Gazeta 77 News botimi Nr.172

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 25.08.202 VITI I - NR.72 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Pogradec!.................f.3 11-vjeçari: Detyrohem të shes në rrugë se kam babain e sëmurë!........................................f.4 Intervistë/Pajtim Milla: Punësimi dhe infrastruktura, problemet tona kryesore!........f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Ervin Kujtila: Mësimdhënie efikase, ndërthurja teori-praktikë!....f.7 M edikamentet nuk janë e vet- mja mënyrë për të ndryshuar kiminë e trurit tuaj. Ajo që ju mendoni dhe që futni në mendjen tuaj gji- thashtu e ndryshon kiminë e trurit. Mendimi pozitiv, sjelljet pozitive dhe një sistem pozitiv operimi janë të futura në disa nivele në kiminë e trurit tuaj. E njëjta gjë është e vërtetë për men- dimin negativ, një sistem negativ operimi dhe depresionin. Ju mund ta modifikoni kiminë e trurit tuaj duke përdorur medikamente ose drogëra të palejueshme. Ju gjithashtu mund ta modifikoni atë duke përdorur terapinë njohëse. Terapia njohëse funksionon sepse ajo ndryshon mënyrën se si ju mendoni dhe kur ndryshoni mënyrën se si mendoni, ju ndryshoni kiminë e trurit tuaj në disa nivele. Lajmi i mirë është se tani ka shumë medikamente për çrregullimet e humorit, që mund ta kthejnë kiminë e trurit tuaj në një gjendje më pozitive dhe ndjenja e mirëqenies kthehet. Medikamentet nuk janë të gjitha njësoj, kështu që nëse një lloj medikamenti nuk ndihmon, ekziston shansi i mirë se një tje- tër mund të bëjë punë. Çdo familje medikamen- tesh për çrregullimet e humorit operon me një mekanizëm të ndryshëm. Mjekët nuk mund të parashikojnë cili medikament do të ketë efektin më të fuqishëm në lehtësimin e mendimeve të çrregullta dhe negative, të shoqëruara me çrre- gullime të humorit. Disa medikamente kërkojnë disa javë për të patur efektin e tyre maksimal. Ta- bletat nuk janë magjike, por ato janë të fuqishme nëse ju jepni atyre kohë për të funksionuar... >> VIJON NË FAQEN 2 Mendimi pozitiv krijon një tru pozitiv! Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.3 Referendumi për heqjen e imunitetit, i domosdoshëm për luftën kundër korrupsionit! Berisha:

description

Gazet 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi Nr.172

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr.172

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 25.08.202 VITI I - NR.72BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Pogradec!.................f.3 11-vjeçari: Detyrohem të shes në rrugë

se kam babain e sëmurë!........................................f.4 Intervistë/Pajtim Milla: Punësimi

dhe infrastruktura, problemet tona kryesore!........f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Ervin Kujtila:

Mësimdhënie efikase, ndërthurja teori-praktikë!....f.7

Me d i k a m e n t e t nuk janë e vet-

mja mënyrë për të ndryshuar kiminë e trurit tuaj. Ajo që ju mendoni dhe që futni në mendjen tuaj gji-

thashtu e ndryshon kiminë e trurit. Mendimi pozitiv, sjelljet pozitive dhe një sistem pozitiv operimi janë të futura në disa nivele në kiminë e trurit tuaj. E njëjta gjë është e vërtetë për men-dimin negativ, një sistem negativ operimi dhe depresionin. Ju mund ta modifikoni kiminë e trurit tuaj duke përdorur medikamente ose drogëra të palejueshme. Ju gjithashtu mund ta modifikoni atë duke përdorur terapinë njohëse. Terapia njohëse funksionon sepse ajo ndryshon mënyrën se si ju mendoni dhe kur ndryshoni mënyrën se si mendoni, ju ndryshoni kiminë e trurit tuaj në disa nivele. Lajmi i mirë është se tani ka shumë medikamente për çrregullimet e humorit, që mund ta kthejnë kiminë e trurit tuaj në një gjendje më pozitive dhe ndjenja e mirëqenies kthehet. Medikamentet nuk janë të gjitha njësoj, kështu që nëse një lloj medikamenti nuk ndihmon, ekziston shansi i mirë se një tje-tër mund të bëjë punë. Çdo familje medikamen-tesh për çrregullimet e humorit operon me një mekanizëm të ndryshëm. Mjekët nuk mund të parashikojnë cili medikament do të ketë efektin më të fuqishëm në lehtësimin e mendimeve të çrregullta dhe negative, të shoqëruara me çrre-gullime të humorit. Disa medikamente kërkojnë disa javë për të patur efektin e tyre maksimal. Ta-bletat nuk janë magjike, por ato janë të fuqishme nëse ju jepni atyre kohë për të funksionuar... >> VIJON NË FAQEN 2

Mendimi pozitiv krijon një tru pozitiv!

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.3

Referendumi për heqjen e imunitetit,i domosdoshëm për luftën kundër korrupsionit!

Berisha:

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr.172

2 E SHTUNË, 25 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

<< VIJON NGA FAQJA Jo kushdo me një çrregullim humori ka nevojë të marrë medikamente për të rifituar një pikë-pamje pozitive. Kërkimet mjekësore kanë treguar që disa çrregullime humori mund të trajtohen efektivisht duke për-dorur vetëm terapi konjitive (konsulta) pa medikamente. Kjo lloj terapie ju më-son ju si të pranoni dhe eliminoni men-dimet e shtrembëruara dhe të çrregullta që gjenden tipikisht në çrregullimet e humorit. Kur luftoni me mendimet ne-gative dhe emocionet e çrregulluara, ju tashmë keni opsione të shumta trajtimi

që ofrojnë shpresë të vërtetë. Duke u va-riuar nga tipi dhe ashpërsia e problemit tuaj, ju mund të përdorni terapi mjekë-sore dhe terapi njohëse për të filluar të ndjeheni më mirë. Madje ju mund ti për-dorni ato të kombinuara për të kthyer ekuilibrin kimik normal në trurin tuaj.

Si mund të krijoni një mendje të qën-drueshme pozitive? Në të vërtetë është e thjeshtë. Mbani një fokus pozitiv të vazhdueshëm!

Një mendje pozitive nuk është aksi-dent. Është diçka që ju e doni qëllimisht. Një fokus i vazhdueshëm pozitiv krijon

një mendje të qëndrueshme pozitive. Është e lehtë të jesh pozitiv për një sekon-dë, por të jesh pozitiv për ditë dhe javë është e vështirë.

E vetmja mënyrë për të patur një mendje pozitive është të jetoni me qëllime. Kjo do të thotë të krijoni dhe ekzekutoni një program që bombardon mendjen tuaj me gjëra pozitive gjatë gjithë ditës. Nëse me të vërtetë dëshiro-ni të jeni pozitiv askush nuk mund t’iu ndalojë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV

NJOFTIMQENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”

Mr. Dr. Adil MustafaMjek obsteter gjinekolog & ekografist nga spitali privat “Shëndeti” në Tetovë,

rikthehet në qendrën mjekësore“Shëndeti” në Tiranë.

0038971537337

06863789120696349892042360981

e-mail: [email protected]

Adresa: ‘’Rruga e Dibrës’’, pallati 405, farmacia Nr. 10.

skype: adilmustafa65

Tel:

Dy ministri do të jenë institucionet që do të vihen në gjendje gatishmërie

për të eleminuar një herë e mirë feno-menin e daljes së fëmijëve në rrugë, me qëllim lypjeje apo se nuk kanë ku të gjejnë

një strehë banimi e fjetje. Një urdhër i ri, i firmosur nga ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ai i Punës, Spiro Ksera ngarkon strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Social Shtetëror që të

marrin në mbrojtje të menjëhershme çdo fëmijë që gjendet në situatë të vështirë jetese. Urdhri parasheh që këto struktura të funksionojnë 24 orë dhe mbrojtja e fëmijëve të garantohet. Sipas dokumentit të sapofirmosur, veprimi i parë kur konsta-tohet një fëmijë në rrugë, është tërheqja e menjëhershme prej saj dhe strehimi i tij në një qendër sociale për fëmijë, ku do të marrë edhe shërbimin përkatës. Më pas, ai referohet pranë Njësive për Mbrojtjen e Fëmijës në njësinë vendore të vendbani-mit apo Njësinë për të Drejtat e Fëmijëve në qark dhe rast pas rasti, sipas vlerësimit të bërë nga strukturat e specializuara refe-rohen para organeve të drejtësisë për një vendim që garanton interesin më të lartë të fëmijës.

Burime nga Ministria e Punës bëjnë me dije se fëmijët e identifikuar në situatë rreziku, të strehuar në qendrat sociale do të marrin trajtimin e domosdoshëm për ushqim, veshmbathje, fjetje, si dhe trajtim të specializuar psiko-social.

Nisma e dy dikastereve vjen në zbatim me angazhimet dhe programin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen dhe promovi-min e të drejtave të fëmijëve. Firmosja e urdhrit u realizua për shkak të ekspozimit ndaj formave të ndryshme të abuzimit të fëmijëve. Eliminimi i kësaj dukurie u vlerësua nga ministrat Flamur Noka dhe Spiro Ksera, si prioritet i punës së dikaste-reve që ata drejtojnë, por edhe i struktu-rave vendore në të gjitha qytetet e vendit.

Nga Olta ZhillaPër më tepër: www.77news.al

Urdhri i përbashkët Noka -Ksera: Bashkë kundër shfrytëzimit të fëmijëve që lypin!

Foto ilustruese

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr.172

E SHTUNË, 25 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Electronic Line Apple kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Pogradec!

Në qytetin e Pogradecit u organizua tryeza e rrumbullakët me dhjetëra të

rinj me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”. Kjo tryezë vjen pas shumë të tjerave të realizua-ra në disa qytete të Shqipërisë nga Lëvizja Shqipëria e Re. “Këto tyeza të rrumbullakëta ne i organizojmë me të rinjtë për të eviden-tuar problematikat kryesore që hasen në

sistemin arsimor, punësimin e të rinjve dhe shërbimet sociale. Jemi këtu për të marrë idetë tuaja dhe për të krijuar një platformë konkrete për zgjidhjen e këtyre problemati-kave”, u shpreh koordinatori i kësaj lëvizje, Sevin Serjani. Pjesëmarrësja, Desareta Nako, e cila ka përfunduar degën Drejtësi tha se një student i sapodiplomuar ka shumë pak ose aspak dyer të hapura për t’u punësuar. “Nuk ka një kërkesë-ofertë të drejtë në tre-gun e punës”, tha zonjusha Nako. Një tjetër pjesëmarrëse në këtë tryezë, Erbora Qose, studente në degën Inxhinieri Informatike tha se përsa i përket sistemit arsimor nuk është i drejtë sistemi, ku është përfshirë karta e Bolonjës. “Një tjetër problematikë është mungesa e praktikës mësimore në shkolla”, u shpreh pjësëmarrësja Qose. “Mundësitë për t’u punësuar janë më të shumta në qytetet e mëdha”, u shpreh zonjusha Enerida Hoxha.

Sipas saj nuk ofrohen mundësi punësimi mbi profesionet e reja, si psikologë apo pu-nonjës social. Një tjetër studente e psikolo-gjisë, Gladiola Turkaj tha se në çdo shkollë duhet të ketë një psikolog, sepse aktualisht një psikolog mbulon tre shkolla. Marinela Kalanxhi u ndal për të folur për shërbimet sociale, ku sipas saj në sistemin shëndetësor mungon teknologjia e nevojshme. Indrin Afesllari tha se arsimi duhet të ketë orien-tim drejt degëve profesionale. “Për të krijuar mundësi të reja punësimi mendoj se ka një skemë që mund të funksionojë, çdo i ri të paraqesë një kërkesë në bashkinë e qytetit, e cila më pas duhet të nxisë biznesin që nëse krijon mundësi punësimi për një individ, ai do të ketë lëhtësira, si ulja e taksave”, u shpreh i riu Afesllari.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

Deputetët e mazhorancës do të dorëzojnë në parlament brenda javëve të para të

shtatorit, kërkesën për heqjen e imunitetit me referendum. Mekanizmat që do të për-dor shumica parlamentare për realizimin e referendumit janë firmat e 1/5 së deputetëve dhe mbledhja e 50.000 firmave të qytetarëve. Këto detaje janë bërë të ditura nga kryemi-nistri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp. Pas propozimit për heqjen e imunitetit me refererndum, kreu i qeverisë ka sqaruar strategjinë që do të ndjekë shumica për këtë çështje. Ai ka shprehur vendosmërinë e ma-

zhorancës për të hequr imunitetin, të cilin e cilësoi jo vetë kusht të Bashkimi Europian, por edhe pengesë kryesore për hetimin e zyr-tarëve të lartë nga organi i akuzës."Deputetët e mazhorancës do jenë ato që do dorëzojnë kërkesën për heqjen e imunitetit brenda 2 javëve të fillimit të shtatorit. Kërkesa autori-zon 50 mijë qytetarë dhe 1/5 e parlamentit. Uroj që kjo kërkesë të jetë jo vetëm e depu-tetëve të mazhorancës, por të firmosin edhe ata deputetë të PS-së që e konsiderojnë në ndërgjegjien e tyre heqjen e imunitetit, in-teres jetik për qytetarët shqiptarë për marrjen

e statusit të vendit kandidat dhe në luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pengesë e padiskutueshme për institucionin e akuzës dhe hetimit ndaj zyrtarëve imunitarë, të cilët kanë në vendimmarrje e tyre jo vetëm tërë buxhetin e shtetit por ligjet e vendit dhe pro-blemet civile dhe penale të një shoqërie dhe të një kombi", është shprehur kryeministri. Ai ka theksuar më tej se shumica është e ven-dosur për të shembur murin e korrupsionit përmes heqjes së imunitetit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Berisha: Referendumi për heqjen e imunitetit, i domosdoshëm për luftën kundër korrupsionit!

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr.172

E SHTUNË, 25 GUSHT 201277 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet në Shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 70 euro deri më datë 27.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike

Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 27.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ofrohet vend pune menaxher/e marketing. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

11-vjeçari B. D., i cili banon në periferi të Tiranës, është një ndër dhjetëra

fëmijët që detyrohet të shesë në rrugë me qëllim mbijetesën për shkak të kushteve të vështira ekonomike. I mituri me lot në sy u shpreh se, është i detyruar që të kryejë këtë punë pasi babai i tij ka 9 vjet që është i sëmurë e në këto kushte gjithë barra për të mbajtur familjen i bie atij. 11-vjeçari tregon për “77 News” problemet e strehimit, si dhe kërkon prej shtetit që të mundësojë pen-sionin e invaliditetit për babanë e sëmurë. Mund të më thoni, se ku banoni?

Unë jam me origjinë nga një fshat në veri të Shqipërisë dhe prindërit kanë 20 vjet që banojnë në Tiranë, afër Kodrës së Kuqe. Kurse unë kam lindur këtu në Tiranë dhe

kam një vëlla më të vogël, i cili aktualisht është 8 vjeç.Sa kohë keni që shisni në rrugë?

Kam një vit që dal e shes, të shtunën dhe të dielën pas shkolle, si dhe gjatë gjithë ditës në pushimet verore. Nga pamundësia eko-nomike, duke qenë se dhe çunat e xhaxh-ait tim shisnin në rrugë mendova që edhe unë të bëja këtë gjë. Gjithë ditën lodhem duke shitur çakmakë, portofolë e stilolapsa nëpër lokale e në rrugë. Çfarë pune bëjnë prindërit tuaj?

Babi im ka nëntë vjet që është i sëmurë…(qan). Prej vitesh e kemi çuar në spital, por ai as medikamentet nuk i përdor dhe kjo e ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore. Mesa na kanë sqaruar mjekët ai vuan nga

problemet e shëndetit mendor. A merr ndihmë ekonomike familja juaj?

Ne marrim një asistencë me 50 mijë lekë të vjetër dhe falënderojmë komunën që na e mundësoi këtë ndihmë. Sa fitoni në ditë dhe a është e rrezikshme puna që bëni?

Kjo punë që bëj nuk më pëlqen fare pasi është e rrezikshme, sepse shpeshherë ndodh që shesim edhe në rrugë ku ka shu-më makina, të cilat ecin shpejt dhe mund të na shtypin. Edhe vet shpeshherë s’kam qenë mirë me shëndet dhe lodhem shumë duke bërë këtë punë. Shuma që fitoj në ditë është 2 mijë lekë të vjetër. Jeta e familjes sonë është shumë e vështirë dhe ne jetojmë me 80 mijë lekë të vjetër në muaj. Cili është apeli juaj për institucionet shte-tërore përgjegjëse?

Aktualisht ne jetojmë në një barrakë. Babai i bleu të gjitha materialet për të ndërtuar një shtëpi, por nuk arriti dot të fillonte punimet pasi u sëmur. Prandaj jemi të detyruar që të jetojmë në barrakë. Ndërsa unë jam i detyruar që të dal e të shes për të mbajtur familjen time. Çfarë të bëj? Ajo që kërkoj nga shteti është që të gjej një mundësi që të trajtojë me pension invaliditeti (kemp) babin tim, sepse është i sëmurë dhe nuk ka asnjë mundësi që të kujdeset për ne. Por ai nuk bindet (edhe pse mami i ka thënë disa herë) dhe kurrë nuk do të pranonte që të vizitohej me qëllim përfitimin e pensionit.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

11-vjeçari: Detyrohem të shes në rrugë se kam babain e sëmurë!

11-vjeçari B. D.

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr.172

5E SHTUNË, 25 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Ofrohet vend pune në një qendër estetike. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]./ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Krujë!

Iniciativa e Lëvizjes Shqipëria e Re për organizimin e tryezave të rrum-

bullakëta me të rinjtë, me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, përshëndetet nga qytetarët e Krujës. Pajtim Milla gjatë një interviste për “77 News” thekson se rinia mund të ndryshojë diçka me pro-pozimet që bën. Ai evidenton si proble-matika kryesore të qytetit punësimin dhe infrastrukturën.

Si paraqitet niveli i punësimit në qyte-tin e Krujës?

Punësimi në Krujë është pothuajse zero. Ata pak që punojnë janë burrat në gropën e gëlqeres në Krastë dhe gratë tek prodhimet artistike. Cilat janë potencialet e Krujës që mund të shfrytëzohen për të hapur vende të reja pune?

Turizmi është një nga potencialet kryesore të Krujës, por që po shfrytëzo-

het shumë pak. Investimet janë shumë të pakta. Ka nevojë për investime. Cilat janë problematikat e arsimit që kanë nevojë për zgjidhje?

Arsimi është mirë. Unë kam një vajzë në shkollë dhe deri tani jam i kënaqur. Mund të ketë nevojë për përmirësime të vogla, por e përgjithshmja është e mirë. Shërbimet sociale a janë në nivelin e duhur?

Infrastruktura më duket shumë proble-matike. Rrugët nëpër lagje janë shumë keq dhe në to nuk mund të kalojnë maki-nat. Janë asfaltuar vetëm rrugët kryesore, ndërsa 90 për qind e rrugëve dytësore janë në gjendje shumë të keqe. Lëvizja Shqipëria e Re po organizon tryeza debati me të rinjtë, ku do të diskutohet për këto problematika. Idetë dhe propozimet e të rinjve do të mblidhen në një platformë të vetme, që do t’i drejtohet institucioneve me fuqi vendimmarrëse. Mendoni se një inicia-tivë e tillë mund të ndikojë pozitivisht?

Më duket ide e mirë. Shpresoj që të ndikojë sadopak në zgjidhjen e proble-meve. Kruja është qytet i vogël dhe është lënë në harresë edhe nga deputetët e saj. Në 20 vite deputetëve të Krujës nuk i është dëgjuar zëri në parlament për shqe-tësimet tona. Shpresoj që ky takim me të rinjtë të ndryshojë diçka.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Pajtim Milla: Punësimi dhe infrastruktura, problemet tona kryesore!

Pajtim Milla

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr.172

E SHTUNË, 25 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Meshar i i sh te n jë vepër e hum-bur dhe e panjohur. Më 1740 në bibl iotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i

Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kaza-zi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ia njoftoi Gjergj Guxe-tën në Palermo, të c i l i t i dërgoi n jë faqe. L ibr i mendohet të je të s h ty p u r n ë Ve n e d i k m e a l fa b e -t in lat in, duke shtuar disa shenja c i r i l ike për t inguj t në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Meshari mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e r izbuloi arb ëreshi Pal Ski -ro i , n ë B i b l i o t e k ë n e Vat i ka n i t në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin katalogu: R.G. Liturgia III , 194. Më 1932 l ibri u fotokop-

jua në tri kopje, njëra nga të ci lat gjendet në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare në Tiranë. Më 1968, gju-hëtar i i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor të veprës së Buzukut , të sho qëruar me studimin për gjuhën dhe meri-tat e autorit . Ashtu s iç është sot , ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Ndoshta po ta kishte koper t inën ose faqen e parë , l ibr i mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë në l i s tën e atyre l ibrave që kanë qenë ndaluar.

Msc. Luljeta Hasani Për më tepër: www.newnews.al

Meshari, ky thesar i historisë së gjuhës tonë!

FBD sh.p.k. kërkon të punësojë shitëse. interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Astronomët kanë zbuluar fakte për një planet që po thithet nga ylli i tij. Kjo

mund të jetë situata në të cilën mund të

ndodhet planeti ynë pas miliarda vitesh. Grupi i shkencëtarëve që ka zbuluar shenjat e këtij planeti që po “përpihet” nga dielli i tij, thonë se ky është një rast i mirë për të studiuar një fat të ardhshëm dhe të largët të Tokës. Arsyeja që planeti, sipas tyre, po thithet nga dielli, është se një planet i afërt me të mund të jetë shkatërruar dhe si pasojë e prishjes së ekuilibrit gravitacional, planeti nuk ka rrugë tjetër veçse të thithet nga dielli që ka një masë më të madhe dhe një forcë tërheqëse që e thith planetin, të cilit i ka humbur ekuilibri. Ky studim është bërë nga një grup shkencë-tarësh polakë e spanjollë përmes teleskopit

Hobby Eberly me qendër në Teksas. Një fat i tillë mund të presë të gjithë planetët e sis-temeve diellore, mes të cilëve edhe sistemi ynë. Është ky një proces normal që ndodh si pasojë e prishjes së ekuilibrave gravitacionalë për shkaqe të ndryshme. Fakti i parë që i çoi shkencëtarët në zbulimin e këtij planeti ishte mungesa e planetit që është shkatërruar. Më pas, përmes analizave të ndryshme, është parë se planeti pranë kishte ndërruar trajektore shumë çuditshëm dhe po i afrohej gjithnjë e më shumë diellit të tij.

Nga Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Planeti që gëlltitet nga ylli i tij!

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr.172

7E SHTUNË, 25 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Conad Albania kërkon të punësojë shitëse/kasiere. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Përsa iu përket parave, situata do stabilizohet duke qenë se ju do i ulni edhe shpenzimet.

Demi: Nën influencën e Uranit do jeni më të motivuar dhe do mendoni më shumë për të ardhmen.

Binjakët: Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes financat gjatë kësaj dite nëse nuk doni të përballeni me probleme të mëdha në këtë fushë.

Gaforrja: Mjedisi yjor do sjellë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite. Do i shprehni më tepër ato që keni në zemër.

Luani: Mërkuri do influencojë financat. Menaxhojeni me shumë kujdes buxhetin që të mos keni surpriza.

Virgjëresha: Me maturinë që iu karakte-rizon do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do e përmirësoni situatën.

Peshorja: Në disa momente do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Yjet do jenë në anën tuaj përsa iu përket financave.

Akrepi: Falë mbështetjes që do japë Mërku-ri në planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të stabilizohet.

Shigjetari: Për financat do jetë një ditë jo ndryshe nga të tjerat. Mos shpenzoni shumë por hiqni ndonjë para mënjanë.

Bricjapi: Në planin financiar do jeni më të zotët të menaxhoni gjithçka me kujdes. Më në fund!

Ujori: Vazhdoni sa më shumë të mundni, të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Peshqit: Planetet do influencojnë shumë pozitivisht dhe do e përforconi më tepër li-dhjen që keni krijuar.

Pedagogu i Shkencave Politike në uni-versitetin “Vitrina”, Ervin Kujtila në

një intervistë për “77 News” flet për vitin akademik 2011-2012, për ecurinë e studen-tëve, rëndësinë e punimeve shkencore dhe punën e stafit pedagogjik. Si ka rezultuar viti akademik për Fakul-tetin e Shkencave Politike?

Fakulteti i Shkencave Politike dhe në tërësi universiteti “Vitrina” është një uni-versitet model, ku dhe Fakulteti i Shken-cave Politike, por edhe çdo fakultet kanë si pikë të fortë metodologjinë e mësim-0dhënies. Mësimdhënia është ndërthurja e teorisë me praktikën, studentët e vitit të 3 ndjekin praktikat në institucionet përka-tëse. Kjo është një nga pikat kryesore për fakultetin dhe në tërësi për universitetin. Çdo student i vitit të tretë por edhe në master ne i testojmë jo vetëm në provi-min bazë që ata kanë, por edhe më anë të kolegiumeve që janë të ndara në tre pjesë. Kjo është një metodë shumë e mirë për të ndjekur studentin hap pas hapi në procesin e mësimdhënies. Përveç kolegiumeve stu-

dentëve u kemi dhënë edhe nga një punim shkencor. Si është proceduar me punimet shken-core të studentëve?

Ne i kemi lënë të lirë studentët që të zgjedhin një temë, ku secili prej tyre e shikon veten më të aftë, aty ku sheh që ai mund të japë më shumë. Më pas secili nga pedagogët që ka studenti si udhëheqës u sugjeron atyre literaturë, që mund të jetë literaturë shqiptare ose e huaj. Ne jemi fokusuar dhe tek biblioteka që ka univer-siteti, sepse është shumë e rëndësishme që studenti ta prekë dhe të punoj nga afër me librin. Gjithashtu studentët i kemi ndjekur hap pas hapi duke i instruktuar. Të gjithë punimet shkencore do të botohen në një revistë shkencore për studentët, kështu që studenti identifikohet nga puna e tij.Sa do e ndihmoj studentin ky punim shkencor për t’u përballur me tregun e punës?

Punimi shkencor është shumë i rëndë-sishëm për çdo student, sidomos për ata që do duan të vazhdojnë më tej studimet, në procesin e doktoraturës. Është shumë i rëndësishëm edhe për tregun e punës, pasi të dalësh nga tre vitet studim bachelor me një punim tëndin shkencor është shumë pozitive. Është për t’u vlerësuar, si për stu-dentët dhe stafin pedagogjik të universitetit “Vitrina”.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Ervin Kujtila: Mësimdhënie efikase, ndërthurja e teorisë me praktikën!

Ervin Kujtila

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr.172

8 E SHTUNË, 25 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Tarifa fillestare e regjistrimit në Autoshkollën ‘’Vitrina’’

Kjo ofertë vlen vetëm për 47 personat e parë të regjistruar deri më datë 27.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

E Papërsëritshme!

deri më datë 27.08.2012vetëm 70 euro

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Në hyrje të fshatit Theth ndodhet një hotel, i ndërtuar nga pronarët, familja

Frashnishta, aty ku dikur ka qenë kampi shte-tëror i pushimit. Hani është në shërbim të turistëve dy muaj në vit, nga muaji korrik deri në fund të muajit gusht. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës si: qu-mështi, djathi, mish gici, mish qengji, patate, mjalti, vezët, etj. Të gjitha ushqimet janë bio. Ndër çastet e paharruara në kujtesën tuaj gjatë pushimeve do të mbeten aventurat e aktiviteteve si: alpinizëm, speleologji, bilar-do, shëtitje nëpër ujëvara, në pyll, etj.

Në Theth, në bjeshkët shqiptare, gjithçka është origjinale dhe më e bukur se në Alpet e Europës. Si asnjë vit tjetër, Thethi i shpallur Park Kombëtar në vitin 1966, ka njohur këtë sezon veror një numër të madh turistësh, pjesa më e madhe të huaj. Të dhënat zyr-tare nga Unioni i Operatorëve Turistikë në Shqipëri vlerësojnë se fshati turistik në veri të vendit është vizituar këtë sezon nga më shumë se 5 mijë turistë, pjesa dërrmuese e të cilëve të huaj, të cilët kanë vlerësuar se kjo zonë është më origjinale dhe më e bukur se Alpet e Europës.

Këtu turistët mund të bëjnë shëtitje në bjeshkë dhe prekin nga afër bukuritë naty-rore, ujëvarat, mullirin e ujit dhe dy kullat e ngujimit 8 shekullorë, element ky epik i jetesës shqiptare sipas kodit të lashtë të gjak-marrjes në malësinë e Shqipërisë.

Në Theth janë sistemuar mbi 150 shtëpi, të gjitha prej guri. Nga viti në vit ato po shndë-rrohen në bujtina të ngrohta dhe të mobi-luara për turistët vendas dhe të huaj, të cilët mund të shijojnë aty dhe ushqime të freskëta tradicionale. Në këtë sipërmarrje, një pjesë e banorëve janë mbështetur dhe nga GTZ

gjermane. Fshati turistik përshkohet nga lumi i Shalës, ujëvarat e të cilit burojnë në Qafë Pejë dhe kalon nëpër Okal, një ujë i pastër dhe shumë i ftohtë, ku nuk është e vështirë të dallosh troftën e madhësive të ndryshme që rrëshqet mbi gurët e lëmuar të shtratit të lumit. I ke të gjitha mundësitë t'i kapësh me dorë, por një gjë e tillë është e ndaluar edhe për peshkatarët.

Ndër vendet më interesante për t’u vizi-tuar nga turistët janë Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë dhe burimet e ujërave të Okolit.

Afro 75 kilometra larg qytetit të Shko-drës, Thethi është fshati më i madh i komunës së Shalës, por më të madh atë e bën turizmi. Në këto shumë kilometra rruga kalon nëpër Koplik, Dedaj e pikën

turistike të Bogës. Në 50 kilometra nga Shkodra deri në Bogë, rruga është tërësisht me asfalt. Rajoni i Thethit përbën në fakt zemrën e alpeve shqiptare. Ai ndodhet në alpet perëndimore të Shqipërisë, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës.

Për vlerat e tij klimaterike dhe të biodi-versitetit, Thethi është shpallur një Park Kombëtar. Në parkun e Thethit gjenden ahe shekullore dhe shumëllojshmëri lulesh. Fauna e parkut përbëhet nga 50 lloje shpendësh. Për të gjithë ju që keni dëshirë të vizitoni hanin e Gjon Frashnishtës, është vënë në dispozicion edhe numri i tel 00 355 693118712 dhe do të mbeteni të kënaqur nga gjithçka që do ofrojë hani.

Nga Olta Zhilla Për më tepër: www.77news.al

Turizmi në Theth, aty ku bukuria është e pafundme!

Mirësevini në hanin e Gjon Frashnishtës, në Theth!