E Drejta Afariste 12

download E Drejta Afariste 12

If you can't read please download the document

Transcript of E Drejta Afariste 12

E Drejta Afariste 1. Eshte Dege e veqant e se drejtes ne sistemin juridik dhe konsiderohet se eshe paraqitur ne shekullin e mesem fillimisht eshte emeruar si e drejt e tregtarve , pasi qe kjo e drejt i ka mbrojtur vetem te drejtat dhe interesat e tregtarve dhe sipas saj vetem punt qe i kan lidhur tregtaret jan llogaritur si pune tregtare pavarsisht karakterit te tyre pra percaktimi i punve tregtare eshte bere ne baze te pjesmarrsve ne ato pune ( menyra subjektive) ndersa me von e drejta e tregrarit u shendrrua ne te drejt tregtare dhe sipas ksaj te drejte puna do te llogaritet tregtare nga vete karakteri i saj e jo nga ajo se kush e lidh at pun (menyra objektive ) 2. Kuptimi i se drejtes Afariste : Si deg e vecant e se drejtes studion normat juridike ne te cilat rregullohet pozita juridike e subjekteve afariste dhe normat juridike ne te cilat rregullohen punet juridike ne mardhenje midis subjekteve. Ne baze te kesaj e drejta afariste perfshin dy pjese : pjesa e pare qe quhet si e drejt afariste statusore - perfshin rregullat mbi themelimin e subjekteve ekonomike menyren e afarizmit te tyre , karakteristikat me kryesore te tyre , udheheqja e tyre etj, ndersa pjesa e dyte qe quhet edhe si e drejta afariste kontraktore perfshin mardhenjet kontraktuse qe kan karakter ekonomiko-juridik . 3. Objekt studimi: E drejta afariste si objekt studimi duhet te perfshij : 1. Te drejten e shoqrive tregtare . 2. te drejten e nderprerjes se shoqrive tregtare . 3. te drejten ekonomike ( te drejten e konkurences dhe konsumatrove ) 4. te drejten e kontratave afariste 5. te drejten e pronsis industriale 6. te drejten e bankave dhe te drejten e letrave me vler . 4. Burimet e se drejtes afariste : Edhe ne te drejten afariste dallojm : burimet materiale - eshte ajo force qe e krijon te drejten ne ne pergjithsi , pra paraqesin vullnetin e klases sunduse e cila me ndimen e shtetit dhe organet e saj nxerrin rregulla juridike nepermjet te cilave mbron interesat e veta , Dhe burime formale- paraqesin formen permes se ciles klasa sunduse shpreh vullnetin e vet per te mbrohtur interesat e veta , kto burime formale ndahen ne 1. burimet e pergjithshme te se drejtes afariste -ktu bejn pjes: 1. Kushtetuta , 2. ligji ( ligjet jan aktet e pergjithshme juridike ne te cilat zgjidhen raportet andaj edhe konsiderohet si burim me i rendesishem , kemi ligjin per shoqrit tregtare , ligjin per falimentim , ligjin per letrat me vler etj) 3. Aktet nenligjore ( jan burime formale juridike qe per nga fuqia juridike jan me te ulta se ligjet dhe nxirren nga ana e organeve te dryshme administrative, si akte te ktilla konsiderohen : Dekretet - nxirren nga ana e organit ekzekutiv , Rregulloret -e organeve te ndryshme administrative , urdhresat , statuti , udhezimi etj. Aktet nenligjore ne te drejten afariste kan rendesi pasi qe mardhenjet juridike ne te jan dinamike dhe me an te ligjeve rregullohen vetem ceshtjet fundamentale andaj me aktet nenligjore behet konkretizimi i tyre. 4. praktika Gjyqsore |( veprimi i njejt i organeve gjyqsore per rastet e njejta ) 5. shkenca juridike ( kur egzistojn zbraztira juridike ) 2 Burimet autonome te se drejtes afariste jan burime specifike karakteristike vetem per te drejten afariste -ktu bejn pjes: 1. Doket afariste - jan burime te pashkruara qe historikisht u paraprijn burimeve te shkruara dhe jan kriuar si rezultat i perseritjes se vazhdushme dhe barjes se tyre nga nje gjenerat ne gjeneraten tjeter Ne teorin juridike llogaritet se doket duhet te ken prioritet ne zbatim ne raport me normat dispozitive pasi qe doket jan me afer tregtarit ngase: ato lindin nga praktika tregtare e jo me vullnetin e ligjdhensit , me se shumti u pergjigjen nevojave te tregtis dhe kur eshte fjala per doket e profesionit llogaritet se tregtaret me se miri i njohin. 2. Uzanset tregtare - jan doke afariste te tubuara dhe te sistematizuara nga ndonje organ i autorizuar zbatimi i uzanseve eshte i kushtzuar nga shprehja e vullnetit te pjesmarrsve . sipas sferes ne te cilen zbatohen uzanset mund te jene: 1. te pergjithshme - ato qe aplikohen ne te gjitha deget ekonomike dhe 2. te vecanta - ato qe aplikohen ne nje dege te caktuar ekonomike si p.sh uzanset e vecanta e hoteleri ndertimatari , uzanset e limoveve etj . kto uzanse i nxjerrin organet e ndryshme shtetrore ne disa shtete ato i nxjerrin bursat kurse ne disa tjera odat ekonomike ( tek ne ). shprehjet e caktuara ne baze te cilave pjesmarrsit ne nje mardhenje te caktuar juridiko-afariste i rregullojn qeshtjet e caktuara paraqesin KLAUZOLA AFARISTE - te cilat jan te karakterit dispozitiv pasi qe zbatimi i tyre varet nga vullneti i pjesmarrsve . 5. Subjektet e se drejtes Afariste : si subjekte te se drejtes konsiderohen bartsit e te drejtave dhe detyrimeve ne nje mardhenje te caktuar juridike ata mund te jen persona te ndryshem fizik ose juridik te cilet posedojn aftsi juridike ( aftsia e personave fizik ose juridik qe te jen barts te te drejtave dhe detyrimeve ) dhe aftsi te veprimit ( aftsia e personit qe me deklarimin e vullnetit te fitoj te drejta dhe detyrime dhe pergjithsisht eshte i aft qe te ndermerr veprime juridike ) edhe ne te drejten afariste subjektet aftsi juridike dhe afariste ( tregtari individual ) pa te cilen nuk mund te regjistrohen ne regjister tregtar , ndersa per personat juridik siq jan shoqrit tregtare nuk kerkohet posedimi i ksaj aftsie pasi qe subjektiviteti juridik i ktyre personave fitohet nga momenti i regjistrimit . 6. TREGTARI si subjekt ne te drejten Afariste : llogaritet si subjekt kryesor i cili mund te ushtroj veprimtari te caktuar tregtare , per ushtrimin e e cilave duhet te punsoj nje numer te caktuar te puntorve ligji per shoqri tregtare definon tregtarin si ,, Person i cili ne menyre te pavarur dhe te perhershme ne form te profesionit ushtron njeren nga veprimtarit tregtare me qellim qe te realizoj fitim ne prodhim ,tregtis dhe dhenjes se sherbimeve ne treg. kesi veqori te pergjithshme per fitimin e statusit te tregtarit konsiderohen 1. Tregtari duhet te ushtroj ndonje veprimtari tregtare te parapara me ligjin per shoqrit tregtare 2. veprimtarin tregtare duhet ta ushtroj ne menyre te pavarur 3. veprimtarin tregtare duhet ta ushtroj ne menyre te perhershme 4. veprimtarin duhet ta ushtroj profesionalisht me qellim te realizimit te fitimit permes prodhimit tregtis dhe dhenjes se sherimeve ne treg. Si veprimtari tregtare konsiderohen : 1. blerja e sendeve te luajtshme me qellim te shitjes se tyre ne formen fillestare te perpunuar ose te riperpunuar 2. shitja e sendeve te luajtshme te perpunuar ose te riperpunuar nga prodhimi vetijak 3. tregti me letra me vler dhe administrim me fonde 4. veprimtari bankare dhe veprimtarit tjera financiare 5. veprimtaria e sigurimit 6. transportimi i personave dhe mallrave 7. perfaqsimi dhe ndermjetsimi tregtar etj . 7. Personat qe nuk mund te konsiderohen tregtar: Ktu bejn pjes 1. personat fizik qe kryejn veprimtari bujqsore ose te pylltaris( bujqit individual),perveq nese veprimtaria e tyre mund te udhhiqet si ndermarrje ashtu siq udhehiqet nga tregtari , 2. zejtaret dhe personat fizik qe kryejn sherbime , perveq nese veprimtaria e tyre mund te percaktohet si ndermarrje , 3. personat fizik qe kryejn sherbime te caktuara hoteliere etj 4. personat fizik qe merren me profesione te lira (avokatet ,mjeket) 8. Tregtari individual : llogaritet personi fizik i cili ne form te profesionit ushtron ndonje nga veprimtarit tregtare.Qe te mund nje person fizik te fitoj statusin e tregtarit individual duhet te plotsoj disa veqori te caktuara si : 1.Te ket aftsi te caktuar afariste( moshen madhore) dhe te ket vendbanim te caktuar ne teritorin shtetror 2.personat fizik duhet te ushtrojn veprimtari te caktuar tregtare ne emer te vet dhe ne menyr te pavarur 3.Ushtrimi i veprimtaris duhet te behet ne form te profesionit me qellim qe te realizoj fitim te te caktuar 4.Ket cilsi tregtari individual e fiton me regjistrim ne regjistrin tegtar . Ndersa statusin e tregtarit individual nuk mund ta fitoj : 1. personi fizik mbi te cilin eshte hapur procedura falimentuse 2. personi fizik per te cilin me vendim te plotfuqishem gjyqsor vertetohet se me paramendim ka shkaktuar falimentim 3. personi fizik te cilit organi kompetent ne baz te ligjit ja ka ndaluar te ushtroj veprimtarin e caktuar tregtare ,derisa zgjat ndalesa 9. Pergjegjsia e Tregtarit individual Tregtari idividual pergjigjet per detyrimet e tia personalisht dhe ne menyr te pa kufizuar me ter pasurin e vet kjo d.m.th se per detyrimet e tij ndaj kreditorve te vet pergjigjet jo vetem me pasurin e investuar ne te si subjekt por edhe me ter pasurin qe ka 10. Regjistrimi i Tregtarit individual Tregtari individual regjistrohet ne regjistrin tregtar te regjistrit qendror sipas vendit ku ai ushtron veprimtarin .Regjistrimi eshte i obligushem pasi qe permes regjistrimit ai fiton statusin e tregtarit individual e me ket ai behet subjekt i se drejtes afariste .Regjistrimi behet ne baz te dorzimit te flet paraqitjes per regjistrim ne te cilen shenohen: Emri , mbiemri , numri am i i qytetart , vendbanimi , firma ne te cilen kryhet veprimtaria , selia ku ushtrohet veprimtaria dhe lenda e punes . Fletparaqitjen e dorzon vet personi fizik qe deshiron te behet tregtar individual , prokuristi i tij ose ndonje person i autorizuar permes autorizimit te caktuar noterik fletparaqitjes i bashkangjiten 1.Nenshkrimi i vertetuar i tregtarit individual te noteri , 2.deklarata nga personi fizik se nuk i eshte shqiptuar ndalimi i ushtrimit te veprimtaris tregtare 3.deklarata nga personi fizik se rregullisht i ka paguar obligimet tatimore dhe kontributet per sigurim personal , invalidor etj. 11.