ETIKA E BIZNESIT

22
qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw ertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwe rtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwer tyuiopasdfghjklzxcvbnmqwert yuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyu iopasdfghjklzxcvbnmqwertyui opasdfghjklzxcvbnmqwertyuio pasdfghjklzxcvbnmqwertyuiop asdfghjklzxcvbnmqwertyuiopa sdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas dfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdf ETIKA E BIZNESIT NGA LITERATURAT MËSIMORE 12/21/2009 veton.sopjani

description

Etika e Biznesit

Transcript of ETIKA E BIZNESIT

Page 1: ETIKA E BIZNESIT

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmrtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqw

ETIKA E BIZNESIT

NGA LITERATURAT MËSIMORE

12/21/2009

veton.sopjani

Page 2: ETIKA E BIZNESIT

ETIKA E BIZNESIT DHE KONCEPTIMI I SAJ ( kap. 4) PËRKUFIZIMI MBI ETKËN E BIZNESIT DHE ROLI I INSTITUCIONEVE EKONOMIKE

Etika e biznesit përbën një studim të specializuar, i cili merret me të drejtat dhe gabimet morale. Ajo përqëndrohet në mënyrën se si zbatohen standardet morale veçanërisht në politikat, në institucionet dhe në sjelljet e biznesit.

Etika e biznesit është një formë e etikës së aplikuar që ekzaminon rregullat dhe parimet etike brenda kontekstit të biznesit, problemet e ndryshme etike e morale që mund të lindin brenda tij, si edhe çdo detyrë apo obligim të veçantë që zbatohet ndaj individëve të angazhuar në biznes.

Etika e biznesit është është përgjithësisht një disiplinë normative, kur standardet morale fillimisht përkrahen dhe më pas zbatohen. Ajo bën vlerësime specifike për atë çka është e drejtë apo e gabuar, duke pretenduar më tej edhe për atë çka duhet bërë dhe atë çka nuk duhet bërë.

Shoqëria njerëzore përbëhet nga njerëz, të cilët synime e qëllime të përbashkëta. Veprimet e tyre kryhen nëpërmjet një sistemi intitucionesh që janë ngritur pikërisht për të arritur disa qëllime të përgjithëshme ose bazë, midis të cilave mund të përmenden:

Krijimi, edukimi dhe mbrojtja e jetës familjare;Prodhimi dhe shpërndarja e të mirave materiale ku bazohet jeta njerëzore;Kufizimi dhe rregullimi ligjor i përdorimit të forcës;Gjetja e mënyrave për marrjen e vendimeve kolektive; dheKrijimi e ruajtja e kulturës, artit, njohurive dhe teknologjisë.

Për ta arritur në plotësimin e këtyre qëllimeve njerëzit krijojnë modele relativisht të qëndrueshme të veprimtarisë, të cilat quhen institucione.Disa nga këto institucione janë “familjare”, “ekonomike”, “ligjore”, “politike”, “institucione të edukimit”, etj.

Institucionet ekonomike, të cilat sot konsiderohen si më të rëndësishme, janë ngritur për të arritur dy qëllime kryesore:

Prodhimin e mallrave dhe shërbimeve për të cilat kanë nevojë anëtarët e shoqërisë, dheShpërndarjen e të mirave materiale apo shërbimeve për anëtarët e shoqërisë.

Çështja e etikës së biznesit, edhe pse duket e thjeshtë në pamje të parë, shpesh herë ngarkohet me një ndjenjë të fortë emocioni, duke u shoqëruar në të njëjtën kohë me një seri mitesh e keqkuptimesh.

Liderët dhe menaxherët kërkojnë të kenë më tepër informacion praktik për menaxhimin etik, pasi ky lloj menaxhimi sjell përfitime morale dhe përfitime praktike në vendin e punës, të cilat bëhen gjithnjë e më shumë të kuptueshme sot, kur merr një rëndësi të veçantë kuptimi dhe menaxhimi i shumëllojshmërisë së vlerave.

Page 3: ETIKA E BIZNESIT

Ç’është etika e biznesit?Nga një arsyetim i thjeshtëzuar, mund të thuhet se etka përfshinë dy komponente, fillimisht ajo trajton njohjen dhe kuptimin e koncepteve i drejtë apo i gabuar, i mirë apo i keq dhe më pas ajo vlerëson veprimin, trajton kryerjen e tij në praktikën personale, apo atë institucionale duke arritur në konkluzionin se është kryer në mënyrën e drejtë apo ta gabuar.

Shumë eticientë besimet etike i konsiderojnë si pararendëse të proçeseve të nxjerrjes së ligjeve të reja. Sipas tyre ajo që sot përbën një udhëzues etik, shpesh herë, të nesërmen arrin të konvertohetnë një akt ligjor të shkruar, në një rregull ose detyrim për t’u zbatuar.

Vlera të tilla, si respekti, ndershmëria, sinqeriteti, përgjegjësia, të cilat na udhëzojnë si të sillemi, konsiderohen vlera morale. Te gjitha pikëpamjet apo deklarimet që tregojnë për mënyrën se si zbatohen këto vlera shpesh quhen parime morale ose etike.

OBJEKTI I ETIKËS SË BIZNESIT DHE FUSHAT KRYESORE TË SAJ Dy nga fushat kryesore që trajtohen gjerësisht nga etika e sotme e biznesit janë:Keqdrejtimi apo çorientimi menaxherial dhe Konfuzionet morale.

Çorientimi (keq-udhëzimi) menaxherial Kjo fushë e etikës trajton në thellësi praktikat ilegale, joetike apo të dyshimta të menaxherëve individualë, apo të organizatës së biznesit, shkaqet që kanë çuar në këto sjellje, si edhe mjetet që përdoren për t’i korigjuar.Megjithatë, jo rrallë ndodh që etika e biznesit të trajtojë dilema, të cilat nuk kanë asnjë indikacion të qartë që tregon se një veprim a sjellje është e drejtë apo e gabuar.

Konfuzionet morale Një nga fushat tjera që e trajton gjerësisht etika e biznesit është “menaxhimi në kushtet e konfuzioneve morale”, i cili përfshinë një mori problemesh etike me të cilat menaxherët merren pothuajse për ditë. Si të tilla mund të përmenden konflikti potencial i interesave, përdorimi i gabuar resurseve, keqmenaxhimi i kontratave e marrëveshjeve, etj.

Faktorët që kanë çuar në një zhvillim të shpejtë të disiplinës së etikës së biznesit janë të ngjashëm me faktorët që kanë pararendur edhe zhvillimin e disiplinave tjera të menaxhimit.

Për shembull, nevoja që kishin organizatat e biznesit për të menaxhuar me një imazh më pozitiv ndaj publikut – bëri që të lindë disiplina që trajton marrëdhëniet publike; nevoja për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore – bëri që të lindë disiplina e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Të gjitha këto vendime, të cilat në fund të fundit përcaktojnë se ç’është e “drejtë”, “e duhur” ose “e sinqertë”, janë vendime etike. Ato ndeshen gjerësisht kur menaxherëve të organizatave të biznesit ju duhet të trajtojnë shqetësime të karakterit etik, të cilat siç janë, për shembull:

trajtimi i të punësuarëve;përcaktimi i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve;

Page 4: ETIKA E BIZNESIT

mbrojtja e mjedisit;përgjegjësitë sociale, etj.

PIKËPAMJET KRYESORE PËR ETIKËN E BIZNESIT DHE DILEMAT ETIKEVeprimtaritë e organizatave të biznesit shoqërohen nga shumë dilemma etike. Etika mund të shikohet nga disa pikëpamje, ku secila prej tyre përmban një bazë të ndryshme për dhënien e gjykimeve.

Etika është një mënyrë e jetës dhe jo një varg parimesh absolute të shkëputura nga jeta jonë e përditshme.

Per rrjedhojë edhe reagimi ndaj ndonjë dileme të caktuar etike do të jetë në varësi të pikëpamjes specifike që përdoret.Hosmer-përshkruan tri mënyrat kryesore më të përgjithëshme që përdoren në procesin e vendimmarrjes etike në biznes, ku përfshihen: analiza ekonomike, analiza ligjore dhe analiza filozofike.

Analiza ekonomike Sipas kësaj analize gjykimet etike bazohen në forcat e papërcaktuara të tregut. Kjo doktrinë mban parasysh që menaxherët gjithmonë duhet të përpiqen të maksimizojnë dhe të minimizojnë kostot. Kjo strategji kërkon që shoqëria në planin afatgjatë, të marrë përfitimin më të madh.

Në fakt, kjo analizë përdor një metodë që i konsideron njerëzit si mjete për të arritur qëllimet përfundimtare, dhe nuk merr parasysh natyrën e tyre.

Analiza ligjoreKjo analizë e redukton gjykimin etik thjesht në një çështje që lidhet me ligjin. Sipas këtij gjykimi, çdo gjë që është e paligjshme është jo-etike.

Analiza filozofikeKjo analizë synon një përfshirje më të gjerë të të gjykimit filozofik të sjelljes e të veprimit, duke bërë krahasimin apo vlerësimin e tyre kundrejt një kuadri etik të paracaktuar.

Në dhënien e udhëzimeve të dobishme për marrjen e vendimeve etike, duket se analiza filozofike është më e përshtatshme se dy analizat e tjera. Megjithatë, edhe këtu duhet të vlerësohet fakti që pikëpamjet filozofike janë të shumëllojshme. Disa prej atyre pikëpamjeve janë;

Pikëpamja religjioze ose e besimit.Pikëpamja e dobishmërisë(utilitariane). Utilitar- që niset vetëm nga dobia praktike, që sheh vetëm dobinë e çastit.Pikëpamja universale

Pikëpamja humanistePikëpamja politiko-kulturorePikëpamja dialoguesePikëpamja situacionale

Page 5: ETIKA E BIZNESIT

Etika në përgjithësi identifikohet me “parimet që drejtojnë sjelljet e një individi ose të grupi të caktuar individësh”.Ajo studion një grup të caktuar të gjykimeve normative – dhe pikërisht ato gjykime që vlerësojnë nëse një veprim apo sjellje është moralisht i/e mirë, apo i/e keqe, i/e drejtë apo i/e gabuar.

Etika e biznesit studion standardet morale me qëllim që të vlerësojë nëse një gjykim moral i dhënë është apo jo korrekt.

Sipas Aristotelit zakonet e mira morale zhvillohen vetëm përmes trajnimit dhe përsëritjes.

Sipas Kohlberg-ut aftësia për gjykime të arsyeshme morale zhvillohet duke kaluar nëpër tri nivele e gjashtë faza të përcaktuara- nga një (A) nivel parakonvencional që fokusohet në interesin vetiak, në (B) nivelin konvencional ku në mënyrë të pakundërshtueshme standardet morale konvencioanale të atyre që na rrethojnë, dhe për të përfunduar në (C) nnivelin post-konvencional apo të maturimit ku shqyrtohen e vlerësohen me sy kritik standardet morale konvencioanale të pranuara.

ETIKA E BIZNESIT (kap.5) MORALIMe moral nënkuptojmë tërësinë e parimeve, normave e rregullave që janë krijuar e ndryshojnë historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri.

Moralin ndryshe mund ta konceptojmë edhe kështu: Tërësia e forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të plotësojë një detyrë, gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt.

MORALIZIMI – është këshillë morale që përsëritet e bëhet e mërzitshme, predikim i zbrazët për çështje të moralit. I jap dikujt këshilla morale të mërzitshme, i shes moral; merrem me predikime të zbrazëta për çështje morali. Moralizues i mërzitshëm.

Arsyetimi moral është procesi që vlerëson sjelljet, institucionet dhe politikat duke u bazuar në standardet morale. Ai duhet të jetë logjik, evidenca faktike të lidhet me gjykimin përkatës dhe standardet morale të kenë koherencë.

Koherent- që i ka të bashkuara fort a të lidhura ngushtë elementet përbërse; që ka koherencë. Trup koherent.Valë koherente - valë që kanë dritë të njejtë e të vijueshme në të gjitha fazat. Që është parimor, nuk bie kurrë në kundërshtim me veten dhe i përmbahet të njëjtit mendim, të njëjtës teori a doktrinë.

Përgjegjësia morale e individit lidhur me një gabim apo dëmtim të kryer prej tij, në formë të përmbledhur konsiston: Së pari – një individ është moralisht përgjegjës për veprimet e padrejta që ai kryen dhe për efektet dëmtuese të shkaktuara nga ky veprim, kur një gjë e tillë bëhet me dashje dhe lirshëm.

Së dyti – përgjegjësia morale eliminohet apo shfajësohet totalisht kur gabimi kryhet në kushtet e ijnorancës (padijes) ose paaftësisë.

Page 6: ETIKA E BIZNESIT

Së treti – përgjegjësia morale lidhur me një gabim apo një dëmtim mud të lehtësohet nga I) rrethanat e paqartësisë, II) vështirësitë dhe përfshirjes minimale dhe IV) varësisht nga serioziteti i gabimit ose dëmtimit.

PARIMET KRYESORE ETIKE NË BIZNESParimet kryesore etike në biznes janë:Parimi i dobishmërisëTë drejtat – koncepte bazë dhe,Parimi i drejtësisë dhe paanshmërisë

PARIMI I DOBISHMËRISËAnaliza krahasuese midis kostove dhe përfitimeve socialeDobishmëria tradicionale dhe keqkuptimet Fushat kryesore ku përdoret parimi i dobishmërisëAvantazhet dhe disavantazhet e dobishmërisë

TË DREJTAT KONCEPTE – BAZËPërkufizimi, kategorizimi dhe veçoritë e të drejtaveTë drejtat negative dhe të drejtat pozitiveTë drejtat dhe detyrimet kontraktuale

PARIMI I DREJTËSISË DHE PAANSHMËRISËDrejtësia në shpërndarjeDrejtësia si barazi: EgalitarizmiDrejtësia e bazuar në kontribut: drejtësia kapitalisteDrejtësia e bazuar në nevojat dhe aftësitë: socializmiDrejtësia ndëshkueseDrejtësia kompensuese.

Parimi i dobishmërisë “Dobishmëria” – përfaqëson një parim të përgjithshëm i cili përdoret në çdo rast kur veprimet, politikat dhe institucionet vlerësohen në bazë të analizës së kostove dhe të përfitimeve, që ato i shkaktojnë shoqërisë

Sipas këtij parimi, një politikë, institucion apo sjellje a veprim është i drejtë kur ai siguron përfitimet neto më të mëdha, ose kostot neto më të ulëta.

Përfitimet e një veprimi nuk përfshijnë vetëm shumat monetare që mund të maten, por edhe çdo të mirë tjetër të dëshirueshme (kënaqësi, shëndet, jetë, njohuri, lumturi, etj.) që rrjedh nga kryerja e tij; ndërsa në “kosto” mund të përfshihet çdo lloj e keq e padëshirueshme (dhimbje, sëmundje, vdekje, injorancë, palumturi, etj.). Dhimbje - i dhimbsen prindërit, i dhimbset atdheu, i dhimbsen gurit e drurit, u vjek keq të gjithëve për dikë, i dhimbet kujtdo.

Dhembje – mundimi, shqetësimi a vuajtja që provon a heq dikush kur i dhemb diçka në trup, ndjenja që shkaktohet nga një vuajtje fizike; dhembje e plagës, dhembje koke, dhembjet e lindjes, dhembja e dhëmballës e veshit etj.

Page 7: ETIKA E BIZNESIT

Të drejtat - koncepte bazëVështirësia kryesore e parimit të dobishmërisë, sipas kritikës, qëndron në faktin se nuk merr parasysh sa duhet dy kategoritë e tjera të çështjeve morale – ato që kanë të bëjnë me të drejtat dhe ato që i përkasin drejtësisë.

Kjo do të thotë se sipas parimit të dobishmërisë disa veprime janë moralisht të drejta, në kohën kur në fakt ato karakterizohen nga padrejtësia, pasi mund të shkelin të drejtat e individëve.

Koncepti i “të drejtës”, qëndron në themel të shumë argumenteve e pretendimeve morale që lidhen me veprimtarinë e biznesit.

Punonjësit, për shembull, theksojnë se kanë të drejtë që për punë të barabartë të marrin pagë të barabartë; menaxherët pohojnë se sindikatat dhunojnë të drejtën e tyre për të menaxhuar; investitorët ankohen se taksat dhunojnë të drejtat e tyre mbi pronësinë; konsumatorët pretendojnë se kanë të drejtë të kenë më shumë njohuri për mallrat që kunsumojnë,etj.

Në vitin 1948, Kombet e Bashkuara adoptuan një “Deklaratë Universale për të drejtat e njeriut”, sipas të cilës deklarohet se të gjitha qeniet njerëzore kanë midis të tjerash këto të drejta bazë:

e drejta e pronës privatee drejta për punëe drejta e shpërblimite drejta e organizimit (sindikatat etj.)e drejta e pushimit dhe e kohës së lirë.

Parimi i Drejtësisë dhe PaanshmërisëDebatet e ndryshme midis individëve pjesëmarrës në biznes, shpesh i referohen në mënyrë të alternuar termave të “drejtësisë” dhe “paanshmërisë”.

Për shembull, në rastin kur një person akuzon një tjetër për një trajtim të padrejtë diskriminues, për të zgjidhur situatën duhet të krahasohen dhe të peshohen pretendimet konfliktuale të palëve dhe të vendoset balanca midis tyre.

Drejtësia dhe paanshmëria janë të krahasueshme. Ato kanë të bëjnë me trajtimet e krahasueshme që u bëhen anëtarëve të një grupi të caktuar në raste të tilla si:

shpërndarja e të ardhurave dhe përfitimeve;administrimi i rregullave dhe ligjeve;kooperimi apo konkurrenca midis anëtarëve të grupit me njëri – tjetrin;ndëshkimi i anëtarëve të grupit për gabimet e bëra apo kompensimi i anëtarëve për gabimet që të tjerët kryejnë ndaj tyre.

Edhe pse termat “drejtësi” dhe “paanshmëri” gjithmonë përdoren të alternuara me njëri – tjetrin, përsëri, për çështje që janë të një serioziteti të veçantë, synohet që më shumë të përdoret fjala “drejtësi”, pavarësisht se shumë autorë i përmbahen faktit që koncepti i paanshmërisë duket se është më themelor.

Page 8: ETIKA E BIZNESIT

Kap 6. - KONFLIKTET NË BIZNES

Në afarizmin e vet ndërmarrësit janë të detyruar të marrin vendime të ndryshme nga fusha e aktivitetit me të cilin mirren. Vendimet e marra prekin interesat e ndryshme të akterëve.

Prandaj, nuk është lehtë në këtë rrethinë të mirren vendime të cilat, në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, nuk prekin interesat e të tjerëve.

Zakonisht kur preken interesat e akterëve, njerëzit janë më të ndieshëm, prandaj është normale që në këto rrethana të paraqiten konfliktet të cilat kanë bazën në:

1.ndonjë problem2.situatë ose 3.mundësi

Konflikti kërkon nga individi ose ndërmarrja që të bëjë përpjekje që atë ta zgjidhë me aksione të ndryshme dhe të mundshme, me të cilat duhet të vlerësohet a është veprim i drejtë apo i gabuar.

Çështjet etike zakonisht rrjedhin nga konfliktet ndërmjet vlerave dhe filozofisë individuale dhe nga qëndrimet e ndërmarrjeve ndaj njerëzve në punë dhe shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Rrethina e biznesit shkakton një mori konfliktesh etike.

Përpjekjet e organizatave/ndërmarrjeve për të realizuar interesat-objektivat e veta mund të jenë në konflikt me ato të individëve, përkatësisht me të punëtorëve që i punëson dhe, shpeshherë, edhe me rrethinën e saj afariste.

Rrethina e saj (p.sh. konsumatorët) kërkojnë produkte cilësore. Për këtë tash mund të vijë edhe deri te konflikti, për shkak se prodhuesit dëshirojnë të fitojnë sa më shumë duke investuar më pak në produkte, duke mos i futur të gjitha komponentet e nevojshme, të cilat e ngrisin cilësinë e produkteve e jo duke ulur shpenzimet e prodhimit.

Tani këtu kemi një situatë në të cilën ndërmarrja dëmton cilësinë për fitim. Shpeshherë themi se konkurrenca i rregullon gjërat në treg. Llojllojshmëria e produkteve dhe substitutet e tyre bëjnë që të vijnë në pyetje vlerat etike të ndërmarrjes.

Prandaj, karakteristikë e punës dhe e menaxherëve të ndërmarrjeve duhet të jetë kultura e ndërmarrjes dhe ajo e shoqërisë që e rrethon, për shkak se në këtë ambient lindin konfliktet dhe shumë çështje të tjera, të cilat mund të lëkundin vlerat e etikës në biznes.

3.1. Lindja e konflikteve Çështjet etike zakonisht lindin dhe mund të maten nga konfliktet nga të cilat rrjedhin, për këtë edhe është mirë të shqyrtojmë problemin e lindjes së konflikteve. Shumë punëtorë përdorin (ose kanë) vlera dhe standarde të ndryshme etike, varësisht se ku janë: tjetërqysh veprojnë në punë dhe tjetërqysh sillen në shtëpi.

Ky konflikt krijohet për shkak të presionit që bëjnë ndërmarrjet/përkatësisht menaxherët, duke i inkurajuar punëtorët e vet në veprime joetike për realizimin e objektivave të biznesit.

Page 9: ETIKA E BIZNESIT

Konflikti i RoleveNe keto raste kemi te bejme me konflikte midis roleve te ndryshme qe ne kryejme ne jeten tone te perditshme. Atributi kryesor me kete lloj konflikti pergjegjesie eshte koncepti i “rolit” psh: Prind dhe mesues, Gjykatesi dhe femija i tij ne banken e te akuzuarve etj. Çfarë qëndrimi do te mbajme ne keto raste?.

Gjithmone ne keto lloj konflikti pergjegjesie, tëresi vlerash te ndryshme shfaqen per te ndihmuar kerkesat e ketyre roleve.

Konflikti i Interesave”Nje moment tjeter kur ne ndjejme konflikte ne pergjegjesite tona ka te beje me situaten ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtarë publik. Ne shumicen e rasteve keto jane raste qe na ofrojne ne nje mundesi per te perdorur pozicionin tone per perftime personale.

Me termin “interes” nenkuptojme te gjitha ato influenca, angazhime, emocione qe e bejne gjykimin tone me pak te besueshem dhe te njeanshem se c’do te ishte ndryshe.Konflikti i Interesave shfaqet ne forma te ndryshme, nder me kryesoret e te cilavejane:

Ryshfeti – Ky eshte pranimi i paligjshem i parave ose sendeve te tjera me vlere, perfitimi i favoreve te ndryshme nga nepunesit civil te cilet shfrytezojne pozitat e tyre zyrtare.

Ne pergjithesi ryshfeti ka te beje me parate, por mund te inkludoje dhe perftime te tjera si favore seksuale, premtime per publicitet te favorshem, ose oferta per tu bere pjesetar i qarqeve sociale ekskluzive.

Trafikimi i Influences – ndodh kur nje nepunes civil perpiqet te influencoje nje vendim qeverie ne favor te nje pale te trete ne te cilin nepunesi ka nje interes te veçante. P.sh kur nje nepunes i larte me te drejte vendimmarrje jep nje urdher per te kryer nje punim ku nderrmarja e tij private jep nje kontribut te konsiderueshem.

Trafikimi i Informacionit - Kemi te bejme ne ato raste kur zyrtaret shfrytezojne informacionin zyrtar qe nuk eshte i hapur per publikun e gjere, dhe e perdorin per qellimet e tyre personale.

Transaksionet financiare – kemi te bejme ne ato raste kur nepunesi civil ka interesa financiare te drejtperdrejta ose te terthorta qe konfliktojne ne menyre te drejtperdrejte me performancen e punes se kryer. Shembull:

Drejtori i planifikimit nderton nje aeroport ne nje vend ku ai ka prona private dhe jo diku tjeter ku mund te ishte me e volitshme. Zgjedhja e venditt behet me qellime per te permbushur interesat e tij private.

Dhuratat dhe Defrimi – pranimi i dhuratave ose “ i mikpritjes” krijojne konflikt nese ato influencojne kryerjen e paanshme te detyrave te nepunesit. Ketu perfshihen blerje me cmime te ulura, bileta teatri, pushime, favore seksuale, perdorimi i padrejtë i automjeteve, pajisje etj.

Page 10: ETIKA E BIZNESIT

Punesim i Jashtem – Punesimi i pjesshem ose part-time, konsulenca, mund te shkaktojne nje konflikt interesah me detyrat zyrtare. Kemi konflikt nese behet fjale per pune qe jane te lidhura ose me interesa te ndersjellta. Per punerat qe nuk kane lidhje atehere nuk kemi konflikt interesash.

Punesim ne te ardhmen – Nese nje punonjes i Administrates Publike kryen nje veprim sot ne favor te nje pale te trete me qellim qe, mbas perfundimit te kohes ne detyre, te filloje te punoje ne entin qe i ka bere favor, atehere kemi te bejme me nje konflikt interesi.

Marredheniet me te afermit - Situatat kur nje nepunes civil mund te beje favore per nje te aferm, perbejne ne vetvete nje konflikt. Ky lloj konflikti mund ti kete rrenjet ne interesa joekonomike.”[1]

3.2.2. Konflikti i interesaveKonflikti i interesave lind kur individët duhet të zgjedhin në mes të asaj se a dëshirojnë t’i përparojnë interesat e ndërmarrjes apo interesat e veta individuale, ose t’i përkrahin interesat e grupeve të veçanta qofshin ato:

1.formale apo2.joformale

Për t’i shmangur konfliktet e interesave, punëtorët duhet të jenë në gjendje të ndajnë interesat e tyre private nga interesat e ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar.Ndërkaq, ndërmarrja duhet të shmang konfliktet potenciale, duke ofruar prodhime dhe shërbime sipas kërkesave.

Shembull:Një auditor ka shkuar në auditim të ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave të qytetit.

Mirëpo, ka lindur dyshimi se raportet të cilat është duke i ofruar personi NN në fjalë janë gjithnjë të mira.

Prandaj, komisioni për çështje të sigurisë vendosi ta përcjell, për të hulumtuar në mos pagesa për dhënien e konsaltingut dhe raporteve përfundimtare, të cilat janë të dedikuara për auditorin NN, janë një lloj kompromisi ndërmjet ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave dhe auditorit.

Të themi se në shumë shtete të zhvilluara, në përqindje të sigurt, mund të thuhet se punëtorët nuk marrin mito (ryshfet), pagesa personale ose ndonjë dhuratë, ose beneficione të veçanta nga persona të cilët e dëshirojnë mbështetjen e tyre në raste kur mirren vendime.

Mirëpo, megjithatë, ryshfeti është njëra ndër mënyrat më të shpeshta të rrënimit të vlerave të etikës në biznes në shumë shtete. Ne do të shohim edhe më vonë se, në shumë ekonomi të ndryshme, mitoja (ryshfeti) është një nga shkaqet e rënies së menaxherëve, njerëzve nga legjislacioni ose zyrtarëve të qeverive komunale ose të niveleve më të larta. Besohet se afër 80 miliardë $ në vit paguhen si mito.

Kur zyrtarët marrin ryshfet nga biznesi, ju e dini se ata duhet të bëjnë lëshime të cilat i sjellin në pozitë të palakmueshme dhe jo të barabartë, konkurrentë e tjerë. Lëshime të cilat i japin ndonjë

Page 11: ETIKA E BIZNESIT

favor biznesit të tyre, në fushën e legjislacionit, ose favore të tjera, të cilat janë të lidhura me forma të ndryshme manipulative.

A thua, a është etike nëse u jipen ryshfete të ndryshme zyrtarëve të ndryshëm publik të nivelit lokal apo të atij qendror për këto favore?

3.2. Fusha e konflikteve etike në ndërmarrje Sipas Rupert Rej: „çdo veprim moral zhvillohet në bazë të vlerësimeve në mes të asaj se çka është më e vlefshme: realizimi i interesit personal dhe zvogëlimit të dënimit."[1] Rupert Rej,

Për ndërmarrjen denim është kur numri i kundërvajtjeve të punëtorëve të saj shkon në drejtim të konfliktit me ligjin dhe kjo sigurisht e luhat pozicionin e saj ekzistencial. Nëse morali është ligj atëherë shansat janë në anën e ndërmarrjes. Mirëpo nëse kjo nuk është atëherë kjo do të jetë shumë keq dhe situatë e palakmueshme për ndërmarrjen.

Ndërmarjet kanë filluar të marrin në konsideratë për etikën ta zëmë kur veprimet e tyre mund të sjellin deri te katastrofa ekologjike, dhe kjo automatikisht i krijon dëme të pariparueshëm imixhit të saj.

Ndërmarjet fillojnë të mirren me këto çështje dhe t’i trajtojnë me seriozitet nëse ka një kontroll rigoroz nga ana e institucioneve profesionale, dhe kur për akte të tilla të cilat e rrezikojnë rrethinën në të cilën ajo punon dhe vepron fillon t’i humb konsumatorët. Kjo është përgjigjje e fuqishme që ndërmarrjet nuk e dëshirojnë.

Rrespektimi i etikës gjithnjë e më tepër është duke u bërë çështje e rëndësishme dhe me prioritet për ndërmarrjet për shkak se ato konsiderohen përgjegjëse për sjelljen e atyre të cilët punojnë në ato ndërmarje. Nëse punëtorët janë konfliktuoz, të pandërgjegjshëm , nuk udhëheqin kurrfar llogarie lidhur me sjelljet etike ndërmarrjet janë përgjegjëse dhe dënimet për to gjithnjë do të shtohen.

Fushat më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktete e interesave e të cilat kanë reperkusione etike janë:

1.masat e dyfishta në ndërmarrje ( për diken nënë e për dikend njerkë)2.tregtimi i produkteve të patestuara,3.tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati ,

1.korrupcioni,2.pastrimi i parave,3.shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e pazhvilluara .

Një fushë shumë e ndjeshme në të cilën reflektohen konfliktetet etike është edhe marketingu, bindja e njerëzve që të blejnë produkte të cilat janë të pavlera dhe të panevojshme. Veprimet joetike të shumtën e rasteve lajmërohen kur të punësuarit janë më tepër se sa duhet të dëgjueshëm, kanë frikë nga përjashtimet nga puna, i neglizhojnë nevojat e të tjerëve, duke i vënë në planë të parë fuqinë e qeverisjes me arrogancë.

Page 12: ETIKA E BIZNESIT

Kap.7 -PJESËMARRËSIT NË FUNKSIONIMIN E BIZNESIT DHE TË ÇËSHTJEVE ETIKE

Pjesëmarrës në funksionimin e biznesit janë:

1. Pronarët 2. Financat3. Punëtorët4. Menaxhmenti 5. Marketingu 6. Konsumatorët 7. Kontabiliteti

Ja disa nga funksionet për çdo biznes:PRONARËTShumë biznese të vogla ose të mëdha fillojnë duke u mbështetur në vizionin e individëve ose të grupeve të njerëzve të cilët i kanë angazhuar burimet e tyre me qëllim të prodhimit të produkteve dhe të shërbimeve.

Pronarët e bizneseve (bashkëpronarët-ortakët) theksojnë se për fillimin e biznesit rëndësi parësore ka disponimi me para ose qasja ndaj kredive.

Ndërmarrja nuk krijohet për vetveten por për konsumatorë, prandaj pronarët duhet ta kenë parasysh që me prodhimet dhe shërbimet e veta të mos e lëndojnë etikën e konsumatorëve, për shkak se, nëse këtë nuk e respektojnë, do t’u kthehet si bumerang, duke e humbur tregun dhe konsumatorët seriozë.

Pronarët nuk duhet ta konsiderojnë veten ndaj të punësuarve si baballarë, ndërkaq të punësuarit t’i konsiderojnë si fëmijë, për shkak se raportet të cilat krijohen në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të bazuara në interes.

Nëse interesi i njërës palë rrezikohet dhunshëm, duke e favorizuar interesin personal, atëherë vlerat etike të ndërmarrjes ose të individit vijnë në pikëpyetje për shkak se gjërat vështrohen nga pozicioni personal, qoftë ai i ndërmarrjes apo i individit.

FINANCATPër shkak se pronarët e bizneseve janë përgjegjës për burimet financiare, pronarët dhe financat janë një segment i njëjtë, shpeshherë ndodh që pronarët të huazojnë para nga miqtë dhe farefisi ose institucionet financiare për ta filluar biznesin e tyre ose krijojnë bashkëpronësi për t’i siguruar paratë.

Çmimet (e prodhimeve dhe shërbimeve) janë çelësi i funksionimit të ndërmarrjes. Nëse kemi çmime të arsyeshme, të cilat garantojnë akumulim, sipas një logjike të shëndoshë, pronarët dhe menaxherët financiarë nuk do të duhej të shmangeshin nga rregullat dhe ligjet për të ngritur edhe më shumë fitimin e tyre.

Page 13: ETIKA E BIZNESIT

Kjo do të ishte joetike, për shkak se rrezikon interesat e konsumatorëve.Çështje tjetër financiare është edhe çështja që ka të bëjë me pozitën financiare të ndërmarjes, e cila u raportohet investitorëve të ndryshëm, agjencioneve qeveritare dhe palëve të tjera.

Dokumentacioni financiar pasqyron informata të rëndësishme, në të cilat mbështeten investitorët gjatë marrjes së vendimeve për investime, të cilat shpeshherë kanë të bëjnë me miliona dollarë.

Nëse ai dokumentacion përmban informata jokorrekte, të cilat në instancën e fundit janë të sanksionuara me ligj dhe konsiderohen si krime, sigurisht se do të pajtohemi të gjithë se nuk është morale, nuk është e drejtë, është joligjore dhe, në fund, themi se është joetike, prandaj është e sanksionuar me ligj.

Në shtetet e zhvilluara këto veprime joetike vlerësohen si krime dhe ligjërisht janë të dënueshme.

Çështje tjetër sa i përket financave ka të bëjë me përgjegjësinë e bankave për rastet ku, me qëllim, një masë të madhe të mjeteve/parave i huazojnë për të realizuar fitime të mëdha, duke rrezikuar mundësinë e përmbushjes së kërkesave të depozituesve të këtyre mjeteve.

Çështje tjetër financiare është çështja e bankave. Ato shpeshherë, në mënyrë të qëllimshme, lejojnë mjete të depozitorëve më shumë sesa që është e lejuar me rregulla bankare.

Në këtë rast rrezikohet mundësia e përmbushjes se kërkesave të depozitorëve, për shkak se kapitali i tyre është huazuar. Ky është afarizëm joetik, jomoral, ligjërisht i dënueshëm dhe konsiderohet krim ekonomik.

Për këtë arsye, sot shumë shtete kanë ashpërsuar ligjet ndaj afarizmit të bankave dhe ndaj fshehtësisë së tyre afariste, për të mos sjellë në pyetje interesin e konsumatorëve.

PUNËTORËTPunëtorët mund të marrin vendim rreth vlerësimit të cilin ata e kanë për çështjet etike dhe joetike. P.sh. një menaxher i fabrikës së duhanit, i cili ishte i specializuar nga fusha e endokrinologjisë dhe biokimisë, i sugjeron ndërmarrjes se mund të prodhohen cigare të padëmshme.

Kompania nuk pajtohet me hulumtimin e tij, ia zvogëlon mjetet për vazhdimin e hulumtimit. Ai kishte krijuar bindjen se ndërmarrja e kishte fshehur nga opinioni i gjerë opinionin e tij lidhur me rrezikshmërinë e duhanit.

Për këtë ndërmarrja nuk kishte interes, sepse do të ishte një reklamë e keqe për prodhimin e duhanit. Dhe për këtë qëndrim ndërmarrja e nxori nga puna.

Mirëpo, hulumtimi i tij bën që të lëvizë mekanizmi kontrollues dhe ndërmarjet e prodhimit të duhanit të detyrohen që të ndërrojnë teknologjinë e prodhimit, në mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e dunahpirësve.

Pronarët, të shumtën e rasteve, nuk dëshirojnë që punëtorëve t’ua tregojnë të vërtetën lidhur me rezultatet financiare të ndërmarrjes.

Page 14: ETIKA E BIZNESIT

Një kontabilist, i cili punonte për një kolegj të vogël, dyshoi kur gjeti 294.000$ si tarnsfer në llogarinë e kolegjit. Shefi i tij i tha se ajo është një pasuri trashëgimore. Mirëpo, kjo shumë ishte e paguar nga persona anonimë, si ndihmë për një kolegj të ngjashëm, i cili i përkiste kishës.

Ai të gjitha këto mjeto i shndërroi në investime, mirëpo kontabilisti nuk lejoi që këto investime të bëhen dhe për këtë e njoftoi komisionin e kontrollit, i cili për këtë tentim joetik shefin e dënoi me 4.2 milionë dollarë, të cilat ai u detyrua t’i paguaj në kesh.

MENAXHMENTIMenaxherët e biznesit i kanë dy përgjegjësi, atë etike dhe juridike, për menaxhimin e biznesit për interes të pronarit. Disa çështje etike kanë të bëjnë me obligimet e pronarëve, veçanërisht në fushën e ruajtjes së interesit të ndërmarrjes, për shkak se qëllim kryesor i menaxhmentit është realizimi i qëllimeve, duke organizuar, qeverisur, planifikuar dhe kontrolluar aktivitetet e punëtorëve të cilët i punëson.

Menaxhmenti dhe të punësuarit janë segment i përbashkët në ndërmarrje, menaxherët janë ata që i motivojnë punëtorët për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, derisa udhëheqësi i punëtorëve, menaxherët, influencojnë çështjet etike në organizatë ose ndërmarrje, me qëllim të arritjes së rezultateve të parashtruara.

Po ashtu, menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të jetë i fokusuar në çështjet e disiplinës së punëtorëve, përjashtimit të tyre nga puna, diskriminimit, kujdesit shëndetësor, privacizmit të tyre, teknologjisë, përfitimit të punëtorëve, abuzimit me substana narkotike dhe alkool në vend të punës, raporti i ndërmarrjes me rrethinën, qeverisja etike, bashkëpunimi me komunitetin lokal etj.

Menaxherët me kujdes duhet t’i balansojnë detyrat e veta dhe të pronarëve ose të aksionarëve të tjerë, të cilët e kanë angazhuar atë për realizimin e objektivave të ndërmarrjes dhe të punëtorëve. Menaxherët gjithashtu duhen të plotësojnë dëshirat e shoqërisë, duke i plotësuar dhe rregulluar kushtet e punës për punë të sigurt, produkte të sigurta dhe për ruajtjen e ambientit.

KONSUMATORËTAsnjë ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa blerjen e produkteve të saj nga ana e konsumatorëve. Detyra kryesore e ndërmarrjes është të plotësojë nevojat e konsumatorëve. Biznesi duhet të dijë çka kërkojnë dhe çka ju nevojitet konsumatorëve, për të prodhuar produktet të cilat i plotësojnë këto nevoja.

Për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve biznesi duhet t’i marrë parasysh nevojat e atypëratyshme të konsumatorëve, por duhet të fokusohet edhe në dëshirat e tyre afagjata.

P.sh. njerëzit dëshirojnë çmime të ulëta të energjisë për shtëpitë e tyre, ata nuk dëshirojnë që të prodhohet energji nga e cila do të ndotet ajri, ambienti dhe uji, të cilat shkaktojnë vdekje edhe të të rinjve edhe të moshuarve.

Gjithashtu, konsumatorët nuk presin kuantitet të ushqimit, të produkteve të cilat kanë çmime të ulëta, për shkak se nuk dëshirojnë që prodhuesit në mënyrë joetike t’i lëndojnë ose t’i vrasin, por dëshirojnë të kundërtën, produkte të cilat janë në favor të tyre, që çmimet të jenë reale dhe të mos e

Page 15: ETIKA E BIZNESIT

rrezikojnë sigurinë ekzistenciale, ndërsa produkti të jetë i pastër për shëndetin e konsumatorëve dhe të mos e ndotë ambientin që e rrethon.

Ta zëmë, shpeshherë bojkotohet mishi i peshqve tuna, për shkak se gjatë peshkimit janë mbytur delfinët.

Konsumatorët konsiderojnë se mbytja e delfineve gjatë peshkimit është një biznes joetik, të cilin nëse shteti nuk e sanksionon me rregulla dhe ligje juridike, atëherë atë do ta sanksionojë konsumatori duke e bojkotuar atë produkt, ose shpeshherë konsumatorët kanë protestuar ndaj kompanive të mëdha kozmetike, për shkak se këto kompani produktet e tyre kozmetike i kanë testuar në shtazë.

Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve vazhdimisht përpiqet të ndërpresë aktivitetet joetike, të cilat e rrënojnë shëndetin e konsumatorëve dhe rrethinën.

MARKETINGUMarketingu dhe menaxhmenti janë në të njëjtin segment (fig. 3), për shkak se të gjitha aktivitetet e marketingut janë të orientuara në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve. Hulumtimi i parë që e bëjnë njerëzit që mirren me çështje të marketingut, është hulumtimi i kërkesave të konsumatorëve ose: çka dëshirojnë konsumatorët.

Në bazë të kësaj ata u japin rekomandime njerëzve nga prodhimi, se cilat produkte kërkohen dhe cilat janë kërkesat, qofshin ato specifike ose kërkesa të përgjithshme. Relacioni etik sa i përket marketingut ka të bëjë me sigurinë (të qenurit i sigurt) e produkteve, e tek pastaj vie promovimi dhe shitja e këtyre produkteve, përkatësisht zgjedhja e kanaleve për shpërndarjen e tyre.

P.sh. Coca Cola filloi bisedimet me zyrtarët e antitrustit meksikan, me qëllim të shmangies së mundësisë të konfliktit juridik lidhur dhe shitjen dhe marketingun në tregun e saj më të madh jashtë SHBA. Autoritetet meksikane kanë hulumtuar dyshimet lidhur me shpërdorimin e pozitës së vet (Coca Cola) në tregun e pijeve të gazuara, me qëllim të reduktimit të prezencës së konkurrentëve në treg.

Ose, për shembull, disa kompani të cilat mirren me prodhimin e barnave në SHBA kanë pasur një rritje të barnave. Studimet të cilat janë bërë në familjet amerikane lidhur me këtë, nga Grupi për kujdes shëndetësor, kanë rezultuar se mesatarja e ngritjes së çmimeve për 50 produkte të barnave është ngritur pa arsye për 4%, ndërkaq inflacioni ka qenë vetëm 2,2%. Mirëpo, në mesin e këtyre medikamentave ka disa që janë ngritur edhe për 10%. Për këtë shkak kompanitë farmaceutike filluan të kritikohen për një veprim joetik brenda vendit dhe jashtë tij.

KONTABILITETIFusha e kontabilitetit ka pësuar ndryshime të mëdha në dekadën e fundit. Profesionistët e kontabilitetit, të cilët janë të certifikuar në të kaluarën, nuk janë shumë të shqetësuar lidhur me konkurrencën.

Page 16: ETIKA E BIZNESIT

Mirëpo tani, me aplikimin e teknologjisë dhe programeve të ndryshme softverike, shkathtësitë e tyre janë afatshkurtëra, për shkak se ka një konkurrencë dhe puna e tyre nga një orar i gjatë është zvogëluar në disa orë.

Presion tjetër në kontabilistët janë edhe: koha, paga e e reduktuar, kërkesat e klientëve për të bërë ndryshime në fushën e financave, për shkak të pagesave të taksave më të ulëta dhe, gjithashtu, siç thamë edhe më lart, konkurrenca.

Problem tjetër i kontabilistëve është çështja e rregullave dhe ligjeve të cilat aprovohen nga organet qeveritare dhe nga ato lokale, të cilat duhet të përcillen me përpikëri, pastaj afatet dhe tejkalimi i tyre, pagesat etj.

Pra, jeta e kontabilistit është e ngarkuar me rregulla dhe ligje, të cilat duhet të respektohen dhe të interpretohen në mënyrë korrekte. Sipas kësaj kontabilisti duhet të qëndrojë dhe të punojë sipas rregullave dhe kodit të etikës, të cilat e definojnë përgjegjësinë e tij ndaj klientëve të tij dhe ndaj interesit publik.

Kodi i etikës gjithashtu e parasheh integritetin e kontabilistit, objektivitetin e tij dhe pavarësinë. Përfundimisht, kodi etik kërkon nga kontabilisti punë të ndërgjegjshme.

Nëse i zbaton rregullat e aprovuara me ligj dhe rregullat e kontabilitetit, atëherë mund të themi se kontabilisti vepron sipas kodit të etikës.