GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati...

16
TEATRI KOMBËTAR GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Ambasadorja në largim Kryemadhi-Schütz: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen ndaj vendit tonë për në BE Projektet e PPP-ve Kush fshihet pas subjekteve “fukarenj” që po ndërtojnë rrugët? Aksidentet Përplaset gruaja me fëmijën në krah. Maqedonasi me kamion përplaset me Benz-in “Toyota Yaris” Basha: Balla duhej të ishte në pranga. Informacione të plota prokurorëve belgë Tiranë-Durrës Shkëndija elektrike te transformatori, ndërron jetë punëtori i firmës së ndërtimit Rritet me 7.3 % Shifrat e INSTAT: Vdekshmëria foshnjore dhe amësore shënoi rritje në 2018-ën Politikë Faqe 5 Ekonomi Faqe 10 Aktualitet Faqe 13 Aktualitet Faqe 7 Politikë Faqe 6 Sociale Faqe 9 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN < < 2-3 BUDINA-BASHËS: MOS NA TRADHTONI! Opozita nënshkruan kontratë me Aleancën. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE: Të pritet vendimi i Gjykatës Kontrata e Opozitës me Aleancën: Shfuqizojmë ligjin për Teatrin, restaurojmë godinën SËRISH PA NEGOCIATA?! Shqipëri nuk përmendet, komisioneri Hahn: Tetori shpresëdhënës për Maqedoninë e Veriut INSITUTI I SIGURIMEVE Rregullat për përfitimin e pensionit nga emigrantët. Problemi me njohjen në vendet fqinje Faqe 5 Faqe 8 Debati për Teatrin Kombëtar Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Edi Rama e “fut në lojë” si zë pro prishjes, Bulku i përgjigjet: Teatri i ri nuk ndërtohet duke shkulur të vjetrin Presidenti Ilir Meta kërkon ndërmjetësimin e Greminger për krizën në Shqipëri: OSBE të ndërhyjë Faqe 5 Faqe 3

Transcript of GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati...

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

TEATRI KOMBËTAR

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 26 KORRIK 2019

Nr. 4491, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Ambasadorja në largimKryemadhi-Schütz: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen ndaj vendit tonë për në BE

Projektet e PPP-veKush fshihet pas subjekteve “fukarenj” që po ndërtojnë rrugët?

Aksidentet Përplaset gruaja me fëmijën në krah. Maqedonasi me kamion përplaset me Benz-in

“Toyota Yaris”Basha: Balla duhej të ishte në pranga. Informacione të plota prokurorëve belgë

Tiranë-DurrësShkëndija elektrike te transformatori, ndërron jetë punëtorii firmës së ndërtimit

Rritet me 7.3 %Shifrat e INSTAT: Vdekshmëria foshnjore dhe amësore shënoi rritje në 2018-ën

Politikë Faqe 5

Ekonomi Faqe 10

Aktualitet Faqe 13

Aktualitet Faqe 7

Politikë Faqe 6

Sociale Faqe 9

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

< <2-3

BUDINA-BASHËS: MOS NA TRADHTONI!Opozita nënshkruan kontratë me

Aleancën. Sekretari i Përgjithshëmi OSBE: Të pritet vendimi i Gjykatës

Kontrata e Opozitës me Aleancën: Shfuqizojmë ligjin për Teatrin, restaurojmë godinën

SËRISH PA NEGOCIATA?!Shqipëri nuk përmendet, komisioneri Hahn: Tetori shpresëdhënës për Maqedoninë e Veriut

INSITUTI I SIGURIMEVERregullat për përfitimin e pensionit nga emigrantët. Problemi me njohjen në vendet fqinje

Faqe 5

Faqe 8

Debati për Teatrin KombëtarSekretari i Përgjithshëm i OSBE

Edi Rama e “fut në lojë” si zë pro prishjes, Bulku i përgjigjet: Teatri i ri nuk ndërtohet duke shkulur të vjetrin

Presidenti Ilir Meta kërkon ndërmjetësimin e Greminger për

krizën në Shqipëri: OSBE të ndërhyjë

Faqe 5 Faqe 3

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

2 E premte, 26 korrik 2019

Opozita nënshkruan kontratë me Aleancën për Teatrin. Budina-Bashës: Mos na tradhtoni!

Aleanca për mbrojtjen e Te-atrit dhe opozita e bash-kuar nënshkruan dje një marrëveshje që synon

mbrojtjen e godinës aktuale të Teat-rit Kombëtar. Artistët dhe opozitarët kanë rënë dakord të moj lejojnë zba-timin e projektit të përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e një Teatri të Ri. Kontrata publike mes artistëve dhe opozitës në sallën kryesore të Te-atrit Kombëtar përfshin angazhimin e PD jo vetëm në opozitë me mbështet-jen e betejës së Aleancës në Mbro-jtje të Teatrit, por edhe në qeveri me mbështetjen e artit dhe të kulturës. Partia Demokratike angazhohet që, brenda vitit të parë nga momenti kur opozita të jetë në drejtimin e ven-dit, të rrisë buxhetin për artin dhe kul-turën në nivelet më të larta të rajonit. Gjithashtu, PD në qeveri angazho-het që, në konsultim më artistët, të re-formojë sektorët e artit dhe të kul-turës, nëpërmjet decentralizimit të institucioneve kulturore, reformimin e ligjeve për shpërblimin e drejtë finan-ciarë të artistëve dhe garantimit të të drejtave të autorit.

Qëndrimi BudinësRegjisori Edmond Budina, i cili dy

ditë më parë u tërhoz zvarrë nga poli-cia, foli dje para nënshkrimit të kon-tratës nga artistët duke i drejtuar një mesazh kryedemokratit Basha.

Budina kërkoi mbështetje sa më të madhe popullore pë kauzën e

tyre dhe preku me fjalët e tij, ndërsa kërkoi nga Basha që mos e tradhë-tojë këtë kauzë. “E përshëndes këtë kontratë të sotme, e gjej me shumë vend dhe nesër kur opozita me PD të jetë në pushtet kjo kontratë du-het të materializohet. Unë përpara të gjitha gjërave dua ta shikoj në sy kryetarin e PD. Të marr një prem-tim, po premton para popullit, ne nuk jemi askushi po të mos ishte populli. Nëse nesër nuk realizoni ato që keni shkruar unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën e dëgjova edhe sot, o kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, se 5 veta më duket çik absurde, nëse nuk e firmosim të gjithë nuk e firmos, jam me ju. Jam me ju, mos na tradhtoni”,- u shpreh ai.Deklarata e Bashës

Kryedemokrati Basha deklaroi dje

pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është

akti i parë që ndërmarret për futjen e vendit në shinat e Kushtetutës dhe të ligjit, drejtësisë së barabartë për të gjithë,: “të ndëshkimit të politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar, pra, për dhënien fund pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit, të garan-timit të përfaqësimit të qytetarëve në parlament dhe në qeverisje të vendit dhe të politikave të zhvillimit ekono-mik, të punësimit dhe të luftës kundër varfërisë. Kontrata të tilla do të nënsh-kruhen me të gjithë grupet e interesit, do të nënshkruhen me sipërmarrjen, me biznesin e vogël, me përfaqësuesit e fermerëve, të pronarëve, të të përnd-jekurve, me pedagogët e universi-teteve dhe studentët me të cilët e kemi të qartë dhe të prerë marrëveshjen për anullimin që ditën e parë të ligjit kor-

ruptiv të arsimit të lartë, ndërkohë që puna ka nisur të mos ketë asnjë ditë vakum dhe një ligj i standardeve eu-ropiane po definohet brenda kohës më të shkurtër, brenda muajit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar.”.

Më tej kreu i opozitës tha se 30 qershori është dita e një zgjimi të madh kombëtar. “Refuzimi popullor dhe qytetar i këtij regjimi, i cili, njësoj si tek Teatri Kombëtar, ka vetëm një projekt: grabitjen, vjedhjen, pastrim-in e parave të pista të krimit, këtë pro-jekt ka kudo. Këtë projekt kishte tek Unaza e Re, këtë projekt ka tek sta-diumi, këtë projekt ka tek koncesioni më i fundit Milot - Balldre dhe që nga koncesionet e para të check up.” I vet-

mi projekt i regjimit është vjedhja dhe grabitja e pasurive të shqiptarëve. Ne jemi të vendosur t’i japim fund këtij modeli.”- deklaroi ai.

Sipas Bashës ëhstë me rëndë-si që votuesi shqiptar ta ketë fu-qinë e plotë të kësaj kontrate nesër, ku angazhimi i opozitës tha kryedemokrati është reforma e thellë kushtetuese dhe kthimi i legjitimitetit tek votuesit shqiptar: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme; Një reformë e thellë elektorale dhe kushtetuese; Kthimi i një repub-like, bazuar mbi vlera evropiane të sundimit të shtetit të së drejtës; Të demokracisë përfaqësuese të qytetarëve shqiptarë; Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.”.

Kontrata e Opozitës me Aleancën: Shfuqizojmë ligjin për Teatrin, restaurojmë godinënPartia Demokratike dhe opozita e bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe ak-sionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teat-rit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar. Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokra-tike e Shqipërisë dheopozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kom-pleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zo-nat përreth tij, do t’i rikthehet me përparë-

si statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës. Në momentin kur Par-tia Demokratike e Shqipërisë dhe opozi-ta e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skan-derbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kom-bëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtro-hen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvo-jën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ek-spertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend. Brenda 1 muaji nga mo-menti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shu-

micë politike qeverisëse, do të shfuqizo-jë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i god-inës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar angazhohet të propozo-jë një reformë ligjore dhe institucionale për rritjen e përfshirjes dhe pjesëmarrës së publikut në vendimmarrje nëpërmjet ga-rancive të mjaftueshme ligjore për konsul-

timin efektiv me qytetarët dhe realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërm-jet referendumeve mbi çështje të intere-sit publik; Partia Demokratike dhe opozi-ta e bashkuar angazhohet për një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon rritjen e kon-trollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në har-timin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

Politikë

“Mbrojmë dhe rikonstruktojmë TK-në”

Firmoset kontrata

Kontrata

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

3 E premte, 26 korrik 2019

nr e

faqeveAnalisti Besnik Mustafaj u shpreh dhe njëherë dje kundër prish-jes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në News24, në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se ka qenë emocion-alisht me ata që e kanë kundër-shtuar prishjen dhe se regjimi që godet mbi artistët është një reg-jim i rrezikshëm ndaj demokra-cisë. “ Kam qenë emocionalisht pjesëtar i atyre që e kanë kundër-shtuar prishjen e tetarit. Në logjik-ën time nuk duhet prishur por res-taurohet. Një regjim që godet mbi artistët, është një regjim i rrezik-shëm ndaj demokracisë. Jam nd-jerë keq edhe njerëzisht sepse një pjesë e atyre që ishin në përlesh-

je me policinë janë miqtë e mi per-sonale. Jam në mbështetje të teat-rit.. Unë besoj se për Teatrin duhet të merret në konsideratë mendi-mi i atyre që bëjnë teatër. Unë nuk besoj se janë pak, me aq sa kam parë unë janë jashtëzakon-isht shumë duke parë komunitetin teatror në Shqipëri. Ne nuk jemi në Neë York. Jemi Shqipëri, jemi në Tiranë. Besoj se janë shumicë. Mbrojtja e Teatrit është një kau-zë, nuk është mbrojtja e kujtesës. Ne nuk jemi një shoqëri ende me një kulturë dhe ndjeshmëri të tillë të lartë sa masivisht të dalim në mbrojtje fizike të kauzave të tilla”, tha Mustafaj.

Mustafaj: Teatri nuk duhet prishur por të restaurohet. Kryeministri gabon kur i quan minorancë

Politikë

Protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ju bashkua dje edhe profesori Edmond Tupja. Në fjalën e tij Tupja ftoi gjithkënd t’i bashkohet protestës, jo për të instrumentalizuar artisët, por për t’i treguar botës mbarë se qëndresa e tyre është gjithëpërfshirëse. “I them të majtë dhe të djathtë mos të vijë

këtu për të na instrumentalizuar, sepse artisti i vërtetë dhe njeriu me kulturë nuk instrumentalizo-het, por të vijë këtu për t’i thënë qeverisë, kryeministrit dhe botës mbarë që qëndresa jonë është gjithëpërfshirëse. Prandaj i ftoj të gjithë dhe të gjitha që të vijnë këtu” ,-tha Tupja.

Debati mbi Teatrin

Profesori Edmond Tupja: Të majtë e të djathtë të vijnë këtu për t’i dhënë qëndresës gjithëpërfshirje

Debati për godinën e Teatrit Kom-bëtar po zgjat për më shumë se një vit dhe gjatë kësaj kohe komuniteti i artistëve që punojnë aty, por jo vetëm, kanë qenë të ndarë në men-dimet e tyre për arsye të ndryshme. Aktorja e njohur Raimonda Bulku, në kohën kur diskutohej nëse duhet shembur ose jo godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, është shprehur se ishte pro shembjes dhe ndërtimit të një Teatri të ri. “Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndër-tohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndë-si fare se çfarë. Godina e teatrit du-het shembur, pa dyshim. Ne po për-jetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbi-na, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë” u shpreh Raimonda Bulku.

Këtë fjalë të sajën kryeministri Rama e postoi dje në një status të tijin në Facebook duke argumentuar se edhe një aktiviste e njohur e Partisë Demokratike ka mbështetur projektin e qeverisë për shembjen Teatrit Kombëtar dhe dhënien me konçesion të një kompanie private që të ndërtojë aty një godinë të re të inkorporuar në një kompleks biznesesh. “Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatra-lo – politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin

e Teatrit Kombëtar! Ja çfarë men-don një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asn-jë lidhje me këtë shumicë qever-isëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve his-torike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike” shkruante Rama dhe më pas ci-ton fjalën e aktores Bulku. Ajo nuk e ka vonuar përgjigjen e saj, duke postuar një foto të godinës së Tea-trit në Instagram dhe duke shkru-ar se : “Teatri i ri nuk duhet ndër-tuar duke shkulur të vjetrin”. “Unë jam për një teatër te ri, dhe i qën-

droj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokëve te mi!”, shkruante Rai-monda Bulku.

Ajo nuk ka dashur që fjala e saj të keqpërdoret në debatin e nxehtë të këtyre ditëve i cili kulmoi dje me një përplasje mes policisë dhe ar-tistëve ku nuk munguan edhe in-cidentet e dhunës së ushtruar ndaj këtyre të fundit. Aktorja e njohur shpreh solidaritetin e saj me ko-legët duke shkruar se ndodhet larg dhe “me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teatër”. “Une jam per nje teater te ri, dhe i qen-droj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi! Respekto tradit-en! Ruaje historine! Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!”, shkruante Raimonda Bulku.

Rama “fut në lojë” Rajmonda Bulku, aktorja i përgjigjet: Teatri i ri s’duhet ndërtuar duke shkulur të vjetrin

Edmond Budina paralajmëron Bashën

Besnik Mustafaj

Edi Rama

Rajmonda Bulku

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

4 E premte, 26 korrik 2019

Duke përfituar si duket nga prania në Tiranë për një vizitë zyrtare, Alean-ca për Mbrojtjen e Teat-

rit Kombëtar i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thom-as Greminger, që t’i presë në një takim ku ai të njihet nga afër prej artistëve për çështjen e tyre. Përmes një letre që ata i kanë dërguar zyrës së OSBE-së në Tiranë, Aleanca kërkon takim me Greminger për t’i shpjeguar nga afër se ku qën-dron thelbi i problemit në lidhje me teatrin. Në letrën e tyre adresu-ar Gremingerit përmes drejtuesit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Bor-chardt ata thonë se ligji për prish-jen e teatrit është një vjedhje duke qenë dhe se në vendin tonë mungon Gjykata Kushtetuese. “‘Shpronësi-mi i truallit publik dhe privat për-reth Teatrit Kombëtar po ndodh falë një të ashtuquajturi ‘ligj spe-cial’. Ky i fundit nuk është asgjë më tepër se vjedhje me ligj, i bërë i mundur vetëm për shkak të fak-tit se Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale prej po-thuajse dy vjetësh. Mungesa e një Gjykate Kushtetuese, rezultat i një të ashtuquajture ‘reformë të drejtë-sisë’, i ka lejuar qeverisë të uzur-pojë çdo pushtet vendimmarrës në Shqipëri. Nuk është ekzagjerim të thuhet se ajo qeveris me dekret – çdo vendim, sado i rëndë, lejo-het për sa kohë që Qeveria e mira-ton atë.”-shkruan aleanca. Në këtë letër theksohet se ekzekutivi është tërësisht në dorën e Ramës dhe nëse vazhdon prishja e teatrit do zh-bënte besimin e publikut dhe në in-stitucionet ndërkombëtare. “Komu-

niteti ndërkombëtar ka shpenzuar sasi të mëdha burimesh mone-tare dhe njerëzore për të ndërtu-ar një demokraci funksionale, sun-dim të ligjit, ndarje të pushteteve dhe kontrolle e balanca mes tyre në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ek-

ziston në këtë moment dhe ekzeku-tivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është tërësisht i pakontrolluar siç tregon çësht-ja e Teatrit Kombëtar. Ne besojmë se do të ishte një gabim i rëndë, i cili do të zhbënte besimin e pub-

likut shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare, nëse një situatë e tillë lejohet të vazhdojë.”-deklaron Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimi i sekretarit të OSBE-sëPak pas letrës së Aleancës reagoi

dhe Sekretari i Përgjithshëm i OS-BE-së, Greminger i cili përmes një tjetër letre deklaroi se nisur nga zhvillimet e djeshme me lëvizjen e Metës për një ligj të posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazh-dojnë më tutje kjo çështje. Ndër të tjera në letrën e tij, zyrtari i OS-BE-së shpreh keqardhjen për mos-

prezencën në takim për shkak të një agjende të ngjeshur. “Të nderu-ar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Or-ganizatën që unë përfaqësoj. Meg-jithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një ax-hende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht. Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kom-bëtar, të gjitha palët duhet të pres-in vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.”-ka shkruar Greminger. Ndërkohë pas reagimit të Se-kretarit të OSBE-së ka ardhur sërish një deklaratë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila ka thënë se e mirëpresin qëndrimin e Greminger-it dhe janë tërësisht dakord me të. “Ne e mirëpresim këtë qëndrim të z. Greminger dhe jemi tërësisht dakord me të. Kriji-mi i një sistemit funksional të dre-jtësisë, së bashku me dy gjykatat e larta në vend, atë Kushtetuese dhe të Lartë, është hapi i parë i domosdoshëm për gjykimin e çështjeve publike. Ashtu siç kemi thënë prej kohësh, pa një shqyr-tim normal në Gjykatën Kus-htetuese çdo veprim ndaj godinës është i jashtëligjshëm dhe krimi-nal.”-deklaroi aleanca në një postim në facebook. Më tej këta të fundit u shprehën se institucionet lokale du-het ta dëgjojnë qartë mesazhin e tij pa ekuivokë.

“Teatri Kombëtar”, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së: Të pritet vendimi i Gjykatës

Aktualitet

Njihet si parajsë fiskale

Shqipëria heq vizat me shtetin që e ka sipërfaqen sa një lagje e TiranësShqipëria ka hequr vizat me Fed-eratën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Qeveria shqiptare miratoi vendimin që u bë publik sot. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të lig-jit nr.43/2016, “Për marrëvesh-jet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Ev-ropën dhe Punët e Jashtme, Këshil-li i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshil-lit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyr-tare dhe të zakonshme,”-shkruhet në njoftim e bërë publik në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Vendi-mi do hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Federata ndod-het në Karaibe dhe përbëhet nga dy ishuj Shën Kristoferit dhe Ne-visit. Ajo ka sipërfaqe prej 261 km2, ndërsa kryeqyteti ynë ka sipërfaqe 1.110.03 km2.Nuk dihet

ende arsyeja e marrjes së këtij ven-dimi dhe çfarë e lidh këtë Feder-atë me shtetin tonë. Federata është shteti sovran më i vogël në hem-isferën perëndimore, përsa i për-ket sipërfaqes dhe popullsisë. Kjo federatë njihet si parajsë fiskale në Karaibe. Federata e Shën Kristoferit ndodhet në detin e Karaibeve. Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristofer-it dhe Nevisit me një sipërfaqe që arrin në 261 km2, ndërsa popull-sia arrin 55 mijë.

Thomas Greminger

Protesta tek teatri

Federata e Shën Kristoferit

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

5 E premte, 26 korrik 2019

Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi zhvilloi dje një takim në selinë e LSI me ambasadoren e Gjerman-isë në Tiranë Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si am-basadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri. Kryemadhi shprehu vullnetin për rritjen e mëte-jshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë pro-ceset reformuese të shtetit të së dre-jtës dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të garantuar jo vetëm

ritme më të shpejta të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Euro-pian por dhe për të tërhequr inves-titorët gjermanë për të zhvillu-ar ekonominë shqiptare e cila do të sjellë hapjen e vende të reja të punës. Duke e falenderuar ambas-adoren Schütz për bashkëpunimin, kryetarja e LSI shprehu mirën-johjen për Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në rrugëtimit e Shqipërisë dhe ra-jonit në Bashkimin Europian.

Komisioneri për Zgjerim në BE, Jo-hannes Hahn, në konferencën për shtyp në Shkup, në krah të kryem-inistrit Zoran Zaev, mes të tjerash tha se të gjitha partitë politike du-het të jenë të hapura dhe të bash-këpunojnë e të fokusohen që në te-tor vendi të marrë datën për hapjen e negociatave me BE-në. Hahn tha se tha se kompromisi për miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Pub-like, jep një sinjal të mirë dhe kon-tribuon në sundimin e së drejtës në vend. “Siç e dini kam kaluar ditë apo netë të gjata këtu në Maqedo-ni për të arritur qëllimet euro-at-lantike. Me të vërtet më vjen keq që të gjithë shtetet nuk kanë ven-dosur për hapjen e negociatave në qershor, sepse ju me të vërtetë keni kryer detyrat tuaja, shpresoj me të vërtetë që kjo punë të mbaroj në te-

tor. Kam ardhur në Shkup për të diskutuar posaçërisht për sundi-min së drejtës. Të gjitha forcat poli-tike duhet të kenë për qëllim hapin e madh që duhet të ndërmarrë vendi në tetor. Puna e Prokurorisë Speciale duhet të vazhdojë. Vendet anëtare po ndjekin me kujdes zhvillimet në sundimin e së drejtës. Kjo mbi gji-tha është e rëndësishme për qytetarët e vendit tuaj. Është e rëndësishme që është ruajtur pavarësia e Prokuror-isë Speciale Publike në brendësi të Prokurorisë Publike”, u shpreh Hahn. Zyrtari i lartë i BE theksoi sërish se tetori do të jetë vendimtar për Maqe-doninë kur edhe do të nisin negoci-atat për anëtarësim të vendit në BE. Johannes Hahn kërkoi që vendi të vazhdojë me reformat duke e vendo-sur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Speciale.

Shqipëria nuk përmendet, Hahn: Tetori shpresëdhënës për Maqedoninë e Veriut

Kryemadhi me ambasadoren Schütz: Mirënjohjeqeverisë gjermane për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Presidenti i vendit Ilir Meta u takua ditën e djeshme me sekretarin e Përgjith-shëm të OSBE-së, Thomas

Greminger. Në një postim në Twit-ter, Greminger tha se në takimin me Metën ranë dakord që stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe suksesin. Ndërkohë presidenti Meta, në njoftimin bërë publik për mediat, u shpreh se e in-formoi Greminger për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi. Presidenti Meta i kërkoi Greminger ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve poli-tike në vend për zgjidhjen e kësaj krize. “Për rivendosjen e funk-sionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e për-shkallëzimit të mëtejshëm të situ-atës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalim-in e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur. Ky an-gazhim do të shërbejë si mundë-si tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe kon-solidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europi-ane të Shqipërisë, për më tepër kur

presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësim-it”, – theksoi Presidenti Meta. Kreu i shtetit ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të tij për zgjidhjen e situatës dialogu politik gjithëpërfshirës dhe i sin-qertë që i jep zgjidhje të plotë e për-fundimtare kësaj krize. “Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe

konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situ-ate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithëpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize”, – deklaroi Presidenti Meta.

Konferenca me CakajPër të marrë kryesimin e OS-

BE-së në 2020 Shqipëria duhet të

ketë angazhimin e të gjitha palvve në vend dhe jo vetëm të qeverisë. Sekretari i Përgjishthëm i OSBE-së Thomas Greminger gjatë konfer-encës me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj kërkoi dialog për zgjidhjen e krizes politike, por duke mos shkelur Kushtetuten. “Ne padiskutim ndjekim nga afër sit-uatën politike dhe shpresojmë që ngërçi aktual politik do të tejkalo-het dhe zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja duhet të gjendet brenda për brenda. Ne inkurajojmë dialogun për gjetjen e përbashkët të zgjidh-jes së problemeve. Në mënyrë që Shqipëria të bëjë përparime është e nevojshme që të gjithë aktorët poli-tikë të angazhohen për funksion-imin e plotë dhe të shëndetshëm të institucioneve demokratike dhe pro-ceseve demokratike të këtij ven-di. Pjesëmarrja në institucione demokratike është rruga e vetme legjitime për të pasur fuqi dhe influ-encë politike dhe dialogu të cilit i referoheni duhet të realizohet duke respektuar tërësisht Kushtetutën dhe plotësisht institucionet legji-time. Më lejoni tju siguroj se OSBE është e gatshme tju ofrojë mbështet-je por qartësisht asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët politikë në dhënien e një zgjidhje-je.”- deklaroi ai.

Presidenti Meta kërkon ndërmjetësimin e Greminger për krizën në Shqipëri

Sekretari i Përgjitshëm i OSBE-së

Meta - Greminger

Cakaj - Greminger

Kryemadhi - Schütz

Hahn - Zaev

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

6 E premte, 26 korrik 2019

Një shpërthim i fu-qishëm në një trans-formator elektrik në një objekt në rikon-

struksion mesditën e djeshme i mori jetën një punëtori të firmës private të ndërtimit. Të plagosur mbetën edhe dy punonjës të tjerë të kompanisë së ndërtimit, të cilët janë në Qendrën Spitalore Uni-versitare Nënë Tereza, në repar-tin e djegieve. Shpërthimi ndo-dhi në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa të plago-sur mbetën Gjergji Sula, Fari Çol-laku rreth 50 vjeç, dhe Andi Bo-jni 22 vjeç. Por Sula ndërroi jetë në Spitalin e Traumës ndërsa dy të tjerët ndodhen në QSUT me dje-gie në të gjithë sipërfaqen e trupit. “Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdes-ur për këta pacientë, duke zbatu-ar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianima-cionin e shërbimit të Djegie Plas-tikës”, thuhej në një njoftim të QSUT-së. Policia deklaroi se transformatori shpërtheu si pasojë

e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndar-jes së Energjisë Elektrike, sqar-oi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë. Duke qenë se i janë afruar

shumë linjës, OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar energjinë elek-trike në nënstacionin e Kasharit, për të shmangur pasoja më trag-jike nga shpërthimi i shkaktu-ar. Ky defekt la pa energji perrëth 15 minuta bizneset përgjatë auto-stradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez. “Grupi i punës së avar-isë së OSHEE mori masa për fur-

nizimin menjëherë të nstacion-it me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zo-nat e lartpërmendura. Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fid-erin që furnizon me energji zonën pranë subjektit në rikonstruk-sion”, - tha OSHEE në një njoftim për ngjarjen. Për ngjarjen reagoi edhe Konfederata e Sindikat-ave të Shqipërisë, ku teksa shpre-hu ngushëllime familjes së vik-timës, i kërkon autoriteteve të zbardhin ngjarjen. KSSH kërkon të zbardhet nëse ka pasur mangësi për plotësimin e kushteve të sig-urisë teknike. Nëse rezulton kësh-tu - thotë Konfederata - atëherë përgjegjësit duhet të ndëshkohen sipas ligjit. “Mungesa e sigurisë teknike në punë shkakton tragjed-inë e radhës. Autoritetet të trego-jnë transparencë pasi ka indicie se po tentohet të fshihen përma-sat e pasojave të ngjarjes”, thuhet në reagim. Nga shpërthimi i trans-formatorit elektrik në një objekt në ndërtim në autostradën Tiranë-Dur-rës, ndërroi jetë një prej punëtorëve të firmës private të ndërtimit, dhe u plagosën rëndë edhe dy të tjerë.

Ngjarja e rëndë

Një tjetër përplasje me policinë është regjistruar ditën e djeshme në dy-ert e Gjykatës së Tiranës. Kanë qënë banorët e “Astirit” ata që janë për-plasur fizikisht me policinë. Ndërhyr-ja e forcave të shumta policore ka zmbrapsur turmën. Po ashtu rapor-tohet nga banorët se tre prej pro-testuesve u arrestuan nga policia. Një familjar i të arrestuarve deklar-oi se prangosjet bëhen për të trem-bur protestuesit. “Këtu është skandal. Ju si media vetëm hajdeni pas orës 9 dhe do të shikoni sa tmerr që është. Këto të arrestojnë pse proteston, pse mbron pronën, shtëpinë tënde. Ata po mundohen të frikësojnë njerëzit me këto arrestime. Ne kërkojmë lir-im të menjëhershëm”, tha një i afërm i të arrestuarve. Me anë të protestës së djeshme , banorët kërkonin lirim-in e babë e bir, të arrestuar në një nga protestat e Unazës së Re, por situa-ta precipitoi deri në një përplasje me policinë. Këta banorë kanë mbërrit-ur përpara gjykatës, në mbështetje të

dy personave të arrestuar dy ditë më parë, që janë babë e bir. Banorët pre-tenduan se kanë pasur provokim nga disa civilë. Një banor tha se gjendja ka qenë e rëndë dhe është provokuar nga civilë. Ata pohuan se do të qëndronin të fortë dhe që nuk do të tërhiqeshin kollaj . Babë e bir, Maliq dhe Edu-art Ferhati të ndaluar dy ditë më parë dolën sot në Gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Ndërkohë Forcat operacionale kishin shkuar për të nda-luar dhe dy persona të tjerë të shpall-lur në kërkim, Skender Doda dhe

Shpetim Billa. Momenti i ndalim-it u shoqërua me tensione. Ish depu-teti i PD-se Klevis Balliu deklaroi ne nje prononcim për shtyp se ndali-mi i tyre ishte i padrejtë, pasi Skender Doda nuk kishte bërë asgjë. “Arresti-mi i tyre u bë në mënyrë të paligjshme dhe në mënyrë barabartë janë arestuar në mënyrë barbare. Merrni në dorë fa-tin e këtij vendi dhe shkarkoni kryem-inistrin” u shpreh Klevis Balliu.

Arrestimi i babe e bir

“Këta persona më datë 22.07.2019, gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ish-in dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik. Gjithashtu këta shte-tas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë të Komisariatit Nr.6, në mo-mentin e shqoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë”, - njoftoi poli-cia ate dite.

Banorët e “Astirit” përplasen me policinë te gjykata e Tiranës, arrestohen 3 persona

Shpërthen transformatori elektrik, ndërron jetë punonjësi i firmës së ndërtimit. Plagosen 2 të tjerë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën e tentativës së korruptimit të punonjësve të policisë rrugore. Teksa kanë qenë duke udhëtu-ar, një prej tyre, shtetasi H. K., 43 vjeç, në sheshin “Karl Topia”, por pa rrip sigurimi është ndaluar nga policia. Drejtuesi i mjetit preten-don se të gjitha dokumentet i ka në rregull ndërsa për mos vënien e rripit të sigurimit, i ka ofru-ar shumën 20 mijë lekë të vjetra. Menjëherë polici ka njoftuar au-toritetet për arrestimin e tij. Edhe në rastin e dytë. Shoferi me in-

ciale K. C., 24 vjeç, është ndalu-ar në rrugën “Jordan Misja”, pasi është konstatuar se nuk i ka dhënë përparësi këmbësorëve. Sikurse dëgjohet edhe nga video, shoferi ka tentuar të korruptojë policin me shumën 10 mijë lekë të vjet-ra. “Në të dy rastet efektivët e Pol-icisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kus-htet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat ad-ministrative për kundravajtjet e konstatuara”, - njoftoi policia.

Tiranë, arrestohen shoferët që tentuan të korruptonin policët

Kronikë

Shpërthimi

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

7 E premte, 26 korrik 2019

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha u pa-raqitet në prokurori ditën e djeshme në orën 09:00,

për të dëshmuar në lidhje me dos-jen “Toyota Yaris”. Prokuroria e Kri-meve të Rënda, nëpërmjet një njofti-mi shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve bel-gë, të cilët do të asitojnë në mar-rjen në pyetje të liderit demokrat. Belgët i kërkuan Bashës përgjig-jen e tre pyetjeve: 1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? 2-Cilat ishin informacionet ekzakte? 3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?”.

HetimetHetimet për “ToyotaYaris” ku u

sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë pro-cedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërin-jtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”. Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri. Ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë seanca e marrjes në pyetje nga prokurorët bel-gë të kryetarit të PD-së, Lulzim Ba-sha. Ai pohoi përpara mediave se ka

folur përpara prokurorëve belgë dhe atyre shqiptarë dhe se ka dhënë edhe emra se kush qëndron pas kësaj vep-rimtarie kriminale të pastrimit të par-ave. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rën-da, ku dëshmoi për 1 orë e 30 minu-ta, tha se iu ka dorëzuar më shumë in-formacione prokurorëve belgë, nga ato që kanë dalë në publik në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”, për të cilën akuzon kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën.

BashaSipas Bashës, Taulant Balla du-

het të ishte në burg. “Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregul-lave të drejtësisë shqiptare dhe atyre belge. Dhashë informacione të plo-ta, më shumë se ato që kam dhënë në publik”,- u shpreh Basha. I pye-tur nëse e ka treguar burimin e in-formacioneve të mbledhura për këtë çështje, Basha u shpreh: “Dhashë in-formacione të plota për çështjen e Toyota Yaris, më shumë se sa kanë

dalë në publik. Taulant Balla duhet të ishte në pranga sot. Pastrimi i parave të drogës është kthyer në një prob-lem për vendin dhe stabilitetin e tij. Qeveria e Ramës dhe vetë Rama janë kthyer në shërbëtorë dhe përfitues të parave të drogës dhe krimit. Gjithç-ka që po kryhet sot, gjithçka bëhet për të pastruar paratë e krimit dhe drogës. Objektivi kryesor i Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar të akumulojë sa më shumë pushtet e para. Basha ren-diti disa koncesione dhe projekte si: Milot-Balldren, Unaza e Re, stadiu-mi, teatri për të cilat tha se janë ske-ma të pastra të pastrimit të parave të pista. Belgjika prej disa muajsh po heton paralelisht me Shqipërinë për të zbuluar personat e impli-kuar në pastrimin e parave. Aksio-ni për bllokimin e eurove u finali-zua me 24 qershor të vitit të kaluar. Rastin asokohe e denoncoi në Ku-vend kryedemokrati Basha. Dy ditë pasi u bllokuan në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 mln euro, Basha denoncoi rastin në Kuvend, para se polica të dilte me një deklaratë zyrtare. Pikërisht për burmin e informacionit, Basha mësohet të ketë dhënë sqarime ditën e djeshme .

“Toyota Yaris”

Basha: Taulant Balla duhej të ishte në pranga. Informacione të plota prokurorëve belgë

Korçë, at e bir arrestohen se kundërshtuan me dhunë një policAt e bir në Ko-rçë kundërshtojnë me dhunë oficerët e Poli-cisë Gjyqësore dhe për-fundojnë në pranga. A.J, 22 vjeç dhe R.J, 49 vjeç, banues në fsha-tin Voskop, mbrëmjen e djeshme kanë kundërsh-tuar me dhunë për shkak të detyrës, dy oficerë të Policisë Gjyqësore, në ambientet e Komisari-atit ku shtetasi A.J, ndod-hej i shoqëruar si i dy-shuar për kryerjen e një vepre penale. Materia-let në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit ka zhvilluar një op-eracion policor kundër informalitet-it, evazionit në turizëm, ndërtim, hi-drokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal. Kështu janë proceduar tre inspektorë të IMT të bashkisë Bulqizë të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke lënë zaptimin e hapësirave publike. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër in-formalitetit, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Bulqizës, për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike. Si re-zultat u proceduan penalisht tre In-spektorë të Inspektoriatit të Mbrojt-jes së Territorit, bashkia Bulqizë B.Ç., 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Kryeinspektor i IMT, bashkia Bulqizë; A.T., 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bul-qizë; E.A., 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia

Bulqizë. Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dash-je marrjen e masave ligjore për prish-jen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapë-sirat publike të bashkisë Bulqizë. Ma-terialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për

veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim. Po kështu nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjend-je të lirë për shtetasit: S.V., 48 vjeç, banues në Dibër (pronar i një sub-jekti për shfrytëzim pyjesh); B.L., 47 vjeç, banues në Tiranë; M.D., 60 vjeç, banues në Tiranë. Shtetas S.L, është

konstatuar nga policia në Njësinë Ad-ministrative Macukull, duke drejtu-ar një kamion të ngarkuar me 8 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispon-onte dokumentacion për transport të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rreg-ullt për prerjen e pyjeve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.L., ishte i punësuar në mënyrë të palig-jshme në subjektin me pronar shteta-sin S.V, i cili do të hetohet në gjend-je të lirë për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ard-hurave”. Ndërsa shtetasi M.D, është konstatuar nga policia në Njësinë Ad-ministrative Macukull, duke drejtu-ar një kamion të ngarkuar me 10 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispon-onte dokumentacion për transportim të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rreg-ullt për prerjen e pyjeve. Materialet procedurale do t’i referohen Prokuror-isë për veprime të mëtejshme.

Lejuan zaptim të hapësirave, hetim 3 inspektorë të IMT-së në Bulqizë

Basha pas daljes nga prokuroria

Makina ku u gjetën eurot

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

E premte, 26 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë punuar me kontribute në Shqipëri, mund të përfi-

tojnë pension, edhe pse nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontrib-ute. Instituti i Sigurimeve Shoqërore i ka bërë thirrje të gjithë të interesu-arve që të sigurohen vullnetarisht për të marrë pagesën e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, apo familjar. “Qytetarë emigrantë! Instituti i Sig-urimeve Shoqërore ju ofron sigurim-in shoqëror vullnetar, si një mundësi më shumë për të përfituar pension pleqërie, invaliditeti dhe famil-jar”,-thekson ISSH. Ndërkohë kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuarit se pensioni i plotë i ple-qërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalisht 15 vite pune me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emi-grantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore; dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Por nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktuar më parë.

Kushtet e përfitimit të sigurimit vullnetar

Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen shtetasit shqiptarë përf-shirë dhe emigrantët që kanë mbush-ur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga

Mediat botërore shkruan dje për misionin e FRONTEX në kufi-

rin shqiptaro – grek për mbarëvajtje të kalimit të emigrantëve. Policia kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX kanë ngarkuar oficerë të pajisur me kamera në kufi, me qëllim që të ndalohet palig-jshmëria. Ky është operacioni i parë i misionit FRONTEX jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Shteti fqinj

Reuters shkruan mbi misionin e FRONTEX në kufirin shqiptaro–grek

i Greqisë, Maqedonia Veriore është përdorur nga më shumë se 1 milionë emigrantë nga Lindja e Mesme, Af-rika dhe Azia dhe rekordi i numrit të emigrantëve u arrit ndërmjet viteve 2015 -2016. Ata kaluan kufirin në Maqedoninë Veriore, me qëllim që më pas të arrijnë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe me radhë në shtete ballkanike, me qëllimin final për të mbërritur në vendet e bllokut të BE.

Insituti i Sigurimeve/ Skema e sigurimit vullnetar

Rregullat për përfitimin e pensionit nga emigrantët. Ende pa zgjidhje për njohjen në vendet fqinje

skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurim-it vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore edhe personat që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për pe-riudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

“Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit: i pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë;

pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit”, - thekson ISSH.

Pensioni familjarNdërkaq në sigurimin vullnetar

bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vull-netar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Ende s’ka një zgjidhje për pensionet në vendet fqinje

Ndërkohë që ka dalë ligji për përfitimin e pensionit të emi-grantëve në Shqipëri ende nuk ka një zgjidhje për përfitimin e pensionit në vendet ku shqiptarët jetojnë. Një grup emigrantësh shqiptarë, të cilët për shumë vite kanë kanë punuar në Itali, pro-testuan një muaj më parë para Ambasadës Italiane ne Shqipëri dhe ministrisë së Jashtme duke kërkuar njohjen e pensionit dhe kontributet e viteve të punës në shtetin fqinj. Ata u shprehën se kanë plotësuar çdo dokumentacion përkatës, por Italia ia la asokohe përgjegjësinë shtetit shqiptar. Duke qenë në kushtet e një shteti si Ita-lia, ku numri i emigranteve është shumë i madh dhe ende nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen respektive të vjetërsisë kontribu-tive në të dy vendet, emigrantët shqiptarë ndihen të diskriminuar, mbasi pjesa më e madhe e tyre, privohen nga përfitimi i pension-eve, duke mbetur pa mjete jetese, kur plotësojnë moshën për pen-sion. Këtë e shpjegon fakti, se megjithëse emigracioni në Itali, është në një masë të madhe, numri i pensionistëve, është tepër i vogël, krahasuar me komunitetet tjera. Në këtë mënyrë zhvleftësohet djersa dhe mundi i emigrantëve dhe kontributi që kanë dhënë në ekonominë e këtyre vendeve dhe shpesh dhe në Shqipëri. Hyrja e vendit tonë në BE do ta lehtësonte këtë cështje, por integrimi nuk duket gjëkundi në horizont dhe emigrantët kërkojnë një zgjidh-je të kësaj situate kaotike si dhe presin reagimin e shtetit shqiptar në mënyrë që mundi i tyre mos të mbetet i pashpërblyer. Meg-jithatë ende nuk ka një përgjigje nga shteti shqiptar për zgjidhjen e këtij problem që kanë ngritur emigrantët.

Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

E premte, 26 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kaluar ne mbledhjen e fundit

projekt–ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve, saktesisht gjuhës shqipe. Me këtë ligj rregullohet mënyra e inspekti-mit, përzgjedhja e Inspektorëve, por parashikohet edhe ulja e gjobave në rastet kur nuk zbatohet përdori-mi i gjuhës shqipe. Sipas nenit 22 parashikohen gjobat 300 deri ne 500 euro për të gjitha institucionet qe nuk ju mundësojne qasje inspektorëve ne materialet që duhet të inspektojnë.

Ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucion-eve. Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të shqiptohen gjobat e parashikuara në ligjin e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro për personat juridike dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit. Inspektoratin do të ud-hëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

Në Pallatin e Kulturës/ Presidenti Meta apelon:

"Të dhurojmë gjak duke shpëtuar jetë" Maqedonia e Veriut miraton ligjin

Gjoba deri në 5 mijë euro për ata që nuk respektojnë përdorimin e gjuhës shqipe

Presidenti Meta mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, që

u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Tiranë, nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” dhe Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Duke shprehur mirënjohjen për vull-netarizmin dhe kontributin e dhënë, Presidenti Meta theksoi se: “Kjo seancë dhurimi vjen vetëm pak ditë pas asaj të 18 korrikut, të organizuar në kuadër të 1-vjetorit të Aleancës. Dëshiroj të falënderoj Doktor Natale Capodicasa, i cili me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut të themeluar prej tij, jep një kontribut të vazhdueshëm për kauzën e dhurimit vullnetar të gja-kut, duke mbetur një anëtar aktiv i Aleancës së Dhurimit të Gjakut”.

Duke vlerësuar të gjithë qytet-arët dhe institucionet që i janë përg-jigjur thirrjes për të dhuruar gjak e për të shpëtuar jetë njerëzish, Pres-identi Meta nënvizoi se këto seanca dhurimi marrin një vlerë akoma më të madhe për faktin se jemi në muajt e verës, ku numri i dhuruesve

ulet. “Fëmijët talasemikë kanë nevojë të marrin gjak edhe në këto ditë të nxehta kur qytetarët janë me pushime. Ashtu siç kanë nevojë për gjak edhe të sëmurët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, apo të aksidentuarit në aksidentet rrugore, që fatkeqësisht janë të shumtë gjatë stinës së verës. Prandaj, këto seanca dhurimi bëhen vendimtare për shpëtimin e jetës së njerëzve.” – tha Presidenti i Republikës. Duke u

bërë thirrje të gjithë qytetarëve që, edhe nëse ndodhen me pushime, të bëhen pjesë e aktiviteteve që organizohen në qytete të ndryshme të vendit për dhurimin e gjakut, Presidenti i Republikës apeloi se kauza ka nevojë për mbështetje sa më të madhe. Sipas tij dhurimi i gjakut është një akt dashurie dhe humanizmi që na fisnikëron dhe njëkohësisht, na ndihmon të shpëto-jmë jetë njerëzish.”

Rritet me 7.3 %

Shifrat e INSTAT: Vdekshmëria foshnjore dhe amësore shënoi rritje në 2018-ën

Viti 2018 tregoi se shan-set që një nënë e re të humbë jetën u rritën. Sipas të dhënave që ka

publikuar INSTAT në vitin 2018, vdekshmëria amësore ishte 7.3 për 100.000 lindje nga 6.3 që ishte një vit më parë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej vitit 2011. Raporti i vdekshmërisë së nënës (MMR) përcaktohet si numri i vdekjeve të nënës në një periudhë kohore të dhënë për 100,000 lindje të gjalla, gjatë së njëjtë periudhë kohore. Ulja e vdekshmërisë amësore është një nga Objektivat e Zhvillimit të Qën-drueshëm (SDGs). Edhe pse 2018-a shënoi rritje të tij, ky tregues në

Shqipëri është shumë më poshtë me-satares botërore. Vdekja amësorë është ndarja nga jeta e një gruaje shtatzëne gjatë shtatzënisë apo brenda 42 ditësh të përfundimit të shtatzënisë nga ndonjë shkak i lidhur me shtatzëninë apo menaxhimin e saj dhe jo nga shkaktarë aksidentale. Treguesi për-shkruan rrezikun e vdekjes së nënës në krahasim me numrin e lindjeve të gjalla dhe në thelb kap rrezikun e vdekjes në një shtatzëni të vetme ose një lindje të vetme të gjallë.

Edhe vdekshmëria foshnjore shënoi rrije në 2018

INSTAT raportoi se vdekshmëria foshnjore ka shënuar rritje të fortë

gjatë vitit të kaluar, pasi 8.9 foshnja vdiqën për 1000 lindje të gjalla. Vitin e kaluar, ky raport ishte 8.0 për 1000 lindje. Gjatë vitit të kaluar kanë lindur gjithsej 28,934 bebe, nga këto kanë humbur jetën 257 foshnja. Teksa raportoi fenomenin, INSTAT dha edhe arsyet pse po rritet numri i foshnjave që nuk mund të mba-hen në jetë: “Rritja e koeficientit të vdekshmërisë foshnjore i dedikohet uljes së numrit të lindjeve në vitin 2018 prej 6,3% krahasuar me vitin 2017”. Edhe rritja e këtij treguesi e vë vendin tonë në një pozicion të keq për zhvillimin e qëndrueshëm, nivelin e varfërisë dhe në përgjithësi, në indeksin e zhvillimit njerëzor.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

10 E premte, 26 korrik 2019

Kush fshihet pas subjekteve “fukarenj” që po ndërtojnë rrugët?

Drejtoria e Përgjithshme e Shër-bimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) njofton të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtet-it se leja e drejtimit ndërkombëtar dhe leja e qarkullimit ndërkom-bëtar, mund të tërhiqen edhe

te zyrat e DRSHTRR Tiranë, pranë Qendrës së Kolaudim-it të Mjeteve (ish-NSHRAK-u), përveçse në DRSHTRR Tiranë në Kashar. “Shërbimi i ri i ofru-ar edhe në Tiranë, shmang radhët dhe kursen kohën në këto ditë

të nxehta. Të interesuarit për të marrë dokumentet e lartpërmen-dur, duhet të kenë me vete: leje drejtimi kombëtare/leje qarkul-limi kombëtar, dokument iden-tifikimi, 1 fotografi për leje dre-jtimi ndërkombëtare”, thuhet në

një njoftim të Drejtorisë së Përg-jithshme të Shërbimeve të Trans-portit Rrugor. Leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qa-rkullimit ndërkombëtare janë të vlefshme për 3 vite me tarifën 500 lekë.

Patentat ndërkombëtare, tani janë dy pika që i shpërndajnë në Tiranë

Ekonomi

Ndërkohë që Edi Rama një muaj po, një muaj jo shkon e i bie në gjunjë Erdoganit, duke iu lutur

të hedhë ndonjë euro për ndërtimin e aeroportit të premtuar të Vlorës, investimet me vlerë nga Evropa e Bashkuar janë ndërprerë. Kjo u vu re edhe në samitin e fundit të Bos-njes, ku të gjithë vendet pjesëmar-rëse përfituan, por Shqipëria jo. Kjo shpjegon edhe ethet e qeverisë, së mbetur në baltë, për t’iu drejtuar kompanive private vendase, por që në realitet nuk janë dhe nuk mund të jenë aq të fuqishme sa të kryejnë investime kaq të mëdha sa ato që po miratohen nga qeveria.

Ndërsa Shqipëria nuk ka qenë shumë aktive për të përfituar nga “bujaria” e Bashkimit Europian, ajo është angazhuar në një valë projek-tesh të Partneritetit Publik-Privat (PPP) për të financuar hendekun e

saj në infrastrukturë. Vetëm në prill të këtij viti u miratua gjurma e ko-rridorit Adriatiko-Jonian nga Au-toriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), që i hap rrugën financimit të për-gatitjes së projektit përfundimtar. Asnjë euro nuk është dhënë nga Brukseli për këtë projekt, ndërkohë, qeveria shqiptare po nxiton që disa pjesë të kësaj rruge t’i japë përmes PPP-ve. Qeveria shqiptare ka mirat-uar një koncesion të pakërkuar nga kompania A.N.K për ndër-timin e segmentit Milot – Balldren, me gjatësi totale prej 17.2 km, me vlerë 256 milionë euro me TVSH, që është pjesë e korridorit Adria-tiko-Jonian. Ky koncesion hapi de-bate të shumta, për shkak të kos-

tos së lartë prej 15 milionë eurosh për kilometër dhe mënyrës se si do të financohej. Një tjetër përpjekje e qeverisë për ndërtimin dhe oper-imin e aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, me vlerë 360 milionë euro, dhe ndërtues Gener 2, u pezullua në fil-lim të këtij viti. Në projekt për t’u dhënë me PPP është dhe autostrada Kashar-Rrogozhinë, me vlerë 678 milionë euro. Vetëm këto tre pro-jekte, nëse do të zbatoheshin, do të kushtonin gati 1.3 miliardë euro, shumë që vlerësohet nga ekspertët si tepër e fryrë.

Projektet e PPP-ve janë kundër-shtuar ashpër nga institucionet ndërkombëtare. FMN paralajmëroi në rishikimin e dytë për Shqipërinë se vendi përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me rajonin, gjë që ak-tualisht po adresohet përmes për-dorimit të gjerë të PPP-ve dhe pro-jekte me vlerë rreth 15% e PBB-së janë në proces. Megjithatë, parala-jmëron FMN, PPP-të nuk janë të integruara mirë në kuadrin e përg-

jithshëm të menaxhimit të inves-timeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përballueshmërisë dhe rreziqeve. Në të njëjtën kohë, pag-esat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të (të financuara nga qeveria) po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm që arrin në 5% të të ard-hurave fiskale të vitit të kaluar.

Ndërkohë, po të shihen me ku-jdes “pasaportat” e subjekteve që janë angazhuar në ndërtime shumë voluminoze, konstatihet një fenomen i çuditshëm: të gjitha janë kompani me një aktivitet modest, të cilat marrin përsipër që të realizo-jnë projekte të mëdha, duke “shfry-tëzuar” zellin e qeverisë për Part-neritete Publike-Private (PPP). Dy prej tyre, më tipiket, janë FUSHA sh.p.k, që kërkon të ndërtojë Teatrin e Ri Kombëtar dhe disa kulla aty pranë me kosto rreth 100 milionë euro dhe ANK, që sapo ka marrë bekimin nga Kuvendi për të ndër-tuar 17 km të rrugës Milot- Ball-dren, me vlerë totale 256 mln euro. Por, të dhënat paraprake të Tati-meve, tregojnë se në vitin 2018, këto kompani nuk kishin më shumë se 20 milionë euro të ardhura seci-la, ndërsa fitimet e tyre janë më pak se 1 milion euro.

Aktivet e tyre afatshkurtra mbet-en në nivele minimale, çka vë në dyshim kapacitetet e tyre që të gjenerojë likuiditete për projekte kaq të mëdha.

FushaFusha sh.p.k, një kompani e kr-

ijuar që në vitin 1993, në fushën e ndërtimeve civile dhe inxhin-ierike, ka raportuar të ardhura prej 2.4 miliardë lekësh në 2018-n, ose rreth 20 milionë euro, me një dy-fishim në raport me vitin e mëpar-shëm. Fitimet e kompanisë para taksave ishin 101 milionë lekë, ose rreth 820 mijë euro, sipas të dhënave paraprake nga tatimet, me një rritje fare të lehtë në raport

me vitin e mëparshëm. Të dhënat e bilancit tregojnë për një kom-pani modeste. Sipas bilancit të vitit 2017, kompania ka një total asetesh afatshkurta prej rreth 24 milionë eurosh, ato afatgjata janë minimale.

Kapitali i kompanisë është rreth 4 milionë euro. Por ky bilanc mod-est nuk e ka penguar Fushën, që të dorëzojë një projekt të pakërkuar për ndërtimin e Teatrit dhe kullave aty pranë, me një investim total 93 milionë euro.

A.N.KA.N.K, e krijuar që në vitin

1998, me objekt kryesisht ndër-timin e rrugëve, raportoi fitime para taksave prej 121 milionë lekësh në 2018-n, ose më pak se 1 mil-ionë euro, me një tkurrje të lehtë në raport me vitin e mëparshëm. Të dhënat për qarkullimin vjetor nuk janë bërë ende publike. Edhe kjo kompani ka një aktivitet modest. Të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 mil-iardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim min-imal prej më pak se 1 milion euro.

Kuvendi miratoi në 18 kor-rik të këtij viti kontratën e kon-cesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë

Të dy kompanitë kanë të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me projektet që pretendojnë të finan-cojnë, ndërkohë që

kanë nivel më të lartë detyrimesh në raport me mjetet e veta, çka e bën të vështirë marrjen e kredive në banka

Të dhënat zyr-tare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë)

16

Ky koncesion hapi debate të shumta, për shkak të kostos së lartë prej 15 milionë eurosh për kilometër dhe mënyrës se si do të financohej

15

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

11 E premte, 26 korrik 2019

20 kompani të mëdha në vend, që mbajnë peshën kryesore të kredive me probleme, do të kenë mundësi ristrukturimi të huave që kanë marrë. Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re, që njihet me emrin “Qasja e Ti-ranës”. Ajo parashikon që bizneset që kanë marrë kredi në më shumë se një banke me vlerë mbi 250 milion lekë, do të kenë mundë-si të rinegociojnë me bankat për-katëse të mbështetur edhe nga ajo qendrore, me qëllim tejkalim-in e situatës së vështirë financiare dhe shmangien nga falimentimi. Ideja është që një kreditor i ek-spozuar në më shumë se një bankë që ka marrë një shumë të konsid-erueshme hua, të mos shkojë di-rekt në falimentim apo të konsid-erohet një kredimarrës plotësisht i keq, por nëpërmjet bashkëpunim-it me bankat të shikohet mundë-si e ringritjes, të ndihmohet në të gjitha mënyrat e mundshme që të vijojë biznesin, por duke i ofru-ar lehtësira si zgjatjen e afatit të kredisë, ndonjë mundësi rifinacimi qoftë në kapital. Pra kemi të bë-jmë me një ndihmesë mes kredi-marrësit dhe huadhënësit që ndod-het në vështirësi financiare”, tha Spiro Brumbulli, sekretar i shoqa-tës së bankave.

Deri më tani nuk kishte një rregullim ligjor për kreditorët e

këqij që rezultojnë me më shumë se një kredi. Dokumenti i ri syn-on që të ulë më tej huatë me prob-leme të cilat aktualisht janë në nivelin e 11%.

Shoqata e Bankave pritet të konkretizojë edhe nismën për kri-jimin e byrosë së kredisë. Kjo byro, në ndryshim nga regjis-tri i kredisë që administron Ban-ka Qendrore, parashikohet të mbledhë informacion jo vetëm për ekspozimin e huamarrësve në banka, por edhe ndaj institucion-eve të tjera si OSHEE, ujësjellës kanalizime etj me qëllim për të vlerësuar historikun e tyre të pagesës para se të aplikojnë për një kredi.

Ndërkohë, bizneset e mëdha kanë ulur ndjeshëm kërk-esën e tyre për kredi në ban-ka, sipas tabelave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në kuadër të vrojtimit të aktivitet-it kreditues në tremujorin e dytë të vitit. Balanca e kërkesës për kredi nga bizneset e mëdha është negative prej -12.9, shumë më e lartë se mesatarja e gjithë bizne-seve prej -4.5. Një balancë neg-ative tregon rënie të kërkesës së kredi. Për bizneset e mesme dhe të vogla, kjo balancë është pozitive prej 5.4, çka nënkupton që sipërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë shtuar kërkesën për

të marrë hua nga bankat.Bizneset, kryesisht të mëdha,

kanë ulur kërkesën për kredi për dy arsye:

Së pari, ato kanë më pak plane për investime. Balanca e huasë për investime ishte negative prej -18.4, e dyta më e ulëta në dy vitet e fundit, pas tremujorit të tretë 2018. Negativisht ka ndi-kuar dhe klima politike, teksa in-deksi i besimit të biznesit u shfaq i përkeqësuar në tremujorin e dytë.

Së dyti, bizneset rezulto-jnë të financohen me burime të brendshme, një tendencë që ka re-zultuar e lartë për katër tremujo-rët e fundit, me një balancë mbi -10 në tremujorin e fundit 2018 dhe të parin e këtij viti dhe -7.4 në tremujorin e dytë. Vlerat neg-ative të kësaj balance tregojnë se ky tregues ka ndikuar negativisht në kërkesën për kredi. Burimet e brendshme të kompanisë vi-jnë nga likuiditetet që ajo mund të ketë gjeneruar, ose nga huaja in-formale.

Por, ndërkohë, biznesi rezu-lton që të ketë shtuar kërkesën për kredi për likuiditete, ndryshe nga ajo për investime. Huaja për ekonominë ka qenë e dobët në dy vitet e fundit duke pasur një rri-tje reale, (duke përjashtuar efek-tin e kursit dhe fshirjen e kredive) rreth 5%.

Autoriteti i Konkurrencës nisi pak muaj më parë një hetim në tre-gun e taksive për shkak të anke-save ndaj disa operatorëve në treg. Por duket se avancimi i hetim-it ka qenë i pamundur në kushtet kur një pjesë e mirë e institucion-eve që duhet të kishin dërguar in-formacion pranë këtij autoriteti e kanë bërë atë me vonesë ose ende pritet që të mblidhet. Në një ven-dim të pak ditëve më parë, AK bëri me dije se raporti pritet të

dalë jo më vonë se data 14 te-tor 2019. Në prill të këtij viti Au-toriteti bëri me dije se tregu i tak-sive është vendosur nën hetim nga për shkak të ankesave që në dre-jtim të operatorëve në kryeqytet. Ankesat kanë të bëjnë me cak-timin e çmimeve dhe tarifat në shërbimin e transportit të ud-hëtarëve me taksi në Tiranë. He-timi paraprak përfshin periudhën nga 1 janari 2018 deri në 31 mars 2019. Në objekt të hetimit do të

jetë vlerësimi i tregut për të parë nëse ka apo jo shenja të kufizim-it të konkurrencës. Në vëzhgimin e përgjithshëm të tregut Konkur-renca ka vlerësuar më herët se pa-varësisht se ekziston një çmim tavan prej 250 lekësh për 1.5 kilo-metrat e parë si tarifë fillestare për shërbimin taksi kompanitë mund të kalibrojnë taksimetrin në vlera më të ulëta. Por rezulton që poth-uajse të gjitha aplikojnë të njëjtën tarifë fillestare.

20 kreditorët e këqij më të mëdhenj do të negociojnë me bankat

Tregu informal i taksive, bllokohet hetimi i Konkurrencës

Ekonomi

së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruk-sion”, sh.p.k., si shoqëria konce-sionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmen-tit rrugor Milot – Balldren”. Si-pas kontratës, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Nga kjo shumë, financi-mi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kon-tratë, nga të cilat një hua banka-re prej 70 milionë eurosh, e cila do

të merret nga një ose më shumë in-stitucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eu-rosh dhe 52 milionë euro kompa-nia premton se i ka nga kapitali i vet. 12 milionë euro janë shpen-zime mirëmbajtje. Të dy kompan-itë kanë të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me pro-jektet që pretendojnë të financo-jnë, ndërkohë që kanë nivel më të lartë detyrimesh në raport me mje-tet e veta, çka e bën të vështirë mar-rjen e kredive në banka. Kompanitë kanë një nivel të lartë të detyrimeve (borxheve), në raport me mjetet e veta, kryesisht të marra nga palë të treta jo banka, p.sh., ortakët. Rapor-ti optimal i borxhit ndaj kapitalit konsiderohet të jetë maksimumi 1, pra detyrimet të jenë të barabar-ta me kapitalin. Ai përdoret për të matur qëndrueshmërinë, shëndetin e kompanisë dhe aftësinë e saj për të paguar detyrimet. Në rastin e Fusha, detyrimet janë 6 herë mbi kapitalin, ndërsa A.N.K kishte detyrime që janë katër herë më të mëdha se kapitali i saj. Me sa duket, Rama dhe ministrat e tij i plotësojnë me paratë që fitojnë vetë nga korrupsioni skandaloz dhe i hapur fondet që u duhen këtyre sub-jekteve “fukarenj” dhe, nga njera anë, pastrojnë paratë e pista dhe, nga ana tjetër, sigurojnë fitime ko-losale në të ardhmen.

Në rastin e Fusha, de-tyrimet janë 6 herë mbi kapitalin, ndërsa A.N.K kishte detyrime që janë katër herë më të mëdha se kapitali i saj

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

12 E premte, 26 korrik 2019

Identifikimi

Policia holandeze konfirmon: Viktima e gjetur në kanal ishte e Festim Latos

Pas ngjarjes së ndodhur para dy ditëve në Australi, ku 20-vjeçar-ja shqiptare Sabrina Leka u gjet e vdekur në makinë bashkë me ba-bain e saj, Petrit Leka, ku ai ishte i plagosur në stomak, policia ka mar-rë në mbrojtje të specializuar mo-trën dhe vëllain e vogël të saj. I dy-shuari kryesor është babai i vajzës, i cili mendohet se e ka vrarë vajzën dhe më pas ka tentuar të vrasë vet-en. Nëna e vajzës ishte në gjend-je shumë të pikëlluar për të dhënë deklaratë për mediat. Policia e Aus-tralisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Le-kaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e va-jzës së tij. Ai pritet të merret në py-etje sot . Nuk dihen ende shkaqet se

pse ndodhi kjo ngjarje. Pritet marr-ja në pyetje e babait nga ana e pol-icisë për zbulimin e mëtejshëm të ngjarjes. Kujtojmë që vajza frekuen-tonte shume clubet në Australi dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i de-bateve që sollën vrasjen e saj. Si-pas” Ndikimit për Gratë”, Sabri-na Lekaj është një nga 37 gratë që vdesin për shkak të dhunës në Aus-trali në 2019. Policia e gjeti trupin e pajetë të Sabrina Lekajt në sedil-jen e pasagjerit pranë babait të saj, i cili kishte mbetur i palgosur me thikë. Vajza e tij kishte ndërruar jetë e goditur me thikë, brenda makinës Mercedes të shtunën në mbrëmje në “Kidman Park” në Adelaide pak me-tra larg shtëpisë Një nga mikeshat e saj, Jana Fandi tha se do ta mba-jë mend Sabinën si një vajzë am-

bicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer. Jana Fandi theksoi se vdekja e Sabinës ishte një tragjedi dhe i kishte trondi-tur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth. “Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë

gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pi-aniste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”-u shpreh Fandi Sabrina Le-kaj studionte imazhe mjekësore në universitet. “Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të stu-dionte imazhet mjekësore. Ajo don-te të ndihmonte njerëzit”Ajo më tre-gonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjith-monë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”-përfun-doi shoqja e Sabrinës.

Vrasja e shqiptares në Australi, flet mikesha: Ishte tragjedi, e doja shumë

Policia holandeze ka dalë me një konfirmim zyr-tar lidhur me trupin e gje-tur të pajetë përpara disa

ditësh për të cilin u lajmërua se ishte I Festim Latos, Presiden-tit të vetëshpallur të Republikës së Çamësrisë.. Holanda ka konfirmuar se trupi i përket 43-vjeçarit Fes-tim Latos. Familja e tij , ka hapur dyert e mortit, ndërsa sot në orën 15:00 do të presë në Rinas trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh. Festim Lato do të përcillet për në banesën e fundit me homa-zhe të cilat do të mbahen tek “Te-atri Petro” në Vlorë. Më 20 korrik një lajm i shpërndarë në rrjetet so-ciale nga miq të një vlonjati, pres-ident të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, alarmoi jo vetëm au-toritetet në Shqipëri, por edhe në Holandë, ku Festim Lato jetonte prej vitesh. Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërë-sisht duke filluar një jetesë luk-soze në Holandë. Lajmi mbeti për shumë orë i shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, ndërsa shumë më vonë, edhe mediat holandeze nisën të përmendin emrin e Festim La-tos, si personin që u gjet i vdekur

të shtunën pasdite përgjatë Nieuw-we Ubbergseweg. Ditët e para, as familja e tij nuk e kishte të sig-urt nëse personi i gjetur i vdekur ishte apo jo Festim Lato. Nga au-toritetet në Shqipëri nuk u dha asnjë detaj, ndërsa dhe vetë am-basada shqiptare në Holanda u shpreh disa ditë më parë se , kishte informacione konfuze nga autoritetet atje. Festim Latos i ishin vënë pas një numër kred-

itorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkru-anin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij. Por po ashtu, dyshimet ishin për një vdekje të stisur, një skenar të rremë, për të shpëtuar nga person-at që Lato i kishte borxha në shu-ma marramendëse.

Në kërkim për vrasje, arrestohet 46-vjeçari në DurrësPolicia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje. I arrestuari me iniciale I.H., banues në lag-jen Nr.18, qëlloi me thikë shteta-sin A. Ll., në tregun industrial në datën 7 shtator 2017. I plagosuri ndërroi jetë në spital 5 ditë më vonë si pasojë e plagëve të mar-ra. “Për shtetasin I.H., Gjyka-ta e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë bur-gim për veprën penale “Plagos-ja e rëndë me dashje “,”-rapor-toi policia. Ndërkohë ra në pranga edhe një 30 vjeçar me iniciale T. (F).M., banues në lagjen Nr.15. Në datën 27 prill 2019 ai iu është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në au-tomjetin me të cilin po udhëton-te, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përk-iste këtij shtetasi. “Në ngarkim të shtetasit, T. (F).M., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 24.06.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për ve-prën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”,”-njoftoi poli-cia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëte-jshme.

Nga përshkrimet e bërë, policia u shpreh se viktima është gjetur pasditen e të premtes së kaluar nga një kalimtar i rastit në kanalin Amsterdam-Rhein pranë një fshati në provincën e Utrehtit dhe i përket një 43-vjeçari shqiptar emrin e të cilit nuk e bënë të ditur

Kronikë

Festim Lato

Vendi i ngjarjes

Vajza e vrarë

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

13 E premte, 26 korrik 2019

Aksidentet

Elbasan, maqedonasi me kamion përplaset me Benz-in, 3 të plagosur

Policia e Sarandës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë një shte-tas 28 vjeç, banues në Tepelenë për “Shkeljen e rregullave të qa-rkullimit rrugor”. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes

Benz ka goditur dhe është përplas-ur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B. Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezi-kut për jetën. “Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregul-

lave të qarkullimit rrugorë”, shteta-sin: Th., 28 vjeç, banues në fsha-tin Veliqot, Tepelenë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplas-ur me automjetin Land Rover, me

drejtues shtetasin kosovarë B.B. Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejsh-me”-njoftoi policia.

Makina benz përplas fuoristradën, 8 të plagosur, pranga 28-vjeçarit

Pesë emigrantë kosovarë Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Ita-li janë vlerësuar me “Nënshtetësinë e nderit italiane” për gjestin e tyre heroik në shpëtimin e pesë të rin-jve të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytet-it të Jesolo. Në natën e 14 korri-

kut 5 emigrantët kosovarë të gjithë me profesionin muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e akis-dentit e pa u hezituar u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë ital-ianë. Mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare kishin mbetur vik-timë. Pesë emigrantët kosovarë, nx-orrën trupat nga uji e bënë c’është e mundur t’i japin ndihmën e parë

të rinjve të aksidentuar duke la-jmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore. Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia sot nuk do të kishte jetuar, kosovarët Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci u largu-an në heshtje pa pretenduar as fal-enderime e nderime. Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e bashkisë së Musile të cilët kontaktuan emi-grantët kosovarë e në dakortësi dhe

me kryetarët e bashkisë së komu-nave përreth, vendosën t’i ndero-jnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nder-it italiane”, si shembull të një qyte-tarie model. Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci janë familjarë e prindër. Pak ditë më parë u zhvil-lua ceremonia e varrimit e 4 të rin-jve që mbetën viktimë e këtij aksi-denti tragjik.

Shpëtuan 5 të rinj nga vdekja, jepet nënshtetësia italiane e nderit 5 shqiptarëve

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një kamion, që drejtohej nga një shtetas maqedonas, u përplas me

një Benz në aksin rrugor Elbasan-Pe-qin . Të plagosurit me iniciale S.K., H.K., dhe E. K., pasagjerë në Benz, u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Ngjarja ndodhi në fshatin Papër ku kamioni me drejtues maqedonasin me iniciale H.F., banues në Tetovë u përplas me “Benzin”, me drejtues shtetasin me iniciale M.K., banues Laknas, Tiranë,”-raportoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendng-jarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Aksident në Elbasan – Librazhd, ka të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor Elba-san – Librazhd. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Labinot Fushë. Siç shihet edhe nga pamjet, makina e ak-sidentuar ka pësuar dëmtime, ndër-sa ka edhe të plagosur. Në momentin e pamjeve, një person është ende në makinë, ndërsa një tjetër është trans-portuar me urgjencë për në spital.

Përplasen dy makina në Tropojë, plagoset drejtuesi i mjetit

Dy automjete janë përplasur

në kryqëzimin për në fshatin Be-gaj në Tropojë. Në aksident është përfshirë një automjet tip “Golf”, me drejtues shtetasin me iniciale I.D., dhe një me automjet tip “Pa-sat”, me drejtues shtetasin me ini-ciale G.K. Raportohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtu-esi i mjetit “Golf”. Ai ndodhet në spitalin e Tropojës ku po merr ndihmën mjekësore. “Më datë 25.07.2019, në kryqëzimin për në fshatin Begaj, Tropojë, janë për-plasur automjeti tip “Golf”, me

drejtues shtetasin I.D., me au-tomjetin tip “Pasat”, me drejtues shtetasin G.K. Si pasojë e aksi-dentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Golf”, shtetasi I.D., ku po merr ndihmën mjeksore në spita-lin e Tropojës,”-informoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbard-hjen e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë, makina përplas të moshuarën me fëmijë në krahë

Një aksident tjetër është reg-

jistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Skelës në lagjen Pavarësi, në Vlorë. Një e moshuar teksa po kalonte rrugën me një fëmijë në krah është përplasur nga një mjet tip “Meduza”. Mësohet se në mo-mentin e përplasjes fëmija ka rënë përtokë dhe është dashur ndërhyr-ja e kalimtarëve, për ti dhënë ndi-hmën e parë. E moshuara është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës ku mjeket po kujdesen për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa fëmija fatmirësisht ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Aksident te Kanali i Çukës në Sarandë, radhë të gjata automjetesh

Një aksident automobilistik ka ndodhur dje në orën 14:00 në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë ku për pasojë janë për-plasur një motoçikletë dhe një makinë “Pasat” me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit i lënduar ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, i cili po merr ndihmën e speciali-zuar në spitalin e Sarandës. Poli-cia po procedon personat e ndod-hur në automjetin me targa të huaja. Aksidenti ka krijuar radhë të gjata automjetesh.

Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin për në fshatin Begaj në Tropojë. Në Vlorë, makina përplas të moshuarën me fëmijë në krahë

Kronikë

Vendi i ngjarjes

Në momentin e pam-jeve, një person është ende në makinë, ndërsa një tjetër është transportuar me urg-jencë për në spital

Aksidenti në Elbasan

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

E premte, 26 korrik 201914 •

Opinion

Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë: Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vend-ndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendn-dodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.

Thirrja e Ramush Harad-inajt nga Gjykata Spe-ciale pasi është shpallur dy here i pafajshëm nga Gjykata Ndërkom-bëtare e OKB ne Hage

ishte një veprim in ekstremis dhe i jashtëzakonshëm por natyrisht brenda kompetencës ligjore te kësaj gjykate.

Me dhjetëra hipoteza janë ngritur mbi bazën e teorive konspirative te këtij akti te jashtëzakonshëm. Siç është rregull dhe tradite ne Shqipëri dhe ne rajon, gishti drejtohet me pasion se pari tek te huajt, inati i tyre për taksen 100% mbi mallrat serbe. Ne te vertet qeveritë e vendeve mike dhe partnere kane kërkuar heqjen e saj por ama çdo njeri e di se ajo është një takse anti Hashim me qëllimin e vetëm për te bllokuar pazarin antikus-htetues, antiligjor, antikombëtar me territorin, sovranitetin, pavarësinë e Kosovës te Miladinit shqipfolës te marre peng me dosje nga Beogradi.

Unë nuk do merrem këtu me morine e insinuatave, koment-eve, hamendjeve e spekulimeve te pafundme te dorës qe qëndron prapa thirrjes për te treten here ne Gjykatën Speciale dhe dorëheqjen e ish kryeministrit te Kosovës.

Por unë do te ndalem këtu vetëm ne një lajm publik te një burimi mediatik, nder me seriozet e kohës, i cili çuditërisht kaloj pa u vlerësuar, madje tërësisht u injorua nga mediat dhe analiste e shumte qe shkruan për këtë çështje. Përveç këtij lajmi unë do ndalem gjithashtu dhe ne dy fakte te lidhura direkt apo indirekt me ketë lajm dhe qe unë mendoj se janë nga ato fakte qe thuhet se flasin vet.

Ne serine e fakteve, supozimeve, dyshimeve një gjë është e qarte si dri-ta e diellit, se njerëzit me te interesuar

Çelësi i të vërtetës për ftesën në Hagë dhe dorëheqjen e Haradinaj!

Nga Sali Berisha

informoi me transparence BBC.Se fundi, nëse ka patur bash-

këpunim direkt te trojkës famëzeze Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq ne përgatitjen e kësaj dosje me ndonjë dëshmitare te rreme, natyrisht jo nga Vlora, por nga Vushtria, kjo do qartësohet nga hetimi dhe mbetet për tu pare.

Por reagimi identik, pothuaj vetëm me dallimet qe rrjedhin nga përkthimi nga serbishtja ne shqip i trojkës famëzezë me padronin e tyre Vuçiç për ftesën ne Hage dhe dorëheqjen e Haradinajt, i vetakuzën haptas këta te fundit.

Kështu Vuçiç ne konferencën e tij për shtyp tha se nuk ka vend për eufori për dorëheqjen e Haradinajt pasi kjo është një mashtrim politik. ‘Me këtë ai dëshiron të siguroj fitore të fuqishme të rrymës më të fortë shqiptare në zgjedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në tetor’

Po kështu trojka famëzeze me gojën e vet apo zedhenesit e tyre me te njohur deklaruan se dorëheqjen Ramushi e beri për qëllime poli-tike për te rritur mbështetjen e tij elektorale. Siç e shikoni padroni dhe trojka, te vetëdijshëm per falsitetin e dosjes se tyre, vetëm sa nuk thane se Ramushi shkoi vet ne Hage për qëllime elektorale.

Ata duket se ishin te sigurte për ftesën por nuk kishin parashikuar dorëheqjen, e cila iu hoqi atyre çdo mundësi për te marre peng si kryem-inistër z. Haradinaj. Mendoj se këto qëndrime tashme plotësojnë lajmin e BBC, sipas te cilit shkaku i thirrjes se papritur te zotit Haradinaj ne Hage ishte dorëzimi nga Beogradi i një dosje te freskët, mesa duket me dëshmi falso, qe sapo u hap u ngriu buzëqeshjen atyre qe e sajuan!

Kështu Vuçiç ne konferencën e tij për shtyp tha se nuk ka vend për eufori për dorëheqjen e Ha-radinajt pasi kjo është një mash-trim politik. ‘Me këtë ai dëshiron të siguroj fitore të fuqishme të rry-mës më të fortë shqiptare në zg-jedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në tetor’

Edhe një herë për ko-legët e mi pedagogë! Kur ju ftoj në takim, lutem mbani parasysh se nuk mendoj se na duhet të kemi sasi

pjesëmarrësish! Nuk do të bëjmë miting! Në botën akademike ne e dimë mirë që numri nuk ka fare vlerë! Ka vlerë argumenti!

Prandaj duhet vetëm dëshira dhe interesi për të qenë bashkë! Kaq. Por, kujdes, ftesa është nominale vetëm për ata që më shkruajnë per-sonalisht, dhe prandaj duhet të jenë të pajisur edhe me kartat e identitet-it në hyrje në takim.

Pastaj mjafton statusi profe-sional i pedagogut, e më tej, a jemi ballist, komunist, anarkist, liberal, legalist, globalist, nacionalist,

Përtej partive për mua janë intelektualët, teknicienët, kërkuesit shkencorëNga Artan Fuga

demokrat, LSI-ist, socialist nuk më intereson fare! Pedagog në Tiranë a gjetiu, në pesion, a në veprim, grua apo burrë, i jashtëm apo i brend-shëm, nuk ka pikë rëndësie.

Mjafton respekti ndaj njeri-tje-trit!

Përtej partive për mua janë intelektualët, teknicienët, kërkuesit shkencorë. Mbi ligjin është arsyeja, mbi deputetin kur bëhet fjalë për shkencë dhe teknikë është eksperti!

Të vetmit që ndalohen në atë takim, janë antarët e akademisë së shkencave, të të gjitha kategorive, të cilët nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj censurimit disavjeçar që më ka bërë kryesia e akademisë së shkencave duke më dhunuar barba-risht dhe shkelur të drejtat e mia si akademik! Më pas të shohim!

mbi këtë toke për ta pare Ramush Haradinajn prapa hekurave kane qene Presidenti i Serbomadhise Vuçiç dhe argatët e tij, trojka shqipfolëse albanofobe Zografi Bis, Miladini Shqipfolës dhe Baton Stanishiqi.

Por përsëri ky interes, kjo dëshire e tyre për te eliminuar ne një mënyre apo ne një tjetër nga skena politike Ramushin nuk përben fakt për ti tre-guar me gisht se ata direkt qëndrojnë mbas ftesës se Ramushit ne Hage dhe dorëheqjes se tij.

Mirëpo përveç interesit te tyre shume te madh për sa me sipër, imp-likimin e tyre direkt ne pengmarrjen politike te Ramushit ua zbuloj shërbi-mi botëror i BBC, i cili te nesërmen e dorëheqjes se z. Haradinaj njoftoi se ftesa e tij nga Gjykata Speciale e Hagës lidhej me një dosje qe kishte dorëzuar se fundmi Beogradi ne Hage. Ky lajm shume i rëndësishëm i BBC çuditërisht i shpëtoi interesit te analisteve dhe gazetareve.

Por ky lajm tregon qarte se shkaku i thirrjes tejet te pazakonte

pra pas dy pafajësive te mëparshme ne Gjykatën Speciale te z. Haradinaj është para se gjithash, sipas BBC, dërgimi me ngut i një dosje nga Beogradi ne Hage. Pra ne ketë kon-tekst kemi te bëjmë me nje dosje te përgatitur ex tempora nga prokuroret e Beogradit vetëkuptohet ne porosi te serbomadhit Vuçiç.

Por thirrjen e Ramushit ne Hage nga Gjykata Speciale për shkak te dosjes nga Beogradi me dashje apo pa dashje indirekt e pohoi dy dite pas thirrjes se tij vet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, i cili per-sonalisht dhe jo kryeministria e tij doli ne konference te veçante shtypi për ketë çështje. Ne këtë konference Vuçiç deklaroi sikur te ishte kryetar i Gjykatës Speciale se Ramushi nesër do te shkoje por shpejte do te kthe-het përsëri. Kjo bindje e Vuçiç buron vetëm e vetëm nga fakti se ai e di se gjykata do hedhe poshtë dosjen e Beogradit te përgatitur ex tempora me dëshmitare te rreme shqiptar albanofob apo dhe serb, për te cilën

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

E premte, 26 korrik 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE2. I paharruari Qiriaqi.5. I ka hyrë në bark frikacakut. 7. Eshtë koha në... erë. 13. Eshtë i akullt. 16. Kanxheri, aktor. 17. Eshtë maksimë e shkurtër. 19. Fillojnë romanin.20. Solid në fund. 21. Ndiqet nga një re. 24. …Express, treni i famshëm. 25. Libri i… parë. 28. Kështu thirrej Aretha Franklin. 32. Eshtë tokë e punueshme.

33. Ngulur pa gur. 34. Në krye të noterëve. 35. Janë tifozë të djallit kuqezi. 37. Lendl i tenisit. 38. Tre dama në… poker. 40. Të paralajmëron se diçka do të ndodhë. 41. Një patriark biblik. 42. Janë fëmijët. 43. Miller dramaturg. 47. Një tokë për të… ndërtuar. 49. Zanore për poete. 50. Në hyrje të ambientit. 52. Don Diego de la Vega me maskë.

54. Kufizojnë ambiente. 56. Mbyllin kuvendin. 57. Von Trier, regjisor. 59. Eshtë mbi… kokë. 63. Inicialet e Moravia-s. 64. Eshtë borxhli. 67. Eshtë yll në pasarelë. 69. Bo, aktore. 70. U këndua nga John Lennon. 73. Cuadrado te Juventus. 74. Kufizojnë një litar. 75. Mund të kthehen në mllefe. 76. Kush nuk është e tillë... dyshon.. 77. E famshmja Curie.

HORIZONTALE1. Bëjnë ata që bashkëbisedojnë -Nichols që qe regjisor -Gjysmë pedali -Është klasik me tutu2. Ishin ushtarët e Porsenas -Mbetur në fund -Fillojnë vetëm -Kalifi që themeloi Kairon3. Këngëtarja e Upside Down -Ringrihen pjsërisht. -Qe edhe mashull edhe femër

4. Mbyllin një dyqan -Inicialet e Kerr që qe aktore -Kopshti ku u kap Jezu Krishti5. Janë figurat si metonimia -Një sukses i Queen6 -Libohova këngëtare -Kërcehet në Spanjë -Një Kanal mes Shqipërisë e Italisë7. Inicialet e Einstein -Është krahima me Bruges -Të parat në atmosferë -Qendër kroate

8. Pak irredentiste -Emri i Berlusconi-t -Ai fizik bëhet duke... vrarë9. Është i thyer në mal -Të parat në sallë -Emri i Boletinit -Taxi... film i Martin Scorsese10. Janë baballarët -Moore aktore -Kaluar në krye -Një mund të jetë autonom -Medet pa kufij11. Është çmimi më i lartë -Kush nuk ka... s’kja qejf

-Nxirren me duf12. Satelit i Jupiterit -Kush është... duhet larë -Jeton në stan -Një hidrokarbur -Fillojën nazet

VERTIKALE1. Ndërtoi një labirint të famshëm -Është në bronz në një film2. Janë edhe atotë udhëtimit3. Është tokë buke -Janë llahtare4. Janë barkat -Një pemë5. Qytet japonez -Teke feste -Në fillim të vitit6. Gara Kombëtare Rinore -Ishin Ndre Mjeda dhe Pashko Vasa7. Diftong në teori -Film i Ridley Scott8. Të parat në stafetë -Teket e sinive9. E drejta romake -I paharruari Françesk i muzikës -Rubinstein që qe balerinë10. Në krye të kryesisë -Roland... në një turne të famshëm

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

tenisi -Inicialet e Romer11. Gabler e Ibsen -Është bosht12. Është cilësi -Është pemë13. Është staff i shërbimit14. Parashtesë zmadhuese -Lumë në Francë15. Luhet në teatër -Është porosia e fundit16. Eshtë vegël frymore17. Janë ilaçe -Të parat në ndeshje -Ilion Lika18. Fundi i një heroi -Grandi këngëtare19. Një pjesë e lodrave -Campbell në paserelë -Të parat në anketë20. Nolde që qe piktor -Besojnë shumë kollaj21. Gjysmë tatimi -Horst Tappert -Martin i Jack London22. Është si veriu -Janë shfaqjet si Vejusha Gazmore

VERTIKALE1. Hapet me... kllapa. 2. Një Quinn, aktor. 3. Mund tën jenë dhjamore të tilla. 4. Parashetsa e muskulit. 5. U mbiquajt Qyteti atomik. 6. Ai në... pasqyrë. 7. Një pjesë e hormoneve. 8. Këndohet në opera. 9. Bobo, ish-bomber italian. 10. Charles që këndonte La bohème. 11. Gjemitë pa teke. 12. I ka binjake... daja. 14. James, aktori i agjentit Flynt. 15. Një mund të jetë fetar. 18. Eshtë çerdhe në… pemë. 22. Ishin zhvendosje… barbare. 23. Një Carreras, tenor. 26. Thomas Stearns që shkroi Vrasje në katedrale. 27. Në krye të robërve. 28. Eshtë vegël muzikore. 29. Lindi Perseun. 30. Shijon me një hon.

31. Futen pa fe. 35. Stephane, poet francez. 36. Një pjesë e tartarëve. 39. Ishin shkrues publikë dikur. 40. Ka një bisht piktoresk. 42. Kaluar në krye. 44. Teza pa zanore. 45. Një Robin në Sherwood. 46. Një fjalë për tek-tuk. 48. E vetme për oraret. 50. Një pjesë e avokatëve. 51. Bëhen edhe me metra të tilla. 53. Sharif që qe aktor. 55. Parajsa e.. humbur. 58. Fjordet spanjole. 60. Një fjalë pranë. 61. Camp... në stadiumin e Barcelonas. 62. Teologu i xhamisë. 65. Eshtë e re pas Krishtit. 66. Një gjuajtës edhe i yni. 68. Konak pa kufij. 69. Fundi i një fundi. 71. Eshtë gati në skaje. 72. Në kokë të nuseve.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 26 KORRIK 2019 Nr. 4491 ... · Deklarata e Bashës Kryedemokrati Basha deklaroi dje pas nënshkrimit të marrëveshjes me artistët se ky është akti

E premte, 26 korrik 201916 •

CMYK

Sport

Pas paraqitjeve mjaft të mira ndaj azerëve të Qarabag, në eliminatoret e Champions League, ndaj Partizanit

ishin krijuar pritshmëri të mëdha për sfidën e djeshme ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol, por “të kuqtë” zhgënjyen duke u mposhtur me rezultatin minimal 0-1. Për takimin e “Selman Stërmasit”, trajneri Lerda kishte bërë disa ndryshime në kra-hasim me përballjen me azerët, pasi aktivizoi nga minuta e parë Solomon dhe Brojën, duke lënë në stol Jasir Asanin, ashtu si edhe Trashin.

Ndonëse “të kuqtë ishin fa-

voritë në letër, moldavët “treguan dhëmbët” që në minutat e para, duke organizuar disa aksione sulmuese, ku shpesh protagonist ishte edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Liridon Latifi. Fillimisht ishte God-rienko për Sheriffin, që me portën e boshatisur dhe vetëm dy metra larg vijës fatale, fali Alban Hoxhën, duke nxjerrë topin jashtë, ndërsa në minutën e 24-t, sulmuesi Tambe nuk gaboi dhe zhbllokoi sfidën.

Reagimi i “të kuqve” ishte i vakët, me aksione të çrregullta dhe me topin që shkonte shumë rrallë në zonën kundërshtare, pasi shpesh

Broja e Melo tentonin goditjen nga distanca, por duke mos pasur sak-tësinë e duhur.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, me Partizanin që u mundua të marrë frenat e lojës, por që moldavët mbyllën mirë hapësirat dhe zbritën disa herë në kundërsulme, duke i shkuar pranë edhe golit të dytë. Me këtë rezultat, komplikohet kualifi-kimi i Partizanit për në turin tjetër, ndonëse gjithçka do të vendoset në sfidën e të enjtes së ardhshme në Moldavi, por për të besuar, “të kuqtë” duhet të ndryshojnë tërësisht qasjen në ndeshje.

Interi dha sinjale të mira në ndeshjen përballë Juventusit ditën

e djeshme në Nanjing të Kinës, por reparti i sulmit vijon të mbe-tet problem për zikaltrit, që për momentin kanë lënë jashtë Icardin dhe nuk kanë ende në dispozicion Lautaro Martinezin, që ndodhet me pushime. Trajneri i zikaltërve Antonio Conte, në një nga konfer-encat për shtyp të dhëna në tokën aziatike, nuk e fshehu zhgënjimin që nuk ka në dispozicion ende asnjë prej sulmuesve që ka kërkuar këtë verë, teksa fjalët e tij kanë vënë në lëvizje Marottën dhe Ausilion.

Këta të dy kanë përshpejtuar kthimin në Milano, pasi pritet të nisin sulmin final që të sjellin të paktën një sulmues në dispozicion të Contes, kur ky i fundit bashkë

Paul Pogba drejt Real Madrid, gati përfshirja e Bale në operacion

Skuadra e Mançester United ka gjetur akordin me Lacion për

kalimin e Milinkoviç Saviç në “Old Traford”, lëvizje e cila mund të pasohet me largimin e Pogba drejt Realit. Skuadra e Manchester United dhe Lacios kanë arritur mar-rëveshjen për kalimin e mesfushorit serb Milinkoviç Saviç në “Old Trafford”. Djajtë e kuq do të pagua-jnë në arkat e skuadrës italiane 80 mln euro ndërkohë që futbollistët do të nënshkruajë me anglezët një kontratë 5 vjeçare me një page prej 6 mln euro neto në sezon.

Futbollisti ishte pranë largimit nga Lacio verën e kaluar por ofertat nuk përmbushnin pretendimet e presidentit Lotito. Manchester United është skuadra e vetme që in-teresohet për shërbimet e futbollistit të Lacios pasi Juventus dhe Real Madrid nuk shfaqen me interes për futbollistin në fjalë.

Kalimi i Saviç në Manchester i hap rrugë Pogbasë për të zbarkuar në Madrid. Futbollisti francez nuk është i lumtur në Angli dhe kërkon të nisë një aventurë të re nën urdhrat e bashkëkombësit të tij Zinedine Zidane. Është pikërisht trajneri i Real Madrid që insiston për nënshkrimin me 26 vjeçarin.

Presidenti Perez nuk është i gatshëm të shpenzojë 200 mln euro për Pogba por në tratativë mund të përfshihet Gareth Bale i cili nuk është në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm. kjo është vërtetuar edhe në deklaratat e ditëve të fundit.

Ëndrra e Pogba është që sezonin e ardhshëm të mbajë veshur fanellën e madrileneve por koha nuk premton shumë pasi merkatoja në Angli mbyllet në datën 10 gusht.

Dyshja Marotta-Ausilio kthehet urgjent në Milano, gati për ti dhuruar sulmuesin e kërkuar Contesme skuadrën të jenë kthyer nga turneu aziatik, për të nisur fazën finale të përgatitjeve. Fundjava për dyshen Marotta-Ausilio pritet të jetë e ngarkuar me bisedime, ku fillimisht do të provohet të mbyllet marrëveshja për transferimin e sulmuesit boshnjak të Romës, Edin Dzeko. Zikaltrit kanë ofruar 12 milionë euro, ndërsa Roma kërkon 18, por në fund palët mund të bien dakord për shifrën e 15 milionë eurove dhe Dzeko të transferohet në Milano.

Po brenda fundjavës, drejtuesit zikaltër do të duhet të bëjnë edhe një ofertë finale për Manchester United, për të marrë sulmuesin belg Romelu Lukaku, pasi an-glezët kanë vënë ultimatum fundin e muajit, duke qenë se merkatoja

në Premier League mbyllet më 8 gusht. Aktualisht zikaltrit janë nda-lur në një ofertë prej 65 milionë eurosh, nga 83 që kërkojnë “djajtë e kuq”, por gjasat janë që të kemi “tym të bardhë”, nëse Interi shton edhe 10 milionë euro në ofertë.

Më pas nëse do të dështojnë për të sjellë në Milano belgun, zikaltrit janë gati të nisin negociatat me At-alantën, për sulmuesin kolumbian Duvan Zapata, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me bergam-askët. Atalanta do të hiqte dorë nga Zapata vetëm për një shifër më të lartë se 50 milionë euro, por mar-rëdhëniet e Interit me bergamaskët janë të shkëlqyera dhe në mar-rëveshje mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar i milanezëve, që nuk bën pjesë në planet e Contes.

“Selman Stërmasi”

Partizani humb edhe në Europa Ligë, 0-1 përballë Sheriff Tiraspol