E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

12
1 E vërteta rreth Fet’hullah Gylenit Përgatiti: Ebu UNEJS Ergin SHALA Prizren,Rebbiul Evvel 1430/Mars 2009 Falenderimi i takon Allahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij. 1 Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr. Muslimanët në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin në një fe të vetme ashtu siç e përmend edhe Allahu i Madhëruar në Kuran: “Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua! “ (El Enbija 92) E sa u përpoqën çifutët dhe munafikët me ato djallëzitë dhe kurthet e tyre që t’i përçanin muslimanët në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe t’i largonin nga feja e tyre, por nuk mundën që t’ia arrinin qëllimit të tyre. Allahu na tregon në Kuran në lidhje me atë që munafikunët thanë: “Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij!” (Munafikune 7) Porse Allahu ua ktheu atyre: “Por Allahut i takojnë thesaret e qiejve dhe të Tokës, ndo nëse hipokritët nuk kuptojnë. (Munafikun 7) Allahu i Madhëruar i urdhëron muslimanët në Librin eTij që të kapen fort pas tij (Kurani) dhe të mos përçahen ashtu siç u përçanë ata që kanë qenë para tyre. Allahu thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! “ (Al Imran 103) Ndërsa në lidhje me ata që u përçanë Allahu thotë: 1 Dobi: Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në parathënien e botimit të parë të ri 1421 h, të librit ”Sahihut Targib vet Terhib” vëll. I parë, fq. 3 botim i “Mektebul Mearif’ Rijad; thotë se: leximi i tri ajeteve të njohura nga suret ’Ali Imran’ ,’Nisa’ dhe ‘Ahzab’, bëhet ndonjëher ë e jo gjithmonë, qoftë nëpër hutbe apo nëpër mësime të ndryshme. Lidhur me këtë shiko një libërth të posaçëm të Albanit me emër “Hutbetul Haxheh” botuar nga “Mektebul Islami” Bejrut.

Transcript of E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

Page 1: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

1

E vërteta rreth Fet’hullah Gylenit Përgatiti: Ebu UNEJS Ergin SHALA

Prizren,Rebbiul Evvel 1430/Mars 2009

Falenderimi i takon Allahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë

mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka

kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të

adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i

Dërguari i Tij.1

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit

(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje

është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Muslimanët në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin në

një fe të vetme ashtu siç e përmend edhe Allahu i Madhëruar në Kuran:

“Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua! “ (El

Enbija 92)

E sa u përpoqën çifutët dhe munafikët me ato djallëzitë dhe kurthet e tyre që t’i përçanin

muslimanët në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe t’i largonin nga

feja e tyre, por nuk mundën që t’ia arrinin qëllimit të tyre. Allahu na tregon në Kuran në lidhje me

atë që munafikunët thanë:

“Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të

largohen prej tij!” (Munafikune 7)

Porse Allahu ua ktheu atyre:

“Por Allahut i takojnë thesaret e qiejve dhe të Tokës, ndonëse hipokritët nuk kuptojnë”.

(Munafikun 7)

Allahu i Madhëruar i urdhëron muslimanët në Librin eTij që të kapen fort pas tij (Kurani) dhe të

mos përçahen ashtu siç u përçanë ata që kanë qenë para tyre.

Allahu thotë:

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! “ (Al Imran 103)

Ndërsa në lidhje me ata që u përçanë Allahu thotë:

1 Dobi: Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në parathënien e botimit të parë të ri 1421 h, të librit ”Sahihut Targib vet Terhib” vëll. I parë, fq. 3 botim i

“Mektebul Mearif’ Rijad; thotë se: leximi i tri ajeteve të njohura nga suret ’Ali Imran’ ,’Nisa’ dhe ‘Ahzab’, bëhet ndonjëherë e jo gjithmonë, qoftë nëpër hutbe apo nëpër mësime të ndryshme. Lidhur me këtë shiko një libërth të posaçëm të Albanit me emër “Hutbetul Haxheh” botuar nga “Mektebul Islami” Bejrut.

Page 2: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

2

“Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën.” (Al Imran 105)

Ndërsa sot muslimanët e viseve tona (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.) në veçanti, si dhe

muslimanët në përgjithësi (aty ku kanë arritur fjalët, librat dhe sekti i Fet’hullah Gylenit), kohët e

fundit janë sprovuar me një njeri i cili dëshiron që në emër të fesë ta bëjë bashkimin, tolerancën

ndërmjet feve të ndryshme me fenë Islame. Personi në fjalë është shkrimtari dhe poeti i quajtur

Fet’hullah Gylen. 2

Fet’hullah Gyleni lindi në Erzurum të Turqisë lindore në vitin 1941. Mësimet fetare i mori nga

“mjeshtërit të shquar” të teologjisë dhe mistikës Islame të kohës, si Muhamed Lutfi Efendi, Haxhi

Sitki Efendi dhe Sadi Efendi.3

Fet’hullah Gyleni sikur se edhe shumë “mendimtar”4 të turqisë, burimet e tyre i ka nga sufitë, pasi

ai ishte frymëzuar me dituri nga shejhët e tij sufi.

Ndërsa deklaratat e disa pasuesve të tij se gjoja Fet’hullah Gyleni është nga dijetarët (!!!) e këtij

umeti janë të kota, pasi ky njeri është shkrimtar dhe poet dhe nuk e shijoi aromën e dijetarëve të

mëdhenjë (të ulet në mexhliset e tyre).5

Në vijim do t’ua sqarojmë disa nga gabimet e këtij njeriu dhe pasuesve të tij.

Ai fton muslimanët që ta dëgjojnë zërin e sufive:

Për ta kuptuar më mirë se Fet’hullah Gyleni fton për tek sufitë më të mëdhenjë, lexo artikullin e tij

“Njerëzimi i përmalluar për dashuri” ku ndër të tjerash thotë:

“Ejani atëherë, në këto ditë ku udhët tona janë të ndara, t'i vëmë veshin thirrjeve universale

2 2.Fet’hullah Gyleni është njëri ndër prijësit më të respektuar të Nurxhive sufistë. Ai u ndihmon xhematit të tyre me hapjen e shkollave, botimin e librave,

revistave dhe mbajtjen e koncerteve dhe konferencave të “dilaogut nderfetar”. Fet’hullah Gyleni jeton në Pensilvani (Amerikë) dhe e ka të ndaluar hyrjen në Turqi. Xhemati i tij e ka hapur kolegjin ”Mehmet Akif Ersoj” në Kosovë si dhe fondacionin për arsim dhe kulturë “Atmosfera”, e cila u themelua në Kosovë më 1 Tetor 2004, së bashku me disa individë nga Kosova. Po ashtu edhe në Shqipëri, fondacionin “SEMA” dhe kolegjin “Turgut Ozal” , është hapur edhe wëebfaqja www.al.fgulen.com. Gjithashtu në Shqipëri është hapur dhe vazhdon aktivitetin e saj shtëpia botuese ”Prizmi”, e cila në kohët e fundit është duke përkthyer libra të shumta nga gjuha turke të Fet’hullah Gyleni dhe autorëve të tjerë të po këtij sekti. Prej librave që janë të përkthyera në shqip të Fethullah Gylenit përmendim: 1. Kriteret dhe dritat e rrugës 2. Dritë e pashuar 3. Nën hijen e besimit, pjesa e parë dhe e dytë 4. Lëkundjet që solli shekulli, pjesa e parë, dytë, tretë dhe e katërt. 5. Kaderi në perspektivën e Kuranit dhe Sunnetit 6. Dashuri dhe tolerancë 7. Ese, perpektiva dhe opinione 8. Nga fara te lisi 9. E vërteta e krijimit dhe evolucioni 10. Libri i lutjeve, 11. Jeta pas vdekjes Ndërsa libri “Një vështrim Islam mbi terrorin” është përkthyer nga autori Ergyn Çapan dhe një libër tjetër nga autori Ali Budak me titull “Gjithçka rreth agjërimit dhe muaji i Ramazanit. ” 3 http://al.fgulen.com/index.php?optio...=279&Itemid=10 4 Ashtu i quajne mendimtar, dijeplote e thenie te tjera.

5 Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me fjalën e Allahut të Madhëruar "Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë

dijetarët." (Fatir, 28). ka thënë: "Ata janë dijetarët në lidhje me njohjen e Allahut, janë dijetarët e fesë së Tij dhe nuk janë dijetarët e mjekësisë, nuk janë dijetarët inxhinierisë, nuk janë dijetarët e gjeografisë, nuk janë dijetarët matematikës, nuk janë dijetarët e kësaj apo e asaj fushe. Porse ata janë dijetarët në lidhje me njohjen e Allahut dhe të fesë së tij si dhe me atë që erdhën të dërguarit e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!) dhe në krye të tyre i Dërguari (Muhamedi) (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).” Shkëputur nga "Muhadaratul ilmi ue ekhlaku ehlihi". Po si do ishte puna me të ashtuquajturin Fet’hullah Gylenin dhe shokëve të tij që nuk hyjnë tek fjala e shejhut (Ibën Bazit) në shpjegimin e fjalës së Allahut "Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë dijetarët."?! Allahut na ruajt!

Page 3: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

3

hyjnore që jehon nga zëri i Junus Emreve dhe Mevlanave dhe të themi “dashuri” dhe

“vëllazëri”!6

Po ashtu në artikullin”Islami - Nje fe per tolerancën” Fet’hullah Gyleni thotë:

“Islami është një fe për mirëkuptim, falje dhe tolerancë, shprehur aq bukur nga korifejtë e

dashurisë dhe tolerancës si Xhelaleddin Rumi, Junus Emre, Ahmed Jesevi, Bediuzzaman e nga

shumë të tjerë. Ata ia kushtuan jetën e tyre predikimit të tolerancës dhe çdonjëri prej tyre u bë

një legjendë në kohën e tij si një personifikim i dashurisë dhe tolerancës.” 7

Feth’ullah Gyleni tek zëri i kujt fton, tek Junus Emre8 ,Mevlana9 , Ahmed Jesevi10, tek Said

Nursiu11?! Porse në realitet Fet’hullah Gyleni thërret tek kokat e sufive, ndërsa tabiiu (nxënës i

shokëve të Profetit) Muhamed Ibn Sirini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Kjo dije është fe, prandaj shikoni se nga kush e merrni fenë tuaj.”

A thua vallë feja është sipas këtyre sufive, të cilët lanë pas tyre tyrbe dhe ibadete/adhurime për të

cilat Allahu nuk ka zbritur në Librin e Tij argument dhe as i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut

6 “Njerëzimi i përmalluar për dashuri” Fet’hullah Gylen, revista 'Sizıntı', Mars 2008 7 http://www.muslimway.org/content/view/18558/162/ 8 Junus Emre ësht një sufi dhe poet. Shihni dhe lexoni vargjet e tij që në kohët fundit me të madhe janë duke u përkthyer në gjuhën shqipe nga sufiu i

Gjakovës, Mexhid Uvejsi: DERVISH JUNUS EMRE (1238-1320) Kështu më quajnë: Sufi ose mistik Urrejtjen e kam Të vetmin armik. Nuk ushqej Keqdashje Për asnjë njeri Për mua Gjithë bota Është një… 9 Emri i tij eshte Xhealaleddin Rumiu (Mevlana) ka qenë ndër sufitë dhe poetët më të spikatur Persian (Irani). Lindi më 30 shtator 1207, në Behl të Horasanit,

krahinë e Iranit, por sot është pjesë e Afganistanit dhe ka vdekur në vitin 672h/17 dhjetor 1273, në moshën 66 vjeçare. Është varrosur në Konja, Turqi, ku i është ngritur një përkujtimore, ku ndodhet një xhami, muze, mauzole dhe një tyrbe, e cila quhet “Jeshil Tyrbe” e që vizitohet nga miliona njerëz nga mbarë bota, nga Lindja, nga Perendimi, për Mevlanën në shenjë nderimi. Shiko varrin e tij, në këtë link: http://esaki.ee.boun.edu.tr/~morgul/photo1/Mevlana.jpg. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i mallkoftë çifutët dhe të krishterët të cilët i morën varret e profetëve të tyre për faltore.” Ky mallkim është për shkak se ata i morën varret e profetëve të tyre për faltore, por si është puna me këta njerëz të cilët varret e këtyre sufive i marrin për faltore?!!! Po ashtu i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ata të cilët kanë qenë para jush ishin që i merrnin varret e profetëve dhe njerëzve të tyre të mirë për faltore. Prandaj ju mos i merrni varret për faltore, sepse unë ju ndaloj nga kjo gjë.” Pasuesit e këtij sekti dallojnë nga dervishët e tjerë pasi dhikret e tyre veçohen me një vallëzim të veçantë (duke u sjellur dhe bërë me një krah nga lart dhe krahu tjetër posht). Ky tarikat më së shumti është i përhapur në Turqi dhe në Azinë perendimore dhe për momentin mund t’i gjeni teqet e tyre në Turqi, Halep (Siri) dhe në disa vende të Marokos. Xhelaluddin Rumi -Mevlana- është edhe autor i një poeme e quajtur "Methnevij" që përmban 25 mijë strofa, e shkruar në 6 vëllime. Pasuesit e dervisheve siç e dijmë e kanë bindjen se këto libra “janë inspirim nga Zoti të cilin ia zbriti përmes engjujve.”( Es-Sirat Es-Sevij ala sherhi El-Methnevij-Abdul-Ganij En-Nabulsi-). Në gjuhën shqipe është përkthyer Methnevia nga shejh Jahja Shehu (1931-2002) nga Gjakova, në dy vëllime, botuar në Gjakovë më 1997. Po u citojmë disa nga fjalët e shumta te flliqura te ketij dervishi, Xhelaledin Rumi (Mevlana): “Shejhu është sikur Zoti, bën atë që e bën pa asnjë instrument, i stërvit muridët (nxënësit sufistë) pa asnjë fjalë” (Kefafi, Methnevija, 2/140). “Një ditë Xhelaledin Rumi e pyet Sirijanin: ’Çfarë thonë teologët për Isain? Thonë që është Zot, -ia kthen Sirijani. ’Thuaji që Muhamedi është Zoti më i madh se sa Zoti i tyre, -ia ktheu Rumi duke e përsërittur këtë tri herë.” (Menakibul-arifin,1/471). Allahu na ruajt nga ky devijim!!!! 10 Ahmed Jesevi (vd. 1166 e.r.), mistik dhe udhëheqës shpirtëror turk me origjinë nga Horasani. Nxënës i tij ka qenë Sari Salltik, ndërsa varri dhe tyrbia e tij

ndodhen në Krujë. Po ashtu nxënës të tij kanë qenë edhe poeti Junus Emre që përmendet shpesh këtu, si dhe Haxhi Bektash Veliu, themeluesi i tarikatit Bektashi. 11 Bediuzzaman i kanë thënë Said Nursit, ndërsa Fet’hullah Gyleni është pasues i tij modern. Për më shumë kliko linkun e mëposhtëm mund ta gjesh librin

tonë“Kujdes nga tarikatet sufiste”në këtë libër ke material të bollshëm në lidhje me Said Nursiun dhe pasuesit e tij si dhe ndarjet e nurxhive ne disa grupe: http://www.mburoja.net/PDF_files/100...c71c2096ca.pdf

Page 4: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

4

qofshin mbi të!) nuk e mësoi popullin e tij me këto?

Uniteti me fetë e tjera

Shikoni se si i komenton fetë e tjera Fet’hullah Gyleni:

“...Islami i njeh të gjitha fetë që kanë ardhur para tij; Islami pohon unitetin thelbësor të të gjitha

feve...”12

Unë nuk e kuptoj dot se për çfarë uniteti thelbësor ka për qëlim Fet’hullah Gyleni, nëse kemi

unitet thelbësor me të krishterët dhe çifutët, atëherë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin

mbi të!) dhe Libri i fundit/Kurani nuk do të ishin të nevojshëm!!!

Dallimi në mes të fesë islame dhe feve tjera është thelbësore dhe kush pretendon të kundërtën ka

bërë kufër ndaj Librit të Allahut azze ve xhel.

Allahu subhanehu ue teala, në Kuran, për ithtarët e librit thotë:

“Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “Allahu është i treti i treve”. S'ka në gjithësi

tjetër pos një Allahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i

dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.”(Maide, 73)

“E jehuditë thanë: Uzejri është djali i Allahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i Allahut.

Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të

mëhershëm. Allahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!” (Teube, 30)

Kur është pyetur “Kryesia për hulumtime Islamike dhe Ifta” në Arabinë Saudite, në lidhje me

unifikimin e feve, janë përgjigjur:

“...Një prej fundamenteve të Islamit, e cila njihet si një pjesë esenciale e fesë dhe në lidhje me të

cilën të gjithë muslimanët janë dakord, është se nuk ka fe të vërtetë në tokë përveç Islamit, dhe se

kjo është feja e fundit e cila ka shfuqizuar të gjitha fetë dhe kredot paraprake. Prandaj, nuk ka

tjetër fe në tokë me të cilën Allahu mund të adhurohet përveç islamit. Allahu i Lartmadhëruar

thotë: “Dhe kushdo që kërkon fe tjetër përveç islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet dhe në Jetën

e Përtejme ai do të jetë njëri nga të humburit.” (3:85)

Njëra prej fundamenteve të besimit në Islam është se Libri i Allahut (Kur’ani) është Libri i fundit i

shpallur nga Furnizuesi i botëve. Ai (Kurani) shfuqizoi të gjitha Librat e shpallura nga Allahu para tij,

si Teuratin, Psalmet, dhe Biblen, kështu që asnjë libër tjetër s’është mbetur me të cilën do të

mund të adhurohej Allahu përveç Kuranit. Allahu i Lartmadhëruar, thotë: “Dhe ne ta kemi zbritur

(O Muhamed) Librin e vërtetë, i cili vërteton Shkrimet (Librat) që erdhën para tij, që është i

12 M. Fethullah Gylen, Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,”Prizmi”,Tiranë 2005,310,300,301-nëpërmjet librit,”Lëvizja Gylen” nga

këndvështrimi I intelektualëve të Kosovës,fq:27,fusnota 42.

Page 5: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

5

besueshëm dhe dëshmi për to (Shkrimet e vjetra). Pra gjyko mes tyre me atë çka Allahu ka

shpallur, e mos i paso dëshirat e tyre të kota.” (5:48).

Ne besojmë se Teurati dhe Inxhili janë shfuqizuar nga Kurani dhe se ato janë ndryshuar me anë të

shtesave apo heqjeve nga ana e pasuesve të tyre. Kjo është dëshmuar në disa vargje të librit të

Allahut, Kuranit Fisnik. Allahu i Lartmadhëruar në Kuran thotë:

“Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe i bëmë zemrat e tyre të ashpra.

Ata ndërrojnë fjalët nga vendi (i duhur) i tyre dhe kanë hudhur pas shpine një pjesë të madhe të

Porosisë që u është zbritur atyre. Dhe ju gjithnjë do të shihni mashtrime te ta, përveç te një

pakicë prej tyre.” (5:13)

“Atëherë, mjerë ata që shkruajnë libër me duart e tyre e pastaj thonë: ‘Kjo është prej Allahut,’ që

me këtë të fitojnë një vlerë të paktë! Mjerë ata për atë çka duart e tyre kanë shkruar dhe mjerë

ata që përfituan në këtë mënyrë.” (2:79)

“Vërtet, në mesin e tyre është një grup që shtrembëron Librin me gjuhët e tyre (gjatë leximit), që

ju të mendoni se ajo është pjesë e Librit, por ajo s’është nga Libri, dhe ata thonë: ‘Kjo është prej

Allahut,’ kurse ajo s’është prej Allahut; dhe ata flasin të pavërteta kundër Allahut ndërsa e dinë

këtë (që s’është e vërtetë).” (3:78)

Sipas kësaj, edhe ajo që konsiderohet si e saktë në këto libra është shfuqizuar nga Islami. Pjesët e

mbetura janë ndryshuar. Kjo dëshmohet nga ngjarja në vijim. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i

Allahut qofshin mbi të!) u hidhërua kur pa Umer bin el Hatabin duke mbajtur fletë të cilat

përmbanin vargje nga Teurati dhe ai i tha atij: “O Umer! A mos po dyshon? A nuk e kam sjellur

porosinë në formën më të dëlirë? Sikur vëllai im Musai të ishte gjallë, ai do t’më pasonte mua.”

(Transmetuar nga Ahmed, ed-Darimi dhe të tjerët.) ”13

Takimi me Papa Gjon Palin e dytë

Në librin ”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi i intelektualëve të Kosovës në faqen 28 shkruan:

“I një rëndësie të veçantë për kthesën historike ishte takimi i Gylenit me papa Gjon Palin e II, më 8

shkurt 1998 në Vatikan. Në letrën që i la Papës, mesazh i një përfaqësuesi të denjë për

komunitetin mysliman në përgjithësi, i nënshkruar me sintagmën:”Shërbëtor i përvuajtur i

Zotit”,Gylen saktëson:

“Ne jemi këtu për t’u bërë pjesë e misionit të pandërprerë të këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar,

të themeluar nga Shenjtëria e tij Papa Pavli VI. Ne dëshirojmë ta shohim këtë mision të kryer”14

Pa shikoni vëllezërit e mi, se në çfarë devijimi ka shkuar Fet’hullah Gyleni kur thotë se është në

13 Kryesia për Hulumtime Islamike dhe Ifta në Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite, nën Mbikqyrjen Gjenerale të Këshillit Kryesor të Dijetarëve,Fetvaja nr:

19402, 25 Muharrem, 1418H, Kryetar Abdulaziz Ibn Baz, zëvendës kryetar Abdulaziz Ibn Abdullah Aalush Shejh, anëtar Abdullah Salih bin Feuzan el- euzan dhe Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejd. 14 M.Fethullah Gylen,Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore,Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe

Tolerancë,”Prizmi”,Tiranë 2005,343, nëpërmjet librit,”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi I intelektualëve të Kosovës,fusnota 45 .

Page 6: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

6

shërbim të misionit të Papës, pastaj si e titulloi Papën si të shenjtë (!) kush ja dha të drejtën e

shenjtërisë papës?

Allahu azze ue xhele thote:

“Allahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk

besuan trillojnë rrenë për Allahun, (duke thënë se Allahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk e

kuptojnë (se janë duke shpifur)” (Maide, 103)

Pse Fet’hullah Gyleni nuk i fton jomuslimanët në fenë Islame? Të ftuarit njerëzve në Islam në

përgjithësi dhe njerëzit e Librit në veçanti është obligim për çdo musliman sipas tekstit të qartë

nga Libri ynë Fisnik, Kurani dhe Suneti. Mirëpo, përgjigja s’mund të arrihet përveç se me fjalë të

buta dhe argumente të shëndosha. Kjo duhet, megjithatë, të bëhet me kusht që mos të lihet asnjë

nga vendimet e Islamit, kështu që ata ose të binden në Islam dhe ta përqafojnë atë, ose ta

refuzojnë e të vdesin pas paralajmërimit të qartë ndaj tyre.

Allahu, më i Larti, thotë, “Thuaj: O njerëzit e librit! Ejani tek një fjalë që është e drejtë mes jush

dhe nesh, që mos të adhurojmë tjetër pos Allahut. Atëherë, nëse ata e kthejnë shpinën, thuaj,

‘Dëshmoj se ne jemi muslimanë.” (Ali Imran, 64)

Fet’hullah Gyleni u thotë ithtarëve të librit “besimtarë” dhe thirrja që t’i quajmë “vëllezër”

Në librin ”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi i intelektualëve të kosovës, në faqen 30 thuhet:

Udhëheqësi shpirtëror i miliona myslimanëve të denjët për ta quajtur veten bijtë e shekullit XXI,

informonte botën e krishterë se :

“Ne jemi sot për sot, në vendin tonë (në Turqi), në dialog me drejtuesit e sekteve të ndryshme të

krishtera. Ne thjeshtë pretendojmë që këto përpjekje modeste të mos dështojnë. Qëllimi ynë

është të vendosim vëllazërinë midis besimtarëve të tri feve të mëdha nëpërmjet tolerancës dhe

mirëkuptimit....” 15

La Haule ue la kuuete il-la Bil-lah, për çfarë vëllazërie flitet këtu, t’i bëjmë kufarët vëllezër të cilët

nuk i besojnë librit të Allahut, Kuranit, dhe Profetit të fundit, Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-

lem.

Fet’hullah Gyleni i ka bërë vetvetes padrejtësi kur i bashkoi muslimanët me jobesimtarët dhe të

gjithë i futi nën parimin e vëllazërisë me të gjithë, me gjithçka që kjo fjalë paraqet nga dashuria,

mëshira, miqësimi, butësia, ndihmesa, etj, duke u bazuar në këtë mendim të gabuar, ka shembur

një prej themeleve të Islamit, i cili thotë se vëllazërimi është vetëm për muslimanët. Allahu i

Lartësuar thotë: “Vetëm besimtarët janë vëllezër” (el-Huxhurat, 10)

15 M.Fethullah Gylen,Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore,Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe

Tolerancë,”Prizmi”,Tiranë 2005,344, nëpërmjet librit,”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi I intelektualëve të Kosovës,fusnota 52 .

Page 7: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

7

I Lartësuari e kufizoi vëllazërimin vetëm për besimtarët pa jobesimtarët. Ibn Kethiri, duke e

komentuar këtë ajet, thotë:” D.m.th., të gjithë janë vëllezër nga feja, ashtu siç thotë i Dërguari,

(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Muslimani është vëllai i muslimanit. Nuk i bën padrejtësi dhe as nuk e tradhton ...”

Imam El Kurtubiu duke e komentuar këtë ajet, thotë: ”Me të vërtetë ata janë vëllezër në fe, por jo

edhe nga gjaku. Për atë thuhet se vëllazëria në fe është më e fortë sesa vëllazëria nga gjaku.

Vëllazëria nga gjaku ndërpritet me ndryshimin e fesë, ndërsa vëllazëria në fe nuk ndërpritet me

ndryshimin e afrisë/farefisit.” (Tefsirul-Kurtubi, 16/322, 323)

Jobesimtarit nuk i thuhet “vëlla”, pasi Allahu thotë:

“Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në

fe.” (et-Tevbe, 11)

Komisionit te perhershem per fetva është pyetur: A mund që të krishterët të konsiderohen

vëllezërit tanë, plotësisht, sikurse muslimanët, pa kurrfarë dallimi?

Përgjigja: Ndalohet marrja e të krishterëve për vëllezër. Allahu i lartësuar thotë:

''O ju që keni besuar!, mos i zini Çifutët dhe të Krishterët për eulija (shokë, miq e mbrojtës). Ata

janë miq vetëm të njëri-tjetrit. Në qoftë se ndonjëri prej jush i zë miq ata, atëherë nuk ka dyshim

se ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon një popull që është zullumqar'' (Maide, 51),

dhe ''Padyshim që besimtarët janë vëllezër'' (Huxhurat, 10). Allahu i lartësuar e ka përkufizuar

vëllazërinë e vërtetë vetëm brenda muslimanëve.

Pejgamberi ka thënë: "Muslimani është vëlla i muslimanit nuk i bën padrejtësi, nuk e lë pa

ndihmesë, nuk e gënjen dhe nuk e nënçmon". (Transmeton Buhariu)

Me (ndihmën) Allahun vjen suksesi. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed,

mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.16

Sipas Fet’hullah Gylenit ithtarët e librit nuk duhet të etiketohen si të pafe

Fet’hullah Gyleni në librin e tij: “Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,” thortë:

“Muhamedi a.s. para se të ndërronte jetë u tha ndjekësve të tij: ”Unë po e lë në besën tuaj

popullin e Librit, krishterët dhe çifutët”; ”E robët e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë e, kur

u drejtohen injorantët, ata thonë: ’Paqe!” (El-Furkan, 25:63); ”Qëndroni të gjithë ju në paqe!”(el

Bakara,2:208); Muhamedi a.s.: ”Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh ata që i njeh si dhe ata

që nuk i njeh”

Ata që i etiketojnë të tjerët si të pafe, janë në kundërshtim të hapur me islamin, fenë e tolerancës

dhe dashurisë” 17

16 Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetua: Shejh Abdul Aziz bin Baz, shejh Abdu Rrezak el-Afif, shejh Abdullah el-Gudejan, shejh Abdullah el-Gu-ud.

Fetvaja me numër 5930, f.70, vëll. I, i Fetuave të Komisionit të Përhershëm. 17 M.Fethullah Gylen,,Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,”Prizmi”,Tiranë 2005,92,107,299,93,99, nëpërmjet librit,”Lëvizja Gylen” nga

këndvështrimi I intelektualëve të Kosovës,fusnota 58.

Page 8: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

8

SubhanAllah, a thua përveç fesë Islame do të pranohet ndonjë fe tjetër tek Allahu azze ve xhel?

Allahu subhanehu ve teala thotë:

“Dhe kushdo që kërkon fe tjetër pos Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet dhe në Jetën e

Përtejme ai do të jetë njëri nga të humburit.” (Ali-Imran, 85)

“Vërtet, ata që mohojnë (fenë Islame, Kuranin dhe pejgamberin Muhamed) nga mesi i njerzëve

të Shkrimeve dhe nga idhujtarët, do të banojnë përgjithmonë në Zjarr. Ata janë krijesat më të

këqija.” (el Bejjineh, 6)

Është transmetuar në Sahihun e imam Muslimit se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin

mbi të!) ka thënë, “Kushdo nga ky umet, qoftë ai çifut apo i krishter e që ka dëgjuar për mua dhe

ka vdekur pa besuar në atë që më është shpallur mua, ai do të jetë nga banorët e zjarrit.”

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) kur është pyetur në lidhje me personin i cili thotë: Se nuk

lejohet quajta kufarë e çifutëve dhe të krishterëve, shejhu (Allahu e mëshiroftë!) tha: Kjo fjalë e

dalë nga ky person është humbje dhe mund të jetë edhe mohim, kjo për shkak se vetë Allahu në

Librin e Tij i ka quajtuar çifutët dhe të krishterët jobesimtarë. Allahu thotë:

“Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i

Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm.

I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)! Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot

rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të

adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë

Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).” (Et Teube 30-31)

Kjo argumentonë se ata janë mushrikë.

Po ashtu Allahu i Madhëruar e bën të qartë në ajetet e tjera ajo çfarë e qartëson kufrin e tyre. I

Madhëruari thotë:

“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” (El Maide

17)

Po ashtu thotë:

“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë!”

Po ashtu thotë:

“Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin

e Xhehenemit.” (El Bejjine 6)

Ajetet dhe hadithet në lidhje me këtë janë të shumta.

Kush mohon kufrin e çifutëve dhe të krishterëve të cilët nuk besojnë në (profetësinë e)

Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si dhe e përgënjeshtruan atë, atëherë

vetëm se ka përgënjeshtruar Allahun e Lartësuar dhe, të përgenjështruarit e Allahut është kufër

dhe kush dyshon në kufrin e tyre, atëherë nuk ka dyshim te kufri i vet atij (që dyshon në kufrin e

Page 9: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

9

çifutëve dhe të krishterëve)…” Derisa shejhu (Allahu e mëshiroftë!) thotë në vazhdim të fjalës së tij

në lidhje me këtë person: Si mundet ky (person) të mos dëshirojë që t’i qua j ata jobesimtarë,

ndërsa ata jana që thonë: “Mesihu është biri i Allahut”?!...(Shkëputur nga librin “Zgjimi Islam”)

Bazuar në këtë më lart, çdonjëri që nuk i konsideron mosbesimtarë çifutët dhe të krishterët, do të

jetë vetë jobesimtar sipas parimeve të sheriatit. Ndryshimi i fundamenteve të besimit Islam dhe

fakteve të ligjit Islam (Sheriatit) për t’i shërbyer thirrjes (për unifikimin e feve), duke i përzier të

gjitha së bashku dhe duke i futur ato në një kornizë s’është veçse thirrje djallëzore. Kjo ka për

qëllim përzierjen e së vërtetës me të pavërtetën, shkatërrimin e Islamit, shkatërrimin e

fundameneteve të tij dhe një shtyrje e muslimanëve drejt femohimit të qartë (Ridde). Kjo mund të

shihet në thënien e Allahut, më të Lartit:

“Dhe ata kurrë s’do ta ndalin luftën kundër jush, nëse munden, gjersa ju t’ia ktheni shpinën fesë

suaj (monoteizmit Islamik).” (2:217).

Allahu thotë:

“Ata dëshirojnë që ju ta refuzoni besimin, ashtu siç e refuzuan ata dhe kështu të bëheni të

njëjtë.” (4:89)

Gyleni thërret për mbajtjen e konferencave për dialog ndërfetar Në librin,”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi i intelektualëve të Kosovës, në faqen 31 thuhet: “Mendimtari islam dinjitoz, Gylen, angazhohej pranë Vatikanit për “mbajtjen e një seri konferenash, në vende të ndryshme të mëdha, në bazë të një rotacioni dhe i pari të mbahet në Uashington D.C. me bashkëpunimin e tre udhëheqësve të tri besimeve të mëdha. Koha më i deale për mbajtjen e rundit të dytë do të jetë përvjetori i 2000-të i lindjes së Krishtit (fjalët e Gylenit)””18 Bejhakiu ka transmetuar në Sunenul Kubra (vëll.9/234) dhe në Shuabul Iman me nr.9385 dhe e ka saktësuar Ibn Tejmijeh në Mexhmual Fetaua (vëll.25/325) nga Umer bin Hatabi se ai ka thënë: ‘Largohuni nga armiqët e Allahut, çifutët dhe të krishterët, në festën e tyre kur ata mblidhen, sepse zemërimi i Allahut zbret mbi ta dhe kam frikë se u godet dhe ju (nëse qëndroni me ta). 19 Nuk është çudi që Fet’hullah Gyleni dëshiron të mbaj takime në përvjetorin e lindjes së krishtit, kur ai vetë thërret në ditëlindjen e të Dërguarit të fundit, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, të cilin e huazoi nga të krishterët festën e tillë, vetëm se me një Profet tjetër. Fet’hullah Gyleni në artikullin “Lindja e Bekuar”thotë: “Për shekuj me radhë ne nuk e kemi respektuar Profetin aq sa e meriton dhe nuk mund t'ia festojmë siç duhet një ditëlindje, një javë apo një muaj të dedikuar vetëm kësaj lindjeje të bekuar.”20

18

M.Fethullah Gylen,Unë besoj në bukurinë e mbështetur në paraqitjen e Natyrës njerëzore,Drejt një qytetërimi botëror me Dashuri dhe Tolerancë,”Prizmi”,Tiranë 2005,345, nëpërmjet librit,”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi I intelektualëve të Kosovës,fusnota 55. 19 “Heqja e poshtërimit dhe zhburnimit nga të mashtruarit me moralin e pabesimtarëve”-autor: Abdul Malik bin Ahmed Ramadanij, botimet Qendra Imam Albani,2008, përktheu:Shuajb Rexha, fq:43. 20 Fethullah Gülen, Fethullah Gylen: Një jetë kushtuar dialogut dhe tolerancës - Lindja e Bekuar

Page 10: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

10

Ne i themi Gylenit atë që e ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kushdo që shpikë (ahdethe) në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar,” (Buhari, Muslim) Dhe në një transmetim tjetër, “Kushdo që e bën një vepër e cila s’është në pajtim me çështjen tonë, ajo refuzohet.” (Sahih Muslim) Ndërsa shejhul Islam Ibn Tejmije rahimehullah ne librin e tij “Iktida’ul Siratil-Mustekim,1/300”, thotë: Festat janë një prej segmenteve të dispozitave të sheriatit. Kur është fjala për to, është obligim që në çështjet e tilla të pasohet sheriati(el-Ittiba), dhe jo të trillojmë e as të shpikin(el-Ibtida). I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka pasur ligjërata të shumta marveshje e ndodhi në periudha të ndryshme të jetës së tij si dhe ditë si ato të Bedrit, Hunejnit, Hendekut, okupimit të Mekës, hixhretit, hyrjes në Medine, ku flitej për të drejtat dhe principet e kësaj feje(kava’idud din). Asnjëra nga këto ngjarje apo ligjërime nuk u shëndrruan në festë. Të bërit e ceremonive dhe festat në ngjarjet e tilla janë vepra të krishterëve, të cilët në ditë dhe ngjarje të caktuara të lidhura me Isaun alejhi selam, i bënë festa dhe kremtime, ashtu siç ishte rasti edhe me jehudët. Festa (‘id), është dispozitë sheriatike; në atë që Allahu azze ve xhel e ligjëroi-ajo do të pasohet, në të kundërtën në fe nuk do të futen ato gjëra që nuk janë prej saj! Në këtë padyshim do të bien bidate të cilët njerëzit i shpikin(trillojnë)-qoftë duke i kundërshtuar të krishterët të cilët e festojnë lindjen e Isaut alejhi selam, apo përshkak të dashurisë ndaj të të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe respektit ndaj tij! Këto gjëra nuk i kanë vepruar gjenerata e parë e këtij ummeti (selefët), përndryshe një gjë të tillë ata kanë mundur ta veprojnë, pasi nuk do të kishin kurrfar pengesa në këtë çështje. Po të ishte kjo vepër e mirë apo kryesisht e mirë-gjeneratat e para të këtij ummeti do ta bënin këtë vepër, pasi gjeneratat e para te muslimanëve e kanë dashur më shumë të Dërguarin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem nga ne, dhe më shumë se ne e kanë respektuar dhe janë kujdesur të bëjnë vepra të mira. Dashuria e përsosur dhe respekti ndaj të Dërguarit, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem , pasqyrohet në pasimin dhe nënshtrimin ndaj tij dhe urdhërave të tij, në ringjalljen e sunnetit të tij, haptaz dhe fshehtaz, në përhapjen e asaj që është dërguar, duke u përpjekur me zemër, poashtu edhe me dorë dhe gjuhë duke bërë xhihad(me të gjitha llojet sh.a). Kjo pasqyronte rrugën e të parëve tanë-muhaxhir dhe ensar, poashtu edhe ata të cilët i pasuan në të mirë! (mbaroi fjala e shejhul islam Ibn Tejmijes)

Gyleni thërret në lënien e ndryshimeve ndërmjet feve dhe bashkimin Fet’hullah Gyleni në artikullin “Deklaratë e Fethullah Gylenit në lidhje me fjalimin e Papa Benediktit XVI” thotë: “Gjëja më e rëndësishme në një botë globale është që ne të lëmë mënjanë ndryshimet tona ideologjike, kulturore, fetare e politike dhe të provojmë të jetojmë së bashku me principet e pandara - të cilat janë në përputhje me natyrën njerëzore - të sjella nga i dërguari i Zotit për lumturinë e njerëzimit.” Subhnallah, t’i lëmë ndryshimet tona me kufarët në çështjet fetare, ideologjike, kulturore - la haule ue la kuuete il-la bil-lah.

Page 11: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

11

I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në çdo gjë na ka urdhëruar që ti kundërshtojmë kufarët. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur urdhëronte për një çështje i kundërshtonte jehudët dhe të krishterët, p.sh. kur urdhëroi agjërimin e ditës së ashuras (ditën e nëntë të muharremit), ai (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) për t’i kundërshtuar jehudët, tha: "Së bashku me ditën e dhjetë (të muharremit)"-dmth shtone edhe një ditë agjërimin për të mos iu përngjasuar jehudëve në agjërimin e tyre. Pastaj kur urdhëroi lëshimin e mjekrrës, i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (E me këtë ) Kundërshtoni Ehlul-Kitabët (çifutët dhe të krishterët)”. Tra. Muslim dhe katër Sunenet. Shejh Abdulmalik Ramadani në librin e tij “Heqja e poshtërimit dhe zhburnimit nga të mashtruarit me moralin e pabesimtarëve” thotë: “...duhet të dihet se mospërngjasimi me kufarët është nga bazat e fesë, përshkak të argumenteve të shumta që kemi rreth kësaj çështjeje në Kuran dhe Sunnet. Ibn Tejmije është argumentuar-si edhe shumë dijetar të tjerë-për ndalimin e përngjasimit me kufarët me ajetin Kur’anor: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.”(Hadid, 16), në librin ‘Iktidau Siratil mustekim’(vëll.1 fq.290) ai ka thënë: ‘Në këtë ajet ka ndalim të përgjithshëm nga përngjasimi me ta dhe në të njejtën kohë është ndalim i veçantë nga përngjasimi me ta në ngurtësimin e zemrave që u ndodhi atyre. Dhe ngurtësimi i zemrave është pasoj e gjynaheve’. Ibn Kethiri në tefsirin e këtij ajeti ka thënë: Prandaj Allahu i ndaloi besimtarët që të përngjasohen me ta në çfarëdo lloj gjëje,qoftë në çështjet bazë apo në dytësore. Vazhdon shejh Abdulmaliku: Çifutët mllefoseshin nga kundërshtimi që u bënte Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) atyre, saqë thanë: Ky njeri nuk dëshiron të lërë asgjë që është e jona veçse dëshiron që të na kundërshton në të. Transmeton Muslimi nga Enesi se: Çifutët e kishin zakon që kur gruas i vinin periodat(menstruacionet) as nuk hanin bashkë me të e as nuk qëndronin në një dhomë me të, prandaj sahabët e pyetën Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) atëherë Allahu zbriti ajetin: ”Të pyesin ty për hajdin(menstruacionin), thuaju kjo gjendje është papastërti, ndaj largohuni grave gjatë tij dhe mos iu afroni atyre(për marëdhënie)” (Bekare, 222). Pastaj Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Bëni (me gruan) çdo gjë përveç aktit seksual”. Kur çifutët e morrën vesh këtë thanë:Ky njeri nuk do të lërë asgjë tonën veçse dëshiron që të na kundërshtoj në të. Kur e dëgjuan këtë fjalë Usejd bin Hudejr dhe Abad bin Bishr erdhën tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe thanë: O i Dërguari i Allahut, çifutët po thonë kështu e kështu, ndaj ne nuk do të bëjmë asgjë me gratë tona(gjatë hajdit). Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ndryshoi çehrja saqë menduam se u zemërua me ata të dy. Pasi që ata të dy dolën dhe u larguan, dikush i solli dhuratë Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qumësht dhe Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë që të dilte dhe ti kërkonte ata dy sahabët. Pasi erdhën, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u dha të pinin nga qumështi që i sollën dhe atëher e kuptuan se nuk ishte i

Page 12: E Vërteta Rreth Fet’Hullah Gylenit

12

zemëruar me ta. 21 Fjalë të njëjta dalin edhe nga gojët e pasuesve të Gylenit: Njëri nga pasuesit e tij thotë: “Megjithë këtë, ne nuk bëjmë dallime në bazë të ngjyrës, racës, fesë dhe as traditës; të gjithë njerëzit janë të njejtë, sepse prejardhja e tyre është e përbashkët, nga i njejti baba dhe e njejta nënë. 22 Po si nuk bëni dallime në fe, ndermjet kufrit dhe imanit, tradites islame dhe perendimore, kur vetë Allahu teala ka bërë dallime: “A (pretendoni) se do t’i konsiderojmë kriminelët të barabartë me muslimanët?! Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!” (Kalem,35-36) “Nuk janë të barabartë banorët e xhehenemit dhe banorët e xhenetit; banorët e xhenetit do të jenë të fituarit.” (Hashër, 20). Ndërsa krahu i djathtë i Gylenit, Aladdin Kaya, shihet duke u përkulur dhe ja puthur dorën e papës Gjon Palit të II. 23 Transmetohet nga Enes ibn Malik se ai tha: Një person tha: “O i Dërguari i Allahut, kur dikush e takon vëllain ose shokun e tij, a lejohet që të përkulet para tij? Tha: ‘Jo’. 24 Kur nuk lejohet për muslimanin atëherë si është puna me të përkulurit dhe puthja e dorës një jobesimtari? Allahul mustean. Subhaneke Allahume ue bihamdike eshheduen la-ilahe il-la ente estagfiruke ue etubu ilejk.

21 “Heqja e poshtërimit dhe zhburnimit nga të mashtruarit me moralin e pabesimtarëve”-autor: Abdul Malik bin Ahmed Ramadanij, botimet Qendra Imam Albani,2008, përktheu:Shuajb Rexha, fq:31-34. 22

Në librin,”Lëvizja Gylen” nga këndvështrimi i intelektualëve të Kosovës, në faqen 157,intervist për gazetën Epoka e RE 23

Mjafton te futesh ne youtube dhe te shkruash Fethullah Gulen, I sheh te gjitha videot e Fethullahut dhe bashkepunetorve te tij, Kliko linkun: http://www.youtube.com/v/yPUVf...eature=related 24 Transmeton Tirmidhiu me nr.2728, Ibn Maxheh me nr.3702 dhe e cilësoi sit ë mire (hasen) Albani në silsile Sahiha me nr.160 dhe shih në Mexhmual Fetaua të Ibn Tejmijes vëll.1/377)