.njoftime.com

Cel: 066 70 10 600067 38 19 930 068 58 87 776

069 67 57 733

Sherbime: Taxi: 11:00 23:00Ju lutem porosia 30 minuta me përpara!

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ata që sapo kanë dalë nga një pe-riudhë delikate për jetën në çift, do afrohen më shumë me partnerin.

Demi: Kujdes me transaksionet financiare. Shtyjini për më vonë sepse situata nuk është e favorshme.

Binjakët: Ditë e këndshme për të gjithë të dashuruarit kjo e sotmja. Komunikimi do të shtohet dhe bashkëpunimi do të përforcohet.

Gaforrja: Edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë sot, do e gjeni kohën për të qën-druar pak me atë që keni në krah.

Luani: Në planin financiar gjërat do kthehen në favorin tuaj. Përfitoni nga in-fluenca e Uranit për të zgjidhur vështirësitë.

Virgjëresha: Ju që jeni prej disa kohësh në çift do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj.

Peshorja: Çështjet financiare do shkojnë më së miri. Do keni fat të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi: Ditë e mirë kjo e sotmja për të thurur plane dhe për të bërë projekte për jetën në çift.

Shigjetari: Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme dhe do kryeni transak-sione të rëndësishme.

Bricjapi: Financiarisht nuk do keni asnjë problem. Hyrjet e parave do jenë konstante, vetëm vazhdoni të kujdeseni për shpenzimet.

Ujori: Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleatja juaj më e mirë gjatë kësaj dite. Përfitoni sa më shumë!

Peshqit: Mundohuni me çdo kusht të lar-goni stresin dhe të mendoni më pozitivisht për të ardhmen.

Shefja e departamentit të shkencave poli-tike në SH.L.P “Vitrina”, Dr. proc. Edit

Kane flet mbi punën e bërë nga ky departa-ment gjatë vitit akademik 2011-2012. Sipas saj pikat më të forta të këtij departamenti janë bashkëpunimi i madh mes stafit aka-demik dhe serioziteti në mësimdhënie.Si ka rezultuar viti akademik 2011-2012?

Këtë vit akademik do ta cilësoja mjaft cilësor, të gjatë dhe impenjativ. Departa-menti i shkencave politike i ka kushtuar shumë rëndësi mësimdhënies, duke sjellë metoda mjaft bashkëkohore. Përveç saj, vetë studentët gjatë vitit testohen në mëny-rë të shpeshtë dhe graduale për njohuritë e tyre, nëpërmjet kolegiumeve, gjë që i ndih-mon të jenë më të përgatitur për provimet sezonale. Një tjetër pikë që dua ta sjell në vëmendje janë detyrat e kursit dhe esetë që

studentët kanë për çdo lëndë, aty ata kanë pasqyruar mjaft mirë të gjithë njohuritë e akumuluara gjatë vitit. E veçanta e Fakul-tetit të Shkencave Politike është organizimi i seminareve shkencore.Cili ishte fokusi i këtyre seminareve dhe si janë pritur nga studentët?

Qëllimi kryesor i realizimit të këtyre seminareve ka qenë trajtimi i tematikave të ndryshme nga fusha të shumta të jetës. Këto tematika janë referuar nga figura të njohura të politikës, gazetarisë, kulturës e më gjerë. Personalitetet e ftuar në kam-pusin universitar “Vitrina” kanë ngjallur kureshtjen e pedagogëve dhe studentëve njëkohësisht, pasi gjithnjë salla ku është realizuar takimi ka qenë e mbushur plot. Të gjithë ne kishim diçka për të mësuar prej tyre.Si kanë ndikuar këto seminare në formi-min e studentëve?

Të gjithë studentët kanë patur mundësi t’i njohin këto personalitete nga afër, të de-batojnë me ta dhe të zbulojnë shpeshherë një figurë ndryshe nga ajo që ata kishin perceptuar nëpërmjet medias vizive apo të shkruar. Për studentët e shkencave poli-tike është me rëndësi të jenë të përfshirë në të tilla seminare, që sjellin debat për tema mjaft aktuale dhe të prekshme nga të gjithë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Edit Kane: Seminaret shkencore, rëndësi e veçantë në mësimdhënie!

Edit Kane

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.175

8 E MARTË, 28 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 270 euro deri më datë 03.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 03.09.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në bujtinën e Fran Mollës, në Theth!

Mes maleve të egra dhe të mreku-llueshme gjenden shtepitë karakte-

ristike, të shpërndara ngado në luginën e Thethit, në të gjitha pjesët e fshatit. Nga Thethi ju mund të shikoni të gjitha qafat e maleve dhe majat kurorë më të bukura në al-pet e Europës, të mbuluara me bimë Alpine, prej nga ku mund të shihni të gjithë luginën. Në Theth mund t’i gëzohesh jo vetëm naty-rës së bukur, por edhe historisë, zakoneve dhe mënyrës së jetesës, sa të vështirë aq edhe fisnike.Të huajt befasohen nga forca, karak-teri, dashamirësia, sinqeriteti dhe ëmbëlsia e këtyre malësorëve që trashëgojnë forcën nga të parët, integrimin, socializimin nga etja për të qenë një popull i barabartë mes popujve të tjerë. Ata tejçojnë pasuri shpirtërore tek çdo turist që viziton zonën e tyre të dashur. Legjendat dhe gojëdhënat janë ruajtur dhe përcjellur brez pas brezi në këtë luginë kaq të jashtëzakonshme me të panjohurat mis-tike që fsheh ndër shekuj. Për ta kuptuar dhe njohur më mirë këtë mrekulli sa natyrore aq edhe njerëzore në lagjen "Stakaj" të Thethit është e vendosur bujtina e Fran Mollës, e hapur dhe mikpritëse për shumë turist dhe miq të kësaj krahine. Bujtina e Fran Mollës, është e ndërtuar e gjitha me gurë të latuar dhe në një pozicion me peizazh shumë të bukur dhe piktoresk. Standardet e akomo-dimit janë ruajtur mirë dhe të gjitha të një origjine të hershme të kësaj shtëpie, një ambient dhe akomodim ndryshe nga ai i jetës urbane që jemi mësuar të hasim kudo. Shërbimet që ofron janë shumë të mira. Ju mund të qetësoheni dhe mund të bëni një gjumë të qetë në 5 dhoma plot me dritë dhe ajër të mrekullueshëm, në 20 shtretër, me

1 dhomë të madhe pushimi dhe një oborr të madh dhe të gjelbëruar. Në këtë vend ju mund të zbaviteni duke u ngjitur në mal, në vendet e bukura të Thethit si: Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë dhe burimet e ujërave të Okolit dhe të shëtitni në bjeshkë e tij. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit: qumështi, gjalpi, djathi, kosi, veza, mjalti, mish gici, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqime bio. Me interes të veçantë vrojtohen edhe kostumet tradicionale të

Thethit, që i gjejmë pranë kësaj bujtine, të veçanta për nga mënyra e ndërtimit. Xhuble-ta shumëvjeçare e stolisur bukur nga duart e grave të Thethit, përçon fisnikëri në trupat si selvi të grave dhe vajzave Thethiane. Po kaq interesante dhe e bukur është edhe veshja elegante e burrave dhe djemve të Thethit që janë tirqit me xhamadanin e burrave kreshnikë të kësaj malësie, që tingëllon si legjendare.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al

Turizmi në Theth, aty ku tradita është gjithmonë në fokus!