FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot...

36
V 53 Prishtinë, 27 nëntor 2016 DITA E FORCËS – DITË E HAPUR FSK në shërbim të qytetarëve

Transcript of FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot...

Page 1: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

V 53

Prishtinë, 27 nëntor 2016

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

FSK në shërbim të qytetarëve

Page 2: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

2

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Përmbajtja

Punë, përkushtim dhe profesionalizëm i lartë në FSK.................................................................................................................3

Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së.............................................................................................................................................4

FSK-ja fitoi medaljen e artë në garën “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe..........................................................................5Oficeri i FSK-së Ismajl Hoxha shpallet më i miri në Akademinë Mbretërore Ushtarake "Sandhurst" të Anglisë.....................5Togerja e FSK-së Manushaqe Nura e para në Garën Ndërkombëtare të mbajtur në Republikën e Kroacisë .............................6Rreshteri i FSK-së shpërblehet me medaljen e artë .....................................................................................................................6Pjesëtari i FSK-së zuri vendin e parë në garën e vrapimit "Run for the Fallen''në Bondstill ......................................................7FSK-ja përuroi Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim...........................................................................................................7Memorandum bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë ........................................................8Ministri Haki Demolli priti asistentin për operacione të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Patrick Turner ........................8Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë takoi ministrin dhe komandantin e FSK-së .......................................................9Ministri Haki Demolli priti ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë Josip Buljeviç ..........................................................................10Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën admiralin Mark Ferguson III ....................................................................................11Ministri Demolli dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama zhvilluan takime të rëndësishme në Pentagon, Uashington DC dhe në shtetin Ajova ..........................................................................................................................................................11Kongresi Amerikan përkrah Kosovën në Programin e Partneritetit për Paqe ...........................................................................12Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s në Romë ...............12Gjenerali amerikan Timothy Orr vizitoi njësitet e FSK-së ........................................................................................................13Ministri i FSK-së Haki Demolli priti drejtorin e Divizionit për Plane dhe Politika të NATO-s ...............................................13NATO mandaton Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në......................................................14Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges: FSK-ja e gatshme pret vendimin politik për transformim.................................................................................................................................................................................15 Komandanti i FSK-së u prit në Romë nga shefi i Forcave të Armatosura të Italisë ..................................................................15Ushtarakë të Gardës Kombëtare të Ajovës vizituan MFSK-në dhe KFT-në..............................................................................16Ministri Haki Demolli takoi gjeneralët amerikan Altman dhe De Haes nga Garda Kombëtare e Ajovës ................................16U mbajt konferenca e 5-të "FSK dhe Partnerët" ........................................................................................................................17Ministri Haki Demolli priti zv. asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s John Manza .................................18Gjenerallejtënant Rrahman Rama pjesë e konferencës ushtarake në SHBA .............................................................................18FSK-ja pjesëmarrëse në samitin e grave lidere të organizuar nga Garda Kombëtare e Ajovës-SHBA .....................................18Manifestime dhe homazhe: FSK-ja parakaloi në 8- vjetorin e Pavarësisë ................................................................................19Në FSK u mbajt manifestimi qendror “Epopeja e UÇK-së” .....................................................................................................19Drejtusit e FSK-së homazhe në Memorialin e Reçakut .............................................................................................................21Ministri dhe komandanti i FSK-së nderuan dëshmorët e UÇK-së në “Epopenë e Dukagjinit” ................................................21Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në "Varrezat e Dëshmorëve" në Koshare ...................................................21FSK-ja përfundoi me sukses operacionet e deminimit humanitar për vitin 2016 .....................................................................22Pjesëtarët e FSK-së dhuruan mbi 1200 doza gjak për qytetarët e Kosovës .............................................................................22FSK-ja në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën" ............................................................................................................................23FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës ..........................................................................................................................23FSK-ja më e besueshmja në Republikën e Kosovës .................................................................................................................24Kadetët e FSK-së për dy javë realizuan ushtrimin fushor "Kampi veror 2016" në Zhegoc të Gjilanit..................................... 24Kadetët e FSK-së dallohen me paraqitjen e suksesshme gjatë operacioneve në “Kampin veror 2016” në Krivollak të Maqedonisë ................................................................................................................................................................................24FSK-ja në stërvitjen e përbashkët "Joint Effort-1" në Shqipëri ................................................................................................ 25Kontingjenti i FSK-së në operacionet e përbashkëta në ushtrimin “Reagimi i Menjëhershëm 16” në Slloveni- Kroaci ........ 26FSK-ja zhvilloi me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 5” ..................................................................................................... 26Ministri Demolli vizitoi ushtrimin fushor "Shqiponja 5”.......................................................................................................... 27Kadetët e FSK-së student në "WestPoint" .................................................................................................................................28Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së, gjenerata 2016 ................................................................................................................28Betohen kadetët e rinj të FSK-së ...............................................................................................................................................29Diplomojnë kadetë minoritar të FSK-së ....................................................................................................................................30FSK trajnoi "Ekipin për parashutistë" .......................................................................................................................................30Në kazermën ,,Adem Jashari " të FSK-së u përurua Salla e sporteve .......................................................................................32FSK-ja, Garda Kombëtare e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë mbajtën krosin me moton "Së bashku për paqe'' ................................................................................................................................................................33

Page 3: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Punë, përkushtim dhe profesionalizëm i lartë në FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës me angazhimin konkret dhe të

përkushtuar, nga nëntori i vitit të kaluar dhe deri më tani, po

përmbyll edhe një vit mjaft të suksesshëm të zhvillimit,

profesionalizimit dhe suksesit të gjithmbarshëm në të

gjitha rrafshet si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Me punë serioze dhe disiplinë, me një planifikim të mirë të

stafit komandues të FSK-së dhe njësive të saj si dhe me një

menaxhim të mirë dhe funksionim efikas të komandës dhe

kontrollit, FSK-ja ka shënuar suksese në realizimin e

misionit të saj, ka kryer me sukses të gjitha detyrat, duke

qenë aktive dhe bashkëpunuese me institucionet vendore

dhe ndërkombëtare në Kosovë si dhe ndërvepruese me

ushtritë e vendeve partnere në regjion dhe më gjerë.

Rezultatet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të dukshme

dhe të matshme, së pari është shkalla e besueshmërisë së

FSK-së tek qytetarët e vendit, gjë që shihet edhe nga

rezultatet e sondazheve të opinionit publik, që FSK-në me

vite e radhitin ndër institucionet me besueshmëri të lartë,

pastaj shpërblimet që njësitë dhe pjesëtarët e FSK-së kanë

fituar qoftë në gara individuale qoftë ekipore ku janë

stolisur me medalje të artë, e gjithashtu edhe sukseset e

kontingjenteve të FSK-së të treguara në ushtrimin e

përgjithshëm vjetor të FSK-së, në bashkëpunim me

institucionet tjera emergjente vendore, pastaj ushtrimet me KFOR-in si dhe ushtrimet regjionale dhe më gjerë në të cilat FSK-ja ka

dëshmuar se është në rrugë të mirë për të qenë në hap me ushtritë tjera.

FSK-ja ka shënuar sukses në integrimin e gjinisë femërore dhe komuniteteve pakicë në radhët e saj ka treguar përkushtim në dhe

krijimin e një ambienti pune të përshtatshëm dhe ekuivalent. Këtë vit, kanë diplomuar edhe oficerët e parë të FSK-së nga radhët e

komunitetit serb, të cilët në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë kryer Akademinë Ushtarake në Republikën e

Maqedonisë, për t'u integruar të gjithë bashkë për shërbim në FSK, pa dallim.

Me këtë rast dua të theksoj edhe bashkëpunimin e mirë që Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së

Kosovës vazhdojnë ta kenë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK dhe FSK, bashkëpunimin e mirë me

Gardën Kombëtare të Ajovës dhe me partnerë tjerë strategjikë. Po këtë vit kemi pasur bashkëpunim të mirë me vendet fqinje, kemi

dhënë kontributin tonë në nismat regjionale të sigurisë, në të mirë të paqes dhe sigurisë jo vetëm në regjion por edhe më gjerë. Me

qellim të realizimit të procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe realizimin e objektivave

strategjikë, MFSK-ja ka dorëzuar projekt-amendamentet kushtetuese për ndryshim të Kushtetutës, që t'i hapë rrugë transformimit

të FSK-së në FAK. Po ashtu është dërguar edhe Projektligji për Transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të

Armatosura të Kosovës. Këto projektligje sipas procedurës i janë dorëzuar Qeverisë, e cila tashmë ia ka dorëzuar Kryesisë së

Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitet e saja të shumta dhe të gjithanshme, me angazhim dhe punë të përkushtuar, të bazuar në

standarde profesionale ushtarake, ka realizuar të gjitha detyrat e planifikuara, prandaj me të drejtë konstatojmë se FSK-ja ka

dëshmuar fuqishëm se është në lartësinë e detyrës për të marrë mision të ri, misionin për krijimin e Forcave të Armatosura të

Kosovës.

3

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Haki Demolli Ministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Page 4: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

4

Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së

Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të

themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për një kohë shumë të shkurtër u

shndërrua në institucionin më të besueshëm në vend. Forca e Sigurisë së

Kosovës, si forcë e uniformuar, profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe

që i nënshtrohet kontrollit civil demokratik, që nga themelimi i saj në vitin 2009,

është e përkushtuar në ngritjen profesionale dhe zhvillimin e kapaciteteve në

përmbushje të misionit të saj kushtetues për zbatimin e operacioneve të reagimit

ndaj krizave, mbështetjes së autoriteteve civile dhe ndihmës së qytetarëve të

Republikës së Kosovës, pa dallim. FSK është ngritur, zhvilluar dhe avancuar në

një afat të shkurtër kohor, në harmoni me standardet e NATO -s dhe në

bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë, duke u bërë kështu

kontribuuese e sigurisë dhe institucioni më i besueshëm në vend. Për më tepër,

synimi ynë kryesor është që FSK të bëhet forcë e ndërveprueshme, partner i

besueshëm dhe kontribuuese e sigurisë në regjion dhe në botë, përkrah partnerëve

tanë. Forca e Sigurisë së Kosovës, falë angazhimit dhe profesionalizmit të

pjesëtarëve të saj që tri vite rresht është shpallur institucioni më i besueshëm në

vend. Ky besim i qytetarëve na ka dhënë motiv shtesë që të jemi edhe më të

përkushtuar dhe më afër qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu krijuar një

ambient të sigurt dhe duke ua përmirësuar kushtet e jetës. Edhe gjatë këtij viti

FSK-ja ka vazhduar me pastrimin e fushave nga mjetet e rrezikshme, duke demoluar dhe shkatërruar qindra mjete të

pashpërthyera. Njëkohësisht, FSK gjatë këtij viti ka kryer me dhjetëra projekte humanitare në gjithë Kosovën, duke përmirësuar

infrastrukturën dhe kushtet e jetesës së qytetarëve të saj. Gjithashtu, me kapacitetet e veta të kërkim-shpëtimit, me kapacitete

mjekësore dhe të tjera iu ka qëndruar afër qytetarëve të Republikës së Kosovës duke asistuar dhe iu dhënë ndihmën e nevojshme.

Forca e Sigurisë së Kosovës, është forcë shumetnike që pasqyron diversitetin etnik të qytetarëve të Republikës së Kosovës me

mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie dhe etnie. FSK është e përkushtuar që t'i integron të gjitha komunitetet

që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke iu dhënë mundësi të barabartë për zhvillim dhe edukim. Këtë vit kemi të diplomuarit e

parë nga radhët e komunitetit serb, të cilët kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë. Këta oficerë të rinj janë

integruar nëpër njësi dhe me krenari i shërbejnë vendit. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke punuar intensivisht për zhvillimin

dhe avancimin e kapaciteteve të saj si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke synuar të bëhet forcë e ndërveprueshme,

partner i besueshëm dhe kontribuuese e sigurisë në regjion dhe në botë. Gjatë vitit 2016, FSK ka dërguar kadetë në akademi

ushtarake në gjashtë vende të botës, përfshi këtu edhe, për herë të parë, dy kadetë në akademinë prestigjioze të SHBA-ve, West

Point. Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar ushtrimin fushorë “Shqiponja 5” ku për herë të parë si pjesë e ushtrimin ishin të

ftuar edhe partnerët tanë nga Ushtria Amerikane për Evropë, Garda Kombëtare e Ajovës, KFOR-i dhe shtetet e regjionit. Për më

tepër, FSK ka marrë pjesë në katër ushtrime fushore regjionale, ku ka operuar përkrah shumë ushtrive të shteteve partnere, me të

vetmin qëllim avancimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe arritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët. Gjithashtu, FSK ka marrë

pjesë edhe në gara të ndryshme ushtarake shumëkombëshe në vend dhe jashtë vendit, duke arritur rezultate të shkëlqyeshme si

individ dhe si ekip. Këtë vit FSK ka marrë pjesë në garën e ushtarit më të mirë me ushtarët e KFOR-it duke zënë vendin e parë dhe

të dytë; në garën ekipore të KFOR-it duke zënë vendin e parë; në garën ndërkombëtare në Kroaci duke zënë vendin e parë në

kategorinë e femrave; dhe së fundi në garën “Cambrian Patroll” në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë medaljen e artë në një

konkurrencë shumë të lartë ku morën pjesë 110 ekipe nga 19 ushtri të shteteve të ndryshme të botës. Forca e Sigurisë së Kosovës

do të vazhdon me zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale, në mënyrë që të jetë e gatshme të përmbushë misionin e

saj për mbështetjen e autoriteteve civile dhe qytetarëve të Kosovës. Por njëkohësisht, përderisa jemi duke pritur vendimin për

transformim në Forca të Armatosura të Kosovës, ne kemi bërë të gjitha planifikimet dhe përgatitjet e nevojshme për transformim.

Forca e Sigurisë së Kosovës synon që së bashku me ndihmën e partnerëve të ndërtojë një force mbrojtëse profesionale,

shumetnike, që do të jetë në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kontribuuese e sigurisë regjionale dhe

ndërkombëtare. Me shpresë që edhe viti 2017 do të jetë vit i shumë sukseseve, vit kur ne do të fillojmë zbatimin e planeve tona

afatgjate, unë ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe inkurajimin që jeni duke na dhënë çdoherë. Në veçanti dëshiroj të

falënderoj të gjithë ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe familjet e tyre për sakrificat që bëjnë çdo ditë, vetëm e vetëm që të jemi të

përgatitur dhe të gatshëm të përmbushim misionin tonë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Urime Dita e FSK-së! Gjenerallejtënant Rrahman Rama

Komandant i FSK-së

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 5: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Sigurisë së Kosovës (FSK), e përbërë prej 8 pjesëtarësh, është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë ,,Cambrian Patrol''në Wells të Mbretërisë së Bashkuar. Ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës. Skuadra e FSK-së gjatë zhvillimit të patrullës, edhe pse pjesëmarrëse për herë të p a r ë , k a t r e g u a r n j ë p r o f e s i o n a l i z ë m t ë jashtëzakonshëm duke arritur të njëjtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë. Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britanike kanë marrë pjesë gjithsej edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicra, Kanadaja, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnja dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Letonia. Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë edhe skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medalje të argjendtë dhe të bronztë, ndërsa 16 skuadra të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgatitjeve të mjaftueshme janë tërhequr nga ushtrimi.

FSK-ja fitoi medaljen e artë në garën “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe

5

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Ismajl Hoxha, pas shkollimit njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake "Sandhurst" në Britaninë e Madhe, fitoi çmimin oficer- kadeti më i mirë ndërkombëtar, duke u bërë kështu oficeri i parë nga Ballkani që fiton një çmim të tillë. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Londër Lirim Grajçevci, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Akademinë Ushtarake Mbretërore "Sandhurst" të Mbretërisë së Bashkuar. Me këtë rast ai theksoi: "Po ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që

jam sot këtu në cilësinë e komandantit. Është nder dhe është ngjarje historike për Kosovën, por edhe për FSK-në, familjen dhe të gjithë ne". Oficerit të FSK-së, Ismail Hoxhës gjatë ceremonisë i është dhuruar shpata si shenjë nderimi për çmimin e fituar nga Princi Charles, i cili ka ndarë çmimet më të larta në emër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Akademisë Mbretërore angleze. Princi Charli të pranishmëve iu ishte drejtuar "Sot është ditë feste për të kumtuar arritje të mëdha të njerëzve që meritojnë urimet më të ngrohta. Ju po merrni çmimet tuaja në një kohë kur profesioni ushtarak po zhytet në ujëra të turbullta. Shtyllat e rendit ndërkombëtarë janë duke u

Oficeri i FSK-së Ismajl Hoxha shpallet më i miri në Akademinë Mbretërore Ushtarake "Sandhurst" të Anglisë

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 6: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

6

Rreshteri i FSK-së shpërblehet me medaljen e artë

Pjesëtarët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë shpërblyer me Bexhin e Artë dhe të Argjendtë në garën "Ushtari më i mirë në gjuajte", që është mbajtur në kampin Bonstill në Ferizaj si pjesë ë bashkëpunimit të KFOR-it amerikan me FSK-në. Florim Bujupi, rreshter në KDS, është shpërblyer me Bexhin e Artë pasi që ka kaluar të gjitha disiplinat, kurse medalja e argjend iu është dhënë kapter Enver Ahmetit dhe tetar Arben Reshanit, që të dy pjesëtarë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Në poligonin ushtarak "Gjakovo" në Grubisnjo Polje të Kroacisë, më 11dhe 12 maj 2016, u mbajt ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë për vitin 2016, ku vendi i parë në konkurrencën e femrave i takoi toger Manushaqe Nura, ndërsa në konkurrencën e meshkujve vendi i tret i takoi tetarit Binak Podrimcaku dhe i 13-ti tetarit Feti Pronaj. Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, është njëra ndër garat ushtarake më të forta në Botë. Në këtë garë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO-s, si dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë në nivel ndërkombëtar kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë duke kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake. Edhe kësaj here, në këtë garë, FSK-ja u dallua për paraqitjen e saj të shkëlqyeshme, duke dëshmuar përgatitje të lartë profesionale krahas pjesëmarrësve të tjerë të shteteve të NATO-s.

Togerja e FSK-së Manushaqe Nura e para në Garën Ndërkombëtare të mbajtur në Republikën e Kroacisë

sfiduar si kurrë më parë gjatë gjithë jetës time. Në të njëjtën kohë një kult vdekjeje dhe shkatërrimi është duke defiluar nëpër tokat e vjetra, duke joshur një numër të frikshëm të të rinjve që përfundojnë të vdekur. Në ballë të këtyre sfidave, vlerat tradicionale britanike-sjellja e ndershme, qytetërimi, një dozë humori në vështirësi-mbesin po aq të çmuara siç kanë qenë gjithnjë". Ndërsa, kadeti më i mirë oficer Hoxha është shprehur: "Nuk jam ndjerë asnjëherë më krenar dhe kaq i emocionuar. Kjo është një ditë e veçantë për mua. Ky titull është një privilegj dhe një obligim më shumë, që do ta dëshmoj me punë dhe angazhim në të mirë të FSK-së dhe Kosovës". Bashkë me oficerin Hoxha diplomuan edhe dy oficerë të FSK-së, Fitore Fazliu dhe Besfort Kruma. Në këtë akademi kane kryer studimet edhe oficerë të tjerë të FSK-së të cilët gjithmonë janë dalluar për performancën e tyre.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 7: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Pjesëtari i FSK-së zuri vendin e parë në garën e vrapimit "Run for the Fallen''në Bondstill

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës Granit Kryeziu, i sistemuar në Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë (BRSH) në Gjilan, u stolis me medaljen e artë pasi që zuri vendin e parë në vrapimin 5 kilometrash në kategorinë e meshkujve në garën "Run for the Fallen''( Vrapo për të rënët), në kampin e KFOR-it ,,Bonsteel'' në Sojevë, si shenjë nderimi për viktimat në shtetin e Pennsylvani-së(SHBA). Pjesëtarët e Batalionit të Parë gjithashtu u stolisën edhe me medalje të bronztë duke zënë vendin e tretë në marshimin "Iron Trail", medalje e cila iu nda rreshter Besim Behlulit. FSK-ja, përkatësisht Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë, ka marrë pjesë në marshimin 22. 5 kilometra me 15 pjesëtarë me ngarkesë dhe pajisje individuale dhe në vrapimin prej 5 kilometrash me një pjesëtar.

7

FSK-ja përuroi Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim

Forca e Sigurisë së Kosovës, me një ceremoni madhështore, përuroi Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën ,,Evropianët e rinj'' të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të FSK-së në Bardh të Vogël (Pomozatin), e para e këtij lloji në FSK dhe në Kosovë. Me këtë rast, presidenti i vendit njëherësh Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së z. Hashim Thaqi tha se: "FSK-ja është treguesi më i mirë i karakterit të shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo po forcohet gradualisht në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, të gatishmërisë për mbështetje të institucioneve, të komuniteteve, të OJQ-ve dhe të bashkëpunimit më partnerët tanë'' .Ndërsa, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli fillimisht falënderoi të gjithë partnerët si Suedinë, SHBA-të dhe Turqinë që kanë ndihmuar rreth ngritjes së Qendrës së Trajnimit, e gjithashtu falënderoi edhe partnerët nga Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s që kontribuuan gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë të Kosovës. Nga ana e tij, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama foli për sukseset në drejtim të avancimit të kapaciteteve, duke paraqitur me këtë rast edhe rolin, rëndësinë dhe objektivat e FSK-së për Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim. Ndërsa, nikoqiri i ceremonisë, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, kolonel Shaip Haziri, tha: Qëllimi i ngritjes së kësaj qendre është që të ofrojmë trajnime për kërkim-shpëtim nga më të mirat në Evropë. Në fund, të gjithë të pranishmit panë nga afër demonstrimin e aftësive dhe shkathtësive të pjesëtarëve të Regjimentit të Mbrojtjes Civile, në përgjigje profesionale ndaj disa skenarëve me situata të cilat kërkuan reagim emergjent për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave të shkaktuara nga tërmeti në situatën e simuluar. Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim e RMC-së ka për mision trajnimin dhe profesionalizimin e pjesëtarëve për përballje me emergjenca të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si dhe emergjenca tjera. Kjo qendër synon edhe trajnimin e agjencive tjera vendore që merren me këtë fushë dhe mëton të jetë Qendër Rajonale e Ekselencës për kërkim-shpëtim.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 8: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

8

Memorandum bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës z. Haki Demolli dhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Hungarisë z. István Simicskó, më 10 qershor 2016 në Budapest nënshkruan marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ministri Demolli e ka falënderuar Ministrin Simicsko, shtetin dhe popullin hungarez për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën, institucionet dhe popullin e saj. "Hungaria e ka përkrahur Kosovën në të gjitha fazat e përpjekjeve të saj për shtet-ndërtim, e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, e në veçanti duhet çmuar angazhimin e shtetit të Hungarisë në përkrahje të agjendës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe integrim në Bashkimin Evropian",- tha ministri Demolli. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Hungarisë, z. Istvan Simicsko e konfirmoi edhe një herë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Republikës së Hungarisë për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, e sidomos në fushën e integrimeve

euroatlantike. Marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive ka për qëllim bashkëpunimin zyrtar në fushën e arsimimit dhe edukimit, shkëmbimit të përvojave në rrugën e integrimeve euroatlantike, në menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e krizave, të buxhetit, etj.

Ministri Haki Demolli priti asistentin për operacione të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Patrick Turner

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli me bashkëpunëtorë, më 29 janar 2016, priti në një takim asistentin për operacione të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s z. Patrick Turner. Ministri Demolli në emër të Minis tr i së dhe FSK-së falënderoi z. Turner për angazhimin e NATO-s përmes KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, si dhe ekipet këshillëdhënëse dhe ndërlidhëse të NATO-s për FSK-në, të cilat Pakti Veri-Atlantik i ka ofruar në mbështetje të Ministrisë dhe FSK-së. Ministri Demolli gjatë këtij takimi e n j o f t o i z . T u r n e r l i d h u r m e bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të FSK-së me KFOR-n, zhvillimin e një varg operacionesh të përbashkëta si kërkim- shpëtimi, etj., si dhe për procesin e transformimit , duke shprehur kështu edhe vizionin e tij për ndërtimin dhe zhvillimin e një Force profesionale me kritere dhe standarde

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 9: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë takoi ministrin dhe komandantin e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Haki Demolli, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zhvilluan një takim në mjediset e Qeverisë me komandantin e Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges. Ministri Demolli e falënderoi gjeneralin Hodges për angazhimin e ushtarakëve amerikanë në kuadër të KFOR-it, përkushtimin e SHBA-së për Kosovën e në veçanti të ushtrisë amerikane dhe Gardës Kombëtare të Aiovës. Më tej ministri Demolli e njoftoi gjeneralin Ben Hodges me zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, si dhe me përgatitjet për transformimin e saj në Forca te Armatosura. Ndërsa komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, e njoftoi gjeneralin Hodges me misionin, strukturën, kapacitetet, gatishmërinë operacionale të FSK-së, si dhe për suksesin e FSK-së në ndërtimin e raporteve të bashkëpunimit me shumë prej ushtrive të vendeve të NATO-s, si dhe operacionet e realizuara sipas misionit në të mirë të vendit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq, rrjedhën e procesit të transformimit të FSK-së e paraqiti shefi i Zyrës për Transformim, nënkolonel Jeton Dreshaj, i cili i njoftoi hollësisht gjeneralin Hodges dhe delegacionin amerikan mbi planin e transformimit. Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, u shpreh i kënaqur me prezantimin e planit për transformimin e FSK-së. ,Jam i impresionuar më kualitetin e planit. Planet e mira

të NATO-s. Ndërsa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, z. Patrick Turner, e njoftoi me zhvillimin e FSK-së, mbështetjen e autoriteteve civile për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, dhe se FSK-ja është e interesuar që t'i zhvillojë edhe më tutje kapacitetet e saj. "Ne kemi punuar ngushtë me DIR-in nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe me ekipet e NATO-s, NAT dhe NLAT për transformimin e FSK-së. "FSK-ja është e gatshme që me kapacitetet e saj të marrë pjesë në operacione të përbashkëta si kontribuuese në ruajtjen e paqes kudo ku paraqitet nevoja, duke e garantuar asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se FSK-ja do të jetë transparente dhe bashkëpunuese me Qeverinë e vendit, NATO-n dhe partnerët strategjikë gjatë procesit të transformimit",- tha në fund gjeneral Rama. Nga ana e tij, z. Turner tha se i gëzohet nivelit të bashkëpunimit të MFSK-së dhe FSK-së me KFOR-in dhe me dy trupat e NATO-s. NATO-ja do të qëndrojë këtu, në mënyrë që rajoni i Ballkanit të jetë i stabilizuar dhe i integruar, ngase Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes euro-atlantike.

9

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 10: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

janë optimiste për të ardhmen dhe vendimet e juaja. Një plan i brendshëm, vendimi për transformim dhe kur udhëheqësit politikë bëjnë atë që duhet në lidhje me legjislacionin, atëherë FSK do të jetë gati që ta bëjë pjesën e saj, dhe me të vërtetë mezi po presim që kjo të ndodhë."

Ministri Haki Demolli priti ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë Josip Buljeviç

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës(MFSK), Haki Demolli, më 7 mars 2016, me një ceremoni shtetërore priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë z. Josip Buljeviç. Të dy ministrat, Demolli dhe Buljeviç, gjatë takimit biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dyja vendeve-ministrive, si dhe për gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Gjatë takimit të përbashkët të dy delegacionet shpalosen perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe në mes dy ministrive, si dhe diskutuan për mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kroate po japin në aspektin e arsimimit, trajnimit dhe ngritjes profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe kadetëve të Forcës së Sigurisë, në shkollat dhe qendrat e saj trajnuese dhe në Akademinë e Mbrojtjes kroate. Ministri i FSK-së gjatë takimit e informoi ministrin Buljeviç edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe kërkoi nga Ai mbështetje dhe përkrahje për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në iniciativa ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes, me theks në ''Adriatik 5'', RACVIAC, e në organizma tjerë ndërkombëtarë, në të cilat Kosova ende nuk është anëtare. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljeviç u shpreh se Kosova është e rëndësishme për Republikën e Kroacisë. Urë lidhëse mes Kroacisë dhe Kosovës janë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, pastaj kontributi i shqiptarëve në ditët më të vështira për Kroacinë si dhe historia jonë e përbashkët. Më pas ministri kroat tha se, nuk do të mungojë mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë dhe shtetit kroat për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

10

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 11: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën admiralin Mark Ferguson III

Ministri i FSK-së z. Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama më 28 prill takuan komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të Aleancës (KFBA) në Napoli, admiralin Mark Ferguson III, i cili shoqërohej edhe nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta. Ministri Demolli, me këtë rast, njoftoi admiralin Ferguson me të arriturat dhe zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, bashkëpunimin me KFOR-in, me ekipet këshilluese ndërlidhëse të NATO-s për FSK-në, me dinamiken e zhvillimeve të FSK-së, vizitën e realizuar në SHBA dhe në veçanti për zhvillimin e proceseve në FSK. Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Bashkuar të Forcave të Aleancës në Napoli, admirali Ferguson, vlerësoi lart zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së. Ai shtoi se siguria në Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe se Kosova është një histori suksesi, kurse KFOR-i në Kosovë do t'i mbajë edhe më tej forcat e veta me kapacitetet që ka më qëllim të ofrimit të sigurisë së përgjithshme.

Ministri Demolli dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama zhvilluan takime të rëndësishme në Pentagon, Uashington DC dhe në shtetin Ajova

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në SHBA zhvilluan takime të rëndësishme në Pentagon, Uashington DC dhe në shtetin e Ajovës me personalitete të larta shtetërore dhe ushtarake të SHBA-së, si me shefin e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneralin Frank Grass, me gjenerallejtënant Keneth Mekenzi- shef i J-5–të të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-së, me Guvernatorin e shtetit Aiova, Terry Branstad, komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës gjeneralin Timothy Orr, etj.. Në Pentagon ministri Demolli dhe gjeneral Rama u pritën zyrtarisht nga shefi i Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank Grass, ku biseduan për marrëdhëniet Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë, për procesin e transformimit të FSK-së, si dhe për çështje e tema të rëndësishme për sigurinë. Ministri Demolli, nga ana e tij, e falënderoi gjeneralin Grass për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve dhe dy institucioneve dhe për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë në veçanti. Ndërkaq, gjenerali Grass shprehu mbështetjen e institucioneve të Kosovës në krijimin e infrastrukturës që garanton një ambienti të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës. Ndërsa, në Uashington DC gjenerali Keneth Mekenzi edhe një herë konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në. Ai po ashtu e përgëzoi gjeneral Ramën për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake në Uest Point (West Point), akademi kjo me traditë të gjatë mbi 200 vjeçare dhe më e njohura në botë.

11

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 12: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Kongresi Amerikan përkrah Kosovën në Programin e Partneritetit për Paqe

Ministri i FSK-së z. Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, më 19 maj 2016, u pritën në një takim pune nga ambasadori i SHBA-ve z. Greg Delawie. Ministri Demolli e falënderoi ambasadorin Dellawie për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe po japin për ngritjen profesionale të FSK-së, bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe për kërkesën e Kongresit Amerikan që të fillojnë përgatitjet që Kosova të hyjë në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s. Gjatë takimit, ministri Demolli dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për zhvillimet e përgjithshme në Ministri, me theks të veçantë për procesin e transformimit të FSK-së. Nga ana e tij, ambasadori Delawie shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve si dhe të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ai premtoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta përkrahin procesin e transformimit të FSK-së dhe do ta ndihmojnë FSK-në edhe në të ardhmen.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s në Romë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama nga data 09-13 maj 2016 mori pjesë në kursin e lartë "Generals, Flag Officersand Ambassadors' Course", i cili u mbajt në Kolegjin e Mbrojtjes në Romë. Qëllimi i këtij kursi ishte njoftimi rreth çështjeve aktuale politiko-ushtarake, shqetësimet që ndikojnë në Aleancë, si dhe rritja e mirëkuptimit të ndërsjellë për të promovuar rrjetin e bashkëpunimit mes gjeneralëve pjesëmarrës, oficerëve të lartë, ambasadorëve dhe civilëve me grada ekuivalente. Programi i përgjithshëm i kursit i është dedikuar analizës dhe diskutimit të çështjeve kyçe dhe sfidave me të cilat përballet aktualisht Aleanca dhe si i zbaton NATO-ja rekomandimet nga Samiti i Uellsit dhe ai i Çikagos; konceptin strategjik të vitit 2010; rolin e saj operacional në Afganistan, në kuadër të misionit të Rezolutës për Mbështetje; si i monitoron nga afër zhvillimet në Ukrainë, Irak dhe Siri; si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Varshavë. Kursi ishte fokusuar në formësimin e nivelit strategjik, mjedisin e ardhshëm politik dhe strategjik, si dhe ndikimin e këtyre në NATO dhe tek politik-bërësit që kanë të bëjnë me NATO-n. Pjesëmarrësit e kursit kanë përfituar nga sesionet pyetje-përgjigje dhe nga qasja e lirë e politikës akademike për të shfrytëzuar potencialin e plotë të ligjëruesve. Gjeneral Rama gjatë këtij kursi të NATO-s zhvilloi takime edhe me gjeneralë dhe pjesëmarrës të tjerë të kursit.

12

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 13: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Gjenerali amerikan Timothy Orr vizitoi njësitet e FSK-së

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral majori Timothy Orr, nga data 29. 06 deri më datën 02. 07. 2016 së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, realizuan vizita pune në të gjitha njësitet e FSK-së. Gjenerali Orr ishte pjesëmarrës i ceremonisë së diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së më 1 korrik 2016 në kazermën "Skënderbeu" në Ferizaj , ku përgëzoi kadetët për suksesin e treguar gjatë katër vjetëve të studimeve. "Kosova dhe Ajova janë krenare me ju. Për mua është nderë që gjendem prapë në Kosovë, në diplomimin tuaj. Tek Ju, unë shohë drejtues me integritet dhe shërbyes shembullor. Ju keni punuar shumë përgjatë katër vjetëve, që të arrini sot këtu dhe të merrni gradën e nëntogerit. Ju sot e keni bërë krenare tërë Kosovën. Ju jeni më të mirët e më të mirëve që ka Kosova. Para së gjithash mbani mend se, vendi juaj ka investuar kohë dhe para, që ju të arrini këtë pikë të karrierës ushtarake",- tha në fund të fjalës së tij gjenerali Orr. Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Orr më pastaj vizitoi Komandën e Forcave Tokësore, Brigadën e Mbështetjes Operacionale, Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Brigadën për Reagim të Shpejtë si dhe Batalionin e III-të dhe II-të të BRSH-së. Ai u prit nga stafi udhëheqës ku u njoftua me procedurat e udhëheqjes me njësitet, si dhe me rrjedhën e informacioneve të operacioneve të cilat i kryen Forca e Sigurisë së Kosovës. Gjenerali Orr, gjatë vizitës së tij që i bëri Batalionit të III-të, përgëzoi toger Manushaqe Nurën për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare dhe tetar Rafet Gashin për garat vendore. Komandant i BRSH-së, kolonel Xhevahir Geci, e falënderoi gjeneralin Orr për ndihmën që Ushtria Amerikane ka dhënë dhe po jep për FSK-në në ngritjen e saj profesionale përmes trajnimeve dhe donacioneve të ndryshme, duke theksuar bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës . Në fund, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përgëzoi komandantin e FSK-së, komandantët e njësiteve, oficerët dhe nënoficerët e FSK-së për arritjet e tyre profesionale, si dhe premtoi mbështetje në zhvillimin e liderëve të rinj me qëllim të ngritjes dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve aktuale operacionale.

Ministri i FSK-së Haki Demolli priti drejtorin e Divizionit për Plane dhe Politika të NATO-s

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), z. Haki Demolli, më 24 gusht 2016, priti një delegacion të NATO-s të kryesuar nga z. Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Plane dhe Politika të Mbrojtjes së Aleancës. Ministri Demolli e falënderoi delegacionin e NATO-s për kontributin që po jep KFOR-i për sigurinë në vend dhe për punën e ekipeve këshilluese të NATO-s në MFSK dhe FSK. Ministri Demolli e njoftoi

13

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 14: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

delegacionin e NATO-s edhe me objektivat e MFSK-së, me rekomandimet e dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë, me punën e Ministrisë rreth hartimit të amendamenteve kushtetuese, pakos së ligjeve dhe planifikimin afatgjatë në drejtim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Ai, veç tjerash, tha se: ,,Republika e Kosovës është e interesuar që ta thellojë bashkëpunimin me NATO-n", duke përmendur iniciativën e Qeverisë dhe Kryeministrit si dhe letrën që kryeministri Isa Mustafa i ka drejtuar NATO-s, si dhe anëtarësimin në iniciativa rajonale dhe me gjerë, ku përkrahja e partnerëve strategjikë si e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, etj., ka qenë e duhura dhe se kjo pritet të zgjerohet edhe nga shtetet tjera në fushën e sigurisë në të ardhmen. Ndërsa, komandanti i Forcë së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, e njoftoi delegacionin nga Brukseli me zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, besueshmërinë e lartë që ka FSK-ja në opinionin vendor, si dhe rritjen e kësaj besueshmërie edhe tek minoritetet që jetojnë në Kosovë e posaçërisht tek pakica serbe. Ai e njoftoi edhe me pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime dhe ushtrime jashtë vendit, si në rajon dhe më gjerë. Nga ana e tij, drejtori i Divizionit për Politika dhe Plane në Aleancë z. Paul Savereux, tha se: NATO-ja është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës, ndërsa për sa i përket transformimit të FSK-së në FAK, tha se kjo varet nga shteti i Kosovës dhe se duhet të bëhet në përputhje me mundësitë dhe nevojat e Kosovës, pra për këtë proces dhe modalitetet e saj- vendos vetë Kosova.

NATO mandaton Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në

Në shtabin e KFOR-it në bazën Film City në Prishtinë, më 24 gusht 2016 u zhvillua ceremonia e ngritjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërl idhës të NATO-s për Ministrinë e FSK-së dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në aktin solemn të mandatimit të NALT-it për MFSK/FSK-në morën pjesë ministri i MFSK-së Haki Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman R a m a d h e s t a f i i l a r t ë i MFSK/FSK-së. Ministri Demolli falënderoi NATO-n dhe KFOR-in për angazhimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e në veçanti falënderoi NATO-n për

përkujdesjen ndaj ngritjes së institucioneve vendore të sigurisë në Republikën e Kosovës , si dhe për rolin-kontributin dhe rëndësinë e dy ekipeve këshilluese të NATO-s për Ministrinë dhe Forcën. Ai tha se NAT/ NLAT që nga viti 2009 kanë pasur mision zhvillimin dhe profesionalizimin e Ministrisë dhe të FSK-së, kurse këshilltarët që kanë qenë, ata që janë këtu si dhe ata që do të vijnë pas jush, janë vlerë për MFSK/FSK-në, sepse doktrina dhe standardet e NATO-s janë vlera mbi të cilat Kosova do ta ndërtojë sistemin e mbrojtjes. Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, tha se, vizioni dhe qëllimet tona të përbashkëta e bëjnë punën tonë mjaft të suksesshme dhe se ky koordinim e bashkëpunim do të jap frytet e veta në të ardhmen. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, për kontributin e tij në krye të ekipit të NLAT-it si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me FSK-në, i dha gjeneral brigade Ernest Horn ,,Medaljen për Shërbim Vetëmohues". Në ceremoni folën edhe përfaqësuesit e NATO-s, z. Paul Savereux dhe Michel Soula, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Miglieta, drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Ernest Horn, drejtori i NAT-it për MFSK-në zotëri Dominic Braithwaite. Drejtor i ri i NALT-it, u emërua gjeneral brigade Dietmar Mosmann.

14

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 15: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges: FSK-ja e gatshme pret vendimin politik për transformim

Më 27 shtator 2106 komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në ambientet e Ministrisë ka pritur komandantin e Ushtrisë së SHBA-së për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, të cilin e ka njoftuar me të arriturat e FSK-së dhe me zhvillimet rreth procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Gjenerali amerikan Hodges ka shprehur mbështetje për FSK-në në vizionin e saj, duke ofruar përkrahje për nevojat më specifike në rrugën e zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtejshëm të FSK-së. Për gjeneralin Hodges dhe delegacionin amerikan, nënkoloneli Agron Bajrami prezantoi temën: "FSK dhe procesi i transformimit të saj", ndërsa koloneli Ilir Qeriqi i informoi për bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet tjera dhe partneritetin e ndërtuar deri më tani. Më pas gjenerali Hodges së bashku me gjeneral Ramën vizituan Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, ku gjenerali amerikan mbajti një ligjëratë dhe bashkëbisedojë me kadetët tanë. Ai tha se talenti që ka parë tek pjesëtarët e FSK-së, e ka bërë që të jetë optimist për Kosovën, duke theksuar se FSK-ja do jetë ajo që do ta zhvillojë shtetin e Kosovës. Ndërsa, në konferencën për media gjenerali Hodges tha se kadetët të cilët i ka takuar janë e ardhmja e Kosovës. "Dua që të shikoni prapa meje. Kjo është e ardhmja e Kosovës. Këta djem dhe vajza të jashtëzakonshëm këtu të cilët edhe pse kanë pasur zgjedhje të tjera kanë dalë vullnetarë për të kontribuar për vendin e tyre. Po ashtu mendoj që nën udhëheqjen e gjeneral Ramës dhe me këtë kapacitet që keni këtu, FSK-ja do ta zhvillojë Kosovën". Ai u shpreh se: "Çfarë unë kam parë nga ushtarët e FSK-së është mbresëlënëse. Dje në Shqipëri në ushtrimet që i kemi bërë së bashku, kam parë ushtarë të rinj që janë të përgatitur dhe të motivuar. Mendoj që tashmë keni bërë disa aktivitete shpëtimi në Shqipëri, andaj tashmë ju keni marrë një vendim për transformimin, ta mbështes edhe Parlamenti". Komandanti i Komandës së Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë, gjeneral Hodges i shoqëruar nga gjeneral Rama kanë vizituar Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, ku nga komandanti i saj, kolonel Shaip Haziri janë njoftuar me misionin, detyrat dhe kapacitetet operacionale të njësive të specializuara si dhe rreth përgatitjeve për përurimin e Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile. Në Qendrën e Kërkim-Shpëtimit Urban, vetë gjenerali Hodges mori rolin e një të aksidentuari, siç tha ai, për të provuar aftësitë dhe pajisjet e FSK-së "Unë i provova vet aftësitë dhe pajisjet tuaja duke pas besim në aftësitë tuaja, pajisjet dhe profesionalizmit tuaj", u shpreh ai.

Komandanti i FSK-së u prit në Romë nga shefi i Forcave të Armatosura të Italisë

Më 26 shtator 2016 komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrrahman Rama, me ftesë të shefit të Forcave të Armatosura të Italisë gjenerallejtënant Danilo Errico qëndroi për vizitë zyrtare në Romë. Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, gjeneral Rama u prit nga gjenerallejtënant Danilo Errico, ku gjatë takimit biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Gjeneral Rama e ka falënderuar gjeneralin Errico për kontributin që Forcat e Armatosura të Italisë po japin për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e në veçanti për kontributin e tyre në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Ai e njoftoi gjeneralin Errico edhe me zhvillimin e FSK-së, pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjithashtu e ka

15

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 16: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

16

njoftuar gjeneralin Errico për nivelin e sigurisë në Kosovë, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shumë vende në ketë fushë, duke shprehur dëshirën par nënshkrimin e nja marrëveshjeje të tillë edhe me Italinë. Nga ana e tij, shefi i Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerali Danilo Errico u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e tij në të ardhmen.

Ushtarakë të Gardës Kombëtare të Ajovës vizituan MFSK-në dhe KFT-në

Një delegacion prej 61 ushtarakësh të rangjeve të ndryshme të Gardës Kombëtare të Ajovës nga SHBA-të, më 13 shtator 2016 vizituan Ministrinë për Forcën e Sigurisë dhe Komandën e Forcave Tokësore. Vizita e ushtarakëve amerikanë ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe zgjerimin e njohurive të ushtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Flotës Ajrore lidhur me historinë e Republikës së Kosovës. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pasi qe iu dëshiruari mirëseardhje ushtarakëve amerikanë, shtoi: "Kjo vizitë është e mirëseardhur dhe do të ndikojë në njohjen tonë reciproke dhe në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe të partneritetit me Ajovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjeneral Rama i njoftoi ushtarakët amerikanë me zhvillimet e përgjithshme në FSK, e në veçanti me zhvillimet rreth procesit të transformimit të FSK-së . Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, falënderoi delegacionin e ushtarakëve amerikanë për vizitën dhe përmes tyre Gardën Kombëtare të Ajovës, SHBA-të dhe Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë për mbështetjen e tyre të pakursyer karshi Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi. Delegacioni i ushtarakëve amerikanë të shoqëruar nga gjeneral brigade Enver Cikaqi- komandant i KDS-së, realizuan vizita pune në Komandën e Forcave Tokësore dhe në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së në Prishtinë. Delegacioni i Gardës Kombëtare të Ajovës gjatë qëndrimit në Kosovë vizitoi qytetin e Prizrenit, Batalionin e Tretë të Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë dhe shumë vende me rëndësi kulturore dhe historike.

Ministri Haki Demolli takoi gjeneralët amerikan Altman dhe De Haes nga Garda Kombëtare e Ajovës

Më 13 shtator 2016 ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti në takim gjeneralët Steven Altman dhe William De Haes nga Garda Kombëtare e Ajovës, të cilët i falënderoi për mbështetjen që Garda Kombëtare e Ajovës po jep për FSK-në. Më këtë rast, ministri Demolli i njoftoi gjeneralët Altman dhe DeHaes me zhvillimet në FSK, marrëdhëniet e saj me partnerët dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Gjatë takimit ministri Demolli vlerësoi se, mbështetja e SHBA-së si partner strategjik i Republikës së Kosovës dhe i MFSK-së është mjaft e rëndësishme edhe në të ardhmen, sidomos në drejtim të ngritjes dhe forcimit të institucioneve të sigurisë në vend. Takimi i ministrit me gjeneralët amerikanë u zhvillua në kuadër të vizitës së një delegacioni prej 61 ushtarakësh të rangjeve të ndryshme nga Garda Kombëtare e shtetit të Ajovës. Vizita e delegacionit të ushtarakëve amerikanë ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik, rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe zgjerimin e njohurive të ushtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Flotës Ajrore amerikane për historinë e Republikës së Kosovës.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 17: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

U mbajt konferenca e 5-të "FSK dhe Partnerët"

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), më 28 tetor 2016, u mbajt konferenca e dytë vjetore "FSK dhe partnerët" në organizimin e Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri të MFSK-së. Në fjalën e hapjes, ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se, Ministria e Forcës së Sigurisë dhe FSK-ja objektiv primar kanë i n t e n s i f i k i m i n e bashkëpunimit me partnerët, ku përmes të cilit shtetet mike të Republikës së Kosovës po ofrojnë mbështetje në forma të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve tona. Takimet e këtilla, si kjo konferencë, apo ushtrimet e përbashkëta siç ishte ushtrimi i djeshëm fushor "Shqiponja V", ku pjesëmarrës të planifikimit dhe realizimit të tij ishin edhe ush tarë t dhe of icerë t e Ushtrisë Amerikane dhe pjesëtarët e KFOR-it, ndërsa shumë ushtarakë të shteteve mike ishin në cilësinë e vëzhguesve, po ndikojnë jo v e t ë m n ë r r i t j e n e ndërveprimit ndërmjet nesh, por edhe në rritjen e mundësive për zhvillimin e trajnimeve të mirëfillta në përputhje me standardet veri-atlantike, e të cilat janë synim final i FSK-së dhe Republikës së Kosovës në tërësi. Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, tha se, FSK-ja që nga themelimi i saj është përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve si në personel ashtu edhe në infrastrukturë, në pajisje dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për pjesëtarët tanë. Ai, duke iu drejtuar pjesëmarrësve tha: "Ju keni një rol kyç në këtë drejtim, sepse gjithçka që kemi bërë deri tani ishte në partneritet me ju dhe bazuar në standardet e NATO-s, dhe vazhdimi i këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së, si një institucion për të mirën e vendit dhe kontribuuese e sigurisë". Me nga një fjalë rasti në konferencë u paraqitën edhe zv. komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Christian Riener, gjenerali nga Garda Kombëtare e Ajovës, Steven Altman dhe gjeneral Mosmman, drejtor i NLAT-it. Punimet e konferencës "FSK dhe partnerët" i kryesoi, kolonel Ilir Qeriqi, ndërsa drejtorët, shefat dhe oficerët e departamenteve të MFSK-së prezantuan objektivat e zhvillimit si dhe paraqiten sfidat dhe nevojat për të ardhmen. Gjithashtu edhe atashetë e Mbrojtjes të vendeve partnere nga: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shqipëria, Kroacia, Hungaria, Italia, Gjermania, Holanda, Maqedonia dhe Japonia prezantuan kapacitetet dhe ofertat për mbështetje në fushat me interes për FSK-në për periudhën e ardhshme, si dhe diskutuan për aktivitetet në kuadër të planeve të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen. Qëllimi i konferencës ishte rritja e ndërsjellë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes FSK-së, vendeve partnere, Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATOS për MFSK-në dhe FSK-në, përfaqësuesve të institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës nga fusha e sigurisë dhe diplomacisë, më qëllim të qasjes gjithëpërfshirëse të institucioneve relevante për sinkronizimin dhe ndërveprimin në mes institucioneve tona në të mirë të zhvillimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

17

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 18: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

18

Ministri Haki Demolli priti zv. asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s John Manza

Ministri i Ministrisë për FSK-në z. Haki Demolli më 6. 10. 2016 priti në një takim zyrtar zv. asistentin për operacione të Sekretarit gjeneral të NATO-s, z. John Manza, të cilin e njoftoi për bashkëpunim me NALT-it në MFSK dhe FSK. Ai, tha se këshillimi dhe koordinimi me mekanizmat e NATO-s na ndihmon në zhvillimin e FSK-së, me standarde që do të mundësojnë ndërveprueshmëri, si dhe do të përgatisë institucionet tona të sigurisë për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë; iniciativa rajonale dhe globale dhe në Aleancën Veri-Atlantike. Kurse për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ministri Demolli, tha se i tërë procesi është t ransparent për ins t i tuc ionet vendore dhe a to ndërkombëtare. Kjo Forcë do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, e cila do të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Nga ana e tij, z. John Manza konfirmoi se NATO me vëmendje po përcjell zhvillimin e FSK-së dhe është duke shqyrtuar letrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku së shpejti do të del me një përgjigje. "Strategjia juaj që përmes pjesëmarrjes në operacione stërvitore të përbashkëta, si në Kosovë ashtu edhe në vendet partnere, është strategji shumë e mirë dhe ju garantoj në mbështetjen e strategjisë së FSK-së, që përmes stërvitjeve të përbashkëta me vendet e NATO-s, vendet partnere të dëshmojë për aftësitë e saja ndërve pruese",tha në fund zëvendës asistenti për operacione i Sekretarit gjeneral të NATO-s z. John Manza.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama pjesë e konferencës ushtarake në

SHBA Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga data 1 e deri më 5 tetor 2016 mori pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila u mbajt në Uashington të SHBA-ve. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në SHBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjeneral Rama po ashtu është takuar edhe me shumë personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë dhe në panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse.

FSK-ja pjesëmarrëse në samitin e grave lidere të organizuar nga

Garda Kombëtare e Ajovës-SHBA

Një delegacionin i MFSK/FSK-së, më 7 tetor 2016, i u d h ë h e q u r n g a k o l o n e l I r f e t e S p a h i u , zëvendëskomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe në shoqërim të oficerit për marrëdhënie dypalëshe pranë Ambasadës së SHBA-ve, major Jodie Marti, qëndruan për një vizitë zyrtare një javore në shtetin e Ajovës-SHBA. Qëllimi i vizitës së delegacionit të MFSK/FSK-së, ishte pjesëmarrja në samitin e grave lidere të organizuar nga Garda Kombëtare e Ajovës.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 19: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

1919

Manifestime dhe homazhe: FSK-ja parakaloi në

8- vjetorin e Pavarësisë

Ministri i FSK-së Haki Demolli së bashku m e k o m a n d a n t i n e F S K - s ë gjenerallejtënantë Rrahman Rama dhe stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, shënimin e 8- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e nisen me homazhe në Memorialin e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz, të cilët në shenjë nderimi vendosën kurora me lule të freskëta dhe bënë homazhe. Manifestimi qendror për shënimin e përvjetorit të pavarësisë u mbajt në sheshet "Nëna Terezë" dhe "Zahir Pajaziti". "Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës që përmbledh sakrificën, mençurinë e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për një shtet" tha në fillim të fjalës së saj, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, për të shtuar se: "Tetë vjet që prej shpalljes së pavarësisë ne përkujtojmë idealet që na bëjnë bashkë, përkushtimin për lirinë dhe për zhvillimin e vendit tonë, për demokracinë që ndërtohet çdo ditë dhe njëkohësisht edhe për paqen". Presidentja Jahjaga përshëndeti edhe FSK-në për punën që po bën në ndërtimin e një force të re. "Sot është festë për ju pjesëtarë të Forcës së Sigurisë s ë K o s o v ë s , q ë k e n i përmbledhur me sukses prej shumë muajsh punën tuaj në ndërtimin e një force të re mbrojtëse e që po prisni, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, ta realizoni ëndrrën tuaj. Forca e Armatosur e Kosovës është e ardhmja e juaj, e ardhmja jonë e përbashkët, e ardhmja e shtetit të Kosovës". Në fund, presidentja e Kosovës vlerësoi se Pavarësia e Kosovës është garantuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore. Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në fjalën e tij, në përvjetorin e shënimit të 8- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës përmblodhi të arriturat e përgjithshme të Republikës së Kosovës. "Kjo ditë është kurorëzim i aspiratës për liri, pavarësi dhe demokraci, është ditë e përkujtimit të sakrificës së shumë gjeneratave që u flijuan për këtë ide dhe dëshmorëve e martirëve të vendit të bekuar. Këto 8 vjet, ne kemi demonstruar përkushtim për ta bërë Kosovën një vend të denjë për të jetuar. Kemi dëshmuar përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe jemi përpjekur të njohim e zbatojmë obligimet tona ndaj fqinjëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në FSK u mbajt manifestimi qendror “Epopeja e UÇK-së”

Manifestimi qendror në kuadër të shënimit të ''Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës'', nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u mbajt në kazermën ,,Adem Jashari'' të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Prishtinë.Për nderë të shënimit të 18-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari si edhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi, para kuadrateve të rreshtuara parakaluan presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Pas intonimit të dy himneve, himnit shtetëror dhe himnit kombëtar, udhëheqja me e lartë e shtetit; presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti i Forcë së Sigurisë gjenerallejtënant Rrahman Rama, vendosën kurorë lulesh tek Obelisku i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe dëshmorëve të të gjithë brezave. Me këtë rast, kryetarja e shtetit, zonja Jahjaga tha: ,,5 Marsi është dita më e shënuar e historisë së Kosovës që përmbledh

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 20: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

20

sakrificën, mençurinë e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për një shtet, pra kjo është dita e Kosovës-dita kur kremtojmë lirinë, një lindje të re për qytetarët e shtetit të ngritur mbi themelin e barazisë''. Më tej, Jahjaga shtoi: ,,Kosova është një realitet i pakthyeshëm; një paqe e fituar pas një lufte të gjatë e të rëndë; një liri për të cilën është sakrifikuar; një miqësi e përjetshme me SHBA-në që ka qëndruar kaq pranë nesh në secilin kapitull të shtet-ndërtimit tonë. Kosova është vlera e shtuar e stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajon, një forcë e pazëvendësueshme e fqinjë- sisë, garantuese e paqes për të gjithë, që hap rrugën e integrimeve''. Në fund të fjalës së saj presidentja Jahjaga tha: ,,Sot është festë për ju pjesë- tarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që keni përmbledhur me sukses prej shumë muajsh punën tuaj në ndërtimin e një force të re mbrojtëse e që po prisni, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, ta realizoni ëndrrën tuaj. Forca e Armatosur e Kosovës është e ardhmja e juaj, e ardhmja jonë e përbashkët, e ardhmja e shtetit të Kosovës!". Në nderim të Epopesë së UÇK-së, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili para kuadrateve dhe forcave që Ai drejton si dhe para udhëheqësve institucionalë e shtetërorë mbajti një fjalë rasti. Gjeneral Rama ndër të tjera tha :,,Duke mësuar nga e kaluara dhe duke mësuar nga shembujt e botës demokratike, të ndjekim traditën, "Nderojmë të kaluarën dhe ndërtojmë të ardhmen". Me këtë moto, tha komandanti i FSK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës është duke punuar që të ndërtojë një forcë profesionale, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Kjo Forcë ,,do të ndërtohet mbi vlerat tona kombëtare, dhe vlerat euroatlantike e perëndimore. Kjo forcë do të jetë e ndërveprueshme me gjithë partnerët tanë, dhe e gatshme që t'iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Kosovës''. Në fund, gjeneral Rama tha: ,,Është në duar tona që amanetin e të rënëve të shtyjmë përpara me përkushtim, se vetëm kështu nderojmë gjakun e derdhur dhe nderojmë të rënët me gjenerata të tëra'', duke thirrur për lavdi siç tha Ai, ,,Lavdi Familjes Jashari; Komandantit legjendar Adem Jashari; dëshmorëve të UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Manifestimin e nderoi edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, vëllai i Komandantit legjendar Adem Jashari, zotëri Rifat Jashari i cili ndër të tjera u shpreh se: ,,duhet të jemi syçelë në mënyrë që ta ruajmë gjakun e bijve dhe bijave tona, ta qojmë përpara amanetin për të cilin ranë dëshmorët e kombit të të gjithë brezave".

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 21: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

21

Drejtusit e FSK-së homazhe në Memorialin e Reçakut

Me rastin e 17-vjetorit të Masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat ushtarake okupuese serbe ndaj civilëve shqiptarë, për vizitë ishte një delegacion i Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i kryesuar nga ministri Haki Demolli e ku merrnin pjesë zëvendësministrat: Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së z. Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Bashkim Jashari, Nazmi Brahimaj, Gëzim Hazrolli, zyrtarë dhe oficerë tjerë të lartë të FSK-së. Me këtë rast, ministri Demolli dhe gjeneral Rama në Memorialin e Reçakut në shenjë nderimi për të rënët vendosen lule të freskëta. Ministri Demolli vizitoi edhe varrezat e martirëve, ku takoi edhe familjarët e të rënëve në Reçak, të cilët i ngushëllojë duke shprehur njëkohësisht krenarinë për ta. "Gjaku i martirëve të Reçakut së bashku me gjakun e gjithë dëshmorëve të rënë u bë themel i Lirisë dhe Shtetit të Pavarur të Kosovës".

Ministri dhe komandanti i FSK-së nderuan dëshmorët e UÇK-së në “Epopenë e Dukagjinit”

Në kuadër të manifestimit "Epopeja e Dukagjinit" më 24 mars 2016, ministri i FSK-së Haki Demolli, zëvendësministri Fadil Gashi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku edhe me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, të shoqëruar edhe nga gjeneral brigade Zymer Halimi, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli si dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, duke vendosur buqeta me lule, në

nderim të dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare të UÇK-së. Delegacioni i FSK-së me në krye ministrin Demolli, pas homazheve bënë vizitë në familjen Haradinaj ku u pritën ngrohtësisht nga kryefamiljari Hilmi Haradinaj. Me këtë rast ministri Demolli shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë për sakr i f icën e madhe të famil jes Haradinaj, të luftëtarëve të Dukagjinit dhe gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Ai shprehu besimin e thellë se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në "Varrezat e Dëshmorëve" në Koshare

Ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvendësministrin Fadil Gashi, gjeneralët e brigadës Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, më 9 prill 2016, morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 17-të të manifestimit "Ditët e Shqipes" të Betejës së Lavdishme të UÇK-së në Koshare. Demolli dhe Rama në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138 "Agim Ramadani" bënë homazhe dhe në nderim të dëshmorëve të kësaj Brigade vendosën kurora me lule të freskëta, si dhe takuan familjarët e dëshmorëve të cilëve u shprehën ngushëllimet dhe krenarinë e tyre për heroizmin e bijve dhe bijave të tyre, në luftën e shenjtë që bënë për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. Gjithashtu, ministri dhe komandanti së bashku me delegacionin e MFSK-së, përcollën edhe manifestimin "Ditët e shqipes" organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 22: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

22

FSK-ja përfundoi me sukses operacionet e deminimit humanitar për vitin 2016

Deminerët e FSK-së që nga viti 2010, kanë pastruar mbi 11.720.042 metra katror dhe kanë shkatërruar mbi 2177 mjete eksplozive të pashpërthyera. Gjatë vitit 2016, njësitë e FSK kanë zhvilluar operacione të deminimit në pesë lokacione ku kanë arritur të pastrojnë 221,790 metra katrorë, janë gjetur 72 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera. Po a s h t u n j ë s i t ë k u j d e s t a r e t ë EOD/FSK kanë intervenuar në 276 raste dhe kanë demoluar 336 mjete të ndryshme eksplozive. Përveç njësive që zhvillojnë operacionet e deminimit humanitar FSK ka edhe dy njësi kujdestare 24/7 për intervenime në rastet kur qytetarët hasin në mjete të ndryshme eksplozive dhe lajmërojnë për largimin e tyre. FSK ka filluar zhvillimin e operacioneve të EOD-së që nga data 30 Gusht 2010 ku është filluar kujdestaria me dy ekipe kujdestare njëra në Prizren dhe tjetra në Pomozotin 24/7. Që nga fillimi i këtyre operacioneve FSK ka intervenuar në 2039 raste dhe ka demoluar 3050 mjete të ndryshme eksplozive. Në tersi që nga viti 1999 janë pastruar 50,028, 463 metra katrorë, janë gjetur 88,730 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera nga të gjitha organizatat e përfshira në pastrimin e minave dhe mjeteve eksplozive të pashpërthyera. Njësitë e deminimit të FSK-së janë duke rivendosur dhe krijuar një mjedis të sigurt në fushat e tanishme të rrezikuara, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale. Këto rezultate na bëjnë krenarë për punën e shkëlqyer që është kryer nga FSK, ku me veprimet e FSK-së janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave komuniteteve të ndryshme për shfrytëzimin e tyre.

Pjesëtarët e FSK-së dhuruan mbi 1200 doza gjak për qytetarët e Kosovës

Pjesëtarët e Ministrisë se Forcës së Sigurisë dhe të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përfunduan aksioni humanitar për dhurimin e gjakut me moton "Një pikë gjak për shpëtimin e një jete". Aksioni u organizua nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe Departamenti i Mjekësisë i MFSK-së, dhe u realizua nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së. Ministria dhe

FSK-ja kanë traditë në organizimin e dhurimit humanitar të gjakut. Vetëm gjatë aksionit të parë, për këtë vit, janë mbledhur mbi 1200 doza gjak, të cilat do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për të. Pjesëtarët e FSK-së, me këtë aksion kanë dhënë shembullin më të mirë në ndihmë të qytetarëve, i cili padyshim ka ndikuar edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për t'iu përgjigjur aksioneve të ndryshme humanitare dhe iniciativave të tilla siç ishte edhe kjo. Dr. Bahrije HaliliGjocaj, udhëheqësja e këtij aksioni humanitar u shpreh se pjesëtarët e FSK-së janë shembull për dhurimin vullnetar të gjakut. Ata janë donatorë të rregullt që gjithherë me vullnet i janë përgjigjur këtij aksioni, jo vetëm gjatë organizimeve të rregullta por edhe jashtë tyre. Ndërsa, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, Harjush Kurtaj, falënderoi pjesëtarët e FSK-së për gatishmërinë e treguar gjatë këtij aksioni dhe për ndihmën e tyre të vazhdueshme

në shërbim të qytetarëve të Kosovës. FSK-ja tashmë ka bërë traditë organizimin e aksioneve për dhurimin e gjakut në nivel vendi, duke qenë njëherësh edhe donatori kryesor i saj, ku brenda vitit janë dhuruar mbi 1240 doza gjak për nevojat e QKTGJK.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 23: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

23

FSK-ja në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën"

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe udhëheqës të saj më 24 maj u bënë pjesë e një aksioni të organizuar në nivel vendi, me moton "Ta pastrojmë Kosovën". Me këtë rast, gjeneral Halimi përshëndeti pjesëmarrësit e aksionit për pastrimin e ambientit, nxënësit e shkollave fillore, ushtarët e FSK-së dhe qytetarët e Kosovës. Ai, ndër të tjera tha: "Këtë aktivitet e kemi bërë tashmë tradicional në gjithë Kosovën. Sot, po marrim pjesë dhe po kontribuojmë në pastrimin e ambientit sepse është në të mirën e fëmijëve dhe qytetarëve tanë. FSK-ja si zakonisht ka përkrahur dhe do të përkrahë aksionet e tilla, që janë në dobi të Kosovës. N d ë r s a , m i n i s t r i i M j e d i s i t d h e Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, pasi që falënderoi FSK-në për përkrahjen e aksionit me ushtarë dhe makineri të rëndë, është shprehur. "Kjo sot që po e shohim është një dëshmi e fuqisë së qytetarisë së Kosovës, që tregon se edhe ne jemi pjesë e Evropës, duke treguar një përkushtim të madh për mjedisin dhe kjo më bënë shumë optimist që në ditët e ardhshme do ta kemi shtetin tonë ashtu siç jemi vetë". Ish presidentja Kosovës, znj. Atifete Jahjaga mori pjesë në aksionin për pastrimin e mjedisit dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për ruajtjen e mjedisit. Kurse, koordinatori i Iniciativës "Ta pastrojmë Kosovën", Luan Hasanaj, falënderoi qytetarët dhe në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës për përkrahje të vazhdueshme dhe ndihmën e saj me makineri të rëndë. FSK-ja në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën", ka pastruar dhe larguar nga deponitë ilegale qindra tonë mbeturina. Ky aksion ka filluar në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku morën pjesë, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonel Naim Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ish-presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, përfaqësues dhe vullnetarë të iniciativës "Ta pastrojmë Kosovën", nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, si dhe vullnetarë e qytetarët të tjerë.

FSK-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, më 22 prill, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe FSK-ja organizuan aktivitete të ndryshme si pastrimin e hapësirave të gjelbra, mbjelljen e fidanëve, drurëve dekorativ dhe luleve në mjediset e Ministrisë dhe kazermave të FSK-së, si dhe pastrimin e disa hapësirave publike. Aktiviteti kryesor u mbajt në mjediset e MFSK-së dhe në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë. Aksionin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës e përshëndeti zëvendësministri Fadil Gashi, i cili falënderoi të gjithë pjesë marrësit të cilët pastruan mjediset përreth Ministrisë

dhe FSK-së. Ai njëherësh kërkoi nga të pranishmit që për mjedisin të kujdesemi çdo ditë, në mënyrë që të rrisim kualitetin e jetës në mjediset ku jetojmë dhe punojmë. Ky aksion u shënua në të gjitha kazermat e FSK-së. Aksionit për pastrimin dhe mbjelljen e fidanëve n ë M i n i s t r i d h e F S K i u b a s h k u a n zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneralët Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli, oficerë dhe ushtarë të FSK-së, si dhe safi civil i Ministrisë edhe pjesëtarët e NAT-it, NLAT-it (Ekipi Këshillues dhe Ekipi Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në). Po ashtu në kuadër të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, FSK-ja me rastin e Ditës së Tokës ka qenë e angazhuar me mjetet teknike dhe personel në pastrimin e hapësirave në lagjet ,,Emshir'' dhe "Hajvali", ku në Hajvali ka pastruar mjediset e gjelbra përreth Pallatit të Drejtësisë .

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 24: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

24

FSK-ja më e besueshmja në Republikën e Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend sipas të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve në pesë vitet e kaluara, duke lenë pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi. Sipas të dhënave të publikuara më 13 prill, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), me temën: "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës, nëntor 2015-mars 2016". Rritjen më të madhe të besueshmërisë nga të gjithë udhëheqësit në sektorin e sigurisë e ka shënuar ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Haki Demolli në shkallë 3.00 për qind. Në bazë të analizës së rezultateve të hulumtimit ka dalë se FSK-ja prin me besueshmëri nga ana e qytetarëve me 3.69 për qind. Në tri anketa të zhvilluara me qytetarët e Kosovës, nga Barometri i Kosovës për Siguri, Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) rezulton se FSK-ja dhe Ministria e FSK-së janë më të besueshmet për qytetarët e Kosovës me mbi 67%. Sipas këtij hulumtimi Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës për qytetarët e Kosovës është institucioni më i besueshëm në Kosovë. Ndërsa, sipas rezultateve të Barometrit të Kosovës për Siguri të publikuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, 88% e qytetarëve të vendit të anketuar kërkojnë që FSK-ja të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) tanimë ka rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb që jeton në Republikën e Kosovës. Kjo u bë e ditur më 15 gusht 2016, në promovimin e numrit të katërt të vëllimit të parë të Opserverit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës të zhvilluar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave(KIPRED).

Kadetët e FSK-së për dy javë realizuan ushtrimin fushor "Kampi veror

2016" në Zhegoc të Gjilanit

Qendra e Studimeve Universitare(QSU) e Forcës së Sigurisë të Kosovës më 17 qershor 201, realizoi me sukses ushtrimin fushor "Kampi veror 2016" në Zhegoc të Gjilanit. "Qëllimi i mbajtjes të ushtrimit fushor "Kampi veror 2016" është vlerësimi i kadetëve për shkencat ushtarake për vitin 2015-2016" tha komandanti i saj, major Avni Kiqina, i cili i njoftoi të pranishmit me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor në këtë kamp. Pas demonstrimit të kadetëve të FSK-së, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i përgëzoi kadetët për angazhimin dhe paraqitjen e shkëlqyeshme gjatë ushtrimit. " Ju duhet t'i realizoni synimet të cilat i keni para vetës në krijimin e liderëve me vetiniciativë, andaj kërkoj nga ju që të shfrytëzoni këtë mundësi të mirë, për të përfituar nga eksperiencat e mëdha të mbështetësve tanë nga Brigada Shumëkombëshe Jug, si dhe nga oficerët tanë më përvojë disavjeçare para dhe pas lufte. Ne si institucion i vogël që jemi, vetëm më vlera mund të konkurrojmë dhe të jemi përkrah aleatëve tanë", tha në fund gjeneral Hazrolli. Të pranishëm gjatë demonstrimit të kadetëve ishin edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Irfete Spahiu, drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), gjeneral brigade Ernst Horn, komandanti i kampit ,,Bondstell", kolonel Gammom, etj.

Kadetët e FSK-së dallohen me paraqitjen e suksesshme gjatë operacioneve në “Kampin veror 2016” në Krivollak të Maqedonisë

Ushtrimi fushor "Kampi veror 2016" (13.07.2016) u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë dhe kishte karakter ndërkombëtar, ku për çdo vit marrin pjesë kadetët e vendeve të ndryshme të rajonit, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe (PpP). Këtë vit, krahas kadetëve të 13 shteteve, morën pjesë edhe kadetët e FSK-së, të cilët u dalluan me demonstrimin e suksesshëm dhe profesional gjatë 12 ditëve të ushtrimit në "Kampin veror 2016", në Krivollak të Maqedonisë. Kadetët, ushtarët dhe eprorët pjesëmarrës në ushtrim treguan një nivel të lartë të angazhimit, veprimit dhe koordinimit në mes tyre, duke vepruar si njësi unike në realizimin e detyrave të përcaktuara sipas skenarit të ushtrimit. Kadetët e të gjitha

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 25: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

vendeve pjesëmarrëse, gjatë demonstrimit e përbënë një batalion shumëkombësh të ngarkuar me detyra të operimit dhe realizimit në terren. Për të përcjellë demonstrimin e kadetëve gjatë ushtrimin fushor, kishin ardhur edhe shumë zyrtarë dhe oficerë të lartë nga ushtritë e shteteve pjesëmarrëse. "Është hera e parë që sivjet ka kaq numër të madh pjesëmarrësish, të cilët na treguan neve, se si liderët e ardhshëm të vendeve të tyre, por edhe studentët mund të flasin një gjuhë të përbashkët, dhe mund të bashkëpunojnë për një të ardhme më të mirë të vendeve të tyre" tha pos tjerash, zëvendësministri i Mbrojtjes i Maqedonisë z. Bekim Maksuti. Kurse, drejtori i Drejtorisë për Operacione dhe Trajnime në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, shtoi se: "Që nga viti 2010, ky kamp është bërë tradicional dhe është shumë i rëndësishëm për ne, pasi që kadetët e FSK-së, kanë mundësi të shkëmbejnë eksperienca me kadetët pjesëmarrës në ushtrim, - tha në fund gjeneral Halimi. Kadetët e FSK-së edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale ashtu edhe kolektive.

FSK-ja në stërvitjen e përbashkët "Joint Effort-1" në Shqipëri

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vlerësoi lartë pjesëmarrjen e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së në stërvitjen "Joint Effort-16". FSK-ja demonstroi profesionalizëm të lartë, përkushtim, motivim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ushtritë pjesëmarrëse në stërvitjen "Joint Effort -16", shtoi në fund gjeneral Rama. Batalioni i Dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë i FSK-së mori pjesë në stërvitjen ndërkombëtare "Joint Effort-16",të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës Shqipërisë dhe njësitet ushtarake të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Italisë, FSK-së dhe Malit të Zi, mbajtur në Bizë- Shqipëri. Në stërvitjen e përbashkët "Joint Effort-16" morën pjesë mbi 1500 trupa, dhe është njëra ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që FA kanë zhvilluar me NATO-n, në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Qëllimi i zhvillimit të stërvitjes ushtarake "Joint Effort-16" ishte rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të FA në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ. Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli, në ,Ditën e Vizitorëve të Shquar, tha: "Stërvitja "Joint Effort - 2016" është një mundësi e mirë jo vetëm për përmirësimin e aftësive të mirëfillta ushtarake, por edhe një mundësi e mirë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe atë dypalësh, si dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve në aspektet politike dhe diplomatike, pa lënë mënjanë promovimin dhe shkëmbimet kulturore të vendeve", tha në fund, znj. Kodheli. Kurse gjenerali amerikan Ben Hodges, nënvizoi se "Shqipëria është shumë e rëndësishme për Aleancën, është pjesë e rëndësishme e stabilitetit në rajon dhe po i tregon kapacitetet e veta Aleancës për operacionet".

25

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 26: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

26

Kontingjenti i FSK-së në operacionet e përbashkëta në ushtrimin “Reagimi i Menjëhershëm 16” në Slloveni- Kroaci

Kontingjenti i FSK-së(26 pjesëtarë) mori pjesë në ushtrimin ndërkombëtar "Reagim i Menjëhershëm 2016" së bashku me vendet e NATO-s dhe vendet e rajonit, si: Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Kroacia, Maqedonia , Mal i i Zi , SHBA, Sllovenia dhe Shqipëria, mbajtur në Slloveni-Kroaci. Kontingjenti i FSK-së ishte vendosur në tri lokacione: Novo Mesto, Cerklje dhe Zagreb, ku së bashku me vendet pjesëmarrëse ishte angazhuar në reagimet ndaj sfidave dhe situatave të krijuara. Komandant i kontingjentit të FSK-s, nënkolonel Fidaim Elshani, tha: "Qëllimi i këtij ushtrimi është i qartë dhe në kohezion me realitetin e krijuar; si kërcënimet e mundshme reale, përballja me kriza të refugjatëve dhe krijimi i forcës adekuate për reagim të menjëhershëm, duke promovuar s t a b i l i t e t r a j o n a l , f o r c i m t ë kapaciteteve partnere dhe përmirësim

të ndërveprimit të kapaciteteve të NATO-s dhe forcave të armatosura të vendeve anëtare të Partneritetit për Paqe (PFP)". FSK-ja në këtë ushtrim është përfshirë në të gjitha nivelet, si: kontrolli i ushtrimit, oficeri ndërlidhës, Qendra operative e batalionit, Qendra operative taktike, qendrat e bashkëpunimit civilo-ushtarak, e deri tek intervenimet e përbashkëta për eliminimin e mjeteve të pashpërthyera, kërkim-shpëtimin në male, si dhe evakuim dhe trajtim mjekësor.

FSK-ja zhvilloi me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 5”

Ushtrimi fushor "Shqiponja- 5" është realizuar në bazë të Planit vjetor të trajnimeve për vitin 2016, udhëzimeve të komandantit të FSK-së, për grupin punues dhe direktivave të NATO-s, për ushtrime dhe trajnime kolektive. Skenar i ushtrimit fushor ka qenë kriza me refugjatë, dhe është zhvilluar në territorin e tri komunave, Hanit të Elezit, Malishevës dhe Prizrenit. Në ushtrim kanë marrë pjesë gjithsej 652 pjesëtarë me 111 automjete, dhe janë realizuar mbi 30 operacione humanitare të sigurisë. Në Qendrën Operative të kampit fushor, drejtori i ushtrimit, kolonel Naim Haziri dhe komandanti i kampit nënkolonel Mehmet Lladrovci i njoftuan vizitorët e lartë dhe të pranishmit për procesin dhe fazat e planifikimit, organizimit dhe zhvillimit të ushtrimit fushor. Udhëheqësit e FSK-së, Gardës Kombëtare të Ajovës, KFOR-it etj., përcollën nga afër demonstrimet e njësive të specializuara të FSK-së, në vend incidente, intervenimin e njësisë së kërkim-shpëtimit të refugjatëve në lumin Drini i Bardhë, menaxhimin e hyrjes së refugjatëve në pikën kufitare, intervenimin e njësisë së Brigadës së Reagimit të Shpejtë, në zonën kufitare për të eliminuar elementet e grupit kriminal "Pandora", si dhe vizitën në Kampin e refugjatëve. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përgëzuar FSK-në, oficerët e Gardës Kombëtare të Ajovës, Ushtrinë Amerikane për Evropë, KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera të Kosovës për zhvillimin me sukses të ushtrimit

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 27: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

fushor Shqiponja 5. Ai, me këtë rast, tha se: "Ushtrimi kishte për qëllim që të testohen respektivisht të demonstrohen, dëshmohen dhe verifikohen në radhë të parë kapacitetet njerëzore dhe ushtarake të FSK-së, si dhe kapacitete teknike, për sfidat e ndryshme qoftë ato të karakterit humanitar, qoftë të karakterit të sigurisë. Ky demonstrim i kapaciteteve të FSK-së është zhvilluar në praninë dhe vëzhgimin e vëzhguesve ushtarakë të vendeve mike që kanë qenë të pranishëm gjatë ushtrimit, si nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia. Nga ajo që pamë, mund të themi lirisht se FSK-ja është e gatshme për t'i kryer funksionet dhe aktivitet e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore të FSK-së, që do të thotë se FSK-ja është e gatshme ta ndërrojë mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Kurse komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha: "Operacionet dhe aktivitetet e ushtrimit Shqiponja 5" janë dëshmi që FSK-ja ka kapacitete për kryerjen e përcaktuara me mision. Ushtrimi ka dëshmuar se jemi të aftë për ndërveprime me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Testimi i suksesshëm i njësive dhe suksesi i arritur dëshmon që FSK-ja është e gatshme për detyra dhe përgjegjësi të reja". Objektiv i ushtrimit fushor "Shqiponja 5'' ishte trajnimi i liderëve dhe njësive për detyrat kolektive, me qëllim të realizimit të operacioneve komplekse në mbështetje të autoriteteve civile në fazën e planifikimit, ekzekutimit si dhe atë të analizimit, mbajtja e nivelit të gatishmërisë operative, zhvillimi i aftësive ekzistuese, përmirësimi i koordinimit me institucionet e tjera të sigurisë në operacion, dislokimi i forcave nga vendbazimi i përhershëm në zonën e operacionit dhe zbatimi i sistemit të mësimeve të mësuara. Ushtrimin e kanë përcjellë ministri Demolli, gjeneral Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral Fungo, drejtori i NLAT-it, gjeneral Mosmman, deputetët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, kryetarët e komunave, komandantët e kontingjenteve të KFOR-it, ambasadorë dhe atashe të akredituar në Kosovë si dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Ministri Demolli vizitoi ushtrimin fushor "Shqiponja 5"

Në orët e vona të pasditës të së martës (25. 10. 2016), ministri i FSK-së, z. Haki Demolli së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së kanë vizituan kampin e FSK-së në fshatin Nashec të Prizrenit. Për skenarin dhe rrjedhat e ushtrimit fushor e njoftoi komandanti i kampit, nënkolonel Mehmet Lladrovci, kurse ecurinë e zhvillimit, ministrin e informoi komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci. Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët dhe oficerët e FSK-së, dhe posaçërisht ka falënderuar ushtarët e SHBA-ve për Evropë dhe ata të Gardës Kombëtare të Ajovës, për kontributin e t y r e n ë p ë r g a t i t j e n d h e bashkëpjesëmarrjen praktike në këtë usht r im, duke ngr i tur n ive l in e rezultateve të stërvitjeve dhe ushtrimit fushor "Shqiponja -5". Ministri Demolli gjatë orëve të vona të natës ka bashkëbiseduar me ushtarë dhe oficerë, ku u interesuar për rrjedhat e ushtrimit, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë. Ai, po ashtu, darkoi në kuzhinën fushore të kampit së bashku me ushtarë dhe eprorë të FSK-së dhe SHBA-ve.

2727

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 28: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

28

Kadetët e FSK-së student në "WestPoint"

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), u mbajt ceremonia e dorëzimit të certifikatave për dy kadetët e FSK-së, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, të cilët janë pranuar për studime në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (AUSHBA) ,,WestPoint''. Më këtë rast, ministri Demolli tha se lajmi për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake ,,WestPoint'', është një prej ngjarjeve më të mira dhe shumë të rëndësishme për FSK-në dhe MFSK-në, sepse bëhet fjalë për shkollimin dhe ngritjen profesionale të dy kuadrove tona në një akademi ushtarake me traditë të gjatë". Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh tejet i lumtur, që kadetët e FSK-së këtë vit kanë filluar studimet në Akademinë Ushtarake ,,WestPoint", akademi kjo me renome botërore. Gjeneral Rama, tha se, ndjehet shumë krenar që promovon këtë sukses, e veçanërisht se ndjehet mirë këtu në mesin e dy kadetëve, që pranojnë certifikatat e pranimit në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama përgëzoi Arelenën dhe Yllin për suksesin e arritur deri më tani. "Këta dy të rinj kanë arritur që të jenë në mesin e 10 kandidatëve më të mirë prej qindra konkurrentëve nga 150 shtete të ndryshme të Botës, që konkurruan për studime në ,,WestPoint''. Kadetët Shala dhe Dalladaku janë kadetët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që kanë konkurruar dhe janë pranuar në Akademinë Ushtarake Amerikane ,,WestPoint. Ata do të studiojnë në këtë akademi për katër vite dhe pas diplomimit do të kthehen për të shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së, gjenerata 2016

Në kazermën e FSK-së u zhvillua ceremonia solemne e diplomimit të kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së, gjenerata 2016. Ministri Demolli diplomimin dhe gradimin e 9 kadetëve të FSK-së të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së, në gradën e nëntogerit, e cilësoi si një ditë të veçantë për FSK-në. Kjo është dita e kurorëzimit të një pune të gjatë, është dita e ëndërruar që juve ju ka shty para 4 viteve të vendosni që të vishni uniformën dhe të bëheni pjesëtarë të FSK-së, të bëheni oficerë të karrierës. Realizimi i kësaj ëndrre rinore, sigurisht se ka kërkuar punë këmbëngulëse dhe studime të kombinuara në qendrën ushtarake dhe në universitetet civile. Kjo ditë shënon kalimin në një fazë të re zhvillimi, kur juve ju hapet mundësia për t'u aktivizuar në FSK si oficerë aktivë, për të filluar karrierën e oficerit". Për suksesin e kadetëve, ministri Demolli përgëzoi stafin akademik trajnues të KDS-së dhe të QSU-së, për punën e tyre të palodhshme në përgatitjen dhe stërvitjen e kësaj gjenerate. Ministri Demolli më pastaj i porositi kadetët e sapo diplomuar: "Oficerë të rinj, ju sot me të drejtë jeni të mbushur me krenari dhe gëzim, duke na siguruar për një të ardhme me perspektivë të sigurt. Si ministër i MFSK-së ju porosis që të mos harroni se: nuk ka mision më të shenjtë se të jesh oficer në shërbim të mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë; vlera dhe parime këto për të cilat gjenerata të tëra kanë sakrifikuar shumë duke dhënë jetën e tyre në altarin e lirisë". Ndërkaq, për shkollimin e kadetëve në QSU ministri u shpreh: "Doktrina e stërvitjes dhe shkollimi i kadetëve të FSK-së, është bazuar

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 29: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

plotësisht mbi dijet dhe shkencën ushtarake dhe standardet e ushtrive më të avancuara, e kombinuar me shkollimin paralelë në institucione civile, por edhe një mundësi e së ardhmes për specializime të ngushta në perspektivën e karrierës ushtarake". Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në fjalën e tij me rastin e diplomimit të kadetëve tha: ,,Sot jemi këtu që të shprehim mirënjohjen tonë për guximin dhe vetëmohimin që kanë treguar kadetët gjatë këtyre katër viteve. Ju kaluat sfida të mëdha fizike dhe psikike, me të vetmin qëllim që të edukoheni dhe të përgatiteni për t'i shërbyer vendit dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por më duhet të ju them që ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tuaj në këtë profesion fisnik'’.

Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Në kazermën ,,Adem Jashari'' të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Prishtinë më 30 shtator u zhvillua ceremonia solemne e betimit të kadetëve, të cilët janë pranuar në vitin akademik 2016 në Qendrën për Studime Universitare (QSU).N ë f j a l ë n e h a p j e s s ë ceremonisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Haki Demolli, duke ju drejtua kadetëve të rinj, tha: ,,Që nga sot, ju do të jeni në studime që d a l l o j n ë d u k s h ë m n g a studimet e moshatarëve tuaj. Ju sot po e filloni shkollimin tuaj, i cili do t'ju bëjë të dobishëm dhe të vlefshëm jo vetëm për vetën tuaj, por edhe për popullin, institucionet dhe shtetin tonë në përgjithësi". Në fund të fjalës së tij, ministri Demolli, iu drejtua edhe familjarëve të kadetëve: ,,E di që edhe ju jeni krenarë për sukseset e djemve dhe vajzave tuaja. Prandaj shfrytëzoj rastin t'ju falënderoj për mbështetjen që iu keni ofruar fëmijëve tuaj, respektivisht kadetëve tanë, në realizimin e synimeve dhe dëshirave të tyre, që të bëhen kadetë, pra oficerë të vendit. Uroj që ndonjëri prej tyre në të ardhmen të bëhet edhe oficerë i lartë i Forcave të Armatosura të Kosovës. Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi foli mbi rolin, rëndësinë dhe traditën e shkollimit të kadetëve në FSK dhe shtoi se nga QSU-ja deri më tani kanë diplomuar dhe shërbejnë në FSK 85 oficerë, të cilët janë duke bërë një punë të shkëlqyer nëpër njësitë e tyre. Në fund të fjalës së tij, gjeneral Cikaqi përgëzoi edhe stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e pareshtur në edukimin dhe kalitjen e oficerëve të rinj të FSK-së. Ndër 16 kadetë të pranuar këtë vit njëri është nga Republika e Shqipërisë. Kadetët do të studiojnë edhe në Universitetin Amerikan në Prishtinë, dhe pas katër vitesh, pra në vitin 2020, do të dalin në detyrë me gradën e nëntogerit.

29

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 30: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Diplomojnë kadetë minoritar të FSK-së

Në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, diplomuan katër kadetë të FSK-së nga Kosova si dhe të tjerë nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Në emër të Ministrisë së FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë për ndihmën e vazhdueshme në shkollimin e kadetëve të FSK-së. Ajo tha: "Duke ju falënderuar marrëveshjes për bashkëpunim dypalësh në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë të vitit 2012, është afruar mundësia për pjesëtarët e FSK-së, pjesëtarë të komunitetit serb dhe boshnjak që të shkollohen në nivel të lartë në Akademinë tuaj Ushtarake. Veçanërisht është e rëndësishme të theksoj se këta janë oficerët e parë nga radhët e komuniteteve pakicë të Kosovës, të cilët të shkolluar dhe profesionalisht të përgatitur do t'i bashkohen trupës së oficerëve të FSK-së".

30

FSK trajnoi "Ekipin për parashutistë"

Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, një ekip oficerësh dhe ushtarësh të FSK-së kanë kryer trajnimin Bazik për Parashutizëm Luftarak në Republikën e Kroacisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Në këtë trajnim dy javor kanë marrë pjesë: toger Ilir Beqiri, tetar Labinot Kelmendi, tetar Faton Rukovci, ushtar Franjo Kodraj, ushtar Besarta Pacolli dhe ushtar Ilir Kajtazi. Trajnimi është realizuar në dy faza; ku në fazën e parë është mbajtur pjesa teorike për parashutën kryesore MC1-1C dhe atë rezervë T 10R, ndërsa në fazën e dytë është mbajtur pjesa praktike, hedhja me parashutë nga helikopteri MI 17. Pjesa praktike hedhjes me parashutë është realizuar gjatë ditës dhe gjatë natës, me pajisje personale. Ushtari më i dalluar ishte Franjo Kodraj i cili të gjitha tekstet me shkrim arrin t'i realizoi me rezultatin 100%, dhe të gjitha kërcimet i ka kryer brenda zonës së gjelbër. Gjatë kryerjes së pjesës praktike, pjesëtarët e FSK-së i kanë vizituar edhe zëvendëskomandanti i Komandës se Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë (KFOS) dhe instruktorë të lartë të kësaj njësie të cilët janë shprehur me fjalët më të mira për pjesëtarët e FSK-së. Në përfundim të kryerjes së këtij trajnimi është mbajtur ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së. Në fund të ceremonisë, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Speciale të Kroacisë, majori Mirko Bosnjak dhe gjithë stafi komandues kanë përgëzuar pjesëtarët e FSK-së për sukseset, si dhe janë shprehur mese të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe trajnimin edhe në kurse të tjera më të avancuar për parashutizëm, si dhe trajnimet tjera të nivelit më të lartë që ofron K FOS-i.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 31: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

31

Ekipi i njëjtë i parashutistëve të FSK-së ka marrë pjesë në 'Javën ndërkombëtare të hedhjes me parashutë ushtarake' në Bazën e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ramstein të Gjermanisë. Në këtë garë ndërkombëtare, me ftese të Forcave Ajrore të SHBA-së, mori pjesë edhe ekipi i parë i parashutistëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte demonstrimi i kapaciteteve të parashutizmit, njohja me procedurat, me parashutat, me mjetet fluturuese të vendeve pjesëmarrëse, ashtu si edhe familjarizimi dhe shkëmbimi i përvojave përkatëse. Gjithashtu është synimi i secilit që në këtë ngjarje të mbledhë sa më shumë krahë të vendeve, të cilat certifikojnë dhe dhurojnë krahë të parashutistëve. Bazuar në rregullat e certifikimit dhe dhënies së krahëve të parashutizmit, këtë vit certifikues ishin: SHBA, Gjermania dhe Izraeli. Kushtet për dhënien e certifikatës dhe krahëve të parashutizmit janë si më poshtë: Ushtaraku parashutist duhet të ketë së paku një kërcim nga një mjet fluturues ushtarak i vendit përkatës, të kërcejë me parashutën e vendit përkatës, të kërcejë nën instruksionet e një mjeshtri të hedhjes të vendi përkatës, etj. Pjesëtarët e FSK-së i përmbushën të gjitha këto kushte dhe prandaj u certifikuan nga të tri vendet certifikuese. Ekipi i FSK-së, në bashkërendim me stafin e Grupit për Reagim në Kriza (Njësi e Forcave Ajrore të SHBA-së), dhe drejtpërdrejt të kolonelit Jerzy Zubr nga Ushtria e SHBA-së, ka arritur që të hedhet me parashutë dhe të certifikohet nga tri vendet certifikuese; pra me këtë rast, duhet të theksohet se ekipi i FSK-së, me meritë ka arritur të fitojë dhe mund të bart me krenari krahët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Izraelit.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 32: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

32

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Në kazermën ,,Adem Jashari " të FSK-së u përurua Salla e sporteve

Në ambientet e kazermës ,,Adem Jashari" të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Prishtinë, u mbajt ceremonia e përurimit të Sallës së sporteve për pjesëtarët e FSK-së. s Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë është duke krijuar mundësi dhe hapësira të reja për zhvillimin e pjesëtarëve të saj si në aspektin intelektual ashtu edhe atë fizik. Kjo sallë sportive do t`u krijojë pjesëtarëve të FSK-së shumë mundësi për realizimin e aktiviteteve të ndryshme fizike. Këshilltari i komandantit të FSK-së, koloneli David Jones, gjatë kësaj ceremonie përurimi ndër të tjera u shpreh se ndjehet mjaft i impresionuar me kushtet e krijuara gjatë periudhës së shërbimit të tij në FSK". Ai flet me respekt për ekipin e futbollit të FSK-së, duke kujtuar edhe disa lojëra të këtij ekipi, siç është loja e zhvilluar në me FSK-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi. FSK-ja në planin e saj zhvillimor të infrastrukturës është duke ndërtuar salla të tilla në të gjitha kazermat.

Page 33: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

33

FSK-ja, Garda Kombëtare e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë mbajtën krosin me moton "Së bashku për paqe''

Në shesh in "Skënderbeu" t ë P r i s h t i n ë s , n ë o rg a n i z i m t ë Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të MFSK-së, u mbajt krosi në atletikë, ku morën pjesë mbi 300 pjesëtarë të FSK-së , p jesë ta rë t ë Gardës Kombëtare të Ajovës dhe pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane për Evropë. Vendin e parë në këtë garë në kategorinë e meshkujve e zuri Jesemin Zverko, të dytin Valdet Brahimi dhe në vendin e tretë u rendit Adnan Ademi, që të tre pjesëtarë të FSK-së, kurse në kategorinë e femrave vendin e parë e zuri ushtarja Donjeta Korpuzi, vendi i dytë i takoi pjesëtares së Ushtrisë Amerikane, rreshter Stefany Stock dhe në vendin e tretë u rendit ushtarja Bahare Bytyçi. Tri vendet e para u nderuan me medaljen e artë, argjendtë dhe të bronztë si dhe me certifikata, të cilat u ndanë nga ministri i FSK-së, Haki

Demolli, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione. Gara filloi në shtegun nga sheshi "Skënderbeu" deri te rreth-rrotullimi afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Dr. Ali Sokoli" në Prishtinë dhe anasjelltas, në një gjatësi prej 5 mijë metrave.

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 34: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

34

DITA E FORCËS – DITË E HAPUR

Page 35: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

Viti i V Nr. 53

MFSK, Kazerma ,,Adem Jashari”, Prishtinë

V 53

Page 36: FSK në shërbim të qytetarëve - MM - MO - MoD...4 Viti 2016, vit i sukseseve të FSK-së Sot është një ditë e rëndësishme, meqë po shënojmë përvjetorin e tetë të themelimit

www.mksf-rks.org