Gazeta 77 News botimi Nr 266

8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 27.11.2012 VITI I - NR.266 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Noka: Aftësimi i oficerëve të policisë për të goditur korrupsionin!...................................fq.3 Mosha e tretë në Shqipëri, Feshti: Punoj në pleqëri për të plotësuar kushtet më minimale!.................fq.4 Xhemile Cani: Jeta ime mes varfërisë dhe sëmundjes, bëj apel për ndihmë!......................fq.5 Në Kampusin "Vitrina" seminar me Fatbardha Demi!. fq.7 Hapet zyra koordinuese e degëve të LSHR-së në qarkun e Durrësit!..............................................fq.8 ...>>fq.2 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Berisha në manifestimin e madh të Shkupit: Të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin! Ju dini ta zgjidhni të ardhmen ideale! D ëshironi të jetoni një jetë të lum- tur, të lirë dhe të plo- tësuar? Duket sikur gjithmonë ka diçka që nuk shkon mirë? Është e vështirë për të qëndruar pozitiv kur asgjë nuk shkon ashtu si doni ju, apo jo? Keni dëgjuar njerëz që flasin... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi Nr 266

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 266

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 27.11.2012 VITI I - NR.266 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Noka: Aftësimi i oficerëve të policisë për të goditur korrupsionin!...................................fq.3 Mosha e tretë në Shqipëri, Feshti: Punoj në pleqëri

për të plotësuar kushtet më minimale!.................fq.4 Xhemile Cani: Jeta ime mes varfërisë

dhe sëmundjes, bëj apel për ndihmë!......................fq.5 Në Kampusin "Vitrina" seminar me Fatbardha Demi!.fq.7 Hapet zyra koordinuese e degëve të LSHR-së

në qarkun e Durrësit!..............................................fq.8

...>>fq.2

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Berisha në manifestimin e madh të Shkupit:Të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin!

Ju dini ta zgjidhni të ardhmen ideale!

Dëshironi të jetoni një jetë të lum-

tur, të lirë dhe të plo-tësuar? Duket sikur gjithmonë ka diçka që nuk shkon mirë? Është e vështirë për të qëndruar pozitiv kur

asgjë nuk shkon ashtu si doni ju, apo jo? Keni dëgjuar njerëz që flasin... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 266

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MARTË, 27 NËNTOR 2012

Berisha në manifestimin e madh të Shkupit:

Të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin!

Kryeministri Berisha ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë 100 -vjetor të

Pavarësisë. Kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij në manifestimin e madh të organizuar në Shkup, i mëshoi me forcë faktit se “Sot

shqiptarët festojnë bashkë, Shkupi, Prishtina e Tirana festojnë bashkë 100-vjetorin e Pa-varësisë”. “Sot lavdi zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të si-gurt drejt së ardhmes sonë. Pavarësisht çfarë

përjetuam, kemi motive për të qenë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja. Festo-jnë bashkë Prishtina, Shkupi e Tirana”, vuri në dukje, ndër të tjera Kryeministri Berisha. Njëkohësisht, në këtë frymë, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga të gjithë shqiptarët që të ecin përpara për t’u bashkuar në Europë. “Këtu nga Shkupi i bëj thirrje shqiptarëve, të punojnë çdo minutë, orë, muaj e vit për bashkimin e tyre. Iu bëj thirrje fëmijëve tanë, fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve, ta bëni më të lirë, më të drejtë, se shqiptarët janë të gatshëm për bashkëpunim, shqiptarët e lirë janë forcë zhvillimi për veten dhe rajonin. Askush të mos druhet dhe askush të mos hidhërohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin. Nën moton të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin, t’i përqendrojmë forcat tona, drejt realizimit të kësaj ëndrre”, nënvizoi Berisha gjatë fjalës së tij në këtë manifestim të madh.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 për teknika të men-dimit pozitiv, por a funksionojnë? Patjetër që munden nëse i lejon! Në mënyrë që të punojë mendimi pozitiv, duhet që të besoni patjetër tek ai.Teknika të thjeshta për mendimin pozitiv

1. Kuptoni që mendimet tuaja po i japin formë të ardhmes tuaj.

Jeta juaj sot është ashtu si është për shkak të mendimeve dhe ndjenjave që keni ndjerë në të shkuarën. Në të njëjtën mënyrë mendimet dhe ndjenjat tuaja tani po krijojnë të ardhmen. Duket shumë e frikshme kur mendoni për të. Për këtë arsye, është në interesin tuaj të mendoni mendime pozitive dhe të lumtura, ku varet dhe e ardhmja juaj!

2. Rrethojeni veten me imazhe pozitive. Bëjeni shtëpinë dhe zyrën tuaj një arrati

nga realiteti. Vendosni piktura me gjëra që iu bëjnë të lumtur. Varni gjëra që iu kujtojnë qëllimet tuaja. Dëgjoni muzikë me zë të lartë dhe shikoni shfaqje humo-ristike. Shmangni lajmet sepse shumica e tyre janë negative.

3. Në vend që ta kritikoni veten për gabimet tuaja, urojeni sepse të paktën ka tentuar.

Thojini vetes që do t’ia dilni herës tje-

tër, që nëse përqendroheni më shumë në të mirën sesa të keqen, do të përfundoni duke bërë vetëm të mira në të ardhmen.

4. Praktikoni pohime pozitive çdo ditë. Duhet të përsërisni vazhdimisht fraza

pozitive. Mos përdorni asnjëherë fjalë negative. Për shembull, asnjëherë mos thoni “Nuk jam i mërzitur”, por “Unë jam gjithmonë i/e lumtur”. Në fillim mund ta keni të vështirë t’i besoni pohimet që i përsërisni vetes, por nëse vazhdoni t’i për-sërisni do të arrini në fakt t’i besoni.

5. Një nga teknikat më të mira për men-dimin pozitiv është përfytyrimi.

Pikturojeni në mendje atë që doni të arrini. Shikojeni veten me çfarëdolloj gjëje që ju doni. Imagjinoni se sa të lumtur dhe të plotësuar do të ndjeheni në momentin që e keni. Kaloni të paktën pesëmbëdhjetë minuta në ditë duke e bërë këtë gjë. Thje-sht shtrihuni dhe përfytyroni të ardhmen tuaj ideale. Fshini të gjitha mendimet negative që mund t’iu futen në mendje ndërsa ju përpiqeni të përfytyroni.

6. Falja është një teknikë tjetër pozitive. Faleni veten për gabimet e së shkuarës.

Falni këdo që mund t’iu ketë lënduar ndonjëherë. Faleni Zotin/Fatin/Universin për gjëra që nuk jua kanë bërë ashtu siç ju

dëshironit. Falja është e rëndësishme sepse iu lejon të harroni të shkuarën.

7. Së fundmi duhet të mësoni të jeni mirënjohës.

Çdo ditë, bëni një listë me gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Nuk ka rëndësi se sa e parëndësishme mund të duket diçka, nëse iu pëlqen, shkruajeni diku! Ti kush-toni rëndësi këtyre gjërave do t’iu pajisë me më shumë gjëra për të qenë mirënjo-hës në të ardhmen. Nga ana tjetër, nëse i kushtoni rëndësi gjërave që nuk pëlqeni, do të tërhiqni më shumë gjëra të tilla. Ja përse është e rëndësishme që gjithmonë të mendoni pozitivisht.

Ju keni fuqinë për të krijuar të ardh-men tuaj! Ju mund të jetoni një jetë të lumtur dhe të plotësuar! Këto teknika për mendimin pozitiv do t’iu ndihmojnë në udhëtimin e jetës.

Ka edhe teknika të tjera që mund të përdorni për të krijuar jetën që doni. Ky informacion është thjesht fillimi.

Metoda Linden do t’u mësojë se sa besim keni tek vetja dhe aftësitë e tuaja. Mund t’i kapërceni ndjenjat e ankthit dhe padobishmërisë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 266

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

Billa ofron vend pune Asistent/e Finance. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE MARTË, 27 NËNTOR 2012

Noka:

Aftësimi i oficerëve të policisë për të goditur korrupsionin!

Lufta kundër krimit të organizuar, korrup-sionit dhe pastrimit të parave janë prio-

ritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Kështu është shpre-hur ministri i Brendshëm Flamur Noka në çeljen e seminarit dy ditor, që zhvillohet në Tiranë, nga ekspertët e Komisionit Euro-

pian për thellimin e përgatitjes së hetimit proaktiv dhe metodave speciale të hetimit. Noka ka theksuar se aftësimi i mëtejshëm i uniformave blu do të ndikojë në rritjen e zbulueshmërisë së rasteve të korrupsionit. “Aftësimi i mëtejshëm i tyre do të ndikojë ndjeshëm për të goditur korrupsionin edhe

kur nuk denoncohet, edhe kur nuk duket, por edhe me shtrirjen e hetimeve për ba-rrën e provës, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të vëna nga korrupsioni. Puna në grup e oficerëve të policisë në Njësitë e Për-bashkëta hetimore ka treguar se korrupsioni mund të luftohet edhe në vende të vogla, sikundër Shqipëria, ku komuniteti, me lidhjet e afërta mes tij, shpesh herë korrup-sionin e percepton se zhvillohet vetëm në nivelet e larta të administratës apo në nivel politik dhe në rastet e tjera, si një nder ose favor që nuk përbën shkelje ligjore”, është shprehur ministri Noka. I pranishëm në këtë seminar, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ka deklaruar se Shqipëria e ka plotësuar kuadrin ligjor për të luftuar kri-min e organizuar dhe korrupsionin. Ai ka theksuar se duhet të forcohet bashkëpunimi i brendshëm dhe i jashtëm për të çuar në burg të korruptuarit.

Për më tepër: www.77news.al

Fule: Statusi i kandidatit për Shqipërinë brenda mundësive!

Komisioneri për zgjerimin europian, Stefan Fule, është shprehur optimist

për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian nga Shqipëria, brenda këtij viti. Gjatë pjesëmarrjes së tij në punimet e forumit për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor në Zagreb, Fule ka deklaruar se statusi i kandidatit për Shqipërinë është brenda mundësive. Ai ka vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë deri në këto momente dhe veçanërisht zhvi-llimet pozitive të vitit të kaluar, me nën-

shkrimin e marrëveshjes mes partive poli-tike për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian. Megjithatë ai ka theksuar se për nisjen e negociatave për anë-tarësim Shqipëria duhet të realizojë progres të mëtejshëm dhe veçanërisht duhet që të garantojë standarde për zgjedhjet parla-mentare të vitit 2013, të cilat duket se do të kenë rol kryesor në përmbushjen e aspiratës së vendit tonë për të qenë pjesë e familjes europiane. "Shqipëria ka bërë progres të dukshëm gjatë vitit të kaluar, sidomos në

marrëveshjen ndërpartiake në procesin e reformave të Bashkimit Europian, si dhe realizimin e një sërë reformash kyçe të për-caktuara në opinionin e komisionit. Ne nuk po propozojmë ende hapjen e negociatave për anëtarësim, por statusi i kandidatit ësh-të brenda mundësive", ka deklaruar Fule. Në këtë konferencë komisioneri për zgjeri-min europian Stefan Fule, ka folur edhe për vendet e tjera të rajonit, ku Kroacia është në përgatitjet përfundimtare për anëtarësim.

Për më tepër: www.77news.al

Flamur Noka

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 266

77 NEWS

K.Bregu ofron vend pune Kuzhinier/picier. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 27 NËNTOR 2012

Punoj në pleqëri për të plotësuar kushtet më minimale!Mosha e tretë në Shqipëri , Alpi Feshti:

Problematikën e të moshuarve në vend e kemi pasqyruar shpesh herë në të

përditshmen "77 News". Realiteti që na rrethon duket se veç asaj kategorie të mo-shës së tretë, të cilët janë braktisur e nuk kanë asnjë të ardhur ka edhe shumë të tjerë që edhe pse marrin pensionin mujor apo mbështetjen e fëmijëve, vuajnë për të plotësuar nevojat jetësore. Alpi Feshti është një intelektuale nga Berati e cila ka kontribuar për 35 vjet me radhë në qytetin e Laçit, në fushën e arsimit. Aktualisht, ajo prej 15-të vjetësh ka dalë në pension por sërish punon, pasi jeta për të nuk është e lehtë edhe pse banon me të birin. Feshti është një lexuese e rregullt e "77 News", ajo thotë se kushdo duhet të flasë për pro-blematikën që e rrethon. Në një intervistë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet,

ajo rrëfen vështirësitë që hasin shumë të moshuar në vendin tonë.Ju punoni edhe pse keni dalë në pension, pse kjo zgjidhje?

Kam kontribuar në këtë vend për 35 vjet me radhë. Kam arsimuar breza të tërë në qytetin e Laçit. Sot gëzoj një pension mini-mal me të cilin nuk arrij të përballoj asgjë. Pra, si e moshuar nuk ndjehem e vlerësuar siç duhet. Nuk ka qenë një zgjedhje që unë të punoj në këtë moshë, por një domos-doshmëri për të përballuar nevojat më minimale të jetës. Aktualisht, me keqardhje e them se mosha e tretë në këtë vend është ndër kategoritë më të diskriminuara. Për ne mungojnë shumë kushte, të cilat janë detyrime të paplotësuara edhe pse kemi dhënë kontributin tonë.Ju aktualisht sapo keni bërë një vizitë tek

mjeku, si duket shërbimi në poliklinikat e lagjeve?

Pa para nuk ke ku shkon. Barnat janë të shtrenjta. Shumë të moshuar nuk kanë mundësi t’i blejnë pasi ato që rimbursohen janë shumë pak dhe më të nevojshmet nuk hyjnë në listë dhe sigurisht kanë çmime shumë të larta. Unë marr mjekim për zemrën dhe tensionin, veç barnave duhet të trajtohem edhe me ushqim të mirë. Prandaj jam detyruar të punoj pasi edhe pse jetoj me djalin, nuk dua t’i rëndohem atij për çdo gjë. Ky është realiteti jonë, ka pleq që janë braktisur, por edhe ne të cilët jetojmë në kushte shumë herë më të mira, sërish nuk e përballojmë dot jetën.Veç barnave, ku ndjeheni ju më të dis-kriminuar?

Problem për ne mbetet edhe mjedisi. Nuk kemi një vend ku mund të rrimë, mungesa e parqeve është e dukshme. Veç kësaj, ne paguajmë edhe taksën e pastrim-gjelbërimit, e cila duhet të siguronte deri diku një mjedis më të pastër. Pra, duhet të mendojmë se një ditë të gjithë do të bëhen pleq dhe në kushte të tilla njeriu nuk vdes nga mosha po nga pamundësitë e shumta të cilat vijnë si pasojë e shumë problemeve ekonomike.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Alpi Feshti

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 266

77 NEWS

Bujar65 ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Kontaktoni në tel :++35542256567 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MARTË, 27 NËNTOR 2012

Xhemile Cani:

Jeta ime mes varfërisë dhe sëmundjes, bëj apel për ndihmë!

Jeta e 40-vjeçares, Xhemile Cani i përngjan një drame të vërtetë. Mes sëmundjes dhe

varfërisë gjithë jeta e saj ka qenë një luftë e vërtetë, ku vështirësitë e kanë shndërruar në një grua të fortë që e vetme me një fëmijë për të rritur sot thuajse ja ka dalë mbanë. Për shkak të shqetësimeve, Xhemilja ka kaluar përpara disa viteve edhe depresion, ndërsa tani duket se e ka kaluar gjendjen e vështirë, pas një kurimi të specializuar në Itali ku e ka ndihmuar financiarisht vëllai i saj. Por edhe pse tani është më mirë nga ana shëndetësore, Xhemilja ndodhet në kushte të vështira eko-nomike pasi ajo jeton me qera me djalin e saj dhe paga që merr si sanitare në një shkollë në zonën e Babrrusë nuk i del as për të blerë ilaçet. 40-vjeçaren, me origjinë nga Kukësi e takojmë diku në qendër të kryeqytetit dhe sapo i rrëfejmë që jemi gazetarë, e vijmë nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet pranon të rrëfejë historinë e jetës së saj. “Kam vua-jtur tmerrësisht në jetë, më kanë vdekur

dy vëllezër dhe bashkëshorti, kam qenë e sëmurë me tuberkuloz dhe me depresion, ndërsa tani në shtëpinë ku jetoj nuk kam as orendinë më të vogël, nuk kam ku të gatuaj për djalin, vetëm ai më dhimbset, se është i vogël e do të ushqehet, ndaj bëj apel për ndihmë”, shprehet duke u lotuar 40-vjeçarja. Historia

Tragjeditë dhe fatkeqësitë në jetë duket se kanë qenë të pandara për Xhemile Canin, 40-vjeçaren që jeton me djalin e saj të mitur, në zonën e Babrrusë. Ajo rrëfen se ka pasur një shtëpi, por ia kanë shembur disa vite më parë dhe që atëherë jeton në një banesë me qera. Për këtë arsye ajo bën apel për ndihmë, pasi pagesën që merr si sanitare e shpenzon për qeranë dhe për ilaçet, ndërsa për të ngrënë duhet të kursejë deri pikën e fundit. Ndërsa fillon të tregojë të gjitha vështirësitë që ka kaluar, ajo ndalet në faktin se disa vite më parë i ka mbijetuar edhe sëmundjes së tuberkulozit, ndërsa në fytyrë i duken qartë shenjat e një djegie të rëndë, që e ka kaluar kur ka qenë fëmijë. Ndër të tjera Xhemilja do të falënderojë Komunën e Paskuqanit për ndihmën e pashlyer që i ka dhënë duke e punësuar, sepse në të kundërt 40-vjeçarja do të ishte vërtet në mëshirë të fatit. “Dua të shpreh mirënjohjen time për Komunën e Paskuqanit, kryetarin e saj dhe drejtuesit e shkollës ku unë punoj si sanitare, sepse pa mbështetjen e tyre as unë as djali im nuk do të ishim gjallë”, shprehet 40-vjeçarja. Ndër të tjera Xhemilja iu bën apel të gjitha sho-qatave humanitare në vend nëse mund ta

ndihmojnë me disa orendi, ose me ndihma të tjera si ushqime e veshmbathje.Problemet

Një tjetër problem për jetën e Xhemiles janë ilaçet që ajo përdor pasi të gjitha i blen dhe ato i kushtojnë vërtet shumë shtrenjtë. Rreth 100 mijë lekë (të vjetra) janë ilaçet që Xhemilja blen çdo muaj, ndërsa nuk mund t’i marrë ilaçet e përcaktuara nga mjeku me rimbursim pasi disa herë i ka përdorur dhe i kanë dhënë efekte dytësore. “Nuk mund t’i marr ilaçet me rimbursim pasi i kam përdorur disa herë dhe jam përkeqësuar nga ana shëndetësore, ndaj kërkoj ndihmë sepse pagesa që marr në punë nuk e përballon jetesën time, çdo lloj ndihme do të ishte shumë për mua”, shprehet 40-vjeçarja. Ajo thekson se ndih-mat më me vlerë për të do të ishin disa pajisje elektroshtëpiake, pasi shumicën e kohës Xhemilja shkon të gatuaj tek njerëzit e afërt të saj. “Kur bëj ndonjë lugë gjellë për djalin, marr tenxheren në krahë dhe shkoj e vë në zjarr tek të afërmit e mi, iu bie në qafë atyre, por s’mundem më se edhe ata kanë hallet e tyre, do të lutesha e i bëj apel kujtdo që mund të më ndihmojë e të më dhurojë ndonjë pajisje për shtëpinë time”, rrëfen mes lotësh 40-vjeçarja.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Xhemile Cani

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 266

6 77 NEWS

Njerëzit që mbajnë syze punësohen më shpejt!

Megatek S.A ofron pune Asistente e Drejtorit të Përgjithshëm. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MARTË, 27 NËNTOR 2012

Ndotja nxit plakjen e trurit!

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha lidhet ngushtë me plakjen

e trurit, vlerësoi një studim i realizuar së fundmi. Sipas zbulimit të shkencëtarëve,

ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes, dëmton funksionet e trurit, duke e plakur atë deri me tre vjet më shumë në moshën mbi 50-vjeçare. Studime të mëparshme kanë lidhur cilësinë e ajrit gjithashtu me probabi-litetin për prekjen nga sëmundjet kardiovas-kulare apo ato të aparatit të frymëmarrjes.

Në një testim të kryer nga mbi 15 mijë të moshuar, kërkuesit e Institutit Amerikan për Plakjen arritën të zbulonin se papas-tërtitë e thithura, nuk depozitohen vetëm në mushkëri, por godasin edhe trurin. “Si rrjedhojë e procesit të natyrshëm të dobë-simit të organizmit dhe funksionit të tij

me kalimin e moshës, persona mbi 50 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga ndotja dhe cilësia e keqe e ajrit”, deklaroi doktoresha Jennifer Ailshire, e Universitetit të Karo-linës Jugore. “Ndotja është lidhur ngushtë me problemet kardiovaskulare apo të mu-shkërive, por studimet tregojnë edhe një li-dhje të qartë në rënien e kapacitetit të trurit, i cili në personat që jetojnë në ambiente me ndotje të lartë të ajrit, kanë një moshë deri në tre vjet më të lartë se mosha reale e organizmit”, shtoi Ailshire.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Nga një studim britanik, rezulton se njerëzit që mba-jnë syze mund të gjejnë punë më lehtë. Një e treta e

britanikëve mendojnë se syzet u japin njerëzve një pamje më profesionale, madje 43% besojnë se syzet ju bëjnë më të zgjuar. 40% e britanikëve do të vendosnin syze edhe nëse s’do të kishin nevojë për to, vetëm për t’i rritur mundë-sitë për punësim. Ekspertët mendojnë se kjo dukuri vjen si rezultat i stereotipit se shikimi dobësohet nga leximi i tepërt, prandaj njerëzit me syze paragjykohen se kanë lexuar më shumë. Sipas një studimi të Kolegjit Optome-trists, 6% e njerëzve do të mbanin syze pa dioptri vetëm që të duken më në modë dhe 9% të duken më tërheqës. “Është mirë se ka filluar të ndërrojë mënyra se si njerëzit i shikojnë syzet, apo ata që i mbajnë ato. Por nuk duhet harruar se pavarësisht nga tendencat e modës, mbajtja e syzeve na ndihmon të shohim më qartë”, thotë Dr Susan Blakenej.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 266

777 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet për kurset profesionale 9-mujorevetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ajo që iu mungon tani është një motivim i fortë për të çuar përpara një pro-jekt që e keni të përzemërt.

Demi: Keni nevojë për eksperienca të reja, por pa qenë nevoja që të keni qëllime të veçanta për këtë.

Binjakët: Do iu bëjnë të ndiheni mirë edhe miqtë tuaj të afërt, do të dinë si t’ua ngrenë humorin edhe kur jeni paksa të mërzitur.

Gaforrja: Duhet të çoni përpara idetë tuaja dhe mos kini frikë të shprehni men-dimet tuaja në lidhje me to.

Luani: Sot është një ditë ku mund të keni konflikte me kolegët tuaj të punës dhe iu duhet të mbani një qëndrim ndryshe.

Virgjëresha: Mos harroni që sinqeriteti në dashuri është shumë i rëndësishëm ndaj duhet të ndiqni rrugën e duhur.

Peshorja: Do të jetë shumë e vështirë të qëndrohet pranë jush për shkak të grin-djeve tuaja. Prandaj duhet të qetësoheni.

Akrepi: Duhet ta frenoni xhelozinë nëse nuk doni ta gjeni veten duke u zënë me partnerin për gjithçka.

Shigjetari: Do të arrini të fitoni çdo sfidë që iu rezervon jeta,e sidomos në fushën profesionale.

Bricjapi: Sot do të jetë një ditë plot sukses në anën tuaj profesionale por sur-priza iu presin edhe në çift.

Ujori: Mos e lini veten që të influenco-heni nga të tjerët, pasi shumë mirë ia dilni mbanë edhe vetë.

Peshqit: Ndiqni zërin e zemrës me siguri dhe qetësi. Nuk do të mund të gaboni nëse ndiqni intuitën tuaj.

Remax Unlimited ofron vend pune Ekspert Imobiliar. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MARTË, 27 NËNTOR 2012

Seminar me temë: "Dodona, Besimi më i Hershëm Euro-Aziatik"!

Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me Sh.L.U.P "Vitrina"

zhvilluan seminarin me temë "Dodona, Besimi më i Hershëm Euro-Aziatik". Prof.Dr. Hysen Xhaja i uroi mirëseardhjen të ftuarës dhe vuri në dukje se këto aktivi-tete zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar. E ftuara e këtij takimi ishte znj.Fatbardha Demi. Gjatë këtij takimi morën pjesë përfaqësues nga Sho-qata e Studimeve Pellazgjike, pedagogë e studentë. Kryetari i Shoqatës së Studimeve Pellazgjike, z.Luftulla Peza bëri një për-shkrim të veprimtarisë të së ftuarës në fu-shën e shkrimeve historike, të trashëgimisë kulturore, si dhe botimet e shumta që ka nxjerrë ajo. Znj. Demi bëri një përshkrim të qytetërimit pellazg dhe veçanërisht të besimit dhe rolit të tij në lashtësi. Ajo e

trajtoi "Besimin në lashtësi" si një shkencë ku ishin pasqyruar mitet e lashta pellazge. Sipas studiueses, nga studimet e kryera ka rezultuar që qytetërimi pellazg është 30 mijë vjeçar, pra është më i lashti i të gjithë besimeve të njohur deri me sot. Gjatë prezantimit të temës iu dha përgji-gje edhe pyetjes se: "Ku lindi ky besim"? Autorja shpjegoi se Amfiteatri i Dodonës është kulti i parë më i lashtë dhe gjendet në afërsi të Janinës në Çamëri. Gjithashtu ajo shpjegoi se besimi në lashtësi ka qenë gjithashtu dhe shkencë. Ndër të tjera thek-soi punën e studiuesve shqiptarë që njohin gjuhën shqipe, të vjetrën dhe atë të renë pa lënë pas dhe traditën. Gjatë këtij takimi iu dhanë përgjigje një sërë pyetjesh që dolën gjatë diskutimit në lidhje me temën.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 266

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MARTË, 27 NËNTOR 2012

Hapet zyra koordinuese e degëve të LSHR-së në qarkun e Durrësit!

Lëvizja Shqipëria e Re ka hapur Zyrën Koordinuese të Degëve në Qarkun e

Durrësit. Në këtë takim, në qytetin breg-detar morën pjesë simpatizantë të Lëvizjes Shqipëria e Re, të cilët ishin tejet optimistë në lidhje me Platformën Politike të saj. Në këtë takim ishte i pranishëm kreu i LSHR-së z. Edmond Vlashaj, Koordina-torja e këtij qarku Valbona Xhaferri, për-faqësues të tjerë të Lëvizjes Shqipëria e Re, si nënkryetari i Lëvizjes Vullnet Domi, Kryetarja e Forumit të të Rinjëve Vilma Kërçiku si dhe nënkryetari organizativ i LSHR-së Çajup Çangollari. Lideri i LSHR-së, z.Edmond Vlashaj u shpreh se kjo forcë politike kërkon t’i shërbejë publikut dhe njerëzve nëpërmjet prodhimit të ideve dhe alternativave të reja për punësim, ide që të shndërrojnë sistemin e ndihmës dhe asis-

tencës sociale, si një sistem i cili do të ketë si vlerë kryesore punësimin social. "Punësimi social heq përfitimin e padrejtë të atyre nje-rëzve që janë të aftë fizikisht të punojnë. Invalidët mund të marrin mbështetje por edhe pagë për një punë apo shërbim që ata i ofrojnë komunitetit", u shpreh zoti Vlashaj. Problemi i korrupsionit në lidhje me programet nxitëse të punësimit është pika tjetër ku u ndal kreu i LSHR-së. "Shte-ti ka një fond të përvitshëm prej afërsisht 20mln dollarë që ua shpërndan kompanive të mëdha, kryesisht bizneseve fasonë dhe bizneseve në bregdet. Këto fonde duhet të shpërndahen në favor të sipërmarrësve të rinj, që kanë interes të zgjerojnë biznesin e tyre, apo që janë të vetëpunësuar. Për-gjegjësia më e madhe e një sipërmarrësi është krijimi i vendeve të reja të punës", tha

zoti Vlashaj. Sipas tij, këto energji të kësaj lëvizje mund të jenë me vlerë shumëfishe nëse investohen edhe politikisht si ide dhe alternativa politike. "Në platformën poli-tike të LSHR-së paraqitet edhe ideja jonë për të shndërruar totalisht ministrinë e punës, si një ministri të vërtetë pune, të njerëzve që punojnë. Ne na intereson të fokusohemi te ato projekte apo investime që mund të jenë të vogla, por do të krijonin rrjetin e të gjithë atyre njerëzve që do të përbënin filozofinë e marrjes përsipër të prodhimit të vendeve të punës", u shpreh z. Vlashaj. Më tej ai u ndal për të folur për një forcë të madhe të shoqërisë, siç është rinia. "Rinia është plot me energji, dinamike, më e motivuar, që të dërgojë përpara vendin dhe të arrijë atë që ne synojmë, mirëqe-nien e të gjithë njerëzve", u shpreh kreu i LSHR-së. Ai vuri në dukje disa politika që duhet të ndjekë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përsa i për-ket disa aspekteve të ndryshme. "MTKRS duhet të orientojë politikat e zhvillimit të kulturës, duhet të fokusohet në përcakti-min e zhvillimit të turizmit. Nëse në krye të kësaj ministrie ndodhet një vizionar, ai jo thjesht do të orientonte, por edhe të nxisë, edhe të motivojë bashkëpunëtorët e tij dhe publikun për tu vendosur në dispozicion të përmbushjes së një misioni të caktuar", tha z.Vlashaj në këtë takim. Në mesazhin e tij të fundit ai tha se duhet të jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje, ne synojmë të jemi të rinj në bindje, në zemër, në shpirt, rrjedhimisht edhe në veprime dhe në komunikim më njerëzit.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re