Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

72
1 Fisnik H. Osmani KOSOVË SHKËMB GRANITI

description

Duli

Transcript of Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

Page 1: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

1

Fisnik H. Osmani

KOSOVË SHKËMB GRANITI

Page 2: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

2

Redaktor Salih Fetahu

Recensues Ali Alidemaj

Lektor Ramiz S. Bunjaku

Ballina Besnik Osmani

Page 3: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

3

Fisnik H. Osmani

KOSOVË SHKËMB GRANITI

Prishtinë, 2003

Page 4: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

4

Page 5: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

5

PARATHËNIE

-POEZI QË I FRYMËZOI JETA-

Pas përmbledhjes “DITËLINDJA NË DËBIM”, Fisnik H. Osmani këto ditë botoi edhe përmbledhjen e dytë me poezi “KOSOVË SHKËMB GRANITI”. Në shkrimet e tij poeti përpiqet ta pasqyrojë jetën që herë-herë është pranverë e zjarrtë herë dimër i acartë. Për autorin balta është më e ëmbël se mjalti. Fisniku ka fuqinë t’i ngritë dhembjet e veta në art. Ne, të gjithë i gjejmë dhembjet tona. Poezia e tij del nga dhembja, pra është biografi e shpirtit. Ai i këndon Kosovës që për të është shkëmb graniti në stuhi, pastaj dëshmorëve, gjaku i të cilëve s’do të harrohet. Poezia e Fisnik Osmanit ndonjëherë është revoltë, herë-herë i shëron plagët shpirtërore. Ajo vjen ashtu si lulëzon gjethi në dru. Dhe në fund një këshillë për poetin e ri. Të merresh me poezi është një punë e kotë, po qe se si poet i shmangesh punës.

Prishtinë, më 14.II.2003 Salih Fetahu

Page 6: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

6

BOSH

Page 7: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

7

NËNA SHQIPËRI (Xhemail Fetahut) Me krenari u betove me shumë zemër luftës ia fillove s’e hoqe kurrë pushkën nga krahu, O trim i trimave Xhemail Fetahu Kalonin ditët kurrë nuk pushoje Amanetin e të parit në fund deshe ta çoje Në muajin maj te Maja e Zezë u ndeshe me mija rrebeshe e në të mallkuarën datë 31 ti ndërrove jetë Por ti pate përparësi dhe s’vdiqe si armiqtë e tu kishe besim edhe në varr për vetëm një Shqipëri

Page 8: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

8

Page 9: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

9

ÇELËSI

Mjaft vuajtëm Mjaft heshtëm më janë çarë këmbët më është tharë gjaku Duke kërkuar derë më derë për të ma dhënë çelësin se me të do të mund t’i nxirrja të gjithë princërit e mi

S’kam më lot në trupin tim s’ka vend për të reja plagë Hej! ti e ke çelësin! mos ma le zemrën të më digjet. Çelësi yt më nevojitet për t’i nxjerrë prindërit nga humnera e pafund ngase ai vend s’ngopet gjak as dhe pellg po të bëhet

S’kam më forcë, të tërën e lashë duke bredhur rrugë më rrugë më ka mbetur vetëm hija e zbehtë me zemër të dërrmuar, me gjymtyrë të mbetura shkret! Çka të kushton të ma japësh çelësin? Fol! fol! se s’mund të duroj më

Page 10: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

10

Page 11: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

11

Hej, a do të ma jepësh çelësin? a duhet të dal sërish në trazira, në greva urie e në tubime, - gjithë zemërime

Nuk ju dhimbsen ata sy që ende jetën të lirë s’e panë nuk shijuan frymë të lirë as të botës së freskuar A s’ju dhimbsen princërit e mi ? Shumë e shumë vjet të ngujuar janë në qeli

O, po,- ju kuptoj, ju njoh ! ende në zemër s’e keni shijuar,-se po të kishte ardhur Liria më parë Lufta tashmë do të harrohej Atyre u është tharë goja për një fjalë të mirë të shpirtit, sepse me tortura kaherë janë ngirë

Fort po druhem mos do të vdes pa e parë atë ditë të bardhë mjekra e zbardhur, - në qetësi O Zot për mua ndonjëherë a do të kish më të madhe mrekulli?

Page 12: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

12

ATDHEDASHURIA (Adem Demaçit) T’i hash 30 ëmbëlsira do ta çrregullonin organizmin I hëngre 30 vjet burg dhe s’ta prishën idealin. Je një lule e artë në kopshtin e Kosovës je krah i pathyeshëm je zog i shqiponjës Ke mend e sy të lirë për mëmën Shqipëri kurrë s’i pranove fjalët ‘’Krahinë Kosovë dhe Metohisë‘’ Je baca më i drejtë në tokën e Kosovës Je njeriu më i pandarë ndër krerët e Shqiponjës

Page 13: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

13

MIKPRITJA SHQIPTARE (Tetovës)

Të falemnderit Tetovë! ju falemnderit tetovarë ju falënderon Kosova për pritjen në mot me borë E bëtë një vend për kosovarin e bëtë një vend për fëmijën Me sjelljen tënde zemërmadhe e trondite barbarinë Na dhe bukë e kripë siç di ta bëjë shqiptari Pra këtë të mirë, Tetovë s’ta harron dot kosovari O, Tetovë ! filiz i lirisë edhe djemtë e tu dhanë shumë mund Serbinë ta shporrnin tej Tetovë ! ty s’do të harroj, unë te ti prapë do të vij, por jo kur të jeshë si sot, Tetovë ! se atëherë do të jesh e lirë

Page 14: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

14

Page 15: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

15

KOSOVË, SHKËMB GRANITI Zemra ime të përshëndet,- tokë e lashtë e përgjakur! ku tirani s’linte as sytë të të hapeshin për të parë lirisht Dua të të përshëndes, nga një vend me mur i rrethuar, - tash e kemi rrëzuar, dhe na është bërë urë Dua të të përshëndes nga kjo tokë e vjetër dardane dhe të them se në këtë vend Zuri fill historia e hidhur shqiptare

Page 16: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

16

KUSHTRIMI A është e lirë Kosova kur në Mitrovicë vrasin e masakrojnë shqiptarë bishat e Serbisë ? Në Prishtinë jehon kënga në Mitrovicë kërset pushka Bijtë e Boletinit s’dinë çka është tuta Zemra e Kosovës është Mitrovica do ta kalojmë Ibrin, - shqiptarët të gjithë trima janë. Do ta dëbojmë shkaun në atë anë të kufirit Do ta çlirojnë Kosovën,- bijtë e Boletinit Nuk mposhtet Kosova derisa në Mitrovicë të jehojë kushtrimi i Bacës Isë

Page 17: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

17

BALADË PËR TIVARIN Tivari vend i mirë vend shumë i lashtë shkau pat thënë Aty do të jetë një varr i madh Mbushi një arkë të tërën me hi,- pa e mbyllur fare në qeli duke i thënë me emrin ‘’Tivari lot i ri’’ Lot i ri tha emrin e ke vaji kurrë s’do të shterret shenjë do të mbetet brezat e tu një nga një kanë për t’u pre Menduam se gjëma me kaq mbaroi menduam se loti më s’do të pikojë Mendimi ynë ra në oqean e bishat karpatase nga Srebrenica ia mësynë

2 KOSOVË SHKËMB GRANITI

Page 18: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

18

Filluan britmat me gjëmë rrënqethëse se arka me hi kishte filluar të rikthehej

E të gjithë pyetnin A do të ndalen bishat? A do pushojë njerëzimi nga britma e shqetësimi Ç’farë është puna me bisha të egërsuara A dinë të ngopen ndonjëherë me gjak dhe me vdekje

Ende pa u pastruar hiri i Srebrenicës ia mësynë Reçakut forcat e sllavishtes

Një 15 janar hyri në histori se edhe në Reçak u bë një arkë me hi

Tivari, Srebrenica e Reçaku u dalluan vetëm për nga gjaku për nga mënyra e masakrimit gjakpirësi, -gjakpirës, s’di ku është kufiri !

Page 19: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

19

SYPATREMBURI (Indrit Carës) Ishte një natë e ftohtë acar bora s’kishte të ndalur gjëmonin fusha e ara, ecte Indrit Cara kokë e kraharor vetëm një simbol kishte tri shkonja josllavisht

Page 20: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

20

DITA E MALLKUAR Data 21 janar 99 mori me vete edhe një komandant në thellësinë e Tokës së rëndë A thua do të kalbet ai njeri që jetë dha për të shtrenjtën liri ? Gjithë njerëzit i kalbëka kjo tokë e mallkuar, më të mirët po i bartka në thellësi të pafund O Ahmet Kaçiku sa madhështor e trim ishe në duel me bisha dole dhe u bëre përjetësi

Page 21: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

21

LOTI I PASHTERUR Në një rrugicë të ngushtë, të shtruar me gurë rrinte një fëmijë mbështetur në mur Afër s’kish askë të familjes së vet vetëm lotët në sy që s’ndaleshin kurrë Kishte etje të madhe për dy fjalët amë që me muaj të tërë s’thirrte babë as nënë Dhëntë Zoti të jetë ky i vetmi fëmijë dhe askush të mos bartë plagën e tij

Page 22: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

22

Page 23: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

23

KRESHNIKU I KOSHARES (Sali Çekut) Me një trup luani me shikim shqiponje vuri armën në krah dhe u nise për Koshare Disa letra në dorë dyrbi të varura në qafë hartoi planin e sulmit për ta thyer kufirin shqiptaro—shqiptar Natë e ditë priste s’epej kurrë për fitore të reja gjithmonë i pathyer nga bishat e egra Në vijën e parë të frontit e goditën plumbat e automatikut te Rrasa e Koshares në bashkimin e kufirit Emri yt përmendet në çdo vend shqiptar Shtatoret e tua kanë lënë nam të madh

Page 24: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

24

VRASJA E ZOGJVE Tre pëllumba të butë kërkuan liri.- me këngën e tyre donin pavarësi Këngët e tyre të pashtershme u penguan vrastarëve i futën në kafaz me rrahje brutale Në të gjitha protestat ata ishin të parët në çdo kërkesë lirie ata ishin të pandalur U detyruan të largoheshin nga vendi i të parëve të vet dhe botën e në sy e morën strehim zunë të kërkonin Edhe në tokën gjermane ‘’Udba’’ punën vazhdoi pëllumbave të butë jetën ua mori

Page 25: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

25

RRETHIMI Ishte muaji maj ditë e mërkurë rafalet s’kishin të ndalur rrethimi ishte gurë më gur Nga shikonte syri veç policë kishte Çka dëgjonte veshi flitej veç serbisht Filluan klasifikimet, i ndanin në gjini Lotët e nënave të mjera dukeshin si një Dri Të gjithë frikësoheshin, askush s’mendoi për shpëtim fjala që kishin në gojë ‘’Zoti të pastë në dorë’’

Page 26: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

26

Page 27: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

27

REFUGJATËT Rrugët e qytetit ishin të mbushura,- refugjatë shumë s’i zinte fusha Paramilitarë të maskuar të armatosur deri në dhëmbë I larguan nga shtëpitë njerëzit pa ditur gjë Në hijen e hënës në mëshirën e Zotit kërkonin derë më derë strehimtarët e popullit Rrugët të zymta të mbushura refugjatë qielli atë natë kishte hapur krahët

Page 28: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

28

NJERIU I PAQES Kosovën e kaploi tmerri vendit i hapeshin dyert e ferrit të gjithë bëheshin të shurdhër bota bëhej si e padukur Vendi kërkonte njeri që do të dinte ç’ishte e drejta pas një masakre të tmerrit ai tha ç’ishte e vërteta Tërë botës i tha hapur se është krim mbi njerëzinë mbi fëmijë të mitur e të padjallëzuar mbi gjithë popullsinë William Woker, - emër i madh, në drejtësinë e botës emër që qëndisi të vërtetën e Kosovës

Page 29: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

29

THESARI Vetëm pak shkronja, vetëm disa fletë,- është thesar i thellë i mbushur me vlerë S’ka ndonjë madhësi, madje as trashësi, por dijes i hap rrugë deri në pafundësi

Page 30: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

30

I MBETURI

Nënën dhe babanë M’i masakruan Më lanë në mëshirën e Zotit Sot të gjithë më kanë harruar

Me padurim prisja Lindjen e vëllait Mirëpo pa lindur fare E dërguan për në varre

O Zot, ç’ fat kisha! Në jetën time? O Zot, pse më “dhurove” Kaq shumë mallkime

A jam i vetmi Në këtë botë Pa nënë e pa babë Jeta më duket kot

Ah, sikur ta kisha Një vëlla a një motër Do të dija dhe unë Ta shijoja botën

O Dri i bekuar Barti lotët e mi I dërgoi në oqeane Deri në pafundësi

Page 31: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

31

FSHATI Në një fshat të shpeshtë Oxhaqet tymojnë Në dritare të çdo shtëpie Vetëm llambat ndriçojnë Pëshpëritjet s’ ndaleshin Mjegullat vendin e mbulojnë Qetësinë e prishin gjethet Që vetëm fishkëllojnë Vetëm ujqit ulurojnë Së bashku me gurgullimën e kroit Fshatin Hëna e ndriçonte Mbeturina vend kërkonte

Page 32: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

32

ZEMRA E PAMPOSHTUR (Mësuesit) Shumë vjet, shumë… Zemrën u deshën të ta merrnin Me vite, pra shumë e shumë Qëllimin deshën të ta vrisnin Shkollën ta dogjën ! Pëllumbat t’ i vranë ! Pos moralit aq të fortë Asgjë tjetër nuk të lanë Me moral të fortë Me qëllim të pathyeshëm Mësove breza të guximshëm Për luftë kundër bishave Eh, sot, mësues i dashur, Prapë i përbuzur Qëndron në ballë të kolonës Nga qëllimi i palëkundur

Page 33: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

33

URIME Gëzuar lirinë ! Kosovë Vjen lajmi nga Çamëria Ja erdhi dita e çlirimit Shkruan telegrami i gëzimit Urime fitorën Kosovë ! Vjen lajmi nga Tetova Urime ! Kosovë ! Pranverën Shkruan nga Presheva Kalaja e lashtë Gëzimin e shprehu Kosova trime Terrorin e theu Nga Preveza Deri në Çamëri Jehon gëzimi Kosovë Për ty!

3 KOSOVË SHKËMB GRANITI

Page 34: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

34

HIRI I BIRIT TIM Në skajin e fshatit Te bliri i vjetër Gjeta një grusht hi Dhe asgjë më tepër Në një gropë të thellë Në vend të kalasë së lashtë Në një skaj të varrit të madh Pushonte hiri i birit tim Atë grusht me aq pak hi E kam futur në zarf Dhe besën ja kam dhënë Se në varr do të jemi bashkë

Page 35: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

35

NUSJA PRISTE Kurorën e mori Nga ushtari i pashëm Fort u përqafuan Dhe ia dha uratën U nis për në luftë Në rrugën pa kthim Dasmën e vet e shtyu Dhe filloi këtë betim Unazën e fejesës Nga dora s’e hiqte Me shpresë të madhe Se dasma do të niste Koha s’i priu mbarë Të martohej s’e la fare Se një plumb mizori E dërgoi në varr

Page 36: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

36

RRUGA E THYER Duke ecur rrugës Qielli Tokën errësoi Në anën e majtë të fshatit Britma e fëmijës filloi Iu afrova afër dhe shikova anëve E në atë natë të errët Vetëm britma dëgjohej Ia këqyra sytë Që thoshin ’’Bukë…” Por kush t’ia plotëson atë dëshirë E askush për të s’ka mëshirë

Page 37: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

37

DËSHMORIT TË KOSHARES (Kushtuar Hysni Kajtazit) Me vetëm 18 vjet Në luftë vendose të hyje Vetëm me një qëllim Për të shtrenjtën liri Kufiri për ty Kaherë ishte i thyer Nëpër të barte armë Veten pa e kursyer Një gjë që të pengoi Ishte guri i kufirit Që i përngjante Murit të Berlinit Kur të gjithë festojmë Ti pushon në Likoc Me të gjithë shokët e tu Të flijuar për këtë tokë

Page 38: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

38

Page 39: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

39

VDEKJA NË FRONT (Mujë Krasniqit) Aspak s’ i përtove Murtajës së rëndë Fare s’iu frikësove Vdekjes në front Nga fshati në fshat Nga fronti në front Nuk deshe ta dije fare Humbja ç’ishte, pra ! Këngën kurrë s’e ndale Me plagë në kraharor Betimi i dhënë Atdheut Të bëri të fortë e të paepur

Page 40: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

40

KRAHU I DJATHTË Arma më e rrezikshme Atij i takoi Lapsi, letra dhe fjala Për të shkrepnin gjithmonë Njeriu më i kërkuar Ishe Fehmi Agani Njeri i diturisë, njeri i penës Si stoli prej ari Kurrë nuk e shkeli Besën Asnjëherë nuk e shkeli Besën e Skënderit Kurrë nuk e trathtoi Kosovën Nënë Çoi deri në fund Premtimin e dhënë

Page 41: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

41

JETËSHKURTRI E udhëhoqi një bandë Fshatrave u dha shtresë hiri Rrënoi me mija shtëpi Shumë jetë i çoi në amshim Ishte kokëtrashë Njeri mendjemadh Ishte dorështrënguar Por edhe jetëshkurtër Shumë jetë i shkatërroi Shumë njerëz i mallkoi Mijëra i dëboi Në fund veten e shkatërroi

Page 42: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

42

HUMNERA Tërë ditën bën plane Tërë natën masakër Mbushi një gropë me të gjakosur I la fare pa i varrosur Bota i mbylli sytë S’ deshi të shihte Për një kafshë të veten Të gjithë në këmbë i çoi A na dënoi Zoti? Me ne çka po ndodh Pse vetëm për shqiptarët Humnera ndërtojnë Zoti na dhuroi pasurinë Dhe mund ta marrë prapë E ti, o bishë gjakpirëse, Po na ndjek hap pas hapi

Page 43: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

43

FLUTURA PA BRENGA Vendi u lirua Brengat u shuan Flutura u gëzua E lirë ka për të fluturuar Qielli më mirë shndrit Dielli ngroh më shpejt Flutura e lirë fluturon Plagët ngadalë i shëron Perëndia i ndihmoi Plagët ia shëroi Me gëzimin e lirisë Mendon për kohë të pavdeksisë

Page 44: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

44

LUFTËTARI I HARRUAR Vetëm kokën e shpëtoi nga lufta Këmbët e kraharorin i varrosi Në luftën e pavdeksisë Në bjeshkë të larta të malësisë Asgjë s’i mbeti pranë veti,- As loti i ngushëllimit Veç shkopinjve të pathyeshëm Që i ndihmojnë të lëvizë Askush më s’e njeh Kontributin e tij Askush nuk mendon Ta shërojë këtë njeri A e prekin këta njerëz Ndërgjegjen e kombit Sjellja jonë ndaj tyre Është turp i popullit

Page 45: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

45

ZOGJTË E SHQIPES Në çdo skaj fshati Takohesh me tenda Si “shpëtim” Për mijëra jetë Ato janë të domosdoshme Në këto vendet tona S’janë sende të reja As shikimet tona Vetëm tri këmbëza ka Dhe mbulohet me arnë Zogjtë e shqipes në të e kalojnë natën Askush s’fillon ndërtim Veçse japin tenda për strehim Njerëzit aty hanë ushqim Dhe druajnë për infektim

Page 46: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

46

JEMI LODHUR Gjithë rrinë ulur Populli pret syhapur Politikanët premtojnë Dhe asgjë s’realizojnë Një muaj para zgjedhjeve Të gjitha rregullohen Puna bëhet normale E realiteti tjetërfare Jemi lodhur me parulla me fjalë boshe dhe me premtime Populli do punë Jo gënjeshtra të kulluara S’duam më bredhje poshtë-lart S’kemi mbetur për to Na ka shkelur varfëria Dhe na shtriu përtokë

Page 47: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

47

ADHURIMI Vallë a jemi të vëmendshëm A jemi duke e ditur Se kulti s’duhet t’i falet Çfarëdo dyfytyrëshi Dihet kujt i takon nderimi E jo çdo njeriu Mendoni mirë, o njerëz! Se këtë marrëzi s’e bënë as fëmija Jemi në kohë të vështira Duhet të kemi kujdes, Jeta është e shkurtër, Të jetojnë brezat pas nesh Ruajuni nga ngazëllimi Mos e keni lakminë e tij Është sëmundje e rëndë Të mos bartet në rini

Page 48: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

48

MUSHKËRITË E NDOTURA Nga shikon syri Vetëm mbeturina Asgjë nuk nuhat hunda Vetëm erë ndytësish A mendojmë se kemi vend ? Për të reja male Na janë bërë ndytësit Si Kullat Binjake 0 mushkëritë e qytetit Janë bërë të zeza Banorët e këtij vendi Kanë vetëm hije Secili fshatar ia mësyn qytetit, por pas pak kohe, kërkon ndihmën e mjekut

Page 49: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

49

GARDHI I KOSOVËS Lufta mbaroi, Serbi bëhej gati të shkonte Kur më së paku e pritnim Hunjtë e Kosovës na u lëvizën Me mijëra hektarë Vendit iu zhvoshën Në njërën anë na mbronin Në tjetrën gardhin e rrëzonin Me mijëra na vranë Serbia s’ngopej me gjakun tonë Dheun përpiqet të na e marrë dhe kufijtë rehat s’na i lë. Barbari mbetka barbar,- Edhe dheun e ka të rëndë Së bashku me të tjerët As në varr të qetë s’na lë

4 KOSOVË SHKËMB GRANITI

Page 50: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

50

BUKA E PASOSUR Sofra u shtrua Era e bukës, - në qiell Edhe kripa ishte aty Askush bukës s’ia kishte nisur Ende qiellin asgjë s’e errësoi Buka tjetër nga zjarri ende pa dalë Militarët shtëpinë e rrethuan Dhe rrëmujës ia filluan Buka mbeti ashtu S’kish kush ta hante Pos korbave të mallkuar Që mbi të vrarë krokatin

Page 51: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

51

HISTORIA SHQIPTARE Vitet kalojnë Historitë shkruhen Fletët shqiptare Gjithmonë ndryshohen Çdo popull Qëndis historinë e vet E fletët shqiptare Hasin në padrejtësi A jemi të mallkuar? Apo ashtu na bënë Që fletët e historisë Të zhyten në gjakun tonë Pse po luajnë me ne ? Si maca me miun Pse fletët shqiptare, Zjarri i përpin?

Page 52: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

52

Page 53: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

53

TRI LULE Të gjithë u liruan Filli i robërisë shthurej Dalngadalë Tre trëndafila filli ende i mban Në lindje të Kosovës Në një tokë të rrafshët Rriten trëndafilave Në gjysmë ua ndalën Në vend të ujit Gjithmonë kanë robëri Etja e tyre e pashuar,- Eshtë e shtrenjtë liria Pse ua prishni jetën Pse nuk mund të çelin Është mëkat nga Zoti Që jua ndalni diellin.

Page 54: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

54

HËNA E TURBULLUAR Stuhi çdokund Vendet i mbuloi bora Në ato vështirësi Ndriçonte vetëm Hëna Në çdo anë terri Vetëm Hëna ishte qiri Se edhe dritat e zemrës Nuk kishin më fuqi Terrin e kishim fqinj Bilbilat na lanë në vetmi Kur më së shumti na duhej Hëna zuri të fshihej

Page 55: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

55

KORBAT Njëri humbi shpresën Edhe Hëna na bëri lajka Kur ndriste ajo e tërbuar, E dinim se tmerri ka filluar Hëna na i solli Korbat mbi kokë Ajo na e mundësoi Rrafshimin deri më tokë Hëna shfrenonte tërbuesit Ajo na i lëshoi të pabesët Hëna e tërbonte tërë qiellin Edhe dritën ia zinte Diellit O Hënë, mos u bërë e keqe ! Ndali turbullirat Se kaq gjak na more Dhe i ushqen egërsirat

Page 56: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

56

FRYMËMARRJE Tmerri mbaroi Edhe Hëna vetë Turpin e bërë e pranoi lehtë Bëri ç’bëri njerëzisht Falje kërkoi Edhe fytyrën deshi ta mbulonte Kurrë më të mos ndriçonte Frymëmarrjet më të lehta Rritjet më të shpejta Edhe pyetjet më të plota Hëna u kthye nga bota

Page 57: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

57

ERËRA HELMUESE Fshat pas fshati Freski pas freskie Në organizmin tim Çdo gjë rrokullisej Fryma rregullohej Trupi ndërtohej Në çdo skaj fshati Kënaqësia shijohej Gjelbërimi mbretëroi Në lugina dhe në rrafshe Lumenjtë qarkullonin Dhe kurrë nuk shteronin A do të shijohet kjo kënaqësi Edhe në qytet A do të varrosen ndonjëherë Krejt erërat helmuese

Page 58: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

58

NË VEND TË ZEMRËS Në festivalin e verës Në ditët e kënaqësisë Molla aktore luante Rolin e qershisë E mbuluar me të kuqe, Sikurse një nuse Me shaminë ndër fyt Të gjithë i mahniti E bukur në fytyrë E kthjellët në mendje Kishte rolin më të mirë Dhe e shikonin me habi Në çdo mur teatri me ngjyrë të kuqe Shkruante se molla Na është bërë nuse Je më e mira Si ti askund s’ka Ke hyrë në shpirtrat tanë Në vend të zemrës që rrah

Page 59: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

59

PARADOKSE KOHE

Përdishmëri jona E hidhur Si në kohën e Migjenit : A doni karrocë zotëri? O sa më mbush Vrer Kjo përditshmëri Ndalem e shikoj Nuk përmbahem dot Më ngulfat pikëllimi Loti më pikon Shok i klasës sime Nxënës i mirë, si unë,- O përditshmëri E hidhur Pse nuk shkruan Edhe ai si unë Babanë ia vranë Mbeti vetë Baba Ende pa i kaluar fëmijëria Fëmijëria iu tha Ku jeni o njerëz Të mirë A i shihni këto ,,Karroca,,

Page 60: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

60

Ndoshta mbani Kokën lart I shkilni posi bretkosa !! Tanët janë Karrocierë e lypësa Të gjithë janë shqiptarë Mos i trajtoni Bisha Bisha janë ata Që përbuzin qenien e vogël Që s’e zë gjumi Sepse nuk ka Vatër Vatër, e prind e ka Karrocën E kur shikon një luks I duket si ëndërr O Zot i gjithësisë Kur do të zhduket Kjo përdishmëri Të mund të flerë i qetë Si shokët e tij

Page 61: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

61

ACARI Dimri po afrohet Të ftohtit lëkurën ua prek Nën tendë të ngushtë Batanijen e kanë shpresë Drurët janë sosur E ku t’i marrim ? Që acarin e ftohtë Të paktën ta pengojmë Fëmijët janë sëmurë Rrënqethjet kanë ushqim, - Përveç miellit dhe kripës Për të tjera fare nuk dinë

Page 62: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

62

Page 63: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

63

MARSI I SHNDRITJES Në muajin mars të vitit Tetëqind e tetëdhjetë e shtatë Sotiri hapi Rrugën e parë Hapi një shkollë Bëri një ringjallje Ja dha një dritë Korçës krenare Me xha Sotirin filloi Rrugëtimi i arit shqip Me të lajmëruan Rrugën e pafund të dritës

Page 64: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

64

TË VJETRIT JEMI Kurrë nuk kuptoj pse të përçarë na duan pse vetëm për ne gjilpërat xixëllojnë ? Ne faj nuk kemi Pse s’jemi të pasur Pse vetëm te ne luftojnë Që të jemi të varfër ? Askujt dorën s’do t ‘ia shtrijmë Askujt në gjunjë s’do t’i biem S’kemi dallim nga ilirët As nga liburnët e anijeve Ata të vjetrit jemi ne Gjak të vjetër në trup kemi Duart e vjetra ne i mbajmë Me forcë të vjetër s’dimë disfatë Askush Gjergjin nuk e harron Në mend ta keni dhe se harroni Që ia futi dridhmën Gjithë Ballkanit

Page 65: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

65

Bijtë e tij sot jemi Shpatën e tij në prehër e kemi Me të ai në vrull të madh thoshte Ndal! gjilpërave do t’u themi Kreshnikë të lashtë “shqiptarë” i thoshin vetës Fuqinë e tyre ende në trup sot e kemi E kemi forcën e Gjergjit kraharorin e Naimit Mençurinë e Ismajlit dhe ushtrinë e Boletinit

Page 66: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

66

Page 67: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

67

NË ROJE TË ATDHEUT Pas gabimit të pranuar një dritë duhej të ndriçonte t’i shndriste fytyrat në varre papritmas Hëna doli vullnetare Askush s’deshi roje më të mirë se Hënën për atë errësirë Ruante, çdo natë kujdestare ishte bënte roje varr më varr Natë për natë lahuta binte edhe varreve qejfi u shtohej Kush është autor i kësaj kënge ? Pyetnin hijet pa shpirtra mbi varre Jam unë,- thoshte Hëna nga lart; Jam unë, roja e pandarë Detyrë e kam të këndoj jo si më parë dëshprimin t’jua shtoj Jam roje e rojeve të Atdheut, nuk jam një rojë ure po përpiqem të ndez llamba mbi varret e dëshmorëve të atdheut.

Page 68: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

68

PËRMBAJTJA NËNA SHQIPËRI .............................................................. 7 ÇELËSI ................................................................................ 9 ATDHEDASHURIA ......................................................... 12 MIKPRITJA SHQIPTARE .............................................. 13 KOSOVË, SHKËMB GRANITI..................................... 15 KUSHTRIMI ..................................................................... 16 BALADË PËR TIVARIN ................................................. 17 SYPATREMBURI ............................................................ 19 DITA E MALLKUAR ....................................................... 20 LOTI I PASHTERUR ...................................................... 21 KRESHNIKU I KOSHARES ......................................... 23 VRASJA E ZOGJVE ...................................................... 24 RRETHIMI ........................................................................ 25 REFUGJATËT ................................................................. 27 NJERIU I PAQES............................................................ 28 THESARI ........................................................................... 29 I MBETURI ....................................................................... 30 FSHATI .............................................................................. 31 ZEMRA E PAMPOSHTUR ............................................ 32 URIME ............................................................................... 33 HIRI I BIRIT TIM............................................................. 34 NUSJA PRISTE ............................................................... 35 RRUGA E THYER ........................................................... 36 DËSHMORIT TË KOSHARES..................................... 37 VDEKJA NË FRONT...................................................... 39 KRAHU I DJATHTË ....................................................... 40

Page 69: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

69

JETËSHKURTRI ............................................................. 41 HUMNERA........................................................................ 42 FLUTURA PA BRENGA................................................. 43 LUFTËTARI I HARRUAR .............................................. 44 ZOGJTË E SHQIPES..................................................... 45 JEMI LODHUR ............................................................... 46 ADHURIMI........................................................................ 47 MUSHKËRITË E NDOTURA ....................................... 48 GARDHI I KOSOVËS .................................................... 49 BUKA E PASOSUR ........................................................ 50 HISTORIA SHQIPTARE ................................................ 51 TRI LULE .......................................................................... 53 HËNA E TURBULLUAR ................................................ 54 KORBAT ............................................................................ 55 FRYMËMARRJE ............................................................. 56 ERËRA HELMUESE ...................................................... 57 NË VEND TË ZEMRËS................................................. 58 PARADOKSE KOHE ...................................................... 59 ACARI ................................................................................ 61 MARSI I SHNDRITJES ................................................. 63 TË VJETRIT JEMI.......................................................... 64 NË ROJE TË ATDHEUT............................................... 67

Page 70: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

70

Fisnik H. Osmani

KOSOVË SHKËMB GRANITI

Korrektor Shaip Hoxha

U shtyp në shtypshkronjën « Timegate » - Prishtinë

Tirazhi 500 copë

Page 71: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

71

Page 72: Fisni Osmani - LIBRI 2 Kosove Shkemb Graniti

72