edukata87

160
Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXVII nr. 87 / 2008 Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXVII nr. 87 - 2008 Botues: Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës Prishtinë, rr. Vellusha nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-024 e-mail: [email protected] Kryeredaktor: Mr. Qemajl Morina [email protected] Redaksia: Akad. Jashar Rexhepagiq, Dr. Pajazit Nushi, Dr. Fejaz Drançolli, Dr. Ejup Sahiti, Nexhat Ibrahimi, Hajrullah Hoxha dhe Xhabir Hamiti. Sekretar i redaksisë: Hajrullah Hoxha Lektor: Bislim Berisha Korrektor: Skender Rashiti Realizimi: Shtëpia Botuese Redaktor teknik & Operator kompjuterik: Nuhi Simnica Shtyp: Koha - Prishtinë Tirazhi: 1000

description

 

Transcript of edukata87

Page 1: edukata87

Edukata IslameRevistë shkencore, kulturore islame tremujore

Viti XXXVII nr. 87 / 2008

Edukata IslameRevistë shkencore, kulturore islame tremujoreViti XXXVII nr. 87 - 2008

Botues:Kryesia e Bashkësisë Islame e KosovësPrishtinë, rr. Vellusha nr. 84Tel & fax: 038 / 224-024e-mail: [email protected]

Kryeredaktor:Mr. Qemajl [email protected]

Redaksia:Akad. Jashar Rexhepagiq, Dr. Pajazit Nushi,Dr. Fejaz Drançolli, Dr. Ejup Sahiti, Nexhat Ibrahimi,Hajrullah Hoxha dhe Xhabir Hamiti.

Sekretar i redaksisë:Hajrullah Hoxha

Lektor:Bislim Berisha

Korrektor:Skender Rashiti

Realizimi: Shtëpia Botuese

Redaktor teknik &Operator kompjuterik:

Nuhi Simnica

Shtyp: Koha - Prishtinë

Tirazhi: 1000

Page 2: edukata87

EEdduukkaattaa IIssllaammeeRevistë shkencore, kulturore islame tremujore

Viti XXXVII nr. 87 / 2008

Prishtinë2008

Page 3: edukata87

EEDDIITTOORRIIAALL

Mr. Qemajl Morina

Në Detroit të Miçiganit në SHBA

VDIQ IMAM VEHBI ISMAILIKOLOSI I FUNDIT I MENDIMIT ISLAM

NDËR SHQIPTARËT (1919-2008)

Më 17 maj 2008, në Detroit të shtetit Miçigan, në moshën 89-vjeçare, ndërroi jetë imam Vehbi Ismaili, udhëheqës shumë-vjeçar i Qendrës Islame Shqiptare në Detroit si dhe kryetar iKomunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës dhe Kana-dasë. Puna e tij e palodhshme me Komunitetin MyslimanShqiptar, por edhe me komunitetet tjera shqiptare dhe mysli-mane që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, bëri që ai të gëzojërespektin e të gjithëve. Për këtë lajmi i vdekjes së tij shkaktoidhembje te të gjithë ata të cilët e njohën drejtpërsëdrejti apo enjohën përmes krijimtarisë së tij fetare apo letrare.

Imam Vehbi Ismaili

Imam Vehbi Ismaili u lind në Shkodër, më 25 nëntor 1919, në njëfamilje të njohur fetare. Babai i tij, Haxhi Ismail Hakiu, ishte njëriprej ulemave të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qytetin.Biblioteka e tij kishte mijëra libra në gjuhën arabe, turke dhe persiane.Katër klasa të para të fillores i kreu në Shkodër. Medresenë e mesme ekreu në Tiranë që zgjaste tetë vjet. Gjatë kohës si nxënës në Medrese,

EDUKATA ISLAME 876

filloi të shkruajë në revistën “Zani i Naltë”, që ishte organ mujor, kul-turor e fetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo i ndihmoi shumë tëhedhë hapat e parë, meqë drejtori i saj, Haki Sharofi, ishte edhe mësu-es i tij i gjuhës shqipe në Medrese. Ai po ashtu bashkëpunonte edheme “Vatrën e Rinisë”, që ishte një e përjavshme për të rinjtë. Aty bo-tonte tregime të shkurtra.

Imam Vehbi Ismaili student në Kajro

Pas kryerjes së shkollimit të mesëm, Imam Vehbi Ismaili, kishtevendosur të shkojë në “al-Az-har” të Kajros për të zgjeruar horizontete njohurive të tij.

Kështu që nga fundi i vitit 1937, bashkë me Thabit Kodukun, ma-turant i Medresesë, Imam Vehbi Ismaili u regjistrua në UniversitetinAl-Az-har, Fakulteti i Teologjisë. Kurse tetë vjet më vonë, në vitin1945 ishte diplomuar. Dëshira e tij, por edhe e shokëve të tij ishte tëkthehej në Shqipëri që të jepte kontributin e vet në lëmin për çka aiishte specializuar. Por, lajmet që vinin nga Shqipëria nuk e trimëroninpër një hap të tillë. Kështu Imam Vehbi Ismaili kishte vendosur qëEgjipti të bëhet atdhe i tij i dytë. Me aftësitë dhe gjeturinë e tij, në as-pektin e përkthimeve letrare ai kishte hapur shtigjet vetvetes për njëperspektivë të mirë në Kajro. Por, siç thotë edhe ai vetë se “njeriu bënplane, por Zoti, qoftë lavdëruar, zbaton të tjera”.

Themelues i qendrës së parë islame shqiptare në Amerikë

Jeta e Imam Vehbi Ismailit, pak a shumë i përngjan jetës së FanStilian Nolit, i cili po ashtu jetoi një kohë të shkurtër në Egjipt dhenga Egjipti me ftesë të Komunitetit Shqiptar shkoi në Boston të Ame-rikës. Kurse Imam Vehbi Ismaili me ftesë të Komunitetit Shqiptaro-Mysliman të Miçigenit do të shkojë në qytetin e Detroidit, ku ishte ikoncentruar Komuniteti Shqiptaro-Mysliman, qysh para Luftës së Dy-të Botërore.

Imam Vehbi Ismaili, ashtu siç pohon edhe vetë, nuk ishte i intere-suar të shkonte në SHBA, sepse gjatë qëndrimit të tij në Kajro kishte

Page 4: edukata87

EDITORIAL 7

krijuar një shoqëri të mirë. Por, edhe për shkak të vetë faktit se largi-mi i tij prej Egjiptit ishte edhe largim nga Shqipëria, të cilën ai e kish-te vazhdimisht në mendje dhe zemër dhe mendonte që në momentin eparë të kthehej atje. Por, siç pohon Imam Vehbi Ismaili “shokët mambushën mendjen se do të kisha rast t'i shërbeja fesë dhe atdhe”.Andaj, në prill të viti 1949 ai niset me anije,dhe nga fundi i këtij muajiarriti në Detroit. Shumica e shqiptarëve myslimanë në këtë qytet ishinnga Korça e Gjirokastra, që kishin ardhur para Luftës së Dytë Botëro-re për çështje ekonomike. Kishte edhe disa beçarë nga Vlora dheBerati që nuk ishin martuar fare ose kishin familjet në Shqipëri. Këtatë gjithë e pritën shumë mirë, i hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre sa qëImami thotë se “ndjeva veten sikur të isha në mesin e familjes sime”.

Kontributi i parë i Imam Vehbiut në SHBA filloi me hapjen e kla-save për fe dhe gjuhën shqipe. Shqiptarët myslimanë ishin njerëzshumë të mirë dhe me karakter të lartë, por nga feja islame kishin paknjohuri, prandaj gjëja e parë që bëri Imami ishte që në muajin tetor1949, Shoqëria filloi botimin e një reviste fetare kulturore me titull“Jeta Myslimane Shqiptare”, që botohej katër herë në vit, në 64 faqe,gjysma në gjuhën shqipe dhe gjysma tjetër në gjuhën angleze. Kjovazhdoi të dalë për tetë vjet dhe u botuan në gjithsej 32 numra.

Çdo nismë në fillim ka vështirësitë e saj, thotë Imam Vehbiu. Pro-blemi më i madh për mua ishte mungesa e një lokalit që nuk kishimpronë tonën, ku do të mund të zhvillonim aktivitet më me rregull. Mendihmën e Zotit të madhërishëm dhe me përkrahjen bujare të shqipta-rëve të Amerikës dhe Kanadasë, më 1951 arritëm të blejmë një kishëermene dhe me ndryshime të vogla u bë vend i aktiviteteve tona fetaree kombëtare. Në 6 qershor 1951 u bë hapja e saj zyrtare, duke u falurxhumaja e parë në të. Kështu, aktivitetet tona u transferuan nga Inter-national Institute në këtë objekt që u quajt Qendra Islame Shqiptare.

Në këtë kohë u pa e nevojshme se Komuniteti Mysliman-Shqiptarkishte nevojë për një tekst për t'ua mësuar fëmijëve fenë në gjuhënshqipe, andaj u përgatit dhe u botua libri “Islamizmi dhe lutjet” e disavite më vonë u botua edhe libri tjetër “Muhamedi, profeti islam”. Kjondërtesë u përdor deri në vitin 1961, kur ndihet nevoja për një objekt

EDUKATA ISLAME 878

më të madh, meqë erdhën shumë shqiptarë refugjatë politikë ngaShqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo ndërtesë u shit nëvitin 1962 dhe me paratë e saj u ble trualli ku filloi puna për të ndërtu-ar Qendrën e re, meqë ato para mbulonin vetëm një të tretën e shpen-zimeve që kushtonte ndërtesa e re, sipas planit që kishim bërë. Edhenjë herë m'u desh të dilja e të vizitoja çdo qytet ku kishte shqiptarë përtë kërkuar ndihma. Kur shkova në Boston, Peshkop Noli dhuroi 500dollarë. Në këtë fushatë morën pjesë të gjithë shqiptarët që i vizitova,myslimanë e ortodoksë, meqë atëherë nuk kishte katolikë.

Ndërtesa e re u hap më 23 shkurt 1963. Më vonë salla u shtuaedhe për dyzet këmbë si dhe u ndërtua kubeja dhe minarja. Sot Qe-ndra Islame Shqiptare përbëhet nga një xhami, ku mund të falen 500veta, një sallë ushqimi për 600 veta, një zyrë, një librari , klasë përmësime, kuzhina. Kjo ndodhet në një vend shumë të mirë, ku shihet.Çdo muaj kemi vizitorë në grupe që vijnë nga kisha dhe shkolla tëndryshme, që duke parë emrin disa dëshirojnë të mësojnë për shqipta-rët dhe Shqipërinë, ndërsa të tjerët vijnë të dëgjojnë leksione për fenëislame.

Kontributi në lëmin e publicistikësdhe krijimtarisë letrare

Imam Vehbi Ismaili kishte talent për shkrim. Këtë ai e kishte dë-shmuar edhe gjatë kohës sa kishte qenë nxënës në Medresenë e Naltëtë Tiranës, ku paraqitej me shkrime të ndryshme me pseudonimin Ve-hbi Hoxha. Po ashtu shkruante dhe për të përjavshmen e rinisë “Vatrae rinisë”, ku botonte tregime të shkurtra.

Përvojën e tij të shkrimeve, Imam Vehbi Ismaili do ta vazhdojëedhe gjatë studimeve të tij në Kajro. Kështu ai i nxitur nga ambientikulturor i Kajros dhe i ndikuar nga lëvizjet letrare që në atë kohë vep-ronin në të, fillon përkthimin e krijimtarisë letrare nga gjuha shqipe nëgjuhën arabe dhe anasjelltas. Në këtë aspekt, Imam Vehbi Ismaili ko-nsiderohet pionier i prezantimit të vlerave letrare të gjuhës shqipe nëgjuhën arabe. Këto përkthime ai i botoi në revistat letrare më të njohu-ra të Kajros si në revistën “Err-rrisale” (Mesazhi), “Eth-thekafe” (Kul-

Page 5: edukata87

EDITORIAL 9

tura). Pastaj në revistat “El-hilal” (Hëna e Re), “El-katib” (Shkrimtari)etj., në të cilat përveç përkthimeve botonte edhe punimet e tij autoria-le, qoftë tregime të nxjerra nga historia islame apo poezi të tija origji-nale. Më vonë shumicën e këtyre novelave të përkthyera nga gjuhashqipe në gjuhën arabe i përmblodhi në një botim të veçantë me titull:“El-mehdu edh-dhehebiju” (Djepi i artë), i cili u botua në Kajro në vi-tin 1948, nga Komisioni për Letërsi Arabe. Parathënien e kësaj përm-bledhjeje e kishte shkruar letrari egjiptian, Hasan Alvani, i cili pohonpër aspekte të shumta të ngjashmërisë midis letërsisë arabe dhe asajshqipe, duke u mbështetur në ambientin e përbashkët mes arabëve dheshqiptarëve. Kështu pra, libri “Djepi i artë” konsiderohet vepra e parëletrare shqipe e përkthyer në gjuhën arabe.

Qëndrimi i gjatë i Imam Vehbi Ismailit në Kajro, që vazhdoi derinë vitin 1949, i dha mundësi atij të përkthejë, vepra të çmuara ngagjuha arabe në gjuhën shqipe. Interesimi i tij për dramën e nxiti atë, tapërkthejë dramën e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur egjiptianTevfik al-Hakim me titull “As-habu al-Kahfi” (Banorët e shpellës),përmbajtja e së cilës është e mbështetur nga tregimet e Kur'anit, kunjë kaptinë e tërë e Kur'anit i kushtohet kësaj ngjarjeje. Kjo vepër përherë të parë u botua në Prishtinë në vitin 1962, e cila konsiderohetdrama e parë e letërsisë arabe bashkëkohore e përkthyer në gjuhënshqipe. Në vitin 1986 u bë ribotimi i saj i dytë me parathënien e dr.Muhamed Mufakut. Për këtë vepër Imam Vehbi Ismaili thotë: “Qyshnë fëmijëri kam qenë njëri prej admiruesve të novelave të prof. ErnestKoliqit, prandaj kur fillova ta prezantoj literaturën shqipe në gjuhënarabe, pikërisht e fillova me novelat e tij. Kur erdhi prof. Koliqi nëKajro, m'u dha rasti të njihesha me të dhe unë e njoha me shumëshkrimtarë egjiptianë si Teufik El-Hakim, dr. Taha Husejnin, Mahm-ud Tejmurin. Me të kthyer në Itali, prof. Koliqi kërkoi nga unë që tëshkruaja diçka për “Shejzat” ose të përktheja ndonjë nga veprat e Te-ufik El-Hakimit. Unë zgjodha dramën “Banorët e shpellës”, motivi isë cilës ishte marrë nga një tregim i Kur'anit. Kur u mbarua së botuarinë disa vazhdime në revistën “Shejzat”, bëra një parathënie mbi tem-ën e librit si dhe mbi jetën e Teufik El-Hakimit dhe në shtypshkronjëne Shejzave e shtypa në disa qindra kopje dhe e shpërndava ndër miq.Vite më vonë, z.Ali Rexha ra në kontakt me mua dhe m'i kërkoi disa

EDUKATA ISLAME 8710

libra të Fan Nolit që i mungonin, sepse “Rilindja” donte të rishtyptekoleksionin e plotë të veprave të tij. Me këto libra ia dërgova edhe njëkopje të dramës “Banorët e shpellës”, e cila siç mora vesh më vonënga një mik, i cili ma dërgoi një kopje të botimit të “Rilindjes”, e ki-shin botuar, duke hequr parathënien time dhe duke shtuar një para-thënie tjetër të shkruar nga miku im dr. Muhamed Mufaku. Për muaparathënia ishte me rëndësi, sepse me të kisha për qëllim t'u thoshaletrarëve myslimanë shqiptarë se në Kur'an ka tregime që po shtjelloh-en nga një shkrimtar i mirë, me to mund të pasurohet shumë letërsiashqipe. Madje, duhet të shkruhej edhe diçka mbi autorin e veprës qëkështu ta njihte lexuesi shqiptar. Prandaj, unë e ribotova me parathë-nien time, duke mos lënë jashtë as atë të dr. Muhamed Mufakut”.

Përveç angazhimit të përhershëm në fushën e publicistikës, ImamVehbi Ismaili pas vetes la me dhjetëra libra të shkruara nga pena e tije mprehtë si dhe përktheu libra me përmbajtje artistike, por edhe vep-rat e tij u përkthyen në gjuhë tjera. Në vargun e botimeve të shumta eme vlerë që la pas vetes Imam Vehbi Ismaili po përmendim disa prejtyre: “Islamizmi dhe lutjet” 1976, “Muhamedi profeti islam” 1987,“Ymeri pranon Islamizmin” 1987, “Bilali muezin i profetit 1988,“Predikimet e xhumasë” 1988, “Studime islame” 1988, “Dritë ngaKur'ani” 1992, “Kërkuesi i së vërtetës” 1989.

Ka përkthyer nga arabishtja dhe anglishtja këto libra: “Feja Isla-me” 1985, “Tregime nga historia islame” 1987, “Ebu Dherr el-Gaffa-ri” 1986, “Muhamedi, profeti njeri” 1987, “Banorët e shpellës” 1988,“Muhamedi” 1990, “Mrekullia e madhe” 1990, “15o hadithe” 1990.

Veprat e imam Vehbi Ismailit të përkthyera në gjuhë të tjera janë:“Muhamed the last prophet” (Muhamedi profeti i fundit) 1984 (ështëribotuar gjashtë herë), What is Islam” (Ç'është Islami?) 1991. Libri“Muhamedi profet i fundit” është përkthyer në gjuhën serbokroate dheështë botuar dy herë.

Veprat e imam Vehbi Ismailit, qofshin ato origjinale apo të përk-thyera patën një ndikim të madh te lexuesit shqiptar, qoftë në Amerikëapo në trojet shqiptare. Shumica prej tyre u ribotuan disa herë, qoftënë Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi apo në diasporë, ndërkaq, përshkak të gjuhës së pastër shqipe dhe temave që trajtonin, ato shërbyensi literaturë e dorës së parë. Veprat e tij ishin të përhapura shumë dhe

Page 6: edukata87

EDITORIAL 11

në bazë të atyre ai ishte popullarizuar shumë në Kosovë, të cilën e ki-shte vizituar tri herë.

Në Shqipëri pas 49 vjetësh

I zhuritur nga malli për atdhe Imam Vehbi Ismaili kishte vizituar triherë Kosovën, gjatë viteve 1970-1988, duke parë nga larg atdheun e tij.“Më dukej sikur shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shikoja nëDibër, në Hot. e heqsha një pjesë të mallit“, ka deklaruar ai në njëintervistë për revistën “Shkëndija” të Prishtinës, në shtator të vitit 1994.

Pas 49 vjetësh, në vitin 1988 i lejohet për herë të parë ta vizitojëShqipërinë, ku qëndron së bashku me gruan e tij prej 23 gusht deri më13 shtator. Ja si e përshkruan gjendjen Imam Vehbi Ismaili: “E gjetaShqipërinë si mos më keq. Më 1939 Shkodra kishte parqe e lulishte tëbukura, e tash ato ishin zëvendësuar me disa apartamente të këqija epa plan. Tirana në vitin që e lash kishte një bulevard afër dy kilomet-rash në mes dhe në të dy anët ishte e zbukuruar me trotuare plot mepemë e me lule. Mbrëmjeve mbushej plot me njerëz që shëtisnin në tëdhe kur lodheshin kishte karrige të gjata që mund të uleshin e të çlo-dheshin dhe të bisedonin. Në të dy anët kishte ëmbëltore dhe kafene,ku mund të hanin ndonjë ëmbëlsirë ose të pinin ndonjë kafe apo tëhanin ndonjë akullore.”

Pas demokratizimit të Shqipërisë në vitin 1991, Imam Vehbi Is-maili kishte pasur fatin që në krye të një delegacioni të Komunitetit tëMyslimanëve të Amerikës ta vizitonte Shqipërinë, por kësaj radhe nërrethana të reja nga ato të vitit 1988. Qëllimi kryesor i kësaj vizite, siçpohon edhe vetë Imam Vehbi Ismaili, ishte të hulumtonin se “ç'nevojathemelore kishin bashkatdhetarët tanë për mëkëmbjen e fesë dhe tëbënim çka ishte e mundur që t'u vinim në ndihmë”.

Ai, së bashku me dy kolegët e tij Imam Isa Hoxha dhe Imam Qa-mil Lami kishin ardhur në përfundim se “gjëja më me rëndësi ishtenevoja e edukimit fetar. Pra, libri dhe kuadrot fetare, pa të cilat nukmund të funksiononin xhamitë. Bota islame kishte dhuruar disa bursadhe u dërguan ose ishin në përgatitje të dërgoheshin studentë për tëstudiuar fenë në Egjipt, në Arabinë Saudite, në Turqi e në Libi. Kyproces për të arritur nivelin e duhur mund të marrë ndoshta edhe shu-

EDUKATA ISLAME 8712

më vite, por kjo një ditë mund të arrihet e po ashtu edhe xhamitë tëmeremetohen apo të ndërtohen sikur të merrnin ndihma bujare ngabota myslimane, e cila edhe po ndihmon.

Shqiptarët në SHBA e kujtojnë për angazhimet e tij të pakursyernë favor të çlirimit të Kosovës nga sundimi serb dhe të bashkimit tësaj me Shqipërinë.

Deshi Allahu i madhërishëm që Imam Vehbi Ismaili të jetojë gjatëqë ta shohë demokratizimin e Shqipërisë dhe ta shohë dështimin e re-gjimit komunist, të cilin e kishte luftuar gjatë tërë jetës së tij. Kështunë vitin 1996, kryetari i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, në një manifes-tim rasti që kishte organizuar në vendlindjen e tij në Shkodër, kishtedekoruar me urdhrin “Flamuri i demokracisë”, në shenjë mirënjohjepër kontributin e tij në ekzil për demokratizimin e Shqipërisë. Me këtërast për kontributin e tij në aspektin publicistik dhe letrar, në veçantipër kontributin e vënies së urave të bashkëpunimit midis letërsisë ara-be dhe asaj shqiptare kishte folur Islam Dizdari.

Imam Vehbi Ismaili, konsiderohet dijetari i fundit i shekullit një-zet, në mesin e dijetarëve të proveniencës islame, siç ishin Imam Veh-bi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Kraja, tëcilët ditën të bashkojnë identitetin islam me atë kombëtar në kohën nëtë cilën jetuan dhe vepruan.

Me gjithë dëshirën tonë të madhe që të takoheshim me rahmetliun,gjatë një vizite që i bëmë Qendrës Islame Shqiptare të Detroitit, nëprill të viti 2007, të cilën ai e themeloi dhe ia kushtoi tërë jetën e tij,vetëm një vit para se ai të kalojë në botën e amshueshme, nuk patëmmundësi ta vizitonim, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Allahui madhërishëm e shpërbleftë me të mirat e Tij të shumta për kontribu-tin e tij që dha për vetëdijesimin e shqiptarëve me parimet dhe mësi-met e Islamit. Ai duhet të na shërbejë si shembull se si duhet të jeminë shërbim të Islamit dhe parimeve të tij.

Page 7: edukata87

EDITORIAL 13

Qemajl Morina

Imam Vehbi Ismaili dies in Detroit, Michigan (USA)

IMAM VEHBI ISMAILI, THE LAST MAJOR FIGUREOF ISLAMIC THOUGHT AMONG THE ALBANIANS

(Summary)

On May 17, 2008, Imam Vehbi Ismaili, died in Detroit, Michigan, at the age

of 89. Vehbi Ismaili was the Imam of the Albanian Islamic Center in Detroit and

the head of the Albanian Muslim Community in the United States and Canada.

His tireless work with the Albanian Muslim Community and other Muslim

communities that live and work in the USA won him the respect of others. Due

to this, the news on his death caused deep sorrow among all those who knew

him directly or through his religious or literary work.

كمال موريناوفاة االمام وهبى إسماعيل أخر جهابذ الفكر االسالمي عند

)2008- 1919(االلبانيين )البحثخالصة(

يف مدينة ديرتيت بوالية ميشيغان انتقل إىل رمحة اهللا 2008مايو 17بتاريخ سنة االمام وهىب إمساعيل الذي كان مديرا للمركز االسالمي 89عن عمر يناهز

دينة دترويت و رئيسا لالحتاد االسالمي لاللبانيني يف الواليات املتحدة و االلباين مبكندا. ان عمله باملركز االسالمي و كذلك اتصاالته الواسعة مع بقية املراكز االلبانية و االسالمية اليت كانت تعمل بالواليات املتحدة جعلته حيظى باحرتام

كبريا لدى مجيع هؤالء الذين عرفوه اجلميع. بناء عليه فأن نبأ وفاته ترك اثرا شخصيا أو عن طريق كتبه الدينية أو االدبية

Page 8: edukata87

IINNTTEERRVVIISSTTËË

Hasan Hasani

NË MIÇIGEN 43 VJET IU LUTA ZOTITTA ZHDUKË KOMUNIZMIN

Imam Vehbi Ismaili ështëudhëheqës fetar i njohur nëSHBA. Nga mosha 18-vjeça-re e deri sot punon si imamnë mërgim, në fillim nëEgjypt ndërsa nga viti 1949në qytetin Detroit në SHBA,ku udhëheq xhaminë e njo-hur të këtij qyteti dhe pre-dikon fenë islame përshqiptarët myslimanë. Ështëi njohur edhe si publicistdhe shkencëtar i fesë islamesi dhe veprimtar i dalluarpër të drejtat e njeriut. Ko-ntributi i tij në këtë drejtimështë i dalluar. Andaj, mupër këtë, për lexuesit tanëzhvilluam këtë bisedë.

Vehbi IsmailiShkrimtar, Përkthyes, Imam në Xhaminë e

Detroitit, Luftues i komunizmit, Prijësshpirtëror i Komunitetit mysliman në SHBA

EDUKATA ISLAME 8716

Shkëndija: Z. Ismaili, për lexuesit e revistës “Shkëndija” në Ko-sovë, në fillim na thuani shkurtimisht: kush është Imam Vehbi Ismaili?Këtu mendoj për jetën, fëmijërinë, rininë, shkollimin si dhe për zgje-dhjen e karrierës suaj e cila u përcolli më shumë së një gjysmë she-kulli në mërgim?

Imam Vehbi Ismaili: Unë kam lindur në Shkodër më 25 nëntor1919, në një familje të njohur fetare. Im atë, Haxhi Ismail Hakiu, ishtenjë prej ylemave të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qyte-tin. Biblioteka e tij kishte mijëra libra në gjuhën arabe, turke dhe per-siane. Katër klasat e para të fillores i kreva në Shkodër. Nuk ishanxënës i dalluar, sepse në vend që të merresha me studimin e lëndëveshkollore, e kaloja kohën duke lexuar libra të ndryshëm, si Kontin eMonte Kristos dhe Tre musketarët e A. Dymas që kishte filluar t'i për-kthente në gjuhën tonë Kostë Çekrezi dhe i botonte nga një në dy javënë broshura prej 16 faqesh dhe pastaj i mbledhnim në libra. Kështu,në vitin 1928, kur im atë u emrua Myfti në Krujë, shokët më thanë qëkur të shkoja në Krujë të regjistrohesha në klasën e katërt që mos taturpëroja Shkodrën. Për këtë shkova dhe u këshillova me mësuesinTeufik Gjyli, i cili kishte qenë edhe nxënës i babait tim dhe ia shfaqamendimin e shokëve. Ai më tha: “Jo, por regjistrohu në klasën epestë, studio, përveshju mësimit dhe lëri anash librat e tjerë se jam isigurt se do të kalosh mirë!” Kështu, që kur shkova në Krujë uregjistrova në klasën e pestë dhe në fund të vitit e mbarova shkollënfillore me sukses të dalluar, duke dalë i dytë në klasë. Mbasi mbarovashkollën fillore, meqë në Krujë nuk kishte shkollë të mesme dhenjëherësh nuk gëzoja shëndet të mirë, për dy vjet shkova si praktikantnë zyrën e tatimeve të financës në këtë qytet. Ndërsa në vitin 1933 mëthirri babai e më tha: “Mjeku thotë se tash e ke shëndetin të mirë.Është koha të shkosh në shkollë të mesme. Zgjidh ku do të shkosh: nëgjimnazin e Shkodrës, në Normalen e Elbasanit apo në shkollënteknike në Tiranë, kështu që të mundohem të të nxjerr një bursë përnjërën prej këtyre, mbasi kushtet e duhura për këtë i ke”. Unë iupërgjigja: Unë nuk dua të shkoj në asnjërën prej këtyre shkollave. Unë

Page 9: edukata87

INTERVISTË 17

dua t'i ndjek studimet në Medresën e Naltë në Tiranë! “Im atë m'udrejtua:” Or bir, kjo karrierë nuk të siguron një jetë të mirë materialedhe është e vështirë, ekonomikisht do të vuash gjithmonë, prandaj tëkëshilloj të zgjedhësh njërën prej shkollave që t'i përmenda. Po të japnjë javë kohë që të mendosh mirë për të ardhmen tënde. Pas një javemë jep mendimin tënd të prerë”. Kaloi java dhe hyra në dhomën e tijdhe i thashë: “Mendimi im i prerë është t'i vazhdoj mësimet nëMedrese”. Kur dëgjoi këto fjalë, babai u ngrit në këmbë, në bulbat efaqeve i kulluan ca lotë, më përqafoi duke thënë: “Kjo ishte njëdëshirë e zjarrtë imja, se përndryshe do ta leja në testament librarinëtime për ndonjë institut fetar, por nuk doja të të kurajoja, sepse po tëvuaje materialisht më vonë, do të thoshe ta bëri babai”. Dhamë lutjennë Medrese dhe u pranova. I fillova mësimet. Në Medrese mësoheshintë gjitha lëndët që mësoheshin edhe në shkollat e mesme të Ministrisësë Arsimit. Ai që mbaronte këtë, mund të hynte në çdo Universitet tëEvropës, meqë në Shqipëri nuk kishtë universitet. Por, në vend tëgjuhës italiane dhe asaj frënge, që mësoheshin në shkollat e tjera, atjeprej klasës së parë mësoheshin anglishtja dhe arabishtja, ndërsa gjuhapersiane mësohej në klasën e pestë. Medreseja zgjaste tetë vjet. Gjatëkohës si nxënës në Medrese, fillova të shkruaj në revistën Zani iNaltë, që ishte organ mujor, kulturor e fetar i Komunitetit MyslimanShqiptar. Kjo na ndihmonte shumë, meqë drejtori i saj, Haki Sharofi,ishte edhe mësues ynë i gjuhës shqipe. Po ashtu bashkëpunoja edheme Vatrën e Rinisë, që ishte një e përjavshme për të rinjtë. Këtubotoja tregime të shkurtra.

Shkëndija: Tetëmbëdhjetë vjeç ikët nga vendlindja. Një gjysmëshekulli në mërgim. Cila ishte jeta juaj prej mërgimtari?

Imam Vehbi Ismaili: Kur mbarova klasën e katërt, mora diplom-ën që thirrej semimaturë. Me të mundej çdo nxënës të emërohej imamxhamie. Por, unë vendosa të shkoja dhe t'i plotësoja studimet fetare nëEgjipt, meqë im atë atje kishte shumë miq, andaj edhe nuk pata vësht-irësi që të nxjerr një bursë nga qeveria egjiptiane. Kështu që nga fundii vitit 1937, bashkë me Thabit Kodukun, maturant i Medreses, shku-

EDUKATA ISLAME 8718

am në Kajro dhe pas një viti u regjistruam në Universitetin Al'azhar,Fakultet i Teologjisë. Në vitin 1945 mora diplomën nga Fakulteti. Pi-kërisht ato ditë mora një letër shumë mallëngjyese nga vëllai im i vo-gël, Shefkiu, i cili shfaqte mallin që kishte për mua dhe kërkonte që tëkthehesha në atdhe. Letra më bëri përshtypje të madhe dhe, megjithë-se e dia se atje gjendja nuk ishte e mirë, vendosa të kthehem. Ndërsapo përgatitesha të shkoja në Shqipëri, mora një letër në gjuhën arabenga im atë, ku, në mes të tjerash, më shkruante: “Sa dua të të kem unëpranë nuk do asnjëri tjetër. Po të këshilloj të mos gabosh të vijsh, sedo të hedhësh veten në zjarr”. Natyrisht, iu binda kësaj porosie dhevendosa ta bëja Egjiptin atdhe të dytë për disa kohë, duke menduar sekomunizmi në Shqipëri nuk do të kishte jetë të gjatë.

Duke parë së në Egjipt nuk kishte njohuri mbi literaturën shqipedhe për të siguruar jetesën, fillova të përktheja nga gjuha shqipe no-velat e Ernest Koliqit dhe të Qamil Guranjakut dhe t'i botoja në dy re-vistat e përjavshme letrare: El Risaleh (Mesazhi) dhe Eth-thekafe(Kultura), si dhe në të përmuajshmen El Kitab. Ndërsa në revistën mëtë famshme letrare e kulturore El-Hilal shkruaja tregime me motivenga historia islame. Shumica e novelave të Koliqit dhe disa nga ato tëGuranjakut u mblodhën në një libër dhe u botuan nga Shtëpia botueseEl Bejan el Arabi, me titullin El Mehdudhehebi (Djepi i Artë), titull injë novele më të gjatë të Ernest Koliqit nga libri i tij Tregtar Flamu-jsh. Ndërsa tregimet me motive nga historia islame u botuan shumëmë vonë nga Daru-sha'b, në vitin 1983, nën titullin “Min Thenaja Et-tarih el Islami” (Nga qoshqet e historisë islame).Vitet shkonin, gjend-ja në Shqipëri nuk ndryshonte. M'u propozua formimi i familjes, mepasuri, që të gëzoja një jetë shumë të mirë materiale, por unë gjithnjëmendoja dhe ëndrroja të kthehesha në Shqipëri, sa që e tërë pasuria eEgjiptit për mua s’kishte vlerë. Njeriu bën plane, por Zoti, qoftë lav-dëruar, zbaton të tjera.

Page 10: edukata87

INTERVISTË 19

Shkëndija: Nga viti 1949 jetoni dhe punoni në SHBA si imam nëxhaminë e njohur në Detroit. Cilat janë kontaktet tuaja si veprimtarme bashkatdhetarët shqiptarë?

Imam Vehbi Ismaili: Nga fundi i vitit 1948 mora një letër ngaShoqëria Shqiptaro-Amerikane Myslimane në Detroit, Miçigen, tëShteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën ftohesha të shkoja atjesi udhëheqës i tyre fetar. Në fillim ngurova, meqë do të largohesha mëtepër nga atdheu dhe njëherësh në pikëpamje ekonomike isha mirë.Por, shokët ma mbushën mendjen se do të kisha rast t'i shërbeja fesëdhe atdheut. Në prill 1949 u nisa me anije, meqë kisha shumë libradhe nga fundi i këtij muaji arrita në Detroit. Shumica e shqiptarëvemyslimanë në këtë qytet ishin nga Korça e Gjirokastra që kishin ar-dhur para Luftës së Dytë Botërore për çështje ekonomike. Kishte edhedisa beçarë nga Vlora dhe Berati që nuk ishin martuar fare ose i kishinfamiljet në Shqipëri. Këta të gjithë më pritën shumë mirë, m'i hapënzemrat dhe shtëpitë e tyre sa që e ndjeva veten sikur të isha në mes tëfamiljes sime. Të gjithë ishin njerëz të thjeshtë, por me dashuri të ma-dhe për atdhe, njerëz të sinqertë. Fëmijët e tyre i kishin mësuar dheedukuar me tradita shqiptare. Shumica e fëmijëve e flitnin mirë shqip-en. Një grup i vogël që atëherë numroheshin në gishta, ishin refugjatëpolitikë që kishin ikur nga komunizmi. Shumica e grupit të parë ishinproenveristë sepse ua kishin marrë mendët delegatët që vinin në Kom-bet e Bashkuara, por me kalim kohe, kur filluan të vinin refugjatë po-litikë nga të afërmit e tyre dhe mësuan prej tyre si ishte gjendja nëShqipëri, përnjëherë u kthyen në antikomunistë. Shoqata Shqiptaro-Amerikane Myslimane nuk kishte lokal të vetin dhe as që kishte ndo-një të zënë me qira. Prandaj, puna e parë që bëmë ne, ishte t’i zëmëme qira disa dhoma në International Institute që i përdornim për shër-bime fetare, si klasë për të mësuar fenë dhe klasë për mësimin e shkri-mit të gjuhës shqipe. Shqiptarët myslimanë nuk ishin më shumë së 20-30 familje. Të gjithë i sillnin fëmijët për të mësuar fenë dhe gjuhën, esot disa prej atyre janë bërë gjyshër e gjyshe.

Shqiptarët e shtetit Miçigen gëzonin respekt dhe nderoheshin ngaautoritetet e këtij shteti. Më 30 korrik 1949 u mbajt Kongresi i parë i

EDUKATA ISLAME 8720

Shoqërisë në një prej hoteleve më të bukura të qytetit, ku morën pjesëautoritetet më të larta të Detroitit si dhe Guvernatori i Shtetit Miçigen,G. Menen Uliems, i cili kur foli në mbledhje, pasi më uroi mirësear-dhje, shtoi: “Shteti Miçigen mburret me qytetarët e tij prej origjineshqiptare, janë njerëz të sinqertë, punëtorë të mirë e të ndershëm, tëbindur në ligj. Në katër periudhat dyvjeçare që jam guvernator i shtetitMiçigen, d.m.th. për tetë vjet, nuk kam pasur dhe as nuk kam asnjëshqiptar në burgjet e shtetit tonë”. Këto fjalë të Guvernatorit të shtetitMiçigen ma bënë zemrën mal nga gëzimi. U bëmë miq me të dhe mëvizitonte dhe e vizitoja, madje më ftonte në çdo banket që jepte nëkryeqytetin e shtetit Miçigen.

Me vëllezërit shqiptarë ortodoksë (atëherë nuk kishte vetëm dy atre katolikë shqiptarë) shkonim shumë mirë. Festonim festat kombëta-re së bashku dhe shkonim në kishë të tyre dhe ua uronim festat fetare,ashtu siç vinin edhe ata te ne për ditë të festave myslimane në xhamitë na urojnë. E njëjta gjë ndodh edhe sot me vëllezërit katolikë që këtunë Miçigen i kanë dy kisha e marrëdhëniet tona janë shumë të mira.Shkojmë e vijmë në institute të njëri-tjetrit.

Shkëndija: Kontributi juaj si veprimtar, publicist dhe shkencëtar ifesë islame kryesisht u zhvillua jashtë atdheut. Ç'rrugë ishte kjo, metrëndafila apo me gjemba?

Imam Vehbi Ismaili: Kontributi im i parë si veprimtar këtu nëSHBA filloi me hapjen e klasave për fe dhe gjuhë shqipe. Shqiptarëtmyslimanë këtu qenë njerëz shumë të mirë dhe me karakter të lartë,por nga feja islame kishin pak dituri, prandaj gjëja e parë që bëraështë që në muajin tetor 1949 Shoqëria filloi botimin e një reviste fe-tare kulturore me titull Jeta Myslimane Shqiptare, që botohej katër he-rë në vit, në 64 faqe, gjysma në gjuhën shqipe dhe gjysma tjetër nëgjuhën angleze. Kjo vazhdoi të dalë për tetë vjet dhe u botuan gjithsej32 numra. Shumica e artikujve ishin fetarë, por shkruheshin dhe boto-heshin këtu edhe artikuj letrarë e kombëtarë, sikurse edhe lajmet e ba-shkësisë islame shqiptare. Për shkaqe financiare kjo revistë, pas tetëvjetësh botimi, u shua, s'u botua më. Çdo nismë në fillim ka vështirë-

Page 11: edukata87

INTERVISTË 21

sitë e saj. Vitet e para gazeta Dielli, që asokohe ishte proenveriste, dheLiria, që ishte komuniste, më sulmuan dhe më quajtën si të dërguarnga Mbreti Zog, meqë ai atëherë banonte në Egjipt. Kjo gënjeshtër upërhap në tërë Amerikën dhe Kanadanë, ku kishte myslimanë shqip-tarë. Këto akuza përhapeshin nga veglat e nëpunsëve dhe delegatëveqë vinin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, meqëunë, sapo arrita në Amerikë, në intervistën e parë që e pata në shtypinamerikan, si dhe me ato të radios Evropa e lirë dhe Zëri i Amerikës,thashë se feja islame është kundër komunizmit në përgjithësi dhe seunë si fetar e luftoja komunizmin në Shqipëri. Unë, në të vërtetë, ishaftuar për t'i shërbyer Bashkësisë Islame në Detroit, por në fakt, meqënuk kishte imam tjetër shqiptar, për njëzet vjet u shërbeva myslima-nëve shqiptarë në tërë Amerikën dhe Kanadanë. Shkoja në çdo qytetku kishte myslimanë shqiptarë dhe mbaja konferenca fetare. Në njëprej këtyre rasteve në Garry të Shtetit Indiana, sipas zakonit, pasimbaroja së foluri mbi fenë, nga të pranishmit kërkoja që të pyetnindhe kështu të shtoheshin njohuritë e tyre. Në këtë qytet ngrihet njëridhe më thotë: “Ty të ka dërguar Zogu për të bërë propagandë për të?”Iu përgjigja: “Ka kaluar një vit që kam ardhur në Amerikë, a më kenidëgjuar të flas ndonjëherë për Mbretin Zog? Unë jam ftuar këtu për tëpredikuar fenë islame dhe për t'ua mësuar fëmijëve tuaj gjuhën shqi-pe. Ky është misioni im. Por, do të bëj një gjë! Do t'i shkruaj Univer-sitetit të Az'harit, ku edukohen të gjithë fetarët e botës myslimane, qëta transferojnë, derisa të jetë Mbreti Zog në Egjipt, pra, ta transferojnëUniversitetin në një shtet tjetër, që kështu, kur të vijë ndonjë fetar tje-tër prej andej, mos të akuzohet si unë”. Të dyja gazetat, si Dielli ashtuedhe Liria, që botoheshin në Boston, pra editorët e tyre, Qerim Pana-riti dhe Dhimitër Trebicka, nuk më njihnin, por botonin çka u raporto-nin veglat e delegatëve të Shqipërisë në Nju-Jork, pra botonin çdofjalë timën që e thosha kundër komunizmit. Pas dy vjetësh u ftova nëBoston nga një grup i vogël myslimanësh shqiptarë që banonin atydhe në rrethinë dhe mbajta një sërë konferencash fetare kombëtare nëBoston dhe rrethe. Në njerën prej tyre ishte edhe Peshkop Noli, i cili,pas fjalës që e mbajta, më përgëzoi dhe uroi ardhjen në Boston, duke

EDUKATA ISLAME 8722

përfunduar: “Sikur kam bashkëpunuar me babain tuaj kur isha nëShqipëri, do të bashkëpunoj edhe me ju këtu”. E vërteta është së Nolie mbajti këtë premtim. Nga ajo ditë ai më ftonte për çdo çështje merëndësi në Boston, si në kuvendet e Vatrës ose në 50-vjetorin e Kishësetj. derisa vdiq. Në këto mbledhje morën pjesë edhe dy ditorët, Pana-riti dhe Trebicka, dhe raportuan në favor timin nga këto mbledhje.Prej atëherë fillova të shkruaja artikuj në rastet e festave të Bajramitdhe të Mevludit dhe ndonjëherë edhe për Ditën e Flamurit dhe i botojanë këto dy gazeta.

Problemi më i madh për mua ishte mungesa e një lokali që nuk ekishim pronë tonën ku do të mund t'i zhvillonim aktivitetet më me rre-gull. Meqë bashkësia e këtushme ishte shumë e vogël, m'u desh të vi-zitoja çdo qytet të Amerikës dhe të Kanadasë, ku kishte shqiptarë, dhetë shkoja e të kërkoja ndihma, për të cilën gjeta përkrahje jo vetëmnga tërë myslimanët shqiptarë, por edhe nga një shumicë e madhe or-todoksësh shqiptarë që e ndjenin detyrën për të na ndihmuar, meqëshqiptarët myslimanë i kishin ndihmuar bujarisht si për ndërtimin ekishave ashtu edhe për botimin e librave të tyre fetarë në gjuhën shqi-pe. Madje, me ndihmën e Zotit Xh.Xh. dhe me përkrahjen bujare tëshqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, më 1951 arritëm të blejmë njëkishë ermene dhe me ndryshime të vogla u bë vend i aktiviteteve tonafetare e kombëtare. Me 6 Qershor 1951 u bë hapja e saj zyrtare, dukeu falë Xhumaja e parë në të. Kështu, aktivitetet tona u transferuan ngaInternational Instituti në këtë objekt që u quajt Qendra Islame Shqip-tare. Në këtë kohë u pa e nevojshme se na duhej edhe një tekst për t'uamësuar fëmijëve fenë në gjuhën shqipe, andaj u përgatit dhe u botualibri Islamizmi dhe lutjet e disa vjet më vonë u botua edhe libri tjetërMuhamedi, profeti islam. Kjo ndërtesë u përdor deri në vitin 1961, kurndihet nevoja për një objekt më të madh, meqë erdhën shumë shqipta-rë refugjatë politikë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.U vendos të shitej ky objekt dhe të ndërtohej një tjetër i ri, më i madh,që t'i plotësonte nevojat tona. U shit në vitin 1962 dhe me paratë e tiju ble trualli ku filloi puna për të ndërtuar Qendrën e re, meqë ato parambulonin vetëm një të tretën e shpenzimeve që kushtonte ndërtesa e

Page 12: edukata87

INTERVISTË 23

re, sipas planit që e kishim bërë. Edhe njëherë m'u desh të dilja e të vi-zitoja çdo qytet ku kishte shqiptarë për të kërkuar ndihma. Kur shkovanë Boston, Peshkop Noli dhuroi 500 dollarë. Në këtë fushatë morënpjesë të gjithë shqiptarët që i vizitova, myslimanë e ortodoksë, meqëatëherë nuk kishte katolikë. Ndërtesa e re u hap më 23 shkurt 1963.Më vonë salla u shtua edhe për dyzet këmbë si dhe u ndërtuan kupejadhe minareja. Sot Qendra Islame Shqiptarët përbëhet nga një xhamiku mund të falen 500 vetë, një sallë ushqimi për 600 vetë, një zyrë,një librari, klasë për mësime, kuzhina. Kjo ndodhet në një vend shumëtë mirë, ku shihet. Çdo muaj kemi vizitorë në grupe që vijnë nga kishadhe shkolla të ndryshme, që duke parë emrin disa dëshirojnë të mësoj-në për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa të tjerët vijnë të dëgjojnë lek-sione për fenë islame. Përveç këtij angazhimi të përhershëm, nëfushën e publicistikës fetare kam kontribuar duke shkruar dhe botuarlibra me përmbajtje fetare, kam përkthyer shumë vepra qofshin ato fe-tare apo edhe artistike nga letërsia botërore dhe njëherësh kam përga-titur dhe botuar në bashkëpunim me Z. Xhevdet Hoxha edhe libra tëndryshëm të shkrimtarëve shqiptarë. Kam botuar librat: “Islamizmidhe lutjet” 1976, “Muhamedi, profet islam” 1987, “Ymeri pranon is-lamizmin” 1987, “Bilali, Muezini i Profetit” 1988, “Predikimet eXhumasë” 1988, “Studime Islame” 1988, “Dritë nga Kurani” 1992,“Kërkuesi i së vërtetës” 1989; kam përkthyer këta libra dhe botuar:“Feja islame” 1985, “Tregime nga historia islame” 1987, “EbuTherr el Gaf-fari” 1986, “Muhamedi, profeti njeri” 1987, “Banorët eshpellës” 1988, “Muhamedi” 1990, “Mrekullia e madhe” 1990, “150Hadithe” 1990. Ndërkaq, në gjuhën angleze kam përkthyer veprat:“Muhamed, The last Prophet” 1984, “What is Isllam” 1991. Libri“Muhamed, The last Prophet” është përkthyer edhe në gjuhën ser-bokroate dhe është botuar dy herë në Sarajevë. Po ashtu ky libër ështëpërkthyer edhe në gjuhën polake dhe atë persiane, e pjesërisht ështëbotuar edhe në gjuhën arabe dhe atë gjermane. Bashkë me librat e mi,Qendra Islame Shqiptare ka botuar edhe libra të tjerë ose përkthime tëpara mbi fenë islame dhe profetin Muhamed. Deri sot numri i libraveqë ka botuar kjo qendër ose ribotuar arrin në 37 libra. Përveç këtyre

EDUKATA ISLAME 8724

37 librave fetarë, Qendra Islame Shqiptare në Detroit, me iniciativëntime, e në bashkëpunim me Z. Xhevdet Hoxhën, kemi riprodhuaredhe këta libra: “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit më 1983,“Hija e Maleve” të Ernest Koliqit më 1984, “Siç më thotë nënua pla-kë” të Musine Kokalarit më 1984, “Tregtar Flamujsh” të Ernest Ko-liqit më 1988 dhe “Bleta shqiptare” të Thimi Mitkos më 1988.

Shkëndija: Keni kontribuar si udhëheqës fetar dhe shpirtëror dhesi veprimtar për të drejtat e njeriut. Cili është raporti ndërmjet demo-kracise dhe religjionit?

Imam Vehbi Ismaili: Unë nuk jam kompetent të flas për raportinndërmjet demokracisë dhe feve të tjera. Natyrisht kam mundësi dhejam kompetent të flas për sa i përket fesë islame dhe demokracisë.Them me keqardhje se shumica e intelektualëve myslimanë shqiptarë,qofshin në Shqipëri ose në Kosovë, kanë fare pak njohuri për fenë is-lame. Sepse, po të dinin sado pak për parimet e saj, do të kuptonin sefeja islame ka predikuar dhe praktikon demokracinë qindra vjet paraRevolucionit Francez. Burimet e fesë islame janë dy: Kur’ani dhe fjal-ët e veprat e Profetit Muhamed A.S., që janë një mishërim i mësimevekuranore. Në Kur’an lexojmë: “O njerëz, Ne ju krijuam prej një mash-kulli (Ademit) e prej një femre (Havasë) dhe u bëmë në fise e kombeqë ta njihni njëri-tjetrin. Me të vërtetë, më i miri prej jush është më idrejti i juaj”. Ky verset vë bazat e barazisë së mbarë njerëzimit, se,sikurse shihet, nuk thuhet po ju që keni besuar, sikur bën për çështjetqë u drejtohet vetëm myslimanëve, pra e quan mbarë njerëzimin të ba-rabartë dhe nuk e dallon veç atë që i bën më mirë njerëzimit. Në njëverset tjetër Zoti i drejtohet profetit Muhamed, duke i thënë: “...dhekëshillohu me ta (shokët tuaj) për çdo punë...” dhe në një verset tjetër,ku përmenden cilësitë e besimtarëve, thuhet: “... dhe për çështjet etyre këshillohen me njëri-tjetrin...” Kur’ani nuk është libër detajesh,por vë baza në të cilat duhet të ndërtohet një bashkësi. Në këto dy ver-sete që përmendëm e urdhëron profetin A.S., që të këshillohen për çë-shtjet e përgjithshme me njëri-tjetrin dhe e lë në dorë të legjislatorëveqë të zgjedhin mënyrën e konsultimit, mund të formojnë këshilla ple-

Page 13: edukata87

INTERVISTË 25

qësie, parlamente apo senate. Por, gjëja më e rëndësishme është senuk e pranon diktaturën. Profeti e vuri në zbatim këtë parim gjatë ko-hës dhe jetës së tij, prandaj Zoti i drejtohet dhe i thotë: “Ti ndaj tyrenuk je dhunues (diktator)”. Këtu ne do të përmendim vetëm një she-mbull. Pas emigrimit të Profetit në Medine, ku myslimanët gjetënstrehim për të predikuar fenë e tyre lirisht, një ushtri e idhujtarëve unis nga Mekja që të luftonte myslimanët. Profeti u shfaq dhe, pasbisedave që bëri me shokët, vendosën që të dalin e të ndeshen jashtëMedinës me armiqtë në Beder. Kur arritën atje, Profeti A.S. Zgjodhinjë vend për ta bërë kampim. Njëri nga shokët e Profetit, Habab binMundhiri, nuk e pa si të përshtatshëm këtë vend dhe shkoi te Profetidhe i tha: “O i dërguar i Zotit, a je urdhëruar nga Zoti dhe zgjodhekëtë vend, apo kjo është strategji?” Muhamedi iu përgjigj: “Jo, porështë mendimi im, strategji?” Atëherë i tha Hababi: “Ky vend nukështë i përshtatshëm. Ne duhet të zëmë vend pranë ujit. T’i hapim disagropa e t’i mbushim me ujë dhe ne të jemi në zotërim të ujit dhe një-herësh t’i ndalojmë armiqtë që ta arrijnë këtë!” Profeti u bind nga kë-shilla e Hababit dhe urdhëroi të ndërrohej pozita. Kjo qe një prejshkaqeve që myslimanët e fituan betejën e Bedrit dhe i mundënidhujtarët. Fjalimi lamtumirës që mbajti Profeti A.S., i cili është shu-më i gjatë që të përmendet në këtë intervistë, mund të numërohet sikarta e të drejtave njerëzore e që do të mund të përmblidhej në këtopika: 1. Liri për të gjithë 2. Shejtërimi i jetës dhe i pasurisë 3. Barazianë mes të të gjitha racave 4. Drejtësia para ligjit dhe syve të zotit 5. Tëdrejtat e grave si të barabarta (ortakesha) me burrat 6. Ndalimi ishfrytëzimit dhe monopolit ekonomik 7. Sigurimi dhe respektimi i tëdrejtave të të tjerëve dhe 8. Njerëzit duhet t’i shikojnë këto si jetikedhe t’i respektojnë ato kudoqofshin. Muhamedi A.S. ndaloi që nëpu-nësit gjatë detyrës së tyre të përvetësonin dhuratat që u jepeshin. Një-herë ai dërgoi një prej shokëve të tij që të mbledhte zeqatin në një prejkrahinave myslimane. Kur u kthye, solli me vete dy strajca dhe i thaProfetit: “Kjo ka të mbledhurat e Zeqatit, ndërsa kjo tjetra është imja,se m’i kanë dhuruar”. Profeti tha: “Po t’ishe në shtëpinë tënde, a do t’ikishin dhënë këto dhurata?” Ai u përgjigj: “jo”. Atëherë këto dhurata

EDUKATA ISLAME 8726

të janë dhënë pse ishe nëpunës i shtetit. Për punën tënde je paguar,prandaj këto të holla i përkasin shtetit dhe derdhi në financat shtetë-rore. Kështu, pra, nga Kur’ani dhe jeta e Profetit si dhe fjalët e tijkuptohet se feja Islame nuk është kundër Demokracisë, po përkundra-zi, është e para qe e ka predikuar dhe vë në veprim.

Do të bënte shumë mirë Kryetari i Republikës së Shqipërisë dheQeveria e tij sikur ta vënin në zbatim shëmbëlltyrën e Profetit menëpunësin e tij dhe të kërkonin nga nëpunësit e ish-komunizmit dhe tëPartisë që duke qenë në pozita, i kanë shfrytëzuar ato duke marrëryshfete për t’i punësuar njerëzit ose për t’u kryer ndonjë punë dhe soti përdorin ato të holla për të blerë pasuri ose bëjnë tregti në tregun e zie pasurohen edhe më tepër. Duhet vënë para ligjit: ku i more këto tëholla: - duhet pyetur secilin.

Shkëndija: Kohë më parë nga “Zëri i Amerikës” jemi njoftuar setë prirë nga Ju keni mbledhur ndihma nga bashkatdhetarët në SHBApër objektet fetare në Shqipëri. Çka mund të na thoni për këtë mëafërsisht?

Imam Vehbi Ismaili: Po, sikur keni dëgjuar nga “Zëri i Ame-rikës”, nga mesi i muajit shtator, shkoi në Shqipëri një delegacion qëpërfaqësonte Qëndrën tonë, atë të Nju-Jorkut, Nju-Xhersit dhe të Wa-terbury Con. Të kryesuar nga unë, Imam Isa Hoxha dhe Imam QamilLami, pra fetarët e tri qendrave, vizituam shumicën e qyteteve tëShqipërisë dhe mbajtëm predikime fetare nëpër Xhamia dhe sheshe tëndryshme, ku u takuam me popullin, i cili ishte i etshëm për fe, por qënuk kishin njohuri për parimet e saj. Qëllimi kryesor i kësaj viziteishte që të shihnim vetë se ç’nevoja themelore do të kishin bashkat-dhetarët tanë për mëkëmbjen e fesë dhe të bënim çka ishte e mundurqë t’u vinim në ndihmë.

Nga vizita që bëmë konstatuam se xhamitë ishin ato që kishin qe-në, por shumica e tyre ishin sheshuar për tokë. Kur e lashë Shqipërinë,vetëm Shkodra i kishte 36 xhami, ndërsa tash e gjetëm vetëm Xha-minë e Plumbit dhe ajo në gjendje të mjerueshme. Të tjerave nuk udukej shenja. Po ashtu ishte bërë edhe në Kavajë dhe në shumë vende

Page 14: edukata87

INTERVISTË 27

të tjera. Vetëm në Berat i gjetëm dy xhami në përdorim dhe e tretamund të meremetohej. Mund të meremetoheshin gjithashtu edhe disateqe në atë qytet dhe të përdoreshin. Nga kjo vizitë përfunduam segjëja më me rëndësi ishte nevoja e edukimit fetar. Pra, libri dhe kua-drot fetare, pa të cilat nuk mund të funksiononin xhamitë. Bota islamekishte dhuruar disa bursa dhe u dërguan ose ishin në përgatitje të dër-goheshin studentë për të studiuar fenë në Egjipt, në Arabinë Saudite,në Turqi dhe në Libi. Ky proces për të arritur nivelin e duhur mund tëmarrë ndoshta edhe shumë vjet, por kjo një ditë mund të arrihet e poashtu edhe xhamitë të meremetohen apo të ndërtohen sidomos mendihma bujare nga bota myslimane, e cila edhe po ndihmon.

Me të kthyer në Amerikë, mendimi im ishte që të hapej një fushatëpër t’u mbledhur të holla për të ndihmuar meremetimin dhe ndërtimine xhamive, por gjëja kryesore, mendoj, ishte të sigurohej një shtypsh-kronjë dhe ajo të furnizohej me letër, në mënyrë që të shtypeshin libradhe të mësonte populli mysliman për fenë e vet. Se ç’do të sillte ndë-rtimi i xhamive pa pasur njerëz që do të dinin të faleshin në to? Por,kur arritëm në Amerikë, atje tashmë ishin hapur fushatat për të ndih-muar Qevrinë e Kosovës si dhe për të dërguar ilaçe në Shqipëri. Pra-ndaj, vendosëm që për një kohë mos të hapnim edhe ne fushatë përgrumbullimin e të hollave për ndërtimin e xhamive, sepse kjo fushatëdo të pengonte suksesin e këtyre dy fushatave të sapofilluara, prandaje lamë për më vonë. Por, i dhamë rëndësi librit dhe siguruam me qi-ndra libra (që janë botuar nga qendra jonë) nëpër qytetet të ndryshmetë Shqipërisë. Përveç kësaj, morëm një ndihmë bujare prej një shqip-tari nga Reçani i Gostivarit që ishte tregtar në Kenosha Wisc dhe mendihma që siguroi nga persona dhe organizata në Arabinë Saudite Z.Ismat Kazim, qemë në gjendje të shtypim 150.000 ekzemplarë librinÇ’është islamizmi, pastaj në 20.000 ekzemplarë librin Islamizmi, udhënatyrore e përkthyer nga Z. Xhevdet Hoxha, si dhe 20.000 ekzempla-rë të librit Muhamedi, edukator i shkruar nga një shkrimtar amerikandhe i përkthyer nga Reshat Agaj. Të dy këta libra janë shtypur ngaqendra jonë edhe si botime të para. Këta libra u shpërndanë në Shqi-përi. Me ndihmën e Zotit, më vonë, hapëm një fushatë të përgjithshmenë Amerikë dhe Kanada për të ndihmuar institutet fetare në Shqipëri.

EDUKATA ISLAME 8728

Një gjë unë pres dhe këshilloj që profesorët e Medresesë së Shku-pit dhe ata të Prishtinës, me studentët e klasave të larta të këtyre me-dreseve, të formojnë gjatë pushimeve verore karvane dhe të shkojnënë grupë në Shqipëri dhe të bëhen mësues e misionarë të fesë islameatje, meqë atje populli është shumë i etshëm për të mësuar, por kuad-rot janë shumë të pakta ose janë të nivelit të ulët arsimor. Prandaj,shkuarja e tyre do t’i shërbente shumë fesë islame, ashtu siç shkojnëatje misionarë të kristianizmit nga të tëra anët e botës, madje nga Sue-dia e Norvegjia. Uroj dhe lutem që vitin e ardhshëm të bëjnë këtë vep-rim, përndryshe, do të jenë përgjegjës para Zotit që nuk dhanë zeqatine diturisë me të cilin janë të paisur.

Shkëndija: Pas 54 vjetësh jetë e vizituat Shqipërinë. Si e latë dhesi e gjetët këtë vend të ëndrrave të rinisë suaj?

Imam Vehbi Ismaili: E vërteta është se unë kam qenë edhe njëherë në Shqipëri, para vitit 1991, e kjo ka ndodhur në vitin 1988. Nëatë kohë ende nuk kishte filluar demokratizimi në Shqipëri. Që nga vi-ti 1962, pothuaj çdo vit kam plotësuar formularët duke kërkuar ta vi-zitoja atdheun dhe nuk u lejova deri më 1988, kur shkova bashkë megruan, më 23 gusht dhe ndejta deri më 13 shtator, d.m.th. shkova nëatdhe pas plot 49 vjetësh. E gjeta Shqipërinë si mos më keq. Më 1939Shkodra kishte parqe e lulishte të bukura, e tani ato ishin zëvendësuarme disa apartamente të këqia e pa plan. Tirana në vitin që e lashë ki-shte një bulevard afër dy kilometrash në mes dhe në të dy anët ishte izbukuruar me trotoare plot me pemë dhe me lule. Mbrëmjeve mbush-ej plot me njerëz që shëtisnim në të dhe kur lodheshim kishte karrigetë gjata që mund të uleshim e të çlodheshim dhe të bisedonim. Në tëdy anët kishte ëmbëltore dhe kafene, ku mund të hanim ndonjë ëmbël-sirë ose të pinim ndonjë kafe apo të hanim edhe ndonjë akullore. Tanivetëm nga “Hotel Tirana” e deri te “Hotel Dajti” kishte një udhë qëmund të quhej Bulevard, por nuk kishte vende as për të pirë as për tëngrënë diçka, përveç në hotele. Kjo udhë tashmë nuk e kishte bukuri-në e saj të vjetër dhe ndoshta ishte vetëm një e treta e asaj të dikursh-mes. Hotelet në të gjitha qytetet që shkova, si në Gjirokastër, Berat,

Page 15: edukata87

INTERVISTË 29

Krujë, Vlorë e Shkodër, si ndërtesa nuk ishin të këqia, por nuk mba-heshin mirë. Të gjithëve u mungonte pastërtia, shërbimi dhe madje ujii nxehtë lejohej vetëm kur vinin turistët e huaj. Dëmi më i madh ishtebërë në popull dhe në shpirtërat e tyre. Gjithkush mendonte për vete.Nuk çante kokën për tjerët. Kishin frikë shumica të flisnin lirisht, sivëllai më vellain, i ati më të birin apo bijën, e ëma me djalin. Të gjithëkishin frikë nga njëri-tjetri. Më ndodhi një ditë në Berat. Ndërsa ishaulur dhe po lexoja një gazetë, në një prej karrigave të parkut pranë ho-telit erdhi një djalë i ri, që kishte nja njëzet e ca vjet dhe u ul pranëmeje dhe filluam të bisedonim. Kur e mori vesh se kush isha, më bëridisa pyetje për fenë islame dhe unë fillova të flisja rreth fesë. Por, pasdisa minutash erdhi një djalë pak më i madh se ai dhe ky ma prezentoise ishte i vëllai i tij dhe menjëherë e ndërroi bisedën. Ditën që shkovanë Tiranë, erdhën dy njerëz të sigurimit dhe më morën në pyetje. Pseke ardhur në Shqipëri? Me çka merresh? Kush vjen në xhami? Pse keribotuar librat e Ernest Koliqit? E të tjera. Gjithashtu ditën që po lar-gohesha nga Shqipëria, më 13 shtator, herët në mëngjes, me erdhën dytë tjerë, Kostaqi dhe Idrizi, të dy të Sigurimit, të dy ishin barkmëdhenjqë rrallë i shihje në Shqipëri. Ishin të veshur shumë mirë dhe ndoshtatë vetmit me kravata që pashë në atdhe. Kostaqi m’u drejtua: “XhaVehbi, a u kënaqe në Shqipëri?” Iu përgjigja: “Natyrisht, u kënaqa setakova disa nga të afërmit që i kisha lënë para 49 vjetësh dhe u njohaedhe me fëmijët e tyre. I vizitova varret e prindërve dhe të njërit vëlla,ndërsa dy të tjerëve nuk ua gjeta as varret”. Pastaj më pyeti: “A kandërruar Shqipëria?” “Natyrisht”, iu përgjigja. “Mbrenda 49 vjetëshçdo gjë ka ndërruar. Në kohën kur unë lashë Shqipërinë isha i ri, tëhaja me dhëmbë, tani me vështirësi i tërheq këmbët, e me zor ec”.Mrroli pak fytyrën dhe pastaj m’u soll e më tha: “Ti, xha Vehbi, kebërë një gabim trashanik në Vlorë”. Unë, ia ktheva: “Me masat që pe-shoj unë gjërat, nuk kam bërë asnjë gabim të vogël dhe jo më trasha-nik!” Më shikoi me vërejtje dhe m’u drejtua: “Ti, xha Vehbi, në Vlorëke ftuar për drekë në hotel dy vëllezërit dhe motrën e një tradhtari!”

Për të shpjeguar çështjen: para se të nisesha për në Shqipëri, mësolli puna në Otava të Kanadasë, ku takova një mik timin vlonjat, i

EDUKATA ISLAME 8730

cili, kur e mori vesh se do të shkoja në Shqipëri dhe se në Vlorë kishakunatën, nipin e mbesat, nxori nga xhepi dhe m’i dha disa dollarë, emë tha: “Të lutem, ftoi vëllezërit dhe motrat e mia dhe jepjau një dre-kë në emër tim”. Dhe unë e kreva këtë porosi. Andaj ktheva dhe u tha-shë: “Unë ftova vëllezërit dhe motrat e filanit që e ka lënë Shqipërinëme të jatin në moshë 16-vjeçare. Ç’tradhti ka mundur t’i bëjë ai atdhe-ut në një moshë të tillë? Si duket, ju atje spiunët i keni rrugaça, se aika punuar shumë, ka përmirësuar gjendjen financiare, kujdeset t’i gje-jë punë çdo shqiptari që i troket në derë, ndihmon bujarisht institutetfetare, nuk bën pjesë në asnjë parti politike. Prandaj, ata tuajt e kanësmirë dhe kanë shpifur gjithçka kundër tij. Ai për mua, në Otava, nde-ron veten dhe popullin shqiptar me veprën e tij mirëbërëse. Në doni tëthoni se është antikomunist, kjo është e vërtetë, por t’ju them troç, an-tikomunist më i madh jam unë, se keni mbyllur faltoret ku mund tëprofesionoja karrierën time dhe më keni detyruar t’i shërbej fesë jash-të atdheut. Por, për një gjë duhet të jeni të sigurt: se ata që ju i quanitradhtarë, duke më përfshirë edhe mua në këtë moshë të kaluar qëkam, po t’ju sulmojë Serbia ose Greqia, janë gati të gjithë të luftojnëbashkë me ju, jo për të shpëtuar komunizmin, por për të mbrojtur liri-në e atdheut”. Këtu ndërhyri Idrizi: “Xha Vehbi, i peshon gjërat memasa të ndryshme nga të tonat!” Po, është e vërtetë, i thashë. Unë nukvështroj asnjë njeri se në cilën parti bën pjesë, por shikoj sjelljet e tijdhe njerëzishmërinë e tij. P.sh. Abaz Kupin e kam pasur mik të ngu-shtë të babait dhe e nderoja si person me karakter dhe më nderonte, pokurrnjëherë nuk më ftoi që të bëja pjesë në partinë e tij. Prof. ErnestKoliqin e nderoja si letrar dhe nuk më interesonte mua se në ç’partibënte pjesë ai e shumë të tjerë”. Pas kësaj, u përshëndetën dhe u ngri-tën e shkuan, ndërsa unë pas dy orësh mora aeroplanin dhe e lashë at-dheun e u ktheva në Amerikë. Nga kjo vizitë kuptova se jo vetëm ataqë ishin aktualisht në burgje ishin të burgosur, por i mbarë popullishqiptar ishte i burgosur. Nuk ka dyshim se populli shqiptar dhe shqi-ptarët në tërë ish-Jugosllavinë ka hequr dhe heq shumë nga serbi qëështë armik tradicional i shqiptarëve, ndërsa populli i Shqipërisë vuajtidhe hoq nga vetë shqiptarët, e të heqësh e të vuajsh nga i yti është me të

Page 16: edukata87

INTERVISTË 31

vërtetë një fatkeqësi e madhe. Kur ktheva në Amerikë, në një mbledhjenë sallën e Qendres Islame Shqipare, në darkën e Mevludit, u shpjegovatë pranishëmve për gjendjen e tmerrshme në atdhe dhe thashë se popullitshqiptar i ka arritur shpirti për t’u dalur. Unë nuk jam politikan, thashë,por kam një ndjenjë të sigurt se brenda pesë vjetve regjimi komunistenverian do të rrëzohet. Zoti, qoftë lavdëruar, e shpejtoi këtë paralajmë-rim dhe filluan t’i bien krahët, pas dy-tri vjetve, dhe sot është në varrime sipër, kohë kjo kur po lulëzon demokracia me të madhe.

Shkëndija: Në fund, demokracia fitoi edhe në Shqipëri. Ç’rëndësika kjo për shqiptarët dhe për të ardhmen e tyre?

Imam Vehbi Ismaili: Fitimi i demokracisë në Shqipëri është vër-tet një ngjarje me shumë rëndësi dhe ne në diasporë, që në çdo mble-dhje i jemi lutur Zoti që ta zhdukë komunizmin për 43 vjet sa jamudhëheqës fetar i myslimanëve në shtetin e Miçigenit, na kënaqi shpi-rtin, se më në fund filluam të shkojmë në vendin tonë pa pasur nevojëtë kërkojmë leje. Në anën tjetër, edhe populli shpëtoi atje, shpëtoi ngahumnera gjysmëshekullore dhe nuk ka dyshim se me punë të paresh-tur dhe me durim, së fundi do të dalë nga errësira në dritë. Por, udhë-heqësit demokratikë nuk duhet të flejnë dhe të mendojnë se e zhdukënkomunizmin, se ata, komunistët, bëjnë çmos për ta diskredituar demo-kracinë dhe paraqitur si të pavlefshme para popullit tonë. Unë perso-nalisht besoj se vjedhjet, plaçkitjet, shkatërrimet e shkollave, thyerjete xhamave në trena dhe autobusëve janë drejtpërsëdrejti vepra të bëranga komunistët ose të paguar nga ata ca rrugaçë në mënyrë që t’idrejtohen popullit dhe t’u thonë; ja se ç’ju solli demokracia! Udhëhe-qësit demokratë nuk duhet të jenë krejt të sigurt, por të punojnë pare-shtur për forcimin e demokracisë, sepse më duket se nga siguria qëndiejnë në fitimin e votave parlamentare nuk punuan më si më parëdhe thuajse ranë në gjumë, andaj nuk arritën të fitojnë ashtu si duhetnë votat lokale. Populli në Shqipëri duhet ta dijë se nuk është lehtë tëzhduken mbeturinat e një regjimi që ka shkatërruar vendin materiali-sht e moralisht për afër një gjysmë shekulli, nuk mund të përmirësohetpërnjëherë, por do kohë, punë, sakrifica, durim. Atëherë jam i sigurt

EDUKATA ISLAME 8732

se brenda disa vjetve do ta shohim Shqipërinë të lulëzuar. Përveç par-tisë demokratike, që ka një barrë aq të rëndë sa edhe të shentjë, edhefetarët e të gjitha feve kanë një punë dhe mision sa të shenjtë aq edhetë vështirë; që t’i pajisin besimtarët me moral të lartë, dashuri, vëlla-zërim dhe bashkëpunim e harmoni mes vete. Të gjitha fetë, cilatdoqofshin, nuk mësojnë tjetër veç se si të bëhen njerëz të mirë në shër-bim të njëri-tjetrit. Jam i sigurt se do të bashkëpunojnë këto dy forca edo të shohim një Shqipëri të lumtur nga çdo pikëpamje në të ardhmene afërt.

Demokratizimi i Shqipërisë do t’u sjellë mbarësi, me ndihmën eZotit, jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri, por do t’u shërbejë edhe shqi-ptarëve kudo në botë, sidomos atyre në ish-Jugosllavi, në fushën dip-lomatike, sikur se shihet edhe sot me fakte të gjalla. Unë mendoj,ndoshta mund edhe të gaboj, se po të ishte vënë në zbatim Lidhja eMukjes, që u mbajt më 1943, dhe komunistët të mbanin fjalën e dhë-në, tokat që atëherë ishin të bashkuara me Shqipërinë edhe sot do tëishin të bashkuara me të, por ata si komunistë shqiptarë i quajtën mëtë afërt komunistët jugosllavë sesa nacionalistët shqiptarë dhe shkuane luftuan me ta për t’ua dorëzuar vendet shqiptare vëllezërve të tyreserbë. Dhe, në demostratat e 1981 përsëri për hatër të vëllezërve kom-unistë jugosllavë Qeveria Komuniste Shqiptare nuk e ngriti zërin fareqë t’i mbronte dhe të kërkonte të drejtat e tyre në OKB, kurse të tjerëtnuk lënin rast pa protestuar kur u merreshin nëpër këmbë të drejtat ebashkëkombasve të tyre. Pra, komunizmi enverian ka qenë një fatke-qësi e madhe për gjithë kombin shqipar kudo që ka jetuar. Falë Zotitqë shpëtuam prej tij.

Shkëndija: Për Kosovën keni shkruar dhe botuar shumë artikujpublicistikë në gjuhë të huaja. Duke e njohur gjendjen në Kosovë, si eshihni zgjidhjen e problemit të saj në Ballkan dhe në Evropë?

Imam Vehbi Ismaili: Kosovën që në fëmijëri e kam dashur. Seduke studiuar përpjekjet e popullit shqiptar për liri, ç’prej Lidhjes sëPrizrenit e deri në indipendencën që mori Shqipëria e cunguar, ata,kosovarët, kanë derdhur shumë gjak për të. Mandej, gjatë kohës që

Page 17: edukata87

INTERVISTË 33

nuk m’u lejua të shkoj në Shqipëri, nga viti 1970 e deri më 1980, ekam vizituar tri herë Kosovën dhe vendet e tjera shqiptare në ish-Ju-gosllavi. Nga malli i madh që kisha për atdheun, çdo herë shkoja nëDibër, në Hot vetëm që t’i hedhja një sy atdheut. Kur shkova për herëtë parë në Prishtinë, nuk njihja njeri personalisht, vetëm se kisha ko-rrespondencë me Z. Feti Mehdiun, atje bëra shumë shokë dhe miq singa intelektualët fetarë ashtu edhe nga ata të Universitetit. Të gjithëmë pritën në shtëpitë e tyre me dashuri vëllazërore, më bënë ta ndiejveten sikur të isha në atdhe. Prandaj, sa herë që më ka rënë rasti, mefjalë ose me shkrim e kam mbrojtur Kosovën dhe jam munduar t’jujap përkrahje morale e materiale sa herë që më është dhënë rasti. Unëmendoj se Kosova dhe shqiptarët në Jugosllavi do t’ua arrijnë qëlli-meve të tyre. Udhëheqësit kosovarë, e sidomos Ibrahim Rugova, kanëtreguar e tregojnë pjekuri e maturi diplomatike, e besa edhe vetë po-pulli kosovar po bën sakrifica të mëdha dhe po e mban vetën në rasteqë shumë vështirë është të mbash durimin. Vetë serbët me masakratqë po bëjnë në Bosnje, bota e qytetëruar më në fund i kuptoi se çfarënjerëzish janë. U kuptua edhe propaganda e tyre e rrejshme se gjojashqiptarët i keqtrajtojnë serbët që jetojnë në Kosovë. Prandaj, kambesim të plotë në Zotin se Kosova do të njihet republikë më vete dhese tërë shqiptarët e Jugosllavisë do të fitojnë pavarësi dhe do të zënëvendin që e meritojnë si në Ballkan ashtu edhe në Evropë. Por, ështëdetyrë e gjithë shqiptarëve në diasporë, qofshin në Amerikë ose nëEvropë, që t’u ndihmojnë moralisht e materialisht, me penë e me paravetëm që t’ia arrijnë synimit të tyre. Zoti në Kur’an urdhëron e thotë:“Nuk e humb shpërblimin e atyre që punojnë me sinqertitet”. Uroj qësë shpejti Kosova të njihet si shtet i pavarur.

Shkëndija: Para pak vjetësh në Prishtinë është botuar drama eshkrimtarit të njohur egjiptian Teufik El Hakim me titull “Banorët eshpellës”, e përkthyer nga ju. Cili është Vehbi Ismaili si përkthyes dheçka ju shtyri ta përktheni këtë vepër?

Imam Vehbi Ismaili: Qysh në fëmijëri kam qenë një prej admi-ruesve të novelave të Prof. Ernest Koliqit, prandaj kur fillova ta preze-

EDUKATA ISLAME 8734

ntoj literaturën shqipe në gjuhën arabe, pikërisht e fillova me novelate tij. Kur erdhi Prof. Koliqi në Kairo, m’u dha rasti të njihesha me tëdhe unë e njoha atë me shumë shkrimtarë egjiptianë si Teufik El Ha-kimin, Dr. Taha Hysejnin dhe Mahmud Tejmurin. Me të kthyer në Ita-li, Prof. Koliqi kërkoi nga unë që të shkruaj diçka për Shejzat ose tëpërktheja ndonjë nga veprat e Teufik El Hakimit. Unë e zgjodha dra-mën “Banorët e shpellës”, motivi i së cilës ishte marrë nga një tregimi Kur’anit. Kur u mbarua së botuari në disa vazhdime në revistën“Shejzat”, bëra një parathënie mbi temën e librit si dhe mbi jetën eTeufik El Hakimit dhe në shtypshkronjën e “Shejzave” e shtypa nëdisa qindra kopje dhe e shpërndava ndër miq. Vite më vonë Z. Ali Re-xha ra në kontakt me mua dhe m’i kërkoi disa libra të Fan S. Nolit qëi mungonin, sepse Rilindja donte të rishtypte koleksionin e plotë tëveprave të tij. Me këta libra ia dërgova edhe një kopje të dramës “Ba-norët e shpellës”, e cila, siç mora vesh më vonë nga një mik i cili madërgoi një kopje të botimit të Rilindjes, e kishin botuar, por duke he-qur parathënien time dhe duke ia shtuar një parathënie të shkruar ngamiku im, Dr. Muhamed Mufaku. Për mua parathënia ishte shumë merëndësi, sepse me të kisha për qëllim t’u thosha letrarëve myslimanëshqiptarë se në Kur’an ka tregime që po të shtjellohen nga një shkrim-tar i mirë, me to mund të pasurohet shumë letërsia shqipe. Madje, du-hej të shkruhej edhe diçka mbi autorin e veprës që kështu ta njihtelexuesi shqiptar. Prandaj unë e ribotova me parathënien time, dukemos e lënë jashtë as atë të Dr. Muhamed Mufakut. Të gjitha përkthi-met që kam bërë nga arabishtja janë me tema fetare. Përkthimi ngaarabishtja është shumë më i vështirë se përkthimet nga anglishtja, se-pse gjuha arabe është shumë e pasur. Unë nuk pretendoj të jem letrardhe ta zotëroj gjuhën shqipe ashtu si duhet, por e admiroj literaturën.Biblioteka ime është shumë e pasur me botimet shqipe, si nga Koso-va, ashtu edhe nga Shqipëria. Kur mendoj të përkthej një libër nga ar-abishtja, e lexoj dy-tri herë dhe mundohem ta bluaj në gjuhën shqipe.Pastaj i hy përkthimit dhe si ta mbaroj, e lë për një muaj ose dy, e pa-staj e rishikoj dhe e korrigjoj edhe një herë, duke u munduar gjithnjëqë brenda mundësive të zbukuroj dhe e jap në shtyp.

Page 18: edukata87

INTERVISTË 35

Shkëndija: Zoti Ismaili, shqiptarët në Detroit janë të shumtë. Saruhen gjuha, tradita, kultura dhe feja ndër ta, kur dihet se shumë prejtyre jetojnë me dekada larg atdheut? A është bërë diçka më shumë përt’i ruajtur këto cilësi kombëtare, sidomos nga institucionet fetare tëshqiptarëve në SHBA, aty ku tubohen më së shumti në kohën e lirë?

Imam Vehbi Ismaili: Shumica e shqiptarëve të Amerikës, sido-mos ato familje ku të dy bashkëshortët janë shqiptarë, e kanë ruajturgjuhën dhe i kanë mbajtur zakonet e tyre kombëtare. Ata në shtëpitë etyre flasin shqip dhe të shtuneve ose të dieleve i dërgojnë fëmijët etyre në kisha e xhami, ku mësojnë ta shkruajnë gjuhën e tyre shqipe.Fëmijët e atyre, që vijnë nga vendet e ish-Jugosllavisë, i kanë ruajturdhe i ruajnë më tepër, sepse kanë pasur mundësi t’i dërgojnë fëmijët etyre gjatë verës në vendbanimet e të parëve të tyre dhe u është dhënërasti t’i mësojnë më mirë gjuhën dhe traditat e tyre kombëtare. Po nëxhami dhe në kisha fëmijët mësojnë edhe për fenë e tyre. Këtu po ejap një shembull të vogël. Para disa vjetësh gazeta Rilindja, që botoh-et në Zvicër, shkroi për nevojat që kishin fëmijët e shkollave në Ko-sovë si për lapsa, fletore, tekste e të tjera dhe kërkonte ndihmën eshqiptarëve në diasporë për t’u përmbushur këto nevoja. Zonjusha Fa-tmire Sylejmani, vajzë me origjinë kosovare, në moshën tetëmbëdhje-tëvjeçare, që e flet gjuhën shqipe shumë mirë, sepse e ka mësuar ngaprindërit e saj dhe e lexon dhe e shkruan bukur gjuhën e mëmës, sepseka mësuar në Qendrën Islame Shqiptare, në një natë dëfrimi, në sallëne xhamisë sonë, tuboi më tepër se 3000 dollarë për këtë qëllim, të cilatedhe i dërgoi.

Një gjë dihet: qëllimi kryesor i themeluesve të kishave dhe xhami-ve këtu në Amerikë ka qenë thjesht kombëtar, ndërsa sa u përket ne-vojave të tyre fetare, kisha e xhamia të ndërtuara nga të tjerët kishtenë të gjitha anët e Amerikës. Pionier i parë i kësaj lëvizjeje ka qenëFan S. Noli, i cili i filloi dhe i zhvilloi kishat ortodokse shqiptare para70 vjetësh e që i shërbyen shumë kombit tonë. Në ndërtimin e tyremorën pjesë materialisht të gjithë shqiptarët, pa dallim feje.

“Shkëndija”, shtator 1994Nga libri “Nëntë biseda për Kosovën” - Prishtinë, 2005

EDUKATA ISLAME 8736

Hasan Hasani

FOR 43 YEARS I PRAYED TO GOD FOR THEDEMISE OF COMMUNISM

(Summary)

Imam Vehbi Ismaili is a distinguished religious leader in the USA. Since the

age of 18 he has worked as Imam, initially in Egypt. In 1949, he moved to

Detroit (USA), where he preached Islam to Muslim Albanians. He is a well-

known writer, Muslim scholar and human rights activist. His contribution in all

these areas was very important.

Vehbi Ismaili – writer, translator, Imam of the Detroit Mosque, anti-

communist, spiritual leader of the Muslim Community in the USA.

حسن حسن

عاما بوالية ميشغان43دعوت اهللا ليدمر الشيوعية )البحثخالصة(

يعترب االمام وهيب إمساعيل رعيما دينيا مرموقا بالواليات املتحدة االمريكية. عاما علم اماما باملهجر بداية يف مصر مث بعد سنة 18منذ ان كان عمره

ة باملركز االسالمي االلباين. م مبدينة ديرتويت بالواليات املتحدة االمريكي1949هو معروف كمفكر إسالمي و صحفي و كذلك كمدافع حلقوق االنسان و

Page 19: edukata87

AAKKAAIIDD

M. Abdel Haleem

KELAMI I HERSHËM(Përkufizimi dhe zhvillimi historik)

Kelam apo (كـالم) ilm’ul-kelam )لكـالمأعلـم = shkenca e kelamit),është emërtim i asaj diturie të Islamit e cila zakonisht quhet si “teolo-gji spekulative”. Tekstualisht, kelam do të thotë “të folur, bisedë apofjalë”; jetekel-lem fi domethënë të bisedohet apo të diskutohet përndonjë çështje apo temë. Për përdorimin e hershëm të fjalës kelam,transmetohet se Pejgamberi ka hasur në grupin e muslimanëve, i cilijetekel-lemune1 fi’l-kader = ka biseduar apo diskutuar për paracakti-min2. Përkundër tekel-leme fi qëndron sekete an = të mos flitet për atëçështje apo temë. Fjala u shfaq në transmetimet e tjera dhe ka vazh-duar të përdoret në kuptimin e njëjtë madje edhe kur diskutimet përçështjet teologjike janë bërë më të fuqishme dhe më konkrete. Dek-larata e Malikut (vd. 179/795) shpjegon lidhshmërinë e diskutimeve tëtilla dhe të fjalës kelam në domethënien e saj gjuhësore. Ai ka thënë:“Ruajuni nga shpikja e risive...; të atyre që flasin për (jetekel-lemunefi) emrat dhe atributet e Zotit, Fjalën e Tij, Dijen dhe Fuqinë dhe nuk

1 Në një version tjetër jahtesimune fi – diskutimi për kaderin.2 Ai gjithashtu ka thenë, “Men tekel-leme fi‘d-dini bi re’jihi fekad it-tahamah”, d.m.th.,

“Kush diskuton mbi fenë duke u bazuar vetëm në opinionin e tij, e ka vënë fenë në dy-shim.”

EDUKATA ISLAME 8738

heshtin (jeskutun) për gjerat për të cilat as’habët e Pejgamberit dhepasardhësit e tyre kanë heshtur.”3 Si jurist, gjithashtu ka thënë: “Nuk edua kelamin përveç nëse nuk nënkupton edhe amel (vepër), kurse kurështë në pyetje kelami për Zotin, më e mirë është heshtja.”4

Kelam këtu do të thotë diskutim për gjerat teologjike. Sikur qëAbdurraziku korrektësisht ka vërejtur, diskutimet e tilla janë emërtuarme kelam edhe para se kelami si shkencë të bëhet e pavarur dhe ështëshkruar në shkresa, kurse personat që janë marrë me diskutime të tillagjithashtu janë quajtur mutekel-limun. Kur janë shkruar librat për këtoçështje, dituria e cila është shkruar për këtë është emërtuar me emrin qëështë aplikuar në diskutimet e tilla.5 Në burimet islame është ofruar njëvarg shkaqesh për emërtimin e tillë të shkencës së kelamit. Taftazaniu(vd. 793/1390)6 në mënyrën vijuese i ka përmbledhur këto shka-qe:1. Tradicionalisht diskutimet për cilindo problem të veçuar janë emë-

rtuar me el-kelam fi hadha we kedha = shqyrtimi i kapitullit osepjesës për këtë e këtë).

2. Çështja e kelam’ull-llah (të Folurit e Zotit) ishte problemi më i njo-hur rreth të cilit pikërisht edhe kanë rrjedh diskutimet më të shum-ta.

3. Dituria e kelamit ndërton te personi fuqinë e bisedimit apo të disku-timit për çështjet e religjionit dhe me argumentet e personit bënëpërshtypje të thellë në argumentet e oponentit të tij, sikur që këtë ebënë logjika në fushën e filozofisë.

Në aspekt të shkakut të parë, është e saktë se kaptinat në librat ehershëm sikur që janë El-Ibaneh të autorit El-Esh’ariut (vd. 324/935)dhe El-Mugni të autorit Abdulxhebbarit (vd. 415/1024) bartin tituj tëtillë por këto vepra janë shfaqur shumë më vonë se emri kelam si

3 Y.H. Farghal, Nash’at al-ara’ wa’l-madhahib wa’l-firaq al-kalamiyyah, 1 (Cairo, 1966):266.

4 ‘Abd al-Raziq, op. cit.: 266-7; Shafi’i, Al-Madhal ila dirasat ‘ilm al-kalam, (Cairo,1991): 28-29.

5 Op. cit.: 265.6 Sharh al-Aqaid al-Nasafiyyah, ed. Nur Muhammad, Karachi, n.d., 5

Page 20: edukata87

AKAID 39

shkencë. Po ashtu, mund të thuhet edhe për shkakun e dytë, sepse em-ri ka qenë i mirënjohur para diskutimeve për kelam’ull-llahun (kriji-min apo moskrijimin e Kur’anit). Ngjashëm, shkaku i tretë thirret nëshkallën kur logjika dhe filozofia greke janë bërë mjaft të njohura dhendikuese në rrethin kulturor islam të shekullit të tretë/nëntë, pasi qëemërtimi kelam është përforcuar hollësisht. Janë theksuar edhe su-pozimet e tjera7 nga të cilat mosmarrëveshjet e krijuara mund të elimi-nohen me arsyetimin se e kanë trajtuar shfaqjen e mëvonshme tëilm’ul-kelamit, diturinë të themeluar qysh në shekullin e dytë / të tetë.Dijetarët perëndimorë, nga ana tjetër, kanë përfaqësuar prejardhje joi-slame të nocionit kelam, të nxjerr nga nocioni grek dialexis të cilin ekanë përdorur etërot kishtar apo, edhe, nga nocioni logos, drejtpërdrejtapo tërthorazi nëpërmjet sirianëve8 të cilët kanë folur me gjuhë siria-ne, por asnjë prej argumenteve të tyre nuk është bindës. Nocioni ke-lam në kulturën islame paraprinë dhe përdoret para kontakteve meburimet siriane, greke apo siriane, por mbi të gjitha kelami, sikur qëdo ta shpjegojmë më tej, nuk është nocioni i vetëm të cilin muslima-nët e përdorën për këtë dituri janë përdorur edhe gjashtë terma. Shpje-gimi më bindës për paraqitjen e këtij nocioni mbetet domethënia e tijburimore gjuhësore sikur ajo që është përdorur në transmetimin para-prakisht të cituar të Pejgamberit a.s.

J. van Ess konsideron se çdo diskutim për çështjet fetare mund tëkonsiderohet vepër e kelamit; më parë, kelami kërkon mënyrë të veça-nt të trajtimit të çështjeve religjioze: ky është veprim në të cilin ekzist-imi i kundërshtarit është domosdoshmëri. Kelam domethënë “veprim”në të cilin ekziston diskutimi për ndonjë temë e cila zakonsiht zhvillo-het deri në shkallë të caktuar sipas metodës pyetje-përgjigje, shpesh endërtuar në formë dilemash.9 Van Ess thekson risalen e cila i përshkr-

7 Shih Shafi op. cit.: 288 M. Cook has summed up this position in “The Origin of Kalam”, Bulletin of the School

of Oriental and African Studies, 43, 1980, 42-43.9 Shih Anfange Muslimischer Theologie (Beirut, 1977): 55-56 (Arabic summary); The

Cultural Contest of Medieval Learning, ed. J.M. Murdoch and E. Dudley Sylla (Boston,1975): 89, 105

EDUKATA ISLAME 8740

uhet Hasan ibn Muhammed El-Hanefijut, trajtesën antikaderite tëcilën e vendos në vitin 73/692, në mënyrë që të theksojë shembull përkelamin në këtë kuptim, si formulë dialektike e cila fillon me theksi-min e çështjeve në formë të operacionit logjik të lidhjes së deklaratave(disjunkcioni): për cilin do obcion të përcaktohet oponenti, humb dhekapet në pozitë e cila është qartësisht e paqëndrueshme apo, edhe,identike me pozicionin e personit i cili e ka filluar disjukcionin.

Sa i përket kohës, Michael Cook bindshëm argumenton se fillimi ipërshkruhet vetëm një personi-imamit zejdit El-Hadiut (vd.298/910),se shumë argumente të van Ess-it janë me pikëpyetje dhe se nuk mundtë thuhet për rezultatin se paraqet dëshmi, me çka njofton se koha mu-nd të jetë më vonë nga gjysma e parë e shekullit të dytë/ të tetë.10

Përdorimi konstant i formulës dialektike në atë risale aq të gjatë diale-ktike dhe fakti se stili i të shkruarit aq qartë dallohet nga stili i Hasanitnë risalen e tij tjetër Risalet’ul-irxha’, e bëjnë edhe më të rëndë prani-min e përshkrimit të saj Hasanit në bazë të autoritet të vetëm të El-Hadiut.

Na bazë të risales, van Ess konfirmon se forma është huazuar ngaburimet greke, deri sa Cook, në vazë të tekstit sirian, me formën engjashme të risales, konfirmon se burimi i risales është sirian.

Pa hyrë të problemin e raportit të kulturës islame ndaj asaj grekedhe siriane, është vështirë të pajtohemi se autorët muslimanë domos-doshmërisht janë mbështetur në (ndonjë) burim (të tillë) në mënyrë qëtë njihen me formulën e tillë, sikur edhe diç e tillë të mos ekzistontenë kulturën e tyre. Në të vërtetë, kemi një pjesë të argumenteve të da-tuar shumë më herët nga data të cilën e përfaqësojnë van Ess-i dheCook-u: ka të bëjë me dialogun ndërmjet Ibn Abbasit dhe disa hari-xhinjve të cilët u rebeluan kundër Aliut.

I dërguar nga halifi Aliu të diskutojë me ta, Ibn Abbasi pyeti:“Ç’keni kundër Aliut”?

U përgjigjen: “Tri gjera: E para, i ka vendosur njerëzit si gjyqtar fiemri’l-lahi = për çështjet e Allahut, kurse në të vërtetë gjykimi i përk-

10 Op cit.: 32.

Page 21: edukata87

AKAID 41

et vetëm Allahut. E dyta, ka luftuar, por nuk ka zënë robër apo prenë eluftës. Nëse kundërshtarët kanë qenë besimtarë, atëherë nuk ka pasurtë drejtë të luftojë kundër tyre, e nëse kanë qenë jobesimtarë, ka pasurtë drejtë t’i vrasë dhe të zënë robër lufte. E treta, ka abdikuar nga po-zita e emir’ul-mu’mininit (komandant i besimtarëve). Nëse nuk ka qe-në emir’ul-mu’minin atëherë ka qenë emir’ul-kafirin = komandant imosbesimtarëve.”

Ibn Abbasi i pyeti ata: “Nëse e përmendi nga Kur’ani dhe Sunnetiatë që e përgënjeshtron argumentin tuaj, a do t’i ktheheni atij?” U për-gjigjen: “Përse jo!” Për çështjen e parë e citoi Kur’anin 6,95 dhe 4,35ku thirret në vendosjen e paqebërësit i cili do të vendosë për çmimin elepurit të vrarë në haram dhe për konfliktet martesore, dhe atëherë ipyeti ata: “A mendoni se është më mirë njeriut t’i jepet autorizim tëvendosë për çështjet e shpagimit të gjakut ndër muslimanët dhe përpajtimin apo të venbdosë për çmimin e lepurit ose për gjerat që rrje-dhin nga ajo dhe se a është e lejuar për njeriun të ketë marrëdhënieintime me gruan?” E pranuan se kishte të drejtë.

Për çështjen e dytë- se Aliu ka luftuar pa zënie rob dhe pa pre luf-te, Ibn Abasi i pyeti harixhitët: “A do ta robëronit nënën tuaj Aish-en?11 Nëse thoni ‘ajo nuk është nëna jonë’, do të ishit mosbesimtarë,kështu e shihni se jeni shtyrë në distancën para dy çështjeve të paleju-ara. A jam përgjigjur me këtë në argumentet tuaja?” Ata thanë: “Po”.Kurse sa i përket vërejtjes suaj se ka abdikuar nga pozita e emir’ul-mu’mininit, mund të përmendi si ka vepruar Muhammedi a.s. në Hu-dejbij kur përfaqësuesi i kurejshëve nuk dëshiroi të pranojë atë qëAliu e shkroi “Ajo që u kontraktua ndërmjet Pejgamberit të Allahutdhe ...”, me ç’rast Ebu Sufjani dhe Suhejli bënë vërejtje: “Sikur të tëkishim pranuar si Pejgamber të Allahut nuk do të luftonim kundër te-je”, kurse në këtë gjë Pejgamberi i Allahut i tha Aliut: “Fshije atë dheshkruaje: “Ajo që është kontraktuar ndërmjet Muhammedit, birit tëAbdullahut dhe Ebu Sufjanit dhe Suhejlit”. Në këtë çast, dy mijë hari-xhitë ndërruan qëndrimin e tyre dhe nuk luftuan kundër Aliut.12

11 Si bashkëshorte e Pejgamberit ajo është “Nënë e besimtarëve”.12 Ibn ‘Abd al-Bari, Jami’ bayan al-ilm wa fadluh (Cairo, pa datë botimi.): 376-377.

EDUKATA ISLAME 8742

Në këtë dialog edhe harixhitët edhe Ibn Abbasi e përdorën formu-lën disjunktive, kurse kjo kohë me të madhe i paraprinë kohës së ri-sales të cilën e përmendin van Ess dhe Cook kur supozojnë buriminjomusliman të formulës.

Qëndrimi i van Ess se kelami duhet të inkuadrojë diskurs të tillëdialektik nuk pajtohet me qëndrimin islam për kelamin. Natyrisht, dis-kursi dialektik dhe formula disjunktive janë pjesë të kelamit por joedhe forma e tij e vetme. Gjatë historisë së kelamit shkrimet teologji-ke të rëndësive të ndryshme gjithashtu janë pranuar si pjesë e kelamit.

Sikur që përmendëm, kelami nuk është emërtim i vetëm i dhënëkësaj diturie si subjekt i pavarur. Më shumë se shtatë emërtime nëgjuhën arabe janë përdorur për të, që është ndoshta e panjohur përcilëndo shkencë tjetër, që mund të jetë edhe tregues se hezitimi ndajkelamit, sikur është rasti me Malikun, janë vazhduar edhe më tej.1. Një nga shprehjet më të vjetra e ka dhënë Ebu Hanifeh (vd.

150/767) në shekullin e dytë / të tetë - ilm’ul-fikh’il-ekber. Fikhështë fjalë kur’anore (9, 122) dhe kjo zbulon raportin ndërmjet ke-lamit dhe fikhut. Mbiemri “el-ekber” paraqet epërsinë mbi gjerat,kurse ka të bëjë me epërsinë e parimit të fesë mbi aspektet prak-tike të Sheriatit.

2. Ilm’ul-kelam gjithashtu është ndër emërtimet më të vjetra. Ështëthënë se Xhafer Es-Sadiku (vd. 148/765), Ebu Hanifeh (vd. 150/767), Maliku (vd. 170/795) dhe Shafiu (vd. 204/819) i kanë dhënëmendimet e tyre për kelamin dhe mutekel-limunët.13 Duket se kyemërtim është më i zakonshmi dhe më i qëndrueshmi.

3. Ilmu usul’id-din, edhe një emërtim i hershëm i bazuar në ndarjen edijes religjioze në usul dhe furu’ (bazat dhe degët). Këtë shprehjee kanë përdorur El-Esh’ariu (vd. 324/935) në veprën e tij El-Iba-netu an usul’id-dijaneh dhe El-Bagdadiu (vd. 429/1037) në veprëne tij Usul’id-din. Fakultetet teologjike në Universitetin e El-Ez’he-rit, për shembull, quhen Kul-lijjetu usul-id-din.

13 Shih: Shafi: 26.

Page 22: edukata87

AKAID 43

4. Ilm’ul-akaid, emërtim më i vonshëm, ndoshta nga shekulli i katërt /i dhjetë. Ky emërtim paraqitet në veprat e autorëve sikurse janëEt-Tahaviu (vd. 331/942), El-Gazaliu (vd. 505/1111), Et-Tusi (vd.671/1271) dhe El-Ixhi (vd. 756/1255).

5. Ilm’un-nadhar we’l-istidlal, këtë shprehje e ka përmendur Et-Taf-tazaniu në hyrjen e veprës Sherh’ul-akaid’in-nesefijjeh. Ky emër-tim është dhënë në librat e hershme të kelamit, në kapitullin ehyrjes, i cili merret me dëshmitë dhe metodologjinë e ilm’ul-kela-mit. Kjo mund të shihet në veprat e Usul’id-din, të autorit El-Bag-dadit (vd. 429/1037) dhe El-Mugni, të autorit Abdulxhebbarit (vd.415/1024). Mbase për shkak të qenësisë së metodologjisë sëilm’ul-kelamit emërtimi është përvetësuar për shkencën në tërësi.

6. Ilm’ut-tewhid we’s-sifat, kështu e quajtur sigurisht për shkak tërëndësisë së Unitetit dhe atributeve të tjera të Zotit. Ky emërtimparaqitet në hyrje në veprën Sherh’ul-akaid-in-nesefijjeh të autoritEt-Taftazaniut.

7. Ilm’ut-tewhid, sepse kjo është nyja më e rëndësishme e fesë islame.Këtë emërtim e ka përdorur Muhammed Abduhu (vd. 1323/1905)në veprën e tij Risalet’ut-tewhid, kurse është bërë i zakonshëmndër teologët bashkëkohorë.

Meqenëse ilm’ul-kelami u bë shkencë e pavarur, janë ofruar për-kufizime të ndryshme të këtij nocioni; përkufizimet vijuese, të dhënanë kohë të ndryshme të historisë së kelamit, më së shpeshti përme-nden. Më e hershmja është ajo e Ebu Hanifes (vd. 150/767), i cili iaka emërtimin el-fikh’ul-ekber dhe tha: “Fikhu në usul’id-din është mëi mirë se fikhu në furu’ul-ahkam. Fikhu është dituri mbi besimet dhepraktikën të cilat janë të lejueshme dhe të cilat janë të obligueshme.Ajo që ka të bëjë me besimet quhet el-fikh’ul-ekber kurse ajo që ka tëbëjë me praktikën thjesht quhet fikh.”14 Dallimi i këtillë ka ndikuar teteologët e mëvonshëm hanefitë, sikurse te En-Nesefiu (vd. 537/

14 K.A. al-Bari, Jami’ Bayan al-ilm wa fadluh (Cairo, 1949): 28-29.

EDUKATA ISLAME 8744

1142),15 kurse njohja në të dy format e fikhut është ajo e cila bazohetnë dëshmitë tradicionale (naklij) dhe racionale (aklij).

El-Farabiu (339/950) i dallon nocionet kelam dhe fikh dhe kelamine përkufizon në veprën e tij Ihsa’ul-ulum si: “Dituri e cila i mundësonndonjë personi t’i përkrah besimet konkrete dhe veprat ashtu si këtë ekanë konstatuar legjislatorët e religjionit dhe se i përgënjeshtron tëgjitha qëndrimet të cilët iu kundërvihen.” 16 El-Bejdaviu (vd. 680/1281) dhe El-Ixhi (vd. 756/1355) e përkufizojnë kelamin si: “Dituri ecila mundëson konstituimin e besimeve religjioze me theksimin e ar-gumenteve/dëshmive kurse me refuzimin e dyshimit.” Ibn Halduni (vd.807/1404) kelamin e përkufizon si: “Dituria e cila inkuadron argume-ntimin me dëshmi racionale në mbrojtje të nyjeve të fesë dhe në për-gënjeshtrimin e inovatorëve të cilët i shtrembrojnë besimet e muslima-nëve të hershëm dhe të besimdrejtësisë (ortodoksisë) muslimane.” 17

Në erën e re, Muhamed Abduhu (vd. 1323/1905) ofron përkufiziminvijues: “Dituri e cila hulumton Qenësinë dhe Atributet e Zotit, qëndri-met thelbësore dhe të mundshme për Të, sikur edhe mohimet të cilatjanë të domosdoshme për vendosjen e raporteve me Të. Po ashtu,merret me pejgamberët, autenticitetin e porosive të tyre, me tretmanine cilësive të tyre themelore dhe përgjegjëse dhe me ato që është me toe papajtueshme.18

Fazën më të hershme të kelamit e gjejmë në vetë Kur’anin. Kelaminë kuptimin e tij teknik nënkupton ofrimin e dëshmive racionale nëmënyrë që të vendosen nyjet e fesë. Kjo, në të vërtetë, është veçoriakryesore e mënyrës me të cilin Kur’ani i trajton çështjet teologjike. Nëajetet e para të shpallura lexojmë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cilikrijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga pika e farës (alek)! Lexo! Zoti ytështë Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi nje-riut ato që nuk i dinte....”. (96, 1-5). Këto ajete flasin për fuqinë e kri-jimit, shkallë pas shkalle; më vonë theksohen shkallët e ndryshme të

15 Shih: Taftazani, op. cit.: 4ff; Shafi, op. cit.: 15.16 Fi Ihsa’ al-‘ulum, ed. ‘Uthman Amin (Cairo, 1968): 69-70.17 Op. cit.: 32.18 The Theology of Unity, trans. I. Musa’ad and K. Cragg (London, 1960): 29.

Page 23: edukata87

AKAID 45

zhvillimit të embrionit, nga sperma produktive, nëpërmjet embrionit,fetusit, fëmijës, personit të rritur deri te gjendja e keqësuar për shkaktë pleqërisë dhe, në fund, vdekjes në mënyrë që të tregohet se Ai që ebënë këtë gjithashtu është në gjendje ta çojë personin edhe në shkallëtë mëtutjeshme – ringjallje pas vdekjes (22, 5-7; 23, 12-16).

Për ringjalljen flitet në shumë vende në Kur’an. Në shembullin vi-jues kanë diskutuar dy filozofë muslimanë, El-Kindiu dhe Ibn Rushdi,të cilët e kanë analizuar bazën racionale të argumentimit kur’anor tëringjalljes në këtë mënyrë:“A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së farës, emegjithatë ai bëhet kundërshtar i hapët?! Ai na sjellë shembull,duke harruar krijimin e vet dhe thotë:“Kush do t’i ngjallë eshtratkur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herëtë parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë; Ai që prej drurit tënjomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur”. Vallë,a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ato?Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi! Vërtet, ur-dhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” -dhe ajo bëhet.” (36, 77-82).19

Edhe pse nuk është libër shkollor i teologjisë, i cili ofron analizasistematike, Kur’ani i trajton të gjitha çështjet për të cilat është disku-tuar në kelam, më vonë plotësisht të zhvilluar. Së këndejmi, El-Ku-shejriu (vd. 465/1072) thotë se “është për t’u çuditur me ata të cilëtpohojnë se nuk ka ilm’ul-kelam në Kur’an kur numri i ajeteve të cilëttrajtojnë el-ahkam’ush-sheriah është shumë më i vogël në raport meajetet të cilat merren me bazat e fesë.”20 Ngjashëm, Rraziu (vd. 606/1209), sidomos komentuesi i ditur i Kur’anit dhe mutekel-limi, thek-son se në Kur’an gjerësisht është i përfshirë diskutimi për tewhidin,pejgamberinë dhe për botën tjetër. Sepse, Pejgamberi është dashur tëluftojë gjerësisht kundër të gjitha llojeve të pabesimtarëve, ateistëve,

19 Shih: A. Mahmoud, The Creed of Islam, “V. The Resurrection” (London, 1976): 71-2quoting Rasail al-Kindi al-falsafiyyah, ed. M. A. Abu Ridah; Manahij al-adillah fi‘aqa’id al-millah, ed. M. Qasim (Cairo, 1969): 244-5.

20 Al-Bayadi, op. cit.: 36.

EDUKATA ISLAME 8746

atyre të cilët e mohojnë Fuqinë dhe Paracaktimin e Zotit, atyre të cilëtZotit i shoqërojnë rival, qoftë me prejardhje nga sferat qiellore, sikur-se yjët, apo nga sferat e ulta, sikurse këtë e bëjnë kristianët dhe paga-nët, kundër atyre të cilët e mohojnë pejgamberinë, në përgjithësi apopejgamberinë e Muhammedit a.s., sikurse janë çifutët dhe kristianët,kundër atyre të cilët e mohojnë ringjalljen apo të ngjashme. Kur’anidiskuton për qëndrimet e këtyre grupeve, i përgënjeshtron dhe përgji-gjet në akuzat e tyre.21

Në pajtim me këtë pohon:Numri i ajeteve kur’anore të cilët i trajtojnë çështjet e ahkam’ush-

sheriatu është më i vogël se 600, derisa ajetet e tjera e shpjegojnë uni-tetin e Zotit, pejgamberinë dhe përgënjeshtrimin e idhujtarisë dhe for-mave të ndryshme të politeizmit ... Nëse e hulumton ilm’ul-kelamin,në të nuk do të hasish në asgjë tjetër pos në diskutimet për këto çë-shtje dhe refuzimin e dyshimeve dhe kundërargumenteve.22

Ngjashëm me këtë, Ibn Tejmijje (vd. 728/1327) pohon se: “Kur’-ani i ka vendosur parimet e fesë e po ashtu edhe argumentet dhe dë-shmitë e tyre.”23 Ibn Rushdi, filozofi i cili ka shkruar për metodatkur’anore të dëshmimit të besimit të Islamit, pohon: “Tërë Kur’aniështë ftesë për meditim dhe nxjerrje mësimi dhe orienton vëmendjennë metodat e meditimit.” 24

Diskutimi për çështjet fetare u paraqit shumë herët në Islam. Tash-më kemi theksuar rastin kur Pejgamberi ka dalë dhe ka takuar grupine muslimanëve, i cili fliste për kaderin. Në të vërtetë, politeistët janëthirrur në kader në mënyrë që ta arsyetojnë qëndrimin e tyre kurseKur’ani e ka udhëzuar Pejgamberin se si t’u përgjigjet atyre në këtë(6,148;16,35), dhe edhe pse Pejgamberi nuk e ka përkrahur diskutiminpër gjerat sikur paracaktimi, u përgjigj në të gjitha pyetjet të cilat iudrejtuan, përveç nëse nuk kanë qenë jashtë perceptimit njerëzor, sikur

21 Al-Tafsir al-kabir, 15 vols, 2.1 (Beirut, 3rd ed., n.d.): 90.22 Op. cit.: 88 ff.23 Mustafa ‘Abd al-Raziq, op. cit.: 280-281.24 Op. cit.: 149.

Page 24: edukata87

AKAID 47

është çështja e fillimit të Ditës së Gjykimit.25 Në këto raste e orienton-te personin i cili bën pyetje të tilla në gjera më të dobishme. Kur epyetën as’habët: “Kur do të fillojë Dita e gjykimit?” - u përgjigj:“Çka keni përgatitur për të?”

Vetë ai ka pasur diskutime teologjike me jomuslimanët. Shembulli kësaj është rasti me delegacionin nga Nexhrani, të cilin e udhëhiqninEl-Akibi dhe Sejidi. Kur nga ata kërkoi të bëhen muslimanë, kurse atakëtë e refuzuan, komentoi:

“Ajo që ju pengon të bëheni muslimanë është pohimi se Zoti kapasur djal, adhurimi juaj i kryqit dhe ngrënia e mishit të derrit.” Atapyetën: “Nëse Jezui nuk është djal i Zotit, i kujt është pra?” - dhe tëgjithë diskutuan me të për Jezusin. Ai tha: “A nuk e dini se nuk ka djalqë nuk ngjason në babain e vet?!” U pajtuan me të. I pyeti: “A nuk edini se Krijuesi ynë është i gjallë dhe se nuk vdesë kurrë, deri sa jeta eJezuit ka marrë fund?!” Ata thanë: “Ashtu është.” Tha: “A nuk e dinise Krijuesi ynë çdo gjë e ruan dhe e mbronë dhe i mbanë të gjitha qe-niet?” Ata thanë: “E dimë.” A ka Jezusi fuqi mbi cilin do nga kjo?”Ata thanë: “Nuk ka.” Ai tha: “Krijuesi ynë e ka krijuar Jezusin nëmeteriq si ka dëshiruar AI, dhe Krijuesi ynë nuk ha, nuk pinë dhe nukkryen nevojë fiziologjike.” U përgjigjën: “Ashtu është.” Ai tha: “Anuk e dini se jezuin e ka lindur nëna e tij sikur që femra lind fëmijë?!Është ushqyer si fëmijë, ka ngrënë, ka pirë dhe ka kryer nevojë fizio-logjike.” Thanë: “Po.” Në fund iu tha: “Si mund të jetë ai atë që jupohoni?” - në çka ata nuk munden të përgjigjeshin.26

Diskutimi për çështjet sikur kaderi, atributet e Zotit, natyra e besi-mit dhe e mosbesimit, e eskatologjisë dhe fatit të mëkatarit, është va-zhduar edhe në kohën e as’habëve dhe tabiinëve, që ka paraqitur bazëpër problemet e mëvonshme të ilm’ul-kelamit. Ajo nga e cila ata kanëhezituar nuk është diskutimi për ato probleme, por futja më e thellë nëto apo shtrëngimi i gjerave.27

25 Shih: Farghal, op. cit.: 37-43.26 Ibn Kathir, Tafsir al-Qur’an al-‘adhim, 1 (Cairo, n.d.): 368; Farghal, op. cit.: 33.27 Al-Bayadi, op. cit.: 33.

EDUKATA ISLAME 8748

Në mënyrë që ta fitojmë fotografinë e qartë të natyrës së diskuti-meve teologjike në kohën e kelamit të hershëm, do të ishte e dobish-me që ajo të tregohet në raport me kohët që kanë pasuar më vonë. Ekonsiderojmë adekuate pranimin e skemës vijuese në pesë faza:28

1. Fillimi, shekulli i parë dhe vetë fillimi i shekullit të dytë / të tetë;2. Shënimi dhe mbirja e shkollave dhe sekteve të ndryshme të kelam-

it. Shtrihet gjatë katër shekujve, përafërsisht nga vitet e hershme tëshekullit të dytë deri në fund të shekullit nëntë / pesëmbëdhjetë;

3. Zhvillimi dhe përzierja me filozofinë, që ka zgjatur nga shekulli igjashtë/dymbëdhjetë deri në shekullin e nëntë / të pesëmbëdhjetë;

4. Prapambetja dhe imitimi, nga shekulli i dhjetë / i gjashtëmbëdhjetëe deri në fund të shekullit të dymbëdhjetë / tetëmbëdhjetë;

5. Periudha bashkëkohore, dy shekujt e fundit (shekulli XIX-XX -vërejtja NI).

Në fazën e parë, diskutimet janë zhvilluar vetëm për çështjet e ve-çanta të kelamit ku diversiteti i mendimeve është treguar si tendencatë cilat vetëm më vonë do të zhvillohen në “shkolla”. Gjatë fazës sëdytë kanë mbirë shkolla të llojllojta të kelamit me përmbajtje të ndry-shme, gjatë së cilës të gjitha aspektet e diturisë së kelamit janë disku-tuar dhe shkruar.

Në ditët e hershme të Islamit, diskutimet teologjike janë zhvilluarrreth disa problemeve të veçuara. Kemi parë se si diskutimi për çështj-en e kaderit është paraqitur në kohën e Pejgamberit a.s.. Kur vdiq Pej-gamberi, lindi problemi i hilafetit, (trashëgimit) dhe fitnes (intrigës)në kohën e Osmanit dhe Aliut, që paraqiste fillimin e lindjes së firka-ve (sekteve) me paraqitjen e shiitëve, harixhitëve dhe murxhitëve.Diskutimet e dy grupeve të fundit në mënyrë primare janë krijuar sipasojë e perceptimit të Tekstit. Disa kanë pranuar domethënientekstuale deri sa disa të tjerë kanë pranuar te’vilin (komentimin) apopërfaqësimin e qëndrimit të mesëm.

28 Shafi, op. cit.: 53-4.

Page 25: edukata87

AKAID 49

Ndikimi i Kur’anit në diskutimet e kelamit ka lindur për shkak tëdisa faktorëve.E para, i trajton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me besimin në

Zotin, pejgamberinë dhe eskatologjinë, që do të bëhen temat the-melore të kelamit, duke i përkrahur qëndrimet e tyre me argume-nte racionale.

E dyta, diskuton për besimet dhe idetë e religjioneve të tjera sikur qëështë para së gjithash paganizmi, e pastaj judaizmi dhe kristiani-zmi.

E treta, po ashtu fton në nadhar dhe tefkir, duke i vënë në pozitë tëdomosdoshmërisë në Islam.29

E katërta, Kur’ani përmban ajete të njohur si muhkemat (gjuhësisht tëqartë) dhe ajetet të njohura si muteshabihat (shumëkuptimshe).Te’vili (interpretimi) i këtyre ajeteve të fundit - të merren mëvetë-sisht apo të kuptohen në kontekst me ajetet pararendëse – ka qenënjë ndër faktorët dallues ndërmjet sekteve dhe shkollave. Kelami,pra, në tërësi ka lindur në mjedisin islam kurse elementet e huajakanë hyrë vetëm më vonë si pasojë e përzierjes me popujt e tjerëdhe si rezultat i përkthimit të teksteve greke në gjuhën arabe.

Lindja e harixhitëve i qitën në shesh problemet e hershme theme-lore të kelamit, në të vërtetë, pozita dhe fati i murtekib’ul-kebirit (a ebënë veprimi i mëkatit të madh personin kafir (mosbesimtar) apo nuke bënë. Mësojmë se harixhitët marrin qëndrim skajor duke e konside-ruar personin e këtillë mosbesimtar, në mënyrën e tyre duke i kome-ntuar ajetet kur’anore të cilët nuk pajtohen me qëndrimin e këtillë. Nëskajin tjetër kanë shkuar murxhitët të cilët konsiderojnë se mëkatarëtedhe më tej janë besimtarë dhe se veprat nuk janë pjesë e besimit, derinë atë masë se asnjë mëkat nuk do ta dëmtojë personin i cili është be-simtar as që çfarëdo vepre e mirë tjetër do t’i ndihmojë mosbesimtarit.Sërish, qëndrimin e tyre e bazojnë në ajetet kur’anore të cilët u prem-tojnë të ardhme të mirë besimtarëve dhe i shpjegojnë ajetet e tjera të

29 Abbas M. al-‘Aqqad i ka dedikuar një vëllim në këtë temë, me titull al-Tafkir faridahislamiyyah (Cairo, many editions).

EDUKATA ISLAME 8750

cilët përmbajnë qortim dhe kërcënim në mënyrë që ta përmbajnë pikë-pamjen e tyre. Dijetarët e as’habëve dhe të tabiinëve u ngritën kundërtë dyja sekteve duke i argumentuar qëndrimet e tyre në kombinimin edy llojeve të ajeteve kur’anore, duke treguar se si besimtari që gabonedhe më tutje mbetet musliman dhe se për fatin e tij apo të asaj vendo-së Zoti, i cili mund t’ua falë apo t’ua japë ndëshkimin meritor, por joedhe Skëterrën e amshueshme.30

Si theksuam më herët, në kohën e Pejgamberit a.s. u shfaq çështjae kaderit (fatit), kurse diskutimi është zhvilluar deri në atë masë a ka-në njerëzit vuillnet të lirë apo janë nën detyrim. Kjo diferencoi dy gru-pe. Kaderitët konsideronin se njerëzit kanë kudret (fuqi) mbi veprat etyre: disa shkuan deri në atë shkallë sa refuzuan Dijen paraekzistenci-ale të Zotit, në mënyrë që të eliminojnë realitetin e çfarëdo detyrimiduke konfirmuar se njerëzit veprojnë pa përkrahjen hyjnore. Këta janëkaderitët e parë të cilët nuk duhet ngatërruar me mu’tezilitët, të cilët epranojnë realitetin e Dijen paraekzistenciale të Zotit, ndonëse e theks-ojnë lirinë dhe përgjegjësinë njerëzore për veprat. Grupi pararendësinkuadronte Ma’bud El-Xhuheniun (vd. 80/699) dhe Gejlan Dimishki-un (vd. 150/767). Në anën e kundërt të këtij argumentimi qëndrojnëxheberitët, të cilët theksojnë fuqinë hyjnore dhe pohojnë se personiështë i detyruar deri në atë masë sa Zoti krijon veprat e personit, tëmira apo të këqija, dhe se njeriu është sikur pendë në erë pa fuqinë evet. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij grupi është Xhehm ibn Sa-fwani (vd. 128/745). Disa pohojnë se dinastia emevite i ka përkrahurxheberitët për arsye politike, por supozimi i tillë nuk është i qëndru-eshëm për shkak të faktit se Xhehmi sikur edhe Ma’budi, prijësi i ka-deritëve, është rebeluar kundër emevitëve, të cilët edhe e ekzekutuan.

Të dyja grupet, sikur edhe përfaqësuesit e mësimit mbi xhebrin(detyrimin) dhe përfaqësuesit e mësimit mbi tefvidin (lirimi nga vepr-at dhe përgjegjësia e njeriut), thirren në disa vende në kur’an në mën-yrë që ta përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin. Dijetarët në mesin e as’habëvedhe të tabiinëve iu kundërvunë të dy grupeve, duke e theksuar Dijen

30 A.S. Nashshar, Nash’at al-fikr al-falsafi fi’l islam, 1 (Cairo, 1965): 243-30.

Page 26: edukata87

AKAID 51

paraekzistenciale të Zotit krahas refuzimit të njëkohësishëm të detyri-mit, duke i përshkruar njeriut fuqi, vullnet dhe veprim, me një qënd-rim i cili paraqet rrugën e mesme ndërmjet xhebrit absolut dhe tefviditabsolut. Një shpjegim të tillë e kanë dhënë Imam Aliu, Ibn Omeri dheHasan ibn Aliu.31

Çështja e dytë e cila nga vetë fillimi ka shkaktuar shumë diskuti-me është çështja e imametit, sidomos e përhapur në shiizëm. Në fazëne hershme, shiizmi në përgjithësi ka pasur kuptimin e dashurisë dhepërkushtim ndaj Ehli-bejtit. Kjo sidomos u fuqizua në kohën e katas-trofës të cilën e shijuan gjatë kohës së sundimit të emeveitëve e sido-mos me rastin e Betejës së Qerbelasë, në të cilën qe mbytur Husejni,nipi i Muhammedit a.s., bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij(61/680). Si pasojë e ngjarjeve të tilla ndodhin kryengritje të armato-sura të disave dhe lindin doktrina të tilla sikur janë ismeti (pastërtia) iimamit, gajbit (fshehja, okultimi), rexh’i (kthimi), mehdizmi (besiminë ardhjen e Mehdiut si shpëtues i njerëzimit) dhe njohja e të paduk-shmes dhe të komentimit ezoterik. Disa anëtarë të familjes së familjessë Muhammedit a.s. plotësisht i janë përkushtuar gjurmimit për dituridhe arsimim të mësuesve më shumë se që i janë përkushtuar politikës,sikur Zejnul-Abidini (vd. 114/732), Muhammed ibn Alij ibn Hanefij(vd. 81/700), Bekiri (vd. 114/732) dhe Xhafer Sadiku (vd. 148/765).Këta personalitete kanë rolin e imamit shpirtëror dhe intelektual, dukekryer njëkohësisht funksionin edhe të liderit dhe fekihut muxhtehid.Përjashtimi i vetëm ishte Zejdi, i cili u rebelua kundër emevitëve dheqe mbytur në vitin 125/742. Qëndrimet ekstreme janë shfaqur në fi-llim të shekullit të dytë / të tetë, kurse u janë kundërvënë anëtarët eEhli-bejtit, sikurse janë Bakiri dhe Xhafer Sadiku.

Si shtojcë, krahas çsëhtjeve paraprakisht të përmendura teologjike,tashmë deri në kohën abasite u shfaqën edhe probleme të tjera, sikurçështja a është Kur’ani i krijuar apo i pakrijuar, Atributi i Zotit i tëFolurit dhe të cilësive të tjera në përgjithësi në kuptim të ekzistencëssë tyre dhe raportit me Qenien (Esencën) e Zotit dhe Unitetin e Tij.

31 Shafi, op. cit.: 65.

EDUKATA ISLAME 8752

Në të vërtetë, deri në atë kohë, janë lindur të gjitha temat thelbësore tëcilat më vonë do t’i konstatojë ilm’ul-kelami.

Paralelisht me zhvillimin e ilm’ul-kelamit u paraqitën edhe sektetdhe shkollat e ndryshme, kurse disa mutekel-limunë filluan të përvetë-sojnë metoda të argumentimit të cilat në stil janë dalluar nga ato kur’-anore, deri sa disa filluan ta kontestojnë të drejtën e preokupimit mediskutimet e kelamit. Kur Ebu Hanifeh ia ndaloi të birit të tij pjesëma-rrjen në debatet mbi kelamin, ky i tha: “Përse ma ndalon atë me të ci-lën edhe vetë merresh”? Në këtë Ebu Hanifeh iu përgjigj: “Kur ne nëkëtë çështje diskutojmë, të gjithë heshtim duke u frikësuar që oratorido të mund të gabojë, kurse kur ju merrni pjesë në debate, secilidëshiron që miku i tij të gabojë dhe të shkojë në mosbesim. Kushdo qëkëtë e dëshiron vetë bie në këtë kurthë.”32

(Pjesëmarrjen nëpër debate) disa e konsiderojnë të palejueshme,në bazë të disa haditheve të cilët këtë e ndalojnë apo për shkak të disacilësive negative, sikur është shpërfillja e dëshmive tradicionale apofakti se disa mutekel-limë kontestojnë besimin e oponentëve të vet apopër shkak të përdorimit të logjikës greke. Kjo është e dukshme në ko-ntestimin e marrjes me debatet kelamiste të liderëve të shkollave sun-nite të së drejtës sikur edhe të tradicionalistëve, sikur është IbnKutejbe, e madje edhe hezitimit të disa dijetarëve të kelamit sikur El-Gazaliu, i cili këtë e shprehi në veprën e tij El-Xhem’ul-awamm anilm’il-kelam, e pastaj edhe të Es-Sujutiut në veprën e tij Sawn’ul-mantik we’l-kelam an fenn’il-mantik we’l-kelam.

Nga ana tjetër, kishte disa përkrahës të kelamit të cilët shkuan deriaty sa deklaruan se kelami është obligim i muslimanëve, duke u bazu-ar në faktin se kelami e përkrah doktrinën e besimit dhe iu kundër-vihet skeptikëve dhe kundërshtarëve. El-Esh’ariu shkroi trajtesënIstihsan’ulhawdi fi ilm’il-kelami, në të cilën refuzon qëndrimet e ku-ndërta kurse i refuzon të vetat. Përkrahje (kelamit) i erdhi edhe ngashumë dijetarë të tjerë, duke inkuadruar edhe El-Amiriun, El-Gazali-

32 Shih: Farghal, op. cit.: 79-87.

Page 27: edukata87

AKAID 53

un, Es-Subkin, Ibn Asakirin dhe Bejadiun,33 i cili pohonte se qortimi iPejgamberit kishte të bënte me diskutimin për Qenien (Dhatin) e Zotitdhe me atë diskutim ku akcesi është me synime të këqija apo pa dijettë mjaftueshme, apo të cilat shpiejnë drejt sarkazmës, sepse vetë Kur’-ani është plotë ajete të cilët i trajtojnë çështjet teologjike e për të cilatofron argumente racionale.Diskutimi përfundimisht është kryer me re-alitetin se shumë dijetarë gjatë tërë erës islame, të shkollave të ndrysh-me, kanë hyrë në diskutime teologjike dhe e formuan këtë dituri mjaftesenciale pëër të cilën sot ekzistojnë shkolla teologjike tashmë tëkonstituuara në qendrat kryesore sunnite dhe shiite.

Duke diskutuar për fazat dhe shkollat e ndryshme të kelamit, ështëme rëndësi të mendohet për llojet e argumenteve të cilët janë përdorurdhe qëndrimi i mutekel-limëve ndaj këtyre argumenteve. Në kelamine hershëm edhe argumentet racionale dhe tradicionale qenë të pranish-me varësisht nga pesha e tyre. Hasim në personat sikurse janë HasanEl-Basriu, Xhafer Sadiku, Ebu Hanifeh dhe Thevriu të ciët janë bazu-ar në të dy llojet e argumenteve, qoftë që argumentet tradicionale si-pas mendimit të tyre kanë pasur përparësi.

Kur u paraqitën mu’tezilitët, vendin e aklit (arsyes) e ngritën gatiduke e barazuar me naklin (traditën), që mund të shihet edhe ngadeklarata e Vasilit, i cili tha: “E vërteta mund të njihet nëpërmjet katërburimeve: Kur’ani, hadithi rreth autenticitetit të traditës së të cilit ek-ziston pajtueshmëria, argumentimi racional dhe i ixhmasë.” Tendencadrejt racionales është rritur shkallërisht deri aty sa që aklit nuk iu dhapërparësi ndaj naklit, edhe pse vazhduan të përdoren të dyja, duke ekufizuar fushën e përdorimit të naklit. Kulmin e saj kjo tendencë epërjetoi në kohën e Nadhamit, por, pasuan disa ndryshime, së paku te-oretikisht, që veçanërisht është e dukshme në rastin e Abdul Xheb-bariit dhe të pasuesve të tij të cilët u kthyen në respektimin e katërburimeve si e ka bërë këtë Vasili. Megjithatë, baraspesha edhe prakti-kisht u thye me konceptin e devres (rrjedhës rrethore të argumenti-mit): meqenëse akli është mjeti i jonë i parë i njohjes së autenticitetit

33 Shafi, op. cit.: 38.

EDUKATA ISLAME 8754

të Pejgamberit dhe Kur’anit, nëse dikush më vonë do ta vendoste na-klin mbi pozitën e aklit me këtë do ta dëmtonte vetë mjetin që e kasjellë deri te pranimi i naklit.

Por, ky argument do të kishte më shumë kuptim sikur Kur’ani tëishte hartuar përjashtimisht si tekst i shenjtë (monolit) i cili do të duh-ej pasuar pa vërejtje. Megjithatë, ajetet e Kur’anit nuk janë vetëm tek-ste të shenjta, por gjithashtu mund të konsiderohen si propozime tëcilët vijnë së bashku me dëshmitë e tyre racionale. Përse mos të mbë-shtetemi në argumentet racionale të përmendura në Kur’an, aq më te-për që ata janë bindës, më afër zemrës së njeriut, kurse më pak kahngatërrimi dhe polemikat, për dallim nga argumentet tradicionale tëkelamit? Ibn Rushdi për shembull, i cili para së gjithash ishte filozof,ka hulumtuar metodat e Kur’anit, i ka krahasuar me metodat e mute-kel-limëve dhe ka vërejtë se janë më të mira dhe këtë për të dytë -edhe për dijetarët dhe për masat e gjera.34 Ibn Tejmije gjithashtu kavërejtur se religjioni përbëhet prej problemeve dhe dëshmive, sikur qëkanë përfunduar Gazaliu dhe Xhuvejniu.35

Esh’aritët kanë filluar ta shprehin qëndrimin e baraspeshuar ndër-mjet naklit dhe aklit në kohën e Esh’ariut dhe Bakil-laniut, të cilët ka-në theksuar se ekzistojnë pesë mënyra të arritjes deri te njohja: akli,Kur’ani, Sunneti, ixhmai dhe kijasi. El-maturidiu, sërish, ka pranuardy mënyra: sem’i (Kur’ani dhe Sunneti) dhe akli, por lehtë ka filluart’i jepet përparësi arsyes kur u fut koncepti i devres të kelamit esh’-arit, prej kohës së Xhuvejnit deri te kulmi i tij i cili u njëmendësua nëkohën e Er-Rraziut. El-Amidiu u përpoq aq-sa ta kthejë baraspeshën,sikur që këtë e bëri Abdul Xhebbari, por koncepti i devrës qe rrënjo-sur thellë tashmë.36 Zhvillimi i tillë i situatës e detyroi Ibn Tejmijen tashkruaj veprën sikur El-Muwavekah (Harmonia) apo Dar tearud’il-akli we’n-nakli (Mospranimi i konfliktit ndërmjet aklit dhe naklit) nëtë cilat sulmohen metodat e Rraziut, Amidiut dhe të tjerëve të cilëtaklin e kanë vendosur para naklit.

34 Shih: M. Qasim in his introduction to Manahij al-adillah fi ‘aqa’id al-millah.35 Op. Cit.: 148.36 Shafi, op. cit.: 137-61.

Page 28: edukata87

AKAID 55

Sikur që tashmë është theksuar, kelami më i hershëm mund të gje-ndet në vetë Kur’an i cili i trajton çështjet teologjike të përkrahura medëshmitë racionale. Kryesisht, mënyra e tyre e perceptimit të Kur’anitdhe raporti i qëndrimit të tyre ndaj pozicioneve kur’anore lindi sektetë ndryshme teologjike dhe shkolla. Kelami më i hershëm është mëafër pozicioneve kur’anore në përgjithësi në diskutimet e përvetësuaratë ulemasë ndër as’habët, tabiinët dhe pasuesit e tyre në tre shekujt eparë, të dijetarëve suniitë sikur dhe të imamëve të Ehli-bejtit, dhe tëgjithëve të cilët i kanë pasuar pa shpërfillje apo pa teprim.

Tabelën 1 e shtroi H.M.Shafiu,37 autoriteti kryesor në kelamin ekohës sonë në botën arabe. Qartë tregon se si pozicioni qendror kur’-anor duket karshi pozicioneve të tjera. Shafiu ka zgjedhur dhjetëshkolla të cilat kanë përmbajtjen vetjake ndryshuese dhe së bashkushprehin tipa të ndryshëm të ideve dhe metodave brenda kelamit, tëcilat në të shumtën e rasteve edhe më tej ndikojnë në jetën intelektualedhe religjioze të muslimanëve të sotëm.

Qëndrimi kur’anor, i cili mund të quhet selefist, është i vendosurnë qendër, meqenëse ai është burim i të gjitha shkollave të mendimitdhe është marrë si kriter sipas të cilit secila shkollë mund të matet.Janë dy baza të fushës horizontale: 1. Mbidominimi i ithbatit (perce-ptimi i fjalëpërfjalshëm i tekstit) respektivisht i teshbihit (antropomo-rfizmit) në anën e djathtë dhe mbidominimi i tendencës së te’vilit(komentimit) respektivisht të tenzihit (transcendencës) në anën e maj-të; 2. Tendenca e puthitjes drejt naklit (me dëshmi nga Tradita) nëanën e djathtë dhe puthitjes drejt aklit (dëshmisë racionale) në anën emajtë. Diagrami, pra, horizontalisht tregon masën e afërsisë apo tëlargësisë nga qëndrimi kur’anor të cilën e përbëjnë akli dhe nakli dheithbati dhe tenzihi. Për shembull, zejditët janë më afër qëndrimit sele-fist ndër grupet të cilat anojnë drejt aklit dhe tenzihut, dhe më së pakushkojnë thellë në këtë drejtim, derisa ismailitët janë më të përkushtuardrejt aklit dhe më së thelli të hapur drejt filozofisë deri në dimensionine ta’tilit (eliminimit të të gjitha atributeve), qoftë kësaj i shtojmëformën e batinit (ezoterizimit) dhe te’vilit.

37 Op. cit.: 72-78.

EDUKATA ISLAME 8756

Has

he-

vitë

t

Han

-be

litët

Dah

iritë

t

Esh

-ar

injtë

El-

nakl

Ek-

ithba

t

Mat

urid

i-nj

te

Poz

ita

kura

nore

Saha

bët

Tab

iinët

Imam

ët e

med

hheb

eve

Imam

ët e

Ehl

i-B

ejtit

El-

akl

Et-

tenz

ih

Zej

ditë

tH

arix

hit

ët

Ithn

a-as

h’ar

ijj

Mut

ezili

tët

Ism

ailit

ët

Page 29: edukata87

AKAID 57

Nga ana tjetër, maturiditët janë më afër pozicionit qendror kur’-anor, pas tyre pasojnë hashevitët, të cilët njëkohësisht janë më të për-kushtuar ndaj naklit dhe ithbatit.

Pozicioni qendror kur’anor karakterizohet me përmbajtjet vijuese:1. Merr pozitën qendrore ndërmjet aklit dhe naklit, duke i dhënë

Shpalljes autoritetin më të lartë, por kjo nuk do të thotë shpërfilljetë aklit meqenëse teksti i vetë Shpalljes përmban argumente racio-nale në përputhje me të.

2. Mungesa e te’vilit të ekzagjeruar, i cili ndërmerret vetëm në pajtimme rregullat gjuhësore dhe në pajtim me Sheriatin, duke mohuar,në të njëjtën kohë, domethëniet të cilat nënkuptojnë antropomorfi-zmin, duke arritur me këtë ithbatin pa teshbih dhe tenzihun pata’til.

3. Pranimi i delil-ëve (dëshmive) të vlefshëm tradicionalë, duke filluarme dëshmitë e Kur’anit, pastaj të ixhmasë, të haditheve muteva-tirë, pastaj pranimi i haditheve ahad, qoftë autentikë (sahih) qoftëtë mirë (hasen), kurse refuzimi i atyre të dobët dhe apokrif.

4. Animi drejt Sheriatit në totalitetin e tij pa ngritjen e furu-ve prakti-kë në shkallën e parimeve fetare.

Zhvillimi i nocioneve teologjike gjithashtu manifeston stadiume tëndryshme të zhvillimit të ilm’ul-kelamit. Sërish, kelami i hershëmështë më së afërmi terminologjisë kur’anore. Në një studim për termi-nologjinë e hershme islame teologjike dhe juridike38 e kam trajtuar Ki-tab’ul-hudud fi’l-usul të autorit Ebul Hasan ibn Furakut (vd. 404/1015)39 dhe shumë vepra të tjera, duke e inkuadruar edhe El-Mubin fisherh ma’ni elfadhi’l-hukema’ we’l-mutekel-limin të autorit SejfuddinAmidiut (vd. 631/1233), i cili ofron disa njoftime për zhvillimin e ke-

38 M. Abdel Haleem, Bulletin of the School of Oriental and African Studies, 65(1)(1991): 5-41.

39 Libri i parë për terminologjinë e usulit i shkruar nga një autor sunnit. Punimi i parë injohur për terminologjinë e kelamit ka qenë prej Abu Hatim Ahmad ibn Hamdan al-Ra-zi, një autor shiit Ismailit, i cili vdiq në vitin 322/933, por diferenca qëndron se ky libërnuk merret me çështjen e hududit në mënyrë të prerë, siç është punimi i Ibn Furakut, icili është i pari libër i llojit të tij në këtë specialitet. (op.cit.: 6).

EDUKATA ISLAME 8758

lamit në periudhën e hershme. Me nocionin usul, Ibn Furaku qartënënkupton usul-ud-dinin (teologjinë) dhe usul’ul-fikhun (metodolo-gjinë e së drejtës islame). Raporti ndërmjet këtyre dy tipeve të usulitishte i fuqishëm nga vetë fillimi. Vepra e Ebu Hanifes El-Fikh’ul-ek-ber ishte për kelamin. Nocioni usulijjun, për më tepër, përdorej përdijetarët e të dyjave profileve. Tradita e vazhduar e shfrytëzimit të no-cionit në të dyja profilet është vazhduar madje edhe pasi që kelamiështë bërë fuqishëm i lidhur për filozofinë40, kurse libri i Ibn Furakutështë i rëndësishëm për shkak të kombinimit të nocioneve kelam dheusul’ul-fikh. Kjo ishte faza e hershme e kelamit - el-kelam’ul-kadimpara se të është lidhur me filozofinë - el-kelam’ul-xhedid. Dijetarët ehershëm sikur Ibn Furaku dhe autoritetet e tjera, të cilët e ndoqën she-mbullin e tij, sikur bëri Ibn Tejmije, sikur dëshiruan ta lidhin usul’ud-dinin me usul’ul-fikhun, duke e mbajtur në distancë logjikën greke(Ibn Tejmije ka shkruar vepër në të cilën e përgënjeshtron), për dallimnga autoriteti i Gazaliut, Rraziut dhe Nasiruddin Tusit.

Fakti se El-Hudud është shembulli i kelamit të hershëm është kon-firmuar me nocionet hyrëse të cilat i trajton, sikur që janë ilm-i dhenadhar-i e të tjera. Kjo gjithashtu mund të shihet në veprat e autorëvetë hershëm të kelamit sikur janë El-Bakil-laniu, Abdulkadir El-Bagda-diu, gjatë së cilës veprat e këtyre të fundit zakonisht fillojnë me no-cionet e natyrës së lartë filozofike, sikur el-wuxhud we’l-kidem apo el-eshkal’ul-erbe’a, që e shohim në veprën e Et-Tusit Et-Texhrid apo mepërzierjen e nocioneve të hershme ilm, nadhar e të ngjashme, me atofilozofike, sikur këtë e bënë Rraziu në veprën e tij Muhassal efkari’l-mutekaddimin we’l-mute’ehhirin. Madje, është me rëndësi të përm-endet se shumica e nocioneve të cilat i përdorë Ibn Furaku është për-kufizuar më parë me Kur’an, për shembull, ilm (1), nadhar (6), kesb(19), ibtida’ dhe irada (35, 36), se sa me filozofinë greke. Nga numri58 deri te numri 100, të themi (pra, 43 nocione), vetëm për 4 nocionemund të thuhet se nuk janë fjalë kur’anorë (70, 73, 77, 90). Kështufjalët kur’anore përbëjnë jo më pak se 90 % të tërësisë. Kjo qartë dall-

40 Ibn Furak, op. cit.: 9.

Page 30: edukata87

AKAID 59

ohet nga libri El-Mubin të autorit El-Amidiut ku përqindja është duk-shëm më e ulët. Krahasimi ndërmjet El-Hududit të Ibn Furakut dheEl-Mubin të El-Amidiut (në kuptim të vigjilimit të nocioneve kelami-ste dhe filozofike) është interesante: vepra e parë ka 133 përkufizime,nga të cilat 98 janë të kelamit; ajo tjetra ka 223 përkufizime. Nga 98përkufizimet e kelamit në El-Hudud, vetëm 26 % mund të gjendet nëEl-Mubin. El-Amidiu ka vdekur 230 vjet pas Ibn Furakut, kurse që tëdytë kanë qenë autorë sunnitë. Ky krahasim ynë mund të shërbejë siindikacion se sa “kelami i ri” ka lëvizur drejt përvetësimit të termino-logjisë filozofike.41

Përktheu nga gjuha boshnjakedhe e krahasoi me gjuhën angleze:

N. Ibrahimi

41 Burimi i përkthimit: Adnan Silajdzic ed., Rane skole kelama, Sarajevo, 2004, fq. 17-36. Burimi i origjinalit: S. H. Nasr dhe Oliver Leaman, History of Islamic Philosophy,I, Tehran, pa vit botimi, fq. 71-88.

EDUKATA ISLAME 8760

Abdel Haleem

ANCIENT ILM UL KALAAM(DEFINITION AND HISTORICAL DEVELOPMENT)

(Summary)

Kalam, or Ilm ul kalam (the science of kalam) is a title of that branch of

knowledge in Islam that is usually translated as “speculative theory”. Literallykalam means “speech”, “talk”, or “words”; yatakallam fi means to talk about or

discuss a matter or topic. In an early usage of the word kalam in this sense, the

Prophet (s.a.w) is reported to have come out and found a group of Muslims

yatakallamuna fi’l qadr - i.e. discussing about predestination.

حممد عبد احلليم

علم الكالم القديم(تعريفة و تطوره التاريخي)

)البحثخالصة(ان لفظة الكالم أو علم الكالم يطلق عادة على العلم االسالمي الذي يسمى علم الدين. لفظا كلمة "كالم" معناها "الكالم أو احلديث او كلمة" مثل "يتكلم

الم" يقال ان النيب (صلم) مسعها يف" موضوع معني. االستخدام القدمي لكلمة "كعند جمموعة من املسلمني الذين كانوا "يتكلمون عن القدر". عكس "تكلم يف" يوجد "سكت عن" املوضوع. ظهر هذا املصطلح لدى الروايات االخرى و استمر

يستخدم حىت يف االمور اليت تتعلق بالعقيدة اليت أصبحت واضحة متاما.

Page 31: edukata87

KKUUMMTTEESSAA

Dr. Hind Gasan Ebu Ash-sha'r

MA'RUF ARNAUTI (1892-1948)Prej personaliteteve të njohurashqiptare të kulturës në Sham1

Hyrje

Ky simpozium ndërkombëtar do të ngrejë çështje bashkëkohorepara exellance. Këtë më së miri e vërtetojnë temat bosht, të radhituradhe të studiuara shumë mirë, të cilat konfirmojnë rëndësinë e paraqit-jes të kësaj çështjeje esenciale në Shqipërinë bashkëkohore. Pasi qëçështja e identitetit dhe përcaktimit të karakteristikave të së ardhmesfillon me studimin e së kaluarës me vetëdije e përgjegjësi. Studiuesi,së pari duhet të ketë parasysh se ekziston dallimi mes studimit të Isla-mit në Shqipëri apo Islamit mes shqiptarëve në Botën Islame. Që tëdy temat janë të pandashme dhe paraqesin çështje për të cilat nuk le-johet vonesa në studimin e tyre apo trajtimi i tyre me neutralitet, pasiqë ato paraqesin identitetin e shqiptarëve para më shumë se gjashtë

1 Kumtesë e paraqitur në Simpoziumin ndërkombëtar “600 vjet të Islamit ndër shqiptarët' tëmbajtur më 16-18 nëntor 2006 në Prishtinë, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islametë Kosovës dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. Autorja e kumtesës HindGassan Abu Ash-sh'ar është prof. e historisë dhe dekane e Fakultetit të Filologjisë dheShkencave Humanitare pranë Universitetit “Al-al Bajt” të Jordanit.

EDUKATA ISLAME 8762

shekujve. Dihet që Islami ka hyrë vonë në Shqipëri, dhe atë përmesdepërtimit osman në vendet ballkanike. Osmanët sollën me vete Isla-min sunit, me legjionet e ushtrive të tyre të cilat pushtuan Ballkanin.Pavarësisht se shtrinë ndikimin e tyre ushtarak në të gjitha vendet ba-llkanike, nuk arritën të përhapin Islamin në të. Kjo pasi që nuk ndër-hynë në administrimin e vendeve të cilat i pushtuan. Këtyre vendeve umbeti entiteti dhe personaliteti i tyre kombëtar, dhe nuk u bë ndryshi-mi i identitetit kombëtar, pasi që osmanët nuk ua imponuan gjuhën etyre nënshtetasve të vet ballkanas.

Përhapja e Islamit në Shqipëri paraqet vijën ndarëse në marrëdhë-niet mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre ballkanas. Islami u përhapvetëm në Shqipëri, në kohën që fqinjët e Shqipërisë e ruajtën identite-tin e tyre fetar dhe kombëtar. Prandaj, shqiptarët pas betejës së Koso-vës në vitin 1389 e gjeten veten në një identitet të ri, që paraqitet nëIslamin e tyre së bashku me identitetin e tyre kombëtar dhe rrënjët etyre të lashta. Me këto rrënjë shqiptarët janë krenarë, të cilat i lidhinme personalitetin e Skënderbeut, hero kombëtar, i cili më vonë u bësimboli i shqiptarëve për çlirim dhe konsiderohet hero kombëtar ishqiptarëve.

Përhapja e Islamit në Shqipëri kontribuoi në krijimin e lidhjeve tëreja mes shqiptarëve dhe osmanlinjve. Vendet nën sundimin e Perand-orisë Osmane kanë njohur shumë ushtarë shqiptarë, të cilët i përdorëndhe u mbështetën në ta osmanlinjtë, në formë të divizioneve ushtarakenë situata të vështira ushtarake. Dhe këta shqiptarë u vendosën në ve-ndet e Perandorisë Osmane dhe lanë Shqipërinë. Ata u stabilizuan nëshoqëritë islame dhe u pajtuan me ato shoqëri. Prandaj, është nguliturnë vetëdijen e disa shoqërive islame se shqiptarët janë popull luftarak.Ne shohim domosdoshmërinë që të hedhim pak dritë mbi këto grupeshqiptare të cilat u vendosën në tokat e Perandorisë Osmane jashtëShqipërisë, dhe luajtën rol të rëndësishëm ushtarak, kulturor e civili-zues në kuadër të Perandorisë Osmane. Me këtë rast duhet të cekimmoskujdesin në studimin e rolit të këtyre shqiptarëve jashtë kufijve tëtyre, me përjashtim të personalitetit të Mehmet Ali Pashës, shqiptarittë njohur, të cilit i është kushtuar një rëndësi e veçantë. Ky shqiptar

Page 32: edukata87

KUMTESA 63

pati rol të madh në historinë bashkëkohore, si në nivelin rajonal nëgjithë Botën Islame, saktësisht në Egjipt, Sham e Hixhaz, ashtu edhenë nivelin ndërkombëtar, deri kur përfundoi projekti i tij botëror meMarrëveshjen e Londrës. Ndërsa, studimet kanë injoruar personalitetettjera shqiptare kulturore e intelektuale jashtë kufijve të Shqipërisë.Dhe kjo na ka shtyrë që të zgjedhim këtë pikë kulturore, që të njihemime një personalitet me prejardhje shqiptare nga Shami, i cili u dalluame talentin e madh letrar në sferën e novelës historike, dhe është njo-hur me aftësitë e dalluara në sferën e gazetarisë e krijimtarisë. Si dherolit politik e intelektual në fund të sundimit osman e në fillim të peri-udhës së Fejsalit, duke vazhduar gjatë protektoratit francez dhe nëfund pavarësisë së Sirisë. Kjo zgjedhje e studiuar për të folur për këtëpikë, na kthen prapë në idenë kryesore të cilën e paraqitëm, e cilaështë domosdoshmëria e studimit të Islamit mes shqiptarëve në BotënIslame, në të njëjtën kohë me Islamin në Shqipëri. Kjo për të kom-pletuar figurën, për të kuptuar realitetin e vërtetë të rolit të Islamit teshqiptarët, pasi që ne shohim se ka dallim mes dy rasteve.

Ma’ruf Arnauti, mjedisi dhe ngritja e tij intelektualeOrigjina e Ma’ruf Arnautit kthehet te qyteti shqiptar Vlora. Gjyshi

i tij, Hasan Aga Mevla Jusuf u largua nga qyteti i Vlorës, i syrgjyno-sur nga osmanët, dhe zgjodhi qytetin e Bejrutit. Kjo syrgjynosje para-qet politikën e osmanëve me largimin e personaliteteve kryengritëseaktive nga Shqipëria, duke u frikësuar nga rritja e kryengritjes kombë-tare dhe kërkesa për çlirim e arritja e drejtësisë kombëtare në Shqipë-rinë etnike, duke bashkuar gjithë shqiptarët e ndarë. Ky dëbim tregonrolin e Hasan Agës e personalitetin e tij kombëtar. Hasan Aga në atëkohë ishte i ri. Fliste gjuhën turke dhe zotëronte aftësi ushtarake e ad-ministrative, të cilat e kualifikuan të jetë pjesë e Administratës Osma-ne. U emërua përgjegjës për çështjen e sigurisë në qytetin e Bejrutitdhe kontribuoi në përforcimin e autoritetit të sigurisë me forcë, sa qëu bë i njohur mes banorëve. U martua me një zonjë libaneze, me tëcilën pati dy fëmijë. Njëri prej tyre ishte babai i Ma’rufit, Ahmed Ha-

EDUKATA ISLAME 8764

san Aga. Ahmedi, u martua me një zonjë fetare nga Damasku, e cilaështë nëna e Ma’rufit. Devotshmëria e saj pati ndikimin më të madhnë mendimet e Ma’rufit në jetën e tij të hershme.

Mësimet e para i mori në Bejrut në mejtep. Mori mësim nga hoxhaHusejn el-Habal, i cili ishte i njohur me mendimet e tij pro osmane.Ky pati ndikim të qartë te Ma’ruf Arnauti. Hoxhë Husejn el-Habalishte personalitet i njohur në fushën kulturore. Ai nxori gazetën “Eba-bil”, e cila mbështeti politikën osmane. Ma’rufi pas mejtepit, kaloi nënjërën prej shkollave osmane në Bejrut. Dhe me këtë kaloi në një mje-dis tjetër që ia hapi interesimet e tij atdhetare e kombëtare. Themelu-esi dhe drejtori i shkollës ishte Ahmed Abas el-Ez’herij, i cili u kujdesqë të përhap shpirtin kombëtar në mesin e nxënësve të tij, njohjen meparimet e Revolucionit Francez, të drejtën e popujve për liri, vëllazërie barazi si dhe mësimin e gjuhës franceze. Ma’rufi pati rastin të mëso-jë nga martiri Abdul Ganij Arisij, i cili u kujdes që t’ua mësojë nxënë-sve të tij librin e dalluar “Umul kura” të Abdurrahman el-Kevakibit.Si duket, kjo periudhë formoi vetëdijen atdhetare e kombëtare të Ma’-ruf Arnautit, që do të shfaqet më vonë në ngritjen politike dhe drejti-met kombëtare të tij. Duhet të cekim këtu një fakt, që Hasan Aga dhedjali i tij Ahmedi nuk u kujdesen që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë gju-hën shqipe dhe nuk kemi asnjë tregues për mësimin e fëmijëve të tyregjuhën e tyre kombëtare, do të thotë gjuhën e vendit prej të cilit erdhiHasan Aga. Martesa e Hasan Agës me një zonjë libaneze dhe djalit tëtij me një zonjë nga Damasku, ndikoi në integrimin e plotë të mërgi-mtarit të dëbuar e familjes së tij në shoqërinë e Bejrutit. Kjo do tëthotë se ata u bënë pjesë e dashur e shoqërisë së Bejrutit, sa që nukkemi dëgjuar për asnjë përpjekje për të vizituar atdheun nënë.

Gjëja kryesore në personalitetin e Ma’ruf Arnautit është dallimi itij letrar e krijues. Filloi qysh herët të shkruajë në gazetë. Ishte vetëm20 vjeçar kur e njohu gazeta e Bejrutit, e cila ishte gazetë e dalluar, kudalloheshin mendimet për përkrahjen e tendencës osmane apo tende-ncës kombëtare. Megjithëkëtë, në këto vite të hershme punoi në për-kthimet nga frëngjishtja e anglishtja. Shkroi tregime, të cilat tregojnëaftësinë e tij krijuese në fushën e letërsisë. Në një kohë kur novela

Page 33: edukata87

KUMTESA 65

arabe akoma nuk ishe zhvilluar dhe tregimi i shkurtër nuk ishte ende injohur si art i pavarur.

Duket që Ma’ruf Arnauti mbaroi studimet e tij në shkollën osma-ne. Nuk kemi dëgjuar nga burimet të cilat e kanë studiuar se vazhdoistudimet në ndonjë shkollë të lartë. Në këtë periudhë, kur përfundoistudimet e tij dhe vazhdoi punën në gazetari, filloi kryengritja kundërsundimit osman të mbushë horizontet e Shamit e Hixhazit. Kjo ishtenë verën e vitit 1916, kur ishte 24-vjeçar. Zjarri i Luftës së Parë Botë-rore kishte arritur nivelin më të lartë.

Ma’ruf Arnauti nga këndvështrimi politik dhe ushtarakKur osmanët shpallën “mobilizimin e përgjithshëm” në vitin 1914,

hynë në luftë në anën e shteteve të boshtit. Filluan të rekrutojnë të ri-njtë dhe t’i drejtojnë në fushëbetejë në kuadër të shërbimit të detyruar.Prandaj, u rekrutua edhe Ma’ruf Arnauti si gjithë gjenerata e tij. Si du-ket, kjo periudhë pati ndikim të madh në personalitetin e tij. Iu bë eqartë atij dhe gjeneratës së tij humbja e shtetit osman ushtarakisht dhepolitikisht. U konfirmua që ajo ishte pala e humbur dhe që ëndrra përnjë umet të fortë nuk do të realizohet vetëm se me pavarësi. Fillimi ikryengritjes së madhe arabe në Hihaz i joshi të rinjtë. Ma’ruf arnautivendosi që t’i bashkohej ushtrisë së kryengritjes. Iku nga ushtria dukeecur në këmbë, që nga Bejruti e deri në Zahla. Burimet të cilat shkru-ajnë për biografinë e tij përmendin që ai vazhdoi rrugën për gati 4 mu-aj në kushte të vështira derisa arriti në pjesën e Havranit. Shteti osmannë atë kohë e dënonte me vdekje dezertimin nga ushtria. Por, Ma’rufArnauti arriti të mbërrinte në Akabe, në jug të Jordanit, ku iu bashkuaushtrisë së Fejsal Hysejn Sherifit, udhëheqësit të kryengritjes së ma-dhe arabe. Kështu u bë një prej ushtarëve të kryengritjes kundër turq-ve. Ky hap tregon për dominimin e anës kombëtare mbi drejtimin proosman. Ma’ruf Arnauti ishte prej ushtarëve të Fejsal Hysejnit, të cilëthynë në Damask në nëntor të vitit 1918. Atij dhe shokëve të tij prejushtarëve të kryengritje, iu realizua ideja e realizimit të ëndrrës kom-bëtare të cilën e nxitnin organizatat ideologjike e kombëtare në Sham,

EDUKATA ISLAME 8766

duke kërkuar çlirim e pavarësi dhe formimin e shtetit kombëtar të lirë.Kjo u kurorëzua me shpalljen e Mbretërisë Siriane, më 8 mars 1920,ku Fejsal Hysejn u shpall mbret i Sirisë. Qeveria nxori dinarin sirian,me bekimin e Konferencës siriane, në të cilën morën pjesë përfaqësu-esit e të gjitha palëve në Sham.

Ma’ruf Arnauti u vendos në Damask dhe filloi aktivitetin e tij përthemelimin e gazetës së parë të tij së bashku me Kasim Uthman. Porshpallja e Mbretërisë Siriane, e nxiti Francën lakmitare me fitimet e“Sajks Bikos”. Ajo ndërmori hapin ushtarak të drejtpërdrejtë, dukezhdukur këtë entitet kombëtar të ri në betejën Mejselun (korrik 1920).Kjo betejë ishte fundi i ëndrrave të gjeneratës së Ma’ruf Arnautit eëndrrës së madhe kombëtare, e cila u mishërua në shtetin e parë ko-mbëtar arab në territorin sirian. Kur francezët hyn në Siri, e dënuanMa’ruf Arnautin me vdekje, duke pasur parasysh rolin e tij ndikues nëentitetin e ri. Ai ishte njëri prej ushtarëve të kryengritjes së madhearabe dhe themelues i gazetës “Pavarësia Arabe”. Por, francezët iaulën dënimin dhe e lejuan të boton gazetën e tij përsëri.

Ma’ruf Arnautinga këndvështrimi gazetaresk e romansier

Ma’ruf Arnauti u vendos në Damask dhe nuk u kthye në Bejrut. Umartua me një zonjë nga Damasku. Jetonte afër tregut Hamidije dhe udallua me punën në gazetari gjatë gjithë viteve të jetës së tij. Së parinxori gazetën “Pavarësia Arabe”, e cila pushoi së botuari në fillim tëvitit 1919. Për të themeluar pastaj revistën “Flamuri Arab”, që ishterevistë letrare mujore që nuk pati jetë të gjatë. Por, ai pati sukses tëplotë duke botuar gazetën e njohur “Rinia arabe” dhe vazhdoi të bo-tojë atë për 30 vjet, deri në vdekjen e tij më 1948. Duket qartë qëMa’ruf Arnauti ndoqi linjën kombëtare edhe në emrat e gazetave e re-vistave të tij. Ma’rufi ishte besnik ndaj gazetarisë, në të njëjtën shkallësa besnikëria e tij ndaj ndjenjave atdhetare dhe angazhimi i tij ko-mbëtar. Ai e botonte vetë gazetën, me gjithë kuptimin që ka kjo fjalë.I shkruante lajmet dhe përkthente nga gazetaria botërore. Në këtë i

Page 34: edukata87

KUMTESA 67

ndihmoi njohja e mirë e gjuhës angleze e franceze dhe entuziazmi imahnitshëm i tij, të cilit nuk i gjen shembull. Për fat, Ma’rufi zgjodhiqë të botojë një prej novelave më të rëndësishme e më të njohura tëtij, “Sejjidu Kurejsh” (Zotëria i Kurejshit), në disa vazhdime në gazet-ën e tij “Rinia Arabe”. Kjo ishte vepra më e njohur në jetën e tij krij-uese, si romansier i talentuar, vizionar e intelektual, ku kryqëzoheshindy anët, ajo kombëtare e islame e bashkoheshin në një mënyrë mahni-tëse, duke treguar për kuptimin e vetëdijen e tij.

Novela arabe ende nuk ishte zhvilluar si art, kur Ma’ruf Arnautishkroi novelën e parë të tij “Sejjidu Kurejsh” (Zotëriu i Kurejshit). Nëvitin 1929 botoi novelën e tij, e cila mbështetej në histori si burimkryesor. Pastaj pasuan përpjekjet e tij pasuese për shkrimin e novela-ve. Në vitin 1936 botoi novelën “Omer ibnul Hattab” në katër pjesë.Por, kjo novelë e cila ndiqte rrugën shoqërore nuk përfundoi. Pastajkaloi në shkrimin e novelës e cila paraqiste çlirimet arabe në Andaluzidhe Afrikë, që i quajti “Tarik ibn Zijad” në vitin 1941. Nxori vetëmnjë pjesë të kësaj novele. Pastaj shkroi novelën tjetër “ Fatimetu al-Batul” (Virgjëresha Fatime) në vitin 1942. Kjo vepër ka 376 faqe dheështë e ndarë në 34 kapituj. Vepra e tij e fundit të cilën e botoi në ga-zetën “Rinia Arabe” ishte novela e quajtur “Kajro”, por nuk arriti tapërfundojë dhe shkroi vetëm një pjesë para vdekjes së tij.

Këto arritje të mëdha të cilat i bëri Ma’ruf Arnauti për novelën hi-storike, tregon për kulturën e tij të thellë duke u mbështetur në buri-met kryesore si “Sireja e ibn Hashimit” (biografia e ibnu Hishamit),Historia e Taberiut, Historia e ibn Ethirit, “Al-i'kdu al-Farid” e ibnAbd rabuh. Gjithashtu ai mblodhi burimet letrare historike. Duket qa-rtë për atë që i lexon veprat e Ma’ruf Arnautit origjinaliteti e kultura etij e thellë, grumbullimi i burimeve islame e burimeve të historisë sëarabëve para Islamit, si dhe njohuria e tij për burimet jo islame. Ma’-ruf Arnauti i dha rëndësi të veçantë historisë së shtetit të Gasasinëve.Arriti të mbështetej në personalitete historike të njohura për të barturidetë e tij dhe në të njëjtën kohë shpikjen e personaliteteve të tjera tëshumta e të pasur. Duke nxitur kështu habinë e lexuesit me aftësinë emadhe imagjinuese të Arnautit, aftësinë e tij për të shpikur ndodhi e

EDUKATA ISLAME 8768

mbështetjen në to në kohën e tyre, drejtimin e ngjarjeve e lëvizjen etyre me mençuri me një gjuhë të bukur e ndikuese, duke konfirmuaraftësinë e tij për të kontrolluar artet e shprehjes së ndryshme.

Pasi që ky punim nuk ka të bëjë me anën letrare, krijuese e kritike,por ka për qëllim njohjen me përpjekjet e Ma’ruf Arnautit, atëherë nedo të trajtojmë vetëm novelën e tij të mahnitshme që nxiti interesim tëmadh me botimin e saj. Ajo ishte “Sejid Kurejsh”. Shembull për kup-timin e tij të Islamit, mënyrës së tij të të menduarit dhe shërbimin ndajIslamit pa fanatizëm e ekstremizëm. Kjo ishte karakteristikë për këtëpersonalitet të shquar, i cili arriti të ketë respekt, duke u bërë anëtar iAkademisë Shkencore Arabe.

Novela Sejid Kurejsh

Vepra përbëhet nga tre pjesë. Deri tash janë nxjerrë tri botime. Efundit në vitin 1971. Ka 986 faqe të formatit të madh. Pjesa e parë dhee dytë përmban 40 kapituj, ndërsa pjesa e tretë përmban 23 kapituj.Arnauti i ka shkruar me besnikëri emrat e burimeve arabe e të huaja,numri i të cilave ka arrit 33 burime e referime. Kjo tregon përpjekjet eangazhimin e tij. Ai e dinte që novela historike ka nevojë për referen-ca të pranueshme e të sakta. Këtë vepër Arnauti ua kushtoi të rinjve tëShamit, Irakut e Hixhazit, prindërit e të cilëve nën mbrojtjen e kurej-shëve shkuan në anë të ndryshme të botës për t’i mësuar e edukuar.Studiuesi i saj duket që është para një poeme epike të madhe. Autori isaj dëshironte që t’u paraqiste gjeneratave të ardhshme faqet e ndritsh-me të historisë së umetit, që ishin krenarë me Islamin dhe me ndjenjattë cilat i nxiste. Dëshironte të përmirësonte figurën të cilën e kishinparaqitur disa burime jo arabe. Por, brenga e parë e Ma’rufit ishtengjallja e vetëdijes së gjeneratave të ardhshme për rëndësinë e bashki-mit e dënimin e ndarjes e përçarjes, të cilën e përjetuan vendet arabepas marrëveshjes së “Sajks Bikos”. Sikurse ai me dënimin e ngjarjevehistorike, që tregojnë nënshtrimin e arabëve ndaj persianëve e roma-këve, dëshironte që t’i paralajmëronte njerëzit e asaj kohe për ngjash-mërinë e së kaluarës së arabëve para Islamit me të tashmen, ku vendet

Page 35: edukata87

KUMTESA 69

arabe iu nënshtruan fuqive perëndimore, të cilat i kishin ndarë ato dhekishin dobësuar banorët e tyre. Këto qëllime racionale mbizotëruanautorin dhe e shtynë që të shkruajë ndodhi të cilat mbështetën në ngja-rje historike. Ai përdori imagjinatën e tij të shpejtë për të paraqitur njënovelë të bukur, duke paraqitur periudhën artistikisht, por duke pasursukses në përshkrimin e ndjenjave të tij islame e kombëtare me për-gjegjësi të madhe.

Novela “Sejjidu Kurejsh” fillon me fundin e shekullit të 6 dhe për-fundon me hixhretin (shpërnguljen) e Muhamedit a.s. nga Meka nëMedine. Duket qartë suksesi i Arnautit në ndërrimin e mjediseve tëvendeve të gjëra arabe. Fillon me Damaskun e mbretërinë e Gasasinë-ve, pastaj Hiren, kryeqytetin e Mbretërisë Munadhire. E pastaj në ve-ndet e Shamit Jugor, pastaj në Hixhaz e pjesët e saj (Mekë, Medine,Taif). Ajo që bie në sy është përshkrimi që i bën Damaskut e Basras,kryeqytetit të Mbretërisë së Gasasinëve, për të cilën kishte admirim einteresim të veçantë.

Njohja me këtë poemë epike të bukur mbetet shumë e mangët, në-se nuk lexohet e analizohet. Ndoshta i bëjmë padrejtësi autorit të sajnëse nuk vlerësojmë si duhet përpjekjet e tij artistike e intelektuale.Me gjithë mënyrat romantike e të shkruarit të tij që i takonte vitevenjëzet të shekullit XX, por mënyra romantike e tij është e pranueshmenë kuadër të ngjarjeve, ideve e personazheve të cilët kalojnë me njëspontanitet të bukur nga një mjedis në tjetrin pa problem. Prandaj, neflasim për një vepër të rëndësishme, që zgjoi interesimin e qarqeve in-telektuale e letrare me botimin e saj. E bëri autorin e saj anëtar tëAkademisë së Shkencave Arabe, nderim që i takonte Ma’ruf Arnautitpër përpjekjet e tij intelektuale, krijuese e përkatësisë së tij të sinqertë.

EDUKATA ISLAME 8770

Përfundim

Kjo njohje me këtë personalitet shqiptar jashtë kufijve të Shqipëri-së, tregon nevojën për studimin e shqiptarëve myslimanë në botën Is-lame, mbledhjen e të arriturave të tyre dhe krahasimin e kuptimit tëIslamit nga myslimanët në Shqipëri me kuptimin e Islamit nga mysli-manët jashtë tokës së atdheut të tyre. Ftoj përmes këtij punimi për njëstudim më të gjerë dhe më të thellë për Ma’ruf Arnautin, emri i të cilitnë gjuhën arabe do të thotë shumë. Ai me të vërtetë ishte personalitet injohur, i nderuar dhe krijues që meriton të kujtohet e të ndriçohen tëarriturat e tij intelektuale për shqiptarët, si ata që jetojnë jashtë atdheutashtu edhe ata që jetojnë në Shqipëri. Që shqiptarët të njihen me ve-prat e shquara të bashkëkombësve të tyre, të cilët kanë krijuar dhearritur shumë në kuadër të Botës Islame të madhe.

Përktheu nga arabishtja:Fuad Morina

Page 36: edukata87

KUMTESA 71

Hind Gassan Abu Ash-sh’ar

MA’RUF ARNAUTI (1892-1948)PROMINENT CULTURAL FIGURES OF ALBANIAN

DESCENT IN SHAM

(Summary)

This symposium will raise current issues. This is best confirmed by the

topics on the agenda, which have been studied in great detail. The establishment

of one’s identity begins with the responsible study of the past. The researchermust bear in mind that there is a difference between the study of Islam in

Albania and Islam among the Albanians in the Islamic world.

هند غسان أبو الشعر

)1948-1892معروف االرناوطى (من اعالم الثقافة و الفكر االلبان في بالد الشام

)البحثخالصة(مقدمة:

يثري هذا املؤمتر الدوىل أسئلة العصر بامتياز، و يؤكد حماوره املتسلسلة و ذلك ان املدروسة جيدا، على امهية طرح هذه املسألة اجلوهرية يف البانيا احلديثة.

مسألة اهلوية و حتديد مالمع املستقبل، تبدأ بدراسة املاضى بوعى و مسئولية، و على الدارس أبتداء أن يأخذ بعني االعتبار ان هناك فارقا بني دراسة االسالم على أرض البانيا أو االسالم بني االلبان يف العامل االسالمي، و كال احملورين متال زمان

و ميثالن مسائل ال االلبان منذ أكثر من ستة قرون و من املعروف بان االسالم دخل البانيا متأخرا، و

وصلها عن طريق الفتح العثماين لبالد البلقان.

Page 37: edukata87

PPOORRTTRREETTEE

Shevki Sh. Voca

SAID NURSI NJËRI NDËR FIGURAT MËIMPOZANTE TURKE TË SHEKULLIT XX

Nuk ka dyshim se njëra nga meritat e mëdha për përhapjen dhezgjerimin e Islamit përgjatë historisë i takon trimërisë dhe heroizmit tëpopullit turk. Një numër i madh i dinastive që sunduan në emrin e ab-asidëve ishin me prejardhje turke si: Bujevikët, Gaznevit, dhe Selxhu-kët.1 Në territorin e sotëm të Turqisë islami filloi të paraqitet qysh nëkohën e kalifit të parë të emevive Muavije b. Ebi Sufjanit, (dinastia eparë islame Sh. V.) i cili në dy raste kishte organizuar fushatën ushta-rake drejt Stambollit (669-674).2 Ndërsa kontaktet e para turke meushtrinë arabe-islame thuhet se kanë ndodhur në kohën e Kalifit tëOmerit r.a. Kurse disa udhëheqës të parisë turke islamin e pranuan nëkohën e Kalifit Osman r.a. (650).3 Me rëndësi të madhe për popullinturk ishte ajo se në shekullin X së paku 80% të të gjithë turqve ishinmyslimanë. Ndërsa në shekullin XII Islami sundonte me tërë hapësi-rën e Azisë Qendrore. Tani pranë kulturës nacionale turke Islami u bëburimi kryesor i forcës së tyre, të cilët filluan çdoherë e më tepër ta

1 Cyril Glasse, “Enciklopedija Islama” fq. 588, Sarajevë, 2006.2 Atlas Islamskoga Svijeta”, grup autor, fq. 416, Sarajevë, 2004.3 F. N. “Razvoj Religije Kod Turaka”, në Takvim 1976, Sarajevë, fq. 209, dhe në Zan Pol

Ru, “Religija Turaka i Mongola”, N. Sad, 2002.

EDUKATA ISLAME 8774

ushtrojnë ndikimin e vet ndaj të gjithë popujve tjerë përreth. Në tënjëjtën kohë përmes Islamit u bashkuan të gjithë popujt turq, duke iflakur dallimet që ekzistonin mes tyre, ashtu që Islami për ta u bë she-mbulli dhe shkaku kryesor dhe më i mirë për t'u bashkuar dhe afruarmes vete.4

Mirëpo dinastinë më të madhe turke e themeluan Osmanlinjtë,emri i të cilëve lidhet me sundimtarin e parë të tij Gazi Osmani (1258vdiq 1326), ndërsa Perandoria Osmane u themelua në vitin 1299. Os-manët sunduan me një territor të madh, në të cilën përfshiheshin Ba-llkani, Anadolli, Mesopotamia dhe pjesët e Arabisë dhe AfrikësVeriore. Ndërkaq, që për rëndësinë e popullit turk ekziston edhe njëhadis kudsi në të cilën Muhammedi a.s. ka thënë: “Në lindje e kam njëushtri të cilët i quaj turq. I dërgoi ata kundër popullit ndaj të cilëvendiej hidhërim.”5

Gjatë sundimit gjashtëqindvjeçar të Osmanlinjve u ndërruan 36sulltanë, 218 kryevezirë, prej të cilëve 104 ishin turq, kurse tjerët si-pas madhësisë së numrit ishin shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjianë, abkh-azë, devshirme, rumë (shtetas turq me kombësi greke Sh V.), çerkezë,kroatë, arabë, ermenë, italianë,6 e kështu me radhë (kuptohet që të gji-thë këta e kishin përqafuar Islamin). Osmanlinjtë e kishin edhe institu-cionin e Shejh-ul-islamit që zgjati pesë shekuj (498 vjet). Gjatë kësajkohe në këtë pozitë të lartë janë emëruar 131 dijetarë të zgjedhur. Prejtyre dy kanë qenë shqiptarë, 1 arab, 1 boshnjak, 1 çerkez, 1 kurd, dhe3 që nuk iu dihet prejardhja, të gjithë të tjerët kanë qenë turq.7

Shteti osman dhe sistemi administrativ ishin të organizuar në prin-cipet e Kur'anit, dhe sot shumë analitik të jetës politike i marrin sishembuj më të mirë të një sistemi shtetëror. Osmanlinjtë të mirat dhevlerat që i posedonin nuk i mbanin vetëm për vete, por ato u jepninedhe të tjerëve. Si shembull mund të marrim Hungarinë, ku osmanli-

4 Njëjtë, fq. 211.5 C. Gl... ‘Encikl.. Isl... fq. 589.6 Nazim Tektas, “SADRIAZAMLAR”, fq. 754, Istanbull, 2002.7 Nehat Krasniqi, “Institucioni i Shejh-ul Islamit te Osmanlinjtë dhe Shejh-ul islamët

Shqiptarë” në Dituria Islame nr. 50, fq. 25, 1993.

Page 38: edukata87

PORTRETE 75

njtë e bartën kultivimin e orizit, ndërsa italianëve u mësuan përpuni-min e pëlhurës dhe ngjyrosjen e saj. Diplomati i njohur Busbek, ngadinastia e Habsburgut, pas një vizite që i kishte bërë Stambollit nëshekullin XVI, e kishte përcjellë kultivimin e tulipanit në shtetet e Be-neluksit ( Belgjikë, Holandë, dhe Luksemburg), prej Osmanlinjve Ev-ropa kishte mësuar për orkestrimin ushtarak, e të mos flasim edhe përndërtimet arkitekturale tejet impozante artistike, të cilat i zbukurojnësot e kësaj dite qytetet dhe vendet që ishin nën dominimin osman. Mëgjerësisht për kontributin e osmanlinjve në përgjithësi shih librin “Os-manlinjtë dhe shkenca” të shkencëtarit dhe hulumtuesit të madh bash-këkohor turk Ekmeluddin Ihsanoglu, e cila u përkthye në disa gjuhëbotërore.

Meqë në këtë shkrim nuk e kemi për temë trajtimin e historisë sëTurqisë në përgjithësi, ne do ta lëmë me kaq duke iu kthyer jetës dheveprimtarisë së njërit nga personalitetet mjaft impozante turke meprejardhje kurde të shekullit XX.

SAID NURSI-BEDIUZZAMAN (1876-1960) ishte fëmija i katërtme radhë nga shtatë sa i kishin gjithsej Dervish Mirza dhe Nurija. Ulind në vitin 1876 diku tjetër qëndron 1873, në fshatin Nursi, njërënnga fshatrat e distriktit Hizan të krahinës Bitlis në Anadollin Lindore.Babai i tij Dervish Mirza ishte njeri shumë i devotshëm, sa që përdevotshmërinë e tij ai shpesh merrej si shembull; asnjëherë vetë nuk ekishte shijuar haramin, dhe as fëmijët nuk i kishte ushqyer ndonjëherëme diç që ishte e ndaluar (haram). Për të thuhej se kur kthehej mebagëtinë nga kullotja, atyre iu lidhte gojën që rrugës mos të ushqehennë kullosa të huaja. Kurse, nëna e Saidit, Nurija së pari merrte abdes epastaj u jepte gji fëmijëve.8

Mësimet e para Said Nursi i mori në mektebin e fshatit Tag, temësuesi Mehme-efendiu, në vitin 1882., kurse gjatë pushimeve tëfund javës mësimet i vijonte te vëllai i tij më i madh Abdullahu. Mi-rëpo, në këtë fshat nuk qëndroi gjatë, ndërkaq që shkollimin e vazhdoi

8 Ihsan Kasim Salihi, “BEDIUZZAMAN SAID NURSI”, fq. 19, Sarajevë-2002. dhe “Be-diuzzaman Said Nursi Kimdir”, në “Seytanin Dini Masonluk”, fq. 542, Stamboll 1993,botimi i I, nga grupi i hulumtuesve shkencorë

EDUKATA ISLAME 8776

në Pirmis në një fshat tjetër. Në vitin 1888, Said Nursi shkon në Bit-llis, ku regjistrohet në shkollën e shejh Emir-efendiut. As këtu nuk që-ndroi gjatë, sepse ky shejh për shkak moshës së tij jo madhore refuzoiqë ta mësonte, ndërkaq që e propozoi te një mësues tjetër. Saidi ngaky gjest i shejhut e ndjeu veten të fyer dhe për këtë arsye ai shkoi nëshkollën e Mir Hasan Veliut në Mokus, pastaj në një shkollë në kra-hinën e Kavashi-t. Pas një muaji me një shok të tij i quajtur MullaMehmed, Saidi shkoi në nënprefekturën Bajazid, të krahinës Agra.

Këtu filluan bazat e arsimimit fetar të Saidit, meqenëse deri më ta-ni ai nuk kishte mësuar asgjë tjetër përveç gramatikës dhe morfolo-gjisë.

Në këtë shkollë nën mbikëqyrjen e Shejh Mehmed Xhelalit, Saidii kaloi tre muaj të studimeve intensive dhe mjaft të vështira, duke emësuar tërë literaturën e cila thjesht ligjërohej në shkollat fetare të kë-tij lloji. Brenda ditës nga tekstet e librave më të vështira i mësonte ngadyqind faqe, pa i llogaritur komentet dhe fusnotat. Gjatë kësaj kohe tëmësimit, Saidi tërësisht ishte i izoluar nga bota. Pasi u plotësuan tremuaj të mësimit Saidi e pranoi diplomën nga vetë shejhu MehmedXhelali.9

Ishte viti 1893. kur Saidi iu përgjigj thirrjes së valiut Hasan pasha,që të shkojë në qytetin Vanë, tek i cili një kohë ishte mysafir personali tij, ndërsa më vonë qëndroi në shtëpinë e Tahir-pashës. Këtu patirastin që me ndihmën e Allahut xh.sh. të kontaktojë me disa dijetarë tëshkencave moderne (gjeografi, kimi, etj.,) dhe me të hyrë në polemikame ta, Saidi e ndjeu veten të dobët që nuk kishte njohuri rreth këtyreshkencave por, kjo u bë shkak që atë e shtyri që me një përkushtim tëmadh t'iu qaset mësimeve të tyre. Me këtë rast Saidi i talentuar përshkencë u aftësua deri në atë masë sa që shumë shpejt mundi të shkru-ajë kritika dhe të udhëheqë dhe të diskutojë me ekspertë të ndryshëmtë këtyre fushave. Për një periodë të shkurtër Saidi arriti që të ngadhë-

9 Ihs.. Kas.. Sali, fq. 21.

Page 39: edukata87

PORTRETE 77

njejë në matematikë, astronomi, kimi, filozofi, histori, gjeografi dhenë shkenca tjera.10

Duke iu falënderuar kapacitetit të tij të gjithanshëm dhe inteligjen-cës natyrore emri i tij u bë i njohur, me ç'rast e fitoi titullin Bediuzza-man (mrekullia e kohës), epitet të cilin ia dhanë dijetarët më tëshquar.11 Me një rast gjatë qëndrimit të tij si profesor në Van, gazetatlokale kishin sjellë një lajm shumë befasues të cilin Saidit ia kishte le-xuar vetë valiu i qytetit, me ç'rast Saidi ndjeu një tronditje të thellë nëqenien e tij njerëzore. Gazetat kishin botuar deklaratën e ministrit bri-tanik të kolonizimit Goldstounit, (Wiliam Ewart, 1809-1898) i cili nëparlamentin britanik para të gjithë pjesëmarrësve të parlamentit dukee mbajtur një ekzemplar të Kur'anit në dorë kishte thënë: “Deri sa kyKur'an gjendet në duar të myslimanëve, ne nuk do të mund të udhëhe-qim me ta; për këtë arsye neve nuk na mbetet rrugë tjetër përveç qëmyslimanëve t'ua ndalojmë Kur'anin apo t'i largojmë nga ai...”12

Nga ky lajm tendencioz dhe befasues Saidi u trondit fort, gjë qëbëri që ai vendosi që tërë jetën e tij ta përkushtojë në zbulimet e mbin-atyrshme të Kur'anit, dhe lidhjes së myslimanëve me Librin e Allahut.Mbeti e njohur thënia e Saidit, i cili me këtë rast pati deklaruar: “Dot'i dëshmoj botës se Kur'ani është diell shpirtëror drita e së cilës nukerrësohet dhe shkëlqimi i së cilës nuk dobësohet.”

Më pas saktësisht në vitin 1907 Said Nursi shkon në Stamboll dheqëndron në vendin e quajtur Shekerli-han, që gjendej në rajonin Fatih.Në këtë kohë në këtë han (apo shesh) banonin dijetarë dhe mendimta-rë të shumtë siç ishte për shembull shkrimtari me prejardhje shqiptarenga fshati Sushicë të Burimit (Istog-Kosovë), Mehmet Akifi 1873-1936 (më vonë u njoh më tepër për hartimin e vargjeve të himnit shte-tëror turk), pastaj drejtuesi, mbikëqyrësi dhe profesori i Fatihut (kom-pleksit të medreseve Fatih), profesori i mirënjohur i linguistikësXhelali, dhe të tjerë.

10 njëjtë, fq. 23.11 Nga koleksioni i Risale-i Nurit Sozler-Fjalët, fq. 3, Istambul 2006, përkthimi në shqipe.12 “ISLAMSKA ENCIKLOPEDIJA” - religija, mesheba i savremenih pokreta i partija”

nën redaktimin e Dr. Mani’b. Hammad al-Dzuheni fq. 250. Sarajevë 2006.

EDUKATA ISLAME 8778

Said Nursi në Stamboll kishte shfaqur dëshirën që të themelojëUniversitetin Ez-Zehra, sipas shembullit të Universitetit Az'har nëKajro. Në këtë kohë në Stamboll rastësisht qëllon për vizitë rektori iUniversitetit Az'har, shejhu shumë i njohur dhe myftiu i Egjiptit Bahitall-Muti, i cili pasi pranoi që të polemizojë me Saidin mbeti i impresi-onuar me idetë që dilnin prej tij.13 Njëra nga pyetjet e shtruara të shejhBahitit drejtuar Saidit ishte edhe kjo:

“Çfarë mendimi keni ju për evropeizëm dhe osmanizëm?Said Nursi iu përgjigj:“Shteti Osman është e zënë shtatzëne me Evropën, dhe një ditë ajo

do të lindë; ndërsa sa i përket Evropës, edhe ajo është e mbarësuar mefarën islame, dhe një ditë edhe ajo do të lindë.”

Para një pyetje kaq koncize dhe thelbësore, shejh Bahiti nukmundi ta ndalë veten e të mos thotë:

“Është e pamundshme polemika me një të ri sikurse ky; edhe unëe ndaj të njëjtin mendim, por që nuk mundem në mënyrë kaq piktores-ke ta shpreh.”14

Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, Saidi i dërgoi një peticion sull-tan Abdyll-Hamitit II me të cilën kërkonte që në Anadoll pranë shko-llave fetare të mësohen edhe matematika, fizika, kimia, dhe shkencattjera, ngaqë në mesin e popullatës së këtij vendi dominonte varfëriadhe padituria. Përveç kësaj ai kritikoi ashpër tiraninë, sistemin e sigu-rimit dhe shërbimin informativ të oborrit mbretëror “JILDIZ”, qëshkaktoi hidhërim në suitën e sulltanit, e cila nuk i prezantonte mendi-met e sulltanit. Dhe si pasojë e kësaj, Saidi dërgohet në kontrollimmjekësor që të hulumtohen aftësitë e tij mentale, dhe shih për ironikomisioni mjekësor bie vendim që Saidin ta vendosë në spitalin-Top-tash, ngase tek ai u vërejtën simptomat e “çrregullimeve shpirtërore”.

13 “ISL... ENCI...fq. 249.14 Ihs...Kas..Sal.. fq. 28. Said Nursi me që e gjykonte despotizmin ai megjithatë kishte mendim të mirë ndaj sull-

tan Abdyl Hamitit II. Sepse edhe nëse e gjykonte despotizmin si formë e sundimit të pu-shtetit e cila zbatohej nën emrin e këtij sulltani, ai e arsyetonte sulltanin duk thënë përte: “Sulltani Mazllum” (sulltanit të cilit i bëhej dhunë). Ai është njëri prej robërve të mi-rë dhe të dashur të Allahut

Page 40: edukata87

PORTRETE 79

Ndërsa mjeku i cili filloi ta kontrollonte në spital Said Nursin, të cilitky i mbante fjalime të fuqishme dhe argumentuese bëri që mjekut t'iapërfitojë zemrën, i cili më pas nuk mundi që në diagnozën e Saidit tëmos i shkruajë këto fjalë: “Nëse te Bediuzzamani gjendet sa një grime çmendurisë, atëherë në tërë rruzullin tokësor nuk ekziston njeri nor-mal.”

Më vonë Bediuzzamani dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brend-shme ku pranohet nga ministri në bisedime. Në mes tyre u zhvillua kydialog:

Ministri: “Nga sulltani ke një selam te veçantë, dhe pagën me vle-ftë prej një mijë grosh; ndërsa kur të kthehesh në vendin tënd, do takesh pagën tridhjetë lira. Gjithashtu sulltani t'i dërgon edhe tetëdhjetëlira si dhuratë prej tij.”

Bediuzzamani: “Kurrë nuk kam kërkuar pagë dhe nuk do ta pra-noja, po qoftë ajo edhe njëmijë lira. Sepse unë nuk kam ardhur këtupër qëllimet e mija, por për interesa të vendit. Këtë që ju ma ofroniështë një ryshfet i thjeshtë që unë të detyrohem të hesht.”

Ministri: “Me këtë ti e refuzon vullnetin e sulltanit, ndërkaq që ajonuk refuzohet.”

Bediuzzamani: “Unë refuzoj, që sulltani të detyrohet të më thërras,me ç'rast do të më ishte dhënë mundësia që t'ia shprehi fjalën evërtetë.”

Ministri: “Pasojat do të mund të jenë të pamëshirshme.”Bediuzzamani: “Shkaqet janë të shumta, ndërsa vdekja vetëm një.

Nëse unë ekzekutohem, në zemrat e Ummetit do të shtohet dashuriandaj meje, sepse unë me të arritur në Stamboll, jetën time e futa nëgrusht... Ju bëni çka të doni, por unë me të vërtetë mendoj atë që po tathem: dëshiroj që t'i zgjoj fëmijët e Ummetit, ndërsa këtë nuk e bëjpër asgjë tjetër përveç se që jam bij i këtij vendi; e jo që të fitoj ndonjëfamë. Sepse shërbimi për atdheun i njeriut sikurse unë përmbushet ve-tëm me dëshminë e ndërgjegjes; kurse ajo nuk plotësohet përveçsenga ndikimet e mira; ajo nuk arrihet përveçse duke i ikur interesavepersonale. Për këtë shkak unë kamë arsye kur e refuzoj pagën.”

EDUKATA ISLAME 8780

Ministri: “Ajo në çka ju po pretendoni, në lidhje me përhapjen earsimit në krahinën tuaj, momentalisht është duke u shqyrtuar në Kë-shillin ministror.”

Bediuzzamani: “E përse atëherë po vonohet me përhapjen e arsi-mit, ndërsa po shpejtohet në aspektin e pagës sime? Përse i jepni mëtepër përparësi interesit tim personal ndaj interesit të përgjithshëm tëUmmetit?”15

Në vitin 1908, pas rrëzimit nga pushteti të sulltan Abdul Hamitit II(sundimi i sulltan Abdyl Hamitit II mori fund, më 23 korrik 1908,ndërkaq që ai mbeti në fron deri më 27 prill 1909, kur edhe përfundi-misht u rrëzua nga froni dhe filloi epoka e xhonturqve, Sh.V.) me ko-mplot të përgatitur nga udhëheqësit e revolucionit xhonturk, që sipasKarl Moro-s autorit të librit “Nën sundimin e dhunshëm xhonturk”ishte vepër e oficerëve tradhtarë, çifutëve dhe frankmasonëve,16 të njo-hur me emrin “Ittihad ve Terakki” (Bashkimi dhe Përparimi), të cilëtvepronin sipas parullës “bashkim-liri-reformë” me qëllim që të fshe-het komploti kundër myslimanëve dhe islamit, Bediuzzamani me disabashkëmendimtarë të tij formoi Shoqatën e Bashkimit Islam (Gam'iy-ya al-ittihad al-muhammadi), nën parullën e njëjtë sikurse edhe Unio-nistët (al-ittihadiyyun), por me koncepcion islam, për të demaskuartradhtinë e ittihadistëve prapa të cilëve fshiheshin masonët.17

Bediuzzamani më parë kishte shkuar në Selanik, ku ishte njohurme udhëheqësit kryesorë të lëvizjes Ittihad ve Terakki, të cilët e kishinpritur me mirëseardhje, por Said Nursi nuk ishte pajtuar me ta, sepsete disa prej tyre (lexo udhëheqësit kryesorë SH. V.) kishte vërejtur pa-drejtësi dhe kundërshtime të fesë, të cilëve u kishte thënë troç: “Jujeni duke e kundërshtuar fenë dhe ia keni kthyer shpinën sheriatit.”

15 Ihsa. Kas.. Sal..fq. 26.16 Karl Moro, “Nën sundimin e dhunshëm xhonturk”, Vjenë 1910, në Peter Bartel, “Mys-

limanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)” fq, 188, Tiranë2006.

17 “ISLAM...ENCIKL...fq. 249. shih edhe në Bernard Lewis “Lindja e Turqisë Moderne”fq. 245 dhe 579.

Page 41: edukata87

PORTRETE 81

Nga kjo doli që po në Selanik me urdhrin e masonëve të kërkoi njëtakim urgjent me Said Nursin, udhëheqësi i lozhës së masonëve dheanëtari i Parlamentit osman, çifuti me prejardhje spanjolle, i cili një-herësh ishte edhe spiun italian Emanuel Karaso (Kara Sua), me qëllimqë ta përfitojë Beduizzamanin që ky të bëhet anëtar i rendit të tyre.Beduizzamani e pranoi këtë ftesë dhe u takua me te. Por, ja se çka thavetë Karaso pas këtij takimi me Bediuzzamanin: “Ky njeri i çuditsh-ëm me tregimet e tij për pak sa nuk më konvertoj në Islam.”18 Të shto-jmë se Emanuel Karaso ka qenë sionisti i parë mason, i cili punoishumë në heqjen e kalifatit dhe rrëzimin e sulltan Abdyl Hamitit II.

Lidhur me përkrahjen dhe ndihmën e masonëve dhënë Ittihadistë-ve, me këtë rast është me interes t'i referohemi deklaratës të cilën njëringa xhonturqit i quajtur Refik Beu i jep gazetarit francez, me ç'rastthotë: “Masonët sidomos masonët italianë, na dhanë ndihmë morale.Dy lozha italiane ‘Makedonija Risorta’ dhe ‘Labor et Lux’ na ndihm-uan shumë; ata na siguruan vendet e tubimeve. Tuboheshim në lozhate masonëve; zaten në mesin tonë kishte shumë masonë, por në tëvërtetë tuboheshim për shkak të organizimit. Shumicën e shokëve tëcilët punonin për këtë qëllim, i njohëm në këto lozha. Ata, në pyetje tëkandidatëve me nervozizëm përgjigjeshin: kemi marrë përsipër t'i sho-shitim të gjitha punët...”.19 Ndërkaq, që edhe lozha më e madhe fran-ceze e Parisit “Grand Orient” qysh në vitin 1900, kishte vendosur qëta rrëzojë nga froni sulltan Abdyl Hamidin II.

Ngjarjet që u zhvilluan me rrëzimin e sulltan Abdyl Hamitit dhemarrja e pushtetit nga ittihadistët sollën masa kritike në Stamboll, meç'rast u formua Gjyqi ushtarak për ndjekjen e atyre që ishin përgjegjës

18 Njëjtë fq. 249, dhe në Bilinmejen teriflariyle Bediuzzaman Said Nursi, marrë nga inter-neti.

19 KOSOVA-KOSOVO-3, viti 1974, fq. 159-179, punimi i Skender Riza “Roli i Shqiptar-ëve në Revolucionin Xhonturk të vitit 1908; dhe shkrimi i njëjtë në fletoren separatshkencor fq. 179, Prishtinë. Ndërsa më gjerësisht për itihadistët dhe masonët shih librate studiuesit turk Kologlu Orhan, “Abdul-Hamid ve Masonlar”, dhe libri tjetër nga autorii njëjtë “Ittihatcilar ve Masonlar” Istanbul, 1991 në të cilat lexuesi mund të gjej infor-mata nga deklaratat e vet masonëve xhonturk të cilat kanë të bëjnë lidhje me ngjarjet ezhvilluara të kohës së rrëzimit të sulltan Abdulhamitit II nga froni.

EDUKATA ISLAME 8782

për këto ngjarje. Në mesin e atyre që ishin për t'u ndjekur gjendejedhe Bediuzzamani, përkundër faktit se ky i këshillonte ushtarët që tëkthehen nëpër kazerma dhe të respektojnë urdhërat e oficerëve të tyre.Në këtë kuptim Beduizzamani të premteve në xhami mbante ligjëratatë njëpasnjëshme (lexo hutbe). Megjithatë, gjyqi e ngarkonte për shkr-ime të tij të ashpra kundër udhëheqësve të lëvizjes së ittihadisteve që ibotonte gazeta “Vollkan”.

Ndërsa gjyqtari ushtarak Hurshid Pasha e kishte filluar gjykiminkundër Bediuzamanit me këto fjalë:

“A po thërret ti për zbatimin e Sheriatit?Ai i cili e kërkon atë, kë-shtu do të përfundojë” (duke treguar me dorë nga dritarja e gjyqit nëoborrin e së cilës gjendeshin të varur pesëmbëdhjetë persona).

Me këtë rast Bediuzzamani Said Nursi ngrihet në këmbë dhe nëgjyq e mban një fjalim madhështor, të cilit ne i referohemi me disafjalë:

“Unë jam nxënës i Sheriatit, dhe për këtë arsye çdo gjë e mati mepeshojën e Sheriatit. Përkatësia ime fetare është islami që është edhe ivetmi besim i imi, dhe për këtë arsye unë çdo gjë e vlerësoj dhe shikojnga prizmi islam.

Dhe kur qëndroj pranë botës së berzahut (banimit të përmotshëm)të cilën ju e quani “burg”, duke pritur në stacion trenin për ekzekutim,e cila do të më shpinte në Ahiret, unë gjykoj dhe i shpreh pakënaqë-sitë e mia ndaj padrejtësisë dhe formave të ndryshme tradhtare të cilatpo ndodhin në shoqëri...

Largimi dhe ndjekja ime për atje, për mua nuk është dënim. Ndë-rsa ju, nëse është në mundësinë dhe rastin tuaj të më dënoni dhe të mënënçmoni, atëherë më dënoni me dënimin e ndërgjegjes, sepse të gji-tha të tjerat për mua nuk janë as dënim as bartje e pasojave, por kre-nari dhe nder.

Ky pushtet gjatë ditëve të diktaturës e kundërshtonte mendjen eshëndoshë, ndërsa tani e kundërshton edhe jetën në tërësi. E nëse pu-shteti do të jetë i kësaj logjike dhe forme, atëherë le të rrojë çmenduriadhe le të rrojë vdekja; dhe le të rrojë Xhehenemi, dhe vendbanimi izullumqarëve.

Page 42: edukata87

PORTRETE 83

Gjatë ditëve të para të hetimeve më pyetnin për ato çka i pyetninedhe të tjerët: “A e ke dëshiruar edhe ti Sheriatin?”

Unë ju thashë: 'Sikur të kisha edhe njëmijë jetë, kisha qenë i gat-shëm për t'i flijuar në emër të një të vërtete të Sheriatit, sepse Sheriatiështë shembull i fatit, ajo është e vërteta e drejtësisë, ajo është mirë-sia.' Dhe them: Sheriati i vërtetë, e jo asi çfarë e kërkojnë kryengri-tësit.”

Gjyqi gjatë një seance të vetme, pruri vendim për pafajësinë e Be-diuzzamnit. Ishte ky një gjyq i tmerrshëm nga vendimet e të cilit ishinekzekutuar me dhjetëra njerëz.

Said Nursi gjatë jetës së tij edhe për disa herë u burgos, dhe atëduke u dënuar me vdekje, por, pushteti gjyqësor duke pasur frikën eithtarëve të Bediuzzamanit të cilët me atë rast mund të shkaktoninkryengritje dhe trazira të mëdha hiqnin dorë nga dënimi më i rëndëduke e shndërruar atë me dënim të burgut.

Më pas Bediuzzamani në vitin 1911 e viziton Shamin (Siria, Liba-ni dhe Jordani i sotëm me territoret e liruara dhe të okupuara të Pales-tinës dhe një pjese të Irakut), ku e kishte motrën, dhe vendoset nëDamask. Këtu në xhamin Emevite të Damaskut mbajti ligjëratën e sëpremtes në gjuhën arabe, duke iu drejtuar dijetarëve dhe masës sëgjerë që ishin prezentë në xhaminë. Këtë ligjëratë më vonë e botoi nëformë broshure me titull “Hutbeja e Shamit” (al-hutba ash-shamija),në të cilën duke sqaruar në disa pika tregon shkaqet përse Evropa poecën përpara, ndërsa bota islame mbetet prapa. Me këtë ligjëratë sikurdonte Bediuzzamani të japë një diagnozë të sëmundjes e cila e kishtekapluar mbarë Ummetin mysliman si dhe barnat që duhet përdorur kyummet për t'u shëruar.20 Pastaj prej Damaskut Bediuzzamani shkon nëBejrut, kurse nga këtu duke udhëtuar nëpër deti kalon në Stamboll.

Said Nursi ishte ithtar i madh i paqes dhe kundërshtar i hyrjes nëluftë, por meqë shpërtheu lufta (fjala është për Luftën e Parë Botëro-re), dhe në të mori pjesë edhe shteti osman, ai nuk ndeji por rroki ar-mët dhe nxitoi në vijat e frontit.

20 Shil librin, “Sirijsko predavanje”, Sarajevo, 2003.

EDUKATA ISLAME 8784

Gjatë kësaj lufte, beteja të ashpra u zhvilluan në frontin e Kauka-zit. Forcat ruse bënin përpjekje që të depërtonin në Anadoll dhe më 16shkurt 1916 armata ruse - trefish më e fortë se ushtrija osmane arritiqë të hyjë në qytetin Erzerum. Gjatë këtyre përleshjeve Said Nursi ba-shkë me nxënësit e tij me të gjitha forcat që kishin luftuan kundërarmatës ruse. Në këto luftëra dhe nëpër istikamet luftarake Saidi eshkroi në gjuhën arabe tefsirin e tij të vlefshëm “Isharatu-l-I'xhaz fiMezami-l-Ixhaz” (“Dekretet e mbi natyrshmes në vija të shkurtra”).Ai diktonte kurse nxënësi i tij Mulla Habibi shkruante.

Kur armata ruse hyri në qytetin Bitllis, Saidi me nxënësit e tij tri-ma të radhës duke luftuar nëpër rrugë dhe rrugica e mbronte qytetin,por forcat ruse ishin shumë më superiore nga forcat mbrojtëse të qyte-tit. Gjatë këtyre luftërave Saidi merr plagë të rënda duke u rrëzuar nganjë urë ndër së cilës ishte një pishinë. Me të ishte edhe një nxënës i tij.Në këtë gjendje të pavetëdijshme duke derdhur gjak pandërprerë aiqëndroi tridhjetë e tri orë. Kur nxënësi i tij e pa se gjaku që rridhte papushuar si dhe të ftohtit e madh donin t'ia merrnin jetën Saidit-aishkoi dhe i lajmëroi ushtarët rusë për këtë gjendje.

Në këtë mënyrë Said Nursi u zu rob nga ana Ruse, të cilin pastaj edërguan në Kostum në lindje të Rusisë, ku gjendej njëra prej llogorevetë shumta të robërve të luftës.

Pas qëndrimit të tij në internim (llogorim) që zgjati dy vjet e katërmuaj dhe katër ditë, Said Nursi arriti që nga këtu të ikë pasi që Rusinëe përfshiu revolucioni bolshevik, me ç'rast vendi u ndodh para trazira-ve të mëdha, ku dominonte një anarki totale. Saidi arrin të ikë në Gje-rmani, pastaj nga këtu nëpërmes Bullgarisë kthehet në Stamboll. Këtunë shenjë nderimi, më 13 gusht 1918, pranohet dhe bëhet anëtar në in-stitutin më të lartë shkencor të shtetit të njohur me emrin Dar al-hikmaal-islamiyya (një institut shkencor nën mbikëqyrjen e Meshihatit Is-lam të shtetit Osman). Kjo u bë pa dijen e tij, ndërkaq që për këtë nukjepej leja për çdokënd përveç personaliteteve të jashtëzakonshme dhedijetarëve të pranuar. Në mesin e anëtarëve të këtij instituti shkencorishin: shkrimtari i njohur Mehmet Akifi, dijetari Ismail Haki, mufessi-

Page 43: edukata87

PORTRETE 85

ri i njohur Hamdi Elmali, Shejhu-l-islami Mustafa Sabri, Sadudin Pa-sha dhe të tjerë.

Said Nursi nuk merrte pjesë në takimet e Daru-l-hikmetit, sepse ehetonte se i duhej një pushim pas atyre mundimeve dhe lodhjeve që ikishte përjetuar gjatë qëndrimit nëpër llogore të ndryshme, dhe kërkoishkarkimin e tij nga kjo anëtarësi. Gjatë kësaj periode, qeveria i lejoiqë të marrë pagë, por ai nuk merrte nga ajo përveç aq sa për të mbije-tuar, kurse me të tjerat botonte disa letra qarkore të veta, të cilat pastaji distribuonte falas për myslimanë.

Gjatë kohës së okupimit të Stambollit nga ana e forcave kolonizu-ese angleze në marsin e vitit 1920., Bediuzzamani shkroi librin Al-Hutuvatu-s-siit (Gjashtë hapa) të cilën me ndihmën e nxënësve dhemiqve të vet fshehtazi filloi ta distribuojë...Në këtë libër Bediuzzama-ni me një gjuhë të tmerrshme dhe të rreptë dhe me dëshmi të pakundë-rshtueshme i sulmonte anglezët, duke i hedhur poshtë argumentet etyre, me ç'gjë i largonte dyshimet e provokuara.

Në vargun e komploteve të shumta kundër islamit, anglezët nëpër-mes kishës anglikane, i dërguan Meshihatit islam gjashtë pyetje përt'iu përgjigjur me gjashtë qind fjalë. Meshihati këto pyetje ia barti Be-diuzzamanit. Ndërsa përgjigjja e tij ishte “që këtyre pyetjeve t'u mos upërgjigjet me gjashtëqind fjalë por as me gjashtë fjalë...qoftë edhe tëpaktën me as një të vetmen fjalë; por të veprohet në mënyrë që angle-zi i poshtër dhe i mallkuar të pështyhet në fytyrë.”

Lëvizja rezistuese kundër okupimit të huaj kishte filluar në Anad-oll, ndërkaq që Shej-ul-islami Abdulla Efendija, i cili ishte nën presio-nin e kolonizatorëve anglezë, e lëshojë një fetva kundër kësaj lëvizjejedhe zbatuesve të tyre. Por, shumë shpejt shtatëdhjetë e gjashtë myf-tinj, tridhjetë e gjashtë dijetarë (alima), dhe njëmbëdhjetë përfaqësues,e lëshuan një kundërfetva, duke e përkrahur këtë lëvizje dhe duke nxi-tur në luftë kundër armikut. Njëri prej alimëve kryesorë që nxiste nërezistencë të armatosur ishte edhe Said Nursia, i cili me këtë rast patideklaruar:

EDUKATA ISLAME 8786

“Fetva-ja është miratuar nga Direktiva e Meshihatit nën presionine anglezëve dhe sipas urdhrit të tyre, që ne në asnjë mënyrë nuk bën tëlejojmë që t'i nënshtrohemi.

Sepse ata të cilët janë ngritur për të rezistuar okupimin armiqësornuk mund të konsiderohen kryengritës. Për këtë arsye është e domos-doshme që t'i përgjigjemi kësaj fetva-je.”

Për shkak të një qëndrimi të tij armiqësor kundër okupatorit, Be-diuzzamani arriti një popullaritet të madh, dhe mu për këtë u thirr nëAnkara - qendrën e lëvizjes rezistuese nga vetë ana e Mustafa Qema-lit, me qëllim që t'u bashkëngjitet, por ai këtë thirrje e refuzoi me fja-lët:

“Unë dëshiroj të luftoj nga pozicionet më të rrezikuara, dhe jo pra-pa hendeqeve, dhe konsideroj se ky vend është më i rrezikuar nga ajoe Anadollit.”

Thirrja iu përsërit dhe atje shkoi në prag të Kurban Bajramit tëvitit 1922, ku te stacioni iu kishte përgatitur një pritje solemne. Mirë-po, në Ankara nuk e ndjeu veten të kënaqur, sepse, për fat të keq, vë-rejti se shumica e përfaqësuesve nuk e kryenin obligimin e namazit, sidhe që veprimet dhe sjelljet e vetë Mustafa Qemalit vinin në kundër-shtim me Islamin, gjë që shumë u dëshpërua. Kjo qe shkaku pse ai nëjanar të viti 1923 vendosi të botojë një proklamatë në dhjetë pika që iadedikoi përfaqësuesve popullorë. Në këtë proklamatë Bedizzamani ikëshillon përfaqësuesit popullorë duke iu përkujtuar Islamin me fjalët:

“O ju përfaqësues! Në njërën nga Ditët e mëdha do të ringjalleni.”Rezultati i kësaj proklamate që u shpërnda në mesin e përfaqësu-

esve popullorë pati një sukses, sepse, afër gjashtëdhjetë prej tyre nëaspektin fetar filluan të përmirësohen me që menjëherë ia filluan tëkryejnë obligimin e namazit, ashtu që mesxhidi që ishte në ndërtesëne qendrës nuk i zinte të gjithë, dhe ata kaluan në një hapësirë më tëmadhe.

Me këtë proklamatë të botuar të Bediuzzamanit nuk ishte i këna-qur Mustafa Qemali, i cili me çdo kusht mundohej ta përvetësonte Sa-id Nursin, me të cilin kërkoi një takim urgjent mes të cilëve u zhvilluanjë debat i ashpër, me ç'rast Mustafa Qemali i thotë:

Page 44: edukata87

PORTRETE 87

“Nuk ka dyshim se neve na duhet një mësues i respektueshëm si-kurse që jeni ju; Këtu të kemi thirrur që të punojmë mbas ideve të tu-aja shumë të rëndësishme. Por, puna e parë e juaja të cilën e ndërmorepër neve ishte çështja e namazit. Përpjekja e parë e juaj këtu ishte qëtë futni përçarje në mesin e anëtarëve të Këshillit.”

Bediuzzamani duke e drejtuar gishtin kah ai i përgjigjet:“Pashë...Pashë...Çështja e parë e cila theksohet pas imanit është

namazi. Ai i cili nuk e kryen obligimin e namazit është tradhtar, ndë-rsa pozita e tij në sheriat është humbja e tij...”21

Për këtë Mustafa Qemali mendoi që Bediuzzamanin ta largojë ngaAnkaraja me pretekst që ta emërojë si ligjërues kryesor për krahinatlindore, duke i ofruar vila luksoze dhe paga atraktive, por Saidi të gji-tha këto i refuzoi.

Meqë me këtë rast ku ishte në pyetje të jesh apo të mos jesh, dukei ikur rrezikut fizik që i kanosej nga ana e pushtetarëve (lexo M.Q.)dhe trazirave që kishin mundur për çdo eventualitet të ndodhin pas li-kuidimit të tij, Bediuzzamani me një mençuri të rrallë u deklarua:

“Kërkoj ndihmën dhe mbrojtjen e Allahut nga djalli i mallkuardhe politika.” Në këtë mënyrë duke e lënë politikën prapa ai iu përku-shtua tërësisht adhurimit, devotshmërisë dhe thirrjes së pandërprerë nërrugën e Allahut, që në këto kohëra për shkak të një represioni që fi-lloi të ushtrohej ndaj drejtësisë fetare, te popullata filloi të dobësohejbesimi, për ç'gjë lirisht mund të themi se Said Nursi u angazhua shu-më që të mbrohet dhe shpëtohet imani i besimtarit.22. Pra, këtë qënd-rim Said Nursi e mori pas konfliktit që pati me Mustafa Qemalin.Ndërkaq, që kjo kohë në biografinë e Said Nursit merret si kthesë mestë dy periudhave të jetës së tij, apo siç e quajnë disa, kalimi i “Saidittë vjetër në Saidin e Ri.”

Saidi i Ri u karakterizua nga një tërheqje të tij prej jetës publikedhe u përqendrua në studim, në adhurim e mendim, sepse ajo që kër-kohej tani ishte një luftë e një natyre tjetër.

21 “Tarihce-i Hayat” 127-128, nxjerr nga interneti, dhe në Kasim Ihsan, vep cit.22 Ana Britanika-genel kultur ansiklopedisi, cilt 24 Nik-Pad, fq .90, Istambul, 1994.

EDUKATA ISLAME 8788

Bediuzzamani pas kthimit nga robërimi i luftës dhe gjatë qëndrim-it në Stamboll, dhe periudhës në Ankara, kishte shkruar mesazhe dhelibra në dy gjuhë, turqishte dhe arabishte.

Shkrimi i parë i tij në gjuhën arabe ishte vepra Isharatu-l-i'xhaz(“Dekretet e mrekullibërësit”); pastaj në vitin 1921. Kizil izhaz fi-l-mantik (“Shënime për logjikë”), Zejlu-l-, Al-Hubab dhe pjesë tjera tëMesnevis Nuranije Arabe (Al Masnavi al arabi an-Nuri).

Kurse në gjuhën turke, në vitin 1923 botoi Sunuhat (Margaritarët eurtësisë). Ndërsa deri në vitin 1921, ai kishte botuar këto mesazhe:Rumuz (Simbolet), Isharat (Shenjat), Tulu'at (Udhëzimet), Lemaat(Reflektimet), dhe Shua'at (Rrezet).

Në këto mesazhe të tij, Bediuzzamani duke iu vërsulur valëve tëdyshimit ndaj besimit, pa besueshmërisë, largimit nga feja, të cilat nëkëtë kohë me të madhe filluan të paraqiten në mesin e atyre që ishindhënë pas çdo gjëje që vinte nga Perëndimi, sjell argumente të pakon-testueshme për ekzistimin dhe njësinë e Allahut.

Në vitin 1923, i zhgënjyer dhe thellë i dëshpëruar nga ajo çka pa-rashihte dhe ndiente nga qëllimet e këqija dhe të fshehta që për-gatiteshin për islamin, dhe të cilat kultivoheshin nga shumë njerëz tëpërgjegjshëm të pushtetit, të cilët ishin të rrethuar nga çdo anë me ma-son po që edhe në vetë mesin e tyre kishte të tillë Saidi, largohet ngaAnkaraja, që pastaj një kohë mjaft të gjatë ta kaloi në Van pranë njëndërtese të vjetër dhe të braktisur në kodrën Erek.

Në ndërkohë në krahinat lindore të Turqisë shpërtheu një krye-ngritje nën udhëheqjen e shehut të tarikatit Nakshibendi-sheh Said Pi-rana, e cila mbante anën e kalifatit dhe drejtohej kundër politikës sëMustafa Qemalit, i cili me orientimet e tij kundërislame kishte shkak-tuar në mesin e kësaj popullate hidhërim dhe armiqësi të madhe.

Mirëpo, pak para shpërthimit të kësaj kryengritjeje, Bediuzzama-nit i arrin ftesa e sheh Said Piranes, duke kërkuar nga ai që t'i bash-këngjitet kësaj kryengritjeje kundër qeverisë së Ankarasë, por ky dukemos e dëshiruar një gjakderdhje vëllazërore në mesin e myslimanëveme një kryengritje, e cila sipas tij, do të ishte e pashpresë dhe pa su-kses, refuzon pjesëmarrjen e tij.

Page 45: edukata87

PORTRETE 89

Forcat luftarake të sheh Said Piranes dhe të 45 udhëheqësve të tje-rë që mbanin anën e kalifatit filluan luftërat e tyre, në shënjestrën e tëcilëve u vunë fshatra dhe qytete me garnizone të vogla ushtarake, tëcilëve Qeveria e Ankarasë në fillim nuk u dërgonte kurrfarë ndihme.Të trimëruar me suksese të vogla pasi e pushtojnë vendin El-Azis qëishte qendra kryesore e vilajetit me emër të njëjtë, kryengritësit vazh-dojnë në drejtim të vendit Dijarbakir, qendrën e Kurdistanit turk.

Qeveria turke, në bazë të Ligjit për mirëmbajtjen e rendit dhe qe-tësisë u detyrua të reagojë me ç'rast urdhëroi që pjesërisht të mobili-zohet një forcë ushtarake prej 45.000 ushtarësh, të cilët urgjentisht udërguan në Kurdistan. Pas një rezistence katërmuajshe duke lënë memijëra të vdekur nga të dy anët, por që me më shumë pësime dhe hu-mbje kishte nga ana e kryengritësve, të cilët për nga armatimi dhe pa-jisje tjera ushtarake ishin më të dobët filloi edhe dorëzimi i ushtarëvetë tyre në grupe. Kështu në fund të muajit qershor qeveria sërish ezotëroi Kurdistanin. Kundër sheh Saidit dhe 45 udhëheqësve tjerë kry-engritës që ranë në duar të trupave qeveritare u zhvillua një procesgjyqësor me ç'rast ata u dënuan me vdekje duke i varur në litar pranëxhamisë së madhe në Dijarbakir. Të gjithë këta vdiqën heroikisht.Sheh Saidi para se të varet në mënyrë dinjitoze iu drejtua kryetarit tëkëtij procesi gjyqësor duke i thënë: “Një ditë do të hakmerremi nëbotën tjetër.”23

Të shtojmë se në Kurdistan pas shumë vitesh më 1937, shpërtheuedhe kryengritja e dytë, këtë herë në krahinën Dersim, që gjendej nëterritorin e liqenit jugor të Vanit. Kryengritësit u ngritën në mbrojtjene autonomisë së tyre dhe kthimin në Sheriat, por edhe këtë herë pasukses, sepse tani më Qeveria turke ishte edhe më e fort dhe më efuqishme se në atë para saj, dhe forcat kryengritëse me në krye SaitRizanë dhe pesë udhëheqës tjerë që u kapën nga trupat qeveritare udënuan dhe u varrën në litar.24

23 Dr. Zoran Sv. Tomic, “Kamal Ataturk Tvorac Nove Turske”, fq. 260-261, Beograd1939.

24 njejt, fq. 265.

EDUKATA ISLAME 8790

Këtu u tregua qartë vizioni dhe largpamësia e Bediuzzamanit, i cilinuk ishte i pajtimit që të vijë deri te një gjakderdhje vëllazërore, e cilau shkaktua përmes kryengritësve në fjalë. Regjimi shtetëror turk edhepse usta Saidi nuk ishte pjesëmarrës në ato kryengritje nuk e la të qe-të. Qeveria i dërgoi njësitet e veta në Van dhe ata u ngjitën në kodrënErek në ndërtesën e vjetër në të cilën gjendej Said Nursi që ta burgos-in, i cili në këtë vend ishte tërhequr që në qetësi t'i përkushtohet devo-tshmërisë ndaj Allahut. Said Nursi nga Vani nëpërmes Erzerumit dheTrabzonit u dërgua në Stamboll, ndërkaq që udhëtimi u bë me saja qëtërhiqeshin me kuaj ngaqë rrugët dhe kodrat ishin të mbuluara me njëborë të madhe që kishte rënë në atë dimër të ashpër. Në Stamboll embajtën njëzet ditë, derisa u urdhërua që ai të transferohet në qytetin eBurdur-it. Nga kjo kohë Said Nursi 28 vjet me radhë, deri në prag tëdhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, vuajti mërgime, burgime dhegjykime të shumta, ngacmime, dhe persekutime nga autoritetet shte-tërore.

Me rastin e gjykimeve të tij akuzat kryesore me të cilat gjyqi engarkonte Bediuzzamanin ishin:

Aktiviteti i tij për rrënimin e rendit sekularist të shtetit dhe të revo-lucionit kemalist; nxitjen e frymës fetare në Turqi; formimin e orga-nizatës së fshehtë Gam'iyya sirriyya dhe akuzat për sulmet dhe kritikatndaj Mustafa Qemal Ataturkut.25

Por, falë mençurisë së dhuruar nga Zoti, Bediuzzamani, dinte qënga të gjitha këto akuza të mbrohej me argumente të fuqishme ashtuqë ato në mënyrë të përkryer shndërroheshin në propaganda të idevetë tij me ç'rast përfitonte edhe më shumë ithtarë.

Tërë kapacitetin e tij mendor dhe shkencor, Bediuzzamani e drej-toi kundër një vale sekulariste, e cila çdo ditë e më tepër vinte duke ufuqizuar dhe rrënjëzuar që mbështetej në reformat që i ndërmori Mus-tafa Qemali pas shpalljes së Republikës, më 29 tetor 1923, i cili nëshumë raste gjatë fjalimeve të mbajtura mes tjerash theksonte edhekëtë: ...”Meritojmë të jemi evropianë të denjë dhe botës do t'i tregoj-

25 ISLAMSKA ENCIKLOPEDIJA...Fq. 251.

Page 46: edukata87

PORTRETE 91

më se populli jonë i plotëson të gjitha kushtet që të hyjë në radhët e tëcivilizuarve, dhe ne të gjitha do t'i rregullojmë sipas modelit alla frra-nka.”26 “Republika turke nuk ka fe zyrtare. Nën drejtimin e shtetit, igjithë legjislacioni hartohet dhe zbatohet sipas mendimit, formës dhenevojave universale të trajtuar nga shkenca e qytetërimit bashkëkohor.Meqenëse konceptimi i fesë lidhet vetëm me bindjen vetjake, Repub-lika sheh ndarjen e ideve fetare dhe të çështjeve shtetërore si një fa-ktor të dorës së parë për përparim aktual të kombit tonë.”27

Reformat e Mustafa Qemalit ishin tërësisht të kundërta me traditëndhe me frymën religjioze. Format kryesore të tij dhe të bashkëpunëto-rëve të tij në ndërtimin e një Turqie të re ishin, laicizmi, patriotizmi,nacionalizmi, etatizmi, republikanizmi revolucionarizmi etj.

Ne me këtë rast do t'i përmendim disa nga reformat e ndërmarranga Mustafa Qemali që në aspektin fetar për popullin turk pothuajseishin fatale:- Heqja e Kalifatit, heqja e ministrisë së sheriatit dhe të evkafit, mby-

llja e medreseve dhe barazimi i shkollimit (3 mars, 1924);- heqja e gjyqeve të sheriatit (8 prill, 1924);- heqja e bartjes së fesit në zëvendësim të obligueshëm të sheshirit (25

nëntor, 1925);- mbyllja e tekeve, tyrbeve dhe të mauzoleve (30 nëntor, 1925);- miratimi i llogaritjes kohore sipas kalendarit ndërkombëtar dhe të

orës evropiane (26 dhjetor, 1925);- miratimi i Ligjit civil zviceran (17 shkurt,1926);- miratimi i Ligjit penel italian (13 mars, 1926);- miratimi i Ligjit tregtar gjerman (28 qershor, 1926);- miratimi i principeve laike (10 prill, 1928);- miratimi i numrave ndërkombëtar, heqja e shenjave arabe të numë-

rimit (24 maj, 1928);

26 Dr. Z. Tomic, vep cit. Fq. 166.27 Llambro Filo, Ilira N. Çaushi (Sulo), Gëzim Sala, “Qytetërimet Bashkëkohore Jo

Perëndimore”, fq. 17-18, Tiranë 2006.

EDUKATA ISLAME 8792

- miratimi i alfabetit latin për shkrim lexim turk dhe heqja e alfabetitarab (3 nëntor, 1928);

- heqja e ligjërimeve në gjuhën arabe dhe persishte (1 shtator, 1929);- miratimi i sistemit të matjes me metër decimal; heqja e okës dhe ar-

shinit (1 prill, 1931);- leximi i Kuranit në gjuhën turke, dhe thirrja e ezanit në turqishte

(mars, 1932);- obligimi i klerikëve që nëpër rrugë të bartin veshje civile (13 dhje-

tor, 1934);- miratimi i ditës javore e diele si ditë pushimi (4 qershor, 1935) etj.

Pranë këtyre reformave që i cekëm u bënë edhe shumë reformatjera në të gjitha degët e jetës shoqërore dhe shtetërore. Me një fjalëMustafa Qemali e ktheu orientimin e Turqisë kah kultura perëndimo-re, duke e emituar atë gati në çdo zakon dhe traditë të saj.28

Bediuzzamani e kuptoi çështjen esenciale të rënies së botës isla-mike, e cila u dobësua pikërisht në themelin e besimit. Ky dobësim ishoqëruar me sulmet e pashembullta kundër atyre themeleve në shek-ujt e XIX dhe XX-të, të ndërmarra nga materialistët, ateistët e të tjerëtnë emër të shkencës e të progresit, e bënë atë që të kuptonte nevojënurgjente dhe themelore, e cila ishte ruajtja dhe forcimi i besimit. Kër-kohej që të harxhoheshin të gjitha përpjekjet për të rindërtuar godinëne Islamit nga themelet e saj, duke filluar nga besimi dhe t'u përgjigjejpo me atë gjuhë atyre sulmeve, me një xhihad ma'nevijj, ose me “Xhi-hadin e fjalës”.29

Said Nursi në këto rrethana dhe në këto kushte që u krijuan nëTurqi, duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha rreziqet qofshin të hapuraapo konspirative që mund ta kurthonin atë, ai çështjen e shpëtimit tëimanit-besimit në Turqi filloi ta bartë në supet e veta. Këtë e bënte mearsyen sepse ishte i vetëdijshëm që me hyrjen e tij në arenën politike,

28 Dr. Z. Tomic vep cit..fq. 166-168., ISL...ENC... vep cit.. fq. 251., ndërsa më gjerësishtpër reformat në Turqi shih studimin e Dr. Dragoslav Mihajlovic “Privreda SavremeneTurske”, Beograd 1937.

29 “Fjalët vep cit..fq. 4

Page 47: edukata87

PORTRETE 93

atij i pamundësohej shërbimi në Islam, e posaçërisht pas mbylljes sëshkollave fetare dhe qindra xhamive e mesxhideve, të cilat u shndë-rruan në depo, stallë kuajsh apo klube të rinjsh. Dhe kjo qe arsyeja pseSaid Nursia nuk dëshironte të hyjë në jetën e veprimtarisë politike përçka thoshte: “Politika është një gjë e rrezikshme e cila kryesisht për-bëhet nga gënjeshtrat dhe tradhtitë. Dhe është e mundur që personi tëjetë instrument në duar të huaj e që për këtë të mos jetë i vetëdijsh-ëm...” ndërkaq atë e zëvendësoi duke e orientuar profesionin e tij nëaspektin e imanit dhe të çështjes fetare, me çka armiqve të islamit umerrte çdo rast apo argument për ta ndaluar aktivitetin e tij.30 Meqëçdo ditë e më tepër ligjet e reformave që u ndërmorën në Turqi fuqi-zoheshin, me ç'gjë Stambolli dhe disa nga qendrat tjera kishin marrëhov në modernizimin apo evropeizmin e tyre, Bediuzzamani thoshte:“Po sikurse një plaku plot me dinjitet që nuk i ka hije të zëvendësojëpetkun e vet me atë të një valltari (lexo kërcimtari në ballo), gjithashtuedhe Stambollit nuk i ka hije të vishet me petkun e kulturës dhe mo-ralit evropian.”

Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll në vitin 1953, ku kohën më tëmadhe e kalonte në shtëpinë e një nxënësi të tij shumë të afërt, qyteti iStambollit përgatitej për festimin e pesëqindvjetorit të çlirimit të tij,me ç'rast u organizua një festim madhështor, në të cilin bashkë memysafirë zyrtarë ishte ftuar edhe Bediuzzamani. Në këtë festim SaidNursi u takua me patrikun e kishës ortodokse të Stambollit, Atena-goren31, me ç'rast ndër të tjera në mes tyre u zhvillua edhe ky dialog:

30 Ihs..K. S. vepr cit.. fq. 84.31 Aristokle Spirou, (1886-1972) kështu quhej më parë me emër të pagëzimit patriku i ki-

shës ortodokse Atenagora I.A. Spirou ishte me prejardhje shqiptare nga Tsaraplana, nëEpir, tani gjendet në Greqi dhe ka ndërruar edhe emrin, quhet Vasilikon që domethënëvendi mbretëror. Atenagora kishte folur edhe në gjuhën shqipe. Për më gjerësisht shih;Dr. Dom Lush Gjergji: “Shqiptari Atenagora, patriku i gjithëmbarshëm i Konstantino-pojës gjatë viteve 1949-1972”, në fejtonin e “ZËRI-t” prej 30 prill, 2002 deri 9 maj,2002. Që ka folur në gjuhën shqipe patriku Atenagora, autori i këtij shkrimi ishte i info-rmuar shumë vite para fejtonit në “ZËRI”, kur në Mitrovicë në takimet e shumta që ki-sha aso kohe me të ndjerin pr. mr. Ahmet Maloku, (1929-1999), me të cilin diskutonimdhe polemizonim me orë të tëra sidomos gjatë netëve të ngrohta verore për shumë gjëra,qofshin kombëtare, fetare, politike, etj. për të cilin lirisht mund të them se ishte një eru-

EDUKATA ISLAME 8794

Said Nursi: “Është e mundshme që në ditën e kiametit të jeni meshpëtimtarët, nëse e përqafoni fenë e vërtetë nasrunije, me kusht që tapranojë Muhamedin a. s. si pejgamber të Allahut, dhe Kuranin si libërtë Allahut.”

Patriku: “Unë at e pranoj.”

dit i vërtet, i cili në fillim të viteve të shtatëdhjeta të shek. që kaloi, në Mitrovicë nështëpinë e poetit tashmë edhe ai i ndjerë Jakup Ceraja, kishte qenë mysafir prifti dhe kri-juesi letrar arbëreshi nga Kalabria, Ujko Vorea (1918-1989), emri i vërtet i të cilit ishteDomeniko Bellizi, ku ishte ftuar edhe axha Ahmet. Nga bisedat e shumta të zhvilluaraatë natë Bellizi kishte përmend patrikun e Stambollit me të cilin kishte pasur rastin tërrijë dhe të bisedoj në gjuhën shqipe. Bellizi i kishte kumtuar axhës Ahmet se me tëndarë nga patriku fjalët e fundit të tija thënë Bellizit kishin qenë: “Shyqyr, që Zoti neshqiptarëve na fali me dy gishta nderë në ballë” (Informatë Ahmet Maloku, 2 gusht1991, e hënë). Këto fjalë citohen edhe nga D.L.Gjergji, i cili po ashtu ishte informuarnga një takim që kishte pas me D. Bellizin, por pak më të modifikuar: “Zoti i madh na lanë ballë dy gishta nderë...”, në ZËRI-n e cituar me parë. Gjithashtu edhe një Mitrovicastjetër të cilin po nuk e përmendi i mbetem borxh që rrjedhë nga një familje e njohur pa-triotike i cili një kohë kishte bashkëpunuar me revistat “Edukata Islame, “Takvim” dhe“Dituria Islame”, Ibrahim Spahiu (1924-1998), me të cilin gjithashtu kam pas rast të ko-ntaktojë dhe të zhvilloj biseda të ndryshme më pat thënë se patriku i Stambollit Atenag-ora ka qenë me prejardhje shqiptare dhe se ka fol shqip. (informatë e dhënë nga IbrahimSpahiu, 68 vjeçar, më 25.VI.1992 enjte pas dite). Për këtë ishte informuar gjatë qëndri-mit të tij në vizitë në Stamboll tek disa kushërinj, por njëkohësisht edhe për të shfrytëzu-ar kohën e qëndrimit atje në kërkimin dhe gjurmimin e të dhënave biografike për poetine njohur turk me prejardhje shqiptare Mehamet Akif Ersoj, që deri më atëherë kishtembetur tërësisht i harruar. Me të kthyer nga vizita në Stamboll axha Ibrahim e shkruanshkrimin të cilin e boton revista fetare “Edukata Islame” nr. 11-12, 1974, me titull“STAMBOLLI-QYTET I LASHTË (çerdhe e shumë personaliteteve të shquara)” kubënë fjalë edhe për Mehmet Akif Ersoj-in. Në këtë takim timin me axhën Ibrahim, nëndarje prej tij ai nxori nga biblioteka e vetë personale, një bibliotekë që nuk ishte aq sa-siore sa cilësore një libër kushtuar Mehmed Akifit në gjuhën turke të cilin e kishte ma-rrë në Stambol, me titull, “MEHMED AKIF-Hayati ve Eserleri” (Mehmed Akifi-jetadhe veprat), nga autori Fevziye Abdullah Tansel, Stamboll 1973., të cilën ma dhuroimua personalisht, për çka i jam shumë mirënjohës. Ndërsa në dalje nga oborri i shtëpisë,axha Ibrahim më ndali dhe nxori edhe një sasi librash tjera dhe pa kurrfarë mëdyshjejemi fali duke më thënë: Shevki unë jam plakur, këto libra nuk ka kush t’i shfrytëzon,andaj pa kurrfarë dhembjeje po t’i fali ty. Pasi nuk kisha mundësi me i bajt sepse kishtemjaft libra, axha Ibrahim ma dha në shërbim karrocën e nevojave shtëpiake, që t’i bartiato. Me mua atë ditë ishte edhe shoku im shumë i afërt tani magjistër i shkencave krimi-nalistike dhe autori i librit “Konspiracioni dhe shoqatat sekrete” haxhi Saad R. Gashi,një mysliman i devotshëm me traditë familjare islame.

Page 48: edukata87

PORTRETE 95

Said Nursi: “Shumë mirë, por a do ta deklaroni publikisht këtë edhe para udhëheqësve tjerë shpirtëror?”

Patriku: “Gjithsesi, unë këtë do të deklaroja, por ata nuk e pranoj-në.”

Në mërgim Said Nursi shkroi një mori veprash të titulluar “Risale-i Nur” (“Mesazhet e Dritës”), të cilat do t'i shpjegonin dhe paraqisninnjeriut modern parimet bazë të besimit dhe të vërtetat e Kuranit. Me-toda e tij analizon besimin e mosbesimin dhe demonstron, përmes ar-gumenteve të qarta logjike, se, duke ndjekur metodën e Kuranit, jo ve-tëm që është e mundur t'i provosh në mënyrë të arsyeshme të gjitha tëvërtetat e besimit, si: Ekzistencën e Zotit të Lartësuar, Njësinë e tij,profetësinë dhe ringjalljen e qenieve të gjalla, por gjithashtu se këto tëvërteta kanë të vetmin shpjegim racional për ekzistencën, për njeriundhe universin.

Kështu Bediuzzamani i demonstroi të vërtetat e fesë më së miri,në formën më të lehtë të të kuptuarit, nëpërmjet krahasimeve, shpjegi-meve dhe provave të arsyeshme, të cilat janë të papajtueshme meinterpretime materialiste joracionale dhe absurde.

Në të vërtetë Bediuzzamani, me veprat e tij, provoi se zbulimetmahnitëse të shkencës, lidhur me universin, vërtetojnë e përforcojnëtë vërtetat e fesë.32

Në fund të vitit 1959 dhe fillim të viti 1960 Said Nursit seriozishtfilloi t'i keqësohej gjendja shëndetësore. Tashmë në moshë mjaft tështyrë dhe i lodhur nga përcjelljet dhe ndjekjet e njëpasnjëshme të or-ganeve të sigurimit ai kërkon nga nxënësit e vet që nga Isparta, ku ki-shte qëndruar disa ditë ta dërgojnë në Urfa. Nxënësit e tij e sjellin nëkëtë vend më 21 mars 1960 dhe e vendosin në hotelin “Ipek Pallas”.Policia me të kuptuar ardhjen e tij në Urfa shpejt e rrethojnë hotelin

32 FJALËT, vep cit.. Me 26 maj 1960., ndodhi grusht shtet në Turqi në të cilën nga pushteti ra Partia Demo-

kratike, ndërsa udhëheqësit qeveritar u qitën para gjyqit e cila u quajt Gjyqi kushtetues.Kjo gjykatore përfundoi me ekzekutimin me vdekje të kryetarit të qeverisë Adnan Me-nderesit dhe të dy ministrave të tij, si dhe dënime të ndryshme kohore morën ish minis-trat dhe funksionarët e Partisë demokratike. Gjithashtu filloi një shfaqje armiqësore ndajtë gjitha rrymave islame në Turqi, në mes tyre edhe ndaj nxënësve të Said Nursiut.

EDUKATA ISLAME 8796

duke kërkuar nga Saidi që të kthehet menjëherë në Isparta. Reagimetpër këtë gjest të policisë ishin të shumta, sepse me mijëra ithtarë dhedashamirë të Bediuzzamanit me të kuptuar për këtë arritën pranë ho-telit, ku qëndronte i shtrirë dhe i sëmurë mësuesi i tyre. Temperaturaiu kishte ngritur në 40 shkallë dhe shpesh e humbte vetëdijen, porshefi i sigurimit shtetëror me çdo kusht tentonte që Saidi të kthehej nëIsparta.

Pasi që udhëheqësi i policisë këmbëngulte që të takohej me SaidNursin në dhomën e hotelit ku gjendej i shtrirë dhe i sëmurë, mësuesii nderuar lejoi hyrjen e tij, i cili i tha se urdhrat nga lart me çdo kushtduhet të respektohen dhe ju duhet që të largoheni nga qyteti dhe tëktheheni në Ispart. Ndërsa Bediuzzamani iu përgjigj:

“Momentalisht unë jam duke i përjetuar minutat e fundit të jetës,dhe nuk mund të kthehem, por do të vdes këtu. Ndërsa puna jote ështëme përgatit ujë për nevojat e mia kur të jap shpirt.”

Shefi i sigurimit dhe policët të tjerë të prekur thellë dhe të thyermoralisht u larguan nga hoteli.

Said Nursi Bediuzzamani ndërroi jetë në mëngjesin e hershëm të25 Ramazan-it 1379, e mërkurë (23, mars 1960), pa pasur mundësi tëfalë namazin e sabahut. Vdekja e tij shpejt u përhap në Urfa, por edhenë qytete tjera prej nga arritën numër i madh i nxënësve dhe dashami-rëve të tij që për herë të fundit të përshëndeten me të duke e përcjellënë shtëpinë e fundit, ku u varros pranë “Xhamisë Ullu”.

Dhe sikurse perfiditeti i armiqve të Islamit dhe urrejtja e mllefi ityre ndaj Said Nursit nuk u ndalën as pas vdekjes së tij, ata donin qëedhe për së vdekuri në varr ta dënojnë dhe të mos e lënë të qetë dhe,tre muaj pas vdekjes së tij ata e ndërmorën një aksion që deri më taninuk kishte ndodhur në histori përveç në raste të rralla. Valiu i Urfësbashkë me një përfaqësues ushtarak me aeroplan shkuan te vëllai më iri i Saidit, shejh Abdulmexhidi të cilit i urdhëruan që të vij në pallatine shefit të sigurimit.

“Ata i thanë Abdulmexhidit që do ta bëjmë zhvarrosjen e SaidNursit nga Urfa. Ndërsa transferimi do të bëhet në bazë të kërkesëstënde personale, për at arsye nënshkruaje këtë dokument.”

Page 49: edukata87

PORTRETE 97

“Abdulmexhidi atyre iu përgjigj se një gjë të tillë unë nuk kamkërkuar.”

“Duke iu kërcënuar i thanë nuk ka nevojë për zvarritje... nënshkru-ani këtë dokument.”

Në këtë mënyrë i shkreti vëlla nën kërcënime dhe presion u dety-rua ta zbatojë urdhrin e tyre. Njerëzit e pushtetit këtë e bënë me arsy-en se varrin e Said Nursit po e vizitojnë me mijëra njerëz anembanëvendit përderisa ne, sikurse që e dini edhe ju jemi duke jetuar në ko-hëra shumë të ndjeshme, për këtë arsye ne duam që edhe me dëshirëntuaj atë ta transferojmë diku në mesin e Anadollit. Në mesin e njerëz-ve të sigurimit ishte edhe valiu i Stambollit masoni Refik Tullga, i cilikishte urdhëruar që të digjen veprat e Said Nursit, ndërsa ai publikishtkishte deklaruar se atyre, profetit Isa a.s. dhe Miraxhit të Muham-medit a. s. nuk u beson.33

Në kokën e Abdulmexhidit tani qarkullonte mendimi që pas ha-pjes së varrit a thua do t'i shohin eshtrat e Saidit tash më të kthyera nëpluhur? Por ja se ç'kishte rrëfyer ai lidhur me këtë rast:

“Posa e kam prekur qefinin, më dukej sikur të kishte vdekur njëditë më parë. Qefini fare nuk ishte shkatërruar, derisa te koka e tij pakishte zverdhuar, dhe mbi të ishte formuar një njollë në formën e njëpike të ujit. Dhe kur mjeku ia hoqi qefinin nga fytyra, unë e shikoja.Fytyra e tij dridhej sikur të donte të qeshë.”

Kështu ndodhi zhvarrosja e të ndjerit Said Nursi, të cilin më pasme aeroplan e bartin në drejtim të Afjonit, dhe nga aty me automobi-lin e ndihmës së shpejtë e dërgojnë në Ispart, ku e varrosin në njëvend deri tani ende të panjohur. Ishin këto rrëfimet e Abdulmexhidit,vëllait më të ri të Said Nursiut.34

Përkundër faktit se Saidi gjatë jetës së tij u burgos dhe u qit paragjyqit gjashtë herë, këto procese gjyqësore nuk arritën të gjejnë asnjëdëshmi materiale që tek ai të gjendet çfarëdo qoftë shkaku, e cili do të

33 Risale-i Nur’lari Yaktiran Mason Vali: Refik Tullga, në Shejtanin din.. mason..vep cit..fq.556, Stamboll 1993.

34 Ihs..Kas..sal..fq. 114-115.

EDUKATA ISLAME 8798

kishte pasur si shkak rrënimin dhe rendin e sistemit shtetëror, edhepse shteti ua kishte drojën mësimeve dhe predikimeve të tij.

Sot ithtarët apo nxënësit e Said Nursit, e kanë lëvizjen e tyre tëemërtuar “Nurxhij”, sipas emrit të mësuesit të tyre. Kjo lëvizje së parifilloi të lajmërohet në krahinën e Kurdistanit në Anadollin lindor, ngamë vonë u zgjerua edhe në Erzerum dhe Spart, e deri në Stamboll. Mëvonë kjo lëvizje u zgjerua në tërë territorin e Turqisë, e cila thjesht itejkaloi të gjitha lëvizjet dhe organizatat tjera të asaj kohe.

Kjo lëvizje kur u gjend në shkallën më të lartë të fuqisë së saj ishteaq masive sa që në radhët e veta numëronte më tepër se një milionanëtarë, prej të cilëve shumica jetën ua përkushtuan përshkrimeve dheshpërndarjeve të fjalëve të Nursiut.35

Nurxhij apo pasues të kësaj lëvizjeje përveç në Turqi gjenden po-thuaj gjithkund duke filluar nga Pakistani, Indija, Amerika e vendetjera (pas lufte edhe në Kosovë). Themelues të tyre zakonisht janë stu-dentë, dhe të rinj turq, simpatizues të kësaj shkolle, karakteristikë e tëcilëve është pastërtia dhe ndershmëria, e natyrisht edhe devotshmëria.Kjo është një rini e ndershme e cila fuqishëm i përmbahet fesë, në ko-hën kur nga çdo anë përhapen provokime të llojeve të ndryshme, ba-shkë me ngatërresa dhe moral të bastarduar.

35 ISL.ENCIK, vep cit.. fq. 252.

Page 50: edukata87

PORTRETE 99

Shevki Sh. Voca

SAID NURSI – ONE OF THE MOST PROMINENTTURKISH FIGURES OF XX CENTURY

(Summary)

There is no doubt that the courage and the heroism of the Turks has played a

great role in the spread of Islam. A large number of dynasties, which ruled

during the Abbasids, were of Turkish origin. Islam emerged in the territory of

modern day Turkey during the rule of the first Umayyad caliph (Muawiyah ibn

Abu Sufyan). On two occasions, the latter organized military campaigns to

conquer Istanbul (669-674). The first contacts between the Turks and the Arab

armies are thought to have occurred during the rule of Caliph Umar.

شوقى فوسا

سعيد نورسى أحد شخصيات التركية أكثر شهره في القرن العشرين)البحثخالصة(

ال شك ان الشعب الرتكى خالل التاريخ قد ساهم مسامهة كبرية يف انتشار االسالم و قد ابلى الشعب الرتكى فيه بالء حسنا و اظهر شجاعة كبرية. كما

ة يف عهد اخلالفة العباسية مثل جيدر بالذكر ان عددا من الذين تولوا السلطالبويفيك و الغزنويني و السالجقة. ان املنطقة اليت توجد يف الوقت احلاىل تركيا عرف االسالم يف عهده االول اذ حاول مؤسس اخلالفة األموية معاوية بن سفيان

)674- 669غرو استانبول خالل السنوات (

Page 51: edukata87

SSTTUUDDIIMMEE

Husein Gjozo

KUR’ANI

I

Nuk do të ndalemi këtu vetëm në emrin e Kuranit dhe prejardhjengjuhësore të fjalës Kuran. Në këtë pikëpamje ekzistojnë mendime tëshumta. Shumica pajtojnë për këtë se fjala Kuran paraqet infinitivin efoljes: kare - e lexoj, të përdorur në vend të participit pasiv. Ekzistoj-në një seri emrash tjerë siç janë: Furkan (Furkan: 1), Kitab (El-Beka-re: 2), Dhikr (we hadha dhikrun mubarekun), Tenzil (Tenzilul-Kitabimin rabbilalemin) etj.

Është interesant se si dy emrat e parë (Furkan dhe Kitab) kanëprejardhje aramite.

S’ka dyshim se disa autorë e teprojnë te numërimi i emrave të Kur’-anit duke përzier atributin me emrin. Kështu që, Zerkeshiu, duke tra-nsmetuar nga Kadi Shejzele, i numëron 55 emra për Kuranin. Disaautorë, siç e thekson Xhezairij në ‘Tibjan’, shkojnë edhe më larg dhe inumërojnë më tepër se 90 emra.

Sipas definicionit të miratuar, Kur’ani është: Fjalë e Zotit, e cila mebukurinë e shprehjes së vet dhe përmbajtjen kuptimore i tejkalon tëgjitha fjalët njerëzore, i shpallur Muhamedin a.s., i përmbledhur nëMus’haf, i dorëzuar qind për qind me transmetim të sigurt, leximi i të

EDUKATA ISLAME 87102

cilit është adhurim-ibadet. Është shpallur gradualisht në pjesë të vogladhe të mëdha nga pesë ose dhjetë ajete, nganjëherë më pak se pesë enganjëherë edhe më shumë se dhjetë. Shpallja ka zgjatur 23 vjet, 13në Meke dhe 10 në Medine. Disa ajete ose grupe ajetesh, të cilat janëshpallur bashkë, kryesisht janë shpallur si përgjigje në çështjet konk-rete e të caktuara. Për të kuptuar drejt përmbajtjen e domethënien edisa ajeteve është shumë me rëndësi njohja e shkakut të zbritjes sëtyre (sebebu nuzul).

Teksti i Kur’anit në burimin e tij origjinal është ruajtur dhe transm-etuar në shumë mënyra. Para së gjithash, Muhamedi a.s. tekstet eshpallura ua transmetoi dhe kumtoi as’habëve (shokëve), të cilët do tamësonin përmendësh. Në mesin e tyre ka ekzistuar një numër i madh ihafëzëve. Kurtubiu në veprën e tij ‘El-it’kan’ thekson se vetëm në luf-tën ‘Bi’ru Meune’ kanë rënë dëshmorë 70 hafëzë. Përafërsisht edhenjë numër i tillë ka rënë në luftërat tjera në kohën e Muhamedit a.s.Sujutiu në mesin e as’habëve si hafëzë më të rëndësishëm i theksonkëta emra: Ebu Bekr, Umer, Uthman, Ali, Talha, Sa’d, Ibn Mes’ud,Hudhejfe, Salim, Ebu Hurejre, Abdullah bin Saib, Abdullah ibni Ab-bas, Abdullah ibn Zubejr, Ajshia, Hafsa, Ummu Seleme, Ubade ibnSamit, Muadh Ebu Halime, Mu’xheme ibn Xharije, Fedale ibn Ubejdetj.

Mjet të rëndësishëm, të paparaparë për mbrojtjen dhe transmetimine Kur’anit paraqet, gjithsesi, shkrimi i tij. Muhamedi a.s. emëroi num-ër të caktuar të shkruesve, të cilëve u diktonte ajetet e Kuranit posa iushpalleshin. Shkruesit më të njohur të Shpalljes kanë qenë: Ebu Bekr,Umer, Uthman, Aliu, Muaviu, Zejd bin Thabit, Ubejje bin Ka’b, Ha-lid bin Velid dhe Thabit bin Kajs. Sipas transmetimit të Zejd bin Tha-bit, të cilin e shënon Hakimi në ‘Mustedrek’, shkrimi i Kuranit ështëbërë në pllaka të gurit, në lëvore të hurmave, në eshtra, në lëkurë dhenë drunjë. Radhitja e ajeteve dhe sureve është bërë sipas direktivave tëtë Dërguarit të Zotit. Ai i urdhëronte shkruesit ku do ta shënojnë çdoajet, gjithashtu ai ka caktuar edhe radhitjen e sureve.

Prandaj, tërë Kur’ani ka qenë i shkruar në kohën e Muhamedit a.s.Nga një ekzemplar i materialit të shkruar ka qenë i ruajtur në shtëpinë

Page 52: edukata87

STUDIME 103

e të Dërguarit të Zotit. Shkruesit edhe për vete shkruanin nga një ek-zemplar. Megjithatë, kjo materie ende nuk ka qenë plotësisht e rre-gulluar. Pjesët e materies së shkruar janë ruajtur, por të përziera dhe tëparadhitura sipas renditjes së caktuar.

Radhitjen e ajeteve në kaptina përkatëse dhe renditjen e kaptinavenë një tërësi komplete dhe të lidhur e ka bërë Ebu Bekri me propozim-in e Umerit. Kjo ka ndodhur 12 vjet pas Hixhretit, menjëherë pas luf-tës me renegatët, ithtarët e Musejlemete Kedhdhabit, në të cilën kanërënë afër 70 hafëzë. Ekzemplari i rregulluar është shkruar në letër dheështë ruajtur te Ebu Bekri. Si duket, atëherë ky ekzemplar e ka marrëemrin Mus’haf. Pas vdekjes së Ebu Bekrit, ekzemplari u ruajt te Ume-ri, pastaj te Hafsa, gruaja e të Dërguarit a.s.

Kodifikimin dhe shumëzimin përfundimtar të ekzemplarit të Kur’a-nit e ka bërë halifi Uthman. Iniciator i drejtpërdrejtë për këtë ka qenëHudhejfe bin Jemani, i cili duke u kthyer nga Shami (Siria dhe Iraku)ku kishte marrë pjesë në luftëra, kishte vërejtur shqiptime dhe leximetë ndryshme të Kur’anit. Ai kërkoi nga Uthmani t’i ndërmarrë masat enevojshme para se Kurani të përjetojë fatin e librave të mëhershëm.

Me urdhër të Uthmanit u formua komisioni prej katër anëtarëve:Zejd bin Thabit, Abdullah bin Zubejr, Sa’d bi A’s dhe Abdurrahmanbin Haris. Në bazë të ekzemplarit të ruajtur te Hafsa komisioni ishkroi disa ekzemplarë. Në çdo krahinë u dërgua nga një ekzemplar, uurdhërua që të digjen e shkatërrohen ekzemplarët dhe pjesët tjera.

Asgjë nuk mund të thuhet me siguri për fatin e këtyre ekzemplarëvetë parë të Uthmanit. Pohohet se një ekzemplar gjendet në bibliotekëne Kajros dhe një në Tashkend, shumë autorë dyshojnë në këtë pohimduke sjellë si argument ekzistimin e disa shënjave ndërmjet kaptinavedhe tregues të disa ashereve në to, për të cilat dihet se sigurisht nukkanë ekzistuar në ekzemplarët e Uthmanit.

Mus’hafi i Uthmanit siç quhen këta ekzemplarë të parë, ka mënyrëne vet të shkrimit -resmu Uthmanij-, i cili është ruajtur deri më sot.Mus’hafi i Uthmanit është shkruar pa pika dhe pa vokale. Për shkak tëfrikës se mos do të vijë deri të leximi gabim i Kuranit, sidomos te po-pujt joarabë, më vonë u tregua nevoja e vënies së vokalëve dhe pika-

EDUKATA ISLAME 87104

ve. Në këtë pikëpamje përmenden emrat: Haxhaxh bin Jusuf, EbulEsved Dueli, Jahja bin Jamer etj.

Kur flasim për anën e jashtme, formale të Kuranit, duhet të përme-ndim se në raport me realizimin e leximit të Kuranit, sidomos të disafjalëve të tij, ekziston tërësisht një seri mënyrash. Disa fjalë kuranoremund të lexohen në shtatë nuanca. Ato janë mënyrat e njohura tëpërgjithshme. Disa autorë të këtyre ua shtojnë edhe tri dhe te këtomënyra e përmendin numrin dhjetë. Disa prapë pohojnë se ato janëkatërmbëdhjetë. Është më rëndësi të përmendet se edhe te ne kul-tivimit të leximit të Kuranit në vexh’he i kushtohet rëndësi e madhe.Gjithmonë ka pasur një numër të hafëzëve të cilët e lexonin Kur’aninnë shtatë vexh’he. Për fat të keq gjithnjë e më shumë po bie numri ikëtyre lexuesve. Na vjen mirë që në Sarajevë ende ekzistojnë dy hafë-zë që e lexojnë Kur’anin në vexh’he, e ata janë: H. Hafëz Mustafa Sa-hatçiq dhe Hafëz Ibrahim ef. Trebinja, ndërsa në Tuzëll Hafëz Ahmedef. Rexhebashiç (fjala është për në vitin 1973, sh. p.) Kështu do të naduket në formën më të thjeshtë fizionomia e jashtme materiale e Kur’-anit.

II

Me Kur’anin ka përfunduar periudha e shpalljes. Prandaj, ai ështëlibri i cili përmban shpalljen e fundit, e cila, përmes Muhamedit a.s. sii dërguar i fundit i Zotit, u është shpallur njerëzve.

Shpallja, edhe pse paraqet fenomen të veçantë e të jashtëzakonsh-ëm, ka pasur rrugën e vet zhvillimore të kushtëzuar e të përcaktuar meligjet e zhvillimit të përgjithshëm njerëzor. E vërteta për jetën, botën,Zotin dhe vlerat nuk ka mundur për një herë në tërësi të zbulohet.Zbulimi i së vërtetës së tillë ka shkuar gradualisht, varësisht nga mu-ndësitë e njohurive të njeriut dhe nevojave jetësore.

Dhe tani, t’i hedhim së paku një shikim fluturimthi fizionomisë sëpërmbajtjes së tij kuptimore. Këtu duhet thënë menjëherë se periudhae shpalljes ka qenë e kufizuar. Nuk e dimë me siguri se sa ka zgjaturajo periudhë kohore, por e dimë, sipas Kur’anit, se ka filluar me Ade-

Page 53: edukata87

STUDIME 105

min a.s. dhe ka përfunduar me Muhamedin a.s.. Me shpallje, siç kemithënë, është zbuluar e vërteta gradualisht në masë të cilën ia kanë mu-ndësuar rrethanat ekzistuese dhe kërkesat e nevojave jetësore. Për këtëshkak, shpallja ka përjetuar numër të madh të publikimeve. Çdo publi-kim i ardhshëm ka shënuar një hap më larg në zbulim. Kështu që,shpallja është zhvilluar në një proces të vazhduar paralel me nevojat ejetës dhe mundësitë e njohjes njerëzore. Zbulimi i së vërtetës me anëtë shpalljes ka qenë i kushtëzuar me pamundësinë e njohjes së drejt-përdrejtë me anë të mendjes. Me zhvillimin e shoqërisë, gjithnjë e metepër u shtuan mundësitë e kësaj lloj njohjeje.

Me shpalljen e islamit shënon fillimin e dominimit të mendjes, dhefundin e mënyrës së njohjes së drejtpërdrejtë. Kur’ani, për këtë arsyeka mundur t’ia besojë mendjes zbulimin e mëtejmë të vërtetës për bo-tën dhe jetën dhe në këtë qëllim t’i japë autorizim të pakufizuar.Shpallja në publikimin e saj të fundit-Kur’anin përmban parimet dhekoncepcionet e përgjithshme, interpretimi dhe praktikimi teknik i tyrei janë lenë njerëzve. Sipas rrethanave përkatëse, nevojave, probleme-ve jetësore dhe sipas mundësive zhvillimore duhet bërë zbatimi i këty-re koncepcioneve. Vetë zbatimi ka shenjë të çështjes teknike. Formate zbatimit praktik të principeve islame nuk mund as nuk guxojnë të je-në të gjithmonshme. Ato ndryshojnë në përputhje me ndryshimet e je-tës dhe rrethanave. Institucioni i ixhtihadit faktikisht e ka këtë detyrëqë të harmonizojë format më të përshtatshme të zbatimit praktik. Nënjë transmetim të besueshëm Muhamedi a.s. ka paralajmëruar për ne-vojën e shfaqjes së përtërirsit në çdo shekull, i cili format e tejkaluaratë zbatimit praktik të koncepcioneve islame, do t’i ndërrojë me formatmë të përshtatshme dhe se për problemet e reja do të gjejë zgjidhjeadekuate.

Tepër më rëndësi, gati revolucionare, është ajo që Kurani në zbati-min e shpalljes fut faktorin shoqëroro-njerëzor dhe i jep rëndësi tëmadhe. Këtu njerëzit, të cilët nuk janë të pagabueshëm, si dhe nevojatshoqërore, të cilat janë shumë të ndryshueshme, caktojnë format kon-krete të zbatimit të mendimit kuranor. Në islam komentimi dhe zbati-mi i fjalëve të Zotit, gjegjësisht shpalljes, është çështje njerëzore. Aty

EDUKATA ISLAME 87106

(në komentim e zbatim praktik) nuk ka asgjë mbinatyrore, të lartë,hyjnore. Tërësisht varet ekskluzivisht nga vlerësimi i drejtë i nevojavedhe rrethanave të kohës në të cilën jetohet. Këtu e ka fjalën vendim-tare zhvillimi shoqëror, shkencor dhe teknik.

Sipas mësimit islam, nuk ka njerëz të pagabueshëm, dhe në përpu-thje me këtë, nuk ka zgjidhje të përhershme absolute të praktikimit.Mendimi kuranor i përmbajtur në koncepcione është absolut dhe i për-hershëm. Mirëpo, zbatimi praktik i tij në momentin përkatës nuk ka eas nuk mund të ketë karakter të tillë. Zbatimi është i yni, vepër njerë-zore e kushtëzuar me mundësitë tona dhe e diktuar nga nevojat kon-krete shoqërore.

Njëra nga karakteristikat e mendimit kuranor është hapja e plotë etij ndaj botës e jetës dhe dinamizmi e dialektizmi i plotë i tij. Në tëgjitha koncepcionet e veta, ai i lë njeriut, mendjes së tij, përvojës dhepraktikë hapësira të mëdha për manovrime të nevojshme. Ai vetëm kacaktuar kahun e lëvizjes dhe ka vënë korniza shumë të gjëra në hapë-sirat e të cilave ekzistojnë mundësitë e pakufishme të lëvizjes dhezhvillimit. Çiltërsia dhe gjerësia e mendimit islam shprehet qartë dhevërtetohet në të gjitha koncepcionet e tij.

Njeriut, përkatësisht shoqërisë i është lënë mundësia që në periudh-ën e dhënë historike, në rrethanat e dhëna dhe sipas mundësive ekzi-stuese të formojë përceptimin e vet personal dhe të kërkojë formë tëpërshtatshme për zbatimin praktik të koncepcioneve të caktuara.

Është më së evidente se mundësitë e tilla i ofron kuptimi kuranor.Këtu edhe qëndron dinamizmi i tij dhe me këtë ai gjithmonë nxit nëlëvizje përpara.

Fillojmë së pari nga koncepcioni ndaj Zotit. Duhet menjëherë tërhe-qur vërejtjen se patjetër duhet të lirohemi nga të kuptuarit e ngushtëdhe të mbyllur teologjik. Çdo teologji, madje edhe ajo islame, përpiq-et të na paraqet botëkuptim të caktuar për Zotin. Aq sa teologjia prete-ndon në paprekshmërinë e pikëpamjeve të veta, po aq ajo mbyllet dhekufizon hapësirën e lëvizjes së mëtejshme.

Është fakt i pamohueshëm se ekziston diç që paraqet burimin e gji-thmbarshëm të botës fenomenale, diç që e ka prodhuar, që drejton dhe

Page 54: edukata87

STUDIME 107

orienton rrjedhat dhe proceset e saj. Askush nuk e mohon e as që mu-nd ta mohojë se kjo botë është krijuar, dhe se mbahet e zhvillohet nëbazë të ligjshmërisë precize. Çdo fenomen edhe më i imti si dhe pro-cesi më i komplikuar e ka në mënyrë precize formulën e receptin e vettë caktuar. Padyshim, të gjitha burojnë nga një esencë e vetme, tëcilën askush nuk mund ta mohojë, madje as shkenca materialiste.

Unë, tashmë disa herë e kam shprehur qëndrimin se ateizëm do tëthotë vetëm mohim i Zotit teologjik, e jo Zotit të vërtetë si esencë eburimit të të gjithave. Këtë Zot të vërtetë nuk e mohon kurrfarë dok-trine. Thelbi i kontestit dhe divergjencës është kryesisht në emërtimindhe shenjat e atributeve. Kurani, në realitet flet mbi atë esencë si bu-rim i të gjithave, ai e quan atë Allah. I përshkruan edhe atribute (cilë-si) të caktuara përmes të cilave ajo vërtet shprehet dhe manifestohetnë botën e dukshme. Ai flet mbi Allahun, i Cili është i Gjithëfuqish-ëm, i Gjithëdijshëm, i Cili nuk ka fillim, nuk do të ketë mbarim, i Cilitë gjitha i ka krijuar, i drejton dhe i cakton të gjitha proceset dhe ndo-dhitë, por nuk përpiqet të caktojë esencën e Tij. Përkundrazi, ndalonpërpjekjet e tilla ngase esenca e gjërave dhe ndodhive është jashtëmundësive të njohurisë sonë. Nuk është për t’u hedhur poshtë mendi-mi sipas të cilit njohuria e jonë nuk mund të arrijë deri te vetë esencae gjërave ose deri te thellësia e ligjeve të tyre. Ne mund të arrijmë te edukshmja me anë të përvojës dhe të diturisë së konstatuar, e cila deridiku na lejon të caktojmë raportet e kushtëzuara. Në këtë mënyrë,kuptimi i esencës është hedhur, edhe me të, edhe të menduarit mbiqenësitë e metasociologjisë së dashur. Të menduarit mbi qenësitë nëfund gjithmonë sillet rreth prirjeve subjektive dhe nuk shpie askund.1

Përpjekjet që me mundësitë e njohurive tona të kufizuara njerëzoretë kuptohet e të definohet para-esenca, ka sjellë deri te botëkuptimet endryshme për të dhe deri të mohimi i atyre botëkuptimeve. Teologjitëe disa religjioneve të cilat paraqesin të kuptuarit tonë njerëzor subje-ktiv, janë përpjekur që përafërsisht të caktojnë qenien e esencës, dhe,siç kemi theksuar, kanë sjellë deri të botëkuptimet kryesisht të ku-

1 Maks Veber, Panorama e ideve bashkëkohore.

EDUKATA ISLAME 87108

ndërta për atë qenie, të cilën e quajnë Zot. Disa teologji na e paraqesinAtë në formë të njeriut.

Duke u nisur nga fakti se me mundësitë e njohurive tona të kufizu-ara me të cilat operojmë në botën fenomenale dhe të cilat na janë dhë-në vetëm për orientim në të, nuk mundemi të depërtojmë në esencën eqenies së Zotit. Kurani vazhdimisht na udhëzon në të mend dhe të vë-zhguarit e fenomeneve, ndodhive dhe proceseve në botë, si manifes-tim i atributeve të Tij. Të panumërt janë ajetet në Kuran, të cilat në tona udhëzojnë. Muhamedi a.s. ka thënë: ‘Mos mendoni në qenien eZotit, ngase mund të bini në lajthitje, por mendoni në veprat (krijesat)e Tij.’

Sipas Kur’anit, Zoti manifestohet e vërtetohet dhe prezenca e Tijndihet ekskluzivisht në botë. Sa më tepër që të depërtojmë në ngjarjetdhe proceset e botës fenomenale aq më tepër e zbulojmë atë prezencë.Prezencën e Zotit në natyrë mund ta zbulojmë vetëm përmes shkenc-ës. Në realitet, teologjinë islame e përbëjnë shkencat natyrore, të cilatna zbulojnë ligjshmërive e përkryer dhe bukurinë e proceseve dherrjedhave të ngjarjeve.

Në këtë pikëpamje, posaçërisht janë interesant shkencat: kimia, fi-zika, biologjia, botanika, zoologjia, astronomia, madje edhe shkencathumane.

Më në fund, besimi në Zotin ka kuptim shumë më të thellë sesa njo-huria e thjeshtë shkencore dhe e pranimit mbi ekzistencën e Tij. Ai(besimi) duhet që në jetën njerëzore të fus harmoni dhe bukuri të jetëssë natyrës. Në natyrë të gjithmbarshme, me përjashtim të njeriut, jetazhvillohet në përputhje të plotë me vullnetin e Zotit. Aty nuk ka mëk-ate e kundërshtim të vullneti të Zotit. Të gjitha zhvillohen sipas rendit,ligjeve, recetave dhe formulave, të cilat i ka vendosur Zoti. Natyra meforcën e qenies së saj është e nënshtruar vullnetit të Zotit. Përjashtimbën njeriu, i cili mund të gabojë, dhe deri diku të mos e përfillë dhe t’ikundërvihet rregullit të Zotit.

Me besim në Zotin, njeriu bindet në respektimin dhe përshtatjen ejetës së tij sipas rregullit specifik, i cili është vendosur dhe është cakt-uar në harmoni të plotë me natyrën e qenies së tij dhe pozitës në botën

Page 55: edukata87

STUDIME 109

fenomenale. Kuptim të njëjtë kanë edhe të gjitha koncepcionet e tjerakuranore. Ato janë në harmoni të plotë me natyrën e qenies së njeriutdhe të mjedisit në të cilin ai jeton. Dikush me mençuri ka thënë:“Kur’an është natyra e cila flet, kurse natyra është Kur’ani i cili he-shtë”.

Do të na çonte larg sikur të ishim përpjekur që së paku t’i hedhimnjë vështrim të përciptë disa koncepcioneve kuranore. Do të përpiqemqë së paku ta bëj kalimthi në pjesën vijuese të këtij artikulli.

III

Interpretimin dhe zbatimin e parë të mendimit kuranor e ka dhënëMuhamedi a.s.. Në periudhën prej 23 vjetësh, sa ka zgjatur, siç kemithënë, shpallja, Muhamedi a.s. i ka elaboruar principet dhe koncepcio-net Kuranit, dhe në atë elaborim e ka ndërtuar shoqërinë e parë isla-me, në të gjitha aspektet e saj: shoqërore, politike dhe ekonomike. Kyzbatim ka shënuar fillimin e epokës së re në zhvillimin e mendimitnjerëzor. Gjithashtu, ka shënuar ndryshimet e thella revolucionare nëtë gjitha lëmit e jetës. Ishte hapur periudha e progresit në të cilën lo-gjika e pastaj shkenca do të kenë rolin dominues. Jeta është vendosurnë baza racionale. Ajo i ka ligjet e veta sipas të cilave zhvillohet. Që-ndrimi i njeriut ndaj jetës dhe botës është demistifikuar. Ai nuk varetmë nga shpirtrat e mirë ose të këqij, të cilët mund të qetësohen vetëmme ndonjë magji. Jeta e njeriut si dhe natyra kanë ligjet e tyre. Kushdëshiron të jetojë i lumtur, të sundojë natyrën dhe t’i shfrytëzojë bega-titë e saj, duhet të njohë rregullin sipas të cilit zhvillohet natyra (sun-netullah).

Njeriu, sipas Kur’anit është vlera më e madhe në botën fenomenale.Me njërin element të tij është i lidhur me botën fenomenale, ndërsame elementin tjetër i lidhur me botën e lartë shpirtërore. Si kategorispecifike e ekzistencës qëndron diku në mes të shkallëve, në mes tështazëve dhe të qenieve të larta shpirtërore-engjëjve. Vlera dhe përpa-rësia e tij vjen nga ajo që është bartës i njohjes, që pesodon aftësi tënjohjes-kuptuarit. Për këtë shkak, sipas Kur’anit, i Gjithëmëshirshmi e

EDUKATA ISLAME 87110

caktoi për mëkëmbës të Tij në Tokë dhe ia besoi drejtimin dhe shfry-tëzimin e tërë asaj çka ka në Tokë dhe në qiell. Edhe këtu Kur’ani,ashtu si edhe te koncepcionet tjera, i ka lënë njeriut hapësirë të madhepër lëvizje. I ka lënë liri të plotë që, sipas nevojave dhe mundësiveshkencore-teknike të organizojë qeverisjen dhe sundimin mbi pasuritënatyrore dhe shfrytëzimin e tyre. Përpjekjet bashkëkohore për të depë-rtuar në thellësi të kozmosit dhe zbritja në hënë, plotësisht janë nëpërputhje me koncepcionin kuranor. Mjerisht, këtë koncepcion nukjanë duke e zbatuar myslimanët, e as ai nuk është duke u zbatuar nëfrymën e mësimit islam. Në çdo rast asnjë zbulim pa marrë parasyshkeqpërdorimin momental, nuk do të jetë i tepërt as i pavlefshëm. Çdogjë që ofron natyra i është dedikuar njeriut dhe jetës, ajo këtyre duhetshërbyer. Keqpërdorimet e përkohshme dhe të shpeshta nuk duhet tëna hutojnë dhe të na demoralizojnë.

Edhe në koncepcionet tjera, Kur’ani ka lënë mundësi të mëdha tëpërshtatjes në zbatimin e tyre. Sa shumë larg ka shkuar Kur’ani në kë-të më së miri kjo shihet nga fakti sa që koncepcionin e namazit dhezeqatit nuk i ka precizuar. Këtë unë shpeshherë e nënvizoj ngase ështëtepër karakteristike për dinamizmin e mendimit kuranor. Pashmangsh-ëm, tani shtrohet pyetja e së drejtës së interpretimit dhe zbatimit pra-ktik të këtyre koncepcioneve dhe se një interpretim (shpjegim), pamarrë parasysh i kujt është, a mund të jetë i obligueshëm edhe për gje-neratat tjera të mëvonshme? Nuk është e kontestueshme se kjo edrejtë i takon çdo gjenerate dhe të bartet prej njërës anë në tjetrën.Gjithashtu, nuk është kontestuese që interpretimi i një gjenerate nuk iobligon tjerat. Ixhtihadi i kujtdo qoftë nuk i obligon të tjerët. Kjoështë kur ka të bëjë me gjeneratat e mëvonshme. Mirëpo, kur ka tëbëjë me zbatimin e Muhamedit a.s. dhe gjeneratat e para, çështja du-ket ndryshe. Deri më tani ai interpretim dhe zbatim është konsideruari paprekshëm dhe i obligueshëm. A është e drejtë t’u jepet karakter itillë të gjitha zgjidhjeve (vendimeve) dhe të gjitha formave të zbatimitpraktik të mendimit kuranor nga ajo periudhë? A mund të vërtetohetse të gjitha ato vendime kanë vlerë të përhershme? A ka pasur edhevendime të tilla që kanë qenë të kushtëzuara dhe të karakterit të për-

Page 56: edukata87

STUDIME 111

kohshëm? Duhet pranuar se pyetja është tejet e ndjeshme, delikatedhe tepër e guximshme, por edhe aktuale dhe e nevojshme të shtrohet.

Është e nevojshme menjëherë të theksojmë se nuk ka të bëjë me tëgjitha vendimet. Fjala është për vendimet që janë në kompetencën dhefushën e ixhtihadit, përkatësisht për vendimet nga fusha e jetës shoqë-rore. Vendimet nga fusha e besimit dhe ibadeteve (adhurimeve) nukvijnë në konsiderim.

Unë mendoj se koncepcionet dhe principet e Kuranit të cilat kanë tëbëjnë me jetën shoqërore, politike dhe ekonomike, nuk mund të kenëinterpretime dhe forma të zbatimit të dhëna njëherë e përgjithmonë.Kjo ka të bëjë me interpretimin e Muhamedit a.s., shumë vendime nëkëtë interpretim kanë qenë të diktuara dhe të determinuara nga rretha-nat e caktuara, andaj nuk mund të kenë vlerë të vazhdueshme. Përkëtë më së miri mund të na shërbejë si shembull sadekatul-fitri. Sasiae caktuar e sadekatul-fitrit, plotësisht i është përgjigjur shoqërisë sëparë shkretinore, varfanjake dhe primitive arabe. Ngjashëm është edheme përqindjen e zeqatit. Jeta është përherë në zhvillim, prandaj edhenevojat, gjithashtu, përherë janë në zhvillim. Nëse, shuma 2.5 për qi-nd e zeqatit ka mundur t’i plotësojë nevojat e një shoqërie primitivenë shkretëtirë para 1400 vjetëve, ose shuma prej 1.665 gr. Grurë apovlera e saj (plot. Përkth), i ka mbuluar nevojat njëditore të ushqyerit tënjë personi, s’ka dyshim se sot ato as për së afërmi nuk mund t’i plot-ësojnë ato. Për këtë arsye, më duket se nuk gaboj, kur parashtroj çësh-tjen e përqindjes së zeqatit dhe shumën e sadekatul-fitrit. Konsiderojse kjo është plotësisht në frymën e mendimit kuranor.

Do të ishte gabim gjithsesi të mendohej se me këtë zvogëlohet vlerae sunetit si një ndër burimet themelore të legjislacionit islam. Askushnuk e konteston as nuk mund ta kontestojë rëndësinë e praktikës së tëDërguarit të Zotit a.s. dhe të shokëve të tij. Kjo fare nuk vjen nëshprehje. Është e pakontestueshme se suneti sipas rëndësisë zë vendine dytë pas Kur’anit si burim. Mirëpo, në çka ajo përbëhet? A në prani-min e të gjitha imtësive të asaj praktike si vendime të gatshme të dhë-na njëherë e përgjithmonë apo në pranimin e praktikës së mënyrës sëzbatimit të mendimit kuranor në problemet e jetës? Këtu qëndron ese-

EDUKATA ISLAME 87112

nca e kësaj çështjeje. Për ne suneti është i rëndësishëm si shpjegues ikoncepcionit kuranor dhe mënyrë e zbatimit të tij. Ne këtë duhet tamarrim si shembull dhe të shkojmë gjurmëve të tilla. Kur Omeri r.a.,psh., e anuloj pjesën e muel-lefetu kulubuhum (pjesën e zeqatit që ipetpranuesve fillestar të Islamit), dhe kur e ndali zbatimin e dënimit përvjedhje (prerjen e dorës) në vitet e urisë dhe skamjes, ajo që është përne esenciale këtu, dhe çka duhet mësuar nga këto raste është mënyra ezbatimit të Omerit r.a. dhe të kuptuarit e tekstit kuranor, e jo vet pa-rimit. Këtu është posaçërisht me rëndësi dhe tërësisht qenësore marrjaparasysh e rrethanave me rastin e zbatimit të një principi. Me këtëveprim Omeri r.a. nuk iu ka kundërvënë tekstit të Kur’anit, nuk e kaanuluar atë siç mendojnë disa gabimisht. Tërë atë që e ka bërë ai nëraport me këto rregulla është vetëm ajo që ka dhënë zbatim përkatësnë rrethanat e krijuara. Dispozita për muel-lefetu kulub-in mbetet edhemë tutje në fuqi. Në qoftë se tregohet nevoja, ajo mund të riaktivizo-het dhe të zbatohet.

IV

Kur’anit i janë qasur nga kënde të ndryshme. Komentuesit e të gji-tha ngjyrave dhe drejtimeve, kanë komentuar fjalët e tij, filozofët kanëpërshkruar bukurinë poetike të shprehjeve të tij, teologët kanë për-punuar anën teologjike të tij, filozofët mendimin filozofik, juristët atëjuridik, sociologët sociologjik dhe ekonomistët mendimin ekonomik.Kur’ani është burim i pashtershëm. Paraqet vlerën dhe bukurinë eshprehjes mbinjerëzore dhe thellësinë e mendimit. Ai është fjalë eZotit. Në të, secili mund të gjejë atë që kërkon.

Gjithnjë derisa Kur’ani ka qenë objekt zbatimi në praktikë, derisaështë jetuar sipas direktivave të tij, mendimi i tij ka qenë i gjallë dhepër myslimanët ka paraqitur forcën lëvizëse. Nuk dëshirojmë që këtutë shprehim lëvdata asaj që e ka realizuar ky mendim, siç bëhet zako-nisht. Konsideroj se është shumë më me rëndësi që të shikohet gjendjae këtij mendimi sot dhe ajo që ai mund të premtojë dhe çfarë kontri-buti do të mund të japë në zhvillimin bashkëkohor.

Page 57: edukata87

STUDIME 113

Mjerisht, tejet herët, është kaluar nga zbatimi praktik në teorizimine zbrazët skolastik dhe në filozofinë shterpë. Në këtë mënyrë ështëndalur dhe frenuar zhvillimi krijues i mendimit islam. Ka mbetur shta-ng në format e zbatimit të parë. Aty në format e thata të tejkaluara kymendim qëndroi i zaptuar më tepër se njëmijë vjet. Në realitet, me-ndimi kuranor ka përjetuar vetëm një interpretim dhe një zbatim.Koncepcioni i tij teologjik vazhdimisht qëndron në elaborimin e mute-keliminëve të parë, kurse jurispedenca në elabormin e muxhtehidëve tëparë etj.

Këto përpjekje kanë qenë tepër të gabuara dhe katastrofike që tëshabllonizohet mendimi dinamik kuranor, dhe në kuptimin e atyreshabllonëve vendosen kornizat për zhvillimin e gjithmbarshëm të my-slimanëve. Në këtë qëndron tërë tragjedia e botës islame. Në këtëkanë qenë shkaqet e rënies së saj dhe të prapambeturisë së gjithan-shme. Është kërkuar nga masat myslimane të jetojnë ashtu siç ështëjetuar para njëmijë vjetësh. Janë përpjekur për të jetuar ashtu dhe kanëpërjetuar katastrofën më të madhe.

Sot është tërësisht e qartë se jeta më nuk mund të mbahet më nëshabllonet e tejkaluara. Masat myslimane gjatë kanë pritur dhe kanëqëndruar në një vend. Kanë humbur durimin. Askush nuk po zbretnga qielli për të ndihmuar, nuk po lajmërohet Mehdiu i Pritur as Isa iPremtuar. Janë bindur se ato kanë qenë vetëm premtime boshe dhemashtruese (kjo mund të jetë për Mehdiun vër. për.). tani është tërë-sisht evidente se myslimanët, nëse dëshirojnë qe edhe më tutje tëjetojnë si mysliman, dhe të kërkojnë dhe të marrin vendin e vet nëzhvillimin bashkëkohor, duhet dhënë elaborim dhe interpretim bash-këkohor të mendimit kuranor. Kjo ka qenë dhe mbetet kërkesa krye-sore e zgjimit të ri islam.

Në këtë kanë vepruar: Afganiu, Abduhu, Meragiu, Sheltuti, Ikballi,Reshid Rida, dhe punojnë sot (fjala është për vitin 1973): Mevdudiu,Fasiu, Hamidullahu, Gazaliu, Ebu Zehre etj.

Edhe në këtë pjesë të botës në po përpiqemi të japim, kontributintonë qoftë edhe modest, në interpretimin e mendimit të ri kuranor. Mesiguri, që ne këtu e ndiejmë më fuqishëm nevojën për një interpretim

EDUKATA ISLAME 87114

të mendimit kuranor sesa myslimanët në vendet tjera të botës. Këtu nejetojmë në kontakt të drejtpërdrejtë me jetën bashkëkohore evropiane.Presioni i drejtpërdrejtë i kësaj jete neve na detyron që, si mysliman,të inkuadrohemi në të dhe të shërbehemi me të arriturat e saj shkenco-re-teknike, duke mos u shmangur në këtë rast nga mësimet themeloreislame. Në një formë shumë precize na shtrohet pyetja: si të qëndronmyslimani dhe si të sillet në shoqërinë bashkëkohore?

Ekziston edhe një lloj tjetër mundësie e presionit. Gjithnjë e mëfuqishëm po ndihet ndjenja e prezencës së interesimit të rretheveshkencore dhe të institucioneve për ta njohur mendimin kuranor nëorigjinalin e tij. Tashmë kemi pasur disa kërkesa të tilla nga institucio-net e larta shkencore.

Marrë nga:Glasnik ViS U SFRj-

Br. 7-8, 1972. God. Sarajevë

Përktheu:Hajrullah Hoxha

Page 58: edukata87

STUDIME 115

Husein Gjozo

THE QUR’AN

(Summary)

In this article we shall not deal only with the origin of the word Qur’an. Thereare different views with regard to it. Most agree that the word Qur’an is aninfinitive form of the verb qa-ra-e meaning “to read”. Other words are used aswell, such as: Al-Furqan, Al-Kitaab, Adh-Dhiqr, Tanzil, etc.

The words Al-Furqan and Al-Kitaab are of Assyrian origin.

Az-Zarkashi numbers 55 different words for the Qur’an. Other authorsnumber more than 90.

حسني جوزو

القرآن)البحثخالصة(

لن نتوقف هنا لشرح اسم القرآن و مشتقاته اللغوية اذ حول هذا املوضوع هناك آراء خمتلفة، أغلبهم يؤكدون بان لفظ "القرآن" هو مصدر لفعل "قـرأ". للقرآن

"ذكر" )2) "و كتاب" (البقرة:1الكرمي هناك امساء أخرى مثل "فرقان (فرقان: (و هذا ذكر مبارك) "و تنزيل" (تنـزيل الكتاب من رب العاملني) اخل.

و جيدر بالذكر هنا ان االمسني االولني "فرقان و كتاب" من جذور آرامية. و ال شك أن هناك اسراف من بعض العلماء يف اعداد امساء القرآن الكرمي إذ هناك

رى يف "التبيان" بذهبون إىل من خيلط االسم بالصفة و هناك كما يقول اجلزائامسا.90ابعد من ذلك و يصلون بامساء القرآن إىل

Page 59: edukata87

AAKKTTUUAALLIITTEETTEE IISSLLAAMMEE

Dr. Zakir Naik

THIRRJA (DA’VETI) NË ISLAMËSHTË NJË PËRGJEGJËSI E MADHE

Shumica e myslimanëve janë të informuar se Islami është fe uni-versale, e zbritur dhe e destinuar për mbarë njerëzimin. Allahu i Ma-dhërishëm është Zoti i mbarë Gjithësisë, kurse myslimanëve u ështëbesuar dhe u është lënë në dorë që këtë detyrë, gjegjësisht përhapjen efjalës së Allahut ta bartin te mbarë njerëzimi. Mjerisht, sot shumica emyslimanëve janë bërë të pashpirt dhe të pandjenja karshi kësaj për-gjegjësie! Përderisa pranimi dhe miratimi i fesë islame si rruga më emirë e jetës sonë, shohim se një numër i madh nga ne, nuk dëshirojmëqë këto njohuri t’i ndajmë me ata të cilëve mesazhi (shpallja) endenuk u ka arritur.

Fjala apo nocioni “Da’vah” është fjalë e gjuhës arabe, që ka kupt-im “thirrje” apo “ftesë”. Në kontekstin islam termi në fjalë ka për që-llim përpjekjet për të përhapur dhe propaganduar Fenë Islame te tëtjerët.

Në Kur’anin Famëlartë Allahu Fuqiplotë, thotë:

EDUKATA ISLAME 87118

“....A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai,që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahunuk është i panjohur me veprimet tuaja”.1

Njëzet pyetjet më të shpeshtatë jomyslimanëve rreth fesë islame

Në mënyrë që ta përhapim mesazhin Islam, debati dhe bashkëbise-dimi bëhet i pashmangshëm. Ja se çfarë thotë Allahu i Madhërishëmnë Kur’an:“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e kë-shillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrëqë është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që ështëlarguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit”.2

Përgjatë bartjes së mesazhit islam te jomyslimanët, nuk është emjaftueshme që atyre t’u tregojmë dhe të nënvizojmë vetëm imazhinpozitiv të Islamit. Kjo për faktin se shumica e jomyslimanëve nuk ja-në të bindur rreth së vërtetës islame, për shkak se pas mendjes së tyrefshihen disa pyetje rreth Islamit, të cilat kanë ngelur pa përgjigje.

Ata mund të pajtohen me pohimet e juaja mbi natyrën dhe kara-kterin pozitiv të Islamit, mirëpo në të njëjtën kohë do të thonë: “Ah!Por ju jeni sikur myslimanët tjerë, të cilët martojnë më shumë së njëgrua. Jeni njeri i ngjashëm me ata të cilët kanë vënë gruan nën kon-

1 Lidhur me këtë, Allahu Fuqiplotë thotë: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni tëdrejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri, eme katra, e nëse keni frikë se nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me një gruaose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë më së lehti do t’i ruheni pad-rejtësisë” (Kur’ani, En-Nisa 4). Duhet ta përmendi se ajeti i sipërshënuar ka zbritur pasbetejës së Uhudit, në të cilën ranë shehid një numër i madh i myslimanëve. Shumë gratë dëshmorëve kishin mbetur të veja, andaj në mënyrë që edhe këtyre grave t’u siguroh-ej jeta, u lejua edhe Poligamia, e cila për kohën të cilën po e jetojmë, është më se e ne-vojshme, për shkak se kjo ndalon nga imoraliteti (zinaja). Të gjithë ata që thërrasin nëmoslejim të martesës më shumë se një grua, i gjejmë të kenë lidhje jolegjitime me vajza,apo gra të tjera. Një numër jashtëzakonisht i madh i vajzave, tani kanë mbetur të pamar-tuara si rezultat i emigrimit të të rinjve tanë. (shën. i përk).

2 Kur’an, En-Nisa, 3.

Page 60: edukata87

AKTUALITETE ISLAME 119

trollin e tyre duke i mbajtur ato pas mbulesës. Jeni fundamentalistë,etj.”

Unë personalisht jomyslimanëve do t’u parashtroja pyetje ballëpër ballë, duke pasur parasysh njohuritë e tyre të kufizuara, të saktaapo të gabuara qofshin ato, pa marrë parasysh se prej cilitdo burimi tëjenë ato (njohuri), me një fjalë, t’i pyes se çfarë i bënë ata që në Islamtë shohin gjëra të gabuara (të papranuara për logjikën e tyre). Nga atakërkoj dhe i stimuloj që të jenë të hapur dhe tejet të sinqertë, njëhe-rësh t’i bind jomyslimanët se jam i gatshëm të pranoj kritikat e tyrerreth Islamit.

Para disa viteve përgjatë eksperiencës sime si thirrës në rrugën eAllahut, arrita të kuptoja se ekzistojnë përafërsisht njëzet pyetje ndërmë të shpeshtat, të cilat çdo jobesimtar i thjeshtë i zotëron në mendjene tij. Sa herë që të pyesësh ndonjë nga jomyslimanët, “çfarë të bën tëndihesh se në Islam ka gjëra të gabuara? Ai posedon pesë apo gjashtëpyetje të cilat pa ndonjë ndryshim bëjnë pjesë në grupin e njëzet pye-tjeve më të shtruara nga ana e jomyslimanëve.

Përgjigjet logjike mund ta bindin masën

Njëzet pyetjet më të shpeshta rreth Islamit, mund të gjejnë përgji-gje me të drejtë dhe atë përmes logjikës së njeriut. Shumica dërrmuesee jomyslimanëve janë në gjendje të binden duke gjetur përgjigje nëkëto pyetje, të cilat do t’i lexoni në vazhdim të temës. Po qe se mysli-mani mëson përmendësh apo thjesht kujton këto përgjigje, me vullne-tin e Allahut ai do të jetë i suksesshëm në këtë drejtim, po nuk arriti t’ibindë jomyslimanët rreth së vërtetës islame në tërësi, atëherë do jetënë gjendje që sadopak të largojë keqkuptimet rreth Islamit, si dhe tëneutralizojë mendimin e gabuar (negativ) rreth Islamit dhe mysliman-ëve që jomyslimanët veç janë pajisur më to, mirëpo vetëm një numër ivogël i tyre mund t’u kundërpërgjigjet këtyre përgjigjeve, për ç’gjëkërkohet që debatuesi mysliman të sjellë argumente tjera më bindëse,në mënyrë që palës tjetër t’i flejë zemra dhe më pas të bindet plotë-sisht.

EDUKATA ISLAME 87120

Keqkuptimet si rezultat i mediave

Keqkuptimi më i shpeshtë rreth Islamit është ndërtuar në shumi-cën e mendjeve të jomyslimanëve. E tërë kjo ka ndodhur për shkak seata vazhdimisht janë të keqinformuar dhe të bombarduar me keqkupti-me të tilla mbi Islamin. Mediet ndërkombëtare janë kryesisht të mbi-këqyrura nga bota perëndimore, pa marrë parasysh faktin se a janë atoprograme të huaja satelitore, radio, gazeta, revista apo libra.

Kohëve të fundit Interneti është bërë një mjet jashtëzakonisht i fu-qishëm. Ndonëse ky i fundit nuk është i kontrolluar nga askush, pra-pëseprapë shohim një numër të madh të informatave propagandistikenë Internet; helmuese dhe virulente rreth Islamit.

Natyrisht se edhe myslimanët janë duke e përdorur Internetin simjet për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit dhe myslimanëve,mirëpo duke e krahasuar mundin e tyre me propagandat që jomysli-manët janë duke bërë kundër islamit, shohim se myslimanët kanëmbetur shumë prapa. Shpresoj se përpjekjet e myslimanëve do rritendhe do të vazhdojnë të ndiqen edhe më tutje.

Keqkuptimet ndryshojnë me kalimin e kohës

Pyetjet më të shpeshta rreth Islamit ndryshojnë varësisht nga vendidhe rrethi. Grupimi i njëzet pyetjeve më të shpeshta është i bazuar nëkohën aktuale. Dekada më parë, grupi i pyetjeve ishte krejtësishtndryshe, gjithashtu edhe i dekadave të fundit. Grupimi i pyetjevemund të ndryshojë varësisht nga mediet se si ato e projektojnë FenëIslame.

Page 61: edukata87

AKTUALITETE ISLAME 121

Keqkuptimet kudo në botë janë të njëjta (të ngjashme)

Kam bashkëvepruar me njerëz nga vende të ndryshme të botës,ndaj dhe kam hasur se njëzet pyetjet më të rëndësishme dhe më tëshpeshta rreth Islamit, të jenë të njëjta në çdo vend. Ka mundësi që di-sa pyetje shtesë të ndryshojnë, varësisht nga kultura, rrethi dhe ambie-nti, ku ata jetojnë. Për shembull, në Amerikë, si pyetje shtesë është:"Përse feja islame ndalon marrjen dhe dhënien e kamatës? Midis këty-re njëzet pyetjeve më të shpeshta, kam futur edhe ca pyetje jashtëza-konisht të kërkuara nga ana e indianëve jomyslimanë. Fjala vjen;"Përse myslimanët ushqehen me ushqime jovegjeteriane (me mish)?Qëllimi pse kam futur një pyetje të tillë, ka qenë si rezultat i numrit tëmadh të indianëve, të cilët janë të shpërndarë kudo në botë, ndaj dhepërbëjnë 20%, respektivisht 1/5 të popullsisë globale. Si rrjedhojë py-etjet e tyre po shpeshtohen dhe po shtrohen nga ana e jomyslimanëvepërreth Globit.

Keqkuptimet e jomyslimanëve “studiues” të islamitEkziston një numër i madh i jomyslimanëve të cilët kanë studiuar

fenë islame. Shumica prej tyre kanë lexuar libra mbi Islamin, libra kë-to të shkruara njëanshmërisht, gjegjësisht libra me frymë kritike mbiIslamin. Këta jomyslimanë posedojnë edhe një grupazh shtesë të njëz-et keqkuptimeve më të shpeshta rreth Islamit. Për shembull, jomysli-manët pretendojnë se kinse kanë zbuluar kontradikta në Kur'an, tëtillët debatojnë se Kur’ani është joshkencor, etj. Për këto keqkuptimeekziston një serë përgjigjesh shtesë, të cilat definojnë njëzet keqkupti-met aktuale mes jomyslimanëve, të cilët kanë studiuar Islamin nga bu-rime të shtrembëruara.

Gjatë ligjëratave të mia publike dhe në librin "Përgjigje ndaj pye-tjeve të shpeshta të jomyslimanëve mbi Islamin, me njohuri të kufizu-ara mbi Fenë Islame", u jam përgjigjur njëzet pyetjeve paksa më tëshpeshta ndër jomyslimanët.

EDUKATA ISLAME 87122

1. PoligamiaPyetja: Përse mashkullit në Fenë Islame i lejohet që të martojë

më shumë se një grua?Përse Poligamia është e lejuar në Islam?

Përgjigjja1. Definicioni i Poligamisë:Poligami nënkupton një sistem martese, përmes së cilës një person

e ka të lejuar që të ketë më shumë së një bashkëshorte. Poligamiamund të jetë dy llojesh. Njëra quhet Poligami, ku një burrë marton mëshumë se një grua, kurse lloji i dytë i Poligamisë është Poliandria, kunjë grua (në të njëjtën kohë) marton më shumë se një burrë. Në IslamPoligamia e kufizuar, juridikisht është e lejuar, kurse për sa i përketPoliandrisë, ajo është rreptësisht e ndaluar. Në fenë islame Poligamiae limituar është e lejuar juridikisht, përderisa Poliandria është rreptësi-sht e ndaluar. Tani të ndalemi te pyetja jonë, se përse mashkullit ilejohet që të martohet më shumë se me një grua?

2. Kur’ani është libri i vetëm hyjnor në këtë botë, në të cilinshkruan: “martoje vetëm një”.Libri i shpallur, Kur’ani, është libri i vetëm në faqen e kësaj Gji-

thësie, në të cilin shkruan: "martohuni me një grua"3. Nuk ekzistonasnjë libër tjetër hyjnor të ngjashëm me Kur'anin, i cili porosit njeriunqë të martohet vetëm me një grua.

Në asnjë libër tjetër të shenjtë (hyjnor), nuk ka mundësi që dikushtë gjejë shtrëngim apo frenim kur është në pyetje numri i grave, pa da-llim, qoftë ai i Vedas, Ramayan, Mahabarat, Geta, Telmudi apo Bibla.Bazuar në citatet e librave të sipërpërmendur, çdo mashkull ka të drej-të të martohet me sado që ai dëshiron. Vetëm më vonë, shohim seklerikët hindusë dhe kishat krishtere bënë një kufizim duke shtrënguarmartesën vetëm me një grua. Personalitete dhe figura të shumta fetare

3 Kur’an, En-Nisa, 129.

Page 62: edukata87

AKTUALITETE ISLAME 123

hinduse posedonin shumë gra. Sipas librave të tyre hyjnorë, shohim seata e kishin të lejuar një gjë të tillë, për shembull Mbreti Dashrat, babii Rama’s, kishte më shumë se një grua. Gjithashtu edhe Krishna kish-te shumë gra.

Në kohët e hershme, meshkujve të krishterë u lejohej që të marto-heshin me aq sa ata dëshironin. Kjo natyrë manifestohej pasi që Biblanuk posedonte ndonjë kufizim apo rregull se sa gra mund të ketë ma-shkulli në të njëjtën kohë. Ndalimi i martesës me shumë gra, apo për-kufizimi i martesës vetëm me një grua, hasi vetëm disa shekuj mëparë, kur Kisha ndaloi një gjë të tillë, duke e kufizuar martesën meshumë gra, dhe duke vënë ristrikte që mashkulli e ka të lejuar që tëmartohet vetëm me një grua.

Në Judaizëm Poligamia është e lejuar. Sipas jurisprudencës së Te-lmudit, Abrahami (Ibrahimi) kishte tri gra, kurse Solomoni (Sulejma-ni) posedonte njëqind gra. Ky zakon vazhdoi të praktikohej deri nëkohen e Rabbi Gershom bin Jehudah (960 C.E deri në 1030 C.E), icili lëshoi një dekret (urdhrin) për ndalimin e këtij zakoni. KomunitetiSefardik jehud, të cilët jetonin në shtetet islame, vazhduan ta praktiko-nin zakonin e martesës me shumë gra deri në vitet e fundit, gjegjësishtderi në vitin 1950, deri kur akti nga prijësi kryesor i Rabinëve të Izra-elit, përhapi urdhrin mbi ndalimin e martesës më shumë se me njëgrua.

*Shënim më rëndësi: Sipas regjistrimeve të përgjithshme (censu-sit) të Indisë, në vitin 1975 hindusët kishin qenë më shumë poligamu-es sesa myslimanët, do të thotë, praktika e martesës me shumë graishte më e madhe te hindusët sesa te vetë myslimanët.

Raporti i Këshillit për Pozitën e Gruas në Islam ‘Committee ofThe Status of Women in Islam’ i publikuar në vitin 1975, në faqe 66dhe 67 tregon se përqindja e poligamisë përgjatë viteve 1951 dhe1961 ishte 5.06% nga ana e hindusëve, kurse vetëm 4.31% nga ana emyslimanëve. Bazuar në Ligjin e Indisë për të drejtën dhe legjitimite-tin e Poligamisë, vetëm myslimanët janë të lejuar të kenë më shumëse një grua. Në shtetin e Indisë është jolegjitime për jomyslimanin qëtë ketë më shumë se një grua. Pavarësisht nga ndalesa (ilegaliteti) e

EDUKATA ISLAME 87124

këtij fenomeni, hindusët posedojnë gra të shumta në krahasim me my-slimanët. Kohë më parë, ndalesa për sa i përket numrit të grave nukishte prezente as për hindusët, me një fjalë, atyre u lejohet Poligamia.Vetëm në vitin 1954, kur Akti për Martesën Hinduse - Hindu Marri-age Act - u bë ilegal që një hindus të ketë më shumë se një grua.Ç’është e vërteta, një ndalesë e tillë vjen nga Legjislacioni Indian, icili ndalon mashkullin të martojë më shumë se një grua, e jo Citatet eShenjta Hinduse (Hindu Scriptures).

Le të zbërthejmë tani arsyen se përse Islami i lejon mashkullit Po-ligaminë.

3. Kur’ani lejon Poligaminë e kufizuarSiç kam potencuar edhe më lart, Kur’ani është libri i vetëm Hyj-

nor në sipërfaqen e tokës, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë:“Martoje vetëm një”. Lidhur me kontekstin në fjalë vijon ajeti kur’a-nor i kaptinës Nisa, siç vijon:“Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonja-këve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me trie me katra. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherëvetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj(robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni”.4

Limiti për Poligaminë - para zbritjes se Kur’anit - nuk ishte i për-kufizuar, thënë më mirë, martesa me shumë gra nuk kishte ndonjë li-mit të caktuar, ndaj dhe shumë meshkuj kishin shënuar numër të madhtë grave, prej tyre kishte që në pushtetin e tyre numëronin njëqind gra.Islami erdhi duke vënë përkufizimin deri në katër gra. Islami legjiti-moi mashkullin që të martojë dy, tri apo katër gra, mirëpo një gjë e ti-llë lejohet vetëm atëherë kur të plotësojë kushtin që ndaj tyre të mbanidrejtësinë, do të thotë, mes grave tuaja që keni në pushtet të jeni tëdrejtë. Allahu i Plotfuqishëm, në të njëjtën kaptinë, na tregon rreth pa-mundësisë së mbajtjes së drejtësisë mes tyre:

4 Kur’ani, El-Bekare: 140.

Page 63: edukata87

AKTUALITETE ISLAME 125

“Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhenëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tje-trën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësi-së), Allahu ju falë dhe ju mëshiron”.5

Prandaj Poligamia nuk është një parim, por është një përjashtim ilejuar. Shumë njerëz janë të sunduar nga keqkuptimi se Poligamia(Poligamia) është e domosdoshme për myslimanin, do të thotë, se my-slimani është i detyruar që në pushtetin e tij të posedojë më shumë senjë grua.

Më gjerësisht, Islami ka pesë kategori të lejuarave dhe të ndaluara-ve(I) ‘Farz’ e detyrueshme apo obliguese(II) ‘Mustehab’ e pëlqyeshme apo inkurajuese(III) ‘Mubah’ e lejueshme apo e pranueshme(IV) ‘Mekruh’ e papëlqyeshme, joinkurajuese(V) ‘Haram’ e ndaluar apo diçka jolegjitime

Meqë përmendëm kategoritë, shohim se Poligamia hyn në rangune gjërave të lejuara por assesi të obliguara - që medoemos duhet apli-kuar - si rrjedhojë, nuk mund të thuhet, e as të pretendohet se ai i cilinë pushtetin e tij posedon dy, tri, apo katër gra është mysliman më imirë se ai i cili ka vetëm një grua.

4. Jeta mesatare e grave është më e madhe se ajo e burraveNga natyrshmëria meshkujt dhe femrat janë të lindura përafërsisht

me një proporcion të njëjtë. Foshnja e gjinisë femërore posedon mëshumë imunitet se ajo e gjinisë mashkullore. Foshnja e gjinisë femë-rore është në gjendje t’i luftojë mikrobet dhe sëmundjet tjera shumëmë mirë sesa foshnja mashkull. Për këtë shkak, përgjatë moshës sepediatrisë, gjejmë se vdekja merr më shumë foshnja të gjinisë ma-shkullore në krahasim me numrin e vogël të foshnjave femra.

5 Kur’ani, En-Nahl: 125.

EDUKATA ISLAME 87126

Gjithashtu, përgjatë luftërave, gjejmë se numri i meshkujve të vra-rë në luftë është më i lartë sesa ai i grave. Po ashtu, numër të madh tëmbytjeve në krahasim me gratë, si rezultat i aksidenteve dhe sëmu-ndjeve, shënojnë meshkujt (burrat), si rrjedhojë, jeta mesatare e graveështë më e madhe se ajo e burrave dhe secili nga ne është në gjendjetë gjejë dhe të konstatojë se numri i të vejave është më i lartë sesa nu-mri i vejanëve.

Nga gjuha angleze:Mr. Fehim Dragusha

Burimi: ANSWERS TO NON – MUSLIMS’ COMMONQUESTION ABOUT ISLAM

(Spreading the Truth of Islam) Islamic Research Foundation.

Page 64: edukata87

AKTUALITETE ISLAME 127

Zakir Naik

DAWAH IS A DUTY

(Summary)

Muslims know that Islam is a universal religion, meant for all mankind.

Allah (swt) is the Lord of the entire Universe, and Muslims have been

entrusted with the duty of conveying His message to all mankind. Alas, most

Muslims today have become callous towards this duty! While accepting Islam as

the best way of life for ourselves, most of us are unwilling to share this

knowledge with those to whom the message has not yet been conveyed.

The Arabic word Dawah means a call or an invitation. In Islamic context it

means to strive for the propagation of Islam.

د. زاكر نائك

الدعوة إلى االسالم مسئولية جسيمة)البحثخالصة(

معظم املسلمني يعلمون بان االسالم دين عاملى جاء هلداية البشر مجيعا اهللا سبحانه و تعاىل هو رب كل البشر و الكون مجيعا و املسلمون مكلفون بدعوة

املسلمني يف البشر إىل االسالم و نشر كلمة التوحيد. مع االسف الشديد فان

عادفهم. رمبا نتيجة هلذه عدم املباالة من قبل املسلمني نرى ان رسالة االسالم احلقة مل تصل بعد إىل كافة الناس.

Page 65: edukata87

DDOOKKUUMMEENNTTEE

Mr. Aliriza Selmani

TË DHËNA PËR BFI NË RRETHIN E GJILANITNDËRMJET DY LUFTËRAVE BOTËRORE

a. Pozita e BFI-së gjatë luftërave ballkanikedhe Luftës së Parë Botërore

Pas fillimit të luftërave ballkanike dhe okupimit të Kosovës ngaushtria serbe, në vjeshtën e vitit 1912, u bë një çrregullim pothuaj i të-rësishëm i jetës, kurse synimi kryesor i Serbisë ishte zhdukja e eleme-ntit shqiptar nga trojet e tyre etnike dhe kolonizimi i këtyre viseve meelementin serb e malazez. Në këtë kohë ishte paralizuar jeta instituci-onale e BFI-së dhe ishin shkëputur lidhjet me qendrën islame në Sta-mboll. Vetëm pas marrëveshjes së Stambollit në mars të vitit 1914,midis Mbretërisë Serbe dhe Qeverisë Osmane, me të cilën u garanto-heshin të drejtat e popullsisë myslimane në viset e okupuara, gjendjapjesërisht ishte ndryshuar dhe filluan të vepronin disa myftinj të rre-theve, vakëfet mearife të rretheve me në krye mytevaliun dhe imamëte xhematëve.1 Këtë aktivitet e ndërpreu Lufta e Parë Botërore (1914-

1 Dr. Haki Kosumi, gjendja organizative e bashkësisë islame të shqiptarët nën okupiminJugosllav 1912-1941, Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (SimpoziumNdërkombëtar), Prishtinë, 1995, fq. 460.

EDUKATA ISLAME 87130

1918), kur Rrethi i Gjilanit me pjesën më të madhe të Kosovës, ngafundi i vitit 1915, ishte nën okupimin bullgar dhe prej kësaj kohe uparalizua pothuaj e tërë jeta fetare islame, kurse shumica e xhamive,mezgjideve, lokaleve shkollore etj., u shfrytëzuan për nevojat ushtara-ke të okupatorit, duke u shndërruar në kazerma, depo, stalla për kuajetj.

b. BFI ndërmjet luftërave botërore

Pas okupimit të mbi gjysmës së trojeve shqiptare dhe themelimittë shtetit SKS më 1919, Rrethi i Gjilanit hynte në kuadër të Qarkut tëKosovës, kurse nga viti 1929, në kuadër të Banovinës së Vardarit dheishte rrethi më i madh në Kosovë, ku pjesën dërrmuese të popullsisë epërbënin shqiptarët e besimit islam. Sipas një liste të popullsisë mysli-mane në rrethveprimin e Këshillit të Ulemave të Shkupit për vitin1938/39, shihet se Rrethi i Gjilanit kishte 8.357 shtëpi me gjithsej63.783 banorë myslimanë, kështu që pas atij të Prizrenit kishte numrinmë të madh të banorëve myslimanë në Kosovë.2

Më 1919 me urdhër të Ministrisë së Fesë u bë regjistrimi i pasuri-së së vakëfeve dhe u bë rregullimi administrativ i BFI-së në Kosovë, uformuan myftinitë e qarkut dhe të rretheve.3 Në Rrethin e Gjilanit uformua myftinia e cila i takonte Myftinisë së Qarkut të Prishtinës, mëvonë nën atë të Prizrenit, kurse si myfti më 1920, përmendet JusufZijaja. U caktuan Këshillat e Xhematit, ku sipas të dhënave dokumen-tare për vitin 1935, në Rrethin e Gjilanit ishin 25 këshilla, në kuadërtë cilëve vepronin imamët e xhematit, ku për çdo imam4 kishte 100-300 shtëpi myslimane, varësisht prej numrit të shtëpive të lagjes apofshatit. Në këtë kohë në tërë Rrethin e Gjilanit kishte gjithsej 64 xha-mi, nga të cilat 4 në qytet dhe 60 në fshatrat më të mëdha të rrethit, tëndërtuara me kohë dhe nga materiali i ndryshëm, nga to, 19 xhami

2 AQSH, f. 882, v.1944, d. 80, fq. 17. Të dhëna nga lista e popullsisë myslimane në rre-thëveprimin e Këshillit të Ulemave të Shkupit për vitin 1938/39.

3 17, Dr. Haki Kosumi, po aty, fq.460.4 AQSH. F. 882. 1944, d. 80. fq. 21, 24 dhe 25. Pasqyra-lista e marrë nga zyra vakfo-arsi-

more e rretheve për vitin 1935.

Page 66: edukata87

DOKUMENTE 131

ishin të ndërtuara ndërmjet luftërave botërore. Në 41 xhami shërbeninimamë të emëruar, 20 prej tyre me vendim nga Ulema Mexhlisi iShkupit, 18 imam të paguar nga arka e Mexhlisit, kurse të tjerët (29)paguheshin nga populli.5 Imamët e xhematit ishin organe bazë të BFI,përmes të cilëve organizohej jeta fetare me në krye imamin-hoxhën.Xhematet i formonte myftiu i rrethit, ndërsa i vërtetonte myftiu i Qar-kut dhe kjo i dërgohej myftiut suprem për aprovim. Çdo xhematëkishte edhe pronën - vakëfin e vet. Në krye të Vakëfeve të rrethit gje-ndej Këshilli i Vakëfit, të cilin e zgjidhte myftiu, ndërsa atë të vendit ezgjidhte Këshilli i Vakëfit të rrethit. Këshillin e vakëfeve të rrethit epërbënin përfaqësuesit e të gjitha vakëfeve të vendit, me mandattrevjeçar.6 Nga viti 1928, ekzistonin dy lloje të imamëve, imamët shte-tërorë që paguheshin me rrogë dhe imamët e fshatrave të cilët i pagu-anin besimtarët.7 Imamët shtetërorë ngarkoheshin me detyrë të mbaninevidencën për numrin e myslimanëve të lindur, të kurorëzuar dhe tëvdekur.

Me diktaturën e 6 janarit 1929, u bënë ndryshime në strukturënudhëheqëse profesionale të BFI-së, u formuan Komisionet e vakëfevemearife të rrethit si njësi fetare-administrative të rrethit, që përbëhe-shin prej kryetarit dhe një numër të këshilltarëve të cilët emëroheshinnga Ministria e Drejtësisë. Komisionet për një kohë kishin pothuajsetërë pushtetin lokal fetar në duar të veta, ato mbanin evidencën epasurisë së tundshme e të patundshme të vakëfeve, mbikëqyrnin funk-sionin e vakëfeve dhe të institucioneve të tjera fetare (xhamive, mejte-peve, medreseve etj.) jepnin propozime për shitblerjen, shkëmbiminose dhënien me qira të objekteve të vakëfit, të emërojë dhe shkarkojënëpunësit fetarë në rreth etj.8 Kjo zgjati deri me konstituivin e UlemaMexhlisi i Shkupit, më 1930, i cili zëvendësoi Myftininë Supreme të

5 AQSH, f. 882, v. 1943, d. 14, fl. 74 dhe v. 1944, d. 80, fl. 18/1. Pasqyra statistikore exhamive, nga raporti mbi veprimin e Këshillave të Ulemave në Shkup për vitin 1938/39.

6 Mr. Haki Kosumi, Bashkësia fetare islame në Kosovë më 1918-1929, “Vjetar” i AK, nr.XII-XIII, Prishtinë, 1981 fq. 258.

7 18 Dr. Haki Kosumi, Pun. i cit. Simp. Ndërk. fq. 462.8 Mr. Haki Kosumi, Bashkësia fetare islame në Kosovë 1929-1941, “Vjetar” i AK, nr,

XVI-XVII, Prishtinë 1983, fq. 97.

EDUKATA ISLAME 87132

Beogradit për Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi që ushtronte mbikëqyrj-en e tërësishme të jetës fetare islame, të institucioneve fetare shtetëro-re në principin e moralit fetar, në hartimin e plan-programeve përshkollat fetare islame si dhe lëndën e mësim besimit në shkollat shte-tërore në gjuhën serbe, do të bëjë emërimin e nëpunësve fetarë, mbi-këqyrjen e punëve të tyre etj.

Për shkak të nevojave në rregullimin e çështjeve juridike, familja-re dhe trashëguese të myslimanëve, me Ligjin mbi gjyqet e sheriatitnga viti 1929, filluan të formohen Gjyqet e Sheriatit, ku parashihej qënë çdo rreth ku jetojnë mbi 5000 myslimanë të formohet gjykata esheriatit të shkallës së parë, të cilët do të gjykonin sipas parimeve tësheriatit dhe do të vepronin para gjyqeve shtetërore, me gjyqtarë që dotë paguheshin prej shtetit. Ekzistonin edhe gjyqet e shkallës së dytëapo gjyqet supreme me qendër në Shkup dhe Sarajevë. Në bazë të De-kretit të datës 16.05. 1931, lëshuar nga Reis-ul-Ulema, për gjykatës tëgjykatës së sheriatit të Rrethit të Gjilanit, ishte emëruar Nexhib Faz-llagia, i cili ishte njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Vakëfit Mea-rife të rrethit. Në të dhënat e kohës shihet se ky prapë më 1934, kishtemarrë rekomandimin nga Ulema-Mexhlisi i Shkupit dhe ishte riemë-ruar në këtë detyrë, përkundër mungesës së shkollës përkatëse përgjyqtar të sheriatit. Kjo ishte bërë për shkak të mungesës së personitme kualifikim përkatës.9 Duhet cekur se organet e administratës fetareislame, ishin të vetmit organe institucionale legale për shqiptarët, kukomunikohej në gjuhën shqipe dhe të cilët luajtën rol të rëndësishëmnë ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

9 Po aty, fq. 99-101.

Page 67: edukata87

DOKUMENTE 133

c. Aktiviteti fetar-patriotik i ulemasë fetare islame

Politikës antishqiptare të gjenocidit iu kundërvu pjesa dërrmuese eulemasë fetare islame, të cilët duke parë fenë si pjesë të pandashme tëinteresave kombëtare, gjithnjë qenë pranë masës të cilës i takonin dheshumë prej tyre ranë viktimë e terrorit shtetëror. Aktiviteti i tyre zhvi-llohej përmes formave legale të punës së Ulema-Mexhlisit të Shkupit,Kuvendit të Vakëfeve, Komisionit të Vakëfeve të Rrethit, Imamëve tëXhematit etj., si dhe përmes formave ilegale, si pjesëmarrës në Lëviz-jen Kaçake, përmes lidhjeve të fshehta me Komitetin “Mbrojtja Kom-bëtare e Kosovës” me qendër në Shkodër dhe formave të tjera. Mekëtë rast duhet veçuar kontributin e Ulema-Mexhlisit të Shkupit dheorganizatën legale “Xhemijeti” (Bashkimi), e cila deri më 1925 veproilegalisht, por edhe pasi që ishte ndaluar vazhdoi të vepronte në mëny-rë ilegale. Ardhja e Ferat Dragës në krye të Ulema-Mexhlisit më1938, i dha një impuls të fortë veprimtarisë fetare e patriotike të gjithaorganizatave bazë të BFI në Kosovë e Maqedoni. Në Ulema-Mexhli-sin e Shkupit një rol të rëndësishëm e pati edhe kryeimami (bashvajzi)Mulla Idriz Hajrullahu (në literaturë i njohur si M. Idriz Gjilani), i cilierdhi po në atë vit kur erdhi edhe Ferat Draga.10 Që nga themelimi Ul-ema-Mexhlisi i Shkupit, pos aktiviteteve tjera mori masa të ngutshmepër ndërprerjen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Për këtëqëllim urdhëroi organet fetare të rretheve dhe nëpunësit tjerë islamë,që me të gjitha forcat të vihen në aksion kundër shpërnguljes e cila porrezikonte qenien kombëtare, ku pos tjerash thuhej: “Organet fetarepërmes konferencave dhe tubimeve të ndryshme, nëpunësit fetarëpërmes vazeve, të këshillojnë saktë elementin mysliman se shpërng-ulja është dukuri e dëmshme...”, në fund urdhërohej çdo imam i xhe-matit që për aktivitetin e vet të njoftojë me shkrim Ulema-Mexhlisin eShkupit. 11

10 Dr. Lefter Nasi, Aspekte nga kontributi i Ulemasë shqiptare kundër gjenocidit serbo-madh në Kosovë, Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndër-kombëtar), Prishtinë 1995, fq. 477.

11 Mr. Haki Kosumi, po aty, fq. 104.

EDUKATA ISLAME 87134

Për aktivitetin fetar e patriotik të Ulema-Mexhlisit të Shkupit, or-ganizatës “Xhemijeti” dhe organeve tjera të BFI-së, si dhe lidhjet etyre sekrete me konsullatën e Shqipërisë në Shkup dinin çarqet e pu-shtetit Jugosllav. Prandaj, vendosën që të marrin masa konkrete përndërprerjen e këtij aktiviteti, e sidomos të Ferat Dragës, për të cilinthuhej: ”Që kur u zgjodh për kryetar të Kuvendit të Vakëfeve Mearifetë Shkupit më 1938, u bë tribun i vërtetë i rrymës politike kombëtarenë Kosovë”, kurse sipas raporteve sekrete ushtarake, Ferat Draga ki-shte rolin kryesor në përhapjen e nacionalizmit shqiptar dhe për këtëshkak duhet që patjetër të ndërrohet nga ky post. Kjo bëri që ministri iDrejtësisë së këtij shteti në maj 1940, mori vendim të paligjshëm, qëtë formohet Komisariati Shtetëror, prej tre anëtarësh në Ulema-Me-xhlisin e Shkupit, si organ më i lartë mbikëqyrës i të gjitha organevetë BFI-së në viset jugore. Kjo hasi në protesta të shumta të organevedhe individëve të ndryshëm të BI të Jugosllavisë, drejtuar organeveshtetërore dhe qeverisë.12 Mirëpo, edhe këto masa shtetërore nuk arri-tën ta ndërpresin aktivitetin fetar e patriotik, të ulemave fetarë dhe sithotë dr. Lefter Nasi “...Lufta për ruajtjen e besimit islam, u bë një fa-ktor i rëndësishëm qëndrese dhe mjet i fuqishëm shprehës i përkatë-sisë kombëtare.”13

12 Po aty, fq. 107.13 Dr. Lefter Nasi, Po aty, fq. 474.

Page 68: edukata87

DOKUMENTE 135

d. Arsimimi islam ndërmjet luftërave botërore

Gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, arsimi fet-ar islam ishte paralizuar gati në tërësi dhe në bazë të dhënave të kohësshihet se ishin suprimuar të gjitha shkollat fetare islame iptidaijet (fi-lloret), Ruzhdijet (pro gjimnazet), Idaditë (gjimnazet), pos medresesësë Gjilanit (më 26 nxënës) dhe të asaj të Jeni Pazarit që ishin lejuar tëpunonin, të cilat mbaheshin nga vakëfet dhe nga vetë nxënësit me pro-dhime natyrore.14

Edhe pas formimit të Mbretërisë SKS, gjendja dhe pozita e arsimitislam ishte mjaft e rëndë, por meqë arsimi islam ishte bazë themelorepër mirëvajtjen e tërësishme të besimit islam dhe në mungesë të shko-llës shqipe, shkolla fetare do të jetë i vetmi institucion arsimor i popu-llit shqiptar, ku do të krijohet inteligjenca fetare dhe laike. Nisur ngakjo u bënë përpjekje të shumta që të shfrytëzohet e drejta ligjore përhapjen e shkollave fetare dhe filloi funksionimi i mejtepeve, medrese-ve etj., si shkolla private të cilat ishin të ngjashme me ato të kohës sëPerandorisë Osmane, të cilat mbaheshin nga vakëfet dhe vetë populli.

Në fillim të kësaj nisme shteti nuk bënte pengesa në hapjen eshkollave fetare, duke menduar se me forcimin ndjenjave fetare do tëdobësoheshin ato kombëtare dhe me këtë do të realizohej shpërnguljapër në Turqi. Që nga fillimi i vitit 1919, filloi hapja e mejtepeve meiniciativën e vetë popullit, por meritë të madhe në hapjen e tyre në fi-llim pati edhe organizata “Xhemijeti”, e cila merrej me organizimin eshkollave islame dhe angazhohej në autonominë e tyre. Ndërkaq, përshkak të interesimit gjithnjë e më të madh për mejtepe, me ndërhyrjene Ulema-Mexhlisit të Shkupit, nga viti 1933, filloi me të madhe hapjae këtyre shkollave. Kështu në listën e numrit të mualimëve dhe sibian-mejtepeve, sipas raportit të Ulema-Mexhlisit të Shkupit, për vitin1938/39, në tërë Kosovën ishin gjithsej 296 mejtepe me 11.362 nxë-nës, në këtë kohë krahasuar me rrethet tjera të Kosovës, Rrethi i Gjila-

14 Dr. Hakif Bajrami, Qëndrimi i Jugosllavisë Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës sëshqiptarëve në Kosovë (1918-1941), “Kosova”, 12, Prishtinë, 1983, fq. 196.

EDUKATA ISLAME 87136

nit kishte numrin më të madh prej 75 mejtepeve (sibian-mejtepe) dhetë numrit të nxënësve, 3.460 fëmijë, me të cilët punonin 72 mualim-mësues.15 Këto shkolla ishin të hapura si në qytet ashtu edhe në fsha-trat më të mëdha të rrethit.

Mejtepet ishin shkolla trevjeçare, ku regjistroheshin fëmijët e mo-shave të ndryshme dhe mësonin bazat themelore të edukimit islam,Kur’anin, shkencën mbi fenë dhe shkrimin turqisht-osmanisht. Mësi-mi zhvillohej në gjuhën arabe dhe turke, kurse komentimi bëhej nëgjuhën shqipe. Mejtepet punonin në kushte të vështira, nëpër shtëpiprivate, lokalet e vakëfeve, xhami etj.16 Sipas të dhënave memorialenë Gjilan mund të kenë vazhduar punën të pesë iptidaijet e kohës os-mane, që do të thotë për çdo lagje nga një, me nga një mësues. Kështuafër “Atik” Xhamisë ishte një mejtep, ku për një kohë si mësues-mua-lim ishte Mulla Shaipi i Vogël; një mejtep në Balec Mëhallë i GaniÇaushit, ku si mësues ishte një Haki ef. i Gjilanit; një mejtep në Deremëhallë, në shtëpinë e Mulla Selmanit, ku kanë dhënë mësim djemtë enipat e tij si Hafëz Ilazi etj. si dhe një mejtep afër Hamamit. Në bazëtë një liste për punën e mejtepeve dhe emërimin e mualimëve në terri-torin e Ulema-Mexhlisit të Shkupit, shihet se gjatë vitit shkollor1933/34 dhe 1935/36, në Rrethin e Gjilanit punonin 50 mejtepe mekaq mualimë.17

Që nga viti 1919, në Gjilan e rrethinë filluan punën shkollat filloreshtetërore katërklasëshe në gjuhën serbe, në të cilat i vijonin mësimetedhe një numër i vogël i fëmijëve mysliman-shqiptarë. Në bazë të rap-ortit të mbikëqyrësit të shkollave serbe në Rrethin e Gjilanit, të 4 pri-llit 1919, dërguar Ministrisë së Arsimit në Beograd, shihet se në këtërreth ekzistojnë vetëm 5 shkolla fillore zyrtare për fëmijët myslimanë(shqiptarë), si shkolla shtetërore dhe ato ishin: një shkollë në Gjilandhe në fshatrat Hogosht, Koretin, Rogoqicë dhe Cernicë. Në shkollën

15 Mr. Haki Kosumi, Shkolla fetare islame ne Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore,“Gjurmime albanologjike” nr. XII, Prishtinë, 1983, fq. 163.

16 Mr. Aliriza Selmani, Shkollat dhe arsimi islam në Anamoravë mes dy luftërave botëro-re, “Hëna e Re”, Shkup, shkurt 1995.

17 Mr. Aliriza Selmani-Hafiz Avni Aliu, Myderriz Haki efendiu (1914-1948), Prishtinë,2005, fq. 32-34.

Page 69: edukata87

DOKUMENTE 137

e Gjilanit formohen tri paralele të klasës së parë për fëmijët myslima-në, në të cilat do të punojnë tre mësues serbë dhe tre imamë të fesë, sikryes shtetëror të detyrës së mësuesit. Mësim-besimi në këto shkollasipas plan-programit plotësues të vitit 1926, mbahej nga dy orë nëditë, zakonisht pas mësimit të rregullt mësonin Kur’an, shkencën mbifenë dhe gjuhën turke. Mësimi në këto shkolla ka zgjatur 4 vjet, porpër shkak të pengesave gjuhësore mësimi për fëmijët shqiptarë në kë-to shkolla zgjatet 5 vjet,18 fëmijët shqiptarë ishin të detyruar të filloninnjë vit më parë.

Më 1922, në Rrethin e Gjilanit kishte të regjistruar 673 nxënësmyslimanë, ndër të cilët 39 vajza në shkollën e qytetit. Më 1924, fë-mijët shqiptarë mësimet i vijonin në 13 shkolla fillore të rrethit, ku ki-shte 725 fëmijë myslimanë, nga të cilët në shkollën e qytetit ishin 5paralele me 220 nxënës19 (djem e vajza). Mirëpo, krahasuar me numr-in e banorëve të fesë islame, ky numër i fëmijëve që vijonin shkollim-in ishte tejet i vogël. Mësuesit e këtyre shkollave është dashur të kenëtë kryer Darul-Mualiminë (Shkollën Normale), ose ndonjë shkollë tëngjashme. Si mësues të parë të fesë islame në shkollat shtetërore tëGjilanit përmenden Bajram Rashiti nga Llashtica (me shkollën Darul-Mualiminë të kryer në Prishtinë), Hysen Hajdari dhe Binaze I. Dauti-Hoxha Hanemi (me shkollën Normale të kryer në Stamboll) dhe ShaipRexhepi. Duke parë se çdo arsimim i shqiptarëve ishte rrezik për shte-tin jugosllav, organet e shtetit filluan ta shtonin kontrollin ndaj mësue-sve të fesë dhe me urdhrin e Ministrisë së Arsimit, më 1924, u larguannga detyra mësuesit e fesë në shkollën e Gjilanit, Bajram Rashiti, Hy-sen Hajdari dhe Binaze Dauti, Ruzhdi Mehmeti në Roganë dhe RaifHalimin dhe Isuf Ibrahimin në Mogillë. Kjo praktikë do të vazhdojëedhe në vitet e mëvonshme. Largimi i tyre ishte bërë për shkak se pos

18 Tahir Z. Berisha, Shkollimi i fëmijëve shqiptarë në Rrethin e Gjilanit dhe kontributi imualimëve në shkrim-leximin e gjuhës shqipe në periudhën 1918-1941, Feja, Kulturadhe tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar), Prishtinë 1995, fq. 495-496.

19. Po aty, fq. 497.

EDUKATA ISLAME 87138

përhapjes së kulturës islame dhanë kontributin e tyre në mësimin ile-gal të shkrim-leximit shqip dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. 20

Si shkollë fetare private e rangut të dytë ishin medresetë, të cilat ulejuan të vepronin nga mesi i vitit 1920, por në numër të kufizuar. Nëbazë të dhënave dokumentare shihet se më 1931 në Kosovë punonin 8medrese aktive, në Prishtinë dhe Prizren nga dy medrese, kurse nëMitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Vushtrri dhe Ferizaj nga një medre-se. Medresetë ishin shkolla 6-8 vjeçare të trashëguara nga koha ePerandorisë Osmane, ku regjistroheshin nxënës ( të moshës 12-19 vje-çare) nga të gjitha viset e rrethit dhe ishin në mbikëqyrje direkte tëKëshillit të Vakëfeve të Rrethit. Në krahasim me mejtepet këto shko-lla ishin në një nivel më të organizuar, me lokale të rregulluara, inven-tar më të mirë me një bibliotekë të vogël librash dhe dhoma të fjetjespër nxënës. Shkollat kishin programin, kohën e caktuar të mësimit kushënoheshin orët mësimore dhe mungesat e nxënësve, kurse si lëndëmësimore kishin: Kur’an, Itikade, Ibadete, Gjuhë arabe, Shkrim arab,Shkrim turqisht, Histori islame dhe Ahlak.21 Myderrizët (profesorët)gjatë vitit shkollorë pos shpjegimit bënin edhe vlerësimin e diturive tënxënësve, kurse në fund të vitit shkollorë organizonin provimet e nxë-nësve para komisionit të posaçëm. Pas kryerjes së medresesë merrejtitulli i ulët fetar, me të cilin mund të emëroheshin imam xhamie, në-punës fetarë ose mund të vazhdonin shkollimin e mëtutjeshëm.

Në Gjilan e rrethinë që nga gjysma e dytë e shek. XIX, punonin dymedrese, njëra në Gjilan dhe tjetra në fshatin Dobërçan. Derisa med-reseja e Dobërçanit ndërpreu punën me fillimin e Luftës së Parë Ball-kanike, ajo e Gjilanit vazhdoi të punojë në mënyrë permanente deri nënëntor 1944, në lokalet e xhamisë “Atik”. Në këtë shkollë punonin za-konisht nga dy myderrizë. Pas okupimit serb si myderriz dhe drejtor tësaj ishin: Ymer ef. (1912-1916); Abdyrrahim ef. (1916-1937); Tahiref. (1937-1939).22 Në bazë të raportit të punës së Ulema-Mexhlisit të

20 Mr. Aliriza Selmani, Po aty, pun. i cit. në “Hana e Re”.21 AQSH f.882, v. 1943, d. 17, fq. 60. Lëndët janë marrë sipas Certifikatës për klasën e

gjashtë, nr. 2/37, v.1937, të lëshuar nga Medreseja “Atik”, në emër të Ejup Bajramit ngaRamjani.

22 Mr. Aliriza Selmani, Po aty, punimi në “Hana e Re” Shkup,

Page 70: edukata87

DOKUMENTE 139

Shkupit, për vitin 1938/39, shihet se medreseja e Gjilanit ishte ndërmedresetë më aktive në Kosovë, ku me vendimin e Ulema-Mexhlisittë Shkupit, për drejtor dhe myderriz më 27 maj 1939, ishte emëruarMehmet Sadiku (i Groshinës së Shkupit A.S.), me të ardhura mujore500 dinarë, kurse myderriz i dytë ishte emëruar Salih Mehmeti23 (ngaDobërçani A.S). Ndërkaq gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1944),si drejtor dhe myderriz i medresesë në Gjilan ishte Haki ef. Sermaxhajnga Hogoshti.

Me konsolidimin e Mbretërisë Jugosllave pas diktaturës së 6 jana-rit 1929, u ashpërsuan masat ndaj BFI-së, e cila e humbi autonominëformale, u bë centralizimi i plotë i institucioneve arsimore dhe u ash-përsuan masat ndaj sibian-mejtepeve. Këtë vit është nxjerrë Ligji përshkollat popullore me të cilin ndërpriteshin të gjitha shkollat privatepra edhe ato fetare-mejtepeve pranë xhamive në Rrethin e Gjilanit evende tjera, me motivacion se përhapnin librin shqip te popullatashqiptare.24 Andaj, veprimtaria e shkollave fetare islame ndër shqipta-rët do të hasë në pengesa nga organet qeveritare dhe do të ketë ndër-prerje të kohëpaskohshme të tyre, pushim nga puna të mësuesve tëfesë etj. Lidhur me vështirësitë e veprimtarisë së këtyre shkollave fli-tet edhe në një raport të Ulema-Mexhlisit të Shkupit, ku ndër të tjerathuhet: ”Sapo u hapën 25 sibijan-mektebe, pasoi vendimi nga Ministr-ia e Arsimit për mbylljen e tyre, sepse hapjen e mektebeve e konsider-on si veprim të kundërligjshëm të Ligjit mbi Shkollat Popullore...”Edhe pse kjo e drejtë ishte e garantuar me Nenin 18 të Ligjit mbi BFI,të viseve të jugut. Mbyllja e këtyre shkollave nga organet qeveritarekishte karakter politik, sepse te nxënësit e këtyre institucioneve “Pozgjohet me të madhe vetëdija kombëtare, ndërsa mësuesit e tyre janënjerëz të rrezikshëm”25 Si gjithkund në Kosovë edhe në Gjilan lëvizjakulturo-arsimore e kombëtare, u mundua t’i shfrytëzojë edhe format

23 42, Mr. Haki Kosumi, Pun. i cit. në “Gjurmime Albanologjike nr. XII, fq. 164-16524 Sulltane Kojqini-Ukaj, Studentët shqiptar në ish universitetet e ish Jugosllavisë në vitin

1930-40, Gjurmime albanologjike, seria historike, XXXVI, Prishtinë, 2007, f. 77.25 Dr H. Bajrami, Qëndrimi i Jugosllavisë Monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës shqiptare

në Kosovë (1918-1941), “Kosova”, 12, Prishtinë 1983, fq. 201.

EDUKATA ISLAME 87140

tjera legale për arsimimin e rinisë shqiptare, në shpërndarjen ilegale tëlibrave shqipe etj. Për këtë qëllim në Gjilan ishte formuar shoqata hu-manitare “Gajret”, me iniciativën e mësuesit Adem Prekiqi, ku tubo-heshin intelektualët e besimit islam26dhe e cila kishte lidhje direkte me“Komitetin e Kosovës”27 me qendër në Shkodër.

Përkundër përpjekjeve të shtuara nga organet shtetërore serbe, ins-titucionet e ndryshme fetare islame, gjatë gjithë kohës ishin vatra tëngritjes së vetëdijes fetare e kombëtare të popullit shqiptar, kurse pje-sa dërrmuese e inteligjencës fetare ishte në ballë të veprimtarisë patri-otike, duke qenë gjithnjë me popullin dhe hallet e tij. Për këtë flasin tëdhënat e shumta dokumentare të kohës. Kjo shihet edhe nga shkresa eministrit të fesë dërguar Këshillit të Ministrisë së Arsimit në Beograd,më 7 shtator 1928, ku pos tjerash thuhej: ”Në viset jugore çështja earsimit fetar të myslimanëve është shumë e komplikuar...Në këto vise50 myfti dhe 600 imamë, prej të cilëve asnjëri nuk e njeh gjuhën ser-be, të gjithë janë të edukuar në frymën armiqësore ndaj vendit tonë.”28

Këto ishin informata të sakta sepse pjesa dërrmuese e ulemave fetarëislamë, ose ishin anëtarë të “Komitetit të Kosovës”, ose anëtarë të Kë-shillit të “Xhemijetit” nëpër qytete e fshatra, kurse për punën e tyremerrnin instruksione nga Ferat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri,Qamil Bala e të tjerë.29

Nga kjo që u tha mund të konkludojmë se në periodën ndërmjet dyluftërave botërore, përkundër presioneve të vazhdueshme, të cilat për-cilleshin me vrasje, burgosje dhe masa tjera terrori nga ana e pushtetitokupues serbo-sllav, pjesa dërrmuese e ulemave fetarë shqiptarë uqëndruan stoikë idealeve të veta fetare e kombëtare dhe së bashku metë tjerët sfiduan realizimin e Konventës jugosllave-turke të vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve.

26 Tahir. Z. Berisha, Kontributi i mësuesve të fesë në përhapjen e shkrim-leximit shqip nëRajonin e Anamoravës ndërmjet dy luftërave botërore, ”Dituria Islame”, dhjetor 1992.

27 Dr. Hakif Bajrami, Po aty, fq. 197.28 Lubomir Dimiq, Kulturna politika Kralevine Jugoslavije (1918-1941), III, Beograd,

1997, fq.130.29 47, Dr.Hakif Bajrami, Po aty, fq. 201.

Page 71: edukata87

DOKUMENTE 141

Aliriza Selmani

FACTS ABOUT THE ISLAMIC RELIGIOUSCOMMUNITY IN THE GJILANI REGION

The position of the Islamic Religious Community during the Balkan wars

and WWI

(Summary)Upon the beginning of the Balkan Wars and the occupation of Kosova (in

the autumn of 1912) the lives of its citizens were completely disrupted. The

main objective of the Serb authorities was to expel the Albanians from their

territories and to colonize these areas with Serbs and Montenegrins.

During this period of time the institutional life of the IRC was paralyzed and

its ties to Istanbul were interrupted. Following the Istanbul Agreement, which

was signed between the Kingdom of Serbia and the Ottoman Government in

March 1914, which guaranteed the rights of the Muslims in occupied territories,

the situation changed slightly. Consequently, a number of muftis were allowed

to carry on with their religious activities.

مانعلي ريزا سل

بين الحربين معلومات عن الوقف االسالمي بمحافظة جيالنالعالميتين

)البحثخالصة(أ) موقع الوقف االسالمي خالل احلروب البلقانية و احلرب العاملية االوىل

بعد بداية احلروب البلقانية و احتالل كوسوفا من قبل اجليش الصريب يف ل يف املنطقة و كان هدف مت تغيري منط احلياة بالكام1912خريف سنة

السياسة الصربية ازالة العنصر االلباين من االراضي اليت كان يقطن فيها و استبداله بالعنصر الصريب حبيث يتم تغيري اخلريطة الدميغروفية للمنطقة. يف هذه الفرتة لقد

EDUKATA ISLAME 87142

مت بصورة عامة ايقاف عمل الوقف االسالمي و قطع اتصاالته مبركز املشيخة باستانبول.االسالمية

Page 72: edukata87

EETTIIKKËË IISSLLAAMMEE

Ahmed Omer Hashim

THIRRJA E ISLAMIT PËR MODESTIDHE LARGIM NGA MENDJEMADHËSIA

Mendjemadhësia është epërsia ndaj njerëzve. Ajo është sëmundjemorale dhe njëra nga shthurjet më të këqija, të cilën e ka ndaluar fejaislame dhe ka paralajmëruar pasojat prej saj. All-llahu xh.sh. thotë:“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde ndaj njerëzve, mos ec nëpërtokë kryelartë, se Allahu nuk e do mendjemadhin e që lavdërohetshumë”. (Lukman: 18)

Në një ajet tjetër Allahu në Kur’anin famëlartë thotë:“Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çashtokën as nuk mund ta arrish lartësinë e maleve”.

Domethënia e mendjemadhësisë shfaqet qartë kur mendjemadhi erefuzon të vërtetën dhe nuk e pranon si dhe kur ai fyen dhe i nënçmonnjerëzit, e nuk i respekton ata.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesud se Profeti alejhi selam kathënë: “Nuk mund të hyjë në xhennet ai që në zemrën e tij ka një gri-mcë mendjemadhësie. Njëri nga Sahabët tha: “Njeriu ka dëshirë që taketë veshjen dhe mbathjen e bukur”? Profeti i tha: “Allahu është i bu-

EDUKATA ISLAME 87144

kur dhe e do bukurinë, mendjemadhësia është mospranimi i së vërte-tës dhe përbuzja e njerëzve”.1

Mendjemadhësia (kryelartësia) është njëra nga cilësitë e Allahut tëmadhërishëm. Ai është “Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithëpërsosuri, paasnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë, Gjithëvëzhguesi mbi krijesate Tij, i Gjithëfuqishmi, Urdhëruesi i pa përballueshëm, më i LartiSuprem” (El-hashr: 23)

All-llahu xh.sh. në një hadith kudsij thotë: “Krenaria është manteliim dhe madhështia është brezi im, e kush më konkurron njërën ngaato dyja e hedh në xhehenem dhe nuk pyes”2

Mendjemadhësia e çon individin në shkatërrim, sepse ajo e shtynnë çdo të keqe dhe e largon atë nga çdo e mirë. Transmetohet nga EbiSalama ibn Abdurrahman: “U takuan Abdullah ibn Amr me Abdullahibn Umer në Safa. Pasi shkoi Abdullahi ibn Amr, Abdullah ibn Umerndenji duke qarë, i thanë çfarë të bën ty të qash? Tha: “Abdullah ibnAmr pretendoi që kishte dëgjuar Profetin alejhi selam duke thënë:“Kush ka në zemrën e tij një farë sinapi mendjemadhësi, Allahu e për-mbys në xhehenem”3

Prej efekteve të këqija të cilatpasohen nga kjo sëmundje morale

Së pari: Allahu i madhërishëm e verbëron zemrën e mendjemadhitdhe nuk udhëzohet te e vërteta. Ai nuk i kupton ajetet e Allahut dhepër pasojë nuk reflekton ndaj tyre, sepse Allahu ia ka izoluar zemrën etij si dënim për mendjemadhësinë e tij. Ky është paralajmërim për tëgjithë ata të cilët i josh vetja që të bëhen mendjemëdhenj. Të gjithë ataqë iu largohen ajeteve të Allahut për shkak të mendjemadhësisë i pretpërfundimi katastrofik. Allahu i madhërishëm në Kur’anin famëlartëthotë: “Unë do të largoj nga ajetet e mia (vargjet e Kur’anit) ata të

1 Transmetoi Muslimi dhe Tirmidhiu.2 Transmetoi Muslimi dhe Ebu Daudi.3 Transmetoi Ahmedi dhe Bejhakiu.

Page 73: edukata87

ETIKË ISLAME 145

cilët do të sillen me kryelartësi e me kundërshti në tokë pa asnjë tëdrejtë” (El-A’raf: 146)

Dhe në një tjetër ajet Kur’ani All-llahu i madhëruar thotë:“Kësisoj All-llahu vulos zemrën e çdo tirani kryelartë” (Gafir: 35)

Së dyti: Allahu i madhërishëm nuk e do çfarëdo arroganti mburra-vec, dhe nuk e gëzon bujarinë e Allahut vetëm ai që Allahu e do. Pra,mendjemadhi është larg nga Zoti. All-llahu i Madhërishëm thotë:“Vërtet që All-llahu nuk do çfarëdo arroganti e mburraveci”(Lukman: 18)

Së treti: Rreziku i mendjemadhësisë rritet edhe më shumë në mo-mentin kur mendjemadhi bëhet kryelartë ndaj adhurimit të Zotit tij,pastaj përfundon në xhehenem. All-llahu xh.sh. thotë:“Me të vërtetë ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj meje, pa-dyshim që do të hyjnë në Xhehenem me poshtërim” (Gafir: 60)

Së katërti: Pasoja tjetër e mendjemadhësisë është zemërimi iAllahut në mendjemadhin si dhe përfundimi i keq i tij. Transmetohetnga ibn Umer: “Kush lartësohet në veten e tij dhe krekoset në ecjen etij, e takon Zotin e tij të zemëruar me të”.4

Së pesti: Allahu i madhëruar ia përshpejton mendjemadhit dëni-min dhe ia dyfishon deri sa të arrijë në ekliptikë në dynja. Transmeto-het nga Ebu Hureijra r.a. se Profeti alejhi selam ka thënë: “Ndërsa njëburrë po mburrej me rrobën e tij, i pëlqeu vetja, Allahu e mbuloi atënë dhe, deri në Ditën e Kijametit”.5

Së gjashti: Mendjemadhi qëndron në injorancë. Edhe kur mësondiçka dija e tij nuk shtohet, sepse kryelartësia e tij e ndalon atë që tëpyesë dijetarët, dhe të marrë pjesë në veprimtaritë e tyre. E kundërtandodh me njeriun e modest i cili nuk e shikon si problem që të marrëdijen nga dijetarët më të mëdhenj si ai në moshë ose me të vegjël.Myslimanët e parë janë shprehur: “Nuk bëhet burri fisnik derisa tamarrë dijen nga njerëzit që janë sipër tij, dhe njerëzit që janë si ai,dhe njerëzit që janë më poshtë se ai”.

4 Transmetoi Hakimi dhe Tabarani.5 Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

EDUKATA ISLAME 87146

Së shtati: Nga pasojat e këqija të mendjemadhësisë që i sjellinnjeriut shkatërrim, është se ajo e ndalon njeriun që të pranojë mendi-met dhe këshillat e të tjerëve. Mendjemadhin e shikon jotolerant përmendimin e tij, ose për mendimin që ai e beson. Ai pretendon që me-ndimet e të tjerëve janë gabim, dhe se vetëm mendimi i tij është idrejtë. Prandaj, mbetet i ngurtë në një mendim dhe ide të caktuar.

Shkaqet e mendjemadhësisë

Ajo që e shtyn njeriun te sëmundja e keqe e mendjemadhësisëështë dobësia e besimit të tij në Allahun e madhëruar. Nëse ai do tëkishte besimin e fortë nuk do të ishte treguar kryelartë, sepse atëherëai do të besonte se vetëm Allahu është me i Larti, Mbizotëruesi.

Pra, shkaku i parë i mendjemadhësisë është besimi i dobët në All-llahun dhe mosbesimi në botën tjetër. All-llahu xh.sh. thotë:“E ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese(të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë” (El-nahl: 22)

Njëra prej shkaqeve të mendjemadhësisë është edhe mburrja meprejardhjen. Allahu i Madhëruar e ka bërë peshoren e prioritetit mefrikën ndaj tij dhe jo me prejardhjen e me stërgjyshërit. All-llahuxh.sh. thotë:“Pa dyshim se më i ndershmi prej jush tek All-llahu, është ai qëmë tepër është ruajtur (nga të këqijat)” (El-huxhurate: 13)

Transmetohet nga Ubej ibn Ka’b r.a. që dy burra po krenoheshinte Profeti alejhi selam. Njëri i tha tjetrit: “Unë jam filani, i biri i filanitderisa i numëroi nëntë. Kush je ti që as nënë nuk ke”. Muhamedi a.s.u tha: “U mburrën dy burra te Musai a.s. Allahu i Madhëruar i thaMusait: thuaj atij që u mburr - të nëntit janë nga banorët e zjarrit dheti je i dhjeti.6

Gjithashtu prej shkaqeve të mendjemadhësisë është të qenit e nje-riut më mirë në adhurim sesa të tjerët. Ai duhet të ishte i vetëdijshëmqë përfundimi i mirë është vetëm në dorën e Allahut. Njeriu nuk është

6 Transmetoi Ebu Daudi.

Page 74: edukata87

ETIKË ISLAME 147

i sigurt a qëndron i vendosur në adhurim apo jo. Ndoshta një mëkat qëlind përulje, është me mirë sesa një adhurim që lind kryelartësi e me-ndjemadhësi.

Është transmetuar që një burrë izraelit shkoi te një adhurues dhe ishkeli me këmbë në qafë. Ndërkohë që ai ishte në sexhde, adhuruesi itha: ngrije këmbën se vallahi nuk ta fal Allahu këtë mëkat. Zoti i thaadhuruesit: “O ti që bëhesh suprem, përkundrazi ty nuk ta fal (All-llahu)”.7

Edhe pasuria është njëra nga shkaqet e mendjemadhësisë. Të pa-surit i duhet që ta falënderojë Allahun dhe të shpenzojë pasurinë e vetnë rrugë të lejuara. Kjo pasi që pasuria është diçka që zhduket, ështësprovë për njeriun, dhe në qoftë se bëhet shtypës dhe kryelartë, atëhe-rë pasuria do të jetë shkak i disfatës së tij. Njeriu duhet gjithmonë tëmos e harrojë që nga balta është edhe te balta do të përfundojë.

Posti dhe prestigji!!

Shumë njerëz ndryshojnë në marrëdhëniet e tyre atëherë kur marr-in një post më të lartë. Magjepsen pas postit, i harrojnë shokët e vjetërdhe ditët e vështira që kanë kaluar së bashku. Besimtarët e devotshëmnuk i ndryshon posti dhe nuk i harrojnë vëllezërit e tyre, ashtu siç kathënë edhe poeti:“Fisnikërit kur dalin nga situata kujtojnë

ata që kanë miqësuar në kushte të vështira”Ai që e shikon veten e tij të lartë, duhet t’i tregojë vetes origjinën e

saj, dhe t’i shmanget kësaj sëmundjeje. Transmetohet se Omer ibnHatabi r.a. në një fjalim u tha njerëzve: “Dikur kullosja bagëtitë e te-zeve të mia për ca hurma dhe rrush të thatë me të cilat kaloja ditën.Abdurrahman Ibn Auvf i tha: “Nuk shtove gjë vetëm se nënvlerësimine vetes tënde. Ndërsa Omeri iu përgjigj: Mjerë ti! Një ditë më tha ve-tja ime, që ti je Princi (Emiri) i myslimanëve. Kush është më i mirë seti? Prandaj, desha që t’ia tregoj asaj origjinën”.

7 Transmetoi Ebu Daudi.

EDUKATA ISLAME 87148

Gjithashtu transmetohet se Omer ibn Adulaziz, halifja i pestë imyslimanëve, po rrinte një ditë me disa miq të tij. Ndërkohë u prishkandili. Ai u ngrit dhe e rregulloi. Miqtë i thanë: “E kishim rregulluarne në vend teje. Ndërsa ai u përgjigj: Nuk është nga fisnikëria që burritë përdorë mikun e tij. U ngrita dhe unë isha Omeri dhe u ktheva për-sëri Omer, nuk m’u pakësua asgjë”.

Dijetarët midis së kaluarës dhe aktuales

Dija mund të jetë njëra nga shkaqet e mendjemadhësisë, atëherëkur nuk kërkohet për hir të Zotit, dhe atëherë kur ai mburret e bëhetkryelartë ndaj njerëzve dhe shfaqet sikur është më i dituri dhe më ma-dhështori nga njerëzit.

All-llahu xh.sh. thotë në Kur’an: “Juve (o njerëz) ju është dhënëfare pak dije”.

Do ishte më parësore për dijetarët që ata të ishin njerëzit më mo-dest, ngase ata janë më koshientë për mirësinë e thjeshtësisë, dhe përpërfundimin e mendjemëdhenjve e tiranëve.

Dijetarët e parë myslimanë ishin njerëz shumë modest. Shembullii tyre ishte Profeti (a.s), të cilin e kërkonin njerëzit që të ndalej për t’iupërgjigjur pyetjeve të tyre. Ai ndalej për të moshuarin e për të riundhe iu përgjigjej pyetjeve të tyre pa mërzi e pa ankim…

Marrë nga revista “Mexhel-letu al-az’har”Përktheu nga gjuha arabe

Shaban Vathaj

Page 75: edukata87

ETIKË ISLAME 149

Ahmad Omar Hashim

THE CALL OF ISLAM TO HUMILITY AND THEAVOIDANCE OF HAUGHTINESS

(Summary)

Haughtiness is the feeling of superiority over others. Haughtiness is

forbidden in Islam.

“You shall not treat people with arrogance, nor shall you roam the earthproudly. GOD does not like arrogant showoffs. (Luqmaan: 18).

In another Ayat of the Holy Quran, Allah says:

“Do not roam the earth proudly, you cannot split the earth, nor can you rival

the mountains in stature”.

أمحد عمر رهاشم

الدعوة االسالمية تدعو إلى التواضع و االبتعاد عن التكبر)البحثخالصة(

خدك تصعر وال االسالمي عنه و قال اهللا عز و جل بشأنه يف القرآن الكرمي: "" (سورة فخور مختال كل يحب ال الله إن مرحااألرض فيش تم وال للناس

)18لقمان:

Page 76: edukata87

GGJJUUHHËËSSII

Kenan Çemo

GJUHA E SHENJTË

1. Hyrje

“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve)...” (el-Bekare, 31)

Gjuha është një fenomen, i cili në masë të madhe e përcakton ese-ncën dhe qenien e njeriut. Sipas një definicioni, njeriu është “kafshë ecila flet” (hajevân nâtik), esenca e të folurit të njeriut e ndan atë ngaqeniet tjera të gjalla.

Gjuha lidh. Me të shprehemi. Andaj, gjuha nuk është vetëm “nëgjuhë”, ai aspekti “material” i gjuhës i shprehur me tinguj, që njëhe-rësh edhe është niveli i parë i gjuhës, të paktën te njerëzit. Kështu njënga nivelet e saj më të lartë është gjuha e gjendjes (hâl). Nganjëherëdëgjojmë se si ata dy viganë shpirtërorë kanë folur me gjuhën e gje-ndjes, pa e shqiptuar asnjë fjalë. Sa më i lartë të jetë niveli i gjuhës, aqmë i vogël është numri i atyre që mund të komunikojnë me të. Pasi qëbota e padukshme (gajb) është pamje dhe shembull i kësaj bote të du-kshme (shâhadet), po kështu edhe kjo gjuha jonë e përditshme mbannë vete shenja të gjuhës shpirtërore.

Edhe Allahu i dashur, tek i Cili një nga atributet themelore ështëedhe Kelâm (të folurit), çfarë i përket vetëm Atij, shfaqet edhe përmes

EDUKATA ISLAME 87152

të folurit të cilin e njohin njerëzit. Kështu njerëzve, përmes gjuhës, ujanë shpallur të katër librat (Kitâbet) e mëdha, fjala e Zotit.

Gramatikanët e vjetër arabë kanë ardhur në dilemë: Baza e gjuhë-ve (usûlu-l-lugât) a ka ardhur me instruksione nga Zoti, apo vetë nje-rëzit e kanë themeluar dhe definuar gjuhën? Cilat janë ato gjëra tëcilat Allahu i Madhërishëm ia mësoi paragjyshit tonë Ademit a.s.? Nëkomentet (tefsiret) e Kur'anit hasim në interpretime të ndryshme. Si-pas atyre të jashtmëve, ato ishin gjërat nga rrethimi me përditshmërinësonë, kurse sipas atyre të brendshmëve, më me dëshirë anohet kahemrat e Zotit.

Sidoqoftë, prej kur ekziston njeriu, me të është edhe gjuha. Mirë-po, me cilën gjuhë ka folur njeriu i parë? Nëse Ademi a.s. ishte njeriui parë, atëherë edhe gjuha ka qenë vetëm një. Si ka ardhur deri te for-mimi i kaq shumë gjuhëve të ndryshme? Cila është ajo gjuhë e sotmeqë besnikërisht e ruan këtë fije origjinale?

Është e sigurt se pejgamberët e Allahut kanë jetuar në epoka tëndryshme dhe në vende të ndryshme, ashtu që edhe kanë folur megjuhë të ndryshme, aq më tepër kur dihet se secili popull e ka pasuredhe pejgamberin e vet. Sipas kësaj, a është e mundur të flitet për gju-hë të shenjta dhe jo të shenjta? Në realitet, a mundet ndonjë gjuhë tëjetë e shenjtë, apo është më e udhës të përdoret shprehja e bekuar(mubârek) ?

Për shumë pejgamberë të Allahut mundet me siguri të pohohet sekanë qenë poliglotë, kanë folur në shumë gjuhë, krahas gjuhës së vetamtare. Këtë mund ta konstatojmë p.sh. për Ibrahimin, Jusufin, Musa-in alejhimusselam, etj.

***

Në botë sot ekzistojnë 6912 gjuhë të gjalla. Sipas modelit më tëgjerë radhiten në familje gjuhësore. Më të mëdhatë janë:1. Indo-evropiane (e flasin rreth 2.500.000.000 njerëz),2. Sino-tibetiane (e flasin rreth 1.300.000.000 njerëz),3. Afro-aziatike (e flasin rreth 350.000.000 njerëz),4. Nigjero-kongoase (e flasin rreth 350.000.000 njerëz),

Page 77: edukata87

GJUHËSI 153

5. Austronezijase (e flasin rreth 310.000.000 njerëz),6. Trans-newguinejase (flasin rreth 3.500.000 njerëz).

Familje gjuhësore të dorës dytë dhe më të vogla janë 95 sosh.Për neve, këtu, me rëndësi të veçantë janë gjuhët e Lindjes së Afë-

rme, për arsye se në atë territor kanë vepruar shumica e të dërguarvetë Allahut të përmendur në Kur'an, në hapësirën e civilizimeve më tëvjetra botërore. Andaj, familjes gjuhësore të këtij territori do t'i kush-tojmë një kujdes të posaçëm.

Boshtin e familjes gjuhësore afro-aziatike e përbejnë gjuhët semite- hamite. Për popujt semitë mendohet se prejardhjen e kanë nga Nuhia.s., përkatësisht, djali i tij Sami (sipas Biblës Sem), kurse popujt ha-mit nga djali i tij Hami.

Gjuhët hamite i përkasin territorit të gjerë gjeografik të AfrikësVeriore, kurse ndahen në tri grupe të mëdha:1. hamite - perëndimore (berbere),2. hamite - lindore : a) eritreje

b) agua3. egjiptiane e vjetër - kopte.

Sot, në mënyrë më masive është ruajtur vetëm gjuha berbere.Interesimi ynë themelor janë gjuhët semite, djep i të cilave është

Gadishulli arabik, Mesopotamia dhe Levanti (Palestina e sotme, Liba-ni, Siria dhe Jordania). Geni semit, në masë më të madhe do t'i përca-ktojë që të tri religjionet e a.q. të shpallura, judaizmin, krishterimindhe Islamin.

Shënimet më të vjetra në gjuhët semite datojnë 3000 vjet para e.r.Gjuhët semite ndahen në tri degë të mëdha:1. Semite lindore (akade, më vonë edhe asire dhe babilonase),2. Semite perëndimore:

a) kenane e vjetër: hebraike, fenikase, ugarite, moabite.b) arameje:

- arameje e vjetër: jaudi, arameje mbretërore, arameje nga Ele-fantina, arameje biblike

EDUKATA ISLAME 87154

- arameje perëndimore: arameje-judeje, krishtere-palestineze,nabateje, palmirene.

- arameje lindore: sirjane, arameje e Telmudit babilonik, ma-ndeje.

3. Semite jugore :a) etiopiane ( 8 gjuhë të vdekura).b) gjuhët arabe jugore: epigrafe (mineje, katabane, ausane, had-

remevte, dhe sabeje), dialektet bashkëkohore arabo-jugore(sokotre, harsuse)

c) gjuhët arabe veriore: epigrafe (lihjane, themude, safevije).

Me shikimin e parë në këtë numër të madh gjuhësh, njeriu lehtë ehumb orientimin. Pyet, si ka mundur në ato kohëra të vjetra të ekzis-tojë numër kaq i madh gjuhësh në atë hapësirë? Si kanë komunikuarnjerëzit mes vete, aq më tepër, kur dihet se mënyra nomade e jetesësdhe tregtia kanë qenë në nivel të lartë? Në këtë kuptim është e nevoj-shme të thuhet si vijon:- të gjitha gjuhët semite mes vete janë më të afërta sesa p.sh. gjuhët

indo-evropiane, do të thotë, mes vete edhe më të kuptueshme.- të gjitha gjuhët e sipërpërmendura nuk kanë ekzistuar në të njëjtën

kohë.- Disa gjuhë mund të njihen si më kryesore, më dominuese.

Sot, gjuhë të gjalla semite janë vetëm gjuha arabe (semite jugore)dhe gjuha hebraike (semite perëndimore), pastaj deri diku gjuha ara-meje (neoarameje), e cila reduktohet në disa ujdhesa gjuhësore të izo-luara.

Për këto gjuhë semite të gjalla, nëse do Allahu, do të flasim në va-zhdim. Për shkak të rëndësisë, do t'ia shtojmë edhe gjuhën akade.

Page 78: edukata87

GJUHËSI 155

2. Gjuha akade

Në gjuhën akade janë të ruajtura njëra ndër gjurmët e shkruara mëtë vjetra në historinë e njerëzimit. Kjo është gjuha me të cilën patënfolur asirët dhe babilonasit, do të thotë, banorët e Mesopotamisë së la-shtë. Rreth mileniumit të dytë para e.r. gjuha akade degëzohet në dydegë, gjuhë apo dialekte: asire dhe babilonase.

Për këto gjuhë semite të gjalla, nëse do Allahu, do të flasim në va-zhdim. Për shkak të rëndësisë, do t'ia shtojmë edhe gjuhën akade.

Se sa është gjuha akade e afërt me gjuhën arabe, do t'i theksojmëdy shembuj. Fjala “gjuhë” në gjuhën akade thuhet lishân (um), kursenë gjuhën arabe lisân (un). Fjala “derë” në gjuhën akade thuhet njëjtësikurse edhe në gjuhën arabe bâb. Së këndejmi rrjedh edhe emri i qy-tetit Babilon, në gjuhën akade Bâb-Ilu, që do të thotë “Dera e Zotit”.

3. Gjuha hebraike

Kjo është gjuhë e shenjtë e çifutëve (Leshon ha - Kodesh), e cilagati është identike me gjuhët tjera kenane, me gjuhën e fenikasve dhetë moabitëve. Shënimet më të vjetra në gjuhën hebraike datojnë rrethvitit 1000 para e.r. Në gjuhën hebraike është e shkruar pjesa më e ma-dhe e Dhjatës së Vjetër.

Megjithatë, së shpejti gjuha hebraike u mbulua me gjuhën aramejedominante, atëherë gjuhë zyrtare e rajonit më të gjerë. Llogaritet se çi-futët e kanë folur gjuhën hebraike deri me ngushtimin e Babilonit(587-538 p.e.r.), ndërsa pas ngushtimit të kthyerit fillojnë të flasingjuhën arameje. Praktikisht mbetet vetëm gjuhë e fjalës së shkruar.Nga gjuha arameje, madje, pastaj e merr edhe shkrimin.

Në shek. 19, gjuhën hebraike e përtërinë Elizer ben Jehuda në ba-zë të Biblës dhe shkrimeve tjera hebraike. Jo shumë kohë pas kësaj,bëhet gjuhë zyrtare e shtetit Izrael. Kështu gjuha e sotme hebraikeështë e bazuar në baza të shkrimit të Dhjatës së Vjetër.

Gjuha hebraike gjithashtu është e afërt edhe me arabishten. Këtëmë së miri e dëshmon edhe vokabulari i saj. Është posaçërisht intere-

EDUKATA ISLAME 87156

sante mënyra e “produktivitetit” të fjalëve të reja në ebreishten mode-rne. Një komitet i posaçëm i linguistëve merret me hulumtimin eindeksit biblik për të gjetur fjalën e nevojshme, pastaj hulumton fjalo-rët e gjuhëve të huaja, para së gjithash, atë të gjuhës arabe.

Gramatika dhe sintaksa e gjuhës hebraike janë mjaft të thjeshta.Alfabeti përbëhet nga 22 bashkëtingëllore, ndërsa zanoret, si në arabi-shte, nënkuptohen. Shkrimi hebraik, sikurse edhe ai arab, shkruhetnga e djathta në të majtë.

4. Gjuha arameje

Gjuha arameje (arabisht 'ibrâmijje) mund të ndahet, apo të përci-llet nëpër tri etapa kohore:- arameje e vjetër (1100. p.e.r. - 200. e.r.),- arameje e mesme (200. e.r. - 1200. e.r.),- arameje bashkëkohore (pas 1200. e.r.).

Njëri nga momentet e rëndësishme të ngritjes së kësaj gjuhe kaqenë viti i 500-të para erës së re, kur perandori persian Dariusi I, gju-hën arameje me dekretin e tij e shpall gjuhë zyrtare të gjysmës perë-ndimore të perandorisë së tij. Prej atëherë e deri me fitoren e gjuhësarabe në shek. VII e.r. gjuha arameje në mënyrë sovrane ka sunduarLevantin dhe Mesopotaminë.

Në gjuhën arameje janë të shkruara disa pjesë të Biblës (pjesa mëe madhe e librit të Danielit dhe Ezres). Në këtë gjuhë çifutët e kanëshkruar edhe Telmudin e tyre.

Me atë gjuhë, sipas të gjitha gjasave, ka folur edhe hazreti Isai,alejhisselam.

5. Gjuha sirjane

Gjuha sirjane (arabisht surjânijje) është dialekt i gjuhës arameje tëMesopotamisë Veriore. Para ardhjes së gjuhës arabe, ka qenë gjuhëdominuese ndër bashkësitë krishtere të Lindjes së Afërme, të AfrikësQendrore dhe të Indisë Jugore. Sot, kjo gjuhë flitet nëpër bashkësi tëshpërndara në Siri, Irak, Iran, Turqi dhe Azerbejxhan.

Page 79: edukata87

GJUHËSI 157

Fillimisht gjuha sirjane nuk është shkruar. Ka filluar të shkruhet,vetëm si reaksion ndaj helenizmit. Si djep i kësaj gjuhe konsiderohetqyteti Edesa, kur në vitin 132 p.e.r. në Edes themelohet një mbretëri ere. Në shek. e III të e.r. kishat krishtere në Edes fillojnë ta përdoringjuhën sirjane në liturgjitë e tyre.

Në vitin 489, shumë të krishterë nga territori i gjuhës sirjane bre-nda Perandorisë Romake shpërngulen në Persi, për t'u ikur ndjekjevedhe armiqësisë së shtuar ndërmjet tyre dhe krishterëve që flitnin gre-qisht. Së shpejti vjen deri te ndarja ndërmjet gjuhës sirjane në lindoredhe perëndimore. E ashtuquajtura gjuha sirjane perëndimore e mesmeështë gjuhë zyrtare e Kishës Ortodokse Sirjane, e Kishës KatolikeSirjane, e Kishës Maronite, e Kishës Ortodokse Siro-Malankase, e Ki-shës Mar-Tomine dhe e Kishës Katolike Siro-Malankase. E ashtuqu-ajtura gjuha sirjane lindore e mesme është gjuhë liturgjike e KishësLindore Sirjane, e Kishës Katolike Kaldeje dhe e Kishës KatolikeSiro-Malabare.

Në gjuhën sirjane është ruajtur një sasi e madhe e trashëgimisë sëshkruar, ndër të tjera edhe shumë vepra klasike greke, të cilat gjatëkohës janë zhdukur. Kështu, gjuha sirjane bëhet gjuhë kryesore nëndërmjetësimin mes filozofisë greke dhe asaj arabe.

6. Gjuha arabe

Të dhënat themelore:Për këtë gjuhë, gjuhën e Shpalljes së fundit të Zotit, gjuhën e të

Dërguarit të fundit të Allahut, Muhammedit, alejhisselam, gjuhën eXhennetit, do të flasim pak më tepër.

Gjuha arabe (fillimisht gjuha arabe veriore) i takon grupit të gju-hëve semite jugore. Djep i saj është rripi i mesëm i gjerë i Gadishullitarabik. Kjo gjuhë sot shtrihet prej Marokut në Perëndim deri në Iraknë Lindje, kurse atë e flasin më shumë se 200 milionë njerëz.

Ka 28 bashkëtingëllore, të cilat shkruhen, ndërsa zanoret nënku-ptohen, edhe pse sipas nevojës edhe ato mund të shënohen. Shenjat

EDUKATA ISLAME 87158

për zanore janë vendosur më vonë, kryesisht për shkak të nevojës përlexim të drejtë të Kur'anit.

Gjuha arabe sigurisht është njëra nga gjuhët me leksikun më të pa-sur dhe me gramatikë më të pastër në botë. Nga të gjitha gjuhët semi-te, gjuha arabe e ka morfologjinë dhe sintaksën më të zhvilluar, dhevokabularin më të pasur nga të gjitha gjuhët semite. Edhe pse ka ar-dhur në kontakt me shumë gjuhë të tjera, prapëseprapë ajo e ka ruajturpastërtinë e vet. Për arsye të zhvillimit të pavarur dhe ndarjes së për-kohshme nga gjuhët tjera, posaçërisht dallohen këto veçori të saj:- nga të gjitha gjuhët semite më së miri i ka ruajtur tingujt parasem-

it, ndërsa posaçërisht i ka zhvilluar disa tinguj të cilët nuk gjendennë gjuhët tjera semite. Njëri nga tingujt i cili nuk gjendet në asnjëgjuhë tjetër në botë është tingulli dâdi, i ashtuquajturi “d” i fortë.Andaj, dhe nganjëherë quhet lugatu dad (gjuha e tingullit dâd),

- e ka morfologjinë dhe sintaksën më të zhvilluar nga të gjitha atogjuhë,

- e ka vokabularin më të pasur.

Jo plot 100 vjet pas shpërnguljes së Pejgamberit a.s. në botën tje-tër, gjuha arabe do të përhapet prej Irakut në Lindje deri në Andaluzinë Perëndim. Do të bëhet gjuhë zyrtare dhe më dominuese e asaj ha-pësire gjeografike. Në Veri do t'i shtyjë gjuhët arameje, sirjane dhegjuhët tjera semite, kurse në Perëndim, në Afrikën Veriore gjuhët ha-mite. Në Jug, në Jemen, do ta zëvendësojë gjuha arabe jugore. Vetëmnë Lindje, nuk do ta shtyjë gjuhën perse, si dhe në skejin perëndimor,gjuhën spanjolle. Megjithatë, në të dyja këto gjuhë do të bëjë ndikimtë fortë, veçmas në vokabular. Kjo posaçërisht ka të bëjë me gjuhënperse. Edhe pse nuk e ka shtyrë gjuhën spanjolle, për shtatë shekuj kaqenë gjuhë zyrtare e Andaluzisë.

Deri te paraqitja e Islamit ndër arabë gati secili fis arab fliste medialektin e vet të veçantë, mirëpo, ato dialekte mes vete pak a shumëishin mirë të kuptueshme. Pejgamberi alejhisselam, ka ditur të flasëme të gjitha dialektet. Kur i vinte ndonjë delegacion nga ndonjë rajon

Page 80: edukata87

GJUHËSI 159

i largët ai atyre u drejtohej në dialektin e tyre. Kështu p.sh, jemenasveu drejtohej:

Lejse minem-birrim-sijāmu fim-seferi - “Nuk është bamirësi tëagjërohet gjatë udhëtimit.” Pra, në Jemen nyja shquese në vend të “el”shqiptohej “em”.

Me paraqitjen e Islamit dhe të pejgamberit të ndershëm Muhamm-edit savs. Te të gjithë arabët rolin dominues e merr dialekti i fisit Ku-rejsh. Ai dialekt ka shënuar fitore jo vetëm nga arsyet fetare, por edhepër ato politike dhe ekonomike, pastaj për shkak të begatisë së fjalorittë saj dhe përkryerjes së stilit.

Kështu qysh në dy shekujt e parë pas Hixhretit gjuha arabe standa-rdizohet, duke iu falënderuar në rend të parë gjuhëtarëve të famshëmnga Basra e Kufe-ja, dy qendrat e para të mëdha të linguistikës arabe.Këtë rol të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës arabe klasike më vonë emerr kryesisht Bagdadi, në Lindje, kurse Andaluzia në Perëndim.

Baza themelore në standardizimin e gjuhës arabe do të jetë Kur'-ani. Dy tjera komponente vijuese më të rëndësishëm në normimin esaj sigurisht kanë qenë poezia paraislame dhe gjuha gjitharabe bedui-ne e formuar në shekullin e parë të erës islame gjatë pushtimeve arabedhe gjatë formimit të vendbanimeve të reja, në të cilat vjen deri te për-zierja mes vete e pjesëtarëve të fiseve të ndryshme arabe. Kjo e kasjellë të ashtuquajturën gjuhë arabe klasike të njohur si fus'h?.

Me kalimin e kohës përmes derivateve krijohen fjalë dhe shprehjetë reja të cilat nuk kanë ekzistuar (p.sh. dârul-hajâl - kinemaja, el-xhevvâl/mahmûl - mobitel, etj.), vjen deri te ndryshimi i domethëniessë disa fjalëve, apo edhe vjetrohen shumë fjalë të vjetra. Kështu nëshek. XIX ngadalë fillon të formësohet gjuha arabe bashkëkohore sta-ndarde (MSA - Modern Standard Arabic), e cila në esencë është ide-ntike me gjuhën e vjetër arabe klasike (Classical Arabic).

Gjuha letrare ose fus'hâ sot përdoret në të gjitha vendet arabe sigjuhë e fjalës së shkruar (libra, gazeta, revista,...) në jurisprudencë,gjykatë dhe administratë, në televizion (lajmet dhe emisionet dokume-ntare-shkencore), në hutbet e xhumasë nëpër xhami, në kumtesa zyr-tare për publik si dhe nëpër tubime shkencore. Mirëpo, gjuha arabe e

EDUKATA ISLAME 87160

përditshme me të cilën flitet në rrugë, në rrethin familjar dhe në seria-let popullarizuese dallohet nga gjuha letrare. Përveç kësaj, ajo gjuhëjoletrare arabe nuk është identike nëpër të gjitha viset e botës arabe.

Me fjalë të tjera, qysh nga shekulli i tretë hixhrij, gjuha e të folurittë përditshëm ndryshon duke u larguar gjithnjë e më tepër nga gjuhaletrare. Sot gjuha joletrare gramatikisht është më e thjeshtë dhe leksi-kografisht më e varfër se sa fus'hâ. Ajo mund të ndahet në pesë grupemë të mëdha:1) Dialekti i Hixhazit dhe Nexhdit (dialekti i Arabisë Perëndimore dhe

Jemenit),2) Dialekti i Shamit (Sirisë, Libanit, Palestinës dhe Jordanisë),3) Dialekti i Egjiptit (dialekti i Egjiptit dhe Sudanit),4) Dialekti i Irakut dhe Gjirit (dialekti i Irakut dhe vendeve të Gjirit),5) Dialekti i Magrebit (Libisë, Tunizisë, Algjerisë, Marokut dhe Mau-

ritanisë).

Sipas një ndarjeje më të ashpër mund t'i ndajmë në dialekte lindo-re dhe perëndimore. Në ato perëndimore bëjnë pjesë të gjitha dialektete Afrikës Veriore përveç Egjiptit, kurse në dialektet lindore bëjnë pje-së dialektet e Egjiptit, Levantit, Mesopotamisë dhe të gadishullit Ara-bik.

Karakteristikë e përbashkët e të gjitha dialekteve bashkëkohorearabe është humbja e disa tingujve në llogari të disa tjerëve, thjeshtimii gramatikës në përgjithësi, dhe vokabulari shumë më i varfër.

Megjithatë, shumica e fjalëve të gjuhës arabe joletrare janë identi-ke me fjalët e gjuhës letrare, ose së paku pak të ndryshuara. Mirëpo,joarabi i cili e përvetëson mirë gjuhën letrare kur të ballafaqohet përherë të parë me gjuhën joletrare e njohur si 'âmmijje, ai gati nuk kup-ton asgjë. Shkaku i kësaj është se kanë pësuar ndryshim mu ato fjalëtdhe konstruksionet gjuhësore që më së shumti frekuentojnë. Mu atofjalët që frekuentojnë më së tepërmi formojnë boshtin e ndryshimitedhe mes vetë dialekteve.

Edhe pse sot praktikisht është e pamundur të kthehet gjuha fus'hânë gjuhë të përditshme gjithëpopullore, ajo që mundet dhe duhet të

Page 81: edukata87

GJUHËSI 161

bëhet afirmimi i saj më masiv ndër të gjithë arabët. Me fjalë të tjera,janë dy mënyra të kthimit të fus'hâs “në rrugë”. Mënyra e parë dhenjëherësh më e shpejta është ajo me anë të dekreteve ligjore dhe sank-sioneve përcjellëse të rregullohet përdorimi i gjuhës fus'hâ, para sëgjithash në televizion (serialet, reklamat, emisionet argëtuese, etj., nëtë cilat zakonisht dominon 'âmmijja) dhe në shërbimet publike. Mëny-ra e dytë, por më e ngadalshme qëndron në forcimin e ndërgjegjes nëtë gjitha shtresat e shoqërisë arabe mbi rëndësinë e fus'hâs. Megjitha-të, problemi është se edhe ai numër i vogël i intelektualëve arabë edhenë komunikimin ndërmjet vete shërbehen me gjuhën joletrare. Krejtkëtë e themi nga arsyeja se në disa dekadat e fundit orientalistët perë-ndimorë, “udhëpërshkruesit” dhe reporterë të ndryshëm nga bota ara-be po mundohen t'ia zvogëlojnë rolin dhe rëndësinë e gjuhës arabeletrare në favor të dialekteve nacionale, dhe, krejt kjo bëhet me qëllimtë shkatërrimit të unitetit arab dhe të unitetit të përgjithshëm mysli-man.

Vlera e gjuhës arabe sipas traditës:“...Kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë(lisānun 'arebijjun mubīn). (en-Nahl, 103.).

“... Me gjuhë të qartë arabe... (esh-Shura, 195.).

...Jasnim arapskim jezikom. (eš-Šu'arā', 195.)

Hazreti Pejgamberi, savs. thotë:I pari i cili e ka folur gjuhën e pastër të qartë arabe ka qenë Isma-

ili, i cili i kishte dyzet vjet.(Hadithin e shënon esh-Shirazi në el-Elkab nga hazreti Aliju. El-

Menavi në el-Fejd dhe thotë se el-Haxher hadithin e ka konsideruarme send të mirë).

Gjithashtu Hazreti Pejgamberi, savs. thotë:Ismaili me ilham është frymëzuar me këtë gjuhë arabe.

(Hadithin e shënon el-Hakim dhe el-Bejheki nga Xhabiri r.a.).Es-Sujutiu në tefsirin e tij ed-Durrul-mensūr thekson transmetimin

e Ibn Asakirit, i cili shënon nga Ibni Abbasi të ketë thënë se gjuha eAdemit në Xhennet ka qenë arabishtja, por pasi që e bën mëkatin,

EDUKATA ISLAME 87162

Allahu ia merr gjuhën arabe dhe ai fillon të flasë sirjanishten, mirëpo,pasi që pendohet, Allahu xh.sh. përsëri ia kthen arabishten. Në kome-ntin e ajetit 195 të kaptinës esh-Shura, Ibni Kethiri në Tefsirin e tijsjell transmetimin e Sufjan Thevrijut të ketë thënë: “Shpallja nuk kazbritur përpos në gjuhën arabe, pastaj atë secili pejgamber e ka për-kthyer për popullin e vet. Gjuha e Ditës së kijametit do të jetë sirjani-shtja, kurse kush hyn në Xhennet do të flasë arabisht”.

Në komentimin e ajetit të njëjtë Ismail Hakkiu në tefsirin e tij Rū-hul-bejān shënon transmetimin e Ebu Lejthit i cili thotë: “ Dije se gju-ha arabe është më e vlefshme prej gjuhëve tjera, andaj kush e mëson,apo ua mëson të tjerëve, do të shpërblehet, sepse Allahu i Madhërish-ëm e ka shpallur Kur'anin në gjuhën e arabëve”. Në komentimin enjëjtë Ismail Hakkiu i famshëm na thotë se gjuha arabe është gjuhë eXhennetit, kurse gjuha e Zjarrit është joarabe.

Omeri r.a. thotë: “Mësoni gjuhën arabe, sepse ua forcon mendjendhe ua rrit burrërinë”. (Transmetimin e shënojnë: el-Bejheki, el-Harā'-itī, Ibnul-Enbārī e të tjerë).

7. Përfundim

Për këtë gjuhë, gjuhën e Shpalljes së fundit të Zotit, gjuhën e tëDërguarit të fundit të Allahut, Muhammedit, alejhisselam, gjuhën eXhennetit, do të flasim pak më tepër.

Nga transmetimet e lartpërmendura, ndër të tjera, mund të nxirrendy përfundime: Gjuhët semite janë gjuhët më të vjetra. Gjuha e cila e trashëgon në mënyrë më të plotë gjenezën semite

është gjuha arabe.

Nga ky aspekt, shumë indikative janë transmetimet që flasin përgjuhën e stërgjyshit tonë Ademit, alejhisselam, dhe të stërgjyshit tëarabëve, Ismailit, alejhisselam. Me fjalë të tjera, për Ademin thuhet seka folur arabisht, ndërsa për Ismailin, thuhet se ka folur gjuhën epastër arabe. Sikur dëshirohet të thuhet se Ademi a.s., e ka lënë në tra-

Page 82: edukata87

GJUHËSI 163

shëgimi një lloj të gjuhës arabe elementare, iniciale dhe ende të pa-mprehur, ndërsa me Ismailin a.s. përmes dhuratës së Zotit me ilham, emerr formën e saj të plotë, të qartë dhe të mprehur.

E rrethuar me dete nga Lindja, Perëndimi dhe Jugu, pastaj meshkretëtirë nga Veriu, ajo me kujdes është mbrojtur nga ndikimet e ja-shtme, derisa me dritën e të Dërguarit të fundit të Allahut e shfaq krejtbukurinë e saj.

Ky lloj i lidhjes ndërmjet Ademit dhe Ismailit a.s. na është edhemë i afërt kur e kujtojmë se tempullin e parë të Zotit në Tokë, Qabennë Mekke, e ka ndërtuar stërgjyshi ynë, njëherësh edhe njeriu i parëAdemi a.s.. Pastaj ajo është zhdukur dhe i kanë humbur gjurmët, derime ardhjen e Ibrahimit dhe djalit të tij Ismailit alejhimasselam, të cilitme shpalljen e Zotit i dëftohet vendi i saj i vjetër dhe i urdhërohet qëta ndërtojë përsëri.

Kështu edhe gjuha arabe, humbet në detin e gjuhëve tjera, deri kurAllahu i Madhërishëm e kthen përsëri, duke e vendosur në gojën ehazreti Ismailit, a.s. kur i kishte vetëm 14 vjet.

Allahu e di më së miri !Shtrohet pyetja se a e kanë të gjitha gjuhët prejardhjen nga ajo

gjuhë paraarabe, apo janë paraqitur dhe zhvilluar pavarësisht vetve-tiu? Nëse ajo gjuhë paraarabe e Ademit a.s. është paragjuhë e të gjithagjuhëve tjera që kanë rrjedhë prej saj, atëherë edhe të gjitha 6912 gju-hët e sotme të gjalla deri diku i trashëgojnë karakteristikat dhe bereqe-tin e asaj paragjuhe të parë. Sipas njërit prej komentimeve biblike tëkëtij fenomeni, dikur herët gjuha e të gjithë njerëzve ka qenë një, pas-taj, pas përmbytjes së madhe në kohën e Nuh a.s., si rezultat i dënimitnga Zoti, njerëzit filluan të flasin gjuhë të ndryshme.“Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi igjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumentepër njerëzit e mençur”. (err-Rrum, 22.)

Duke komentuar këtë ajet Ismail Hakkiu në tefsirin e tij Rūhul-be-jānu, ndër të tjera, thotë se mes pasardhësve të djemve të Nuhit, prejSamit janë zhvilluar 19 gjuhë, prej Hamit 17 gjuhë, kurse prej Jafethit36 gjuhë, gjithsej 92 gjuhë. Nga ana tjetër, sipas njërës prej domethë-

EDUKATA ISLAME 87164

nieve të brendshme, në ajet mendohet në dallimin e gjuhës së zemrësdhe gjuhës së shpirtit (nefs). Të parët anojnë kah lartësitë dhe për toflasin, ndërsa të tjerët kah ultësirat dhe për to flasin.

Burimi:

http://www.znaci.com/islam_u_drustvu/fenomenologija/art522_0.html

Përkthim dhe përshtatje:Miftar Ajdini

Page 83: edukata87

GJUHËSI 165

Kenan Çemo

THE HOLY LANGUAGEAnd He taught Adam the nature of all things (Al-Baqara: 31)

(Summary)

Language is a phenomenon, which, to a great extent, determines the essence

of man. According to one definition humans are animals, which have the power

of speech. The power of speech is what makes humans different from other

living beings.

Language connects people. We use it to express ourselves.

كنعان تشيمو

اللغة المقدسة)البحثخالصة(

مدخل:)31ء كلها" (البقرة: "و علم آدم االسما

اللغة تعترب من اخلواص اليت تؤكد كبنونة االنسان و متيزه عن بقية املخلوقات. فهناك منذ القدم من يعرف االنسان بانه "حيوان ناطق" و الكالم او النطق هو

الذي مييز االنسان عن بقية الكائنات احلية.ة ليست فقط يف اللسان ذلك اللسان يربط االنسان بالتعبري، بناء عليه فان اللغ

احلس املادى للسان الذي يعرب عنه باالصوات و الذي يعد املرحلة االوىل اللغة على أقل التقدير عند االنسان، و أكثر احلاالت رقيا هي لغة احلال.

Page 84: edukata87

GGLLOOBBAALLIIZZMMII

Dr. Halef Muhammed el-Xherrad*

ISLAMI DHE SFIDAT E GLOBALIZIMIT**

Koncepti i globalizimit dhe sferat e tij

Çështja e globalizimit në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit ka formuarnjë bosht themelor për një numër të madh të takimeve e konferencaveintelektuale e kulturore si dhe të dhjetëra veprave, studimeve e hulu-mtimeve shkencore. Ajo çka ka rezultuar prej tyre është se globa-lizimi paraqet një sfidë të madhe të shekullit aktual pa marrë parasyshdallimet në pikënisjet, këndvështrimet dhe pikat e përqendrimit sido-mos lidhur me vendet në zhvillim e sipër dhe me popujt që mburren

** Doktor në filozofi dhe kryeredaktor i së përditshmes siriane Tishrin. Është autor i vepr-ave në vijim:اإلسالم و املسيحية من التنافس و التصادم إىل احلوار و التفاهم (Islami dhe krishterimi ngarivaliteti e përplasja drejt dialogut dhe mirëkuptimit);ثقافة السريان يف العصور الوسطى (Kultura siriake në shekujt e mesjetës);الفلسفة اليابانية تالعاصرة (Filozofia bashkëkohore japoneze);اليويدية و اليزيديون (Sekti jezidij dhe jeziditët),

الصهيوين–التقنية للصراع العريب –األبعاد الفكرية و العلمية (Dimensionet ideore dhe shkencore-teknologjike të konfliktit arabo-cionist);معضالت التجزوة و التآخر و آفاق التكامل و التطور (Dilemat rreth përçarjes e ngecjes dhe ho-rizontet e integrimit e zhvillimit).

** Titulli origjinal, االسـالم وحتـديات العوملـة . Marrë nga revista e përmuajshme kulturore en-Nebe’, nr. 75, shkurt 2005, www.annabaa.org.

EDUKATA ISLAME 87168

me vlerat e tyre kulturore dhe qytetëruese të nxjerra nga burimet shpi-rtërore universale, siç janë popujt myslimanë. Fjala “el-‘avlemeh”është një term i ri në gjuhën arabe si përkthim për termin anglez Glo-balization dhe atij frëng Globalisation, që të dy me prejardhje latinenga fjala Glob që do të thotë “rruzull tokësor”.

Marrë në përgjithësi ky term nuk është paraqitur para viteve ’60 tëshekullit të kaluar dhe në fillim ka shënuar në formë objektive disadukuri që fillimisht kanë pasur karakter lokal e kombëtar e që pastajfitojnë karakter botëror. Mirëpo, aty kah vitet ’80 dhe ’90 ky termmerr një kuptim ekonomik që u bë i pashmangshëm në analizën fina-nciare dhe ekonomike. Kur termi “avlemeh” fillon të përhapet në gju-hën arabe, ai fiton një përdorim aq të madh, të cilin nuk e kishinarritur dot as termat e tjerë si “kozmopolitizmi”, “internacionalizmi”dhe “universalizmi”, që të gjithë nënkuptonin ‘globalizimin’.

Përgjithësisht, globalizimi është një proces kompleks dhe gjithë-përfshirës, i cili në vete ngërthen një grup të gërshetuar elementesh tëndryshme ekonomike, politike, sociale, ushtarake, intelektuale dhekulturore, të cilat veprojnë e ndikojnë në realizimin e globalizimit nënjë mënyrë thuajse të përnjëhershme. Edhe pse ndonjëra prej tyreështë më e theksuar, mirëpo kjo nuk e përjashton veprimin e elemen-teve të tjera mbi këtë lëvizje. Globalizimi është një proces shndërrimie transformimi që po zhvillohet tani edhe pse ka filluar qysh para afrotri dekadash. Që këndej, ajo është një gjendje vazhdimisht e ndryshue-shme të cilën njeriu e jeton de facto. Këtë transformim para së gjith-ash e diktojnë kërkesat në rritje në fushën e ekonomisë botërore.Meqë globalizimi është një lëvizje e pakontestueshme dhe e vazhdue-shme, ai mëton të ndërtojë një rend të ri botëror që do ta zëvendësojërendin botëror që ka sunduar në kohën e “luftës së ftohtë” dhe për-mban integrimin e ashpër të tregjeve, të shteteve e popujve, ndërsanga aspekti kulturor ai është një përhapje dhe shtrirje e amerikanizim-it, edhe pse fotografia nuk është e plotë. Ndërkaq, sa i përket globa-lizimit liberal bota është ndarë në mbështetës aktivë e të zhurmshëmtë tij si dhe në kundërshtues të formave të ndryshme. Ky globalizimnuk paraqitet ndaras nga një prodhim intelektual, i cili do ta justifi-

Page 85: edukata87

GLOBALIZMI 169

konte atë. Kështu qysh para afro tri dekadave janë paraqitur idetë bazëqë e mbështesnin dhe e theksonin globalizimin liberal, ide këto qënjiheshin me emrin “ideologjia neoliberale” (neoliberalizmi) me ç’rastfuqitë financiare botërore bashkë me neoliberalizmin e paralajmëruanprocesin e globalizimit.

Elementet bazë më të theksueshme të neoliberalizmit janë: 1. Ko-nkurrenca, 2. lirimi i çmimeve të mallrave, 3. privatizimi, dhe 4. Ri-shikimi i rolit të shtetit.

Forcat më të theksuara të tij janë: 1. korporatat shumënacionaleose transkontinentale, 2. institucionet e mëdha ekonomike botërore, 3.qeveritë, dhe 4. lëvizjet shoqërore.

Ndërkaq, instrumentet e tij janë: 1. marrëveshjet e tregtisë së lirë,2. zonat e lira dhe 3. programet e ristrukturimit.

Rezultatet më të dukshme të globalizimit janë: 1. zhvillimi pa pu-nësim, 2. varfërimi, 3. krizat financiare, 4. shkatërrimi i mjedisit dhe5. militarizimi.

Relacioni kulturë-globalizim

Globalizimi është një kulturë e dominimit të kanaleve ekonomikebotërore deri në shkallë të kërcënimit të fatit të botës e të jetës në to-kë...Globalizimi kapitalist është një kulturë e përkryer, e cila ka punu-ar dhe punon për shkatërrimin dhe rrënimin e kulturës perëndimoredhe të kulturave të tjera të botës si dhe për shndërrimin e të gjitha kë-tyre në një lloj folklori.

Kjo kulturë (globalizimi kapitalist) është një kulturë kundër kultu-rës, ajo në fakt s’është kulturë, sepse:1. ajo e redukton (tkurr) kuptimin e ekzistimit në një obligim të vetëm2. ajo është një antikulturë, ngase ajo shpie drejt skllavërisë3. ajo i mbyt kulturat tjera.1

1 Shih Xhozef Abdullah, العوملـة واهلويـة الثقافيـة (Globalizimi dhe identiteti kulturor), nërevistën العرب والعوملة (Arabët dhe globalizimi), Bejrut, nr. 17, prill 2004, f. 32-37.

EDUKATA ISLAME 87170

Ekonomia në globalizimin kapitalist, duke u çliruar nga shoqëria, ika uzurpuar të gjitha sferat shoqërore dhe është bërë gjithëpërfshirëse.Kjo ekonomi mbështetet në adhurimin e fuqisë teknike dhe ekonomi-ke pa ndonjë kontroll e kufizim. Lufta ekonomike kapitaliste përbënkonkurrencën e vërtetë dhe ne jemi dëshmitarë të një gare drejt zhvi-llimit teknologjik, e cila krijon një forcë prodhuese dhe e cila lind fi-timtarë e të humbur.

Shkurt thënë, secila kulturë duhet ta sigurojë integrimin konkretnë jetën e të gjithë qytetarëve dhe kjo është ajo ç’ka bërë shteti-kombnë sigurimin e tij deri në një shkallë të pranueshme në kohën e kejne-zianizmit*... Nga ana tjetër, thirrja për një ndërhyrje (përfshirje) hipot-etike të mbarë njerëzimit në zhvillimin e efektshmërisë dhe kapacitetit(në ekonomi dhe teknikë) përmes tregut botëror, gjithçka në këtë botëe shndërron në mall, kurse përmes përhapjes dhe popullarizimit të ko-nkurrencës realizohet plani për një tjetërsim të vërtetë e praktik tëshoqërisë njerëzore dhe për shkëputjen e lidhjeve shoqërore.

Identiteti dhe adresimi i identitetit

Zgjidhja dhe copëtimi ekonomik, shoqëror e politik si dhe shkatë-rrimi i kulturës së shteteve kapitaliste e industrialisht të zhvilluara ko-rrespondon dhe ndiqet nga shkatërrimi i kulturave të vendeve të jugutnë formë tragjike deri në atë shkallë që vendet e veriut të duken si njëelitë kozmike (botërore), ndërkohë që jugut nuk i ngel gjë pos mbetjessë trashëgimisë së tij kulturore që qëndron pas tij. Kjo është arsyeja eparaqitjes së lëvizjeve protestuese dhe fundamentaliste dhe e strehimittë tyre nën trashëgiminë kulturore për t’u mbrojtur nga valët shkatërri-mtare që i kanosen ekzistimit shoqëror.

Identiteti (pa marrë parasysh se a do ta quajmë identitet kulturor,kombëtar, etnik ose fetar), përbën një ambicie të ligjshme me kusht që

* Kejnezianizëm ose teoria kejneziane është një teori ekonomike që mbështetet në idetë eekonomistit anglez të shek. XX, John Maynard Keynes. Ekonomia kejnziane promovonnjë ekonomi të përzier, ku të dy edhe shteti edhe sektori privat luajnë një rol të rëndësi-shëm... http://en.wikipedia.org/wiki/Keynesian_economics (sh.p.)

Page 86: edukata87

GLOBALIZMI 171

të mos shndërrohet në diçka që disa e quajnë “epidemi identiteti”, pranë një rrezik që e kërcënon edhe vetveten edhe të tjerët. Burimi i këtijrreziku është shkëputja midis vetëdijes mbi identitetin dhe adresimin etij dhe vetëdijes mbi pozitën historike të jetesës.

Çështja e adresimit të identitetit gjithnjë bën pjesë në strategjinë epunës, dhe kjo strategji e ka për obligim ta kuptojë nevojën e mos-ndërprerjes së lëvizjes së saj historike, botërore dhe rezistuese ndajsulmeve shkatërruese të globalizimit kapitalist, dhe të mos bjerë nëgrackën e ndarjes së botës në dy taborë (boshte), në taborin e së mirëstë cilin e përfaqëson vetë identiteti, dhe në taborin e së keqes të cilin epërfaqëson pjesa tjetër e gjithësisë, sepse këtu ekziston një shkarje eshpejtë drejt politikës së spastrimit etnik siç ndodhi në Evropën Li-ndore (konkretisht në Jugosllavi).

Shembuj të kulturës së globalizimit

Coca-Cola, MacDonald’si dhe Disney Landi janë simbole të kul-turës së globalizimit dhe kjo nënkupton që globalizimi në të vërtetë ipërfshin këto pika në stereotipinë e tij (forma standarde të sjelljes qëpërhapen në nivel botëror në llogari të formave lokale të sjelljes), dhepër këtë arsye nuk ka më tregje nacionale, porse e gjithë bota ështëbërë një treg i vetëm. Kjo është ajo çka e përshpejton me një forcë tëjashtëzakonshme fërkimin e kulturave të ndryshme me kulturën e glo-balizimit. Mallrat dhe simbolet e Amerikës, si Coca-Cola etj., përbëj-në kalin e Trojës përmes të cilit vlerat e kulturës amerikane depërtojnënë zonat tjera të botës... Ky depërtim Amerikën e bën një model për tëardhmen botërore, të cilën e formësojnë forcat ekonomike dhe tekni-ke, të cilat kërkojnë integrimin e botës dhe standardizimin e sjelljevenë një të vetëm, e ai është standardi amerikan.

Me këtë përgjithësohet logjika se gjithçka i nënshtrohet shitblerjespërderisa kultura e cila e bën shtrirjen e saj është një kulturë profiti.Kjo kulturë konsideron se modeli amerikan është shembulli ideal tëcilin me një sukses të madh e shpërndajnë dhe proklamojnë mjetet einformimit masiv amerikan.

EDUKATA ISLAME 87172

Ajo çka është më e rrezikshme te globalizimi është fakti se aishpërndan ide e forma sjelljeje që mund ta shembin besnikërinë (loja-litetin) ndaj vlerave bazë tradicionale e fetare, besnikërinë ndaj shtetite ndaj shoqërisë, dhe në vend të tyre të lejojë ide e besnikëri të reja.2

Njëri prej hulumtuesve3 i parashtron shkaqet e shtrirjes së gjerë të kul-turës amerikane duke i përmbledhur me sa vijon:1. Dominimi i ekonomisë amerikane si një treg importuesish dhe ek-

sportuesish si dhe mbështetja e ekonomive të tjera në konsumin eSHBA-së, krahas hegjemonisë së korporatave amerikane për re-klamim mbi marketingun global, krejt kjo ka shkaktuar që meto-dat amerikane për propagandë dhe marketing të shndërrohen nëmetoda gjithëbotërore.

2. SHBA-ja ka një epërsi të qartë mbi rivalët e saj ekonomikë në sfer-ën e kulturës nacionale, sidomos në industrinë e filmit e të muzik-ës. Duke i futur në përdorim forcat e saj për ta arritur këtë rezultat,ajo ka arritur të hyjë në miliona shtëpi dhe të ndikojë te dhjetëramiliona individë.

3. Eksportimi i kulturës amerikane nuk reflekton gjë tjetër pos njëniveli të ulët të aktiviteteve kulturore të Amerikës.

4. SHBA-ja ka pasur mundësi ta zhvillojë një industri të gjerë kulturo-re (pra, amerikane) drejtuar rinisë dhe ngjarjeve amerikane dheduke e shfrytëzuar fenomenin e globalizimit ajo ka arritur t’i shesëprodhimet e saj kulturore drejtuar rinisë së gjithëmbarshme botë-rore, dhe ekziston frika që amerikanizimi të ketë një ndikim tëfuqishëm mbi botën islame.

5. Ekziston një lidhje e rëndësishme midis modernizimit dhe amerika-nizimit, andaj sot modernizimi, kapitalizmi, kultura e konsumit,bota e reklamave dhe e materializmit, ndryshimi i modave, globa-lizimi dhe tregjet e gjera identifikohen me Amerikën.

2 Xhelal Emin, العوملـة والدولـة (Globalizimi dhe shteti) brenda librit العـرب والعوملـة (Arabët dheglobalizimi), hulumtime e diskutime të konferencës shkencore të organizuar nga Qendrapër studime të njësimit arab, Bejrut, 1998, f. 156.

3 Paul Salim, وملـة: معـامل اهليمنـة يف مطلـع القـرن احلـادي والعشـرينالواليـات املتحـدة والع (ShBA-të dheglobalizimi: veçoritë e hegjemonisë në prag të shekullit 21), po aty, f. 220-222.

Page 87: edukata87

GLOBALIZMI 173

Globalizimi dhe universalizmi islam

Universalizmi i Islamit manifestohet në kuptimin e dërgueshmë-risë së tij për mbarë botën dhe të gjitha kohërat, sipas fjalës së Zotit:“O ju njerëz, ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe nga një femërdhe ju kemi veçuar në popuj e fise që të njiheni mes vete...” (el-Huxhurat: 13).

Islami ka zbritur në bazë të besimit të njëjësisë, pastaj atë e kanëbartur myslimanët në mbarë botën, e pikërisht ky besim në një Zot kaqenë kriter gjykimi mbi njerëzit për aq sa ata kanë qenë të përkushtuare të dhënë ngushtë pas parimeve të cilat All-llahu xh. sh. ka dashur tëjenë një platformë (program) për mbarë njerëzimin.4

Islami me mesazhin e tij universal vazhdimisht dhe në mënyrëmjaft spontane qëndron kundër të gjitha ideve të cilat dëshirojnë qënën emërtime të ndryshme ta kontrollojnë dhe dominojnë tërë botën,dhe të cilat aq shpejtë demaskohen e dështojnë pasi t’i kenë shkaktuarnjerëzimit me miliona viktima, si dhe pasi t’ia kenë nënshtruar botënshkatërrimit sikur që ka ndodhur në kohën e sundimit nazist në Gjer-mani dhe sikurse pritet të ndodhë sot pas mbetjes së SHBA-së evetmja superfuqi botërore dhe pas përpjekjeve për t’ua imponuar ame-rikanizimin popujve të tjerë dhe për ta futur (ngulitur) atë përmes glo-balizimit me qëllim të pushtimit dhe mbajtjes nën kontroll të fatit tëtyre. Prandaj, ne pajtohemi me mendimet të cilat konfirmojnë se glo-balizimi as në kuptimin e tij figurativ e as në atë terminologjik nukështë “universalizëm” në vetvete, sepse kurrsesi nuk na mundëson tëbëjmë bashkimin apo krahasimin e tij me universalizmin e religjione-ve, si të Islamit, i cili ka ardhur për mbarë njerëzimin. Përse? Sepse“universalizmi” si nga aspekti terminologjik po ashtu edhe nga ai fi-gurativ ka të bëjë njëkohësisht me tokën, njeriun, universin dhe Kriju-esin. 5

4 Shih, Semih Atif ez-Zejn, عامليـة اإلسـالم وماديـة العوملـة (Universalizmi i Islamit dhe mate-rializmi i globalizimit), Bejrut, 2000, f. 16-18.

5 Sejjar el-Xhemil, العوملة واملستقبل: اسرتاتيجية تفكري (Globalizimi dhe ardhmëria: strategjia enjë të menduarit), Aman, 2000, f. 86.

EDUKATA ISLAME 87174

Ndërkaq, midis universalizmit dhe globalizmit ekziston një hapës-irë e madhe, e ajo është vetë hapësira ndarëse midis dialogut qytetë-rues e kulturor dhe pezullimit (anulimit) të njërës në favor të tjetrës.6

E pra, dallimi është shumë i madh midis universalizmit të Islamitdhe globalizimit, i cili mbështetet në rritjen e fitimeve, në grabitjen epasurive, në parapëlqimin e kulturës e të ndërlidhjeve ndaj vlerave tëmirëkuptimit dhe ndaj qendërzimit të së mirës dhe dashurisë midis tëgjithë popujve. Ndërkaq, universalizmi i Islamit me porositë e tij udrejtohet gjithë botëve, do të thotë, mbarë njerëzimit e jo vetëm njëpopulli të caktuar duke i anashkaluar popujt e tjerë. Prandaj, ishte enatyrshme që Islami të ishte porosia e fundit e Zotit, pasi ai i përku-shtohej universalizmit të qytetërimit njerëzor.7

Një prej shenjave të universalizmit të Kur’anit fisnik është edheajo se ai i flet mbarë njerëzimit për t’i trazuar intelektet nga gjumi ityre dhe se nuk kufizohet vetëm me pejgamberët:

موعظة من ربكميا أيها الناس قد جاءتكم)57وشفاء لما في الصدور وهدى ورحمة للمؤمنين (يونس:

“O ju njerëz! Juve ju ka ardhur nga Zoti juaj një këshillë (Kur’-ani) dhe një shërim për atë që gjendet në kraharorët tuaj (zemra)si dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”.

Prandaj, myslimanët e kanë për obligim t’i qasen Islamit me tërëpastërtinë e tij dhe me fytyrën (dimensionin) e tij lindor dhe të për-bëjnë një shembull i cili do t’i reflektojë punët, sjelljet dhe relacionete tyre “dhe ky qëndrim si në nivelin individual ashtu edhe në atë kole-ktiv do të ketë ndikim të fuqishëm jo vetëm në përmirësimin e imazhittë Islamit në Perëndim, porse edhe do të mund t’i tërheqë e magjepsëperëndimorët kah Islami”.8

6 Muhammed Nebil el-Hajjat, عامليـة ال عوملـة (Universalizëm e jo globalizim), revista el-Me’arixh, e përmuajshme e specializuar për studimet kur’anore dhe dialogun ndërfetar,viti 13, nr. 42, 2003 (1424), f. 62.

7 Mahmud Hamdi Zakzuk, اإلسـالم يف عصـر العوملــة (Islami në shekullin e globalizimit),Mektebetush-shuruk, Kajro, 2001, f. 50.

8 Sejjar el-Xhemil, po aty, f. 97.

Page 88: edukata87

GLOBALIZMI 175

Globalizimi dhe kultura islame

Globalizimi ka shkaktuar sfida të mëdha e të gjera sa i përket kul-turës islame, qoftë në nivelin fillestar apo përfundimtar qoftë në atë tëmjeteve, veglave e metodave. Na pëlqen ose jo, kombet dhe shoqëritëislame vuajnë në shkallë të gjerë nga penetrimi kulturor dhe sikur kypenetrim të ishte vetëm kulturor do të kishim mund ta kufizonim dhet’i kontrollonim format e tij, “mirëpo këtu kemi një depërtim propaga-ndistik të kulturores dhe kjo do të ketë një ndikim të fuqishëm mbimendimet e gjeneratës së ardhshme”9 dhe ne nuk pajtohemi me ataintelektualë të cilët e promovojnë tezën se “globalizimi është një fat iparacaktuar dhe i pashmangshëm”.10

Përkundër faktit se Islami me seriozitetin e sinqertë është kundërglobalizimit kapitalist, bota islame akoma nuk ka mund të ndërtojë njëprojekt bashkëkohor mbi bazat e porosisë së tij universale. Emëruesi ipërbashkët dhe takuesi i vetëm i popujve myslimanë është qëndriminë pozicionin e kundërshtuesit të një globalizimi të këtillë për shkaktë tendencave të tij kundër vlerave islame.

Përkundër kësaj vale të sfidave despotike dhe përkundër kësaj ske-me të ligë, popujt, fuqitë dhe lëvizjet islame duhet ta ngrenë nivelin ediskursit të tyre, që të jetë ky një diskurs i mprehtë dhe i zgjuar ndajrreziqeve dhe sfidave, i bazuar në rregullën e përparimit dhe zhvilli-mit, të cilin e dëshiron Islami si në ide e koncepte ashtu edhe në pari-me e vlera, me një fjalë në të gjitha sferat e jetës.

Është e vërtetë se nëse krahasohet realiteti i botës islame sot merealitetin e globalizimit monolit të udhëhequr nga fuqia e kalibrit tëSHBA-së dhe fuqive të tjera perëndimore kapitaliste, do të dalë nëshesh dallimi i madh në mundësitë e punës dhe të aktivitetit... e qëpastaj ta arrijë pozitën (statusin) e ndikimit.

Ndoshta ndër mend mund të na paraqiten pyetje të ndryshme si:

9 Po aty, f. 98.10 Idris Hanij, كيــف يقـــرأ املثقفــون العـــرب، العوملــة؟ (“Si e lexojnë intelektualët arabë

globalizimin?“), revista El-Kelimeh, viti 5, nr. 19, pranverë 1998/1419 h., f. 65.

EDUKATA ISLAME 87176

Përse insistojmë që të arriturat e globalizimit t’i konsiderojmë sisfidë për ne?

Përse nuk bashkëpunojmë me të si një e arritur njerëzore dhe tashfrytëzojmë atë për çështjet tona jetike?

Dhe a kemi në fakt zgjedhje tjetër kur është në pyetje pranimi ipasojave të globalizimit, i cili është bërë një fat i pashmangshëmqë nuk mund të injorohet?

Përgjigjja është se ne si myslimanë kurrë nuk kemi qenë dhe nukdo të jemi kundër kësaj hapjeje ndaj të tjerëve dhe komunikimit me ta,sepse fryma islame është frymë njerëzore (humane): “Dhe ty (o Mu-hammed) të kemi dërguar vetëm mëshirë për botët” (el-Enbija’:107)dhe se kjo hapje e komunikim mbështetet në parimin e dialogut dhenjohjes së ndërsjellë, në kulmin e së cilës qëndron respektimi i bazavetë besimit e jo refuzimi i tyre përmes talljes, shpërfilljes e shikimitprej së larti, sepse kundërshtimi i tyre do t’i kthejë ato në sfida provo-kuese.11

Pikat e kundërshtimit

Anët konfrontuese midis Islamit dhe liderëve të globalizimit janëbërë tejet të qarta në vendimin e tyre për t’i lodhur e mërzitur popujtmyslimanë si nga aspekti psikologjik ashtu edhe nga ai politik dheekonomik përmes fushatave të mass medieve, të cilat për qëllim kanëreputacionin e myslimanëve dhe identifikimin e tyre me akte terroristee kriminale dhe me të gjitha të zezat e tjera që e dëmtojnë sigurinë,stabilitetin dhe solidaritetin e këtyre popujve.

Së këndejmi projekti islam i ngritjes dhe zhvillimit mbështetet nëdisa themele e baza:1. Bashkimi i të gjithë myslimanëve dhe kuptimi i bashkimit si një

cak i përhershëm dhe një detyrë fetare e jetike. Ambiciet për ndë-

11 El-Husejn Ismeh, ت العوملـةالعـامل اإلسـالمي وحتـديا (“Bota islame dhe sfidat e globalizimit“),revista El-Kelimeh, burimi i mëparshëm, f. 78-79.

Page 89: edukata87

GLOBALIZMI 177

rtimin e këtij bashkimi të fuqishëm do të shërbejnë për konfronti-min me arrogancën amerikane dhe sionizmin ndërkombëtar.

2. Afrimi dhe puqja e shteteve islame mbi bazën e vëllazërisë dhebashkëpunimit islam, ndihma ndaj të keqtrajtuarve si dhe refuzi-mi i metodave të arrogancës, tiranisë dhe hegjemonisë të zhvillu-ara nga fuqitë e mëdha.

3. Ndarja e drejtë e të mirave të tokës, në mënyrë që të mos krijohenklasa të të ngopurve e të uriturve.

4. Krijimi i lidhjeve njerëzore të baraspeshuara e të drejta mbi ba-zën e robërimit ndaj All-llahut xh. sh.

5. Bartja e porosisë së Islamit në botë përmes urtësisë dhe këshillëssë butë e të mirë.

Përgjithësisht mund të thuhet që konfrontimi me sfidat e globalizi-mit nuk është një çështje ideore garuese, porse një nevojë e domosdo-shme kundër krijimit të vartësisë dhe përçarjes, kundër përsëritjes sëpasojave të prapambetjes dhe nënshtrimit ndaj kolonializmit e misio-neve të tjera të rrezikshme për vlerat dhe parimet islame.

Disa hulumtues kanë konstatuar se fshehtësia e refuzimit që Perë-ndimi e bën ndaj ngritjes e renesancës islame, rrënjët i ka te rëndësiavitale dhe politike që i ka shteti islam dhe forcat personale që i zotër-on ummeti islam, të cilat ia mundësojnë atij - nëse i shfrytëzon në më-nyrë të shëndoshë - të krijojë një forcë jo vetëm të nivelit ekonomikporse edhe të nivelit qytetërues në përgjithësi.12

Nga këtu buron edhe insistimi i qarqeve perëndimore “për ta pen-guar projektin islam brenda grilave të prapambetjes e vartësisë”.13

Përkundër kësaj, shumica e të urtëve të ummetit dhe të mendimta-rëve të saj besnikë e theksojnë mundësinë e konfrontimit me globali-zimin dhe sfidat e tij përmes mëkëmbjes së vrullshme me anë tëforcave materiale e shpirtërore që i zotërojmë, të cilat disa hulumtues ikanë klasifikuar si më poshtë:

12 Po aty.13 Munir Shefik, النظـام الـدويل اجلديـد وخيـار املواجهـة ( Rendi i ri ndërkombëtar dhe opcioni i

konfrontimit ), Bejrut 1992, f. 121.

EDUKATA ISLAME 87178

1. Forca e koncepteve kur’anoredhe e konotacioneve të qarta të tij

Meqë dhjetëra ajete kur’anore me kuptimet e tyre të shumta sugje-rojnë dhe inspirojnë madhështi, përgjithshmëri dhe aftësi për takimpozitiv, detyrë e myslimanëve është që të përqendrohen në këto konc-epte të hapura dhe t’i propagandojnë e favorizojnë ato përmes shfry-tëzimit të mundësive kulturore që mbështesin pohimin e hyjnish-mërisë së kozmosit dhe madhështinë e vlerave të Islamit.

2. Përqendrimi në avancimin e konceptevedhe vlerave të kulturës islame përballë koncepteve

të anarkisë, shthurjes dhe tjetërsimit

Si rezultat i invadimit kulturor - mediatik - të perëndimizimit janëparaqitur shumë aspekte të kulturës dominuese nëpër vendet islamepër t’i shtrembëruar e përzier konceptet, siç janë zakonet e pashembu-llta dhe sjelljet dominuese ndër të rinjtë myslimanë, një pjesë e madhee së cilës është imitim i perëndimorëve në zakonet dhe sjelljet e tyreme pretekst arsimimi dhe hapjeje. Nëpër vendet islame janë përhapurdisa lloje krimesh që nuk kanë qenë njohur më parë. Sa i përket kriji-mtarisë letrare dhe artistike, mund të thuhet se me shumicë ajo bartkonceptet e kulturës perëndimore, me përjashtimin e vetëm (siç thonëdisa hulumtues arabë) se e paktë është ajo që e kanë krijuar disa vendearabe islame14. Ndërkaq, ky gjykim është paksa i zmadhuar, mirëpoështë e sigurt se krijimtaria letrare dhe artistike e cila bart konceptet ekulturës bashkëkohore perëndimore ekziston dhe është dominuese nëshumicën e vendeve islame përafërsisht qysh nga fillimet e shek. XX.

Çështja tjetër që ndodh në epokën e globalizimit është procesi ipërzierjes së kulturave; kanë depërtuar elemente negative e të çuditsh-me që e rrënojnë strukturën tonë kulturore dhe pjesët përbërëse të

14 Dr. Muhammed el-Xhevherijj, العوملة والثقافة اإلسالمية (Globalizimi dhe kultura islame), f.126.

Page 90: edukata87

GLOBALIZMI 179

identitetit tonë islam; vjen “kultura e globalizimit” për ta mbushur bo-shllëkun me gjithë lemerinë, neverinë dhe atraktivitetin e saj, i degje-neron vlerat dhe krijon vartësinë mendore-kulturore.

3. Puna e zellshme në ndërtimin e njeriut

Meqë është e gjithëpranueshme se njeriu përbën pasurinë reale tësecilit popull, atëherë është i vetëkuptueshëm dhe i pashmangshëmpërqendrimi në ndërtimin e tij, sidomos nisur nga fakti se bota islame,si tërësi ose si shtete të veçanta, zotëron një potencial të jashtëzako-nshëm njerëzor, mirëpo që kjo forcë vazhdimisht po zbehet e shterpë-rohet15, në një kohë kur me qindra mijëra koka të mëdha islame kanëmundësinë ta dëshmojnë prezencën e tyre në nivel të qendrave të për-paruara për hulumtim shkencor dhe të universiteteve të vjetra gjith-kund nëpër Evropë dhe SHBA. Në qoftë se ummeti nuk i avanconaftësitë e bijve të saj dhe edukimin e tyre mbi vlerat e lirisë së përgje-gjshme e të guximit, do të ndeshet me një shtim të prapambetjes e tëregresit. Prandaj, në botën e sotme ne nuk guxojmë të jemi pranuespasivë dhe konsumues të prodhimeve të të tjerëve, ndaj edhe refuzuestë teorive e mendimeve të tyre, porse ne e kemi obligim parësor që tëkyçemi në procesin e të gjitha zhvillimeve shkencore, të arrituraveteknologjike e ideore të cilat i shërbejnë mbarë njerëzimit.

15 El-Husejn Ismeh, po aty, f. 83.

EDUKATA ISLAME 87180

4. Rëndësia e vetëbesimit

Mosbesimi ndaj vetvetes dhe ndaj fuqive të saj përbën një faktorkyç në arritjen e suksesit ose të dështimit. Kjo ndodh kështu edhe mepopuj e kombe të tëra16. Një popull që nuk u beson aftësive të tij dhenuk i vlerëson mundësitë personale ashtu siç duhet, nuk ka mundësi tëzgjasë shumë pa u bërë hije për të tjerët dhe i varur prej tyre (“lypësikulturore”)17. Përmes përvojave zhvilluese që i kanë provuar shtete tëtëra është konstatuar se përparimi nuk mund të importohet nga jashtë,porse ai është një proces i brendshëm i cili dëshmon për një gjendjendryshimi (transformimi) në të cilën ndikojnë faktorë të ndryshëm(ekonomikë-politikë-kulturorë) me ç’rast faktorët e jashtëm nuk ofroj-në ndonjë ndihmesë të madhe. Nëse globalizimi nga jashtë bëhet fakt-or vendimtar në procesin e ndryshimit dhe zhvillimit, kjo nuk do tëthotë se duhet anashkaluar elementet e brendshme, porse duhet shum-ëfishuar përpjekjet për përforcimin dhe konsolidimin e tyre dhe duhetrritur imunitetin e tyre ndaj degjenerimit e rënies përpara së jashtmesrivale. Ummeti islam nuk ka rrugë tjetër pos një përparimi (rilindjeje)gjithëpërfshirës që do t’ia kthejë atij autoritetin dhe vetëbesimin nëmesin e popujve të tjerë.

5. Integrimi dhe bashkimi

Pashmangshmëria e rritjes së nivelit të stabilitetit ekonomik për-mes racionalizimit të përdorimit të resurseve, gjë të cilën e impononlogjika e globalizimit, i ka shtyrë shtetet kapitaliste të grumbullohenbrenda grupimeve rajonale. Qëllimi i këtij grumbullimi është përforci-mi i fuqive konkurruese dhe krijimi i entiteteve gjigante ekonomikeme fuqi të lartë dhe i mundësive të mëdha që do t’i aftësonte ato përnjë kundërvënie ndaj konkurrencës ndërkombëtare ekonomike/tekno-logjike dhe për një ndeshje e qërim hesapesh me forcat tjera konku-

16 Muhammed Mahfudh, نظريات التخلـف يف الفكـر العـريب: قـراءة نقديـة (“Teoritë e prapambetjesnë mendimin arab: një lexim kritik”), revista El-Kelimeh, nr. 11, viti 3, f. 59.

17 Po aty, f. 49.

Page 91: edukata87

GLOBALIZMI 181

rruese ndërkombëtare.18 Megjithëkëtë, vendet islame nga ana e tyrenuk janë pjesë e asaj çfarë po ndodh me këto sfida, përkundër faktit seajo zotëron të gjithë ata emërues të përbashkët materialë e shpirtërorësi fenë, gjuhën, historinë e gjeografinë. Ajo çka na brengos më shumëështë përplasja e interesave dhe kontrasti i aspiratave të vendeve isla-me.

Secili vend e konsideron vetveten komb në vete, që ka specifikat etij historike, gjeografike, kulturore e sociale dhe konsideron se sistemii tij politik e ekonomik është opsioni i vetëm që duhet ndjekur.

Ajo çka kërkohet sot prej forcave vendimmarrëse të botës islameështë tejkalimi i dallimeve artificiale dhe ndjeshmërive të ngushta sidhe angazhimi në arritjen e nivelit minimal të koordinimit e bashkë-punimit për t’u shërbyer interesave të përbashkëta.

Përmbyllje

Me këtë kontribut modest ne dëshiruam t’i trajtojmë disa nga me-kanizmat e procesit të globalizimit; dëshiruam të bëjmë një ftesë përtë menduar rreth forcimit të ummetit islam përmes alternativave dhetheksimeve me të cilat do t’i bëhej ballë globalizimit, siç janë kthimi idomosdoshëm te esenca e Kur’anit fisnik dhe biografia e Pejgamberittë ndershëm a.s. dhe e udhëheqësve të pastër r.a. për një rilindje tëpërgjithshme islame; kërkesa drejtuar myslimanëve për t’iu kthyervetvetes, për ta vënë në dukje pamjen e shkëlqyer të Islamit, sepse ve-tëm atëherë do të mund të llogarisim në respektimin tonë nga ana ebotës. Bota do të mund të llogarisë në myslimanët vetëm atëherë kurta kemi tejkaluar dobësinë, përçarjen dhe vartësinë tonë me një besimtë sinqertë, me një racionalizëm pretendues dhe me një vendosmëri etendencë të lartë islame.

Nga arabishtja:mr. Rejhan Neziri

18 Muhammed el-Meddah el-Idrisij, الـوطن العـريب بـني الفاعليـة والتهمـيش يف عـامل متغـري (“Atdheuarab ndërmjet efektshmërisë dhe margjinalizimit në një botë në ndryshim“), revista El-Vahdeh, Marokë, nr. 86, f. 23.

EDUKATA ISLAME 87182

Khalaf Al-Jarrad

ISLAM AND THE CHALLENGES OFGLOBALIZATION

The concept of globalization

(Summary)

During the past 15 years the issue of globalization was the main topic of a

large number of conferences as well as works. Their conclusion was that

globalization is a great challenge of our times. The word “al-avlemeh” wasintroduced into the Arab language as a translation of the English word

globalization (which is itself derived from the Latin word globus).

د. خلف حممد اجلراداالسالم و تحديات العولمة

مفهوم العولمة و االراته)البحثخالصة(

موضوع العلومة يف مخس عشرة سنة االخرية كان سببا لعقد لقاءات و مؤمترات و حبوث علمية. كثرية على املتوايات العلمية و الثقافية و سببا لنشر عشرات كتب

و الناتج املشرتك لكل هذه اللقاءات و الكتب و البحوث هو ان العوملة متثل حتديا

هؤالء املفكرون. و مصطلح "العوملة" هو ترمجة حرفية للكلمة االجنليزية (Globalizition)و الفرنسية(Globalisation) و كلتا مها متتد إىل الكلمة الالتينية

(Glub)و معناها الكرة االرضية.

Page 92: edukata87

IINNTTEERRVVIISSTTËË EE HHUUAAZZUUAARR

Bisedë e huazuar me prof. Dr. Rozhe Garodi

ISLAMI DHE PERËNDIMI

Rozhe Garodi (Roger Garaudy) është njëri ndër personalitetet mëtë shquar bashkëkohor të kulturës, mendimet dhe veprat e të cilit nëshumë vende të botës janë objekt diskutimi dhe bisedash. Jeta e tij ebujshme dhe veprat e shumta nga lëmi i filozofisë, religjionit dhe poli-tikës kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e opinionit botëror. Ka të shkr-uar mbi dyzet libra, të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë tëndryshme të botës…

Mes librave të tij të shumtë, mund të përmendim: “Marksizmidhe shekulli i njëzet”, “Teoria e materializmit”, “Rasti i quajtur-Izrael”, “Për Realizmin pa brigje”, “Problemi i marksizmit”, “Pe-rëndimi-është një fatkeqësi”, “Bisedim qytetërimesh”, “Vërejtjetë gjallëve”, “Islami dhe kultura”, “Islami dhe programi i ardh-mërisë”, “Gjallërimi islamik”, “Xhamia - pasqyrë e Islamit”,“Islami - fe e ardhmërisë” etj.

Rozhe Garodi është lindur në vitin 1913 në Marsej të Francës.Rrjedh nga një familje punëtorësh. Prindërit e tij nuk kishin religjiontë caktuar. Shkollimin fillor, të mesëm dhe atë universitar e mbaroi nëFrancë, ndërsa doktoroi në Moskë, në vitin 1954.

Qysh si fëmijë, Rozhe pati një jetë plot peripeci-me rënie dhengritje gjithfarëshe, të cilave u bëri ballë me stoicizëm. Gjatë jetës sëtij të bujshme kreu disa funksione me rëndësi. Një kohë ishte anëtar i

EDUKATA ISLAME 87184

Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Franceze (PKF), pastaj anëtari Politbyrosë. Ndërkaq, më vonë do të punojë si profesor autoritar nëUniversitetin Klermon Feron, derisa në mesin e viteve të ’60 do të bë-het prijës i ideologjisë marksiste të PKF-së, dhe do të zërë një vend tëmerituar në fushën e mendimit marksist mbarëbotëror, duke u radhiturkështu në njërin nga mendimtarët, filozofët dhe humanistët më tëshquar jo vetëm në kulturën dhe historinë e filozofisë franceze poredhe në atë gjithëbotërore. Në vitin 1970 e përjashtojnë nga PartiaKomuniste, për shkak se pohoi që Bashkimi Sovjetik nuk është shtetkomunist…Më pas, pas një odisejade të gjatë pranoi fenë islame dhe ubë mysliman.

Sipas mendimit të tij, shkaqet që e çuan ta përqafojë Islamin ishin,ndërmjet të tjerave-dy më kryesorët:

E para: “Islami nuk është fe e re, e cila paraqitet me ardhjen eMuhammedit si i Dërguar i fundit i Zotit, përkundrazi, Islami ështëvazhdimësi e lëvizjeve të mëparshme para tij, do të thotë, që ngakrijimi i njeriut të parë në faqe të dheut Adamit (Ademit)”; dhe

E dyta: “Ne-gjinia njerëzore në përgjithësi, sot, në aspektin kul-turor-gjendemi në fazën e shkatërrimit”.

Në vazhdim po sjellim një pjesë të bisedës që para do kohe patëmme profesorin e nderuar, i cili përkundër moshës së thyer, nuk ngurroime kënaqësi të bashkëbisedojë me ne. Në bisedën që zhvilluam meprof. Rozhenë i prekëm çështjet e lidhjes mes Islamit dhe Perëndimit,raportet e tyre, pozitën e Perëndimit sot, pastaj biseduam për çështjetë kulturës si dhe prekëm edhe disa tema të ndryshme etj.

Pyetje: “Zotëri Rozhe, si filozof kur u njoftuat për herë të parë mefilozofinë islame?”

R.Garodi: “Një nga shkaqet që e pranova Islamin ishte ajo që unësi filozof francez i ri i moshës 25-vjeçare, krahas tërë filozofive të tje-ra, u njoha tërësisht edhe me filozofinë islame. Nga ana tjetër, kur hu-lumtoja çështjet islame, ashtu duke hulumtuar, spontanisht shkrovanjë artikull me titull “Islami i takon ardhmërisë”- më duhet të theksojse atëbotë akoma nuk e kisha pranuar Islamin. Më pas, kur pranova

Page 93: edukata87

INTERVISTË E HUAZUAR 185

Islamin shkrova një libër me titull “Xhamia - pasqyrë e Islamit”, dhemë pas “Islami në Perëndim”.

Pyetje: “Kush ishin profesorët e Juaj dhe sa ndikuan ata në me-ndimet dhe botëkuptimet e Juaja?

R.Garodi: “Nuk kisha kontakte të shumta me profesorët e mi. Mësë shumti shoqërohesha me filozofët, të cilët i kisha shokë dhe miq tëafërt. Unë, fjala bie, jam kundër ideve të Zhan Pol Sartrit, por megji-thatë ne të dy kemi qenë shokë shumë të mirë. Nga njerëzit që më sëshumti çmoj ka qenë personi me emrin Bashler, të cilin e kisha ment-or të doktoraturës sime. Mes të tjerëve, mund të përmendi edhe HenryCorbin me të cilin u takuam në Teheran, dhe pikërisht ishte mu ky qëmë tregoi për madhështinë e personalitetit të Ibën Arebiut. Kjo më pasndikoi tek unë që të themeloj një muze islamik-të vetmin në Spanjën esotshme. Kryetari i bashkisë së qytetit të Kordovës pati mirëkuptiminqë lokacionin Toranjin, i cili dikur gjatë qeverisjes së andaluzianëvekishte qenë qendra e Kalifit mysliman, të na vërë në dispozicion, kë-shtu që, unë në këtë lokacion e themelova muzeun islamik. Tani, gjatënjë viti, më shumë se 100.000 (njëqind mijë) njerëz, shumica e të cilë-ve vijnë nga Perëndimi e vizitojnë këtë muze. Rreth 50% të vizitorëvejanë francezë, 30% spanjollë, ndërsa të tjerët vijnë nga Britania e Ma-dhe, Italia, Gjermania, po madje edhe nga Amerika dhe Japonia. Neçdoherë jemi përpjekur të shpjegojmë rolin e rëndësishëm të Islamitnë formimin e një kulture gjithëpërfshirëse, me gjuhën që e kuptonperëndimori. Ndaj jemi përpjekur të tregojmë se Islami nuk është fe eizoluar, përkundrazi. p.sh., në rrethin e Kordovës ka ekzistuar një llojbashkëjetese mes kulturave të rëndësishme: asaj hebraike, e cila nga-herë ishte prezente në këto hapësira; Kulturës arabo-islame, e cila pre-zantohej nga një numër bukur i madh shkencëtarësh dhe dijetarësh tëmëdhenj; dhe asaj krishtere që gjithashtu ishte prezente në nënqielline Kordovës… Prandaj, shumë mirë mund të kuptohet se çfarë roli kaIslami te monoteistët e mbarë botës. Ne, tani jemi në fazën e luftëravemes religjioneve. Të kuptohemi nuk është fjala për luftë mes krishteri-mit, budizmit dhe Islamit, por është konflikt i të gjithë religjioneve

EDUKATA ISLAME 87186

monoteiste kundër monopolit dhe korrupsionit më të madh, do tëthotë, korrupsionit financiar. Në këtë rast, Islami mund t’i vërtetojë tëgjithë të dërguarit (profetët) e Zotit, dhe në këtë drejtim s’do mend seai-Islami luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, ashtu siç ështëthënë në Kur’anin Fisnik “Nuk ka dallim mes të dërguarve të Zotit”.Unë, çdoherë kur dëshiroj të shkruaj ndonjë libër, gjëja e parë që e bëjështë leximi i ndonjë pjese nga Kur’ani i Shenjtë, ku flitet për hazretiIsain alejhisselam, e që vërtet janë ajete tejet të madhërishme. Mirëpo,nga ana tjetër, zhurmshëm propagandohet dhe propagandat (për fatintonë të keq) janë të atilla që thonë se gjoja Kur’ani është kundër Isa-it?! Ndaj, puna ime është që me priftërinjtë krishterë të bisedoj rrethIslamit. Ne të gjithëve na duhet Islami, dhe sipas mendimit tim abso-lutisht është gabim që të dëshirojmë t’i zgjidhim problemet tona, dukeu mbështetur vetëm në vetveten tonë…”

Pyetje: “Profesor, duket se në vendet e Perëndimit ekziston para-gjykim tejet i madh ndaj përqafimit dhe ndjekjes së kulturës greke,dhe gjithnjë potencohet se Greqia është djepi i kulturës perëndimore(përkatësisht kulturës greko-romake dhe asaj krishtere), dhe në faktkështu ata harrojnë burimin e tretë dhe më kryesorin- kulturën arabe-islame. Cili është mendimi Juaj lidhur me këtë?”

R.Garodi: “Sipas mendimit tim, pjesa kryesore e kulturës arabe-islame buroi nga provinca e Persisë, dhe para së gjithash besoj se kjoprovincë pati rolin kryesor në fushat e shkencës, filozofisë, poezisë,artit muzikor etj. P.sh., nëse bëjmë krahasimin e statujave antike grekedhe atyre persiane që gjenden në muzeun Luvër të Parisit, qartë do tëvërejmë se statujat persiane edhe pse janë njëmijë vjet më të vjetra seato greke, prapëseprapë estetikisht janë më të përkryera sesa ato gre-ke. Në Perëndim akoma ekziston ky paragjykim, p.sh., asnjë filozofnga periudha para Sokratit nuk ka qenë grek, përkundrazi gjithë ataishin lindur në tokat persiane dhe mësonin e i studionin çështjet filo-zofike në Satrap. E njëjta gjë vlen edhe për kishën. Atë që ato sot equajnë Patrikanë - në gjuhën greke, aspak nuk ka të bëjë me grekët,përkundrazi, ata ishin njerëz nga Azia, pjesa dërrmuese nga rajoni i

Page 94: edukata87

INTERVISTË E HUAZUAR 187

Kapadokut- Turqia e sotme dhe viset e tjera të përafërta. Kuptohet qëkjo çështje nuk është me rëndësi vetëm nga aspekti gjeografik; p.sh.,Herakliti ishte në kontakt të drejtpërdrejt me filozofët persianë dhe hi-ndusë, dhe sipas mendimit tim- ky relacion ka ndikuar që ai-Heraklititë bëhet prijësi i parë i themeleve të filozofisë.

Ne, në traditën tonë perëndimore, kemi krijuar mite të shumta, siçështë fjala vjen Lufta e Marathonës. Unë në librin tim “Perëndimi-është një fatkeqësi” (“West its an accident”) - e kam shpjeguar këtëçështje, duke argumentuar se kjo luftë nuk ka qenë luftë mes Lindjesdhe Perëndimit, por e gjithë kjo ka ngjarë nga një grek, i cili emigronnë Persi dhe takohet me Mbretin (Shahun). Me këtë rast ai i shpjegonMbretit se në vendlindjen e tij - pra në Greqi, është person tejet popu-llor, dhe në qoftë se Hirësia e tij-Mbreti i siguron ushtri, ai vetë do tëvijë në krye të pushtetit. Mirëpo, kur vajtën në Greqi persianët panë senjë pohim i tillë aspak nuk ishte i vërtetë, dhe shumica e ushtarëve nërrugë e sipër për në Persi, morën pjesë në luftimet e Marathonës. Këtëlibër unë e kam shkruar atëherë kur në Iran akoma qeveriste Shahudhe nuk kishte ndodhur Revolucioni Islamik. Atëbotë Komiteti Olim-pik i Iranit më dha një shpërblim (dekoratë), ndërsa kundrejt kësaj Mi-nistria e Kulturës e Republikës së Greqisë, reagoi ashpër ndaj mejeduke më akuzuar se gjoja e kam fyer rëndë mbarë popullin grek…

Sipas mendimit tim, për parandalimin e konflikteve të këtilla, përIranin e sotëm është mjaft me rëndësi që vazhdimisht të jetë në kon-takt me shtetet dhe qytetërimet tjera, do të thotë, të jetë më i hapur dhemë transparent, të paktën i këtij mendimi jam unë”.

Pyetje: “Për vërtetimin e një pohimi të këtillë, profesor a keni ar-gumente historike të mjaftueshme?”

R.Garodi: “Po, gjithsesi, p.sh., nëse hulumtojmë detajisht dhe mevëmendje statujat greke dhe ato persiane, të cilat janë njëra përkrahtjetrës, fare lehtë mund të hetojmë dallimin mes tyre dhe superioritetine statujave persiane, gjë që edhe në fushën e filozofisë sheshazi vëreh-et dukshëm ndikimi i Persisë dhe Indisë së vjetër (antike), së pari te

EDUKATA ISLAME 87188

vetë filozofët, e më pas edhe te priftërinjtë, po madje edhe në vetë kri-shterimin”.

Pyetje: “Profesor, Ju në një artikull tuajin jeni shprehur: “Perë-ndimi përpiqet ta shkatërrojë qytetërimin antik të Lindjes”, cili ështëshkaku i një pohimi të këtillë dhe cilat janë sqarimet e Juaja në këtëdrejtim?”

R.Garodi: “E para: Kur spanjollët për herë të parë shkelën nëtokën e Amerikës, ushtarët spanjollë, madje edhe ata me nivelin kultu-ror më të ulët, qartë vërejtën se Ciudad Mexico (qyteti i njerëzve lëku-rëkuq, indogjenëve) ishte shumë më i bukur se qyteti i Venedikut, icili atëbotë merrej si shembull i qytetit më të bukur evropian. Kohëvetë fundit, ekspertët e ndryshëm që në Ciudad Mexico po merren mehulumtimin e themeleve të një arkitekture grandioze, kanë gjetur njëkalendar nga periudha e fisit të Majëve-lëkurëkuq, i cili kalendarështë njëqind herë më preciz sesa kalendari gregorian që përdorim nesot.

E dyta: Perëndimorët në librat e tyre, siç janë enciklopeditë dhe tëngjashmet me to, pohojnë se shtypi- paraqitja grafike e shkronjavedhe letrës- është shpikje e Perëndimit (made in West!)

Mirëpo, çështja është krejtësisht ndryshe, e kundërta e kësaj: Kurmyslimanët, në shekullin e IX i fituan ushtritë kineze, dhe u dhanëatyre të drejtën e punës dhe mundësinë e lirë të prodhimtarisë, nga ata(kinezët) mësuan një mjeshtëri të re- bërjen e letrës. Ky grup në kthime sipër kah Bagdadi, për herë të parë u vërejt në Andaluzi dhe më pasnjerëz të caktuar në vende të ndryshme filluan të merren me këtë mje-shtëri. Mirëpo ç’e do tërë këtë histori të vërtetë, kur perëndimorëtakoma zhurmshëm dhe me të madhe vazhdojnë të pohojnë se Gute-nbergu i pari shpiku shtypin…

E treta: Në matematikë, teorema e njohur e Paskalit nga fusha etrigonometrisë hetohet që nga lashtësia (antikiteti) në shkrimet e her-shme matematikore të kinezëve si dhe në vizatimet e ndryshme tëtyre.

Page 95: edukata87

INTERVISTË E HUAZUAR 189

Unë, në librin tim kam theksuar shembuj nga qytetërimi i Kinës,Indisë dhe Persisë së vjetër, në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë, kultu-rorë, të artit si dhe të gjitha fushave të tyre të diturive që janë meritë etyre - për arritjet tona të sotme. Atë që ata e arritën, është shumë më emadhe dhe shumë më e përkryer nga të arriturat tona të sotme. Ne, sotgjithë ato të arritura i kemi refuzuar apo shkatërruar, ndaj së këndejmiedhe është vështirë të kuptojmë se çfarë kanë qenë këto kultura antiketë Lindjes së Mesme dhe të Largët- ngase mjerisht zhvillimi i tyreështë ndërprerë, ndaj nisur nga kjo, hulumtimi dhe studimi i tyre para-qitet si imperativ dhe prioritet i ditëve tona…

P.sh. sipas mendimit tim Xhelaluddin Rumi-Mewlana është njërindër poetët më të mëdhenj të botës. Unë shumë kam shkruar për këtëpoet mysliman. Si rezultat i gjithë kësaj, për shkak të hulumtimeve tëshumta që kam bërë mbi figurën dhe personalitetin e Rumiut, në Kenimë kanë ndarë një titull nderi “Doktor i shkencave”. Kjo, natyrishtvlen edhe për fushat e tjera të dijes, kështu që, kur violinistit të njohurJehud Menjuhinit ia dhurova një libër mbi artin muzikor- vepër të Al-Kondit, ai (Menjuhini) mbeti pa tekst dhe mjaft, mjaft i mahnitur…”

Pyetje: Ju në një vepër tuajën, jeni shprehur: “As qytetërimi iPerëndimit e as ai i Lindjes”;- për çfarë qytetërimi përpiqeni Ju, dhenë këtë mes, ku është vendi i qytetërimit Islam?”

R.Garodi: “Qartë duhet thënë se ne jemi në rënie absolute. Sot,ne myslimanët në lëmenjtë e shkencës dhe teknikës nuk kemi bërëasgjë, thjesht asnjë send - më besoni këtë e them me shumë keqardhje.Vetëm profesor Abdussamed Selam nga Pakistani ka fituar ÇmiminNobël në fizikë. Sipas mendimit tim, kjo rënie dhe ky stagnim, paraqi-tet nga çasti kur filloi përçarja në mesin e myslimanëve. Gjithashtu,sot për sot problemi dhe pengesa kryesore për ngritjen tonë, ështëgjendja (statusi) kompleks (i komplikuar) mes Sheriatit dhe Fikhut.Në Kur’an kur flitet për Sheriatin qartë definohet se ai-Sheriati ështëplotësisht i qartë dhe i kapshëm për religjionet e shpallura, p.sh., All-llahu është i Vetmi Sundimtar i ekzistencës. Kjo në njëfarë mënyreështë e njëjtë edhe në Dhjatën e Vjetër dhe në Dhjatën e Re, urdhrat e

EDUKATA ISLAME 87190

Zotit…do të thotë, Ligji i All-llahut është Sheriati. Në Kur’an rreth6000 ajete flasin mbi raportet mes All-llahut dhe njerëzve, ndërsavetëm 200 ajete bëjnë fjalë për mënyrën e kryerjes së veprave dherregullave fetare.

Pejgamberi ynë Muhammedi alejhisselam dhe pejgamberët tjerëjanë dërguar si mësues të Zotit, të cilët asnjëherë me anë të forcës nuki kanë thirrur njerëzit në fe. Fikhu është ligj që e krijoi njeriu, ndërsaSheriati është Fjalë e Zotit. Tani, sipas mendimit tim, njëra ndër pen-gesat më kryesore dhe më të mëdha për përhapjen dhe zhvillimin eIslamit është (siç e thashë edhe më parë) raporti kompleks dhe i ndër-likuar mes Sheriatit dhe Fikhut; dhe me anë të nocionit Sheriat tento-het të arrihet platformë për krijimin e Fikhut të shekullit aktual, metentativë që të mbizotërojë mbi Fikhun e shekullit të VI, X dhe XII tëhixhretit. Ndaj, ja mu këtu lind pengesa e cila është kundër definicion-it Sheriat, i cili përmendet në Kur’anin e Shenjtë. Ndoshta ky konsta-tim imi është i gabuar, por për këtë mbetet hapësirë për diskutim. Nemyslimanët çdoherë vonohemi në hap me kohën që jetojmë. Detyrëkryesore dhe imediate e ne myslimanëve të të gjithë botës, është kriji-mi i reformave dhe freskive brendapërbrenda mësimeve islame. Kupt-ohet qartë reformim jo ashtu siç është traditë të kuptohet në Perëndim,e as sipas të konceptuarit perëndimor të gjërave dhe çështjeve, por fre-ski dhe reforma, të cilat plotësisht dhe ekskluzivisht do të ngrihen mbibazat e Sheriatit, e jo mbi mësimet e Fikhut të shekullit të shtatë dhetë tetë sipas hixhretit.

Detyra jonë është sqarimi i Ligjit. All-llahu në Kur’an - këtë dety-rë na e ka lënë neve, ngase Sheriati është Ligj botëror dhe i përhersh-ëm. Nëse kjo çështje bëhet e qartë për të gjithë besimtarët myslimanë,për ithtarët e Librit (krishterët dhe çifutët), për ndjekësit e sekteve tëndryshme (siç janë hindusët, budistët etj.) atëherë feja islame do tëarrijë të tubojë rreth vetes shumë ithtarë. Në të kundërtën, siç janë du-ke vajtur punët, me përzierjen e Sheriatit me nocionin Fikh, ne, ruanaZot!, e ftojmë All-llahun në luftë me njerëzimin.”

Page 96: edukata87

INTERVISTË E HUAZUAR 191

Pyetje: “Në artin dhe filozofinë perëndimore, aktualisht vërehenelemente të dëshpërimit dhe gjendjes së pashpresë. Cilët janë shkaqete një gjendjeje të këtillë?”

R.Garodi: “Sipas mendimit tim, aktualisht nuk ekziston kurrfarëfilozofie në Perëndim. Filozofia është drejtim i kuptimit të jetës, dhelirisht mund të konstatoj se pas vdekjes së Bashlarit, madje edhe tëHajdegerit në Gjermani, më askush nuk merret me këtë nocion të qua-jtur-FILOZOFI. Ndaj edhe nuk ekziston më filozofi. Tani ekziston ve-tëm shqyrtimi i historisë së filozofisë, ngase vetë filozofia si filozofiështë shkatërruar”.

Pyetje: “Po për artin e Perëndimit çfarë mendoni?”R.Garodi: “Sot, edhe arti nuk ka më aspak lidhje me domethënien

dhe kuptimin e jetës, dhe tërësisht e ka humbur kontinuitetin me reali-tetin dhe rolin e tij tejet të rëndësishëm që dikur kishte në shoqëri.Unë mendoj se arti i Perëndimit është totalisht në rënie dhe duke ushkatërruar. Pas vdekjes së “impresionistëve” të famshëm, e veçanë-risht kohëve të fundit, pas vdekjes së Pablo Pikasos, nuk ka më piktortë njohur qoftë në Francë, Angli, Itali po madje edhe në Amerikë egjetiu…

Në letërsi po ashtu është e njëjta pamje. Më nuk ekzistojnë njerëzsikur Romen Rolani apo Rabindranat Tagora, ngase veprat e këtyre tëdyve ngriheshin dhe ndërtoheshin mbi bazat e kuptimit të jetës. Ndër-sa sot, romani aktual-bashkëkohor nuk është asgjë tjetër pos imitim iveprave të Xhejms Xhojsit dhe konceptit të mbrapshtë të të kuptuarittë jetës- në mënyrën bajate amerikane, ndaj pikërisht mu për shkak tëkësaj- romanet janë duke u zhdukur, dhe si rrjedhojë edhe vetë letërsiaduke u shkatërruar. Romanet e sotëm janë krejtësisht bosh, totalisht tëzbrazët, mbisundon ideja e kotësisë në to, nuk pasqyrohen më figura-heronj të shëndoshë e të famshëm si dikur. Vërtet shtrohet pyetja dhedilema: Çfarë domethënie ka letërsia bashkëkohore dhe romani aktu-al? Përgjigjja ime, për fat të keq do të ishte: Domethënien e shkatërri-mit të jetës…”

EDUKATA ISLAME 87192

Pyetje: Profesor, mund të na sqaroni pak mbi librat që i kenishkruar dhe mbi konceptet dhe pikëpamjet e Juaja para se ta pranonitIslamin dhe ndryshimin e tyre pas pranimit të Islamit?

R.Garodi: “Nuk ka ndryshime. Ndryshimi i vetëm imi është shkë-putja nga relacioni me kulturën perëndimore. (qeshet); Të kuptohemi,unë jam perëndimor, jam lindur në Perëndim, jam edukuar në frymëndhe kulturën tipike perëndimore, (qeshet sërish) por…por, qysh mekohë, siç e thashë edhe më parë, kam vërejtur dhe kam ndjerë se kul-tura perëndimore është në rënie totale dhe tërësisht buzë greminës-shkatërrimit…

Librin tim të parë mbi fenë islame e kam shkruar në vitin 1945,këtë libër e titullova “Kontributi i qytetërimit Islam ndaj qytetëri-mit botëror”, libër ky që menjëherë në vitin vijues-1946 u përkthyenë gjuhën arabe. Më pas shkrova edhe librat tjerë, siç janë: “Dialogu iqytetërimeve”, “Perëndimi-është një aksident”, “Premtimet e Is-lamit”, “Islami fe e ardhmërisë” etj. Atëbotë akoma nuk e kishapranuar Islamin, por më duhet sinqerisht të pranoj se çdoherë më katërhequr dhe fascinuar ky qytetërim, pra qytetërimi islam.

Mendimet e mia nuk u ndryshuan aq shumë pas pranimit të Isla-mit, ngase, gati po të njëjtat koncepte dhe parime (me disa përjashti-me kuptohet) që i lashë në Bibël, i gjeta me paraqitje të shkëlqyeshmedhe plotësisht të kapshme-logjike në Kur’anin e Shenjtë. Unë jetëntime e nisa sipas traditës së Ibrahimit alejhisselam dhe plotësisht ështëe vërtetë se Islami dhe tradita e Ibrahimit- janë e njëjta rrjedhë, janë enjëjta gjë- feja e shpallur nga Një i Vetmi dhe i Madhi Zot. Ndaj, edhenuk pësova ndonjë ndryshim të madh të koncepteve. Nga ky shkakdisa pohojnë se unë u konvertova në fenë islame. Por unë them jo,pranimi i Islamit nga unë- nuk është konvertim (kthim), por është va-zhdimësi e drejtimit tim kaherë të nisur në jetë, që kur jam lindur…”

Pyetje: “Po të ardhmen e Islamit si e shihni?”R.Garodi: “Besoj se, kur nuk jemi në gjendje të bëjmë dallimin

mes nocionit Sheriat dhe Fikh, për pasojë jemi të destinuar të shkojmëdrejt izolimit, dhe në këtë rast nuk ka perspektivë për ne- myslimanët.

Page 97: edukata87

INTERVISTË E HUAZUAR 193

Në të kundërtën, kur do të tentojmë t’i mobilizojmë të gjithë besimta-rët myslimanë, po madje edhe ithtarët e Librit (krishterët dhe çifutët) -rreth Sheriatit të pastër-burimor, në luftë kundër monopolit dhe korru-psionit financiar bashkëkohor, atëherë do të kemi perspektivë dhe tëardhme të ndritur. Pra, vetëm Sheriati është forca lëvizëse e kreativite-tit në Islam. Ndaj, pikërisht mu për këtë një pjesë të konsiderueshmetë librave të mia ia kam kushtuar Sheriatit, ngase më duhet përsëri tëpotencoj se Sheriati i sotëm nuk ngrihet mbi bazat e Sheriatit të shpa-llur në Kur’an. Kur’ani i Shenjtë është vërejtje gjithëpërfshirëse eZotit, vetë Fjala e Tij, ndërsa Fikhu është krijuar nga njerëzit dhe ku-rrsesi nuk është Fjalë e Zotit”.

Pyetje: “Profesor ju lutem, po ardhmërinë e Perëndimit si e shi-hni?”

R.Garodi: “Sipas mendimit tim, është e domosdoshme, madje im-perativ i kohës, që i tërë njerëzimi t’i kthehet Sheriatit të All-llahut, dotë thotë, të pranojë për moto parimin: “All-llahu është Sundimtari iVetëm Absolut, Udhëheqësi Suprem dhe Ai i Cili i koordinon të gji-tha çështjet tona”; dhe mu kjo është rruga e vetme e shpëtimit përgjeneratat e ardhshme. Ndaj, jam i mendimit se pikërisht ne - myslim-anët duhet të jemi udhëheqësit dhe bartësit e këtij misioni të shenjtëfisnik, dhe njëherësh të shërbejmë si model për të tjerët, në të kundër-tën, nëse ne nuk e bëjmë këtë gjë, atëherë plotësisht me të drejtështrohet pyetja: Kush tjetër mund ta bëjë një gjë të tillë?

Gëzon fakti që, hë për hë, edhe të tjerët kanë filluar bukur mirë takuptojnë këtë gjë. Prandaj, unë i motivuar nga kjo gjë, mora një libërtimin dhe shkova për diskutim në një kishë katolike. Dhe sot, çdoherëkur dëshirojmë të diskutojmë apo të bisedojmë rreth ndonjë çështjeje,së pari njëri nga peshkopët i pari e merr fjalën dhe e mban fjaliminhyrës, ngase pikërisht në këtë mënyrë dëshirojmë ta prezantojmë Isla-min - ashtu edhe siç është ai në të vërtetë - tolerant dhe i ngrohtë. NëKordovë, ashtu siç përmenda edhe më parë, për çdo vit rreth njëqind-mijë (100.000) vizitorë e vizitojnë të vetmin muze në Spanjë, i cili kagjëra mjaft interesante mbi Islamin… Synimi dhe caku ynë është që

EDUKATA ISLAME 87194

gjithnjë ta prezantojmë-paraqesim Islamin përmes gjuhës - të cilën ekuptojnë të gjithë…”

“Profesor Rozhe ishte kënaqësi që bashkëbiseduam me Ju dhe jufalënderojmë për kohën që ndatë me ne. Njëherësh ju urojmë shëndetdhe përsëri të na befasoni për të mirë me ndonjë libër që pena Juajvërtet ka ditur të jetë e mrekullueshme dhe qasjet e Juaja kanë qenëgjithnjë mjaft interesante dhe tërheqëse. Edhe një herë ju faleminderitdhe Zoti ju ruajt!”

Rozhe Garodi: “Ju lutem, edhe për mua ishte kënaqësi. Ju falemi-nderit edhe juve, dhe Zoti të gjithëve na ndihmoftë!”

Shqipëroi nga anglishtja:Ahmed R. Ramadani

Page 98: edukata87

INTERVISTË E HUAZUAR 195

Roger Garaudy

ISLAM AND THE WEST

(Summary)

Roger Garaudy is a distinguished French philosopher whose thoughts and

works are widely discussed. His life and works in the area of philosophy,

religion and politics have always attracted attention. He has written more than

40 books, which have been translated in many languages.

The following are some of his most distinguished works: “Marxism in the20th century”, “The Case of Israel”, “The Mosque, Mirror of Islam”, “Dialogueof civilizations”, “The Occident is an Accident”, etc.

االسالم و الغرب)البحثخالصة(

يعترب روزه جارودى أحدا أكثر الشخصيات شهرة يف املدال الثقايف و افطاره و اعماله تعترب حمور نقاش يف االوساط العلمية املختلفة ان حياته النشطة و اعماله الكثرية يف مدال الفلسفة و الدين و السياسة كانت موضع اهتمام للراى العام

هو مؤلف أكثر من اربعني كتابا مت تردمتها غلى أكثر اللغات العاملية.العاملى.

Page 99: edukata87

BBIIBBLLIIOOGGRRAAFFII

PJESËMARRJA E MR. QEMAJL MORINËSNË TRYEZA, LIGJËRATA, SESIONE,

KONFERENCA DHE SIMPOZIUME SHKENCORE(1978-2008)

Hyrje

Në faqet vijuese po paraqesim pjesëmarrjen e Mr. Qemajl Morinës nëtryeza, ligjërata, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore, në më-nyrë kronologjike brenda dhe jashtë vendit. Këtu përfshihet periudha prejvitit 1978 deri në vitin 2008. Nga kjo pasqyrë bibliografike shihet se aika qenë mjaft aktiv dhe frytdhënës në shumë aspekte të jetës shkencore.Dallohet në veçanti aktiviteti i tij në aspektin e dialogut ndërfetar si bre-nda në Kosovë dhe jashtë saj. Vlen të përmendet me këtë rast se shumicae këtyre kumtesave apo ligjëratave janë botuar në organet e shtypit tëBashkësisë Islame apo në shtypin ditor si dhe në atë të vendeve ku janëparaqitur kumtesat në fjalë. Për t'u njohur më tepër me këtë, lexuesit dhestudiuesit mund t'i referohen "Edukatës Islame" nr. 85, të vitit 2008, kuështë botuar "Bibliografia e punimeve të tij 1978-2007".

1978

1. Konferenca Shkencore: "100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,Prishtinë, (6-9 qershor 1978).Organizator: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Pri-shtinë.Kumtesa: "Qëndrimi i shtypit arab ndaj Lidhjes së Prizrenit".

EDUKATA ISLAME 87198

1990

2. Seminari i XVI-të Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturënshqiptare, Prishtinë, 15-28 gusht 1990.Organizator: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filologjik,Kumtesa: "Lidhjet e Mehmet Ali Pashës të Egjiptit me parinë shqip-tare në dritën e dokumenteve të Arkivit Kombëtar të Egjiptit nëKajro".

1991

3. Demokratizimi i Shqipërisë dhe lirimi i fesë,Tiranë 11-20 prill 1991.Vizita disa qyteteve të Shqipërisë dhe mbajtja e disa ligjëratave.

4. Konferenca e parë e myslimanëve të Evropës Lindore: "Perspektiva emyslimanëve në Evropën Juglindore",Sarajevë, 3-4 shtator 1991 .Organizator: Meshihati i Bashkësisë Islame i Bosnjë e Hercegovinës- Sarajevë.Universiteti Islamik Muhamed bin Saud - Riad.Kumtesa: "Gjendja e myslimanëve në Kosovë me fillimin e shkapër-derdhjes së Federatës jugosllave".

1992

5. Vizita e disa qendrave shqiptaro-islame në Evropë: Zvicër, Gjermani,Angli, Belgjikë, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Austri.10-30 mars 1992.Mbajtja e ligjëratave fetare nëpër qendrat në fjalë.

6. Simpoziumi Ndërkombëtar: "Feja, kultura dhe tradita Islame ndërshqiptarët", Prishtinë, (15-17 tetor 1992).Organizator: Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës - Prishtinë.Kumtesa: "E vërteta dhe paragjykimet për Islamin në botë dhe ndërshqiptarët".

Page 100: edukata87

BIBLIOGRAFI 199

7. Tryezë shkencore: "Kontributi i Hafiz Ali Ulqinakut, në kultivimin endjenjave fetare dhe kombëtare te shqiptarët".Ulqin, (15 nëntor 1992).Organizator: Këshilli i Bashkësisë Islame - UlqinART klub - Ulqin

1995

8. Kongres: "Ardhmëria e lëvizjeve islame në botë", Kartum, 25-29 prill1995.Organizator: Kongresi Popullor Arab i Sudanit.Referati: "Gjendja aktuale e myslimanëve në Ballkan".

9. Seminar: "Pasojat e konflikteve në ish- Federatën Jugosllave"Veronë (Itali), 2-8 maj 1995.Kumtesa: "Roli i fesë në konfliktin e ish-Jugosllavisë".

1996

10. Kongres: Pjesëmarrje në Kongresin e Refahut,Ankara 15-17 nëntor 1996.

1997

11. Konferencë vjetore e Ministrisë së Vakëfeve dhe çështjeve IslameKajro 15-20 korrik 1997.Tema: "Dialogu ndërfetar islamik-krishterë"

12. Simpozium: "Ndikimet e ndërsjella midis kulturave dhe civilizimeve".Aman, 22-24 korrik 1997.Organizator: Akademia Mbretërore e Shkencave.

13. Vizita Klubeve shqiptare në Zvicër. Zvicër, 07-14 qershor 1997Tema: "Aktualitete nga Kosova" (takime me shqiptarët përkohësishttë punësuar në Zvicër, në kuadër të një delegacioni të përbashkët.Organizator: Lidhja Demokratike - Dega në ZvicërPjesëmarrës: Fatmir Sejdiu, (Lidhja Demokratike), Qemajl Morina(Bashkësia Islame e Kosovës), Dom Lush Gjergji (Kisha Katolike).

EDUKATA ISLAME 87200

14. Samiti islamik evropian, "Islami në Evropë".Vaimar- Gjermani, (20-21 dhjetor 1997)Kumtesa: "Kosova nën terrorin shtetëror serb".

1998

15. Programi i vizitorëve ndërkombëtarë (I) (SHBA):Uashington DC - Memphis (Tennesee) - Los Angelos (California) -Chicago (Illonois) - New York (Neë York) 31 maj- 19 qershor 1998.Vizita, takime, biseda të ndryshme akademike, politike, fetare etj.Organizator: Departamenti i Shtetit.

16. Konferenca e Bordit të Organizatës për Thirrje Islame,Kartum, (15-19 shator 1998).Organizator: Organizata për Thirrje Islame, Kartum.Kumtesa: "Kosova para një agresioni të ri serb".

1999

17. Konferenca: "Konferenca e Paqes për Kosovën"Vjenë, 15-16 mars 1999.Organizator: "Fondacioni i ndërgjegjes", Nju-JorkKumtesa: "Si ta kthejmë Kosovën në oazë të Paqes"?

18. Konferencë: "Përgatitje për Konferencën e Amanit"Budapest,15-17 gusht 1999.Tema: "Dialogu ndërfetar në Kosovë".

19. Kongresi Përgjithshëm Ndërkombëtar: "Fetë për paqe"Aman, 30.10-2.11.1999.Kumtesa: "Rëndësia e dialogut ndërfetar në Kosovë".

Page 101: edukata87

BIBLIOGRAFI 201

2000

20.. Konferencë: "Konferenca e Sarajevës mbi normat e përbashkëta".Sarajevë, 7-9 shkurt 2000.Deklarata e përbashkët e Bashkësive Fetare të Kosovës mbi normat epërbashkëta".

21. Takim: Takimi i katërt i Këshillit Islamik për Euro-Azi.Sarajevë, 25-28 korrik 2000.Diskutime: Rreth problemeve të çështjeve islame të Euro-Azisë.

22. Sesion shkencor: "Dialog mes civilizimeve".Shkup, 13 shtator 2000.Tema: "Dialog mes civilizimeve".Kontributi: Diskutim.

23. Konferencë shkencore: "Kosove 1999-2000, mbijetese etnokultu-rore".Prishtinë, 15-16 dhjetor 2000.Organizues: Instituti i Kulturës popullore - Tiranë.Instituti Albanologjik - Prishtinë.Kumtesa: "Ndikimi i faktorit fetar në emrat e sotëm vetjakë"

2001

24. Tribunë publike: "Keqkuptimet midis Islamit dhe Krishterimit",Prishtinë 19-21 shkurt 2001.Organizator: Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Teatri Dodona, Pris-htinë.Pjesëmarrës në debat: Dr. Geroge Houssney nga SHBA-të për Kri-shteriminMr. Qemajl Morina nga BIK-u për Islamin.Temat: Psikologjia e religjionit në Krishterim dhe Islam.Letërsia e Biblës dhe e Kur'anit.

EDUKATA ISLAME 87202

25. Seminar: "Ndërtimi i Komunitetit në mes të Komuniteteve religjiozeshqiptare të Kosovës".Prishtinë, 10-12 korrik 2001.Organizues: Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare,Uashington, SHBA.

26. Tryeza shkencore: "Promotorë të vlerave"Mavrovë, (Maqedoni), 29-31 korrik 2001.Organizator: Forumi Rinor Islam.Kumtesa: "Kontributi i veprimtarëve të proveniencës islame nërrafshin kombëtar".

27. Konferencë: "Konferenca e Osllos për Dialogun dhe pajtimin ndër-fetar në Kosovë".Osllo, 29 gusht- 2 shtator 2001.Tema: "Dialogu dhe pajtimi ndërfetar në Kosovë".Kumtesa: "Si të kthehet besimi në Kosovën e pasluftës?"

28. Ligjëratë: "Ligjërata para priftërinjve të KFOR-it lidhur me dialo-gun ndërfetar në Kosovë".Prishtinë, (Shtabi i KFOR-it ), 10 nëntor 2001.Ligjëruan: Përfaqësuesit e tri Bashkësive fetare, Q. Morina (BIK),Dom Shan Zefi (Kisha Katolike) dhe Sava Janjiq, (KOS).

29. Simpoziumi: "Fetë punojnë bashkërisht për Paqe me drejtësi dhekundër dhunës dhe terrorit".Nju-Jork, 23-24 tetor 2001Gjykimi i sulmeve të 11 shtatorit.

Page 102: edukata87

BIBLIOGRAFI 203

2002

30. Konferencë ndërfetare: "Roli i Bashkësive fetare në kthimin emirëbesimit në Kosovë"Ohër, 13 maj 2002.Organizator: Konferenca Botërore fetë për Paqe.Kumtesa: "Kontributi i Bashkësisë Islame për normalizimin e gjend-jes në Kosovën e pasluftës".

31. Projekti hulumtues: Hulumtimi dhe regjistrimi i dorëshkrimeve orie-ntale - islame në Kosovë (2002-2004).Iniciues: (BUK), (BIK), (Orientalistika).Financues: Zyra Amerikane në Prishtinë.

32. Promovimi i botimeve të Shtëpisë Botuese "El-Kalem" nga Sarajeva,Prishtinë, (Instituti Albanologjik), 18 tetor 2002.Organizator: Bashkësia Islame e Kosovës.Referati: "Roli i shtypit dhe literaturës islame në gjuhën boshnjake nëngritjen e vetëdijes islame në Kosovë."

33. Konferenca ndërkombëtare: "Marrëdhëniet ndëretnike dhe tolerancae religjioneve"Tiranë, (11-12 dhjetor 2002).Organizator:Fondacioni Friedrich - Ebert - Stiftung - PrishtinëInstituti për Studime Ballkanike, TiranëKumtesa: "Baza doktrinore e tolerancës islame".

EDUKATA ISLAME 87204

2003

34. Muaji i kulturës pranë FSI-së:Prishtinë, 25 janar 2003.Organizator: FSI-ja.Kumtesa: "Veçoritë e fesë islame".

35. Tryezë e rrumbullakët: "Shtypi Islam: Analizë dhe probleme".Tiranë, 1 mars 2003.Organizator: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam -Tiranë.Kumtesa: "Shtypi islam në Kosovë: sfidat dhe problemet".

36. Tryeza shkencore: Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar,Prishtinë, 20 prill 2003,Organizator: Shoqata kulturore, "Zëri ynë", Prishtinë.Kumtesa: "Identiteti kulturor i inteligjencës shqiptare".

37. Programi i vizitorëve ndërkombëtarë (II) SHBA: Islami në Amerikë.Projekt rajonal për Botën IslameUashington DC - Raleigh/ Durham (Karolina Veriore) - Dallas(Texas) - Chicago (Illinois), 21 qershor - 12 korrik 2003.Vizita, takime, biseda të ndryshme akademike, politike, fetare etj. Menjë grup akademikësh nga Maroku (3), Arabia Saudite (1), Omani(1), Palestina (2), Kosova (1).Organizator: Departamenti i Shtetit.

38. Kongresi i Dytë: Këshilli i Liderëve fetarë të Evropës, Fetë për PaqeSarajevë, 29 shtator - 1 tetor 2003.Organizator: Konferenca Fetë për Paqe, Nju- Jork.Kumtesa: "Kontributi i Bashkësive fetare në dialogun ndërfetar nëKosovë".

Page 103: edukata87

BIBLIOGRAFI 205

39. Simpozium i dytë ndërkombëtar: "Qytetërimi islam në Ballkan",Tiranë, 5-7 dhjetor 2003.Organizator: Qendra e Kërkimeve për Historinë, Artin dhe KulturënIslame - Stamboll,Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Universiteti i TiranësKumtesa: "Ndikimi i faktorit islam në emrat vetjakë te shqiptarët".

40. Simpozium shkencor: "50 vjet përpjekje për studime albanologjike",Prishtinë (18-19 dhjetor 2003).Organizator: Instituti Albanologjik i Prishtinës.Kumtesa: "Trajtimi i gjurmëve të kulturës islame në romanin "Kësh-tjella" të Ismail Kadaresë."

2004

41. Konferencë: "Dialogu ndërmjet civilizimeve të vendeve të Mesdhe-ut”.Kajro, 10-12 prill 2004.Organizator: Universiteti i Kajros, Fakulteti Ekonomik dhe i Shke-ncave Politike.Kumtesa: "Kontributi i bashkësive fetare në thellimin e dialogutndërfetar në Kosovë".

42. Tribunë: "Pasojat lokale dhe ndërkombëtare të ngjarjeve të marsit2004 për Kosovën".Prishtinë, 2 qershor 2004.Organizator: Shoqata kulturore "Zëri ynë" Prishtinë.Tema: "Pasojat në aspektin fetar".

43. Tryezë e rrumbullakët: "Gjendja dhe perspektiva e sistemit arsimorfetar në suaza të Bashkësisë Fetare Islame"Shkup, 17 maj 2004.Organizator: Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup.Kumtesa: "Angazhimi i Bashkësisë Islame të Kosovës në zhvillimin earsimit universitar islam në kuadër të Fakultetit të Studimeve Islametë Prishtinës".

EDUKATA ISLAME 87206

44. Tryezë shkencore: "100 vjetori i vdekjes së Sami Frashrit".Prishtinë, 25 qershor 2004.Organizator: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,PrishtinëKumtesa: "Koncepti islam i Sami Frashrit në veprën e tij "Përhapjae Islamit".

45. Tribunë: "Feja si faktor për të ardhmen e Kosovës"Shkup, 28 korrik 2004Organizator: Forumi Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Doku-mentacionPjesëmarrës: Qemajl Morina (BIK), Dom Lush Gjergji (Kisha Kato-like) dhe Sava Janjiq (KOS).

46. Kongresi i tretë: Këshilli i liderëve fetarë të Evropës, Fetë për PaqeBruksel, 7-10 nëntor 2004Tema: "Stabiliteti, demokratizimi dhe Paqja në Kosovë".

2005

47. Seminar: "Roli i religjionit në Kosovë"Brezovicë, 11 maj 2005..Referues: Mr. Qemajl Morina, Fakulteti i Studimeve Islame - Pri-shtinë.Dr. Dom Lush Gjergji, Vikar gjeneral i Kishës Katolike.Kumtesa: "Roli dhe ndikimi i religjionit në ndërtimin e një shoqëriepaqësore".Organizator: KARITAS-i i Kosovës, Ferizaj.

48. Konferencë shkencore: "Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe"Tiranë, 6 qershor 2005.Organizator: Akademia e Shkencave, Tiranë dheISESCO, MarokoTema: "Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe"Kumtesa: "Trajtimi i disa termave fetare në leksikun e gjuhës shqi-pe".

Page 104: edukata87

BIBLIOGRAFI 207

49. Tribunë: "Dukuritë negative në shoqërinë kosovare dhe eliminimi ityre"Pejë, 25 tetor 2005.Organizator: Këshilli i Bashkësisë Islame - Pejë.

50. Seminar: "Historia e Evropës dhe Islamit"Strazburg, (Francë): 14-21 gusht 2005.Organizator: Federata e të Rinjve të Gjelbër të Evropës (FYEG).Ligjërata: "Evropa dhe Islami e kaluara dhe e tashmja".

51. Seminar: "Ndërtuesit e paqes".Jerusalem, 25 shtator- 2 tetor 2005.Vizita, takime, bisedime të ndryshme në pjesën perëndimore të lumitJordan dhe Jerusalem.

52. Konferencë shkencore: "Terminologjia islame në gjuhën shqipe".Prishtinë, 10 nëntor 2005.Organizator: Akademia e shkencave dhe Arteve e KosovësFakulteti i Studimeve Islame, PrishtinëKumtesa: "Përpjekje për unifikimin e terminologjisë islame në gju-hën shqipe".

53. Tryezë: "Koekzistenca dhe bashkëjetesa në Kosovë"Prishtinë, 26 nëntor 2005.Organizator: KARITAS-i i KosovësKumtesa: "Rrjedhat e dialogut ndërfetar në Kosovën e pasluftës".

54. Ligjëratë: Me rastin e 200-vjetorit të ardhjes së Mehmet Ali Pashësvali i EgjiptitPrishtinë, 22 nëntor 2005.Akademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovësTema: "Lidhjet e Mehmet Ali Pashës me parinë shqiptare në dritën edokumenteve të Arkivit Kombëtar të Egjiptit në Kajro".

EDUKATA ISLAME 87208

55. Konferenca ndërfetare: "Forcimi i Paqes dhe stabilitetit nëpërmesbashkëpunimit rajonal".Tiranë, 16-18 nëntor 2006.Organizator: Konferenca Botërore: "Fetë për Paqe".Kumtesa: "Roli i edukimit fetar në shoqëritë bashkëkohore".

56. Sesion përkujtimor: "Roli i hafiz. Sabri Koçit në rikthimin e vleravefetare dhe demokratike në Shqipëri".Tiranë, 19 nëntor 2005.Organizator: Bashkësia Islame e ShqipërisëInstituti Shqiptar i Mendimit dhe qytetërimit islamShoqata kulturore atdhetare "Cermenika".Kumtesa: "Hafiz Sabri Koçi - ambasador i çështjes shqiptare në bo-të."

57. Konferencë: "Konferenca e dytë e Paqes, dialogut dhe bashkëpunimitndërfetar për Evropën Juglindore, Kaukasinë dhe Azinë Qendrore".Stamboll, 7-9 nëntor 2005.Organizator: Fondacioni i Ndërgjegjes, Nju-Jork (SHBA).Kumtesa: "Kontributi i bashkësive fetare në demokratizimin dhe pa-qen në Kosovë".

58. Tryezë e rrumbullakët: "Dialogu ndëretnik, ndërfetar dhe integri-met".Prishtinë, 26 nëntor 2005.Organizator: SHBH "Nëna Tereze"Qendra për RajonizimOSBE - Misioni në KosovëKumtesa: "Vështërsitë në rikthimin e besimit të ndërsjellë".

59. Tryezë shkencore: "200-vjetori i vendosjes së Mehmet Ali Pashës valii Egjiptit".Prishtinë, 5 dhjetor 2005Organizator: Instituti i Historisë i KosovësFakulteti i Studimeve Islame në PrishtinëKumtesa: "Mehmet Ali Pasha dhe dinastia shqiptare e Egjiptit (1805-1952).

Page 105: edukata87

BIBLIOGRAFI 209

60. Ligjëratë: Fakulteti i Shkencave Islame dhe Fakulteti Ortodoks,ShkupShkup, 5-6 dhjetor 2005.Tema: "Rëndësia e dialogut ndëretnik dhe ndërfetar midis institucio-neve arsimore-fetare".

2006

61. Kongresi shkencor i njëmbëdhjetë: "Kultura e frikës"Organizator: Universiteti i Filadelfisë, Fakulteti i Filologjisë.Aman, 24-26 prill 2006.Kumtesa: "Frika nga transversalja e gjelbër në Ballkan".

62. Ligjëratë: Universiteti "Al-Al-Bejt", Aman, JordanAman, 4 prill 2006.Tema: "Islami në Ballkan e kaluara dhe e tashmja"

63. Konferencë: Konferenca ndërfetare në Patrikanën e Pejës.Pejë, 2-3 maj 2006.Nikoqir: Kisha Ortodokse Serbe.Organizues dhe sponzorues: Kisha Norvegjeze për ndihma (NCA)Diskutime dhe propozime për të ardhmen.

64. Seminar: "Konferenca rajonale të ndërtuesve të Paqes: NgaJerusalemi deri në Beograd".Beograd, Temerin, Nish, Bujanoc dhe Preshevë, 8-11 maj 2006.Organizator: KARITAS-i i Serbisë dhe Malit të Zi.Tema: "Si t'u kthehet Serbia fqinjëve të saj"?

65. Tribunë: "Shpalosje portreti Dom Lush Gjergji”Ferizaj, 21 qershor 2006.Organizues: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe sport dheShoqata Hekas "Nikë Prela"Kumtesa: "Kontributi i Dr. Dom Lush Gjergjit në pajtimin e gjaqevenë Kosovë".

EDUKATA ISLAME 87210

66. Seminari i Njëmbëdhjetë me imamë:Prishtinë, 9 shtator 2006.Organizator: Kryesia e BIK-ut.Kumtesa: "Roli i Bashkësisë Islame në periudhën e pas statusit tëKosovës".

67. Seminar: "Duke ndërtuar paqen, falënderojmë Zotin"Krk, (Kroaci), 20-24 shtator 2006.Organizator: Konferenca Rajonale e KroacisëKumtesa: "Dialogu ndërfetar në Kosovë: sfidat dhe përgjegjësitë".

68. Vizitë hulumtuese: Institucionet edukativo-arsimore në StambollStamboll, 22-27 nëntor 2006.Nikoqir: Fondacioni kulturor-arsimor "Atmosfera", Stamboll.

69. Konferencë: "Federata për Paqe universale Pajisja me Vizionin dheUdhëheqjen për një Botë të Paqes dhe Zhvillimit Njerëzor tëQëndrueshëm".Prishtinë, 14-16 dhjetor 2006.Organizator: Federata për Paqe Universale.Kumtesa: "Nevoja për një dialog ndërfetar të sinqertë në Kosovë".

70. Tryezë: "Kosova shtet i pavarur dhe sovran"Prishtinë, 20 dhjetor 2006Organizator: Akademia e Shkencave dhe Arteve e KosovësKumtesa: "Kosova e pavarur dhe sovrane-aspekti fetar".

Page 106: edukata87

BIBLIOGRAFI 211

2007

71. Studime: "Ndërtuesit e paqes" 2007Sarajevë, 26-29 mars 2007Organizator: Karitasi Ipeshkvnor i Bosnjë e HercegovinësKumtesa: "Kosova shtatë vjet pas luftës".

72. Programi i vizitorëve ndërkombëtarë.(III): Programi i udhëheqësve.Uashington DC - Detroid (Michigan) - Luisvill - Nju-Jork, 22 prill -5 maj 2006.Vizita, takime, biseda të ndryshme me Myftiun e Kosovës.

73. Konferencë Ndërkombëtare: "Çështje të popullatës në kontekstinIslam".Kajro, 7-9 qershor 2007.Organizator: Qendra Ndërkombëtare për popullatëInstituti i Qendrës për Studime e Hulumtime në "al-Az-har"Kumtesa: "Çështja e popullatës mes Lindjes dhe Perëndimit".

74. Tryezë shkencore: "Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në ra-port me realitetin shqiptar sot"Prizren, 12 qershor 2007.Organizator: Kryesia e Bashkësisë Islame të KosovësTema: "Faktori fe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sot".

75. Konferencë: "Pajtimi nacional dhe sigurimi human"Prizren, 16-17 qershor 2007.Organizator: Qendra Evropiane për Paqe dhe ZhvillimKumtesa: "Përvoja e dialogut ndërfetar në Kosovë".

EDUKATA ISLAME 87212

2008

76. Tribunë: "Trafikimi i qenieve njerëzore - krim kundër njerëzimit"Ferizaj, 25 shkurt 2008.Organizator: Karitasi FerizajKumtesa:"Trafikimi i qenieve njerëzore-krim kundër njerëzimit,aspekti islam".

77. Simpoziumi shkencor: "Jeta dhe vepra e akademik Ali Hadrit"Prishtinë, 3 mars 2008.Organizator: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të KosovësInstituti i Historisë - PrishtinëDepartamenti i HistorisëKumtesa: "Polemika e akademik Ali Hadrit me Nijazi Limanovinrreth përhapjes së Islamit në Maqedoni".

78. Konferencë: Këshilli i liderëve fetarë Fetë për paqe,Berlin, 3-5 mars 2008Organizator: Këshilli i liderëve fetare të Evropës Fetë për paqe, Gun-nar Stalset dhe Francois Perez.Pjesëmarrës: Qemajl Morina (BIK), Dom Lush Gjergji e Dom ShanZefi (KK), si dhe dy priftë nga Kisha Ortodokse serbe njëri ngaBerlini e tjetri nga Hanoveri.Kumtesa: "Intensifikimi i dialogut ndërfetar në Kosovën e pavarur".

79. Manifestime: Dyzet vjet të revistës "Edukata Islame”Prishtinë, 26 mars 2008.Organizator: Redaksia "Edukata Islame"Kumtesa: "Rrugëtimi prej katër dekadash i revistës "EdukataIslame".

Page 107: edukata87

BIBLIOGRAFI 213

80. Sesion shkencor: "Jeta dhe vepra e Myderriz Sherif Ahmetit (1920-1998)”.Prishtinë, 17 prill 2008.Organizator: Kryesia e Bashkësisë Islame të KosovësFakulteti i Studimeve IslameMedreseja e Mesme "Alaudin" PrishtinëKumtesa: "Mulla Sherif ef. Ahmeti, myderriz në Medresesë e Mesme"Alaudin" të Prishtinës."

81. Seminar: "Evropa post-sekulare - Feja dhe sfera publike"Prishtinë, 20-21 prill 2008Organizator: Instituti Kosovës për gazetari dhe komunikimTema: "Formimi sekular: Krishterimi dhe Islami"Komentim i ligjëratës së Talal Esad nga Universiteti i Nju Jorkut (ibiri i austriakut Muhamed Asadit që ka pranuar Islamin në shekullinnjëzet").

82. Konferencë: Takimi ndërfetar evropian 2008.Roveretto (Itali), 22-25 maj 2008.Organizator: Këshilli i liderëve fetar për Evropë, Fetë për PaqeTema: "Përse po ngec dialogu ndërfetar në Kosovë?"

83. Simpozium: "Nevoja e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor për arri-tjen dhe vazhdimin e stabilitetit në Ballkan".Prishtinë, 27 maj 2008.Organizator: Fondacioni për Arsim dhe Kulturë "Atmosfera", Stam-boll.Kumtesa: "Domosdoshmëria e dialogut ndërfetar në Kosovë".

84. Konferenca shkencore: "130 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit"Prishtinë, 10 qershor 2008.Organizator: Instituti i Historisë - Prishtinë.Kumtesa: "Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas revistës "al-Xhinan" tëBejrutit".

EDUKATA ISLAME 87214

85. Konferencë: "Kosova dhe Bota Arabe" (I).Aman, 13-15 korrik 2008.Organizator: Qendra "Al-Kuds" për Studime Politike dhe Forumi2015.Kumtesa: "Islami, demokracia dhe sekularizmi, rasti i Kosovës".

86. Konferencë : "Kosova dhe Bota Arabe" (II).Prishtinë, 25 gusht 2008.Organizator: Forumi 2015, Prishtinë.Kumtesa: "Si t'i qasemi Botës Arabe?"

87. Konferencë ndërkombëtare:Stiklestad/ Trondheim, (Norvegji ), 26-28 korrik 2008.Tema: "Vendet e shenjta - vende për konflikt apo dialog"Organizator: Qendra e Osllos për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut.Kumtesa: "Objektet fetare në Ballkan caqe të sulmeve".

Përgatiti:F. M

Page 108: edukata87

BIBLIOGRAFI 215

B i b l i o g r a p h y

THE LIST OF ROUND TABLES, LECTURES,SCIENTIFIC SESSIONS, CONFERENCES AND

SYMPOSIUMS ATTENDED BY QEMAJL MORINABETWEEN 1979 AND 2008

(Summary)

Below is the list of round tables, lectures, scientific sessions, conferences and

symposiums attended by Qemajl Morina in Kosova and abroad (presented in a

chronological manner). The list covers the period between 1979 and 2008. Mr. Morina

was mostly active in promoting inter-religious dialogue in Kosova and abroad. It is worth

mentioning that most of his presentations were published by the organs of the Islamic

Community of Kosova, the daily press, etc. In order to learn more about the above-

mentioned see “Edukata Islame” no. 85.

اشتراك كمال مورينا في ندوات و محاضرات و مؤتمرات علمية)البحثخالصة(

مدخل:يف الصفحات التالية سوف نقدم معلومات عن اشرتاك املاجستري كمال مورينا يف ندوات و حماضرات و مؤمترات علمية داخل و خارج كوسوفا. و نتضمن الفرتة من

و وفقا هلذه املعطيات البيبلوغرافية يتضع بانه كان 2008حىت سنة 1978سنة يف جماالت عديدة للحياة العلمية. و يتميز دوره يف نشط و ساهم مسامهة فعالة

ملف حوار االديان سواء كان داخل كوسوفا و خارجها. و جيدر بالذكر هنا ان

ات. و ملعرفة املزيد عن اليومية يف كوسوفا أو يف البالد اليت مت عقد الندوات و املؤمتر (الرتبية االسالمية) العدد Edukata Islameهذا املوضوع ميكن الرجوع إىل جملة

حيث مت نشر بيلوغرافيها املقاالت اخلاصة به خالل الفرتة من 2008لسنة 10)1978 -2007(

Page 109: edukata87

EESSEE

Tajib Salih - (Sudan)

KOHA E SHPËRNGULJES NË VERI - (4)

U ndala te dera shtëpisë së gjyshit tim në mëngjes - një derë e ma-dhe e vjetër prej dërrasave të një druri të fortë. Me siguri ai do të ketëmarrë dërrasat e një trupi të tërë, të cilin e kishte ndërtuar djali i al-Basirit - inxhinieri i fshatit, i cili nuk e kishte mësuar zdrukthëtarinënë shkollë. Ai po ashtu ndërtonte rrotat e kerreve të drurit dhe kanatate tyre. Ishte i specializuar në njohën e gomarëve dhe askush nuk blin-te gomar pa u konsultuar me të. Djali i al-Basirit ende është gjallë, porai tani nuk ndërton më dyer sikur të shtëpisë së gjyshit tim, pasi qëbrezat e ri zbuluan dyer të reja prej çami dhe dyer të hekurta, të cilat isjellin nga Omdurmani po ashtu dhe Savaki. Këtë, për herë të parë ekam vërejtur kur i sollën pompat e para të ujit. Dallova të qeshurën egjyshit tim të lehtë kur ai është i natyrshëm, pastaj të qeshurën e tëbirit të kryetarit të fshatit kur ajo del nga stomaku me plot ushqim, tëqeshurën e Beqirit, që është e pranueshme si zakonisht kur ai është ipranishëm në mexhlis si dhe të qeshurën e bijës së Mexhdhubit të fu-qishme e të natyrshme. Imagjinova gjyshin tim ulur në sexhaden e tij,kurse në duar të tij tespihet prej druri, të cilët lëviznin në mënyrë tënatyrshme. Bijën e Mexhdhubit, të birin e kryetarit dhe Beqirin, miqtëe tij të vjetër, të ulur në ata krevat, këmbët e të cilëve nuk janë të lartë

EDUKATA ISLAME 87218

nga toka më shumë se dy pëllëmbë. Lartësia e krevatit mbi tokë, sipasgjyshit tim është mashtrim, kurse afërsia e tij është modesti. Bija eMexhdhubit është e mbështetur në shkopin e saj, kurse në dorën tjetërmban cigaren. I biri i kryetarit sikur i nxjerr tregimet e tij të këqija ngamustaqet e tij, Beqiri vetëm qëndron ulur. Kjo shtëpi e madhe nukështë prej guri apo tullave të kuqe. Ajo është prej të njëjtës baltë në tëcilën mbillet gruri. Gjendet në fund të arës. Kjo është më se qartë ngadrunjtë, që gjenden në fund të oborrit, të cilët arrijnë mbi mure tështëpisë nga rrjedha e ujit prej tokës së mbjellë. Ajo shtëpi duket ka-otike. Nuk ka ndonjë sistemim të veçantë. Këtë formë ajo e fitoi gjatëviteve të kaluara: dhoma të shumta me madhësi të ndryshme, janëndërtuar njëra pas tjetrës në periudha të ndryshme kohore. Ose sipasnevojës apo se gjyshi im posedonte të holla e nuk kishte ku t’i shpen-zonte diku tjetër. Dhomat që të çonin te njëra-tjetra. Disa prej tyrekishin dyer të ulëta që patjetër duhej të kërrusesh që të hysh në dho-më, e disa tjera nuk kishin dyer fare. Disa dhoma kishin shumë dritaree disa tjera nuk kishin fare. Muret ishin të vrazhda të lyera me baltë tëzezë të përzier me rërë dhe bajga të shtazëve, po ashtu edhe plafoni.Kulmi ishte ndërtuar prej trupave të palmave, dërrasave të çamit dhegjetheve të palmave. Shtëpi e vjetër. Verës bën të ftohtë, kurse dimrittë nxehtë. Nëse e shikon nga jashtë, pa emocione, të duket një ndërte-së gjysmë e rrënuar , nuk ka mundësi të qëndrojë gjatë. Megjithatë,ajo po e mposht kohën sikur të jetë mrekulli.

Hyra nga dera e oborrit. Shikova në të majtë dhe në të djathtë nëoborrin e gjerë. Vërejta hurma në një çarçaf për t’u terur. Vërejta qepëdhe speca. Pak më larg pashë thasë me drithë, kikirikë. Disa ishin tëlidhur e disa të hapur. Në një kënd, vërejta një dhi që po hante elb dhepo ushqente një edh të vogël. Fati i kësaj shtëpie është i lidhur me fa-tin e arës. Kur gjelbërohet ara gjelbërohet edhe ajo. Kur thatësia për-fshin arën përfshin edhe atë. Nuhati aromën me të cilën dallohetshtëpia e gjyshit tim. Një përzierje erërash të ndryshme, erë qepësh,specash, hurmash, gruri, kikirikësh, duke shtuar erërat tjera. Erërat, qëmë bëjnë të kujtoj jetën modeste të gjyshit tim. Sexhaden në të cilën aifalet e kur bën të ftohtë ai mbulohet me të. Ai ka tri lëkura tigri të

Page 110: edukata87

ESE 219

qepura në një copë lëkure të gjerë. Një ibrik bakri me disa vizatimepër të marrë abdes. Po ashtu, ai posedon edhe një legen bakri. Ai nëveçanti krenohet me tespihet e tij, sepse ata janë prej druri, me të cilëte kalon kohën dhe fërkon fytyrën e vet prej nga ndien një aromë tëbukur. Kur ndodhte e hidhërohej me njërin prej nipave të tij, i binteme ta në kokë. Thoshte se ai e përzinte shejtanin. Të gjitha këto gjera,sikur dhomat e shtëpisë, palma në arën e tij, kanë histori, një histori tëveçantë, të cilën gjyshi im ma ka treguar disa herë. Çdoherë, dukeshtuar diçka apo munguar diçka tjetër.

Te dera e dhomës, sikur u stepa për në çast. Përjetova atë ndjenjëtë këndshme, e cila i paraprinte takimit me gjyshin tim, çdoherë kurkthehesha nga udhëtimi. Një ndejnë e çuditshme që ajo kreaturë e vje-tër ende ekziston në sipërfaqen e tokës. Kur e përqafoj atë, ndiej aro-mën e tij të veçantë, e cila gërsheton aromën e monumentit të madh nëvarr si dhe aromën e foshnjës. Po ashtu edhe atë zë të dobët e të qetë, icili qëndron si urë mes meje dhe orës së shqetësimit që ende nuk ështëformuar. Ne me parametrat e botës së industrializuar të Evropës, jemibujq dhe të varfër, mirëpo unë kur e përqafoj gjyshin tim ndiej një pa-suri, sikur unë të jem lodhur nga të rrahurat e zemrës së tërë universit.Ai nuk është dru plepi i lartë me degë të shumta, në një tokë të pëlle-shme, por ai është si ato drunjtë e egër në shkretëtirat e Sudanit, merrënjë të thella e gjemba të mprehtë. Ato e mposhtin vdekjen, sepseato nuk jetojnë gjatë. Kjo është ajo pamja çuditshme. Ai jetoi - edhepse u ballafaqua me kolerën, uritë e shumta, luftërat dhe zullumet esunduesve. Ja, ai tash po i afrohet të njëqindtave. Të gjithë dhëmbët ika në gojën e vet. Sytë e tij të vegjël e të zbehur, me të cilët mendonse me ata nuk mund të shohësh, por ai sheh me ata edhe në errësirën enatës. Trupi i tij i vockël paksa është i tkurrur në vetvete, eshtrat, djer-sa, lëkura dhe muskujt. Në të gjitha këto nuk mund të gjesh asnjë copëdhjami. Ai kërcen mbi gomar me shkathtësi. Për çdo ditë herët nëmëngjes, shkon prej shtëpisë për t’u falur në xhami.

Me skajin e rrobës, gjyshi im fshiu lotin nga të qeshurit e thellë.Pasi më pritën mua derisa u ula në mexhlisin e tyre, gjyshi më tha:“Betohem në Allahun se çështja e jote u bë problem o i biri i kryeta-

EDUKATA ISLAME 87220

rit”. Kjo ishte një shenjë që i biri i kryetarit ta vazhdojë tregimin e tij,të cilin ia kishte ndërprerë hyrja e ime. “Pastaj o haxhi Ahmet e hipavajzën para meje në gomar. Ajo mundohej të ikte, por unë me forcë iadesha rrobat e saj, derisa ajo mbeti lakuriq, ashtu sikur që e ka lindurnëna e vet. U ndala me të në një arë të mbjellë me misër. Nuk shkoipak kohë e dëgjova një lëvizje dhe dy zëra që thoshin: Prej andej?Marrëzia e rinisë, o haxhi Ahmet, nuk ka fund. Mendova shpejt dhe ubëra sikur unë të isha shejtan (djall). Fillova të bërtas me zë të vrazh-dë, sikur unë të isha shejtan dhe sa mundesha gjuaja rërë. Njeriu u fri-kësua dhe iku. Xhaxhai im, Isa, më kishte përcjellë prej momentit, kure kisha kidnapuar robëreshën prej shtëpisë së burrit derisa kishim arri-tur në arën e zallit. Kur më pa se si isha kthyer në shejtan, nisi të mëshikojë. Të nesërmen herët në mëngjes kishte shkuar te babai im, Zotie pastë mëshiruar, të cilit ia kishte treguar tërë rrëfimin tim. I kishtethënë troç: Djali yt është kthyer në shejtan të mallkuar. Nëse brendaditës nuk ia gjen ndonjë nuse, ai do ta prishë vendin dhe do të na krij-ojë skandale të panumërta. Kështu në të njëjtën ditë më fejuan me vaj-zën e mixhës tim Rexhepit, Allahu e pastë mëshiruar, e cila vdiq gjatëlindjes së parë. Atij iu drejtua e bija e Mexhdhubit duke qeshur me zë-rin e saj të vrazhdë si të meshkujve, nga pirja e shumtë e duhanit:“Prej asaj dite ti hip dhe zbrit sikur të ishe përlak i gomarit”.

I biri i kryetarit ia ktheu:”A ka dikush që mund ta dijë kënaqësinëe kësaj gjëje më shumë se ti o bija e Mexhdhubit? Ti ke varrosur tetëburra, tash edhe pse je plakë po të paraqitet rasti nuk do ta refuzoje.”Gjyshi im tha: “Kemi dëgjuar se Gonxha, e bija e Mexhdhubit ështënjë send që mendja nuk mund ta imagjinojë”.

E bija e Mexhdhubit ndezi një cigare. Beqiri, para kësaj qeshte pafolur as një fjalë të vetme. Pastaj iu drejtua të bijës së Mexhdhubit dhei tha: “Biseda jonë o bija e Mexhdhubit ka të bëjë me atë se cili prejburrave tu ishte më i mirë? “E bija e Mexhdhubit ia ktheu me një he-rë: “I biri i Beqirit”. Beqiri tha: “I biri i Beqirit al-Kahjan i lodhur, tëcilit dhia ia hante darkën”?

Bija e Mexhdhubit, pasi që e shkundi cigaren në tokë, me një lëvi-zje interesante të gishtave të saj, pastaj tha: “Betohem se ai ka posedu-

Page 111: edukata87

ESE 221

ar diçka të jashtëzakonshme në brendinë time nuk gjej dikë që mundt’ia zërë vendin e tij. Atëherë ia priti gjyshi im: “Nuk është çudi që ti embyte atë në lulen e rinisë”. Bija e Mexhdhubit, qeshi dhe tha: “E kambytur exheli i vet. Kjo gjë nuk e mbyt askënd”.

E bija e Mexhdhubit ishte një grua e gjatë, ngjyra e saj ishte e zezësikur ngjyra e kadifes së zezë, edhe pse kishte mbushur të shtatëdhje-tat ende në fytyrën e saj shiheshin shenjat e bukurisë. Ishte e njohur nëtërë fshatin me transparencën dhe sinqeritetin e saj. Pinte duhanin poredhe rakinë si dhe betohej në shkurorëzim, sikur të ishte burrë. Thuhejse nëna e saj ishte e bija e njërit prej sulltanëve. Ishte e martuar meburrat më të njohur të fshatit. Të gjithë kishin vdekur dhe kishin lënurnjë pasuri jo të pakët. Kishte lindur një djalë dhe një numër të madh tëvajzave, të cilat ishin të njohura për bukurinë si dhe për transparencë,sikurse nëna e tyre.

Thuhet se njëra prej vajzave të bijës së Mexhdhubit ishte martuarme një burrë, nëna e të cilit nuk ishte e kënaqur me të. Ai e mori gru-an dhe e lëshoi shtëpinë. Kur u kthye pas një viti dhe deshi t’i ftojë nënjë gosti të afërmit e gruas së tij. Gruaja i tha: “Nëna ime është shumëtransparente dhe do të ishte mirë që ta ftojmë vetëm atë”. Ata përgati-ten një gosti të mirë për të. Pasi që hëngri dhe piu, iu drejtua bijës saj,ndërkohë që burri i saj aty pranë po dëgjonte: “Oj Emine! Ky burrë tëka dalë hakut ty. Të ka siguruar shtëpi të mirë dhe veshje të mirë. Tëka mbushur duart dhe qafen ari. Mirëpo, nga pamja e tij, nuk shoh seai t’i ka plotësuar ato që ke nevojë në shtrat”. Kur burri dëgjoi këtofjalë u hidhërua aq shumë sa që e shkurorëzoi tri herë në moment.

E bija e Mexhdhubit iu drejtua të birit të kryetarit: “Çka ka ndodh-ur me ty qe dy vjet ke mbetur vetëm me një grua? A është dobësuarfuqia jote?

I biri i kryetarit dhe gjyshi im këmbyen disa shikime, të cilat i kamkuptuar më vonë, i cili tha: “Fytyra është fytyrë plaku kurse zemra ze-mër të riu. A di ndonjë të vejë që bën për mua?”

Beqiri tha: “Këshilla për Allahun o biri i kryetarit. Ti nuk je burrëpër martesë. Ti tani je plak ke kaluar të shtatëdhjetat. Nipat tu janëmartuar dhe kanë fëmijë. A nuk të vjen turp të martohesh për çdo

EDUKATA ISLAME 87222

vjet? Tani ke nevojë për seriozitet dhe përgatitja për t’u takuar meAllahun e madhërishëm”.

E bija e Mexhdhubit qeshi dhe me të qeshi edhe gjyshi im për këtofjalë. I biri i kryetarit ia ktheu pak si i hidhëruar: “Çka merr vesh ti nëkëto gjëra? Ti dhe haxhi Ahmeti jeni mjaftuar me një grua dhe kur atovdiqën nuk patët guxim të martoheni përsëri. Haxhi Ahmeti e kalontërë ditën në namaz dhe me tespihe në duar, sikur xheneti të ishte kri-juar vetëm për të. Kurse ti Beqir, je i angazhuar në tubimin e pasurisë,derisa Allahu ta marrë shpirtin. Allahu i madhërishëm e ka lejuar mar-tesën dhe shkurorëzimin. Ka thënë në kuptimin: “Kurorëzoni ato metë mira dhe lëshoni ato me të mira”.

Allahu i madhërishëm, në librin e tij të shenjtë thotë: “Gratë dhebijtë tuaj janë bukuria e kësaj bote”.

I thash birit të kryetarit, Kurani nuk thotë: “Gratë dhe bijtë”, por aithotë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote”. “Sido që tëjetë, nuk ka kënaqësi më të madhe se kënaqësia e martesës”.

I biri i kryetarit i lëmoi mustaqet e tij me kujdes përpjetë. Pastajme dorën e tij të djathtë preku mjekrën e tij të shpeshtë e të bardhë, ecila ia mbulon fytyrën e tij prej tëmthit në tëmth. Ngjyra e saj e bar-dhë nuk përputhet me ngjyrën e tij të zezë, si një lëkurë e ngjyrosur,sikur mjekra të ishte diçka artificiale që është e kapur me fytyrën. Ba-rdhësia e mjekrës përzihej pa vështirësi me shallin e bardhë të madh,duke vënë në rend të parë shenjat identifikuese të fytyrës: sytë e bukure të kthjellët, hundën e drejtë. I bri i kryetarit e përdor ngjyrën duke uarsyetuar se ngjyra është synet. Por, unë mendoj se ai këtë e bën përmendjemadhësi. Në përgjithësi ka pasur një fytyrë të bukur, në veçan-ti nëse e krahason fytyrën e tij me fytyrën e gjyshit tim dhe fytyrën eBeqirit, e cila duket si një bostan i kalbur. Është e qartë se i biri i kry-etarit e kupton këtë. Kam dëgjuar se në rininë e tij ai ishte bukuroshnë të gjitha aspektet e kësaj fjale dhe se vajzat vraponin pas tij nga ju-gu dhe veriu, ato që jetonin mbi lumë dhe nën lumë. Ishte martuar medisa gra, por edhe kishte shkurorëzuar shumë pre tyre. Nuk i intereso-nte për gruan që ajo është grua, i merrte ato posa pajtohej, përgjigjejkur pyetej: “Demi nuk fal”. Më kujtohen prej grave të tij një dungula-

Page 112: edukata87

ESE 223

se prej al-Handek, hindavije prej ak-Kdadarif, etiopiane, e cila puno-nte te i biri i tij i madh në Hartum. Një grua ishte nga Nigeria, me tëcilën u kthye nga haxhillëku i tij i katërt. Kur është pyetur se si ishtemartuar me të kishte treguar se ai ishte takuar me të dhe burrin e sajnë anije gjatë udhëtimit për në haxhillëk në mes Port Sudanit dheXhedes dhe kishte krijuar lidhje miqësore me ta. Mirëpo, burri i sajvdiq në Mekke ditën e qëndrimit në Arafat. Burri i saj para se të vdi-ste tha: “Porosia ime është që të kujdesesh për gruan time”, dhe ai nukkishte gjetur kujdes më të madh sesa ta merrte atë për grua. Jetoi metë tre vjet. Ajo është periudhë e gjatë sipas llogarisë së birit të kryeta-rit. Ishte i gëzuar me të, gëzimi më i madh i tij ishte se ajo ishte shter-pë (nuk lindte fëmijë). Njerëzve u tregonte për veprimet e tij me tëdhe u thoshte: “Kush nuk është martuar me fulanije nuk e di se çkaështë martesa”. Gjatë jetës bashkëshortore me të u martua një gruaprej fisit kababish. Por, këto dy gra nuk kanë mundur të jetojnë bash-kërisht, atëherë u detyrua ta lëshojë fulanijen për hir të kababishijes.Mirëpo, kababishija pas një kohe e braktisi dhe shkoi të jetojë me fa-miljen e saj në vendin e quajtur Hamretu esh-Shejh.

I biri i kryetarit më preku me dorë dhe tha: “Kanë thënë se gratë etë krishterëve janë diçka e paimagjinueshme”. Ia ktheva : “Nuk e di”.

Heshti për një moment i biri i kryetarit e pastaj tha: “Fisi i juaj nukka kurrfarë dobie prej tij. Ju jeni burra vetëm të një gruaje, me përja-shtim të xhaxhait tënd Abdul Qerimit, vetëm ai është burrë”.

Ishim të njohur në fshat se ne nuk i lëshonim gratë e as nuk marto-heshim me më shumë se një grua. Banorët e fshatit habiteshin me nedhe thoshin se ne u frikohemi grave, përveç xhaxhait të Abdul Qeri-mit - kishte lëshuar dhe martuar, por edhe kishte bërë tradhti bashkë-shortore po ashtu.

E bija e Mexhdhubit ndërhyni dhe tha: “Gratë e krishtera nuk e di-në këtë ashtu siç e dinë gratë tona. Gra të pa bëra synet. Kjo çështjetek ato është si me pi ujë. Vajzat tona lyhen me kanë, pinë duhan, pa-rfymosen dhe veshin rrobat popullore. Kur bien në qilimin e kuq pasnamazit të jacisë, njeriu ndien veten sikur ai të jetë Ebu Zejd al-Hilali.Burri i cili nuk ka gajle bëhet me gajle”.

EDUKATA ISLAME 87224

Qeshi gjyshi, qeshi Beqiri dhe i biri i kryetarit tha: “Lej vajzat efshatit o bija e Maxhdhubit. Gratë e huaja ato janë gra”.

E bija e Mexhdhdubit ia ktheu:”Mendja e jote është e huaj”. Gjy-shi im tha: “I biri i kryetarit i preferon gratë e palara”.

I biri i kryetarit ia ktheu: “Betohem o haxhi Ahmet, sikur t’i shijo-je gratë e Etiopisë e të Falatës do t’i kishe gjuajtur tespihet e tu dhe dota lëshe namazin. Sepse qëndrim pranë tyre është sikur ato të jenëpjatë e plotë, këmbë e plotë, me tërë të mirën dhe të keqen. Te ne këtue presin dhe e lënë atë si djerrinë”.

Beqiri tha: “Sunetimi është prej kushteve të islamit”. I biri i krye-tarit ia ktheu: “Çfarë islami është ky? Islami yt, apo islam i haxhi Ah-metit? Sepse ju nuk e dini se çka është mirë për ju e çka është keq.Felata, egjiptianët dhe arabët e Shamit (Sirisë) a nuk janë myslimanësikur na? Ata janë njerëz që njohin. I lanë gratë e tyre ashtu siç i kakrijuar Zoti. Ndërsa, ne i presim ato, ashtu siç prehet shtaza”. Gjyshiim qeshi derisa i ranë tri kokrra nga tespihet e tij për një herë pa vetë-dije. Pastaj tha: “Egjiptianet janë sikur ti, atyre nuk mundet askush t'ubëjë diçka”. Atëherë ia ktheu i biri i kryetarit: “Çka ke ti me egjiptia-net?” U përgjigj Beqiri në emër të gjyshit tim: “A ke harruar se haxhiAhmeti kishte shkuar në Egjipt në vitin e gjashtë dhe qëndroi atjenëntë muaj”.

Gjyshi im më tha: “shkova në këmbë, me vete nuk kisha asgjë tje-tër përveç tespiheve dhe ibrikut”.

Atëherë, ia ktheu i biri i kryetarit: “Çka ke bërë? Je kthyer ashtusiç ke shkuar me tespihe dhe ibrik. Betohem në Zot, se po të isha nëvendin tënd nuk do të kthehesha duarthatë”.

Gjyshi im i tha: “Besoj se ti nuk do të ktheheshe pa ndonjë grua.Ky është i tërë interesimi yt. Unë u ktheva dhe me vete solla të hollame të cilat bleva tokë e rregullova malin si dhe i bëra synet fëmijët emi”.

I biri i kryetarit ia ktheu: “Po të betohem haxhi Ahmet, a ke shi-juar diçka nga Egjipti”?

Kokrrat e tespiheve gjatë tërë kohës lëviznin nëpër gishtat e gjysh-it tim herë duke u ngritur e herë duke zbritur, sikur ato të ishin trung

Page 113: edukata87

ESE 225

druri. Mirëpo, për një çast lëvizja u ndërpre, gjyshi im e ngrit fytyrëne tij në tavan dhe e hapi gojën. Mirëpo, Beqiri ishte më i shpejtë se aidhe tha: “Ti o djali i kryetarit je i marrë. Njeri plak, por ti nuk i kup-ton gjërat. Femrat janë femra në Egjipt, Sudan, Irak, në Vak-al-Vak.Të zeza të bardha, të kuqe, të gjitha janë të njëjta”.

Për shkak të habisë së madhe i biri i kryetarit nuk mundi ta thotëasnjë fjalë të vetme. Ia lëshoi një shikim bijës së Mexhdhubit, sikur pokërkonte ndihmë prej saj. Gjyshi im e ndërpreu heshtjen me këto fjalë:“ Më duhet të them të vërtetën, se unë për pak sa u martova në Egjipt.Egjiptianët janë njerëz të mirë dhe të shoqërueshëm. Femra egjiptianee di vlerën e burrit. Isha njohur me një njeri të devotshëm, në lagjen“Bulak”. Vazhdimisht takoheshim në namazin e sabahut në xhaminë“Ebu el-Ala”. E kisha vizituar në shtëpi dhe isha njohur me familjen etij. Ishte baba i gjashtë vajzave. Secila prej tyre i thoshte hënës çohudhe unë po ulem në vendin tënd. Pas një kohe më tha: “O sudanez! Tije njeri i devotshëm dhe je i shoqërueshëm. Prano, ta jap për grua një-rën prej vajzave të mia. Me të thënë të vërtetën, o biri i kryetarit unëlakmoja në vajzën e madhe. Mirëpo, me një herë pas kësaj më erdhitelegrami për vdekjen e nënës sime dhe udhëtova përnjëherë”.

Beqiri tha: “Zoti pastë bërë rahmet në shpirtin e saj. Vërtet kaqenë grua e moralshme”.

Ofshani i biri i kryetarit dhe tha: “Çfarë humbje e madhe. Dynjajaështë kështu. I jep atij që nuk e do të marrë. Betohem në Zot se po tëisha në vendin tënd do të bëja kërdi. Do të martohesha,do të qëndrojaatje dhe do ta shijoja ëmbëlsinë e jetës me vajzat e fshatit. Çka të katërhequr të kthehesh në këtë vend shkretëtirë dhe të braktisur?”

Beqiri tha: “Gazela ka thënë vendi im Shami (Siria)”.E bija e Mexhdhdubit kishte ndezur edhe një cigare, nga e cila dil-

te tym i shumtë, prej të cilit nuk shihej tavani i dhomës. Për një çast iudrejtua të birit të kryetarit me këto fjalë: “Ti ke kërkuar ëmbëlsinë ekësaj jete në këtë vend të shkretë e të braktisur. Ja ti je i shëndoshë, itrashë, nuk je plakur edhe pse ke bërë shtatëdhjetë vjet”.

EDUKATA ISLAME 87226

I biri i kryetarit ia ktheu me nervozizëm: “Betohen në Allahun seka shtatëdhjetë vjet asnjë ditë më shumë. Por, ti je më e vjetër se ha-xhi Ahmeti”.

Gjyshi im ia priti: “Ke frikë Allahun o biri i kryetarit. E bija eMexhdhubit ende nuk kishte lindur kur unë isha martuar. Ajo ështëmë e re se ti dy apo tre vjet”.

I biri i kryetarit ia ktheu: “Për çdo rast, unë jam më aktivi në me-sin tuaj”.

E bija e Mexhdhubit ia ktheu: “Po ti je i fuqishëm vetëm me fjalë,por jo në praktikë. Patjetër ti vrapon pas grave sepse materiali yt ështësikur të zitë e thoit”.

I biri i kryetarit ia ktheu me nervozizëm: “Po të ishe martuar memua o bija e Mexhdhubit do të më kishe gjetur diçka si topat angle-zë”.

E bija e Mexhdhubit ia ktheu: “Topat kanë heshtur kur vdiq i biri iBeqirit. Ti o i biri i kryetarit je njeri falsifikator. E tërë mendja joteështë përqendruar në krye të aletit tënd dhe koka e aletit tënd është evogël sikur mendja jote”.

Të gjithë shpërthyen në të qeshur. Edhe Beqiri, i cili më parë qe-shte në heshtje. Gjyshi im u ndal plotësisht nga numërimi i tespihevedhe lëshoi një të qeshur interesante që asnjë herë nuk e kisha parë.Qeshi edhe e bija e Mexhdhubit me zërin e saj të vrazhdë sikur të bu-rrave. Qeshi edhe i biri i kryetarit me një të qeshur, e cila ishte mëafër zgërdhitjes sesa të qeshurit. I fshin lotët nga sytë e tyre dhe gjyshiim tha: “Kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem tek Ai”! E bija e Me-xhdhubit po ashtu tha: “Kërkoj falje prej Allahut. Betohem nëAllahun se na keni bërë të qeshim. O Zot na bashko edhe një herë nëmomente të hajrit”!

Kurse Beqiri shtoi: “Kërkoj falje prej Allahut. O Zot i im na falëneve dhe na furnizo neve me një përfundim të hajrit”!

Ndërkohë, që i biri i kryetarit tha: “Kërkoj falje prej Allahut tëmadhërishëm! Ditët që kalojmë në sipërfaqen e kësaj toke dhe pas saj.Zoti ynë vepron me ne si do Ai”.

Page 114: edukata87

ESE 227

Për një çast u ngrit e bija e Mexhdhubit ashtu si ngritet një i ri nëtë tridhjetat e jetës së tij. Qëndroi drejt duke mos u lakuar nga shpinaapo krihet. Beqiri u ngrit pak me vështirësi, kurse i biri i kryetarit du-ke u mbajtur në shkopin e tij. Gjyshi im u çua duke u mbajtur për pos-taqinë e faljes së namazit dhe u ul mbi krevat me këmbë të shkurta. Ishikova ata. Tre pleq dhe një grua plakë. Qeshën për një çast sepseishin buzë varrit. Nesër mund të shkojnë. Nesër nipi bëhet baba, babaibëhet gjysh dhe kështu ec karvani.

Pastaj dolën. I biri i kryetarit më tha duke shkuar: “Nesër efendido të hash drekë me ne”.

Gjyshi im u shtri në krevat. Pas pak qeshi, kësaj radhe vetë. Sikurdonte ta vërtetonte ndjenjën e tij të vetmisë, pasi që shkuan njerëzit qëe bënin të qeshte dhe i bënte të qeshin ata. Pas një periudhe tha: “A edi përse të ka ftuar i biri i kryetarit në drekë”? I thash ne jemi miq dhemë ka ftuar edhe herëve tjera. Gjyshi im ma ktheu: “Ai do një shërbimprej teje”.

I thash: “ Çka do?”Mu përgjigj: “Do të martohet”.Qesha dhe ia ktheva gjyshit tim: “Ç’punë kam me martesën e birit

të kryetarit?”Gjyshi ma ktheu: “Ti je i autorizuar i nuses”.Heshta për një moment. Gjyshi më ndërpreu duke menduar se unë

nuk e kuptoja: “I biri i kryetarit do të martohet me të venë e MustafaSeidit”.

Përsëri u treta në heshtje. Gjyshi im më tha: “I biri i kryetarit endeështë i ri. Ai është i pasur. Gruaja ka nevojë për përkujdesje. Kaluantre vjet nga vdekja e burrit të saj. A nuk do ajo të martohet”?

Ia ktheva se unë nuk jam përgjegjës për të. Babai i saj është gjallësi dhe vëllezërit e saj. Përse i biri i kryetarit nuk kërkon leje prej tyre?Gjyshi im ma ktheu: “I tërë fshati e di se Mustafa Seidi të ka auto-rizuar ty për gruan dhe dy djemtë e tij”

I thash unë jam i autorizuar për dy djemtë e tij, kurse gruaja ështëe lirë, të afërmit e saj janë gjallë. Gjyshi ma ktheu përsëri: “Ajo kabesim në ty dhe nëse ti bisedon me të ajo mund të pëlqejë”.

EDUKATA ISLAME 87228

Ndjeva një hidhërim të madh, që më habiti se si këto gjëra janë tërrënjosura në fshat. Ia ktheva gjyshit tim pak me hidhërim: “Ajo nukka pranuar burra më të rinj se ai, kurse ai është më i vjetër se ajo përdyzet vjet”. Mirëpo, gjyshi im ishte i vendosur se i biri i kryetarit ishteende i ri. Ai është në një gjendje të mirë ekonomike. Babai i saj nukdo të jetë pengesë. Gruaja mund të mos e pranojë ofertën , për këtëdeshën që ti të jesh ndërmjetësues në këtë çështje.

Hidhërimi më mbylli gjuhën time dhe u treta në heshtje. Në me-ndjen time u paraqiten dy pamje skandaloze në të njëjtën kohë. Përshkak të habisë sime të madhe u bashkuan dy pamjet në mendjentime. Për një çast imagjinova bukurinë e bijës së Mahmudit, të vesë sëMustafa Seidit. Një grua e martuar për një plak, para lindjes së diellitnë një fshat të panjohur në rrjedhën e lumit Nil. Nëse ajo është sherredhe ky do të jetë sherr. Po nëse ky është, sikur vdekja, lindja dhe vër-shimi i Nilit dhe korrja e grurit pjesë e sistemit të universit edhe ajoështë e tillë. Kërkoj bukurinë e bijës së Mahmudit, të vesë së MustafaSeidit, në të tridhjetat e jetës së saj, duke gjuajtur nën krihet e birit tëkryetarit, i cili ka mbushur të shtatëdhjetat, vaji i së cilës kthehet nëtregim prej tregimeve të birit të kryetarit të njohura për gratë e tij tëshumta, për të cilat flasin njerëzit e fshatit, për çka hidhërimi im shto-hej edhe më tepër. Nuk munda të qëndroj më. Dola dhe dëgjova gjy-shin tim duke më thirrur, por nuk u ktheva. Në shtëpinë tonë gjyshimë pyeti për shkakun e hidhërimit tim, të cilit ia tregova rrëfimin tim.Ai qeshi dhe më tha: “A ka këtu diçka që të hidhëron?”

(6)

Aty rreth orës katër pas dite shkova në shtëpinë e Mustafa Seidit.Hyra kah dera e oborrit të madh. Hodha një shikim në të majtë të dho-mës së gjatë prej tullave të kuqe. E qetë, jo si varr, por si një anije qëka lëshuar spirancat në sipërfaqen e detit. Por, koha ende nuk kaardhur. Më uli në një karrige para divanit. Në të njëjtin vend. Shumëshpejt ma solli një gotë me lëng të limonit. Erdhën dy djemtë më për-shëndetën. I pari Mahmudi mbante emrin e babës së saj, i vogli Seidi

Page 115: edukata87

ESE 229

emrin e babait të vet. Dy djemë të zakonshëm. Njëri në moshën tetë ei dyti në moshën shtatëvjeçare. Për çdo mëngjes i hipin gomarit për tëshkuar në shkollë një distancë prej gjashtë milave. Këta janë amanetnë qafën time. Prej shkaqeve që më shtyjnë të vij këtu për çdo vitështë ta shoh gjendjen e tyre. Kësaj radhe do t’i bëjmë synet. Do tësjellim këngëtarë dhe do të organizojmë një manifestim të madh, qëdo të mbetet në kujtesën e tyre përgjithmonë. Më tha: “Po kanëvështirësi në udhëtim”.Unë nuk mund të bëj asgjë në këtë aspekt.Nëse ata dëshirojnë kur të rriten të udhëtojnë le të udhëtojnë. Secilifillon rrugëtimin dhe bota nuk përfundon me femëri.

Shkuan dy djemtë dhe mbeti ajo në këmbë para meje. Një gjatësimesatare. Nuk është shumë e plotë, trupi i saj i përngjan një kallamisheqeri. Në këmbë e as në duar nuk përdor kanë, por një aromë e kë-ndshme del prej saj. Buzët e saj janë të natyrshme. Dhëmbët e fortë tëbardhë të sistemuar mirë. Fytyra e saj e bukur. Sytë e saj të zi dhe tëgjerë përzihet në të turpi me pikëllimin. Kur e përshëndeta ndjeva bu-tësinë dhe ngrohtësinë e dorës. Një grua me një qëndrim fisnik, menjë bukuri të rrallë. Apo unë e imagjinoj sikur diçka që nuk ekziston?Një grua që kur e takoj ndjej siklet dhe rrezik dhe iku prej saj sa mëshpejtë të jetë e mundur. Ky është kurbani, të cilin i biri i kryetarit dota therrë buzë varrit. Dëshiron ta korruptojë vdekjen dhe ta lërë tëjetojë me të një vit apo dy.

Qëndroi në këmbë me gjithë insistimin tim. Nuk u ul derisa ithash: “Nëse nuk ulesh unë do të shkoj”. Filloi bisedën me ngadalëdhe vështirësi. Ndërkohë vazhdoi që dielli po perëndonte. Koha kishtenisur të bëhej gjithnjë e më e ftoftë. Ngadalë kishte filluar edhe gjuhaime dhe e asaj të liroheshin sa më shumë. I thash diçka që e bëri atë tëqesh, gjë që zemra ime u dridh nga të qeshurit e saj të ëmbël. Për njëçast u përhap gjaku i perëndimit në hapësirën e Perëndimit, ashtusikur gjaku milionave, të cilët kishin vdekur në një luftë të ashpër qëkishte ndodhur mes tokës dhe qiellit. Lufta mbaroi befasisht medisfatë. Për një çast zbriti një errësirë e plotë, e cila mbuloi tërëuniversin me katër anët e tij dhe e mënjanoi nga unë pikëllimin dheturpin që shihej në sytë e saj. Nuk kishte mbetur vetëm zëri të cilin e

EDUKATA ISLAME 87230

kishte ngrohur afërsia, aroma e lehtë si një burim që mund të shtirretnë çdo moment. Rastësisht i thash asaj: “A e ke dashur MustafaSeidin”?

Nuk u përgjigj. E prita për një çast, por ajo prapë nuk u përgjigj.Pastaj e kuptova se errësira dhe aroma për pak sa më nxorën mua ngagjendja ime dhe se ajo pyetje nuk duhej të shtrohej në atë kohë dhe nëatë vend. Mirëpo, errësira krijoi një të çarë nga e cila depërtoi zëri isaj në veshët e mi:

“Ishte baba i djemve të mi”.Nëse nuk më mashtroi të dëgjuarit tim, zëri nuk ishte pikëllues, në

të kishte diçka që i përngjante muzikës. E lashë që qetësia të bëjëveprimin e saj, ndoshta ajo do të thotë edhe diçka tjetër.

Po, ajo edhe ndodhi:“Ishte bashkëshort fisnik dhe baba i ndershëm. Gjatë tërë jetës nuk

u kursye për ne”.I thash asaj dhe unë në errësirë kthehem në drejtim të saj: “ A e ke

ditur se prej nga ishte “?U përgjigj: “Prej Hartumit”.Ia ktheva: “Çka punonte në Hartum”?Më tha: “Në tregti”.Ia ktheva: “Po përse erdhi këtu”?U përgjigj: “Një Zot e di”.Për pak sa më kaploi pesimizmi. Pastaj u ngrit një erë e bukur në

drejtimin tim duke bartur një fuqi të aromës mbi atë që unë po lakmo-ja. E thitha aromën dhe ndjeva se dëshpërimi gjithnjë po rritej. Për njëçast u krijua një distancë shumë e madhe në errësirë, nga e cila de-përtoi një zë i pikëlluar kësaj here, një pikëllim më i thellë se thellësiae lumit. Më tha: “Më dukej se fshihte diçka”.

Menjëherë e pyeta:”Përse”?Më tha: “Kalonte një kohë të gjatë të natës në këtë dhomë”. Insis-

tova edhe më tepër duke i shtruar pyetjen: “Çka ka në atë dhomë”?Më tha: “Nuk e di. Unë asnjëherë nuk kam hyrë në të. Çelësi është

te ti. Përse nuk hulumton “?

Page 116: edukata87

ESE 231

Po, u ngritëm unë dhe ajo së bashku. Në këtë kohë e ndezëm dri-tën, hymë aty. Ndoshta mund të gjejmë të varur në tavan, apo mund tagjejmë të ulur këmbëkryq”?

E pyeta përsëri “Përse mendon se ka fshehur diçka”?Zëri i saj tash nuk është pikëllues e as nuk ka far melodie. Por ai

është i shqyer sikur fletat e misrit:“Nganjëherë natën kur ishte duke fjetur shqiptonte disa fjalë që

nuk i kuptoja”.Menjëherë e pyeta: “Në çfarë gjuhe?”U përgjigj: “Nuk e di, por si duket në gjuhë të huaj”.Isha me tërë qenien time duke dëgjuar fjalët e saj në errësirë.“Përsëritte në gjumin e tij fjalët si Xhina, Xhini etj. Që nuk më

kujtohen”.Në këtë vend, në këtë kohë, në një errësirë sikur kjo, zëri i tij ngri-

hej si balena të mëdha në sipërfaqen e detit. “Vazhdova t’i ndjek atotre vjet rresht. Për çdo ditë shtrëngohej shigjeta. Karvanët e mi ishin tëetur, kurse vegimi shndriste para meje në shkretëtirë. Atë natë kurXhini pëshpëriti në veshin tim: “Eja tek unë. Eja tek unë”. Jeta imeishte plotësuar dhe nuk kishte shkak për të mbetur..” Në veshin timarriti një bërtimë fëmije nga një vend në lagje. Më tha Hasna: “Sikurai ndjeu afrimin e exhelit të vet para sodit. Një …javë para vdekjes,rregulloi të gjitha gjërat e tij. Ka pasur disa punë e disa borxhe që ikreu. Një ditë para vdekjes më thirri dhe më tregoi për çdo send. Mëporositi shumë për djemtë. Ma dha letrën e mbyllur me dyllë. Më thajepja atij nëse ndodh diçka. Më tha nëse ndodh diçka ti do të jesh ku-jdestar për fëmijët. Më porositi: “Këshillohu me të në të gjitha çësh-tjet. Qava dhe i thash: Dashtë Zoti e mos të ndodhë asnjë e keqe. Mëtha: Këtë po bëj si preventivë, sepse bota është me plotë të panjohura.Atë ditë e luta që të mos shkojë në arë, sepse bota ishte plot vërshimedhe fundosje. Isha e frikësuar. Mirëpo, ai më tha nuk ka nevojë përfrikë, sepse unë di të notojë. Gjatë tërë ditës isha e frikësuar dhe frikau shtua kur ai u vonua në mbrëmje. E pritëm për një kohë. Pastajndodhi ajo që ndodhi”.

EDUKATA ISLAME 87232

Ndjeva se ajo po qante në heshtje. Pas pak u dëgjua vaji i saj dhe ukthye në dënesje të thellë, nga i cili u frikua errësira që ekzistonte mesmeje dhe mes saj. Humbi aroma dhe heshtja dhe në gjithësi nuk mbetiasgjë tjetër përveç vaji i një gruaje që humbi burrin e saj të cilin nuk enjihte. Një njeri që përgatiti barkën e tij dhe notoi në sipërfaqen e detitnjë vegimi të huaj. Ndërkohë që i biri i kryetarit plak në shtëpinë e tijëndërron për netët me një femër lozonjare. Çka mund të bëj në mes tëkëtij kaosi”? A të ngrihem ta shtrëngoj atë në kraharorin tim dhe t'iateri lotët e saj me mendilin tim e t’ia kthej besimin në zemrën e saj mefjalët e mia”? U ngrita një gjysmë ngritje duke u mbështetur në duarte mia, por ndjeva një rrezik, mu kujtua diçka dhe qëndrova kështu nëmes shkuarjes para dhe kthimit prapa. Rastësisht ra mbi mua një barrëe rëndë, që më shkatërroi me peshën e saj mbi karrige. Errësira ishte edendur, e thellë, nuk është nga fakti se nuk ka dritë - errësira tashështë stabile sikur këtu të mos kishte pasur asnjëherë dritë. Yjtë e qie-llit dukeshin sikur të ishin thjesht rroba të vjetra të holla. Aroma mo-stër, zëri nuk dëgjohet sikur të jenë zëra buburrecash në një bregbuburrecash. Nga zëri i errësirës u dëgjua një zë që nuk ishte zëri i saj.Nuk ishte zë i hidhëruar, as i pikëlluar e as i frikshëm. Një zë i thjesh-të që thoshte: “Avokatët kacafyteshin në xhenazen time. Nuk isha unëi rëndësishëm, por çështja ime ishte e rëndësishme”. Profesor MaksulVusterkin, prej themeluesve të lëvizjes së të armatosurve në aspektinmoral në Oksford, mason dhe anëtar në Komisionin të Lartë të Kong-resit të Shoqatave misionariste protestante në Afrikë. Nuk e fshihteurrejtjen që kishte ndaj meje. Gjatë kohës së studimeve të mia në Oks-ford, më thoshte mua me mërzi të qartë: “Ti zotëri Seid je shembullimë i mirë për misionin tanë civilizues të padobishëm në Afrikë. Ti pastë gjitha këtyre përpjekjeve që kemi bërë për të civilizuar ty, po du-kesh sikur të dalësh nga xhungla për herë të parë”. Megjithatë, ja aipërdor të gjitha shkathtësitë e tij për të më shpëtuar nga litari i varjes.Kurse Sir Arhur Hunger, ishte martuar dhe shkurorëzuar dy herë.Aventurat e tij të dashurisë janë të njohura, publike me lidhjet e tijmajtiste dhe rrethet bohemiste. Kisha kaluar kërshëndellat e vitit të ri1925 në shtëpinë e tij në Safron Vildon. Më thoshte mua: “Ti je faqe-

Page 117: edukata87

ESE 233

zi, por unë nuk i urrej faqezinjtë, sepse edhe unë jam faqezi”. Mirëpo,ai në këtë gjykatë bën çmos që litarin e varjes ta varë rreth qafës sime.Të betuarit po ashtu janë lloj-lloj njerëzish, në mesin e tyre kishte pu-nëtorë, mjekë, bujq, mësues, tregtar etj., me të cilët nuk ka asgjë qëmë bashkon. Sikur unë të kërkoja nga njëri prej tyre të më japë meqira një dhomë në shtëpitë e tyre me siguri do të refuzonin. Po të kër-konte prej cilit do prej tyre vajzën e tyre të martohet me këtë afrikan,me siguri ata do të ndiheshin sikur bota po shembej nën këmbët e tyre.Mirëpo, secili prej tyre, në këtë gjykatë do të ngrihet mbi nivelin e vetndoshta për herë të parë në jetën e vet. Unë ndiej një lloj përparësie sai përket atyre. Ky manifestim po organizohet për mua. Para së gjith-ash unë jam kolonizues, unë jam i huaj, çështja e të cilit lypset tëshqyrtohet. Atëherë kur Kichnerit ia sollën, Mahmudin të birin e Ah-metit, i cili ishte i lidhur me zinxhir pas disfatës që kishte pësuar nëbetejën e Atbares, iu drejtua atij: “Përse ke ardhur në vendin tim për tëshkatërruar dhe plaçkitur?” I huaji ishte ai që i thoshte këtë të zotit tëtokës, kurse i zoti i tokës drodhi kokën duke mos thënë asnjë fjalë. Letë jetë rasti im me ata i njëjtë. Në këtë gjykatë unë dëgjoj krismën eshpatave të romakëve në Kartagjenë dhe trokëllimën e shputave tëkuajve të Lenbit kur ata shkelnin në tokën e Jerusalemit. Anijet e paraqë lundruan mbi lumin Nil, ato barten topa e jo bukë, kurse hekurudhanë esencë u ndërtua për të bartur ushtarë . Ata themeluan shkolla përtë na mësuar si te themi “Po” në gjuhën e tyre. Ata janë që na sollënneve mikrobin më të madh të dhunës evropiane, të cilin asnjëherë botanuk e kishte parë deri më sot një shembull të këtillë. Mikrobin e njësëmundjeje vdekjeprurëse, i cili i kishte goditur qe më shumë se njëmijë vjet. Po zotërinj, unë kam ardhur luftëtar në zemër të shtëpivetuaja. Një pikë helmi me të cilin keni infektuar arteriet e historisë.Unë nuk jam Othello. Othello ishte gënjeshtër”.

Në momentin kur isha duke menduar në fjalën e Mustafa Seidit,duke qenë ulur në këtë vend, në një natë sikur kjo e sodit, dëgjoja pi-këllimin e saj me vaj që arrinte pas meje. Ai përzihej në imagjinatëntime me zëra të çrregulluar, të cilët me siguri unë i kisha dëgjuar nëkohëra të mëhershme, mirëpo ata mund të kenë depërtuar në mendjen

EDUKATA ISLAME 87234

time si kambana të kishës - britma fëmijësh në ndonjë vend të lagjes,britmë e gjelit, pallja e gomarit, zëra të ndonjë dasme që vijnë nga anatjetër e lumit. Tani unë dëgjoj vetëm një zë, një zë vaji i së cilës tëmallëngjen, por nuk bëra asgjë. U ula aty ku isha pa lëvizur fare, ku-rse atë e lash të qaj vetëm derisa pushoi. Patjetër duhej të thosha diçkadhe thash: “Lidhja me të kaluarën nuk i sjell dobi askujt. Ti ke dydjem dhe ende je në kulmin e rinisë. Mendo për të ardhmen. Kush edi, ndoshta ti do ta pranosh ndonjërin prej të fejuarve të shumtë që potë paraqiten.

U përgjigj menjëherë dhe me një vendosmëri, e cila më habiti:“Pas Mustafa Seidit nuk ka mundësi të martohem me asnjë burrë”.

Nuk e kam pasur ndërmend ta them këtë, por po ta them: “I biri ikryetarit donë të martojë ty, kurse babai yt dhe vëllezërit tu nuk e ku-ndërshtojnë këtë. Më ka obliguar të ndërmjetësoj për këtë çështje teti”.

Heshti një kohë bukur të gjatë, derisa mendova se ajo nuk do tëflasë fare. Mendova të çohem dhe të shkoj. Në fund ndjeva zërin e sajnë errësirë, sikur ai të ishte shigjetë: “Nëse ata më detyrojnë të marto-hem me të, atëherë unë do ta vras atë dhe vetveten”.

Mendova në disa gjëra t’i them asaj, në atë moment dëgjova mye-zinin duke e thirrur ezanin: “Allahu ekber, Allahu ekber” për namazine jacisë. U çova unë, por edhe ajo gjithashtu. Dola pa thënë asnjë fja-lë.

Derisa isha duke e pirë kafenë e mëngjesit më erdhi i biri i kry-etarit. Kisha ndërmend të shkoja në shtëpinë e tij, por ai ia parapriu.Më tha se kam ardhur të përkujtoj për ftesën e djeshme. Unë e dija seai nuk kishte durim dhe kishte ardhur të marrë vesh se cili ishte rezul-tati i ndërmjetësimit tim. I thash posa u ul: “Nuk ka dobi. Ajo nuk eka ndërmend fare të martohet. Po të isha në vendin tënd këtë çështjedo ta kisha lënë tërësisht”.

Nuk e kisha llogaritur se ky lajm do të jetë i rëndë për të. Mirëpo, ibiri i kryetarit i cili i ndërron gratë ashtu sikurse i ndërron gomarët ,tash po qëndronte ulur para meje. Fytyra e tij është e mrrolur, qepallate syve po i dridheshin, e kafshoi buzën e poshtme aq shumë sa që nuk

Page 118: edukata87

ESE 235

e këputi. Nisi të lëvizë në karrigen e vet dhe e shponte tokën me njënervozizëm të paparë me shkopin e tij. E zbathi këpucën e vet prejkëmbës së djathtë dhe e mbathi atë disa herë. Bëhej gati për të shkuar,pastaj prapë ulej. E hapte gojën sikur donte të fliste diçka, pastaj prapëheshte. Ja çfarë habie? A është e mundur se i biri i kryetarit të jetë idashuruar deri në këtë masë? Në fund i thash: “Nuk mund të gjesh njëgrua tjetër sikur ajo për ta marrë për grua?”.

Ma ktheu dhe sytë e tij të zgjuar më nuk ishin të tillë. Ata ishinkthyer në një top prej qelqi , të cilët ishin kthyer në një materie të ngu-rtë: “Nuk do të martohem me tjetërkënd. Patjetër se do të më pranojëmua bile edhe do të më nënshtrohet. A mendon se ajo është mbretë-reshë apo princeshë? Sa i madh është numri i të vejave në këtë fshat,të cilat vuajnë edhe për bukë. Ajo duhet ta falënderojë Zotin që kagjetur një burrë siç jam unë”.

Ia prita: “Nëse është grua e zakonshme si gratë tjera, për çka kjovendosmëri? Ti e di se ajo ka refuzuar edhe shumë burra tjerë si ti,bile disa prej tyre ishin në moshë më të re se ti. Nëse ajo dëshiron tëmerret me edukimin e dy djemve të saj, përse nuk e lini të qetë nëpunën e saj?”

Papritmas nga brendia e birit të kryetarit shpërtheu një hidhërim ipakontrolluar, të cilin nuk e kam besuar se është prej natyrës së tij.Për një moment u bë si i çmendur dhe më tha diçka që në realitet mëkishte habitur: “Pyete veten përse po refuzon bija e Mahmutit tëmartohet. Ti je shkaktar. Me siguri mes teje dhe asaj ka diçka. Çka tëintereson ty? Ti nuk je baba, as vëllai e as kujdestari i saj. Ajo do tëmartohet me mua përkundër vullnetit tënd dhe vullnetit të saj. Babaidhe vëllezërit e saj më parë kanë pranuar. Fjalët bajate që ju i mësoninëpër shkolla nuk vlejnë për neve. Në këtë vend, burrat i sundojnëgratë”.

Nuk e di se çka do të kishte ndodhur sikur babai im të kishte hyrënë ato momente, të isha ngritur shpejt e të kisha dalë.

Shkova te Mahxhubi në arën e tij. Mahxhubi ishte moshatari im.Kishim kaluar fëmijërinë së bashku. Në shkollën fillore ishim ulur nënjë bankë. Ishte më i zgjuar se unë. Kur e përfunduam shkollën fillo-

EDUKATA ISLAME 87236

re, Mahxhubi më tha: Ky cikël i shkollimit më mjafton mua. Leximi,shkrimi dhe matematika.. Ne jemi bujq, si baballarët dhe gjyshërit ta-në. Niveli i arsimit që i duhet bujkut është që ai të jetë i aftë të shkruajletra, të lexojë gazetat dhe t'i njohë farzet e namazit. Nëse ne kemindonjëherë probleme, dimë si të merremi vesh me pushtetarët”. Unëvazhdova në këtë drejtim, kurse Mahxhubi u kthye në një forcë ve-pruese në fshat. Ja sot, ai është kryetar i Komisionit Bujqësor, kryetari Shoqatës për bashkëpunim, është anëtar i Komisionit të spitalit qëishte në ndërtim e sipër. Ai është në krye të çdo delegacioni, i cilishkon në komunë për ankesa. Me shpalljen e pavarësisë, Mahxhubiishte në mesin e prijës të Partisë Kombëtare Socialiste Demokratikenë vend. Nganjëherë kujtonim ditët e fëmijërisë sonë në fshat e mëthoshte mua: “Por, shiko tash ku je ti e ku jam unë. Ti je bërë nëpunësi lartë në qeverinë qendrore, kurse unë kam mbetur bujk në këtë fshattë izoluar”. I them atij me një habi të vërtetë: “Ti je ai që korre suksese jo unë. Sepse ti je ai që ndikon në jetën e vërtetë të këtij vendi... ku-rse ne nëpunësit as nuk i çojmë gjërat përpara e as nuk i vonojmë.Njerëzit si ti jeni trashëgimtarë legjitimë të pushtetit. Ju jeni nervi ijetës. Ju jeni krupa e tokës”. Mahxhubi qeshet e thotë: “Nëse ne jemikrupa e tokës, atëherë ajo është tokë e transformuar”.

Qeshi po ashtu pasi që dëgjoi tregimin tim me të birin e kryetaritdhe tha: “I biri i kryetarit është matufosur dhe nuk di se çka flet”.

I thash: “Ti e di se marrëdhëniet e mia me të janë marrëdhënie, tëcilat m’i imponojnë obligimet, as më shumë e as më pak?”

Mahxhubi ma ktheu: “Mos u merr me matufosjet e të birit të krye-tarit. Të kam dëgjuar ty në fshat, ku nuk ka asnjë dyshim. Banorët efshatit të gjithë të falënderojnë, sepse ti po i kryen obligimet tuajandaj djemve të Mustafa Seidit, Zoti e pastë mëshiruar, në mënyrën mëtë mirë. Ai në realitet ishte njeri jabanxhi me të cilin nuk kishekurrfarë lidhjeje”. Heshti pak pastaj tha: “Nëse babai i gruas dhe vë-llezërit e saj janë të pajtimit, atëherë askush nuk mund të jetë pe-ngesë”.

Page 119: edukata87

ESE 237

I thash: “Por, nëse ajo nuk do të martohet….”, më ndërpreu dukethënë: “Ti e di sistemin e jetës këtu. Gruaja është për burrin, burriështë burrë derisa të arrijë moshën e pleqërisë së shtyrë”.

I thash: “Por, nëse ajo nuk do të martohet…” Më ndërpreu mefjalët: “Në këtë kohë”.

Mahxhubi ma ktheu: “Bota nuk ka ndryshuar në atë masë sa pomendon ti. Kanë ndryshuar disa gjëra. Pompat e ujit në vend të vijavetë ujit, plugjet e hekurt në vend të atyre prej drurit. Tani i dërgojmëvajzat tona në shkolla. Kemi radio, automobila. Jemi mësuar të pimëvisk dhe birë, në vend të rakisë dhe merises (pije vendore). “Por, çdosend është ashtu si ka qenë më parë”. Qeshi Mahxhubi, duke thënë:“Bota mund të ndryshoj qenësisht, kur personat si unë të bëhenministra në qeveri”. Shtoi dhe ende qeshte: “Kjo pra është prej katërtë pamundshmëve”.

I thash Mahxhubit: “A mendon se i biri i kryetarit të jetë dashu-ruar në Hasnen bijën e Mahmudit?”

Mahxhubi tha: “nuk është larg mendsh. I biri i kryetarit është igjetshëm. Ai ka qe dy vjet që e përmend atë. E ka lypur më herët dhebaba i saj ia ka dhënë, por ajo ka refuzuar. Kanë pritur duke menduarse ajo me kalimin e kohës do të pranojë martesën me të”.

Iu ktheva Mahxhubit: “Përse kjo dashuri e befasishme?' I biri ikryetarit e njeh Hasnen prej kohësh kur ajo ishte fëmijë agresiv,ngjitej nëpër lisa dhe kacafytej me djem? Kur ajo ishte vajzë lahej mene lakuriq në lumë. Çka ka ndodhur tash? “Mahxhubi më tha: “I biri ikryetarit është prej atyre njerëzve që kanë dëshirë të posedojnë gomar.Atyre nuk u pëlqen gomari vetëm atëherë kur shohin dikë tjetër që kahipur mbi të. Vetëm atëherë i duket se gomari është i bukur dhe bënçmos ta blejë atë edhe nëse atë e paguan më shtrenjtë sesa e vlerëson”.Për një kohë heshti duke menduar pastaj tha: “Mirëpo, e bija eMahmudit ndryshoi pas martesës së saj me Mustafa Seidin. Të gjithagratë ndryshojnë pas martesës, në veçanti ajo ndryshoi rrënjësisht.Sikur ajo të jetë njeri tjetër. Edhe na moshatarët e saj që luanim me tënë lagje, sot e shikojmë atë si diçka tjetër. A e njeh? Si gratë eqyteteve”.

EDUKATA ISLAME 87238

E pyeta Mahxhubin për Mustafa Seidin, i cili më tha: “Allahu epastë mëshiruar. Më respektonte dhe e respektoja. Lidhjet tona në fi-llim nuk ishin shumë të forta. Mirëpo, puna e jonë e përbashkët në ko-misionin projektues na kishte afruar. Vdekja e tij ishte një humbje epakompensueshme. A e di se ndihma e tij në kuadër të organizimit tëprojektit ka qenë shumë e madhe. Ai kishte marrë përsipër kontabili-tetin. Përvoja e tij në tregti na ndihmoi shumë. Ai na këshilloi që tëshfrytëzojmë fitimet nga projekti për ndërtimin e një mulliri. Kjo nalehtësoi shumë punë. Kjo ka bërë që njerëzit të vijnë te ne nga të gji-tha anët e vendit. Ai na këshilloi po ashtu të hapim një dyqan për ba-shkëpunim. Çmimet tash te ne nuk janë më të larta se në Hartum. Nëtë kaluarën, ashtu siç e di edhe ti gjërat vinin një apo dy herë në muajme anije. Tregtarët i vendosnin nëpër depo, derisa ato nuk gjendeshinnë treg, pastaj i shitnin me dy-tre herë më shtrenjtë. Projekti sot pose-don dhjetë kamionë, të cilët na sjellin për çdo ditë gjëra dhe atë direktprej Hartumit dhe Omdurmanit. Kërkova prej tij disa herë të jetë nëkrye të Shoqatës, por ai refuzonte këtë, dhe vazhdimisht më thoshte seunë jam më meritor se ai. Kryetari i fshatit dhe tregtarët e urreninshumë, sepse ai ia kishte hapur sytë fshatarëve dhe atyre ua kishte pri-shur llogaritë. Pas vdekjes, u përhapën thashetheme se ata kishin përg-atitur vdekjen e tij. Këto ishin vetëm fjalë. Ai kishte vdekur i fundosurnë ujë. Me dhjetëra njerëz kishin vdekur në ujë atë vit. Ishte gjeni evërtetë. Ai ishte njeri që duhej të ishte ministër në qeveri, sikur tëkishte drejtësi në botë.

Iu drejtova Mahxhubit: “Politika të ka prishur. Tash po mendonvetëm në pushtet. Liej anash ministritë dhe qeverinë, më trego për tësi njeri. Cilit lloj të njerëzve u përkiste ai?”

Kjo pyetje si duket e befasoi atë. Shenjat e habisë sikur u paraqi-ten në fytyrën e tij dhe më tha: “Çka do të thuash çfarë lloji i njerëzveishte ai? Ai ishte ashtu siç ta përshkrova ty”.

Nuk munda të gjeja fjalë adekuate t'ia shpjegoja qëllimin tim Ma-hxhubit. Ai më tha: “Cilat do qofshin shkaqet …. Cili është shkaku iinteresimit tënd të madh për Mustafa Seidin? Më ke pyetur për të saherë më parë? Mahxhubi vazhdoi para se t’i përgjigjem: “E di? Nuk e

Page 120: edukata87

ESE 239

di përse ty t'i ka lënë testament dy bijtë e tij? Natyrisht ti meritonamanetin dhe e ke kryer në mënyrën më meritore. Mirëpo, ti ishe ai qëmë së paku e njihje atë. Ne jetonim me të këtu në fshat, kurse ti e shi-hje atë një herë një vit. Unë kam menduar se testamentin të ma lërëmua apo gjyshit tënd. Gjyshi yt ishte miku i tij më i dashur. Dëshiron-te të dëgjonte bisedat e tij. Më thoshte mua: A e di o Mahxhub? HaxhiAhmeti është njeri unik i llojit të vet. Kurse unë i thosha: Haxhi Ah-meti është njeri falsifikues. Hidhërohej pa masë e më thoshte: “Jo, jomos thuaj këtë. Haxhi Ahmeti është pjesë e historisë”.

Ia ktheva Mahxhubit: “Për çdo eventualitet unë jam formalishtkujdestar. Kujdestar i vërtetë je ti. Dy djemtë janë këtu me ty. Unëjam larg tyre në Hartum.”

Mahxhubi ma ktheu: “Ata dy janë djem të zgjuar dhe të edukuar.Në ta shihen imagjinatat e babit të tyre. Në mësime janë të dalluar.”.

I thash: “Çk do të bëhet me ta nëse realizohet martesa qesharake,të cilën po e do i biri i kryetarit?”

Mahxhubi ma ktheu: “Mos e merr afër zemrës. Me siguri i biri ikryetarit do të merret me ndonjë grua tjetër. Në rastin më të keq nësemartohet me të. Nuk besoj se do të jetojnë një apo dy vjet. Ajo do tëjetë pjesëmarrëse në tokën dhe në të lashta e tij të shumta”.

Pastaj, si një e rënë e papritur në kokë më ra fjala e Mahxhubit:“Përse nuk e marton ti”. Për një moment kam ndier një dridhje të fortëtë zemrës, më duket sikur të më ketë dalë nga vendi. Nuk kam mu-ndur t’i gjej fjalët vetëm pas një kohe. Ia ktheva Mahxhubit dhe zëriim po dridhej: “Me siguri ti po bën shaka.”

Ai më tha: “Me seriozitet, përse nuk martohesh me të? Unë jammë se i sigurt se ajo të pranon. Ti je kujdestar i djemve të saj, ështëmirë të plotësosh çështjen dhe të bëhesh edhe baba”.

E ndjeva aromën e saj të ditës së djeshme. M’u kujtuan mendimetqë më ishin shfaqur në kokën time për të në atë errësirë. Dëgjova Ma-hxhubin duke qeshur dhe duke m’u drejtuar me këto fjalë: “Mos mëthuaj se ti je bashkëshort dhe baba. Burrat martohen me gra tjera përçdo ditë. Nuk do të jesh as i pari e as i fundit”.

EDUKATA ISLAME 87240

Iu drejtova Mahxhubit, pasi që kisha mbizotëruar veten. Unë poqeshesha gjithashtu: “Ti vërtet qenke i marrë”.

E lashë atë dhe shkova, edhe pse kuptova në realitet, se kjo do tëmë marrë mua shumë nga qetësia ime në të ardhmen. Unë në një më-nyrë apo tjetër e dashuroj Hasnen të bijën e Mahmudit, vejushën eMustafa Seidit. Unë, sikur ai dhe sikur i biri i kryetarit dhe miliona tëtjerë, nuk jemi të pagabueshëm nga infeksioni i mikrobeve me të cilatështë përplot trupi i njeriut.

(vijon)

Page 121: edukata87

ESE 241

Tayeb Saleh

SEASON OF MIGRATION TO THE NORTH - (4)

(Summary)

I stood at the door of my grandfather’s house in the morning, a vast andancient door made of harraz, a door that had doubtless been fashioned from the

wood of a whole tree. Wad Baseer had made it; Wad Baseer, the village

engineer who, though he had never learnt carpentry at school, had yet made the

wheels and rings of the water-wheels, had set bones, had cauterized people and

bled with cupping glasses. He was also so knowledgeable about judging donkeys

that seldom did anyone from the village buy one without consulting him.

Though Wad Baseer is still alive today, he no longer makes such doors as that of

my grandfather’s house, later generations of villagers having found out about

zan wood doors and iron doors which they bring in from Omdurman.

الطيب صاحل

)4"موسم الهجرة إلى الشمال" ()البحثخالصة(

وقفت عند باب دار جدى يف الصباح باب ضخم عتيق من خشب احلراز، ال شك انه استوعب حطب شجرة كاملة، صنعه ود البصري، مهندس القرية الذي

لعظام، و يكوى و حيجم و يتخصص كذلك يف نقد احلمري، قل ما يشرتى يرب اأحد من أهل البالد محارة دون مشورته.

Page 122: edukata87

TTEERRMMIINNOOLLOOGGJJIIAA FFEETTAARREE

Qemajl Morina

GLOSARI KATOLIK - (3)

Abat: kryemurg i ndonjë bashkësie kallogjerësh.

Administrator: Udhëheqës i Ipeshkvisë derisa ipeshkvi nuk është iemëruar.

Administrata apostullike: rajon kishtar që për çfarëdo shkaqesh nukështë i përfshirë në kuadër të Ipeshkvisë, me të cilën udhëheq ad-ministratori në emër të papës.

Adopcionizmi: Besim i gabuar nga shekulli i 7-të, i cili vërteton seKrishti si njeri ka qenë vetëm i adoptuar si bir i Zotit, do të thotëse nuk ka pasur natyrën e Zotit. Ky besim i gabuar është gjykuarnë koncilin e shtatë ekumenik të Nikejit në vitin 787.

Adoracioni: Falënderim apo falje që i dedikohet vetëm Zotit (quhetedhe latrija për dallim nga dulija, që ka të bëjë me falënderimin eshenjtorëve, relikteve si dhe fotografive të tyre).

Adventi: koha e parë e liturgjisë. Një vit prej katër javësh si parapër-gatitje para Krishtlindjeve.

EDUKATA ISLAME 87244

Agape: vjen nga greqishtja që do të thotë dashuri. Fjala Agape në ki-shën e parë është përdorur te darka ku janë festuar euharstia.

Agnosticizmi: shkencë filozofike, e cila lejon ekzistencën e një fuqiembinatyrore, por ajo mëson se mendja e njeriut nuk mund ta ku-ptojë.

Agnus Dei: e para: Qengj i Zotit, Krishti si viktimë shpërblimtare; edyta: lutje e meshës para kungimit.

Agjërimi: marrja e një racioni në ditë te besimtarët e moshës ma-dho-re prej (18-60-vjeçare, për ditë të caktuara gjatë vitit liturgjik.

Akolit: laik apo fillestar për shërbim kishtar, të cilit i është besuar rolindihmës në meshën së viktimës.

Alba: fustan i bardh i gjatë, që ka hyrë në shërbime liturgjike, që ngashek. 4-të, si veshje kishtare në mesha.

Albigenzi: Besim i gabuar i shek.12 dhe 13-të në Francë, i cili nuk eka pranuar as kishën e as papën, ngjashëm me bogomilët boshnja-kë.

Aleluja: thirrje që do të thotë “faleminderit Jehovai”, të cilit i shpreh-et falënderim dhe respekti Zotit, në traditën perëndimore, në veça-nti gjatë shënimit të festave të pashkëve.

Aleanca e vjetër: në Sinaj, është themeluar në mes Zotit dhe popullittë zgjedhur.

Alokucija: fjalimi i papës drejtuar këshillit të kardinalëve rreth çësh-tjeve aktuale.

Page 123: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 245

Altar: altar i sakrificës për kryerjen e shërbimit të Zotit në kujtim tëdarkës së fundit, zakonisht një tavolinë katërkëndëshe në pllakën esë cilës zakonisht janë varrosur eshtrat e patronit të shenjtë apombrojtësit të kishës dhe famullisë.

Amen: Përkthimi i rëndomtë “ashtu qoftë” e shpreh veçse dëshirën joedhe sigurinë, prandaj s'ka kuptim të fjalës “Amen”. Kjo fjalë kadomethënie pohimi: me siguri, përnjëmend. Ndajfolja e marrë ngahebraishtja do të thotë sigurinë, qëndrimin, fortësinë, bindjen metë cilën pajtohet me diçka e pohojmë dhe e pranojmë kur është nëpyetje për shembull urata. Thirrja e fundit në liturgji, lutja, që sqa-ron fenë dhe vërteton pranimin e fjalëve dhe veprave të Zotit, dotë thotë po ashtu është, ashtu le të jetë, nga fjala hebraike: “aman”,që do të thotë me qëndrua fuqishëm.

Anabaptistët: Sekte e shek. 16-të, e cila ka kërkuar pagëzimin e tërriturve edhe një herë.

Anamneza: pjesa kulminante e meshës si akt kulminant i viktimizi-mit të Krishtit.

Anatema: i shkishëruar (përjashtuar), shprehje me të cilën sanksiono-het dhe përjashtohet në aspektin dogmatik. Nga rrënja semite fjalado të thotë: ndalim të përdoret diçka për punë jorelgjioze, profane.Tanë plaçka e luftës i përket Zotit (në Dhiatën e Vjetër) dhe do t'ikushtohet.Pas Krishtit kjo fjalë ka kuptim mallkimi. Anatema (mallkimi) biembi ata që s'e mbajnë betimin. Grada më e lartë e anatemës ështëndarja nga Krishti.Kisha më vonë i përjashtonte nga bashkësia me shprehje: ANA-TEMASA SIT: (Qofsh i mallkuar!), anëtarët e padëgjueshëm dheata që mësonin mbrapshtë.

EDUKATA ISLAME 87246

Angelus: lutja e në shenjë përshëndetjeje të engjëjve në shenjë të laj-mërimit të Marisë, e cila lutet me shenjë të kambanës në mëngjes,drekë dhe mbrëmje.

Anglikane (Kisha): kisha shtetërore angleze, të cilën mbreti Henrikui VIII-ti, në vitin 1543 e ndau nga kisha katolike.

Anima: (nga lat.), shprehje për shpirtin.

Antifona: sot do të thotë vargu hyrës në këndimin e psalmave, që ka-në të bëjnë me liturgjinë kryesore, mendimin; në liturgjinë e vjetërdonte të thoshte këndim me radhë i priftit dhe korit.

Antikrishti: Fjalë për fjalë: Kundërshtar i Krishtit. Kjo fjalë gjendetvetëm te Shën Gjoni Ungjilltar por kuptimin e saj e hasim edhe nëdisa libra tjera të Shkrimit të Shenjt. Antikrishti, i cili do të lajmë-rohet para Ditës së Gjykimit (2 Sol.2,1), i cili do ta kthejë njerë-zimin nga Krishti dhe Kisha.

Arqipeshkëv: archepiscopus; emër nderi për peshkop në kryeqendratë ndonjë rajoni.

Apokalipsa: Nga greqishtja “zbulimi”, libri i fundit i Biblës, që eshkroi Shën Gjoni Apostull kah viti 95 pas të lemit të Krishtit.

Apokaliptik: misterioz, i kobshëm, katastrofal.

Apokrif: shkresa misterioze ose vepra, të cilat llogariten biblike, pornuk i përkasin traditës hebraike e as asaj të krishtere si dhe nukpranohen si libra të shpallur. Apokrifet në mënyrë të rrejshme upërshkruhen disa apostujve (p.sh., Ungjilli i Jakovlit, ungjilli i Ni-kodomit, Apaokolipsa e Petrovit etj,), që të kenë një autoritet mëtë madh si dhe të hyjë në radhët e librave kanonike.

Page 124: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 247

Apologet: mbrojtës, autor i cili ngritet në mbrojtje të fesë, si psh., Jus-tini, Tertuliani etj. Një grup i shkrimtarëve të krishterë të shekullittë 2-të, të cilët ballafaqohen me kundërshtime të judaizmit, të pag-anizmit (filozofia greko-romake) e më tej me ashtuquajtur agnosti-cizmin. Apolog përgjithësisht quhet ai i cili merret me apologjinëdhe apologjetikë.

Apologji: Nga greqishtja: justifikim ose mbrojtja e kredos (kredo-përmbajtja e të besuarit). Mbrojtja me gojë apo me shkrim e të njëvërtete fetare.

Apologjetikë: Një prej disiplinave themelore të shkencës teologjike(teologji dogmatike, teologji morale, egzegeza: shpjegimi i Shkri-mit të Shenjtë, etj.) Qëllimi i saj është të arsyetojë e të argumento-jë misionin hyjnor të Jezu Krishtit në botë dhe të Kishës së tij. Ponë anën tjetër hyn edhe më gjerë në thelb të problemit duke mospasur lidhje drejtpërdrejtë me shkencën teologjike, bie fjala proba-liteti dhe mundësia e të njohurit të së vërtetës, të ekzistencës sëZotit. Prandaj, edhe duke sqaruar në tërësi problematikën e fesë, ebesimit, e të besuarit.

Apostat: renegat, mohuesi i besimit të krishterë, po ashtu ai i cili ebraktis thirrjen e shenjtë të meshës apo rregullores.

Apostaz: renegat, mohuesi i besimit të krishterë.

Apostull: Nga greqishtja do të thotë “i dërguari” njëri prej dymbëdh-jetë nxënësve të Jezu Krishtit; më vonë ky emër u jepet misionarë-ve të merituar.

Apostullat: shërbimi i apostullik, veprimtaria për përhapjen e fesë.

Apostullike (prefektura): njësi administrative, në të shumtën në ra-jone misionarike, me të cilën udhëheq prefekti në emër të papës.

EDUKATA ISLAME 87248

Apostolike (selia): selia e shenjtë apo Selia e Romës, selia e të parittë Kishës katolike Papës me kongregatat ndryshme dhe adminis-tratën përcjellëse.

Administratori (apostolik): i cili udhëheq me administratën apostoli-ke.

Apostolik (bekimi): bekimi papnor.

Apostolik (prefekti) prifti me juridiksion ipeshkvnor që udhëheq meprefekturë.

Apostolik (delegati): emisar i papës për çështje fetare.

Apostolik (vikari): ipeshkvi i caktuar që udhëheq me vikarinë.

Apostolik (vikariati): rajon administrativ nën Kongregatë për përha-pjen e fesë.

Apostolik (besimi): formular i shkurtër i fesë prej 12 neneve, të cilintradita ua përshkruan apostujve.

Apoteoza: adhurimi i njerëzve të gjallë apo të vdekur, si psh. Mbretë-rit romak.

Apsolucioni: falja nga mëkatet, të cilës i paraprin pendimi.

Ardhje-ardhja: koha e parë e liturgjisë të viti kishtar e përbërë prejkatër javësh, parapërgatitje për Kërshëndella.

Arqixhakon: shërbëtori më i madh, në mesjetë ndihmësi i parë i ipe-shkvit; në aspektin kanonik, i cili në arqixhakonatin e vet e infor-mon ipeshkvin për gjendjen shpirtërore të besimtarëve.

Arqipeshkvia: (kryeqytet), seli e arqipeshkvit.

Page 125: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 249

Arijanizmi: besim i gabuar se Krishti nuk është i qenësishëm, porvetëm i përngjan Zotit, do të thotë se këta e mohojnë trininë; ështëgjykuar në koncilin e Nikejit të viti 325.

Arkanxhelët: kori i lartë e engjëjve, si psh. Gabrieli (Xhibrili), Miha-eli (Miqaili) dhe Rafali (Azraili).

Asketikja: degë e shkencës teologjike mbi askezën

Askeza: ushtrimi mbi virtytet, lutjet dhe vrojtimet, të cilat kanë përqëllim afrimin dhe bashkimin me Zotin.

Aspersio: spërkatje me ujë të bekuar.

Aspersorium: ena me ujë të bekuar.

Ati i shenjtë: thirrje nderi për papën.

◌At - Etërit: emërtim për shkrimtarët e krishterë ose mësuesit e fesëtë shekujve të parë të krishterimit, në veçanti për ata që kanë tëbëjnë me dogmën; ekzistojnë lindorë dhe perëndimorë.

Ateizmi: mohimi i ekzistencës së Zotit, apo të jetuarit në atë mënyrësikurse Zoti nuk ekziston.

Aureola: rrethi i artë rreth kokës së priftit në fotografi apo statuja, sishenjë shndritje të virtyteve të tij.

Ave Maria: Tungjatjeta Mërija, lutje për Marinë e përpiluar në bazëungjillit të Llukës mbi femërinë e Krishtit.

Baal: Zot i diellit dhe begatisë, zoti kryesor i fenikasve, aramitve dhefelestinve.

EDUKATA ISLAME 87250

Babilonit (Kulla): pallati mbretëror dhe tempulli i zotit Marduk nëMesopotami.

Baptistët: bashkësi protestante, e cila pagëzon vetëm të rriturit dhe epranon Biblën si burim të fesë.

Bazilika: kishë e vjetër e krishterë në formë kënddrejtë, më vonë titullspecial i kishave më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Bendictio: bekim, akt ritual që bie në sakramentale e jo në sakra-mente.

Bendektianët: rend të cilin e themeloi shenjtori Benedikt nga Nursiaj(529, u themelua në Monte Cassino). Parimi kryesor i rendit është“Ora et labora” (lutu dhe puno), bartin mantelin e zi me rripë lë-kure.

Benefitet: të hyra që paguhen për ndonjë shërbim kishtar, në mesjetësi të hyra të kishës.

Bibla pauperum: bibla e të varfërve, ata të cilët nuk kanë ditur të le-xojnë, por në mënyrë të fotografisë iu është bartur mesazhi bibliknë kohën prej shekullit 13 deri në 15-të.

Bibla: libri, Libri i shenjtë, ajo është përmbledhje e librave të shpallu-ra (73 kanonike), të cilat të krishterët i respektojnë dhe i pranojnësi libra të shenjtë. Janë dy pjesë voluminoze. Djathta e Vjetër (46libra) dhe Djathta e Re (27 libra). Djathta e Vjetër është koha egatishmërisë dhe pritjes së Shpëtimtarit, kurse Djathta e Re ështëkoha Jezu Krishtit. Të dy këto librat përfshijnë periudhën kohoreprej vitit 1300 para erës së re deri në 100 pas Krishtit.

Bireti: liturgji; mbulesa për priftin kryesor.

Page 126: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 251

Bekimi: (fjalë e mirë, fjalë me të cilën prokopi e lumturinë, rit fetar itë krishterëve në të cilin bëhet shenja e kryqit duke kërkuar hirin eHyjnisë.

Bekimi urbi et orbi: e ndan papa me raste manifestimi qytetit tëRomës si dhe në tërë botën.

Bogumilët: të krishterët boshnjakë: besim i gabuar, sekte gnostikenga shekulli i 10-të e quajtur sipas priftit bullgar Jeremij apo Bo-gumilit nga Trakia. Refuzojnë martesën, nuk e hanë mishin, re-spektimin e fotografive; në Bosnjë kanë qenë më të fuqishëm nëkohën e Kulin Banit.

Boromejkët: rend i një grupi motrave, i themeluar nga shen. KarloBoromejski.

Blasfemia: nga greqishtja: të shara kundra Zotit dhe kundra fesë.

Bigamia: (nga lat. Bi, bis-dy herë, e nga greq. gameo-martoj). Poliga-mia (poly - greq. - shumë). Bashkëjetesa me dy ose me shumë gra.

Breviar: liturgji ditore, të cilën e kryejnë bashkërisht ose individuali-sht, priftërinjtë, murgjit, murgeshat apo laikët e devotshëm; përbë-het prej lutjeve të psalmeve, leximeve biblike dhe lutjeve tjera.

Bula: kartë, dekret papnor.

Celibat: beqari, të qenët i pamartuar, disiplinë katolike me të cilënobligohen të gjithë klerikët.

Cenobitet: shkretëtarët (anahertet dhe aremitet), të cilët jetojnë në ba-shkësitë monakiste nëpër shkretëtira.

EDUKATA ISLAME 87252

Censura: dënim kishtar, nëse është doktrinar ose teologjik ka të bëjëme ndonjë shkencë si një mashtrim apo herezi nëse i kundërvihettë vërtetës së dokumentuar; nëse është represive shënohet me ind-eksin e librave të ndaluar (është hekur në vitin 1966). Leja e qar-qeve kishtare për publikimin e librave fetar të një rëndësie tëveçantë si psh. Biblës etj.

Cistercitet: degë e rendit benedikt, i quajtur sipas luginës Cistercium(Citeaux) në Francë, ku vepron i pari i tyre.

Communio sanctorium: emërton bashkësinë e shenjtorëve, publikune shenjtorëve.

Communio: bashkësi, komunitet (communicatio in sacris) shkalla mëe lartë e bashkësisë së kishave.

Confessio: përkatësia fetare psh., Confessio tridentina, bashkësia ka-tolike Trentite; besimi augustan, besimi ausburg protestant, besimikalvinist etj.

Confiteor: (rrëfehem se), rrëfimi i përgjithshëm në fillim të meshëssë shenjtë.

Credo: (besoj), fjala fillestare në besimin apostolik të Stambollit apoNikejit, që lutja bëhet duke menduar.

Culpa: mëkat, gabim moral.

Dalmatine: lit. rroba të cilën prifti e vesh me rastin e meshave festive.

Darka e fundit: darka e Krishtit para vuajtjeve dhe vdekjes e mbajtursipas rregullave të gostisë te çifutët; atëherë është vërtetuar euka-ristia; kështu që darka e fundit e tij është kthyer në shenjë kujtimitë vajtjeve dhe vdekjes së tij.

Page 127: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 253

Dei gratia: (me mëshirën e Zotit), shtesë në titujt e prijësve fetarë dheshtetërorë.

Deo gratios: (falënderim Zotit), përgjigje në liturgjinë kishtare latine.

Dekalogi: dhjetë urdhrat e Zotit të shpallur Mosiut (Musait a.s.) në dypllaka prej guri, të cilat rregullojnë marrëdhëniet e njeriut meZotin (vertikalisht)dhe me vëllanë e tij njeri (horizontalisht).

Dekan: prift në krye të dekanatit (rrethit kishtar prej më shumë famu-llish; ekziston dekani kanonik; thirrje profane për udhëheqësin efakultetit.

Dekanat: administratë kishtare prej më shumë se një famullie.

Dekretalet: libra të zgjedhura të vendimeve juridike të papës të me-sjetës.

Depozitë fetar: depozitues fetar - tubim i të vërtetave fetare, të cilaveasgjë nuk mund të hiqet apo t’i shtohet.

Deuteronomij: zakon i përsëritur, libër biblik, është paraqitur nëshek. e 7-të para erës së re.

Devocionet: gjëra që thërrasin në adhurim si psh. kryqet, rruzaret(tespihe), medaljet, figura të vogla etj.

Didache: burimi më i vjetër i ligjeve kishtare të mrekullive nga aspe-kti i disiplinës liturgjike.

Diaspora: rajon në të cilin përfaqësuesit e një besimi janë shpërndarësi pakicë në mesin e përfaqësuesve të besimit tjetër, të cilët për-bëjnë shumicën.

Dioqezë: rajon kishtar i administruar nga një ipeshkvi.

EDUKATA ISLAME 87254

Dita e shpirtrave: në fenë katolike dita e të vdekurve.

Dispensa: lirim nga obligimet e zakonit të kishës.

Dogma: shpallja e një të vërtete themelore fetare ose ndonjë mreku-llie nga aspekti fetar, të cilën çdo katolik duhet ta pranojë dhe tapraktikojë që të jetë i shpëtuar; i shpallin koncilët, dijetarët e jash-tëzakonshëm apo papati.

Djalli: demon, dreq, lanet, shejtan, i pa udhë; armik i njeriut dhe iZotit, pushteti i tij definitivisht do të bjerë me fitoren e Krishtit nëditën e gjykimit, shih. Dreqi.

Dogmatika: në teologjinë katolike shkenca që ka të bëjë me të vër-tetat themelore të fesë.

Doketizmi: besim i gabuar faqe 2 dhe 3, e cila gjykon çdo gjë materi-ale dhe të paraqitur në trup, duke iu përmbajtur pamjes së jashtme(dokein greq. do të thotë më duket, më bëhet, më ngjan).

Doksologjia: lavdërim në liturgjinë e krishterë, si psh. Gloria (Lavdi)i madh Atit dhe të Birit dhe Shpirtit të shenjtë” si një doksologji evogël.

Dominikanët: të quajtur rendi i lypësve të themeluar nga shenjtoriDominika (1170-1222), misionarit spanjoll me qëllim të predikim-it kundër besimit të gabuar albigenzit dhe valdenzit, për atë edhe equajnë rend predikues.

Duhoa: rrëshajë, festa e zbritjes së të Shpirtit të shenjtë tek apostujt;ndarja e thesarit të Shpirtit të shenjtë bashkësisë kishtare.

Dulija: respekt që u tregohet shenjtorëve.

Page 128: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 255

Djathta e Vjetër: 46 libra të biblës, të cilat përfshijnë historinë eshpëtimit që nga koha e krijimit të botës deri te lindja e Krishtit.

Dhjeta: kontribut i besimtarëve për mbajtjen e priftit.

Ecclesia: nga greqishtja emri i latinizuar për kishën, që do të thotëthirrje, tubim, bashkim.

E diela e luleve: java para pashkëve, përkujtimi i hyrjes së Jezu Kri-shtit në Jerusalem, kur bëhet procesioni me degë të ulliri, palmeapo qirinj.

E mërkurë e thjeshtë: dita e parë e kreshmës, agjërimi i obligueshëmkreshmor.

Egzegeza: (nxjerrja e mendimeve nga fjalët), komentimi i tekstevebiblike.

Egzercicizmi: ushtrime shpirtërore, të menduarit në heshtje në vetmipër vete, Zotin në kuadër të fesë së vet.

Egzodusi: (shpërngulje), në radhë të parë të izraelitëve nga Egjipti,pastaj është përcjellë te çdo popull pa marrë parasysh shkakun erobërimit.

Ekzorcizëm: përbetim.

Eukaristia: Mesha e shenjtë, thyerja e bukës, mesi dhe kulmi i sakra-mentit të jetës fetare në krishterim. Edhe vetë darka e mbramë që ehëngri Krishti me apostujt ishte një darkë rituale e ashtuquajturpaskale (e Pashkëve), ku u hante qengji paskal në çdo shtëpi tëizraelitëve. Mu atë darkë e shfrytëzoi Jezu Krishti për të themeluarEuharistinë në kuptimin e krishterë, duke shuguruar bukën e verënnë korpin e gjakun e vet duke thënë:“Merrni e hani të gjithë prej këtijMerrni e pini të gjithë prej tij”.

EDUKATA ISLAME 87256

Ekskomunikimi: shkishëroj, mallkoj, përjashtim nga bashkësia kish-tare, zakonisht për shkak të besimit të gabuar apo të ndonjë mëkatitë rëndë.

Ekspozitura: degë, ekspoziturë në famulli.

Ekumenizmi: lëvizje që ka për qëllim unitetin e kishave të krishtera;ekumenzimi si atribut para së gjithash përdoret për koncilët e për-gjithshme si dhe për përpjekjet e atyre që kanë për qëllim unifiki-min e kishave.

E mërkura e përhime: fillimi i agjërimit pre 40 ditësh, përgatitja përKërshëndella.

Eminencë: shkëlqesi, lartësi, titull nderi për kardinal.

Enciklikë: rrethi qarkor i papës me peshkop apo besimtarë, i cili za-konisht citohet sipas fjalëve të para.

E enjtja e madhe: e enjtja para pashkëve.

E premtja e madhe: e premtja para Pashkëve, kujtim i vuajtjeve tëKrishtit në ditën e kryqëzimit.

Epifani: njëra prej festave më të vjetra që kisha katolike feston. Teo-logjinë e kësaj feste më së miri e shpjegon vet emri. I porsalindurishpallet njeri i Zotit në tërë botën, i cili përfaqëson tre mbretërit;për arsye se për atë festë shenjtërohet uji i shenjtë e në disa vendekjo festë quhet pagëzimi i ujit.

Episkopat: ka për qëllim tubimin e të gjithë peshkopëve të kishës ka-tolike, apo të një shteti.

Es-hatologia: shkenca dogmatike lidhur me ndodhitë përfundimtare,do të thotë mbi fatin e fundit të njeriut dhe botës.

Page 129: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 257

Etikë: shkenca mbi moralin në bazë të parimeve të arsyes së shë-ndosh.

Eukaristi: Mesha e shenjtë, thyerja e bukës, mesi dhe kulmi i sakra-mentit të jetës fetare te të krishterët.

Engjëlli: nga greq. angelos, ç'do të thotë “lajmëtari” dhe tregon jonatyrën por detyrën (shërbimin) e tij. Engjëjt i përmendin të tërëlibrat e Shkrimit Shenjtë, bile me emër e shërbim specifik, si Ke-rubinët dhe Serfainët, më të afërm të Zotit, pos emrave të përgji-thësi si “Shërbëtorët e Zotit”, “Shenjtërit e Zotit”, “Bijtë e Zotit”,dhe me emër vetjak si Shën Mëhilli, Shën Gabrieli e Shën Ra-faelli”, Kryengjëj.

Ex cathedra: (selia e shenjtë), do të thotë definicionet e pagabuara tëpapës si mësues kulminant i kishës katolike lidhur me çështje tëfesë dhe moralit.

Famullitar: prifti që udhëheq me famullinë dhe është përgjegjës përtë.

Famullia: njësia më e vogël e juridiksionit kishtar, të cilën në emër tëipeshkvit e udhëheq prifti.

Fanatizëm: entuziazëm i tepruar fetar.

Farizejt: lëvizje fetare-politike çifute e formuar në shek. e dytë paraKrishtit, i cili edhe në kohën e Jezusit është interesuar për zbatim-in e plotësimin e Ligjit do të thotë krejt trashëgimin mësimor tëMoisiut; veten e kanë konsideruar si mbrojtës të besimit të drejtë.

Fashnik: karnaval; dita dhe mbrëmja para të mërkurës së përhime, icili kalohet në gëzim para agjërimit.

EDUKATA ISLAME 87258

Fetishizëm: lloj besimi i gabuar, adhurimi i ndonjë gjësendi, figureapo ndonjë shtaze duke besuar se në të gjendet ndonjë fuqi mbina-tyrore.

Ferr: gjendja në vuajtje të përhershme për engjëjt dhe besimtarët epërzënë, të cilët si të paudhëzuar kanë vdekur në mëkate.

Fideizëm: drejtim teologjik sipas të cilit vetëm feja mund të vijë derite e vërteta e mbinatyrshme.

Firma; sakrament i vërtetimit të shenjtë.

Fra: nga lat. frater që do të thotë at, mbiemër, të cilin françeskanët evendosin para emrit të tyre.

Françeskanët: rend lypës, të cilin e themeloi shenjtori Franjo Asishki1212., bartin mantela ngjyrë gështenje; ekzistojnë disa degë.

Fëmijët e pafajshëm: sipas urdhrit të Herodovit mbytja e fëmijëvemeshkuj të Betlehemit deri në moshën dyvjeçare.

Gabriel: emri i arkangjelit i cili ka paralajmërua e Ivan Pagëzuesit Je-zusit; vetë emri do të thotë fuqia e Zotit.

Gnostikët: besim i shtrembër, i cili predikon dualizëm, sipas të cilitçdo gjë që është materiale është e keqe kurse vetëm ajo që ështëshpirtërore është e mirë.

Gloria: falënderim, pjesë e meshës.

Golgota: vend jashtë mureve në kohën e Jezusit, ku Krishti ishte kry-qëzuar, sot në atë vend gjendet kisha e varrit të shenjtë në Jerusa-lem.

Page 130: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 259

Grekokatolikët: besimtarë të ritit lindor bizantin, të cilët janë ba-shkuar me Romën, por që e kanë ruajtur ceremoninë fetare dhe tëdrejtën kishtare.

Gjeneza: ka të bëjë me Librin e parë të Biblës që do të thotë krijimi,zanafilla.

Habit: uniformë zyrtare e murgut apo murgeshës.

Hagiografia: biografia e shenjtorëve.

Heretik: besimtar i gabuar.

Herezi: besimi i gabuar si disiplinë shkencore, herezi.

Hermeneutikë: shkenca mbi parimet e komentimit të Biblës.

Herodi i madh: mbreti vasal i Palestinës (37 deri më 4 para lindjes sëKrishtit; gjatë sundimit të tij ka lindur Krishti.

Hierarki: (sundimi i shenjtë), pushteti kishtar me prejardhje nga Zoti,të cilin e përfaqësojnë klerikët.

Hoterodoks: i një feje tjetër, besimtar i një përkatësie tjetër fetare; ekundërta e ortodoks, besimtar i vërtetë.

Homiletika: shkencë teologjike mbi predikimin.

Hosana: (na shpëto neve), përshëndetje me të cilën çifutët përshë-ndetnin Jezu Krishtin para hyrjes në Jerusa.

Idiolatria: besim i gabuar i fotografive apo idhujve, të cilëve u për-shkruhet fuqia e Zotit.

Idhulli: nga greqishtja është “figurë e cila adhurohet si hyjni”.

EDUKATA ISLAME 87260

IHS: shkurtesa e fjalës greke “Iesosus”, por edhe të latinishtes “Jesushominum salvator”, që do të thotë Jezusi shpëtimtar i njerëzve; kë-të shkurtesë e gjejmë në shumë objekte liturgjike apo në fotografi.

Imprimatur: (le të shtypet) leje kishtare se një libër mund të shtypet.

Index: lista e dikurshme e librave të ndaluar për shkak të kundërshti-mit të tyre me fenë katolike.

Inkarnimi: mishërim në fjalët e Zotit, Logos, në natyrën njerëzore.

Inkuizicion: gjykatë kishtare për devijim fetar e shekujve të mesjetës;inkuizicioni spanjoll ishte gjykatë shtetërore të devijuesve të fesë,të cilët zakonisht u paraprinin domenikanët. Gjyqeve të inkuizi-cionit spanjoll iu nënshtruan edhe myslimanët dhe çifutët, të cilëtmund të zgjidhnin në mes konvertimit në katolicizëm apo dënimime vdekje.

INRI: shkurtesë e shprehjes latine: “Jezus Nazarenus Rex Judero-tum”, që do të thotë: “Jezusi nga Nezareti mbret i çifutëve”; kyështë shkrim i Pilatovit në kryqin e Jezusit.

Ipeshkëv koautor: ipeshkëv me të drejtë trashëgimie, të cilin ecakton Selia e Shenjtë.

Ipeshkëv ndihmës: ipeshkvi që nuk ka ipeshkvi të veten, por cakto-het në ndonjë ipeshkvi tjetër, ku ndihmon ipeshkvin në kryerjen epunëve kishtare.

Ipeshkëv: trashëgimtar i apostullit, anëtar i kolegjit të Kishës.

Ipeshkvi: rajon kishtar nën juridiksionin e ipeshkvit.

Ipeshkvnor (Ordinariati): bashkim i institucioneve dhe personelit, tëcilët e ndihmojnë ipeshkvin në kryerjen e punëve të ipeshkvinisë.

Page 131: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 261

Ipeshkvisë (Sinodi): tubim i priftërinjve apo besimtarëve të emëruarapo të zgjedhur të një kishe vendore si trup këshillues.

Inspiracion: frymëzim dhe ndriçim i Zotit te shkruesit e Biblës.

Ite, missa est: lat. Fjalët përfundimtare të meshës në liturgjinë e për-sëritur: shkoni në paqe.

Jezusi: çifuti Jeshuah, Shpëtimtar, shpëtues; për të krishterët emër ipërjetshëm për person tjetër zot që është mishëruar dhe ka linduraty rreth vitit të gjashtë para fillimit të kalendarit sipas Krishtit; 30vjet pas Krishtit ai gozhdohet në kryq; për të krishterët ai është ibiri i Zotit, në të cilin janë mishëruar natyra njerëzore dhe ajo eZotit, që nëpërmes mrekullive ka vërtetuar dërgimin e Zotit.

Josip: hebraisht. “Zoti e shtoftë” i fejuari i Marijes së virgjër. Biblanjeh edhe Josip të ashtuquajturin egjiptian, të birin e Jakovlevit sidhe Josip nga Arimeteu, i cili e ka varrosur Jezusin në varrin e tijtë ri.

Kalvari: Golgota, vendi i kryqëzimit dhe rruga nëpër të cilën kaloiJezu Krishti në emër të përkujtimit të vuajtjes dhe vdekjes së JezuKrishtit.

Kalvinizmi: një degë e lëvizjes radikale protestante e quajtur sipasthemeluesit të tij Galvinit (1509-1564), i cili në Gjenevë ka vendo-sur diktaturën fetare, ka djegur besimtarët e gabuar. Së bashku meLuterin ka predikua se vetëm feja shpëton (soal fide), nuk ka pra-nuar traditën fetare si burim të fesë, por vetëm Librin e shenjtë(sola scritura), kurse ka pranuar vetëm dy sakramente (pagëzimindhe darkën), ka predikua se Jezusi në euharisti vetëm në aspektinshpirtëror e jo në atë real është prezent.

Kamerlengo: thirrja e kardinalit që është i angazhuar për zgjedhjen epapës së ri.

EDUKATA ISLAME 87262

Kanoni: kanun, kanon, e para: përmbledhja librash që përbëjnë Librine shenjtë, e dyta: përshkrimi i shenjtorëve katolikë; e treta: pjesakryesore e meshës; e katërta: udhëzuesi kryesor i rregullit të ko-ncilit.

Kanonik: prift anëtar i kuvendit kanonikësh, të cilët interesohen përudhëheqjen e meshës në katedrale.

Kanonizim: procesi i shpalljes së shenjtorit, klasifikimi në mesin eshenjtorëve të kishës katolike.

Karitas: (dashuri), mirëbërësi, vepër bamirësie ndaj Zotit duke argu-mentuar me dashurinë ndaj njeriut; organizata humanitare katolikepër ndihmë të afërmëve.

Kalorësit maltezë: rend kalorësish i themeluar në vitin 1120, pas Kri-shtit në Jerusalem për shërimin e të sëmurëve; më vonë i kanëmbrojtur hanxhinjtë, bartin mantela të zinj me kryq të bardh, ngaviti 1530 në Maltë, kurse nga viti 1798 në Romë.

Kapllan: prift, i cili me dekret të peshkopit ndihmon famullitarin.

Kaptol: kapitull, kaptinë; kuvend kanonikësh; si grup këshilltarëshpranë ipeshkëve.

Kapucin: degë e rendit françeskan katolik, i formuar prej Matea Ba-ssit më 1525, bartin mantela të gështenjtë me kapela të gjata.

Kardinal: ndihmësi kryesor i papës në administrimin e kishës; emër-timi rrjedh nga emrat e kishave kryesore të romakëve me në kryepriftërinjtë, për atë kardinali simbolikisht është udhëheqës i një fa-mullie romake; titulli nga shek. të 12-të u jepet peshkopëve në tërëbotën; kardinalët që nga vitet e 80 të shekullit të kaluar marrin pje-së në konklava, zgjedhjen e papës së ri.

Page 132: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 263

Karizma: dhunti mbinatyrore e Shpirtit të shenjtë, që u jep disa indi-vidëve në lëmi të caktuara për të mirën e përgjithshme.

Karmelitët: rend asketësh që themeloi kryqtari Bartoli nga Kalabria,në malin Karmel në Palestinë, më 1156; ekziston edhe rendi i zba-thur ( më radikal) si dhe rendi femrave të kamelitëve.

Kartuzianët: rend i shkretëtirës që e formoi Bruna nga Chartreuseeu,jo larg Grenobleas; secili kurtizian ka shtëpizën e vet të posaçmebrenda mureve të pavarura; ata asnjëherë nuk hanë mish dhe gjatëtërë kohës i përmbahen një heshtje të rreptë.

Katakomb: korridoret nëntokësore, të cilët të krishterëve të parë ukanë shërbyer për adhurim dhe varrosjen e të vdekurve; më të njo-hurat në Romë via Appia.

Katari: sekt gnostike e përhapur në shek. 11-13; ngushtë i lidhur metë krishterët boshnjakë; mohojnë skramentet, hierarkinë dhe apara-tin shtetëror.

Katedralja: kryekishë e një ipeshkvie, sepse aty ipeshkvi e ka selinëe tij, nga e cila ai paraqitet si mësues i fesë dhe mrekulli bërës.

Kateheta: katekist, mësues i fesë, mësues besimi (laik apo klerik), icili kryen shërbimet e tij me lejen e ipeshkvit.

Katekizmi: e para: libër fetar, e dyta: mësimi fetar në shkollë apo nëfamulli.

Katekumenët: kandidatët për pagëzim; heterodoksët të cilët marrinmësimet nga katolicizmi dhe përgatiten për t’u konvertuar në ki-shën katolike.

Katholikos: emërtimi për patriarkun e kishës Armene.

EDUKATA ISLAME 87264

Katolikët e vjetër: një grup katolikësh që nuk ka pranuar dogmën nëpagabueshmërinë e papës në koncilin e parë të Vatikanit më 1870;kanë futur gjuhën popullore në liturgji; kanë braktisur rrëfimin efshehtë si dhe celibatin.

Kler: kat. Klasa shpirtërore; kleri është anëtar apo kandidat për klasënshpirtërore.

Klauzurë: jetë manastiri; pjesë e një hapësire ku nuk u lejohet perso-nelit jo kishtar të hyjë në të, apo njerëzve të gjinisë tjetër.

Kodra e bekimit: sipas Mateit 5, 3-11 një kodër te liqeni e Galileut,në të cilin Jezu Krishti ka shqiptuar bekimet, të cilat janë programdhe ideal i krishterimit.

Koncil: mbledhje kishtare katolike për të rrahur çështje dogmatike edisiplinore.

Konfesion: besim, fe; histori e fesë; si dhe thirrje për altar në varrezate apostujve në bazilikat romake të Shën. Petrit dhe Palit.

Kongregacion: 1. bashkësi më tepër e pavarur; 2. bashkësi e rregulltme lejen e ipeshkvit me urdhrat e tij apo pa ta; 3. union i bashkë-sive me qëllim të përkryerjes fetare dhe morale si psh., kongrega-cioni i Mërisë; 4. kongregatat romake, këshillat e përhershëm, nëkrye të cilëve janë kardinalët.

Konklava: (dhomë e mbyllur) hapësira në të cilat zgjidhet papa i ri;po ashtu edhe thirrja e kardinalëve të cilët marrin pjesë në zgjedhj-en e papës së ri; tymi i bardh nga oxhaku i kapelës Sikstinke ështëshenjë se papa është zgjedhur, kurse i ziu jo.

Page 133: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 265

Konferenca ipeshkvnore: institucioni i një kishe krahinore, të cilën evendos apo e anulon pushteti më i lartë i Kishës, anëtarët e të cilitjanë të caktuar, të gjithë peshkopët ndihmës si dhe peshkopët tjerëtë atij rajoni, në të shumtën e rasteve te një shtet.

Konkordat: marrëveshja e përhershme shtetit dhe kishës, i cili vlen siligj për partneritet.

Konvertit: i konvertuar në kishën katolike.

Këmbëzbathurit: anëtarët dhe anëtaret e një rendi, të cilët ecin zba-thur ose mbathin vetëm sandale si psh. Augustinët, karmeliqanëtetj.

Këshilli i famullisë: anëtarët emëruar dhe të zgjedhur të këshillit tëfamullisë, të cilët së bashku me famullitarin kujdesen për veprim-tarinë fetare dhe të mirat e kishës në kuadër të famullisë.

Krematorium: ndërtesa për djegien e kufomave të vdekurve.

Kisha: nga fjala greke “eklesia” që do të thotë, tubim asamble, ku-vendi, mbledhja (zyrtare publike) e popullit. Bashkësi e popullit tëZotit; ndërtesa në të cilën besimtarët tubohen në shërbim të Zotit.

Kisha lindore: emërtimi i të gjitha kishave të Lindjes, të cilat nuk ekanë pranuar Kalendarin e koncilit të vitit 451, si psh., nestorianët,armenët, koptët, jakobitët si dhe të gjitha kishat nacionale ortodok-se si psh., kishës greke, ruse serbe etj...; ky emërtim përfshin gjith-ashtu edhe ato bashkësi fetare, të cilat gjatë historisë në mënyra tëndryshme kanë treguar lojalitet ndaj Romës, siç është pranimi ipapës për prijës fetar, por në të njëjtën kohë iu janë përmbajturritit fetar të Lindjes si dhe të drejtës kishtare të lindjes, si psh., gre-ko-katolikët (të bashkuar nga rajonet e ortodoksizmit - ukrainasit,rusinët, si dhe grupe nacionale tjera), maronitët, melkitet, tominettë krishterët e ritit malabark, armenët katolikë etj.

EDUKATA ISLAME 87266

Kisha perëndimore: ka për qëllim kishën latine do të thotë ritin rom-ak, për dallim nga kishat ortodokse, të cilat janë të ritit lindor osebizantin.

Kumbonar: personi që interesohet për kambanën e kishës.

Krijuesi: Fjala krijuesi rrjedh nga latinishtja: creo, creare (kreo, kre-are - krijoj, të krijuerit). Hyji krijoi gjithësinë.

Krishti: Fjala Krisht, nga greqishtja, dhe Mesia, nga gjuha arameike,(të cilën e ka folur Krishti) janë sinonime dhe kanë domethënie “ILyeri”. Lyerje e mbretit me vaj te hebrenjtë kishte kuptim të zgje-dhjes - emërtimit, shpalljes së mbretit, të kurorëzimit, si shenjë ejashtme e zbritjes së shpirtit të Hyjit përmbi të zgjedhurit (shih 1Sam 9, 6,10, 1; 10,26,13).

Kreshmor: ndalimi i marrjes së ushqimit me mish apo nga prodhimete mishit sipas kishës; agjërim i rreptë ku Kisha ua obligon besim-tarëve prej moshës 18-60 vjeçare në të premten e madhe.

Kryqi: Fjala kryqi rrjedh nga latinishtja: cruxc - crucis - kruks - kru-cis. Krishti ka qenë kryqëzuar siç na lajmërojnë ungjilltarët.

Kungimi: nga lat. communicare (komunikuare) - kungoj. Besimi ka-tolik mëson se kungimi është një sakrament që e themeloi JezuKrisht përmes të cilit na jepet Korpi dhe Gjaku i Krishtit nën traj-tën e bukës dhe të verës së shuguruar. Për të marrë kungimin du-het të jesh pa mëkate të rënda, të cilat të falen në rrëfim, paspendimit.

Kuria romake: zyrë ipeshkvijsh, kancelari episkopate; shtëpi kanoni-kësh; kështjellë; pallati papnor me zyrat dhe institucionet tjera përtë administruar kishën.

Page 134: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 267

Kongregatat romake: zyrat e përhershme si institucione më të lartapër udhëheqjen e kishës, në krye të cilave janë të vendosur kardi-nalët.

Krezmim: vaj i shenjtë i përzier me balsam, të cilin e ndez ipeshkvinë të enjten e madhe, të cilin e përdor me rastin e sakramenteve tëdëshmisë së shenjtë; në një aspekt më të ngushtë quhet sakramenti dëshmisë së shenjte.

Kryqtarët: pjesëmarrësit e luftërave të kryqëzatave; pjesëmarrësit eradhëve kalorësiakë, bartin mantele me kryq të zi.

Kryqëzimi: sakrament elementar (i hyrjes në krishterim, kishën kato-like).

Kumbar: dëshmitar me rastin e pagëzimit apo dëshmisë, i cili merrpërsipër obligimin e ndihmës së edukimit fetar të kumbarës, kuratë prindërit nuk janë në gjendje ta bëjnë, si dhe me rastin e mar-tesës në kishë, i cili zakonisht shoqërohet me dhurata.

Kuvend: (manastir), shtëpia në të cilën jetojnë murgjit dhe murge-shat.

Kyrie eleison: “Zot mëshiro!”, pjesë e meshës së shenjtë menjëherënë fillim

Laik: nga greqishtja laos (popull), tregon për besimtarin profan apovëllanë joklerik; paraqet edhe ata të cilët nuk janë ekspertë në ndo-një lëmi të caktuar.

Librat kanonike: përmbledhje e librave të frymëzuara që përmbajnëBiblën.

Leksionar: ungjillor; libër i liturgjisë leximi para meshave.

EDUKATA ISLAME 87268

Letër papnore: letër e shkurtër zyrtare papnore ose vërtetim.

Limb: vendi i dishepujve të drejtë në pritje të zbritjes së Jezu Krishtit;

Liturgjia: në kuptimin më të ngushtë mesha e shenjtë apo euharastia;në kuptimin më të gjerë shërbim kishtar kremtimi i sakramenteve.

Logos: mishërimi i fjalës së Zotit; Jezu Krishti.

Lucifer: mbreti i të gjitha të këqijave, satana.

Lumturimi: nga papa pas liturgjisë kanonike të shpalljes së individit,të cilëve u lejohet kulti publik.

Lutja - urata: sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” lutja është fjala që idrejtohet një hyjnie a një shenjti: fjalë e shprehje që thonë besim-tarët gjatë një riti fetar. Ndërsa “urata” nga fala latine, oaratio - lu-tja.

Mariologjia: shkencë teologjike mbi dogmat e Mërisë, të vërtetat dherespektin.

Meditimi: meditimi në aspektin më të thellë të vërtetave fetare; formamë e përkryer i lutjes me anë të së cilës njeriu e shoqëron Zotin.

Mesija: nga hebraishtja: “meshiah” që do të thotë vaji i shenjtë, për tëcilin kanë lajmëruar profetët e mëhershëm.

Mitra: mbulesë koke që vënë kryepeshkopët.

Mitropolia: selia e peshkopit ortodoks.

Minoritet: vëllezërit e vegjël, degë e rendit françeskan.

Page 135: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 269

Misal: Libër me lutje të meshës së shenjtë për ditë feste dhe ditëvetjera të zakonshme.

Mister: fshehtësi, mister; sekreti fetar që shumë herë shpallet dogmë;dramë e kohës së mesme me temë fetare.

Mistika: mistikë, shkencë fetare e cila studion përvojat shpirtërore tëbashkimit me Zotin në kuadër të realitetit dhe metodave të krishte-ra.

Monofoziatizmi: nga dy fjalë greke: monos (një) dhe physis (natyrë)tregon për fenë e gabuar të cilën e ka predikuar Eutih në shekulline pestë, se Krishti kishte vetëm një natyrë atë të Zotit, e cila ështëgjykuar në koncilin në Kalcedon më 451.

Monoteizmi: nga fjalë greke monos (një) dhe theos (Zot) do të thotëbesim në një Zot.

Monsignore: zotëri im; shkurtesë mons, paraqet respekt për thirrje tëdisa priftërve të cilët i nderon papa me propozimin e ordinariatitvendor.

Mormonët: priftër të kohës së fundit; sekte protestante që e ka for-muar Joe Smith (1805-1844) në SHBA. Me të udhëheqin një krye-tar dy nënkryetar dhe dymbëdhjetë apostuj; pagëzimin e lejojnëpas vitit të tetë të jetës, parimisht lejojnë edhe poligaminë.

Mrekulli: nga fjala latine “miarculum - miarkulum: diçka e pabesue-shme që s’mund të ndodhë në të vërtetë e që nuk shpjegohet me li-gjet e natyrës, por kryhet gjoja nga forcë e mbinatyrshme, çudi(sipas fesë e besëtytnive)” kështu thotë “Fjalori i gjuhës së sotmeshqipe”, (fq.1176-1177). Vepër mbi natyrore, e cila i përshkruhetfuqisë së Zotit; ajo për kishën nuk është vetëm ndodhi mbinatyro-re, por edhe shenjë e Zotit. Bibla përmban një varg mrekullish tëpanumërta që shtrihen gjatë tërë historisë së rruzullimit, qysh prejkrijimit, kur s'kishte kurrgjë dhe Zoti urdhëronte : Le të bëhet dri-

EDUKATA ISLAME 87270

ta! Le të bëhet kupa qiellore! Le të qesë toka barë të gjelbër etj.(Zan 1,3).

Mëkat i madh: mëkat i vdekjes, ku humbet mëshira e shugurimit; ekundërta e mëkatit të vogël.

Mëkat i lehtë: nënçmimi i Zotit, me të cilin nuk humbet mëshira eTij.

Nekrolog: fjalim i folur apo i shkruar për ndonjë të ndjerë; libër meemrat e të vdekurve.

Nepotizmi: nga fjala “nepos” që do të thotë nip, ndihma e madhe që ubëhet familjes nga ana e personave të kishës.

Nestorianizmi: sipas Nestorit, besimi i devijuar sipas të cilit në Kri-shtin ekzistojnë dy natyra dhe dy persona, të cilat janë të shoqë-ruar vetëm në aspektin moral e jo në mënyrë hipostarike; në këtëaspekt Mëria nuk do të ishte Shën Mëri, por do të ishte vetëm në-në e Krishtit si njeri.

Nicea: qyteti në të cilin janë mbajtur dy koncilë të përgjithshëm, i pa-ri, më 325, i cili e ka gjykuar ariainizmin dhe e ka formësua besi-min e Nikejit, si dhe koncili i shtatë më 787, në të cilin kanë marrëfund konfliktet ikonoklasike lidhur me ikonat dhe respektin ndajtyre.

Nobet: e dhjeta, e njohur në popull si dita vjetore e tubimit të kontri-butit për mirëmbajtjen e priftit.

Nihil obstat: tekstualisht - asgjë nuk e pengon; shprehje zyrtare sipastë cilit teologu përkatës dëshmon se nuk ka pengesë fetar për kry-erjen e ndonjë veprimi.

Page 136: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 271

Nunc: ambasador i papës, i dërguari i Vatikanit në ndonjë shtet meqëllim të ndërmjetësimit midis kishës dhe shtetit, Romës dhe kish-ave lokale.

Nunciatura: selia e përfaqësuesit diplomatik të Vatikanit.

OFM: Ordo fratrum minorum, rregulli i vëllezërve të vegjël, rregullifrançeskan.

Ontologia: degë e filozofisë që studion ekzistencën si të tillë.

Observantët: degë të rendeve me rregulla strikte tek augustinet, fra-nçeskanët dhe karmeliqanet.

Opus Dei: (Vepra e Zotit), institucioni që vepron sipas parimeve un-gjillore, është themeluar në vitin 1928.

Opus operatum: (punë e përkryer) mësime dogmatike lidhur me vle-fshmërinë e sakramentit pa marrë parasysh fenë dhe shenjtërinë evepruesit.

Ordinar: peshkopi që është udhëheqës i rregullt i Ipeshkvisë.

Ordinariat: selia e Ipeshkvisë.

Ortodoks: tradicionalist; besimtar i vërtetë; ortodoksizmi do të thotëpastrimin e fesë nga çfarëdo herezi; shprehja përdoret për besim-tarët e kishës ortodokse.

OSB: Ordo santi Benedicti, rregulli Bendektian.

Pagëzimi: Sipas besimit (katekizmit) katolik “pagëzimi është një sak-rament i themeluar prej Jezu Krishtit, me të cilin falet mëkati irrjedhshëm dhe të gjithë mëkatet tjera , kthehet hiri shenjtërues iZotit, bëhen fëmijë të tij dhe anëtarë të Kishës”.

EDUKATA ISLAME 87272

Panteizmi: mishërimi i natyrës me Zotin.

Pashkët: festa më e madhe e krishterimit, festa e ringjalljes së Krish-tit; festohet javën e parë pas një muaji të plotë të kaluarit nëbarasnatë.

Papa: nga greq. (papas - at), emërtimi i ipeshkvit të Romës, si udhë-heqës më i dalluar, i cili ka pushtetin më të lartë në aspektinshkollor, fetar, juridik në Kishë; zëvendës i Krishtit në tokë; tra-shëgimtar i Shën Petrit, të cili Shpirti i Shenjtë i jep dhuratën eudhëzimit kur ia mëson ex chatedra për çështje të fesë dhe moralit

Parusija: lëmoshë që u ndahet të vobektëve me rastin e një pëshpëri-tje.

Paruzia: ardhja përsëri e Jezu Krishtit në fund të sundojë dhe ta për-fundojë Mbretërinë e Zotit.

Patriarku: patriku; 1. thirrje për të parët e popullit çifut, prijësit e 12fiseve çifute; 2. i pari i kishës që është përgjegjës mitropolitë dhepeshkopët tjerë; 3. thirrja për prijësit fetarë të krishterë, të qendra-ve të njohura të krishtera si: Roma, Aleksandria, Antihoija, Stam-bolli dhe Jerusalemi; 4. në kishën katolike vetëm thirrje nderi përpatrikun e Venedikut. 5. prijësi i kishës autoqefale nacionale nëkishat ortodokse.

Patroni: shenjtor, mbrojtës i ndonjë vendi, populli.

Pendimi: pendesa, të dy fjalët pend-imi, pend-esa, rrjedhin nga fjalalatine “poena” që do të thotë: dënimi, ndëshkimi. Sipas “Fjalorit tëgjuhës së sotme shqipe”, pendimi është : “Ndjenjë keqardhjeje përnjë veprim të gabuar që kemi bërë, pra edhe pranim gabimi. Ndë-rsa pendesa është ndëshkim për mëkate të bëra, që cakton meshtarinë rrëfim, po edhe veç mundimit…, përmbarimi i përkorjes, derinë vetëmohim të mirëqenies trupore si masë ndëshkimore për të

Page 137: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 273

fashitur tallazet e shqetësimit të ndërgjegjes për fajin e bërë, përrrëshqitje në lajthim.

Personi kishtar: hierarkia që është përgjegjëse për radhitjen e drejtëdhe autoritative të fjalëve të Zotit, duke e mbrojtur nga sulmet.

Peshkopi ndihmës: peshkopi që është i emëruar nga papa që ta ndih-mojë ordinariatin në aspektin baritor dhe udhëheqjen e Ipeshkvisë.

Përfitim i pafajësisë: Immaculata, dogmën që e ka shpallur Pio i IX-të 1854, e cila shpreh besimin e kishës se Mëria me një mëshirëspeciale të paraparë nga shërbimet e Krishtit është ruajtur nga më-kati.

Purgator: vend për pastrim nga mëkatet e vogla apo dënimit të për-kohshëm deri në kalim në jetën e amshueshme.

Prift: klerik, pastor; fjala “prift” rrjedh nga fjala greke “presbiter”që do të thotë “i moshuar”, sepse apostujt kanë zgjedhur njerëz tëpjekur për nga mosha, me plot besim që janë të aftë të udhëheqinbashkësitë e krishtera, sapo të themeluara. Po ashtu fjala priftështë përkthim i shprehjes latine”secredos” do të thotë “ kujdest-ar”, personi që ka pranuar rendin e shenjtë dhe është e autorizuarme anën e juridiksionit ipeshkvnor në aspektin baritor të punojëpër shpëtimin e njerëzve; ai është shpërndarës i sakramenteve nëemër të Krishtit sipas urdhrit të ipeshkvit.

Prelat: përgjegjës në shërbim të kishës katolike; titull nderi që jep se-lia e shenjtë; bartës i titullit të monsiniorit, por pa pushtet të veça-ntë lidhur me këtë titull.

Prelatura: territori në të cilin e shtrin pushtetin e vet prelati i pavarurnga Ipeshkvia.

Primat: përparësia e peshkopit romak në hierarkinë kishtare.

EDUKATA ISLAME 87274

Profet: i frymëzuar me Shpirtin e shenjtë zbulon të vërtetat e fshehta,transmeton fjalën e Zotit, duke komentuar të tashmen e zbulon tëardhmen.

Provinca: rajon i më shumë ipeshkvijve me në krye mitropolitin apoipeshkvin; bashkësi e më shumë rendeve nën një udhëheqje.

Profan: laik, jofetar.

Qytet i përjetshëm: emërtim nderi për Romën si seli e katolicizmit.

Reformizmi: lëvizja reformiste, të cilën e filloi Martin Luteri në shek.16-të, shkaktoi ndarjen e pjesëve të mëdha të kishave nga Roma;kjo lëvizje vuri në pyetje disa dogma të kishës katolike dhe tëshkencës mbi sakramentet; kisha i është përgjigjur disa dilemavenë Koncilin e Tridentit lidhur me përmbajtjen teologjike të sakra-menteve.

Ripajtimi: shprehje për pajtimin e njeriut me Zotin, ku përfshihetedhe falja e mëkateve si dhe anëtarësimin e ri në shoqëri.

Rekuiem: pëshpëritje; mesha për të vdekurin; ashtu quhet sipas fjalëssë parë të liturgjisë: “Requiem aeternam dona eis Domine - Prehjetë përhershme fali o Zot!”, gjë që në atë meshë përsëritet disa he-rë.

Relikte: eshtra, hire: pjesë e trupit apo gjërave të një shenjti që përdo-reshin prej tij ose me të cilën e kanë munduar, që e ruajnë si diçkatë shenjtë.

Roketë: këmishë e shkurt e priftit katolik.

Rota: tryeza e rrumbullakët me gjykatësit; Rota romake; gjykata ro-make e Selisë së Shenjtë, e cila qëndron mbi gjykata e ipeshkëve;gjykon lloj-lloj procesesh, më së shumti që kanë të bëjnë me mar-tesa.

Page 138: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 275

Rregullsi: premtimi për një jetë të pastër, të varfër dhe dëgjueshmëri;mund të jenë të thjeshtë dhe solemnë; të përkohshëm dhe për tërëjetën.

Rregulltar: murg, kallogjer, frat, abat; anëtar i barabartë i rregullit fe-tar, ku ka dhënë betimin për një jetë të pastër, të varfër dhe të dë-gjueshme.

Rregulltare: murgeshë, kalligjere, abateshë.

Rrëfimi i përgjithshëm: rrëfimi i madh i mëkateve gjatë tërë jetës,praktikohet veçanërisht para hyrjes në ndonjë rend të ri apo siushtrim shpirtëror.

Sakramenti: (e shenjtë, mister; shenjë i pashëm i një mëshire të papa-rë, në Krishtin ekziston dhe në të vepron vetë Krishti; sakramentiparaqet fenë të cilën ai e thellon, e forcon dhe e zhvillon; Kishanjeh shtat sakramente: pagëzimin, dëshminë, pajtimin (rrëfimin),eukaristinë, martesën, rendin e kuq dhe lyerjen me vaj në rastsëmundjeje.

Sakramentalizmi: lutjet liturgjike për bekimin e gjësendeve adhurue-se, fotografive, gjërave… si psh., kryqeve, medaljeve, ujit, ushqi-mit, banesave… Ndërkohë që sakramentet i ka aprovuar vetëKrishti, kisha ka miratuar sakramentet.

Sakristan: personi që është i angazhuar për rregullimin dhe për-gatitjen e kishës para dhe pas meshës.

Sakrificë: krishterimi e kupton vuajtjen e Krishtit si dhuratë e Zotitpër shpëtimin e njerëzimit

Sekt: grup i vogël besimtarësh; aderues që pasojnë mësimet që janë tëgjykuara nga kisha.

EDUKATA ISLAME 87276

Sekular: profan, i përket botës laike e jo asaj klerike.

Septuaginta: emërtimi për përkthimin e parë të Djathtës së Vjetër ngagjuha hebraike në gjuhën greke, të cilën e kanë kryer 70 përkthyesnë Egjipt në shek.3 para Krishtit.

Sinagoga: sinagoga është fjalë greke me domethënie tubimi, vend tu-bimi, vend uratash, për hebrenjtë.

Sinkretizmi: përzierje e elementeve të ndryshme nga fe të ndryshmenë një bashkësi artistike.

Sinodi: takim, kuvend i priftërinjve me ipeshkvin, të gjithë peshko-pëve me papën (kuvend i peshkopëve); sinodi i shenjtë tek ortodo-ksët trup udhëheqës i kishës autoqefale.

Sinopsa: pasqyrë, radhitja e teksteve biblike njëra pranë tjetrës për tëparë më mirë ngjashmëritë dhe dallimet; sinoptikët: Matej, Markudhe Lluka.

Seminari: seminarium, institucioni në të cilin përgatiten kandidatëtpër priftërinj.

Skolastika: drejtim filozofik-teologjik në mesjetë që është themeluarnë parimin: Credo ut intelligam - besoj që të mund të kuptoj;Shpallja e të vërtetës duke argumentuar me fuqinë e arsyes dhe nëdritën e fesë, në bazat e Aristotelit dhe pjesërisht postulateve tëPlatonit; Tomë Akvinski është përfaqësuesi kryesor i kohës sëskolastikës.

Soteriologjia: (soter- shpëtues) shkenca teologjike mbi shpëtimin enjeriut sipas Jezu Krishtit.

Page 139: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 277

Syt kishtar: emërtim për shkrimtarë të njohur të krishterë. Historia ekrishterë dallon etërit e kishës perëndimore: Ambrozin, Augustin-in, Jeronimin…., si dhe etërit e krishterë të lindjes: Atanazin, Ba-zilin, Gregorin, Nazijanskin, Ivan Zlatoustin etj.E drejta kishtare: përmbledhje e parimeve kishtare, që në kishënkatolike quhen e drejta kanonike që përmbahet në Kodeks.

Skizmë: përçarje (fetare), shkëputja e një komuniteti fetar nga kisha,ku bënte pjesë; për katolikët ndarja nga kisha romake duke mosnjohur primatin e papës.

Shpallje: lajmërim i përmbajtjes së shpalljes së Zotit njeriut; fjala eZotit apo e vërteta e shpallur e shkruar në Librin e shenjtë.

Shkopi baritor: shkopi i ipeshkvit të cilin e bart me rastin e liturgjivesolemne.

Shkrimi i shenjtë: shih Bibla.

Shelbuesi: Jezu Krishti në esencë e ka shpëtuar njeriun nga mëkatetdhe shkatërrimit të përhershëm; njeriu është i obliguar ta pranojëshpëtimin dhe të kontribuojë vetë.

Shoqëria e Jezusit: jezuitët, shoqëri rregulltarësh e formuar, të cilëne ka themeluar spanjolli Ignacie Lajolla më 1534 në Paris, me që-llim kryerjes të punës misionariste të përhapjes së mësimeve fetaredhe edukimin e fëmijëve.

Shkopi ipeshkvnor: shenj i pushtetit ipeshkvnor, bartet gjatë ritualittë liturgjisë.

Shpirti: shpirtërore, jomateriale, e pavdekshme, fillimin që Zoti uafrymëzon çdo qenie njerëzore.

EDUKATA ISLAME 87278

Toka e shenjtë: sipas të krishterëve toka ku ka jetuar dhe vepruarJezu Krishti (Izraeli, Palestina).

Të gjithë shenjtorët: përkujtimi vjetor i të gjithë shenjtorëve më01.11.

Teizmi: besimi se Zoti ekziston, është i përjetshëm, ka krijuar botënpor ai nuk është pjesë e asaj bote (materiale), se ai dallon nga botadhe ai udhëheq me të.

Teokracia: formë e pushtetit sipas së cilës Zoti udhëheq me shtetin,sepse ai e udhëheq atë me pushtetin shpirtëror të kohës; shteti teo-kratik duhet të jetë e rregulluar sipas ligjeve fetare të Zotit.

Teologjia: shkenca mbi Zotin që hulumton fenë, e cila në rend të parëmbështetet në elemente biblike, argumentet kishtare, koncilëve,etërve të shenjtë, që janë në shërbim të arriturave logjike dhe filo-zofike.

Tiara: kurorë e papës.

Transcendizmi: të kaluarit, veprimi; të tejkaluarit; Zoti në mënyrë jotë barabartë kalon botën; mbi botë, dallon nga bota, nuk është ingjashëm me botën; ekziston në vetveten e vet, i pavarur prej as-kujt dhe prej as çkafit; mbi përvojën njerëzore.

Trinia: dogma e krishterë sipas së cilës Zoti është një, por qëështë paraqitur në tre persona: Zoti - Ati, Zoti - i biri, dhe Zoti - Shpir-ti i Shenjtë; Trinia para së gjithash është e vërtetë e Djathtës së Re, tëcilën Jezusi e predikon kur flet për Zotin si të Atin e tij dhe për Shpir-tin e Shenjtë, të cilin do ta dërgojë; tri personalitete hyjnore marrinpjesë në një natyrë hyjnore dhe në një luftë hyjnore.

Page 140: edukata87

TERMINOLOGJIA FETARE 279

Të krishterët e malabarskit: të krishterët Tomin në jugperëndim tëIndisë, kanë pranuar krishterimin në Siri, ku kishte vepruar apos-tulli Toma.

Uniat: katolik oriental, grek, anëtar i kishës ortodokse që është bashk-uar me kishën katolike; besimtarë të krishterë të traditës lindore tëbashkuar me Romën; kanë mbajtur ceremoninë dhe traditën lindo-re, si dhe të drejtën kishtare.

Udha e kryqit: devotshmëri që ka të bëjë me 14 pengesat në kujtimtë vuajtjeve dhe vdekjes së Jezu Krishtit.

Ungjillëzimi: përhapja e lajmit të mirë mbi rikthimin dhe dëshminë eatyre që rikthehen në fenë e krishterë. lajm i mirë; në veçanti e ka-tër ungjillorëve (Mateut, Markut, Llukës dhe Ivanit), secili prej ty-re në mënyrën e vet e përshkruan jetën, shkencën dhe veprimet eJezu Krishtit.

Valdenzët: bashkësi e vogël e krishterë në Itali, e cila tërheq rrënjët esaj në lashtësi deri në shek.13-të deri tek Peter Valdezi, sipas tëcilit edhe janë quajtur.

Vazam: emërtimi vjetër i kroatëve për pashkët.

Vikari gjeneral: personi që i ndihmon peshkopit në udhëheqjen eIpeshkvisë, zakonisht është një vikar i përgjithshëm për një ipesh-kvi, por mund të ketë edhe më shumë.

Viti kishtar: cikli vjetor i përbërë nga pesë kohëra kishtare.

Vulgata: përkthimi i Jeronimit të Vulgatës të shkrimit të Shenjtë nëlatinishten popullore; vulgus do të thotë popull, prej nga rrjedhedhe emërtimi Vulgata, të cilën Tridenti e ka shpallur përkthimzyrtar të Biblës në kishë.

EDUKATA ISLAME 87280

Vend i shenjtë: altar; vendet e haxhit që kanë një rëndësi të veçantë.

Vëllezërit e vegjël: (fratres minores), emërtimi për rendin françeskan.

Vërtetim: sakramenti të cilin e ndan peshkopi si dëshmi për zbritjen eShpirtit të Shenjtë tek disa të krishterë

Xhakue: (shërbëtor), rangu më i ulët i rendit sakramental në postin ekrishterë, predikimit, kurorëzimit; tradita kishtare tregon se ataishin ndihmës të apostujve dhe të peshkopëve.

Në numrin vijues:Glosari çifut

______________________Literatura e konsultuar:1. Glosar religijkih pojmova, Medjureligijsko Vijece Bosne i Hrecegovine, Sara-

jevo, 1999.2. Monsinior Nikë Prela, Fjalori biblik, Drita, Ferizaj 1994.3. Fjalor i gjuhës shqipe, Rilindja Prishtinë 1976.4. Fjalor serbokroatisht-shqip, Grup autorësh), Instituti Albanologjik, botimi

dytë, Prishtinë, 1986.5. Anic-Klaic Domovic, Rjecnik stranih rijeci, Subotica, 2001.6. Religije svijeta, Krscanska sadasnjost, Zagreb, 1987.7. An Encyclopedia of religion, New York.8. Ekrem Murtezai, Fjalori i terminologjisë fetare, Prishtinë, 2007.

Page 141: edukata87

RREECCEENNSSIIOONNEE

Prof. Dr. Pajazit Nushi

Nga seria e veprave të Hoxha Tahsinit:

PSIKOLOGJIose

“ILMI RUH” - “DITURI MBI SHPIRTIN”

Kërkoje diturinë kudo që të jetë,nga djepi gjer në varr” Hasan Tahsini

Vepra “Psikologjia” e Hasan Tahsi-

nit e botuar në Tiranë më 2007 është

vepër me interes të posaçëm shkencor

dhe me vlera të rëndësishme për kul-

turën shqiptare. Interesi shkencor i re-

zultateve të studimit të kësaj vepre ka

të bëjë me faktin se në këtë vepër u

paraqit për herë të parë tërësia kohere-

nte e njohurive psikologjike në kohën

kur psikologjia ende nuk kishte lëshu-

ar rrënjët e forta të emancipimit të saj

nga filozofia, e cila i kishte kontribuar

shumë zhvillimit dhe pavarësisë së

psikologjisë. Në këtë vepër u paraqit

sistemi i koncepteve, i gjykimeve dhe

i përfundimeve, sikurse edhe ndërli-

dhja e tyre në atë mënyrë që vlejnë për

zhvillimin e mendimit psikologjik në

dy dekadat e fundit të shekullit nëntë-

mbëdhjetë dhe më pas. Ka vlera shke-

ncore, sepse u paraqit në osmanishten

e mbarimit të shekullit nëntëmbëdhje-

të të asaj hapësire perandorake, po-

pullit të së cilës askush tjetër nuk i

kishte afruar vepër psikologjike, për-

pos filozofit dhe mendimtarit shqiptar

Hasan Tahsini.

EDUKATA ISLAME 87282

Vlerat teorike të kësaj vepre shke-

ncore përkojnë drejtpërdrejtë edhe me

faktin se Hasan Tahsini konceptoi lib-

rin e “Psikologjis” dhe me këtë zgjeroi

shtigjet lidhëse të mendimit filozofik e

psikologjik të Evropës së atëhershme

me mendimin filozofik e psikologjik

të popujve të lindjes së afërt-folës të

osmanishtes dhe të turqishtes (El Fa-

rabi, R.Teufiku, El Gazali, etj. R. De-

kard, G.Lajbnic, Zh.Ruso, etj.). Me

këtë vepër të asaj kohe - gati dy deka-

da para mbarimit të shekullit nëntë-

mbëdhjetë - përkatësisht në kohën e

Perandorisë së Turqve të Rinj, gjegjë-

sisht të Xhon Turqëve - u bë e mundur

jo vetëm lidhja e mendimit psikolo-

gjik dhe filozofik ndërmjet këtyre po-

pujve, por u afrua edhe mundësia e

zotërimit të dijenive për dukuritë psi-

kike duke nxitur njëkohësisht zhvi-

llimin e interesimit për hulumtimin

empirik të tyre nga ana e studiuesve

vendas. Në këtë kuadër mendor mund

të thuhet se në mendimet e Hasan Ta-

hsinit, posaçërisht në mendimet, pi-

këpamjet dhe qëndrimet për psikikën

dhe fenomenet e saja, u bë ndërthurja

e botëkuptimeve shekullare dhe e vir-

tyteve lindore me mendimet, pikëpa-

mjet dhe me qëndrimet e racionalizmit

perëndimor.

Botimi i kësaj vepre në atë kohë ka

ushtruar ndikim edhe në zhvillimin e

mendimit shkencor të raporteve ndër-

mjet dukurive psikike, biologjike dhe

sociale duke u bërë shkas i avancimit

të mendimit disiplinave shkencore të

tjera, siç ishin biologjia, shkencat e

mjekësisë, filozofia, etj. “ILMI RUH”i Hasan Tahsinit është bartëse edhe e

vlerave praktike.

Vlerat praktike shkencore të kësaj

vepre të Hasan Tahsinit për mjedisin e

atëhershëm të Stambollit dhe të Azisë

së Vogël preknin fushën e organizimit

racional të veprimtarisë arsimore dhe

edukative, sikur edhe të asaj mjekëso-

re - psikiatrike të atyre mjediseve që

shtrihen ndërmjet vendeve të Azisë

jugperëndimore dhe të vendeve të Ev-

ropës juglindore. Me këtë vepër u

mundësua bartja e përvojave mbi ba-

zën e zbatimit të dijenive psikologjike

në zhvillimin e veprimtarisë arsimore,

edukative, shëndetësore, shkencore

nga shtetet e Evropës në mjediset e

Azisë jugperëndimore.

Këto vlera teorike dhe praktike të

kësaj vepre e bëjnë këtë vepër me rë-

ndësi të posaçme për zhvillimin e psi-

kologjisë në këto treva dhe më gjerë,

sikurse edhe për zhvillimin e psikolo-

gjisë dhe të mendimit psikologjik të

shqiptarëve.

Vepra “Psikologjia” e Hasan Tahsi-

nit nga Prof. Dr. Nuri Abdiu, përpos

tekstit origjinal e komplet “Psikologji”ose “Ilmi Ruh” - Dituri mbi shpirtin-

të botuar në osmanishte dhe të përkth-

yer në shqipe nga Vexhi Buharaja, ka

këtë përmbajtje: Një vepër dinjitoze

Page 142: edukata87

RECENSIONE 283

për historinë e mendimit psikologjik

nga Prof. Dr. Vehbi Hoti, Hyrjen, Në

plejadën e Rilindjes, Të dhëna për Ha-

san Tahsinin, Tahsini, në vlerësimet e

disa studiuesve, “Psikologjia” e HasanTahsinit dhe përmbajtja e saj, Kontri-

buti i Tahsinit në fushën e psikologjisë

së përgjithshme, Rezymenë në angli-

shte dhe në shqipe, Pasthënien me

titull: Profesor Doktor Nuri Abdiu -

Hulumtuesi dhe mësuesi fisnik i histo-

risë së psikologjisë shqiptare nga Dr.

Laurant Bica, Indeksin e emrave dhe

literaturën.

Nga kjo tërësi komplete shkëputën

dy pjesët më të gjata: pjesa Psikologji

ose “ILMI RUH” “Dituri mbi shpi-rtin”, vepër e të ndjerit Hoxha Tahsindhe pjesa “Kontributi i Tahsinit në fu-

shën e psikologjisë së përgjithshme”.Këto dy pjesë përbëjnë gati 2/3 e gji-

thë vëllimit të kësaj vepre. Pjesën tje-

tër të kësaj vepre e përbëjnë strukturat

përbërëse të një vepre shkencore dhe

vështrimet e Prof. Dr. Vehbi Hotit dhe

ajo e Dr. Laurant Bicit. Vështrimet

studimore të tyre, sikurse edhe vësh-

trimi i thukët i Prof. Dr. Nuri Abdiut

për “Kontributin e Tahsinit në fushëne psikologjisë së përgjithshme”, nukkanë lënë të thuash asgjë tjetër të thu-

het për këtë vepër dhe aq më pak për

angazhimin e Prof. Dr. Nuri Abdiut në

fushën e psikologjisë, posaçërisht në

fushën e historisë së psikologjisë dhe

të mendimit psikologjik shqiptar. Me-

gjithëkëtë, mendimet e shprehura nga

Hasan Tahsini, nga autori i veprës dhe

nga studiuesit e tjerë, nxisin kure-

shtjen dhe ushtrojnë ndikim në drejtim

të vëmendjes në disa mendime dhe pi-

këpamje të Hasan Tahsinit për psiki-

kën dhe për dukuritë psikike.

Nga përmbajtja e librit “ILMIRUH” të përkthyer në gjuhën shqipenë mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe

të afrueshme për të gjithë shqipfolësit

dallohet vështrimi origjinal i përmbaj-

tjeje së “Psikologjisë” së Hasan Tahsi-

nit. Nga ky këndvështrim, përmbajtja

e librit dhe vështrimi zbërthyes i auto-

rit për kontributin e përmbajtjes së kë-

tij libri të vogël zhvillimit të historisë

së mendimit psikologjik në përgjithë-

si, veçmas atij të shqiptarëve, mund të

konstatohet se dy këto pjesë më të

gjera të këtij libri përbëjnë një tërësi.

Vështrimin origjinal të përmbajtjes

së librit Prof. Dr. Nuri Abdiut ia ka

mundësuar qasja hulumtuese e kësaj

përmbajtjeje nga niveli i zhvillimit të

mendimit psikologjik në kohën kur

psikologjia filloi t`i bëjë hapat e parë

të saj si shkencë e ndarë nga filozofia,

nga qasja krahasimtare e përmbajtjes

së saj me zhvillimet e mëvonshme të

psikologjisë dhe të mendimit psikolo-

gjik. Ky vështrim më në fund, në ku-

adrin e qasjeve të këtilla, mundësoi

përcaktimin e pozicionit të kësaj vepre

në zhvillimin e tekstologjisë së psiko-

logjisë në shqipe, të mendimit psi-

EDUKATA ISLAME 87284

kologjik shqiptar dhe të mendimit

kulturologjik shqiptar në përgjithësi.

Qasja krahasimtare e të arriturave

shkencore të shqiptarëve dhe të të

tjerëve ka rëndësi të posaçme jo vetëm

për zhvillimin e mendimit shkencor,

por reflektohet edhe në zhvillimin e

altruizmit dhe të miqësisë ndërmjet

popujve përgjithësisht. Në këtë fushë

të pandashme të mendimit shkencor të

mirëfilltët me dimension altruist të tij

“ILMI RUH” - “Psikologjia” e HasanTahsinit ka vlera të pamohueshme për

bashkëpunimin njerëzor sidomos ndë-

rmjet shqiptarëve dhe të popullit turk.

Përse?

Në historinë e raporteve ndërmjet

shqiptarëve dhe të tjerëve, sidomos

ndërmjet shqiptarëve dhe disa studi-

uesve të popujve fqinjë, dallohen

qëndrime denigruese e mohuese të ko-

ntributit të shqiptarëve zhvillimit të

mendimit shkencor. Për këta “xhelattë shkencës” do të jetë çudi kur dëgjo-

jnë dhe shohin se edhe në fushën më

subtile të mendimit shkencor, qysh

është mendimi psikologjik, shqiptarët

kanë dhënë kontributin e tyre, madje

dhe në vend të huaj. Këtë qëndrim të

drejtë për kontributin e shqiptarëve

zhvillimit të mendimit shkencor psi-

kologjik në përgjithësi (Tahsini dhe

Bukole) e ka zhvilluar me mjeshtri

dhe e mbron me autoritet shkencor

Prof. Nuri Abdiu. Nga kjo pikëpamje

angazhimi i tij në paraqitjen e veprës

së Hasan Tahsinit “ILMI RUH” bartvlera të posaçme shkencore, kulturore,

historike, që kanë për bazë karakterin

humanist të mendimit shkencor shqip-

tar të Hasan Tahsinit përgjithësisht,

sidomos të mendimit për shpirtin nje-

riut. Pikërisht me këtë vepër psikolo-

gjike autori i kësaj vepre ka dëshmuar

kontributin e mendimit shkencor dhe

kulturor shqiptar edhe në fushën e psi-

kologjisë. Me këtë rast do të përmendi

edhe kontributin e studiuesve shqiptar

në mjediseve të tjera. Në mjedisin

kroat përmendet kontributi i shqipta-

rëve zhvillimit të historisë së psikolo-

gjisë në Kroaci. Studiuesi me origjinë

shqiptare nga Zara, arbëreshi Kruno

Kërstiq në revistën “Acta InstitutiPsychologici Universitatis Zagrebie-

nsis” të Zagrebit nr. 36 të vitit 1964 ekishte përpunuar hollësisht burimin e

termit “psikologji” dhe kishte ardhurnë përfundim se termin “psikologji” eka përdorur i pari Marko Maruliq

(1450-1524), shkrimtar, i cili konside-

rohet “baba i letërsisë kroate”. Deritash, në historinë e zhvillimit të me-

ndimit psikologjik, janë të njohur tre

studiues me origjinë shqiptare, të cilët

i kanë kontribuar zhvillimit të mendi-

mit shkencor përgjithësisht, sidomos

të atij psikologjik. Në mbështetje të

kontributit të tyre, në radhë të parë,

mund të thuhet se “mendimi psiko-

logji shqiptar është ndër të parët e

Page 143: edukata87

RECENSIONE 285

barabartë me të tjerët”, i cili meritonhulumtim të hollësishëm.

Përpos kësaj, lidhja e zhvillimit të

mendimit psikologjik shqiptar me ve-

prën e psikologjisë të Hasan Tahsinit

konsideroj se është argument plotësu-

es për gjurmët e zhvillimit të mendim-

it shkencor ndër shqiptarët, për të cilin

me të drejtë autori i referohet mendi-

meve të Nelson Cabejt. Veprën e filo-

zofit dhe të mendimtarit shqiptar

Hasan Tahsini duhet vlerësuar në një

qark më të gjerë nga ai i mendimit psi-

kologjik shqiptar duke e lidhur zhvilli-

min e këtij mendimi me zhvillimin e

mendimit biologjik, sociologjik, antr-

opologjik, pedagogjik, etj. Për këto li-

dhje mendimesh Prof. Dr. Nuri Abdiu

ka dhënë shumë argumente duke u

lëshuar nga thellësia e kohëve të la-

shta të mendimit filozofik grek e duke

ardhur deri te mendimet e specializu-

ara të mendimtarëve të kohëve më të

vonshme, siç është mendimi i Rene

Dekartit, i Vilhelm Vuntit, i Ivan Pav-

llovit, etj. dhe i bashkëkohësve (Artjo-

mov, M. Vaskoni, P. Terry, etj.) për

jetën psikike, zhvillimin e vetëdijes, të

dukurive të saja, etj., sikurse edhe për

objektin e psikologjisë dhe për meto-

dat e hulumtimit të proceseve e veço-

rive psikike, sikurse edhe për sjelljet e

individit.

Lidhja tjetër gërshetuese e zhvilli-

mit të mendimit psikologjik ndër shqi-

ptarët është lidhja vertikale e pikëpa-

mjeve psikologjike të Hasan Tahsinit

me pikëpamjet e mendimtarëve shqip-

tarë para dhe pas tij, përkatësisht me

pikëpamjet e P. Bogdanit, të J. De Ra-

dës, të S. Frashërit, etj., sikur edhe me

pikëpamjet e P. Vasës, të J. Vretos, të

I.A. Korçës, të G. Beltojës, të Ale-

ksandër Xhuvanit, të H. Beqjes, të B.

Dedjes dhe të Nuri Abdiut. Ky vësh-

trim i kujdesshëm diakronik i ka dhë-

në mundësi që objektivisht t`ia caktojë

pozitën e mendimit psikologjik të H.

Tahsinit në procesin e zhvillimit të

mendimit psikologjik shqiptar. Po-

zicioni i këtij mendimi në procesin e

zhvillimit të mendimit psikologjik

shqiptar është: “H. Tahsini është i paristudiues shqiptar që është marrë me

hulumtime të mirëfillta edhe në rraf-

shin e psikologjisë...”, kurse “Psikolo-

gjia” e H. Tahsinit është një vepër mevlerë të madhe njohëse dhe dokument

i rëndësishëm, themelor, autentik për

historinë e psikologjisë shqiptare dhe

të asaj turke”.“ILMI RUH” - “Dituri mbi shpir-

tin” e Hasan Tahsinit ka përmbajtje tëshqyrtimit të libror të jetës psikike, ku

janë shqyrtuar shkurtimisht çështjet

kryesore të psikologjisë së viteve `80 -

ta të shekullit nëntëmbëdhjetë. Këto

çështje Prof. Dr. Nuri Abdiu i ka zbër-

thyer në këto çështje tematike: objekti

i psikologjisë, psikologjia, filozofia

dhe logjika, metodat e studimit të psi-

kikës, bazat materiale - fiziologjike të

EDUKATA ISLAME 87286

psikikës dhe dukurive të saj, njeriu e

kafsha, njohja dhe organet e shqisave,

vetëdija, proceset e gjendjet psikike

dhe gjuha. Pa hyrë në shqyrtimin e

hollësishëm të përmbajtjes së këtyre

temave dhe duke pas për kriter kohën

e botimit të këtij libri të vogël prej ka-

tërdhjetedy faqesh në përkthim mund

të them se trajta e shkrimit të “Dituri-

së mbi shpirtin” i përket farës së tra-

ktatit në kuptimin e shqyrtimit të

shkurtër, përkatësisht të librit të vogël.

Përmbajtja e tij ka disa karakteristika.

Ndër to përpiqemi të dallojmë disa ka-

rakteristika të saja nga këndvështrimi i

zhvillimit historik të mendimit psiko-

logjik.

Në këtë libër të vogël janë sistemu-

ar të arriturat e njohurive psikologjike

të deriatëhershme, kur bëheshin orva-

tje të përkufizimit të objektit të psiko-

logjisë duke e trajtuar për objekt të saj

“shpirtin” dhe gjurmimin e strukturëssë tij (deri rreth mbarimit të shekullit

tetëmbëdhjetë) dhe më pas, kryesisht

gjatë gjysmës së parë të shekullit nën-

tëmbëdhjetë për objekt të psikologjisë

u përcaktua “vetëdija” dhe, psikolo-

gjia u përcaktuar tash jo shkenca për

shpirtin, por shkenca për vetëdijen.

Gjatë kësaj kohe, përkatësisht gjatë vi-

teve të fundit të shekullit tetëmbëdhje-

të dhe gjatë viteve të gjysmës së parë

të shekullit nëntëmbëdhjetë metoda

hulumtuese e shpirtit dhe e dukurive

shpirtërore, sikurse edhe metoda e hu-

lumtimit të proceseve të vetëdijshme

ishte kryesisht metoda e vetëvëzhgi-

mit. Sa i përket objektit të psikologjisë

dhe metodave të hulumtimit të tij në

kohën e botimit të veprës “ILMIRUH” Hasan Tahsini ka shprehur me-

ndim të posaçëm. Gjykuar sipas titullit

të librit “ILMI RUH” - “Dituri mbishpirtin” dhe duke pas parasysh se nëkohën e angazhimeve shkencore të

Hasan Tahsinit ka mbisunduar pikëpa-

mje për objektin e psikologjisë – shke-

ncë mbi shpirtin - edhe për Hasan Ta-

hsinin lënda e psikologjisë është

shpirti.. Por, kjo pikëpamje është për-

çuar edhe me pikëpamjen e mëvonsh-

me për objektin e psikologjisë, sipas

së cilës psikologjia është shkenca mbi

vetëdijen dhe proceset e vetëdijshme.

Pohimi i tij se “ vetëdija arrin ta njohvetën e saj, duke u tërhequr e rrudhur

në vetvete dhe duke e studiuar vetve-

ten me kujdes për të zbuluar se ç`është

ajo në të vërtet” prekë edhe në përku-

fizimin më të rinj për atë kohë se psi-

kologjia është shkencë mbi vetëdijen.

Megjithëkëtë, në esencë psikologjia

në “ILMI RUH” ka për objekt “dituri-në mbi shpirtin”, i cili në atë kohë ci-lësohej “substrat real i dukurive tëvetëdijshme”. Përcaktimi i këtillë i lë-

ndës së psikologjisë i përket asaj ko-

he, kur çështja kryesore e shqyrtimit

të dukurive psikike ishte struktura për-

bërëse e psikikës dhe e vetëdijes së

njeriut dhe, kur për hulumtimin e saj,

Page 144: edukata87

RECENSIONE 287

zbatohej në rend të parë metoda e ve-

tëvëzhgimit.

Një ndër rezultatet e kësaj mënyre

të qasjes së hulumtimit të psikikës

ishte dalja në skenë e psikologjisë së

fuqive, psikologjia e kapaciteteve.

Prandaj H. Tahsini anon kah përca-

ktimi i lëndës së psikologjisë - “Dijenipër shpirtin”. Në strukturën e dijenive

për shpirtin u diferencuan fuqitë a ka-

pacitetet psikike. Për këto fuqi do të

bëjmë fjalë më vonë. Duke pas për pi-

kënisje këtë aksiomë, autori i librit

“ILMI RUH” - përkrah metodën e ve-

tëvëzhgimit, por, rekomandon edhe

zbatimin metodës së eksperimentit në

hulumtimet psikologjike. Në dritën e

shqyrtimit të këtillë të lëndës së psiko-

logjisë dhe të metodave hulumtuese të

saj Hasan Tahsini ndahet vështirë nga

mendimet filozofike, kurse proceset e

shpirtit të njeriut i konsideron “bazë tëlogjikës”. Zbatimi i metodës së ekspe-

rimentit në disiplina të shkencave na-

tyrore, sidomos në fiziologji dhe në

neurofiziologji (F. Gal, P. Flurens, P.

Brok, K. Vernike, etj.) kishte hap shti-

gje për hulumtim të zonave të trurit,

që atëherë trajtoheshin bartëse të fuqi-

ve psikike. Hasan Tahsini, njohës i

mirë i shkencave natyrore, në librin e

vogël të tij ka bërë fjalë gjerësisht për

sistemin nervor. Në këtë fushë Hasan

Tahsini u dëshmua njohës i mirë i fizi-

ologjisë dhe i neurofiziologjisë dhe pi-

kënisja e hulumtimit të qendrave

trunore dhe të mekanizmave neurofi-

ziologjik si bartës të proceseve dhe të

gjendjeve psikike e vë këtë dijetar në

rrugë të drejtë të hulumtimit dhe të

shpjegimit materialist të psikikës dhe

të dukurive të psikikës. Në këtë drejt-

im mendimet dhe pikëpamjet e tija për

raportin ndërmjet proceseve psikike

dhe fiziologjike i përgjigjen kohës kur

ai e shkroi librin “ILMI RUH”. Kjoishte koha e orvatjeve gjurmuese të lo-

kalizimit të qendrave a zonave trunore

të proceseve psikike. Kjo ishte edhe

koha e pranisë së pikëpamjes së vjetër

se psikologjia merret me frymën, pra-

ndaj për te “polip” i trurit? ishte qe-

ndra e jetës, që nuk nënkupton vetëm

veprimtarinë e marrjes frymë. Në këtë

libër të vogël, ai i ka gjetur vend edhe

qendrës së ndjeshmërisë, të lëvizjeve,

të perceptimeve, të përfytyrimeve,

kryeqendrës së kujtesës, etj. Por, ka

bërë fjalë jo vetëm për çështjen e lo-

kalizimit, por edhe për funksionimin e

tërësishëm të cipës së trurit. Kjo qasje

e bartjes trunore të fuqive psikike i

përgjigjet kohës së dominimit të pikë-

pamjes për lokalizimin e proceseve

psikike në trurin e njeriut dhe fillesës

së qasjes holistike të funksionimit të

trurit gjatë zhvillimit të proceseve psi-

kike të vetëdijshme. Orvatjet e siste-

mimit të të arriturave psikologjike në

kuadrin e raportit tru: procese psikike

e kanë shpurë mendimtarin e thellë në

pozicionin e psikologjisë së fuqive, të

EDUKATA ISLAME 87288

cilën e kanë quajtur “Psikologjia e

fuqive mentale”, përkatësisht “Psiko-

logjia e fakulteteve mentale”. Kjoështë doktrinë joshkencore e psiko-

logjisë, sipas së cilës psikika e njeriut

është e përbërë prej një numri të cak-

tuar fuqish mentale. Në fillim numri i

këtyre fuqive ka qenë njëzetekatër,

kurse më vonë kanë qenë identifikuar

edhe tri “fuqi mentale” të tjera. Gali

ka përpiluar listën prej njëzeteshtatë

fuqish mentale, ndër të cilat kanë qenë

edhe gjashtë fuqi mentale të natyrës

intelektuale, në krye të të cilave u

gjenden kujtesa, të gjykuarit, ndjenjat

morale, etj. Doktrina e fuqive mentale,

e quajtur, sikur përmendëm, doktrina

e fakulteteve mentale, ka pas për pikë-

nisje njëzeteshtatë fuqitë mentale të

psikikës dhe përcaktimin e njëzete-

shtatë zonave të trurit për secilën prej

tyre. Sipas kësaj doktrine disa nga fu-

qitë mentale kanë të përbashkët një

shkak. Ky shkak i përbashkët i tyre

është prodhimi i aktiviteteve të ndry-

shme mentale të njeriut, kurse fuqia

prodhuese e tyre gjendet në zonat e

veçanta të trurit, ku kanë bazën këto

fuqi mentale. Duke ecën sipas kësaj

teorie të atëhershme Hasan Tahsini i

shpjegon qendrat e disa proceseve

psikike. Kështu, bie fjala, për perce-

ptimin dhe përfytyrimet ka shkruar:

“në barkushen e përparme të zgavrëssë parë të trurit që përmban qendrën e

perceptimit... dhe ate të përfytyrimit”;

kurse për funksionin trunor të kujtesës

ka shkruar: “Kryeqendra e kujtesësndodhet në barkun e përparmë të zga-

vrës së fundit. Shërbimi i kësaj është

që të ruajë figurat e gjërave të botës

materiale”. Kjo doktrinë joshkencore,

nga e cila lindi fiziognomika e Galit

dhe fenologjia e Sparhaimit, u quajt

edhe teori e Galit dhe e Sparhaimit.

Por, edhe si teori joshkencore ka ush-

truar ndikim në zhvillimin e mendimit

psikologjik. Këtë e argumenton posa-

çërisht Edvin Boring - psikolog ameri-

kan - historiani i njohur i psikologjisë,

i cili përpiloi veprën e njohur të tij

“Historia e psikologjisë eksperimenta-

le”. Për këtë teori Edvin Boring – pro-

fesor dhe drejtor i departamentit të

psikologjisë në universitetin e Harvar-

dit, redaktor i parë i revistës për psiko-

logji bashkëkohore, ka thënë: “Teoriae Galit dhe e Sparhajmit është shem-

bull i një teorie, e cila edhe pse në the-

mel është e gabueshme, për aq është e

drejtë sa ta përparojë mendimin shke-

ncor”. Ndikimi i kësaj doktrine u ndie

në konceptimin e përmbajtjes së librit

të vogël të psikologjisë së Hasan Tah-

sinit.

Në përshkrimin e proceseve psi-

kike, të qendrave trunore dhe të

funksionimit të tyre dallohet një shpë-

rpjesëtim ndërmjet masës së shqyrti-

mit të tyre. Gjuhës dhe të folurit i

kushtohet hapësirë më e madhe se gati

të gjitha proceseve psikike. Madje,

Page 145: edukata87

RECENSIONE 289

përmbajtja e kësaj pjese vë në spika-

më më tepër atributet linguistike, soci-

ologjike dhe filozofike të gjuhës se ato

psikologjike, që nuk kanë qenë të pa-

njohura për psikologjinë e dekadave të

para të qindvjetëshit nëntëmbëdhjetë.

Në shpjegimin e procesit të mendi-

mit dallohen më shumë elemente lo-

gjike, se ato psikologjike. Ndonëse

terminologjia psikologjike e “ILMIRUH” në osmanishte për mua është epanjohur, por gjykuar sipas përkthimit

të saj në shqipe Hasan Tahsini ka për-

dorur më shumë terma të njohura nga

logjike, fiziologjia, filozofia, etj. dhe

të njëjtave u ka shtuar domethënie psi-

kologjike. Por, kjo është karakteristikë

e përgjithshme e librave të parë të psi-

kologjisë të përpiluara kryesisht nga

filozofët. Disa nga termat e mirëfillta

psikologjike, siç është termi iluzion,

perceptim, kujtesë, etj. kanë elemente

domethënëse problematike. Për perso-

nalitetin dhe tiparet psikologjike të tij,

sikurse edhe për karakterin, nga 47

faqet e mbetura dhe të përkthyera të

këtij libri të vogël del se nuk ka bërë

fjalë posaçërisht.

“ILMI RUH”-“Dituri mbi shpirtin”për historinë e mendimit psikologjik

ka rëndësi të posaçme, posaçërisht për

histori të mendimit psikologjik turk

dhe shqiptar. Sikur, i ndjeri filozof

dhe mendimtar shqiptar Hasan Tahsini

të ngelte vetëm në veprat e fushave të

tjera, fijet e historisë së tekstologjisë

së psikologjisë për mendimin psikolo-

gjik shqiptar do të lidheshin me vitet

njëzeta të shekullit njëzet, sidomos me

vitet tridhjeta të atij shekulli, kur më

1933 u botua teksti i parë i mirëfilltë i

psikologjisë nga Prof. Aleksandër

Xhuvani. Gjatë këtyre katër dekadave

u botuan nga studiuesit shqiptarë të

psikologjisë libra të psikologjisë të

njohura pak nga shqiptarët (G. Belto-

ja, Isuf Agjah Korça). I këtillë besohet

të jetë libri i pabotuar i psikologjisë së

Branko Merxhanit dhe ai i paralajmë-

ruar i Gjergj Fishtës, të cilëve duhet

hyrë në gjurmë.

Hasan Tahsini i ka bërë nderë të

madhe mendimit psikologjik në për-

gjithësi, veçmas atij shqiptar, duke u

bërë “...figura më e shquar e shkencëssë psikologjisë, së asaj kohe, jo vetëm

në kuadrin e historisë së shkencës dhe

të psikologjisë shqiptare, por edhe më

gjerë”.Më në fund, t`i kthehemi aforizmit

të përmendur nga Hasan Tahsini: “Saka lënë paraardhësi për pasardhësit?”.Këtë pyetje ia parashtroi edhe vetes

duke marrë për bazë kontributin e Ha-

san Tahsinit nga këndvështrimi i rolit

të mendimeve të tija për gjeneratat pas

tij të mendimtarëve shqiptarë, posaçë-

risht të atyre në fushën e psikologjisë.

Duke mos u lëshuar në përpunimin e

thellë të thesarit të mendimeve të Ha-

san Tahsinit për gjeneratat pas tij,

mund të them se mendimet e tij janë

EDUKATA ISLAME 87290

reflektuar në mendimet e studiuesve të

mëvonshëm të psikologjisë, por përb-

all kohës kur ai ka jetuar dhe vepruar,

Hasan Tahsini ka qenë më i sukses-

shëm se që u treguan mendimtarët

shqiptarë të shkencave sociale e hu-

maniste përballë kohës së zhvillimit të

mendimit psikologjik kur jetuan dhe

vepruan pasardhësit e tij.

Ndërkaq, thellimi dhe avancimi i

historisë së mendimit psikologjik

shqiptar nga ana e Prof. Dr. Nuri

Abdiut e bën këtë personalitet më të

dashur dhe më të respektuar edhe ndër

psikologët e rinj, të cilët të ngarkuar

ndoshta me paragjykime, supozojnë se

pikëpamjet e tija i takojnë tashmë të

kaluarës moniste. Interpretimi dhe ko-

mentimi korrekt i të gjitha pjesëve të

“Psikologjisë” së Hasan Tahsinit dë-

shmojnë për qasje bashkëkohore të

dijenive psikologjike nga pozicioni i

literaturës shqipe dhe i asaj në gjuhë

të tjera e jo vetëm nga pozicioni i lite-

raturës së psikologjisë të botuar në

anglishte. Prirja e tij për studim të

“Psikologjisë” së Hasan Tahsinit nëkuadrin e mendimit psikologjik shqip-

tar e konkretizoi lëndën “Historia emendimit psikologjik shqiptar” dhe

nevojën e të mësuarit të saj në institu-

cione shkollore të nivelit të mesëm

dhe të lartë të tipave të ndryshme

shkollore e studimore. Studimi më i

rinj i tij për “Psikologjinë” e HasanTahsinit dëshmojë se pa njohje të hi-

storisë së mendimit psikologjik shqip-

tar historia e psikologjisë dhe misioni

arsimor, kulturor dhe shkencor i saj do

të ishte njohje e cunguar për mjediset

shqiptare.

Page 146: edukata87

RREECCEENNSSIIOONNEE

Nexhat Ibrahimi

AKAIDI ISLAM HANEFIJSHTYLLË E PASUESVE TË SUNNETIT

DHE XHEMATIT NË HISTORINË ISLAME

(Vështrim veprës së Orhan Bislimaj ‘Akaidi Hanefij’,Botues: Qendra për Studime dhe Kërkime Islame,

St. Galen, Zvicër, Prizren, 2008, fq. 643)

I. Disa karakteristika tëdoktrinës hanefite

Klasika dhe bashkëkohësia musli-

mane Imam Ebu Hanifen kryesisht e

trajton si jurist (fekih), e më pak si

muhadith dhe akaidolog e teoricien të

mendimit të ilmul-kelamit. Mirëpo,

studimi i historisë së mendimit musli-

man na zbulon Imam Ebu Hanifen si

kontribues të madh, të fuqishëm dhe

origjinal në fushën e akaidit dhe njërin

nga shtyllat e sunizmit.

Mirëpo, para se të flasim për idetë

e Imam Ebu Hanifes, e shoh të arsye-

shme t’i theksoj kalimthi disa karakte-

ristika themelore të doktrinës së tij, pa

njohjen e të cilave do të varfërohej

dhe keqkuptohej njohja e opusit të

Imamit.

Karakteristika themelore e Imam

Ebu Hanifes është se ai njeriun e ngre

në nivel të njeriut, të halifit të Allahut

në tokë, i cili e ‘adhuron’ Krijuesin ejo njeriun dhe njerëzoren. Në vendin

qendror e vë parimin e tewhidit – mo-

noteizmit dhe mohimin e ngjashmërisë

antropomorfe të Allahut me çfarëdo

krijesë e gjësendi.

EDUKATA ISLAME 87292

Karakteristika e dytë e doktrinës së

Ebu Hanifes është përgënjeshtrimi i

mendimeve heretike dhe sektare të

eternalistëve, të mu’tezilitëve (të cilët

qenë afruar afër nominalizmit indus),

të kaderitëve, xhebritëve, xhehmitëve

etj.

Imam Ebu Hanifeh shkencën e

akaidit nuk e kupton si shkencë sta-

tike, që e tha fjalën e vet në fëmijërinë

e saj, por e kupton shkencë dinamike,

e cila zhvillohet gjithmonë me njeriun

dhe nevojat e tij jetësore, shkencore,

kulturore dhe qytetëruese. Akaidi, si-

pas tij, e kultivon jetën e njeriut, e

mbron dhe e shpjegon fenë dhe e bën

njeriun ta shpresojë shpërblimin në

botën tjetër.

II. Disa përsiatje rrethpërmbajtjes së veprës

Në këtë frymë duhet kundruar edhe

veprën Akaidi hanefij të autorit tonë

të nderuar. Në mungesë të kohës, do

t’i trajtojmë vetëm disa tema sa mëshkurtë që mundemi.

1. Tevhidi - Monoteizmi

Besimi se Allahu është Një e Ab-

solut është parim themelor i mësimit

islam. Ky parim konsiston në të njo-

hurit e Krijuesit me atributet e Tij të

përkryera, që tregon në Unitetshmë-

rinë dhe Njëjtësinë e Tij absolute.

Këtë parim na demonstron edhe

Ebu Hanife por edhe shpjeguesi Or-

han Bislimaj, duke elaboruar termin

tewhid. (fq. 72 e tutje).

Përmbledhazi, parimi i tewhidit

gjatë historisë njeh tri mënyra të rapo-

rteve ndërmjet Krijuesit dhe krijesës:

- Uniteti i Qenies absolute;

- Uniteti i respektit të Qenies absolute;

- Uniteti i atributeve të Qenies

absolute.

Meqenëse dy parimet e para janë të

pranishme edhe në dy fetë e tjera mo-

noteiste, pika e tretë është karakte-

ristike vetëm për Islamin. Mosuniteti i

këtyre tre elementeve rezultoi me li-

ndjen e institucionit privilegjues të

“klerit”, “të priftërisë” etj.Duhet theksuar se Ebu Hanife i

është shmangur theksimit të dëshmisë

për ekzistimin e Allahut, sepse ekzisti-

mi i Allahut është mbjellë në natyrën

e pastër, në të cilën njerëzit linden,

kurse pejgamberët janë dërguar vetëm

t’ua shpjegojnë njerëzve tevhidin. Përkëtë arsye, të gjithë ata kanë ftuar

njerëzit të dëshmojnë se “nuk ka hyjnitjetër pos Zotit”, me të cilën maksimë

edhe hyhet në fe por nuk kanë ftuar

“të dëshmojnë se Allahu ekziston”.

Page 147: edukata87

RECENSIONE 293

2. Sifatet - Atributet e Allahut

Në këtë kapitull autori shtron as-

pekte të gjithanshme të temës. Krahas

shpjegimeve gjuhësore ai shtron edhe

aspekte kuptimore.

Është e qartë se gjuha njerëzore

nuk ka aftësi shprehëse ta sqarojë na-

tyrën e cilësive të Zotit në mënyrë që

mos të tërheqin idenë e krahasimit me

cilësinë e njeriut. Megjithatë, për per-

ceptimin njerëzor Zotit duhet t’i atri-buohen Emra dhe Cilësi të caktuara.

Të gjitha atributet e Zotit janë dhënë

njëherë e përgjithmonë, nuk kanë as

fillim as fund dhe nuk ngjasojnë me

atributet e njerëzve. Zoti krijon jo nga

nevoja për Vete, por për nevojë të kri-

jesave; sepse po të krijonte nga nevoja

vetjake, kjo do të nënkuptonte plotësi-

min e mangësive, cilësi kjo e papranu-

eshme për Krijuesin Absolut.

Raporti ndërmjet qenies hyjnore

dhe cilësive të Tij është shumë i ndër-

likuar sa arsyeja njerëzore këtë çështje

nuk mund ta zgjidh në mënyrë të kë-

naqshme. Ne duhet të besojmë se Zoti

është Një, se posedon cilësi të cilat Ai

vetes ia përshkruan, besojmë pa

krahasim, ngjasim dhe pyetjet si. Nuk

do të shkojmë më tutje nga pohimi se

Cilësitë nuk janë identike me qenien e

Tij por nuk janë as të ndara nga qenia.

Këtë problem të rëndë besimor, au-

tori e trajton në dhjetëra faqe dhe, me-

ndoj, se e ka zbërthyer me sukses atë

lëmsh të ngatërruar të historisë së

akaidologjisë muslimane. (fq. 113 e

tutje)

3. Kur’aniështë fjalë e Allahut

Ebu Hanife, sikur edhe nxënësi i tij

Maturidiu, pohon se “Shqiptimi ynë i

Kur’anit është i krijuar, shkrimi dhe

leximi ynë i Kur’anit është i krijuar,ndërkaq vetë Kur’ani (si të folur iZotit) nuk është i krijuar.”

Fjala e Zotit (Kelam’ull-llah), si ci-

lësi është e amshueshme pa ngjashmë-

ri dhe krahasim me cilësitë e krijuara.

Vetë natyra e të Folurit e Zotit nuk

është e njohur, por është e sigurtë se

kjo cilësi e të Folurit të Zotit nuk

mund të përbëhet prej zërave, tingujve

dhe shkronjave ngjashëm me të folurit

e njeriut sepse zërat, tingujt dhe shk-

ronjat janë të krijuar. Sipas tij, vetëm

kuptimet të cilat janë shprehur me

fjalë mund të quhen të Folur të Zotit.

Sipas kësaj, Musai a.s. nuk e ka dëgj-

uar të Folurit e amshueshëm, por Zoti

xh.sh. i ka mundësuar Musait a.s. ta

dëgjojë dhe kuptojë të Folurit e Zotit

me anë të fjalëve dhe zërave të krijuar.

Edhe Ebu Hanife edhe Maturidiu

refuzojnë idenë e disa grupimeve mi-

nore të cilët e identifikojnë Kur’anin eshpallur me cilësinë e amshueshme të

Zotit sepse këta ndajnë fjalët dhe

shkronjat nga vetë cilësia e Zotit.

EDUKATA ISLAME 87294

Autori Orhan Bislimaj, në faqet

158-177, me seriozitet e trajton këtë

çështje, me shkathtësi e shkoqitë këtë

problem dhe, kam bindjen, në mënyrë

efikase e prezanton, pikërisht në fry-

mën e shkollës hanefite - maturidite -

tahavite.

4. Parimi i racionalitetit siparim metodologjik

dhe element ndërtues imësimit islam

Racionaliteti, si parim metodolo-

gjik, është element ndërtues i thelbit të

mësimit islam. Përpjekjet e ndryshme

puritaniste brendamuslimane për mo-

himin e rolit të arsyes (el-akl) në të-

rësinë islame të shekujve të parë, këtë

trend puritanist antiracionalist e përgë-

njeshtron dhe e refuzon edhe shkolla

më e madhe juridiko-akaidore hanefi-

te-maturidite, por edhe shkolla të tjera

gjatë historisë muslimane.

Racionaliteti, si parim metodolo-

gjik dhe element ndërtues i thelbit të

mësimit islam, përbëhet prej tre rre-

gullave ose ligjeve:

1. Refuzimi i çdo gjëje që nuk ko-rrespondon me njëmendësinë:Rregulli i parë e mbron muslimanin

nga të menduarit e pabazuar, nga

shqiptimi të çfarëdo thënie të pave-

rifikuar, të pakonfirmuar mbi dijen.

Thënia apo pohimi i pakonfirmuar,

sipas Kur’anit, është shembulli idijes mashtruese (dhann-it), apo, të

cilën si të tillë Allahu e ka ndaluar,

sa do i vogël të jetë objekti i saj.

2. Mohimi i kundërthënieve skajo-re: Rregulli i dytë e mbron musli-

manin nga kundërthënia e thjeshtë

dhe nga paradoksi. Racionalizmi

nuk është primat i arsyes mbi shpa-

lljen, por refuzimi i çfarëdo kund-

ërthënie skajore ndërmjet tyre.

Racionaliteti rishtazi i studion tezat

kontradiktore për t’i eliminuar ra-

portet kontradiktore, e shpie lexu-

esin e shpalljes në leximin e radhës,

të bindur se i është shmangur diç e

fshehtë dhe e paqartë dhe me këtë

do të shmangte ndonjë kundër-

thënie në perceptim apo interpretim

njerëzor.

3. Çiltëria ndaj dëshmive të rejadhe/apo të kundërta: Ky rregull

mbron muslimanin nga literalizmi,

fanatizmi dhe konservatorizmi, të

cilat e shkaktojnë stagnimin. Ky

rregull ia mëson muslimanit mode-

stinë intelektuale duke e mësuar që

pohimeve dhe mohimeve të tij t’iashtojë sintagmën All-llahu a’lem(Allahu e di më së miri), i bindur se

e vërteta është më e madhe se sa

mundësia e tij për ta kuptuar atë në

tërësi. Nisur nga fakti se Zoti është

krijues i natyrës nga i cili njeriu e

mëson dijen e tij, është e qartë se

ekzemplarët e natyrës janë vepër e

Zotit.

Page 148: edukata87

RECENSIONE 295

5. Ç’është imani – besimi?

Ndonëse kjo çështje është konsi-

deruar aktuale për kohën e Ebu Ha-

nifes dhe e kapërcyer, nën trysninë e

doktrinave rigjide, kjo temë kohëve të

fundit është gjallëruar.

Ebu Hanife nuk ndoqi skajet, por

rrugën origjinale, duke theksuar se

besimi dhe veprat janë gjera të ndara.

Këtë problem të rëndë, autori i veprës

në fjalë e shtron me seriozitet të madh.

Ai së pari shtron kuptimet etimolo-

gjike dhe terminologjike të nocionit

“iman”. Po ashtu, ai bindjet e tij i ar-gumenton me ajete kur’anore, me ha-

dithe të Muhammedit a.s., por edhe

me autorë të shkollave të ndryshme,

duke i theksuar edhe mendimet kund-

ërshtuese. Në fund thekson argume-

ntet e Ebu Hanifes se “Besimi ështëdeklarimi me gjuhë dhe besimi me ze-

mër”. (fq. 388 e tutje).

6. Imani është një, as nukshtohet as nuk pakësohet

Ndër çështjet që më së shumti është

përfolur nga kundërshtarët e Ebu Ha-

nifes - nga tradicionalistët ekstremë

dhe disa shkolla të tjera, është pohimi

i Ebu Hanifes se “Imani është një, asnuk shtohet as nuk pakësohet.”

Duke u nisur nga kuptimi sipërfa-

qësor i disa ajeteve, tradicionalistët,

një grup i vogël i tyre, por edhe disa

hanefijë që nuk janë thelluar, kanë kri-

tikuar rëndë mendimin e Ebu Hanifes,

duke pohuar se Imami edhe shtohet

edhe pakësohet.

Të tillët kanë ngatërruar konceptet

se imani mund të shtohet ose të pakë-

sohet vetëm në aspektin cilësor, res-

pektivisht imani mund të bëhet më

shumë apo më pak intenziv, sikurse

është rasti me Ibrahimin a.s., por jo

edhe në aspektin sasior. Ebu Hanife,

konsideron se veprat nuk janë pjesë e

besimit dhe nuk beson se sasia e ve-

prave mund të ndikojë në sasinë e be-

simit. Këtë e vërteton edhe hadithi i

Muhamedit a.s.: “Ebu Bekri ka përpa-

rësi ndaj jush, jo pse fal shumë namaz

dhe agjëron, por për shkak të asaj që

e ka në zemër.” Përgjigjja e tij është

në pajtim me qëndrimin e tij se vepra

nuk është pjesë e besimit.

Këtë problem autori e trajton në

shumë faqe, duke theksuar, thuajse, të

gjitha argumentet pro et contra, për të

përfunduar se “mospajtimet janë rreth

definicionit të imanit” dhe përkrahmendimin e Imam Ebu Hanifes. (fq.

408 e tutje).

7. Shkenca e akaiditështë shkencë elite

Tendenca e kohëve të fundit se Is-

lami duhet të mësohet drejtpërdrejt

nga burimet islame, pa ndërmjetës, pa

mësues, ka marrë përgjigje nga Ebu

Hanifja qysh herët. Qysh atëherë Ebu

EDUKATA ISLAME 87296

Hanifja ka deklaruar se shkenca e

besimit është e ndërlikuar, ndaj pa

ndihmë të ekspertëve, ai nuk lejon të

spekulohet me kuptimet e mundshme.

Imam Maturidiu, vazhdues i mësi-

meve të Ebu Hanifes dhe imami kry-

esor i medhhebit akaidor, lidhur me

akaidin thotë se “Dituria (fikhu) mbi

fenë është tewhidi, e cila është më e

rëndësishme se dituritë juridike...”.Me fjalë të tjera, akaidi është shkencë

elite, në frymën dhe suazat e së cilës

do të shtrijnë aktivitetin edhe shkencat

e tjera, sepse, siç e thotë këtë Tarik

Ramadan, shkenca e akaidit “mësonçdo gjë që është jashtë mundësisë të

vrojtimit shqisor. Ajo nuk i përgjigjet

plotësisht fushës së teologjisë, as

dogmatikës kristiane, as filosofisë...“.

Me të drejtë autori ynë, në frymën

e Ebu Hanifes, pohon se hezitimi i

kërkimit të së vërtetës është i papra-

nuar sipas Islamit dhe pjesë e kufrit,

në bazë të ajetit 37 të sures et-Tew-

beh. (fq. 577 e tutje).

III. Perspektiva e shkollëssë Ebu Hanifes

Shikuar me syrin e së ardhmes,

shkolla e Ebu Hanifes me vazhdimin e

saj te Imam Maturidiu, në botën ba-

shkëkohore ka perspektivë afatgjate.

Ajo është e vetmja që posedon fuqinë

e brendshme dhe metodat efikase për

vazhdimin e jetës. Kuptohet, ixhtihadi

duhet të rifillojë, e për këtë intelek-

tualët muslimanë të të gjitha shkollave

juridike dhe doktrinare, duhet të pu-

nojnë shumë më tepër se deri tash, në

largimin e divergjencave të deritash-

me dhe në shqyrtimin e problemeve të

reja. Mirëpo, tendenca e unifikimit

dhe mohimit të medhhebeve, tendenca

e prozelitizmit në medhhebe, janë pa

perspektivë, janë ‘vdekje’ e Islamit ‘tëgjallë’. Këto tendenca, me parulla gji-thnjë atraktive, por me doktrina steri-

le, gjejnë hapësirë dhe kushte për

plasimin e ideve të tyre, në kohën e

krizave politike, ekonomike, sociale

dhe intelektuale. Edhe qëndrimi ne-

gativ, blasfemues dhe anatemues ndaj

Ebu Hanifes, është rezultat i kësaj

gjendjeje, i kësaj apatie të besimit

ndër ne.

Duke marrë parasysh se e ardhmja

ndërtohet në bazë të së kaluarës,

njohja e Ebu Hanifes nëpërmjet Fikh’-ul-ekberit dhe veprave të tjera të tij,

kam bindjen, do të ndihmojë ta njo-

him më mirë besimin islam, përballë

sfidave të njëpasnjëshme në mileniu-

min e tretë.

IV. Disa fjalë për autorin,veprën, lexuesin dhe botuesin

Autori Orhan Bislimaj është njëri

ndër intelektualët e ri por të frytshëm

të nënqiellit tonë. Edhe pse nga dita në

ditë zotëri Orhani e zgjeron lepezën e

interesimeve të tij intelektuale, megji-

Page 149: edukata87

RECENSIONE 297

thate problemet klasike besimore isla-

me mund të quhen “specialitet” i tij.Autori ka dhanti për të observuar,

për të perceptuar dhe për të rrëfyer

lehtë, qartë dhe thjeshtë. Ai me lehtësi

depërton në fushat më të vështira të

problemeve besimore në historinë e

mendimit musliman. Ai posedon na-

tyrë “prodhuese”, nga e cila rrezatonngrohtësi dhe qetësi e brendshme, urti

mirëkuptimi për njeriun dhe botën,

njësoj sikur edhe guxim intelektual

për t’i emërtuar gjërat vetëm me emrine vet. Perspektiva nga e cila i trajton

dhe i artikulon profesor Orhani obser-

vimet e veta, rrezaton intelektualin që,

ndonëse trajton probleme mjaft të

“nxehta”, qëndron larg etjes për t’urënë në qafë të tjerëve dhe për të qenë

i pranishëm në mediumet e shkruara

dhe elektronike.

***

Libri i zotëri Orhan Bislimaj me ti-

tull Akaidi hanefij, i botuar javëve të

fundit nga Qendra për Studime dhe

Kërkime Islame në St. Galen, sjellë re-

flekse që ballafaqohen dhe fërkohen

me probleme nga e kaluara dhe nga

përditësia muslimane botërore, rajona-

le por edhe shqiptare. Vepra me vëlli-

min që ka paraqet tërësi homogjene e

përmbajtësore dhe shtrihet brenda disa

njësive.

Ka Parathënien e autorit, Pjesën e

parë që trajton tema në tri nënndarje,

Pjesën e dytë që trajton vetë veprën e

Ebu Hanifes me tekst arabisht, për-

kthim dhe shpjegim të hollësishëm,

Pasthënien nga recensuesi zotëri Ah-

met Mehmeti dhe Literaturën e pasur.

***

Lexuesi, të cilit i dedikohet kjo ve-

për, mbase do ta lexojë edhe si obli-

gim programor, por sa dhe si do ta

kuptojë mesazhin e veprës, çfarë për-

fytyrimesh dhe çfarë disponimi emo-

cional e shqetësimi intelektual do të

nxisë kjo vepër te ai, është çështje e

relacionit të dyanshëm, reciprok vepër

- lexues.

Për lexim aktiv të veprës në fjalë

me rëndësi vendimtare janë pashterr-

shmëria e reflekseve dhe impulseve që

ofron vepra, aftësia e lexuesit për të

provokuar dhe për të qenë i provokuar

si dhe konteksti historik e doktrinar

brenda të cilit nxitet ky komunikim i

dyanshëm. Kontakti i parë i lexuesit

me këtë vepër apo me këtë autor është

veprimi i pleksur që, në shtratin ko-

munikues dydrejtimesh, vë në lëvizje

më shumë arterie.

Përndryshe, pas një apo pas më

shumë leximesh, ndjehet se vepra

është shkruar me sinqeritet e seriozi-

tet, me maturi e pjekuri, me ndjenjë e

dashuri, që kritikon e dënon, që jep

mësime të vlefshme për të gjithë, që

fton për mirëkuptim, bashkim e integ-

rim brendamuslimanë.

EDUKATA ISLAME 87298

Vepra Akaidi hanefij është një arri-

tje e suksesshme shkencore, është një

vepër që e nderon autorin, neve bash-

këpunëtorëve por edhe sfondin e

historisë së besimit islam; vepra është

kontribut për fenë islame ndër shqip-

tarët.

Në dobi të vlerave pozitive të ve-

prës vlen të shënohet edhe përgatitja

teknike dhe estetike e materialit, që e

bën veprën më të këndshme për lexim,

më të lehtë në përdorim e më të ku-

ptueshme në përmbajtje. Për botimin

cilësor shkencor dhe teknik duhen

përgëzuar të gjithë ata të cilët ndih-

muan që libri të marrë formën përfu-

ndimtare, e sidomos duhet përgëzuar

botuesin e çmuar, që na dha këtë

kënaqësi të rrallë.

Ju falëmnderit për durimin që p-

atët!

Mbetshi në paqën dhe mëshirën e

Allahut të madhëruar.1

1 Referati me rastin e promovimit të veprësAkaidi hanefij, të Orhan Bislimaj, në Biblio-tekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovësnë Prishtinë, më 30. 04. 2008, Prishtinë.

Page 150: edukata87

RREECCEENNSSIIOONNEE

Prof. Sami Repishti

FRAGMENTE TË SHKËPUTURA NGA LIBRI“NËN HIJEN E ROZAFËS”,

KUJTIME PËR HAFIZ IBRAHIM REPISHTIN

“Atëherë pritsha kthimin e babësqë, gjithnji, në kohë të caktueme, vin-

te nga faltorja e lagjes, mbasi kryente

lutjet e mbramjes. Më kujtohet kur ai

hynte në dhomë. Nana e të gjithë fë-

mijët ngriheshim në kambë. Ishte i

madh nga trupi dhe, për natyrë, fliste

pak. Nana na kishte mësue kështu dhe

kërkonte nga ne, të rrijshim të qetë kur

ai ishte në shtëpi. Më kujtohet mirë

baba, dhoma e tryeza ku studionte, ka-

rrika e raftet e librave të tij. Lexonte

pothuejse gjithë ditën. Si imam i la-

gjes, ngrihej herët çdo mëngjes, udhë-

hiqte lutjen e “sabahut” në xhami dhekthehej në shtëpi.

Babai im ka qenë besimtar me bi-

ndje...

Gjatë muejve të dimnit, nji rreth i

ngushtë i banorëve të lagjes mblidhe-

shin nganjiherë në shtëpinë tonë, në

mbramje, mbas darkës. Ishin të gjithë

të nji moshe, rinia e vjetëve 1912-13,

të gjithë vullnetarë në mbrojtjen e qy-

tetit nga agresioni malazes. Baba kish-

te qenë komandanti i tyne. Në mesin e

nji entuziasmi të ringjallun, ata harroj-

shin “hallet” e ditës, e rijetojshin ditëte rezistencës së tyne heroike. Tregi-

met ndiqshin njeni-tjetrin, episodet

përsëriteshin, zanet ngriheshin, e me

fëtyrat e skuquna nga emocionet, gru-

pi i ish-vullnetarëve kalonte orët e ta-

EDUKATA ISLAME 87300

kimit, në nji gjendje ekstazi të vërtetë,

e të justifikuem. Ishte forma ma e nal-

të e kohezionit shoqnor të qytetarisë

shkodrane.

Në kohën e darkës, baba dëshironte

të na shihte të gjithëve të rreshtuem në

tryezë, simbas moshës. Mbas darke,

shkonte në dhomë të vet e na vihesh-

im me u përgatitë për mësimet e së ne-

sërmes. Në ato ditë nuk kishim radio

për lajme e muzikë. Kur sytë fillojshin

me u mbyllë prej gjumit, nana, që rri-

nte gjithëherë me fëmijt, na merrte për

dore e na përcillte deri në krevat. Ma-

ndej na jepte nji të puthun, ngrohtësin

e së cilës e ndiej edhe sot, e na uronte

“natën e mirë!”. Na bajshim nji gjumëtë ambël deri në mëngjes. Ishim të lu-

mtun!”fq. 10-11

“Pamja e babës që hyni atë çast nëdhomë, më solli në vete.

- Çka u ba sot?, më pyeti me za të

ulët.

I tregova gjithçka me hollësi.

- Fatkeqsi, më ndërpreu ai. – Kam

pasë shpresa se breznia ime do të ishte

e fundit që do të luftonte për mbroj-

tjen e vendi. Jam lutë që ju të rriteni të

lirë, pa sprovue atë që vuejtëm na.

Kam frikë se, ditë edhe ma të këqia

se tonat po vijnë për ju. Biri im, je

ende i ri, - më tha, - por, dëshiron sot

baba yt me të thanë ate që duhet të

thojsha në nji moshë ma të pjekun.

E me nji za që filloi t’i dridhet ngaemocioni, vazhdoi:

- Nuk ka tjetër shpëtim ky vend,

veç vendosmënisë sonë me e mbrojtë.

Me e dashtë e me e ruejtë, asht e vet-

mja rrugë nderi për ty, ashtu si ka qe-

në edhe për mue.

E tue më fërkue kokën lehtas me

dorë, ai shtoi:

- Do të shohësh sa e vështirë asht

me i qëndrue besnik asaj rruge...!

Pa muejtë me e shikue në sy prin-

din që vuente, i hodha krahët në nji

përqafim, ku shijova, me kënaqsinë

ma të madhe, nxehtësinë e përqafimit

atnor. Ai më mbështolli me krahët e

vet e më dha nji të puthun në ballë.

Nuk e dijsha se çka shqetësonte babën

ma shumë në atë moment solemn, por

sigurisht, frika e përleshjes në rrugët e

qytetit, e frikësonte pa masë. Babë e

djalë u ndjemë kaq afër njeni me tje-

trin, e për arsye që kalojshin kufijt e

jetës sonë familjare, e të shkollës. M’uduk sikur po hyjsha në nji ndërtesë të

re, ma të madhe, ma të randësishme,

në nji faltore të shenjtë, derën e së

cilës po e hapsha çdo ditë, e ku gjeta

babën, luftarin e së kaluemes, që më

ftonte me bindje - e sigurisht me frikë

- me u gjunjëzue para altarit që kër-

konte sakrifica njerëzore. E tmerrsh-

me!”fq. 17.

Page 151: edukata87

RECENSIONE 301

“Në shtëpi, baba më pyeti për de-

monstratën e më qortoi për mënyrën e

pakujdesshme të punës dhe rrezikun e

madh që përballojshim. Unë u revolto-

va për të parën herë, kundër prindit që

dojsha aq shumë. Si i ri, isha i bindun

se sakrifica ishte ushqimi i lirisë. Në

atë çast ekzaltimi, autoriteti pothuejse

i padiskutueshëm i babës, pësoi nji të

çame që nuk u mbyll përsëri plotë-

sisht. Ai më shikoi me habitje e dësh-

prim të qartë, sikur të ishte sulmue

papritmas, i papërgatitun, e mbasi vre-

jti me kujdes gjestet e mia e humbi

çdo shpresë se unë do të kërkojsha të

falun, filloi të ndryshojë ngjyrë. Nga

sytë u rrokullisën dy pika lotë mbi

mollëzat e faqeve, që tregojshin tash-

ma shenjat e moshes së kalueme e lo-

dhjes. Pa lëvizë nga vendi:

-Biri im, - më tha, - mos harro se

jam prind!

Asnji fjalë tjetër nuk do të kishte

pasë efektin magjik të kësaj shprehjeje

kaq të vërtetë e kaq të thjeshtë njiko-

hësisht. U hodha në parzmin e tij. Ai

më përqafoi. At e bir kuptuem mirë

se, në të ardhmen, unë do të isha ma i

lirë e i pavarun në aktet e mia e njiko-

hësisht, nuk do të harrojsha zemrën e

atit tim, çerdhen ma të sigurt për stre-

him në ditët ma të vështira.

Kisha nji nevojë të madhe me

shpërthye! Nuk dëshirojsha me u ush-

qye me shpresa ma gjatë, as me besue

në mbretninë e qiellit që pret të gjithë

“njerëzit e mirë”. Revoltimi vuni parameje nji botë që premtonte plotësimin

e dëshirave tona këtu, mbi këtë tokë,

shënonte me gisht rrugën që duhej

ndjekë, e jepte sinjalin “Përpara përsulm!” Unë u nisa. Ajo që do të vintema vonë, nuk dihej. Kësaj rradhe, nuk

dëshirojsha me mendue!

fq. 23.

“Vetëm dy ditë ma vonë, nën errë-

sirën e natës, hyni në shtëpinë time me

hap të shpejtë, kushërini, (Është fjala

për Zyhdi Repishtin, pushkatuar nga

forcat gjermane) kësaj rradhe i

palajmuem. Pa pritë pyetjen tonë, ai

shpjegoi: “Policia fashiste më ndjek.

U largova nga shtëpia. A mund të

kaloj natën këtu, me ju?”Baba u prek! Me gjithë urrejtjen

patologjike që ushqente për “komuni-stët ateistë”, “Po,” i tha, “rri këtu, de-

risa të gjejsh nji strehim të sigurtë”!Ai u qetësue. Nuk shkëmbyem asnji

mendim, përveç bisedës së zakonshme

në nji rreth familjar. Mbas darke, tue

urue “Natën e Mirë!”, çdonjeni shkoinë krevat.

Duhet të ketë qenë mbas orës dy-

mbëdhjetë të mesnatës, kur nji bastisje

e papritun e shtëpisë nga policia fashi-

ste, tronditi gjumin e qetësinë e natës

në shtëpinë tonë. Para se të hyjshin

brenda në shtëpi, dërrmuen derën e

madhe të hymjes, me karrocerinë e nji

kamioni ushtarak, nga ku zbritën rreth

EDUKATA ISLAME 87302

tridhjetë ushtarakë e policë italiane, të

shoqënuem nga nji spiun shqipfolës.

Nana ime, me nji guxim të rrallë, e

mori kushërinin për krahu e, nga dera

e mbrapme, e kaloi nëpër kopsht, nga

ku ai u largue në errësinë.

Me hymjen e ushtarakëve, familja

u mblodh në nji dhomë. Të huejt na

rreshtuen me shpinë për mur. Prindë e

fëmij ndiqshim me frikë lëvizjet e asaj

bande fashistësh, që përmbysën çdo

gja në kërkim të nji diçkaje që nuk e

gjejshin. Ndigjojshim shamjet e ndyta

e mallkimet e fashistëve të armatosun.

Dy prej tyne, bajshin roje me armë në

dorë para nesh. Për ma shumë se nji

ore, në rrobë gjumi, pritshim përfundi-

min e “operacionit”. Nji oficer kapibabën për krahu, e shtyu me forcë në

dhomën tjetër, mbylli derën e filloi të

bërtasë. Zani i babës nuk ndigjohej,

por kuptohej nga britmat e oficerit, se

ai e rrehte pa pushim. Ma vonë, baba

u kthye i tronditun thellë. Për nji kle-

rik musliman me moshë të kalueme,

nji trajtim i këtillë ishte ma shumë se

mund të mbahej në kurriz. Nana e fë-

mijt e shikojshim me frikë e dhimbje.

Mbas nji kërkimi të imtë, oficeri

dha sinjalin, e të gjithë u larguen. Ish-

im përsëri të lirë me folë. Prindët na

përqafuen, e uruem natën e mirë. Por

në dhomën e tyne, drita nuk u shue.

Ata nuk fjetën ma. Atë natë, në orët e

para të mëngjesit, nana na zgjoi me

britmat e saj. Na vrapuem. Në krevat

shtrihej baba, gjysmë i paralizuem.

Mjeku na tha se kishte pësue nji he-

moragji cerebrale, shkaktue nga ten-

sioni. Pak ditë ma vonë, baba im vdiq!

***

Që nga okupacioni i 7 prillit, baba

jetonte i torturuem nga dilema që i

shtrohej ato ditë si prind, në mes të

detyrës patriotike të luftës kundër pu-

shtuesve italianë nga njena anë, e fri-

kës që i shkaktonte përhapja e ideve

komuniste në vendin tonë e veprimta-

ria e tyne, nga ana tjetër.

Si klerik pa dyshime, ai përsëriste

me bindje: “Due të vdes, para se të fi-tojnë komunistët!” Megjithatë, kur ku-

shërini im “komunist” kërkoi strehim

në shtëpinë e tij, ai e pranoi!

Gjatë vjetve të pushtimit fashist, im

at, tashma nji prind i plakun, në vepri-

mtarinë time përjetonte nji andërr të

veten, të pandame me frikën e përdit-

shme të humbjes së djalit, frikë atnore

që nuk i lejoi me gëzue nji ditë të mi-

rë, për katër vjet me rradhë. Tashti fati

e deshti me ra viktimë e fashizmit, për

aktin vet flijues. Shpeshherë mendoj-

sha se, çka do të thonte ai, sikur të

mund të fliste sot për mënyrën e vde-

kjes se tij. Ashtu si e njoha unë, kam

bindjen se ai nuk do të mallkonte fatin

e keq që pësoi, e në rast përsëritjeje, ai

nuk do të kishte veprue ndryshe. Sigu-

risht, ai nuk do të kishte provokue nji

Page 152: edukata87

RECENSIONE 303

vdekje të këtillë; por kur fati e kërkoi,

ai e pranoi pa hezitim.

Mbas varrimit të babës, ndjeva nji

boshllëk të madh në zemër. Humbja e

tij, pamja e dhimbshme e nanës e për-

gjegjsia e familjes, u treguen shumë të

randa për supet e mia të pa përvojë.

Vetëm, i shtrimë në nji sofa e me sytë

e ngulun në tavanin e dhomës, pritsha

afrimin e natës, nga dritorja e hapun

në atë mbramje fundshtatori. Pa u ku-

jtue fare, ndjeva nji nevojë të thellë, të

papërmbajtshme, për muzikë. Me gji-

thë turpin që ndiejsha për këtë nevojë

atë natë, e që përpiqesha me mshehë,

tingujt e muzikës së lehtë, mbas fu-

neralit, tingëllojshin si nji hymn hyj-

nuer për zemrën time të përvlueme.

Muzika...ashtu gjuha e perëndive, kur

heshtja na mundon.

Për disa vjet, babë e djalë kishim

farkëtue nji lidhje të mbështetun në

dashuni e respekt. I trembun nga ko-

nservatorizmi fetar i babës, por i

tërhequn nga kambëngulja dhe qënd-

rueshmëria e tij në bindjet e veta, nuk

arrijta me besue si ai, pa kondita e me

pranue pa rezerva, çdo mësim fetar që

ai më jepte në mbramje, në shtëpi. Ai

shqetesohej! Megjithatë, u edukova

nga përvojat e përditshme, me pranue

se ishte plotësisht e natyrshme për

individët, me mbajtë bindje të patund-

shme në parimet themelore, bazë të

mendimit e veprimit të tyne, si dhe me

i mbrojtë ata, me guximin e nevojsh-

ëm, pavarësisht nga opinionet e kund-

ërta, të përqafueme nga shumica. Kjo

ishte edhe pozita e vështirë e klerikëve

të vendit tonë, në vjetët e luftës dhe

rritjes së influencës ateiste në shoqni.

Baba im lente mbas vetes nji tra-

shëgimi të paçmim. Pranimi i menji-

hershëm i kërkesës për “strehim“ ngakushërini i përndjekun, me gjithë

bindjet e tij si klerik, të luftës pa ko-

mpromis kundër ateizmit materialist,

tregonte suazën mendore që drejtonte

aktet e tij në jetë. Respekti i tij fetar

për shenjtninë e jetës së njeriut, e

shtynte atë të rrezikonte veten e fami-

ljen për me shpëtue nji të ri me bindje

komuniste. Për ma tepër, ai ishte edhe

tradicional. “Miku“ troket në derë,kërkon ndihmë e gjen strehim, sepse

“e kemi zakon“ mikpritjen! Ishte kykoncept i pranuem pa mëdyshje, që e

ngriti babën në shkallën e përqafimit

të sakrificës, për hir të nji parimi që ai

e pranonte a priori. Gjesti i tij më dha

të kuptoj gjithashtu, edhe thelbin e

fortësisë së traditës në shoqninë shqip-

tare, për shekuj me rradhë, në nji vend

ku autoriteti e ligji i imponuem nga ai,

kishin mungue. Tradita, ky pranim i

vullnetshëm i dokeve e zakoneve të

paraardhësve tonë, në jetën tonë të

përditshme, pa rregulla të shkrueme,

ky kod i kulturës popullore dhe që-

ndrimeve të mbajtuna në situata të

ndryshme, ka luejtë nji rol kryesor në

kohezionin shoqnuer të vendit tonë,

EDUKATA ISLAME 87304

për sa kohë që ekuilibri i krijuem nuk

u prishte nga ndërhymjet e “hueja“,qoftë në formë invadimesh, qofte me

ekspozime të detyrueme nga influen-

cat e ardhuna nga “jashtë“, e diame-

tralisht të kundërta me ata të vendit

tonë. Shprehja popullore se “i hueji naka prishë “, ishte me vend!

Të nesërmen, për hir të kujtimit të

babës, shkova në xhami për lutjen e

Bajramit. Ceremonia fetare më mallë-

ngjeu edhe ma shumë, sepse kësaj rra-

dhe nuk ishte ai që e kryesonte; ishte

nji imam i ri. Nuk më kujtohet gja nga

predikimi i tij, as kisha dëshirë me

ndigjue me vëmendje.

Mendja ime ishte në shtëpi, te fa-

milja që vajtonte. Por ritmi i faljes, me

ulje e ngritje, më bani të ndjehem pje-

së e grupit rreth e rrotull meje. Të rre-

shtuem njeni pranë tjetrit, vargjet e

gjata të besimtarëve lëvizshin me nji

ritëm solemn, e më kujtojshin në atë

çast, bukurinë e fushës në verë e përu-

ljen e kallijve të grunit të pjekun, nën

puhinë e erës së lehtë që fryn, e gru-

najat duken sikur të ishin valë deti. Në

atë cast, pashë besimtarët që luteshin,

adhurues të thjeshtë të Krijuesit që

mbushnin faltoret, përuleshin para al-

tarit, sikur të ishin të tërhequn nga nji

burim jetedhanës e i parezistueshëm.

“Ata“ mendova, besimtarët, janë të lu-

mtun në thjeshtësinë e tyne...!”fq.40-42.

“Nji ditë ma vonë, ndjeva nji ne-

vojë të fortë me vizitue vorrin e babës,

në vorrezat jo larg nga vendi i punës.

Baba im, si fetar i bindun, kishte pra-

nue pa kundërshtim “kismetin” që emundonte, si “vullneti i të MadhitZot!” Me dukej sikur, në brendinë etij, nuk kishte dilema.

Paqsor për natyrë, ai jetonte nji jetë

të mbështetun në parimet fetare e tra-

ditat shekullore të qytetit tonë; ishte

nji tradicionalist i përkryem! Kur u

gjinda para vorrit të tij, i gjunjëzuem

nga malli e respekti për kujtimin e tij,

nuk munda me kuptue, si ai nuk u re-

voltue kundër vuejtjes e vorfnisë që e

munduen aq shumë, sidomos vitet e

fundit të jetës, si i qëndroi besnik fata-

lizmit nënshtrues të islamizmit! Vue-

jtje e qetësi e brendshme: nuk kishte

vend për revoltë.

E tashti, djali i tij gjunjëzohej para

vorrit, por me frymën e revoltës që e

ushqeu gjatë rezistencës kundër të

huejit, gjatë burgimit të gjatë, e që

tashti e shtynte me abandonue famil-

jen e me rrezikue jetën, me arratisje në

nji vend të huej, me të paprituna e plot

të panjohuna... si aventurier!

“Kështu më deshe, besnik i vetvet-

es,” thashë me za të ulët. “Sot, jam kë-

tu para vorrit tand, me të tregue se po

nisem për aventurën e dytë...Nga ti

mësova të luftoj për parime të drejta,

që kërkojnë vuejtje e sakrificë. Nana

do të vuejë e do të vdesë e vetmueme!

Page 153: edukata87

RECENSIONE 305

A do të ma falë ajo, shkelmin e dha-

nun? Kam ndërgjegjen e randë... Të

lutem babë, lutu për mue! E kur e vet-

muemja nanë do të vijë këtu, me vue

lulet në përvjetorin e vdekjes sate, do

të pastrojë barnat e këqia, ashtu si çdo

vit e, mandej do të mbështetë njenën

dorë mbi këtë vorr tandin, e ulun, e

heshtun, e tue fshi lotët që nuk pushoj-

në, do të përsërisë si gjithëherë: “Psemë le vetëm, o burrë...kur fëmijt po

rriten e unë kisha ma shumë nevojë se

kurrë për ty?”Ajo do të fillojë mandej të ankohet

për largimin tim e vuejtjet e reja që

largimi do të sjellë...Atë çast, të lutem

babë, ngrejë zanin ma nalt se i vdeku-

ni, aq sa ajo të ndigjoje e thuej se, ti je

i kënaqun që unë jam ashtu si më

deshte, i ndershëm me veten time. Ve-

tëm atëherë, në dheun e largët ku do të

kaloj unë ditët e vjetët pa numrim, do

të qetsohet zemra ime e trazueme...La-

mtumirë babë, e pushofsh në paqe!”Kontrasti i filozofisë së jetës, mes

babës e djalit, ishte i plotë! Sikur të

mos kishte ra kataklizma mbi vendin

tonë, a do të kisha qenë edhe unë si

ai? I nënshtruem fatit, pa pyetë, i qetë,

me jetue e me vdekë, njilloj si ditën që

lindëm? Nëqoftëse përgjegja asht

“po”, atëherë, si duhet të kuptojshakataklizmën që ra mbi kokë? Bekim

apo mallkim i fatit? Në atë gjendje

mobilizimi të plotë të gjithanshëm e të

pakompromis që gjindesha, katakliz-

ma ishte aleati im ma i mirë, ishte

shoku i rrugës ma besnik, ishte stuhia

e parezistueshme që më shtynte kah

horizontet e reja, ku liria e pacënueme

ushqente shpirtin e individit të lirë.

Kataklizma që më ra mbi kokë, ashtu

si frika e vdekjes së harrueme, më

kishte gjallnue!

fq.169.

“Nana e mjerë tregonte se, në njiditë të ftohtë e të zymtë dimni, rojet e

kuqe të Sigurimit të Shkodrës nuk i

tregojshin ku gjindesha. Lutjeve të saj

i përgjigjeshin me tallje. Kambëngu-

ljes së plakës që kërkonte me dijtë fa-

tin e djalit, gardiani i kuq i përgjegjej

me nji ton tallës:

- Do të dijsh se ku është djali?

- Po atë pres për ma shumë se dy

orë, - përgjegji plaka.

- E mirë pra. Djali yt nuk është kë-

tu, as në burgjet e tjera....Gjeje ti vetë

se ku është.

- Ku ta gjej unë e mjera? Më ranë

kambët tue ecë...

- Nuk është larg! Ti e di ku janë va-

rrezat? Atje...me të tjerët...

Plaka tregonte se kishte ra në gjuj.

Kambët nuk e kishin mbajtë ma e zani

nuk i kishte dalë nga goja. Me sy të

drejtuem nga qielli i vranët i asaj dite

dimni, kishte humbë çdo ndjenjë.

Ashtu pa lëvizë, e gjunjëzueme në

tokën e ngrime, dukej ma shumë si nji

gur vorri pa formë si nji qenie e gjallë.

EDUKATA ISLAME 87306

Fytyra e saj e verdhë nga dhimbja e

nxi nga era e akullt që e ngrinte, tre-

gonte ma shumë nji të vdekun, se të

gjallë. Buzët katran e të ngrime, nuk i

kishin lëvizë, as sytë e mbërthyem

ngultas në retë e murrme që mbuloj-

shin qytetin atë ditë. Vetë vendi e pa-

mja rreth e rrotull ishte kthye në nji

vorr për djalin, që ajo ishte përpjekë

me përfytyrue në mendjen e saj e me

përjetue në kujtime, çastin kur djali

ishte pushkatue, shtye me kambë në

gropën e hapun, fytyren mbulue me

dhe, i harruem, pa emën, pa gjurmë.

Para nji vegimi të këtillë, të mbështje-

llun nga hija e vdekjes, dy duert e saj

ishin ngritë ngadalë kah qielli, vendi

ku për atë qëndronte Krijuesi, e i ishte

dorëzue Atij, pa kundërshtim...

Ishte kjo bota që unë luftojsha pa

rezerva!”

Nga libri “Nën Hijen e Rozafës” nëinternet, Sami Repishti, fq. 177

Page 154: edukata87

RECENSIONE 307

Hafiz Ibrahim Repishti*(1882-1943)

Me rastin e 65-vjetorit të vdekjes

Ibrahim Repishti është një persona-

litet i shquar i jetës qytetare, politike,

shoqërore e fetare në Shkodër. Bano-

rët e lagjes “Dudas” ku ai u lind dhe urrit, ku shërbeu si imam i xhamisë për

afro 30 vjetët e fundit të jetës së tij, e

njohin mirë Hafiz Ibrahimin si atdhe-

tar i devotshëm, si politikan demokrat,

si burrë i nderuar, si njëri nga hoxha-

llarët më të shquar të qytetit, si familj-

ar me virtytet më të mira të një prindi

shembullor.

Nga një vështrim përgjithësues i je-

tës dhe veprimtarisë së Hafiz Ibrahim

Repishtit dallohen qartë dhe prerazi

dy periudha:

Njëra është e ngjeshur me përpje-

kjet të shumta atdhetare, ushtarake,

politike e shoqërore, gjatë së cilës Ha-

fiz Ibrahim Repishti luan një rol tepër

aktiv në luftën për mbrojtjen e atdheut

kundër sulmeve sllave, në luftën për

interesat kombëtare, në përpjekjet për

themelimin e shtetit të ri shqiptar dhe

të institucioneve të tij demokratike.

Në këtë etapë të jetës ai është demok-

rat konsekuent, ku idetë e tij filozofike

e fetare i shkrin në një me interesat

kombëtare dhe demokratizimin e sho-

qërisë shqiptare.

Tjetra, periudha e dytë e veprimta-

risë së tij pas një vrulli djaloshar e bu-

rrëror për t’u tërhequr në një shteg jetemë të shtruar, ndoshta më kuptimplo-

të, që lidhej drejtpërsëdrejti me idealet

e përgatitjen e tij në udhën e edukimit

të njerëzve me moralin e lartë islam,

me fjalën e madhërishme të Kur’anitfamëlartë e të traditës profetike. E gji-

thë përgatitja e tij, dituria e tij, përvoja

e tij e pasur tashmë drejtohet në këtë

objektiv, në përhapjen e besimit islam

te banorët e lagjes së vet. E në këtë

fushë veprimtarie gjeti prehjen e këna-

qësinë e tij shpirtërore, aq sa u bë she-

mbull i rrallë devotshmërie dhe edu-

kate për të gjithë. E nëse banorët e

“Dudasit”, kësaj lagjeje të vjetër dhendër më të nderuarat e Shkodrës edhe

sot, mbas 50 vjetësh lufte të çmendur

ateiste ruajnë thellë në zemër besimin

në Zotin e madhërishëm dhe traditat e

mira morale, fetare e qytetare, kjo i

dedikohet edhe punës së nderuar të

këtij edukatori të respektuar prej të

gjithëve, Hafiz Ibrahim Repishtit.

Hafiz Ibrahim Repishti u lind në

Shkodër, në vitin 1882. Familja e tij

merrej me tregti dhe gëzonte një nde-

rim të veçantë mes gjithë atyre familj-

EDUKATA ISLAME 87308

eve në atë krah të qytetit, që përfshinte

lagjen “Shabanej”, “Ndocej”, “Dud-

as’, “Dërguti” e “Kiras”, ku banontenjë popullatë e besimit islam, e njohur

për devotshmëri fetare dhe atdhe-

tarizëm.

“Dudasi” qe gjithnjë në ballë të çe-

tave vullnetare në luftë për mbrojtjen

e trojeve shqiptare nga sulmet e fqi-

njëve grabitqarë apo në ballë të lëviz-

jeve çlirimtare kundër sundimit të

huaj. Gjatë periudhës së stuhishme të

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit burrat e

kësaj lagjeje ishin gjithnjë në rreshtat

e parë të luftëtarëve;

Ky material është nxjerrë nga libri

“Në kujtim të brezave”, i autorëveFaik Luli, Islam Dizdari dhe Nexhmi

Bushati, Shtypshkronja “Rozafa”,Shkodër, 1997, faqe 263-280. Kapitu-

lli për Hafiz Ibrahim Repishtin është

shkruar nga Islam Dizdari. Po e bo-

tojmë këtë pjesë me disa ndryshime.

Mjafton të përmendim kuvendin e

burrave shkodranë, të zhvilluar në

oborrin e familjes Drishti, mu përballë

shtëpisë së Repishtëve. E kur çetat

vullnetare niseshin për në luftë për

mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e

Grudës, Haxhi Jusuf Repishti, babai i

Hafiz Ibrahimit, do të luante një rol

me rëndësi në këtë periudhë heroike të

lëvizjes popullore.

Ai do të nënshkruante memorandu-

min e 13 qershorit 1878, dërguar Kon-

gresit të Berlinit për mbrojtjen e to-

kave shqiptare e jo vetëm kaq, por

Haxhi Jusuf Repishti ishte zgjedhur

kryetar i Komisionit për financimin e

forcave të Lidhjes për Shkodrën.

Komisioni kishte për detyrë të

mblidhte ndihma për ushtrinë vullne-

tare, që mbronte tokat shqiptare nga

ushtritë e Malit të Zi.

Shpenzimet për pajimet, për ushqi-

met, për transportin janë përballuar

nga kontributi i popullsisë qytetare.

“Në Shkodër u mblodhën më se600000 groshë, e 100 kuaj të ngarku-

em shkonin për ditë në Tuz”1. Barkat

e Liqenit të Shkodrës dhe të Bunës u

vunë në dispozicion të Lidhjes2. Kur u

luftua për mbrojtjen e Hotit dhe të

Grudës dërgoheshin çdo ditë për në

frontin e Malësisë së Madhe 8000 ra-

cione bukë misri, aq sa ishte numri i

vullnetarëve.3 Organizimi i gjithë kë-

saj pune për grumbullimin e ndihmave

nga populli në shërbim të frontit ishte

një detyrë e vështirë, kërkonte përku-

shtim e ndershmëri në kryerjen e saj.

Haxhi Jusuf Repishti këtë detyrë e

kreu me ndershmëri e korrektësi të ve-

çantë. Ai u shqua jo vetëm si burrë i

ndershëm dhe organizator në krye të

Komisionit për financimin e frontit të

1 Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet”,dorëshkrim, fq. 1074.

2 Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit e veprimete saj. 1878-1881. Tiranë, Qershuer 1939.Shtëpija Botonjëse “Kristo Luarasi”, fq. 96.

3 Dr. Xhevat Repishti, “Demokrat i pastër efetar i mirë”, gaz. “Drita Islame”, Viti I ibotimit, korrik 1992, fq.3.

Page 155: edukata87

RECENSIONE 309

forcave vullnetare të Degës së Lidhjes

për Shkodrën, por ishte edhe një ho-

xhë i ditur, një studiues i pasionuar,

një mësues nga më të nderuarit e Me-

dresesë së Pazarit ku, siç shkruan stu-

diuesi Xhevat Repishti, kishte edhe

një dhomë në mjediset e kësaj shko-

lle.4

Duke ndjekur traditën e familjes, të

babait të vet, Ibrahim Repishti që në

fëmijëri merr një edukatë të shëndo-

shtë fetare, ndjek mejtepin e njohur të

lagjes dhe pastaj vazhdon studimet në

Medresenë e Pazarit. Në këtë medrese

pati profesorë të njohur, mes të cilëve

Hafiz Halit Bushatin. Duke shprehur

nderimin për këtë myderriz të shquar

Hafiz Ibrahimi në ditarin e vet mes

tjerash shkruan: “Me datën 14 qanunievel 1332 (27 dhjetor 1916) vdes më-

suesi i jem, Hafiz Halit Begu dhe e

varrosin nën minaren e Xhamisë Pla-

kë”5

Në vitin 1907 me shpenzimet e ve-

ta shkon në Stamboll për të ndjekur

studimet e larta teologjike, duke u ku-

alifikuar për të drejtën kanonike

islame, shkencën e Sheriatit.

Krahas përgatitjes në fushën e ditu-

risë islame gjatë qëndrimit në krye-

qytetin e trazuar turk të atyre viteve, ai

mori pjesë në lëvizjen e studentëve

4 Po aty.5 Hafiz Ibrahim Repishti, Kronika, citohet sipas

përkthimit të Hamdi Bushatit. “Shkodra dhemotet”. Kapitulli XVIII. Kronika të ndryshme.Fq. 1001-1002.

universitarë kundër pushtetit të Sullta-

nit dhe ndihmoi Lëvizjen e Turqve të

Rinj “Bashkim e Përparim”. Me keqë-

simin e gjendjes dhe me zhgënjimin

që pësoi nga kjo lëvizje, u kthye në

Shkodër, në verën e vitit 1912 6.

Gjendja politike në atë kohë në

Shkodër ishte shumë e nderë. Synimet

grabitqare të Malit të Zi e rritën tensi-

onin politik. Shkodra u rrethua nga fo-

rca të shumta ushtarake, serbe e

malazeze. Garnizoni turk, me kom-

andant Hasan Riza Pashën, organizoi

mbrojtjen e qytetit. Popullsia e qytetit

u bashkua me trupat turke, mijëra vu-

llnetarë rrokën armët dhe u vunë në

ballë të llogoreve mbrojtëse.

Në kohën e luftës Shkodra ishte e

mbrojtur prej shtatë zonave kryesore

të fortifikuara, që ishin: Taraboshi,

Bërdica, Dervish-Tepe, Fusha e Shtoj-

it, Zona e Kirit, dhe ajo e Liqenit. Fu-

qia mbrojtëse e Shkodrës formohej

prej 15 mijë ushtarësh. Nga këta 5000

ishin ushtarë aktivë e 10000 ishin re-

zervistë, shqiptarë të ardhur nga kra-

hina të ndryshme të Shqipërisë dhe

vullnetarë shkodranë myslimanë. Ndë-

rsa ushtria sulmuese serbo-malazeze,

sipas të dhënave të kolonelit Emanuel,

vëzhgues lufte gjerman në anën e ma-

lazezve, përbëhej prej 25000 trupash e

6 Shënime biografike: Hafiz Ibrahim Repishti. 3faqe të daktilografuara, të dhëna nga fami-ljarët. Pa datë.

EDUKATA ISLAME 87310

së bashku me serbët numri i ushtarëve

arrinte në 55000 veta.

Në bazë të informatave të librit

“Ishkodra Mudafaasi”7 bombardimi i

parë kundër fortesave filloi në Tara-

bosh, më 11 tetor 1912. Bombardimet

e luftimet vazhduan deri më 22 prill

1913, plot 183 ditë.

Shkodra e rrethuar u mbrojt me tri-

mëri të jashtëzakonshme gjatë këtyre

7 muajve. Populli i Shkodrës, duke

njohur qëllimet grabitqare e antishqi-

ptare të malazezve, ishte gati të sakri-

fikonte çdo gjë e në asnjë mënyrë nuk

lejonte të dorëzohej vendi ushtrive ar-

mike, që e kishin rrethuar. Qëndresa

heroike e banorëve të qytetit lidhej

edhe me trimërinë dhe aftësinë drejtu-

ese të komandantit turk Hasan Riza

Pasha e të ushtarëve turq. Forcat vull-

netare të banorëve të lagjeve dhe ush-

tarët turq luftuan në të njëjtën vijë

fronti. Është për t’u shënuar se ngaçdo lagje dolën vullnetarë të pajisur

me armët e tyre dhe furnizoheshin nga

familjet e tyre. Në këto luftime ata në

shumicën e rasteve kishin në krye

edhe imamët e hoxhallarët e lagjeve të

veta. Siç kemi theksuar edhe në raste

të tjera, hoxhallarët shkodranë ishin

7 Abdurrahman Nafis e Qeramudin, Historiaturke “Ishkodra Madafaasi”, botuar në Sta-mboll, viti 1933. Autorët ishin shtatmadhori tëkomandës turke, bashkëpunëtorë të HasanRiza Pashës në Luftën Ballkanike në Shkodër,1912-1913. Citohet sipas Hamdi Bushati“Shkodra dhe motet”, dorëshkrim, fq. 1093.

pranë popullit të vet, merrnin pjesë në

të gjitha ngjarjet e qytetit e ishin në

ballë të interesave të popullit e të

përpjekjeve për liri. Nuk është aspak

rastësi që edhe në këtë luftë ku vihej

në rrezik fati i atdheut dhe copëtimi i

tij, aq më tepër kur vihej në rrezik qy-

teti kryesor i Shqipërisë, Shkodra, që

të aneksohej nga Mali i Zi, ishin ho-

xhallarë të tillë, si: Haxhi Hafiz Abaz

Golemi, Haxhi Sulejman Gavoçi, Ha-

fiz Musa Dërguti, Hafiz Ibrahim Repi-

shti, Sheh Ali Kruja etj. etj., që rrokën

armët e luftuan në rreshtat e parë të

frontit. Ideali i tyre fetar ishte i shkrirë

me interesat kombëtare dhe ata nuk

kishin si të mos ishin në krye të bano-

rëve të lagjeve të tyre. Në këto radhë

të luftëtarëve vullnetarë u rreshtua

edhe Hafiz Ibrahim Repishti. Ai rroku

armët dhe iu përgjigj thirrjes së at-

dheut. Çeta e vullnetarëve të lagjes

“Dudas”, e përbërë prej 16 vetash, ki-shte në krye Hafiz Ibrahimin, familja

e të cilit mbulonte pjesën më të madhe

të shpenzimeve për ushqimin e vullne-

tarëve. Për shtatë muaj ai nuk u largua

asnjë ditë nga breshëria e plumbave

dhe i gjyleve të ushtrisë malazeze, që

sulmonte me tërbim për të thyer vijat

mbrojtëse të vullnetarëve shkodranë,

me qëllim që ta vinte Konferencën e

Ambasadorëve të Londrës para një fa-

Page 156: edukata87

RECENSIONE 311

kti të kryer, do të thotë, pushtimit të

Shkodrës.8

Në librin “Nën hijen e Rozafës”,djali i Hafiz Ibrahimit, Samiu, kujton:

“Gjatë muejve të dimnit, nji rreth ingushtë i banorëve të lagjes mblidhe-

shin nganjiherë në shtëpinë tonë, në

mbramje, mbas darkës. Ishin të gjithë

të nji moshe, rinia e vjetëve 1912-13,

të gjithë vullnetare në mbrojtjen e qy-

tetit nga agresioni malazez. Baba kish-

te qenë komandanti i tyne. Në mesin e

nji entuziasmi të ringjallun, ata harroj-

shin “hallet” e ditës, e rijetojshin ditët

e rezistencës së tyne heroike. Tregi-

met ndiqshin njeni-tjetrin, episodet

përsëriteshin, zanet ngriheshin, e me

fëtyrat e skuquna nga emocionet, gru-

pi i ish-vullnetarëve kalonte orët e

takimit, në nji gjendje ekstazi të vër-

tetë, e të justifikuem. Ishte forma ma e

naltë e kohezionit shoqnor të qyteta-

risë shkodrane”.9

Siç dihet Shkodra më në fund u

pushtua me tradhti.

Hafiz Ibrahimi ngjarjet e luftës për

mbrojtjen e Shkodrës në kronikën e

vet nuk i trajton fare (po ta marrim si

të plotë përkthimin e Hamdi Bush-

atit)10. Këtu gjejmë vetëm këto pak

shënime: “Qeveria malazeze tri javësundoi në Shkodër e mandej me datën

8 Shënime bibliografike, Hafiz Ibrahim Repi-shti, shënime të cituara.

9 Sami Repishti, “Nën hijen e Rozafës”, sipasbotimit në internet, fq. 10-11.

10 Dr. Xhevat Repishti, artikull i cituar.

1 maj 1329 (14 maj 1913) ua dorëzon

Shkodrën pesë fuqive të mëdha: Ingli-

zit, Francës, Gjermanisë, Austrisë e

Italisë.

Më datën 25 prill 1320, ditën e

enjte (8 maj 1913) malazezët djegin

ma tepër se 250 dyqane të Pazarit të

Madh”.11

Gjatë kësaj periudhe Hafiz Ibrahim

Repishti fillon të marrë pjesë gjallëri-

sht në jetën politike të Shkodrës. Janë

kohë të vështira për atdheun dhe ai,

duke ndjekur traditën e të parëve,

është i lidhur me problemet që shqe-

tësojnë vendin dhe çështjet e atdheut i

vë në një peshë me ato të fesë.

Gjatë Luftës Ballkanike Shkodra

bëhet përsëri pre e sulmeve të shteteve

fqinje, edhe në Luftën e Parë Botërore

bëhet qendër e Komandës së Lartë të

trupave pushtuese austriake.

Hafiz Ibrahim Repishti në ditarin e

vet shënon: ”Po më datën 21 janar1915, ditën e premte, guvernatori i

Shkodrës, malaziasi gospodin Bozhe

ia dorëzon administratën e vendit

kryetarit të Bashkisë, Muharrem Gjyl-

begut, ndërsa administrimin ekzekutiv

ia dorëzon Malo Beg Bushatit.

Më datën 9 qanuni, sani 1331 (22

janar 1915) ushtria austriake hyni në

Shkodër pa luftë nga ura e Bunës”.12

11 Hafiz Ibrahim Repishti, vepër e cituar mëparë.

12 Po aty.

EDUKATA ISLAME 87312

Pushtuesi austriak filloi të marrë

masa ekonomike shtrënguese ndaj po-

pullsisë vendëse e në raste të veçanta

edhe përndjekje politike e ndëshkime

të rrepta ndaj kundërshtarëve të vet.

Sipas një kronike të Hafiz Ibrahim

Shkrelit thuhet: “Me ardhjen e aus-

triakëve këtu si okupatorë, pikësëpari

ata emëruan si guvernator, konsull

Hallin e komisar të përgjithshëm të

Shqipërisë, ish-konsullin e Austrisë në

Shkodër, të quajturin Krall. Këta të dy

formuan Qeverinë shqiptare me krye-

qytet Shkodrën. Në përbamjen e

qeverisë merrnin pjesë Fejzi Alizoti,

drejtor i përgjithshëm i financave,

Luigj Gurakuqi, i arsimit; Kryetar i

Bashkisë Musa Juka; Ahmet Boriçi,

drejtor i doganave; Vehbi Dibra, Kry-

emyfti; Tef Curani, drejtor i bankës së

bujqësisë; Avni Dobulla i drejtësisë;

Mustafa Nuri Pipa, kryetar i gjyqit të

fillimit. Më vonë u pat emnue fetfa-

emini Hafiz Ali Korça, kurse kadi i

Shkodrës, Xhemal Najpi...

Guvernatura në bashkëpunim po-

thuajse me të gjithë autoritetet e siper-

shënueme vuni sanksione guvernative

tue vu me detyrim pagesa e taksa që

randojshin popullin, vuen në zbatim

rekrutimin e djemve nga 19 deri në 35

vjeç, me rindërtue rrugë strategjike

nga vetë populli ose me bedela, vend-

osën me vu taksa bashkiake, me marrë

uha të brendshme prej tregtarëve dhe

pronarëve tue caktua 3 milion korona,

ndërsa prej bujqve tue nxjerrë 2-3 të

dheta, me regjistrue të gjithë pasuninë

e patundshme të banorëve, me vu

taksa në bazë të ligjeve austriake. Në

vitin 1918 filluen me marrë të dhetat e

grunit, të elbit, të tërshanës dhe të

theknit në natyrë...”13

Mes shumë masave, më tepër bëri

përshtypje rekrutimi ushtarak e stërvi-

tja e djemve shqiptarë për t’i dërguarnë luftë për mbrojtjen e kufijve të

shtetit austro-hungarez. Ligjet e vendit

u zëvendësuan me ligje lufte, okupo-

hen shtëpitë e qytetarëve për të strehu-

ar ushtarët, konfiskohen drithërat e

mallrat ushqimorë, gjithashtu edhe ba-

za ushqimore e bagëtive. Kundër këty-

re masave shkodranët protestojnë e në

mënyrë të veçantë kundër rekrutimit

të paraushtarakëve, të cilët do të stër-

viteshin për frontin e luftimeve.

“Popullsia myslimane e Shkodrësnuk pranoi t’i bindej atij urdhri që tëderdhesh gjaku i bijve të vet për në

frontin e Austrisë. Paria myslimane e

qytetit duke mos përfillë urdhrat ush-

tarake që në kohë lufte ndalojnë çdo

mbledhje me karakter politik, pa leje

me datën 15 prill 1916 mblidhet në

Xhaminë Plakë për të formulue nji

peticion, që të ndalonte masat

13 Ibrahim Efendi Shkreli (i mbiquejtuni Qorri)regjistër i shkruar turqisht, ish shef i llogarisësë financës ottomane në Shkodër, mandejMinistër i Financave në regjimin esadist.Citohet sipas Hamdi Bushatit, “Shkodra dhemotet”, fq. 996.

Page 157: edukata87

RECENSIONE 313

arbitrare dhe bile, në rast se autoritetet

ushtarake e lokale nuk do të pranonin

kërkesat e shkodranëve, kërkonin rru-

gë prej Feldmarëshallit Trolman të

linte të lirë një reputacion që të shko-

nte në Vjenë për t’i paraqitur atoankesa Perandorit të Austro-Hunga-

risë. Nga paria dhe esnafët, ditën e

parë mblidhen 60-70 vetë në xhaminë

e përmendun.

Mbledhja e parë formoi një komi-

sion, që të hartonte peticionin për

komandën ushtarake. Ky komision

përbahej prej Sadik Tiranës, Riza Da-

nit, Visho Bushatit e ndonjë tjetri nga

masat. Redaktimin e kësaj lutjeje e

mori mbi vedi Jonuz Tafilaj, mbasi ky

kishte kaligrafi të bukur, përveç që

ishte një nga intelektualët e vendit”.14

Ishte ditë e diel, 16 prill 1916. Xha-

mia ishte mbushur plot e përplot, lart e

poshtë, në oborr e në rrugë me popull.

Grupe-grupe vinin pa pushim prej la-

gjeve të ndryshme me në krye imamë,

myftarë, hoxhallarë nga të gjitha

shtresat e popullsisë myslimane.

Nuk vonoi shumë e erdhi Hilë Mo-

si, në atë kohë ishte shef policie dhe

futet në mes të turmës. Në atë moment

një kompani ushtarësh 200-300 vetash

i afrohet xhamisë e mbas tyne një de-

tashment kalorësish maxharë. Jepet

urdhri që të gjithë të dilnin përjashta e

të mblidheshin në sheshin e varrezave.

Këtu duke u shtyrë e ndrydhë, në mes

14 Hamdi Bushati, vepër e cituar, fq. 999.

të kërcënimeve e nën shkelmat e ku-

ajve dhe të kalorësve që merrnin nëpër

këmbë popullin e paarmatosur, u gje-

ndën edhe burra si Muharrem Kazazi

me shokë, që u hapi gjoksin austria-

këve që kishin bllokuar turmën.

Mbas një torture e persekutimi të

papërshkrueshëm na vunë në varg e

vistër nga dy e nga dy, në mes të bajo-

netave na dërguen fill e në Burg të

Madh. Sado që ky burg nuk përfshinte

ma shumë se 400 vetë tue banue disi

lirshëm, kurse na shoq më shoq u

ngujuam të gjithë afro 1000 vetë”.15

Lidhur me këtë ngjarje Hafiz Ibra-

him Repishti shënon: “Më datën 3prill 1332, ditën e dielë (16 prill 1916)

një grup kund 1000 vetësh nga popu-

llsia myslimane e Shkodrës u burgo-

sën prej forcave austriake, sepse ata

kërkuen disa ekzigjenca në emën të

popullit të Shkodrës”.16

Me mbarimin e luftës Hafiz Ibra-

him Repishti angazhohet në vepri-

mtarinë arsimore. Krijohet këshilli i ri

arsimor pranë Bashkisë (Përlimtares),

këshill që kishte funksionuar që në

1913. Kryetar i këtij këshilli ka qenë

në fillim të veprimtarisë së tij, kadiu i

Shkodrës, Xhemal Naipi, pastaj Hafiz

Hysejn Vuthi e në shtator 1919 Hafiz

Ibrahim Repishti. Anëtar të këtij kë-

shilli ishin personalitete të njohura, si:

Haxhi Hafiz Abaz Golemi, Drejtor i

15 Po aty.16 Hafiz Ibrahim Repishti, Ditari, vepër e cituar.

EDUKATA ISLAME 87314

Shkollës së Parrucës, At Gjergj Fishta,

Drejtor i Shkollës së Fretënve, Gaspër

Mikeli, Drejtor i Shkollës Popullore

dhe inspektor, Gaspër Beltoja, Drejtor

i Shkollës Normale, Hafiz Hysejn Vu-

thi, Drejtor i shkollës së Rus Haslikej,

Sheuqet Muka, mësues etj.

Drejtoria e Arsimit të Shkodrës me

shkresën nr. 570/II e njofton Përlimta-

ren e qytetit të Shkodrës me datën 26

shtator 1919 se Këshilli Arsimor me

shkresën e datës 18 shtator ka vend-

osur për kryetar të tij Hafiz Ibrahim

Repishtin. Shkresa është firmosur nga

Drejtori i Arsimit të Shkodrës, Gaspër

Beltoja.17

Si kryetar i këshillit arsimor ai do

të luajë një rol me rëndësi për arsimi-

min e bijve të qytetit tonë, sidomos në

lagjet e banuara me popullsi të besimit

mysliman. Në këtë mënyrë shkolla e

Dudasit do të përparojë duke emëruar

dhe tërhequr mësuesit më të njohur,

mes tyre emërohet drejtor Ismail Ana-

mali. Një rëndësi e veçantë i kushton

edhe mësimit të besimit në shkollat e

shtetit. Në arkivin e Muzeut Historik

të Shkodrës ka një dokumentacion të

pasur lidhur me këtë problem. Aq më

tepër, mejtepi i lagjes “Dudas” në këtë

17 Shkresë e Drejtorit të Arsimit për Shkodrën,Gaspër Beltoja, drejtuar Përlimtares së qytetittë Shkodrës, datë 26 shtator 1919. Arkivi iMuzeut Historik të Shkodrës, Fondi: Pushtimii trupave aleate. Nr. Inventarit 1893. Fotoko-pja gjendet edhe në arkivin e shkollës 8-vjeçare “Ismail Qemali”.

kohë përfshin një numër të madh nxë-

nësish dhe rivalizon me shkollën fillo-

re. Madje, edhe për çështjen e lokalit

krijohet mosmarrëveshje mes banorë-

ve të lagjes dhe inspektorit Gaspër

Mikeli. Sidoqoftë, çështja mbyllet me

ndërhyrjen e Hafiz Ibrahim Repishtit.

Lokali ishte pronë e vakëfit ndërsa ba-

norët kërkonin që ai t’i mbetej mejte-

pit. Shkolla nuk kishte mjedise të

përshtatshme për mësim, nxënësit rre-

zikoheshin të mos kishin lokal shko-

llor. Problemi u mbyll me urtësi e në

mënyrë që të mbeten të kënaqur të

dyja palët. Sidoqoftë, duhet theksuar

se ndërtesa e re e mejtepit, sot kopshti

i Dudasit, është vepër e ngritur me

kujdesin direkt të Hafiz Ibrahim Repi-

shtit.

Me mbarimin e Luftës së Parë Bo-

tërore dhe krijimin e Komitetit për

Mbrojtjen e Kosovës ai përkrah dhe

solidarizohet me kërkesat e udhëheqë-

sve kosovarë. Disa nga mbledhjet e

Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës

janë mbajtur në shtëpinë e tij.18

Hafiz Ibrahim Repishti vazhdoi pa-

ndërprerë të punonte për atdheun dhe

për fenë dhe njëkohësisht thellohej në

përgatitjen e tij teologjike. Ai trashë-

goi bibliotekën nga i ati, duke e bërë

njërën nga më të mirat në qytet. Aty

ka pasur libra të rrallë, me shumë vle-

rë, që edhe në bibliotekën e Kajros

18 Shënime autobiografike, Hafiz Ibrahim Repi-shti, cituar më sipër.

Page 158: edukata87

RECENSIONE 315

mungonin. Qindra e qindra libra teolo-

gjikë e të diturive të tjera radhiteshin

hijshëm. Aty vinin të gjitha botimet që

dilnin në gjuhën shqipe.19

Në luftën politike të viteve 1920-

1924 Hafiz Ibrahim Repishti zë një

vend nderi. Ai u radhit me vendosmëri

në opozitën demokratike, duke qenë

njëra nga figurat kryesore të luftës po-

litike kohës e njëri nga përkrahësit e

flaktë të mendimit e të veprimit demo-

kratik më të përparuar. Në votimet e

dhjetorit 1923 Hafiz Ibrahim Repishti

zgjidhet përfaqësues i qytetit të Shko-

drës. Anëtar i Asamblesë Kushtetuese

e më vonë deputet i opozitës fanoliste,

krahas shokëve e miqve të tij të pand-

arë Xhemal Bushati e Ibrahim Gjy-

rezi. Sipas Teki Selenicës, Hafiz

Ibrahim Repishti shënohet në misat e

Kuvendit Kushtetues, i mbledhur më

21 janar 1924.20 Mori pjesë në mble-

dhjen e bërë në Vlorë me rastin e va-

rrimit të deputetit Avni Rrustemi, ku u

vendos të fillojë kryengritja kundër

Qeverisë, që përfundoi me Revolucio-

nin e Qershorit 1924.

Duke folur për fillimet e veprimta-

risë së armatosur të forcave të opo-

zitës, Ibrahim Repishti, shkruan: “Më31 maj 1924 ndodhi ngjarja e madhe

19 Dr. Xhevat Repishti, vep. Cit. Më sipër.20 Teki Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë

1928, faqe XXI, pasqyra A. Shqipnia me1937. Botim i Komisionit të Kremtimeve të25-vjetorit të Vetqeverimit 1912-1937, vëllimiI, Tiranë, 1937. fq. 54.

në Shkodër”. Theksojmë se Lëvizjen eqershorit Ibrahim Repishti e quan

“ngjarje të madhe”. Këtu nuk ështëfjala për të treguar përmasat e kësaj

lëvizjeje, por ai e cilëson në mënyrë të

tillë për vlerat dhe rolin e saj në jetën

politike shqiptare. Madje më poshtë

kur jep ndonjë kronikë për vdekjen e

ndonjë miku të tij, Hafiz Ibrahim Re-

pishti shënon: “Më datën 1 gusht 1941vdiq Xhemal Bushati, ish-deputet i

Shkodrës dhe ministër pa portofol në

kabinetin e Nolit, bashkëpunëtor me

Luigj Gurakuqin e besnik i sinqertë i

idealeve të tij deri në fund”. Ose nënjë rast tjetër shënon: “ Më datën 12prill 1936 vdiq Mehmet Aga Gjyrezi,

ish-kryetar i Bashkisë në periudhën e

regjimit të opozitës”.21 Këto shënime e

të tjera si këto për personalitete të

tjera politike, shoqërore, kulturore e

fetare ka shumë. Ata tregojnë lidhjet e

konsideratat që kishte Hafiz Ibrahim

Repishti.

Gjatë qëndrimit të tij në Parlament

ka kryer funksionet e nënkryetarit të

Komisionit Parlamentar për jurispru-

dencën dhe të Komisionit Parlamentar

për arsimin.

Delegacioni parlamentar i Shkodrës

përfshinte dy priftërinj katolikë (At

Fishta dhe At Marlaskaj) dhe një

imam mysliman (Hafiz Ibrahim Efe-

ndi Repishti). Gjatë diskutimeve “Ajoqë theksonte ai ishte sinqeriteti dhe

21 Hafiz Ibrahim Repishti, Kronika, vep. e cit.

EDUKATA ISLAME 87316

përzemërsia e bisedimeve në Parlame-

nt mes tri besimeve në Shqipni. Në një

atmosferë tolerante që kishte përfshirë

Ballkanin në ato vite, ky manifestim

tolerance fetare ka qenë padyshim një-

ra nga fitoret më të mëdha të qeverisë

demokratike të Qershorit 1924, dhe që

na bën të gjithëve të jemi kryenaltë”.22

Djali i Hafiz Ibrahimit, Sami Repi-

shti, një nga personalitetet më të

kompletuar dhe të fuqishëm të diaspo-

rës shqiptare, që diktatura gjakatare

komuniste e mbajti në burgje për 10

vjet, duke shkruar për takimin me Fan

Nolin, kujton: “Personalisht u paraqitate Noli si djali i shokut të tij në Pa-

rlament dhe ai më tregoi diçka që nuk

e dija. Kur do të formohej qeveria e

Nolit, qershor 1924, kishte dy kandid-

atë: Noli dhe Gurakuqi. Disa deputetë

që përkrahnin Gurakuqin për kryemi-

nistër, kishin hapur fjalë se një imam

nuk mund të pranonte një peshkop si

kryeministër. Nuk e besova, më tha

Noli, dhe fola drejtpërsëdrejti me ima-

min, i cili më tha se fakti që ai ishte

peshkop nuk do të influenconte votën

e tij në asnjë mënyrë. Atë ditë Noli u

zgjodh Kryeministër”.23

Me ardhjen e Zogut, 24 dhjetor

1924, e tërë familja e Hafiz Ibrahimit

u detyrua të largohej nga qyteti, për

22 Shënime biografike, Hafiz Ibrahim Repishti,vep. e cit. Fq. 2.

23 Citohet sipas Dr. Xhevat Repishti “Demokrati pastër e fetar i mirë”, gaz. “Drita Islame”,numër i cit. Më sioër.

t’iu shmangur përndjekjeve. Vetë Ha-

fizi u detyrua të hidhej në ilegalitet

për 9 muaj dhe në vend të tij u arres-

tua i vëllai, Jonuz Repishti, që kishte

dhënë kontribut të madh në jetën

politike në Shkodër, si në Luftën e

Koplikut, ashtu edhe në organizimin e

mbarëvajtjes së Bashkisë së Shkodrës,

anëtar i së cilës kishte qenë për shumë

kohë.

Mbas amnistisë së përgjithshme u

kthye pranë familjes dhe u largua defi-

nitivisht nga jeta politike. Megjithatë,

gjatë vitit 1928 ai u internua në qy-

tetin e Kavajës si armik i regjimit mo-

narkist, ku qëndroi për 8 muaj.

Prej vitit 1925 deri në vitin 1943 ka

shërbyer si imam i xhamisë së Duda-

sit. Gjatë kësaj periudhe u shqua si një

teolog dhe hoxhë i nderuar prej të

gjithëve. Tashmë ai i përkushtohet një

fushe tjetër, asaj të fesë islame, eduki-

mit të banorëve të lagjes me besimin

në Zotin e madhërishëm, me moralin e

lartë islam. Në shtëpinë e vet studion e

thellon kulturën fetare e shkencore në

saje të bibliotekës së ngritur me aq

kujdes që vitet e studimeve universita-

re. Fliste mirë turqishten dhe arabish-

ten dhe lexonte mirë persishten dhe

frëngjishten. Që në kohën e studimeve

në Stamboll i ishte vënë studimit të

shqipes nga kolegët shqiptarë të kry-

eqytetit turk.

Mbas vitit 1925 ka qenë mësues

privat për shumë të rinj shkodranë, që

Page 159: edukata87

RECENSIONE 317

kërkuan rrugën e studimeve teologji-

ke, mësime që i ofronte vullnetarisht

në shtëpinë e vet.

Familjarët tregojnë se Hafiz Repi-

shti ka shkruar mjaft në revistat arabe

të Egjiptit e të Marokut. Ne nuk kemi

mundur të biem në gjurmët e këtyre

shkrimeve. Studiuesve të rinj u bie

detyra që të gjurmojnë më tej.

Hafiz Sabri Koçi, duke folur për

Hafiz Ibrahim Repishtin ka thënë: “Nëvitin 1943 më emëruan në xhaminë e

lagjes “Dudas”. E pata shumë të vësh-

tirë të filloj punën në këtë lagje, sepse

para meje kishte jetuar e punuar për

një kohë të gjatë teologu i mirënjohur,

Hafiz Ibrahim Repishti. Ai me kultu-

rën e tij, me diturinë e tij, me përkush-

timin dhe devotshmërinë në përhapjen

e fesë islame ishte bërë shumë i dash-

ur dhe i pazëvendësueshëm për ba-

norët e kësaj lagjeje. E si mund ta

zëvendësoja unë mësuesin tim, prijë-

sin tim, dijetarin dhe burrin e urtë?

Nuk e kam ndjerë veten më ngushtë

në jetën time. M’u desh të punojashumë, të lodhesha shumë, që të mund

ta zëvendësoja prijësin e ditur”.24

Me rastin e hapjes së Medresesë

“Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës nëlagjen “Dudas”, mu përkarshi shtëpisësë Hafiz Ibrahim Repishtit, hafiz Sabri

Koçi ka thënë mes tjerash: “...Sot qëne jemi të moshuar, kemi kënaqësi të

24 H. Hafiz Sabri Koçi, informacion gojor gjatënjë bisede me autorët, dhjetor 1996.

veçantë që të kujtojmë historinë e

Shkodrës, që në shekuj ka qenë djepi i

kulturës islame. Me këtë rast kujtojmë

jetën e të gjithë atyre figurave të shqu-

ara historike, fetare, arsimore, kulturo-

re e patriotike, që i kanë kushtuar

jetën e tyre edukimit shpirtëror, atdhe-

tar e demokratik të popullit dhe të

rinisë. Këta figura mbushnin rrugët,

faltoret e mjediset qytetare me unifor-

mat e tyre fetare dhe me dijen e tyre i

shërbenin zhvillimit të fesë me përku-

shtim e devotshmëri. Mjafton që të

ndalemi në këtë zonë, që përfshinte

lagjet “Dudas”, “Ndocej” e “Kiras”për të vërtetuar se sa hoxhallarë të di-

tur kanë mbushur zemrat e shpirtin e

besimtarëve me dritën e Kur’anit. Kuri kujtojmë këto personalitete, ne të

moshuarve na vjen për të qarë për vle-

rat që kanë pasur, për kontributin që

kanë dhënë e për nevojat që kemi për

kuadro të përgatitur aktualisht me ras-

tin e ripërtëritjes së besimit fetar.

Ne i përkujtojmë gjithmonë me

nderim e vlerësim të posaçëm perso-

nalitete të tilla, si: Sheh Shamia, H.

Jusuf Tabaku, H. Ahmet Kalaja, H.

Ibrahim Repishti, H. Jusuf Karakaçi,

Sheh Qazim Hoxha, H. Shaban Dom-

nori, H. Ibrahim Kaduku, H. Sali My-

ftia, H. Shefqet Boriçi, H. Abaz

Golemi, H. Muhamed Bekteshi, H.

Sabri Bushati, H. Esat Myftia, H. Su-

lejman Lluja, H. Riza Boriçi, H. Abd-

ullah Bërdica, Hafiz Ymer Bakalli etj.,

EDUKATA ISLAME 87318

etj. Ata janë shumë dhe është vështirë

të numërohen me radhë.

Rinia shkodrane mori prej tyre edu-

katë të shëndoshë, me moral të thellë e

me nderim të madh...”25

Hafiz Ibrahim Repishti si një qyte-

tar i mbrujtur me idealet e larta atdhe-

tare e demokratike, si një besimtar i

devotshëm dhe imam i shquar, i paji-

sur me cilësi të larta morale e fetare që

buronin nga mësimet e Kur’anit famë-

lartë, nuk u pajtua asnjëherë me pad-

rejtësinë, me dhunën, me shtypjen, me

nëpërkëmbjen e të drejtave njerëzore,

me pushtimin e huaj. Prandaj si antifa-

shist i deklaruar që në ditët e para të

okupacionit italian, Hafiz Ibrahim Re-

pishti refuzoi ofertën e autoriteteve të

vendit për detyrën e Kryemyftiut të

Shkodrës. Më në fund ai ra viktimë e

terrorit fashist italian. Mbas një bas-

tisjeje në shtëpi, i fyer rëndë në sedër,

ai pësoi një hemorragji cerebrale, pas

kësaj goditjeje Hafiz Ibrahim Repishti

vdiq mbas dy javësh, më 29 shtator

1943.

Varrimi i tij qe një funeral madhë-

shtor, qindra hoxhallarë miq e shokë

të tij i falën xhenazen. Në varrezat e

lagjes “Dudas” pushonte trupi i tij.

Këto varre u shkatërruan plotësisht

gjatë regjimit komunist. E me këtë ra-

25 H. Hafiz Sabri Koçi, Fjala e mbajtur me ra-stin e hapjes së Medresesë “Haxhi Sheh Sha-mia”, Shkodër, më 12.12.1991, citohet sipasFaik Luli - Islam Dizdari, “Një jetë në shër-bim të fesë”, Tiranë 1996, fq. 228-229.

st humbën varret e sa burrave të nde-

ruar të Shkodrës.

Se ç’hoqi familja e tij gjatë diktatu-

rës komuniste nuk po flasim këtu, se-

pse lexuesi i nderuar mund të gjejë një

pasqyrë të qartë në librin “Pika loti”dhe “Nën hijen e Rozafës” të djalit tëHafiz Ibrahimit. Mjafton të lexohen

kapitujt “Të falem nanë” dhe “Elegjipër vëllanë”, për të kuptuar dhembjene mbarë një populli. Por, profesor Sa-

mi Repishti në këto tregime shpreh

edhe dhembjen, edhe mallin. Një dhe-

mbje dyfishe, dhembja e një djali për

nënën e për vëllain dhe dhembja e një

emigranti, i cili u nda nga familja e

atdheu i dashur me një mall të pashu-

ar, mall që rritej e forcohej nga dy

faktorë, nga largësia e aq më tepër nga

vitet. I mërguar në Amerikë, pas shu-

më peripecish ai gjykon jo si bir i thje-

shtë i një populli të vuajtur, por si një

intelektual i formuar, që hallet e fami-

ljes së vet i lidh me fatet tragjike të

një populli të tërë që vuante nën pran-

ga. Këto tregime me temë “familjen”,e shumë të tjera si këto, rrethi i të cila-

ve vjen e zgjerohet, janë ese të vërteta

rrëqethëse që të tronditin.

Hafiz Ibrahim Repishti si demo-

krat, si atdhetar, dhe si fetar la një

emër të nderuar në të gjithë plejadën e

ndritur të hoxhallarëve të shquar të

Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Page 160: edukata87

PËRMBAJTJA

Qemajl MorinaVdiq imam Vehbi Ismaili - Kolosi i fundit i mendimit islam ndërshqiptarët ............................................................................................. 5

Hasan HasaniNë Miçigen 43 vjet iu luta Zotit ta zhdukë komunizmin..................15

M. Abdel HaleemKelami i hershëm...............................................................................37

Dr. Hind Gasan Ebu Ash’sha’rMa’ruf Arnauti (1892-1948) .............................................................61

Shevki Sh. VocaSaid Nursi njëri ndër figurat më impozante turke të shekullit XX..73

Husein GjozoKur’ani.............................................................................................101

Dr. Zakir NaikThirrja (Da’veti) në Islam është një përgjegjësi e madhe..............117

Mr. Aliriza SlemaniTë dhëna për BFI në rrethin e Gjilanitndërmjet dy luftërave botërore ........................................................129

Ahmed Omer HashimThirrja e Islamit për modesti dhe largim nga mendjemadhësia....143

Kenan ÇemoGjuha e shenjtë................................................................................151

Dr. Halef Muhammed el-XherradIslami dhe sfidat e globalizimit .......................................................167

Bisedë e huazuar me prof. Dr. Rozhe GarodiIslami dhe perëndimi.......................................................................183

EDUKATA ISLAME 87320Pjesëmarrja e Mr. Qemajl Morinës në tryeza, ligjërata, sesione,konferenca dhe simpoizume shkencore (1978-2008).....................197

Tajib SalihKoha e shpërnguljes në veri - (4)....................................................217

Mr. Qemajl MorinaGlosari katolik – (3).........................................................................243

Prof. Dr. Pajazit NushiPsikologji ose “Ilmi ruh” – “Dituri mbi shpirtin” .........................281

Nexhat IbrahimiAkaidi islam hanefij .......................................................................291

Prof. Sami RepishtiFragmente të shfrakëputura nga libri "Nën hijen e Rozafës",kujtime për Hafiz Ibrahim Repishtin..............................................299

Përmbajtja ......................................................................................319