Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë · kodeve ligjore me ato të Evropës, por...

47
SHTATOR, 2015 Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë: përfitimet dhe pengesat

Transcript of Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë · kodeve ligjore me ato të Evropës, por...

SHTATOR, 2015

Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë:

përfitimet dhe pengesat

Autorë: Gent Ahmetaj, Burim Ejupi dhe Rinora Gojani

Redaktor:

Punimi origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Krenar Gashi

Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Tëgjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk guxon të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të të dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë, pa pëlqim paraprak nga botuesi. Botimi mund të shpërndahet në formë elektronike, por vetëm në tërësi dhe vetëm për qëllime jokomerciale.

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Fondacionit të Vëllezërve Rockfeller. Përmbajtja e këtij dokumenti, duke përfshirë opinionet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të donatorëve të INDEP, stafit të tyre, bashkëpunëtorëve apo Bordit.

621.31(496.51)(047) Ahmetaj, Gent Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë : përfitimet dhe pengesat / Gent Ahmetaj, Burim Ejupi, Rinora Gojani. - Prishtinë : INDEP, 2015. – 43 f. : ilustr. ; 21 cm. 1.Ejupi, Burim 2.Gojani, Rinora ISBN 978-9951-627-24-5

  1  

Përmbajtja    

Përmbledhje ekzekutive  ..........................................................................................................  4  

Metodologjia  ...........................................................................................................................  7  

Kosova dhe Efiçienca e Energjisë  .........................................................................................  7  Pritjet nga Evropa  .........................................................................................................................  11  

Direktiva 2012/27/BE  ............................................................................................................................  11  Direktiva 2010/30/BE  ............................................................................................................................  12  Direktiva 2010/31/BE  ............................................................................................................................  12  

Çka nënkuptohet me efiçiencë të energjisë  ........................................................................  13  Përkufizimi dhe funksionalizimi  ..................................................................................................  13  Fondi i Efiçiencës së Energjisë  ....................................................................................................  14  Dobitë ekonomike dhe sociale  ....................................................................................................  15  

Shembuj nga Evropa  ...........................................................................................................  17  Kroacia  ..........................................................................................................................................  17  Estonia  ..........................................................................................................................................  18  Bullgaria  .........................................................................................................................................  18  Mbretëria e Bashkuar  ....................................................................................................................  19  Armenia  .........................................................................................................................................  20  Rumania  ........................................................................................................................................  21  

Krahasime dhe mësime  ..................................................................................................................................  21  

Pengesat e gjetura dhe zgjidhjet e sugjeruara  .....................................................................  23  Rreziqet që i shoqërojnë masat, kostoja, dhe prioritetet e tjera  .................................................  24  Mungesa e vullnetit politik dhe e informatave  ............................................................................  26  

Grantet, kreditë preferenciale, dhe kontraktimi në bazë të performancës energjetike  ....  29  

Menaxhimi i kërkesës për energji  ........................................................................................  34  

Respektimi masave sociale, ekonomike dhe juridike  .........................................................  35  

Udhërrëfyesi i Kosovës për Fondin për Efiçiencë të Energjisë  ........................................  37  

Rekomandime  ......................................................................................................................  41    

  2  

Shkurtesat TKE Traktati i Komunitetit të Energjisë BE Bashkimi Evropian FEB Federata Evropiane e Bankave ESCO Kompani për Shërbime Energjetike BERZh Banka Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim PKVEE Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të

Energjisë

             

  3  

 Tabelat dhe figurat  Tabela 1. Krahasimi i fondeve sipas investimit dhe kursimeve, 2014  ...................................  22  

Tabela 2. T’i kuptojmë grantet  .........................................................................................................  29  

Tabela 3. T’i kuptojmë huat preferenciale  ....................................................................................  30  

Tabela 4. Ta kuptojmë kontraktimin në bazë të performancës energjetike  .........................  32  

Figura 1.Shfrytëzimi i energjisë sipas sektorëve, Kosovë, 2012  .................................................  8  

Figura 2. Shpenzimet komunale, Kosovë, tremujori i parë i vitit 2015  ...................................  9  

Figura 3. Përmbledhje e pengesave për zbatimin e efiçiencës së energjisë  ..........................  23  

Figura 4. Përmbledhje e zgjidhjeve ndaj pengesave për efiçiencë të energjisë  ....................  28  

Figura 5. Modeli konceptual i granteve  .........................................................................................  30  

Figura 6. Modeli konceptual i kredive preferenciale  ..................................................................  31  

Figura 7. Modeli konceptual i kontraktimit në bazë të performancës energjetike  .............  32  

Figura 8. Modeli konceptual i Fondit qarkullues për Efiçiencë të Energjisë i Kosovës  ...  39  

Figura 9. Funksionalizimi i fondit për efiçiencë të energjisë  ....................................................  41  

                 

  4  

Përmbledhje ekzekutive  Nën presionin e fushatave për mos shfrytëzimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë, të kufizimeve rregullative në prodhimin e energjisë, në njërën anë, dhe të rritjes së kërkesës për energji në anën tjetër, alternativat e sugjeruara, nëse në të vërtet është sugjeruar ndonjë e tillë, prej idealistëve dhe ambientalistëve duken në disa momente si të parealizueshme. Ky punim analitik shkon përtej një diskursi të tillë për shfrytëzimin apo jo të thëngjillit, dhe sugjeron që të t’i kushtohet vëmendje masave të efiçiencës së energjisë dhe të mundësisë për të pasur dobi prej efiçiencës së energjisë elektrike në kontekstin e Kosovës. Me 67% të amvisërive pa çati të izoluara, 52% pa dritare me dy xhama, dhe me 69% të banorëve që jetojnë në kushte të vështira dhe pa mure të izoluara, ekziston mundësia për ta shfrytëzuar këtë vakum të efiçiencës së energjisë në kontekstin kosovar. Megjithatë, ky problem është përkeqësuar edhe më tej me rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike – me një rritje prej 47.49% brenda 14 viteve – dhe me paaftësinë e qeverisë për ta trajtuar këtë problem më parë. Në fakt, i tillë është prioriteti i tyre saqë 70% e shpenzimeve komunale në tremujorin e parë të vitit 2015 i janë dedikuar energjisë elektrike, një shifër e pashpjegueshme që e nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. Me fjalë të tjera, nëse sektori publik me objektet e veta dhe infrastrukturën institucionale nuk mund t’i përmbahet standardeve minimale të efiçiencës së energjisë, atëherë është e paarsyeshme të presim që popullata e gjerë ta promovojë apo t’i zbatojë masat e efiçiencës së energjisë me vet-dëshirë apo me vet-vullnet. Si duket, aspekti juridik i Kosovës përpiqet të ndërmerr hapa të mirëfilltë përmes harmonizimit të kodeve ligjore me ato të Evropës, por aspekti praktik nuk monitorohet mjaftueshëm, nuk është zhvilluar sa duhet, dhe ka mbetur ende në fazën teorike të zbatimit të tyre. Është e domosdoshme të promovohen masa specifike, të cilat e mundësojnë shfrytëzimin më të mirë, dhe më të qëndrueshëm të energjisë elektrike në Kosovë. Problemi më i theksuar në Kosovë është ai i pronarëve, por edhe i amvisërive në përgjithësi, pastaj mungesa e të ardhurave të mjaftueshme për zbatimin e projekteve të rëndësishme me qëllim që të modernizohen ndërtesat apo shtëpitë e tyre. Amvisëritë nuk dëshirojnë të huazojnë para për t’i rinovuar shtëpitë/ndërtesat e tyre për shkak të shpenzimeve të larta, pagesave mujore, dhe auditimit të energjisë në objekt që mbase do të kërkohen të realizohen. Në këtë punim të detajuar analitik, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë. Rekomandojmë që të themelohet një fond i efiçiencës së energjisë, i cili do të shërbente si platformë përmes së cilës do të realizohen masa, nisma dhe projekte që e trajtojnë të shfrytëzuarit efiçient të energjisë elektrike, të konsumit të tepruar të energjisë elektrike në Kosovë, të mos efiçiencës, dhe të sigurisë së brishtë të furnizimit me energji. Ky fond do të menaxhohej nga niveli qendror përmes një organi të pavarur, pra një fond ekstra-buxhetor, apo një fond shtesë prej atij të konsoliduar. Është paraparë që struktura e fondit të jetë jashtë-buxhetit, e pavarur, dhe të menaxhohet prej një bordi dhe një ekipi profesional menaxhues. Në këtë punim rekomandojmë që fondi duhet të ofrojë investime dhe subvencione për familjet me të ardhura të ulëta dhe për pronarët e ndërtesave, meqë këta janë kategoritë më të ekspozuara. Ata afër kufirit të varfërisë, ose të varfrit, nuk mund ta përballojnë huamarrjen nga bankat komerciale me këtë shkallë të lartë të interesit që kanë. Praktikat e mëparshme e kanë vënë në pah dobinë e tij si burim i kapitalit, si qendër e informacionit dhe e ekspertizës për zbatimin e efiçiencës dhe e kursimit të energjisë, dhe si instrument për realizimin e partneritetit publiko-privat. Fondi për efiçiencë konsiderohet si themelues i një tregu të efiçiencës së energjisë, si dhe shquhet për

  5  

përmirësimin e ofruesve të shërbimeve të energjisë përmes mekanizmave të mbështetjes financiare. Ekzistojnë disa opsione të mekanizmave të mbështetjes financiare, të cilat diskutohen në kontekstin kosovar në këtë punim analitik, duke i përfshirë grantet, huatë preferenciale, si dhe kontraktimin në bazë të performancës energjetike. Grantet janë mënyra më e dobishme në rastet kur ndonjë pjesë e popullsisë ka vështirësi me sigurimin e jetesës dhe nuk mund të përballojë investime në masat e efiçiencës së energjisë. Megjithatë, ky nuk është ndonjë model i qëndrueshëm dhe nuk mund të mirëmbahet përjetësisht meqë ka të bëjë me një pagesë e cila nuk kthehet dhe nuk siguron vazhdimësi. Duke e pasur këtë parasysh, orientimi i projekteve të efiçiencës së energjisë në praktikë mund të arrihet përmes kombinimit të huave preferenciale, granteve dhe kontraktimit në bazë të performancës energjetike. Në fakt, dobia e mekanizmave të sipërpërmendur të financimit qëndron në sinergjinë dhe efektin që e përçojnë si të kombinuara. Aty ku një mekanizëm dështon ta promovojë një rrugë të qëndrueshme për efiçiencën e energjisë, siç mund të jetë rasti me grante për shkak të natyrës së financimit, atëherë një mekanizëm tjetër duhet ta zëvendëson, i shoqëruar me hua preferenciale dhe/ose kontraktim në bazë të performancës energjetike, për të siguruar një lloj të zhvillimit të qëndrueshëm të projekteve. Në mesin e dobive të panumërta që vijnë si rezultat i shfrytëzimit efiçient të energjisë, ekzistojnë edhe dobi indirekte që sigurojnë siguri afatgjate të furnizimit me energji, zhvillim ekonomik përmes shfrytëzimit më të vogël të energjisë, zvogëlim të ndryshimeve klimatike, si dhe vende pune të qëndrueshme që krijohen në kontekstin lokal dhe që është ndër pikat më të rëndësishme aktualisht për Kosovën. Megjithëkëtë, ka pengesa të ndryshme për reformimin dhe zbatimin e politikave më të qarta për efiçiencë të energjisë si rreziku potencial që i shoqëron masat e tilla, kostoja e tyre e fshehur, prioritetet e tjera, mungesa e vullnetit politik, si dhe mungesa e informatave në fushën e efiçiencës së energjisë. Prapë se prapë nëse themelohet në bazë të një analize të kujdesshme, duke e pasur parasysh kontekstin vendor, siç paraqitet në këtë punim, atëherë krijimi i fondit për efiçiencë të energjisë do të përshëndetet nga publiku i gjerë dhe do të dokumentohet si një instrument tejet i rëndësishëm për përhapjen e politikave të efiçiencës së energjisë. Ta marrim si shembull renovimin e një shtëpie për ta bërë më efiçiente: për ta realizuar nevojiten punëtorë, ndërsa pronari i shtëpisë duhet ta kuptojë dobinë para se të angazhohet në këtë drejtim; rezultati është konsum më i vogël i energjisë, si dhe zvogëlim i ekspozimit të jashtëm dhe të brendshëm ndaj ndotësve të ndryshëm. Pa marketing dhe këshillim profesional, pronarët e shtëpive nuk do të dinin se cili është shërbimi më i mirë për energji. Në këtë drejtim nevojitet edhe prodhimi i pajisjeve dhe materialeve; nevojiten shkathtësi dhe mjeshtëri për izolim, për montimin e dritareve, dhe për përmirësimin e proceseve (p.sh. të makinerisë industriale). Për monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve të një renovimit të tillë nevojiten auditorë të energjisë si dhe për rangimin e efiçiencës – e të gjitha këto ofrojnë mundësi të reja të punësimit. Kjo është dëshmuar me 4,000 vende të reja të punës të krijuara në projektin e menaxhimit të mbeturinave në Kroaci, e po ashtu edhe një studim në Mbretërinë e Bashkuar vë në pah se për secilin milion të funtave të shpenzuara në efiçiencën e energjisë krijohen rreth 10 deri 30 vjet të punësimit të drejtpërdrejtë. Pra ekziston një potencial i qartë për krijimin e vendeve të punës me përmirësimin e tregut të efiçiencës së energjisë në Kosovë. Është me rëndësi të thuhet se në rastin e Kosovës, efiçienca e energjisë është një proces lokal dhe se u mbetet firmave dhe punëtorëve lokal që t’i ngritin kapacitetet, shkathtësitë dhe ekspertizën që i përshtatet kontekstit kosovar. Në përgjithësi, përmes krijimit të një fondi të efiçiencës së energjisë, Kosova krijon mundësi për përparim të mirëfilltë dhe të bashkërenduar në fushën e efiçiencës së energjisë, por edhe një platformë fleksibile dhe inovative për t’i nxitur projektet individuale të komunave të ndryshme përmes shfrytëzimit të instrumenteve të

  6  

ndryshme, orareve, individëve, dhe kompanive. Në kuadër të këtij fondi do të trajtohej problemi i kostos së energjisë në proceset e vendimmarrjes së menaxhmentit përmes inspektimeve, auditimeve të energjisë, si dhe përmes monitorimit të progresit të huamarrësve dhe të përfituesve të granteve në mënyrë sistematike dhe të standardizuar. Rekomandimet e dhëna në këtë punim analitik e vënë në pah hap pas hapi procedurën e themelimit të një fondi qarkullues (revolving) për efiçiencën e energjisë, i cili krijohet duke e pasur parasysh ndjeshmërinë ndaj gjendjes së energjisë elektrike në vend. Nevojiten disa ndryshime të legjislacionit të Kosovës në mënyrë që të mundësohet krijimi i një fondi të tillë. Pas kësaj, nevojitet financimi, i cili duhet të bëhet përmes tarifave tatimore, përmes institucioneve ndërkombëtare për zhvillim, etj; pastaj nevojitet objektivi, tregu, dhe një strukturë e qeverisjes (struktura e propozuar është një bord dhe ekipi menaxhues). Më pas, duhet të punësohet personeli menaxhues, të përkufizohen specifikat e ofrimit të shërbimeve, mundësitë e financimit në dispozicion, si dhe personeli teknik, i cili do t’ia ofron të gjitha këto sektorit publik dhe privat. Në aspektin administrativ, është me rëndësi që të themelohen rregulla dhe kritere të qarta, të zhvillohet tregu për shërbimet e tilla, dhe të zvogëlohet kostoja posa të futet në funksion gjithçka, e në veçanti përmes standardizimit të procedurave për projektet e mëvonshme. Hapat e paraqitur janë pasqyrim i praktikave më të mira dhe i mësimeve të nxjerra nga përvoja e mëparshme e vendeve të Evropës, e që gjejnë aplikim edhe në rastin e Kosovës. Përgjegjësia për zbatimin e rekomandimeve bie në qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, dhe më pas tek anëtarët e bordit të fondit dhe në ekipin menaxhues të fondit. Është me rëndësi të theksojmë se diskutimi i përvojave të kaluara nuk nënkupton se duhet të kopjohen pa ndonjë modifikim në kontekstin e tanishëm, por qëllimi i tyre është të identifikohen pengesat e mundshme dhe të propozohen zgjidhje për problemet e përgjithshme si dhe për ato të veçanta që mund të dalin në fushën e efiçiencës së energjisë. Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të krijonte qasje më të lehtë, iniciativa më të prekshme, si dhe norma më të ulëta të interesit për shtëpitë e banimit, për bizneset, e pronarët e objekteve që t’i aplikojnë masat e efiçiencës së energjisë. Familjet më të varfra do të jenë në gjendje të kursejnë prej faturave të tyre të energjisë përmes aplikimit për grante, të cilat do t’u ndihmojnë që t’i renovojnë shtëpitë apo banesat e tyre. Bizneset do të kenë mundësi të aplikojnë për norma të ulëta ose pa interes fare me qëllim që makineria e tyre të jetë më efiçiente ndaj energjisë apo për izolimin e objekteve/ndërtesave të tyre. Për ata që kërkojnë punësim, fondi do ta mbështet krijimin e vendeve të punës në fushën e efiçiencës së energjisë përmes renovimeve dhe përmirësimeve të objekteve. Për ata që dëshirojnë të fitojnë shkathtësi të reja, fondi do ta promovon një treg që kërkon shkathtësi teknike në lidhje me shërbimet e energjisë (masa të efiçiencës së energjisë – vendosje të xhamave të dyfishtë, izolim, renovim, etj.) dhe profesionale (vlerësim të rrezikut, dhënie të huave të qëndrueshme, etj.). Kërkesa dhe shfrytëzimi më i vogël i energjisë nënkupton më pak ndotje dhe alternativë për shfrytëzimin e energjisë së qëndrueshme. Shfrytëzimi i mundësive të mëdha që ekzistojnë në Kosovë për kursimin e energjisë, duke qenë më efiçiente, mund ta shmangin edhe ndërtimin e termocentraleve të reja me thëngjill.

  7  

Metodologjia Qëllimi i këtij punimi analitik është informativ. Punimi shërben si kornizë e projektuar drejt themelimit të një fondi të rëndësishëm për efiçiencën e energjisë në Kosovë. Përfundimet dhe rekomandimet e këtij punimi analitik mbështeten në hulumtimin e literaturës prej 75 dokumenteve juridike, akademike dhe të rasteve prej vendeve dhe konteksteve të tjera, posaçërisht që kanë fokus kryesor efiçiencën e energjisë, tregun energjetik, instrumentet dhe masat për zbatimin e efiçiencës së energjisë, si dhe të metodave të veçanta të vendeve të ndryshme për zbatimin e tyre. Përmes krahasimit të gjetjeve në relacion me pengesat dhe zgjidhjet për efiçiencë të energjisë, ky punim analitik i bazon rekomandimet e veta në analizën e dokumenteve, në krahasimin e studimeve të ndryshme të rastit, si dhe në analizën kontekstuale. Procesi për përzgjedhjen e rasteve e kishte për orientim kërkimin e përgjigjeve, zgjidhjeve dhe praktikave më të mira në rajon. Duke e pasur këtë parasysh, secili rast është strukturuar në atë mënyrë që të nxirrte një mësim, një praktikë të mirë, apo një mundësi drejt themelimit të masave për efiçiencë të energjisë, të tregut, ose të ndonjë projekti. Megjithatë, jo të gjitha mësimet praktike mund të aplikohen në rastin e Kosovës, posaçërisht meqë vendet ndryshojnë sa i përket kapaciteteve teknike; fushëveprimit të projektit, ekspertizës, financimit, menaxhimit, strukturës së ndërtimit dhe legjislacionit, dhe sa i përket fakteve demografike: numrit të popullsisë, Bruto Produktit Vendor dhe barazisë së fuqisë blerëse, densitetit të popullsisë. Vendet që janë përfshirë gjerësisht janë: Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Armenia, Bullgaria, Estonia, dhe Rumania.

Kosova dhe Efiçienca e Energjisë Gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija lidhur me problemet energjetike si në aspektin rajonal ashtu edhe në atë global. Kjo paradigmë e re e krijuar për energjinë, fokusi i së cilës është efiçienca e energjisë, i ka rrënjët në diskursin e sigurisë energjetike dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetërimit.1 Në rastin e Kosovës, në veçanti, efiçienca e energjisë po përpiqet ta themelojë një masë të sigurisë energjetike2, e cila po zhvillohet prej kontekstit të brendshëm. Promovimi i masave të efiçiencës së energjisë do t’i përmirësonte shërbimet publike, duke e ulur kërkesën për energji elektrike, dhe në të njëjtën kohë instalimin e një varg dekretesh normative, ose përmes fushatave informuese, instrumenteve legjislative, apo përmes huave/granteve, të cilat do të çonin në shfrytëzimin më të mirë të energjisë. Aktualisht, efiçienca e energjisë në Kosovë është e rregulluar në aspektin legjislativ me një varg ligjesh, ku kryesorët janë:

a) Ligji për Energjinë3 b) Ligji për Energjinë Elektrike4

                                                                                                               1 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., ‘Politikat e efiçiencës së energjisë’, Në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo 2 Siguria energjetike është një koncept politik. Për shembull, siguria energjetike në Rusi është një instrument politik me rëndësi, që ka për synim krijimin e varësisë te vendet fqinje dhe në rajon, e që realizohet përmes politikave të ndërtimit të tubacioneve dhe të shfaqjes së dominimit të eksportit të gazit në Evropë dhe më gjerë. Si rrjedhojë, Rusia e fiton sigurinë energjetike. Në anën tjetër për Kosovën, siguria energjetike nënkupton një llojshmëri të burimeve të importit të energjisë, përkatësisht që mos të mbështetet vetëm në thëngjill, por në lloje të ndryshme të importeve, si të gazit, karburanteve, etj. Të qenit efiçient në energji do të thotë zvogëlim I varësisë ndaj energjisë së importuar, dhe si e tillë mund të shihet edhe si siguri energjetike. 3 Ligji nr.3/L-184, “për energjinë”, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-184-eng.pdf

  8  

c) Ligji për Rregullatorin e Energjisë5 d) Ligji për Efiçiencën e Energjisë6 e) Ligji për Ndërtim7

Ligjet e përmendura më lart plotësohen edhe me akte nënligjore dhe me udhëzime administrative, të cilat si tërësi e paraqesin bazën ligjore që e rregullojnë fushën e efiçiencës së energjisë në Kosovë. Megjithëkëtë, përderisa ana juridike është e mirëqenë, ana praktike ka monitorim e zhvillim të mangët, dhe është ende në fazën teorike të zbatimit. Për shembull, sipas Planit të Dytë të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (më tutje PKVEE8) për Kosovën, sektori i amvisërisë është konsumuesi më i madh fundor i energjisë me rreth 39%. Ky sektor pasohet nga sektori i industrisë (me rreth 27%), sektori i transportit (me rreth 23%), sektori i shërbimeve (me rreth 9%), dhe sektori i bujqësisë (me rreth 2%). Më poshtë e kemi dhënë një diagram të konsumit të energjisë sipas sektorëve në Kosovë:

Figura 1.Shfrytëzimi i energjisë sipas sektorëve, Kosovë, 2012 Burimi: PKVEE-ja e dytë e Kosovës, 2013

Një studim empirik i kohëve të fundit lidhur me efiçiencën energjisë në sektorin e amvisërisë (me rreth 39% të konsumit të energjisë) gjenë se gjendja e efiçiencës së energjisë në këtë sektor është alarmante. Statistikat flasin vetë: 63.7% e amvisërive nuk kanë çati të izoluara; 52.9% nuk kanë dritare me dy xhama; 69.5% jetojnë në kushte të këqija pa mure të izoluara.9 Në fakt, shifrat e tilla e paraqesin një neglizhencë të madhe

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             4 Ligji nr.3/L-201 “për energjinë elektrike”, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-201-eng.pdf  5 Ligji nr. 3/L-185 “për rregullatorin e energjisë”, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-185-eng.pdf 6 Ligji nr.04/L-016 “për efiçiencën e energjisë”, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20energy%20efficiency.pdf 7 Ligji nr.04/L-110 “për ndërtim”, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20Construction.pdf 8 Plani i dytë i veprimit për efiçiencën e energjisë (PKVEE) në Kosovë, (2013), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/3354151/2nd_NEEAP_2013-2015.pdf 9 Bowen, H. B., Myers, A. J., Myderrzi, A., Hasaj, B., Halili, B., (2013), ‘Konsumi i energjisë në amvisëri në Kosovë:

27%  

39%  

9%  

2%  

23%  Sektori  industrial  

Sektori  i  amvisërisë  

Sektori  i  shërbimeve  

Sektori  i  bujqësisë  

Sektori  i  transportit  

  9  

lidhur me efiçiencën e energjisë jo vetëm nga sektori i amvisërisë, megjithëse neglizhimi i tyre e ka bazën te mungesa e informatave dhe të opsioneve të lira, por edhe te politika dhe ekonomia shpërfillëse e vullnetit institucional për t’u marrë me masat e efiçiencës së energjisë. Në këtë kontekst, ajo që është më shqetësuese është ky lloj qëndrimi shpërfillës ndaj kërkesave gjithnjë e në rritje për shfrytëzimin e energjisë elektrike, i cili paraqet një katastrofë të pashmangshme. Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë u rrit për 47.49% në 14 vite; nga 2835 GWh në vitin 2000 në 5399 GWh në vitin 2014.10 Përderisa kërkesa ka qenë stabile dhe brenda arsyes në këto 5 vitet e fundit, pritjet janë se kërkesat për konsum vetëm sa do të rriten edhe më shumë posa të fillojë avancimi i sektorit industrial të Kosovës, i rritjes së zhvillimit ekonomik, dhe i rritjes së numrit të popullsisë. Deri më sot, qeveria e Kosovës - duke i përfshirë edhe institucionet e tjera që e kanë për detyrë që paradigma e efiçiencës së energjisë të mbështetet edhe me masa praktike – nuk ka qenë efikase për t’u marrë me këtë problem të pashmangshëm që ka të bëjë me kërkesën gjithnjë e në rritje për energji elektrike. Por në fakt, prioriteti i tyre shihet në atë se 70% e shpenzimeve komunale në tremujorin e parë të 2015 i janë dedikuar energjisë elektrike (shih figurën 2 më poshtë).

Figura 2. Shpenzimet komunale, Kosovë, tremujori i parë i vitit 2015 Burimi: Instituti GAP, 201511

Në këtë drejtim, për tërë vitin 2014 janë shpenzuar për energji elektrike 13.8 milionë euro prej gjithsej 22.1 milionë euro të buxhetit të shpenzuar komunal. Mungesa e efiçiencës së energjisë është duke ndikuar negativisht, në mos duke e rrezikuar, perspektivën e

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             fakte dhe shifra’’, Qendra për energji dhe burime natyrore e AUK-RIT, [onlajn] gjendet në: http://www.rit.edu/research/cenr/sites/rit.edu.research.cenr/files/2013_03_01_cenr_kosovo_household_energy_consumption.pdf; KOSID., (2014), ‘Efiçienca për zhvillim: ekonomiksi i efiçiencës së energjisë në Kosovë’, Instituti për politika zhvillimore.  10 Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, (2014), ‘Raport vjetor, 2014’, Konsumi i energjisë, ff. 43, [onlajn] gjendet në: http://ero-ks.org/Annual%20Report/2014/Raporti_Vjetor_2014.pdf 11 Si i shpenzon shteti paret?, (2015), ‘Shpenzimet e buxhetit të Kosovës: shpenzimet komunale’, Instituti GAP, [onlajn] gjendet në: http://www.institutigap.org/spendings/#/~/buxheti-i-kosoves----planifikimet

4%  0%  

70%  

13%  

9%  4%  

Telefona  mobilë  

Vendime  gjyqësore  

Rrymë  elektrike  

Ngrohje  qendrore  

Ujë  

Grumbullim  të  bërllokut  

  10  

zhvillimit të qëndrueshëm. Thjeshtë, nëse infrastruktura institucionale dhe burokracia me objektet e zyrat e veta nuk mund ta mbajnë një standard minimal të efiçiencës së energjisë, atëherë logjikisht se nuk mund të pritet që pjesa e tjetër e shoqërisë t’i zbaton masat e tilla që nuk respektohen prej vet burimit të këtyre masave. Për më tepër, ofrohet shumë pak transparencë buxhetore lidhur me shpenzimet në energji meqë nuk ka masa për monitorimin e konsumit të energjisë për secilin objekt komunal.12 Arsyeja për këtë është e qartë, nuk ka ndonjë dekret obligues i cili do të detyronte të ndërmerrej një gjë e këtillë, gjë që ndikon të ketë mungesë të informimit lidhur me konsumin e energjisë në ndërtesat publike. Gjersa gjendja aktuale duket e turbullt dhe rruga përpara e pasigurt, efiçienca e energjisë dhe masat shoqëruese, të cilat do të vinin së bashku me zbatimin e tyre në praktikë, megjithatë, nënkuptojnë një hap më afër Bashkimit Evropian, e në veçanti përmes respektimit të udhëzimeve të vitit 2006 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër, dihet se përfituesit e efiçiencës së energjisë janë pa dyshim popullsia e gjerë përmes një mjedisi më të pastër, shfrytëzimit më të mirë të energjisë, mundësive për realizimin e projekteve të gjelbra, etj. Në këtë kontekst, janë ndërmarrë një varg nismash kryesisht ndërmarrje të vogla lokale, si Apetit sh.p.k., e cila ka investuar në makina të reja dhe efiçiente të përpunimit të mishit dhe të dhomave për ftohje, e që kanë çuar në kursime të dukshme të energjisë dhe të reduktimit të emetimit të CO2 – më e larta në sektorin afarist.13 Po në këtë drejtim, një qytetarë i zakonshëm përmes izolimit të dritareve, mureve dhe instalimit të sistemit të ngrohjes me biomasë ka arritur që ta kursejë konsumin e energjisë për 50% - më e larta në sektorin e amvisërisë.14 Me pak fjalë, dy rastet e përmendura më lart paraqesin nisma individuale për promovimin e efiçiencës së energjisë. Pa dyshim se kursimi i arritur i energjisë është i madh në këto raste, dhe se nuk pritet që të realizohet një kursim aq i lartë nga secilit projekt; megjithatë, është e qartë se ekziston një hendek i madh në mes të asaj që është dhe asaj që mund të arrihet nëse ndërmerren masa si ato që u përmendën më lart. Zbatimi i masave të veçanta që do të mund ta ndihmonin përhapjen e nismave të këtilla të individëve, pa marrë parasysh a janë në sektorin privat apo publik, do ta promovonin një të ardhme më të gjelbër, më të mirë dhe më të qëndrueshme për Kosovën. Përmes krijimit të fondit për efiçiencë të energjisë, i cili do të shërbente si platformë përmes së cilës masat, nismat dhe projektet do të orientoheshin për trajtimin e problemeve që kanë të bëjnë me shfrytëzimin efikas të energjisë. Konsumi i madh i energjisë në Kosovë, shfrytëzimi jo efiçient i energjisë elektrike, dhe mungesa e sigurisë të furnizimit me energji do të trajtoheshin përmes një organi qendror dhe të pavarur.15

                                                                                                               12 Banka Botërore dhe Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore, (2014), Buxheti komunal dhe financat, [onlajn] gjendet në: http://www.worldbank.org/content/dam/Worldbank/Event/ECA/GN%20muni%20budget%20final.pdf 13 Melohina, V., (2014), ‘BERZH kremton efiçiencën e energjisë në Kosovë’, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, [onlajn] gjendet në: http://www.ebrd.com/news/2014/-ebrd-celebrates-energy-efficiency-in-kosovo.html 14 Ibid. 15 Një organi i tillë i pavarur do ta mundësonte një bashkërendim më të lehtë mes palëve sa i përket problemeve të efiçiencës së energjisë. Në veçanti, dhe përmes thelbit të problemit, do të mund ta ndihmonte dhe t’i zbatonte masat e PKVEE-s.

  11  

Pritjet nga Evropa Hyrja e Kosovës në Traktatin e Komunitetit të Energjisë16 (më tutje TKE) në vitin 2006 - që shpesh konsiderohej si një hap i rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian (më tutje BE) meqë ashtu shihej përmes shembujve të Rumanisë dhe Bullgarisë – e shënonte edhe fillimin e një beteje të vazhdueshme për harmonizimin e sistemit ligjor me atë të BE-së. Janë tri direktiva të veçanta sa i përket efiçiencës së energjisë që TKE-ja i udhëzon17 shtetet e veta anëtare t’i integrojnë në nivelin vendor, dhe ato janë: a) Direktiva 2012/27/BE18; b) Direktiva 2010/30/BE19; dhe c) Direktiva 2010/31/BE20.

Direktiva 2012/27/BE Fushëveprimi dhe qëllim i kësaj direktive ka të bëjë me krijimin dhe lehtësimin e kushteve të nevojshme për heqjen e pengesave ekzistuese institucionale, politike dhe tregtare për masar e efiçiencës së energjisë. Objektivi i saj është ta promovojë nisjen e një tregu për shërbime të energjisë dhe pastaj të mekanizmave shpërndarës të shërbimeve të tilla te konsumatorët. Me miratimin e Ligjit për Efiçiencën e Energjisë në vitin 2011, Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në këtë drejtim, posaçërisht në krijimin e një kuadri të përshtatshëm ligjor dhe institucional që e përkrah zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Ligji po ashtu ofron bazë ligjore për zhvillim/ndryshim të mundshëm të legjislacionit dytësor.21 Në fakt, ligji i ka përcaktuar caqet dhe planet për efiçiencë të energjisë, menaxhim të energjisë, auditim energjetik, si dhe e ka përcaktuar rolin dhe fushëveprimin e institucioneve shtetërore dhe të disa organizatave të tjera që merren me efiçiencën e energjisë. Përderisa PKVEE-ja e parë ishte e cektë sa i përket qasjes që kishte dhe nuk dukej se kishte aplikuar ndonjë metodologji rigoroze në vlerësimin se si do të kursehej në të vërtetë energjia, në anën tjetër PKVEE-ja e dytë i trajton në thelb problemet e energjisë që janë të pranishme në Kosovë. Për koincidencë, Kosova ishte anëtarja e parë nënshkruese e TKE-s që e dorëzoi një draft të PKVEE-s së dytë në maj të vitit 2013, dhe më pas e miratoi në dhjetor të vitit 2013. Sipas një raporti të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, plani i veprimit ishte profesional dhe i cilësisë së mirë si për vlerësimin dhe analizën e PKVEE-s së parë ashtu edhe në raportimin e kursimeve të energjisë.22 Megjithëkëtë, planit të veprimit ende i mungon një platformë me masa koherente dhe të mirëfillta, duke i bazuar llogaritjet e veta në parashikime dhe në mostra të vogla. Krijimi i një fondi për efiçiencën e energjisë do t’i vinte në lëvizje dy masa të menjëhershme, mekanizmin për shpërndarjen e shërbimeve të efiçiencës së energjisë, dhe mekanizmin për monitorimin dhe vlerësimin e kursimeve të realizuara.

                                                                                                               16 Palët nënshkruese të traktatit janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Kosova, dhe Serbia. Ka për qëllim themelimin e një komuniteti energjetik në Evropën juglindore në formën e integrimit, duke e lehtësuar më pastaj procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian. 17 E aplikuar përmes titullit II që i udhëzon palët nënshkruese t’i zbatojnë ligjet e BE-s, Traktati për themelimin e Komunitetit të Energjisë, 2006, [onlajn] gjendet në: https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/2796177/Pages_from_2178178.pdf 18 Direktiva 2012/27/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 5 prillit 2006, [onlajn] gjendet në: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32012L0027&qid=1441714802905&from=EN 19 Direktiva 2010/30/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 19 majit 2010, [onlajn] gjendet në: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2010:153:0001:0012:en:PDF 20 Direktiva 2010/31/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 19 majit 2010, [onlajn] gjendet në: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2010:153:0013:0035:EN:PDF 21 Sekretariati i Komunitetit të Energjisë., (2014), ‘Raporti vjetor i zbatimit 2013/2014’, [onlajn] gjendet në: https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/3356393/Energy_Community_Implementation_Report_2014_WEB.pdf 22 Ibid.

  12  

Direktiva 2010/30/BE Qëllimi dhe objektivi i kësaj direktive është që ta promovojë harmonizimin e masave kombëtare në lidhje me informimin e konsumatorit fundor, në veçanti përmes etiketimit dhe informatave në produktet e energjisë. Sa i përket etiketimit, udhëzimi administrativ për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji23 i ngërthen në vete kushtet e njëjta të direktivës së përmendur më sipër. Pajisjet në Kosovë etiketohen dhe pajisen me informata të nevojshme për konsumatorin fundor në mënyrë që ai të jetë në gjendje ta dallojë se cila pajisje shfrytëzon më pak energji e cila më shumë.

Direktiva 2010/31/BE Qëllimi i kësaj direktive është përcaktimi i standardeve minimale për ndërtesa dhe performancën e tyre energjetike. Kërkon të promovojë masa që e përmirësojnë perfomrancën energjetike të objekteve/ndërtesave, duke e marrë parasysh efikasitetin e kostos, si dhe të kushteve klimatike si brenda ashtu edhe jashtë objekteve. Për përvetësimin e një direktive të këtillë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës dhe ajo e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor duhet të bashkëpunojnë në hartimin e një drafti, e që është një temë mjaft e vështirë, e cila nuk ka dhënë ende ndonjë rezultat të veçantë. Zbatimi i kësaj direktive është një sfidë serioze, e cila ilustrohet edhe me ndryshimet e pamjaftueshëm të Ligjit për Ndërtime i cili është miratuar në vitin 2012.24 Megjithëkëtë, është bërë pak përparim me Projekt-ligjin për Performancën e Energjisë në Ndërtesa, që i është dorëzuar TKE-s më 6 shkurt 2015.25 Ligji i përcakton standardet minimale për ndërtesa, në mënyrë të veçantë, këto rregullohen me kapitullin 4, neni 9.1, që thotë se çertifikimi, përkatësisht pëlqimi energjetik i ndërtesave do të jetë i obligueshëm në këto rrethana:

9.1.1. Për ndërtesat që shiten apo jepen me qira; 9.1.2. Për pjesë të ndërtesave që shiten apo jepen me qira vetëm nëse ajo pjesë e ndërtesës ka njehsor të veçantë të ngrohjes; 9.1.3. Për ndërtesat ekzistuese që shiten apo nëse pëlqimi energjetik kërkohet prej banorit apo pronarit të ardhshëm; 9.1.4. Kur ndërtesa ndërtohet për herë të parë, rinovohet apo rindërtohet.

Duket se ekziston një strategji me këtë projekt-ligj në përvetësimin e kërkesave të Direktivës 2010/31/BE; megjithatë, mund të përballet me pengesa posa të fillojë faza e zbatimit. Duhet thënë se ekzistojnë vendbanime dhe ndërtesa të paligjshme që janë ndërtuar pa ndonjë plan për më shumë se një dekadë, duke e përfshirë edhe tejkalimin e ndërtimit të ndërtesave për të cilat është marrë leje, e që duket se paraqet një problem të madh për zbatimin e dispozitave të dhënies së pëlqimit për ndërtesat. Megjithëkëtë, me anë të vullnetit të duhur politik dhe të entuziazmit institucional për ta trajtuar këtë problem epidemik, ekziston shpresa në përvetësimin e kësaj direktive në kontekstin legjislativ dhe në atë praktik. Mbi të gjitha, duket se nuk ka ndonjë nismë, plan, strategji, apo udhëzim administrativ që merret me zgjidhjen e pengesave lidhur me financimin e projekteve dhe të programeve të

                                                                                                               23 Udhëzimi administrativ për etiketimin e pajisjeve që shfrytëzojnë energji, (2012), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/UA_092011.pdf 24 Ndryshimet e ofruan mundësinë e përvetësimit të direktivës vetëm përmes legjislacionit dytësor. 25 Projekt-ligji për performancën e energjisë në ndërtesa, (2015), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/3588154/Kosovo_EPBD_Draft_Law_final_EN.pdf

  13  

efiçiencës së energjisë. Nuk ka asnjë dispozitë lidhur me atë se si do të funksiononte një mekanizëm i tillë financiar, si do të themelohej, apo si do të bëhej realitet në kontekstin e Kosovës. Megjithëse ka hapësirë ligjore për krijimin e një fondi për efiçiencë të energjisë, sidoqoftë kjo mbeten vetëm fjalë mes ligjvënësve dhe zyrtarëve publik, dhe do të kalojë ende kohë për tu dëshmuar si një opsion i nevojshëm. Duket se vendimmarrësit e Kosovës janë përkrahës të tonit legjislativ që e gjejmë në udhëzimet e përcaktuara nga TKE-ja dhe në direktivat e BE-s, por jo edhe të procesit praktik që ato e promovojnë. Me qëllim që të kuptohen më tej ndërlikimet praktike të masave të efiçiencës energjetike, së pari duhet ta kuptojmë se çfarë nënkuptojmë me efiçiencën e energjisë. Këtu eksplorohet perspektiva e një fondi të efiçiencës së energjisë në Kosovë përmes ngërthimit të disa rasteve të veçanta të studimeve, të identifikimit të pengesave me të cilat mund të përballet dhe me zgjidhjet që gjenden në rrugë e sipër.

Çka nënkuptohet me efiçiencë të energjisë  Në këtë punim analitik, efiçienca e energjisë kuptohet si formë për të arritur një shpërndarje të gjithmbarshme të mjeteve, e jo qëllim në vetvete.26 Me fjalë të tjera, me përmirësimin e efiçiencës së energjisë përmbushet edhe qëllimi i sigurimit të furnizimit me energji, përmirësohet zhvillimi ekonomik, zvogëlohen ndryshimet klimatike, si dhe kemi një punësim më të madh falë zhvillimit të kësaj fushe.27

Përkufizimi dhe funksionalizimi Në aspektin ekonomik arritja e rezultateve në efiçiencë të energjisë mund të bëhet në dy mënyra: përmes kursimit të energjisë që rezulton prej ndërrimit të strukturës ekonomike, dhe përmes dobive teknike që burojnë prej efiçiencës. Kursimi i energjisë, i cili përmes ndryshimeve strukturore që rezultojnë prej trendeve të gjithmbarshme socio-ekonomike (si zbulimi i një burimi të ri natyror apo ndryshimet në burimin e vlerës së shtuar industriale), ka pak gjasa që të rekomandohet nga vendimet politike meqë bazohen në fat apo në procese tejet të ndërlikuara. Kursimi i energjisë, i cili vjen nga politikat dhe programet teknike që fokusohen në zvogëlimin e shfrytëzimit të energjisë për secilën njësi të prodhimit fizik, është një dukuri më e drejtpërdrejtë dhe më e matshme.28 Për shembull, këtu kemi të bëjmë me shfrytëzimin e teknologjive të reja që janë efiçiente në konsumimin e energjisë (p.sh. shfrytëzimi i dritave LED), menaxhimin e konsumit të energjisë duke i përmirësuar praktikat operative dhe të mirëmbajtjes, dhe shmangien e shfrytëzimit të tepruar apo të panevojshëm të energjisë përmes aplikimit të rregulloreve (p.sh. standardet minimale që duhet të përmbushen prej ndërtesave) dhe të politikave të dizajnuara që të merren dhe ta nxisin ndryshimin se si e shohim energjinë.29 Andaj, efiçienca e energjisë konceptohet si një dukuri e matshme që arrihet përmes zvogëlimit të shfrytëzimit të energjisë për secilën njësi të prodhimit fizik, e jo të vlerës së prodhimit.

                                                                                                               26 Dennis, K., (2006), ‘Përputhshmëria e teorisë ekonomike dhe e politikave proaktive të efiçiencës së energjisë’, Revista e elektricitetit, vëll. 19, nr. 7, ff. 58-73 27  Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., ‘Politikat e efiçiencës së energjisë, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo; Palm, J., (ed.) (2010)., Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo  28 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 29 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., ‘Politikat e efiçiencës së energjisë, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo.

  14  

Fondi i Efiçiencës së Energjisë  Gjatë hulumtimit të politikave të ndryshme për efiçiencë të energjisë hasim në një numër të madh të politikave të suksesshme, por edhe të rasteve të dështuara. Përvetësimi i instrumenteve qëllimmira, por që vijnë nga vendet e huaja ka çuar në masa jo efektive, dhe nganjëherë për shkak të konteksteve të ndryshme politike ajo që funksionon në një vend nuk do të thotë që është zgjidhje për vendin tjetër. Në fakt, krijimi i një fondi me pavarësi të pjesshme apo të plotë prej buxhetit qendror të shtetit ka funksionuar mirë në vendet e zhvilluara që karakterizohen me sundim të fuqishëm të ligjit në krahasim me vendet që vazhdojnë të përballen me korrupsion dhe ku fondet jashtë-buxhetore shfrytëzohen si skema për sponzorimin e grupeve të caktuara për përfitime politike dhe tendenca klienteliste. Së këndejmi, politikë-bërësit e kanë keqkuptuar dobinë e zgjidhjeve universale të mirëqena, duke i shfrytëzuar pa dashje këto forma si bazë e strategjive të tyre për efiçiencë të energjisë pa i marrë parasysh veçantitë e tregut të efiçiencës së energjisë në një vend të caktuar.30 Instrumentet e politikave nuk janë relevante gjithherë dhe duhet të ndahen sipas pjekurisë së tregut, kohës, dhe fizibilitetit të zbatimit. Në të vërtetë, para se të fillohet me hartimin e çfarëdo politike për efiçiencë të energjisë duhet të bëhet vlerësimi i tregut, ku evidentohet jo vetëm pjekuria e tregut, por edhe se cilat instrumente të politikave do të kenë ndikim, kur edhe si?.31 Kjo është më se e vërtetë meqë disa masa të politikave mund ta përshpejtojnë komercializimin, apo ta përmirësojnë depërtimin në treg të produkteve dhe shërbimeve të caktuara të efiçiencës së energjisë.32 I pranishëm në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe në tërë kontinentin e Evropës, shfrytëzimi i një fondi ekstra-buxhetor - në këtë rast bëhet fjalë për një fond të përhapjes së politikave për efiçiencë të energjisë – është dokumentuar dhe është përshëndetur gjithandej për sukseset e arritura për kursimin e energjisë. Në aspektin strukturor, fondi është një entitet ekstra-buxhetor (d.m.th. jashtë buxhetit qendror), i përfshirë me transaksione ekstra-buxhetore, me llogari ekstra-buxhetore, dhe me strukturën vet qeverisëse, e cila shpesh ka status të pavarur juridik nga ministritë, departamentet e qeverisë apo edhe nga kuvendi.33 Ai përkufizohet si “entitet ekonomik që ka kompetenca të posedimit të aseteve, të krijimit të detyrimeve, dhe të angazhimit në aktivitete ekonomike dhe transaksione me entitetet e tjera”, dhe në të njëjtën kohë i ka “llogaritë e veta të plota, duke përfshirë edhe pasqyrën e aseteve, detyrimeve, dhe të vlerës neto.”34 “Fondi qarkullues” është shembull i një entiteti ekstra-buxhetor. Financohet kryesisht nga tarifat për mallra dhe shërbime, donacione dhe hua, të hyrat e të cilave shfrytëzohen për financimin, mbushjen, dhe huazimin e vazhdueshëm të projekteve dhe veprimtarive të ardhshme. Karakterizohet edhe prej kohës së gjatë që vihet paraprakisht në dispozicion, duke shkuar nga 10 deri 20 vite.35 Huaja e paguar – me t’u miratuar, është sërish subjekt i qarkullimit dhe vihet në dispozicion të huave të reja.

                                                                                                               30 Ibid. 31 Palm, J., (ed.) (2010)., Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo 32 Briner, S., dhe Martinot, E., (2005), ‘Promovimi i produkteve efiçiente të energjisë: përvoja e GEF dhe mësimet prej transformimit të tregut në vendet në zhvillim’, Politikat e energjisë, vëll. 33, ff. 1765-1779 33 Allen, R, dhe Padev, D., (2010), ‘Fondet ekstra-buxhetore’, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Doracaku dhe shënimet teknike. 34 Ibid: f. 3 35 Ibid.

FOND QARKULLUES Fond që mbushet përmes tarifave të vëna për mallra dhe shërbime/ose transaksioneve të huadhënies.

  15  

Megjithatë, duhet të vërejmë se krijimi i një entiteti ekstra-buxhetor për t’i promovuar projektet dhe programet e efiçiencës së energjisë nuk duhet të shërbejë si precedentë për krijimin e fondeve të tjera të panevojshme dhe të tepërta. Në fakt, krijimi i një fondi të tillë duhet të karakterizohet me rol, strukturë, përkufizim, fushëveprim dhe objektiv të qartë në mënyrë që t’i shmangemi përdorimit të shprehjeve dy kuptimore, të cilat do të rezultonin në vendimmarrje jo transparente dhe efektivitet të përkohshëm. Fondet ekstra-buxhetore (më tutje FEB) shpesh janë identifikuar më zvogëlimin e llogaridhënies dhe shmangien e transparencës, me problemet e pashpjegueshme sa i përket raportimit të të dhënave fiskale, dhe me mospërputhjet sa i përket modifikimit të tatimeve, dhe të caktimit të tatimeve që lidhen me FEB-të. Studimet empirike tregojnë se FEB-të janë shfrytëzuar prej grupeve politike, që nganjëherë njiheshin si “perandori të vogla”, për çështje private dhe krejtësisht për interesa personale.36 Për shembull, në fillim të vitit 1990, vendet si Turqia, Rusia, Polonia, Bullgaria, Gjeorgjia, Armenia, dhe Gana kishin themeluar disa FEB, të cilat si pasojë kishin pasur ndikim të keq në performancën fiskale të këtyre shteteve. Gana kishte pasur, në veçanti, pasoja sa i përket fondeve të sigurimeve “në sektorët si ai i rrugëve, sigurimeve shoqërore dhe minierave”, ku të gjitha kishin pasur ndikim negativ në menaxhimin e përgjithshëm të buxhetit.37 Duke i pasur këto parasyshë, është më se e domosdoshme që të përshkruhet një strukturë e qartë menaxheriale dhe aktivitetet e lejueshme dhe të palejueshme të fondit për efiçiencë të energjisë para se të krijohet dhe të realizohet një entitet i tillë me dekret të kuvendit.

Dobitë ekonomike dhe sociale Në mesin e shumë dobive që i sjellin politikat për efiçiencë të energjisë, studimet ekonomike vënë në pah se rritja e kursimit të energjisë mund ta përmirësojë prodhimtarinë dhe të krijojë mundësinë për punësim në sektorin e efiçiencës së energjisë, duke e rritur në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik, në njërën anë dhe duke e zvogëluar inflacionin në anën tjetër.38 Si një shembull model, i cili i përfaqëson shumicën e dobive që u përmenden më lartë, ta marrin rastin e renovimit të një shtëpie – për ta bërë këtë nevojiten punonjës për ta kuptuar dobinë e këtij renovimi, nevojitet angazhimi i pronarit, dhe se rezultati është zvogëlimi i konsumit të energjisë dhe ekspozimi më i vogël ndaj ndotësve të brendshëm dhe të jashtëm.39 Pa marketing dhe këshillime të ekspertëve, pronarët e shtëpive nuk do të dinin lidhur me shërbimet më të mira energjetike. Kjo nismë do të kërkonte edhe prodhimin e pajisjeve dhe të materialeve; nevojiten punonjës që posedojnë shkathtësi për izolim, për dritare me dy palë xhama, si dhe për përmirësimin e procesit (p.sh. të makinerisë industriale). Për monitorimin dhe vlerësimin e rezultatit të renovimeve nevojiten auditorë të energjisë si dhe një sistem i

                                                                                                               36 Allen, R, dhe Padev, D., (2010), ‘Fondet ekstra-buxhetore’, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Doracaku dhe shënimet teknike. 37 Ibid: f. 11 38 Departamenti i energjisë dhe ndryshimeve klimatike, (2012), ‘Strategjia e efiçiencës së energjisë: mundësia e efiçiencës së energjisë në Mbretërinë e Bashkuar’. 39 Stephens, B., Carter, M. E., Gall, T. E., Earnest, M. C., Walsh, A. E., Hun, E. D., dhe Jackson, C. M., (2011), ‘Renovimet e shtëpive sa i përket efiçiencës së energjisë’, Perspektivat e një mjedisi të shëndetshëm, vëll. 119, nr. 7, ff. A283-A284; Allcot, H., dhe Mullainathan, S., (2010), ‘Sjellja dhe politikat e energjisë’, Shkenca, vëll. 327, ff. 1204-1205

HUNGARIA 43,000 deri 130,000 vende të reja pune do të mund të krijohen në këtë vend deri në vitin 2020 përmes një programi gjithëpërfshirës për renovimin dhe izolimin e ndërtesave për të qenë më efiçiente në shfrytëzimin e energjisë.

KROACIA 4,000 vende të reja pune në fushën e efiçiencës së energjisë u krijuan në sistemin për menaxhimin e mbeturinave në mes të viteve 2006 dhe 2011.

  16  

rangimit të normës së efiçiencës – e të gjitha këto krijojnë mundësi të reja për punësim. Dhe nëse këto renovime të shtëpive mund të mos e arrijnë nivelin e njëjtë të kursimit të energjisë, apo ta krijojnë nivelin e njëjtë të punësimit dhe të angazhimit të pronarëve, ato, megjithatë, krijojnë mundësi që të gjitha këto të ndodhin. Një studim që merret me eksplorimin e mundësive të krijuara të punësimit nxori në pah që në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 deri 30 vjet të punësimit krijohen për çdo milion funta të shpenzuara në masat e efiçiencës së energjisë, dhe se kjo do të mund të rritej në 60 vjet të punësimit në rast se do të shoqërohej me programe të përshtatshme të trajnimit.40 Po kështu, një anketë lidhur me gjendjen në Hungari erdhi në përfundim se mes 43,000 dhe 130,000 vende të lira do të krijohen deri më 2020 si rezultat i drejtpërdrejtë i renovimit të ndërtesave për të qenë më efiçiente në shfrytëzimin e energjisë.41 Një shembull tjetër konkret, i cili bazohet në gjetjet e Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), është potenciali për efiçiencë të energjisë përmes pajisjeve të amvisërisë. Përmes zvogëlimit deri në 33% në vitin 2030 të konsumit mesatar të energjisë në këto pajisje, studimi sugjeron se “fitimi për secilin ton të shmangur të emetimit të CO2 pritet të jetë 169 euro.” 42 Direktiva e BE-s për etiketimin e produkteve të energjisë, 2010/30/BE, e cila kërkon etiketimin e secilit produkt që shfrytëzon energji, në pajtim me rregulloret shtetërore, ka çuar në një zvogëlim të dukshëm të nivelit të konsumit, që sillet nga 25% deri në gati 40% në krahasim me nivelet e mëparshme.43 Për më tepër, një studim tjetër tregon se nëse konsumatorët do të instalonin llampa efiçiente për të kursyer para për shkak të jetëgjatësisë së shërbimit të ndriçimit,44 atëherë, kërkesa e përgjithshme globale për energji elektrike do të binte dukshëm, deri në atë masë sa kërkesa e përgjithshme do të “mbetej pothuaj e njëjtë prej niveleve të vitit 2005 deri në vitin 2030.”45 Duke e pasur parasysh Udhëzimin Administrativ për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji, presim zvogëlim të dukshëm në konsumin e energjisë njëjtë siç e kemi parë në tërë Bashkimin Evropian. Megjithatë, duhet të merret parasysh se sa ka vullnet popullsia kosovare për ta paguar një çmim më të lartë për pajisje, pasi që duhet të blejnë produkte që shpenzojnë më pak, përkundër faktit që në aspektin afatgjatë investimi do të shpaguhet përmes kursimit të saj. Masat që ndikojnë në sjelljen e shfrytëzuesit të fundit kërkojnë angazhim të vazhdueshëm dhe njohje të kontekstit ku veprohet, në këtë rast të një shteti të varfër dhe të pazhvilluar me një popullsi ku rroga mesatare sillet rreth 350

                                                                                                               40 Wesselink, B., Hamsen, R., Eichhammer, W., (2010), ‘Kursimet e energjisë 2012: si të trefishohet ndikimi i politikave të kursimit të energjisë në Evropë’, Ecofys dhe Fraunhofer ISIS, të kontraktuar prej Fondacionit për Klimë në Evropë (ECF) dhe Projektit për asistencë rregullative (RAP); Hulumtimi Ace, (2000), ‘Efiçienca e energjisë dhe vendet e punës: çështje në MB dhe studime të rastit’, raport prej Asociacionit për konservimin e energjisë të trustit për kursimin e energjisë. 41 Ürge-Vorsatz., dhe Diana, et. al., (2010), ‘Ndikimi në punësim i programit të shkallës së gjerë për renovimin e ndërtesave për efiçiencë të energjisë në Hungari’, Qendra për ndryshime klimatike dhe politika të qëndrueshme të energjisë, Universiteti i Evropës Qendrore, [onljan] gjendet në: http://3csep.ceu.hu/projects/employment-impacts-of-a-large-scale-deep-building-energy-retrofit-programme-in-hungary. 42 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë, [onlajn] gjendet në: www.panda.org/epo 43 Instituti Fraunhofer., (2012), ‘Rruga konkrete e Bashkimit Evropian në skenarin 2C: përmbushja e caqeve të mbrojtjes klimatike të BE-së deri më 2050 përmes ndryshimeve strukturore, kursimit të energjisë dhe teknologjive për efiçiencë të energjisë’, Përkrahje shkencore në përgatitjen propozimeve për udhërrëfyesin e energjisë së BE-së. 44 Llambat efiçiente të ndriçimit e kanë jetëgjatësinë prej 6,000 deri 15,000 orë në krahasim me llambat e vjetra inkandeshente, të cilat e kanë një jetëgjatësi afërsisht prej 1,000 orëve. 45 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazimit, Kinës, Indisë dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore.

MBRETËRIA E BASHKUAR Rreth 10 deri 30 vjet të punësimit të drejtpërdrejtë krijohet për çdo milion funte të shpenzuar në masat për efiçiencë të energjisë.

  17  

euro46, e si rrjedhojë, mund të shihet si pengesë për ndërmarrjen e nismave të tilla. Për shfrytëzuesin e fundit (supozohet se janë të informuar lidhur me opsionet e efiçiencës së energjisë) që shpreson që të bëjë renovim të thellë të shtëpisë, ta izolojë dhe të vendosë dritare me dy xhama, etj., prania e fondit për efiçiencë të energjisë – që mundëson një mekanizëm financiar përmes granteve dhe huave preferenciale për ofrimin e shërbimeve të tilla me çmim të zvogëluar – është ekuivalent me një dhuratë të çmuar. Në fakt, ky duket të jetë opsioni i vetëm i mundshëm për individët/familjet me të ardhura të ulëta. Për më tepër, krijimi i një fondi të tillë mundëson përkrahjen e nismave për efiçiencë të energjisë përmes përcaktimit të prioriteteve me anë të mekanizmave për dhënien e subvencioneve financiare. Përvoja e kaluar dhe e tanishme e Evropës sa i përket efiçiencës së energjisë dhe krijimit të një fondi për efiçiencë të energjisë mund të hedhë më shumë dritë mbi çështjet e diskutuara më sipër.

Shembuj nga Evropa

Kroacia Në vitin 2004, Kroacia e themeloi Fondin për Mbrojtje të Mjedisit dhe Efiçiencë të Energjisë (më tutje FMMEE) si një entitet ekstra-buxhetor me qëllim që të forcohej mekanizmi i furnizimit me mallra dhe shërbime të efiçiencës së energjisë.47 Fokusi kryesor kishte të bënte me shfrytëzimin e qëndrueshëm të energjisë, burimeve të energjisë së përtëritshme, dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.48 Fondi mund t’i përkrah deri në 40% të investimeve të përgjithshme, varësisht nëse pala i përmbush kushtet e përcaktuara me Aktin dhe Statutin e Fondit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Efiçiencës së Energjisë të vitit 2003.49 Prej vitit 2005 deri në vitin 2011, FMMEE-ja ka ofruar hua, grante, dhe subvencione në shumën prej 148.6 milionë eurove.50 Projektet që janë financuar vijnë prej sektorit të ndërtimit të qëndrueshëm, përmirësimit të sistemit të ngrohjes dhe ndriçimit, izolim të jashtëm, si dhe përmirësimi i sistemeve me djegje. FMMEE-ja mbushet përmes tatimeve të caktuara për këtë fond dhe përmes një sistemi të tarifave të ndryshme ndaj burimeve kryesore të ndotjes dhe emetimeve të gazrave. Këtu përfshihen, por pa u kufizuar vetëm në to, tatimet për ndotje të ajrit, tarifat për ujë dhe mbeturina, gomat e shfrytëzuara, si dhe për vetura të vjetra. Këto masa zbatohen dhe mbrohen me masa juridike (akuza penale/për shkelje) edhe ekonomike (tarifa që rriten gradualisht) në rast të mos respektimit. 51 Duke e rritur gradualisht shkallën e dënimit për mosrespektim të mjedisit ku jetojmë tregon se sa të

                                                                                                               46 Në 2014, BPV e paritetit të fuqisë blerëse (PFB) ishte në 7,950 euro (sipas kursit të shkëmbimit të 1 dollari = 0.90 euro), që e shpjegon qartë pamundësinë e ndarjes së fondeve për sponsorimin e masave të efiçiencës së energjisë për banorët e Kosovës. Ekonomia e tregtimit, (2015), BPV i Kosovës për kokë banori e PFB, [onlajn] gjendet në: http://www.tradingeconomics.com/kosovo/gdp-per-capita-ppp 47 Komisioni Ekonomik e Kombeve të Bashkuara për Evropë., (2014), ‘Analizë e performancës mjedisore: Kroacia’, Analiza e dytë, ff. 1-234 48 Ibid. 49 Këtu përfshihen hua me normë zero të interesit, periudhë të caktuar të kthimit të huas, maksimumi prej 230,000 eurove për projekt, ndihmë (grant) financiare, e që janë në dispozicion vetëm për autoritetet lokale dhe rajonale. 50 Komisioni Ekonomik e Kombeve të Bashkuara për Evropë., (2014), ‘Analizë e performancës mjedisore: Kroacia’, Analiza e dytë, ff. 1-234 51 Ibid.

HR

EE

BG

UK

AM

RO

HR

Burimet e Financave Të ardhurave të dedikuara; Transferet nga buxheti; Tarifat e shfrytëzimit; Shitjet e aktiveve financiare dhe jofinanciare; Të mirat dhe shërbimet; Huamarrja; Fondet e donatorëve; etj.

  18  

rëndësishme janë këto masa në sy të gjyqësorit dhe të institucioneve administrative, madje edhe të vet qeverisë. Në fakt, si rezultat i aplikimit të metodave të tilla, si dhe përmes mundësive që ofron FMMEE-ja, sektori industrial për efiçiencë të energjisë në Kroaci u rrit mbi 20% prej vitit 1995 deri në vitin 2010.52

Estonia I themeluar në vitin 2009, fondi estonez KREDEX njihet si fondi i parë qarkullues i kredive në kuadër të institucioneve financiare evropiane. I përcaktuar për hua të renovimeve, KREDEX merret me objektet banesore të ndërtuara para vitit 1993, duke ofruar hua preferenciale dhe skema të granteve për të interesuarit.53 Burim i financimit të fondit janë agjencitë e huaja donatore, fondi zhvillimor evropian, posaçërisht Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (rreth 17.7 milionë euro) (më tutje FEZR), dhe tatimet e mbledhura brenda vendit.54 Brenda vetëm katër vjetëve, KREDEX arriti që t’i japë 534 kredi për 515 objekte banesore, dhe në të njëjtën kohë thithi investime, që të dyja në shumën e përgjithshme prej 129.8 milionë eurove. 55 Fondi i kredive i Estonisë karakterizohet me kritere të qarta dhe me kushte të konsoliduara se kush mund të aplikojë për këto fonde; dhe si rezultat konsiderohet një nga shembujt më të suksesshëm të instrumenteve financiare për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesa, ku nuk është raportuar pothuajse asnjë projekt i pasuksesshëm. Suksesi i tij varet në mundësinë për t’ju kërkuar huamarrësve apo përfituesve të granteve (kryesisht bëhet me përzgjedhje të rastit) dëshmi mbështetëse të konsumit vjetor të energjisë në formën e faturave. Në fakt, para se të jepet huaja/granti, KREDEX-i dhe përfituesi e nënshkruajnë një kontratë për raportim të rregullt, në të cilën përcaktohet forma e raportimit të saktë nga ana e pranuesit lidhur me konsumin e regjistruar vjetor të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë. Përveç kësaj, një faktor tjetër kyç për suksesin e fondit të kredive të Estonisë është edhe përfshirja e bankave vendore, si institucione që e mbështesin krijimin e tregut të efiçiencës së energjisë. Në veçanti, përmes dhënies së huave preferenciale me norma fikse të interesit prej 4.01% për 10 vitet e para, dhe me periudhën kohore prej 20 viteve për t’i kthyer, bankat vendore kanë luajtur rol kyç në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.56 Dëshira për ta ruajtur një pjesë të aksioneve në këtë treg inovativ dhe me perspektivë i ka motivuar bankat vendore dhe herë-herë ka bërë që t’i mbështesin fushatat e marketingut dhe të informimit të publikut për nevojën e renovimit të objekteve të tyre të banimit, për kushtet e kredisë, si dhe për çmimin e renovimit, etj.

Bullgaria I themeluar me Aktin për Efiçiencë të Energjisë të vitit 2004, Fondi Bullgar për Efiçiencë të Energjisë (më tutje FBEE) është një skemë qarkulluese që ka për synim ta promovojë financimin e qëndrueshëm komercial të projekteve për efiçiencë të energjisë. Si në

                                                                                                               52 Odyssee., (2012), Profili i efiçiencës së energjisë: Kroaci, [onlajn] gjendet në: http://www.odyssee-indicators.org/publications/country_profiles_PDF/cro.pdf 53 KREDEX Estonia, [onlajn] gjendet në: http://www.kredex.ee/en/ 54 Pocock, I., (2015), ‘KREDEX – Revolucioni financues i Estonisë, Menaxhimi i energjisë, [onlajn] gjendet në: http://managenergy.net/sm_kred_ex_estonia.html 55 ICF International., Hinicio., dhe CE Delft., (2014), ‘Financimi i renovimit të energjisë së ndërtesave me politika kohezive të financimit’, Komisioni Evropian. 56 Ibid.

BG

EE

HR

EE

BG

UK

AM

RO

  19  

shembullin e mësipërm, fondi financohet nga tarifat që vijnë nga tatimet mjedisore, dhe shfrytëzohet për financimin e klientëve që kërkojnë të zbatojnë masa të efiçiencës së energjisë përmes projekteve të ndryshme. Me qëllim të themelimit të FBEE, qeveria bullgare dhe ajo austriake i ndanë nga 1.8 milionë dollarë amerikanë, përkatësisht 2 milionë dollarë amerikanë në mënyrë që fondi të jetë i qëndrueshëm.57 Për shkak të strukturës fleksibile, FBEE-ja ka arritur që t’i avancojë masat e efiçiencës së energjisë përmes ekspertizës teknike, dhe në të njëjtën kohë ka ofruar produkte financiare për ata që janë përfshirë në tregun e efiçiencës së energjisë. Në mesin e projekteve të ndryshme, FBEE-ja ka financuar projekte në sektorin industrial, komercial dhe atë të banimit. Po ashtu ka luajtur rol kyç në renovimin e objekteve të sektorit publik, si të shkollave, universiteteve, objekteve kulturore, dhe të objekteve të kujdesit shëndetësor58. Deri në fund të viti 2010, fondi i ka dhënë rreth 81 kredi në shumën e përgjithshme prej 16 milionë dollarëve amerikanë, që së bashku me investimet e përgjithshme të realizuara nga palët e përfshira arrijnë në 24 milionë dollarë amerikanë.59 I lëshuar në funksion në vitin 2005, Linja Bullgare e Kredisë për Efiçiencë të Energjisë së Objekteve të Banimit (më tutje LBKEE) është vazhdim i skemës së fondit të huas; madje është i ngjashëm me të pasi e ofron mekanizmin e njëjtë të financimit, kryesisht të huave me normë të ulët të interesit dhe grante.60 Sikur fondi estonez KREDEX, edhe ky fond i shfrytëzon bankat komerciale për ofrimin e produkteve të efiçiencës së energjisë te shfrytëzuesit e fundit. Përveç kësaj, i stimulon kërkuesit e granteve duke ia bashkangjitur dokumentacionit numrin e masave të zbatuara dhe koston e paraparë të projektit që është relative me shumën e grantit. Për grante ka një prag, ku 20% e shumës së përgjithshme jepet prej bankës pjesëmarrëse komerciale për projekte të banimit, dhe 30% për projekte të ndërtimit. Brenda pesë vjetëve, LBKEE i dha rreth 46 milionë euro për më shumë se 28,100 projekte banimi, të cilat u realizuan, dhe më pas u monitoruan dhe u verifikuan. Në këtë frymë janë ndarë dhe janë dhënë hua edhe 40 milionë euro të tjera në vitin 2011 përmes pesë bankave komerciale të përzgjedhura paraprakisht, e që ka rezultuar edhe me 19,700 projekte shtesë që do të realizoheshin brenda një periudhe dy vjeçare.61 Mësimi më i rëndësishëm i nxjerrë prej rastit të Bullgarisë ka të bëjë me përshkrimin e qartë të fokusit dhe të fushëveprimit të masave financiare për efiçiencë të energjisë. Gjersa ky program shtetëror mund të bartet edhe në vendet e tjera, megjithatë duhet të theksojmë se fushëveprimi dhe kapacitetet teknike reflektohen prej kushteve të tregut vendor.

Mbretëria e Bashkuar Me një hua prej 115 milionë funteve, organizata e pavarur dhe e financuar prej fondeve publike – Salix Finance, vepron si menaxhuese e fondit të ndarë prej Departamentit të Mbretërisë së Bashkuar për Energji dhe Ndryshime Klimatike (më tutje DENK). Këto fonde jepen përmes organizatës Salix Finance si mjete kapitale me zero përqind interes për sektorin publik që ta përmirësojë efiçiencën e energjisë dhe ta zvogëlojë emetimin e karbonit. Një prej programeve të tij të financimit – Fondi Riciklues i Salix-it – tashmë i ka financuar mbi 7,400 projekte me një shumë të përbashkët prej 115 milionë funtesh,

                                                                                                               57 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34 58 Ibid. 59 Ibid.  60 ICF International., Hinicio., dhe CE Delft., (2014), ‘Financimi i renovimit të energjisë së ndërtesave me politika kohezive të financimit’, Komisioni Evropian. 61 Ibid.

UK

HR

EE

BG

UK

AM

RO

  20  

dhe që ka rezultuar në mbi 456 milionë funte kursime në para, dhe me një mesatare të kthimit prej 3.5 vjetëve.62 Duhet të theksojmë se fondi riciklues është i ngjashëm me fondin qarkullues që e kemi diskutuar deri më tani në këtë punim analitik. Në veçanti, Fondi Riciklues i Salix-it ofron hua afatgjata pa interes për projekte të përzgjedhura në fushën e efiçiencës së energjisë, dhe posa të ketë dëshmi empirike për krijimin e kursimeve që realizohen përmes monitorimit dhe auditimit të energjisë, ato pastaj kthehen në fond, dhe prandaj quhet fond riciklues. Një shembull tjetër i iniciativave financiare – i financuar prej asociacionit të strehimit (Radian) dhe pjesërisht përmes granteve të FEZR-së – është edhe Fondi Qarkullues dhe Garantues për Renovime (më tutje FQGR), i cili ka për qëllim renovimin e plotë të një numri të vogël të shtëpive me synim që të demonstrohet dhe të ngrihet vetëdija për rëndësinë e masave të tilla për kursimin e energjisë. Në fakt, prej vitit 2009 deri në vitin 2012 janë dhënë rreth 1.39 milionë funte për projekte që kanë rezultuar me 70-89% të përmirësimit të efiçiencës së energjisë.63 Kjo shifër ka pasur ndikim të madh në nxitjen e një zinxhiri furnizues të shërbimeve për efiçiencë të energjisë, si dhe e ka zvogëluar rrezikun për ofruesit komercialë të kredive. Mekanizmat inovativë që kanë çuar në një nivel të tillë befasues të përmirësimit të efiçiencës së energjisë janë komunikuar më pas përmes dëgjimeve publike, konferencave, raporteve, analizave, dhe rasteve të studimit, dhe se mund të kopjohen në mjedise të ndryshme, duke mos harruar se studimet e fizibiliteteti janë të nevojshme në mënyrë që një nismë e tillë të jetë praktike dhe e mundshme.

Armenia Në bazë të dispozitave ligjore të Ligjit armen për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, u themelua në vitin 2006, Fondi për Burime të Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë (më tutje R2E2) si një organizatë e pavarur joqeveritare.64 Fondi filloi me një kapital prej 8.7 milionë dollarë amerikanë për investime në objektet publike. Si në rastin e organizatës Salix Finance, edhe objektivi i R2E2 kishte të bënte me zvogëlimin e konsumit të energjisë prej objekteve shoqërore dhe publike; këtu përfshiheshin shkollat, spitalet, objektet administrative, dhe ndriçimi rrugor. Ngjashëm me shumicën e rasteve të diskutuara më sipër, fondi në aspektin strukturor ishte një skemë e kredisë qarkulluese që i ofronte dy produkte financiare për entitetet publike.65 Në anën tjetër, komunat, si dhe ato institucione apo organe që kishin buxhete të pavarura, përfitonin hua që nuk konceptoheshin si borxhe, por më shumë si hua të strukturuara meqë kthimi bëhej përmes kursimit të energjisë. Në anën tjetër, shkollat, objektet e kujdesit shëndetësor, dhe organet e tjera publike pa buxhete të pavarura prej qeverisë qendrore e kishin mundësinë që vetëm ta paguanin koston bazë të energjisë, ndërsa Fondi e dizajnonte, e paguante, e kontraktonte, e zbatonte, dhe e monitoronte projektin. Në fakt, fondi i paguan drejtpërdrejtë faturat e energjisë së entitetit publik, dhe përmes kësaj i kthen investimet dhe shpenzimet e

                                                                                                               62 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34 63 ICF International., Hinicio., dhe CE Delft., (2014), ‘Financimi i renovimit të energjisë së ndërtesave me politika kohezive të financimit’, Komisioni Evropian. 64 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34 65 Ibid.

AM

HR

EE

BG

UK

AM

RO

  21  

paguara gjatë zbatimit të projektit. 66 Përmes kontraktimit të nën-kontraktuesve për projekte të tilla, R2E2 e ka promovuar dhe përkrahur rritjen e industrisë së shërbimeve energjetike në Armeni, posaçërisht përmes disa fushatave të marketingut për ta rritur kërkesën për masa të efiçiencës së energjisë. Deri në vitin 2014, Fondi i kishte kontraktuar 19 projekte me një kosto prej 2.35 milionë dollarëve amerikanë, ku kursim i energjisë shkonte prej 41% deri në 53%, dhe me një periudhë të kthimit prej afër 6 vjetësh. 67 Një prej mësimeve që duhet mbajtur në mend prej fondit R2E2 është shfrytëzimi i kontratave të thjeshta edhe efektive në fushën e energjisë, të cilat jo vetëm që e kanë zvogëluar rrezikun e firmave/kontraktuesve privatë të ndërtimit, por edhe e kanë ndihmuar ngritjen dhe forcimin e industrisë së shërbimeve energjetike në Armeni.

Rumania Fondi Rumun për Efiçiencë të Energjisë (më tutje FREE) u themelua në vitin 2001 dhe u funksionalizua në vitin 2003 përmes një granti fillestar prej 10 milionë dollarëve amerikanë. 68 Është organ i pavarur që ofron financim komercial me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë në sektorin industrial dhe të konsumatorëve të tjerë që shfrytëzojnë energji. Në veçanti, fondi fokusohet në zbatimin e teknologjive të reja efiçiente ndaj energjisë dhe në zëvendësimin e pajisjeve të vjetra, si bojlerët, ndriçimi, dhe makineria industriale. Brenda pesë vjetëve të para, FREE-ja i zotoi mbi 11 milionë dollarë kredi, dhe përmes skemës qarkulluese të kredisë po ia del që t’i kthej sërish me qëllim që të derdhen sërish në fond. Investimi i përgjithshëm ishte 34.19 milionë dollarë amerikanë, dhe i përfshinte tri banka komerciale që ofronin 18.2 milionë dollarë amerikanë për katër projekte të mëdha. Deri në vitin 2008, kishin përfunduar 16 projekte, prej të cilave 12 ishin në sektorin privat.69 Përmes krijimit të FREE-s, Rumania ia doli të luftonte normat tejet të larta të interesit, fokusin në programe të kredive afatshkurtra, kriteret qesharake për kolateral, si dhe burimet e pamjaftueshme të financimit të projekteve dhe masave të efiçiencës së energjisë.70 Në fakt, kombinimi i mirë i zhvillimit të projektit, ndihmës financiare dhe teknike, monitorimit dhe studimeve vlerësuese, kredive me norma të ulëta dhe zero të interesit, dhe vlerësimeve nëse mund të kthehet krediti, kanë çuar së bashku në kursime të energjisë, duke e ndihmuar Rumaninë që të kalojë prej një vendi me intensitetin më të lartë të shfrytëzimit të energjisë në Evropën lindore në një vend ku kursimet e parashikuara të energjisë prej masave tashmë të zbatuara janë vlerësuar të jenë 2.18 milionë tonë CO2e.71

Krahasime dhe mësime Procesi për zgjedhjen e rasteve është bazuar në nevojën e gjetjes së zgjidhjeve dhe në praktikat më të mira në rajon. Së këndejmi, secili rast është strukturuar në atë mënyrë që

                                                                                                               66 Ibid. 67 Banka Botërore., (2014), Armenia: misioni i Bankës Botërore për energji, 27-31 janar 2014, memorandum, Uashington, DC.  68 $8 milionë janë dedikuar për financimin e huave, ndërsa $2 milionë janë ndarë për ndihmë teknike në zbatimin e projektit. 69 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34 70 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 71 Banka Botërore., (2009), Raport për përmbylljen e zbatimit dhe të rezultateve (TF-50705) të grantit nga Fondi i Mirëbesimit të Mekanizimit Global për Mjedisin në shumën prej 10.00 milionë dollarëve amerikanë për Rumaninë për projektin e efiçiencës së energjisë’, Uashington, DC

RO

HR

EE

BG

UK

AM

RO

  22  

të na jepte ndonjë mësim, praktikë të mirë, apo rrugën e mundshme që duhet ndjekur për themelimin e një mase, tregu apo projekti për efiçiencë të energjisë. Megjithatë, jo të gjitha mësimet praktike që i kemi nxjerrë mund të aplikohen në Kosovë, posaçërisht kur kemi parasysh se shtetet ndryshojnë sa i përket kapaciteteve teknike: fushëveprimit të projektit, ekspertizës, financimit, aftësisë menaxhuese, strukturës së objekteve dhe legjislacionit – dhe fakteve demografike: numrit të popullsisë, Bruto Produktit Vendor dhe Paritetit të Fuqisë Blerëse, dhe densitetit të popullsisë. Si duket, struktura dominuese për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në rastet e diskutuara më sipër është skema e kredisë qarkulluese; e themeluar si një entitet ekstra-buxhetor dhe i dedikuar si Fond për Efiçiencë të Energjisë. Ngjashëm janë edhe shfrytëzimi i mekanizmave financiarë me normë zero përqind të interesit për kreditë, ose në disa raste të kredive me interes të ulët preferencial, grantet dhe kontratat sipas performancës së energjisë, të gjitha prej të cilave do të diskutohen më në detaje në seksionet në vijim. Ajo që del prej rasteve të diskutuar është se janë krijuar mundësi dhe platforma me masa vendimtare të financimit përmes përkushtimit qeveritar dhe të financimit të jashtëm e ndihmës teknike për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, e në veçanti të objekteve publike si me rastin e Salix Finance dhe R2E2.72 Tabela më poshtë jep një përmbledhje të investimeve dhe kursimeve të bëra përmes programeve të efiçiencës së energjisë që i kemi diskutuar më parë: Programi i efiçiencës së energjisë

FMMEE KREDEX LBKEE DENK R2E2 FREE

Shuma e investimit, grantit dhe huas

€148.6 milion

€129.8 milion

$86 milion

£1.38 milion

$8.7 milion

$11 milion

Kursimet 20% efiçiencë të energjisë për sektorin industrial

36% efiçiencë të energjisë për ndërtesa

Zvogëlim të C02 prej 319 Kton në vit

70-89% efiçiencë të energjisë për shtëpitë e renovuara

Kursimet vjetore shkojnë prej 41% deri 53%

Kursim vjetor të CO2e prej 183,237 ton

Shembull 78 projekte në sektorin e ndërtimeve të qëndrueshme

534 kredi për 515 ndërtesa

28,100 projekte të banimit

Numër i vogël i shtëpive të banimit

19 projekte të kontraktuara për klientët publikë

16 projekte, prej të cilave 12 kanë qenë në sektorin privat

Periudha kohore 2005-2011 2009-2013 2005-2013 2009-2012 2005-2014 2003-2008  

Tabela 1. Krahasimi i fondeve sipas investimit dhe kursimeve, 2014 Burimi: Komisionin Evropian, Udhëzimi teknik – raporti përfundimtar, 2014; Grupi i Bankës Botërore, 201473

Mungesa e financimit që më parë shihej si pengesa kryesore ndaj mundësive dhe kërkesave në rritje/ekzistuese për masa efiçiente të energjisë është zgjedhur përmes krijimit të entiteteve ekstra-buxhetore. Këto entitete të pavarura kanë mundur që të promovojnë mekanizma financiarë për projekte të efiçiencës së energjisë, dhe së bashku me to një varg mënyrash inovative për promovimin e kursimit të energjisë. 74

                                                                                                               72 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34. 73 Banka Botërore., (2014), Udhëzime: financimi i projekteve komunale të efiçiencës së energjisë, Uashington, DC. 74 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34.

  23  

Megjithëkëtë, ka pasur plot pengesa të cilat i kanë hasur këto raste gjatë rrugëtimit të tyre për zhvillimin e politikave të efiçiencës së energjisë, e të cilat janë diskutuar në kapitullin në vijim.

Pengesat e gjetura dhe zgjidhjet e sugjeruara Transplantimi i zgjidhjeve institucionale në mjedisin kosovar kërkon një qasje fleksibile dhe eklektike për shkak të dallimeve në kontekst dhe mundësive teknike. Thënë thjeshtë, zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në kontekstin kosovar duhet të prezantohet dhe të themelohet si proces që buron nga Kosova. Lokalitetet mund të dallojnë edhe brenda vet Kosovës, duke kërkuar fleksibilitet nga niveli qëndror me qëllim që të gjinden zgjidhje fleksibile që i përshtaten një terreni të caktuar. Ndërsa mirëmban një standard uniform të masave të efiçiencës së energjisë, fondi i i efiçiencës së energjisë, i cili mbase do të krijohet së shpejti në Kosovë, krijon mundësi për të bërë përparime në fushën e efiçiencës së energjisë, si dhe ofron një platformë inovative, e cila do të nxist projekte të ndryshme nëpër komunat e vendit me mjete, orare, individë dhe kompani të ndryshme. Edhe pse rastet e sipër përmendura japin informacione shumë të pasura në lidhje me masat e efiçiencës së energjisë, dhe veçmas sa i përket mekanizmave të shëndoshë financiarë, megjithatë metoda e zbatimit të tyre lidhet ngushtë me kontekstin ku veprojnë.75 Si rrjedhojë, është me rëndësi të theksojmë se rastet e diskutuara paraqesin përvoja dhe ide inovative sa i përket efiçiencës së energjisë, të cilat janë marrë parasyshë, janë analizuar dhe janë vënë në pah sa i përket praktikave të mira. Këtu bëhet fjalë për eksplorimin e pengesave që janë hasur dhe të zgjidhjeve që propozohen për tejkalimin e tyre. Së këndejmi, ky punim analitik e konsideron se është pengesë:

“një mekanizëm ekzistues që i pengon investimet në teknologji që janë edhe efiçiente ndaj energjisë edhe efiçiente ekonomikisht”76

Së këndejmi, pengesë kryesore për reformimin dhe zbatimin e politikave të qarta të efiçiencës së energjisë konsiderohen rreziqet që ndërlidhen me këto masa, kostoja e fshehur, prioritetet e tjera, si dhe mungesa e vullnetit politik, nëse jo edhe mungesa etike dhe sociale e qeverisë, si dhe mungesa e informatave lidhur me temën e efiçiencës së energjisë.

Figura 3. Përmbledhje e pengesave për zbatimin e efiçiencës së energjisë

                                                                                                               75 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 76 Thollander, P., Palm, J., dhe Rohdin, P., (2010), ‘Kategorizimi i pengesave të efiçiencës së energjisë: perspektivë ndërdisiplinore’, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo: ff. 49.

Pengesat

Informata e pamjaftueshme

Prioritetet e tjera Qasja në kapital Kostoja e

fshehur Mungesa e

vullnetit politik Rreziqet që e shoqërojnë

  24  

Rreziqet që i shoqërojnë masat, kostoja, dhe prioritetet e tjera Pa marrë parasysh nëse është sektori privat apo publik, efiçienca e energjisë merr më pak vëmendje në krahasim me prodhimin, komfortin, dizajnin, dhe shpejtësinë. 77 Kjo ndikohet edhe nga pasiguria që lidhet me kthimin e profitit nga investimet në renovim, izolim të mureve, teknologji dhe pajisje të reja, dritare, etj.78 Në sektorin privat, dhe veçmas në industri, projektet që kanë për synim kursimin e energjisë rrallë radhiten me ato që kanë për synim rritjen e prodhimit, futjen e shërbimeve të reja, dhe mbulimin e tregjeve të reja. Dobitë nga prodhimet e reja shihen më lehtë, nuk bartin me vete ndonjë rrezik të qenësishëm, si dhe konsiderohen më pak të mjegullta në krahasim me kursimet e përllogaritura nga masat për efiçiencë të energjisë.79 Në kontekstin kosovar, kjo mund të shihet si një kufizim i madh meqë industritë ende janë duke u zgjeruar dhe i kanë prioritetet e përcaktuara drejt zhvillimit të shpejtë, dhe jo drejt shfrytëzimit të energjisë në mënyrë efiçiente edhe pse kjo është diçka e gabuar. Një fakt i tillë bëhet edhe më i zymtë prej vizionit afatshkurtër të korporatave, firmave, dhe industrive që kërkojnë të nxjerrin fitime të menjëhershme prej pajisjeve të reja dhe i shmangen afateve të gjata kohore që lidhen me zbatimin e teknologjive të reja në treg.80 Për fat të keq, kostoja e lartë e investimit, veçmas kur pajisjet/teknologjitë efiçiente ndaj energjisë janë rëndom të reja dhe me çmime tejet të larta, mund të jetë ngarkesë për kompanitë e vogla dhe të mesme si dhe për amvisëritë. Ato kanë prioritete të tjera, dhe natyrisht se nuk mund ta përballojnë koston e investimit në masa të tilla, me pak informacion, dhe pa garanci të arsyeshme se një investim i tillë do të shpaguhet. Në fakt, alternativat e teknologjisë që janë efiçiente ndaj energjisë kushtojnë më pak dhe gjinden më lehtë.81 Për ta përballuar koston e teknologjive të reja që kanë një shkallë më të lartë të efiçiencës së energjisë duhet të kemi një platformë që mundëson qasje në kapital dhe që lejon huazimin e mjeteve për këtë qëllim. Firmat industriale kanë pajisje të shtrenjta dhe tejet të sofistikuara, të cilat kërkojnë shuma të mëdha për t’u mirëmbajtur. Megjithatë, pa informata të sakta sa i përket dobive të masave dhe aplikimit të efiçiencës së energjisë, dhe veçmas të kufizimeve të kredive për shkak të likuiditetit të ulët ose nganjëherë të kufizimeve të përcaktuara nga vetë firmat për të mundësuar investime në prioritete të tjera, perspektiva e zbatimit të masave të energjisë efiçiente duket e zbehtë.82 Firmat industriale, të cilat i lidhin një varg vështirësish me masat efiçiente të energjisë e problematizojnë edhe më tej këtë çështje, posaçërisht kur kemi të bëjmë me investimin e kapitalit ndërsa, në anën tjetër, shoqërohet me ndërprerje të prodhimit, gjë që mund të

                                                                                                               77 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onlajn] gjendet në: www.panda.org/epo 78 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes. 79 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 80 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onlajn] gjendet në: www.panda.org/epo 81 Almeida, E. L., (1998), ‘Efiçienca e energjisë dhe kufizimet e fuqisë së tregut: shembulli i tregut të motorëve elektrikë në Francë’, Politikat e energjisë, vëll. 28, nr. 8, ff. 643-653 82 Hirst, E., dhe Brown, M. A., (1990), ‘Mbyllja e hendekut të efiçiencës: pengesat në shfrytëzimin efiçient të energjisë’, Burimet, Konservimi dhe Riciklimi, vëll. 3, nr. 4, ff. 267-281

RREZIKU Shmangia e rrezikut mund të jetë arsye se pse nuk realizohen masa të efiçiencës së energjisë për shkak të kritereve afatshkurtra të kthimit.

KOSTOJA E FSHEHUR Këto mund të jenë shpenzime operative, shpenzime për mbledhjen dhe analizimin e informacionit, ndërprerje të prodhimit, vështirësi, etj.

QASJA NË KAPITAL Qasja e kufizuar në fonde mund ta pengon zbatimin e masave efiçiente të energjisë.

  25  

jetë vendimtare për firmat që veprojnë në një treg me konkurrencë të rreptë dhe ku shënohet një rritje e shpejtë ekonomike.83 Pa një mekanizëm të përshtatshëm financiar për të ofruar kapital për projekte të volitshme në një sektor të tillë do të jetë e vështirë që të realizohen të gjitha këto meqë nevojiten shpenzime të konsiderueshme për transaksionet, shpenzime për kërkim të informatave, dhe përgatitje të dokumenteve. Po ashtu mund të paraqiten vonesa në dhënien e kapitalit nga vet huadhënësi, kosto të paparashikuara administrative dhe teknike, si dhe norma joekonomike të interesit.84 Një studim i kohëve të fundit që merrej me vlerësimin e pritjeve të zyrtarëve ekzekutiv industrial në lidhje me projektet për efiçiencë të energjisë nxori në pah se më shumë se gjysma e të intervistuarve kërkonin “kthim në më pak se tri vjet.” 85 Ky vizion afatshkurtër i firmave industriale dhe rreziku i perceptuar që lidhet me projektet e efiçiencës së energjisë dhe me rezultatet e tyre po e bllokojnë realizimin e potencialeve të mëdha në fushën e efiçiencës së energjisë. Një faktor tjetër pengues janë edhe informatat e paplota për dobitë e masave efiçiencës. Përvoja e shkëmbimit të njohurive në këtë fushë nuk ka qenë aq e mirë dhe si rezultat ka çuar në pasiguri. Megjithatë, ekzistojnë dëshmi pozitive empirike nga një numër burimesh që i vërtetojnë dobitë që i sjellin projektet e efiçiencës së energjisë. Si rrjedhojë, një anketë që i analizoi 455 investime dhe projekte të fushës së efiçiencës së energjisë, të zbatuara në 11 vende të zhvilluara, gjeti se 80% e projekteve të realizuara e kanë nxjerrë koston e investimit “përmes kursimeve të energjisë brenda 30 muajve.”86 Megjithëkëtë, mbizotëron diskursi lidhur me këtë çështje se teknologjitë e dëshmuara të shtrenjta dhe të paqëndrueshme janë ende ato që preferohen kundrejt teknologjive të reja.87 Për më tepër, pronarët (e restoranteve, hoteleve, ndërtesave të banimit, etj.) mund t’ju mungon dëshira për t’i zbatuar masat e efiçiencës pasi që mund t’ju kërkohet të zgjedhin mes cilësisë dhe kursimit të energjisë, ku e para fiton. Si shembull mund ta marrim dallimin midis llampave fluoreshente dhe atyre inkandeshente.88 Këtu, çmimi për një llampë fluoreshente është rreth 2.80 euro, ndërsa për një llambë inkandeshente është 0.50 euro, pra kemi një dallim prej 2.30 euro që është faktor përcaktues që këtë të fundit ta blejnë familjet e varfra në mos edhe ato të klasës së mesme.89 Llampat fluoreshente zgjasin më shumë derisa të nxehen, kanë ngjyrë dhe intensitet tjetër të dritës, si dhe prodhojnë herë-herë një zhurmë varësisht prej mjedisit ku janë të vendosura – e gjitha kjo e bënë më të vështirë konsiderimin e përfitimeve financiare. Ndjeshmëria e konsumatorëve ndaj dallimeve të tilla në cilësi mund të ndikon në kërkesën e tregut dhe, si rrjedhojë, në vullnetin e konsumatorëve për të paguar për një shërbim përkundër që ofrohet në kontekstin e efiçiencës së energjisë.90 Si rrjedhojë, pronarët e objekteve mund të mos kenë dëshirë që të marrin hua mjete financiare, meqë dobitë e efiçiencës së energjisë nuk konsiderohen aq të rëndësishme për objektivat e afarizmit të tyre. Dobitë vihen në pikëpyetje në bazë të asaj që një shtëpi që është tërësisht e izoluar dhe ka pajisje                                                                                                                83 Kapur, N., Hiller, J., Langdon, R., dhe Abramson, A., (2011), ‘Tregomi paratë: pengesat dhe mundësitë e financimit të efiçiencës së energjisë’, Fondi për mbrojtjen e mjedisit. 84 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes 85 Kapur, N., Hiller, J., Langdon, R., dhe Abramson, A., (2011), ‘Tregomi paratë: pengesat dhe mundësitë e financimit të efiçiencës së energjisë’, Fondi për mbrojtjen e mjedisit; ff. 7 86 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore.: pp. 29 87 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onlajn] gjendet në: www.panda.org/epo 88 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes. 89 Instituti për Politika Zhvillmore, (2014), ‘Efiçienca e energjisë’, Broshurë. 90 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes.

  26  

efiçiente mund ta marrë vlerësimin e njëjtë në vlerë në krahasim me një shtëpi jo efiçiente ngjitur, duke mos e pasqyruar kursimin e dukshëm të energjisë që mund ta ketë.91 Me fjalë të tjera, nuk ka logjikë të investohet nëse kostoja e zbatimit është me e lartë sesa fitimi aktual. Ky është një problem vlerësues që duhet të trajtohet prej institucioneve të duhura, posaçërisht përmes themelimit të masave nxitëse normative dhe ekonomike për ata që banojnë në shtëpi efiçiente ndaj energjisë kundrejt atyre që i injorojnë mundësitë e kalimit në një shkallë më të lartë të efiçiencës së energjisë. Shumica e pronarëve në Kosovë, por edhe shumica e amvisërive në përgjithësi, kanë mungesë të mjeteve të nevojshme për zbatimin e projekteve të modernizimit të objekteve apo shtëpive të tyre. Ajo që është më shqetësuese, megjithatë, del të jenë gjetjet e një studimi të realizuar në amvisëritë evropiane, në të cilin raportohet se 63% e shpenzimeve për renovimin e shtëpive financohen përmes kursimeve dhe kthimit të tatimeve.92 Me fjalë të tjera, amvisëritë nuk dëshirojnë të huazojnë mjete për renovimin e shtëpive/objekteve të tyre për shkak të kostos së lartë, pagesave mujore, dhe auditimeve të shtrenjta energjetike që mund t’ju kërkohet t’i realizojnë. Edhe pse nuk ka dëshmi statistikore lidhur me këtë në Kosovë, megjithatë, normat e larta të interesit i bëjnë kreditë të papërballueshme për projekte të këtilla, dhe si rrjedhojë paraqesin pengesë për një treg të mundshëm për shërbime efiçiente të energjisë. Përmes themelimit të fondit për efiçiencë të energjisë, siç ka ndodhur në rastet e diskutuara më parë, do të krijohej një mekanizëm i qëndrueshëm financiar, i cili do t’i detyronte organet vartëse që të ofronin kredi me norma preferenciale, posaçërisht për amvisëritë me të ardhura të ulëta, si dhe do ta përkrahte krijimin e një tregu të efiçiencës së energjisë.93 Kjo do ta ulte rrezikun e atyre që kërkojnë të marrin hua për projekte të efiçiencës së energjisë, dhe përmes përfshirjes edhe të qeverisë mbase do të nxitej zhvillimi i ofruesve të shërbimeve energjetike, të cilët konkurrojnë mes veti për realizimin e projekteve të tilla.

Mungesa e vullnetit politik dhe e informatave Me një ekonomi jostabile, paqartësi territoriale dhe probleme të sigurisë, mungesa e vullnetit politik të elitës së Kosovës, apo ndoshta mos njohuria për promovimin e efiçiencës së energjisë me vëmendjen e duhur ka çuar në një drejtim të paqartë ku ka mungesë të informatave statistikore dhe kualitative sa i përket status quo-së. Është e qartë se shumica e masave të marra në lidhje me efiçiencën e energjisë janë bërë për shkak të agjendës së integrimit në BE. Vullneti për realizimin e normave dhe të strategjive të përshkruara të BE-së, e në veçanti sa i përket legjislacionit dhe udhëzimeve teknike, nga elita politike e Kosovës nuk do të thotë që ato po manifestohen si të tilla edhe në terren. Me fjalë të tjera, prioriteti u është dhënë mjeteve normative dhe legjislative e jo zbatimit të masave praktike me rezultate të matshme, në të ardhmen e afërt. Prej mësimeve që janë nxjerrë prej rasteve të tjera, instrumenti kryesor, të cilin e kanë shfrytëzuar qeveritë deri më tani për ta promovuar efiçiencën e energjisë dhe inovacionin, ka qenë financimi i studimeve, sidomos të hulumtimit dhe të zhvillimit. Pavarësisht që në disa shtete të zhvilluara ku kanë pasur njëkohësisht programe për renovimin e ndërtesave, ky instrument studimi është marrë vetëm me kontributin e                                                                                                                91 Ibid. 92 Guerrero, A. M., (2003), ‘Financimi për përmirësimin e shtëpive: dëshmi prej anketës së preferencave të konsumatorëve 2001’, Qendra e Përbashkët për Studime të Strehimit, Universiteti i Harvardit, Kembrixh, MA  93 Thollander, P., Palm, J., dhe Rohdin, P., (2010), ‘Kategorizimi i pengesave të efiçiencës së energjisë: perspektivë ndërdisiplinore’, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo

MUNGESA E VULLNETIT POLITIK Kjo mund të çojë në mungesë të bashkërendimit midis ministrive dhe institucioneve qeveritare.

  27  

proceseve inovative sa i përket masave efiçiente të energjisë, e jo me produktin.94 Ka ndryshuar gradualisht fokusi në ato mjete që e promovojnë produktin dhe zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Megjithatë, ky është një proces i ndërlikuar meqë kërkon themelimin e një produkti të standardizuar të huasë për efiçiencë të energjisë, i cili ka aftësi ta zvogëlojë rrezikun e huadhënësit dhe të huamarrësit. Programi i kredive duhet të ketë kapacitete teknokratike për ta kapitalizuar sërish kredinë e investuar. Pa përfshirjen e qeverisë në një shkallë të caktuar, huadhënësit janë të kufizuar në kapacitetet e tyre për ta kapitalizuar sërish investimin e tyre, dhe në të njëjtën kohë të promovojnë kredi me interes të ulët për tregjet sekondare.95 Dëshmitë empirike sugjerojnë se pengesa e vërtetë në programet për efiçiencë të energjisë nuk është tërësisht qasja në mjetet kapitale – por thelbi i çështjes është zhvillimi institucional. Pa procedura të konsoliduara për monitorimin e institucioneve dhe pa politika të mirëfillta nuk mund të vlerësohet se çfarë funksionon e çfarë nuk funksionon, e që është një prej veçorive të rëndësishme të zhvillimit dhe të zbatimit të duhur të masave në praktikë.96 Kjo është më se e vërtetë për kontekstin kosovar, ku kapacitetet lokale, administrative dhe makineria klienteliste e burokratike e kanë penguar zbatimin e projekteve zhvillimore në fushën e efiçiencës së energjisë.97 Gjithashtu, një pjesë e fajit bie në mungesën e përvojës së palëve kryesore të përfshira në masat e efiçiencës së energjisë, veçanërisht roli i bankave në dhënien e kredive me interes të ulët te tregjet sekondare. Ky ka qenë një problem edhe për rajonin më gjerë. Për shembull, ta marrim sektorin bankar të Shqipërisë, ku mungesa e përvojës e ka penguar zhvillimin e një tregu për efiçiencë të energjisë, përkundër faktit se ka pasur disa biznese që janë përpjekur të përfshihen në këtë treg, por ka munguar kolaterali fizik si garanci.98 Si rezultat, janë paraqitur defekte në treg që e penguan zhvillimin e tij. 99 Një zgjidhje që u promovua në një raport së fundi të IEA-s kishte të bënte me rëndësinë e partneritetit publiko-privat, i cili përkufizohej si:

“përpjekje e vullnetshme përmes së cilës qeveria dhe sektori privat bashkëpunojnë për t’i analizuar problemet e politikave publike, dhe së bashku i zbatojnë zgjidhjet. Partneriteti publiko-privat funksionon më së miri kur fokusohet në një çështje apo problem të veçantë (d.m.th. ka program), përfshinë një varg entitetesh të sektorit privat, dhe përfshinë ndonjë formë të bashkëfinancimit në teknologji ose zhvillim apo demonstrim të konceptit.”100

Një partneritet i tillë do të mund të parashihej përmes themelimit të fondit të efiçiencës së energjisë. Fondi do të fokusohej në çështje të veçanta, do të kishte një program të qartë për ta përmbushur dhe mekanizma financiar që do t’i forconin lidhjet mes sektorit privat dhe publik.

                                                                                                               94 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onlajn] gjendet në: www.panda.org/epo 95 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes. 96 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., ‘Politikat e efiçiencës së energjisë’, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo. 97 Allen, R, dhe Padev, D., (2010), ‘Fondet ekstra-buxhetore’, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Doracaku dhe shënimet teknike. 98 Komisioni Ekonomikë për Evropë., (2009), ‘Financimi i investimeve të efiçiencës së energjisë për projekte të zvogëlimit të ndryshimeve klimatike’, Kombet e Bashkuara. 99 Palm, J., (ed.) (2010)., Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo 100 Agjencia Ndërkombëtare për Energji., (2011), ‘Metodat e përbashkëta publiko-private për financimin e efiçiencës së energjisë’, [onlajn] gjendet në: www.iea.org

  28  

Një zgjidhje tjetër e mundshme ndaj këtij problemi është edhe promovimi i një varg instrumentesh politike, fushatave informuese, dhe i legjislacionit të hartuar posaçërisht për këtë çështje.101 Në të njëjtë mënyrë, përmes krijimit të fondit të efiçiencës së energjisë do të mundësohet përfshirja e këtyre instrumenteve të ndryshme të politikave, duke e përfshirë edhe sektorin bankar si dhe bizneset e tjera private që do të zbatonin masa efikase dhe do të realizonin kursime të dukshme të energjisë. Qeveria e Kosovës duhet të marrë rol aktiv në zbatimin e politikave dhe programeve të efiçiencës së energjisë, por nuk është pala e vetme në këtë mes. Në fakt, fushëveprimi i saj fillon me objektet publike, në veçanti dhe me tërë sektorin publik në përgjithësi. Përderisa i ka mundësitë që të pajiset me informata dhe me ekspertë, pronarët dhe afaristët, në anën tjetër, mund të mos jenë të informuar për opsionet që mund t’i kenë, e le më të dinë për sasinë e energjisë që mund të kursehet.102 Shumë studime kanë vënë në pah se mungesa e informatave, ose më saktë posedimi i informatave të pasakta nga kredidhënësit dhe kredimarrësit sa i përket përparësive të përmirësimit të efiçiencës së energjisë, të ndikuara negativisht edhe prej vlerësimeve të pasakta të kursimit të energjisë si pasojë e mungesës së kapaciteteve monitoruese dhe vlerësuese – ka krijuar një gjendje të pakalueshme që mund të zgjidhet vetëm përmes fushatave informuese dhe shpërndarjes së rrezikut te të gjithë palët kryesore të përfshira në proces.103 Ekzistojnë një varg zgjidhjesh për pengesat e sipërpërmendura. Themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë ka pasur gjithnjë sukses në zvogëlimin e ndikimit të këtyre pengesave në zhvillimin e projekteve të efiçiencës së energjisë. Rastet e mëparshme kanë vënë në pah dobinë e tij si burim i kapitalit, dhe si ndërmjetësues i partneriteteve publiko-private. Fondi njihet edhe për themelimin e një tregu të efiçiencës së energjisë dhe të forcimit të ofruesve të shërbimeve të energjisë përmes mekanizmave të vet financues. Rastet që kanë pasur regjistrim të tmerrshëm të emetimit të CO2, si rasti i Rumanisë gjatë viteve të 1990-ta, ia kanë dalë ta fitojnë betejën sa i përket problemeve mjedisore falë zbatimit të fondeve të tilla programore. Në seksionin në vijim do të diskutohet për mekanizmat e ndryshëm financiarë, që janë funksionalizuar në kuadër të një varg fondesh për efiçiencë të energjisë në Evropë dhe në vende tjera.

Figura 4. Përmbledhje e zgjidhjeve ndaj pengesave për efiçiencë të energjisë

                                                                                                               101 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., ‘Politikat e efiçiencës së energjisë’, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo. 102 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes. 103 Ibid; Grupi punues për energji i APEC., (2005), ‘Fondi qarkullues i Tajlandës për efiçiencë të energjisë: studim i rastit, Bashkëpunimi ekonomik Azi-Paqësor; Kapur, N., Hiller, J., Langdon, R., dhe Abramson, A., (2011), ‘Tregomi paratë: pengesat dhe mundësitë e financimit të efiçiencës së energjisë’, Fondi për mbrojtjen e mjedisit; Departamenti i Energjisë dhe ndryshimeve klimatike., (2012), ‘Strategjia e efiçiencës së energjisë: mundësia e efiçiencës së energjisë në Mbretërinë e Bashkuar’.  

INFORMATAT E PASAKTA Mungesa e informatave mund të çojë në humbjen e mundësisë për të zbatuar masa efektive të efiçiencës së energjisë.

Zgjidhjet

Fushata informuese

Hulumtim dhe zhvillim

Tarifat

mjedisore

Kompanitë për shërbime

energjetike

Fondi qarkullues

  29  

Grantet, kreditë preferenciale, dhe kontraktimi në bazë të performancës energjetike Për qëllim të këtij punimi analitik janë përgatitur tri tabela që i shpjegojnë mekanizmat financiarë që shfrytëzohen më së shumti prej fondeve të efiçiencës së energjisë në rastet e diskutuara më parë. Në të është dhënë një përshkrim i shkurtër i mekanizmave, përparësitë dhe mangësitë e tyre, dhe një ose dy shembuj të rasteve ku ekziston një mekanizëm i tillë financiarë. Kontraktimi në bazë të perfromancës energjetike do të shpjegohet më vonë pasi e përshinë edhe konceptin e ESCO-s, dhe kërkon njohje më të thellë të mënyrës në të cilën funksionojnë entitetet e tilla nëpër tregje të ndryshme: të pazhvilluara apo që nuk janë pjekur ende. Përshkrimi Përparësitë Mangësitë Grantet janë kontribute financiare për zbatimin e projekteve të veçanta dhe nuk kthehen në ndonjë formë monetare. Këto jepen më së shpeshti në rastin kur teknologjitë janë në fazën paraprake të kalimit në tregun komercial apo në fazën e hershme të zhvillimit të tyre komercial dhe janë të shtrenjta në mos të papërballueshme.

a) Fleksibile, në kuptimin që mund të shfrytëzohen për arritjen e një varg objektivash të ndryshme.

b) Mund të shfrytëzohen për demonstrimin e fizibilitetit dhe të natyrës së volitshme të masave inovative.

c) Grantet mund të derdhen në

bazë të kushteve të përcaktuara për t’i stimuluar më shumë investimet financiare private (p.sh. përfituesi është i obliguar që t’i zbatojë masat e tjera të efiçiencës së energjisë).

d) Mekanizëm fleksibil i cili mund

të shfrytëzohet në kombinim me mekanizma të tjerë financiarë apo me pako të tjera të politikave financiare.

e) Të përshtatshme për tregje të

papjekura ekonomike dhe me kufizime në fonde, si dhe për zona me probleme ekonomike.

a) Rreziku që mos të përmbushen rezultatet e parapara.

b) Rreziku i keq menaxhimit dhe i nivelit të lartë të shpërndarjes së granteve, që çon në nivel të shtuar të shpenzimeve.

c) Mund të shfrytëzohet vetëm

njëherë, dhe si rrjedhojë ka kapacitete të kufizuara sa i përket qëndrueshmërisë së fondeve publike.

d) Tendenca drejt zgjidhjeve të

shtrenjta për problemet praktike.

e) Mungesa e llogaridhënies dhe e kapaciteteve monitoruese.

Shembuj të projekteve: a) Nisma për Konservim të Energjisë në Shtëpi “EXOIKONOMISI KAT’ OIKON” në Greqi është një shembull praktik ku grantet u shfrytëzuan në kombinim me kreditë për financimin e masave të efiçiencës së energjisë, në veçanti të izolimit termal, zëvendësimit të boilerëve, etj. 396 milionë eurot janë ndarë mes fondit qarkullues (241 milionë euro) dhe fondit të grantit (155 milionë euro). b) Pagesa e Premisë për Ngrohje të Ripërtritshme (ang: Renewable Heat Premium Payment - RHPP) në Mbretërinë e Bashkuar është një skeme e granteve që shfrytëzohet prej sektorit të amvisërisë dhe ka për qëllim nxitjen e shfrytëzimit të teknologjisë për ngrohje të ripërtitshme. Personat që i plotësojnë kriteret shpërblehen me një grant që përkon me rreth 10% të shpenzimit të instalimit.

Tabela 2. T’i kuptojmë grantet Burimi: pjesërisht bazuar në Komisionin Evropian, Udhëzimi teknik – raporti përfundimtar; Grupi i Bankës Botërore, 2014

Grantet hyjnë më së tepërmi në punë në rast të kushteve të vështira; ku popullsia nuk mund t’i përballon kushtet e vështira të jetesës dhe nuk mund ta përballon koston e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë. Megjithatë, ky nuk është një model i qëndrueshëm, i cili do të mund të mirëmbahej në pafundësi, pasi ka të bëjë me mjete

  30  

financiare që nuk kthehen, dhe nuk sigurojnë vazhdimësi. Sido që të jetë, grantet janë të dobishëm kur shfrytëzohen në kombinim me mekanizmat e tjerë financiarë, posaçërisht me kreditë preferenciale. Mund të shërbejnë si masa nxitëse për bizneset dhe qytetarët privatë që ngurrojnë të marrin kredi apo nuk mund ta përballojnë një kredi të tillë, ndërsa granti do të ndihmonte për mbulimin e shpenzimeve fillestare dhe do ta krijonte një ndjenjë të sigurisë.

 

Figura 5. Modeli konceptual i granteve

Përshkrimi Përparësitë Mangësitë Kreditë preferenciale u referohen përvetësimit të fondeve përmes huamarrjes. Në kontekstin e projekteve të efiçiencës së energjisë, kredidhënësi ia ofron kredimarrësit kredinë për një qëllim të caktuar dhe për një periudhë të caktuar, rëndom 10 deri në 20 vite. Kredia jepet me normë shumë më të ulët të interesit në krahasim me ato që i shohim në mjedisin komercial, dhe rëndom sillen nga 1% deri në 5%. Norma rreth 3% konsiderohet se është preferenciale. Këto kredi mund të përballohen përmes një ndërmjetësi financiar. Nën kushtet e ndarjes së përbashkët të rrezikut, ndërmjetësi financiar mund ta ri-paketojë kredinë me një normë më të lartë të interesit, dhe t’i huazojë fondet me një normë të interesit që është më të ulët se ajo e tregut.

a) Pranuesit e kredisë stimulohen që t’i shfrytëzojnë mjetet e marra me efikasitet dhe për funksionin e caktuar.

b) Një mekanizëm i përkufizuar dhe i njohur mirë në mes palëve të përfshira, pa marrë parasyshë nëse kemi të bëjmë me rrezikun apo metodën e pagesës.

c) Me pagesën e kredisë, mjetet

mund të shfrytëzohen sërish për financimin e projekteve të tjera të efiçiencës së energjisë, duke e krijuar kështu një metodë të qëndrueshme të zhvillimit.

d) Nëse ekzistojnë kushtet e duhura

institucionale dhe kapacitetet e nevojshme monitoruese, atëherë kreditë preferenciale mund të themi se nuk paraqesin vështirësi në administrimin e tyre.

a) Kursimet e energjisë mund të mos konsiderohen si qarkullimi i parave në dorë për një numër të ndërmjetësuesve financiarë.

b) Kredimarrësit nuk i kuptojnë gjithherë dobitë e një kredie me normë të ulët të interesit, dhe si rrjedhojë nuk dëshirojnë të marrin kredi.

c) Janë të papërshtatshme për

familjet e varfra që nuk mund ta përballojnë një kredi.

Shembuj të projekteve:

a) KfW, banka publike gjermane, financohet përmes normave të ulëta të interesit në tregjet e kapitalit për shkak të rangimit të trefishtë në kategorinë A dhe të garancive që i jep shteti federal. Si e tillë, KfW-ja merr subvencione drejtpërdrejtë prej qeverisë me normë të ulët të interesit, pastaj ia huazon bankave komerciale, dhe si rrjedhojë u ofron kredi pronarëve të shtëpive me normë të interesit që është më e ulët sesa ajo në treg.

Tabela 3. T’i kuptojmë huat preferenciale Burimi: pjesërisht bazuar në Komisionin Evropian, Udhëzimi teknik – raporti përfundimtar, 2014; Grupi i Bankës Botërore, 2014

Kreditë preferenciale krijojnë një situatë ku të gjitha palët e përfshira janë fituese pasi mundësojnë zbatimin në praktikë të projekteve të efiçiencës së energjisë. Për shembull, fondi i efiçiencës së energjisë do të mund t’u ofronte kredimarrësve drejtpërdrejtë kredi

Fondi  për  efiçiencë  të  energjisë     Granti   Pronari  i  ndërtesës  

Projekti  për  efiçiencë  të  energjisë  

Kreditë  preferenciale  

  31  

preferenciale ose t’i kanalizonte këto përmes ndërmjetësve financiarë me qëllim që shkarkohej prej detyrave administrative që lidhen me proceset e financimit. Opsioni i fundit e promovon një sistem, i cili ka potencial të shndërrohet në një sistem të qëndrueshëm për shkak të masave stimuluese që ua ofron, për shembull, bankave komerciale dhe veprimtarisë së tyre të kredidhënies. Ngjashëm me grantet, kreditë preferenciale duhet të shfrytëzohen në kombinim me mekanizmat e tjerë financiarë, por dallimi duhet të qëndron në atë që kreditë të jenë të domosdoshme, ndërsa grantet të jenë si instrument plotësues që vepron si masë stimuluese apo lehtësuese.

   

     

     

Figura 6. Modeli konceptual i kredive preferenciale Përshkrimi Përparësitë Mangësitë Kontraktimi në bazë të performancës energjetike është një formë e aranzhimit mes një partneri kontraktues (në shumicën e rasteve një ESCO), shfrytëzuesit të fundit, dhe një institucioni financiar, me qëllim të zbatimit dhe të përpilimit të masave konservuese/efiçiente dhe me një nivel të garantuar të perfromancës së energjisë gjatë kohës sa është në fuqi kontrata. Si rrjedhojë, kursimet e energjisë që burojnë nga masat e zbatuara dhe të ardhurat që krijohen nga kjo, shfrytëzohen për ta paguar koston e investimit bazë. Pagesa bazohet në përmbushjen e masave të efiçiencës së energjisë.

a) Klientët janë të mbrojtur nga rreziku i performancës për shkak të garancisë së kursimit të energjisë.

b) Shfrytëzuesit e fundit marrin energji dhe kursime financiare si dhe performancë më të lartë të pajisjeve.

c) ESCO-ja e kontraktuar ofron

njohuri dhe ekspertizë sa i përket kushteve teknike, legjislacionit të lejeve, dhe skemave përkrahëse.

d) Mundëson që të bëhet menjëherë

pagesa për përmirësimin e objektit.

e) Projektet financohen me norma

të ulëta të interesit, dhe mund të përfshijë qera të liruar nga tatimi.

f) ESCO-ja e përfaqëson pikën e vetme të llogaridhënies.

g) Kursimet e energjisë mund të

maten dhe të verifikohen, duke lënë të kuptohet se çfarë funksionon dhe çfarë duhet të përmirësohet më tej.

a) Ky është një aranzhim i ndërlikuar. Procesi kërkon ekspertizë (nganjëherë të jashtme), pasi secili projekt duhet të vlerësohet veç e veç.

b) Nënshkrimi i kontratës e obligon pronarin e objektit që të shërbehet vetëm nga një operator ekonomik gjatë kohës sa është në fuqi kontrata.

c) ESCO-të kanë tendencë që të

fokusohen në projekte me rrezikshmëri të ulët dhe me afat të shkurtër të kthimit të pagesës.

d) Monitorimi i performancës së

efiçiencës së energjisë është i lodhshëm dhe zgjatë shumë.

Shembuj të projekteve:

a) RE:FIT, një program në Mbretëri të Bashkuar, ofron shërbime më të lehta të prokurimit përmes kontratave

Fondi  për  efiçiencë  të  energjisë  

Projekti  për  efiçiencë  të  energjisë  

Kredimarrësi  

Ndërmjetësuesit  financiar  (p.sh.  bankat)  

Kreditë  preferenciale  

Kursimet  

Kredi  pa  interes   1-­‐5%  kredi  preferenciale  

  32  

të negociuara paraprakisht dhe që janë në përputhje me rregulloret e BE-s. Ky program është në dispozicion edhe për organizatat e sektorit publik.

Tabela 4. Ta kuptojmë kontraktimin në bazë të performancës energjetike Burimi: pjesërisht bazuar në Komisionin Evropian, Udhëzimi teknik – raporti përfundimtar, 2014; Grupi i Bankës Botërore, 2014

   

       

   

 

 

Figura 7. Modeli konceptual i kontraktimit në bazë të performancës energjetike

Dobia e këtyre mekanizmave financiarë qëndron në sinergjinë dhe efektin e kombinuar që e kanë. Në rastet kur dështon njëri mekanizëm që ta promovon një sistem të qëndrueshëm për efiçiencë të energjisë, siç mund të jetë rasti me grante për shkak të natyrës së tyre të financimit, një mekanizëm tjetër mund ta plotëson këtë mungesë – p.sh. kreditë preferenciale mund t’i shoqërojnë grantet në mënyrë që të sigurohet një formë e zhvillimit të qëndrueshëm të projekteve. Në figurën 7 është vënë në dukje një formë e thjeshtuar e procesit, ku një biznes ESCO ka hyrë në marrëveshje të përbashkët mes pronarit të ndërtesës dhe të fondit të efiçiencës së energjisë sipas kushteve të përcaktuara në kontratë në bazë të performancës energjetike. Edhe pse për këtë nevojitet njohje e mirë e çështjeve kontraktuese nga ana e bordit për menaxhimin e fondit dhe nga biznesi ESCO, si dhe përvojë të dëshmuar të teknologjisë së energjisë dhe mjeteve për kursimin e energjisë, ky proces dhe pjesëmarrësit e tij, megjithatë, e përfaqësojnë rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të programeve të efiçiencës së energjisë. Sa i përket ESCO-ve, shfrytëzimi i tyre është i mishëruar në natyrën e tyre të qëndrueshmërisë, dhe pasi që të zhvillohen deri në një pikë të caktuar, ato bëhen bastion i tregut të efiçiencës së energjisë. Me anë të masave stimuluese financiare dhe burimeve të financimit, bizneset ESCO mund të lulëzojnë dhe të zhvillohen gradualisht në një treg të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të efiçiencës së energjisë. Për ta sqaruar, një ESCO mund të përkufizohet si një kompani apo organizatë që e shfrytëzon kontraktimin në bazë të performancës energjetike. Një ESCO – të cilës shpesh i referohemi si kompani për kursimin e energjisë apo kompani për shërbime energjetike – ofron një varg të produkteve teknike të energjisë përmes kontraktimit në bazë të përformancës

Investimet  e  bëra  

Fondi  për  efiçiencë  të  energjisë  

Instalimi  dhe  mirëmbajtja  e  projektit  (ESCO)    

Kontrata  e  performancës  energjetike  

Pronari  i  ndërtesës  

ESCO  

Projekti  për  efiçiencë  të  energjisë  

Kursimet  e  bëra  

  33  

energjetik.104 Shfrytëzimi i ESCO-ve, gjithnjë e më shumë, është bërë pjesë e pandashme e zhvillimit të tregut të efiçiencës së energjisë. Në fakt, kursimi i garantuar i energjisë mund të jetë masë shumë e rëndësishme nxitëse për pronarët e shtëpive, objektet komerciale, madje edhe për organet e sektorit publik me pak ose aspak njohur sa i përket aspekteve teknike të masave për efiçiencë të energjisë.105 Për shkak të këtij elementi themelor, agjencitë qeveritare i kanë shfrytëzuar vazhdimisht ESCO-të, si dhe u kanë dhënë përmes tyre projekte të efiçiencës së energjisë si sektorit publik ashtu edhe atij privat.106 Megjithatë duhet të theksojmë se modeli i ESCO-ve nuk është e vetmja zgjidhje për efiçiencën e energjisë. Në fakt, ESCO-të kanë plotë vështirësi me sigurimin e fondeve për shkak të natyrës fillestare të bizneseve – kjo ndodhë veçanërisht në vendet me sistem të pazhvilluar bankar dhe pa infrastrukturë të duhur institucionale. Ndërmjetësimi midis palëve kryesore (ESCO, fondit, pronarit të ndërtesës, ndërmjetësuesve financiar, etj.) është një proces kompleks dhe përballet me plotë vështirës kontraktimi gjatë rrugëtimit të tij. Më e rëndësishmja është se zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë kërkon njohuri dhe shkathtësi të ndryshme teknike dhe profesionale që duhet të zhvillohen në vend e jo të vijnë prej vendeve të tjera, pasi ky është një element themelor për zhvillim të qëndrueshëm të tregut lokal dhe të krijimit të vendeve të reja të punës.107 Megjithatë, ekzistojnë një numër strategjishë për tejkalimin e një procesi kaq të ndërlikuar me ESCO-të. Për shembull, koncepti i “ESCO-s publike” ka dalë në sipërfaqe si një zgjidhje e mundshme për tejkalimin e pengesave në tregjet e pazhvilluara; HEP ESCO në Kroaci është vetëm një shembull i një përpjekje të tillë në praktikë. Duhet të vërejmë se kjo nuk e pengon ESCO-në publike për dhënien e projekteve të veta tek ESCO-të private; qëllimi i një përpjekje të tillë është që të ndihmohet në zvogëlimin e problemeve që lidhen me themelimin e ESCO-ve të reja lokale në një treg të papjekur, përkatësisht të pazhvilluar.108 Në rastin e Kosovës, do të ishte e përshtathsme një “Super ESCO-je” që do të vepronte dhe funksiononte si ESCO normale, por në mënyrë ekskluzive për tregun e sektorit publik (ndërtesa publike, spitale, shkolla, komuna, etj.), ndërsa në të njëjtën kohë të mbështetet zhvillimi i ESCO-ve të reja lokale/private përmes financimit dhe dhënies së projekteve të efiçiencës së energjisë.109 Ky do të ishte hapi i parë drejt sigurimit të një platforme të qëndrueshme të efiçiencës së energjisë. Sidoqoftë, kapacitetet institucionale të Kosovës janë në pikëpyetje, dhe menaxhimi i një Super ESCO-je nga teknokratë të paaftë do të nënkuptonte kthim prapa, si dhe do ta pengonte konkurrencën ende pa ia filluar, dhe si rrjedhojë as nuk do të ofronte shërbime të kursimit efeçientë të energjisë.110                                                                                                                104 Kontratat në bazë të performancës energjetike shfrytëzohen për ta specifikuar atë që duhet të përmbushet e jo atë se si është përmbushur qëllimi. 105 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 106 Kjo është e mundshme sidomos në vendet që kanë treg të pazhvilluar të efiçiencës së energjisë. Këtu përfshihet Kina, Brazili, India, Tajlanda, etj., të cilat janë në kërkim ta forcojnë rolin e ESCO-ve në projektet e efiçiencës së energjisë me qëllim që të krijojnë qëndrueshmëri në këtë fushë të rëndësishme. Disa vende janë duke e pare mundësinë e krijimit të një Super- apo ESCO shtetërore (p.sh. Shqipëria), ndërsa disa të tjera tashmë e kanë zbatuar një ide të tillë (HEP ESCO Kroacia që është një ESCO publike). 107 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 108 Limaye, D. R., dhe Limaye, E., (2011), ‘Rritja e efiçiencës së energjisë: rasti i një super ESCO’, Revista e Efiçiencës së Energjisë, maj. 109 Agjencia Ndërkombëtare për Energji., (2011), ‘Metodat e përbashkëta publiko-private për financimin e efiçiencës së energjisë’, [onlajn] gjendet në: www.iea.org 110 Krijimi i monopolit të sektorit publik për projektet efiçiente të energjisë ka mundësi të krijon një numër të komplikimeve, duke përfshirë përvetësimin e projekteve dhe fondeve të tilla prej grupeve politike, ose fondet e tilla bien pre e interesave politike dhe bëhen instrument i grupeve klienteliste.

  34  

Përderisa është e vështirë të vlerësohet nëse një Super ESCO do të ishte zgjidhja e duhur për problemin e krijimit të një tregu të qëndrueshëm për shërbime dhe produkte efiçiente të energjisë, megjithatë suksesi i saj varet në kapacitetet rregulluese dhe monitoruese të institucioneve përgjegjëse. Ministria për Zhvillim Ekonomik e Kosovës e ka për detyrë që t’i promovojë masat e efiçiencës së energjisë, megjithatë, mund të pengohet në veprimet dhe synimet e veta për shkak të mungesës së mbështetjes administrative, mungesës së ekspertizës teknike, dhe të legjislacionit, i cili e pengon krijimin e një fondi për efiçiencë të energjisë, dhe më pas të një Super ESCO-je për zbatimin e projekteve. Sa i përket ekspertizës, profesionistët e huaj mund të jenë një burim i marrjes së njohurive nga ekspertët vendorë lidhur me zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Pastaj këto njohuri do të përhapeshin te të tjerët nga vet ekspertët vendorë. Themelimi i një entiteti ekstra-buxhetor, i cili i menaxhon vet llogaritë e veta, dhe që mund të hyjë e pavarur në marrëveshje bilaterale dhe mund t’i jep me kontratë aktivitetet e veta te bankat komerciale përbënë, në fakt, mbështetje administrative për qeverinë në përmbushjen e qëllimit të saj për zbatimin e masave dhe të projekteve të efiçiencës së energjisë.

Menaxhimi i kërkesës për energji Kundrejt mungesës së mundësisë së promovimit të efiçiencës së energjisë, nëse kjo vije nga institucionet të paafta apo pa ekspertizë të mjaftueshme, ekziston edhe një mekanizëm alternativ të cilin mund ta shfrytëzojnë qeveritë. Menaxhimi i kërkesës për energji nga ana e kompanive shërbyese, të cilat e njohin këtë problem dhe përpiqen të merren me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me efiçiencë të energjisë, duke përfshirë shpërndarjen, financimin, zhvillimin teknik dhe monitorimin. 111 Programet për menaxhimin e kërkesës për energji kanë mandat qeveritar, dhe bazohen në kapacitetet teknike dhe infrastrukturore të kompanive vendore të energjisë elektrike. Duke i pasur parasyshë marrëdhëniet e tyre me konsumatorë, kompanitë e energjisë investojnë dhe ofrojnë shërbime sipas një marrëveshje të kontraktuar – me investime të shkallës së vogël në efiçiencë të energjisë, të cilat pastaj paguhen nga konsumatori përmes faturave të energjisë elektrike.112 Në retrospektivë, kursimet e arritura do të reflektohen teknikisht në faturat e energjisë elektrike për një periudhë afatgjate. Për më tepër, kompanitë e shërbimeve energjetike mund t’i zbatojnë këto masa përmes një varg mjetesh, duke përfshirë dhënien e projekteve për zbatim dhe procedura teknike te ESCO-të, pastaj themelimit të ndërmjetësuesve financiarë për të investuar dhe financuar projekte efiçiente të energjisë për konsumatorë, dhe/ose hyrja në partneritet me entitetet komerciale financiare me qëllim që të kryhen funksione të faturimit dhe të mbledhjes së mjeteve, etj.113 Kompania PG&E e Kalifornisë ka një program të menaxhimit të kërkesës për energji përmes së cilit i ofron 85 masa, shërbime dhe mallra rezidenciale dhe komerciale të efiçiencës së energjisë, dhe ka arritur të ketë ndikim pozitiv sa i përket kursimeve të energjisë. Kjo është bërë përmes “ndarjes” së shitjeve të energjisë elektrike dhe të ardhurave të krijuara prej fitimit të kompanisë. Si rezultat, Kalifornia “për kokë banori shfrytëzon 6700 kWh/vit energji, në krahasim me 12,000 kWh/vit energji sa është mesatarja kombëtare në ShBA.”114

                                                                                                               111 Palmer, K., Walls. M., dhe Gerarden, T., (2012), ‘Huamarrja për kursimin e energjisë: vlerësim i programeve për financimin e efiçiencës së energjisë’, Burime për raportin e së ardhmes. 112 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 113 Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara dhe Financimi i Energjive të Reja, (2008), ‘Trendet globale për investimin e energjisë së qëndrueshme 2008: analizë e trendëve dhe e problemeve të financimit të energjisë së ripërtëritshme dhe të efiçiencës së energjisë’. 114 Ibid: f. 65

  35  

Sido që të jetë, ekzistojnë parakushte që programet e tilla të funksionojnë me efikasitet, posaçërisht në vendet në zhvillim. Kjo industri e shërbimeve i përmbahet një protokolli të rreptë të menaxhimit të kërkesës kur u jepet mandati nga sektori publik. Me fjalë të tjera, duhet të respektojë politikat qeveritare dhe udhëzimet e saj administrative.115 Qeveria duhet t’i nxitë kompanitë e mëdha elektrike për të investuar në masa të efiçiencës së energjisë përmes ofrimit të përfitimeve dhe stimulimeve, duke e zgjeruar bazën e konsumatorëve të tyre apo duke i zvogëluar tatimet e caktuara apo edhe duke e zvogëluar koston e shërbimeve. Kjo është problematike meqë përmirësimi i efiçiencës së energjisë së konsumatorëve paraqet konflikt të drejtpërdrejtë të interesit për kompanitë furnizuese të energjisë. Thënë më thjeshtë, për secilin kilovat të kursyer, humb shitja dhe zvogëlohen të ardhurat. Në fakt, që programet e tilla të funksionojnë kërkohet mund i madh nga ana e qeverisë apo e rregullatorëve të industrisë që të monitorojnë dhe të krijojnë masa të ndryshme stimuluese për kompanitë e mëdha të energjisë elektrike.116 Ndërlikimet e tjera, si ndryshimet e mëdha për qeverinë apo praktikën e ofrimit të shërbimeve, realizimi i financimit përmes faturimit, dhe futja e legjislacionit të ri e pengojnë një sistem të tillë që të promovon praktika efiçiente të energjisë.117 Në rastin e Kosovës, menaxhimi i kërkesës për efiçiencë të energjisë nga kompanitë energjetike është pothuajse e pamundur për shkak të një varg problemesh. Së pari, privatizimi i rrjetit shpërndarës dhe i furnizimit të energjisë, përkundër pasojave që kjo i bartë për konsumatorët, flet për natyrën e cektë të rregullatorit të energjisë së Kosovës118 për ta kryer si duhet detyrën e vet dhe për t’i mbrojtur interesat e shfrytëzuesve të fundit. Përkundër faktit që organi rregullues nuk ka aftësi të monitorimit dhe të zbatimit të programeve për menaxhimin e kërkesës për energji, mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies në lidhje me faturimin dhe përcaktimin e çmimit lë paqartësi dhe përbën pengesë për zbatimin e programeve të tilla.

Respektimi masave sociale, ekonomike dhe juridike Për t’u siguruar që programet e efiçiencës së energjisë janë efektive në zbatimin e tyre kërkon një shkallë të respektimit të masave në fjalë nga palët e përfshira. Një respektim i tillë mund të arrihet përmes masave të rrepta administrative/ekonomike, ndërkombëtare ose stimuluese – rekomandohet kombinimi i që të trijave për t’i nxitur palët e pa interesuara. Qëllimi kryesor është që të krijohet një rend normativ që e vë në prioritet shfrytëzimin sa më efikas të energjisë në secilin nivel të shoqërisë. Respektimi i masave juridike i paraprinë atyre sociale dhe ekonomike, dhe si e tillë nënkupton fillimin e një kornize që i mbështet qëllimet kryesore të fondit për efiçiencë të energjisë. Prej te triave është pothuajse elementi më i ashpër administrativ meqë i instalon një varg treguesish detyrues, e themelon inspektimin mjedisor, si dhe i detyron agjencitë, institucionet dhe pronarët e shtëpive, mes tjerësh, që ta bëjnë publike performancën e tyre në mënyrë sistematike. 119 Zbatimi i masave të tilla ka rëndësi të jashtëzakonshme, posaçërisht zbatimi i legjislacionit që kërkon nga kredimarrësit t’i shpalosin informatat lidhur me shpenzimin dhe kursimin e energjisë meqë informatat e tilla mund të hedhin dritë mbi atë që funksionon dhe atë që nuk funksionon. Në rastin kur këto masa nuk zbatohen si

                                                                                                               115 Ibid. 116 Ibid. 117 Kapur, N., Hiller, J., Langdon, R., dhe Abramson, A., (2011), ‘Tregomi paratë: pengesat dhe mundësitë e financimit të efiçiencës së energjisë’, Fondi për mbrojtjen e mjedisit. 118 Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), [onlajn] gjendet në: http://www.ero-ks.org 119 Komisioni Ekonomik e Kombeve të Bashkuara për Evropë., (2014), ‘Analizë e perfomrancës mjedisore: Kroacia’, Analiza e dytë, ff. 1-234

  36  

duhet, legjitimiteti juridik i fondit të efiçiencës së energjisë mund të zvogëlohet dhe me të edhe aftësia për të aplikuar kritere të qarta të monitorimit, e që në realitet mund të çojë në kursime më të ulëta të energjisë, në mos në zero kursim. Posa ta kemi kuadrin ligjor, pastaj fuqizimi i masës ekonomike është njëra prej masave ndëshkuese (p.sh. akuzave penale), e cila përdoret për zbatimin e saj. Për shembull, tatimet mjedisore që krijohen prej llambave jo efiçiente, prej qeseve të plastikës dhe gomave të shfrytëzuara, mund të jetë një mënyrë efektive për ta nxitur një shfrytëzim sa më racional të energjisë, që në realitet nënkupton zvogëlim të ndotjes.120 Për më tepër, instalimi i një mase ndëshkuese ekonomike, posaçërisht për shkelësit e shpeshtë, e paraqet vijën e kuqe që nuk mund të shkelet sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë, dhe si e tillë e përçon një diskurs të qartë dhe një rend normativ që mbrohet me ligj dhe me masa ekonomike. Stimulimet në tatime (p.sh. norma të ulëta të TVSh-së) dhe subvencionet monetare janë po ashtu instrumente shtetërore që mund ta promovojnë respektimin e këtyre masave. Përjashtimi i tatimeve për iniciativat që e përkrahin ekonominë efiçiente, si automjetet elektrike apo zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ndihmon në promovimin e formave kreative të kursimit të energjisë.121 Përjashtimet e tilla tatimore mund të bëhen edhe për ESCO-të të cilat realizojnë projekte të efiçiencës së energjisë, duke iu ofruar bizneseve çmime favorizuese dhe norma të ulëta të interesit varësisht prej kursimeve të parashikuara të energjisë. Në të vërtetë, përpjekjet e tilla do t’i stimulonin bizneset lokale të ESCO-ve dhe do t’i përkrahnin bizneset e sapo formuara në fushën e efiçiencës së energjisë. Sjellja e konsumatorit paraqet thelbin e shfrytëzimit të panevojshëm të energjisë, një dukuri e cila nuk ka ndryshuar përkundër fushatave të shkëlqyeshme për efiçiencë të energjisë, të cilat përpiqen ta inkurajojnë një menaxhim më të mirë të energjisë dhe të ndryshimit të mënyrës së jetesës.122 Në fakt, vendimmarrësit kanë rënë në dyshim nëse promovimi i masave vullnetare të kursimit të energjisë ka ndonjë ndikim ekonomik ose social te konsumatori që ta modifikon mënyrën e sjelljes së tij. Shumë hulumtime sugjerojnë që konsumatorët në përgjithësi nuk kanë informata të mjaftueshme lidhur me tregun, karakteristikat e teknologjisë së efiçiencës së energjisë, dhe për konsumin e energjisë që vet ata e bëjnë.123 Konsumatori i informuar gabimisht e humb mundësinë për të investuar në masa të efiçiencës së energjisë sepse nuk ka njohuri se çfarë mundësish janë në dispozicion për të. Logjikisht, një bazë konsumatorësh të pa interesuar e mbështesin këtë boshllëk të tregut, që si rrjedhojë e indiferencës së konsumatorit edhe kompanitë investuese dhe financiare pengohen në planet dhe mundësitë e tyre për të investuar në masa efiçiente të energjisë. Edhe pse shumica e studimeve theksojnë se promovimi për efiçiencë vullnetare të energjisë ka ndikim shumë të vogël, megjithatë ka studime të tjera empirike që nxjerrin në pah se thirrjet për kursim vullnetar të energjisë të shoqëruara me fushata informuese kanë çuar në zvogëlime të qëndrueshme të kërkesës për energji.124 Për më tepër, disa gjetje

                                                                                                               120 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onljan] gjendet në: www.panda.org/epo 121 Komisioni Ekonomik e Kombeve të Bashkuara për Evropë., (2014), ‘Analizë e performancës mjedisore: Kroacia’, Analiza e dytë, ff. 1-234; Abazi, D., Canhasi, D., Ejupi, B., dhe Gojani, R., (2012), ‘Efiçienca e energjisë në Kosovë: analizë e kornizës ligjore dhe zbatueshmërisë së saj, Instituti për Politika Zhvillimore.  122 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., ‘Politikat e efiçiencës së energjisë’, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo. 123 Sanstad, A., dhe Howarth, R., (1994), ‘’Tregjet normale, mos përsosmëria e tregut dhe efiçiencë e energjisë’ Politikat e Energjisë, vëll. 10, ff. 811-818; Thollander, P., Palm, J., dhe Rohdin, P., (2010), ‘Kategorizimi i pengesave të efiçiencës së energjisë: perspektivë ndërdisiplinore’, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo.  124 Reiss, C. P., dhe White, W. M., (2008), ‘Çfarë e ndryshon konsumimin e energjisë? Çmimet dhe presioni publik’, Revista RAND e ekonomiksit, vëll. 39, nr. 3, ff. 636-663

  37  

sugjerojnë se potenciali për kursimin e arritur të energjisë nga ndryshimi modest i sjelljes shkon prej 20% deri në 30% brenda pesë deri dhjetë vjetëve.125 Fushata mediale e Kalifornisë, e cila e promovonte efiçiencën vullnetare të energjisë përmes ngritjes së vetëdijes për të mirat potenciale të një veprimit të tillë, është një shembull i shkëlqyer i thirrjeve për kursim të energjisë që ka pasur ndikim në popullsi. Gjatë gjashtë muajve dhe pa ndonjë masë ndëshkuese, shfrytëzimi i energjisë në San Diego për kokë banori ra në rreth 7%.126 Andaj, përmes themelimit të një platforme të shpërndarjes te konsumatorëve së informatave për energjinë në një formë sa më të lehtë (p.sh. ueb faqja informative e Zvicrës për pajisje efiçiente www.topten.ch) ka çuar në modifikimin e sjelljes së konsumatorëve dhe në shfrytëzim më efikas të energjisë.127 Megjithëkëtë, ashtu siç e kemi përmendur edhe më herët, është me rëndësi të theksojmë se materialet informuese si të vetme kanë dështuar në shumicën e rasteve që ta ndryshojnë sjelljen e konsumatorëve dhe që të ndërmarrin veprime që çojnë në shfrytëzim efiçient të energjisë. Andaj, një kombinim i instrumenteve juridike, ekonomike dhe sociale, të hartuara në atë mënyrë që i nxitin konsumatorët që t’i respektojnë standardet e efiçiencës së energjisë, ka gjasa të shpie në veprime të suksesshme për kursim të energjisë. 128 Në fakt, shoqërimi i renovimeve të shtëpive me fushata shtesë dhe plotësuese informative, si dhe me informata sa i përket shpenzimit të energjisë, mund të ketë rezultate befasuese dhe pozitive për kursimin e energjisë129 Monitorimi i vazhdueshëm dhe fushatat mediale që kanë për qëllim informimin e konsumatorit lidhur me efiçiencën e energjisë janë me interes edhe për ndërmjetësuesit financiar, ESCO-të, institucionet qeveritare, ashtu edhe për vet konsumatorin e fundit. Së këndejmi, me themelimin e fondit të efiçiencës së energjisë programet e tilla mund të vihen në një pako të vetme të shërbimeve efiçiente të energjisë dhe t’ju ofrohen pronarëve të ndërtesave, të objekteve të sektorit publik, si dhe pronarëve të banesave në mënyrë sistematike dhe të standardizuar.

Udhërrëfyesi i Kosovës për Fondin për Efiçiencë të Energjisë Sa e favorshme është perspektiva e themelimit të një fondi të efiçiencës së energjisë në Kosovë, dhe më e rëndësishmja, deri në çfarë mase mund të jetë i suksesshëm? Ekzistojnë probleme shqetësuese sa i përket gjendjes në Kosovë; posaçërisht krijon hapësirë për shqetësim natyra e paqëndrueshme e të bërit biznes, korrupsioni politik, shpërdorimi i fondeve, dhe mënyra imponuese e sjelljes klienteliste të zyrtarëve. Në një dokument publik që merrej me vlerësimin e statusit të zbatimit dhe të rezultateve të një projekti të financuar nga Banka Botërore për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme me vlerë të përgjithshme prej 30 milionë dollarëve amerikane, u identifikua si rrezik i konsiderueshëm qeverisja politike, politika makro-ekonomike, dizajni teknik i projektit ose programit, kapaciteti institucional dhe ai financiar.130 Themelimi i një fondi

                                                                                                               125 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onljan] gjendet në: www.panda.org/epo; Palm, J., (ed.) (2010)., Energy Efficiency, Rijeka, Croatia: Sciyo  126 Reiss, C. P., dhe White, W. M., (2008), ‘Çfarë e ndryshon konsumimin e energjisë? Çmimet dhe presioni publik’, Revista RAND e ekonomiksit, vëll. 39, nr. 3, ff. 636-663 127 WWF – Fondi Mbarë Botëror., (2005), ‘Sfida e efiçiencës së energjisë’, [onljan] gjendet në: www.panda.org/epo  128 Peschiera, G., Taylor, JE., (2010), ‘Modelet recidiviste të reagimit në konsumin e rrymës elektrike nga banorët e ndërtesave pas ekspozimit ndaj të dhënave personal, të kontekstualizuar dhe të përbashkëta të shfrytëzimit të rrjetit të nga banorët’, Energjia dhe ndërtesat, vëll. 42, nr. 8, ff. 1329-1336; Charles, D., (2009), ‘Kapërcimi i hendekut të efiçiencës’, Shkenca, vëll. 325, nr. 5942, ff. 3445-3455 129 Stephens, B., Carter, M. E., Gall, T. E., Earnest, M. C., Walsh, A. E., Hun, E. D., dhe Jackson, C. M., (2011), ‘Renovimet e shtëpive sa i përket efiçiencës së energjisë’, Perspektivat e një mjedisi të shëndetshëm, vëll. 119, nr. 7, ff. A283-A284 130 Banka Botërore., (2015), ‘Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme: P143055 – Raport për gjendjen e zbatimit dhe të rezultateve: vazhdimi 02’, [onlajn] gjendet në:

  38  

për efiçiencë të energjisë, si një entitet ekstra-buxhetor dhe i pavarur, bënë që ai të ballafaqohet me këto rreziqe që janë të pranishme në mjedisin e Kosovës. Nëse themelohet pas një analize të kujdesshme të palëve të interesit, dhe në të zë vend të veçantë konteksti vendor, atëherë fondi do të mund t’i nxjerrë disa përparësi. Do të merrej me mungesën e vetëdijes në Kosovë sa i përket produkteve efiçiente të energjisë, duke investuar në fushatat informuese, dhe në të njëjtën kohë do të stimuloheshin bankat komerciale, ESCO-të, dhe financuesit potencialë që të konkurrojnë për zgjerimin e bazës së konsumatorëve të fundit, si dhe t’i zgjerojnë aksionet e tyre në treg.131 Përmes tij, prioritetet e ulëta të vendimeve menaxhuese që lidhen me koston e energjisë do të trajtoheshin përmes inspektimeve, auditimeve të energjisë, si dhe përmes monitorimit të progresit të huamarrësve dhe pranuesve të granteve në mënyrë sistematike dhe të standardizuar.132 Pas themelimit, fondi do të vepronte si një fond qendror për projekte të efiçiencës së energjisë dhe, edhe pse me statut të pavarur, do të ishte dora e qeverisë në zbatimin e politikave për efiçiencë të energjisë. Në fakt, me një entitet kaq të specializuar mund të shihet një përmirësim i dukshëm në menaxhimin e procedurave burokratike posa të realizohen auditimet e energjisë në një formë të standardizuar. Ngjashëm me këtë, programet vullnetare për efiçiencë të energjisë mund të përkrahen përmes fondit duke rezultuar në zvogëlim të kërkesës për energji nga ana e konsumatorëve. Për themelimin e një fondi për efiçiencë të energjisë në Kosovë ekzistojnë precedenca dhe justifikime të mjaftueshme ligjore. Për shembull, neni 52. i direktivës 2012/27/BE thekson:

“Këto kontribute dhe burime të të ardhurave do të mund të përdoreshin si mënyra të financimit për të mundësuar dhe për të inkurajuar investimet kapitale private, me theks të veçantë te investitorët institucional, duke përdorur kritere të cilat sigurojnë të arriturat e objektivave mjedisore dhe sociale për dhënien e fondeve; përdorin mekanizma të ri të financimit (p.sh. garancitë e kredisë për kapital privat, garancitë e kredisë për të nxitur kontrata për performancën e energjisë, grante të thjeshta, kredi të subvencionuara dhe linja të dedikuara të kreditit, sistemet e financimit të palëve të treta) që të zvogëlohet rreziku i projekteve të efiçiencës së energjisë dhe të mundësohen renovime kost-efektive edhe nga familjet me status të ulët dhe nga ato të mesme; të jenë të lidhura me programe apo agjenci të cilat do të bashkohen dhe të vlerësojnë kualitetin e projekteve për kursimin e energjisë, të ofrojnë asistencë teknike, promovimi i tregut të shërbimeve energjetike dhe të ndihmojë të gjenerojë shërbimet e energjisë për kërkesë e konsumatorëve.”133

Për më tepër, kapitulli 8, neni 16 i Projekt-Ligjit të Kosovës për Performancën e Energjisë në Ndërtesa, e mbështet ligjërisht dhe në një farë mënyrë e parasheh praninë e një fondi të efiçiencës së energjisë. Në të theksohet:

“Të gjitha fondet që mblidhen prej gjobave në bazë të këtij ligji do të

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             http://documents.worldbank.org/curated/en/2015/04/24411531/kosovo-kosovo-energy-efficiency-renewable-energy-project-p143055-implementation-status-results-report-sequence-02 131 Banka Botërore., (2013), ‘Rritja e efiçiencës së energjisë në ndërtesa në Ballkanin Perëndimor’, Raport i përkohshëm, Uashington, DC. 132 Shih për shembull Grupi punues për energji i APEC., (2005), ‘Fondi qarkullues i Tajlandës për efiçiencë të energjisë: studim i rastit, Bashkëpunimi ekonomik Azi-Paqësor. 133 Direktiva 2012/27/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 5 prillit 2006, [onlajn] gjendet në: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32012L0027&qid=1441714802905&from=EN

  39  

barten në Fondin për Efiçiencë të Energjisë ose, në mungesë të një fondi të tillë, në buxhetin e Republikës së Kosovës”134

Ekziston një trend legjislativ i qartë, i cili pohon se futja e një fondi për efiçiencë të energjisë në Kosovë është i mundur në aspektin teorik, por është pyetje krejtësisht e ndryshme nëse kjo është e mundur edhe në praktikë. Kjo është një çështje e cila varet nga vullneti i qeverisë për miratimin e politikave lidhur me kriteret për themelimin e një fondi për efiçiencë të energjisë si një entitet ekstra-buxhetor. 135 Kriteret duhet ta përshkruajnë strukturën e fondit, qeverisjen dhe menaxhimin e tij, statutin juridik dhe ekonomik, dhe intervalet e ekzaminimit të brendshëm dhe të jashtëm. Duhet të miratohet një kornizë që e shpjegon ekskluzivitetin e fondit, dhe mos shfrytëzimin e tij si precedent ligjor për themelimin e entiteteve të ngjashme ekstra-buxhetore – pra do të jetë një masë që e kufizon numrin e fondeve dhe ndikimin e tyre që kanë në buxhetin qendror dhe në mirëqenien fiskale të vendit. Fondi për efiçiencë të energjisë në Kosovë duhet të jetë një fond qarkullues, i themeluar si një organizatë e pavarur, korporatë, ose OJQ, dhe që e gëzon statusin e vet juridik. Në aspektin financiar, fondi për efiçiencë të energjisë do t’i nxirrte të ardhurat fillestare prej tatimeve dhe tarifave mjedisore – që aktualisht shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin qendror – si dhe prej agjencive ndërkombëtare të financimit si BERZh-i apo Banka Botërore. Për këtë të parën, tatimi i akcizës prej 0.30 euro centëve për llampa jo efiçiente elektrike136 mund të jetë vetëm një shembull i mjeteve të mundshme që mund të krijohen dhe të vihen në dispozicion për shfrytëzim specifik, dhe të mos shkojnë në buxhetin qendror ku mund të përdoren për diçka tjetër e jo për mbrojtje të mjedisit apo efiçiencë të energjisë. Në parim, fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë në Kosovë do të strukturohej po thuaj në këtë formë:

Figura 8. Modeli konceptual i Fondit qarkullues për Efiçiencë të Energjisë i Kosovës Burimi: pjesërisht bazuar në Bankë Botërore, 2013

                                                                                                               134 Projektligji për performancën e energjisë në ndërtesa, (2015), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/3588154/Kosovo_EPBD_Draft_Law_final_EN.pdf 135 Limaye, D., Singh, J., dhe Hofer, K., (2014), ‘Themelimi dhe funksionalizimi i një fondi qarkullues për efiçiencë të energjisë’, Grupi i Bankës Botërore, ff. 3-34 136 Aneksi A i Ligjit nr. 03/L-220 për normën e tatimit të akcizës

Kon

trat

a e

shër

bim

eve

Burimet e financimit Agjencitë donator Buxheti i qeverisë Tatimet mjedisore

Masat ndëshkimore Të ardhurat e bonove

Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë

Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Sektori bankar

Projektet e efiçiencës së energjisë

Ofruesit e shërbimeve energjetike (ESCO)

Financimi Kredi/grant  

Kthimi i pagesës

Pagesa

t

Kur

sim

et

 

Financimi

Shërbimet e instalimit

Projekti A Projekti B Projekti C

  40  

Figura 8 më lartë e paraqet vetëm strukturën e fondit, por nuk futet në specifikat e funksionit të tij. Kjo është detyrë e qeverisë së Kosovës, e cila duhet t’i ketë parasysh format e ndryshme të përdorimit të fondit.137 Në fakt, përmes mekanizmave financues, fondi për efiçiencë të energjisë mund të ofron kredi për: a) blerjen dhe instalimin e pajisjeve efiçiente, b) pagesat për skicat inxhinierike dhe të monitorimit, duke i përfshirë edhe tarifat që duhet t’i paguhen ESCO-ve për kursimet e garantuara, c) kostot e zbatimit dhe të funksionalizimit të pajisjeve, d) koston e transportimit dhe mbase të asgjësimit, e) tatimit të vlerës së shtuar (TVSh) që lidhen me kostot e ndryshme, f) përgatitjes së terrenit, dhe g) kostove të ndërtimit që lidhen drejtpërdrejt me projekte të efiçiencës së energjisë.138 Përveç këtyre, duhet të ekzistojnë udhëzime të qarta se për çfarë nuk mund të kualifikohen për financim projektet, cilat janë qëllimet e tregut (p.sh. sektori publik apo privat? Ndërtesat e banimit apo komerciale?), dhe llojet e mekanizmave të financimit dhe të shërbimeve të efiçiencës së energjisë që janë në dispozicion të palëve. Rekomandohet se fondi duhet të ofrojë investime dhe subvencionime për familjet dhe pronarëve të ndërtesave me të ardhura të ulëta, pasi këto janë kategoritë më të rrezikuara ekonomikisht. Në fakt, ata që janë në varfëri të skajshme, ose ata që i janë afruar një gjendje të tillë, nuk mund të përballojnë marrjen e huave nga bankat komerciale, të cilat ofrojnë norma të larta të interesit. Për shembull, banka Pro-Credit në Kosovë ofron “Eko kredi” për biznese dhe klientë privat. Investimet për klientët privatë janë 11,100 euro, me një normë të interesit që shkon prej 5.8% deri në 8% nganjëherë.139 Duket qartë se kjo është po thuaj e pamundur të përballohet prej qytetarëve me të ardhura mesatare, dhe se nuk mund të pritet fare që familjet me të ardhura të ulëta të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë, ku prioritetet e tyre janë sigurim i ushqimit të përditshëm. Sipas PKVEE-s së dytë të Kosovës, banka Pro-Credit dhe banka Raiffeisen kanë ndarë kredi ‘të konsiderueshme’ për projekte mjedisore dhe efiçiencë të energjisë. E para ka ndarë rreth 20 milionë euro në formën e kredive të vogla, ndërsa tjetra rreth 200,000 euro në formën e kredive të vogla dhe 2 milionë për NVM-të.140 Megjithatë, nuk është bërë ndonjë dokumentim se sa kanë qenë këto projekte të suksesshme dhe sa është kursyer energji. As banka Pro-Credit e as ajo Raiffeisen nuk kanë dërguar auditorë të energjisë për ta dokumentuar kursimin e energjisë së kursyer përmes këtyre kredive. Po kështu, të dyja nuk kanë kapacitete të monitorimit të dedikuar për nxjerrjen e raporteve që do të shërbenin si mësime për të ardhmen, apo të gjërave që funksionojnë dhe nuk funksionojnë për projektet e efiçiencës së energjisë. Problemi ka të bëjë me natyrën e decentralizuar të diskursit të efiçiencës së energjisë, ku qeveria e ka një program të efiçiencës së energjisë, bankat komerciale e kanë një program tjetër të “Eko kredive”, dhe ku shfrytëzuesi i fundit merr iniciativa individuale të kursimit të energjisë. Programet e panumërta nuk mund ta dëshmojnë rrugën e suksesit që çon në efiçiencë të energjisë.

                                                                                                               137 Projekti për Asistencë Rregullatorit., (2012), ‘Praktikat më të mira në dizajnin dhe zbatimin e skemës obliguese të efiçiencës së energjisë, Raport hulumtues-detyra XXII e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji. [onlajn] gjendet në: www.raponline.org 138 Shih për shembull Grupi punues për energji i APEC., (2005), ‘Fondi qarkullues i Tajlandës për efiçiencë të energjisë: studim i rastit, Bashkëpunimi ekonomik Azi-Paqësor; Allen, R, dhe Padev, D., (2010), ‘Fondet ekstra-buxhetore’, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Doracaku dhe shënimet teknike.  139 Shih http://www.procreditbank-kos.com/sq/eko-kredi-per-kliente-private 140 Plani i dytë i veprimit për efiçiencën e energjisë (PKVEE) në Kosovë, (2013), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/DOCS/3354151/2nd_NEEAP_2013-2015.pdf

  41  

Rekomandime Në bazë të praktikave më të mira që vijnë prej rasteve të kaluara, studimit të Grupit të Bankës Botërore, dhe rrugës së zbatimit që e kanë zgjedhur vendet fqinje, në këtë punim paraqitet hap pas hapi një kornizë për themelimin e fondit për efiçiencë të energjisë:

Figura 9. Funksionalizimi i fondit për efiçiencë të energjisë Burimi: pjesërisht i marrë prej Grupit të Bashkës Botërore, 2014

Themelimi i kuadrit ligjor të fondit është detyrë dhe përgjegjësi e qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Kërkesa kryesore lidhet me ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, veçanërisht të nenit 2.3 që thotë se:

“Të gjitha paratë publike duhet të depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në pajtim me Rregullat e KMF dhe paratë publike mund të shfrytëzohen ose shpenzohen vetëm pasi që të jenë ndarë në mënyrë të rregullt sipas këtij ligji.” 141

Themelimi i një fondi për efiçiencë të energjisë, si një entitet i pavarur ekstra-buxhetor, nuk mund të bëhet pa ndryshimin e këtij ligji. Zhvillimi i burimeve të besueshme dhe të qëndrueshme të financimit e detyron qeverinë dhe kuvendin ta mbështesin fondin e themeluar përmes tatimeve të caktuara, e që përsëri nevojitet kuadri ligjor që e përcakton fondin si entitet ekstra-buxhetor dhe që vepron në mënyrë të pavarur prej buxhetit qendror. Mjetet që mblidhen prej tarifave mjedisore, tatimeve të akcizës për pajisje dhe produkte të ndryshme, tarifave dhe tatimeve për

                                                                                                               141 Ligji 2008/03-L048, “për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë”, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/?cid=2,191,255

Themelimi i kuadrit ligjor për fondin

Zhvillimi i burimeve të besueshme dhe të

qëndrueshme të financimit

Përcaktimi i objektivave të fondit dhe tregjeve të

synuara

Zhvillimi i strukturës qeverisëse

Përzgjedhja dhe punësimi i menaxhmentit të fondit

Punësimi i personelit

Përcaktimi i produkteve kryesore të financimit

Përcaktimi i ofertës së shërbimeve

Hartimi dhe dokumentimi i kritereve kualifikuese

Përcaktimi i procedurave të aplikimit dhe përgatitja e

formularëve përkatës

Hartimi i një strategjie dhe metode të marketingut

Zhvillimi i kornizave për zbatimin e projekteve

Zhvillimi i metodave për standardizim të projekteve

për ta ulur koston e transaksioneve

Zhvillimi dhe dokumentimi i monitorimit, raportimit dhe i procedurave dhe metodave të vlerësimit

2  

1  

  42  

emetimin e CO2 janë vetëm disa forma të financimit që mund të sigurohen dhe të dedikohen për fondin për efiçiencë të energjisë. Financimi prej organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, edhe pse varen në kapacitetet dhe vullnetin e qeverisë, mund të sigurohet prej BERZh-it dhe/ose institucionet e tjera zhvillimore dhe gjigantët financiarë. Përcaktimi i objektivave të fondit dhe tregjet e synuara arrihen përmes një kornize bashkëpunuese mes anëtarëve të zgjedhur të bordit të fondit, qeverisë dhe kuvendit. Tregjet e synuara mund të jenë ndërtesat e sektorit publik, shkollat, spitalet, apo amvisëritë e sektorit privat, bizneset, korporatat, etj. Qëllimet dhe objektivat e fondit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës për shkak të natyrës së efiçiencës së energjisë, të përparimeve në teknologjitë e reja, si dhe të ndryshimit të infrastrukturës, status quo, dhe ngjarjeve të tjera pozitive/negative. Zhvillimi i strukturës qeverisëse duhet të jetë prioritet i të gjitha palëve të përfshira. Metoda e preferuar është që fondi të themelohet me një organ qeverisës në përbërje të bordit që emërohet prej qeverisë dhe/ose kuvendit. Anëtarët e bordit të fondit duhet të jenë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të sektorit privat me qëllim të shmangies së zaptimit politik dhe lëkundjeve ideologjike. Përzgjedhja dhe punësimi i menaxhmentit të fondit është detyrë e anëtarëve të bordit qeverisës të fondit, të cilët i kanë një varg opsionesh sa i përket strukturës menaxhuese. Opsionet përfshijnë: punësimi i personelit ekzistues të ministrisë, organizata të pavarura për menaxhimin e fondit (p.sh. Salix Finance në Mbretëri të Bashkuar), agjenci qeveritare (p.sh. Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energjisë), apo një konsulent për menaxhimin e fondit. Për Kosovën, opsioni më i përshtatshëm është një ekip për menaxhimin e fondit, në krye me një “menaxher të fondit”, i cili nuk është zyrtar i sektorit publik, diçka që ofron një varg përparësishë, duke përfshirë ndërprerjen e kontratës dhe zëvendësimin e tyre nëse mungon performanca e pritur e fondit për efiçiencë të energjisë. Punësimi i personelit është përgjegjësi menaxheriale e anëtarëve të bordit të fondit për efiçiencë të energjisë. Në fillim, personeli mund të vjen prej ekspertëve të jashtëm me detyra të trajnimit dhe të pajisjes me shkathtësi të punonjësve vendorë. Më pas, ekspertët e jashtëm nuk do të jenë të nevojshëm me ngritjen e kapaciteteve të plota të personelit vendorë që të merret me tregun e efiçiencës së energjisë. Shkathtësitë dhe njohuritë praktike që kërkohen janë: menaxhimi i projekteve të efiçiencës së energjisë, financimi i projekteve, shërbimet e energjisë, menaxhimi i investimeve, vlerësim i kredive dhe i rrezikut, dhe dhënia e kredive dhe mbledhja e mjeteve të investuara përmes kredive. Në përgjithësi, personeli duhet ta kuptoj që objektivi i fondit ka të bëjë me plotësimin e nevojave si të sektorit publik ashtu edhe atij privat. Përcaktimi i produkteve kryesore të financimit gjë që tashmë është realizuar përmes këtij punimi analitik përmes diskutimit dhe analizimit të granteve, kredive preferenciale, dhe kontraktimit të ESCO-ve në bazë të performancës energjetike. Këta mekanizma financiarë mund të realizohen në kontekstin e Kosovës, dhe mund të shfrytëzohen përmes ndërmjetësuesve financiar si ESCO apo ndonjë bankë komerciale, nëse jo përmes te dyjave. Përcaktimi i ofertës së shërbimeve është tejet i rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe realizimin e projekteve afatgjata të efiçiencës së energjisë. Kjo është përgjegjësi e anëtarëve të bordit të fondit dhe duhet të përfshijë përcaktimin e shërbimeve të qarta, p.sh. realizimi i

6  

8  

4  

5  

7  

3  

  43  

prokurimit të pajisjeve dhe shërbimeve, dhe duhet t’i nënvizojnë kostot administrative dhe të transaksionit të secilit shërbim të ofruar përmes fondit për efiçiencë të energjisë. Hartimi dhe dokumentimi i kritereve kualifikuese është detyrë e ekipit menaxhues, por nevojitet edhe këshilla dhe pajtimi i anëtarëve të bordit të fondit, të cilët kanë mandat në bazë të udhëzimeve, objektivave dhe synimeve të qeverisë dhe të kuvendit. Kriteret e kualifikimit duhet të themelohen për secilin shërbim dhe produkt financiar që ofrohet. Përcaktimi i procedurave të aplikimit dhe përgatitja e formularëve përkatës bazohet në kriteret kualifikuese dhe në shumicën e shërbimeve dhe të produkteve financiare që ofrohen. Për këtë fazë, fondi për efiçiencë të energjisë duhet ta përcaktojë procesin dhe rregullat e zbatimit si dhe doracakun me udhëzime për funksionimin e tij, të cilat ofrojnë udhëzime dhe sqarime për të gjitha palët e përfshira të interesit, por edhe për punonjësit dhe zbatuesit e projekteve. Hartimi i një strategjie dhe metode të marketingut përfshinë identifikimin dhe angazhimin e agjencive publike për secilin komponent të fondit, e që është secili produkt dhe shërbim financiar i ofruar. Strategjia e marketingut duhet të zhvillohet për secilin treg të synuar, duke përdor mjete të ndryshme për informimin dhe arritjen e objektivave të përcaktuara. Zhvillimi i kornizave për zbatimin e projekteve arrihet përmes strategjisë së marketingut dhe grupin e targetuar të popullsisë me qëllim që të identifikohen dhe të zbatohen projekte të veçanta, dhe pastaj të themelohet korniza për zbatimin e tyre. Hartimi i metodave për standardizim të projekteve për ta ulur koston e transaksioneve është i nevojshëm për krijimin e një metode të qëndrueshme të projekteve për efiçiencë të energjisë, veçmas kur këto bartin kosto të larta të projekteve dhe të transaksioneve. Synimi i anëtarëve të fondit dhe i ekipit menaxhues të fondit duhet të jetë promovimi i një mënyrë të standardizuar për projektet e efiçiencës në mënyrë që të zvogëlohet kostoja e transaksioneve. Zhvillimi dhe dokumentimi i monitorimit, raportimit dhe i procedurave dhe metodave të vlerësimit është mbase shtylla dhe aspekti më i rëndësishëm i një projekti apo mase të efiçiencës së energjisë. Ekipi për menaxhimin e fondit duhet t’i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të kapaciteteve dhe/ose një sistemi të qartë për monitorim dhe vlerësim, i cili do të kontribuonte në pasurimin e një baze të të dhënave me të gjitha shifrat e nevojshme.

9  

10  

11  

12  

13  

14