Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

16

description

Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

Transcript of Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

Page 1: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave
Page 2: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

PËRGJËGJËSIA SOCIALE E KORPORATAVE

1Jonida Alija, 2Dilsona Isallari

1Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomik, Programi Master. Tiranë, Shqipëri

Email: [email protected]

2Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomik, Programi Master. Tiranë, Shqipëri

Email: [email protected]

Abstrakt

Sot, Përgjegjësia Sociale është bërë një koncept i gjerë botëror, organizatat marrin në konsideratë interesat e

shoqërisë, duke marrë përgjegjësinë e ndikimit tek klientët, punonjësit, aksionerët, komunitetet dhe mjedisin në të

gjitha aspektet e operacioneve të tyre. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme globale me sfida serioze dhe

implikime në pothuajse të gjithë sektorët. Roli i korporatave në përgjithësi është kuptuar si një paradigmë tregtare

biznesi që fokusohet thjesht në parametrat ekonomike të suksesit. Korporatat janë konsideruar si institucione që

kujdesen për kërkesat e tregut duke ofruar produkte/shërbime dhe kanë barrën për krijimin e pasurisë dhe vendeve të

punës, pozicioni i tyre në treg ka qenë tradicionalisht një funksion i performancës financiare. Megjithatë, gjatë

viteve të fundit, si pasojë e globalizimit në rritje, shqetësimeve në lidhje me qëndrueshmërinë e ekonomisë botërore,

çështjeve ekologjike si dhe aftësisë për të adresuar sfidat globale të rëndësishme si ndryshimi i klimës, ndotja,

varfëria, sëmundjet dhe pabarazitë, perceptimi i rolit të korporatës në konteks më të gjerë shoqëror se sa ajo vepron,

ka ndryshuar. Ndërsa në të kaluarën njerëzit shpesh kanë pare te qeveria për të mbrojtur shoqërinë nga kërcënime

të tilla, sot është e qartë se qeveria nuk mund të bëjë punë vetëm. Palët e interesuara sot kanë ripërcaktuar rolin e

korporatës përtej performancës ekonomike, me një përgjegjësi më të gjerë të tyre ndaj shoqërisë, mjedisit dhe janë

vlerësuar nëse ata po kryejnë rolin e tyre në një mënyrë etike. Si rezultat i këtij ndryshimi ( nga ekonomia e thjeshtë

në ekonomi me një dimension të shtuar social) shumë forume, institucione dhe korporata kanë miratuar PSK. Ata

përdorin këtë term për të përcaktuar angazhimin e organizatës në shoqërinë dhe mjedisin në të cilin vepron. Më tej,

ka një përpjekje globale për të përforcuar programet dhe iniciativat PSK përmes skemave vendore dhe

ndërkombëtare.

.

Fjale kyce: Globalizim, Korporatë, Komunitet, Përgjegjësi sociale..

Page 3: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

I. CFARË ËSHTË PËRGJEGJËSIA SOCIALE E KORPORATËS

Përgjegjesia Sociale e Korporatës përfshin përpjekje vullnetare, jo te përcaktuara me ligj, të

kompanive për të adresuar shqetësime sociale dhe mjedisore të aktorëve të tyre. PSK në këtë

mënyrë u kërkojnë kompanive që të jenë shumë më të përgjegjshme se vetëm për aksionerët e

tyre. PSK është pa dyshim një fenomen në rritje edhe pse nuk është pa kritikët e saj, përgjegjësia

sociale e korporatave është vazhdimisht duke fituar terren në vitet e fundit.

Në terma të përgjithshëm, PSK ka të bëjë me përgjegjësitë që korporatat kanë ndaj shoqërisë në

të cilën veprojnë. Përkundër qëllimit të standardizimit në lidhje me raportimin e PSK, raportet e

publikuara sot ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme si në përmbajtje dhe cilësi.

Kjo qasje e re në mënyrën e të bërit biznes, ka bërë që të rishikohen skemat tradicionale të

menaxhimit të biznesit, duke promovuar menaxhimin e ndryshimit organizativ të bazuar në

përqasjen e PSK, me qëllim përfundimtar për ta kthyer kompaninë në një motorr të zhvillimit

ekonomik, por në mënyrë etike dhe me përgjegjësi shoqërore.

i. Dimensionet e PSK

Page 4: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

II. POR CILAT JANË PËRGJEGJËSITË SOCIALE TË BIZNESIT DHE PËRSE

KOMPANITË SOT NDËRMARRIN INICIATIVA SOCIALE

Kompanitë kanë përgjegjësi ndaj të gjithë grupeve të interesit që ndikojnë dhe ndikohen nga

veprimet e organizatave. Arsyet pse kompanitë përkrahin PSK variojnë nga përmirësimi i

aftësisë për të tërhequr investitorët, për të ulur riskun, për të adresuar shqetësimet e stakeholders

ve, për të rritur kërkesën për produktet ekologjike, për të forcuar imazhin e tyre në shoqëri etj.

Kompanitë globale janë subjekt i kërkesave në rritje nga aktivistët, punonjësit dhe investitorët që

të sillen në një mënyrë të qëndrueshme, duke marrë parasysh çështjet e rëndësishme sociale,

mjedisore dhe etike. Qëndrimet ndaj biznesit dhe marrëdhëniet e tij me shoqërinë janë duke

ndryshuar, të ndikuara nga ngjarjet e jashtme, kjo mund të jetë demostrim i problemeve sociale

që në thelb kanë ndryshuar mjedisin në të cilin kompanitë bëjnë biznes. Bizneset po ndërmarin

më shumë përgjegjësi sociale dhe kjo nuk ka kthim mbrapa. Një biznes i ndërgjegjshëm për

shoqërinë dhe mjedisin nuk është vetëm një mesazh i mirë por një biznes i mirë dhe i zgjuar.

Përgjegjësia sociale e biznesit tashmë nuk është një opsion por një praktikë standarte.

III. FUSHAT E PËRGJEGJËSISË SOCIALE

Ka një numër të çështjeve sociale ku bizneset pritet të përfshihen.

Mjedisi

Një fushë e rëndësishme e përgjegjësisë sociale lidhet me mjedisin natyror. Është shumë i

rëndësishëm përdorimi i burimeve natyrore me mençuri. Shoqëria jonë po përballet me mungesa

dhe shterim të burimeve që janë të amortizuara. Është detyrë e manaxhimit gjetja e burimeve te

reja në fusha si kontrolli i ndotjes së ajrit apo ujit, mbeturinave toksike, zhurmës së tepruar,

pesticideve kimike. Menaxhimi duhet të adoptojë politika të tilla të riciklimit që do të eliminojnë

ose të paktën do të minimizojne ndikimin negativ, duhet të zhvillojë mënyra ekonomikisht të

mundshme për të shmangur efektet e ngrohjes globale, metoda alternative për trajtimin e ujërave

të zeza, mbeturinave të rrezikshme.

Konsumatorët

Mbrojtja e interesave të konsumatorit është një detyrim social. Politikat organizative dhe

praktikat ndikojnë konsumatorët në shumë fusha duke përfshirë çmimet, performanën, cilësinë,

Page 5: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

sigurinë, projektimin, garancinë, politikat e shërbimit, politikat e maketingut, saktësinë e

pretendimeve të reklamave, informacion të mjaftueshëm për përdorimin e produktit dhe

keqpërdorimin, çmim të drejtë, politikat mbi ankesat duke iu përgjigjur të konsumit, shpjegim të

qartë të politikave të kreditit, ekzistenca e taktikave të presionit në shitje dhe kështu me radhë.

Burimet njerëzore

Praktikat për një punësim të drejte në lidhje me minoritetet dhe gratë, programet për të lehtësuar

integrimin e grupeve të pakicave dhe grave në operacionet e kompanisë, politikat promovuese,

punësimi dhe avancimi i individëve në pozita të pafavorshme të tilla si invalidët, ish-kriminelë,

të varur nga droga, në pozitë të pafavorshme mendore dhe kështu me radhë. Progresi i

punonjësve në lidhje me arsimin, trajnimin profesional, sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në

kuadër të shëndetit fizik dhe mendor, kushte të sigurta të punës.

Përfshirja e komunitetit

Organizatat me një përgjegjësi sociale mund të bëjnë një ndryshim të konsiderueshëm, duke

siguruar udhëheqje dhe ndihmë në përmbushjen e nevojave dhe aspiratat e komunitetit.

Kontributet për mirëqenien e komunitetit mund të jenë në fushat e arsimit, artit, shërbimet

shëndetësore, programet rekreative të komunitetit. Menaxhimi mund të inkurajojë përfshirjen e

punonjësve në projekte të tilla sociale.

IV. ARGUMENTET RRETH PËRGJEGJËSISË SOCIALE TË KORPORATAVE

PSK është një koncept që gjatë viteve është modifikuar, integruar, kritikuar, promovuar dhe të

gjithë shumë shpesh e kanë injoruar. PSK, në terma të thjeshtë, është mënyra në të cilën

korporata të mëdha, por edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, menaxhojnë biznesin dhe

politikat e tyre për të krijuar një ndikim pozitiv në shoqëri.

Ashtu sikurse ka disa që theksojnë rëndësinë e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave, ka të tjerë

që kritikojnë konceptin dhe propozojnë që çdo akt i përgjegjësisë sociale që con në uljen e

fitimeve të korporatave do të jetë jashtë sferës së funksioneve të ligjshme të biznesit dhe do të

sfidojë qëllimin e ekzistencës dhe objektivave të tyre. Këta kritikë i shohin objektivat ekonomike

dhe shoqërore si në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe si skaje të ndara të një vazhdimësie.

Page 6: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

Argumentet pro Përgjegjësisë Sociale të Korporatave

“Shoqëria kërkon që bizneset si dhe të gjitha institucionet e tjera të mëdha të marrin përgjegjësi

sociale. Përgjegjësia sociale është tregues i pjekurisë, qytetërimit global.......bizneset që

ngurrojnë ose zgjedhin të mos hyjnë në arenën e përgjegjësisë sociale mund ta gjejnë veten

gradualisht te zhytur ne disavantazh me konsumatorin dhe publikun”( Keith Davis )

Përkrahësit e përgjegjësisë sociale paraqesin si argumente, që mbeshtesin konceptin disa nga

arsyet e cituara më poshtë:

Biznesi është i përfshirë në mënyrë të pashmangshme në çështjet sociale

Menaxherët para së gjithash janë qytetarë, në të njëjtën mënyrë si individët. Si të tillë ata kanë

përgjegjësi të njëjtë në kuadër të përmirësimit të shoqërisë si një e tërë. Për më tepër, një biznes

operon me burime sociale dhe është përgjegjësi e menaxhimit që ti perdorë këto burime në

mënyrën më të mirë të mundshme. Bizneset do të përfitonin duke qenë të shqetësuar në lidhje me

cështje të tilla shoqërore si papunësia, inflacioni dhe kështu me radhë.

Programet PSK krijojnë një imazh publik të favorshëm

Komuniteti tregon respekt për biznese të tilla që shfaqin sjellje të përgjegjshme shoqërore. Një

ndërmarrje shoqërore e ndërgjegjshme do të fitojë vullnetin e mirë të komunitetit duke krijuar një

mjedis më të mirë në marrëdhëniet biznes/konsumatorë dhe punëtor/menaxhim, gjë që është e

mirë për organizatën.

Shoqëria pret që bizneset të jenë të ndjeshme dhe të përgjegjshëm

Opinioni publik shkon thellë në pritje të qëllimeve të produktivitetit në bashkë-ekzistencë me

cilësinë e qëllimeve sociale të jetës.

Bizneset kanë burime

Bizneset zotërojnë pasuri të mëdha, kapacitet të madh për gjenerimin e pasurisë, një larmishmëri

të burimeve teknike, financiare dhe menaxheriale dhe përvojë në njohuritë që mund të zgjidhin

shumë probleme shoqërore dhe të sigurojnë udhëheqje të shoqërisë.

Shmangia e rregulloreve dhe ndërhyrjeve të tepruara të qeverisë

Page 7: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

Ligjet nuk mund të miratohen për të gjitha rrethanat dhe kështu bizneset duhet të marrin

përgjegjësinë për të ruajtur një shoqëri të rregullt. Me sa më shumë përgjegjësi sociale të jenë

bizneset më pak rregullime nga ana e qeverisë mund të priten.

Bazuar në këto argumente do të ishte e natyrshme të supozohet se integrimi i përgjegjësisë së

zgjeruar sociale në aktivitetet dhe filozofinë e bizneseve është i dobishme për ta.

Argumentet kunder Përgjegjësisë Sociale të Korporatave

Menaxhimi është vetëm nën angazhimin moral dhe kontraktual të aksionerëve

Detyra primare e menaxhimit është që të punojë për aksionerët të cilët presin kthim maksimal

nga investimet e tyre. Politikat e marrjes së fitimit dhe përgjegjësisë sociale janë reciprokisht

ekskluzive dhe kështu çdo kontribut i bërë për shkaqe sociale redukton fitimet.

Në një ekonomi të lirë dhe demokratike, të gjitha grupet janë të prirur për t'u kujdesur për

problemet dhe përgjegjësitë e tyre

Pse duhet që menaxherët të jenë të shqetësuar me interesat e punëtorëve dhe konsumatorëve?

Çmimet duhet të jenë rezultat i forcave ekonomike të ofertës dhe kërkesës dhe jo nga aftësitë e

konsumatorëve për të paguar. Konsumatorët duhet të kujdesen për interesat e tyre. Në mënyrë të

ngjashme, punëtorët duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe mirëqenien.

Menaxhimi nuk është i pajisur dhe i trajnuar si duhet në trajtimin e çështjeve dhe

aktiviteteve sociale

Do të ishte më mirë për të lënë interesat sociale në duart e njerëzve më të aftë në programet

sociale të tilla si mësues, punonjës social dhe kështu me radhë. Për më tepër, menaxhimi është aq

shumë i përfshirë në detyra jashtëzakonisht të imponuara nga funksionet drejtuese për rrjedhoje

nuk është e dëshirueshme imponimi i një detyrë shtesë si përgjegjësia sociale.

Bizneset e mëdha tashmë kanë fuqi të mjaftueshme ekonomike

Bizneset kontrollojnë ekonominë e vendit. Duke u dhënë atyre dhe fuqinë sociale kjo do të ishte

e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme dhe optimale të shoqërisë. Një pushtet i tillë social

Page 8: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

mund të ndikojë ne rezultatet politike, legjislative të cilat do të minojnë parimet e vërteta të

demokracisë.

V. POR SI PARAQITET E ARDHMJA E PSK, ÇFARË DUHET TË NDRYSHOJNË

BIZNESET, CILAT JANË TENDENCAT E REJA DHE FAKTORËT QË I KANË

BËRË KOMPANITË TË RISHIKOJNË EDHE NJËHERË PROGRAMET E

TYRE TË PËRGJEGJËSISË SOCIALE?

“Te menduarit ne mënyrë globale” dhe “Të menduarit në mënyrë lokale”

Në dekadat e fundit është parë një dëshirë në rritje e kompanive ndërkombetare për të fituar

përparësi në tregjet në zhvillim, duke zgjeruar operacionet dhe filialet. Megjithatë shumë nga

kompanitë kanë kuptuar se konkurrenca lokale nuk ishte aq e lehtë për tu kapërcyer.

Në ditët e sotme kompanitë kane nje ndjeshmëri të lartë sociale. Ato nuk fokusohen vetëm ne

pozicionimin apo shitjen e produkteve por kane gjithashtu dhe një strategji sociale pasi janë të

vetëdijshëm se markat nuk ndërtohen bazuar vetëm në cilësinë e mirë të produktit por dhe bazuar

ne emocionet, vlerat që individët i atribojnë këtyre produkteve. Disa nga trendet në lidhje me

përgjegjësinë sociale përmenden si më poshtë:

Tashmë nuk jane vetëm disa kompani të përqëndruara në këtë doktrinë, por pjesa më e

madhe e kompanive e kanë bërë pjesë të axhendës së tyre. Philip Kolter dhe Nancy Lee

ne librin “Corporate Social Responsibility” tregojnë se vlera e bamirësive është rritur nga

$9.6 b ne 1999 ne $12.19b. Pavarësisht disa kundërshtarëve si studimi ne “The

Economist” që pohon se PSK po shkatëron sistemin e tregtisë së lirë, cdo here e më tepër

kjo doktrinë e re po tërheq vëmendjen e njerzve të biznesit.

Që kur shprehja “triple bottom line” (njerëz, planet dhe fitim ) u shfaq ne 1994, u pa nje

një përshpejtim dhe një rritje nga cështje të sigurisë, shëndetit dhe mjedisit ne një

diapazon me te gjerë të cështjeve sociale, përfshirë ketu dhe te drejtat njerëzore dhe

diversitetet. Ekziston bindja se ka një korelacion pozitiv midis PSK dhe përfitueshmërisë

dhe se fitimi ecën dore më dorë me përgjegjësinë sociale dhe mjedisore.

Përgjegjësia sociale inicion një publikim te herë pas hershëm të aktiviteteve për

aksionerët dhe publikun në përgjithësi, si në raportin vjetor apo në raportet specifike të

PSK. Një transparence më e lartë rrit përgjegjësinë dhe besimin.

Page 9: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

PSK përfason angazhimin në terma afatgjatë në ceshtje sociale të vecanta.

Ka një ndërgjegjësim në rritje në lidhje me PSK në mesin e fuqisë punëtore.

Deri më tani PSK janë aplikuar dhe adoptuar ne mënyrë të vullnetshme. Sot ekziston nje

debat nëse PSK duhet të vazhdojnë të jenë të vullnetshme apo të detyrueshme.

Të gjitha këto trende vënë theksin se bizneset duhet të manaxhojnë më mirë impaktet sociale dhe

mjedisore, pergjegjesia e korporatës tashmë duhet të pushojë së qeni një rrufe në qiell për

operacionet e biznesit, por të jetë pjesë e qëllimit dhe strategjisë së tij. Kjo implikon nje lidhje

me kulturën dhe vlerën e biznesit, një lidership të fortë dhe nje angazhim të lartë të

stakeholdersve.

Në ditët e sotme, ekonomia globale ka bërë që aksionet sociale të shëndrohen në një mjet

strategjik të biznesit. Bota është duke ndryshuar me shpejtësi, popullsia botërore po rritet me

shpejtësi dhe impakti i veprimeve dhe aktiviteteve tona po ndihet në shumë mënyra. Ndryshimet

klimaterike janë bëre një shqetësim serioz për komunitetin e biznesit sepse kompanitë janë një

ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes mjedisore dhe të ngrohjes globale. Ky ndryshim ka implikime

të thella për biznesin, kjo do të thotë se edhe përgjegjësia sociale e biznesit është në pararojë të

këtij ndryshimi. Sipërmarrësit dhe menaxherët tashmë janë bërë më të ndjeshëm dhe të

ndërgjegjshëm përballë magnitudës së vërtetë të problemeve sociale. Duhet të theksojmë se kriza

e fundit ekonomike ka patur një ndikim të madh në këtë drejtim, sepse ka ulur besimin e

shoqërisë tek bota e biznesit. Kjo ka bërë që të rriten presionet e të gjithë grupeve të interesit për

kompani më të përgjegjëshme dhe kompanitë nga ana tjetër kanë përmirësuar qasjen e tyre ndaj

përgjegjësisë sociale. Vende të ndryshme nëpërmjet politikave të caktuara po i nxitin kompanitë

të jenë më të përgjegjëshme dhe të të rritin angazhimin e tyre në shoqëri, për të rifituar besimin e

humbur.

Tashmë PSK duhet të integrohen në AND-në e kompanive. Kompanitë duhet të thonë “duam të

fitojmë para, por sigurisht, ne gjithashtu shqetësohemi për efektin tonë mbi shoqërinë dhe

mjedisin, dhe kjo tregohet përmes llojit të punëve që ne ofrojmë, produkteve që prodhojmë dhe

mënyrat në te cilat ne përdorim burimet. Përgjegjësia sociale e kompanive duhet të jetë pjesë

integrale e strategjisë së biznesit dhe jo e një departamenti të vecantë. Në nivel kompanie,

objektivat strategjike duhet të jenë si për të maksimizuar vlerën e aksionerëve në afat të gjatë dhe

për të adresuar problemet më të mëdha të shoqërisë. Kompanitë kanë filluar të kuptojnë se PSK

Page 10: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

është një model i ri i të bërit biznes. Tendenca më e rëndësishme në të ardhmen është kalimi nga

PSK tek qëndrueshmëria si një koncept që shkon përtej Përgjegjësisë Sociale të Korporatës.

Qëndrueshmëria ka tre dimensione bazë: qëndrueshmërinë ekonomike, përgjegjësinë sociale dhe

përgjegjësinë mjedisore. Organaizatat po i japin shumë rëndësi qëndrueshmërisë dhe zhvillimi i

qëndrueshëm ka filluar të ndryshojë kulturën e të bërit biznes. Sfida globale është sigurimi që

organizatat të zhvillojnë qëndrueshmërinë, për të përmirësuar performancën e tyre mjedisore,

sociale dhe financiare. Kjo kërkon ndryshime rrënjësore në mënyrën se si ato bëjnë biznes.

VI. KONKLUZIONE

Përgjegjësia Sociale e Korporatës nuk është një trill apo një trend kalimtar por një prirje e

domosdoshme e biznesit, për të cilën shumë kompani kanë filluar apo janë angazhuar ne një

mënyrë apo një tjetër. Një stategji implementimi e sukseshme e PSK shtron nevojën e radhitjes

së këtyrë iniciativave me objektivat e biznesit dhe vleren e korporatës, duke integruar

përgjegjësitë e korporatës përmes funksioneve të biznesit, për rrjedhojë në këtë mënyrë duke

rritur reputacionin e biznesit. Sfidat qëndrojnë në implementimin e principeve bazë të biznesit në

mënyrë që të krijojmë PSK shpejt, saktë dhe të fokusuara në atë që realisht ka rëndësi.

Fokusohimi në prioritete

Ndarja e financave për trajtimin e PSK të shihet si një investim nga i cili priten kthime

Raportimi i performances është një mënyrë e hapur dhe transparente, në mënyrë që të

gjithë të evidentojnë progresin dhe të identifikojnë fusha të tjera .

Prespektiva afatgjatë e organizatave, e cila përfshin angazhime të stakeholdersa-ve të brendshëm

dhe të jashtëm do të jetë një pikë kritike e suksesit të PSK. Pasuria duhet të krijohet përpara se të

shpërndahet. Përgjegjësia e krjimit të pasurisë i takon biznesit. Pergjegjësia dhe e drejta duhet të

ecin bashkë. Prandaj shoqëria nuk mund ti heqi biznesit të drejtat e tij, të cilat janë jetike për

krijimin e vlerës.

Page 11: Ese_Pergjegjesia Sociale e Korporatave

REFERENCA

[1]Michael Hopkins, “CSR Investment: The next ‘dot.com’ boom but without the crash”, Nov. 2001, [2]Green Paper Promoting a European framework for Corporate Social Responsibility COM 2001[3]http://blueandgreentomorroë.com/ëp-c...to-CSR-5MB.pdf[4]http://mhcinternational.com/monthly-features/articles/125-six-key-issues-on-corporate-social-responsibility[5] http://www.globaltrends.com/knowledge-center/features/resources/55-name12[6] http://www.social-economy-training.eu/index.php/m-news-events/m-vet-eco-eu-news/72-new-eu-csr-policy?showall=&start=3