Faik Konica "Mbi edukimin" – Bruksel 1898

4
Për herë të parë kjo esse e Konicës u botua frëngjisht dhe u botua në formë broshure më 1898 në Bruksel, me pseudonimin Trhank Spirobeg. Botimi i broshurës “Mbi edukimin” në fund të shekullit XIX plotësonte një zbrazëti në fushën e edukimit të brezit të ri në shoqërinë perëndi- more, gjë që i jep fig- urës së rilindësit të shquar shqiptar Faik Konica edhe një për- masë evropiane... FAIK KONICA Si i shikoj unë të rinjtë

description

Eseja e Faik Konicës "Mbi edukimin", shkruar në frëngjishtdhe botuar në formë broshure më 1898 në Bruksel

Transcript of Faik Konica "Mbi edukimin" – Bruksel 1898

Page 1: Faik Konica "Mbi edukimin" – Bruksel 1898

Për herë të parë kjoesse e Konicës u botuafrëngjisht dhe u botuanë formë broshure më1898 në Bruksel, mepseudonimin TrhankSpirobeg. Botimi ibroshurës “Mbiedukimin” në fund tëshekullit XIX plotësontenjë zbrazëti në fushën eedukimit të brezit të rinë shoqërinë perëndi-more, gjë që i jep fig-urës së rilindësit tëshquar shqiptar FaikKonica edhe një për-masë evropiane...

FAIK KONICASi i shikojunë të rinjtë

Page 2: Faik Konica "Mbi edukimin" – Bruksel 1898

Esse-ja që po botojmë duket se ka kaluar pa u vërejtur nga publiku dhe është botuar për herë të parë nga revista "Lente Sociologjike", që është BOTIM I DEPARTAMENTIT TË SOCIOLOGJISË (UNIVERSITE-TI I TIRANËS), VËLLIMI II, NR.1, TIRANË 2012...Materiali u zbulua nga studiuesi Fotaq Andrea, i cili bëriedhe përkthimin.

NGA FAIK KONICA*

HyrHyrHyrHyrHyrjejejejeje

I konsideruar prej kohësh si një tërësi rregullash arbitrare dhe rutinore, edukimi është sot një shkencë. Është shkencë për ngavetë metoda që vë në përdorim dhe që syn-

on të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë fak-tet e veçanta, si dhe të formulojë parimet epërgjithshme. Dhe kjo shkencë ka për objektzbulimin e ligjeve sipas të cilave mendimi njerë-zor krijon përshtypjet e para, fiton njohuritë epara, koncepton mendimet e para, zhvillohet,rritet dhe bëhet i njohur. Por, e lindur dje, sh-kenca e edukimit është, të themi, në foshnjërinëe vet: ende nuk është vëzhguar sa duhet, dhepak është konkluduar. Megjithatë, është arri-tur në një parim themelor: duke qenë se ështëvërtetuar tashmë ndërlidhja e fakteve të quaj-tura psikike dhe e fakteve të quajtura fizike -dihet për shembull se humbja e kujtesës ka tëbëjë më një lezion në lakadredhën e tretë fron-tale të majtë - del se shkenca e edukimit nënk-upton domosdoshmërisht fiziologjinë dhehigjienën, ashtu sikurse astronomia nënkuptongjeometrinë. Mbi bazën e këtij parimi theme-lor arrihet në përfundime të shumta të bash-këlidhura, dhe do dëshiroja të nxirrja në pahsidomos njërin prej tyre, me rëndësi të jashtëza-kontë: është absurde ndarja: "edukim fizik, in-telektual, moral"; nuk ka veçse një edukim dheai është i pandashëm; të kultivosh mendjen dhetë mos merresh aspak me fuqinë trupore, ja njëkontradiktë e pafalshme dhe një punë e pa-dobishme. Në këtë mënyrë, nga vëzhgimi nëvëzhgim, nga përfundimi në përfundim do tëlartohet shkenca e edukimit, shkenca e sëardhmes, e para nga të gjitha, duke qenë se ësh-të motori i krejt të tjerave. Do dëshiroja të ndih-moja këtu me tërë përpjekjet e dobëta tëmendjes sime. Nga një vepër që po e ndërtojngadalë, falë vëzhgimit, eksperimentimit dhemeditimit, dhe që shpresoj ta mbaroj brendadhjetë vjetësh - po botoj sot disa fragmente tëshkurtra. Fillimisht, kisha mendimin ta sho-qëroja çdo shënim me një koment, ku të shpje-goja se nga cilat fakte të vëzhguara arrija nëmendime të tilla; mirëpo, gjykova se rëndësikanë vetëm parimet dhe se zanafilla e tyre nukka interes veçse për autorin. Shpresoj që kylibërth të njohë nga ana e mendimtarëve shpirt-gjerësinë dhe përkrahjen e tyre.

NgNgNgNgNga Ta Ta Ta Ta Trhank Spirrhank Spirrhank Spirrhank Spirrhank Spirobeobeobeobeobeg*g*g*g*g*

Liria e martesës kufizohet nga disa kushte përcaktuar me ligj. Këto kushte, tëvendosura sot thjesht me marrëveshje,do të jenë - për sa i përket martesës në

të ardhmen - të një karakteri shkencor: individëtë sëmurë ose ata me shëndet të dobët, do duhettë presin të shërohen ose të marrin veten, meqëllim që të martohen. Individë të dënuar mesëmundje të pashërueshme, të çfarëdo natyreqofshin, nuk ka si ta shohin veten të zhveshurnga një epsh që ndez instinkti, por thjesht do eshohin veten në pamundësi riprodhimi. Do sh-koja edhe më tej duke thënë: s'ka pse mos men-dohet se një ditë, - falë njohurive shkencorepërhapur gjithnjë e më shumë në shkallë tëgjerë dhe falë ndjenjës estetike gjithnjë e më tëzhvilluar - individët do ndiejnë njëfarë krupendaj trupave të dobët dhe se dashuria e tyre dopriret vetëm drejt qenieve të fuqishme e të plotë-suara, prej nga do mund të dalin fëmijë të fortë.Atëherë do kuptohet përkufizimi i thellë iBossuet: "Bukuria nuk është gjë tjetër veçse

shkëlqimi i shëndetit".

Një tjetër mendim do ndihmojë në krijimine bukurisë, për sa i përket martesës në të ardh-men. Fëmijët nuk do të jenë më rezultat disi ipadëshiruar i një shkujdesjeje ose i një rastësietë çastit: ata do lindin falë një mendimi të pe-shuar. Duke ndenjur vullnetarisht sterile gjatëdhjetë muajve të vitit, gruaja do mbetet sh-tatzënë vetëm gjatë muajit shtator ose tetor. Nëkëtë mënyrë, fëmija do lindë në qershor osekorrik dhe, veç temperaturës së lartë, mund tëndodhin edhe shpërgënjje absurde e mizore qëdëmtojnë organizmin dhe deformojnë mishrat.Në të kundërt, lakuriqësia e tij e plotë do të vishetme ajrin e vakët dhe të shëndetshëm, trupi i tij i

të ftohti dhe verbim drite që me siguri duhet tëjetë për foshnjën një shkak vuajtjesh të fortadhe ndoshta me pasoja të hidhura që ende nukjanë vëzhguar nga afër. Do duhej pra, në çastine lindjes, të krijohej në dhomë një mjedis ingrohtë dhe një gjysmë dritë e mugët.

Gruaja që mban një foshnje në barkun e vetduhet të jetojë në një mjedis hijeshie e poezie.Orë të tëra duhet t'i kalojë mes luleve, peiza-zheve gjithë bukuri ose nëpër muze të artit.Ndjenjat që do i lindin nga shfaqje të tilla parasyve do të ndikojnë në bukurinë morale dhe fiz-ike të foshnjës së vet. E kush nuk e ka vënë rebukurinë, shpesh të jashtëzakonshme, tësovraneve dhe princeshave mbretërore? Ështërrjedhojë e ndikimit të mjedisit joshës e gjithëaromë ku jetojnë, prej shekujsh, nëna dhe vaj-za princeshash.

Është për të ardhur keq tek sheh se një vëzh-gim shkencor bëhet i padobishëm, kur në tëvërtetë, do duhet të kthehej në qëllim praktik.Përpiquni sa të doni të tregoni dobinë e për-puthshmërisë së lindjes së fëmijëve me stinëne temperaturave të ngrohta, ata prapëseprapëdo vazhdojnë të lindin në çdo kohë dhe askushs'do ta përfillë dobinë e mendimit tuaj.

Fëmijët që lindin në një periudhë të ndry-shme nga qershori ose korriku, duhet të rritenlakuriq në një dhomë-serrë ngrohur në mini-mumin e temperaturës së nevojshme vetëm kurtë nxirren në kopsht ose në shëtitje, duhenmbështjellë me cohëra jo ngjitur pas trupit.

Fëmija qan dhe bërtet për dy arsye: herëngaqë ka gjumë a vuan, dhe vihet re kollaj dukepërdorur këtë ose atë ilaç që i përshtatet, herëngaqë nuk bën gjë tjetër - falë një instinkti tëmrekullueshëm - veçse ushtron zërin e tij. Dhenë këtë rast të fundit duhet lënë të vazhdojë nëpunë të vet.

Fëmija lihet të luaj përtokë, mbi qilim osemes barit; luhet me të, ndonjëherë merret nëkrahë, por duhet bërë kujdes të mos e "mësosh"të ecë. Kam vërejtur shpesh, në të vërtetë, seduke dashur gjoja t'i mësosh të ecin, mbahenmë këmbë fëmijë, këmbët e të cilëve janë endetepër të dobëta për të mbajtur peshën e trupit.Shkoni në një plazh dhe vëreni me kujdesnjerëzit që bëjnë banjë: do shihni se shumica ikanë këmbët të harkuara lehtë, dhe ky de-formim, pak i kapshëm nga syri, dëmton ecjendrejt dhe të harmonishme. Kur fëmija është nëgjendje të ecë, ai shpreh padurimin e tij për taprovuar, nëpërmjet kërcimeve dhe lodrimeve.Përgjithësisht kjo ndodh rreth moshës 18 mua-jshe.

Fëmija mbahet në krahë me masë, me qëllimqë mos t'i lihet kurrsesi për më vonë kënaqësiadhe zakoni i pekuleve. Por sidomos, duhet bërëmjaft kujdes për të mos e mbajtur përherë nganjëra anë, duke i paralizuar një nga dy krahët,siç ndodh në përgjithësi. Ky zakon i dëmshëmështë arsyeja që ne jemi pothuaj të gjithë qenietë paplotësuara, duke qenë se krejt shkathtësiadhe krejt aftësia jonë përdoruese qëndrojnë nënjë dorë të vetme. E megjithatë, është absurdetë nxjerrësh përjetë jashtë përdorimi një dorëtë shëndetshme; - dhe askush nuk do të nakundërshtojë po të themi se, sikur krahët e lira- që të dyja në lëvizjet e tyre dhe të ushtruara qënë moshë të njomë - të ishin të barabarta nëforcë, shkrimtari, artisti, artizani sidomos, dhe

ESSE PER EDUKIMIN(SHËNIME E FRAGMENTE)

Botimi

Për herë të parë u botua në gjuhën shqipenëpërmjet numrit të revistës "Lente

Sociologjike" eseja e Faik Konicës "Mbiedukimin", shkruar prej tij në frëngjishtdhe botuar në formë broshure më 1898

në Bruksel, me pseudonimin TrhankSpirobeg. Përkthimi nga origjinali

frëngjisht u realizua prej z.Fotaq Andrea,përkthyes me përvojë të pasur. Botimi i

broshurës "Mbi edukimin" në fund tëshekullit XIX plotësonte një zbrazëti në

fushën e edukimit të brezit të ri nëshoqërinë perëndimore, gjë që i jep

figurës së rilindësit të shquar shqiptar FaikKonica edhe një përmasë europiane. Me

këtë ese ai shfaqet si pararendës i rrymëspedagogjike europiane "Edukimi i ri", ikonkretizuar në shkollën alternative tëSummerhill-it, e cila u përhap në mjaft

vende europiane gjatë fillimit dhe mesit tëshekullit XX. Konica predikon në esenë e

tij parimin e edukimit të lirë e të shën-doshë të fëmijës, respektimin e identitetit

të tij, shkëputjen nga pedagogjia sh-trënguese "klasike", emancipimin e trupitpedagogjik, si dhe parimin e edukimit laik.Vepra "Mbi edukimin" e Faik Konicës, jo

vetëm shfaqet kështu mjaft origjinale, portingëllon edhe mjaft aktuale, sidomos nëdrejtim të tejkalimit të metodave autori-

tariste në edukimin shkollor.

brishtë do të vijë e do të shëndoshet në mënyrë tënatyrshme dhe gjymtyrët e lirshme do njohin el-ementët e para të bukurisë së ardhshme.

Kalimi i menjëhershëm nga trupi i nënësnë temperaturën e jashtme përbën një goditje

Faik Konica, 1913

Botimi në frëngjisht

Page 3: Faik Konica "Mbi edukimin" – Bruksel 1898

krejt njerëzit do kishin pasur dobi të madhe.

Fëmija nuk duhet të hajë kurrë bonbone dhesheqerka të forta. Mendoj - edhe pse mendimiim i formuluar në këtë mënyrë do duket para-doksal - se sheqerkat dëmtojnë zhvillimin emendjes. Le të kujtojmë faktin e raportit tëdhëmbëve me tretjen dhe le të vëzhgojmë te fëm-ijët dhe adoleshentët rrënimin e sjellë prej pa-pastërtive të sheqerosura në gojën e tyre. Më senjë herë më ka rënë në sy se nxënës që kanëdhëmbët në tërësi të deformuar, shoqëruar nganjë tretje që nuk është e mirë, dhe kjo nga ana esaj pasuar nga dhimbje koke dhe një rëndesë emendjes, nxënës, nofullat e të cilëve janë mbush-ur me vrima dhe kalbësira, ndjekin me një vë-mendje më pak të përqendruar studimet e tyre,madje dhe idetë që shprehin i kanë më pak tëqarta se të tjerët. Veçse nuk pretendoj se sheqer-kat janë të vetmet shkaktare të prishjes sëdhëmbëve dhe se pakujdesia nuk luan rol përshumë vetë në këtë mes.

Është e domosdoshme të braktisen traditate përtacisë dhe të papastërtisë, si dhe t'u mëso-het fëmijëve që në moshë të njomë t'i trajtojnëpërkujdesjen e imët të gojës e të flokëve, banjatme ujë të ftohtë në mënyrë të përditshme,sportet në natyrë dhe zbatimin e rezultateve tëpërgjithshme të shkencës higjienike si një do-mosdoshmëri e dorës së parë, po aq sa puna,ushqimi e gjumi.

Një nga absurditetet e edukimit modern mëduket se është rëndësia e tepruar që i jepet gjim-nastikës. E kuptoj krejt dobinë e notit, të kano-tazhit dhe të ekskursioneve më këmbë; por jamkundër atyre ushtrimeve të programuara nëshkolla që kanë të bëjnë me ngjitjen në litar, simajmunë, me përdredhimet në paralele dheakrobaci të tjera. Këto janë lodra panairesh dhenuk kanë të bëjnë me shëndetin; madje do sh-koja më tej: janë të dëmshme. Lëvizjet e pana-tyrshme, kur disa të shkretë detyrohen tëpërkulin trupat, cenojnë harmoninë e orga-nizmit dhe qëllon shpesh të shihen njerëz tëzellshëm, të dhënë pas gjimnastikës, të prekennga sëmundje të zemrës ose të tjera sëmundje.Për më tepër, është vërë re tashmë se në shkol-la, nxënësit më të shkathët në gjimnastikë janëpo ashtu pa ndonjë nivel inteligjence. Dhe nukështë e vështirë për të përcaktuar shkakun:gjimnastika është një akrobaci që nuk i sjellkurrfarë dobie trupit: ajo përzien gjakun, nuke pastron nëse është i molepsur, nuk e shtonnëse është i pamjaftueshëm. Duke qenë se kalidhje midis ushtrimit në litar dhe trupit njerë-zor, askush nuk e mohon më sot nevojën përushtrime fizike, veçse këtu duhet bërë dallimimidis ushtrimeve dhe përdredhimeve. Mirëpogjimnastika nuk është tjetër veçse një vazh-dimësi përdredhimesh dhe do ishte qesharakepër t'i detyruar fëmijët në këtë drejtim. Nxënë-si ynë, në të vërtetë nuk ka nevojë veçse përushtrime pa sforcime të forta, kur tërë trupivihet në veprim, si noti, që më duket lloji i ush-trimeve të natyrshme të afta për të zhvilluarformat harmonishëm.

Një nga detyrat më të vështira të edukimitka të bëjë me atë që unë do ta quaja pa frikëkundërtrashëgimia. Ashtu sikurse kakundërhelme, ka në të vërtetë edhe një trajtimpsikik për të zbutur ose zhdukur - sipas shkallëssë qëndresës që shfaqin - të metat, pasionet oseveset e trashëguara. Po shpjegoj nëpërmjet njëshembulli - dhe për të qenë më bindës, nëpërm-jet një shembulli vetjak - mënyrën se si e kup-toj unë këtë degë të edukimit.

Duke qenë me një nervozizëm të skajshëm,që më bën të tronditem dhe të vuaj mjaft përshkakun më të vogël, për deri sa e kam një djalë- dhe që është me nënë po ashtu nervoze, - botae jashtme nuk do të jetë për këtë fëmijë veçsenjë subjekt trishtimi, zemërimi dhe dhimbjeje.Do më duhet pra, të tregoj kujdesin më të madhpër të mos e vënë në prani të papriturash të pa-këndshme. Do duhet që kurrfarë përplasje tëmos shkaktojë nervozizmin e tij të mundshëm.Nuk mund t'ia plotësojë të gjitha dëshirat, sepsedo ta bëja një qenie tekanjoze dhe autoritare,por nga ana tjetër, nuk mund ta kundërshtojgjer në fund, sepse do të bëhet zemërak. Do tëkërkoj me një fjalë të parashikoj krejt nevojatqë ka, për t'u dalë përpara. Do të krijoj më nëfund rreth tij një mjedis të qetë e të qeshur.

Po ashtu, kur një fëmijë është tepër i ngada-ltë, tepër apatik dhe kur kjo mungesë gjallëriedëmton zhvillimin e lirë të intelektit të tij, du-hen krijuar me zotësi gjendje troshitëse, joshumë të forta, duke e vënë mes një mjedisi meveprimtari të gjallë ose duke i treguar ndodhiemocionuese.

Kështu, të ndërgjegjshëm për të metat e tyredhe të pasioneve të këqija, prindërit do të drej-tojnë edukimin e fëmijëve, nisur nga ideja ebaraspeshimit dhe e kundërpeshimit.

Për zhvillimin e harmonishëm të mendimittë tij, është e nevojshme në përgjithësi që fëmi-ja të jetojë në një atmosferë përmbajtjeje dhemirësie. Përpara tij ose përreth tij, kurrfarëzënke, shpërthimi, rrëmbimi, shfaqje të fortëdhimbjeje ose shfaqeje të zhurmshme gëzimi,kurrfarë fjale urrejtjeje ose shpifjeje, as edheservilizmi. Duhet që mendja e fëmijës të jetë samë shumë e lirë për t'u lënë vend përshtypjeve,me qëllim që në të të nguliten vetëm idetë falëmeditimit.

Fëmijës i mësohet të lexojë e shkruajë rrethmoshës pesë vjeçe. Por, a nuk janë leximi dheshkrimi mjeti për të përftuar e shprehur idetë?Atëherë, a nuk është me të vërtetë absurde qët'i mësohet një fëmije të shkruajë kur nuk kaende asnjë ide për të shprehur dhe të lexojë kurnuk e ndien nevojën, ndërkohë që truri i tij ështëi paaftë për të përftuar ide? Le të sjellim pakndër mend vuajtjet që kemi pësuar gjatë vitevetë para të shkollës ose, nëse nuk na kujtohen, le

të pyesim vogëlushët që shkojnë pa dëshirë nëshkollë, le t'i pyesim me ëmbëlsinë e dhembshu-rinë e duhur dhe do të marrim një përgjigje mezemër të hapur për torturën që pësojnë atomendje të njoma. T'u mësojmë të lexojnë e shk-ruajnë! Po a e kanë shkuar vallë ndonjëherënëpër mend ata fëmijë të shkretë jo më dobinë,do thosha, po të paktën vetë qëllimin e një punetë tillë? Ata nuk shohin në të veçse një dënimpër të vizatuar çdo ditë figura të bezdisshmedhe për të përsëritur fjali të zhveshura nga kup-timi. E lodhin veprimtarinë e tyre cerebralenëpërmjet përpjekjesh të kota dhe kur arrijnënë moshën e studimeve të thelluara, mendësiae tyre e dobësuar është e pafuqishme për med-itim e thellim kuptimi. Në Belgjikë, në vetënderin e këtij vendi të vogël plot qartësi, ështëkuptuar gabimi kriminal i të mësuarit të para-kohshëm. Të quajtura kopshte fëmijësh, ekzis-tojnë në krejt Belgjikën shkolla fillore ku arsi-mi - tërësisht gojor - përzihet me lojërat. Fëm-ijët shkojnë në to gjer në moshën gjashtëvjeçare.Pak, gati kurrgjë, por prapë është një fillim qëmeriton të duartrokitet.

Nxënësi im do jetë i tillë që të marrë një ar-sim gojor, të larmishëm, të qartë dhe zbavitësgjer në moshën tetë vjeçe. Veç atëherë, do të fil-loj të lexoj para tij përralla, herë prekëse, herëtë gëzueshme dhe më vonë, skica historie e filo-zofie të lehta dhe tërheqëse. Mendja e tij do tëkuptojë në mënyrën më mbërthyese fuqinë efjalës dhe konkretisht se si ato njolla boje tërreshtuara metodikisht në letër janë motori imendimit njerëzor. Sigurisht, do më thotë herë-herë: "Do të dëshiroja që këto gjëra të bukurat'i ndieja drejtpërdrejt, pa ndihmën e zërit tuaj".Por edhe më tej do t'ia nxis dëshirën për të më-suar: "Prisni, deri sa të keni një mendim më tëformuar, deri sa të zotëroni më shumë njohuri,me qëllim që të kuptoni më qartë atë çka dolexoni."

Mosha se kur fëmija duhet të mësojë të lex-ojë ndryshon sipas zhvillimit të tyre fizik,pjekurisë së parakohshme dhe vendit të lindjes.Në vendet jugore, arsimi i shkruar duhet të nisëpërgjithësisht rreth moshës 13 vjeçe dhe në Verivetëm rreth moshës 15 vjeçe.

I përgatitur në këtë mënyrë, nxënësi im dotë mësojë leximin dhe shkrimin brenda njëmuaji, dhe në gjashtë muaj gramatikën.

Duke qenë se shkrimi e leximi, si të pakup-tueshme e të padobishme më herët, nuk do të

NGA BEN ANDONI

Ka qenë kaq i hidhur në jetë sa të trondit vërtetë me këto përsiatje përedukimin. Në këtë esse që po e bot-

ojmë (pretendohet se është produkt autentiki faik Konicës prej studiuesit e përkthyesitFotaq Andrea), më saktë në këtë përgatitjepër një libër, Konica fillimisht bën njëapologji për edukimin që e shikon si shkencëpër vetë metodën dhe elementët e tjerë qëpërdor dhe që sipas tij janë thelbësore për tëardhmen e njerëzimit. Po e lemë me mendi-min e vet: "Dhe kjo shkencë, cilëson ai,- kapër objekt zbulimin e ligjeve sipas të cilavemendimi njerëzor krijon përshtypjet e para,fiton njohuritë e para, koncepton mendimete para, zhvillohet, rritet dhe bëhet i njohur.Por, e lindur dje, shkenca e edukimit është,të themi, në foshnjërinë e vet: ende nuk ësh-të vëzhguar sa duhet, dhe pak është konk-luduar. Megjithatë, është arritur në një pa-rim themelor: duke qenë se është vërtetuartashmë ndërlidhja e fakteve të quajturapsikike dhe e fakteve të quajtura fizike - di-het për shembull se humbja e kujtesës ka tëbëjë më një lezion në lakadredhën e tretëfrontale të majtë - del se shkenca e edukimitnënkupton domosdoshmërisht fiziologjinëdhe higjienën, ashtu sikurse astronomianënkupton gjeometrinë. Mbi bazën e këtij

parimi themelor arrihet në përfundime tëshumta të bashkëlidhura, dhe do dëshirojatë nxirrja në pah sidomos njërin prej tyre,me rëndësi të jashtëzakontë: është absurdendarja: "edukim fizik, intelektual, moral";nuk ka veçse një edukim dhe ai është i pan-dashëm; të kultivosh mendjen dhe të mosmerresh aspak me fuqinë trupore, ja njëkontradiktë e pafalshme dhe një punë e pa-dobishme. Në këtë mënyrë, nga vëzhgiminë vëzhgim, nga përfundimi në përfundimdo të lartohet shkenca e edukimit, shken-ca e së ardhmes, e para nga të gjitha, duke

qenë se është motori i krejt të tjerave. Dodëshiroja të ndihmoja këtu me tërë për-pjekjet e dobëta të mendjes sime".

Nuk po merremi shumë medomethënien konceptuale të edukimit, porme idetë e tij sociale, të cilat janë shumëlargpamëse e që fillojnë prej nga lindja efëmijës, marrja me të, ushqimi, mënyrasesi përgatitet njeriu për jetën, mbajtja enënës etj. E veçantë është se në momentetkur e shkruan, Shqipëria e tij është një ngavendet më të prapambetura të Evropës dhekëto kujdesi të parashtruara, nuk bëjnë gjë

Konica, edukuestjetër veçse të detyrojnë të vësh buzën në gazdhe të thuash sa i ngeshëm ka qenë. Ashtusi nga ana tjetër, të bën të besosh se fushat einteresit të këtij njeriu, nuk qaseshin asfareme shqiptarët. Kjo është kaq e vërtetë sa tëmbetet vetëm ta lexosh fragmentet e esesëdhe do kuptosh paradokset e mëdha, që nukshkojnë asesi me edukimin tradicional tëshqiptarëve.

Gjithsesi, t'i kupton më së miri erudicio-nin dhe shpirtin e tij prej polemisti dhe mëshumë akoma se pse ishte aq i vrazhdë meveset e shqiptarëve. Aq mirë sa i artikulonkupton se i ka të ngulitura në kokë këto no-cione, ndaj ai s'mund të ishte veçse i ashpërme shqiptarët e tij, që sipas Faik Konicës eshtynin më së koti dhe merreshin me fjalëdhe punë boshe. Përfshirja e tij në punët so-ciologjike, mbase mund të jetë dhe njëdrejtim i ri për njerëzit e sotëm të so-ciologjisë shqiptare që të kenë kujdes nëparashtrimin e njerëzve, që kanë hedhurbazat e kësaj disipline shkencore sociale.Nuk duam të bëjmë punën e Mefistofelit, pornjë vlerësim i shkon edhe Fotaq Andreas, njëstudiuesi të pasionuar pas veprës së tij dheargumenteve që ka sjellë për autencitetin eveprës, që është sërish një temë disi e debat-ueshme nga studiuesit shqiptarë, por që kurbotohet nga revista "Lente Sociologjike",duhet thënë se e ka një garanci vërtetësie.

Fëmijët

Fëmija qan dhe bërtet për dyarsye: herë ngaqë ka gjumë avuan, dhe vihet re kollaj dukepërdorur këtë ose atë ilaç që ipërshtatet, herë ngaqë nukbën gjë tjetër - falë një instinktitë mrekullueshëm - veçseushtron zërin e tij. Dhe në këtërast të fundit duhet lënë tëvazhdojë në punë të vet.

Dorëshkrimet

Mosha se kur fëmija duhet të mësojë tëlexojë ndryshon sipas zhvillimit të tyrefizik, pjekurisë së parakohshme dhevendit të lindjes. Në vendet jugore,arsimi i shkruar duhet të nisë përgjithë-sisht rreth moshës 13 vjeçe dhe nëVeri vetëm rreth moshës 15 vjeçe.

Faik Konica

Page 4: Faik Konica "Mbi edukimin" – Bruksel 1898

mësohen para moshës dymbëdhjetë vjeçe. Përarsye diametralisht të kundërt, muzika do tëjetë për fëmijën nga mosha gjashtë vjeçe njëveprimtari e këndshme, e lehtë, e shpejtë, epërditshme. Ngaqë këtu, çdo shenjë përputhetme një tingull, krejt joshjen e të cilit fëmija dota ndjejë në mënyrë intuitave, - dhe kur mendjajoshet, nuk ndien as lodhje, as ligështim. Përmë tepër, muzika do të jetë jo vetëm një ndihmëe madhe për zhvillimin e vetëdijes, dhe rrjedhi-misht për formimin e mendimit, por edhe njëparathënie në lëçitjen e librave.

Arsimimi gojor do përqendrohet tek shken-cat, historia, artet, dhe sidomos tek filozofia. Dotë jetë me një fjalë një hyrje praktike drejt stu-dimit të thelluar të krejt shfaqjeve të mendimitnjerëzor.

Flitet shpesh për "përkushtim", për eduku-esit e parë të rinisë. Ndoshta është një përkush-tim disi i pavullnetshëm. Ka të ngjarë që ar-simtarët, sikur të ishin ambasadorë a ministra,do t'ua linin të tjerëve radhën për të ushtruarkëtë lloj përkushtimi. Nuk kam qëllim të kritikojarsimtarët, që janë të denjë për të merituar kre-jt simpatitë; por dua vetëm të them se, në japinmësim, këtë e bëjnë për të fituar bukën e gojës,dhe asgjë më shumë. Mirëpo, është për të ardhurkeq kur sheh funksionin e ndritur të edukuesittë njerëzimit të ushtruar nga mercenarë të padi-tur. Do më copëtohej zemra e do më bëhej plagësikur të kuptohesha se po shprehkam përbuzjeme anë të këtij fjalori, kur, në fakt, arsimtarëtjanë kaq të shkretë, sa do të ishte mizore t'i dër-rmoje edhe më tepër: por unë, thjesht konstatoj.Në një shoqëri të administruar më mirë, funk-sionet e edukatorit do duhej të ushtroheshinfalas, nga njerëz të mendimit. Në gjendjen e sot-me, a nuk mund të ngrihet të paktën profesoratinë nivelin e duhur, të përmirësohet në mënyrëtë konsiderueshme ana materiale e edukatorëvedhe, në të njëjtën kohë, të kërkohet prej tyre njëkuptim i tillë i nevojave të fëmijës, një thellim itillë dhe një larmi e tillë e njohurive, një dashuriaq e zjarrtë dhe një vetëdije aq e qartë e buku-risë së arsimimit sa të jetë e pamundur përaskënd që të ketë guximin të marrë përsipër ro-lin e edukatorit thjesht për një zanat e aq!

Do ta cilësonit torollak kopshtarin që do kul-tivonte në të njëjtën arë dhe me të njëjtën mënyrëkultivimi si lule, ashtu edhe kaçube, zarzavate efruta të çdo lloji. Mirëpo në fushën edukimit, ne,në të vërtetë, veprojmë njëlloj si ky kopshtar: tënjëjtit rregull, së njëjtës mënyrë arsimimi i nën-shtrojmë mijëra e mijëra fëmijë, të gjithë të ndry-shëm për nga prirjet trashëguese, mënyra e tëkonceptuarit të gjërave dhe shëndeti. Filan fëm-ijë i cili, me përkujdesje të veçantë si ajo bima ebrishtë kultivuar në një serrë më vete, do të du-hej të ishte bërë ndoshta një mendje e lartë, nukështë veçse një leshko ose një maniak. Për të bërëseriozisht edukimin tërësor të një fëmije, doduhej të vëzhgoheshin (nuk them tëmbikëqyreshin) gjestet e tij më të vogla dhe doduhej marrë nga afër me tërë shfaqjet e intelek-tit të tij foshnjor. Nga ky çast, është më se e qartëse edukimi i parë do duhej t'i jepej fëmijës nga eëma - dhe kjo domosdoshmëri shoqërohet mekrijimin e kurseve të veçanta dhe tëdetyrueshme për vajzat e reja, ku t'u mësohetseriozisht fiziologjia, higjiena dhe psikologjia efëmijës, me qëllim që nënat e ardhshme të kenënjohje shumë të qartë dhe shumë konkrete përparimet shkencore të edukimit. Rreth moshëstetë vjeçe, është babai apo vëllai më i madh qëdo të vazhdojë veprën e filluar nga nëna. Shkol-lat do të duhej të merreshin vetëm me përfundi-min e edukimin nëpërmjet një arsimimi të sh-kallës së lartë. Natyrisht nuk do t'i jepja jetëskonviktore nderin për ta sulmuar. Ato burgjeabsurde, zymtësia e të cilave nxite te fëmijët ndot-jet, ligësinë, spiunimin, egërsinë, janë fidanish-te të tuberkulozeve, idiotësive, shthurjeve apokriminelëve, dhe janë dënuar mjaft për rezultatetqë japin.

Shkencat klasifikohen sipas natyrës ose ob-jektit të tyre. Do të ishte me interes të klasifiko-heshin shkencat edhe sipas shkallës së lehtësisëpër t'i studiuar. Në radhë të parë do të vinte logji-ka dhe matematikat. Ligjet e mendimi dhe tënumrave janë, në të vërtetë, të pandashme ngamendimi njerëzor. Përderisa ka vetëdijen e tëqenit, fëmija di të bëjë dallimin e së shumës ngae pakta dhe të zbatojë parimet kontradiktore dheidentifikuese. Duhet pra, nxitur me anë pyetjesh,për të arsyetuar veprimet e tij, për të gjetur sh-kakun dhe për ta formuluar. Mos prisni të jetëpesëmbëdhjetë vjeç për t'i mësuar gjeometrinë:kur ta thërrisni për herë të parë dhe do vijë drejtjush, do ta pyesni përse nuk erdhi në formë zig-zage dhe do t'i shpjegoni vetinë e vijës së drejtë:do të jetë kështu mësimi i tij i parë i gjeometrisë.

Duhet shmangur me kujdesin më të madh përtë folur përpara fëmijës për Perëndinë osekundër saj. Në është për të ardhur keq tek shi-hen prindër të mbrujnë trurin e një fëmije sipasëndërrimeve vulgare të tyre fetare, është po ash-tu qesharake të shihen të tjerë të shajnë pandër-prerë një qenie, për ekzistencën e së cilës thonëse nuk e besojnë. Mendimi i lirë nuk i nënshtro-

e panjohura, nga veprimi te shkaku është sot evetmja metodë që zbatohet në shkenca. Ngaqëështë e vetmja metodë rreptësisht racionale.Dikur, për shembull, psikologjia - duke qenë separashtrohej hipoteza e shpirtit - kishte të bënteme nxjerrjen nga kjo hipotezë të pasojave pre-jardhur nga pasojat. Sot, shkenca e psikologjisë,nëpërmjet analizës, vëzhgon faktet, kërkon faktetë tjera që kanë përcaktuar faktet e dhëna, sh-kon nga shkaku në shkak të shkakut, dhepërpiqet të çmontojë krejt mekanizmin e jetësnjerëzore.

Është për të ardhur keq që metoda analitikenuk zbatohet në mësimin e historisë, e cila, edheajo nga ana e saj, është një shkencë. Do të ndiejaveten mirë duke shpjeguar për shembullmënyrën si e kuptoj unë këtë mësimdhënie.

Më duhet t'i paraqes nxënësit tim historinë eqytetërimit, domethënë gjendjen mendore e sho-qërore të njerëzimit përmes shekujve. Nëse dotë filloj t'i flas atij për qytetërimin në periudhënmë të hershme të historisë, për të zbritur,nëpërmjet një cikli leksionesh, nga lashtësiadrejt shekullit tonë, do të ishte një punë e pa-dobishme. Le të mendojmë në të vërtetë, se çfarësforcimi i madh na duhet për të rikrijuar në

të sulltani Mahmudit, i cili, përpara regjimit fed-erativ të provincave autonome që ekzistonin nëatë kohë në Turqi, parapëlqeu sistemin central-izues, i cili synon të fiksojë vetëm një pikë siqendër të shumë rrathëve ekscentrikë dhe tëkalojë zdrukthin e së njëjtit organizim përmbiracat, me prirje të tilla që nuk përputhen aspak;por vetë politika e sulltan Mahmudit, a nuk ish-te e përcaktuar nga arsye më të thella? Do të për-shkruaja atëherë fuqinë e feudalizmit gjatë sun-dimeve të mëparshme; do të kërkoja shkaqet erënies së Perandorisë Osmane dhe, në këtëmënyrë, do zbërtheja krejt historinë e Turqisë.

Të shpjegosh një periudhë të panjohurnëpërmjet një periudhe të njohur, ta nisësh ngahistoria bashkëkohore për të përfunduar mehistorinë e lashtësisë më të hershme, ja cila dojetë mësimdhënia racionale e historisë. Kursesot, historia mësohet së prapthi.

Mësimdhënia e gjuhëve të gjalla është e njëdobie praktike të pamohueshme. Në këtë epokëtë turbullt, kur struggle of live* cenon deri edheformat e luftës, zotërimi i shumë gjuhëve ështëpër një të mjerë një armë e mirë dhe municionshumë i mirë. Por edukimi është shkencë, ajo eparimeve më të përgjithshme për zhvillimin eplotë të mendimit; dhe çdo shkencë formulon nëvetvete parime që nuk mbajnë dhe nuk mund tëmbajnë parasysh kohët që përjetohen. Nëse përkëtë ose atë parim, provuar si i vërtetë, është ipamundur ose i vështirë zbatimi i tij, përsëri,kjo nuk do të thotë të hiqet dorë nga zbatimi dhetë hidhet poshtë vetë parimi, kur në të vërtetë,duhet zhdukur shkaku që vonon realizimin e tij.Mirëpo, mësimi i gjuhëve të gjalla, edhe pse ësh-të shumë i dobishëm, i domosdoshme madje nëkohën e sotme, përsëri është i dëmshëm për zh-villimin e lirë të mendimit. Ja përse: Gjuha, ësh-të metoda e interpretimit të mendimit. Sa gjuhëka, aq edhe metoda ka. Veçse, përdorimi injëkohshëm i dy a më shumë metodave, pavarë-sisht nga lënda mbi të cilën zbatohen, jeppërherë një rezultat të hapërdarë e të çrregullt.Një njeri i cili, në rininë e tij, ka mësuar shumëgjuhë, mund të ketë mendime gjeniale, porprapë, nuk do mendojë asnjëherë qartas. Vësh-troni nga afër historinë intelektuale të vendevedygjuhëshe: do gjeni në të ndoshta artistë oseshkrimtarë të mëdhenj, por kurrë një men-dimtar të vërtetë. Mund të më kundërshtojnëndoshta duke më thënë se mësimi në shkollanuk shkon gjer aty sa të formojë nxënës të aftëpër të menduar në gjuhë të huaj. Po atëherë, kymësim është i panevojshëm, duke qenë se njëgjuhë njihet vetëm kur mund të mendohetnëpërmjet saj, dhe është po ashtu i dëmshëm,përderisa e mbingarkon mendjen më kot.

Nxënësi ynë nuk do të mësojë pra asnjë gju-hë të huaj gjer në përfundim të edukimit të tij.Atëherë ai do të udhëtojë, do të vizitojë vende tëndryshme dhe, nëse një popull ngacmon kër-shërinë e tij, ai do t'i vihet studimit të gjuhës dheletërsisë së tij.

Mësimi i profesorit do reshtë - dhe edukimido të plotësohet nëpërmjet udhëtimeve - kur vetëformimi i mendimit të adoleshentit do të shfaqëkrejt rreptësinë e metodës gjatë polemikave dhekritikave. Dekarti ka vërtetuar se çdo filozofimbështetet mbi metodën. Dhe qartësia ose ver-bëria, saktësia ose falsiteti i ideve dhe i mendi-meve, qëndrimi ndaj veprimeve të jetës varenshpesh nga metoda e mirë ose e keqe e të mend-uarit ose thjesht, nga mungesa e çdo lloj metode.Edukimi, me një fjalë, s'është gjë tjetër veçse t'imësohet fëmijës të veprojë në jetë vetëm pasi tëmendojë, të mendojë vetëm pasi të arsyetojë dhetë arsyetojë vetëm metodikisht dhe nëpërmjetnjë metode të mirë, domethënë shkencore.

* Kjo ese është botuar për herë të parë në* Kjo ese është botuar për herë të parë në* Kjo ese është botuar për herë të parë në* Kjo ese është botuar për herë të parë në* Kjo ese është botuar për herë të parë nëgjuhën frënggjuhën frënggjuhën frënggjuhën frënggjuhën frënge në Bre në Bre në Bre në Bre në Bruksel në vitin 1898 meuksel në vitin 1898 meuksel në vitin 1898 meuksel në vitin 1898 meuksel në vitin 1898 mepseudonimin Tpseudonimin Tpseudonimin Tpseudonimin Tpseudonimin Trhank Spirrhank Spirrhank Spirrhank Spirrhank Spirobeobeobeobeobeg.g.g.g.g. U për U për U për U për U përkthkthkthkthkthyyyyyeeeeengngngngnga Fa Fa Fa Fa Fotaq Androtaq Androtaq Androtaq Androtaq Andrea.ea.ea.ea.ea.

Ballina e brBallina e brBallina e brBallina e brBallina e broshurës "Ese për edukimin",oshurës "Ese për edukimin",oshurës "Ese për edukimin",oshurës "Ese për edukimin",oshurës "Ese për edukimin",të botuar për herë të parë ngtë botuar për herë të parë ngtë botuar për herë të parë ngtë botuar për herë të parë ngtë botuar për herë të parë nga Fa Fa Fa Fa Faik Kaik Kaik Kaik Kaik Konicaonicaonicaonicaonicanë gjuhën frëngnë gjuhën frëngnë gjuhën frëngnë gjuhën frëngnë gjuhën frëngeeeee.....

ESSE PER EDUKIMIN(SHËNIME E FRAGMENTE)

kokën tonë një shoqëri diametralisht të kundërtme tonën! Për më tepër, është absurde të presëshqë truri i një fëmijë të arrijë të konceptojë njënjerëzim, i cili nuk ngjason aspak me atë mes tëcilit ai rritet. Por, nëse ia nis duke skicuar tablonëe qytetërimit bashkëkohor, nëse i vë në dukjenxënësit tim institucionet dhe sendet që e rre-thojnë, do ta kem më të kollajtë t'i përshkruajperiudhën menjëherë paraprirëse dhe pak epangjashme nga e jona dhe kështu, - nga dje nësot - ai do ta ketë më të lehtë për të kuptuar tran-zicionin dhe gjendjen e një qytetërimi i cili, dukendryshuar ku këtu, ku atje, ka lindurqytetërimin tonë të sotëm; kur të ketë një kup-tim të qartë të njerëzve dhe sendeve që na kanëparaprirë, do t'i bëj të njohur të tjerët paraprirësdhe kështu, pa kapërcime të befta dhe pa zgjidhjevazhdimësie mësimdhënia ime do ngjisërrjedhën e shekujve: dhe kur të arrij periudhatmë të largëta, nxënësi im do ketë vizion të qartëtë qytezës antike, në krejt organizmin e vet.

Një tjetër shembull. Duhet t'i shpjegojnxënësit tim historinë e turqve. Nuk do ta fillojaspak duke i folur për jetën e Ertogrulit, as përmarrjen e Kostandinopojës. Do t'i jepja të lexon-te në gazeta një nga ato telegrame, tragjike përnga përmbajtja e tyre e shkurtër, që japin lajmine filan masakre paraprirë nga filan kryengritje.Do t'i paraqisja atëherë çështjen e Orientit; do t'ishpjegoja se ajo shkaktohet nga një çështje tjetër:ajo e kombësive; kombet e ndryshme të Peran-dorisë Osmane, roli që luajnë; çështje e kombë-sive u shtrua në Turqi gjatë regjimit të ngathët

het kurrfarë sektarizmi, dhe pasioni antifetar,më shumë nga ateizëm, nuk është veçse një re-ligjiozitet zvetënues. Ateizmi është asnjanësia.Pra, nuk do të shqiptohet as fjala Perëndi për-para nxënësit tonë. Në këtë mënyrë, mendimi itij, i lirë nga çdo ide e paraformuar dhe nga çdopërshtypje paraprake, do të shqyrtojë lirisht, nërrjedhën e studimeve filozofike, vlerën dherëndësinë e termit Perëndi.

Për zhvillimin e mendjes së fëmijës dhe përta përgatitur atë drejt studimesh të thelluara filo-zofike është e nevojshme t'i ngjallet që nga moshakatër vjeçe shija e të vëzhguarit dhe e të kërkuar-it të shkaqeve. Çdo ditë mund t'i parashtrohennjë a dy probleme në masën e duhur të mendjessë tij të njomë. Kështu, ndërsa fëmijët e moshëssë tij do të ngjisin me zor - nën vështrimin e mër-ishëm të xhelatëve të diplomuar - kalvarin e gra-matikave asnjëherë të kuptuara, nxënësi ynë doshkëlqejë gjithë buzëqeshje tek zgjidh këtë prob-lem të vogël, sa i pavlerë në formë, aq edhe filoz-ofik në përmbajtje, duke qenë se ushtron men-dimin.

Nëse një objekt bie nga dora e një vogëlushe-je, ajo do hapë gjunjët, duke dashur të mos e lërëtë bjerë; por një djalkë, për të njëjtin qëllim, do ibashkojë gjunjët: dhe cila është arsyeja e pa men-duar e këtyre dy lëvizjeve të kundërta? Është -do përgjigjet nxënësi ynë pasi e vret mendjen(sa i brishtë është mendimi në këtë moshë!) - sevajza është e veshur me fustan, kurse djali mepantallona të shkurtra!

Metoda analitike që shkon nga e njohura tek